Sapo doli nė qarkullim numri i parė i revistės periodike “Kėrkim”, botim i Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Ajo do tė pėrfshijė tematika nė Teologji, Shkencė, Kulturė dhe Aktualitet. Kjo revistė e pėrgatitur nga njė grup intelektualėsh sheh dhe drejtohet drejt objektivit dhe horizontit tė pėrcaktuar mjaft mirė nga parathėnia e mėposhtme e saj shkruar nga Kryepiskop i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė, Fortlumturia e tij Anastasi:
Karakteristikė kryesore e shoqėrisė sonė ėshtė kėrkimi kėmbėngulės dhe i vazhdueshėm nė shkencat natyrore, qė ka sjellė progres dhe zhvillim tė pandalshėm teknologjik. Por kjo ndodh dhe nė gjithė shkencat e tjera, pėr njė dije sa mė tė thellė e objektive dhe pėr pėrmirėsimin e shoqėrisė.
Nė mėnyrė paralele, edhe nė jetėn e krishterė, kėrkimi shpirtėror i vazhdueshėm ėshtė njė kusht parėsor thelbėsor pėr njė kuptim sa mė tė plotė, pėr familjarizimin dhe njohjen me tė vėrtetėn e zbuluar. Nė tė njėjtėn kohė, detyrimi i Kishės, pėr tė transmetuar mesazhin e pėrjetshėm nė kėtė vend dhe nė tė tashmen - pra nė vendin konkret ku ndodhet dhe nė kohėn konkrete tė aktivitetit tė saj - e bėn imperative nevojėn pėr tė studiuar vazhdimisht kushtet e reja tė krijuara si nė rrafshin lokal ashtu edhe nė atė global. Fjala theologjike e pėrgjegjshme dhe dinamike mbėshtetet te kėrkimi. Njė Kishė e gjallė ka nevojė pėr njė studim dhe thellim sistematik si nė fjalėn e pėrjetshme tė Perėndisė sė pafund, ashtu dhe nė problemet e reja qė pėrjetohen nė botėn kalimtare.
Ky botim periodik, i quajtur “Kėrkim”, parashikohet tė qarkullojė ēdo katėr muaj (janar, nė festat e dymbėdhjetėditėshit; maj, nė periudhėn paskale; shtator, nė fillim tė vitit tė ri kishtar dhe shkollor) e ka si qėllim tė mirėpresė: studime, artikuj, informacione, dokumente, tekste me njė interes tė gjerė fetar, shoqėror, shkencor. Do tė kėrkojė tė ēelė vazhdimisht horizonte pėr lexuesin dhe ta ndihmojė nė njė informim sa mė tė gjerė nė ēėshtje qė shqetėsojnė shoqėrinė dhe nė pėrgjithėsi botėn e sotme, qė ndodhet nė njė kėrkim tė vazhdueshėm.

Klikoni kėtu pėr t’u njohur me pėrmbajtjen e kėtij numri