Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    E dua letėrsinė
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Postime
    29

    Krijimet e Riselas

    nje gershet i rende ,zbret tatepjeten
    e nje kurrizi te kthyer nga hija
    lebra e buzeve te nje te kerrusuri
    qan ne dyshemene e gervishtur
    nga hapat e nje te cmenduri
    fijet e flokeve ne ikje
    vajtojne me piskamen e nje shamie
    te bardhe ne perendimin
    e syve qe i mbeshtjell
    nje mjegull e rene
    ne mengjesin e nje dritareje te vjeter



    ju pershendet RISELA

  2. #2
    E dua letėrsinė
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Postime
    29

    Arratisja e nje loti

    NJe vjeshte ....
    nje sy qe nxjerr ylber te venitur.........
    ca fije flokesh qe bien nga trupi i nje violine te cakorduar........
    nje hap qe rend
    nje fryme qe nxjerr nje i kollitur .........diku ne nje qoshe te djegur
    ca ...........nje .........
    asgje ,shume ,pse jo
    tere heshtja e nje rrjedhje uji
    ja ............
    vershon nga kufoma e nje hijeje
    qe nxjerr driten e tij
    permes fluskimit te nje shpirti te dehur nga arratisja ............

  3. #3
    E dua letėrsinė
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Postime
    29

    Arome e larget

    Me kollitesh para nje dritareje te veshur me petkun e nje lageshtie te sfilitur;kthen koken papritur........pse me shikon?
    mos valle gishterinjte e duarve te tua kerkojne amshim ne lotet e mi?........,ndjej nje keputje ,nje dritherime ,nje hap kalerues te nje kaloresi pa petkun e arte ;veshtroj lageshtine e kollitjes sate qe bie furishem ne nje dysheme te zbutur me balten e shpirtit tim,
    pres nje agim qe venitet pa dale akoma,pres nje grimce qe me gezon me ndrojtjen e nje te verbuari
    afroj fytyren time ne nje oborr pa peme,mbeshtes lagunen e syve te mi ne nje fushe pa gjelberim,...................,te kerkoj ca pika lot te me mbulojne rrobat qe jane thare nga nje pritje e hapit qe sbehet kurre,.........
    me duket se po ngrij,..........ngre syte nga nje hene qe me veshtron me syte e nje femije lakmues,
    e pyes ?
    KU DUHET MBESHTETUR NJE LOT I HUMBUR ?........
    KU MUND TE GJEJE PREHJE NJE SHPIRT I KTHYER NGA MEKATI I DASHURISE NE VEGIM?............
    por ..........asgje ,vetem ndjej hapin e nje rruge qe ska te sosur ne qelizat e nje trupi qe mbijeton per nje dashuri te lagur me syte e nje te verbuari nga zjarri i kohes se amshuar..................................

    ju pershendes me kete tekst te bukur une RISELA

  4. #4
    E dua letėrsinė
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Postime
    29

    gjethe e gjymtuar ne ngjyre

    Veshtroja e heshtur hapat e mi ;qe rendnin ne nje rruge te veshur me vjeshten e lagur te nje pinguini ne shkretetire..........
    ------------- Hidhja kembet mes atij pluhuri
    zgjasja gishterinjte per te depertuar jashte kutise se nje permase te gjithanshme
    me vinte nga pas nje zhurme e nje gjetheje te zverdhur
    pse ?.................
    PSE ndjek kete trishtim pervelues te nje kemishe te lare me deboren qe se mbuloi kurre?
    pusho ......... se hapat do tingellijne me gjurmet e nje kalerimi ne diellin qe perendon
    mendo per ngjyren tende,se nje venitje e ka mbuluar?
    Por befas kjo gjysme-gjethe e kthyer me shpinen e nje te kerrusuri me flet ngarueshem;
    Pse ke frike nga ngjyra ime e trishtimit, e gezimit ,e henes shiut........... pse ?
    ME ler te te ndjek te lutem ,edhe pse vjeshta nene me dhuroi kete ngjyrosje.........
    e tashme hapi mbyll zerin cjerres ne perendim ;dhe e mer deshmine e fatit te tij ngadale ,por me nje ngjyrosje perenduese



    te tere ata qe do lexojne kete pjese te mendojne kete gje
    ne si qenie njerezore vuajme ;ecim ,jetojme ne tere drejtimet e jetes me nje vjeshte qe ngjyros gjethet e shpirtit tone
    ju pershendes te gjitheve RISELA

  5. #5
    E dua letėrsinė
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Postime
    29

    Ikje Ne Harrim

    mbeshtetur ne nje dege te sapothare nga fundi i nje vjeshte,rri e sodit bukurine qe koha ka endur ne trumcakun e shpirtrave te etur per erresire.............
    koka jote mbeshtjell ne vorbullen e thatesires nje peme pa gjethe,nje trung pa rrenje,,,,,,,,,,,,,,
    thua se kembet e nje te verbuari e kane shpure ne nje pellg me uje te turbulluar nga klithmat e zerave ne heshtje,,,,,,,,
    e ashtu i lare me pelhuren e nje te gjakosuri ne vite,endesh mes nje kafke-njeri
    nje goje qe nxjerr ne nje rresht te mbijetuarish pluhurosjen e dhembeve ne dite -pa -kohe ne vetvete..............,,,,,,,,e keshtu me nje varg sfilitjesh endesh o populli im ne djepin e drunjte te rrethuar me brezin e kulturave te imagjinuara ne mbijetesen e shpirtrave ,,,,,,,,,
    nje femije ne qoshe te rruges lajmeron kujen e nje kukuvajke ne naten me hene ne vazhdimesi
    ca duar qe tashme kane mbeshtjelle mykun e kohes kercenojne te tjerat qe ngrihen mbi kete myk,ca trupa te mjere qe kerkojne paqe ne driten e syve te nje te verbuari ikin tashme duke lene pas vetes nje klithme
    nje klithme te nje kombi qe po cjerr fytyren e tij ne qiejt e gjakosur ,te nje hene qe ndricon gjysme-gjysme kafka pa emer..............................
    diku ..........larg ne shkembinjte e ngritur mbi kengen e nje zogu,-te plagosur
    thur .........paqen dhe heshtjen nje ere-dritheruese
    diku ..........ne gishterinjte e lyer me pluhurin e harreses
    thur..........gazin nje femije i lyer me amonjakun e deshirave te hirezuara nga fantazmat ne shekuj.........................
    e ti .........e une............... e ne
    ne.................e ti.................
    e ky femije vazhdojme te kendojme kengen e nje shpirti qe akoma seshte ndricuar nga gjysme-hena,,,,,,,,
    por ecen ne prizmin e nje rrezatimi ne ikje







    JU pershendes me kete tekst qe une RISELA
    e krijova me frymen e shpirtit -tim krijues ne kete
    nate -dimri

    ne kete tekst jam une ,jeni ju te gjithe,eshte populli im shqiptar qe akoma vazhdon ecjen e tij ne nje rruge te veshtire

  6. #6
    E dua letėrsinė
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Postime
    29

    Krijimet e Riselas

    Zgjas nje hap ngjitur nje muri te shembur
    dy letra te gervishtura parathene fatin e nje te cmendure
    hijet e degeve te nje gemushe rindezin hirin e pergjumur
    me gjurme -te nje kali ne trembje...............

    po hapi valle cben?
    Nuk ka deshire te ece ne kete lageshti,
    apo mos guret e shkermoqur e penguan te thithe ajrin
    ndoshta po..........,ndoshta jo..................ose mbase hapi qe teper i shkurter

    tani ,kercas dhembet,shtrij duart ne kete myk
    bej te hedh hapin tjeter
    dhe humbja me perpelit ne vesh
    shiko ne gishterinjte e tu te pershtjelluar
    dy korniza te thurura me nje dru te eger
    i fshij nga vesa e nje pluhuri ne ikje
    perpiqem ti ngushelloj per ate humbje ngjyre
    e ata me shikojne me sy -erresire
    me prekin syte e shembjes se mureve
    ah,ndoshta kane te drejte...........aty duhen varur
    qe te jene feneret e nje kalimtari tjeter




    CA vargje te thjeshta por qe mbartin brenda kornizen e nje njeriu
    ju pershendes te gjitheve

  7. #7
    E dua letėrsinė
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Postime
    29

    Gėrsheti nė diell

    NE nje dite shiu ,vrapova te mbledh nje tingull
    brodha cdo cep ,
    kapa me thonjet e nje luaneshe myshqe pa fund
    loza me guacken e forte te kermijve ne kengen e tyre
    thava cdo gjethe te lagur poshte kembeve te mia
    po shiu spati kurre meshire per mua
    binte si kove e furishme mbi trupin tim
    e une i mora ca pika ne duar
    desha ta trembja ,ti thoja se e urreja
    ti thoja te ndalonte ,qe tu jepte meshire te kenduarit te thate ketyre kermijve
    e godita aq fort me pellemben time;..........
    e ngrita siper ,drejt qiellit........henes;
    u thashe ....................
    ja ky eshte gjykatesi juaj tani
    por e kote ...........te tere qeshen me pellemben time
    e kthyen permbys ,e copetuan me lageshtine e pafund
    qe binte furishem mbi te.............
    e kenduan ............ e thane me ne fund
    me formen e nje gersheti ne perthyerjen e vaket te nje dielli ne perendim

  8. #8
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Krijimet e tua me lene nje mbrese te perafert sikurse sapo kam lexuar nga Bodler, megjithese ne kompozicion jane goxha larg njera tjetres. Me pelqen ideja dhe fryma realiste apo melankolike qe pershkron krijimet e tua !
    Nje kritike miqesore nese mundem, perpiqu te shmangesh perseritjen e tepruar te disa fjaleve konkrete sic mund te jete kolla, gersheti, loti apo shiu.
    Respekte !

Tema tė Ngjashme

  1. Krijimet e mia
    Nga EDIVLORA nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 27-05-2007, 15:02
  2. Krijimet e mia nė gjuhė tė huaj
    Nga Darzana nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 14-02-2007, 22:49
  3. Krijimet e mija
    Nga invisible girl nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 19-11-2004, 21:57
  4. Krijimet letrare nė forumin shqiptar
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 09-10-2003, 11:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •