Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-08-2006
    Postime
    63

    Fadil Sulejmani

    http://ch.studentet.info/news-article.storyid-1047.htm


    Fadil Sulejamni del prej Kontrollit

    TETOVĖ, 16 TETOR- Grupi parlamentar i Bashkimit Demokratik pėr Integrim (BDI) nuk ka dashur tė komentoj deklaratat e fundit tė deputetit tė kėsaj partije Fadil Sulejmani, i cili ka kėrcenuar kėtė se nė qoftė se do ti bėhet presion pėr shkak tė pėrkrahjes sė tij ndaj shkarkimit tė ish-rektorit Nexhbedin Beadini, do tė tėrhiqet nga BDI-ja dhe do tė dalė si deputet i pavarur.

    Zedhėnsja e BDI-sė Ermira Mehmeti, pėrsėriti se BDI-ja nuk ka asnjė problem me Fadil Sulejmanin. “Ai ka qenė rektori i parė i UT-sė. Sigurisht se ai ėshtė interesuar pėr punėn nė universitet dhe veprimi i tij ka tė bėhė me qėndirmin e tij pėrsonal.

    Ne kemi problem me ata tė cilėt kanė hyrė nė mėnyrė tė dhunshme nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės. Veprimet e ministrit Sulejman Rushitit janė tė patolerueshme, pasi ka thyer tė gjitha procedurat ligjore” deklaroi Mehemti.


    Fadil SUlejmani gjatė ditėve tė fundit ėshtė shprehur se do tė kaloj deputet i pavarur nėse BDI-ja i bėn presion pėr qėndirmin e tij rreth shkakrimit tė Nexhebedin Beadini. Ai nuk ka thėnė se dėshiron tė kthehet nė krye tė USHt-sė. ai ka akuzuar parting e tij se ka cunguar USHT-nė me hapjen e njė numri shumė tė vogėl tė fakulteteve.

    Sulejmani ėshtė njėri ndėr profesorėt e parė tė USHT-sė i cili ka nėnshkruar peticionin me tė cilin i jepet mbėshtetje vendimit tė ministrit tė Arsimit dhe Shkencės Sulejamn Rushtit, pėr shkarkimin e NExhbedin Beadinit dhe emėrimin e Sadi BExhetit.


    http://ch.studentet.info/news-article.storyid-1047.htm

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-08-2006
    Postime
    63

    Lajm

    Nėse mė bėn presion BDI, do tė bėhem deputet i pavarur
    16/10/2006
    Mandatin ma ka dhėnė populli e jo partia” , thotė nė intervistėn pėr “Lajm” rektori i parė i UT-sė dhe deputeti aktual i BDI-sė, Fadil Sulejmani


    Rektori i parė i UT-sė, Fadil Sulejmani, ėshtė deputet i vetėm i Bashkimit Demokratik pėr Integrim, i cili ka pėrkrahur shkarkimin e Nexhmedin Beadinit nga posti i rektorit tė USHT-sė. Ai paralajmėron se do tė kalojė deputet i pavarur, nė rast se partia i bėn presion pėr kėtė qėndrim. Sulejmani ka akuzuar ish-rektorin Beadini, por edhe ish-ministrin Aziz Pollozhani, tė cilin e ka koleg nė Grupin parlamentar, se kanė bėrė punėsime familjare. Nė mesin e tė akuzuarve ėshtė edhe prorektori i deritanishėm Ismail Ahmeti, i cili ėshtė kushėri i parė i kryetarit tė BDI-sė, Ali Ahmeti.

    Lajm: Ēka ju shtyri qė tė nėnshkruheni nė peticionin?

    Sulejmani: Universiteti u shėndrua nė ent pėr punėsim dhe aty njerėzit punėsoheshin jo nė bazė tė kualifikimeve, por nė bazė tė interesave familjare. Aty njė grup njerėzish vendosėn interesin e vet mbi interesin e studentėve. Beadini e ka mbajtur universitetin nė pranga dhe e ngufati, andaj duhej diēka tė bėhet qė tė shpėtojė ai uniuversitet, nė tė mirė tė studentėve. Kjo nėnkupton se edhe ministria i ka ditur kėto gjėra dhe atė qė e bėri ministria e sotme, ėshtė dashur tė bėjė ministria e djeshme. Ajo ministri, ose ai ministėr, nuk ėshtė dashur tė rrijė indeferent pėr kėto gjėra. Ato kanė pasur informata dhe i kanė ditur tė gjitha. Unė bisedova njė ditė me ish-ministrin, ai pranon se i ka ditur tė gjitha, por tha se nuk ka pasur tė drejtė ta shkarkojė. Po a ka pasur tė drejtė tė rrijė indeferent, kur ka parė se po shkatrohet njė institucion kombėtar, me mijėra studentė. Kjo ėshtė njėsoj sikur tė shohim nė rrugė se dikush po e mbyt dikė, dhe tė hapėsh dilemėn se a kemi tė drejtė ta shpėtojmė atė njeri. Edhe ai ministėr ėshtė dashur ta shpėtojė atė universitet.

