Redaktor: Sadik Bejko
Punoi nė kompjuter: Brikena Laze
Izet Shehu
VETĖM NJĖ GRUA
Roman
Parathėnie
Nė njė rrėfim bisedor, apo i shkruar qoftė ky, merr shumė rėndėsi toni qė i pėrcjell ngjarjet dhe gjėndjet. Pėrmes ngjyrave tė kėtij toni vjen e regjistruar dhe e gjallė gjithė ajo tėrėsi bote gjer dhe hollėsitė e saj, pra, gjithė sa pėrmban lėnda qė kumtohet. Regjistrat e kėtij toni, ngjyrimet e tij, janė disi fluturuese dhe tė pakapshme, pasi, nė rend tė parė, ne ia vemė veshin asaj qė po rrėfehet. Si qenie logjike mund tė jemi ose jo tė njė mendjeje me atė qė na kumtohet, me atė qė po flet. Por, nė tė dyja rastet, pa kuptuar, ndėrhyn e na merr me vete, na ndjell e na lė shtang toni, i cili i jep rrėfimit njė pėrmasė tjetėr. Njoftimet mbi ngjarjet janė tė pėrfshira nė avujt, nė ngjyrat, nė pozicionimin e zėrit tė rrėfyesit. Ftohtėsia apo vlaga e tonit janė jo vetėm sfondi, thellėsia, po edhe shpejtėsia a pėrkulshmėria e ujėrave pėr nga rrėshqet, shtrihet a degėzohet rrėfimi. Njoftimet e kėtj toni (disa njoftime ekstra) mund tė na nguliten po aq sa edhe kumtet e drejtpėrdrejta tė rrėfimit qė nė vijim vizaton tipat, karakteret, ngjarjet. Kėto mund tė kapen mė me lehtėsi, mund dhe tė analizohen prej logjikės sonė. Toni prapė mbetet aty, ėshtė brenda ngjarjeve, ėshtė edhe pėrsipėr tyre.
E nisa me tonin e rrėfimit, se rrėfimtari nė romanin Vetėm njė grua tė Izet Shehut ėshtė personazh i romanit. Ėshtė njė burrė i moshuar, me plagė nga e kaluara, pastaj dhe njė i lodhur nga e sotmja e Shqipėrisė, nga shoqėria e ashtuquajtur e tranzicionit. Do sdo, me kalimin e viteve, mosha njeriun e vė nė skaj. Si pėr protestė, nė skaj dhe mė pėrtej se nė skaj e degdis veten e tij ky lloj njeriu. Pėr tė mos e rėnduar mė vetveten. Njė tėrheqje jo pėr tu fshehur, mė shumė pėr tu mbrojtur, pėr tė mbrojtur thellėsitė. Njė liqen, njė lumė, njė park me pemė, njė kafe e mėnjanuar. Kjo lloj tėrheqjeje kėrkon prehjen, bukurinė, mbase dhe pak lėndė pėrmbajtėsore qė nuk lidhet domosdo me kėto vise tė qetėsisė sė pėrjetshme. Njė marrėdhėnie e shtuar me vetveten dhe e rrudhur me tė tjerėt. Pra, kėrkohet pak poezi. Poezi qė vjen nga fryma dhe pamjet e mjediseve, po edhe nga lėvizjet e brendshme qė duan qetėsim. Qetėsimi, nė mos ardhtė prej zbulimit tė tė fshehtave fisnikėrisht tė ruajtura sė brendshmi, sė paku, tė vijė prej shfrimit tė pengjeve dhe tė gulēeve tė sė shkuarės. (Ja, kudo tė shkojmė, kudo tė futemi, nuk shpėtokemi dot prej vetes sonė). Shfrime tė tilla ēojnė nga pastrimi dhe tėharrja e sė keqes qė ka bėrė vend brenda nesh. Kėtė pastrim dhe ēlirim nga barrėt e kujtesės ku ta gjesh? Pėr mė tepėr kur brenda vetes ke shumė trungje qė nxijnė.
Kėshtu hapet ky roman i Izet Shehut. Dy tė moshuar, shtyrė nė periferitė e njė qyteti, ku me rrėfimet e njėrit, vjen dhe ēlirimi i tjetrit. Sė paku, tashmė kaq gjė mund ta kenė. Tė pinė njė kafe lirshėm, tė shėtisin nėn pemė, ta zbrazin zemrėn paq, pa asnjė pengesė, pa asnjė gardh, pendim a mėdyshje. Asgjė smund tu merret pėr keq. Tė kėqijat e sė shkuarės kanė qenė tė tilla, sa, edhe duke i rrėfyer, edhe sikur tė ēlirohesh pak prej tyre, nuk i bėhet dėm askujt. Jo se nė tė sotmen amullia dhe e keqja morėn fund. Jo, ato gėlojnė e tė fundosin edhe sot. Por e sotmja nuk i prek mė drejtpėrsėdrejti kėta tė moshuar. Nuk u pėrket mė atyre. Ky ēift i poetizuar i dy tė moshuarve vetėm sa do tė zbrazet pak nga tė kėqijat e kohės sė tyre. Vetėm kaq. Rrėfehen histori rrėqethėse, vizatohen gjėndje tė tėrheqjes dhe tė simpatisė sė fortė midis dy tė moshuarve. Ky ėshtė sfondi poetik nė fillim dhe nė fund tė romanit.
Rrėfimtari nuk e fsheh dalldinė e njė simpatie tė fortė qė i rrėmben dy tė moshuarit pėr njėri-tjetrin. Nuk e fsheh qė e mirėkupton dhe e fal nė tė metat, madje dhe nė mėkatet e saj gruan qė sapo ka njohur. Kjo dalldi dhe ky mirėkuptim sikur e pastron dhe e dlir atė grua. Kjo e moshuar vazhdon ta dojė jetėn, ėshtė ende e pashme dhe e do praninė e njė burri nė krahun dhe nė jetėn e saj. Ėshtė njė grua, Vetėm njė grua, siē na thuhet dhe nė titullin e romanit. Njė grua
E ka pėrbaltur jeta, ėshtė varrosur pėr sė gjalli nga mė tė afėrmit e saj, vetėm dhe vetėm se ka dashur kaq gjė: tė jetė grua. Kėshtu i ka ndodhur asaj. Ajo asnjėherė nuk ka hequr dorė tė jetė e tillė, ka dashur me patjetėr tė plotėsojė, sė paku, thellėsitė e saj mė themelore e mė tė pacipa: tė gjejė njė burrė qė do ta kėnaqė edhe fizikisht si femėr. Ndryshe, ajo ikte, i linte, i braktiste burrat. Familja e martonte (jeta e kish vėnė nė qarkun e ngurtėsuar: o te prindi, o te burri) dhe ajo e pranonte martesėn si fatalitet, si kėrkesė tė sajėn, si dėshirė pėr tu plotėsuar si grua. Nė se kjo nuk ndodhte, ajo prapė u kthehej nė derė tė afėrmve tė saj. Ajo smund tė mos ishte femėr, grua.
Njė temė kjo jo e zakontė nė letrat tona. Kjo temė na kthen pas te njė e kaluar qė sapo e lamė. Shkrimtarėt e tjerė edhe vetė Izet Shehu nė poezitė dhe nė tregimet e tij kanė folur pėr natyrėn kriminale tė sė kaluarės sonė, pėr vrasjen e humanitetit nga ajo kohė, pėr varret pa emėr, pėr burgjet e asaj kohe
Nė kėtė roman ai e shtron ndryshe mungesėn e plotė tė lirisė sė individit, kthehet nga dramat e parrėfyera tė jetės sė pėrditshme tė gruas, te kėto tragjedi qė nxijnė dhe ashtu tė shuara nė heshtje. Gra tė privuara edhe seksualisht. Etja seksuale dhe mohimi i saj, mos zėnia nė gojė e njė turpi tė tillė, e poshtėronin dhe e degradonin njeriun, nė kėtė rast gruan, nė intimitetin mė tė thellė. Rebelimi i kėsaj gruaje kundėr martesės si formalitet, kundėr njė shoqėrie patriarkale dhe komunisto-puritane ėshtė i pabujė, pa thekse politike. Por kėshtu godet mė mirė nė shenjė. Kjo vajzė nga familje tė thjeshta minatorėsh vetėm kaq gjė ka kėrkuar nga jeta: tė gjejė burrin qė e bėn tė ndjehet grua. Asgjė mė shumė. Familja e saj, qė ti mbyllė gojėn vajzės, vetes dhe botės, pra, pėr zakon, e ndien si detyrė qė ti gjejė njė burė, ti sigurojė njė ēati mbi kokė. Tė gjetėm burrė, tė bėmė njė dasėm, ēdo mė tepėr: nėnshtroju fatit. Kėtu mbaronte detyra e familjes. Tej kėsaj, je apo nuk je e kėnaqur nga shtėpia e re, nga burri, nga tė tjerat, kėto ishin tė tepėrta edhe ti zije nė gojė. Klisheja ishte: vajza e ka fundin nė martesė, gruaja e ka vendin te burri. Personazhja e kėtij romani thotė: ju mė jepni njė burrė dhe unė e pranoj. Spo kėrkoj tė tjera. Por, nė se burri im nuk mė jep sė paku njė shtrat tė ngrohtė, atėherė unė nuk kam ēe dua martesėn dhe burrin. Unė po i pranoj tė gjitha: zakonet, varfėrinė, nėnshtrimin. Vetėm njė gjė nuk e fal: burrin qė nuk ėshtė burrė. Si tia bėjė vėllai i saj minator, vėllai qė me punėn e krahėve tė tij mban e ushqen katėr gojė, gruan, nėnėn, fėmijėt, si tia bėjė ai qė e marton tre-katėr herė kėtė motrėn e tij dhe ajo nuk zė vend? Shkon dhe nga shkon dhe prapė i pėrplaset nė prag. Ky minator, mė sė fundi, me sy tė errur nga tėrbimi, njė natė ngre barominėn e hekurt tė minierės dhe i bie sė motrės nė kokė. E pėrgjak, e lė pa frymė. E pandehin tė vdekur dhe e varrosin nė breg tė Vjosės nė njė natė me furtunė, me qėllim qė ujėrat e dallgėt ta degdisin nė pakthim. As varr tė mos ketė. Nėna nė kėtė rast mban anėn e djalit, edhe ajo merr pjesė nė krim.
Duke mos u mbajtur nė efektet dramatike, as nė efektet e jetės seksuale (thamė qė pikėnisja ėshtė nga e sotmja, rrėfimet vijnė nga njė vend me drunj tė bleruar nė breg tė njė liqeni). Autori, pas kėsaj varrosjeje me vlera mė tepėr simbolike, personazhen e tij e ēon nė njė teqe bektashinjsh. Nė njė vend tė shkėputur nga shoqėria, vend ku ajo e merr veten shpirtėrisht. Teqeja ėshtė njė vend prehjeje dhe meditimi pėr kėtė grua tė pėrgjakur e tė sakatuar nga jeta. Ngjyrat e bardha tė teqesė, e blerta e korijes rreth e rrotull saj, tipat njerėzorė tė dervishėve, bujaria dhe pėrkushtimi i tyre i pėrditshėm ndaj njerėzve, jeta e pėrkorė, tėrheqja nga jeta vizatohen me hollėsi. Teqeja ėshtė nga vendet me pėrshkrimin mė tė plotė nė roman. Kėtė grua atje e presin ashtu siē ėshtė, pa e pyetur: nga je, kush je, ku shkon? Teqeja ėshtė njė vend bujarie qė pret dhe pėrcjell cilindo, pa e gjykuar, pa asnjė kushtėzim. Personazhja e vrarė dhe e tallandisur nga jeta aty pėson njė pėrndritje tė brendshme. Pėrndritje qė ka tė bėjė me mohimin e sė kaluarės sė saj dhe kapėrcimin nė njė jetė tjetėr, jetė ku tė vendosė vetė pėr fatin e saj. Mohon familjen, mohon tė shkuarėn, ndėrron dhe emrin. Ajo nuk duhet tė ishte mė plehu i shtėpisė sė babait. Pleh qė duhet nxjerrė nga shtėpia. Nuk duhet tė ishte mė femra qė vetiu, qė me lindjen e saj, ėshtė e rrezikshme, e pistė dhe qė pastrohet dhe merr emrin njeri, grua, vetėm nė se mbillet nė vatrėn e njė burri, e njė shtėpie tjetėr.
Mbas kėsaj ngjarjet rrokullisen po njėsoj. Kjo grua jo se e gjeti pėrfundimisht lumturinė, por tashmė e ka gjetur vetė familjen. Tashmė
i lind dhe instinkti i mėmėsisė.
Parė nga e sotmja, ėshtė shėruar ajo (ne) nga gjithė helmet e sė shkuarės?
Njė dramatikė e rėndė e mbrun nė thelb kėtė roman. Drunjtė e njė parku, shėtitjet nėn kėta drunj e mbulojnė atė. Njė vend i pėrkohshėm prehjeje dhe mirėkuptimi. Ngadalėsim, ndalesė nė njė stol parku pas ecjes sė rėndė. Po a nuk kishte kėrkuar ajo kaq gjė nė jetėn e saj: mirėkuptim, mirėsi dhe prehje. Me kėtė mesazh dhe mė kėtė ton tė trishtimit poetik, nė fund dhe nė krye tė tij, tė prek ky roman, kjo prozė e re e Izet Shehut.
Sadik Bejko
Tiranė, 26. 12. 2006
I
Kujtesa ėshtė njė pllajė, ku trokon parreshtur njė kalė. Mbi tė bie shi e borė, fryjnė erėra e fllade. Herė mjegullohet e herė rrezėllin nėn diell. Ti, kalėron mbi dorinė e kujtesės tėnde. Pastaj, harron pllajėn dhe kalin qė pengohet, turfullon e valvit jelet nė erė. Mbyllesh nė guaskėn e vetmisė, larg thashethemeve e llakellakeve, larg broēkollitjeve e stisjeve. U vė veshėve dyllė, po prapė, su shpėton qė su shpėton merimangave tė vjetra. E paskam tė shkruar, - flet me vete, - ose tė rri i ndrydhur nė kafaz ose tė sillem i hallakatur e i lirė si era qė hyn e del zgavėr mė zgavėr.
I dalur nga ferri gjysmėshekullor nė gjysmėdritė, syt mu lbyrėn, humbas udhėn dhe ngushėllohem duke gjetur pllajėn time tė mjegulluar dhe dorinė e bėrė kock e lėkurė si Rosinanti i Don Kishotit. Ulem nė njė stol tė parkut si i pėrhumbur. Sdua tė mė qaset pranė as harabeli e jo mė tjetėrkush. Po ai, tjetri, pa tė pyetur e pa tė pėrfillur, tė ulet pranė e tė dėrdėllit:
- Kam vite qė e kam braktisur Shqipėrinė dhe jetoj nė njė vend lindor, nė njė vend ish komunist. Kam bėrė njė jetė krajli, duke u marrė me gjueti shapkash e baldosash plaka. Ai dėrdėllit, edhe pse ti u vė pambuk veshėve.
- A je shqiptar? - mė pyet. Jam shqipfolės.
Vetė pyet e vet pėrgjigjet rrodhja dėrdėllitėse.
Ikėn miza bezdisėse e mė pas ia pat njė tjetėr. Ulet nė vendin e tij.
- Jetoj nė njė qytet perėndimor. Jam martuar me njė plakė tė pasur. Ajo ka punuar dyzet vjet nė njė shtėpi publike. Zė veshėt me gishta dhe ulem tek njė stol mė tutje. Se mos aty mė lanė tė bredh nė pllajėn e kujtesės. Tė qaset njė zhapil i bukur. Zhapili rrėshqet mbi stol e mė pas kalon pėrmes kėmbėve tė mia mospėrfillės e i ftohtė. Nejse. Zvarritės ėshtė, them me vete. Mė i mirė nga dy tė parėt, se, tė paktėn stė bėn tė dyllosėsh veshėt. Sėshtė i blerė e i shitur. Sėshtė mohues e plangeprishės. Zvarritet pėr vete, duke hequr fatin e tij zvarritės. Edhe kėtu, nė kėtė stol tė parkut, su shpėton merimangave tė vjetra.
Diēka ka marrė pėr mirė. Kėtė e ndien, e sheh, e prek. Po ti, apo unė, qė vijmė nga errėsira, se marrim kollaj veten. Ndiejmė njė pickim tė vjetėr. Dhe ky pickim na ndjek edhe sot, kur sytė ende na rrijnė lbyrur nga gjysmėdrita. Edhe pse ndiejmė pickimin e merimangave tė vjetra, edhe pse jemi plakur e mpakur, se mohojmė dheun tonė. Spredikojmė pėr shthurje e mohim tė vetvetes. E themi me krenari se jemi shqiptarė, se shqip ka folur babai ynė, gjyshi, stėrgjyshi e katėrgjyshi. Madje, na duket se shqip flasin edhe malet e fushat tona, edhe drurėt e gurėt, edhe zogjtė e bari i brishtė. Kėshtu mendojnė tė shumtėt. Po, merimangave tė vjetra, sua heqim dot vesin e pickimit. Ato, siē kanė lindur me atė ves, ashtu ngordhin.
Ndaj, siē ua thashė qė nė fillim, me to jam i shkėputur. Bėj sikur si shoh e sikur si dėgjoj. Lė stolin e parkut, lė mjediset ku zukasin mizat bezdisėse e thurin rrjetėn e re bijėzat e merimangave tė vjetra dhe gjej njė oaz. Ah, shyqyr, them me vete! Mė duket se e gjeta strehėzėn time nga ku mund tė shėtit nė pllajėn e kujtesės, kalėruar mbi dorinė frelėshuar e tė bėrė kock e lėkurė.
Buzė liqenit, nė periferi tė qytetit, mė ra nė sy njė lokal i bukur, i ndėrtuar mes drurėve tė gjelbėruar. Me shpresėn se kėtu do ta gjeja qetėsinė e dėshiruar, vija ēdo mėngjes. Edhe bėja lėvizjen e domosdoshme, nga shtėpia gjer aty, edhe u shmangesha pickimeve e zukamave, edhe freskohesha e kthjellohesha nė gjinjtė e natyrės. Gjithmonė me shpresėn se do ta ēlodhja trupin, shpirtin dhe kujtesėn time tė topitur.
II
Lokali me emrin Dreri ėshtė ndėrtuar nė njė mjedis pėrrallor, nė njė kėnd tė pyllėzuar nė brinjė tė kodrės. Era pėrkėdhel gjethet e lisave, bredhave, pishave e tė plepave tė argjendtė, qė pėrkulen lehtė e prapė ty tė duket, sikur mbi to rrokullisen ca valė ngjyrė jargavani tė zbehtė. I rashė pėrqark pyllit. Thuajse nė mes tė rrugės, tek njė vend ku hapet njė shesh i gjerė, u duk sė largu njė tymnajė e kaltėr nė brinjė tė malit tė Dajtit. Qielli dukej i kthjelltė, me pėrjashtim tė njė copėze tė bardhė reje, qė fluturonte pėrmbi majėn e malit. Ndala pėr tu ēlodhur aty, ndanė rrugės, mbi njė mezhdė tė mbuluar me bar tė njomė. U ula dhe pushova njė copėz herė. Poshtė shtrihej njė luadh, mbi tė cilin hijeshonin ca pisha tė blerta. Rreth e qark, bari pėrkundej lehtė, duke fėshfėritur. Njė bar tėrė prarime, ku binin nė sy lloj lloj nuancash. Kur mbi bar bien pingul rrezet e diellit, blerimi i tij merr njė nuancė aq tė kėndshme, aq ēlodhėse, aq dehėse, sa mė ska. Kėtu, nga ky kėnd, ku isha ulur unė, bari i butė dhe i blertė tė dukej sikur kishte mbirė nga shpirti. Nga kjo mezhdė po vėshtroja botėn e stėrmadhe pėrmes ca skenave me ngjyra tė ndezura nga purpuri dhe ari i kodrave dhe maleve pėrreth.
- O Zot, ēbukuri e madhe! thirra me zė tė lartė.
Sa pa mbaruar shqiptimin e kėtyre fjalėve, nė tė djathtė tė vendit tė bleruar, ku rrija i pėrhumbur e i magjepsur nga kėto bukuri tė perėndishme tė natyrės, zbret nga njė shteg i kaltėr aty pranė njė grua e bukur si njė nimfė pėrralle.
- Nga zbriti kjo, - fola nėn zė
Mbi barin e bleruar piklat e vesės shndritnin si pikla tė kaltra loti. Fshiva sytė se mos isha nė ėndėrr a nė ndonjė trill. Gruaja, duke hapur me kujdes lastarėt e njomė tė shkurreve pranė shtegut, zbriti nė rrugė.
Ajo u turbullua. U mat tė merrte rrugėn, por, sakaq, kthen mendje, duke kujtuar, siē duket, se njė nxitim i tillė, do ta vinte nė njė gjendje mė tė vėshtirė, ndaj u kthye pakėz mėnjanė, mbuloi ngadalė ngadalė gjoksin, kopsiti bluzėn e verdhė dhe tha:
- Dilet nga kjo rrugė pėr te kafe Dreri.
- Po. Varu poshtė nja dyqind metra. Nė tė majtė tė rrugės, ėshtė i gdhendur nė njė tabelė druri emri i lokalit.
- Faleminderit, - tha, - dhe mori udhėzėn e ngushtė tė rrethuar me drurėt e pyllit.
As qė mund ta merrja me mend se nga ai shteg kaltėrosh do tė dilte si nė pėrrallė njė grua e bukur. Portreti i saj mė mbeti nė mend. Cilido qofsh ti, edhe nė paē zemėr prej guri, edhe nė qofsh gjysmė i vdekur, bukuria e natyrės dhe e njeriut tė gjallėron. Ja, pėrshembull, mua gjashtėdhjetėetrevjeēarin, tė dehur nga ngjyrat dhe aromat e natyrės, erdhi e mė ra nė kokė si vera e bardhė ajo bjondina, erdhi e ma prishi qetėsinė. Erdhi e ėmbla dhe mė dehu, me tė dalė prej atij shtegu. U shtriva mbi bar. Mbylla sytė. Kujtesa zuri tė ma davarit mjegullėn. Smė doli ai kali i bardhė, qė zakonisht trokon mbi pllajėn time tė dashur, por mijėra gata tė bardha borė flatėruan nė qiell e bėnė njė kurorė. Ndala njėrėn prej tyre, a vetė njėra prej tyre zbriti nga qielli e mu qas. Sa hapa sytė, tufa me gata tė bardha mė humbi. Madje, dhe ajo e trillta qė mu qas fare pranė. Madje, dhe bjondina qė doli nga shtegu i kaltėr e u var poshtė nė udhėzėn e ngushtė nė mes tė pyllit. Fėrkova sytė. Drurėt e pyllit fėshfėrinin. Njė si ndjenjė e turbullt krenarie e plogėshtie mė la nė gjysmėdremitje. Njė qetėsi e ėmbėl erdhi e mė dehu.
III
Kishin kaluar dy ditė nga takimi i beftė me gruan e bukur, qė zbrit nga shtegu i kaltėr pranė pyllit, qė hijeshonte qark e qark lokalin tim tė preferuar. Ishte mėngjes. Drurėt qenė spėrkatur nga mjegulla. Madje, kjo mjegull qė qe futur nė tru e mė dukej sikur i kishte bėrė atij njė lavazh rrėnjėsor. Kjo vello mugėtire mė shėtiste nė kokė.
- Njė kafe, - porosita.
Kamarieri svonoi e ma solli nė cast.
Tavolina ime ishte nė skaj tė verandės. Dielli ishte nė tė lindur dhe njė tufė rrezesh si fshesė e artė dukej sikur fshinte muret e lyer me shije. Drurėt i pėrkundte njė fllad i lehtė ėmbėlsor. Dielli binte mbi to dhe blerimi i tyre dukej i thellė nė tė errėt, kurse hija e freskėt. Vidhat kishin hapur kurorat e degėve, veshur tėrė gjethe tė dendura. Nė mes tė kėtij blerimi, ngrihej godina prej guri e dėrrasash, nė stilin europian. Sa rrufis gllėnjkėn e parė tė kafesė, njė lėvizje karrigeje mė tėrhoqi vėmendjen. Ishte bjondina e bukur e shtegut tė kaltėr. La ēantėn nė njėrėn nga karriget, vuri celularin dhe paketėn mbi tavolinė dhe u ul. Syzet e zeza si hoqi. Ia hodha sytė pa ndrojtje. Fundja, pse tė druhesha. Asgjė smė lidhte me tė. Asgjė. Po kurioz isha, ama. Ajo hoqi pėr njė ēast syzet e zeza, i fshiu me cepin e shallit tė tyltė, fėrfėlloi sytė pėrreth dhe i dha porosinė kamarierit. Drita dhe freskia e saj po e zgjeronin hapėsirėn. Vuri pėrsėri syzet e zeza. Ndezi njė cigare Slims. Tymi i kaltėr i cigares i ra si vello mbi flokėt e verdhė.
Sa kohė qė tymi i kaltėr pėrkėdhelte flokėt e verdhė, fytyra e saj mjegullohej dhe se kapje dot. Kur tymi u davarit, doli nė pah fytyra e bukur e saj, mbi tė cilėn lundronte njė prush i hollė trėndafili. Ndėrkohė, bėri njė lėvizje tė karriges si pėr tė tėrhequr vėmendjen. Dukej si njė lule e purpurt gjithė vezullim. Lokali qe kredhur i tėri nė mes tė gjelbėrimit tė dendur e tė errėt. Ia ngula shikimin gruas rrezatuese. Mu duk e freskėt dhe e ėndshme. Qark e qark, valė lulesh luhateshin lehtas dhe rrethonin ėmbėl si nė kornizė figurėn pozante tė saj. Ajo, gjithashtu dukej si njė lule nė mes tė luleve. E bardhė, bjonde. Trupin ia hijeshonte fustani ngjyrėqumėshti e jaka e hapur. Rrezet depėrtonin pėrmes gjetheve mbi shpinėn e saj dhe binin mu pranė kėmbėve tė mia. Tej, nė hapėsirėn prapa shpinės sė saj, bleronte njė panjė. Hija e gjetheve tė dendura shtrihej mbi leshrat e saj si trėndelinė. Nė atė sfond plot gjelbėrim, dritė e rreze, dilte nė pah koka e bukur dhe qafa e saj elegante. Rrezatohej njė dritė e thellė vezulluese, njė dritė femre.
Spo i shihja fare atė mėngjes nuancat e ngjyrave qė merr pylli mėngjesor, as dėgjoja cicėrimat gazmore tė zogjve, po u marrosa pas njė gruaje qė se dija se cila ishte, nga vinte e nga shkonte. Madje, sia dija as emrin, po, pėr ēudi, dhe aq mė tepėr pėr moshėn time, pėr karakterin tim, njė lajthitje e tillė ishte turp e shkuar turpit. Kurioziteti? Po dhe ky i flamosur ka cak e masė. E, ndėrsa rraha kėto mendime nė kokė, ajo hoqi syzet e zeza, ngriti kryet dhe mė vėshtroi mu nė loēkėn e syve. Syt e mi, si tė zėnė nė grackė, u kapsallitėn, si tė ishin dy zogj tė kaftė e tė frikshėm. Sakaq, u trazova dhe u turbullova nga ca dallgė tė kuqe turpi, qė sqeshė nė gjendje ti qetėsoja. Pastaj, mora veten. Bėra njė qortim pa zė. Kur ngrita kokėn, pashė sytė e saj tė zinj, tė zinj. Dy sy tė shndritshėm. Pse trembesha? Pse? Ēi kisha bėrė dhe ēfarė mė kishte bėrė ajo? Asgjė! Asgjė! Vura re se ajo me ata sytė e ullinjtė e ndjente veten triumfatore. Se ka gra qė kėnaqen dhe luajnė me prenė e vet si tigri me drerin. Po, ka. Unė sia hoqa shikimin. Befas, ajo u drodh. Bėri njė lėvizje tė pakontrolluar tė trupit dhe ndezi sėrish cigaren. Pikasa se gruaja, e dalė si nė pėrralla nga shtegu i kaltėr, sishte nimfė, as hėnė, as diell, po njė grua e bukur, qė i ngjante njė trėndafili tė mbajtur gjatė nė gotėn e ujit. Kėtė vura re nė ato ēaste. Atė natė se mbylla syrin. Fillova tė lexoja romanin Saga e Forsajtve e pikėrisht, kapitullin Behari i vogėl nė zemrėn e njė forsajti. Sdi pse lexova pikėrisht kėtė kapitull, por njė gjė jua them me zemėr nė dorė: ndjeva gjatė leximit po ato ndiesi. Po me njė ndryshim: shpirti mu pėrqeth sė tepėrmi. Si thonė shaka: drurit nė pyll i futet mė shumė nė palcė e mardhura kur ėshtė i zhveshur, se sa kur e mbulojnė gjethet. E, pra, e ndjeva veten si druri i ahut nė dimėr. Nė mėngjes, nuk shkova tek lokali i preferuar nė kodėr. Mė doli njė punė dhe svajta. Ndajnatė, mora udhėzėn mes pyllit, doja tė mos e takoja atė, gatėn e bukur e tė bardhė tė shtegut tė kaltėr. Atė trėndafil, tė mbajtur gjatė nė gotėn e ujit. Nė pyll, pėrmbi lokalin Dreri po perėndonte dielli. I purpurt dhe i rrumbullakėt si njė gjysmė shalqiri i arrirė, ai rrėshqiste dalėngadalė nėpėr degėt e drurėve.
Sa hyra nė lokal, tavolinėn time tė preferuar, pėr shkak tė mundesisė pėr tė parė bukuritė e pyllit, e kishte zėnė ajo. Sa mė pa, rrotulloi syt e zinj e tė shndritshėm. Pak purpur trėndafili i ndezi faqet. Ma bėri me dorė.
- Tė prita nė mėngjes. Serdhe. Po tė pres nė tė perėnduar.
- Po, pėrse? pyeta i ēuditur.
- Si, pėrse?... unė jam grua me pėrvojė. E rrahur me vaj e me uthull. I kuptoj burrat me shikim tė parė. Ky ėshtė zanati im. Kjo ėshtė aftėsia ime. Ty tė ka dhėnė Zoti talentin pėr tė shkruar vjersha e tregime dhe mua mjeshtėrinė pėr tu lexuar burrave shpirtin nėpėrmjet syve.
- Pse, a lexohen syt e mi tė mjegulluar?
- Mjegullėn e lexoj mė mirė, kur sapo zė e davaritet.
Ulu, ulu e mos e zgjat! tha me ton tė vendosur e urdhėrues.
U ula. Hodha sytė qark: si pėr ēudi, nė lokal kishte pak njerėz. Nja dy ēifte pranė panjės, ku qe ulur gruaja e shtegut tė kaltėr atė ditė dhe mėtej, disa vajza, qė pinin kafe e duhan. Tymi i duhanit si shtėllungė e kaltėr rrinte pezull mbi kryet e tyre.
- Pi duhan, - tha dhe mė zgjati paketėn.
- Jo. As e kam vėnė qoftė dhe njė herė nė gojė
- Po ēpi ti? Raki, konjak, uiski.
- Kafe pi. Vij kėtu pėr tė pirė kafe, se mė pėlqen ky lokal, jo vetėm pėr mjedisin, pėr pyllin, por edhe pėr cilėsinė e kafesė. Bėjnė kafe tė mirė kėtu. Gruaja heshti: Thithi thellė cigaren slims dhe fėrkoi me gishtrinj flokun e verdhė e tė parfumuar si me aromė trėndeline.
- Isha kurioze, ndaj dhe pyeta pėr ty atė kamarieren qė mban njė jakė tė bardhė borė si zambakė gjoli.
- Atė vajzėn?
- Po, atė.
- E ētė tha?
- Shkruan poezi dhe prozė. Ėshtė marrė ca kohė me politikė. Duket burrė i urtė. Baba i katėr fėmijėve. Njerėn prej vajzave tė tij e kam pasur nė fakultet. Vjen kėtu me tė shoqin tė dielave. Kaq mė tha.
- Ēudi, tė paska dhėnė informacion tė saktė!
- Kaq jemi ne: vend i vogėl, komb i vogėl. Po ty, i dashur poet, ētė ka bėrė pėrshtypje nga pamja e jashtme, nga sjellja, nga qėndrimi im? Hė, ētė ka rėnė nė sy?
- Sė pari, si ju quajnė?
- Lejla Molla.
- Paske emėr tė bukur!
- Njerės nga pyetjet iu pėrgjigje.
- Dukesh qė ke jetuar nė perėndim.
- Kam nėntė vjet nė Mynih. Ika qė nė fillim me ambasadat. Ke qenė nė Mynih?
- Po. Nja dy javė. Ėshtė qytet bjond. Si ti. Apo zemėrohesh qė tė flas me ti.
- Jo. Pėrkundrazi. Mė pėlqen epiteti pėr Mynihun. Nė pėrgjithėsi, gjermanėt janė bjondė. Dhe unė, edhe pse i lyej pakėz flokėt, jam bjonde e lindur. Tė pėlqejnė bjondet?
- Po. Edhe gruan time e kam bjonde natyrale.
Bjonde me sy tė kaltėr.
- Kurse unė jam bjonde me sy tė zinj si ullinj.
- Po tė zinj si dy neger, qė shkėlqejnė dhe tė shohin egėr.
Gruaja qeshi. Qesha dhe unė. Ajo kapsalliti qepallat, fėrkoi me gishtin tregues vetullėn si hėnėz e ngrėnė dhe vazhdoi.
- Sa vjeēe ėshtė gruaja juaj?
- Pesėdhjetė.
- Qenkėrka mė e re se unė!
- Pse, sa jeni ju?
- Sa thoni ju,
- Aty te tė pesėdhjetat.
Ajo qeshi. Fytyra i shkėlqeu si hėna nė njė mbrėmje tė magjishme maji. Qeshi.
- Kėshtu mė thonė tė gjithė. Ose ma bėjnė qejfin, ose kėshtu u dukem njerėzve. Sidoqoftė, mua mė pėrndriten pendėt dhe bėhem si ajo gata e bardhė si bora. Unė jam pesėdhjetėepesėvjeēare. Atė ditė, kur zbrita nga shtegu i pyllit i mbusha plot pesėdhjetėepesė, tregoj kujdes pėr veten. Bėj tualet. Rri pastėr. Pėrdor erėza.
- E the mirė, - ndėrhyra unė, - je vėrtet e pastėr si gatė e bardhė. Po njė gjė po vė re, ja tani. Nuk u shkoni tė kuq buzėve. Pse?
- Nuk i lyej me tė kuq
se buzėt janė pėr tė puthur, - tha edhe u bė purpur e tėra, gjer te veshėt. Buzėt iu bėnė vėrtet si kokrra e arrirė e qershisė. Tymi i kaltėr i cigares iu pėrhap mbi flokėt e verdha. Heshti pėr pak ēaste, pastaj shtoi: - Jo, bėra shaka. Unė i kam siē e vini re, tė kuqe, mi ka lyer me tė kuq Babazoti. Kėshtu thoshte e ndjera, gjyshja ime.
Ndėrsa ne bisedonim si tė pėrhumbur nė njė botė tė kaltėr e vezulluese, pėrqark, kurorat e drurėve ishin bėrė krejt tė zeza. Ēiftet, pak mė tej, putheshin si pa tė keq, fare mospėrfillės e tė ēlirtė, sikur sekzistonte askush, askush nė atė mjedis. Sikur ishin ata dhe vetėm ata. Kamarieri ndezi nė tavolinėn tonė njė qiri aromatik.
- Po ne do tė ikim, - i thashė kamarierit.
- Ska rėndėsi, - mu pėrgjegj ai. Ne bėjmė detyrėn.
- Rrimė, - tha Lejlaja. Porosisim njė pije: raki ose birrė.
- Jo, jo. Njė herė tjetėr, - ndėrhyra unė dhe kamarieri u largua.
- U kėnaqėm. Kisha kohė qė nuk flisja kaq hapur, kaq thjeshtė. Megjithatė, ju pak mėsuat pėr mua. Fare pak. Unė, gruaja pesėdhjetėepesėvjeēare, bjondina me sy tė zinj, jam si aizbergu. Ju, sapo prekėt me gisht vetėm njė cifėl nga maja e kėtij aizbergu. Pjesa mė e madhe e tij rri nė ujė.
- Po, aizbergu spara shkrin kollaj. Kėshtu qė rėndėsi ka qė unė sapo rrėfeva cifla nga maja e tij.
- Si tu dukėn? pyeti ajo tek ecnim nė udhėzėn me gurėza tė bardhė tė oborrit tė lokalit. Si tu dukėn kristalet?
- Si kristale akulli, - i thashė. Sidoqoftė, unė preka nė kėtė muzg jo cifla nga maja e njė aizbergu, po fletėt e njė trėndafili, qė ruan ende freski e aromė. Preka flatrat e njė gate tė lodhur nga fluturimet, preka pendėt e njė trishtimi tė bardhė. Nga syt e saj njė pikė e kaltėr loti u rrokullis. Supet e saj fėrgėlluan.
IV
Tė nesėrmen, as tė pasnesėrmen nuk vajta pėr tė pirė kafe. U mora me disa punė tė vogla familjare. Aty para Hotel Dajtit, mu bė sikur kaloi nė anėn tjetėr tė rrugės Lejlaja. I rashė nga pas. Tamam Lejlaja. Po ato leshėra tė verdha, po ato rroba, po ajo ecje, po ai trup, po ato syze tė zeza. Te semafori iu afrova. E pashė me kujdes si pa tė keq. Sishte ajo. Ishte njė tjetėr mė e re, mė e shėndetshme. Gruaja mė vėshtroi me shpoti, drodhi buzėt dhe diē mėrmėriti nėpėr dhėmbė. Ula kokėn dhe vazhdova rrugėn nė kahun tjetėr. Po mendoja: po sikur tė ishte ajo, sepse ngjante aq shumė dhe ma punoi qėllimisht. Bėra tė kthej edhe njė herė, po nga ky tundim njė zė i brendshėm sikur mė tha: mos u marros nė pleqėri. Dhe vėrtet zėri i brendshėm mė dha drejtim. Kapėrceva urėn e Lanės dhe mora pėr nė shtėpi. Sa hyra nė shtėpi, gruaja mė tha se tė mori nė telefon njė farė Lejlaje. Ajo smė dha as numėr telefoni, as numėr celulari, as mė la ndonjė mesazh. Mirė, mirė, - mė tha, - dhe e mbylli receptorin.
- Epo, ēi bėn naftėn, - thashė pėr ta qetėsuar gruan. Sa Lejla ka bota! Dhe i recitova njė varg tė Eseninit: Eh, sa mace, sa mace ka bota! Gruaja vuri buzėn nė gaz si pa tė keq.
Mė parė nuk e merrja me mend se si mund tė ishte njė grua, qė lehtėsisht tė futet nė jetėn tėnde e tė ngjitet si rrodhe. Ēthem dhe unė kėshtu: si rrodhe. Dhe prapė shtoj po me vete si rrodhe e bukur dhe e ėndshme. Sdi pse mu kujtua zerdelia. Mbase nga flokėt e saj qė ishin gati gati me ngjyrėn e kėtij fruti. Mbase nga ėmbėlsia e frutit. Nuk e di: nė ato ēaste pėrtypa ndėr dhėmbė fjalėn: z-e-r-d-e-l-i, pastaj i bėra pyetje vetes: si mund qė ajo grua- e dashur, enigmatike, e epshme, e epshme gjer nė marrėzi tė tė bėhej ferrė? Pėr tiu shmangur ndonjė thashethemeje ose thumbi, apo fjalėve tė lėshuara nėpėr erė si plepi gjethet nė mes tė vjeshtės, rashė nė kthetrat e zonjės, qė di tė joshė, di tė tė vijė si manare e mė pas ti tė shkrihesh i tėri te ajo, si nė njė aromė tė ėmbėl dehėse. Si mundet qė njė zerdeli erdhi e mė dehu? Hė, si? Me atė papjekuri qė tregova, kur i rashė nga pas te Hotel Dajti, gruas sė botės, mė mbetet tė besoj se ose unė isha bėrė skllavi i saj, ose ajo me mjeshtėrinė e saj prej gruaje tė rrahur me vaj e me uthull po mė yshte drejt njė mėkati, nėse quhet mėkat kjo lajthitje. Sidoqoftė, pa e kuptuar as vetė, isha kredhur diku. Po se ku, spo e kuptoja. Prapė se largoja nga mendja. Doja, po isha i pafuqishėm pėr ta pėrzėnė. Se ajo po mė sillte vetėm shqetėsime e andralla. Po mė bėnte tė flisja me vete si i lėnė nga mendt. Megjithatė, ndjeja pėr tė diēka tė mistershme. Njė tundim i ėmbėl binte si bora e bardhė mbi barin e bleruar. Binte e binte. Befas, mė dukej se petalet e bardha tė borės binin mbi shpirtin tim tė butė e tė lodhur. Pak drithėrima ka provuar i ngrati shpirt. Ja dhe ky mė duhej tani nė pleqėri. Sa grua e ēuditshme! Mos vallė ajo shpreson se duke derdhur mbi mua shafranet e jetės sė saj do tė gjejė njė strehės mėshirė?
Do tė mė ndrydhė e shtrydhė, duke i dėgjuar me kėrshėri rrėfenjat e saj? Me sa dukej ajo digjej nga njė dėshirė e zjarrtė pėr tė zbrazur tek unė tėrė dufin e shpirtit tė saj tė zhuritur. Njė gjė e fiksova mirė nė tru: ajo, me siguri, ishte njė grua, qė mbarte mbi vete shtrėngata tė mėdha. Ishte njė bjondine e bukur, por fatkeqe, e ngarkuar me enigma, me plagė tė sė kaluarės. Tė gjitha kėto i mbulonte me kujdesin pėr tė paraqitur veten sa mė elegante. Siē e tha dhe vetė, ishte njė aizberg, qė nxirrte nė pah vetėm majėn. Me tė gjitha kėto hamendėsira e rrokullisa trurin gjer nė agshol. Pastaj, si mbi ca re puplore, mė zuri gjumi. Kur u zgjova, rrezet e diellit luanin e pėrthyheshin nė xhamat e dritares dhe nė pasqyrat e dollapit tė rrobave
V
Prapė mė doli para syve gruaja e shtegut tė kaltėr. Me syze tė zeza, me cigaren slims, tė ndezur, me shtėllungėn e kaltėr tė tymit mbi flokėt e verdhė si luletrėndelinė. Ku smė shkonte mendja. Ajo spėrdorte ndonjė fjalor tė shthurur, siē dėgjojmė shpesh nė mjediset tona. Gra tė lira e tė shthurura si era me gojėt si ēorape e me gjokse gati-gati tė nxjerra pėrjashta. Veshja e saj ishte me shije dhe mjaft normale. Stė linte shteg pėr keqkuptim as nė fjalor, as nė sjellje, as nė veshje. Po me paraqitjen e saj, me mėnyrėn se si e rrufiste kafenė, se si pinte duhanin, se si qėndronte nė tavolinė, tė largonin nga ato hamendėsira, qė ju thashė mė sipėr. Mos vallė, duke mbartur mbi shpinė dhimbje tė mėdha, ajo kėrkonte njė ēengel pas tė cilit tė mbahej gjallė nė jetė? Mos vallė
mos vallė
Mjaft, i thashė vetes. U bėra gati dhe dola nga shtėpia. Koka mė qe bėrė daulle. Sytė e skuqur dhe tė fryrė nga pagjumėsia.
Nė udhėzėn e ngushtė e tė asfaltuar tė kodrės, qė gjarpėronte pėrmes pyllit, ecja i shkujdesur. Drurėt, bari i njomė e i blertė, trungjet e mbetur shyt, me njė fjalė, ēdo gjė nė atė mjedis rrezatonte njė dritė tė kėndshme, tė thellė e tėrė vezullime. Nėpėr gjethet e dendura tė drurėve luanin duke cicėruar zogjtė. Tek-tuk ndjehej ēukitja e thatė mbi trungun e ndonj lisi a plepi e ndonjė qukapiku. Rruga gjarpėrore mė ēoi mu te mezhda, nė anėn e djathtė tė saj, ku pashė pėr herė tė parė nimfėn, qė doli nga shtegu i kaltėr. Kot, fare kot u ndala aty dhe u ula mbi bar. Sytė instiktivisht i hodha mu aty ku krejt e beftė zbriti si e rėnė nga qielli Lejlaja. Fėrkova pėr njė ēast kokėn e shogėt dhe u shtriva, duke mbėshtetur bėrrylin e djathtė mbi barin, qė ende mbante lagėshtirėn e mjegullės qė sapo ishte davaritur. Sytė sia ndaja shtegut.
- Ēfarė mrekullie! klitha dhe njė ndiesi kėnaqėsie mė rrodhi ėmbėl nė tėrė trupin. Ky gėzim mė hyri nė sy e prej andej ėmbėl ėmbėl mė hyri nė shpirt.
Mbylla sytė dhe nė kokė mė vėrtiteshin shkulme mendimesh. Po sikur Lejlaja tė ketė pėsuar ndonjė tronditje psiqike? Po sikur tė ketė punuar nė ndonjė shtėpi publike, diku? Po sikur tė jetė e sėmurė me sida? Po sikur tė ketė kryer ndonjė krim dhe pėr kėtė, pasi tė ketė kryer dėnimin tė jetė kthyer?
Tė gjitha kėto pyetje mė silleshin nė kokė nė ato ēaste atje tek rrija symbyllur mbi mezhdėn e bleruar pėrballė shtegut tė kaltėr. Tė gjitha kėto bluaja me mokrrėn e mendjes, kurse fytyra e saj e gjitha mė mjegullohej e se kapja dot.
Mbėshtetur me bėrryl mbi bar e symbyllur dėgjoj njė zė . Ishte zėri i saj. Hapa sytė. Ētė shoh. Njė nimfė, vėrtet njė nimfė pėrralle. Nė duar mbante njė tufė me luleshqerre.
- Ku ke humbur kėto ditė, - mė tha me njė ton qortonjės. Ku?
- Nė hėnė, - iu pėrgjegja.
U ngrita. I dhashė dorėn. Njė dorė e njomė, e brishtė, e freskėt, e bardhė borė si zambaku i gjolit. Syt e zes iu drodhėn.
- Pak ditė kemi qė jemi njohur dhe mė duket sikur kemi vite tha ajo. Nga do tė vemi? Kėtej apo kėtej.
Lėvizi dorėn si zambak nė dy drejtime
- Nga liqeni i thashė, - Apo ke frikė? Se nuk jam ujk.
- O - o, ke frikė, mė pyet. Vetėm nga Perėndia kam frikė dhe nga askush tjetėr. E aq mė pak nga ujku. Unė skam frikė nga ujku, sepse vetė jam tigėr. Dhe dihet, tigri e ha ujkun.
Si tha kėto fjalė, vuri buzėn nė gaz, njė purpur trendafili i lodroi nė mollėzat e faqeve. Ndezi njė cigare, e thithi thellė dhe nga flegrat e hundės dhe buzėt e qershita nxorri ēurqe tė kaltra tymi. Pasi kapėrcyem katėr kthesa, sosėm pranė liqenit, qė ende dremiste i qetė. Dukej si njė sy i kaltėr, i stėrmadh, ku pasqyroheshin hijet e drurėve, qė rrinin si kurorė. Tamam si qerpikė tė gjelbėr tė atij syri kaltėrosh. Kodra e veshur me drurė dukej e kredhur e tėra nė njė mbulesė fletėsh tė arta. Rrezet e diellit, qė binin nga majat e drurėve, lodronin buzės sė liqenit e zbuteshin nga hijet kaltėroshe. Nėn kėto rreze tė buta gjethet, bari, ujėrat e qeta merrnin njė bojė tė argjendtė, kurse purpuri bėhej mė i thellė e mė i ndezur. Dielli i lindjes, qė shihte nga supet e kodrave, u jepte gjetheve tė blerta njė bukuri magjepėse.
Udhėza zbriste mu nė buzėn e liqenit. Tej, mbi digėn e liqenit, vraponin gra e burra, vajza e djem. Kur e pyeta se a ka bukuri tė tilla Mynihu, ajo mu pėrgjigj:
- Vendi ynė ka bukuri natyrore. Ata, gjermanėt, janė popull punėtor e me shije tė holla. Me punė e mend e kanė bėrė vendin e tyre pėrrallor e funksional. Ne mburremi me ato qė na dha Zoti e jo me ēfarė kemi bėrė vetė.
Duke shkelur mbi njė lėkurė bananeje mėnt u rrėzua. Unė, instiktivisht, ndera duart sė poshtmi pėr ta mbajtur. Ajo u skuq. Me ngjyrėn e trėndafilit iu ngjyen jo vetėm kapakėt e syve, por e tėrė fytyra erdhi dhe iu bė e kuqe alle, trupi i lulėzoi plotėsisht.
- Smė folėt pėr vete. Mbete tek maja e akullt e aizbergut. Cila je? Cila ke qenė? Apo ju duket e tepėrt?
- Jo, aspak.
Hodha sytė si pa tė keq nė figurėn elegante tė saj. Lėvizjet harmonike e tė natyrshme, buzėqeshja e trėndafiltė, buzėt e fryra e bėnin mė impozante, mė fisnike, mė intime.
- Mė pyetėt pak mė parė. Po ju rrėfehem. Kam lindur nė njė qytet tė vogėl minatorėsh nė jug tė Shqipėrisė. Babai ishte minator. Jeta skėterrė e minierės ia shkurtoi ditėt. Mė la shtatė vjeēe. Mė rriti nėna, qė punonte pastruese nė njė shkollė tė mesme tė qytezės. Vėllai i madh hyri nė minierė njė javė pas vdekjes sė tim eti. Pra, jetonim nė kėtė qytetth tė vogėl minatorėsh unė, nėna, vėllai dhe gjyshja. Qyteza jonė rrėzė malesh lagej nga lumi Vjosa. Hija e maleve, qymyri i zi, varfėria, e bėnin jetėn e banorėve tė saj tė zymtė, tė trishtė, anemike. Ēdo ditė lexohej nė shtyllat e qytezės nga njė nekrologji. Miniera ishte njė lubi e zezė, qė nxirrte qymyr e hante jetė njerėzish. Babi mė vdiq pa mbushur tė dyzetat. E, nė kėtė qytezė lubi, jetohej. Njerėzit merrnin frymė. Lindnin, rriteshin, martoheshin, vdisnin. Si kudo. Po kėtu ca mė keq. Ndėrpreu pėr njė ēast fjalėn.
- Mė fal, mos po jua zymtoj kėtė shėtitje?
- Jo, Jo. Dua tė mėsoj. Pastaj
ju rrėfeni bukur, shumė bukur.
- Lumi, - vazhdoi ajo, - rridhte herė i kthjellėt e herė i turbullt, krejt indiferent. Dukej sikur sdonte tia dinte pėr asgjė tek shkonte pėrmes kėsaj qyteze qė ėshtė pak ta quaj Ferr. Mė keq se ferri i Dantes. Njė veēori e dallonte nga Ferri i Dantes: qe ferri i tė gjallėve. Nė kėtė ferr midis maleve e hijeve tė mėnxyrta tė tyre, u linda e u rrita. Ma vunė emrin Lejla. Mė mirė tė ma vinin Dhimbje.
- Epo, emrin ta kanė vėnė tė bukur, ama, - ndėrhyra.
- Edhe nė skėterrė gjen njeriu njė xixėllonjė gėzimi.
- Mbarova shkollėn 8-vjeēare. Gjimnazin sarrita ta mbaroj.
- Pse? pyeta.
- Kini durim. Si mbarova vitin e dytė, aty nga mesi i korrikut, djalli u bė ortak me mua. Mė dėgjoni me kujdes! Ky korrik ma korri egėr jetėngratėn time.
Gruaja shkundi kokėn si pėr tė ndjellė mendimet. Flokėt e verdhė si trendelinė iu shpupurisėn. Fytyra i mori flakė si lulet e tulipanit tė kuq nė maj. Mori pak frymė dhe vazhdoi: - Nė ferrin tonė tė dashur jeta zverdhej e zvarritej si zhapili nė gurishte. Sa i akullt ishte nė dimėr- qytetthi frigorifer aq zhuritės ishte nė verė. Njeriu sngopej as me ajėr, as me ujė, as me bukė. Edhe lumi, i vetmi fat i qytezės, e pakėsonte ujin nė verė.
Unė, Lejlaja, e them pa modesti, isha e bukur, e bėshme. Kisha njė zhvillim fizik tė parakihshėm. Njė mėsuesja ime mė kishte dhėnė pėr tė lexuar dy romane: Ana Karenina e Zonja Bovari dy romane tė mrekullueshėm, qė i kam lexuar e rilexuar disa herė. I lexoj dhe sot. Ska si Tolstoi e Floberi. Nėna punonte gjatė verės nė njė kopsht tė vogėl nė breg tė lumit, ku mbillnim perime. Vėllai nė minierė. Ngaqė e filloi i mitur punėn, vinte i verdhė e kock e lėkurė. Nė shtėpizėn tonė tė vogėl pėrdhese rrija unė dhe gjyshja. Si mbaroja sė lexuari, dilja nė oborrin e vogėl tė shtėpisė, tė rrethuar me ca shkurre trėndafilash tė egėr. Pas gardhit tonė ishte njė shtėpi tjetėr, po aq e vogėl sa e jona. Aty jetonte njė pensionist, qė quhej Jaēe. Xha Jaēes gruaja i kishte vdekur nė lindje e sipėr. Vajzėn e madhe e kishte martuar. Djalin e kishte ushtar, diku andej nga Veriu. Xha Jaēja jetonte vetėm. Shpesh, gjyshja ime, e mirė, e urtė dhe e mėnēur, tregonte kujdes pėr mua. Mė qortonte shpesh: pėr veshjen time, pėr fjalorin tim, pėr tė qeshurėn time tė ēlirtė. Jaēja, - thoshte, - ėshtė shtrigan, ndaj e dėnoi me vetmi Babazoti. Ėshtė sojsėz. Ėshtė gomar. E kujtoj si sot atė korrik korrės, atė korrik tė verdhė e pėrvėlues. Kur sjell ndėrmend kėtė muaj, sdi pse nė qiellin e ndotur tė kujtesės sime fluturojnė tufa korbash, qė klithin e klithin parreshtur: krrau
krrau
krrau
E, ēpo them dhe unė? Ēfaj mė ka korriku!
VI
Pas pesė ditėsh u takova pėrsėri me Lejlanė. Ēėshtė e vėrteta, doja ti shmangesha takimit me tė. Pak halle kisha unė. Po, pa pritur mė shfaqet e mė trishton kjo grua e bukur, qė mbart mbi supet e lodhur drama tė hidhura. Vetėm maja e aizbergut tė kėsaj gate tė plagosur mė mjafton tė largohem si pa u ndierė. Ti humbas nga syt e zinj si njė hije e kaltėr dhe e beftė. Sisha dukur te lokali Dreri. As qark tij. Aty nga ora nėntė e mbrėmjes, tek lexoja romanin Doktor Fisheri i Gjenevės ose gostia e bombės tė Graham Greene, ra njė zile telefoni. Ishte zėri i saj.
- Ku humbe? Kaq tė mėrzita me rrėfenjat e mia?
Dhe pa pritur pėrgjigjen nga unė, foli qartė me ton urdhėrues: Nesėr nė orėn nėntė te vendi. Dėgjove?
Dhe mbylli telefonin.
Pas kėsaj telefonate, ndėrpreva leximin dhe hodha sytė nė dritare. Njė shtrėngatė e fuqishme po vinte pėrmes daulleve tė bubullimave dhe shkrimeve tė flakėruara tė vetėtimave. Pasqyrimet e rrufeve nxirrnin nė pah shkundėllimat e drurėve anės rrugės. Rrebeshi sakaq erdhi e shkoi tutje nga veriu. Ra njė shi me rrebesh. Ēurkat e ujit rendnin me gurgullimė nėpėr udhėza.
Mbylla dritaren dhe u shtriva mbi krevat. Sėrish gjėmoi njė bubullimė e largėt. Zura tė vėshtroja piklat e shiut mbi xhamat e dritares si i trollisur. Ashtu, mbi krevat mė zuri gjumi, njė gjumė i thellė e me gėrhima.
- Mė falni, unė
U skuq dhe me njė zė si drithėrimė tha:
- Mos bėra marrėzi mbrėmė qė ju mora nė telefon? Se ju
mbase kishit ndonjė punė sot, po unė ju thirra, madje me njė ton urdhėrues.
Mė pa nė sy. Nė kėto ēaste iu zbulua qafa borė e bardhė dhe i ra njė hije e zbehtė, e pikėlluar, qė shtrihej nė atė gropėzėn ku i mbaronte qafa dhe i fillonte gusha. Pastaj, kjo hije e dukshme ra nė vendin, pikėrisht nė vendin ku ndahen dy gjinjtė si dy mollė tė bardha. U ul.
- Si e gjete numrin e telefonit tė shtėpisė?
- Te libri i numratorit telefonik. Do qė ta vazhdojmė rrėfimin atje ku e lamė?
- Po.
- Unė fajėsoj korrikun. Po ēfaj mund tė ketė ky muaj i nxehtė? E kuptoj qė faji do kėrkuar gjetkė. Po qė nga ajo ditė e nxehtė korriku jeta ime rrodhi si njė lum i verdhė dėshpėrimi.
Gjyshja ime, e ndiera gjyshja ime, mė ushqente vazhdimisht me pėrralla e rrėfenja. Shkollė skishte, po ishte e menēur dhe e dashur si shpirt. Trembej nga zhvillimi im fizik. Mė bėnte moral, mė kėshillonte. Rrėfente bukur. Asaj i kam ngjarė nė tė rrėfyer. Nė anėt tona shėtiste si erė njė rrėfenjė. Shtėpi mė shtėpi. Mal mė mal. Gojė mė gojė. Njė luftėtar me emėr nga anėt tona kishte marrė pėr grua njė nimfė tė bukur, por me nam pėr dredhitė e saj mė burrat. E bukura szinte karar mė burrat. Ajo, ose i linte vetė se nuk i jepnin kėnaqėsi fizike, ose e linin ata, sepse ishte si njė pus epshor e skishte burrė nė kėto anė ta shtronte. E, kėshtu, i linte dhe e linin.
Pėr bukuri e menēuri se kishte shoqen. Po ishte pelė e ndezur epshore e su gjend mashkull ta shuante.
Luftėtari trim e i menēur, trupvogėl e ca i kapėrcyer nė moshė, ia vuri syrin. Ia kishte mėsuar bėmat epshore e dredhitė. Kur e bukura e pangopur po mbushte ujė nė ēezmė, i kėrkoi ujė nga bucela. Pastaj i propozoi pėr martesė. Gruaja pėrrallore e ngarkuar me legjenda, nė fillim hezitoi. Madje u drodh e tėra si tė ishte njė mėshtekn e bardhė e rrahur nga era e malit. Luftėtari kėmbėnguli, gjer gruaja pranoi. La ditėn me tė afėrmit e saj dhe e mori pa dasmė e pa krushq. Ditėn, qė e mori, luftėtari e hipi vetė mbi njė pelė tė bardhė nusen e bukur e tė pėrgojuar. Vetė hipi mbi njė dori. Sa doli nga oborri i shtėpisė sė nuses, zbrazi tri herė armėn drejt qiellit. Pastaj, duke u varur nė njė rrugė tė ngushtė, qė gjarpėronte nė njė pjerrtėsi tė gurtė malore, pėrmes kaēubeve, ra nė luginė, ku zbriste duke mėrmėruar njė pėrrua i kthjellėt.
- Ulu! e urdhėroi nusen, mėshteknėn e bardhė e tė lulėzuar, ku kishin pushuar zogj e shpend tė atyre anėve.
Nusja u bind. Ndėrsa pela e bardhė dhe doriu pinin ujin qelibar tė pėrroit malor, Luftėtari urdhėroi:
- Zhvishu! Gruaja trup mėshteknė u drodh pėrsėri.
- Zhvishu nga mezi e poshtė! Urdhėroi pėrsėri me ton shėkėllues luftėtari.
Gruaja pėrsėri u bind.
- Lahu tani! Lahu mirė!
Gruaja bėri si e urdhėroi i zoti. Ndėrsa ajo lahej, ai rrinte mbi shkėmb dhe ia nguli shigjetat e syve zogthit tė saj midis shalėve tė bardha si bora e maleve tona. Pėrpėliti sytė e mprehtė si tė shqiponjės, preku me dorėn e djathtė cepin e ngritur si bisk i verdhė tė mustaqes dhe vuri dorėn nė armėn qė mbant nė kllėf. Mbylli pėr pak ēaste sytė zogthi midis shalėve iu shndėrrua nė njė shegė tė ēarė nė mes. Nga fruti i stėrarrirė binin mbi ujin kristalor tė pėrroit kokėrrzat e ėmbla e tė kuqe tė shegės. Binin e binin. Luftėtari, hapi sytė grabitqar si tė fajkoit, dhe sėrish urdhėroi:
- Dil tani!
Gruaja ashtu bėri.
- Ke bėrė, ēke bėrė, kėtej, - dhe tregoi fshatin e saj nė shpat tė malit, harroje! Kėtej, - dhe sėrish bėri me dorė nė anėn tjetėr tė malit pėrballė, ku zbardhonte shtėpia e tij, ke tė bėsh me kėtė: dhe frrėsht nxorri armėn, qė vetėtiu me njė shkėlqim verbues. Dhėndrri mbi dori e nusja mbi pelėn e bardhė iu ngjitėn udhėzės sė gurtė malore. Troku i kafshėve fisnike trokon edhe sot e kėsaj dite mbi malet tona tė kaltra.
- Tė pėlqen kjo rrėfenjė? E kam nga e ndiera dhe e paharruara gjyshja ime Shaniko.
- Po. Qenka interesante?
Ajo nė ato ēaste mu duk e dobėt, e drobitur, e vyshkur.
Sytė me ca rrathė tė zinj, i ishin groposur. Balli i bukur i ēeli ca rrudhėza si filizė. Vėshtrimi i saj shprehte njė dhimbje rrėnuese. E, prapė, dhimbja sia shuante dot atė vezullim tė ēuditshėm syve tė saj tė ullinjtė. Tėrė qenia e saj rrezatonte njė trishtim e dashuri tė pėrzierė. Njė dhimbje tė pafundme. Diēka mizore, diēka e mistershme fshihej nė trupin , nė shpirtin, nė frymėn e saj.
Ajo rrahu tė ngrihej nė kėmbė. Po smundi.
- Mė lėshoni! E shihni sa e pupėlt jam?
- Po shumė e lehtė jeni. Pupėl fare.
Mė pas u pendova. Si guxova ta prek me duar? Si?
VII
- Mė fal, nė tė mėrzis! Po unė kam nevojė tė tė rrėfehem. Kur je fėmijė, tė le gjurmė ēdo dukuri, ēdo fjalė, ēdo thėnie e urtė. Gjyshet nė anėt tona janė intime me nipėrit e mbesat. Ne e dėgjonim me zell gjyshen tonė. Na kishte hyrė nė zemėr dhe ishim verbėrisht tė bindur nė ēdo gjė qė ajo thoshte. Njėherė, vėllait tim, Vehbiut, i tha: - Kur tė rritesh, merr njė grua tė bukur dhe tė shkathėt si thėllėza e malit. Po njė gjė ma dėgjo mirė: gruaja, qė do tė marrėsh, duhet qė kėmbėt tė mos i ketė mė tė mėdha se tė tuat. Kurrėn e kurrės. Ma dėgjo mirė kėtė kėshillė!
Se nga e kishte dėgjuar gjyshja kėtė fjalė tė urtė, njė zot e di. Vehbiu e dėgjonte me vėmendje gjyshen dhe shikonte herėpashere kėmbėt e zbathura. Kaq thoshte gjyshja. Hajde dhe gjeje kuptimin e atyre fjalėve. Unė herė shikoja vėllanė, herė gjyshen dhe herė kėmbėt e mia.
- Po unė si duhet ta zgjedh burrin, gjyshe?
- Ti, ske nevojė ta zgjedhėsh. Atė do ta gjejmė ne. Ti vetėm sillu mirė.
- Pse mos ti matė dhe unė kėmbėt me atė qė do tė martohem? Ti do ta kesh tė vėshtirė, - tha gjyshja, - Me kėto kėmbė qė ke ti.
- Pse? ndėrhyri vėllai.
- Sepse Lejlaja ēdo gjė e ka me bollėk.
Gjyshja heshti. Unė iu afrova vėllait.
- Eja tė masim kėmbėt, vėllaēko!
- Eja! tha ai.
Kur i pėrputhėm shputat, mua mė dolėn kėmbėt mė tė mėdha. Gjyshja tundi kokėn.
- Ty, moj mbeskė, patjetėr duhet tė gjejmė njė burrė me kėmbė mė tė mėdha se tė tuat. Dhe do ta gjejmė. Po rritu njėherė. Teorinė e kėmbėve tė mėdha tė burrit, nė fillim se kuptoja. Mė vonė, kur u rrita dhe u hardallosa si lastar i vreshtit, e kuptova.
Sa tė ēuditshme dhe tė menēura mė dukeshin fjalėt e gjyshes!
- Sa i thellė ėshtė ky proverb. Burri duhet tė ketė epėrsi ndaj gruas. Mungesa e epėrsisė sjell ērregullime. Nuk ėshtė nevoja pėr dogma. Thėnia e kėmbės sė madhe mund tė jetė e lashtė dhe ka shtegtuar ndėr shekuj gjer mbėrriti nė ditėt tona. Po nuk duhet mbajtur ndaj saj njė qėndrim tė verbėr. Gjėja e parė nė analizėn e dukurive duhet tė jetė ana funksionale. Pra, ana funksionale. Kjo ide mė duket mė bindėse. Si i lėshova kėto fjalė, heshta pak. Lejlaja po mė shikonte si e hutuar. Pastaj tha: - Mėsuesi mbetet mėsues.
VIII
- Dėgjoje njė rrėfenjė nga unė, Lejla!. Bota ėshtė e mbarsur me rrėfenja. Ėshtė njė deng i rrumbullt qė vėrtitet e vėrtitet i ngarkuar me to. Gjatė vėrtitjes ndonjėra prej tyre shkėputet e bie. Ēel tjetra nė njė stinė tė re. Njė miku im ka punuar disa vjet mėsues nė njė fshat malor nė veri. Kur ra fjala se nė ato anė, ku konservatorja ka zėnė rrėnjė dhe vėshtirė se shkulet, ai kundėrshtoi: - Nuk ėshtė krejtėsisht ashtu, - tha. - Njeriu, nė thelb, ėshtė po ai, me tė gjitha tė mirat dhe tė kėqiat. Po kėto cilėsi diku janė mė tė arrira e diku mė aguridhe. Vese e virtyte ndėrthuren nė ēdo qėnie njerėzore. Mali tė bėn mė tė ashpėr. Fusha mė tė butė. Po ndodh dhe e kundėrta. Njeriu, sado e sido, mbetet njeri. Malet e egra tė Veriut janė tė magjishme nė pamje, po tė vėshtirė pėr gjallesat. Bora i mbulon malet. Ortekėt tė kallin tmerrin. Kafshė tė egra e tė buta ngrijnė nė acar. Njerėzit e pėrballin me vėshtirėsi dimrin. Shtėllunga tė kaltra tymi dalin nga oxhakėt e shtėpive tė tyre. E, pra, qė tė mos e zgjas, edhe kėtu jetohet. Edhe kėtu ndizen zjarre dashurish, mllefesh, pabesish. Edhe kėtu, i mbuluar me kristale akulli, ēel gjėmbaēi i mėkatit. Si kudo ku jetohet kjo virane jete.
Unė jetoja nė fshatin Gurmir bashkė me njė kolegun tim, malėsor tė atyre anėve, Ndoin. Ndoi ishte babaxhan, hokatar dhe i besės. Dinte pėrralla e legjenda tė rrėfyera brez pas brezi ndėr ato anė. Madje, dhe i zbukuronte me sqimė ato. Njė ditė, - vazhdoi miku im, - Ndoi mė tha diēka tė ēuditshme. Kur e kur, ndėr ato male, pėr shkaqe tė ditura u pėrhap njė sėmundje ngjitėse: sifilizi. Gjindja mori lemerinė. Mjekė skishte. Erdhėn nja dy infermierė nga qyteti: njeri ēalok e tjetri gagaē. Nejse. Me sa mundėn, ata bėnė diēka. Me kėshilla e ilaēe thuajse tė skaduara, me barėra popullore, deshi Zoti dhe epidemia u ngushtua.
Me tė qeshur, njeri nga infermierėt, ai ēaloku u pat thėnė malsorėve:
- Mos bėni seks si breshkat. Jeni njerėz. Lahuni e pastrohuni me ujė tė ngrohtė. Shyqyr, ujė keni me bollėk. Pse pėrtoni?
- Nuk ashtė nji ashtu mor doktor (kėshtu iu drejtua infermierit). Na bajmė gjana tė mbrapshta. Klima, o uji, o ku dreqin e di veta, na ban tė jepemi keq pas atij mikut. E duem me e ndėrrue. A e kupton? Pas atij mikut bahemi tė marrė. Infermieri pat vėnė buzėn nė gaz.
- Kjo histori ėshtė e vėrtetė, - tha Ndoi. Ja po tė kallzoj ty njė rrėfenjė tė turpshme. Po turpi e nderi janė njerėzor. Tek ajo shtėpia qė po qet tym atje nė brinjė, jeton njė familje e pėrbėrė nga nėna, Prenga, dy djemtė, Pali dhe Bardhoku dhe Dilja, nusja e Palit. Kjo, qė po tė rrėfej, ėshtė ca denigruese, po ja qė ska pyll pa derra e ska katund pa mėkatarė. Kur ishte Pali ushtar, Dilja shtatēetinė ruante bagėtinė bashkė me Bardhokun. Atje rrinin gjithė ditėn, luanin, rrokeshin prej beli e rrėzoheshin mbi bar. Herė e rrėzonte Dilja e herė Bardhoku. Luaj e luaj e ranė nė humbėtirė. Ranė nė njė botė tė kaltėr nėn njė qiell tė pėrmbusur. Sdi se si e qysh, po tė dy u dehėn e ranė nė flatrat e mėkatit. Kur u kthyen tek shtėpia, nėna e pyeti tė birin:
- Ku e ke rrypin e mesit?
Djali vuri dorėn nė brez dhe tha:
- Mė paska hup, oj nanė!
- Ku e ke hup?
- Tuj pa qiellin pėrmbys kur lujsha nė Lugjet e Verdha me Dilen.
- A me kunatėn tane, hej tė marroftė Zoti!
- Po me kė tė lujsha tjetėr. Vetėm unė, Dilja dhe berrat ishin.
Dilja u purpurua nė fytyrė dhe tha me gjysmė zėri:
- Asgja tė keqe skena ba, veē kena lujt.
IX
- Kjo qenka bota! i thashė. njė deng i mbarsur me helme e derte. Pak dritėza, fare pak dritėza gazmore. Ēpo them dhe unė? E ku ka lumturi? Ku? Ka vetėm xixa lumturie. Ka ēaste, vetėm ēaste dritėrash, sa pėr tė mbajtur ndezur shpresėn, sa pėr ta shtyrė me zvarritje kėtė qenushe jetė.
- Vėrtet kjo qenka!- ma ktheu Lejlaja, - por, ja qė duhet jetuar. Harrova tė tė tregoj njė ngjarje tė dhimbshme qė mėsova nė Mynih. Njė tragjedi tė vėrtetė. Ma ka treguar plaka tetėdhjetėvjeēare me emrin Silke, njė ish-infermiere. Tregonte dhe nė faqet e fishkura i rridhnin lotė tė nxehtė.
Ishin vitet e para tė pasluftės, tha Silke. Ne, gjermanėt, dolėm tė sakatuar keq nga Lufta e Dytė Botėrore. Miliona tė vrarė. Qytete tė kthyera nė gėrmadha. Zoti e di se si mbijetuam pas atij tėrmeti shkatėrrimtar, nga mė shkatėrruesit qė ka parė ndonjėherė planeti ynė. Kudo syri tė shihte rrėnime shtėpish dhe shpirtėrash. Gati nė ēdo familje kjo luftė kishte goditur egėr me rrufe. Burra e ēuna tė mitur kishin shkuar nė botėn e pėrtejme pėr njė ideologji vrasėse, absurde, tė ēmendur. Parrulla Gjermania mbi tė gjitha absurdi i njė tė ēmenduri dhe i pasuesve tė tij si ai, na shkaktoi tragjedinė mė makabre qė ka njohur ndonjėherė historia e kombit tonė. Na vidhisi ne dhe mbarė njerėzimin. Tė mbetur nė rrėnoja, pa shtėpi e katandi, duke u ushqyer keq e mos mė keq, gati nė ēdo vakt me patate tė ziera, mezi mbajtėm frymėn gjallė e mbijetuam. Mos e shih Mynēenin sot. Mbi gėrmadhat e shtėpive dhe tė shpirtėrave tė rrėnuar, me vullnet, me punė, me besim tė patundur te Zoti dolėm nė dritė. Pas luftės mbi gėrmadha ulurinte era dhe kukuvajka. Qante qyqja e zezė.
Miliona nėna mbetėn me duar nė gji. Miliona nuse mbetėn tė veja. Miliona vajza mbetėn pa prindėr.
Siē tė thashė, - vazhdoi Silke, - nė kėto vite tė sakatosur punoja infermiere nė njė spital nė pjesėn lindore tė Mynihut. Nga jetesa e vėshtirė, nga streset, nga tė ushqyerit e keq, a e di ti se kur ha gati nė ēdo vakt patate tė pjekura ose tė ziera, sidomos kur ato bėhen tė jeshilta nga drita e diellit, tė humbet tė parit? A e di? Kėtė e kam provuar vetė nė ato vite. Dhe isha njė vajzė e fuqishme, e shėndetshme dhe jo siē mė sheh sot nė moshėn tetėdhjetėvjeēare. Isha e bėshme si njė pelė e bardhė arabie.
- Dhe ti, Silke, e ke humbur shikimin nga patatet e ngrėna me tepėri?
- Edhe unė, edhe unė, - tundi kokėn Silkja.
- Kur isha vajzė, nė Gjermaninė time qe edhe njė krizė tjetėr, fatale pėr kombin tonė vital. Fatale. Qe kriza e mungesės sė burrave. Miliona burra e djem tė vrarė. Miliona. E, pra, miliona gra e vajza, tė mbetura qyqe, e humbėn toruan, e humbėn moralin, u pėrflakėn, u hazdisėn, u bėnė pre e nepsit. Ēdo gjė e munguar, ēdo gjė e mohuar, tė ndez e tė nxit qė tė bėsh sakrificėn sublime pėr ta arritur. U bė moral, imoraliteti. Burrat, qofshin kėta dhe ulokė, tė shėmtuar, tė fishkur, mjafton qė tė ishin gjysmė apo ēerekė funksionalė, madje dhe ēuna fare tė mitur ēmoheshin nga gratė si gurė tė ēmuar. Ishte njė raport katastrofik: njė burrė i mbijetuar e dhjetra femra nė kulmin e lulėzimit tė tyre tė mbetura vejusha. Kjo qe kriza tjetėr.
Nga kjo krizė, - tha Silkja, - siē kam lexuar, ka vuajtur dhe Rusia pas Luftės sė Dytė Botėrore. Po pėr krizėn tonė jam vetė dėshmitare e gjallė. Madje, po nga leximet kam mėsuar se edhe Muhameti, profeti i fesė islame, prandaj e lejoi me ligj martesėn e njė burri me shtatė gra. E ligjėroi pėr tė shmangur kėtė krizė. Kėto i kam tė lexuara dhe tė dėgjuara. Po pėr Gjermaninė, pėr Bovarinė, pėr Mynihun jam unė Silkja tetėdhjetėvjeēare dėshmitare e gjallė.
Tek ju nė Shqipėri, sbesoj se ėshtė ndierė njė krizė e tillė.
- Jo, - i thashė. Skam dėgjuar pėr njė krizė tė tillė. Megjithėse dhe tek ne janė vrarė nė kėtė luftė.
- Nė spitalin, ku punoja unė, ēdo ditė shtroheshin tė sėmurė nga sifilizi. Madje, nė atė kohė, vdiqėn shumė. Mė ka bėrė pėrshtypje se nė njė lokalitet nė jug tė Mynihut (Silke mė tha dhe emrin e lokalitetit qė smė kujtohet tani pėr tani), ishte njė repart ushtarak, i pėrbėrė nga tė arratisur nga vendet ish-komuniste tė lindjes. Mė kanė mbetur tė gjallė nė kujtesė tre ushtarė nga Shqipėria. Ishin tė inkuadruar nė kompaninė nr. 4000. Nė kėtė kompani amerikane kishte shqiptarė tė arratisur pas luftės. Kėta tre ushtarė mė janė skalitur nė kujtesė. Ishin tė tre si yje. Njeri mė i bukur se tjetri. Madje, njeri prej tyre me emrin Gramoz, pse ta fsheh, mė hyri nė zemėr. Ishte djalė pėr kokėn e djalit. Por ēe do. Silkja u rrėqeth ca, fėrkoi brazdat e ballit, heshti pak dhe tha:
Mė fal, zonja Lejla, se e kam aty fotografinė e Gramozit.
U ngrit, doli nga dhoma tjetėr, kėrkoi njė copė herė dhe u kthye me njė letėr dhe fotografi nė dorė.
- Ja, - mė tha, - fotografia e Gramozit. Ja dhe dy shokėt e tij. Nė lokalitetin pranė repartit ushtarak ishte njė pllakė varri. Tė tre ushtarėt shqiptarė u varrosėn nė njė varr.
Silke kishte fotografuar pllakėn e bardhė tė varrit tė pėrbashkėt me kėto mbishkrime:
Gramoz Xhama 01.04.1930 23.03.1952
Rustem Musta 15.05.1927 19.12.1951
Hysen Mehu 17.08.1927 14.11.1951
- Pasi lexova mbishkrimet e pllakės sė varrit tė pėrbashkėt, mornica mė mbuluan tėrė trupin. Ndjeva tė ftohtė, tamam si atė natė kur dola nga varri nė buzėn e Vjosės. Tamam si atė natė.
- Silke, Silke, ēpo mė rrėfen kėshtu?!
- Ja, kėto qė ti rrėfeva, - ma ktheu zymtė Silkja.
- Po kėta vdiqėn nė spital, apo
- Jo, nė spital nuk vdiqėn. U shtruan nė spital nė kohė tė ndryshme dhe dolėn prej tij nė kohė tė ndryshme.
- Mos ka ndonjė pabesi ndaj tyre?
- Nė mos ka pabesi, ka njė enigmė. Sidoqoftė, pėr ta u tha se vdiqėn tė infektuar nga sifilizi. Pati zėra se ata, tė prekur nė sedėr mbasi vinin nga njė vend ku morali ishte parėsor, vranė veten me automatik. Po kėto qenė zėra. Unė si Silke i ve nė dyshim kėto zėra. Pse do tė mė thuash ti? Ja pse? I pari na qenka vetvrarė Hyseni, mė 14.11.1951. I dyti Rustemi, mė 19.12.1951. I treti Gramozi, mė 23.03.1952. Pra, kėta tre ushtarė tė shtruar nė spitalin tonė me diagnozėn e sifilizit si u vetvranė nė kohė tė ndryshme? Kur u vetvra i pari, pse su morėn masa pėr dy tė tjerėt? Kėtė enigmė ma shton fakti se ushtar Gramozi, bukuroshi nga njė qytetth nė jug tė Shqipėrisė qė mė pati hyrė nė zemėr, pasi paska vrarė veten, dy ditė mė pas u vėrtetua nga analizat se nuk ishte i infektuar nga sifilizi. Kėto e mijėra e miliona si kėto e bėjnė botėn tonė njė deng tė mbarsur me enigma. E ku ka bir nėne qė i nxjerr nė dritė kėto tė fshehta? E ku ka bir nėne?
- Po a ekziston ende ajo pllakė?
- Ka shumė vite qė skam shkelur nė atė vend.
Mbase dhe mund tė ekzistojė. Po unė e kam kėtė fotografi. Ti, po deshe, fotografoje dhe pėrcille nė atdheun tėnd. Bėn mirė ta fotografosh dhe ta pėrcjellėsh.
Vazhdon...
Krijoni Kontakt