Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110

    Në Greqi një myslimane kandidon për prefekte

    Në Greqi një myslimane kandidon për prefekte


    Në Greqi zhvillohen më 15 dhe më 22 tetor zgjedhjet për organet e pushtetit lokal dhe për prefekturat. I pazakontë për Greqinë ortodokse është se socialistët në opozitë kanë hyrë në garë për postin e prefektit në rajonin verilindor të vendin me një myslimane, avokaten 28-vjeçare Gulbejaz Karahasan

    Ajo i përket minoritetit mysliman, i cili ankohet për diskriminime të shumta nga ana e autoriteve. Ajo nuk ka ndonjë shanc për të fituar, e megjithatë të gjithë sytë janë drejtuar drejt saj. Gulbejaz Karahasan, e re, bukuroshe dhe myslimane! Ajo është kandidatja me të cilën mburret PASOK-u. Ka dy vjet që avokatja e re ka zyrën e saj në vendlindjen e vet Xanthi, dhe tani po përfshihet edhe në politikën lokale.

    Ajo është e tërhequr dhe nuk i ka qejf prezantimet në media, por në një intervistë për televizionin e Athinës SKAI u shpreh për programin e saj: "Ne përqëndrohemi tek problemet e përditshme të njerëzve dhe është e rëndësishme që ne t'i planifikojmë mirë projektet tona. Nuk ka kuptim që çdo prefekturë të ndjekë vetëm projektet e saj pa marrë parasysh projektet e prefekturave fqinje. Një qëllim tjetër i ynë është që të gjithë njerëzit të kenë të drejta të barabarta. Ne e dimë që kompetencat tona administrative janë të kufizuara, por jam e bindur se megjiathë mund të arrijmë diçka, në rast se i përdorim vërtet këto kompetenca."

    "Shance të barabarta për të gjithë!" - kjo deklaratë nuk ka nevojë për komente. Karahasan i përket minoritetit mysliman në Verilindje të Greqisë, ku banojnë rreth 100.000 vetë me origjinë turke apo bullgare, të cilët kanë shërbyer vazhdimisht si mollë sherri.

    Turqia flet për një "minoritet turk" në Greqi dhe e ndjen vetën përgjegjëse për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e tyre. Karahasan nga ana e saj e quan veten si "qytetare greke e besimit mysliman". Ministri grek për Makedoninë dhe Trakinë, Georgios Kalantzis mendon se një deklaratë e tillë nuk është sa duhet patriotike. Përpara kamerave ai shtroi pyetjen retorike, nëse ajo e feston 25 marsin, festën kombëtare të Greqisë, e cila përkujton çlirimin e vendit prej Turqve në vitin 1821. Kandidatja për prefekte u shmanget sulmeve të tilla verbale.

    Sipas saj frika e elektoratit prej të ardhmes është më e rëndësishme se trajtimi i së kaluarës dhe i historisë: "Problemi më i madh i rajonit tonë është papunësia dhe mund t'ju sjell shembuj konkretë. Të gjitha fabrikat e tekstilit si dhe fabrika më e madhe e letrës në qytetin Drama, janë mbyllur. Po ashtu edhe fabrika e plehrave kimikë në Kavala. Në rrezik është edhe rafineria e sheqerit në Xanthi, e cila ndoshta mund të mbyllet vitin e ardhshëm."

    Karahasan flet rrjedhshëm jo vetëm greqisht dhe turqisht, por edhe bullgarisht dhe anglisht. Politikanët konservatorë të zonës së saj e akuzojnë atë për lidhje të dyshimta me shoqatat pro-turke. Por zgjedhësit e zakonshëm e pëlqejnë atë, edhe pse nuk dihet nëse kjo simpati do të reflektohet edhe në numrin e votave. Si favorit për këto zgjdhje vazhdon të jetë kandidati i konservatorëve Kostantinos Tacis, një mjek mjaft i njohur, me shumë përvojë në politikën komunale.

    Gjithësesi Gulbeyaz Karahasan nuk tërhiqet:"Fushata jonë elektorale po zhvillohet e qetë dhe e matur. Por natyrisht që të gjitha partitë luftojnë për të fituar. Për ne janë të rëndësishme takimet me elektoratin, sepse në zonën tonë ka shumë fshatra të largët. Po ashtu kemi përgatitur edhe të gjitha gjërat e tjera që i takojnë një fushate elektorale, si përshembull pllakatat me fotografitë e kandidatëve ta në."

    Nuk ka dyshim se me kandidaturën e Gulbeyaz Karahasanit drejtuesi i opozitës greke, ish-MPJ, Jorgos Papandreu, dëshironte të ndermerrte një hap simbolik. Gjithësesi vendimi i tij shkaktoj reagime të ashpra madje edhe në radhët e partisë së vet. Në mënyrën më të ashpër reagoi ish-ministri socialist i drejtësisë Stelios Papathemelis, një nacionalist me bindje fetare, i cili u shpreh: "Ne duhet t'i lëmë në dorë Turqisë fuqi administrative në Greqi".

    Jannis Papadhimitriu

    Deutsche Welle
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Papandreut sigurisht qe i duhet njhohur ky gjest liberal... por Greqia perseri mbetet shume mbrapa ne lidhje me te drejtat e minoriteteve!

    Ne parlamentin grek ne kete moment nuk ka asnje musliman, "musliman" sipas te gjithe fjaloreve te botes perben percaktim fetar por Athina edhe kete e ndryshoi dhe keshtu Greqia njeh dy kombesi (vetem) ate greke dhe ate muslimane, muslimanet e Trakes i thone vetes Turq sepse jane Turq po shteti grek ia u ka hequr te drejten e vetpercaktimit, muslimaneve te Trakes nuk i lejohet te zgjedhin myftiun e vet sepse kete te drejte administrata greke e ruan per vete (te kunderten me ate qe na imponojne brenda komunitetit ortodoks te Shqiperise), per mijera muslimanet e Athines nuk ekziston nje xhami (megjithese patriarkana boterore greke eshte e vendosur sot ne qendren e nje qyteti te madh musliman, Stambollin).... e pra Greqise i duhet shume pune akoma!

    flm

  3. #3
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    Kryeplak, parallelizem i keq, myftiu ne ate zone nuk ka vetem te drejta fetare. ka dhe te drejta te tjera, si gjyqtar ne raste te caktuara psh. dhe pastaj, per mendimin tim, derisa institucionet fetare ne greqi paguhen nga shteti, mire bejne qe vene te tyrin. Tani sa llogjike ka te paguash cdo lloj kerrici me taksat e mia dhe te tua kur kisha psh nderton hotel me fusha golfi 650 milione ose myftiu leviz me mercedes te blinduar eshte ceshtje tjeter.

    ndersa per temen. Karahasan thote shume bukur: "qytetar grek i besimit myslyman". Papandreou e guxoi, frutat do i mbledhe me vone. Qelbesirat veterane, te djathtet e perendise tipit Papathemeli mire eshte te nxitojne per te Pjetri. megjithese kane rryme shume te madhe ne greqine e veriut. vetkuptohet, nacionalizmat lulezojne ne varferi.
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  4. #4
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga Kryeplaku

    Ne parlamentin grek ne kete moment nuk ka asnje musliman,
    Ka pasur nje, por nuk e pati te gjate, se vendosi te fliste Turqisht ne parlament. E merr me mend vete se si vajti ajo pune pastaj ... le te themi qe s'e pati te gjate, lol.

    "musliman" sipas te gjithe fjaloreve te botes perben percaktim fetar por Athina edhe kete e ndryshoi dhe keshtu Greqia njeh dy kombesi (vetem) ate greke dhe ate muslimane, muslimanet e Trakes i thone vetes Turq sepse jane Turq po shteti grek ia u ka hequr te drejten e vetpercaktimit, muslimaneve te Trakes nuk i lejohet te zgjedhin myftiun e vet sepse kete te drejte administrata greke e ruan per vete (te kunderten me ate qe na imponojne brenda komunitetit ortodoks te Shqiperise), per mijera muslimanet e Athines nuk ekziston nje xhami (megjithese patriarkana boterore greke eshte e vendosur sot ne qendren e nje qyteti te madh musliman, Stambollin).... e pra Greqise i duhet shume pune akoma!
    Kete punen e Greqise me minoritetin turk/myslyman dihet tashme. Me duket mbajne inat pak me shume per pushtimin otoman se sa "duhet".
    Sa per xhamine ne Athine, do rihapet ne Manastiraki ajo qe ishte xhami me pare.
    Ndersa Patriarkana Orthodokse nuk eshte vendosur sot ne Konstandinopoli, ajo ka qene atje Kryeplak. Per me teper, le te mos flasim per trajtimin e Patriarkut qe deri dje nuk kishte as leje levizje nga Konstandinopoli (sepse pastaj i mohohej e drejta e kthimit.) Plus qe sipas kushteve duhet te jete nenshtetas turk (te kete kryer ushtrine ne Turqi etj.)
    Nejse, me duket harxhim kohe te qahen hallet e turqve ne Greqi apo gjetke. Kur te zgjidhen te gjitha problemet me shqiptaret ne Greqi, atehere ndoshta na bie rradha te flasim per te tjeret.

  5. #5
    Cobra1 Maska e Cobra1
    Anëtarësuar
    18-01-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    288
    Duke lexuar juve dhe duke par situaten qe po krijohet per dit ne bot e vetmia rrug qe greqis i ka mbetur te ndrij emrin te quhet nje

    SHQIPERI ILIRE DHE EKUQE VETEM KESHTU MUND TE FUTET NE RRUGEN EZOTIT

  6. #6
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    se kuptoj perse beheni fshese ne doren e grekut,duke fshire te gjitha postimet qe juvet nuk ju pelqejne!?ket vrejtje nuk po e bej vetem une,por shof se jane te shqetsuar mbi 80%e antarve te keti forumi te cilet jane shqiptar musliman dhe patriot!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-05-2006
    Postime
    97
    Me vjen cudi me ne shqiptaret sepse qajme hallet e botes qe te tilla raste bota nuk i perfill fare, dhe nuk shikojme veten tone se si jemi katandisur; pa drita, pa uje etj etj....Dhe e kemi mendjen qe nje muslimane ne nje zone te humbur te greqis do te zgjidhet prefekte ... eeee shqipetar mos ri po duku shqipetar

  8. #8
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    Nejse, me duket harxhim kohe te qahen hallet e turqve ne Greqi apo gjetke. Kur te zgjidhen te gjitha problemet me shqiptaret ne Greqi, atehere ndoshta na bie rradha te flasim per te tjeret.
    Me vjen keq qe ta thuash ti kete fjale.... kur vet dukesh kaq e emancipuar per hallet e te gjithe planetit apo per minoritete qysh nga Darfuri i Sudanit edhe deri tek Delvina e Shqiperise..... e pra pse me Turqit benke perjashtim ti?

    Muhabeti eshte se Turqine, Egjyptin apo Palestinen (ku ndodhen tre petriarkanat grekortodokse.... ne tre qytete me popullsi muslimane) nuk i njeh njeri per shtetet me shembullore (megjithese Palestina nuk eshte shtet fare). Kurse nga ana tjeter keta tipat e Athines i japin mesim Shqiperise, Maqedonise, Turqise dhe shume te tjereve sesi ndertohet demokracia, si ndertohet harmonia fetare, si respektohen minoritetet.... nderkohe qe vet ndodhen nje shekull mbrapa (ne Traktatin e Lozanit.... qe kaq larg eshte me realitetin e sotem europian qe Greqia pretendon se shpreh dhe kaq shume traktate te tjera ke nenshkruar Greqia qysh athere qe askush nuk i permend).

    Saper ate muhabetin e patriarkanes te Stamabollit.... aty ishte, jam ndakort, se e lane ata Turqit qe kaq shume urreni 6 shekuj pa e prekur (dhe jo vetem kaq por Mehmeti i restauroi ndertesat e Malit Shjenjte klerit tuaj!).....

    Saper myftiun qe tha Clausi..... sigurisht qe nuk ka dal ndonje kryefetar i mire deri me sot.... por qysh nga momenti qe ekzistojne shume naive ne kete bote (per shembull merr naivitetin fetar te FSH.... pa perjashtim muslimane e kristiane) atehere shtetet e kane per detyre te respektojne naivitetin e tyre.... respektimi i naivitetit eshte demokraci sot.... dhe aq me teper kur behet fjale per minoritetin te cilit jo thjesht i njihen te drejta te njejta por i njihen edhe te drejta me te teperta per shkak te vecorive qe e ndajne nga pjesa tjeter e popullsise (psh. shiko minoritetin grek ne Shqiperi.... mund te ken shkolla edhe me 20 nxenes.... gje qe nuk ndodh per shembull per banorin e Gjecfushes vetem 30 km jashte Tiranes).

    Ah po edhe dicka tjeter..... 8000 Turqit e Dodekanases (qe jane aty per shekuj me radhe e nuk u vendosen sot) nuk kane asnje shkolle ne gjuhen ametare... biles "fatkeqesia" e tyre qe te mos ndodhen ne Trake shume here iu heq edhe te drejta te tjera minoritare.... Ne te njejten kohe Athina i thote Tiranes se minoriteti nuk mund te perkufizohet me kritere gjeografike!

    Saper Karahasanin eshte e drejta saj te ndjehet cfare te doje (sidomos ne periudhat elektorale) por shumica e turkfolesve te Greqise i thone vetes Turq... dhe po hyri Turqia ne BE do vendosen perseri lidhjet e tyre me Turqit e tjere midis martesave, organizimeve kulturore etj.

    ps. krahasimi i Stmabollit me Athinen nuk eshte aq efikates qysh nga momenti qe ne Stamboll nuk ndodhen me teper se 200 familje grekortokse sot -e sqaroj sepse ka edhe bullgarortodokse dhe rusortodokse ne kete qytet- kurse ne Athine ndodhen ketu e 10 vjet me e pakta 100 mije Muslimane (pervec turkfolesve minoritare ne Trake e gjetke)!

    flm

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga Kryeplaku

    Ne parlamentin grek ne kete moment nuk ka asnje musliman,
    flm
    E ke gabim, eshte nje deputet musliman (turk) i partise "Demokracia e Re" (Νεα Δημοκρατία) qe quhet Αχμέτ Ιλχάν Σαμπρί.

    Me pjesen tjeter te shkrimit jam plotesisht dakort pervec Patriarkanes gje per te cilen te beri verejtje Lioness.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

Tema të Ngjashme

  1. Muslimanet ne U.S.S.R (ish Bashkimi Sovietik)
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2008, 20:23
  2. Një tezë greke: Problemi i çamëve myslimanë
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-05-2006, 18:19
  3. Nektari I Vulosur I Xhennetit
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-04-2006, 10:47
  4. Qëndrimet e Perëndimit ndaj Islamit dhe mulimanëve
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-02-2006, 17:46
  5. SHBA deklaron: I forti te rreh dhe nuk te le te qash!
    Nga DeuS në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 20:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •