Gjellë të ftohta. Gjellët e ftohta zakonisht përgati-
ten në raste festash me peshk, mish e shpendë të shoqë-
ruara me garnitura perimesh të ndryshme.
Peshk i zier me majonezë e sallatë
--------------------------------------------------------------------------------
Peshku, që nuk ka shumë hala si p.sh. qefulli, le-
vreku, korani, koceja me peshë jo më pak se 500 gr pas-
trohet nga luspat e të brendshmet, lahet dhe vihet për
tu zier. 1 hidhet ujë derisa të mbulohet dhe kur të marrë
valë shtohen qepë (të pjekura mbi sobë), karota, rrënjë
selino, majdanoz, disa kokrra piper dhe kripë. Lihet të
ziejë rreth 20-25 minuta dhe pasfaj ftohet në lëngun e vet.
Peshku i ftohur hiqet me kujdes, ndahet koka dhe
bishti kurse pjesës tjetër i hiqet shtylla kumzore dhe
lëkura, duke patur kujdes që tuli (filetoja) të mos thër-
mohet. Ne një pjatancë vendoset sallatë pertmesh e për-
zier, e rregulluar me majonezë, nga të dyja anët e salla-
tës ose mbi të, vendosen filetat e peshkut. Peshku mbu-
lohet me salcë majoneze dhe zbukurohet me .karota, me
speca gogozhare, me feta limoni, ullmj, vezë të ziera me
gjethe sallate jeshile dhe majdanoz. Mënyrat e zbukuri-
mit janë të ndryshme dhe varen. nga dëshira e çdo amvi-
se.
Për 1 peshk 800-900 gr duhen sallatë e gatshme 1
kg; majonezë për sallatën dhe peshkun 1 filxhan çaji,
ullinj 1 filxhan çaji, limon 1 kokërr, karota për zbu-
kurim 3-4 copë, gogozhare, jeshillëqe (sallatë e maj-
danoz vezë 2-3; kokrra.
Rosto viçi, derri ose dashi
--------------------------------------------------------------------------------
Rostoja e viçit, e derrit ose e dashit pasi të jetë
ftohur pritet në feta të holla, në drejtim të kundërt të
fijeve, vihet në pjatë në formë shkalle dhe zbukurohet
me ullinj, kastraveca. turshi, me domate të prera në fe-
ta, me rrepka të kuqe, qepë të njoma ose me ndonjë sa-
llatë tjetër të stines. Mund të shoqërohet me salcë ma-
joneze ose mustardë (salcë e përgatitur me sinap).
Për 500 gr mish tul duhen
yndyrë 3-4 lugë gjelle, karota, selino, qepë për pje-
kje nga 1 kokërr sejcila, perime të stinës 1 kg, ma-
jonezë 1/2 filxhan çaji.
Turli mishi e ftohtë
--------------------------------------------------------------------------------
Për përgatitjen e kësaj gjelle merren 3-4 lloje mishra
p.sh. rosto, sallam proshut dhe ndonjë copë pulë (zako-
nish pjesa e bardhë).
Në një pjatancë vendosen në rreshta copat e mishit
dhe si garniturë jepen sallata të stinës si kastraveca,
domate ose turshi. Gjella shoqërohet me salcë majoneze,
ose mustardë.
Për 500 gr mishra të ndryshëm duhen
perime për gamiturë rreth 1 kg, vaj e uthull për
perime 3-4 lugë, kripë, majdanoz për zbukurim.
Tru të zier me majonezë
--------------------------------------------------------------------------------
Trutë vihen në ujë të ftohtë rreth 30 minuta që ti
bymehet cipa dhe ti hiqet gjaku. Duke mbajtur duart në
ujë pastrojmë cipën. Trutë e pastruar vendosen në ten-
xhere dhe u hidhet ujë sa të mbulohen, uthull, kripë, pi-
per e dafinë. Tenxherja vihet në zjarr të javashëm dhe
lihet të zlejë rreth 20 minuta. Trutë e zier ftohen në
lëngun e vet, kullohen, priten në feta, vendosen në pjatë,
u vihet garniturë me patate, fcarota të prera në kubikë
të vegjël si dhe bizele të ziera e të ftohura. Mbi trutë hi-
dhet majonezë dhe majdanoz i grirë imët. Majoneza mund
të jepet dhe në pjatë të vogel të veçantë.
Për 500 gr. tru duhen
patate 4-5 kokrra, karota 5-6 copë, bizele të njoma
1 filxhan çaji, majonezë 1/2 filxhan çaji, u.thull 3-4
lugë, kripë, piper, dafinë.
Pjatë me mëlçi
--------------------------------------------------------------------------------
Mëlçitë shpëlahen, pastrohen nga cipa dhe damarët
kryesorë, priten në copa dhe vendosen në tigan me yndyrë
të nxehtë. Skuqen 2-3 minuta, pastaj shtohen 4-5 luge
ujë, mbulohen me kapak dhe lihen për 5 mmuta. Në një
enë tjetër skuqet qepa derisa të zverdhet, pastaj mëlçitë
bashkë me qepët kalohen në makinën e mishit. Në purenë
e formuar shtohet gjalpë i freskët, kaçkavall i grirë
në rende, kripë, piper dhe të gjitha së bashku punohen
mirë me lugë druri. Në qoftë se pureja është shumë e tra-
shë hollohet me lëng mishi. Për këtë pjate mund të për-
doren dhe mëlçi derri, .të cilat, kanë vlere ushqimore te
njëllojtë me mëlçitë e tjera.
Për 500 gr mëlçi duhen
dhjamë derri ose vaj për skuqje 4-5 lugë gjelle, qe-
pe 2-3 kokrra, gjalpë. 100 gr, kaçkavall 50 gr kripë,
piper.
Krijoni Kontakt