    Lajm: Domethėnė pajtoheni se vendimi i ministrit pėr tė shkarkuar rektorin ėshtė nė pajtim me ligjin?

    Sulejmani: Unė nuk jam jurist qė tė vlerėsoj nėse ka pasur ministri tė drejtė tė bėjė shkarkim tė rektorit dhe emrim tė rektorit tjetėr. Vetėm njė gjė e di, se po tė mos ishte njė inervenim i kėtillė, askush nuk do tė mundej ta lėvizte prej aty Nexhmedin Beadinin. Ai zgjedhje nuk shpallte. Ai thoshte ėshtė i emėruar prej Qeverisė dhe nuk guxon askush tė mė prekė.

    Lajm: Qėndrimi juaj pėr zhvillimet nė USHT dallon nga qėndrimi i partisė suaj, deputet i sė cilės jeni.

    Sulejmani: Unė nė kėtė Parlament nuk bėjė politikė partiake, e as qė dua ta pėrmend partinė. Unė bėjė politikė tė interesit qytetarė tė shqiptarėve, dhe kėtė interes e pėrfaqėsoj, e jo interesin e partisė. Unė jam deputet nė kuadėr tė BDI-sė, mirėpo mandatin e kam prej popullit dhe nuk dua kėtu ta mbroj politikėn partiake tė BDI-sė. Nėse dikush tenton tė mė bėjė presion ose tė mė detyrojė tė punoj me diktat, jam i gatshėm tė kaloj si deputet neutral dhe i pavarur.

    Lajm: Momentalisht a keni presion prej dikujt?

    Sulejmani: Do tė shohim.

    Lajm: Sa janė tė qėndrueshme akuzat dhe informacionet pėr keqpėrdorime nė USHT?

    Sulejmani: Aty janė bėrė numėr i madh i punėsimeve nė baza familjare dhe lokale. Nexhmedin Beadini aty e ka punėsuar bashkėshorten e vet. Ėshtė e vėrtetė se ajo ka doktoruar, mirėpo tė mbajė nėntė lėndė, tė jetė antare e Senatit dhe ta pėrfaqėsojė rektorin nė takimet e brendshme dhe tė jashtme, kjo nuk ka qenė nė rregull. Pastaj ka pasur tė punėsuar edhe dy nipat e vet. Ata kanė qenė tė punėsuar edhe si shoferė, si antarė tė Senatit dhe kanė qenė nė kryesinė e Senatit. E pėrjashtuan nga puna njė teknik shumė tė aftė me emrin Isak Isaku, i cili kishte punuar rreth gjashtė vjet aty dhe nė vend tė tij e sollėn baxhanakun e Beadinit. Atij ia hapėn edhe njė ndėrmarrje me tė cilėn nuk e di se ēka bėnte me ato lyerjet dhe pėrlyerjet e universitetit. Kjo do tė thotė se familja Beadini ka sundur nė kėtė universitet. Nė mesin e puntorėve tė pėrjashtyuar nga UT-ja ka qenė edhe ministri aktual i Kulturės, Ilirian Beqiri. Edhe ai ishte viktimė e Universitetit, sepse ka qenė student i shkėlqyeshėm, pastaj magjistroi dhe ka pasur disa ekspozita. Punėsime familjare kanė bėrė edhe udhėheqėsit tjerė nė UT, tė cilėt kanė bėrė punėsime familjare tė vėllait, motrės, dhėndrit, nipit e kėshtu me rradhė.

    Lajm: Kishte akuza se antarė tė familjeve nė USHT kanė punėsuar edhe ish-ministri Aziz Pollozhanii dhe prorektori Ismail Ahmeti?

    Sulejmani: Pėr fat tė keq realiteti ėshtė i kėtillė, kurse kėtė e konstatuar edhe Inspektorati i Arsimit. Atyre qė magjistruan, apo doktoruan nė UT, nuk iu nostrifikuan diplomat. Ismail Ahmeti, njė vit e tepėr i mbante nė sirtarė disertacionet dhe magjistraturat dhe nuk i dorėzonte nė Ministrinė e Arsimit. Ato sot e kėsaj dite aty kanė mbetur. Ky ėshtė njė dėm shumė i madhė.

    Lajm: A do tė ishit i gatshėm tė rikandidoheni pėr rektor tė UT-sė?

    Sulejmani: Unė kam njohuri dhe ide qė atė universitet ta nxjerė nga kriza dhe tė lulėzojė. Aktualisht jam i zėnė me angazhim nė Parlament. Mirėpo nėse studentė ose profesorėt kėrkojnė qė unė tė kandidohem, jam nė gjendje tė tėrhiqem nga posti i deputetit dhe ta marr universitetin ta udhėheq. Pėr gjashtė muaj do ta kasha sjellė nė vete atė universitet.

  3. #3
    Mbreteresh Maska e Kumanovare Usa
    Anėtarėsuar
    17-01-2004
    Vendndodhja
    Ne Zemren e Dikujt?
    Postime
    26
    ske kerr me dal prej kontrolli insani ahhahhahahha
    How can I say I love you...when I love you more than words can say?

  4. #4
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139

    Thumbs down

    Fadil Sulejmani doli nga kontrolli qe kur doli per deputet!!!
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Ali Pasha
    Anėtarėsuar
    05-10-2006
    Postime
    93
    Eh mor mjeran, hyn - dil, hyn - dil, po edhe atij cobanit qe gjoja i kishte ra ujku nder dele, ne fund nuk i besuan. Po ku ishe me pare, po tash kur pe interesat personale, jo i shtati jo i 10ti jo i 4ti jo ne keto zgjedhje jo ne ato zgjedhje... Jo nuk ben rektori Beadini (qe doren ne zemer ndoshta edhe se ka gabim), jo nuk ben Sadiu (atehere kur i perzure te gjithe profesoret nga UT ne krye me Agni Diken e Myrtezan Ismailin), e tash i mire qenka. Duke mos i harruar meritat per vurjen e themeleve te UTse, periudha me e mire e UTse ishte momentin kur ishte ne burg Fadil Sulejmani dhe kur udhehiqej nga porfesore te mirfillte sic ishin Myrtezan Ismaili e disa tjere.
    Po pse bre mundohen te na rrejne neve popullin e thjeshte, me porosi misionare, erdha per kete qellim erdha per ate qellim, po heshtni duroni turpin dhe thoni boterisht E BERA PER CESHTJE PERSONALE DHE PIKE - BENJE EDHE JU PO MUNDET

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Ali Pasha
    Anėtarėsuar
    05-10-2006
    Postime
    93
    Inshalla nuk eshte e vertete kjo informate, se nese eshte atehere me vjen te shperngulem ne ndonje vend jashte ketij kontinenti e mos te degjoj kurrė budalliqe te tilla. Pa dashur ta arsyetoj qendrimin e Sulejmanit (gjithmone nese,eshte i vertete lajmi), kollaj eshte t'i kercnohesh nje personi te pambrojtur, kur kundrejt PDSHse e cila i rrahu , i carmatosi e i kidnapoi anetaret e BDIse kane mbajtur qendrim gandist.
    Duhet ta ngrejme zerin qytetar se keshtu nuk shkon me ... shkoi Jonuzi erdh Domuzi.... Eh qe me vjen inat kur maqedonasit arsyetohen para te huajve, ja ne jemi shume mire, dime edhe te mbajme zgjedhje demokratike, por ama keto shqiptaret...
    Po athua valle mund ta perbine kafshaten e thelle qe u ka ngel ne fyt PDSHse dhe BDIse dhe te behen nje e tja kthjen grushtin ketij shteti qe na e ven sterkembezen ore e cast sahere qe i jepet mundesia
    O me jepni nje hap per koken (bile edhe me afat te skaduar) se mbarova

  7. #7
    i lajmerohet nje studente Fadil Sulejmanit ne mob, Profesor cka behet do mbahet provimi sot , e Prof, ia kthen provimi do mbahet ne daten 23 qe e kam vendosur aty , po mire Profesor i thote studenti SOT eshte data 23 . hahaha

Tema tė Ngjashme

  1. Pak ndihmė pėr mua?!
    Nga Ribery nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 18:00
  2. KUR'ANI nė gjuhėn shqipe
    Nga RaPSouL nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 08:29
  3. Bastisje nė shtėpinė e ish-ushtarit tė UĒK-sė !!!!!
    Nga Faik nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 26-02-2009, 17:27
  4. Lajmet nga Superliga 2006/2007
    Nga OO7 nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 1035
    Postimi i Fundit: 26-08-2007, 16:39
  5. Tentativa otomane per pushtimin e Vienes
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-09-2003, 17:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •