Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Barbarosa
    Anėtarėsuar
    08-10-2006
    Postime
    15

    Post Filozofia mbi vdekjen

    Vdekja eshte njera nder preokupimet me fundamentale te ekzistences
    njerzore.Kjo ngase vdekja qendron vazhdimisht si nje shpate mbi
    koken e qdo gjeje njerzore,individit,vlerave,shteteve,popujeve dhe
    vet qytetrimeve.
    Ajo eshte treguesi me i qart,me themelor i faktit qe jemi rober te
    pa shpres te kohes kozmike dhe asaj historike.
    Koha i gelltit gjithmone bijet e vet-thoshin greket e lashte.
    Njeriu njehere pat tentuar ta sfidoje kete fakt dhe deshtoi madje
    duke humbur eshte qetesin dhe lumturin e jetes.
    Qe nga atehere vetem tani vone zhvillimi i papare i shkencave
    bioteknologjike ka marr guxim te shtroje pyetjen fillestare te
    njeriut mbi mundesin e "vdekjes se vdekjes".
    Qytetrimet dhe njerzit gjithemon jan perpjekur te kuptojne
    vdekjen,semantiken e saj,dikush eka pare ne te te keqen absolute e
    dikush te miren absolute.
    Njeriu eshte qenje per te vdekur thoshte Sein Zum Tode metafizicient
    i fundit perendimor.
    Kulturat shpesh jan diferencuar ne baze te diversiteteve mbi
    kuptimin e vdekjes,pati mendimtar qe pan ne te burimin e vet
    religjioneve.
    Ne shoqerin bashkohore,te globalizuar ky diversitet i permendur mund
    te shihet ne ngjarjet politike aktuale ku shquhet tensionimi i madhe
    i relacioneve ne mes botes Islame dhe asaj Perendimore.
    Ky tensionim arriti kulmin me fillimin e luftes mes Perendimit dhe
    Al-Kaides kur nga ana e SHBA-se eshte ngritur flamuri i vlerave dhe
    idealeve te iluminizmit kurse Al-Kaida dhe Talebanet ngriten
    flamurin e Xhihadit.
    Pra lufta vetvetiu nuk u shpall per interesa ekonomike apo politike
    por thjesht ne mbrjtje te vlerave kulturore.
    Ndoshta e gjitha kjo ishte sa per te mbuluar motivet e verteta.
    Por ne nje aspekt tjeter kjo lufte evidentohet edhe si lufte ne mes
    vlerave kulturore te ndryshme,pavaresisht motivet tjera te maskuara
    me sllogane dhe fraza ideologjike
    Nje gje e tille ne doktrinat dhe taktikat luftarake qe palet
    operacinalizojne per te demtuar njera-tjetren.
    Pra ketu kemi dy lloje te menduarit filozofik te vdekjes
    -iluminizmi dhe
    -sakrificizmi
    Kjo e para e cileson vdekjen si te keqe absolute,si hiq absolut si
    absurditet.Vdekja eshte fundi i te gjitha vlerave dhe pas saj eshte
    vetem bota e hiqit.
    Kjo metafizik e shtyne individin perendimor ne pozite te
    individualizmit politik dhe social.
    Ai thot se une jam une dhe per te sakrifikuar jeten per shoqerin dhe
    shtetin apo edhe ndonje ideologji te caktuar do te thote marrezi.
    Ndoshta askush nuk e ka artikuluar me mire kete filozofi te njeriut
    perendimor se sa filozofi amerikan nga Universiteti i Harvardit
    Robert Nozik i cili ne librin e tij mjaft ndikues
    "Shteti,Anarkia,Utopia" thote se nuk ka shoqeri por vetem individe.
    Krejt e kundert eshte mendimi filozofik i botes lindore apo me mir
    then e Islamit.
    Muslimanet nuk kan teknologji balansuese me amerikanet.
    Arma me e fuqishme e tyre eshte sakrifica vetevrasese per ta demtuar
    armikun.
    Kjo taktike kjo doktrine luftarake eshte rrjedhoje e metafizikes
    islame mbi vdekjen.
    Ne islam individi nuk eshte vlera supreme.
    Perkundrazi individi si koncept vlerore ne Islam renditet nder
    nivelet me te uleta te piramides vlerore te shoqerise.
    Ky kuptim qendron ne faktin se individi mysliman te jete ne funksion
    te Zotit apo bashkesis fetare.
    Edhe vete fjala "islam" e ka kuptimin e nenshtrimit ndaj Zotit te
    Madheruar.
    Nderkaq vdekja nuk eshte e keqja absolute,hyrja ne boten e asgjes
    por hyrje ne nje bote te vlerave me te larta se sa qe jane vlerat e
    kesaj bote qe jetojme.
    Kjo bote e vlerave me te larta eshte bota e perjetesis Xhenetit
    (parajeses)pran Zotit (Allahut)

  2. #2
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    plus pilaf te fresket
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

Tema tė Ngjashme

  1. "Vizitori" i befasishėm
    Nga biligoa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 15:23
  2. Vdekja e vėrtetė dhe ajo qė vėzhgohet lidhur me vdekjen
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-03-2007, 15:02
  3. Shėrbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  4. Ndėron jetė presidenti i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova
    Nga Veshtrusja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 21:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •