Si i thone i dashur Greendrag.......patriotizem nga halli

Por prape mbetet patriotizem.......me ke thene nje fjale dikur kur je kthyer nga Italia.......qe kur te njoha ty,njoha stresin.......dhe mbasi ndenje per nje fare kohe ne kryeqytetin tone te dashur,e nderrove ate shprehje me nje tjeter.....metropoli yne foleja e stresit......le te shpresojme qe stresi te nderroje fole dhe te shkoje diku tjeter sepse eshte fatkeqsi qe ne nje metropol si ky i yni ku pjesa me e madhe e popullsise jane te rinj, te mbizoteroje nje stres i tille.......une personalisht
jam munduar me te gjitha forcat per ta sfiduar kete fenomen dhe per te ndihmuar edhe miqte e mi per ta kapercyer kete sprove mbytese...Aty ku shpresa duket e venitur,aty ku gjithshka duket e rrenuar nga korrupsioni dhe nga lakmia per pushtet dhe diktat,aty eshte shtepia jone....dhe ne c'fare duhet te bejme?!
Mos valle duhet te largohemi dhe ti leme keta njerez te pashpirt, qe te vazhdojne te rrenojne Shqiperine?!Kjo eshte njesoj sikur tu largohesh pergjegjesive te tua.
Jemi te rinj dhe jetojme ne nje vend i cili ka nevoje te rinohet per nga mentaliteti dhe askush tjeter pervec nesh nuk mund ta beje dicka te tille......le te ringjallim shpresat pra dhe te vazhdojme perpara....le ta bejme kete vend nje vend model
ta cojme ne lartesine e duhur te shpirtit dhe te kultures sone.......aty ku stresi duket sikur ka bere folene,ka nje rini me nje shpirt te pasur dhe me nje deshire te papershkruar per te jetuar por qe ka nevoje per me teper stimuj....le ti gjejme pra keta stimuj dhe te behemi ai komb qe na ka hije te jemi.....Gjithshka eshte ne doren tone.....mjaft qe te kemi vullnetin dhe deshiren e mire per te ndryshuar.
Bashkohem edhe une me shendetin tend i dashur mik,dhe ju uroj te gjithe te rinjve Shqiptare qe punojne,studjojne dhe jetojne ketu,nje jete sa me te bukur
dhe me sa me pak strese.Mbani gjalle sensin e humorit dhe mos e humbisni asnjehere shpresen.Duajeni dhe respektojeni njeri tjetrin,beni nje jete te paster
dhe te ndershme...ashtu sikur prinderit tane dikur,kane krijuar jeten e tyre.....duajeni kete vend, kontribuoni ne ndertimin e tij sepse eshte shtepia jone,eshte jeta jone...
Krijoni Kontakt