Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834

    Mikaeli nuk ka hequr ende dore nga titulli!

    Damon Hill: Mikaeli nuk ka hequr ende dore nga titulli!
    11 Tetor “Ai do te shkoje ne garen e fundit duke u perpjekur te gjeje nje menyre per te fituar dhe per te mos e lejuar Alonson te fitoje pike”


    Mikael Shumakeri do te shkoje ne garen e fundit te sezonit duke besuar se do t’ia rrembeje titullin spanjollit te Renose, Fernando Alonso, te pakten keshtu mendon Damon Hill. Gjerman, qe per t’u shpallur kampioni tashme duhet te fitoje ne 22 tetor ne Brazil me Alonson qe nuk duhet te fitoje asnje pike, i quajti shpresat e tij si te mbaruara te dielen pas gares se Japonise, por Hill u shpreh: “Mikaeli u shpreh se nuk po mendon me per kampionatin. Por, per mendimin tim, kjo eshte nje perralle. Ai nuk dorezohet kurre. Une do te mbaja gjithnje te veshur mburojen time nese dote isha Alonso, sepse Mikaeli nuk do te dorezohet deri ne metrin e fundit te gares se Interlagosit”. Ne nje interviste me “BBC Sport”, Hill u shpreh me tej se Shumakeri do te eksploroje cdo menyre te mundshme per te fituar titullin. “Asnjehere nuk duhet ta quash te mbaruar Shumin. Asgje nuk quhet e mbaruar derisa matematika ta thote kete”, u shpreh 46 vjecari, ish rival i ashper i Shumakerit ne vitet _90. “Ai do te shkoje ne garen e fundit duke menduar: “Si t’ia bej per te fituar garen dhe qe Alonso te mos fitoje asnje pike?” Keshtu do te perballet Mikaeli me Interlagosin. Perndryshe, ai nuk do te quhej Mikael Shumaker”. Edhe strategu i Renose, Pat Simonds, ishte dakord me idene e britanikut, duke u shprehur: “Jam i sigurt se Mikaeli do te garoje shume fort si gjithnje. Ndoshta ka deklaruar se nuk ka shume shanse, por titulli eshte ende i mundshem nga ana matematike per te”. Dhe Simonds shtoi me pas se thyerja e motorit te gjermanit, nuk lejoi qe gara te sillte betejen emocionuese ne piste mes dy protagonisteve kryesore te sezonit. “Fernando po e kapte Mikaelin pas ndaleses se pare”, perfundoi ai, “dhe kjo po e conte garen ne nj` duel emocionues dhe pse me nivelin e barabarte te makinave parakalimi ne Suzuka do te kishte qene i veshtire”.

  2. #2
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Shumaker: Jeta ka edhe trishtime!
    10 Tetor Cmimin e Madh te Japonise Mikael Shumakeri e nisi si favoriti kryesor, por pas 37 xhirosh endrra e tij nuk u realizua. Motori i Ferrarit te shtate here kampionit te botes nxori tym gjate gares, gje qe e detyroi gjermanin te terhiqej me vetedije nga pista. Kampioni ka shprehur arsyet pse Formula 1 eshte e bukur per te, edhe pas disfates qe i ndodhi.


    Mikael, si e perjetuat xhiron e 37 te?

    Jo me ndryshe sesa njerezit qe me shikonin nga televizori. Motori nuk po funksiononte dhe nisi te nxirrte sasi te medha tymi.

    Cfare kishit ne mendje ne ato caste?

    Ne fakt, ishte nje llogari shume e qarte dhe e thjeshte ajo qe mendova menjehere pas asaj qe ndodhi, pra, largimi nga pista, dhjete pike te humbura, ne parim, kampionati ka marre fund.

    Cili ishte reagimi i pare pasi u larguat nga pista?

    Ne radhe te pare isha shume i zhgenjyer, por nga ana tjeter e kisha shume te qarte se cfare kishte ndodhur dhe cilat ishin pasojash qe mund te sillte kjo avari.

    A ishte kjo terheqja me e hidhur ne te gjithe karrieren tuaj?

    Jo, sigurisht qe jo. Ne gjate ketij sezoni beme qe per nje cast te gjithe te mendonin se do te fitonim kampionatin. Prandaj, ne njefare menyre, duhet te jemi krenare per gjithcka qe kemi bere e per gjithcka qe kemi arritur gjate gjithe vitit. Ndonese nuk ka me asnje mundesi qe une te fitoj kampionatin, ka akoma shume shpresa per te triumfuar ne ate te skuadrave. Jam i bindur se aty ka disa mundesi per te permiresuar gjithcka ne favorin tone.

    Te gjithe ju njohin si nje person qe nuk dorezoheni asnjehere. A shprehet edhe ju te njejten gje kur u dhate doren mekanikeve te skuadres?

    Jo, nuk ishte kjo arsyeja. Dhe per te qene sa me i sinqerte, nuk kam me asnje shprese te kampionati. Ne te gjithe e dime se Fernandos i duhet sikur edhe vetem nje pike. Keshtu, ne Brazil ai mund te garoje njelloj si te jete duke bere nje shetitje. Pas difates qe pata, nuk kam se si te kem shpresa tej fitorja. Kam qene dhe jam realist. Prandaj, ne Brazil do te shkojme per te dhene me te miren ne favor te kampionatit ne skuadrave, sepse atje kemi ende shprese. Te shohim!

    Ne fakt, askush nuk e kishte menduar qe Fernando Alonso do te fitonte ne Japoni dhe ju te humbisnit. Ne Formula 1 mund te ndodhe gjithcka...

    Arsyeja per kete eshte terheqja ime, sepse deri ne ato caste ishim shume mire. Ne castet kur duhet te ishim me te shpejte, ishim vertet t` tille. Pa problemin tim, gara do te kishte shkuar shume mire.

    Sa kohe do t’ju duhet per ta “gelltitur” ate qe ndodhi?

    E kam “gelltitur” tashme. Une e di se nuk ka me asnje mundesi per mua. Gjate ketij viti kam dhene maksimumin tim. Se bashku me skuadren arritem shume, jam shume krenar dhe i kenaqur per kete. Nuk do te permbyset bota meqe nuk fituam ketu.

    Deri ne garen e Kines ju rikuperuat diferencen e 25 pikeve, a ju ngushellon kjo ne kete situate kaq te ngarkuar?

    Ne njefare menyre, po.

    Bashke me motorin, edhe endrrat tuaja iken me tymin?

    Ashtu sic e thashe, ka ende mundesi ne kampionatin e konstruktoreve. Atje na duhet te kemi pak me shume fat.

    Nje terheqje nga pista, ashtu si e juaja, eshte pjese e emocioneve te Formula 1, ashtu sic edhe jane fitoret e medha. A jane keto caste ato qe ju bejne ta doni kete sport, e here te tjera ta urreni ate?

    E them me sinqeritet dhe me bindje te plote se Formula 1 nuk e urrej kurrsesi, sepse e gjithe situata ne piste eshte nje gare, asgje me shume. Atje te gjithe japin maksimumin, luajne cdo gur, per me teper, ne piste ka karaktere te ndryshme, te cilet pilotojne makina te ndryshme. Eshte mese normale te ndodhin probleme. Nuk kam asnje problem me largimin tim, perkundrazi, ne kete rast nuk kisha pse te derdhja lote te hidhur. Arsyeja e vetme eshte se ne garat e fundit u permiresuam shume. Deri ne castin e largimit nga pista ne kryesonim nje gare te bukur, gjithcka qe beme ishte e rregullt. Keshtu pra, jam shume i kenaqur, ne fund te fundit, jeta vete perbehet nga caste te bukura e caste trishtimi. Jane keto caste qe e bejne ate me interesante. Po keshtu do te shprehesha edhe per karrieren time ne Formula 1. Sa e merzitshme do te kishte qene jeta apo Formula 1 po te ishte vetem e bukur? Me siguri qe asnjeri prej nesh nuk do te ishte i kenaqur me te. Eshte shume e thjeshte per ta kuptuar.

    Por shanse teorike ka ende. Si e parashikoni te jete koha deri ne garen e Brazilit?

    Se pari, do te shkoj ne shtepi.

  3. #3
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Montexemolo: Lufte deri ne fund!
    10 Tetor “Kampionati yne mbaron ne metrin e fundit te Cmimit te Madh te Brazilit. Forca, Ferrari!”


    Presidenti i Ferrarit, Luka di Montexemolo, ka refuzuar te dorezohet ne te dy betejat e titujve te ketij sezoni ne F.1, edhe pse ngjarjet e Japonise duket se e kane kthyer situaten ne favor te Renose dhe Fernando Alonsos. Thyerja e motorit te Mikael Shumakerit ne garen e Japonise terheqja e pare e gjermanit per nje defekt ne motor qe prej gjashte sezonesh ka lejuar Alonson te marre nje avantazh prej 10 pikesh kur duhet vetem nje gare nga perfundimi, dhe ka bere qe Renoja te jete tani 9 pike para Ferrarit ne renditjen e ekipeve, por Montexemolo insiston se dueli do te vazhdoje edhe ne Brazil. “Ferrari di si te pranoje humbjet, ashu sic di te festoje fitoret, dhe jane dite te tilla, qe na japin edhe me shume vendosmeri per te ardhmen”, u shpreh presidenti te henen. “Kampionati yne mbaron ne metrin e fundit te Cmimit te Madh te Brazilit. Forca, Ferrari!” Por me gjithe diskutimin e luftes, Montexemolo foli edhe per ngjarjet e ndodhura ne Suzuka. “Ne fillim te sezonit thashe se doja qe Ferrari te ishte protagoniste”, theksoi ai me tej. “Dhe jam shume krenar per menyren e pabesueshme se si kemi reduktuar disavantazhin gjate muajve te fundit, me sakrifica nga te gjithe pjesetaret dhe partneret tane. Fatkeqesisht, te dielen kjo perpjekje u ndal, gje qe na penalizoi thellesisht. Me vjen shume keq per ate qe ndodhi disa xhiro para perfundimit, kur Mikaeli dukej qarte se po shkonte drejt fitores. Me vjen keq edhe per Mikaelin qe, serish, zhvilloi nje gare fantastike, duke treguar se ai jo vetem qe eshte me i miri, por eshte edhe nje person i jashtezakonshem”.

  4. #4
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Todt: Tani nuk ka kuptim te qajme!

    10 Tetor Ferrari nje dite me pas. Ose me sakte, nje skuader qe do te shohe pertej germadhave te Suzukes dhe tymit te nje motori qe u thye 16 xhiro para perfundimit. Pas hidherimit te paevitueshem te se dieles, fjalekalimi i ri eshte te mos qajme mbi te kaluaren. Dje atmosfera ne Skuderine e Maranelos ishte sidomos reflektuese: mbi shkaqet e thyerjes, qe ende nuk jane zbardhur, dhe mbi perspektiven e gares se fundit te sezonit, ate te Brazilit pas dy javesh. Dje ne mengjes teksa gjithcka futej ne kontenieret e kampioneve, me kujdesin me te madh, se bashku me motorin fatkeq Suzuka ishte bere pjese e historise: nje faqje me pak e ndritur, por qe sherben per te shijuar edhe me shume triumfet e shumte te se kaluares. Ajo e se dieles ishte terheqja e pare per kampionin gjerman pas 6 vitesh dhe 11 grash (e fundit ne Magni Kurs ne garen e Frances ne 2 korrik 2000, kur Alonso nuk kishte debutuar ende ne Formula 1) e keshtu, drejtori i pergjithshem Zhan Todt nuk hezitoi te shprehte fjale te mira per te mbajtur sa me te larte moralin e skuadres, me fjale krenare dhe inkurajuese, sepse tani e rendesishme eshte te perqendrohesh ne garen e Brazilit, si dhe ne kampionatin e ekipeve. Todt pranoi se nuk ishte ende e mundur te kuptoje se cfare ndodhi, pasi vetem analizat e detajuara te thyerjes mekanike mund te zbardhin defektin. “Zhgenjimet”, u shpreh franceze, “hidhen pas shpine si tretjet e keqija dhe me kalimin e kohes edhe ngjarja e Suzukes do te harrohet”. Por francezi pranon se nje zhgenjim te tille nuk e kishte ndier qe ne garen e Herezit ne 1997 n, kur Shumi humbi titullin pasi perplasi Villnevin me Uilliams. Por Zhan mohon faktins e Ferrari e kishte konsumuar shume motorin e Shumit, sidomos ne garen e Kines. “Jane makine qe provohen per shume me teper kilometra se ato te dy fundjavave te garave”, perfundoi Todt.

    Ps: Materialet jane mera nga Sport Ekspres.

  5. #5
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    E dini cka ka thene nje reporter i DSF kanalit me te madh per sport i gjermanise po citoj ``Michael Schumacher Kann Nur Ein Sportliches Wunder Helfen Um Zum Achten Mal Meister Zu Werden`` qe do te thote :``Michael Schumacher mund ti ndihmoj vetem nje mrekulli sportive qe te behet per te teten here kampion bote` - keshtu qe shancet e schumit jan gati 0,00 !!!

  6. #6
    Mrekullia eshte qe te dali i pari ne gare ndersa Alonso ose te perplaset ose ti digjet motorri Si 7 si 8 tituj Shumi mbetet i paarritshem.

  7. #7
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    mrekullite ndodhin




    ja dhe nje manual perpjekjesh





    Prektora

  8. #8
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    LoooooooooL darwin e di qe ndodhin por edhe une jam i mendimit tend se schumi eshte i paaritshem dhe pike................

  9. #9
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Si Shumi s'ma mer mendja te dale dhe nje i dyte,gjithsesi te shofim perfundimin e ketij kampionati qe po ta fitoje do jete mbyllja me e mire qe mund te beje nje kampion si Michael Shumacker.

  10. #10
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Shumaker, tani duhet nje mrekulli!

    14 Tetor Gjermani duhet te fitoje, me shpresen se Alonso nuk do te marre asnje pike; veshtire, sepse morali i Ferrarit eshte i ulet, por Interlagosi ofron surpriza
    I heqim kapelen. Rralle eshte pare nje pilot qe thyen motorin, duke humbur nje boteror te ndjekur prej kohesh, dhe sapo mberriti ne bokse pershendeti mekaniket dhe tekniket e skuadres se tij. Nese ajo e Mikael Shumakerit u duk nje terheqje e hershme nga Formula 1, duhet th`ne se ishte e mbushur me klas. “Beme nje mrekulli”, kishte shpjeguar gjermani pas gares se pabesueshme ne Kine. Pas nje jave do t’i duhet nje tjeter, por nga ato te medhate. Nga fundi i kampionatit mbetet vetem Cmimi i Madh i Brazilit, ne pisten e Interlagosit, ne 22 tetor. Dhe shtate here kampioni i botes nga Kerpeni gjendet 10 pike pas Fernando Alonsos. E perkthyer ne matematike: spanjollit te Renose i mjafton nje vend i tete, ne rast se Shumi do ta fitonte garen, per te fituar boterorin. I vetmi faktor pozitiv, per Ferrarin, vjen pikerisht nga pista e Sao Paulos. Nje piste aspak e lehte, me kushte shpesh ekstreme si asfalt (pra per sjelljen e gomave) dhe si mot. Por, nga ana tjeter, morali i Skuderise se Maranelos eshte shume i ulet. Mikaeli nuk thyente nje motor qe nga gara e Frances ne vitin 2000. Dhe ndodhi tamam ne castin me te keq. Per me teper, ne Suzuka mungoi edhe Felipe Masa, qe kur Mikaeli doli nga gara ishte shume larg per t’i rrembyer ndonje pike Alonsos. Pra duhet nje mrekulli dhe shume fat.

  11. #11
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Valvula e mallkuar mbylli endrren!

    14 Tetor Sipas lajmeve te gazetes gjermane “Bild”, ka qene nje valvul e aspirimit qe ka shkaktuar thyerjen e motorit te Shumit ne Suzuka si dhe terheqjen e tij
    Dhe Mikael Shumakeri e humbi boterorin per nje valvul. Per nje valvul banale te aspirimit. Pas mijera supozimeve per persene e “krrakut” te Suzukes, te asaj Ferrari qe fshihet papritmas ne nje tymnaje te bardhe dhe i jep driteqn jeshile Alonsos, duket se tekniket e Maranelos kane gjetur me ne fund “fajtorin” e vertete, prishjen e nje valvule te asprimit te makines. Fillimisht gazeta gjermane “Bild” e kishte vene gishtin mbi nje piston. Tani po del ne pah e verteta zyrtare. Por qe e ndryshon shume pak thelbin: vetem nje gare nga perfundimi i sezonit, Alonso ka 10 pike avantazh ndaj Shumakerit, dhe pervec ndonje mrekullie, titulli i piloteve eshte virtualisht i vendosur dhe njekohesisht ai i konstruktoreve duket se po i shkon Renose. Ferrarit pra nuk i mbetet vecse te “qahet” per kete incident te vogel, por jetik. Qe nuk do te ndryshoje konfigurimin e teresishem te makines ne Interlagos. Do te ishte e kote te beje eksperimente vetem nje gare para perfundimit. Per me teper incidenti i Suzukes u shkaktua nga prishja e nje materiali te vetem, jo nga nje problem kompleks i makines. Dhe, sidoqofte, Ferrari vazhdon te jete kompetitive, me Shumakerin dhe Badoerin qe kane dhene kohe te mira ne testimet e Herezit ne Spanje, por qe tani duhet te rikuperoje nje situate te veshtire.

  12. #12
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Reno: Shumi nuk perplas njeri!
    14 Tetor


    Mikael Shumakeri eshte konsideruar gjithnje nje pilot grintoz, nganjehere i quajtur edhe “mbi rreshta”. Alonso, ne krize te plote nervash per rikuperimit e gjermanit me te kuqe, e kishte quajtur “pilotin me te parregullt te historise se Formula 1”. Megjithese fjalet e spanjollit ishin absolutisht te ekzagjeruara, ne karrieren e mbushur te Shumit mund te gjenden edhe disa “njolla”, pak a shume te merzitshme. Boterori i pare i epokes se Mikaelit, aio i vitit 1994, u “njollos” menjehere nga manovra e mbushur me polemika, dhe shume dinake ne kapitullin e fundit te sezonit, ne Australi. Damon Hill del nga gara e Adelaides per shkak te nje prerje te rruges nga ana e gjermanit, atehere pilot i Benetonit, dhe Shumi siguron titullin boteror. Tre vjet me pas, kur Fenomeni ka shkuar tashme ne Maranelo, gjerat nuk skojne kaq mire: ne Herez, Zhak Villnev, i perplasur nga gjermani, mbetet ne piste, ndersa ferraristi del nga skena, duke humbur keshtu edhe shanset per titullin. Ndersa kete vit dueli me Alonsos shkoi deri ne garen e fundit, ate vendimtare, si ne Adelaide e Herez. Por Renoja nuk beson ne mundesine e perseritjes se ngjarjeve te viteve te kaluar. Sipas Denis Shevrier, shefi i sektorit te motoreve te skuadres franceze, njerezit e Briatores jane te qete. “Nuk do te ndodhe asgje anormale; nuk arrij as ta imagjinoj”, shprehet Shevrier. “Jam i sigurt se do te jete nje gare e ndershme dhe e paster, sidomos sepse Ferrari duhet te kerkoje te mberrije ne pike me te dyja makinat per te pasur ende ndonje shprese per titullin boteror te konstruktoreve”.

Tema tė Ngjashme

  1. Historia e Shqipėrisė
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-08-2004, 22:30
  2. Buletini javor nga Forumi Shqiptar
    Nga Fiori nė forumin Na bashkoi Albasoul
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-09-2003, 00:16
  3. Buletini javor nga Forumi Shqiptar
    Nga Fiori nė forumin Na bashkoi Albasoul
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 00:21
  4. Buletini javor nga Forumi Shqiptar
    Nga Albo nė forumin Na bashkoi Albasoul
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-06-2003, 09:43
  5. Buletini javor nga Forumi Shqiptar
    Nga Albo nė forumin Na bashkoi Albasoul
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-06-2003, 07:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •