Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Thomas Hopko: "Besimi Orthodhoks" (4 volume)

    DOKTRINA





    ADHURIMI





    SHKRIMI I SHENJTĖ







    SPIRITUALITETI







    Pėrktheu: Hirėsia e Tij, Mitropoliti i Korēės, Joan Pelushi
    Botoi: Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 10-10-2006 mė 01:15

  2. #2
    Po te duash, pjeses se pagezimit mund t'ia shtosh edhe kete:

    Pagėzimi

    Misteri i pagėzimit ėshtė njė nga shtatė misteret e Kishės sė Shenjtė Orthodhokse. Gjatė kėtij riti tė lashtė njė fėmijė i Zotit (i rritur, apo foshnjė) ndriēohet ose lind pėrsėri, por kėsaj here nė mėnyrė shiprtėrore nė Familjen e Krishtit. Gjithashtu, ai ėshtė larė mistikisht prej mėkatit dhe merr njė jetė tė re hiri. Pagėzimi ėshtė dorėzimi shpirtėror te Krishti, Drita e botės (Joani 1:9)

    Cdo pagėzim ėshtė njė besėlidhje, ėshtė njė dhiatė ndėrmjet Zotit dhe njeriut. Zoti premton tė jetė Ati ynė dhe ne premtojmė tė jemi bijtė e tij. Edhe nė tė kaluarėn Perendia ka bėrė Dhiatė me Noen, Abrahamin, Moisiun dhe me tė tjerė. Nėpėrmjet pagėzimit Zoti afrohet dhe dėshiron tė bėjė njė besėlidhje me ēdo person qė vjen nė botė. Pagėzimi kėrkon njė pėrgjigje personale nga i pagėzuari i rritur dhe nga foshnja, kur ai tė rritet. Ai nuk ėshtė njė ritual magjik, qė hap automatikisht dyert e qiellit. Pa njė pranim personal pagėzimi mbetet vetėm njė “formė”, njė rit pa kuptim. Hiri qė Perėndia dhuron gjatė misterit duhet ta gjejė tė hapur zemrėn e besimtarit, qė tė mund tė hyjė e tė japė fryte. E theksojmė pėrsėri, qė Hiri i Perėndisė nuk i bėn dhunė vullnetit tė lirė tė njeriut; varet nga ne ta pranojmė apo ta refuzojmė atė dhuratė. Si qenie tė lira, ne jemi tė pėrgjegjshėm pėr veprimet tona dhe pėr kėtė arsye ne do tė gjykohemi.

    Kisha Orthodhokse praktikon pagėzimin e foshnjave pa pritur moshėn e arsyetimit si njė shenjė tė dashurisė sė Perėndisė ndaj njeriut qysh prej lindjes sė tij. Etėrit e Kishės kėmbėngulin pėr pagėzimin e foshnjave. Shėn Grigor Teologu duke u drejtuar nėnave tė krishtera thotė: “A keni njė fėmijė? Mos i lini kohė dėmit tė rritet. Le tė shenjtėrohet ai qė nė foshnjėri dhe qysh nga fėmijėria t’i kushtohet Frymės. Apo mos i trembeni vulės nga shkaku i dobėsisė sė natyrės si ata zemėrdobėtit dhe besėpaket? Por Ana, madje edhe para se tė lindte Samueli, ia premtoi atė Zotit dhe menjėherė mbas lindjes e pėrkushtoi atė dhe e rriti pėr rrobėn e shenjtė, pa patur frikė nga dobėsia njerėzore, por duke besuar Perėndinė.” Tė pretendosh qė dikush duhet tė arrijė moshėn e pjekurisė dhe tė arsyetimit, dhe fillimisht tė besojė para se tė pagėzohet (siē arsyetojnė shumė grupe protestante), do tė thotė tė bėsh Hirin e Perėndisė, nė njė farė mėnyre, tė varur nga inteligjenca e njeriut. Kėtu duhet tė theksojmė qė nunėt kanė njė pėrgjegjėsi tė madhe para Perėndisė. Nunėsia nuk duhet tė merret me mendjelehtėsi. Cdo nun do pėrgjigjet para “gjykatores sė trembshme tė Krishtit” pėr humbjen e shpirtit tė tė pagėzuarit nga shkaku i indiferencės apo neglizhencės sė nunit.

    Shpjegimi i Misterit – Veprimet e shumta tė kryera gjatė misterit tė pagėzimit nė Kishėn Orthodhokse nuk janė forma tė zbrazura pa kuptim. Krishtėrimi ėshtė jetė. Cdo veprim nė misterin e pagėzimit shpreh se ēfarė po bėn aktualisht Krishti nėpėrmjet kėtij misteri.
    Shenja e Kryqit – Prifti bėn shenjėn e kryqit mbi trupin e atij qė po pagėzohet. Kjo pėrsėritet disa herė gjatė misterit. Kryqi ėshtė shenjė e fitores dhe qė u jep arratinė demonėve. Nė tė kaluarėn skllevėrve u vihej njė shenjė, siē edhe bagėtive sot, pėr tė treguar kujt i pėrkasin. Shenja e kryqit tregon qė ne i pėrkasim Krishtit.
    Vėnia e emrit – Qysh nga momenti qė fėmijė vjen nė Kishė, vihet theksi nė individualitetin e tij. I jepet njė emėr nga i cili ai dallohet nga fėmijėt e tjerė tė Zotit. Kjo shpreh besimin tonė qė fėmija ka dinjitetin e tij personal para Zotit dhe Kishės. Krishtėrimi ėshtė pėr unitet dhe jo per uniformitet. Kisha nuk ėshtė njė grumbull qeniesh anonime, njė turmė, por njė bashkim i individėve tė lirė, pa dėmtuar personalitetin e askujt. Cdo njeri ėshtė njė individualitet i papėrsėritshėm. Perėndia nuk bėn kopje, as ka krijuar robotė, por persona, tė cilėt kanė individualitetin e tyre dhe vullnetin e tyre tė lirė pėr njė dialog personal apo kolektiv me Perėndinė.
    Kazani i Pagėzimit – Ėshtė “Barku Hyjnor” nga i cili ne rilindim shpirtėrisht si fėmijė tė Perėndisė. Gjithashtu, simbolizon dhe tipifikon arkėn e Noes, dashurinė, faljen dhe pajtimin e Zotit me njeriun, duke i dhuruar shpėtimin nėpėrmjet Isu Krishtit.
    Nuni – Ėshtė personi, i cili nėpėrmjet veprimit tė Shpirtit tė Shenjtė bėhet “At Shpirtėror”, sepse Shpirti ėshtė mbi mishin. Kėshtu nunėt bėhen mė tė afėrt me fėmijėn e pagėzuar sesa prindėrit e tij natyralė. Nunėt nė pagėzim bėhen garantė tek Krishti qė fėmija do tė rritet dhe edukohet nė besimin e Krishterė Orthodhoks. Pėr kėtė ata janė pėrgjegjės para Perėndisė. Kisha preferon njė nun dhe njė nune pėr ēdo shpirt tė pagėzuar. Por, megjithatė, edhe njė nun orthodhoks ėshtė mjaft pėr njė djalė, dhe nje nune orthodhokse pėr njė vajzė.
    Egzorcizmat – Lutjet e para janė njė formė e shkurtėr, por e veēantė egzorcizmash, bėrė “pėr tė pėrzėnė ēdo frymė tė ligė dhe tė ndyrė qė fshihet dhe ka bėrė fole” nė zemrėn e atij qė do tė pagėzohet. Pastaj, duke u kthyer me fytyrė nga “Perėndimi”, qė pėrfaqėson errėzirėn, injorancėn dhe tė keqen, nuni mohon Satanain, princin e errėsirės “dhe gjithė ėngjėjt e tij, dhe gjithė veprat e tij, dhe gjithė shėrbimet e tij, dhe gjithė krenarinė e tij!”
    Bashkimi me Krishtin – Mbas mohimit tė Satanait tė gjithė kthehen me fytyrė nga “Lindja”, burimi i dritės, diturisė dhe mirėsisė dhe nuni pohon publikisht bashkimin e tij me Krishtin, Diellin tonė tė Dritės dhe Diturisė, i cili vjen tek ne nga “Lindja e tė Lartave”!
    Besorja – Mbas pohimit tė bashkimit me Krishtin thuhet Besorja, si simbol i besės pėr tė krishterėt orthodhoksė. Duke thėnė nuni Besoren rrėfen besėn e vėrtetė nė Zotin Krisht.
    Heqja e rrobave – Nga tė gjithė krijesat e Zotit, vetėm njeriu vesh rroba, si shenjė e natyrės sė tij tė rėnė dhe mėkatare. Prandaj heqja e rrobave tė katikumenit (atij qė do tė pranohet nė familjen e Krishtit) ėshtė simbol i zhveshjes sė njeriut tė vjetėr (Adamit) dhe jetės sė tij mėkatare (Rom. 6:4,6), si dhe heqjes sė fletėve tė fikut (Gjen. 3:7), ėshtė simbol i heqjes sė petkut tonė tė mjerimit dhe pėrgatitjes pėr t’u veshur me petkun e lavdisė (Gjen. 2:25).
    Lyerja me Vajin e Shenjtė – Vaji i Shenjtė ėshtė vaj ulliri i pastėr e i bekuar dhe ėshtė pėrdorur kryesisht nė lidhje me shėrimin Hyjnor dhe me Shenjtėrimin. Ėshtė shenja e dukshme e hirit dhe shėrimit tė trupit dhe shpirtit; restaurimi i shėndetit dhe falja e mėkateve (Mark. 6:13, 16:18; Jakovi 5:4). Ky vaj gėzimi ėshtė dhurata e Shpirtit tė Shenjtė dhe simbolizon mėshirėn e Perėndisė. “Ju jeni lyer nga Shenjti dhe i dini tė gjitha... tė lyerit qė morrėt nga Ai mbetet ndėr ju! (Joani 2:20, 27)”
    Uji i shenjtė ose Uji i Bekuar – Nga Uji i Bekkuar vijnė shumė tė mira.Uji i pagėzimit ėshtė ujė i pastėr, i bekuar dhe qė pėrdoret kryesisht pėr qėllim bekimi, pastrimi, shėndeti dhe shenjtėrimi. Ata qė zhyten nė Ujin e Shenjtėruar me besė fitojnė pastrimin dhe shenjtėrimin e shpirtit dhe trupit, shėrim nga vuajtja, faljen e mėkateve dhe ēdo gjė qė duhet pėr shpėtimin dhe jetėn e pasosur. Nėse njeriu nuk lind prej uji dhe prej Fryme, ai s’mund tė hyje nė Mbretėrinė e Perėndisė! (Joani 3:5)
    Zhytja e Trihershme – Zhytja konsiderohet nga Kisha njė porosi e vetė Krishtit. Bėhet tri herė (1) “Nė emėr tė Atit, (2) tė Birit, (3) dhe tė Shpirtit tė Shenjtė!” (Mat. 28:19) Zhytja e trefishtė simbolizon varrimin e treditshėm tė Krishtit dhe, ashtu si Krishti u ngjall nga tė vdekurit, ashtu edhe i porsapagėzuari ngjallet nė jetėn e re. (Rom. 6:4,11)
    Misteri i Mirosjes sė Shenjtė – Ėshtė forma mė e lartė e vėrtetimit pėr atė qė ėshtė pranuar nė Besimin e Krishterė Orthodhoks. Personi i porsapagėzuar lyhet me Miron e Shenjtė (Nje pėrzierje vaj ulliri me erėra dhe parfume)... e cila ėshtė “Vula e Dhuratės sė Shpirtit tė Shenjtė”. Nė thirrje prifti lyen me miro personin qė po miroset dhe nunėt pėrgjigjen “Vula”!
    Qethja – Mbas Mirosjes prifti pret tri tufa tė vogla flokėsh nga koka e porsa tė pagėzuarit, si shenjė e mirėnjohjes pėr bekimet e bollshme qė janė marrė nėpėrmjet Misterit tė Pagėzimit. Mirosja dhe Kungata e Shenjtė janė shenja dhurate dhe sakrifice pėr jetėn e re nė Krishtin, qė sapo ka filluar.
    Veshja e re – Qė tradicionalisht ėshtė gjithmonė e bardhė dhe qė shpreh pastėrtinė e shpirtit tė personit tė porsapagėzuar, simbolizon jetėn e re dhe tė panjollshme qė merret nėpėrmjet pagėzimit. Ėshtė njė zakon i lashtė i cili shpreh transformimin e madh tė atyre shpirtrave qė janė veshur me Krishtin: “Sa u pagėzuat me Krishtin, me Krishtin u veshėt” (Gal. 3:26-27). Kungimi ėshtė marrja e Trupit tė vėrtetė dhe tė panjollshėm dhe Gjakut tė ēmuar tė Krishtit nė formėn e bukės dhe verės. I porsapagėzuari dhe i porsamirosuri merr kungimin e tij tė parė dhe prej kėsaj kohe bėhet njė antėtar i plotė i Kishės sė Shenjtė Orthodhokse dhe ėshtė njė me Krishtin, dhe nėpėrmjet Krishtit ėshtė bėrė pjesėmarrės nė jetėn e pasosur. Ėshtė zakon qė nunėt e sjellin fėmijėn e pagėzuar nė Meshėn Hyjnore pėr tre tė Diela radhazi mbas pagėzimit pėr tė marre Kungimin e Shenjtė.
    Qirinjtė – Simbolizojnė Dritėn e pėrjetshme tė Krishtit dhe i kujtojnė tė porsapagėzuarit qė duke filluar prej tani ai duhet tė pėrpiqet tė shkėlqejė nė virtyt dhe pastėrti me vepra tė mira. Qirinjtė e ndezur tregojnė besėn tonė nė ndriēimin qė ajo bėn nėpėrmjet kėtij Misteri nė shpirtin e tė porsapagėzuarit. Pra personi i pagėzuar bėhet fėmijė i dritės... duke kaluar nga errėsira nė dritė (Thes. 5:5).
    Procesioni rreth Altarit – Nunėt dhe i porsapagėzuari duke mbajtur qirinjtė ndezur nė duar vijnė rrotull altarit tri herė, nė nderim tė Shėn Trinisė. Pėr mė tepėr, ky procesion paraqet ecjen e tė porsapagėzuarit me Krishtin: pėr tė treguar qė fjalėt dhe Rruga e jetės sė Krishtit do tė jenė udhėrrėfyes pėr jetėn e pėrditshme.
    Leximet nga Shkrimi i Shenjtė – Leximi nga Apostulli ėshtė letra e Shėn Pavlit dėrguar Rom. 6:3-11, ku shpjegohet nė mėnyrė tė qartė dhe tė saktė kuptimi i Pagėzimit nė dritėn e Krishtit tė Ngjallur. Leximi i Ungjillit nga Mat. 28:16-21, i cili lidh autoritetin qė i ėshtė dhėnė Isuit “nė qiell e nė dhe”, me urdhėrin e madh tė Krishtit dhėnė nxėnėsve tė tij. Nė kėtė urdhėr Krishti vetė ka diktuar formulėn pėr pagėzim: “Nė emėr tė Atit, tė Birit dhe tė Shpirtit tė Shenjtė”.

    Dhiakon Joan Pelushi
    Kokrrizat e reres nuk jane puthje valesh
    Por lot...Lot shkembinjsh, Dashurish, tretur me kot ©

  3. #3
    MIROSJA

    Misteri i Mirosjes kryhet menjėherė mbas atij tė Pagėzimit, mbledhur tė dy nė tė njėjtin rit. Kryerėsi i misterit, peshkopi apo prifti, lyen me Miron e Shenjtė tė porsapagėzuarin, duke bėrė shenjėn e Kryqit ne vetull dhe nė sytė, nė hundė, nė buzė, nė tė dy veshėt, nė kraharor dhe nė duart e kėmbėt; dhe nė ēdo lyerje thotė: “Vula e dhuratės tė Shpirtit tė Shenjtė”. Ky mister kryhet gjithashtu tek ata qė vijne nga komunitetet heretike dhe duan tė bashkohen me Kishėn. Fjalet qė shoqėrojnė misterin “Vula e dhuratės tė Shpirtit tė Shenjtė” tregojnė rėndėsinė dhe efektin e tij. Ėshtė a) akti kulmor i tė Qėnit i Bashkuar me Kishėn, konfirmimi apo vula e bashkimit; dhe b) Vula e Fuqive Hir-dhėnėse tė cilat janė dhuruar pėr forcimin dhe rritjen nė jetėn shpirtėrore.

    Shėn Qipriani shkruan: “Ata qė janė pagėzuar nė Kishė janė vulosur nga Vula e Zotit sipas shembullit tė Samaritanėve tė pagėzuar, tė cilėt u pranuan nga Pjetri dhe Joani nėpėrmjet vėnies sė duarve dhe lutjeve (Veprat 8:14-17)... Ajo qė atyre u mungonte u plotėsua nga Pjetri dhe Joani... Kėshtu ėshtė dhe me ne... Ata janė bėrė tė pėrsosur nga vula e Zotit. Etėr tė tjerė tė Kishės e quajnė mirosjen “Vulė”, “Vulė shpirtėrore”, “Vulė e jetės sė pasosur”, “Konfirmim”, “Pėrsosje”, “Kulmim”, etj.

    Shėn Efraim Siriani shkruan: “Me anė tė vulės sė Shpirtit tė Shenjtė vulosen tė gjitha portat brenda shpirtit tuaj, me anė tė vulės sė lyerjes vulosen tėrė pjesėt e trupit tuaj”. Shėn Vasili i Madh pyet: “Si do tė luftojė ėngjėlli juaj pėr ju, si do t’ju ruajė nga armiku, nėse ai nuk do tė njohė vulėn?... Apo nuk e dini qė ėngjėlli vrau tė parėlindurin nė shtėpitė e atyre qė nuk ishin vulosur? Njė thesar i pavulosur vidhet lehtė, njė dele e pavulosur mund tė merret lehtė nga tė tjerėt.” Ky mister ėshtė quajtur gjithashtu “dhuratė e Shpirtit”, “mister i Shpirtit”, “simbol i Shpirtit”, etj.

    Misteri i Mirosjes shenjtėron organet e ndijimit, d.m.th. tė parėt, tė dėgjuarit, tė prekurit, shijimin dhe nuhatjen. Vula e Shpirtit tė Shenjtė ėshtė “firma” e Perėndisė nė krijesėn e Tij tė re. Ashtu si njė artis mbasi pėrfundon njė tabllo tė bukur vė nėnshkrimin e tij, ashtu edhe Perėndia na vulos, vė nėnshkrimin e tij mbi ne mbas pagėzimit pėr tė treguar qė ne jemi krijesa e Tij e re.

    Si shtesė pėr tė plotėsuar pagėzimin dhe pėr tė na pėrgatitur ne pėr luftėn shpirtėrore, Shėn Qirili i Jeruzalemit i shton njė tjetėr dimension Mirosjes, atė tė zgjimit tė ndijimeve shpirtėrore: “Sė pari ju jeni lyer nė ballė, pėr t’u ēliruar nga turpi qė njeriu i parė solli mbas mėkatit, pėr t’u ēliruar krejtėsisht qė tė mund tė bėheni tė aftė tė sodisni lavdinė e Perėndisė me ballė lart, si nė njė pasqyrė, pastaj jeni lyer nė veshėt pėr tė dėgjuar misteret hyjnore, pastaj hunda pėr tė nuhatur parfumin hyjnor dhe qė tė mund tė thoni: Ne jemi aroma e dashur e Krishtit.” Por Mirosja jo vetėm na plotėson Pagėzimin, por ajo na pėrgatit pėr luftėn shpirtėrore dhe na zgjon ndijimet shpirtėrore; ajo ėshtė gjithashtu njė thirrje pėr t’i shėrbyer Zotit tonė, njė shenjė e rekrutimit nė ushtrinė e Tij.

    Etėrit e shenjtė tė Kishės e lidhin fjalėn “krishterė” me fjalėn “krezmim” (mirosja). Chrisma dhe Christos nė greqisht do tė thonė “lyerje” dhe “i lyeri”. Shėn Qirili insiston qė vetėm lyerja e brendshme me Shpirtin e Shenjtė mund tė na bėjė ne tė krishterė. Sepse kur Shpirti i Shenjtė “derdhet” mbi shpirtrat tanė, ne bėhemi “Krishtera” (tė lyer) me tė vėrtetė. Ai vazhdon: “Ai (Jisui) u zhyt nė lumin Jordan dhe mbasi lėshoi aromėn e hyjnisė sė Tij nė ujrat, Ai u ngrit prej tyre dhe Shpirti i Shenjtė ndriēoi mbi tė... Nė tė njėjtėn mėnyrė edhe me ju, mbasi dilni nga kazani i pagėzimit ju jepet miro (lyerja), tipi i asaj qė ishte lyer Krishti, qė ėshtė Shpirti i Shenjtė”. Nė pagėzim Zoti vjen tė pastrojė njeriun nga mėkati fillestar dhe nga skllavėria e Satanait. Pastaj fillon aspekti pozitiv i shpėtimit nėpėrmjet Mirosjes sė Shenjtė. Ena e larė dhe e pastruar nga pagėzimi mbushet me praninė e Shpirtit tė Shenjtė dhe bėhet krijesė e re, (2Kor.5:7) dhe njė tempull i Shpirtit tė Shenjtė. Kėshtu Mirosja plotėson dhe pėrsos pagėzimin. Shėn Ambrozi thotė: “Nė kėtė mister ju merrni vulėn e Shpirtit tė Shenjtė pėr tė Plotėsuar dhe Pėrsosur punėn e nisur te ju kur lindėt pėrsėri nė kazanin e pagėzimit”.

    Ditėn e Rushajeve Kisha u lye pėr misionin e saj hyjnor ndėr njerėzit, d.m.th., tė vazhdonte nė botė shėrbesėn shėruese, predikuese dhe shenjtėruese tė Krishtit. Atė ditė Shpirti i Shenjtė erdhi e banoi tek apostujt, duke i mbushur ata me fuqinė dhe diturinė e Perėndisė, dhe duke i bėrė tė aftė tė predikonin Krishtin me guxim. Ajo qė i ndodhi Krishtit nė Theofani dhe Kishės ditėn e Rushajeve ndodh nė jetėn e ēdo pjesėtari tė trupit me anė tė Mirosjes qė bėhet mbas pagėzimit. Pagėzimi dhe Mirosja nuk janė tė ndara nė Kishėn Ortodokse sepse njėri ėshtė Ujė dhe tjetri pagėzim me Frymė. “Me tė vėrtetė, me tė vėrtetė po ju them, ne mos lindte njeriu prej Uji e Fryme, s’mund tė hyjė nė Mbretėrinė e Perėndisė.” (Joan 3:5). Tė dy pagėzimet qėndrojnė sė bashku. Nėpėrmjet misterit tė Mirosjes ne pagėzohemi me Shpirtin e Shenjtė si Krishti nė Theofani dhe Kisha nė Rushajet. Theodori i Mopsuestias shkruan: “Sapo ju ngriheni nga uji ju jepet njė rrobė e pastėr dhe e bardhė. Ėshtė njė shenjė e jetės sė re qė ju do jetoni si bij tė ngjalljes... Pastaj ju shkoni tek peshkopi pėr tė marrė vulėn pėrfundimtare e cila plotėson dhe pėrsos inicimin tuaj dhe fuqizon me dhuratat e Shpirtit tė Shenjtė. Kėshtu qė ju ndiqni shembullin e Vete Isuit, i Cili u pagėzua nė Jordan qė ta bėnte pagėzimin njė burim shenjtėrimi pėr ne. Kur Ai u ngrit nga ujrat, Shpirti i Shenjtė zbriti dhe qendroi mbi tė nė formėn e pėllumbit”. Porsa ne dalim nga uji i pagėzimit, i njėjti Shpirt i Shenjtė zbret mbi ne nėpėrmjet Mirosjes. Shėn Qirili i Jeruzalemit thotė: “Kur uji lan trupin, Shpirti i Shenjtė vė vulėn e tij mbi shpirt qė me zemrat tona tė pastruara shpirtėrisht dhe me trupet tona tė larė tė mund t’i afrohemi Perėndisė. Ti pra, qė po zbret nė ujė, mos mendo vetėm thjesht pėr ujin, por me anė tė veprimit tė Shpirtit tė Shenjtė po merr shpetimin tėnd: sepse pa ato tė dyja, Ujin dhe Frymėn, ju nuk mund tė bėheni tė pėrsosur.”

    Mirosja ėshtė pjesėmarrja nė lyerjen e Krishtit nga Fryma pas Pagėzimit te Tij. Ashtu si nė pagėzim ne marrim pjesė nė vdekjen dhe ngjalljen e Isuit, kėshtu nė Mirosje ne marrim pjesė nė lyerjen e Krishtit nga Shpirti i Shenjtė. Mirosja ėshtė pėrmbushja e pagėzimit siē Rushajet janė pėr Pashkėn. Nė tė marrim Shpirtin e Shenjtė i cili do na bėjė tė aftė tė jetojmė jetėn e Perėndisė nė tė cilėn kemi lindur nėpėrmjet pagėzimit.

    Mirosja ėshtė misteri me anė tė tė cilit trupat tanė janė bėrė tempuj tė Shpirtit tė Shenjtė. I tėrė trupi ėshtė lyer, vulosur e shenjtėruar si njė tempull, d.m.th. sytė, hunda, buzėt, veshėt, kraharori, duart, kėmbėt. Ashtu si Kungimi ėshtė darka e fundit personale, edhe Mirosja ėshtė Rushaja personale; ardhja personale tek njeriu e Personit tė tretė tė Hyjnisė, Shpirtit tė Shenjtė, siē erdhi tek Apostujt ditėn e Rushajave (ditėn e Pentekostisė). Peshkop Kalistos Vare shkruan: “Cfarė ndodhi tek tė krishterėt e parė ditėn e Rushajave, ndodh gjithashtu tek secili nga ne nė Mirosjen... I porsapagėzuari, fėmijė apo i rritur shėnohet nga prifti me Miron e Shenjtė nė ballė, sy, hundė, gojė, veshė, kraharor, duar e kėmbė duke thėnė: ‘Vula e dhuratave tė Shpirtit tė Shenjtė’. Kjo ėshtė pėr secilin nga ne njė Rushaje personale: Shpirti, i Cili zbriti tek Apostujt nė mėnyrė tė dukshme nė gjuhėra zjarri, zbret mbi ne nė mėnyrė tė padukshme, por jo me mė pak fuqi e realitet. Secili bėhet nje “I lyer”, njė “Krisht”, sipas ngjashmėrisė sė Isuit, Mesias”.

    Mirosja ėshtė misteri me anė tė tė cilit ne jemi “dorėzuar” (hirotonisur) nė bashkėsinė e besnikėve. Ashtu si kandidati pėr priftėri merr Shpirtin e Shenjtė nėpėrmjet dorėzimit pėr ta ndihmuar atė pėr tė kryer detyrat e shėrbimit tė tij, ashtu edhe ēdo i krishterė orthodhoks i pagėzuar “dorėzohet” nė Trupin e Krishtit nėpėrmjet misterit tė Mirosjes. Mirosja na jep fuqinė dhe hirin pėr t’u bėrė nxėnės tė Isuit nė botėn e sotme, pėr tė ndėrtuar sė bashku mretėrinė e Perėndisė dhe pėr tė qene pjesėmarrės tė pėrgjegjshėm nė jetėn e Kishės.

    Shėn Ambrozi shkruan:”...Lyerja (Mirosja) pas pagėzimit ju shenjtėron ju qė tė jeni pjesėmarrės nė priftėrinė e besnikėve. I tėrė trupi i Kishės ėshtė lyer pėr tė kryer njė funksion priftėror, pėr tė afruar njė sakrificė shpirtėrore lavdėrimi, siē thotė Shėn Pjetri nė letrėn e tij tė parė: ‘Po ju jeni njė racė e zgjedhur, njė priftėri mbretėrore, njė komb i shenjtėruar, popull qė Perėndia e fitoi, qė tė rrėfeni mirėsitė e Atit, qė ju thirri nga errėsira nė dritėn e Tij tė mrekullueshme.’ (I Pjetri 2:9)... Tė gjithė ju... jeni lyer nga Shpirti i Shenjtė pėr tė marrė pjesė nė mbretėrinė e Perėndisė si edhe nė priftėrinė e besnikėve.

    Miro qė pėrdoret nė misterin e Mirosjes pėrbėhet nga vaj ulliri pėrzier me ballsame tė ēmuara dhe parfume. Me kėtė vaj tė parfumuar Moisiu lyeu vėllain e tij, Aaronin nė priftėrinė e lartė sipas udhėrit tė Perėndisė. Pėrpara lyerjes Aaroni u la nė ujė. Me kėtė vaj tė krishterėt janė lyer si njė “popull mbretėror”. Aroma e Miros paraqet aromėn e Frymės qė mbush tė gjitha gjėrat. Shėn Qirili i Jeruzalemit shkruan: “Mos mendoni qė MIRO ėshtė diēka e zakonshme. Ashtu si buka e Meshės mbas invokimit tė Shpirtit tė Shėnjtė nuk ėshtė mė bukė e zakonshme, por trupi i Krishtit, kėshtu edhe Miro e Shenjtė nuk ėshtė mė e sakonshme... mbas epiklesis, por HIR i Krishtit, bėrė efektshėm nga Shpirti i Shenjtė me anė tė pranisė sė hyjnisė sė Tij.”

    Mbas shenjtėerimit nga patrikėt apo kryepiskopėt e kishave tė ndryshme autoqefale tė Enjten e Madhe tė ēdo viti, miro dėrgohet nėpėr enoritė lokale pėr t’u pėrdorur mbas pagėzimit nga priftėrinjtė. Shenjtėrimi i Miros duhet tė bėhet nga njė peshkop. Shenjtėria e veēantė e miros si enė e pranisė sė Shpirtit tė Shenjtė shihet edhe nė faktin qė ajo mbahet tėrė vitin nė Altarin e Shenjtė sė bashku me Kungatėn.

    Njė gjė tjetėr qė dallon miron nga vajėrat e tjerė pėrdorur nė adhurimin orthodhoks, si shtesė pėr bekimin sakramental, ėshtė fakti qė ajo ėshtė parfumuar me bimė aromatike.

    Nė perėndim ndarja e Mirosjes nga Pagėzimi ndodhi rreth shekullit XIII. Ajo kryhet nė moshėn 7 vjeē dhe bėhet vetėm nga peshkopi dhe vetėm nė vetull, ndėrsa nė kishėn e Lindjes lyerja me miro bėhet nė vetull, sy, veshė...etj.

    Pėrveēse nė misterin e mirosjes, miro pėrdoret gjithashtu edhe nė disa raste tė jashtėzakonshme. Kėshtu nė shenjtėrimin e njė kishe lyhen me miro altari i shenjtė ku do tė kryhet Misteri i Trupit dhe Gjakut tė Shenjtė tė Krishtit si edhe muret e Kishės. Nė tė kaluarėn nė njė rit tė veēantė lyheshin me miro kur kurorėzoheshin perandorėt apo mbretėrit orthodhoksė.

    Si pėrfundim do tė donim tė shtonim qė pyetjes sė Shėn Pavlit drejtuar Efesianėve: “A e morrėt Shpirtin e Shenjtė” tė mos i pėrgjigjemi me njė “Po” formale, por t’i drejtojmė vetes edhe disa pyetje tė tjera. Cfarė kam bėrė unė me dhuratėn e Shpirtit tė Shenjtė? A e kam mbajtur pastėr tempullin? A e ndjej unė praninė e Shpirtit nė jetėn time? A pėrpiqem unė ta ushqej e ta zhvilloj farėn e Shpirtit? Le t’i pėrgjigjet personalisht ēdo i mirosur kėtyre pyetjeve.
    Kokrrizat e reres nuk jane puthje valesh
    Por lot...Lot shkembinjsh, Dashurish, tretur me kot ©

  4. #4
    KUNGATA HYJNORE

    Kungata Hyjnore ėshtė quajtur si Misteri i mistereve, i cili pėrshkon tėrė misteret e tjerė. Kungata ėshtė misteri nė tė cilin buka dhe vera e blatuar ndryshohen prej Shpirtit tė Shenjtė nė Trupin e vėrtetė dhe Gjakun e vėrtetė tė Zotit tonė Jisu Krisht. Nė ēdo mister tjetėr ne thėrresim bekimet e Perėndisė nė disa elementė materialė, qė ata tė shenjtėrohen. Ky element mund tė jetė ujė, vaj apo diēka tjetėr. Vetėm nė Kungatėn Hyjnore ne thėrrasim bekimin e Perėndisė mbi elementėt materialė tė bukės dhe verės dhe i kėrkojmė Atij qė jo vetėm t’i shenjtėrojė, por t’i ndryshojė nė gjakun dhe trupin e Jisu Krishtit. Kėshtu qė, kur ne marrim Kungatėn, ne marrim vetė Krishtin, bėjmė njė bashkim intim me Tė dhe me jetėn e pėrjetshme. Aq i madh ėshtė ky mister, sa qė ne nuk mund ta shprehim dot, por vetėm e falenderojmė Zotin. E falenderojmė pėr kėtė dhuratė, saqė Kungata e Shenjtė quhet Eukaristia, qė do tė thotė “Falenderim”. Kungata e Shenjtė dhe Pagėzimi janė mistere tė themeluara nga vetė Zoti dhe janė tė lidhur ngushtė njėri me tjetrin. Pa kėto ne nuk hyjmė dot nė Mbretėrinė dhe nuk kemi Jetė. Zoti tha qė po tė mos lindim prej uji dhe fryme (pagėzimi) nuk do tė hyjmė nė Mbretėrinė e Perėndisė, por edhe nėse nuk ushqehemi, ēfarė lindi nga pagėzimi, nuk do tė rrojė. “Me tė vėrtetė po ju them; po tė mos hani trupin e Birit tė njeriut, dhe po tė mos pini gjakun e tij, nuk do tė keni jetė nė veten tuaj.” (Joan 6:53) Me pagėzimin lindim jetėn shpirtėrore, por me Kungatėn ushqehemi. Lindja ėshtė vetėm njė herė, por ushqimi duhet i vazhdueshėm.

    Ky mister pėrbėhet nga dy momente tė veēanta: 1)ndryshimi apo transformimi i bukės dhe i verės nė Gjakun dhe Trupin e Zotit dhe 2)kungimi me gjakun dhe trupin e Krishtit. Kungata ėshtė njė mister i pakaluar, nė atė ēfarė ajo ėshtė dhe nė atė se ēfarė ajo kryen e pėrmbush. Nė ungjillin sipas Mattheut (26:26-28), tregohet qė Jisui nė Darkėn Mistike mori bukėn dhe si e bekoi, e theu, ua dha nxėnėsve duke thėnė: “Merrni e hani: ky ėshtė Trupi im”. Pastaj mori potirin (kupėn) dhe si u fal nderse, ua dha atyre duke thėnė: “Pini tė gjithė prej kėtij, sepse ky ėshtė Gjaku im...”. E njėjta gjė tregohet dhe nė Ungjillin sipas Markut (14) si edhe nė atė tė Lukės (22). Fjalėt e Shpėtimtarit nė Darkėn Mistike: “Ky ėshtė Trupi im qė thyhet pėr ju, ky ėshtė Gjaku im i Dhiatės sė Re qė derdhet pėr shumė pėr ndjesėn e mėkateve” janė krejtėsisht tė qarta dhe nuk lejojnė interpretime tė tjera, perveēse atij direkt, d.m.th. qė nxėnėsve u ishte dhėnė Trupi dhe Gjaku i vėrtetė i Krishtit. Dhe kjo ėshtė plotėsisht nė harmoni me premtimin e dhėnė nga Shpėtimtari nė kapitullin e gjashtė tė Ungjillit tė Joanit, lidhur me Trupin dhe Gjakun e Tij.

    Ēfarė ėshtė Kungata?

    Kungata ėshtė njė takim personal me Krishtin e Gjallė, Kungimi ėshtė dhoma nusėrore e shpirtit tonė, ku ai takohet me Dhėndrin Hyjnor. Ashtu siē ėshtė Mirosja njė Rushaje (Pentekosti) personale, ashtu edhe Kungimi ėshtė njė Darkė Mistike personale. Ne jetojmė dhe marrim atė qė jetuan dhe morrėn nxėnėsit nė dhomėn e sipėrme nė Jeruzalem, kur Zoti ynė hėngri bashkė me ta Pashkėn. Shėn Qirili i Jeruzalemit thotė: “Krishti dha tek fėmijėt e dhomės nusėrore gėzimin e Trupit dhe tė Gjakut tė Tij”. Njė tjetėr nga Etėrit e Kishės, Theodoreti, shkruan: “Nė ngrėnien e elementėve tė Dhėndrit dhe nė pirjen e Gjakut te Tij, ne kryejmė njė bashkim martesor”. Shėn Ambrozi thotė qė kur Trupi i Krishtit prek buzėt e besimtarit, kjo ėshtė me tė vėrtetė njė puthje dhėnė shpirtit nga Krishti. Kungata ėshtė Eskaton, Omega, qė ndėrhyn nė histori, ėshtė shijimi i sė ardhmes, qielli i pranishėm nė tokė. Krishtėrimi ėshtė mė tepėr se dogmė apo doktrinė. Ėshtė Krishti qė jeton ndėr ne.

    Ėshtė mė tepėr se simbol

    Kisha gjithmonė i ka besuar fjalėt: “Ky ėshtė Trupi im...”, nė kuptimin direkt tė tyre dhe jo si simbol. DIKAKIA, njė nga dokumentet mė tė vjetėr tė krishtėrimit deklaron qė buka dhe vera janė tė shenjta; ato janė ushqimi dhe pija shpirtėrore qė japin jetėn e pėrjetshme. Shėn Ignati shkruan qė: “Kungata ėshtė mishi i Shpėtimtarit Jisu Krisht, i cili pėsoi pėr mėkatet tona dhe, qė Ati nė mirėsinė e tij e ngriti pėrsėri”. Ai e quan Kungatėn njė ilaē pėr pėrjetėsinė (farmakon athanasias), njė antidotė kundėr vdekjes. Kur Jisui foli ato fjalė, ai kishte ndėr mend pikėrisht ato qė tha. Buka dhe vera qė ne marrim nė kungim janė realisht dhe jo simbolikisht Trupi dhe Gjaku i Tij. Sepse vetė Jisui tha: “Sepse mishi im ėshtė me tė vėrtetė ushqim dhe gjaku im me tė vėrtetė pėr tė pirė. Ai qė ha mishin tim dhe pi gjakun tim mbetet tek une dhe une tek ai” (Joan 6:55-56)

    Shėn Joan Gojarti shkruan: “Ēfarė ėshtė nė potir ėshtė e njėjta me atė qė doli nga ija e Krishtit. Ēfarė ėshtė buka: Trupi i Krishtit.’ – “... buka qė unė do t’ju jap ėshtė mishi im, tė cilin unė do ta jap pėr jetėn e botės”(Joan 6:51). Kėshtu kur njė orthodhoks merr kungatėn, ai merr Trupin dhe Gjakun e vėrtetė tė Jisuit, tė njėjtin trup qė eci nė detin e Galilesė dhe qė qetėsoi stuhinė, tė njėjtin trup qė me vėnien e duarve shėroi tė verbrin, tė njėjtin trup qė u kryqėzua nė Golgotha pėr mėkatet tona, tė njėjtin trup qė u ngjall dhe qė ndonėse porta ishte mbyllur, ai hyri brenda; tė njėjtin trup qė u ngjit nė qiell dhe qendron nė tė djathtė tė Atit, tė njėjtin trup qė do tė vijė tė gjykojė tė gjallėt e tė vdekurit.

    Pėrgatitja pėr kungim

    Agjėrimi. Kur flasim pėr kungimin pėrnjėherė do na vijė ndermend agjėrimi. Kaq i ngatėrruar dhe i keqkuptuar ėshtė problemi i agjėrimit sa qė shpesh edhe priftėrinjtė nuk janė tė njė mendjeje, ēfarė ka mėsuar njėri, nuk mėson tjetri. Ne nuk mund nė kėtė artikull tė shkurtėr tė sqarojmė gjithēka rreth agjėrimit, por do mundohemi tė sqarojmė gjėrat kryesore. Agjėrimi ėshtė njė disiplinė shpirtėrore qė ka pėr qėllim tė vlerėsojė pjesėmarrjen tonė nė Kungim dhe nė asnjė mėnyrė nuk duhet tė shihet si njė shfajėsim pėr tė qendruar larg potirit. Fillimisht duhet tė theksojmė qė agjėrimi nuk ėshtė njė disiplinė qė kufizon vetėm ushqimin. Tė agjėrosh nuk do tė thotė vetėm tė mos hash, por edhe tė mos gėnjesh, tė mos vjedhėsh, tė mos shpifėsh, tė mos kurvėrosh, etj. Shpesh dėgjon tė krishterė orthodhoksė qė thonė se kanė agjėruar tė mėrkurė dhe tė premte dhe prandaj duan tė kungohen tė dielėn. Nė fakt agjėrimi tė mėrkurė dhe tė premte nuk lidhet me Kungatėn. Kisha e kėrkon kėtė agjėrim edhe nėse ti nuk kungohesh. Disa tė tjerė gjejnė justifikim pėr tė mos u kunguar ngaqė nuk kanė agjėruar tėrė javėn, apo nuk kanė mbajtur kreshmė tė gjatė. Nuk ka ndonjė kanun qė tė vendosė ndonjė kusht pėr marrjen e kungimit. Shėn Nikodhim Ajoriti thotė: “Nga kanunet nuk urdhėrohet mbajtja e ndonjė kreshme para marrjes sė kungatės”. Ėshtė e vėrtetė qė agjėrimi na lartėson pėr kungatėn, por megjithė agjėrimin ne kurrė nuk jemi tė denjė pėr atė. Kungata ėshtė njė dhuratė, ne e marrim jo sepse jemi tė denjė, por nga mirėsia e Zotit. Takimi me Zotin gjithmonė duhet paraprirė nga njė pėrgatitje, ashtu sic paraprihet ēdo takim i rėndėsishėm. Kisha kėrkon nga besnikėt qė ata tė kenė mbajtur agjėrim pėr kungatėn. Por ēfarė ėshtė agjėrimi pėr kungatėn? Nėse lexojmė letrėn e parė tė Pavlit drejtuar Korinthianėve shohim qė ishte zakoni tė hahej nė shtėpi para se tė shkonin nė kishė pėr kungim. Kjo tregon qė nuk kishte agjėrim pėrpara, - tė paktėn nė atė ditė. Mbas disa vitesh Kisha zhvilloi agjėrimin pėr kungatėn, qė ishte agjėrimi komplet nga ushqimi dhe pija mėngjesin para marrjes sė Kungatės. Teologu orthodhoks Timothi Vare shkruan: “Orthodhoksia insiston nė njė agjėrim strikt pėrpara kungimit, asgjė nuk mund tė hahet apo tė pihet mbas zgjimit nė mėngjes”. Pra, nėse ju mbani agjėrimin e Kungatės dhe nuk keni ndonjė problem moral qė mund t’ju mbajė larg Potirit, atėherė ju jeni i detyruar tė merrni Krishtin i cili blatohet nė Meshė. Tėrė qėllimi i Meshės Hyjnore ėshtė pikėrisht Kungimi. Takimi me Zotin. Nė kėtė kuptim ėshtė parė pėrgatitja pėrpara, si njė pėrpjekje pėr t’u denjėsuar. Mendimi qė nuk kungohem ngaqė nuk kam mbajtur njė kreshmė tė gjatė nuk qėndron. Ne nuk duhet ta shmangim kungimin kur ne mendojmė qė jemi tė padenjė e mėkatarė. Pikėrisht pse jemi tė padenjė e mėkatarė ne kemi nevojė pėr tė. Duhet ta marrim pėr shėrimin e shpirtit dhe t’i afrohemi Potirit me “frikė Perėndie, shpresė dhe dashuri”.

    Rrėfimi

    Edhe rrėfimi duhet parė nė idenė e njė pėrgatitjeje pėrpara marrjes sė Kungimit. Kisha nuk e ndalon atė qė do tė rrėfehet para ēdo kungimi. Por duhet patur parasysh qė rrėfimi para kungimit nuk ėshtė njė kusht i domosdoshėm. Asnjė mister nuk ėshtė i varur nga njė mister tjetėr, por ata janė tė ndėrthurrur me njėri-tjetrin. Rrėfimi para takimit me Zotin ėshtė parė nė idenė e shprehur nga vetė Zoti, qė kur vjen tė flijosh nė altar dhe nėse ke ndonjė gjė kundėr vėllait, shko nė fillim pajtohu me tė, pastaj eja e flijo. Rrėfimi ėshtė njė pajtim, vendos njė paqe nė shpirt dhe na ndihmon ta takojmė me gėzim Zotin tonė. Prandaj edhe rrėfimi nuk duhet tė jetė njė justifikim pėr tė mos u kunguar. Ai duhet tė na lartėsojė pėr kungimin dhe jo tė na largojė.

    Shpeshėsia e Kungimit

    Nė veprat e Apostujve shohim qė tė krishterėt e Jerusalemit mblidheshin sė bashku me Apostujt pėr tė festuar Misterin e Meshės Hyjnore (Vep. 2:42-47). Nė vargjet 46-47 thuhet: “Edhe pėrdita ishin duke pritur me njė zemėr Hieroret, e thyenin bukė nėpėr ēdo shtėpi, e hanin me gėzim e kthjelltėsi zemre, duke lavdėruar Perėndinė e duke patur hir para gjithė popullit. Edhe Zoti shtonte pėrditė ndėr kishat ata qė shpėtonin”. Pra tė krishterėt e Jerusalemit sė bashku me Apostujt kungoheshin pėrditė. Konfesori Job thotė: “Po tė jetė e mundur edhe pėrditė lejohet kungimi pėr priftėrinjtė e laikėt, pėr burrat e pėr gratė, pėr fėmijėt e pėr pleqtė” Shėn Vasili i madh shkruan: “Ėshtė mirė dhe e dobishme tė marrėsh kungimin ēdo ditė, sepse vetė Krishti thotė qartė: ‘Ai qė ha mishin tim dhe pi gjakun tim ka jetė tė pėrjetshme’” (Joan 6:54). Sepse kush ėshtė ai qė dyshon se pjesėmarrja e vazhdueshme nė jetė nuk ėshtė gjė tjetėr, veēse tė shtosh jetėn? Unė vetė kungohem katėr herė nė javė: tė dielėn, tė mėrkurėn, tė premten dhe tė shtunėn, por edhe nė ditė tė tjera nėse ka ndonjė pėrkujtim shenjti”. Shėn Ambrozi, peshkop i shquar i Milanos duke kritikuar ata qė nuk kungoheshin shpesh thotė: “Duhet tė bėjmė njė jetė tė tillė, qė tė jemi nė gjendje tė kungohemi pėrditė”. Kanunet e Kishės urdhėronin qė nėse dikush nuk e merrte kungatėn pėr tre tė diela rresht, pa ndonjė arsye, ai duhet tė ēkishėrohej. Kėtė mendim kishin tė tėrė Etėrit e Kishės dhe kjo ishte praktika e Kishės. Por pėr fat tė keq, nga disa arsye tė caktuara historike nė Kishė filloi njė praktikė e gabuar nė lidhje me kungimin. Gjatė pushtimit turk, meqėnėse mundėsitė ishin tė kufizuara, filloi praktika e kungimit vetėm katėr herė nė vit mbas katėr kreshmave tė mėdha. Pėr kungim kisha kėrkon vetėm respektimin e agjėrimeve qė ajo ka caktuar dhe jo Kreshma tė posaēme. Shėn Nikodhim Ajoriti mori inisiativėn pėr tė rifilluar kungimin e shpeshtė nė Malin Athos dhe nė Kishėn Orthodhokse nė pėrgjithėsi. Nė vitin 1783 ai shkroi njė broshurė “Rreth kungimit tė shpeshtė”. Ndonėse ai u kritikua nga disa, njė dekret zyrtar i Sinodit tė Kostandinopojės (gusht 1819) e pranoi parimin e tij qė ēdo besnik duhet tė merrte kungimin nė ēdo Meshė. Tani ky ėshtė njė kanun zyrtar i kishės. Tė marrėsh kungimin tre-katėr herė nė vit nuk ėshtė ndonjė gjė e keqe, por tė ushqehesh ēdo ditė ėshtė shumė e shumė mė mirė. Sa mė afėr dhe sa mė shpesh ta takosh Zotin aq mė mirė ėshtė dhe aq mė shumė shpirti ėshtė i ndritshėm dhe i forcuar.

    Rėndėsia e Kungimit

    Pėr tė theksuar rėndėsinė e Kungimit po pėrsėrisim edhe njė herė fjalėt e Zotit: “Me tė vėrtetė, me tė vėrtetė po ju them juve, nė mos hėngrėt mishin e tė Birit tė njeriut, edhe nė mos pitė gjakun e tij, s’keni jetė nė veten tuaj. Ai qė ha mishin tim dhe pi gjakun tim, ka jetė tė pėrjetshme dhe unė do ta ngjall nė ditėt e pastajme” (Joan 6:53-54). Kungimi nuk ėshtė diēka sipas dėshirės. Ėshtė njė nevojė e domosdoshme pėr shpėtimin siē ėshtė besa, pendimi, rrėfimi dhe pagėzimi. Duke folur pėr Kungatėn, Nikolla Kabasila thotė:”Ajo ėshtė pėrmbushja e tė gjitha mistereve dhe jo vetėm njė prej tyre... Tė gjitha pėrpjekjet njerėzore arrijnė nė qėllimin final. Sepse nė kėtė mister ne arrijmė Zotin Vetė dhe Zoti Vetė ėshtė bėrė njė me ne, nė mė tė pėrkryerin e tė gjitha bashkimeve... Ky ėshtė misteri final, mė larg se ai nuk mund tė shkohet dhe asgjė nuk mund t’i shtohet”. Po e pėrfundojmė mė njė pjesė nga Filoalia. Njė njeri i shenjtė i cili kishte fuqi mbi demonėt i pyeti njė herė frymėrat: “Cilat janė gjėrat qė ju keni mė shumė frikė te tė krishterėt?” Ata u pėrgjigjėn: “Me tė vėrtetė ju zotėroni tre gjėra tė mėdha: E para ėshtė ajo qė ju varni nė qafė, e dyta ėshtė ajo qė ju laheni nė Kishė dhe e treta ajo qė merrni nė Kishė.” Ai i pyet pėrsėri: “Nga kėto cilėn keni mė shumė frikė?” Ata u pėrgjigjėn: “Nėse ju ruani mirė atė qė merrni nė Kishė (Kungatėn) asnjė nga ne nuk mund t’ju dėmtojė”. Tre gjėrave u trembeshin demonėt, Kryqit, Pagėzimit dhe Kungimit, por mė shumė i trembeshin ruajtjes sė pastėr tė Kungatės Hyjnore.

    (Pjesa e Ungjillit)
    “Me tė vėrtetė, me tė vėrtetė po ju them se po tė mos hani mishin e Birit tė njeriut, edhe po tė mos pini gjakun e tij, nuk do tė keni jetė nė veten tuaj. Kush ha mishin tim dhe pi gjakun tim, ka jetėn e amėshuar dhe unė do ta ngjall nė ditėn e fundit”.
    Kokrrizat e reres nuk jane puthje valesh
    Por lot...Lot shkembinjsh, Dashurish, tretur me kot ©

  5. #5
    MARTESA

    Qėllimi i Familjes sė Krishterė: Familja, siē dihet nga tė gjithė, pėrbėn bėrthamėn themelore tė shoqėrisė. Kėshtu qė nė Kishėn militante tė Krishtit ėshtė njė njėsi bazė e trupit tė Saj. Prandaj, nė shkrimet e Apostullit familja e krishterė ėshtė quajtur nė vetvete njė “Kishė”. “Pėrshėndet Prishilėn dhe Akuilėn, bashkėpunėtorėt e mi ne Jisu Krishtin... si dhe kishės qė ėshtė nė shtėpinė e tyre” (Rom. 16:3,5). “Pėrshėndetni Nimfėn edhe kishėn qė ėshtė nė shtėpinė e tij” (Kol. 4:15). Nga kėto kuptohet se ēfarė kujdesi i madh i duhet dhėnė familjės nga pikėpamja e Kishės, kėshtu qė familja tė pėrmbushė qėllimin e tė qėnurit njė “kishė” e vogėl, siē shprehet Shėn Joan Gojarti.

    Gjithashtu ėshtė edhe njė rrugė tjetėr jete personale, e cila ėshtė e bekuar nė krishtėrim: virgjėria ose celibati. Celibati pėr hir tė Krishtit ka krijuar njė lloj tjetėr tė njėsisė sociale tė krishterė: murgėrinė. Kisha vendos atė mbi jetėn e martuar dhe, me tė vėrtetė, ka qenė nė historinė e Kishės njė element drejtues dhe udhėheqės, njė mbėshtetje e Kishės nė realizimin e shkallėve mė tė larta tė ligjit moral tė Ungjillit.

    Por jo tė gjithė mund tė marrin mbi vete benė e virgjėrisė nė emėr tė Krishtit dhe tė Kishės. Prandaj, Kisha bekon gjithashtu jetėn martesore, pėr hir tė atyre qėllimeve tė larta dhe tė vėshtira qė janė vėnė para familjes sė krishterė dhe ky bekim ėshtė njohur si Mister.

    Shkrimi i Shenjtė dhe historia njerėzore fillon dhe mbaron me njė martesė. Adami me Evėn bashkohen nė martesė nė Parajsė, para Rėnies, duke treguar martesėn si njė pjesė e planit tė pėrjetshėm tė Perėndisė pėr njerėzimin nė mes tė krijimit (Gjen.2:22-25). Historia mbyllet me martesėn e Nuses me Qengjin (Zbu. 19:7-9), martesa tokėsore e pėrmbushur nė qiell, duke treguar natyrėn e pėrjetshme tė misterit.

    Martesa si Institucion Hyjnor: Qė martesa ka bekimin e Zotit, kjo thuhet shumė herė nė Shkrimin e Shenjtė. Nė Gjenezėn 1:27-28 shkruhet: “Kėshtu Perėndia e krijoi njeriun sipasshembėllimit tė Perėndisė e krijoi atė; mashkull dhe femėr i krijoi ata. Dhe Perėndia i bekoi dhe u tha: shtohuni e shumėzohuni e mbushni dheun”.

    Shpėtimtari vetė, duke komanduar qė besnikėria duhet tė ruhet nė martesė dhe duke ndaluar divorcin, pėrmend fjalėt e librit tė Gjenezės 2:24: “Prandaj njeriu do tė lerė atin dhe nėnėn edhe do tė bashkohet me gruan e tij dhe tė dy do tė jenė njė mish”, pastaj shton “Atė pra qė Perėndia ka bashkuar, njeriu tė mos e ndajė.” Kėto fjalė tė Zotit e tregojnė qartė dinjitetin moral tė martesės. Zoti Jisu Krisht e shenjtėroi martesėn me anė tė Pranisė sė Tij nė Kana tė Galilesė, ku dhe kreu mrekullinė e tij tė parė.

    Apostull Pavli e krahason karakterin mistik tė Kishės me martesėn: “Ju burrat t’i doni gratė tuaja, sikundėr Krishti deshi Kishėn dhe dha veten e tij, dhe dha veten e tij pėr atė”, - dhe mė tej thotė: “Prandaj, njeriu do tė lerė atin dhe nėnėn e tij dhe do tė bashkohet me gruan e tij, edhe tė dy do tė jenė njė mish. Ky ėshtė njė mister i madh, po flas nė lidhje me Krishtin dhe Kishėn” (Efes. 5:25,31-32).

    Martesa nuk ėshtė thjesht njė rregullim social dhe civil. Ajo nė Kishė kryhet nė praninė e Perėndisė, para altarit tė Tij tė shenjtė. Ėshtė njė martesė “e shenjtė”, njė mister. Kėshtu qė tė krishterėt orthodhoksė qė nuk janė tė martuar nė Kishė duhet ta shenjtėrojnė bashkimin e tyre nė Krishtin nėpėrmjet Misterit tė Martesės nė Kishėn Orthodhokse. Ndryshe, ata nuk janė nė rregull me Kishėn e tyre dhe nuk mund tė marrin Kungatėn e Shenjtė dhe Misteret e tjera tė Kishės. Njė orthodhoks i devotshėm nuk mund ta pėrjashtojė Krishtin nga njė pjesė kaq e rėndėsishme e jetės siē ėshtė martesa. “Nėse Zoti nuk ndėrton shtėpinė, ata qė ndėrtojnė, mundohen mė kot”, thotė Psalmisti.

    Nė Kishėn e vjetėr martesa shihej si njė mister. Tertuliani duke shkruar nė shek. II na thotė qė njė ēift i krishterė dėshiron tė martohet, pasi merr njė ēertifikatė civile, vjen nė Kishė te Dielėn pėr tė marrė Kungimin dhe bekimin e peshkopit apo tė priftit. Kėshtu qė marrveshja civile bėhet njė mister. Pas bekimit emrat e tyre, na thotė Tertuliani – “shkruhen nė qiell” dhe jo nė “regjistrin” qeveritar. Shėn Ignati (100) thotė: “Ata qė duan tė martohen duhet tė bashkohen me dijėn e peshkopit, kėshtu qė martesa tė bėhet sipas Zotit dhe jo nga dėshira njerėzore”.

    Fakti qė martesa me Kishėn e shekujve tė parė kryhej (ashtu si Dorėzimet) gjatė Meshės, tregon kuptimin e lartė dhe tė thellė tė martesės sė krishterė. Martesa nė Kishėn Orthodhokse nuk ėshtė thjesht njė marrveshje midis njė burri dhe njė gruaje pėr tė jetuar bashkė, as “kryhet” nga ēifti vetė me klerikun dhe bashkėsinė si dėshmitarė. Bashkimi i tyre – bazuar nė vullnetin e lirė – bėhet njė Mister, sepse ata bashkohen si tė krishterė orthodhoksė, tė cilėt janė antarė tė Komunitetit Eukaristik, duke ndarė sė bashku Trupin dhe Gjakun e Krishtit dhe duke marrė hirin e Perėndisė, pėr bashkimin e tyre me anė tė pjesėmarrjes sė tėrė Kishės nė personin e peshkopit apo priftit dhe nė praninė e popullit tė Perėndisė.

    Divorci: Kisha vetėm nė raste tė jashtėzakonshme e njeh prishjen e martesės. Vetėm kur ajo ndyhet nga kurvėria, ose prishet nga shkaqet e jetesės (p.sh. largimi pa fjalė i njėrit nga bashkėshortėt). Martesa e dytė mbas vdekjes sė njėrit lejohet nga Kisha, por nė lutjet pėr ata qė martohen pėr sė dyti kėrkohet falja pėr mėkatin e martesės sė dytė. Ai qė martohet dy herė nuk mund tė dorėzohet prift. Edhe njė martesė e tretė tolerohet, por vetėm si njė e keqe mė e vogėl pėr tė shmangur njė tė keqe mė tė madhe – njė jetė imorale, siē shpjegon Shėn Vasili i Madh.

    Ceremonia: Ceremonia e martesės nė Kishėn Orthodhokse ėshtė e pasur nė ritual dhe nė simbolizėm. Ēdo akt ka kuptimin e veēantė. Ajo pėrbėhet nga dy shėrbesa, atė tė fejesės dhe atė tė kurorėzimit, tė bashkuara nė njė.

    Unazat: Ato bekohen nga prifti, i cili i merr nė duart e tij dhe duke bėrė kryqin mbi to thotė: “Shėrbėtori i Perėndisė ____ fejohet me shėrbėtoren e Perėndisė ____ nė emėr tė Atit, Birit dhe Shpirtit tė Shenjtė”.

    Pastaj kumbari ua shkėmben unazat tri herė. Unazat janė simbol i fejesės prej kohėsh shumė tė lashta. Shkėmbimi do tė thotė qė nė jetėn martesore dobėsia e njėrit do tė plotėsohet nga forca e tjetrit, papėrsosmėria e njėrit nga pėrsosmėria e tjetrit. Nė vetvete, tė porsatėfejuarit janė tė paplotėsuar; sė bashku ata plotėsohen. Kėshtu shkėmbimi tregon qė bashkarisht do tė plotėsojnė vazhdimisht njėri-tjetrin. Secili do tė pasurohet nga bashkimi.

    Qirinjtė: Shėrbesa e kurorėzimit fillon pėrnjėherė asaj tė Fejesės. Dhėndri dhe nusja gjatė tėrė shėrbesės mbajnė qirinj. Qirinjtė janė si llambadhat e pesė virgjėreshave tė menēura tė Ungjillit, tė cilat ngaqė kishin mjaft vaj, mundėn ta prisnin Dhėndrin, Krishtin, kur erdhi nė mes tė natės. Qirinjtė simbolizojnė dėshirėn shpirtėrore tė ēiftit pėr tė pritur Krishtin, i cili i bekon ata nėpėrmjet kėtij misteri.

    Bekimi i duarve: Dora e djathtė e nuses dhe dhėndėrit janė tė bashkuara kur prifti lexon lutjen qė i kėrkon Perėndisė tė “bashkojė kėta shėrbėtorėt e tu, bashkoi ata nė njė mendje dhe njė mish”. Duart e bashkuara qė mbahen gjatė tėrė shėrbesės simbolizojnė “bėrjen njė” tė ēiftit.

    Kurorėzimi: Pjesa kryesore e ritit tė Misterit tė Martesės ėshtė vendosja e kurorave nė kokat e dhėndrit dhe nuses me fjalėt “Shėrbėtori i Perėndisė ___ ve kurorė me shėrbėtoren e Perėndisė ___ nė emrin e Atit, Birit dhe Shpirtit tė Shenjtė, Amin.” Kurorat janė shenja tė lavdisė dhe nderimit me tė cilat Perėndia kurorėzon ēiftin gjatė misterit. Dhėndri dhe nusja kurorėzohen si mbreti dhe mbretėresha e mbretėrisė sė tyre tė vogėl, shtėpisė, nė tė cilėn ata do tė mbretėrojnė me drejtėsi, dituri, integritet dhe dashuri.

    Disa e interpretojnė pėrdorimin e kurorave nė ceremoninė orthodhokse tė martesės si referim tek kurorat e martirėve, ngaqė ēdo martesė e vėrtetė pėrfshin vetė- sakrifikime tė pallogaritshme nga tė dy anėt. Nė proēesionin kėndohet njė tropar pėr martirėt e shenjtė, ku pėrmendet kurorėzimi i tyre.

    Kupa e pėrbashkėt: Mbas kurorėzimit lexohet Apostulli dhe Ungjilli. Pjesa e Ungjillit ėshtė martesa nė Kana tė Galilesė, tė cilėn Krishti e bekoi me pjesėmarrjen e tij. Atje ai ktheu ujin nė verė dhe u dha nga ajo tė porsamartuarve. Nė kujtim tė kėtij bekimi i jepet verė ēiftit. Kjo ėshtė “kupa e pėrbashkėt” e jetės qė tregon ndarjen reciproke tė gėzimit dhe hidhėrimit, modelii njė jete nė harmoni. Pirja e verės nga kjo kupė e pėrbashkėt i tregon ēiftit se qė prej kėtij momenti ata do pjestojnė sėbashku gjithēka nė jetė, gėzimet e hidhėrimet dhe do mbajnė “barėn e njėri-tjetrit”. Kupa e pėrbashkėt ėshtė njė mbetje e Kungatės. Nė kishėn e vjetėr ēifti e merrte kungatėn pikėrisht nė atė moment. Kungata ishte vula e martesės. Sot ēifti e merr kungatėn tė dielėn para martesės.

    Procesioni: Prifti prin dhėndrit dhe nuses nė njė procesion rreth tavolinės ku ėshtė vendosur Ungjilli dhe Kryqi, njėri qė mban Fjalėn e Perėndisė, tjetri simbol i shpėtimit tonė me anė tė Jisu Krishtit. Ēifti po bėn hapat e para si tė martuar dhe Kisha nė personin e priftit i udhėheq nė rrugėn qė duhet ecur. Procesioni ėshtė rruga e jetės sė krishterė, ėshtė njė orbitė e pėrsosur rreth qendrės sė jetės, Jisu Krishtit, Zotit tonė.

    Gjatė procesionit kėndohet njė himn pėr martirėt e shenjtė duke u kujtuar tė porsamartuarve pėr sakrificat qė duhet tė kenė e tė bėjnė pėr njėri-tjetrin. Fillimisht ky ishte njė procesion pėr nė shtėpinė e ēiftit, ku prifti u hiqte kurorat me njė lutje tė veēantė.

    Bekimi: Pastaj prifti e bekon dhėndrin duke e krahasuar me Abrahamin, Isakun, Jakovin, dhe nusen me Sarėn, Rebekėn dhe Rakelėn; duke i treguar ēiftit qė martesa bekohet nga Perėndia, i cili ėshtė i vetmi qė jep hir, paqe e shėndet dhe ėshtė Perėndia, qė gjatė gjithė historisė njerėzore ka madhėruar, bekuar dhe shenjtėruar Martesėn.

    At Joan Pelushi
    Kokrrizat e reres nuk jane puthje valesh
    Por lot...Lot shkembinjsh, Dashurish, tretur me kot ©

  6. #6
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet nė Bllog
    1

    Falja

    Vellezer!

    "Sa here duhet te falim mesues-e pyeten disa Jisuin-deri ne shtate here?
    Jisui u pergjigj: Une ju them jo deri ne shtate here, por deri ne shtatedhjete here shtate".
    Kete na meson Jisui, te falim, e te falim jo nje here e dy por pafundesisht.Ky eshte edhe kuptimi i paragrafit te mesiperm:falja nuk ka kufi. Nuk ka kufi sepse falja eshte hyjnore,falja vjen nga vete Zoti. Mekati dhe gabimi eshte njerezor. Eshte njerezor.Dhe Jisui i mori me vete ne kryq gjithe fajet dhe mekatet tona. Dhe ne u falem ne besimin qe kemi tek Ai.Pra u falem nga Perendia. Nuk u falem nga punet tona sepse mekati eshte kudo dhe ne nuk mund t`i shmangemi mekatit,sepse ashtu sic thote edhe Profeti David: "...mekati im eshte perhere perpara meje...".Ne u falen nga hiri i Perendise qe morem nepermjet besimit ne Zotin tone Jisu Krisht dhe pagezimit ne vdekjen e tij.
    "Fali oZot se nuk dine se cfare bejne", ju drejtua Perendise Jisui ne momentet e agonise se tij ne kryq. Dhe Ai shfaqi para vdekjes se tij dashurine e madhe per te gjithe njerezit, sepse ata qe po e gozhdonin ishin romake dhe jo izraelite.I fali pra te gjithe njerezit,pavaresisht nga kombi, raca, ngjyra.
    Dhe lutja e Tij na meson:"....dhe falna fajet tona, sikurse edhe ne ua falim fajtoreve tane...". Dhe kete na e thote ne. Pikerisht ne te Krishtereve Orthodhokse, drejt te cileve jane drejtuar te gjithe besimet. E pra eshte e qarte se nese kerkojme falje dhe jete te perjetshme ne duhet te veme ne praktike ate gje qe eshte krejtesisht hyjnore: Faljen ndaj fajtoreve.
    E kjo nuk eshte gjithmone e lehte e kete e dime. Edhe ne jemi njerez dhe prekemi e ofendohemi,kur na shajne, na poshterojne, na perbuzin. Por sa gje e bukur eshte kjo kur behet ne emer te Jisu Krishtit. Sa me i madh do te jete shperblimi ne kete jete dhe kushedi se sa ne jeten e perjetshme.
    Shenjtoret u persekutuan fizikisht dhe psikisht.Nese ne persekutohemi vetem psikikisht a nuk do te thote kjo se ne nuk jemi te denje as t`i lidhim lidheset e sandaleve shenjtoreve tane?
    Le ta shkarkojme veten tona dhe te mos mbajme ngarkesa merie ndaj askujt. Le t`i rrefejme mekatet rregullisht tek Ati Shpirteror, nepermjet Misterit te Pendim- Rrefimit.Por me pare le te pendohemi.
    Ne kete prag kreshme Joan Pagezori na fton me thirrjen e Tij "Pendohuni, sepse u afrua Mbreteria e Qiejve". Bashke me pendimin vjen edhe falja per fajtoret tane, ciletdo qofshin ata.
    Dhe pas faljes vjen edhe dashuria jone per te afermin: "Une po ju jap nje urdherim te ri. Ta doni jeri tjetrin, ashtu siē une ju kam dashur ene juve".

    Dhe kjo eshte dashuria me madhe: "Te japesh edhe jeten per te afermin tend"

    Hiri i Zotit Tone Jisu Krisht qofte mbi ne te gjithe!

Tema tė Ngjashme

  1. Emra shqip
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 225
    Postimi i Fundit: 11-05-2018, 16:54
  2. Lufta DULCES
    Nga Darius nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 18-09-2009, 22:11
  3. Muzikė
    Nga PrInCiPiEl nė forumin Muzika botėrore
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 11-06-2005, 19:38
  4. Arme Ne Counter Strike
    Nga KOKASHTA nė forumin Lojra nė kompjuter
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 02-03-2005, 08:39
  5. Config ! ! ! ! ! ! ! ! !
    Nga KOKASHTA nė forumin Lojra nė kompjuter
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 27-01-2005, 06:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •