Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Gjellët e ftohta - peshk,mëlçi e më shumë...

    Gjellë të ftohta. Gjellët e ftohta zakonisht përgati-
    ten në raste festash me peshk, mish e shpendë të shoqë-
    ruara me garnitura perimesh të ndryshme.



    Peshk i zier me majonezë e sallatë
    --------------------------------------------------------------------------------
    Peshku, që nuk ka shumë hala si p.sh. qefulli, le-
    vreku, korani, koceja me peshë jo më pak se 500 gr pas-
    trohet nga luspat e të brendshmet, lahet dhe vihet për
    tu zier. 1 hidhet ujë derisa të mbulohet dhe kur të marrë
    valë shtohen qepë (të pjekura mbi sobë), karota, rrënjë
    selino, majdanoz, disa kokrra piper dhe kripë. Lihet të
    ziejë rreth 20-25 minuta dhe pasfaj ftohet në lëngun e vet.

    Peshku i ftohur hiqet me kujdes, ndahet koka dhe
    bishti kurse pjesës tjetër i hiqet shtylla kumzore dhe
    lëkura, duke patur kujdes që tuli (filetoja) të mos thër-
    mohet. Ne një pjatancë vendoset sallatë pertmesh e për-
    zier, e rregulluar me majonezë, nga të dyja anët e salla-
    tës ose mbi të, vendosen filetat e peshkut. Peshku mbu-
    lohet me salcë majoneze dhe zbukurohet me .karota, me
    speca gogozhare, me feta limoni, ullmj, vezë të ziera me
    gjethe sallate jeshile dhe majdanoz. Mënyrat e zbukuri-
    mit janë të ndryshme dhe varen. nga dëshira e çdo amvi-
    se.

    Për 1 peshk 800-900 gr duhen sallatë e gatshme 1
    kg; majonezë për sallatën dhe peshkun 1 filxhan çaji,
    ullinj 1 filxhan çaji, limon 1 kokërr, karota për zbu-

    kurim 3-4 copë, gogozhare, jeshillëqe (sallatë e maj-
    danoz vezë 2-3; kokrra.


    Rosto viçi, derri ose dashi
    --------------------------------------------------------------------------------

    Rostoja e viçit, e derrit ose e dashit pasi të jetë
    ftohur pritet në feta të holla, në drejtim të kundërt të
    fijeve, vihet në pjatë në formë shkalle dhe zbukurohet
    me ullinj, kastraveca. turshi, me domate të prera në fe-
    ta, me rrepka të kuqe, qepë të njoma ose me ndonjë sa-
    llatë tjetër të stines. Mund të shoqërohet me salcë ma-
    joneze ose mustardë (salcë e përgatitur me sinap).

    Për 500 gr mish tul duhen

    yndyrë 3-4 lugë gjelle, karota, selino, qepë për pje-
    kje nga 1 kokërr sejcila, perime të stinës 1 kg, ma-
    jonezë 1/2 filxhan çaji.


    Turli mishi e ftohtë
    --------------------------------------------------------------------------------

    Për përgatitjen e kësaj gjelle merren 3-4 lloje mishra
    p.sh. rosto, sallam proshut dhe ndonjë copë pulë (zako-
    nish pjesa e bardhë).

    Në një pjatancë vendosen në rreshta copat e mishit
    dhe si garniturë jepen sallata të stinës si kastraveca,
    domate ose turshi. Gjella shoqërohet me salcë majoneze,
    ose mustardë.

    Për 500 gr mishra të ndryshëm duhen

    perime për gamiturë rreth 1 kg, vaj e uthull për
    perime 3-4 lugë, kripë, majdanoz për zbukurim.


    Tru të zier me majonezë
    --------------------------------------------------------------------------------
    Trutë vihen në ujë të ftohtë rreth 30 minuta që ti
    bymehet cipa dhe ti hiqet gjaku. Duke mbajtur duart në
    ujë pastrojmë cipën. Trutë e pastruar vendosen në ten-
    xhere dhe u hidhet ujë sa të mbulohen, uthull, kripë, pi-
    per e dafinë. Tenxherja vihet në zjarr të javashëm dhe
    lihet të zlejë rreth 20 minuta. Trutë e zier ftohen në
    lëngun e vet, kullohen, priten në feta, vendosen në pjatë,
    u vihet garniturë me patate, fcarota të prera në kubikë
    të vegjël si dhe bizele të ziera e të ftohura. Mbi trutë hi-
    dhet majonezë dhe majdanoz i grirë imët. Majoneza mund
    të jepet dhe në pjatë të vogel të veçantë.

    Për 500 gr. tru duhen

    patate 4-5 kokrra, karota 5-6 copë, bizele të njoma
    1 filxhan çaji, majonezë 1/2 filxhan çaji, u.thull 3-4
    lugë, kripë, piper, dafinë.


    Pjatë me mëlçi
    --------------------------------------------------------------------------------

    Mëlçitë shpëlahen, pastrohen nga cipa dhe damarët
    kryesorë, priten në copa dhe vendosen në tigan me yndyrë
    të nxehtë. Skuqen 2-3 minuta, pastaj shtohen 4-5 luge
    ujë, mbulohen me kapak dhe lihen për 5 mmuta. Në një
    enë tjetër skuqet qepa derisa të zverdhet, pastaj mëlçitë
    bashkë me qepët kalohen në makinën e mishit. Në purenë
    e formuar shtohet gjalpë i freskët, kaçkavall i grirë
    në rende, kripë, piper dhe të gjitha së bashku punohen
    mirë me lugë druri. Në qoftë se pureja është shumë e tra-
    shë hollohet me lëng mishi. Për këtë pjate mund të për-
    doren dhe mëlçi derri, .të cilat, kanë vlere ushqimore te
    njëllojtë me mëlçitë e tjera.

    Për 500 gr mëlçi duhen
    dhjamë derri ose vaj për skuqje 4-5 lugë gjelle, qe-
    pe 2-3 kokrra, gjalpë. 100 gr, kaçkavall 50 gr kripë,
    piper.

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Veshka ose bumbrekë te skuqur

    Fare thjeshte dhe shpejt, per ata qe i pelqejne veshkat: mjafton ti pastroni mire (megjithese ne pergjithesi kur i ble ne kuti ketu ne U.S. jane te para-pastruara gjithashtu). Me pas ndajini ne fela te vogla, vendosini ne tigan dhe lerini te fillojne te leshojne ate lengun e tyre vete ne zjarr fare te ngadalte (pasi shpesh per shkak te ngrirjes leshojne dhe tip uji qe e kane mbledhur). Mblidheni me luge dhe derdheni lengun dhe me pas hidhni vaj ulliri, piper te zi, kripe si dhe mund te shtoni ndonje ereze tjeter sipas deshires.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  3. #3
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Ti i ke gatuar ato aty ?
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  4. #4
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Pse, pe ndonje fije floku : ) Nq se po, jo nuk i kam gatuar une. Nq se te duken te mira, po!

  5. #5
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar më parë nga Fiori
    Pse, pe ndonje fije floku : ) Nq se po, jo nuk i kam gatuar une. Nq se te duken te mira, po!
    Po mi duken yammi. Une i preferoj shume veshkat. Me shume se melcite . (Keto sikur ma prishin gojen , sikur te shijojne pastaj te lene ate shijen qe me ben te mos i ha me )
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,262
    vdes per melci dhe plenc :P
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  7. #7
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    pinko qeke ftof tajare daje. mos ha mi molci ene veshka se gjith papasterit e kafshes njaty mblidhen. ha spinaq si popay hahahahah se duhet per qumshin e qunit
    no glove no love

  8. #8
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Tiko , ato lahen mire e mire dhe une i jap nje te zier (10 min ) para . Pastaj nuk i hame aq shpesh sa te na bejne dem. Duhet nderruar menu-ja se na merziten te njejtat ushqime perdite.

    Pale trute si jane , yammi .
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  9. #9
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Salmon i skuqur

    Te pergatisesh tavolinen me poshte duhen me pak se 30 min (Duke permbledhur ketu dhe 10 min qe salmoni qendroi ne uje te ngrohte sepse e kisha futur ne frigorifer dhe ishte disi i ngrire. Oh, dhe uji nuk duhet shume i nxehte qe te mos gatuhet salmoni : ) )

    Kjo lloj pergatitje eshte mjaft e mire per nje dreke per dy veta duke pare "eagles" ne tv per shembull. Salmonin gjithashtu do e rekomandoja te mos haej i skuqur pasi humbasin vlerat, plus ne fund duhet ti kullosh vajin. Ndersa nq se e fut ne nje tave ne furre per 5-10min behet me i shijshem. Por kjo varet nga shijet e njerzve pasi ka nga ata qe njoh une qe vetem te skuqur e hane...

    Perberesit nuk jane shume gjithashtu. Mjafton kripe, piper i zi, pak vaj, limon, sallate sipas pelqesesh, vere e mire dhe te tjerat i mbulon salmoni


    Ju befte mire!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fiori : 13-04-2011 më 14:25

  10. #10
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Mmmm... kisha neps per salmon gjithe veres. Edhe une e urrej te ulem perballe dashurorit... e dua o perbri o bjer e vdis, qe ne njeren dore te kap lugen kurse me tjetren te kap... ohu! :-D
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  11. #11
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Qofte me salcë

    Per 4-5 persona duhen:
    Mish 1 filxhan caji
    Qepe - 2 kokrra
    Therime buke - 75 gr (2 feta)
    Veze - 2 kokrra
    Kripe, piper, majdanoz
    Miell - 2 luge (per qoftet) - une nuk e perdor miellin dhe me duket se dalin si me mire keshtu
    Miell - 1 luge gjelle (per salcen)
    Vaj - 4-5 luge
    Domate 3-4 kokrra
    Salce 1 luge gjelle
    Hudhra 3-4 thelpinj
    Uthull 2 luge gjelle
    Uje 2 filxhan kafeje (per salcen)

    Pergatitja e qofteve
    Qoftet pergatiten zakonisht me mish lope, te perzier me mish derri; ne kete rast ato dalin me te buta dhe me te shijshme.
    Mishi pritet ne copa te vogla dhe grihet ne makine se bashku me qepen dhe hudhrat. Ne masen e mishit hidhet veze, kripe, piper i zi, majdanoz dhe buke bajate e zbutur me qumesht ose uje (ose perdorni therrime buke te gatshme). Masa perzihet mire, dhe ndahet ne qofte; cdo qofteje i jepet forma e rrumbullaket ose ovale, pastaj kalohen ne miell dhe skuqen ne tigan me yndyre nga te dyja anet. Duhet patur parasysh se qofteve gjate fergimit nuk u duhet hedhur shume yndyre.

    Pergatitja e Salces
    Ne tigan me yndyre kaurdisen qepe te grira holle. Kur qepa merr nje ngjyre si te kuqerremte shtohet miell, kaurdisen se bashku dhe pastaj shtohen domatet e qeruara e te grira holle. Kaurdisen edhe pak pastaj i shtohet uje, uthull, kripe, piper, flete dafine dhe hudhra te shtypura, dhe lihen derisa te marrin vale. Kjo mase i hidhet siper qofteve te shtruara ne tave dhe se bashku futen ne furre.
    Pasi hiqen nga furra ato vendosen ne pjata dhe mbulohen me salce e majdanoz te grire holle. Kjo gjelle mund te shoqerohet edhe me patate te skuqura, te ziera, pure patate dhe perime te tjera.

  12. #12
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Kam mbi një vit (puthuaj dy) që s'kam ngrënë mëlçi e sot seç më vajti mëndja E ka fajin orari i drekës më duket.

  13. #13
    Citim Postuar më parë nga Fiori Lexo Postimin
    Salmon i skuqur

    Te pergatisesh tavolinen me poshte duhen me pak se 30 min (Duke permbledhur ketu dhe 10 min qe salmoni qendroi ne uje te ngrohte sepse e kisha futur ne frigorifer dhe ishte disi i ngrire. Oh, dhe uji nuk duhet shume i nxehte qe te mos gatuhet salmoni : ) )

    Kjo lloj pergatitje eshte mjaft e mire per nje dreke per dy veta duke pare "eagles" ne tv per shembull. Salmonin gjithashtu do e rekomandoja te mos haej i skuqur pasi humbasin vlerat, plus ne fund duhet ti kullosh vajin. Ndersa nq se e fut ne nje tave ne furre per 5-10min behet me i shijshem. Por kjo varet nga shijet e njerzve pasi ka nga ata qe njoh une qe vetem te skuqur e hane...

    Perberesit nuk jane shume gjithashtu. Mjafton kripe, piper i zi, pak vaj, limon, sallate sipas pelqesesh, vere e mire dhe te tjerat i mbulon salmoni


    Ju befte mire!
    Salmoni lezetin e ka crudo,i tymosur ,shoqeruar me vere te bardhe.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Citim Postuar më parë nga l'amoureuse Lexo Postimin
    Salmoni lezetin e ka crudo,i tymosur ,shoqeruar me vere te bardhe.
    ose i gjalle fare ala sashimi, prere holle, me ginger e soy sauce anash (vete perdor limon ne vend te soy sauce). yum, yum, yum.
    ah sushi, dashuria ime e madhe e vogel.

Tema të Ngjashme

  1. Sallata juaj e preferuar? Receta e saj
    Nga Resto në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 06-05-2012, 14:19
  2. Cilat jane gjellet tipike shqiptare?
    Nga KACAKU në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 29-04-2007, 08:51
  3. Betejat e Ftohta Fetare ne Shqiperi
    Nga Korcar-L1 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2007, 16:39
  4. Gjellet e Shqiperise se Mesme
    Nga panama në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-12-2005, 11:54
  5. Ja dhe nje Elbasanlli qe jeton ne vendet e ftohta
    Nga julian72 në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 27-02-2003, 21:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •