Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 25
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079

    Suzuka 2006: Akti i parafundit

    Me pak se dyte na ndajne nga pole position i Suzukes. Shumaker-Ferrari-Bridgestone perballe Alonso-Renault-Michelin ne pisten me teper te vleresuar si piste pilotesh ne kete sezon (pas heqjes se Spa'se nga kalendari i ketij viti). Mund te jete dhe hera e fundit qe pista ne forme tete e Suzukes ben pjese ne kalendarin e F1: duke filluar nga viti qe vjen gara e Japonise do mbahet ne Fuji.

    Parashikimet per kohe me shi ne kualifikim dhe kohe te thate gjate gares, sado pak favorizojne Renault qe tregoi nderkohe qe eshte para Ferrarit ne piste te lagur dhe e ka arritur ne mos dhe paksa e ka kaluar Ferrarin ne piste te thate.

    Interesant eshte nje reagim i Alonsos qe pretendon se nje pjese e ekipit (pa permendur emra) nuk deshiron qe ta fitoje ai kete titull meqe vitin qe vjen do garoje per Mclaren.

    P.S. Per moderatoret: mbase eshte me mire ta bashkoni kete teme me ate te Shangait si nje te vetme per keto tre garat e fundit.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  2. #2
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Disa informacione qe kam lexuar keto 2-3 dite ,qe mund te na krijojne idene e situates ne te cilen zhvillohet kjo gare...

    Po saktesoj ato informacionet qe ka shkruar me lart dr Rieux .... Te shtunen do jete kohe e vrenjtur ... Gjate provave nuk dihet nese do bjere shi apo jo ... 50% mundesite per shi gjate provave...
    Ndersa te dielen pasdite do filloje shi i rrembyer ... Problemi eshte nese ky shi do filloje gjate gares apo pas saj ...


    Nderkohe qe Alonso deklaron : ''Ndihem vetem ...'' Duke akuzuar direkt shokun e skuadres : << Ne Shangai me parakaloi e me pas u detyrova ta parakaloj une para se te me parakalonte per here te dyte. Beri disa manovra te rrezikshme , e kjo nuk eshte mire per njerin qe lufton per titullin...>>

    Nderkohe qe Renault ka pezulluar ate mekanikun qe gaboi ne pit stopin e dyte tek goma e Alonsos...
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  3. #3
    SPHINX
    Anėtarėsuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835

    Kush do fitoje????

    Situata ne F1:

    1. Puna e kohes eshte muabet statistike dhe probabiliteti deri ne 6-10 ore para gares nuk mund te parashikohet se a do bjere shi apo jo. Shpresoj per kohe te thate qe te shoh nje triumf te Ferrarit.

    2. Puna e Alonsos eshte si puna e dhelpres qe nuk arriti rrushte. Nje fitore e Shumakerit ne nje piste ku ka as me pak as me shume 8 pole positions dhe 6 fitore do mbylle shpresat e fitores per Alonson.

    2a. Ne fillim te kesaj jave deklaron per nje gazete spanjolle "AS" (ose ndoshta La Marca) qe skuadra nuk e ka ndihmuar. Vitin gjejeni vete po ne nje pit stop para disa vitesh makina e Shumit mori flake gjate pit stopit; zjarri u shuajt dhe ne te njejten kohe Shumi fitoi garen. Keshtu nje pitstop ku ai u vonua 10 sekonda nuk ja prishi garen. Nga ana tjeter per punen e rrotave ai mund te kishte thene mos m'i nderroni rrotat.

    2b. Qan dhe ben si K*RV* se valla Fisichella nuk e mbeshteti?

    Tere ato levizje qe beri Fisichella qe bente sikur e parakalonte qe te mbante Shumin mbrapa duhet t'ia dije per nder. Shumi ishte gati plot 4 sekonda me i shpejti dhe ndoshta Alonso do e kish mbyllur garen 1 xhiro poshte Shumit.

    Pastaj Fisichella ngadelesoi qe ta kalonte Alonsoja. Po ajde se vitin qe vjen me duket se do kete nje "M*T BUFFET" (ketu ne US ka restoranrte qe kane Buffet - paguan nje shume te caktuar dhe ha sa te duash, mund te jete pice, sallate ose ne rastin e Alonsos M*T) ne McLaren. Te shikojme si do behet kur t'i bien pendet.

    Pastaj sic u be gabimi i rrotave do dilte me goma te thate ne piste te lagur per te parakaluar Shumin dhe do vinte ne te s'emes. Pista e thate ishte sa per nje makine; kurren e kurres nuk do e kish kaluar Shumin.

    Dhe me ate mekanikun qe u vonua t'ia dije per nder se nje gare i doli rrota si shk*rdh*te ne piste dhe atehere do kish marre 0 pike dhe jo 8 sic mori.

    3. Arroganca e Alonsos me ben te qesh. Talenti i ketij piloti do duket kur te veje ne McLaren. Atehere do duket se ishte Alonsoja qe ish njesh apo ishte Renault.

    4. Me nje urim te perzermert: " Alonso perfundofsh si Villeneuve!!!" Kampion dhe me pas langaraq.
    Liberty, if it means anything, is the right to tell people what they don't want to hear.
    WCC 2006 ITALY

  4. #4
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Nga dy vendet e para nisen dy Ferrarrit e Masa,Scumacher.
    Nga vendi i peste Alonso.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Enigma e gares eshte strategjia e Toyotas. Duke qene "gara e shtepise" per te, mendohej qe me pare se Trulli dhe Ralf mund te zgjidhnin me pak karburant per te kapur nje vend me te mire ne nisje, sidomos per te qene par rivaleve te Bar-Hondes. Sdq gjate te tre fazave te pole position por dhe ne provat para pole-position Toyoya ka qene me e shpejte se Renault qe shton dyshimet se Toyota mund te jete realisht ne gjendje per te garuar me Renault. Toyota ashtu si Ferrari perdor goma Bridgestone. Mendohet se diferenca ne kohe mes Mases dhe Shumakerit dhe ajo mes Ralfit dhe Mases eshte tregues se Masa & Truli do hyne nje xhiro me vone ne pit.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Briatore ankohet se ne fillim te fazes se trete te kualifikimit, Massa ka vonuar Alonson per rreth dy xhiro nderkohe qe ekzistonte mundesia e shiut. Dmth kur e ben Renault per kater xhiro gjate gares ne Shangai eshte strategji normale, kurse kur e ben Ferrari gjate kualifikimit eshte e padrejte. Nejse, fatmiresisht nuk ra shi dhe incidenti ne fjale nuk pati ndonje ndikim ne renditjen perfundimtare. Ndonese ende heret, por mos po e humbin toruan Alonso & Renault me keto ankesa te vazhdueshme dhe me ferkimet mes njeri-tjetrit?

    Nderkohe konfirmohet qe shpejtesia e Toyotave eshte "prej verteti" dhe jo thjesht nga ngarkesa e lehte. Kjo eshte kritike per Alonson, te cilit do ti duhet nje start i mire (qe zakonisht startet i ka shume te mira) per te kaluar Toyotat. Me pak kritike eshte fakti qe Majkell do niset nga ana e piste e pistes ne vend te dyte dhe mund te parakalohet ne start nga Ralfi i vendit te trete.

    Sadopak, neser Renault-se mund ti vije ne ndihme moti. Parashikohet shi 2-3 ore para startit cka mund ti detyroje pilotet te dalin me goma te mesme ne vend te gomave te thata per pjesen e pare te gares. Ne piste jo plotesisht te thate Renault ishte pothuaj e barabarte me Ferrarin (te premten), ndersa ne piste krejt te thate .7 sekonda me e ngadalte (kualifikimi).
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  7. #7
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anėtarėsuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Suzuka 2006, shpresojme te jete nje gare tejet intresante me gjase qe edhe te jete gara vendimtare e shamionatit te sivjeme.
    Suksese per skuderine Ferrari!
    Punė, djersė, dashuri mes njerėzve dhe ndaj atėdheut.

  8. #8
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar mė parė nga Dr Rieux
    Briatore ankohet se ne fillim te fazes se trete te kualifikimit, Massa ka vonuar Alonson per rreth dy xhiro nderkohe qe ekzistonte mundesia e shiut. Dmth kur e ben Renault per kater xhiro gjate gares ne Shangai eshte strategji normale, kurse kur e ben Ferrari gjate kualifikimit eshte e padrejte. Nejse, fatmiresisht nuk ra shi dhe incidenti ne fjale nuk pati ndonje ndikim ne renditjen perfundimtare. Ndonese ende heret, por mos po e humbin toruan Alonso & Renault me keto ankesa te vazhdueshme dhe me ferkimet mes njeri-tjetrit?

    Nuk eshte krahasim i sakte doktor.. Ne Monza, Alonso u degdis ne vend te 10 si pasoje e skualifikimit, qe u be per arsye se Massa qau si femije tek komisaret.." o maaa, Alonso me zuri rrugen".. nderkohe qe nuk ishte aspak e vertete..

    Pra, Briatore po provon a perdoret e njejta mase (fjala shqipe, jo piloti) per raste te njejta, por ne kohe te ndryshme..

    lexoje se e kam shkruar diku me pare:


    nuk po behet krahasim me gare, kupton?

    (tani po e lexoj ate temen tjeter..)
    Prektora

  9. #9
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anėtarėsuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Si do nisen nga cfare vendes? Radhitja e din kush pls?

  10. #10
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Mbaroi edhe dilema e ketij kampionati.
    17 xhiro para perfundimit kur kryesonte gjate gjithe gares,Michael Schumaher i dorezohet flakes dhe tymit te motorrit.


    Brioatore-Fernanda nuk kane me cte derdellisin.
    Teorite Darwinane te forumit tone tashme kthehen ne profeci.

    Schumaherit nuk i ngelet me shprese,pasi vec fitores ne Brazil,duhet te mos marri pike as Alonso.

    Massa tregoi se eshte pilot plazhi ne Copa Cabana.

    Prishem dhe gjumin kot.........................
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  11. #11
    ▒[JuL]▒ Maska e Macho
    Anėtarėsuar
    05-01-2003
    Vendndodhja
    Me Shpirt ne TIRANE
    Postime
    322
    Plot doje te thoje

    Me erdhi keq qe kampionati mori kete rruge. Do doja qe te vendosej ne garen e fundit por Jean Todo Michealat gjeten te thyejne motorrin sot kur kishin qe ne Spain 2005 qe nuk e thyenin. Kurse per Massen degjova qe do e merrte Renault te zevendesonte ate teknikun qe sditi te vinte gomen e Alonsos ne Shanghai. Nejse, ju mos qani se Schumacher po qeshte kur ndaloi ne box. Ka dhe mbrekullira, megjithese cike e madhe si mbrekulli.

    MaChO
    ஐ███▓▒ -=][.. _| |_| |_ | ..][=- ▒▓███ஐ

  12. #12
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Dite e zeze per Ferrarin sot....

    Schumaher i tregoi vlerat e veta edhe pse kishte fatin kundra tij.
    Nuk u prish Massa po vajti u prish Schumaher
    Sec e kisha nje fiksim qe do dilte nga gara sot

    Viti i dyte qe Alonso shpallet kampion.... por duhet theksuar se heren e pare qe u shpall kampion u be sepse Raikonen theu 2 garat e fundit motorr, e kete vit Schumaher. Thoni pastaj qe nuk ka fat ky.....
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  13. #13
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Citim Postuar mė parė nga MICHI
    Si do nisen nga cfare vendes? Radhitja e din kush pls?
    Nisja ishte teper interesante.

    1. Felipe Massa Ferrari
    2. Michael Schumacher Ferrari

    3. Ralf Schumacher Toyota
    4. Jarno Trulli Toyota

    5. Fernando Alonso Renault
    6. Giancarlo Fisichella Renault

    7. Jenson Button Honda
    8. Rubens Barrichello Honda


    Po ce do
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Eh, te shkosh deri te burimi e te mos pish uje ...

    Llafet e teperta jane fukarallek thote populli. Ngadhnjimi i Shumakerit nga 25 pike poshte Alonsos po dukej gati gati fakt i kryer por fati i kishte ruajtur Shumakerit deshtimin e pare te motorrit pas me shume se 5 vjetesh (qe prej Indianapolis 2001 thoshin ketk komentatoret sot). Finalja e Brazilit ngelet thjesht formalitet ne leter tani. Nderkohe Alonso i ka rrembyer Shumakerit nje rekord: kampioni me i ri i dyheresh ne F1. Sa per garen, Alonso & Michelin shume mire pas rezultatit te pole position. Bridgestone kishin epersi te dukshme por vetem ne xhirot e para, gjate gares Alonso dhe Shumaker ishin te barabarte perjashtuar ato 13 xhirot e para qe ngeli pas Ralfit.

    Na lujti mendsh dhe ITV ne Angli qe e gjeti te jepte reklama pikerisht kur u pa nje makine kuqe te ngadalsonte e te nxirrte tym para nje Renoje. Pas tre minute ankthi na ngelet qe te shohim Shumakerin ne kembe,
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    Ore te bej nje pyetje un sbesoj se merziteni ju... Nqf se mbyllet kampjonati me barazim pikesh kush e merr kampjonatin.

    Kete pyetje e bej sepse shumi merr vendin e pare ne brazil, kurse alonso del perjasht qe ne nisje.

    Hajt shnet e pare.
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Kur dalin barazim me pike fiton ai pilot qe ka fituar me shume gara,dhe Schumacher eshte ne avantazh persa i perket fitoreve.
    Alonso akoma nuk ka fituar kampionatin se akoma me nje gare nuk i dihet ēfare mund te ndodhi.
    Dje flitej shume per gomat Bridgestone dhe ne komente i jepnin me shume se 1/2 secondi ne giro makinave qe kishin keto goma.Fakti eshte qe te premten dhe te shtunen pista u la nga shiu dhe nuk ishte gomuar mire.Gjate gares gomat ishin pothuajse te njejta dhe pilotet benin te njejtat kohe ne xhiro.Alonso dhe Schumacher sepse te tjeret ishin sa per numer.Edhe Kimi Raikkonen beri nje gare te bukur e nga vendi i 11 mbaroi ne vend te 5.
    Fati kete here ishte me Alonso qe ne garat e kaluara 2 here ndaloi per prishje te motorit dhe per gomen qe ishte vendosur keq nga nje mekanik.
    Ishte nga France 2000 qe Ferrari i Schumacher nuk terhiqej per shkak te motorrit.
    Toyota koti si pehere vetem me strategjine e 3 ndalesave u nisen perpara Reanault.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  17. #17
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    "Fitojme te gjithe se bashku,dhe te gjithe se bashku humbim,jam i kenaqur me ekipin,kemi ekipin me te mire,dhe jam mese i kenaqur me menyren sesi punojne mekaniket e ekipit"
    fjalet e mesiperme i perkasin Schumit,pas ndeshjes se djeshme.
    Dukej nje gare e zakonshme,monotone per Schumin,qe eshte ne klas dhe supremanci nja dy shkalle me lart se keta leshgjatet e Formula1.

    Massa mavrija tregoi se eshte pilot qumeshtor,me makine me dominante ngeli pas Hiedfield,duke humbur mundesine te linte alonson te dytin kur ky i fundit dilte nga pit stop.
    Ferrarri nuk para eshte ne balte nga motorri,cunat me siper thone qe eshte largimi i pare per me shume se 5-6 vjet.
    Mbaj mend kohet e erreta te Ferrarrit,me Berger dhe Alessi..

    Dalja nga pit stop i dyte e kish nxjerre ne nje diference 5.9sec.
    I vetmi kundeshtar qe munt te fitonte dje ndaj Schumit ishte fati qe i kthue kurrizin,ashtu si shume here i ka buzeqeshur.Kjo eshte Formula1.


    Imagjinoni Formulen vitin qe vjen pa Schumaherin ne piste.

    Ta gezoje Fernanda titullin e dyte,edhe Briatore qe na hapi barkun para ndeshjes me anglishten e folur si nga Rrogozhina.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kolombi : 08-10-2006 mė 10:08
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    Leci flm per informacioni plako se me te vertete kam nja 6-7 vjet qe ndjek F1 po kete nuk e dija ...

    Kolombi pse re si e flasin rrogozhinasit anlgishten??? E flasin me theks amerikon apo si ...

    Ne fakt 95 % ky titull eshte i fituar nga Alonso, por prap F1 eshte F1 dhe ka plot cudira dhe te papritura. Un kisha shume deshire qe kete titull ta merrte shumacheri pasi i takon nje legjende si puna e tij, por megjithate dhe per nja 20 vjet te tjera do kujtohet si nje nga pilotet nr 1 te F1.

    Alonson, "le ta gezoje dhe kete titull te dhuruar" se ska per te pare me titull me sy, sa te jete dhe raikonnen gjalle.

    Shendet e gjith te mirat.
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

  19. #19
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Te isha ne vend te Massa i kisha vajtur i kisha rene nga pas Alonsos
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ClaY_MorE : 08-10-2006 mė 13:51
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    O clay_more je dhe moderator o burr i dheut, ik tani mos na i prish temat se po flasim seriozisht ne ketu dhe nuk po tallim lesht ...

    Hajt ciao.
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 15-08-2011, 04:15
  2. Evropianėt: Shqiperia e parafundit pėr antarėsim nė BE
    Nga ideus nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 23-12-2005, 04:44
  3. GP Suzuka
    Nga StormAngel nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 12-10-2004, 11:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •