Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Post Hashim Thaci akuzon kryeministrin për marrëveshje të fshehtë për shtyrjen e statusit

    Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ka dhënë aminin për shtyrjen e statusit në takime të mbyllura me ndërkombëtarët.

    Gazeta '' EXPRESS " Shpend Limoni


    Prishtinë 6 tetor — Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës,Hashim Thaçi, ka adresuar, të premten,akuza ndër më të rëndat deri tash nëadresë të kryeministrit të Kosovës AgimÇeku.
    Kreu i partisë më të madhe opozitare në vend, i cili që prej se është instaluar koalicioni qeverisës LDK-AAK nuk ka pushuar së deklaruari se qeveria e Kosovës është e zhytur në korrupsion, ka hedhur edhe një hap tutje. Ai ka akuzuar kryeministrin e Kosovës Agim Çeku, se në takimet me ndërkombëtarët është pajtuar për shtyrjen e statusit.
    Në një prononcim dhënë gazetës Express, Thaçi ka theksuar se aminin për shtyrjen e statusit kryeministri e ka dhënë në takime të mbyllura me ndërkombëtarët.
    "Është shqetësues mirëkuptimi dhe pajtimi i kreut të qeverisë së koalicionit për shtyrjen e pavarësisë së Kosovës për vitin e ardhshëm. Ky pajtim ka ndodhur në takime të mbyllura. Shteti nuk ndërtohet me improvizime dhe njerëz të shantazhuar sikurse janë këta të qeverisë aktuale," ka thënë Thaçi të premten.
    Njeriu i parë i opozitës në vend ka vazhduar akuzat në adresë të shefit të ekzekutivit, duke thënë se miratimin për shtyrjen e statusit paraprakisht e kanë bërë ata që e dirigjojnë Çekun.
    Thaçi ka thënë se shtyrja ka ndodhur nga elementë të parapolitikës.
    "Shtyrjen e statusit në takime të mbyllura fillimisht e mirëkuptuar dhe e pranuar nga parapolitika që dirigjon me kreun e qeverisë", ka thënë Thaçi.
    Numri një i partisë së dytë në vend ka vazhduar kritikat në adresë të qeverisë, duke thënë se dështimi i qeverisë aktuale mund të sjellë edhe shtyrjen e pavarësisë.
    Thaçi ka thënë se keqqeverisja që është duke e bërë ekzekutivi i Kosovës ka prodhuar argumente për kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës.
    Mirëpo, Thaçi i cili është edhe anëtar i Ekipit Negociator të Kosovës që njihet po ashtu edhe si Ekipi i Unitetit, edhe përkundër akuzave ndaj Çekut, ka bërë thirrje për unitet të Ekipit Negociator.
    "Pavarësisht rrethanave dhe dilemave të reja, ftoj politikën kosovare për unitet shtetformues dhe thellimin e besimit te partnered tanë ndërkombëtarë, në veçanti tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës", ka thënë Thaçi.
    Ai ka paralajmëruar njeriun e parë të qeverisë së Kosovës se nuk duhet që në vizitat jashtë vendit të pranojë shtyrjen e zgjidhjes së statusit të Kosovës.

    **

    Marr nga forumi dardania Shkruar nga ( Daliver )
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Zyra për Informim e kryetarit të PDK pohon së deklarata e tij është keqinterpretuar!

    ........................................


    Zyra për Informim e Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, lidhur me shkrimin “Marrëveshje e fshehtë për shtyerjen e statusit”, të botuar në gazetën ditore “Express”, të datës 07. 10.2006, për opinionin publik, sqaron me sa vijon:
    Deklarata e Kryetarit të PDK-së është keqintepretuar dhe prezentuar lexuesit ndryshe nga përmbajtja e deklaratës së dhënë.
    Kryetari Thaçi në prononcimin e tij askund nuk ka përmendur “marrëveshje të fshehtë” për statusin.
    Në prononcimin e Kryetarit Thaçi nuk përmendet emri i askujt. Nuk përmenden në asnjë kontekst as “faktorët ndërkombëtarë”. Kryetari Thaçi ka deklaruar se: “Dështimi i qeverisë aktuale mund të sjell shtyerjen dhe dështimin e ndërtimit të shtetit të pavarur dhe demokratik të Kosovës.”
    Gjithashtu Kryetari Thaçi ka deklaruar se “pavarësisht rrethanave dhe dilemave të reja ftoj politikën kosovare për unitet shtetformues dhe thellimin e besimit te partnerët ndërkombëtarë dhe në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
    Prishtinë
    07.10.2006


    Marr nga forumi dardania ( Daliver )
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Liria e interpretimit të fjalive është pjesa më e bukur e gazetarisë. Prandaj bukuria e gazetarisë qëndron në mos censurimin e mendjes dhe lirinë e interpretimit. Natyrisht, gjithmonë duke ruajtur korrektësinë e deklarimit dhe citimit të saktë.
    Reagimi i zyrës për informim të PDKsë, se deklarata e Z. Thaçi është keqinterpretuar nga gazeta EXPRESS, është e paqëndrueshme.
    Ne, si gazetë dhe autori i shkrimit kemi interpretuar lirshëm fjalitë e deklaruara të z. Thaçi, duke i bërë ato të qarta dhe të sqaruara për opinionin publik.
    Fjalitë: ...Takimet e mbyllura” dhe “...kreu i qeverisë“ , për të cilat reagohet nga PDK-ja, perceptohen qartë në opinion publik dhe tregojnë saktësisht atë që është interpretuar në gazetën tonë.
    Kur thuhet fjala “e mbyllur”, normalisht ajo fjalë tregon se nuk kemi të bëjmë për diçka të hapur – andaj është e fshehtë. Dhe interpretimi i saj del i saktë.
    Kur thuhet: Kreu i qeverisë, natyrisht që mendohet për shefin e saj Agim Çekun. Dhe cilësimi me emër të përvetshëm nuk dmth që kemi keqinterpretuar deklaratën.
    Së paku, Agim Çeku, është i zgjedhur me vota në parlament dhe zyrtarisht është kreu i qeverisë.
    Ne nuk kemi dashur që të interpretojmë fuqinë e tij politike, por të saktësojmë emrin e tij si udhëheqës i cili akuzohet nga kreu i PDK-së, për dhënien e pëlqimit për shtyrjen e statusit në takime të mbyllura.
    Kur përmendem, në këtë rast, kreun e PDK-së, natyrisht që menduam në z. Thaçi.
    Prandaj, asnjë shtesë dhe as një keqinterpretim nuk i është bërë deklaratës së tij. Edhe sot qëndrojmë plotësisht në interpretimet që i kemi bërë deklaratës së liderit të opozitës.

    Me respekt
    Redaksia Express
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Gjilanasi qfar deshiron te thuash her thashethen here demant e ke perzie krejt ore djal gjilani
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    Gjilanasi qfar deshiron te thuash her thashethen here demant e ke perzie krejt ore djal gjilani
    Me fal ti plak Llapi por ka shkruar Gazeta juaj qe ti e can b... mbas saj me shkrime.. tani ca ju boni ? kshtu?
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    gabim 2 here
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 09-10-2006 më 08:17
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga GjIlAnAsI_cSi
    Me fal ti plak Llapi por ka shkruar Gazeta juaj qe ti e can b... mbas saj me shkrime.. tani ca ju boni ? kshtu?
    Po nga ti ato argumente ore quni i ri ti qe me thua gazeta e juaj ?!
    Une sjelli postime te te gjithave gazetave shqiptare ore qunu i ri
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Tema të Ngjashme

  1. Prishtina zyrtare: Jo planit me 6 pika te Ban Ki Moon te OKB
    Nga Harudi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 08-09-2009, 16:03
  2. Sejdiu e Thaçi
    Nga Sabriu në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 31-05-2009, 10:58
  3. Pala serbe: Kërkojmë ndarje të butë në Kosovë
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 03-12-2008, 18:19
  4. Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 17:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •