Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2

Tema: Adem Jashari

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Barbarosa
    Anėtarėsuar
    08-10-2006
    Postime
    15

    Adem Jashari

    Fenomeni Adem Jashar, fenomen unikat i sakrificės pėr liri nė historinė e qytetėrimit


    Fenomenalė janė njerėzit e veēantė, tė cilėt me veprat dhe bėmat e tyre lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė momente tė caktuara tė historisė.
    Njė fenomen i tillė, me pėrmasa tė piedestalit jo vetėm kombėtare, ėshtė ADEM SHABAN JASHARI, i lindur nė Prekaz tė Drenicės, mė 28 nėntor tė vitit 1955 dhe i rėnė nė pavdekėsi mė 6 mars tė vitit 1998, po nė Prekaz. Shkrimet e deritanishme qė janė publikuar pėr Adem Jasharin, pėrveē nė raste tė veēanta, nuk lėnė pėrshtypjen e analizave tė thella studimore, nė pasqyrimin me pėrgjegjėsi dhe njohuri profesionale tė kėtij fenomeni unikat, jo vetėm nė historinė shqiptare. Pėr mė tepėr, shumica e shkrimeve tė deritanishme, janė shėnime tė zakonshme jetėshkruese, nė tė cilat vėrehet qasja uniforme, stili i rėnduar me figura tejet tė pėrgjithėsuara dhe mjaft tė konsumuara nė letrat tona. Pėrmasat heroike, sakrifikuese, tė Adem Jasharit dhe tė Jasharėve tė tjerė tė Prekazit, tani dėshmorė tė kombit, janė pėrmasa tė veēanta, unikate nė historinė e qytetėrimit botėror.
    Akti i heroizmit vetėsakrifikues tė JASHARĖVE ėshtė akt fenomenal dhe si i tillė i takon njė tipologjie sė veēantė studimore shkencore.
    Fenomeni Adem Jashar, ėshtė fenomen sui generis, fenomen qė i tejkalon pėrmasat kombėtare e rajonale, ėshtė fenomen qė mund tė paraqitet vetėm njėherė nė historinė e qytetėrimit, ose njėherė gjatė disa shekujve. Duke folur pėr fenomene tė tilla, studiuesi i vėmendshėm i etnopsikologjisė shqiptare dr. Kristė Maloku, nė studimin e tij Shteti apo kombi? shkruar nė vitet e tridhjeta tė shekullit njėzet, ndėr tė tjera ka shkruar: Shpėtimtari i kombit duhet tė ketė fantazi krijuesi si Platoni, … entuziazėm djalėrie si Alkibiadi, vullnet vetėflijues si Sokrati. Por kėsi shpėtimtarėsh tė kombit nuk mbijnė aq lehtė nė Shqipėri e as tjetėrkund, sepse Zoti i dėrgon ata vetėm njėherė brenda qindra e mijėra vjetėsh. Dhe, i dėrgon vetėm si njė kurorėzim tė njė pune tė gjatė kombėtare, plot orvatje e mundime, si njė lulėzim tė shkėlqyeshėm mbi gjethe, gjemba e ferra tė njė kopshti tė kulturuar kombėtar. Kristė Maloku, Shteti apo kombi, botuar nė revistėn Dardania Sacra nr.4 Prishtinė 2002,f.74. Ky konstatim vegimtar i Kristė Malokut, pėrputhet nė tėrėsi me pėrshkrimin qė ai i bėnte shpėtimtarit, heroit tė njė kohe tė caktuar historike.
    Veēantia tipike e kėtij fenomeni i ka specifikat e veta nė kohė dhe nė hapėsirė. Rrėfimi pėr luftėn, qėndresėn dhe sakrificėn e Adem Jasharit, Hamėz Jasharit, Shaban Jasharit dhe tė JASHARĖVE tė tjerė nė Prekaz, mė, 5.6 dhe 7 mars tė vitit 1998, ėshtė rrėfimi mė tronditės, nė tė njėjtėn kohė rrėfimi mė krenar dhe mė i sublimuar nga tė gjitha rrėfimet e tjera tė luftės dhe tė sakrificės njerėzore, tė kryera nė emėr tė idealit tė lirisė, nė emėr tė ēlirimit nga makineria mė e tmerrshme qė ka sunduar ndonjėherė nė botė.
    Filozofi mė i madh idealist gjerman, Georg Vilhelm Fridrih Hegel, nė veprėn madhore “Fenomenologjia e shpirtit” nė kapitullin, Perėnditė dhe njerėzit, ndėr tė tjera ka shėnuar: Forcat e pėrgjithshme disponojnė nė vetvete shenjėn e individualitetit, e cila ėshtė e lidhur me principin e veprimit. Nga kjo del se vepra e tyre manifestohet si veprim i lirė, i cili pėrgjithėsisht rrjedhė prej tyre. Kėshtu kanė vepruar perėnditė, kėshtu veprojnė edhe njerėzit*.( Hegel Fenomenologjia e shpirtit, BIGZ 1974 faqe 420.)
    Pikėrisht nė suaza tė kėtij pėrkufizimi filozofik tė Hegelit, duhet zbėrthyer frymėn e principit tė jetės dhe tė veprės sė Adem Jasharit, tė Anteut tė kohės sonė, i cili u pėrball me forcėn e brutalitetit barbar, pėr tė ngadhnjyer mbi atė forcė djallėzore, me aktin e qėndresės dhe tė heroizmit unikat, tė papėrsėritshėm nė historinė e qytetėrimit.
    Fenomen unikat vetėflijues
    Fenomeni Adem Jashar, ka ndodhur vetėm njėherė, ka ndodhur nė kohė dhe hapėsirė tė caktuar, ka ndodhur nė momentin vendimtar tė historisė sonė. Fenomeni i tillė nuk mund tė pėrsėritet. Ai ėshtė unikat, origjinor, autentik.
    Pėr ta sjellė nė jetė Adem Jasharin dhe pėr tė bėrė tė tillė ēfarė ishte, natyra ishte treguar e pa kursyer. Ai ishte shtathedhur, i tillė si Akili, apo Gjergj Kastrioti. Hyji e kishte pajisur me mendje tė kthjellėt, me gjykim tė shėndoshė dhe me veti vetėflijuese, nė mbėshtetje tė sė mirės dhe urrejtje kundėr sė ligės. Nga historia kombėtare i kishin lėnė mbresa tė veēanta rrėfimet pėr Bajram Currin, Ēerēiz Topullin, Oso Kukėn, Azem Galicėn e Selman Kadriun.
    Njėzimi i fuqisė fizike dhe mendore nė qenien e tij pėrbėnte tėrėsinė harmonike, tė mbushur pėrplot me impulse pozitive, pėr tė pėrballuar me sukses sfidat me tė cilat e ballafaqoi koha.
    Fenomeni Adem Jashar, nuk do t` ishte nė atė pėrmasė i kompletuar, po tė mos ishte i biri i Shaban Jasharit, njė burrė trim dhe atdhetar i kulluar, dhe biri i nėnė Zahides, njė grua amazone shqiptare. Nuk do tė ishte fenomen me pėrmasa tė tilla po tė mos e kishin mbėshtetur nė ēastin vendimtar: vėllezėrit, bashkėshortja, tė afėrmit dhe tėrė familja e ngushtė dhe e gjerė, nė momentin pėrmbarues tė bėmės sė tij heroike. Nuk do tė ishte me pėrmasa tė tilla fenomenal, po tė mos ishte lindur nė Prekaz tė Drenicės, pikėrisht mė 28 nėntor tė vitit 1955.
    Nė tiparet e fizikut tė tij, hetojmė tė gjitha vijat karakteristike tė fytyrės, tė flokėve, tė hundės dhe tė syve, krejtėsisht identike me tiparet e Lekės sė Madh. Po tė vėmė pėrballė skulpturėn e Lekės sė Madh tė punuar nga skulptori grek, 2300 vjet mė parė dhe po ta krahasojmė me fizikun e Adem Jasharit nė moshėn e tij 35 vjeēare, do tė vėrejmė elementet mė identike tė mundshme tė ngjashmėrisė, sikur ndodh jo rastėsisht me ngjashmėrinė nė mes njerėzve tė njė race. Pamja fizike e Adem Jasharit rrezaton forcė, qėndresė, heroizėm, patos revolucionar, pathyeshmėri. Nė figurėn e tij janė sintetizuar tė gjitha elementet shpirtėrore dhe fizike me pėrmasa tė veēanta.
    Hapėrimi i tij krijon pėrshtypjen e hapėruesit historik, tė Marathonomakut tė Madh, lajmėtarit, luftėtarit, vetėflijuesit, projektuesit tė lirisė dhe bėrėsit tė fitores. Mė 5.6. dhe 7 mars tė vitit 1998, Adem Jashari i kishte kėnduar lirisė, i kishte kėnduar tokės shqiptare, e cila edhe pse kishte filluar tė digjej nga piromania sodomiste sllave, edhe pse do tė lahej nė gjakun e mijėra dėshmorėve e martirėve, qysh atėherė kishte filluar frymėmarrjen e lirisė.
    Parashikimi i Nostradamusit pėr Njeriun e Madh
    Fenomeni Adem Jashar, i pėrket profecive tė parashikuesve mė tė njohur tė historisė sė qytetėrimit. Rrėfimi historik pėr Adem Jasharin, duke e krahasuar atė me personazhe tė caktuara tė Biblės apo tė rrėfimeve tė tjera para antike dhe tė kohės antike si, Anteu, profeti Job, Juda Makabe, Spartaku e shumė tė tjerė, ėshtė rrėfim qė nė shumė segmente i tejkalon tregimet e moēme mbi trimėrinė, qėndresėn, vendosmėrinė dhe vetėsakrificėn.
    Rrėfimi mbi bėmat dhe qėndresėn e Adem Jasharit, nė mėnyrė vegimtare ėshtė prezantuar edhe nė parashikimet profetike tė Mishel Nostradamusit, i cili ka paraparė me saktėsi shumė nga rėniet e ngritjet nė historinė e njerėzimit.
    Nė njė katrenė tė Nostradamusit pėr Njeriun e Madh, thuhet:
    Veprat e vjetra do tė pėrfundojnė Dhe nga ēatia e keqja do tė bjerė mbi Njeriun e Madh. Parshikues tė mėdhenj, OMSCA,Tiranė, 1999, faqe 145. Po t`i analizojmė me vėmendje kėto dy vargje, nė kontest tė kohės dhe hapėsirės sonė historike, do tė zbėrthejmė enigmėn parashikuese tė Nostradamusit. Me aktin luftarak e vetėflijues tė Adem Jasharit dhe tė JASHARĖVE, mė 7 mars tė vitit 1998 nė Prekaz, pėrfunduan veprat e vjetra, pėrfundoi skllavėria dhe rrojtja zvarranike, pėrfundoi deliri i rrojtjes nėntokė, i jetės sė ngjashme me jetėn e urithit.
    Dhe, pėr tė pėrfunduar pėrgjithmonė e vjetra shekullore skllavėruese:
    Nga ēatia e keqja do tė bjerė mbi Njeriun e Madh. Ēatia e Kullės sė Adem Jasharit ishte pėrshkuar me zjarrin e tė gjitha armėve shfaruese tė artilerisė sė Mabusit, (Milosheviqit). Zjarri i predhave armike ra, jo vetėm mbi ēatinė e kullės sė Njeriut tė Madh, por edhe mbi tė gjithė Jasharėt qė qėndruan nė Kėshtjellė.
    Gjithnjė duke analizuar profecitė e Nostradamusit do tė hasim edhe nė vargje tė tjera mjaft kuptimplote:
    Njė vrasje aq e egėr, sa askush nuk mbeti i gjallė! Vepra e cituar faqe 126. Edhe ky konstatim vegimtar, sado qė duket i pėrgjithėsuar dhe mund tė korrespondojė edhe me shumė ngjarje tė tjera tė mizorishme, qė kanė ndodhur dhe ndodhin kudo nė botė, tė pėrkujton tė veēantėn e profecisė, sė Nostradamusit, faktin real se, mė 7 mars tė vitit 1998 nė Kullėn e Qėndresės historike shqiptare, nė Prekaz, asnjė kėshtjellar nuk mbeti i gjallė, mirėpo pikėrisht atė ditė, filloi shembja e pėrgjithmonshme e sundimit tė satanait serb nė vendin tonė.
    Fenomeni i pėrjetėsisė
    Fenomeni Adem Jashar, nė historinė tonė mė tė re, nė ndėrgjegjen e liridashėsve shqiptarė, ėshtė ngulitur jo vetėm si kult qė simbolizon trimėrinė, vendosmėrinė, sakrificėn, po mbi tė gjitha ėshtė simbol unikat i fuqisė dhe i vitalitetit kombėtar, simbol i pėrsėritjeve ciklike tė ngritjeve shqiptare, pas rėnieve tė shumta. Adem Jashari ėshtė Mesi i realizuar, ėshtė shpėtimtari qė e kemi pritur me shekuj, ėshtė udhėrrėfyesi dhe shembull dhėnėsi realist i lirisė.
    Epiqendra e heroizmit dhe qėndresės shqiptare sot, nuk mund tė mendohet pa ideatorin dhe projektuesin e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, Adem Jashari. Vepra e tij heroike ishte dhe vazhdon tė mbetet burim i frymėzimit mė tė fisnikėruar kombėtar pėr tė gjithė shqiptarėt liridashės dhe mė gjerė. Vizita, qė shqiptarėt, por edhe shumė liridashės e humanistė tė tjerė nga mbarė bota i bėjnė Kullės sė Jasharėve, tani nė Kompleksin Memorial Kombėtar, nė Prekaz, ėshtė tregues se pikėrisht nė qendėr tė Shqipėrisė po pėrjetėsohet njė vendpelegrinazh i ri i botės shqiptare, njė vend i shenjtė jo vetėm i Shqipėrisė.
    Fenomeni Adem Jashar po ngrihet nė monument pėrjetėsie fizike e shpirtėrore, jo si mit mesjetar, jo si legjendė e rrėfimeve tradicionale mitologjike, por si njė personazh i veēantė dhe realist i historisė me pėrmasa po ashtu tipike realiste, sepse vepra dhe heroizmi i tij shėnuan piedestalin, preken majat ku nuk arrijnė dot as legjendat, shėnuan infinitet, pėrtej tė cilave pushon fjala.
    Nė tė gjitha segmentet studimore, nė tė gjitha format e krahasimit dhe tė pėrshkrimit, fenomeni Adem Jashar, imponohet para sė gjithash me origjinalitet, imponohet me veēanti tipike tė njė tipologjie autentike nė paraqitje, qė mbėrthen nė vetvete tė gjitha pėrshtresimet universale tė Njeriut, i cili jo rastėsisht kishte sfiduar terrin, barbarinė, dhunėn, jo rastėsisht iu kishte kundėrvėnė ushtrisė gjakatare tė Mabusit (Milosheviqit) tė kohės.

  2. #2
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Adem Jashari me shoke tregoi se fara e shqiptarit nuk eshte zhdukur fare.

Tema tė Ngjashme

  1. Thaēi fton Tadiqin nė Prishtinė !!!!!
    Nga Roi nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 14:10
  2. KLANET E FSK-sė
    Nga Sabriu nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-03-2009, 13:24
  3. Figura te shquara te historise shqiptare.
    Nga gjergj arianiti nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 07-03-2009, 09:33
  4. Kadare: Lufta e parė morale u bė nė Kosovė
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 122
    Postimi i Fundit: 03-01-2007, 10:27
  5. Ushtria Ēlirimtare e Kosovės - UĒK
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Albumi fotografik
    Pėrgjigje: 148
    Postimi i Fundit: 12-09-2004, 10:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •