Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 130
  1. #121
    KAPITULLI I PESEDHJETE E NJE





    ÇEKIÇI DHE LAVJERRESI





    Ndonese pertej qellimit te ketij libri, nje paraqitje e detajuar e teorise se zhvendosjes se tokes gjehet ne librin Kur Rane Qiejte te Rand dhe Rose Flem-Ath (publikuar nga Stoddart, Canada, 1995). Sic vihet re, kjo teori gjeologjike u formulua nga Profesori Charles Hapgood dhe u mbeshtet nga Albert Einstein. Shkurtimisht ajo qe kjo teori sugjeron eshte nje rreshqitje komplete e litosferes prej 30 milje te trashe te planetit tone mbi berthamen e saj qendrore prej pothuajse 8000 milje te trashe duke detyruar levizjen e pjeseve te medha te hemisferes perendimore ne jug drejt ekuatorit e me pas drejt Rrethit Antarktik. Kjo levizje nuk eshte pare te kryet pergjate meridianit veri-jug por ne nje kurs rrotullues – boshtor, si te ishte perreth platformave qendrore qe sot njihet si Amerika e Veriut. Rezultati eshte i tille qe segmenti veri-lindje i Amerikes se Veriut (ku Poli i Veriut ka qene me pare i ndodhur ne Gjirin Hudson) terhiqet drejt jugut jashte Rrethit Arktik ne gjeresi gjeografike me te buta dhe po ashtu ne te njejten kohe segmenti veri-perendimor (Alaska dhe Yukon) rrotullohet drejt veriut ne Rrethin Arktik sebashku me pjesen me te madhe te Siberise veriore.

    Ne hemisferen e jugut, modeli i Hapgood tregon se masivi tokesor te cilin ne tani e quajme Antarktika pjesa me e madhe e te cilit me pare ka qene ne gjeresi gjeografike me te buta madje me klime edhe te ngrohte, spostohet ne teresine e saj brenda Rrethit Antarktik. E gjithe levizja tregohet se ka qene ne nje rrajon prej 30 gradesh (rreth 2000 milje) dhe se ne teresine e saj eshte koncentruar midis viteve 14.500 p.e.s. dhe 12.500 p.e.s. – por me efekte te mepasshme ne nje shkalle planetare te cilat vazhduan me intervale te medha nga njeri tjetri deri pothuajse ne vitin 9500 p.e.s.




    Po te supozojme se perpara zhvendosjes se kores se tokes, nje civilizim madheshtor eshte zhvilluar ne Antarktike kur pjesa me e madhe e saj ndodheshe ne gjeresi gjeografike te gjelberta dhe te kendeshme? Nese eshte keshtu atehere ky civilizim lehtesisht mund te jete shkaterruar nga efektet e zhvendosjes: vershimi i dallgeve, erera te permasave te hurrikaneve dhe stuhi elektrike, shperthime vullkanike ndersa hapen shkarjet sizmike ne gjithe planetin, erresimi i qiejve dhe perhapja e shpejte e shtresave te akullit. Per me shume ndersa mijevjecaret kalonin, rrenojat e lena pas – qytetet, monumentet, bibliotekat e medha dhe ndertimet inxhinjerike te civilizimit te shkaterruar – mund te jene varrosur edhe me poshte shtreses se akullit.

    Megjithate edhe nese teoria e zhvendosjes se kores se tokes eshte e vertete, ajo qe mund te gjehet sot e shperndare neper bote jane gjurmet e mundimshme te gishterinjve te perendive. Keto jane gjurmet, ekot e puneve dhe veprave te lena nga pas prej te mbijetuareve te ish civilizimit te Antarktikes te cilet ja dolen mbane te pershkonin oqeanet e terbuar me anijet e tyre te medha dhe te vendoseshin ne toka te largeta: per shembull ne Luginen e Nilit (ose mbase fillimisht ne Liqenin Tana mbi Nilin Blu) dhe ne Luginen e Meksikes dhe afer Liqenit Titikaka ne Ande – dhe pa dyshim ne disa vende te tjera po ashtu...

    Me fjale te tjera gjurmet e nje civilizimi te zhdukur mbeten zbehtesisht te dukshme gjithandej neper glob. Trupi eshte i padukshem, i varrosur nen dy milje akull te Antarktikes dhe pothuajse po aq i paarritshem per arkeologet sikur te ishte ne anen e erret te henes.

    Fakt?
    Apo fantazi?
    E mundeshme?
    Apo e pamundeshme?

    Eshte nje mundesi apo pamundesi gjeofizike qe Antarktika, kontinenti i peste me i madh ne bote (me nje siperfaqe prej pothuajse gjashte milion milje katrore) te jete ndodhur (a) ne nje zone me te bute klimaterike dhe (b) te jete spostuar nga ajo zone per ne Rrethin Antarktik gjate 20.000 vjeteve te fundit?

    A eshte e levizshme Antarktika?





    NJE SHKRETETIRE POLARE PA JETE





    ‘Levizja kontinentale dhe/ose ‘pllakat tekntonike’ jane termat kyce te perdorura per te pershkruar nje teori te rendesishme gjeologjike qe eshte bere mese e kuptueshme per masat e gjera te publikut qe nga viti 1950. Nuk eshte e nevojshme qe te shpjegojme mekanizmin thelbesor ketu. Por shumica prej nesh kane dijeni qe kontinentet ne nje fare menyre ‘pluskojne perreth’, rivendosen dhe ndryshojne pozicion mbi siperfaqen e tokes. Llogjika e thjeshte konfirmon kete: nese i hidhni nje sy nje harte te brigjeve perendimore te Afrikes dhe brigjeve lindore te Amerikes se Jugut duket shume qarte se dy masivet tokesore njehere e nje kohe ishin te bashkuar. Por sidoqofte aspekti kohor gjate te ciles levizin kontinentet eshte i pamase: kontinentet zakonisht ndahen ose bashkohen me nje ritem jo me shume se 2000 mije cdo 200 milion vjet: me pak fjale, shume shume ngadale.

    Pllakat tektonike dhe teoria e zhvendosjes se kores se tokes te Charles Hapgood nuk jane aspak ne kontradikte me njera tjetren. Hapgood ka theksuar se te dyja mund te ndodhin: se korja e tokes ne fakt ka ekspozuar levizje kontinentale sic deklarojne gjeologet – pothuajse ne menyre te pakuptueshme gjate miliona vjetesh – por qe ne raste te vecanta mund te ndodhe dhe shume shpejte, ne teresine e saj si zhvendosje gje qe nuk ka asnje efekt ne marrdhenien midis masiveve individuale tokesore por qe shtyn kontinente te tera (ose pjese te tyre) brenda e jashte dy zonave te fiksuara polare (rajonet pereniale te ftohta dhe te akullta qe rrethojne Polin e Veriut dhe te Jugut ne rretullimin e boshtit).

    Levizje kontinentesh?
    Zhvendosje e kores se tokes?
    Te dyja bashke?
    Ndonje arsye tjeter?

    Ndershmerisht, nuk e di. Megjithate faktet e thjeshta mbi Antarktiken jane shume te cuditshme dhe te veshtira per tu shpjeguar pa perfshire disa nocione te ndryshimeve te voneshme krejt te papritura gjeologjike katastrofike. Perpara se te rishikojme disa nga keto fakte le te kujtojme se jemi duke ju referuar nje masivi tokesor qe sot eshte i orientuar nga harkimi i tokes ne menyre qe dielli nuk lind kurre gjate gjashte muajve te dimrit dhe nuk perendon kurre gjate gjashte muajve te veres (sic duket nga Poli, dielli mbetet poshte mbi horizont, ne dukje sikur pershkon nje rruge rrethore ne qiell gjate cdo 24 oreshi te dites polare).

    Antarktika po ashtu eshte padyshim kontinenti me i ftohte i botes ku temperaturat ne pllajat polare zbresin deri ne minus 89.2 grade celcius. Ndonese ne zonat bregdetare eshte me bute (minus 60 grade celcius) dhe strehojne nje numer zogjsh detare, nuk ka asnje gjitar vendali dhe ka vetem nje komunitet te vogel bimesh te durueshme ndaj te ftohtit te cilat jane ne gjendje qe te mbijetojne dimrin e gjate me nje erresire pothuajse totale. Ne menyre lakonike keto jane bimet qe rrjeshton ne liste Enciklopedia Britanike: ‘Likene, myshqe, kerpudha mykore, tharm, lloje te tjera kerpudhash, alga dhe bakterie...’

    Me pak fjale, ndonese e mrekullueshme po ta shohesh me syrin e nje agimi antipodean, Antarktika eshte nje shkretetire polare pa jete, teresisht e ngrire dhe mizore, pothuajse pa gjallesa sic ka qene gjate 5000 vjeteve te peroiudhes ‘historike’ te njerezimit.

    Po a ka qene gjithmone keshtu?

  2. #122
    PROVA 1




    Revista Discover the World of Science, Shkurt 1993, faqje 17:
    ‘Rreth 260 milion vjet me pare gjate periudhes se Permianit pemet gjethore u adaptuan ne nje klime te ngrohte ne Antarktike. Ky eshte konkluzioni qe kane nxjerre paleobotanistet nga nje shtrese e fosilizuar trungjesh peme te zbuluar ne nje lartesi prej 7000 kembe ne Malin Achernar ne vargmalet Transantarktike. Zona eshte ne 84° 22’ ne jug, rreth 500 milje ne veri te Polit te Jugut. Interesantja ne kete zbulim ka te beje me faktin qe eshte i vetmi pyll ekzistues ose fosil qe eshte gjetur ndonjehere ne gjeresine gjeografike 84° 22’, thote paleobotanisti i Ohio State University Edith Taylor i cili ka studiuar fosilet e pemeve. “Gjeja e pare qe ne paleobotanistet bejme eshte te kerkojme per dicka ne arkivat moderne te cilat mund te krahasohen dhe ne kete rast nuk ka asnje pyll ne nje gjeresi gjeografike te tille sot. Mund te shkojme ne tropik dhe te gjejme peme qe rriten ne nje ambjent te ngrohte por nuk mund te gjejme peme qe te rriten ne nje klime te ngrohte me nje rregjim drite te cilen kane patur keto peme: 24 ore drite ne vere dhe 24 ore erresire ne dimer.” ‘



    PROVA 2



    Gjeologet nuk kane gjetur asnje evidence te ndonje akulli qe te kete qene i pranishem ne kontinentin e Antarktikes perpara Eocenit (rreth 60 milion vjet me pare). Dhe nese shkojme mbrapa deri ne Kembrian (rreth 550 milion vjet me pare) ne gjejme prova te pakundershtueshme te nje deti te ngrohte ne pothuajse gjithe bregdetin e Antarktikes, ne formen e shtreses se trashe gelqerore e pasur me shtrate ndertuese Archaeocyathidae: ‘Miliona vjet me pas kur keto formacione detare u shfaqen mbi uje, klimat e ngrohta sollen nje vegjetacion te pasur dhe te larmishem ne Antarktike. Si rezultat Sir Ernest Shackleton gjeti shtrate qymyri vetem 200 milje nga Poli i Jugut dhe me pas gjate ekspedites Byrd te vitit 1935 gjeologet zbuluan nje pasuri te tere fosilesh ne shpatet e larta te Malit Weaver, ne gjeresine gjeografike 85° 55’ Jug, pothuajse e njejta distance nga Poli dhe pothuajse 2 milje mbi nivelin e detit. Keto perfshinin gjurme gjethesh dhe degesh si dhe dru te fosilizuar. Ne vitin 1952 Dr Lyman H. Dougherty i Carnegie Institution te Washington, perfundoi nje studim te ketyre fosileve duke identifikuar dy specie te nje peme fieri te quajtur Glossopteris, njehere e nje kohe i kudondodhur ne kontinentet e tjera te jugut (Afrika, Amerika e Jugut, Australia) dhe nje pemegjigande fieri te specieve te tjera...’




    PROVA 3




    Komenti i vete Admiralit Byrd mbi domethenien e zbulimeve te Malit Weaver: ‘Ketu ne malin me jugor te njohur ne bote, rreth dyqind milje nga Poli i Jugut jane gjetur prova perfundimtare se klima e Antarktikes njehere e nje kohe ka qene e bute madje edhe subtropicale.’




    PROVA 4




    ‘Shkenctaret sovjetike kane raportuar gjetje te provave mbi ekzistencen e flores tropicale ne Graham Land, nje tjeter pjese e Antarktikes, qe daton ne Periudhen e hershme Terciare (mbase Paleocen ose Eocen)... Prova te metejshme jane dhene nga zbulimet e gjeologeve britanike mbi fosilet e medha pyjore ne Antarktike, te te njejtit lloj me ate qe rritej ne brigjet e Paqesorit ne Shtetet e Bashkuara 20 milion vjet me pare. Kjo natyrisht tregon qe akulli me i hershem i njohur ne Antarktike ne Eocen (60 milion vjet me pare) nuk ka qene gjithmone i tille dhe kontinenti ka kaluar disa episode me te vonshme klime te ngrohte.’




    PROVA 5




    ‘Ne 25 Dhjetor 1990 gjeologet Barrie McKelvey dhe David Harwood po punonin 1830 metra mbi nivelin e detit dhe 400 kilometra [250 milje] nga Poli i Jugut ne Antarktike. Gjeologet zbuluan fosile te nje pylli me gjethe plazhi jugor qe datonte midis dy dhe tre milion vjete me pare’.




    PROVA 6




    Ne vitin 1986 zbulimi i pemeve dhe bimeve te fosilizuara tregoi se pjese te Antarktikes mund te kene qene pa akull dy milion e gjysem vjet me pare. Zbulimet e mepasshme treguan se disa pjese te kontinentit ishin pa akull dhe 100.000 vjet me pare.




    PROVA 7




    Sic e pame ne Pjesen I, mostrat sedimentare te mbledhura nga tabani i Detit Ross nga njera prej Ekspeditave Antarktike te byrd dhane prova perfundimtare qe ‘lumenj te medhenj qe merrnin me vete sasi te medha sedimentesh te imta’ kane rrjedhur njehere e nje kohe ne kete pjese te Antarktikes, deri mbase ne vitin 4000 p.e.s. Sipas raportit te Dr Jack Hough te University of Illinois: ‘Shenimi mbi mostren N-5 tregon sedimente glaciale detare nga koha e pranishme deri ne 6000 vjet me pare. Nga 6000 deri ne 15.000 vjet me pare sedimenti eshte i therrmuar imet me perjashtim te nje pjeseze qe i perket rreth 12.000 vjet me pare. Kjo tregon mungesen e akullit ne zone gjate asaj periudhe, pervec mbase nje ajsbergu te rastesishem 12.000 vjet me pare.’




    PROVA 8





    Harta e Botes se Orontaeus Finnaeus e trajtuar ne Pjesen I pershkruan me saktesi Detin Ross sic mund te jete dukur pa akull dhe per me teper tregon seren e maleve te larte bregdetare te Antarktikes me lumenj te medhenj qe rridhnin nga shpatet e tyre aty ku sot ndodhen akuj me nje trashesi prej 2 miljesh. Charles Hapgood, Rruga e Polit, 1970, faqja 111: ‘Eshte e rralle qe kerkimet gjeologjike te marrin konfirmime te rendesishme nga arkeologjia e megjithate ne kete rast duket se ceshtja e shkrirjes se Detit Ross mund te konfirmohet nga nje harte e vjeter e cila ne nje fare menyre ka mbijetuar per mijera vjet... Eshte zbuluar dhe publikuar ne vitin 1531 nga gjeografi francez Oronce Fine [Oronteus Finnaeus] dhe eshte pjese e Hartes se tij te Botes...Eshte arritur qe te percaktohet autenticiteti i kesaj harte. Gjate shume viteve studimi eshte provuar projeksioni i kesaj harte. U zbulua se ajo ishte vizatuar mbi nje projeksion harte te sofistikuar duke perdorur trigonometrine sferike dhe se ishte kaq e sakte shkencerisht sa 50 zona ne kontinentin Antarktik qe permban kjo harte jane te vendosura aty me kaq saktesi sa vetem ne shekullin e 19-te shkenca kartografike e beri te mundur ta arrinte. Dhe natyrisht, kur kjo harte u publikua per here te pare ne vitin 1531 asgje nuk njihej mbi Antarktiken. Kontinenti u zbulua ne vitin 1818 dhe hedhja e plote ne harte e tij u be e mundur vetem mbas vitit 1920...’




    PROVA 9




    Harta e Buache e permendur po ashtu ne Pjesen I pershkruan me saktesi topografine subglaciale te Antarktikes. E ben kete gje rastesisht apo ka mundesi qe kontinenti te kete qene teresisht pa akull ne nje kohe mjaft te vonet per ti dhene mundesi kartografeve te nje civilizimi te humbur qe ta hidhnin ne harte?




    PROVA 10





    Ana tjeter e monedhes. Nese tokat qe ndodhen aktualisht brenda Rrethit Antarktik njehere e nje kohe kishin nje klime te bute ose tropicale, po tokat brenda Rrethit Arktik? A kane qene dhe ato te prekura nga te njejtat ndryshime dramatike klimaterike duke sugjeruar se mund t’i jene nenshtruar te njejtit faktor?

    ● ‘Ne ishullin Spitzbergen (Svalbard) gjethe palme prej dhjete-dymbedhjete kembe te larta jane fosilizuar sebashku me krustace marine te nje tipi te cilat mund te jetojne vetem ne ujra tropikale. Kjo sugjeron faktin qe njehere e nje kohe temperaturat e Oqeanit Arktik kane qene te ngjashme me temperaturat aktuale te Gjirit te Bengalit apo Detit te Karaibeve. Spitzbergen eshte ne gjysem te rruges midis pjeses me veriore te Norvegjise dhe Polit te Veriut, ne nje gjeresi gjeografike 80 grade Veri. Ne ditet e sotme anijet mund te shkojne ne Spitzbergen neper akull vetem ne dy ose maksimumi tre muaj gjate vitit.’

    ● Ka prova te forta fosilore se mocale me qiparise njehere e nje kohe lulezonin rreth 500 milje rreth Polit te Veriut gjate Miocenit (midis 20 milion dhe 6 milion vjet me pare) dhe se zambaket e ujit po ashtu lulezonin ne te njejten periudhe ne Spitzbergen: ‘Flora e Miocenit ne Grinnell Land dhe ne Groenland si dhe ne Spitzbergen kerkonte nje klime te bute dhe kushte te nje lageshtire te bollshme. Zambaket e Ujit te Spitzbergen mund te kene patur nevoje per uje te rrjedhshem ne pjesen me te madhe te vitit. Ne lidhje me floren e Spitzbergen duhet kuptuar fakti qe ishulli ndodhet ne nje erresire polare per gjysem viti. Shtrihet ne Rrethin Arktik dhe po aq ne veri nga Labradori sa eshte Labradori ne veri nga Bermuda.’

    ● Disa nga ishujt e Oqeanit Arktik nuk kane qene asnjehere te mbuluara nga akulli gjate Epokes se fundit te Akullnajave. Per shembull ne Ishullin Baffin, 900 milje nga Poli i Veriut mbetje drunjsh verri dhe meshtekne te gjetura ne shtresa te forta toka sugjerojne se aty me pak se 30.000 vjet ma pare ka patur nje klime shume here me te ngrohte se sot. Keto ishin kushtet qe mbizoteronin deri 17.000 vjet me pare: ‘Gjate epokes se akujve Wiskonsin ka patur nje klime te bute ne mes te Oqeanit Arktik per floren dhe faunen te cilat nuk mund te ekzistonin ne Kanada dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes.’

    ● Shkenctaret ruse kane arritur ne perfundimin se Oqeani Arktik ka qene i ngrohte gjate pjeses me te madhe te Epokes se fundit te Akullnajave. Nje raport nga akademiket Saks, Beloc dhe Lapina i cili permblidhte shume faza te punes se tyre oqeanografike e percakton periudhen nga 32.000 deri ne 18.000 vjet me pare si nje periudhe ku kane mbizoteruar kushte vecanerisht te ngrohta klimaterike.

    ● Sic pame ne Pjesen IV nje numer i madh species gjitaresh me gjak te ngrohte u ngrine krejt ne cast dhe trupat e tyre u ruajten ne token e ngrire ne nje zone vdekje qe shtriheshe nga Yukon, neper Alaske dhe thelle ne Siberine veriore. Pjesa me e madhe e ketij shkaterrimi duket se ka ndodhur gjate mijevjecarit te njembedhjete p.e.s. ndonese ka patur nje episod me te hershem zhdukjeje masive rreth vitit 13.500 p.e.s.

    ● Po ashtu pame (Kapitulli Njezet e Shtate) se Epoka e fundit te Akullnajave perfundoi midis vitit 15.000 dhe 8000 p.e.s. por fillimisht midis 14.500 dhe 12.500 p.e.s. me nje shfrim te nje aktitiveti intensiv te jashtezakonshem ne mijevjecarin e njembedhjete p.e.s. Gjate kesaj periudhe te shkurter gjeologjike shtresa akujsh deri ne 2 milje te trashe qe mbulonin siperfaqe prej miliona milje katrore te cilat i ishin dashur me shume se 40.000 vjet qe te krijoheshin, papritur dhe ne menyre te pashpjegueshme u shkrine: ‘Duhet te behet e qarte se kjo nuk mund te kete ndodhur si rezultat i ndikimit gradual te faktoreve klimaterike te cilet shpesh perdoren si argument per te shpjeguar epokat e akullnajave... Shpejtesia e shkrirjes se akujve sugjeron se ka patur nje faktor te jashtezakonshem qe ka ndikuar klimen...’

  3. #123
    EKZEKUTUESI I AKULLT






    Disa faktore te jashtezakonshem po ndikonin klimen...

    A mos ishte spostimi 30° i nje pjese te tere te litosferes ai qe perfundoi papritur Epoken e Akullnajave ne hemisferen veriore (duke shtyre zonat e ngarkuara me shume me akull drejt jugut nga poli i veriut i boshtit rrotullues)? Nese eshte keshtu atehere pse spostimi 30° i te njejtes pjese te tere te litosferes shtyu nje zone teresisht pa akull prej 6 milion milje te kontinentit te hemisferes jugore nga gjeresi gjeografike e bute ne nje pozicion direkt mbi polin jugor te boshtit rrotullues?
    Mbi ceshtjen e levizshmerise se Antarktikes ne tani dime se eshte e levizshme ose me sakte ka levizur pasi aty me pare jane rritur peme dhe pemet nuk mund te rriten ne nje gjeresi gjeografike e cila dominohet nga gjashte muaj erresire. Ajo qe nuk dime (dhe qe mbase nuk do e mesojme kurre me siguri) eshte fakti nese kjo levizje ka qene si pasoje e zhvendosjes se kores se tokes apo nje spostim kontinental ose ndonje faktor tjeter ende i papermendur.

    Le te shikojme Antarktiken per nje moment. Dime tashme qe eshte shume e madhe. Ka nje hapesire tokesore prej 5.5 milion milje katrore dhe aktualisht eshte e mbuluar nga me shume se shtate milione kub akull i cili peshon me perafersi 19 kuadrilione ton (19 e pasuar nga 15 zero). Ajo qe i shqeteson teoricienet e zhvendosjes se kores se tokes eshte se kjo shtrese akulli eshte duke u rritur papushim ne madhesi dhe peshe: me nje rritem prej 293 milje kub akull cdo vit – pothuajse sa Liqeni i Ontarios nese do ngrihej dhe do i shtohej pjeses aktuale te akullit. Frika eshte qe nese bashkohet me efektet e precesionit, pjerresise, eksentricitetit orbital, levizja centrifugale e vete tokes dhe terheqjes gravitacionale te diellit, henes dhe planeteve, atehere masivi i akullit gjithmone ne zmadhim i Antarktikes mund te pajisi shkrepjen perfundimtare per faktorin e nje zhvendosjeje masive te kores se tokes:

    Zmadhimi i shtreses se akullit te Polit te Jugut [shkruante Hugh Auchincloss Brown ne vitin 1967] eshte shnderruar ne nje force natyrore te heshtur dhe te palodhshme – nje rezultat i energjise se krijuar nga rrotullimi i saj eksentrik. Shtresa e akullit eshte nje rrezik ngjethes, nje kercenim vdekjeprures dhe ekzekutuesi i civilizimit tone.

    A mos valle ishte ky ekzekutues ai qe shkaktoi fundin e Epokes se fundit te Akullnajave ne hemisferen veriore duke vene ne levizje nje spostim 7000 vjecar te kores midis viteve 15.000 dhe 8000 p.e.s. – nje spostim qe mund te kete qene tejet i shpejte dhe me pasoja nga me shkaterrueset midis viteve 14.500 dhe 10.000 p.e.s.? Apo dryshimet e papritura klimaterike te cilat u perjetuan ne hemisferen veriore gjate kesaj periudhe ishin rezultat i ndonje faktori katastrofik i afte qe te shkrinte me miliona kub akuj dhe shkaktuar keshtu nje shtim mbareboteror te aktivitetit vullkanik te shoqeroi shkrirjen? Gjeologet moderne kundershtojne katastrofen ose me mire te themi katastrofizmin duke preferuar te ndjekin doktrinen ‘uniformitare’: ‘qe proceset ekzistues te cilet veprojne aktualisht jane te mjaftueshem per te justifikuar gjithe ndryshimet gjeologjike’. Ndersa katastrofizmi nga ana tjeter thote se ‘ndryshimet ne koren e tokes jane ndikuar papritur nga forca fizike.’ Pra a eshte e mundur qe mekanizmi pergjegjes per ndryshimet traumatike te tokes te cilat ndodhen ne fund te Epokes se fundit te Akullnajave te kene qene si gjeologjik ashtu dhe katastrofik dhe uniform? Biologu i shquar Sir Thomas Huxley ne shekullin e nentembedhjete shprehet:

    Sipas mendjes sime duket se nuk ka ndonje lloj antagonizmi teorik midis Katastrofizmit dhe Uniformizmit; per kundrazi, eshte shume e pranueshme se katastrofat mund te jene pjese e uniformitetit. Me lejoni te ilustroj argumentin tim me nje analogji. Puna e nje ore eshte model i nje veprimi uniform. Nje mbajte e mire e kohes do te thote nje uniformitet veprimi. Por goditja e nje ore eshte ne thelb nje katastrofe. Zembereku mund te jete krijuar per te thyer nje fuci me barut ose te shnderrohet ne nje permbytje nga uji, ndersa ora sipas funksionit te duhur ne vend qe te percaktoje oret mund te shkaktoje gjithe llojet e intervaleve te parregullta, asnje i ngjashem midis njeri tjetrit. Sidoqofte keto parregullesi dhe katastrofa ne dukje pa rend do jene rezultat i nje veprimi abolutisht uniformatorian dhe ne mund te kemi dy shkolla teoricienesh te ores, njeren qe studion zemberekun dhe tjetra qe studion lavjerresin.

    A mund te jete levizja kontinetale lavjerresi?

    A mund te jete zhvendosja e kores se tokes zembereku?





    MARSI DHE TOKA





    Zhvendosje te koreve mendohet se kane ndodhur dhe ne planete te tjere. Ne numrin e Dhjetorit 1985 te revistes Scientific American, Peter H.Schultz terhoqi vemendjen e te tjereve mbi krateret e krijuara nga perplasja ne siperfaqen e Marsit. Krateret ne zonat polare kane nje ‘shenje’ te vecante pasi meteoret zbarkojne ne nje zone te mbuluar nga shtresa te depozituara akulli dhe pluhuri dhe akumulohen aty. Jashte rretheve aktuale polare te Marsit, Schultz gjeti dy zona te tjera te ngjashme: ‘Keto zona jane nje antipod; ato jane ne krahet e kundert te planetit. Depozitat tregojne shume nga proceset dhe karakteristikat e poleve te sotme por ato shtrihen ne ekuatorin aktual...’

    Cfare mund te kete shkaktuar kete efekt? Duke gjykuar nga evidenca Schultz hodhi teorine se mekanizmi duket se ka qene ‘levizja e gjithe litosferes, shtresa e ngurte e jashteme e planetit si nje pllake e tere... [Kjo levizje duket se ka ndodhur me vrulle te shpejta e pasuar nga pauza te gjata’ Nese zhvendosja e kores mund te ndodhe ne Mars atehere pse jo dhe ne Toke? Dhe nese ato nuk ndodhin ne Toke atehere si do shpjegojme faktin qe asnjera prej shtresave te akullit te grumbulluara neper bote gjate Epokave te kaluara te Akullnajave duket se kane ndodhur ne – ose edhe afer – asnjerin prej poleve. Ne te kunderten, zonat tokesore qe mbajne gjurmet e ish akullnajave jane te shperndara gjeresisht. Nese nuk konsiderojme zhvendosjen e kores atehere duhet te gjejme nje menyre tjeter per te shpjeguar pse shtresat e akullit duket se kane arritur nivelet e detrave ne brendesi te tropikut ne tre kontinente: Asia, Afrika dhe Australia.

    Zgjidhja e Charles Hapgood per kete problem eshte e thjeshte, shume elegante dhe nuk shmang aspak llogjiken:

    E vetmja Epoke Akullnajash qe eshte shpjeguar ne menyre bindese eshte ajo aktuale ne Antarktike. Kjo eshte shpjeguar ne menyre te shkelqyer. Shume bindshem ajo ekziston pasi Antarktika eshte ne pol dhe aspak per ndonje arsye tjeter. Jo ndryshim te nxehtesise se diellit, jo pluhur galaktik, jo vullkanizem, jo rryma nenkore dhe jo te sistemimimit te lartesive tokesore apo detare. Ne mund te konkludojme se e vetmja teori per tu marre ne konsiderate mbi epoken e akullnajave eshte se zona ku ndodh eshte ne pol. Ne te njejten menyre kemi konkluduar per shtresat e akullit Indian dhe Afrikan ndonese zonat ku ato shtriheshin njehere e nje kohe tashme jane ne tropik. Per cdo shtrese akulli te nje madhesie kontinentale ne konkludojme ne te njejten menyre.

    Llogjika eshte pothuajse e pashmangshme. Ose ne pranojme se shtresa e akullit me madhesi kontinentale te Antarktikes eshte e para fare qe ndodhet ne pole – gje qe duket e pamundur – ose pastaj jemi te detyruar te supozojme se zhvendosja e kores se tokes ose nje mekanizem i ngjashem jane faktoret qe e kane shkaktuar.





    MEMORIE TE NJE AGIMI POLAR?





    Te paret tane ka mundesi qe te kene ruajtur ne traditat e tyre me te lashta memoriet e nje zhvendosje. I pame disa nga keto memorie ne Pjesen IV: mite mbi kataklizma qe duken se kane qene rrefime te deshmitareve okulare te nje sere fatkeqesishe gjeologjike te cilat shoqeruan fundin e Epokes se fundit te Akullnajave ne hemisferen veriore. Po ashtu ka mite te tjera te cilat mund te kene ardhur deri tek ne nga epoka midis viteve 15.000 dhe 10.000 p.e.s. Midis ketyre jane disa qe flasin per toka te perendive dhe ish parajsa, te pershkruara te gjitha si te ndodhura ne jug (per shembull Ta-Neteru i egjyptianeve) dhe shume prej te cilave duket se kane patur nje eksperience kushtesh polare.

    Epika madheshtore indiane Mahabaratha flet per Malin Meru, token e perendive:

    Ne Meru dielli dhe hena rrotullohen nga e majta ne te djathte cdo dite dhe po keshtu bejne te gjithe yjet... Mali shendrit aq sa sundon erresiren e nates duke bere qe te mos dallohet nga dita...Dita dhe nata jane sebashku te barabarta gjate vitit dhe rezidente te te njejtit vend...

    Ne menyre te ngjashme, nese lexuesit i kujtohet Kapitulli Njezet e Pese, Airyana Vaejo, parajsa mitike dhe ish toka e Arjaneve Avestik te Iranit duket se eshte bere e pabanueshme nga nje ardhje e papritur akujsh. Ne vitet e mepasshme u fol per te si nje vend ku: ‘yjet, hena dhe dielli jane pare te lindin e te perendojne vetem njehere dhe vete viti dukej si nje dite.’ Ne Surya Siddhanta, nje tekst i lasht indian, lexojme: ‘Perendite pane diellin mbasi lindi njehere per gjysem viti.’ Mandala e shtate e Rigveda permban nje numer himnesh mbi ‘Agimin’. Njeri prej tyre (VII, 76) thote se agimi shfaqi brezin e tij ne horizont me shkelqimin e zakonshem dhe raportet ne Vargun 3 se kaloi nje periudhe prej disa ditesh midis shfaqjes se pare te agimit dhe lindjes se diellit qe e pasoi. Nje tjeter fraze thote, ‘te shumta ishin ditet midis rrezeve te para te agimit dhe lindjes aktuale te diellit’.

    A jane keto dokumentime te deshmitareve okulare?

    Ndonese nuk mund te jemi kurre te sigurt, mbase eshte me rendesi te thuhet se ne traditat indiane Vedat besohen se jane tekste te ardhura nga koha e perendive. Eshte po ashtu me rendesi te thuhet se duke pershkruar procesin e transmetimit, te gjitha traditat i referohen pralayas (kataklizmave) te cilat shpesh vershojne ne bote dhe deklarojne se ne sejcilen prej tyre dokumentat e shkruara shkaterrohen fizikisht. Sidoqofte mbas cdo shkaterrimi mbijetojne disa Rishis ose ‘njerez te urte’ te cilet

    Rimbledhin, ne fillimin e cdo epoke te re, diturine e trasheguar prej stergjysherve si nje gje e shenjte e epokave paraardhese... Cdo manvantara ose epoke ka Vedan e saj e cila ndryshon vetem ne shprehi dhe jo ne kuptimin e nje Vede mbas permbytjes.

  4. #124
    NJE EPOKE TRAZIRASH DHE ERRESIRE





    Ashtu sic e di cdo nxenes shkolle ne gjeografi, veriu i vertete (Poli i Veriut) nuk aspak e njejta gje me veriun magnetik (drejtimi qe tregon shigjeta e busulles). Ne fakt poli magnetik i veriut aktualisht ndodhet ne veri te Kanadase, rreth 11 grade nga Poli i vertete i Veriut. Perparimet e koheve te fundit ne fushen e paleomagnetizmit kane provuar se polariteti magnetik i tokes eshte ndryshuar me shume se 180 here ne 60 milion vitet e fundit...

    Cfare e shkakton kete ndryshim?

    Ndersa jepte mesim ne University of Cambridge, gjeologu S. K. Runcorn publikoi nje artikull ne Scientific American i cili ngriti nje ceshtje me vend:

    Duket se nuk ka dyshim qe fusha magnetike e tokes eshte e lidhur ne nje fare menyre me rrotullimin e planetit. Dhe kjo te con ne zbulimin e habitshem mbi vete rrotullimin e tokes...[konkluzioni i paevitueshem eshte qe] boshti i rrotullimit te tokes po ashtu a ndryshuar. Me fjale te tjera, planeti eshte kaperdisur duke ndryshuar po ashtu dhe polet gjeografike.

    Duket se Runcorn shikon mundesine e nje ‘kollotumbe’ te plote prej 180 gradesh te poleve me vete token qe ne menyre ne kuptimin e plote te fjales duke u gremisur – ndonese te dhena te ngjashme paleomagnetike do dilnin dhe nga nje rreshqitje e kores ne polet gjeografike. Sidoqofte pasojat per civilizimin madje per gjithe jeten ne toke do ishin te paimagjinueshme. Natyrisht qe Runcorn mund te jete gabim; mbase ndryshimet e fushave mund te ndodhin ne mungese te cdo lloj trazire. Sipas raporteve te publikuara ne Nature dhe ne New Scientist ndryshimi i fundit gjeomagnetik u kompletua vetem 12.400 vjet me pare – gjate mijevjecarit te njembedhjete p.e.s.

    Ky natyrisht eshte po ai mijevjecar ne te cilin civilizimi i lashte Tiahuanacan ne Ande duket se eshte shkaterruar. I njejti mijevjecar sinjalizohet nga rradhitja dhe dizajnimi i monumenteve madheshtore astronomike ne pllajen e Gizes dhe nga seria e erozionit ne Sfinks. Dhe ka qene gjate mijevjecarit te njembedhjete p.e.s. kohe kur deshtoi krejt papritur ‘eksperimenti i agrokultures se parakoheshme’ ne Egjypt. Po ashtu ka qene gjate mijevjecarit te njembedhjete p.e.s. kur nje numer speciesh gjitaresh te medhenj u zhduken ne te gjithe boten. Kjo liste mund te vazhdoje dhe me: rritje e menjehershme e nivelit te detrave, erera te fuqishme hurrikani, stuhi elektrike, trazira vullkanike e me tej. Shkencetaret e presin ndryshimin e ardhshem te poleve magnetike te tokes te ndodhi rreth vitit 2030 e.s. Eshte ky nje aludim per nje fatkeqesi planetare? Mbas 12.500 vjetesh tundje te lavjerresit a mos valle zembereku do vendosi te godase?




    PROVA 11



    Yves Rocard, profesor i Fakultetit te Shkencave ne Paris: ‘Sismiografet tane modern jane te ndjeshem ndaj ‘zhurmes’ se levizjeve te kufizuara ne cdo pike te tokes madje edhe ne mungese te valeve sizmike. Dikush ne kete zhurme mund te dalloje nje vibrim te shkaktuar nga njeriu (per shembull, nje tren kater kilometra larg ose nje qytet dhjete kilometra larg) dhe po ashtu nje efekt atmosferik (nga ndryshimi i presionit te eres mbi toke) dhe ndonjehere rregjistrohen po ashtu efekte te stuhive te medha ne distance. Por mbetet gjithmone nje zhurme rrotulluese kercitjeje ne toke e cila nuk shpjegohet me asnje nga argumentat e mesiperm...’





    PROVA 12






    ‘Poli i Veriut levizi dhjete kembe ne drejtim te Groenlandes pergjate meridianit prej 45 gradesh ne gjeresi gjeografike perendimore gjate periudhes nga viti 1900 ne vitin 1960... me nje rritem prej gjashte centimetrash (rreth dy inc e gjysem) ne vit. [Por nga viti 1900 ne vitin 1968] poli levizi rreth njezet kembe. [Si rezultat poli] levizi dhjete kembe nga viti 1960 deri ne vitin 1968 me nje rritem prej dhjet centimetrash (kater inc) ne vit... Nese keto vezhgime ishin te sakta ne momentin e marrjes dhe skemi arsye pse te mendojme qe nuk jane duke konsideruar dhe perfshirjen e menjehershme te shkenctareve, atehere kemi proven qe litosfera mund te jete ne levizje ne kohen aktuale [dhe se eshte duke pesuar] nje pershpejtim gjeometrik me rritmin e levizjes...





    PROVA 13





    USA today, E Merkure 23 Nentor, 1994, faqja 9D:

    ‘BASHKEVEPRIM NE ANTARKTIKE: Studentet Te Lidhur me Shenctaret ne Polin e Jugut

    ‘Nje tranmetim live nga Poli i Jugut duke treguar Elizabeth Felton, nje 17-vjecare te diplomuar ne shkollat publike te Chicagos do zhvillohet ne 10 Janar. Felton do perdore te dhenat e US Geological Survey per te ripozicionuar shenuesin metalik qe tregon Polin gjeografik te Jugut te Tokes per te kompensuar shkarjen vjetore te shtresave te akullit.’

    A eshte thjesht shtresa e akullit ajo qe po rreshqet apo eshte e gjithe korja e tokes ne levizje? Dhe a ishte thjesht nje ‘projekt i pazakonshem bashkeveprues edukativ’ ai qe ndodhi ne 10 Janar 1995 apo Elizabeth Felton ne menyre klandestine po dokumentonte pershpjetimin gjeometrik te shpejtesise se levizjes se kores? Shkenctaret nuk mendojne keshtu. Por sic do shikojme ne kapitullin e fundit, shekulli i ardhshem eshte sinjalizuar ne menyre specifike nga profecite e lashta dhe besimet tradicionale si nje epoke e nje trazire dhe erresire te paprecedente gjate te ciles ligesia do veproje ne sekret dhe Dielli i Peste dhe Bota e Katert do shkoje drejt fundit...





    PROVA 14





    Kobe, Japoni, E Marte 17 Janar 1995: ‘E papritura me te cilen goditi termeti ishte pothuajse mizore. Nje moment ishim duke fjetur, nje moment me pas dyshemeja – e gjithe ndertesa – u shnderrua ne pelte. Por kjo nuk eshte nje levizje liquide e valezuar me kortezi. Eshte nje fergellime gervishtese e proporcioneve gjigande qe te ngjeth trupin... Ndodhesh ne shtrat, vendi me i sigurt ne bote. Krevati juaj gjendet ne dysheme, ajo qe mendoje se eshte terren i sigurt. Dhe pa asnje paralajmerim gjithe bota shnderrohet ne nje xhiro me karusel te cili do qe te perfundoje sa me shpejt. Dhe ka mundesi qe pjesa me e frikshme eshte zhurma. Kjo nuk eshte si jehona e mbytur e nje gjemimi. Eshte nje zhurme shurdhuese qe vjen nga gjithandej dhe nga askund dhe zhurmon si fundi i botes.’ (Raport i deshmitareve akulare gjate termetit te Kobe, nga Dennis Kessler, Guardian, Londer, 18 Janar 1995. Dridhjet zgjaten per 20 sekonda me nje intesitet prej 7.2 te shkalles Rihter dhe shkaktoi me shume se 5000 viktima.)

  5. #125
    KAPITULLI I PESEDHJET E DY






    SI NJE HAJDUT NEPER NATE





    Ka disa struktura neper bote, disa ide, disa thesare intelektuale, te cilat jane me te vertete misterioze. Po filloj te dyshoj se rraca njerezore mund ta kete vene veten ne nje rrezik te madh nga deshtimi i te konsideruarit te implikimeve te ketyre mistereve.

    Ne kemi aftesine, te vetme ne mbreterine e gjallesave, qe te mesojme prej eksperiencave te paraardhesve tane. Per shembull, mbas Hiroshimes dhe Nagasakit dy breza u rriten me informacionin e shkaterrimeve te temerrshme qe shkakton arma atomike. Femijet tane po ashtu do e kene kete informacion. Pra teorikisht njohuria se cfare mund te beje nje bombe atomike eshte bere pjese e perhershme e trashegimise historike te njerezimit dhe nese zgjedhim te perfitojme ose jo nga kjo trashegimi, ajo eshte zgjidhja jone. Sidoqofte njohuria eshte aty nese vendosim ta perdorim pasi eshte ruajtur dhe transmetuar ne dokumente te shkruara, ne arkiva filmike, ne piktura alegorike, ne memoriale lufte etj. Jo te gjitha deshmite te te kaluares jane te ruajtura ne te njejten menyre si ajo e Hiroshimes dhe Nagasakit. Ne te kunderten, si Bibla Kanonike, masa e njohurise te ciles ne e quajme Histori eshte nje artifakt kultural i edituar nga i cili shume eshte lene jashte tij. Ne vecanti, referencat e eksperiencave njerezore perpara shpikjes se shkrimit rreth 5000 vjet me pare jane hequr ne teresine e tyre dhe miti eshte shnderruar ne nje sinonim deluzioni.

    Supozojme qe nuk eshte deluzion?

    Le te supozojme se nje kataklizem e temerrshme do perfshinte token sot, duke zhdukur arritjet e civilizimit dhe fshire pothuajse gjithe njerezimin. Le te supozojme, duke parafrazuar Platonin, se nga kjo kataklizem do detyrohemi te ‘fillojme nga e para si femijet, ne injorance totale te asaj qe ka ndodhur ne kohet e meparshme’. Nen rrethana te tilla dhjete ose dymbedhjete vjet nga tani (me te gjitha dokumentat e shkruara dhe arkivat filmike te zhdukura prej kohesh) cfare deshmie mund te ruajne ende pasardhesit tane ne lidhje me ngjarjet ne qytetet Japoneze te Hiroshimes dhe Nagasakit ne Gusht 1945 te Epokes Kristiane?

    Eshte e thjeshte te imagjinosh sesi mund te flasin ata ne terma mistike mbi eksplozionin qe leshoi ‘nje rreze te frikshme drite’ dhe ‘nxehtesi te pamate’. Madje nuk do befasoheshim aspak te zbulonim se ata mund te kene formuluar dhe nje tregim ‘mitik’ te nje forme te tille:

    Flaket e rraketave te mbushura te Brahmastra u perzien me njera tjetren dhe te rrethuara nga shigjeta te zjarrta ato mbuluan token, qiellin dhe hapesiren midis dhe shtuan zjarrin e madh si vete zjarri dhe Dielli ne fund te botes...Te gjitha qeniet qe u dogjen nga Brahmastra dhe pane flaket e temerrshme te rraketave, ndjene se ishte zjarri i Pralaya [kataklizmes] qe digjte boten.

    Po ne lidhje me Enola Gay qe mbante bomben e Hiroshimes? Si mund ta kujtojne pasardhesit tane ate avion te cuditshem dhe skuadronet e te tjereve si ai qe barsiten qiejt e planetit toke gjate shekullit te njezete te epokes Kristiane? A nuk eshte e mundur qe ata te ruajne traditat e ‘makinave qiellore’ dhe ‘karrocave hyjnore’ dhe ‘makinave te bollshme fluturuese’ madje dhe ‘qyteteve ajrore’. Nese do e benin atehere do flisnin te mrekulluar dhe me terma mitike te nje lloji te tille:

    ● ‘Oh ti, Uparicara Vasu, makina e bollshme fluturuese do vije te ty – dhe vetem tek ty, te gjithe te vdekshmit e hipur ne ate mjet do duken si perendi.’

    ● ‘Visvakarma, arkitekti ne mes te Zotave ndertoi mjete ajrore per Perendite.’

    ● ‘Oh ti pasardhes i Kurus, ajo krijese e djallezuar erdhi me ate mjetin automatik fluturues te njohur si Saubhapura dhe me cpoi me armet.’

    ● ‘Ai hyri ne pallatin e favorizuar hyjnor te Indra dhe pa mijera mjete fluturuese te krijuara per Perendite qe prisnin.’

    ● ‘Perendite erdhen me mjetet e tyre respektive fluturuese per te pare betejen midis Kripacarua dhe Arjuna. Edhe Indra, Zoti i Qiellit erdhi me nje lloj mjeti fluturues special i cili mund te mbante 33 qenie hyjnore.’

    Te gjithe keto citime jane marre nga Bhagavata Purana dhe nga Mahabaratha, dy pika ne oqeanin e literatures se urtesise se lashte te subkontinentit Indian. Dhe imazhe te tille jane replikuar ne shume tradita arkaike. Per te dhene nje shembull (sic pame ne Kapitullin e Dyzet e Dy) Tekstet e Piramides jane te mbushura me imazhe anakronike te fluturimit:

    Mbreti eshte nje flake qe leviz perpara eres ne fund te qiellit dhe ne fund te tokes... Mbreti pershkon ajrin dhe pershkon token... atij i eshte dhene nje mundesi qe te ngjitet ne qiell...

    A eshte e mundur qe referencat konstante neper tekstet e literatures arkaike mbi dicka si aviacioni te jene deshmi te vlefshme historike ne lidhje me arritjet e nje epoke te harruar dhe te larget teknologjike? Kete nuk do e dime asnjehere, vetem nese perpiqemi ta gjejme. Dhe deri tani nuk kemi provuar pasi kultura jone rracionale shkencore i shikonn mitet dhe traditat si ‘jo historike’. Pa dyshim qe shume prej tyre jane jo historike. Por ne fund te hetimit qe mbyll kete liber, jam i sigurt qe shume te tjera nuk jane aspak keshtu...






    PER TE MIREN E BREZAVE TE ARDHSHME TE NJEREZIMIT






    Ky eshte skenari:

    Le te supozojme se kemi llogaritur bazuar mbi evidenca bindese dhe pertej cdo dyshimi se civilizimi yne se shpejti do shkaterrohet nga nje kataklizem gjeologjike titanike – per shembull nje zhvendosje prej 30° e kores se tokes ose nje perplasje direkt me nje asteroid prej 10 miljesh me perberje hekur nikeli i cili vjen drejt nesh me shpejtesi kozmike. Natyrisht qe reagimi fillestar do jete ai i nje paniku dhe deshperimi te madh. Sidoqofte – nese do kishte paralajmerim ne afat – do merren masa per te siguruar qe do mbeten disa te mbijetuar dhe nje pjese e asaj qe eshte me e cmuara e njohurise sone te avancuar shkencore do ruhet per ti sjelle dobi brezave te ardhshme.

    Shume cuditerisht historiani cifut Josephus (i cili shkroi gjate shekullit te pare e.s.) ja atribon saktesisht te njejten sjellje banoreve te mencur dhe te begate te botes se para permbytjes te cilet jetuan perpara Perbytjes ne kushte paqeje dhe lumturie pa asnje fatkeqesi te binte mbi kokat e tyre’ :

    Ata po ashtu ishin shpikesit e asaj urtesie te vecante e cila trajton trupat qiellore dhe renditjen e tyre. Dhe qe mos zhdukeshin shpikjet e tyre – sipas parashikimit te Adamit se bota do shkaterrohej nje here nga forca e zjarrit dhe nje here tjeter nga forca dhe sasia e ujit – ata ndertuan dy shtylla, nje prej tulle dhe tjetra prej guri: ata shkruajten zbulimet e tyre mbi to ne menyre qe nese shtylla prej tulle do shkaterrohej nga Permbytja atehere do mbetej ajo prej guri e cila do paraqiste keto zbulime per njerezimin; dhe po ashtu ti informonte se ka qene dhe nje tjeter shtylle prej tulle e ndertuar prej tyre...

    Gjithashtu kur astronomi i Oxford John Graves vizitoi Egjyptin ne shekullin e shtatembedhjete, ai mblodhi tradita te lashta lokale te cilat ja atribonin ndertimin e tre piramidave te Gizes nje mbreti mitik te para permbytjes:

    Rasti per kete erdhi pasi ai pa ne enderr sikur e gjitha toka ishte permbysur, me banoret e saj qe dergjeshin me fytyre ne toke dhe yjet qe binin poshte dhe godisnin njeri tjetrin me zhurme te temerrshme... Dhe ai i zgjua me nje frike te madhe, mblodhi kreret prifterinj te te gjithe provincave te Egjyptit... Ai ju tregoi atyre te gjithe endrren dhe pasi ata pane menyren sesi po silleshin yjet dhe analizuan ato, ata parashikuan nje permbytje. Mbreti tha, a do e preki vendin tone? Ata ju pergjigjen qe po dhe do e shkaterroje ate. Dhe nga ai moment mbeteshin pak vite keshtuqe mbreti urdheroi ndertimin e Piramidave... Dhe ne keto Piramida ai gdhendi te gjitha gjerat qe ishin thene nga njerezit e urte si dhe nga shkencat serioze – shkenca e Astrologjise dhe e Arithmetikes dhe e Gjeometrise dhe e Fizikes. Te gjitha keto mund te interpretohen nga ai qe ka dijeni te germave dhe gjuhes se tyre...

  6. #126
    Duke e marre si te vertete mesazhet e te dyja ketyre miteve duken te qarta si kristal: disa struktura misterioze te shperndara neper bote u ndertuan per te ruajtur dhe transmetuar diturine e nje civilizimi te avancuar ne nje lashtesi te larget i cili u shkaterrua nga nje katastrofe e temerrshme. A mund te jete e mundur kjo? Po per traditat e cuditshme qe kane ardhur tek ne nga ‘arka’ e erret e parahistorise cmund te themi? Per shembull cmund te themi per Popol Vuh e cila flet ne nje gjuhe te maskuar mbi nje sekret te madh te te kaluares se njeriut: nje epoke e arte e harruar prej kohesh ku cdo gje ishte e mundur – nje kohe magjike e nje progresi shkencor dhe e nje ndricimi mendor kur ‘Njeriu i Pare’ (te cilet ishin te pajisur me inteligjence) jo vetem ‘maten faqen e rrumbullaket te tokes’ por ‘studiuan kater pikat e harkut qiellor’.

    Sic mund ti kujtohet lexuesit, perendite u bene xheloze per progresin e shpejte te arritur nga keta humane te cilet ‘ja kishin dale mbane ne shikonin, dale mbane te mesonin cdo gje qe ishte ne bote.’ Ndeshkimi hyjnor pasoi menjehere: ‘Zemra e Qiellit fryu mjegull ne syte e tyre... Ne kete menyre e gjithe urtesia dhe dituria e Njeriut te Pare [sebashku me kujtesen e tyre mbi] origjinen e fillesen e tyre u shkaterrua.’ Sekreti i asaj qe ndodhi nuk u harrua asnjehere teresisht pasi dokumentimet mbi ato Kohe te Para te largeta u ruajten deri ne ardhjen e spanjolleve ne tekstet e shenjta te Popol Vuh. Abuzimi i pushtimit beri te nevojshem qe ky dokument i mocem te fshihej nga te gjithe pervec te urteve shume te iniciuar dhe te zevendesohej me nje version te ulet te shkruar ‘nen ligjin e Krishterimit’ : ‘Libri i Popol Vuh te cilin mbreterit kane patur ne kohet e vjetra nuk mund te shihet me... Libri origjinal i shkruar shume kohe me pare ekzistonte – por pamja e tij tashme eshte e fshehur per kerkuesin dhe mendimtarin...’

    Ne anen tjeter te botes midis miteve dhe traditave te subkontinentit Indian ka konkluzione te tjera edhe me te cuditshme mbi sekrete te fshehta. Ne versionin Puranic te historise se permbysjes universale, fare pak mbasi kishte filluar ajo, perendia peshk Vishnu paralajmeroi te preferuarin e saj njerezor se ‘ai duhet te fshihte Shkrimet e Shenjta ne nje vend te sigurt’ per te ruajtur diturine e rraces se para permbytjes nga shkaterrimi. Ne te njejten menyre ne Mesapotami Utnapishtim si Noah u instruktua nga perendia Ea ‘qe te merrte fillimin, mesin dhe fundin e cdo gjeje qe i ishte besuar shkrimit dhe ta varroste ate ne Qytetin e Diellit ne Sippara’. Kur ujrat e permbytjes rane, te mbijetuarit u keshilluan qe te shkonin ne Qytetin e Diellit ‘per te kerkuar shkrimet’ te cilat permbanin diturine per ti sjelle dobi brezave te ardhshme te njerezimit. Cuditerisht, ne Egjypt ishte Qyteti i Diellit Innu i cili nga greket njihej si Heliopolis – i cili konsiderohej gjate periudhes dinastike si burimi dhe qendra e urtesise se larte e pasuar tek njeriu i vdekshem nga Epoka e Pare mitike e perendive. Ne Heliopolis u mboldhen Tekstet e Piramides dhe ishte kasta e prifterinjeve Heliopolitane – ose me mire kulti Heliopolitan – ai qe kishte ne ruajtje monumentet e nekropolit te Gizes.







    KETU KANE QENE ME SHUME SE KILROY






    Le ti kthehemi skenarit tone:

    1 dime se civilimi yne post industrial i fundshekullit te njezet eshte prane shkaterrimit nga nje kataklizem pa shpetim gjeologjike ose kozmike;


    2 dime – pasi shkenca jone eshte shume e arrire – se shkaterrimi do jete pothuajse i plote;

    3 duke mobilizuar burime te shumta teknologjike ne kemi mendjet me te mencura te planetit qe punojne per te siguruar qe te pakten disa te mbetur te species sone do i mbijetojne katastrofes dhe se zemra e diturise sone shkencore, mjekesore, astronomike, gjeografike, arkitektonike dhe matematikore do ruhet;

    4 natyrisht qe ne kemi dijeni se shancet per tja dale mbane jane shume te vogla; sidoqofte te galvanizuar nga prespektiva e zhdukjes ne bejme nje perpjekje pothuajse mbinjerezore per te ndertuar Arka ose Arkiva ose bungere te forte ne te cilet te mbijetuarit e zgjedhur do mbrohen dhe e fokusojme mencurine tone te konsiderueshme ne menyrat sesi mund te transmetojme thelbin e diturise qe kemi akumuluar ne 5000 vitet e historise sone te rregjistruar.

    Ne fillojme duke u pergatitur per me te keqen. Supozojme se do kete te mbijetuar por qe nga kataklizma do perfundojne ne nivelin e Epokes se Gurit. Duke patur parasysh se nje civilizimi te avancuar si ky i yni do i duheshin dhjete ose dymbedhjete miije vite per tu ringritur si feniksi nga hiri, njera nga perparesite tona me te medha eshte te gjehet menyra sesi te komunikohet me kete civilizim te ardhshem. Te pakten mund te duam tju themi atyre: KILROY KA QENE KETU! dhe qe te jemi te sigurt se ata e marrin mesazhin pavaresisht nga gjuha qe do flasin apo se cfare prirjesh etike, fetare, ideologjike, metafizike ose filozofike do kete shoqeria e tyre. Jam i sigurt qe do te duam ti themi me shume se ‘Kilroy ka qene ketu’. Per shembull ne do te duam ti themi atyre – atyre sterniperve tane te larget – kur kemi jetuar ne raport me kohen e tyre.

    Por si mund ta bejme kete? Si mund te shprehim, le te themi e.s. 2012 e Epokes Kristiane ne gjuhen universale, mjaftueshem qe te kuptohet dhe te jete e qarte dymbedhjete mije vjet me pas nga nje civilizim i cili nuk do dije asgje per epoken Kristiane apo epoka te tjera per te cilat ne ndjekim kronologjine? Nje zgjidhje e kuptueshme do jete perdorimi i precesionit te bukur e te parashikueshem boshtor te tokes i cili ka nje efekt te ndryshoje me ngadale dhe rregullisht pjerresine e gjithe fushes yjore ne marrdhenie me vezhguesin ne nje pike te caktuar dhe qe ne njejten ngadalesi dhe rregullsi rrotullon piken ekuinotikale ne marrdhenie me dymbedhjete konstealicionet zodiakale. Nga parashikueshmeria e kesaj levizje pason fakti qe nese gjejme menyren per te deklaruar se: NE JETUAM KUR EKUNOKSI VERNAL ISHTE NE KONSTELACIONIN E PESHQEVE ne do pajisim ata me nje menyre qe te specifikojne epoken tone perbrenda nje 2160 vjecari te vetem ne cdo cikel te madh precesional prej 25.920 vjetesh.

    E vetmja pengese per kete skeme do jete nese nje civilizim ekuivalent me kete tonin do deshtoje te linde brenda 12.000 vjetesh ose mbase edhe 20.000 vjetesh nga kataklizma dhe qe do ti duhet me shume kohe – mbase 30.000 vjet. Ne nje rast te tille nje pajisje monumentale ose kalendarike qe te deklaroje ‘ne jetuam kur ekuinoksi vernal ishte ne konstelacionin e Peshqeve’ nuk do jete me i paqarte. Per shembull nese zbulohet nga nje kulte e larte qe do linde ne fillim te Epokes se Shigjetarit mund te lexohet me kuptimin ‘ne jetuam 4320 vjet perpara epokes tuaj’ – qe eshte dy ‘muaj’ te plote precesional perpara Epokes se Shigjetarit (2160-vjet ‘muaj’ te Ujorit dhe Bricjapit). Por mund te kete dhe kuptimin se ‘Ne jetuam 30.240 vjet perpara epokes tuaj’, qe eshte ata dy ‘muaj’ plus nje cikel i plote i meparshem prej 25.920 vjet. Arkeologet e Epokes se Shigjetarit do ju duhet jo vetem te perdorin mendjet e tyre per te nxjerre kuptimin e mesazhit (psh NE JETUAM KUR EKUINOKSI VERNAL ISHTE TEK PESHQIT) por do ju duhet te vendosin nga shenjat e tjera se ne cilen nga Epokat e Peshqeve kemi jetuar ne: ne ate me te fundit apo ne ate pjese e nje cikli te kaluar precesional ose mbase edhe te nje cikli perpara ketij. Dhe natyrisht gjeologet do japin ndihmesen e tyre per te dhene gjykime te tilla kaq te forta..

  7. #127
    CIVILIZUESIT




    Nese do te gjenim nje menyre per te thene se NE JETUAM NE EPOKEN E PESHQEVE dhe te mund te specifikonim lartesine mbi horizontin e disa yjeve te identifikueshme ne epoken tone (le te themi yjet e njohur te rripit te konstelacionit te Orionit) ne do te mund te jemi ne gjendje te sinjalizojme datat tona gjeneratave te mepasshme me nje precizion me te madh. Ne menyre alternative ne mund te bejme si duket te kene bere ndertuesit e piramidave te Gizes dhe te ndertojme monumentet tona ne nje renditje ne toke qe te reflektojne me saktesi renditjen e yjeve ne qiellin e kohes tone. Ka dhe disa opsione dhe kombinime opsionesh te tjera qe mbeten te hapura per ne, ne varesi te rrethanave tona, ne nivel te teknologjise qe eshte ne zoterimin tone dhe ne shtrirjen e paralajmerimeve te hershme qe na jane dhene si dhe ne cilat fakte kronologjike ne duam te transmetojme.

    Per shembull le te supozojme se nuk kemi kohe te mjaftueshme per tu pergatitur perpara nje katastrofe. Le te supozojme se fatkeqesi si ‘Dita e Perendise’ tek 2 Pjetri 3 na godet ne ‘si nje hajdut ne erresire?’ Me cfare prespektive mund te perballet njerezimi? Ose per shkak te nje goditje nga nje asteroid ose nje zhvendosje e kores se tokes ose ndonje shkak tjeter gjeologjik ose kozmik, le te supozojme:

    1 nje shkaterrim masiv ne te gjithe boten;

    2 mbijetese e nje grupi relativisht te vogel njerezish, shumica e te cileve ne menyre te shpejte regresojne ne barbarizem;

    3 prania, ne rradhet e ketij grupi, te nje pakice vizionaresh te organizuar me se miri duke perfshire mjeshtra ndertimi, shkenctare, inxhinjere, katrografe, matematicien, mjeke dhe nga ata – te cilet e dedikojne veten ne shpetimin e asaj qe munden dhe perpiqen te gjejne menyra per te transmetuar diturine ne brezat e ardhshme per te miren e atyre qe eventualisht mund te arrijne ta kuptojne nje dite.

    Le ti quajme keta vizionare hipotetike ‘civilizues’. Ndersa grupohen – fillimisht per te mbijetuar e me pas per te dhene mesim dhe te ndajne ide – ata mund te marrin persiper nje rrol, menyre dhe sistem besimi te nje kulti religjioz duke zhvilluar nje sens te qarte misioni dhe identiteti te perbashket. Pa dyshim ata do vene ne perdorim simbole te fuqishme dhe te thjeshta per tu kuptuar per te forcuar dhe shprehur kete ndjesi qellimi te perbashket: njeriu per shembull mund te mbaje mjeker te dukshme ose te rruaje koken dhe disa imazhe prototipe si kryqi dhe gjarperi si dhe qeni mund te perdoren per te lidhur mes njeri tjetrit pjestaret e kultit ne momentin qe keta nderrmarin misionin e tyre civilizues per te rindezur driten e diturise perreth botes.

    Dyshoj se, nese situata ka qene keq mbas kataklizems, kaq shume civilizues do deshtonin ose do arrinin sukses te kufizuar. Por le te supozojme se nje grup i vogel kishte aftesine dhe perkushtimin e mjaftueshem per te krijuar nje pozite te qendrueshme, mbase ne nje rrajon i cili kishte pesuar relativisht pak deme. Dhe le te supozojme se disa fatkeqesi te tjetra te papritshme do ndodhnin – nje mbas efekt ose disa te tille te krijuara nga katastrofa fillestare – dhe pozita pothuajse u zhduk krejtesisht. Cfare mund te ndodhte me pas? Cfare mund te shpetohej nga kjo mbeturine kulti diturie i cili vete ai ishte i shpetuar nga nje mbeturine me e madhe?





    DUKE TRANSMETUAR THELBIN






    Nese rrethanat do te ishin te duhura atehere duket e mundur qe thelbi i kultit mund te mbijetoje, cuar perpara nga nje berthame njerzish te vendosur. Po ashtu dyshoj se me motivimin dhe teknikat e duhura te indoktrinimit, plus nje menyre rekrutimi te pjestareve te rinj ne rradhet e banoreve gjysem te eger lokale, ky kult mund te perjetesoje vetvehten pothuajse pafundesisht. Sidoqofte kjo mund te ndodhte vetem nese pjestaret e tij (si cifutet qe presin Mesian) do te ishin te pergatitur te prisnin per mijera e mijera vjet deri sa te ndiheshin gati qe momenti ka ardhur per te shpallur vetvehten. Nese ata do te benin kete gje dhe nese objektivat e tyre te shenjta ishin me te vertete per te ruajtur dhe transmetuar diturine ndonje civilizimi te ardhshem te evoluar, eshte e thjeshte te imagjinosh sesi pjestaret e kultit mund te pershkruhen ne menyre te ngjashme me ate te perdorur per perendine e diturise egjyptiane, Toth per te cilin thuhej se ja kishte:

    Dale mbane te kuptonte misteret e qiejve [dhe ti kishte] paraqitur ato duke i shkruar ne librat e shenjte te cilat ai vete i fshehu me pas ketu ne toke, pasi ato duhen kerkuar nga gjeneratat e ardhshme por te gjehen vetem nga ata qe e meritojne plotesisht...

    Cfare mund te kene qene ‘librat misterioze te Toth?’ Eshte e nevojshme te supozojme se i gjithe informacioni qe pretendohet se ato kane duhet te jete transmetuar ne formen e nje libri? A nuk do ja vlente, per shembull, te mendonim nese profesoret Santillana dhe von Dechend mund te kene pertuar vendin e tyre ne rradhet atyre qe e meritojne plotesisht kur ata deshifruan gjuhen e avancuar shkencore te ngulitur ne mitet e medha universale te precesionit? Duke bere kete gje a nuk eshte e mundur qe ata te kene hasur ne ndonje nga ‘librat’ metaforik te Toth dhe lexuar shkencen e lashte te shkruar ne faqet e tij? Po ashtu zbulimet e Posnansky-t ne Tiahuanaco dhe hartat e Hapgood? Po kuptimi i ri qe po lind ne lidhje me lashtesine gjeologjike te Sfinksit ne Giza? Po pyetjet qe po ngrihen ne lidhje me blloqet gjigande te perdorura ne ndertimin e Tempullit Mortuar dhe atij te Lugines? Po sekretet qe tashme po ‘ngacmohen’ nje e nga nje prej rradhitjes astronomike dhe dimensioneve dhe dhomave te mbyllura te piramidave?

    Nese edhe keto jane lexime nga librat metaforik te Toth atehere duket se numrat e atyre qe e meritojne plotesisht, jane ne rritje dhe se zbulime te reja dhe edhe me te befasueshme mund te behen se shpejti...Per tu kthyer edhe nje here shkurtimisht dhe per here te fundit ne skenarin tone evolutiv:

    1 ne fillim te shekullit te njezet e nje te epokes Kristiane, afer vijes ndarese te Epokes se Peshqeve dhe Epokes se Ujorit, civilizimi sic e njohim ne shkaterrohet;

    2 ne rradhet e te mbijetuareve te derrmuar, disa qindra ose disa mijera individe mblidhen sebashku per te ruajtur dhe transmetuar frutet e diturise se tyre shkencore dhe kultures ne nje te ardhme te larget dhe te paqarte;

    3 keta civilizues ndahen ne grupe te vogla dhe perhapen ne te gjithe globin;

    4 ne mase ata deshtojne dhe zhduken; sidoqofte ne disa zona disa prej tyre ja dalin mbane te krijojne gjurmet e fundit kulturore;

    5 mbas mijera vjetesh – dhe mbase edhe disa fillimeve te deshtuara – nje dege e kultit fillestar te diturise influencon lindjen e nje civilizimi teresisht te lulezuar...

    Natyrisht qe paralelja per kete kategori te fundit serisht mund te gjehet ne Egjypt. Seriozisht do propozoja si nje hipoteze per testime te mepasshme se nje kult diturie shkencore i perbere nga te mbijetuar te nje civilizimi madheshtor detar e te humbur eshte e mundur qe te jete vendosur ne Luginen e Nilit heret ne mijevjecarin e katermbedhjete p.e.s. Kulti mund te jete vendosur ne Heliopolis, Giza dhe Abydos dhe mbase dhe ne qendra te tjera dhe mund te kete filluar revolucionin e hershem agrokultural ne Egjypt. Por me pas te derrmuar nga permbytjet e medha dhe turbullira te tjetra te tokes te cilat ndodhen ne mijevjecarin e njembedhjete p.e.s., kulti mund te kete qene i detyruar qe te nderpriste humbjet e tij dhe te terhiqej deri sa te mbaronte kataklizma e Epokes se Akullnajave – duke mos ditur asnjehere nese mesazhi i tij do mbijetonte ne epokat e erreta qe pasuan.

    Nen rrethana te tilla hipotezat sugjerojne se nje projekt madheshtor dhe ambicioz ndertimi mund te kete qene nje menyre nepermjet te ciles anetaret e kultit te ruanin dhe te transmetonin informacionin shkencor ne te ardhmen, ne menyre te pavarur nga mbijetesa e tyre fizike. Me fjale te tjera, nese ndertesat do ishin mjaftueshem te medha, te afta qe ti qendronin afateve te gjata kohore dhe te koduara mes tyre me mesazhet e kultit atehere mund te kishte shprese qe mesazhi do deshifrohej ne ndonje date te se ardhmes edhe sikur vete kulti te kishte pushuar se ekzistuari prej shume kohesh.

  8. #128
    Hipotezat propozojne se keto jane arsyet pse strukturat enigmatike ekzistojne ne pllajen e Gizes:

    1 Sfinksi i Madh eshte, sic kemi debatuar ne kapitujt e meparshem, nje shenues ekuinotikal i Epokes se Luanit duke indikuar nje date ne vete kronologjine tone qe perputhet midis viteve 10.970 dhe 8810 p.e.s. ;

    2 tre piramidat jane ne fakt te ndertura ne rrelacion me Luginen e Nilit si shprehi e renditjes se tre yjeve ne Rripin e Orionit ne marrdhenie me kursin e Rruges se Qumeshtit ne vitin 10.450 p.e.s. Kjo eshte nje menyre shume efektive per te ‘specifikuar’ nje epoke te mijevjecarit te njembedhjete p.e.s. duke perdorur fenomenin e precesionit i cili me te drejte eshte pershkruar si ‘ora e vetme e vertete e planetit tone’. Por ne menyre paksa coroditese ne po ashtu dime se Piramida e Madhe perban tunele yjesh te ‘fiksuara’ tek Rripi i Orionit dhe Sirius rreth vitit 2450 p.e.s. Hipoteza i jep pergjigje anomalise se mungese se viteve duke supozuar se tunelet yjore jane thjesht nje veper me e vonet e te njejtit kult jetegjat i cili fillimisht hartoi planimetrine e Gizes ne vitin 10.450 p.e.s. Ne menyre natyrale, hipoteza po ashtu sugjeron se ka qene i njejti kult, drejt fundit te atyre 8000 vjeteve qe mungojne, ai qe krijoi shkendijen ndezese per lindjen e papritur dhe ‘teresisht te formuar’ te civilizimit historik te Egjyptit dinastik. Ajo qe mbetet te hamendesohet eshte motivacioni i ndertuesve te piramidave te cilet supozohet se kane qene te njejtet njerez si kartografet misterioze te cilet hodhen ne harte gjithe globin ne fund te Epokes se fundit te Akullnajave ne hemisferen veriore. Nese eshte keshtu atehere ne mund te shtrojme po ashtu pyetjen qe pse keta arkitekte dhe lundertare shume te civilizuar dhe teknikisht te arrire kane qene te fiksuar me idene e rregjistrimit te akullzimit gradual te kontinetit enigmatik jugor te Antarktikes nga mijevjecari i katermbedhjete p.e.s. – kur sipas llogarive te Hapgood eshte krijuar harta burimore te ciles i referohet Phillipe Buache kur e krijoi ate – deri ne pothuajse fundin e mijevjecarit te peste p.e.s. ?

    A mos valle ata jane perpjekur te krijojne nje dokumentin permanent kartografik te zhdukjes se ngadalshme te tokes se tyre? Dhe a mund te jete e lidhur kjo deshire e pamase, per te transmetuar nje mesazh per te ardhmen nepermjet nje sere media-mitesh te ndryshme, harta, ndertesa, sisteme kalendarike, harmoni matematikore – me kataklizmat dhe ndryshimet e tokes qe shkaktuar kete humbje?






    NJE MISION URGJENT





    Zoterimi i nje ndergjegje, historia e artikuluar eshte njera nga aftesite qe dallon qenien njerezore nga kafsha. Ne ndryshim nga minjte, delet, dhite apo fazanet, ne kemi nje te kaluar e cila na ndan nga vetvetja. Pra ne kemi mundesine, sic e thashe, qe te mesojme nga pervoja e te pareve tane. Mos valle ne jemi budallenj, perversa apo te udhehequr gabim qe refuzojme te pranojme keto eksperienca, vetem nese keto te fundit vijne deri tek ne ne formen e ‘dokumentave historike’ te formes bona fide? Dhe mos valle eshte arrogance ose injorance qe na shtyn te vizatojme nje vije arbitrare duke ndare ‘historine’ nga ‘prehistoria’ rreth 5000 vjet perpara – duke percaktuar dokumentat e ‘historise’ si deshmi te vlefshme dhe dokumentat e ‘parahistorise’ si deluzione primitive?

    Ne kete faze te ketij investigimi te vazhdueshem instikti im me thote se ne mund te kemi vene veten tone ne rrezik duke mbyllur veshet per nje kohe kaq te gjate ndaj zerave shqetesues te te pareve tane te cilet mberrijne tek ne ne formen e miteve. Kjo eshte nje ndjesi me shume intuitive sesa rracionale dhe padiskutim e paarsyeshme. Studimet e mija me kane mbushur me rrespekt per mendimin llogjik, shkencen e larte, depertimin e thelle psikologjik, dhe njohurine e madhe kozmografike te gjenive te lashte te cilet krijuan keto mite dhe qe, gje per te cilen tani jam teresisht i bindur, rrodhen nga i njejti civilizim i humbur i cili krijoi harta-krijuesit, piramida ndertuesit, lundertaret, astronomet dhe matesit e tokes gjurmet e te cileve ne kemi ndjekur perreth kontinenteve dhe oqeaneve te tokes. Duke qene se mesova te rrespektoj keta gjeni te harruar prej kohesh qe meritojne te quhen si Newtone, Shekspira dhe Einstein te Epokes se fundit te Akullnajave, mendoj se do jete qesharake te injorosh ate qe duket se thone. Dhe ajo qe duket se na thone eshte kjo: se nje shkaterrim pothuajse total, ciklik dhe periodik i njerezimit jane pjese dhe parcele e jetes ne kete planet, qe shkaterrime te tilla kane ndodhur shume here me pare dhe se do te ndodhin perseri.

    Cfare tjeter mund te jete sistemi i mrekullueshem kalendarik i Majave nese nuk eshte nje mjet per te transmetuar saktesisht kete mesazh? Cfare tjeter mund te jene traditat mbi kater ‘Diejte’ pararendes (ose ndonjehere te tre ‘Boteve’ te meparshme) te kaluara brez pas brezi ne Amerike qe nga kohet qe nuk mbahen mend? Nen te njejtin kendveshtrim, cili mund te jete funksioni i miteve madheshtore te precesionit te cilat flasin jo vetem mbi kataklizmat e meparshme por edhe ato qe do ndodhin dhe qe (nepermjet metafores se mullirit kozmik) lidhin keto fatkeqesi tokesore me ‘turbullirat ne qiej’? Se fundi por jo e fundit, cfare motivi pervelues donin te transmetonin me kaq kujdes ndertuesit e piramides te cilet krijuan monumentet madheshtore dhe misterioze ne pllajen e Gizes?

    Po ata thonin, ‘Kilroy ka qene ketu’.

    Dhe po, ata gjeten nje menyre gjeniale per te na lajmeruar ne se kane qene ketu. Mbi keto gjera nuk kam asnje dyshim. Po ashtu me kane mbresa kohezgjatja masive te cilen ata zgjodhen per te na pajisur me provat bindese se civilizimi i tyre ishte nje civilizim serioz dhe shkencerisht i avancuar. Dhe me ka lene edhe me shume mbresa ndjesia e nje urgjence – e nje misioni te nje rendesie jetike – qe duket se ka ndricuar gjithe punen dhe veprat e tyre. Perseri po flas bazuar ne intuite dhe jo ne evidenca. Besoj se objektivi i tyre kryesor mund te kete qene ai i transmetimit te nje paralajmerimi ne te ardhmen dhe se ky paralajmerim mund te kete te beje me nje kataklizem globale, mbase perseritje e te njejtes kataklizem qe shkaterroi kaq qartesisht njerezimin ne fund te Epokes se fundit te Akullnajave kur ‘Noah pa se toka ishte anuar dhe se shkaterrimi ishte i afert dhe foli me nje ze te hidheruar: “Me thuaj se cfare po behet me Token qe eshte kaq e vrerosur dhe e dridhur...” ‘ Keto fjale jane nga Libri Cifut i Enokut por vrere dhe dridhje te ngjashme jane profetizuar ne te gjitha traditat e Amerikes Qendrore te cilat flasin per fundin e epokes aktuale te botes – nje epoke, nese lexuesit i kujtohet – ne te cilen ‘te mocmit thone [se] do ndodhi nje levizje e tokes dhe nga kjo ne te gjithe do shuhemi.’

    Lexuesit po ashtu mund te mos kene harruar datat e llogaritura nga kalendari i Majave te Lashte mbi fundin e botes:

    Dita do jete 4 Ahau 3 Kankin (qe korrespondon me 23 Dhjetor 2012 e.s.) dhe se do sundohet nga Perendia Diell, Lordi i nente i Nates. Hena do jete tete dite e vjeter dhe do jete muaji i trete henor ne seren e gjashte te tilleve...

    Sipas skemes se Majave ne jemi duke jetuar tashme ne ditet e fundit te tokes. Po ashtu sipas skemes Kristiane ne jemi ne fund te diteve tona. Sipas Watch Tower Bible dhe Tract Society e Pennsylvania: ‘Kjo bote do shuhet sic u shua bota para Permbytjes... Shume gjera jane parathene te ndodhin gjate ketyre diteve te fundit dhe te gjitha ato po permbushen. Kjo do te thote se fundi i botes eshte i afert...’

    Ne menyre te ngjashme telepatiku Kristian Edgar Cayce profetizoi ne vitin 1934 se rreth vitit 2000: ‘Do ndodhe nje spostim i poleve. Do kete trazira ne Arktik dhe Antarktike qe do shkaktojne shperthime vullkanike ne zonat Torride... Pjesa e siperme e Europes do ndryshoje sa hap e mbyll syte. Toka do hapet ne pjesen perendimore te Amerikes. Pjesa me e madhe e Japonise do perfundoje nen det. Eshte interesante se epoka e vitit 2000 e cila shfaqet ne keto profeci kristiane po ashtu perputhet me Epoken e Fundit (ose piken me te larte) ne ciklin e madh te trazirave te yjeve ne rripin e konstelacionit te Orionit sic u perputh mijevjecari i njembedhjete p.e.s. me Epoken e Pare (ose piken me te ulet) me ate cikel. Po aq interesante, sic pame ne Kapitullin e Njezet e Tete:

    Nje rradhitje e pese planeteve qe mund te pritet te kete efekte te forta gravitacionale do ndodhe ne 5 maj ne vitin 2000 kur Neptuni, Urani, Venusi, Merkuri dhe Marsi do vihen ne vije te drejte me Token ne anen tjeter te diellit duke shkaktuar nje lloj lufte kozmike...

    A eshte e mundur qe terheqja e paqarte gravitacionale, e kombinuar me dridhjen precesionale te vete planetit tone dhe efektet dredhese te rrotullimit te tij boshtor si dhe masa dhe pesha ne rritje e shtresave te akullit ne Antarktike, te mjaftojne per te shkaktuar nje zhvendosje globale te kores se tokes? Mund te mos e dime kurre deri sa te ndodhe. Por nderkohe nuk mendoj se shkruesi egjyptian Manetho po tregohej metaforik kur foli per fuqine e ashper dhe vdekjeprurese kozmike qe vepron ne univers:

    Ashtu si hekuri terhiqet nga magneti dhe here shtyhet prej tij dhe kthehet ne krahun e kundert, ashtu dhe levizja rracionale e botes njehere terheq,bashkohet dhe behet njesh me ate force te ashper; dhe perseri kur me pas rizbulon vetvehten e shtyn tjetren dhe e katandis ate ne gje te pashprese...

  9. #129
    Shkurtimisht mendoj se nepermjet metaforave dhe alegorive, antiket mund te jene perpjekur qe te gjejne menyrat per te na thene me saktesi se kur dhe pse do godasi perseri cekici i shkaterrimit total. Pra mendoj se mbas 12.500 vjetesh levizje te lavjerresit, do jete mencuri nga ana jone nese i kushtojme me shume perpjekje per te studiuar shenjat dhe mesazhet qe kane ardhur deri ne ditet tona nga periudha e erret dhe e frikshme e amnezise te cilen specia jone e quan parahistori.

    Nje pershpjetim i studimeve fizike ne pllajen e Gizes do jete dicka shume e deshirueshme – jo vetem nga egjyptologet te cilet jane te vendosur ti rrezistojne cdo kercenimi te status quo-se se tyre skolaristike por sidomos nga grupet eklektike te studiuesve te cilet mund te ofrojne disa nga shkencat me te reja per te perballuar sfidat e ketyre zonave nga me enigmatiket dhe me te papershkrueshmet ne bote. Ekspozimi i gurit Chlorine-36 (teknika e datimit e permendur ne Kapitullin e Gjashte) eshte nje shembull i nje mjeti premtues per te zgjidhur dilemat mbi lashtesine e Piramidave dhe Sfinksit. Gjithashtu nese ekziston vullneti i duhur mund te gjehet nje menyre per te penetruar ne cdo gje qe mund te dergjet pertej deres se vogel te mbyllur ne Piramiden e Gizes, 200 kembe siper tunelit jugor te Dhomes se Mbretereshes. Ne te njejten kohe perpjekje serioze duhet te ndermerren per te hetuar perberjen e zgavrave te medha ne forme drejtkendore, ne dukje te bera nga dora e njeriut qe gjenden ne shtratin e gurte, thelle poshte putrave te Sfinksit, gje qe u zbulua mbas nje studimi sizmik qe u krye ne zone ne vitin 1993.

    Se fundi por jo e fundit, shume larg nga Giza mendoj se perpjekjet tona mund te nxjerrin frutet e duhura nese kryhet nje studim i drejte i terrenit subglacial te Antarktikes – si nje nga kandidatet me te mundshem qe te fshehe mbetjet e nje civilizimi te humbur. Nese do arrinim te konkludonim se cfare e shkaterroi ate civilizim atehere kjo mund te na japi mundesine per te shpetuar veten tone nga nje fat kataklizmik i ngjashem. Duke bere keto sugjerime natyrisht qe jam shume koshient se do kete plot nga ata qe do e perbuzin dhe do i permbahen kendveshtrimit uniformist se ‘cdo gje do vazhdoje sic ka vazhduar qe nga momenti i krijimit.’ Por po ashtu jam shume i ndergjegjshem se tipa te tille jane po ata te cilet per nje arsye ose tjetren e bejne veshin te shurdher ndaj deshmise te te pareve tane te harruar. Sic e kemi pare, kjo deshmi duket se perpiqet te na thote se nje katastrofe e fshehur ne fakt ka rene mbi njerezimin here pas here dhe se ne cdo rast na ka goditur pa asnje lajmerim dhe pa meshire si nje vjedhes ne erresire dhe se padyshim do te ndodhe perseri ne nje moment ne te ardhmen duke na detyruar – natyrisht vetem nese jemi shume te pergatitur – qe te fillojme perseri nga e para si femije jetime, teresisht injorante mbi prejardhjen tone te vertete.





    DUKE ECUR NE DITET E FUNDIT





    Rezervati Indian Hopi, Maj 1994: Perreth pllajave te larta te Arizonas per dite e dite me rradhe ka fryre nje ere shkretuese. Ndersa ngisnim makinen neper keto pllaja drejt fshatit te vogel te Shungopovi, solla nder mend cdo gje qe kisha pare dhe bere ne pese vitet e meparshme: udhetimet e mija, studimet e mija, fillimet false dhe rruget pa krye qe kisha hasur, gjetjet e rastesishme, momentet kur cdo gje kishte marre kuptim, momentet kur cdo dukej se po binte copa copa. Kisha kryer nje udhetim te gjate per te arritur deri ketu – shume me teper se 300 milje autostrade qe na solli ne ketu ne keto toka te zhveshura te aspak mikepritese nga Phoenix, kryeqyteti i shtetit te Arizonas. Dhe as nuk prisja qe te kthehesha me ndonje mendje me te ndricuar.

    Sidoqofte e kreva kete udhetim pasi shkenca e profecise vazhdon te besohet te jete e gjalle midis Hopi, indianet Pueblo, kusherinj te larget te Aztekeve te Meksikes numri i te cileve eshte reduktuar ne nje grusht mizerabel njerezish prej jo me shume se 10.000 vete. Ashtu si dhe Majat e Lashte pasardhesit e te cileve perreth gjithe Jukatanit besojne se fundi i botes do vije ne vitin 2000 y picco (e pak), Hopi-t besojne se ne po kalojme ditet e fundit, me nje shpate gjeologjike te Damokleut mbi kokat tona. Sic pame ne Kapitullin e Njezet e Kater, sipas miteve te tyre:

    Bota e pare u shkaterrua si nje ndeshkim ndaj prapesive te njerezimit, nga nje zjarr perpires i cili erdhi nga siper dhe nga poshte. Bota e dyte perfundoi kur globi toksor u spostua nga boshti i tij dhe cdo gje u mbulua me akull. Bota e trete perfundoi me nje permbytje globale. Bota aktuale eshte e katerta. Fati i saj varet nga ajo nese banoret e saj sillen ose jo ne perputhje me planet e Krijuesit...

    Kisha ardhur ne Arizona per te pare nese Hopi-t mendonin qe nepo silleshim ose jo ne perputhje me planet e Krijuesit...






    FUNDI I BOTES






    Era shkretuese qe frynte perreth pllajave te larta dridhte dhe shkundte anet e shtepise trailer ne te cilen ndodheshim. Ne krahun tim ishte Santha e cila me ka shoqeruar kudo duke ndare me mua rreziqet dhe aventurat, momentet e mira dhe te keqija. Ulur perballe meje ishte miky yne Ed Ponist, nje infermier i mjekesise kirurgjikale nga Lansing, Michigan. Disa vjet perpara Ed kishte punuar per disa kohe ne nje rezervat dhe ishte fale tij qe ne ndodheshim aty ku ndodheshim. Ne te djathten time ishte Paul Sifki, nje plak nentedhjet e gjashte vjecar Hopi i klanit Merimanga dhe nje zedhenes i fuqishem i traditave te popullit te tij. Perbri tij ndodhej e mbesa, Melza Sifki, nje mesogrua bukuroshe e cila ishte ofruar te perkthente.

    ‘Kam degjuar,’ i thashe, ‘se Hopi-t besojne se fundi i botes eshte duke ardhur. Eshte e vertete kjo?’

    Paul Sifki ishte nje burr trupvogel dhe i fishkur, me ngjyre kafe te erret, ii veshur me jeans dhe kemishe kambriku. Gjate bashkebisedimit tone ai nuk me hodhi asnjehere syte por i ngulte ato perpara sikur te ishte duke kerkuar per nje fytyre te njohur ne nje turme te larget. Melza i perktheu pyetjen time dhe nje cast me pas perktheu pergjigjen e gjyshit te saj: ‘Ai thote, “pse do ta dish”?’

    I shpjegova se kisha dy arsye. Me e rendesishmja ishte ajo qe kisha nje ndjenje nguti: ‘Studimet e mija me kane bindur se ka ekzistuar nje civilizim i avancuar – shume, shume kohe me pare – qe u shkaterrua nga nje kataklizem e temerrshme. Kam frike se vete civilizimi yne mund te shkaterrohet nga nje kataklizem e ngjashme...’

    Pyetja ime u pasua nga nje diskutim i gjate ne Hopi dhe me pas vijoi ky perkthim: ‘Ai thote se kur ka qene femije ne vitet 1900-te ishte nje yll qe shpertheu – nje yll qe ka qene siper ne qiell per shume kohe... Dhe ai shkoi te gjyshi i tij dhe i kerkoi qe t’i shpjegonte kuptimin e kesaj shenje. Gjyshi i tij ju pergjigj: “Kjo eshte menyra qe do perfundojne dhe bota jone – e perfshire ne flake... Nese njerezit nuk do ndryshojne sjelljen e tyre atehere shpirti qe kujdeset per boten do zemerohet kaq shume me ne sa do ndeshkoje boten me zjarr dhe do perfundoje pikerisht si perfundoi ai yll.” Kjo ishte ajo qe gjyshi i tha atij – qe toka do shpertheje si ai ylli...’

    ‘Pra ndjesia eshte qe bota do perfundoje ne zjarr... Dhe duke pare boten per nentedhjet vitet e kaluara a beson ai se sjellja e njerezimit eshte permiresuar apo perkeqesuar?’

    ‘Ai thote se nuk eshte permiresuar. Ne jemi perkeqesuar.’

    ‘Pra sipas mendimit te tij fundi eshte duke ardhur?’

    ‘Ai tha se shenjat tashme jane ketu dhe duhen pare... Ai tha se ne ditet e sotme vetem era fryn ndersa ne nuk bejme gje tjeter vecse i drejtojme armet njeri tjetrit. Kjo tregon sesa shume jemi ndare nga njeri tjetri dhe se cfare ndjejme per njeri tjetrin. Nuk ka me vlera – as edhe nje – dhe njerezit jetojne ne cdo menyre qe deshirojne, pa moral, pa ligje. Keto jane shenjat qe tregojne se koha ka ardhur...’

    Melza beri nje pushim ne perkthimin e saj dhe me pas vazhdoi: ‘Kjo ere e temerrshme. Than cdo gje. Nuk sjell fare lageshtire. Me menyren sesi e shikojme ne, kjo lloj klime eshte nje rrjedhoje e asaj sesi jetojme ne sot – jo thjesht ne por dhe te bardhet.’

    Vura re qe syte e saj ndersa fliste, ishin mbushur me lot. ‘Kam nje are me miser,’ vazhdoi ajo, ‘qe eshte me te vertete shume e thate. Shikoj siper ne qiell dhe perpiqem te lutem per pak shi por nuk bie shi madje nuk ka fare as re... Kur jemi ne kete gjendje nuk dime me as se kush jemi ne te vertete.’

    Pasoi nje moment i gjate heshtjeje ndersa era perplasej ne trailer duke fryre me ashpersi perreth lugines e pasuar nga mbremja qe po afrohej. Thashe me qetesi, ‘Te lutem pyete gjyshin tend nese ai mendon se mund te behet dicka per Hopi-t dhe per pjesen tjeter te njerezimit?’

    ‘E vetmja gje qe ai di,’ u pergjigj Melza mbasi degjoi pergjigjen e tij, ‘eshte se per aq kohe sa Hopi-t nuk braktisin traditat e tyre ata mund te jene ne gjendje te ndihmojne veten dhe te tjeret. Ata duhet ti mbahen asaj qe besonin ne te kaluaren. Ata duhet te ruajne kujtimet. Keto jane gjerat me te rendesishme... Por gjyshi im do t’ju thote po ashtu qe edhe ju ta kuptoni se kjo toke eshte vepra e nje qenie inteligjente, nje shpirt – shpirt krijues dhe inteligjent qe ka hartuar cdo gje per te qene ne menyren qe eshte. Gjyshi im thote se asgje qe ndodhet ketu nuk eshte rastesisht, asgje nuk ndodh rastesisht – qofte e mire ose e keqe – dhe se per cdo gje qe ndodh ka nje arsye...’





    NE MULLI DUKE BLUAR





    Kur njerezit nga e gjitha bota dhe nga kultura te ndryshme ndajne nje ndjesi te fuqishme se nje kataklizem eshte duke u afruar, ne kemi te drejten tone qe ta injorojme. Dhe kur zerat e te pareve tane te larget vijne drejt nesh nepermjet miteve dhe arkitektures se shenjte, flasin me ne mbi zhdukjen fizike te nje civilizimi ne nje te kaluar shume te larget (dhe na thone se vete civilizimi yne eshte ne rrezik) ne nese deshirojme kemi te drejte te mbyllim veshet... Keshtu ka qene, thote Bibla, ne boten para permbytjes: Ne ditet perpara Permbytjes, njerezit hanin, pinin merrnin gra e merrnin burra deri ne momentin kur Noah hipi ne Arke dhe ata nuk dyshonin per asgje deri sa ndodhi permbytja qe fshiu cdo gje.’ Eshte thene ne profeci qe ne te njejten menyre do ndodhi dhe ne shkaterrimin e ardhshem global i cili do bjere mbi ne krejt papritur ‘ne nje moment qe ne nuk dyshojme aspak se do ndodhe, si nje rrufe qe bie ne lindje dhe i shfaqet ndricimi ne perendimin e larget... Dielli do erresohet, hena do humbase shkelqimin e saj, yjet do bien nga qielli dhe forcat e qiellit do dridhen... Nga dy meshkuj, njeri do shuhet tjetri do mbetet; dhe nga dy gra qe bluajne ne mulli njera do shuhet e tjetra do mbetet...’

    Ajo qe ka ndodhur njehere me pare mund te ndodhe perseri. Ajo qe eshte bere njehere me pare mund te behet perseri. Dhe mbase sic thuhet nuk ka asgje te re ne kete bote...






    FUND

  10. #130
    Me ne fund mbaroi dhe perkthimi i ketij libri. Me hengri me shume kohe sesa e kisha menduar por detyrimet ne jeten reale jo gjithmone te mundesojne te realizosh dicka ne kohen qe deshiron. Sidoqofte ne kete pike mendoj se nuk ka shume rendesi kohezgjatja e pergatitjes se nje materiali por informacioni qe ai jep dhe sidomos mesazhi qe transmeton. E kam lexuar dhe rilexuar kete liber shume here dhe cdo here qe e lexoj gjej dicka te re per te menduar dhe kuptime te reja per tu perqendruar. Nuk bie dakort me disa nga konkluzionet e autorit si dhe me menyren sesi ai paraqet disa nga faktet por duhet pranuar fakti qe ai me mjeshtri dhe elegance ka arritur te pasqyroje ate qe shume nga arkeologet dhe historianet e anashkalojne ose e injorojne totalisht. Dhe mesazhi me i forte qe une personalisht marr nga ky liber eshte ai qe ne nuk jemi te perhershem ne kete planet. Sic e thote dhe ai vete, ka ndodhur me pare, do ndodhe perseri. Varet sa largpames do tregohemi per tu pergatitur ne kohe qe te pakten te leme gjurmet tona per te ardhmen qe te tregojme se kush kemi qene dhe se cfare kemi arritur. Graham Hancock ka shkruar disa libra te tille dhe sipas mendimit tim personal ben nje pune te admirueshme investigative dhe paraqitese. Dhe sidomos ky liber eshte nje esence i gjithe mendimit alternativ qe ka lindur ne dekadat e fundit mbi te kaluaren tone dhe erresiren qe rrethon kete te kaluar, sidomos ate te largten te cilen ne nuk e perfshijme dot si 'histori e rregjistruar'. Shpresoj qe te kete ngjallur interes dhe ndezur te njejtat pyetje qe me kane dale dhe mua. Pergjigjet jo gjithmone i gjejme neper rrjeshtat e ketij libri por ideja del mese e qarte. Qe te ndertojme te ardhmen dhe te jemi te sigurt per te, duhet me pare te dime mire per te kaluaren dhe te nxjerrim mesime prej saj.

    Per te gjithe ata qe jane te interesuar te lexojne kete liber ne gjuhen origjinale (anglisht) mund ta gjejne ate ne cdo librari Indigo ose Chapters (ne Kanada) ose Barnes & Noble si dhe ndonje librari tjeter (ne Usa). Po ashtu mund te gjehet fare mire dhe online ne Amazon me kete titull dhe me kete kopertine


Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Tema të Ngjashme

  1. Gjurmët - Legjend e Rock-ut shqiptar
    Nga ILovePejaa në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 12-06-2019, 11:32
  2. Pyetje mbi librin Gjurmët e Civilizimeve të Zhdukura
    Nga Darius në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 24-10-2009, 09:25
  3. Plan per te humbur gjurmet e kufirit Shqiperi - Kosove
    Nga brooklyn në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 02-02-2007, 22:51
  4. Në gjurmët e arkeologjisë otomane
    Nga Davius në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-02-2007, 10:52
  5. Hapet dosja e rrugëve të zhdukura.
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-09-2005, 13:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •