Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anëtarësuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914

    “Muslimanët në Ballkan - realiteti dhe e ardhmja”

    Zhvillohet në Tiranë konferenca ndërkombëtare




    “Muslimanët në Ballkan - realiteti dhe e ardhmja”

    Ditën e shtunë, më datë 2 shtator 2006, në mjediset e Hotel Tirana International u zhvillua konferenca ndërkombëtare me temë “Muslimanët në Ballkan - realiteti dhe e ardhmja”. Kjo konferencë kishte për qëllim të hapte horizonte të reja në trajtimin e çështjeve kulturore, sociale, integruese dhe ekonomike të muslimanëve ballkanas, diskutimin e këtyre tematikave nga specialistë të fushave përkatëse, gjetja e zgjidhjeve të tyre dhe hedhja e propozimeve për bashkëpunim ose analizë e studim më të thelluar të këtyre çështjeve.

    Konferenca “Muslimanët në Ballkan - realiteti dhe e ardhmja” u organizua nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam në bashkëpunim me Qendrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar. Në këtë konferencë ishin ftuar studiues, drejtues institucionesh dhe përfaqësues nga vendet ballkanike për të bërë një paraqitje sa më konkrete të gjendjes sociale, ekonomike dhe kulturore të muslimanëve ballkanas. Në konferencë merrnin pjesë studiues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Sanxhaku, Bosnja dhe Mali i Zi, përfaqësues të institucioneve fetare, shkencore dhe kulturore, përfaqësues të komuniteteve fetare në vend, përfaqësues të trupit diplomatik, studentë të interesuar dhe të ftuar të tjerë.

    Për të ndjekur punimet e konferencës kishte ardhur posaçërisht edhe një delegacion nga Kuvajti, i kryesuar nga kryetari i Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Parlamentin e Kuvajtit, dr. Uelid El-Tabtabai. Në përbërje të këtij delegacioni kishte pedagogë dhe studiues.

    Konferenca i nisi punimet me fjalët përshëndetëse nga ana e organizatorëve dhe mysafirëve ku, ndër të cilat, përmendim fjalët përshëndetëse të dr. Ramiz Zekaj, drejtor i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam; prof.Ylli Popës, kryetar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë; Haxhi Dede Reshat Bardhi, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve; z. Nexhat Gjuzi, përfaqësues i Komitetit Shtetëror të Kulteve; z. Mevlud Dudiç, dekan i fakultetit të Shkencave Islame në Sanxhak dhe studiuesi dhe poeti boshnjak Ferid Muhiç.

    Më tej, pas koktejit të organizuar në ambientet e Hotel Tirana International, konferenca i zhvilloi punimet në katër seanca, si më poshtë vijon:

    Seanca e parë:

    Ceshtjet kulturore të muslimanëve në Ballkan

    Drejtues të seancës: Dr. Isa El Unezi, Mr. Elez Ismaili


    Temat e trajtuara:

    1. Promovimi i diversitetit kulturor si përgjigje ndaj izolacionizmit. (Alban Bala).

    2. Islami si urë lidhëse midis kulturave në Ballkan. (Dr. Ramiz Zekaj)

    3. Zhvillimi kulturor dhe shkencor në trevat shqiptare në Ballkan. (Prof. Dr. Ruzhdije Qafmolla)

    4. Roli i OJQ-ve në njohjen dhe përhapjen e kulturës islame në Ballkan pas viti 1990 (Mr. Azem Xheladini).

    5. Identiteti islam i shqiptarëve: mit apo realitet. (Ermal Bega).



    Seanca e dytë:

    اështjet integruese të muslimanëve në Ballkan



    Drejtues të seancës: Dr. Hysamedin Feraj, Mevlud Dudiç


    Temat e trajtuara:

    1. Rëndësia e marrëdhënieve islamo-ballkanase. (Dr. Uelid Tabtabai).

    2. E ardhmja e shqiptarëve në Ballkan në kuadër të ngjarjeve rajonale e ndërkombëtare. (Abdi Baleta).

    3. Bashkëpunimi ndërfetar dhe ndërnacional rrugë drejt integrimit (Prof. As. Dr. Arian Kadiu).

    4. Origjinaliteti i marrëdhënieve të muslimanëve në Ballkan. (Abdurrahman Xhumejan).

    5. Pak nga historia e dhimbshme e shqiptarëve dhe e boshnjakëve në Ballkan dhe integrimi i tyre në Europë. (Dr. Ibrahim Gashi)

    6. Ballkani: dhimbje dhe shpresë. (Dr. Gazi Shemmeri).



    Seanca e tretë:

    اështjet sociale e arsimore të muslimanëve në Ballkan



    Drejtues të seancës: Dr. Uelid Tabtabai, Bedri Telegrafi


    Temat e trajtuara:

    1. Inkorporimi i mësim-besimit nëpër shkolla, domosdoshmëri e kohës dhe akt human. (Mr. Elez Ismaili).

    2. Realiteti social i muslimanëve në Ballkan, trajtimi i çështjes së muslimanëve në Maqedoni. (Gafurr Zharku).

    3. Të njohim specifikat tona edhe në edukim, duke afirmuar vlera. (Prof. Dr. Musa Kraja).

    4. Realiteti social i muslimanëve ballkanas, gjendja në Kosovë. (Ekrem Abdiu).





    Seanca e katërt:

    اështjet ekonomike të muslimanëve në Ballkan



    Drejtues të seancës: Dr. Khalil Al-Zirr, Kreshnik Osmani


    Temat e trajtuara:

    1. Vakëfet në Ballkan dhe roli i tyre në proceset ekonomike. (Mevlud Dudiç).

    2. Administrimi dhe menaxhimi i potencialeve njerëzore çon përpara zhvillimin ekonomik të muslimanëve në Ballkan. (Muhamed Fuhejd El-Axhmi).

    3. Marrëdhëniet ekonomike – Fusha e bashkëpunimit dhe e tolerancës midis besimeve (Dr. Myslym Hotova).

    4. Ekonomia islame dje dhe sot. (Arben Ramkaj).

    5. Fushat e investimeve në dobi të Islamit në Shqipëri. (Murteza Bode).




    Në përfundim seancave u mblodhën të gjithë kumtuesit dhe pjesëmarrësit dhe diskutuan për ecurinë e konferencës, u nxorën konkluzionet përkatëse dhe u bënë propozime për vendosjen e një bashkëpunimi, në mënyrë që temat dhe problemet e trajtuara në konferencën “Muslimanët në Ballkan: realiteti dhe e ardhmja” të preken më nga afër nga të gjithë muslimanët ballkanas dhe më gjerë.

    Në këtë konferencë u mbajtën gjithsej 21 kumtesa si dhe u zhvilluan në çdo seancë diskutime nga të pranishmit rreth temave përkatëse.

    Kumtesat e mbajtura në katër seancat analizuan problemet e Islamit në Ballkan vështruar në kuadrin historik, kulturor, arsimor, social dhe ekonomik.

    Konkluzioni kryesor i konferencës ishte se Islami në Ballkan, i përfaqësuar vullnetarisht nga një pjesë e popullsisë së këtij rajoni dhe duke u mbështetur në parimet e shëndosha të këtij besimi në Kuranin Famëlartë e në porositë e Profetit Muhamed (a.s.), ka luajtur rol progresiv në jetën e asaj pjese të popullsisë që u përfshi në Islam si rregullator në jetën e individit familjar dhe në shoqëritë me përkatësi islame.



    Gjithashtu në fund u bënë propozime që aktivitete të tilla të zhvillohet edhe në të ardhmen dhe në vende të ndryshme të rajonit ballkanik.


    Ndryshuar për herë të fundit nga ~Geri~ : 07-10-2006 më 08:08
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  2. #2
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anëtarësuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Fjala përshëndetëse në emër të organizatorëve në konferencën

    “Muslimanët në Ballkan – realiteti dhe e ardhmja”





    I nderuar prof. Ylli Popa – Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

    I nderuar Haxhi Dede Reshat Bardhi – Kryegjyshi Botëror Bektashian

    I nderuar z. Nexhat Gjuzi – Përfaqësues i Komitetit Shtetëror të Kulteve

    I nderuar dr. Uelid El-Tabtabai – kryetar i Komisionit të të Drejtave të Njeriut në Parlamentin e Kuvajtit

    Të nderuar zotërinj deputetë dhe përfaqësues të trupit diplomatik

    Të nderuar pjesëmarrës



    Më lejoni që në emër të organizatorëve të këtij takimi t’ju uroj mirëseardhjen dhe t’ju falënderoj për pjesëmarrjen në konferencën “Muslimanët në Ballkan – realiteti dhe e ardhmja”.

    Problemi që ka për objekt kjo konferencë është i shumanshëm, pasi ai ka karakter shkencor, historik, fetar, kulturor, social dhe polemik. Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam dhe Qendra e Bashkëpunimit Ndërkombëtar, nën kujdesin e të cilave zhvillohet kjo konferencë, mirëpret çdo mendim që hap një perspektivë, çdo nismë që bëhet burim i zbardhjes së fakteve të reja, çdo ide që shtron një plan për të zgjidhur një enigmë.

    Temat që do të trajtohen sot në këtë auditor lidhet ngushtë me zhvillimet historike, kulturore, sociale e ekonomike të popujve ballkanikë, të pasqyruara me mjaft të dhëna shkencore, konceptime kohore, rrethanore etj.

    Deri sot janë mbajtur shumë konferenca, janë bërë shumë studime dhe janë shkruar shumë libra për Islamin në Ballkan, por kjo tematikë meriton ende një vëmendje më të hollësishme. Kontributet e muslimanëve në kulturën ballkanike zënë fill me pranimin e Islamit nga popujt e këtij rajoni, me të dhënat dokumentare të përhapjes së tij, me pengesat e hasura gjatë kohëve, me nevojën e zbulimit të shumë të dhënave faktike, të cilat hedhin dritë edhe më shumë mbi këtë çështje.

    Institucionet që përfaqësojnë muslimanët në Ballkan kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontribute të çmuara në një sërë fushash sociale, kulturore, edukative etj. Gjatë veprimtarisë së tyre ato kanë patur disa arritje dhe kanë lënë gjurmë gjatë shekujve.

    Janë krijuar biblioteka me vlera të veçanta, ku janë ruajtur dorëshkrime me vlera të rralla, të cilat kanë lidhje me trashëgiminë ballkanike, si pjesë e trashëgimisë kulturore botërore.

    Popujt që i përkasin fesë islame në Ballkan, në vazhdimësi kanë pasur lidhje midis tyre gjatë historisë, gjë e cila u ka mundësuar atyre që shpeshherë të funksionojnë si një grupim shoqëror që i bashkon i njëjti koncept mbi botën dhe të njëjtat parime thelbësore. Në kushtet e një shoqërie moderne, bashkëkohore dhe integruese, Islami në Ballkan përpiqet të jetë palë në proceset integruese me vizione që e ndihmojnë këtë proces duke u bazuar në Kuranin Famëlartë, në hadithet e Profetit Muhamed (a.s.), si edhe në veprat e dijetarëve islamë.

    Besimi islam në Ballkan nuk kufizohet thjesht në rolin e tij si religjion, por edhe si moral, si mënyrë jetese, si art e veçanërisht si kulturë që përbën një aspekt vlerash në trojet e shumë shteteve ballkanike dhe më gjerë.

    ثshtë e kuptushme se konsideratat dhe vlerësimet për një besim i përcillen një komuniteti njerëzish dhe mbeten kurdoherë mesazhe që kontribuojnë në dobi të njerëzimit. Besimi islam, në parim dhe praktikë, vepron në përputhje me vlerat universale të shoqërisë njerëzore.

    Islami është frymë filozofike e humane që dënon dhunën e terrorin dhe nxit zhvillimet, kulturën dhe dijet. E mbi të gjitha Islami ka shërbyer dhe shërben si rregullator i jetës së individit, familjes dhe shoqërisë. Prandaj kultura islame do të jetë në vazhdimësi forcë bashkuese midis popujve ballkanikë e mirëkuptimi me fqinjët e banorët e tjerë të rajonit.

    Në kushtet kur dje Ballkani ishte “fuçi baruti” e Evropës dhe sot përpjekjet për demokraci kanë sjellë edhe shpërthimin e nacionalizmave e ngjasimit me një det të trazuar, ndihet nevoja e puhizave dhe flladeve për freskimin e gjithë rajonit.

    Historia e besimit islam, si kudo në botë, edhe në Ballkan, na jep mësimin e madh se dijet vijnë nga popujt e ditur, kulturat dhe qytetërimet vijnë nga vendet e kulturave të qytetëruara. اdo përpjekje për t’u afirmuar me rrugë e me mjete të tjera është e destinuar të dështojë. Kohët, gjithnjë e më shumë, po dëshmojnë se perspektivat dhe epërsitë u takojnë atyre popujve që arrijnë epërsi në vlerat dhe nivelet e kulturave.

    Shpreh bindjen se kjo konferencë mbahet në një kohë të volitshme e do të shërbejë si mesazh i harmonisë së popujve të Ballkanit, pavarësisht përkatësive fetare dhe afrimit të shteteve të rajonit, pavarësisht ndasive territoriale dhe etnokulturore.



    I uroj konferencës suksese dhe punime të mbara

    Faleminderit



    Tiranë, 2 shtator 2006.
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  3. #3
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anëtarësuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    FANTAZMA E RIKONKUISTES VERTITET NE BALLKAN

    (Më 2 shtator 2006 në Tiranë u mbajt një konferencë me
    temën “Myslimanët në Ballkan: realiteti dhe e ardhmja”.
    Konferenca u organizua nga Instituti Shqiptar i Mendimit
    dhe Qytetërimit Islam dhe Qendra Ndërkombëtare për
    Bashkëpunim, në bashkëpunim me përfaqësues mekanizmash
    islame nga Kuvajti e Katari. Ishin të pranishëm dhe
    mbajtën përshëndetje e ligjërata deputetë e personalitete
    nga këto dy shtete arabe, si dhe të ftuar nga Bosnja,
    Sanxhaku, Kosova, Maqedonia e diaspora shqiptare. Në
    punimet e dy seksioneve të konferencës u mbajtën një numër
    i madh kumtesash. Ndër këto ishte dhe kumtesa e mëposhtëme
    e mbajtur nga Abdi Baleta rreth temës së veçantë “E ardhmja
    e myslimanëve ballkanas në kuadër të ngjarjeve rajonale e
    ndërkombëtare”, tekstin e të cilës po e japim të plotë për
    lexuesit)

    Të nderuar pjesëmarrës,

    Falenderoj organizuesit e kësaj konference të rëndësishme
    për ftesën që të mbaj një ligjëratë rreth temës “Myslimanët
    në Ballkan, realiteti dhe e ardhmja”. Të ardhmen e
    myslimanëve në Ballkan, sikurse të ardhmen e çdo gjëje
    tjetër në gjithësi e di vetëm Allahu. Ne njerëzve na mbetet
    të njohim sa më saktë të shkuarën, të vlerësojmë sa më
    drejt zhvillimet e sotme, që kështu të mund të bëjmë atë që
    na takon, ndonjë punë të mirë e veprim të dobishëm për të
    ardhmen.
    Në përputhje me profilin tim profesional, si specialist i
    së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, do të
    përqendrohem në një çështje të veçantë të programit të
    kësaj konference “E ardhmja e myslimanëve ballkanas në
    kuadër të ngjarjeve rajonale dhe ndërkombëtare”. Përvoja e
    punës për përpilimin e një libri të sapo botuar me titull:
    “Përballjet me islamofobinë” më bën të them se një temë e
    tillë vetëm sa mund të gërvishtet në një ligjëratë. Nga sa
    kam mundur të mësoj për të shkuarën dhe të vëzhgoj mbi
    zhvillimet e tanishme e them pa ngurrim dhe me njëfarë
    dëshpërimi se gjendja e sotme e myslimanëve në Ballkan
    është tejet e vështirë, e pasigurt, e rrezikuar dhe me
    shumë pikëpyetje. Për të bërë arsyetime të tilla nuk më
    shtyn ndonjë prirje për pesimizëm, por janë analizat e
    thelluara që kam gjetur tek shumë studiues seriozë e të
    ndershëm perëndimorë që më shtyjnë të shprehem kështu për
    rrjedhojat e zhvillimeve botërore, evropiane, ballkanike
    dhe shqiptare mbi gjendjen e myslimanëve.
    Trojet ballkanike ku shumica e popullsisë është myslimane
    Bosnje Hercegovina, Kosova, Shqipëria, Shqipëria Lindore
    janë quajtur nga studiuesit perëndimorë edhe si “Evropa
    myslimane, ku Islami ka qenë gjithnjë në mbrojtje, e jo në
    sulm, në fakt në tërheqje gjatë shekujsh dhe ku myslimanët
    nuk ka të ngjarë të japin ndonjë kontribut në jetën e
    përgjithshme të Islamit, por ku Islami mund të bëhet aktiv
    nën ndikimet që vijnë nga pjesë të tjera të Botës”.
    Ky “shqetësim” përmendet nëpër libra edhe si faktor kryesor
    që nxiti Vatikanin të tregohej i interesuar të bëhej aktiv
    gjatë viteve të luftës në Bosnje dhe më pas në Kosovë. Me
    spekulimin se vatrat myslimane në Ballkan do të përdoreshin
    nga fondamentalizmi islamik kundër Evropës së krishterë,
    serbët janë përpjekur të përligjnin agresionet e tyre në
    Bosnje dhe në Kosovë e të fitonin simpati e mbështetje nga
    Perëndimi për gjenocidin e tyre.
    Ballkani njihet e përmendet si një nga tri zonat ku kanë
    bashkëjetuar më shumë në paqe dhe në harmoni myslimanët, të
    krishterët dhe hebrenjtë, por që njëkohësisht gjatë
    historisë së ballafaqimit 1400-vjeçar midis Islamit dhe
    Krishterimit, janë bërë edhe shesh kryesor betejash, shesh
    kryqëzatash dhe objekt i rikonkuistës së krishterë. Këto
    tri zona janë Levanti, Gadishulli Iberik dhe Ballkani.
    Sot Ballkani ka mbetur e vetmja zonë ku problemi shtrohet
    ende frikshëm për myslimanët: nëse Islami do të mbijetojë
    edhe këtu apo do të zhduket, siç ka ndodhur në gadishullin
    iberik gjatë rikonkuistës spanjolle para 500 vjetësh, ku
    nuk ka më Islam. Në Levant kryqëzatat dështuan dhe nuk u bë
    një rikonkuistë e plotë e tipit spanjoll para 8-9 shekujsh.
    Gjenerali francez Henri Guro në vitin 1920, kur shkoi tek
    varri i Saladinit, ngadhënjimtarit mbi kryqëzatat dhe
    çliruesit të Jerusalemit, shqiptoi fjalët: “Saladin ne u
    rikthyem. Prania ime këtu vulos fitoren e kryqit mbi
    gjysmëhënën”. Por tani, pas gati një shekulli, edhe pse
    Jerusalemi është sërish i pushtuar, këtë radhë nga shteti
    hebre i Izraelit i krijuar më 1948, fjalët e gjeneralit
    francez mbeten vetëm një mburrje që dëshmon se fryma e
    kryqëzatave dhe rikonkuistës, edhe pse nuk është zhdukur
    mund të quhet përfundimisht e dështuar në Levant.
    Kurse në Ballkan gjërat duhen parë më ndryshe, me më shumë
    shqetësim dhe frikë për të ardhmen e myslimanizmit.
    Studiuesi britanik Endrju Uitkroft, në një libër të tij mbi
    historinë e ballafaqimeve të Krishterimit me Islamin nga
    viti 638 deri në vitin 2000 na kujton se “lufta me Islamin
    në Ballkan, në trupin e vet Evropës, u bë më e dhunshme, se
    në secilin nga përleshjet e mëparshme ... Ballkani u bë
    skena ku luhej akti final i përleshjes së Evropës së
    krishterë me Islamin, për një kryqëzatë të fundit. Për fat
    të keq pasojat e tejzgjatura të këtij antagonizmi kanë
    vazhduar edhe pas shkatërrimit të Perandorisë Osmane”.
    Sipas këtij autori: “në Ballkan rizgjimi i ideve të largëta
    shërbeu si zjarrvënie për mizoritë e shekulli XX”, ku
    natyrisht më shumë bien në sy mizoritë gjatë gjenocidit
    kundër myslimanëve të Bosnjës dhe të Kosovës në dekadën e
    fundit të këtij shekulli.
    Përçuesit e rrymës islamofobe në mendimin dhe propagandën
    shqiptare kanë një prirje të çuditshme që luftën agresive
    të serbëve kundër boshnjakëve myslimanë ta paraqesin si
    luftë vetëm për motive fetare, duke mohuar kështu
    padrejtësisht se ajo ishte në radhë të parë rrjedhojë e
    synimeve gjeopolitike të Serbisë. Kurse lidhur me
    agresionin e Serbisë në Kosovë, po këta përçues të
    islamofobisë shprehen se ishte veprim i diktuar vetëm nga
    gjeopolitika dhe përpiqen ta mohojnë atë përmasë fetare që
    kishte ky agresion. Kjo bëhet për të krijuar idenë e gabuar
    dhe mashtruese se ballafaqimet historike dhe aktuale të
    shqiptarëve me fqinjët armiqësorë nuk kanë fare përmasë
    fetare, por janë vetëm rrjedhojë e përplasjeve
    gjeopolitike. Me këtë duan të mohojnë faktin që islamizimi
    i shqiptarëve u ka sjellë dobi në përballjet e tyre me
    fqinjët e krishterë. Ndërsa zonja e nderuar Medlin
    Ollbrajt, që drejtonte diplomacinë amerikane në kulmin e
    ndërhyrjes perëndimore kundër gjenocidit serb në Kosovë,
    vëren shumë saktë se: “Farërat e konfliktit në Kosovë,
    ashtu si në luftërat që shpërthyen pas shpërbërjes së
    Jugosllavisë, ishin mbjellë në historinë fetare të
    rajonit”. Rrjedhimisht, pa ditur, pa mbajtur parasysh edhe
    historinë dhe trashëgiminë fetare në Ballkan, nuk mund të
    bëhet politikë e dobishme kombëtare për shqiptarët, as për
    myslimanët në tërësi.
    Myslimanët ballkanas, që do të thotë kryesisht boshnjakët
    dhe shqiptarët, vazhdojnë të mbeten në pozita mbrojtjeje,
    sepse janë të sulmuar dhe të kërcënuar nga të tjerët në
    Ballkan dhe nga jashtë tij. Këta myslimanë kanë mbetur si
    ishuj në një det të krishterë, janë pjesa më e izoluar e
    Ummetit mysliman, ose po të themi me terma më laikë, pjesa
    më e shkëputur nga bota myslimane, pra një objektiv më i
    zbuluar dhe më i lehtë për t’u goditur nga çdo strategji
    sulmuese kryqëzatare e rikonkuistadore antimyslimane.
    Po a ekziston në kohën tonë ndonjë strategji e tillë,
    viktimë e së cilës mund të bien në radhë të parë myslimanët
    e Ballkanit që janë në pjesën më periferike të Islamit, në
    vijën e ballafaqimit e të përplasjes më të drejtpërdrejtë ,
    që janë më të dobëtit dhe më të pambrojturit midis Ummetit
    mysliman? Një strategji e tillë ka ekzistuar gjithnjë,
    ekziston dhe tani, madje po merr karakter më të acaruar për
    shkak të ballafaqimeve globale në marrëdhëniet
    ndërkombëtare. Këtë na e vërteton edhe fakti që edhe pas
    ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë në vitin 1999,
    çështja e realizimit të të drejtave të shqiptarëve të
    Kosovës dhe të kombit shqiptar në tërësi trajtohet ende në
    mënyrë të çuditshme, shumë më ndryshe nga sa përcaktojnë
    parimet dhe normat e së drejtës ndërkombëtare, praktikat
    dhe precedentët e realizimit të vetëvendosjes së popujve
    dhe të zgjidhjeve së çështjeve kombëtare në marrëdhëniet
    ndërkombëtare. Ende ka vend për shumë dyshime se shqiptarët
    mund të diskriminohen edhe në këtë rast. Edhe çështja e
    Bosnjës përmban ende dilema të hapura. Mund të shtohen
    fakte të tjera që e bëjnë të besueshme se përkatësia fetare
    e shqiptarëve në Islam herë pas here keqpërdoret në dëm të
    shqiptarëve, ndonëse janë tejet të ekzagjeruara alarmet që
    japin politikanë e propagandistë shqiptarë se shqiptarët do
    të jenë gjithnjë të nëpërkëmbur, nuk do të pranohen në
    Evropë, nuk do të mirëkuptohen nga Perëndimi deri ditën që
    ata të vendosin të braktisin plotësisht Islamin dhe të
    konvertohen në të krishterë.
    Studiuesi Fred Hollidej kur është përpjekur të gjejë
    përgjigjen më të saktë rreth dilemës: “Islami dhe
    Perëndimi: kërcënim Islam apo kërcënim ndaj Islamit?” ka
    theksuar: “Janë të pakta, nëse ka, ato çështje në
    marrëdhëniet ndërkombëtare që kanë prodhuar kaq shumë mite
    sa çështjet e të ashtuquajturit kërcënim islamik”. Për
    arsyet që u përmendën më lart nuk duhet të ketë vend për
    dilema të tilla në rastin e Ballkanit, sepse këtu është
    fare e qartë që nuk ekziston asnjë premisë për krijimin e
    ndonjë rreziku islamik. Një rrezik të tillë nuk kanë
    mundësi ta krijojnë as boshnjakët dhe as shqiptarët. Por
    janë të shumtë faktorët që krijojnë rrezik real për Islamin
    dhe që i bëjnë shqiptarët dhe boshnjakët myslimanë të
    mbeten të nëpërkëmbur dhe të kërcënuar nga të gjitha anët.
    Nëse flasim për Islamin si besim dhe për myslimanët si
    bashkësi fetare, atëherë duhet të themi se këta më të
    rrezikuar se kudo janë në Shqipëri, madje janë më të
    keqtrajtuar dhe më të fyer këtu se sa myslimanët në Bosnje,
    Kosovë, Maqedoni. Myslimanët në Shqipëri janë edhe më të
    ligështuarit në qëndresën e tyre. Kjo vjen nga që ata
    gjenden nën trysni të veçantë, krahas faktorëve të
    përgjithshëm që veprojnë negativisht kundër Islamit në
    Ballkan, në Shqipëri veprojnë edhe disa faktorë negativë
    specifikë. Në Shqipëri nuk ka pasur dhe nuk ka përse të
    ketë islamofobi, por pikërisht këto dy dekadat e fundit
    vihet re një përhapje e shfrenuar e një islamofobie të
    importuar nga vende fqinje dhe nga Perëndimi. Gjatë 15
    viteve që ndajnë shqiptarët nga shembja e diktaturës
    komuniste ç’ka shënoi rikthimin e lirisë së besimit dhe të
    fesë shtypur dhunshëm nga ateizmi komunist, myslimanët
    shqiptarë nuk i kanë gëzuar njësoj dhe në të njëjtën masë,
    sikurse besimtarët e krishterë, mirësitë që solli ndryshimi
    i bërë. Ka 15 vjet që besimtarët myslimanë shqiptarë
    terrorizohen nga boritë e alarmit se Shqipëria dhe
    shqiptarët po përpihen nga fondamentalizmi islamik, po bien
    në rrjetat e terrorizmit islamik; se Shqipëria qenka vatër
    e veprimtarive të Al-Kaedës dhe të Bin Ladenit; se në
    Shqipëri po e marrka frerin nëpër këmbë një nacionalizëm
    islamik, që paska në plan të shkatërrojë krishterimin e
    fqinjëve dhe të Evropës, madje të rrethoka Serbinë me një
    hark islamik në bashkëpunim me myslimanët e Bosnjës dhe nën
    tutelën e vahabizmit saudit e të Ajatollahëve të Iranit.
    Mjedise të fuqishme politike deri në majat më të larta të
    pushtetit, pothuajse gjithë gazetat dhe mediat kryesore i
    kanë fryrë pa pushim një histerie të papërmbajtur për të
    tromaksur myslimanët shqiptarë dhe për të mpirë Islamin në
    Shqipëri, duke krijuar artificialisht një psikozë frike se
    mos shqiptarët akuzohen për fondamentalistë e terroristë
    islamikë. Në Shqipërinë e sotme ka forca dhe mjete të
    fuqishme që përpiqen të krijojnë për myslimanët një tmerr
    akuzash siç krijonte inkuizicioni spanjoll për hebrenjtë,
    myslimanët dhe katolikët e dyshimtë, që akuzoheshin për
    herezi dhe heretikë.
    Myslimanët shqiptarë po i trullosin me gjithfarë
    teorizimesh absurde se feja islame qenka e huaj për ta,
    qenka fe e pushtuesve, fe joburimore e shqiptarëve, se nuk
    qenka e vërtetë që shumica e shqiptarëve janë bërë
    ndonjëherë myslimanë, se edhe ata që e ndjejnë veten
    myslimanë në fakt qenkan kriptomuslimanë , pasi në thelb, pa
    e ditur as ata vetë qenkan të krishterë. Pa pikë turpi
    myslimanëve shqiptarë u kërkohet si myslimanëve dhe
    hebrenjve në Spanjën e inkuizicionit ta braktisin fenë e
    tyre që të kthehen në fenë e vërtetë të të parëve,
    përndryshe do ta kenë punën pisk, do të izolohen, nuk do të
    modernizohen, do të braktisen nga qytetërimi dhe përparimi
    europian. Tellallët e islamofobisë me sharlatanizëm e kanë
    shpallur Islamin deri fe të poshtërimit njerëzor, kanë
    hedhur në qarkullim libra e shkrime fyes e shpifës se në
    Shqipëri kultivohet islamofashizmi, antisemitizmi islamik
    me bazë kuranore, se komunizmi në Shqipëri ka qenë më i
    egri, pasi ishte komunizëm i kultivuar në terren islamik.
    Pa pikë turpi myslimanëve shqiptarë u kërkohet me kërcënim
    të konvertohen në të krishterë. Puna ka shkuar deri atje sa
    këtë konvertim ta shpallin si fait accompli drejtuesit më
    të lartë shtetëror që kanë shpallur se do të përmbysin 555
    vjet histori të shqiptarëve, i quajnë myslimanët shqiptarë
    myslimanë europianë, dmth myslimanë të kryqit, dhe madje po
    përgatisin që këtë ta sanksionojnë duke i detyruar
    myslimanët shqiptarë që edhe letrën e njoftimit ta marrin
    me figura shenjtorësh katolikë të stampuar. Ka 15 vjet që
    zbatohet një program pune që zëri më i autorizuar i
    inteligjencës shqiptare ia kërkoi kryetarit të fundit
    komunist të Shqipërisë, për ta shpallur si të mirëqenë
    ndalimin e fesë islame në Shqipëri, edhe pasi të rivendosej
    liria e besimit për katolikët dhe ortodoksët. Në Shqipëri
    vihen në qarkullim deri libra provokues me tituj provokues
    antiislamë dhe shpallet krijimi i Lëvizjes për Rikonkuistën
    Shqiptare. Lista e fakteve të tilla mund të zgjatet shumë
    më tepër. Këtë zell islamofob krejt të veçantë nuk mundi ta
    ftohte as qëndrimi i urtë që mbajti diplomacia perëndimore
    në fillim të vitit 2006 kur nëpërmjet ministrit të jashtëm
    të Spanjës, kryetarit të Komisionit të Bashkimit Evropian
    dhe vëllait të presidentit amerikan deklaruan publikisht se
    e njohin Shqipërinë si vend ku 80% e popullsisë është e
    besimit islam dhe bënë deklarata që Islami në Shqipëri dhe
    praninë e Shqipërisë në Konferencën e Vendeve Islamike e
    trajtonin si vlera evropiane. E megjithatë, edhe pas kësaj
    nuk është ndërprerë histeria e islamofobisë shqiptare për
    të kërkuar daljen e Shqipërisë nga Konferenca e Vendeve
    Islamike.
    Pushtetarët më të lartë të Shqipërisë edhe kur hiqen se po
    nxjerrin në pah para Botës vlerat e harmonisë dhe të
    tolerancës ndërfetare që ekziston midis shqiptarëve e bëjnë
    këtë në një sfond idesh dhe veprimesh të tyre islamofobe,
    shtrembërojnë të vërtetat dhe i lënë punët e organizimit të
    veprimtarive për harmoninë fetare në duar politikanësh dhe
    intelektualësh që njihen botërisht për islamofobinë e tyre
    të theksuar. Kohët e fundit pikërisht intelektualë të tillë
    kanë hedhur edhe tezën e marrë se harmonia fetare në
    Shqipëri qenka si një ndërtesë e vjetruar që paska nevojë
    për një riparim të madh, ç’ka nënkupton se ata synojnë të
    prishin edhe ato vlera të mëdha që janë krijuar në Shqipëri
    në fushën e harmonisë fetare vetëm që të krijojnë raste të
    reja për sulme kundër myslimanëve dhe myslimanizmit.
    Të gjithë këta faktorë negativë bëhen edhe më veprues për
    shkak të zhvillimeve ndërkombëtare. Islami sot më shumë se
    kurrë është vendosur në qendër të jetës dhe të
    marrëdhënieve ndërkombëtare dhe po trajtohet si poli tjetër
    në ballafaqimet gjeopolitike e fetare në botë. Për shumë
    forca politike, fetare e shoqërore, për shtete dhe qeveri
    Islami sot është armiku, edhe pse këtë nuk e pohojnë
    gjithnjë hapur protagonistët e antimyslimanizmit të
    krishterë në Perëndim. Por shenjat janë të qarta se
    islamofobia në ditët tona ka marrë përmasa dhe ngjyrime
    shumë më të theksuara si dukuri politike dhe ideologjike,
    edhe pse ballafaqimet fetare në realitet nuk krijojnë
    acarime dhe dogmat e ritualet fetare nuk çojnë në përplasje
    sa çon politika dhe teologjia. Kjo pasqyrohet sidomos në
    zinxhirin e zëvendësimeve të armikut kryesor që ka bërë
    liberal demokracia perëndimore duke kaluar nga fashizmi tek
    komunizmi dhe tani tek fondamentalizmi islamik dhe pas 11
    shtatorit 2001 tek terrorizmi islamik dhe xhihadizmi.
    Pas fitores mbi fashizmin si armik i demokracisë u
    përcaktua komunizmi dhe konflikti botëror mori karakter
    ideologjik. Me përfundimin e Luftës së Ftohtë (që e disa e
    quajnë Lufta e Tretë Botërore) që shënoi një disfatë për
    komunizmin, menjëherë filluan kërkimet për të gjetur
    armikun e ri. Dhe ky armik u gjet tek Islami dhe
    myslimanizmi, ç’ka u pasqyrua menjëherë në teorinë e
    përplasjeve të qytetërimeve. Fondamentalizmi islamik u bë
    armiku i ri. Ngjarjet tragjike të 11 shtatorit 2001 sollën
    tezat mbi islamofashizmin dhe parullat për një koalicion të
    ri botëror si ai kundër fashizmit gjatë Luftës së Dytë
    Botërore. Tani vonë njëri nga propaganduesit më të zellshëm
    të tezës së islamofashizmit, politologu amerikan Frensis
    Fukujama, po përpiqet ta ngushtojë edhe më portretin e
    armikut kryesor duke shpallur si të tillë vetëm
    xhihadizmin.
    Spekulimet me fjalën dhe konceptin e Xhihadit janë të
    shumta në botë dhe janë tepër bajate edhe këtu në Shqipëri.
    Megjithatë, përpunuesit e mendimit politik në shërbim të
    forcave islamofobe nuk e fshehin se shqetësimi i tyre më i
    madh tashmë nuk është për të përballuar Xhihadin Islamik,
    por për të kaluar në një sulm të ri kundër Islamit, për të
    nxitur luftën në zemër të botës islamike.
    “Nga Xhihadi në Fitna” e ka titulluar një leksion të tij
    islamologu francez Zhil Kepel, që shpjegon se si përpjekjet
    e Perëndimit të krishterë sot synojnë që ta luftojnë
    Islamin duke i vënë myslimanët të përleshen me
    njëri-tjetrin. Për kontradiktat dhe luftërat e brendshme në
    botën myslimane ka shkruar mjaft edhe politologu amerikan
    Samuel Hantington. Shembuj konkretë të një strategjie të
    tillë i shohim qartë në Afganistan, Irak madje edhe në
    rastin e luftës së fundit të Izraelit kundër Hesbollahut që
    synonte të shkaktonte në Liban të njëjtën gjë. Por shenja
    të qarta të përpjekjeve për ta shkatërruar Islamin në
    Ballkan nëpërmjet kësaj që Kepel e quan “Fitna” kemi edhe
    ne në Shqipëri. Islamofobia shqiptare ka vite me radhë që
    përpiqet të mpijë vullnetin e myslimanëve për të mbrojtur
    politikisht Islamin dhe nxit kontradikta artificiale midis
    vetë myslimanëve shqiptarë për të dobësuar kompaktësinë e
    tyre.
    Janë pra shumë rrethana ndërkombëtare, ballkanike dhe
    shqiptare që na shtyjnë të mendojmë se përpjekjet për
    mbrojtjen e Islamit tek shqiptarët do të ndeshen në të
    ardhmen në shumë pengesa.
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  4. #4
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Në Ballkan ka qenë dhe është e veshtirë të jetosh , pjesë e Europës në te cilën gjithcka të falet të jesh , por asesi musliman , në një Ballkan ku u derdh gjaku i muslimanëve , ku muslimanët u ndan në disa shtete , edhe pse ishin të një përkatesie etnike ( përkujto shqiptarët e boshnjakët). Në Ballkan në të cilin mund të hapësh një lokal prostitucioni e striptizi por asesi të ndërtosh nje xhami për tiu falur Allahut , në një Ballkan ku mund të shëtitesh gati lakuriq , por i/e mbuluar , ah keshtu do të jesh i çuditshëm ... Kur e mendoj të kaluarën me dëbime të muslimanëve , prishje të xhamive , plane sekrete per nxjerrje nga Islami dhe kur e shof se kemi mbijetuar , them , do te mbijetojm akoma si musliman

    Drini i Zi

Tema të Ngjashme

  1. Bosnja Dhe Serbia (Lufta)
    Nga forum126 në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 10-12-2015, 10:30
  2. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  3. "Shqipëria etnike është projekt antievropian dhe civilizues"
    Nga Irfan në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-05-2005, 15:23
  4. Ballkan - Makedhonia -Nezir Myrta
    Nga Henri në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 17-09-2002, 18:54
  5. Roli i Italise ne Ballkan
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 04-07-2002, 08:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •