Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 130
  1. #81
    KAPITULLI I TRIDHJET E TETE






    LOJE INTERAKTIVE TRE-DIMENSIONALE





    Duke mberritur ne maje te Galerise se Madhe u ngjita mbi nje shkalle prej graniti te larte tre kembe. Me kujtohej qe ajo gjendej si catia e Dhomes se Mbretereshes, saktesisht pergjate boshtit lindje-perendim te Piramides se Madhe. Dhe si rezultat shenonte piken e tranzicionit midis gjysmes veriore e asaj jugore te monumentit. Ne dukje pothuajse si nje altar, shkalla po ashtu krijonte nje platforme solide horizontale menjehere perballe tunelit te ulet katror qe sherbente si hyrje per ne Dhomen e Mbretit. Duke pushuar per nje moment shikova nga mbrapa ne Galeri duke veshtruar serisht mungesen e dekorimeve, mungesen e ikonografise fetare dhe mungesen e plote te cdo lloj simbolizmi te njohur qe lidhet me sistemin arkaik te besimit te Egjyptit te Lashte. Cdo gje qe te kapte syri, pergjate gjithe gjatesise prej 153 kembesh te ketij boshlleku madheshtor gjeometrik, ishte rregullsia moskokecarese dhe thjeshtesia befasuese prej makinerie.

    Ndersa shihja siper mund te dalloja hapjen e erret te nje te care e gdhendur ne maje te murit lindor siper kokes sime. Askush nuk e dinte se kur dhe nga kush ishte krijuar kjo vrime apo sesa thelle ishte penetruar fillimisht. Ajo te conte ne dhomen e pare ndihmese nga pese te tilla qe ndodheshin siper Dhomes se Mbretit dhe ishte zgjeruar ne vitin 1873 kur Howard Vyse e kishte perdorur per te hyre ne kater te tjerat. Ndersa shihja serisht poshte mund te dalloja piken poshte ne murin perendimor te Galerise ku tuneli pothuajse vertikal fillonte zbritjen e tij orej 160 kembesh drejt zemres se piramides per tu bashkuar me korridorin zbrites shume poshte nga niveli i tokes.

    Pse te jete dashur nje aparature e tille kaq e komplikuar qyngjesh dhe kalimesh? Ne shikim te pare nuk kishte asnje kuptim. Por atehere asgje ne lidhje me Piramiden e Madhe nuk ka kuptim vetem nese je i prirur qe ti kushtosh nje vemendje shume te madhe. Ne menyre te paparashikueshme, nese e ben kete gje atehere monumenti do dije si te te shpaguaje. Per shembull nese je i afte te llogarisesh, sic kemi pare, monumenti do dije ti pergjigjet pyetjeve te tua themelore mbi lartesine dhe perimetrin e bazes duke nxjerre vleren e pi. Dhe nese je i pergatitur qe te hetosh me tej, sic do shohim, atehere do dalin therrmija te tjera matematikore, sejcila pak me shume komplekse dhe e thelle se pararendesja.

    Ishte nje ndjesi e programuar mbi te gjithe kete proces, sikur te ishte i parapergatitur me kujdes. Jo per te paren e here e gjeta veten time me deshiren per te konsideruar mundesine qe piramida mund te jete dizajnuar si nje sfide gjigande apo makine mesimore – ose edhe me mire, si nje enigme tre-dimensionale interaktive e krijuar ne shkretetire qe ta zgjidhi njerezimi.





    PARADHOMA




    Vetem 3 kembe 6 inc e larte, kalimi hyres per ne brendesi te Dhomes ndalonte cdo njeri me gjatesi normale qe te hynte. Sidoqofte rreth kater kembe me tutje mberrita ne ‘Paradhome’ ku niveli i tavanit ngrihej krejt papritur ne 12 kembe mbi dysheme. Muret lindore dhe perendimore te Paradhomes ishin perbere nga granit i kuq ne te cilin ishin prere kater pale baxha ne drejtim te kundert me njera tjetren te cilat nga Egjyptologet ishin supozuar se sherbenin per te mbajtur pllaka te trasha me kangjella si qepena. Tre prej ketyre baxhave zgjatoheshin deri ne dysheme dhe ishin bosh. E katerta (ajo me veriorja) ishte prere aq sa ishte niveli i catise dhe vazhdonte te permbante nje shtrese kaba prej graniti, mbase nente inc i trashe dhe gjashte kembe i larte. Ishte nje hapesire horizontale prej vetem 21 inc midis qepenes prej guri dhe fundit verior te kalimit hyres nga i cili sapo kisha dale. Po ashtu ndodhej dhe nje hapesire prej pak me shume se 4 kembe e thelle midis majes se qepenes dhe tavanit. Kushdo qofte funksioni per te cilin ishte dizajnuar, eshte e veshtire qe te biesh dakort me Egjyptologet qe kjo strukture e pazakonte mund te jete bere me qellim qe te ndaloje hyrjen e grabitesve te varreve.




    Ne medyshje u perkula nen te dhe me pas u ngrita serisht ne kembe ne pjesen jugore te Paradhomes e cila ishte rreth 10 kembe e gjate dhe ruante te njejten lartesi catie prej 12 kembesh. Ndonese te gerryera brazdat per tre qepenat prej guri ishin ende te dukshme ne muret lindore dhe perendimore. Nuk kishte asnje gjurme te vete qepenave dhe ne fakt ishte tejet e veshtire qe te pranoje qe masive te tille te gurte te mund te jene instaluar ne nje hapesire kaq te ngushte.

    Me kujtohej qe Flinders Petrie i cili kishte analizuar sistematikisht gjithe nekropolin e Gizes ne fund te shekullit te nentembedhjete kishte komentuar mbi nje enigme te ngjashme ne Piramiden e Dyte. ‘Qepenat prej graniti ne kalimin e poshtem tregojne nje mjeshtri te madhe ne levizjen e masave te medhaja pasi do te duheshin 40 ose 60 njerez per ti ngritur; megjithate prape jane levizur dhe ngritur ne vendin ku jane duke i vendosur ne nje kalim te ngushte ku vetem disa njerez mund te arrinin.’ Saktesisht te njejtet observime aplikohen dhe mbi qepenat e Piramides se Madhe. Nese me te vertete ishin rrasa qepenash – porta te afta te ngriheshin e te uleshin.

    Problemi eshte se fizika e ngritjes dhe e uljes se tyre kerkonte qe ato te ishin me te shkurtra se lartesia e plote e Paradhomes ne menyre qe te terhiqeshin drejt hapesires se catise per te lejuar hyrje dhe dalje te individeve legjitime perpara vulosjes se varrit. Kjo natyrisht do te thoshte qe kur anet e poshtme te rrasave duhet te uleshin ne dysheme per te bllokuar ne ate nivel Paradhomen, ne menyre te barabarte dhe me hapesire te kundert ato duhet te hapeshin midis anet e siperme te rrasave dhe tavanit nepermjet te cilave cdo grabites varri do te kishte qene ne gjendje qe te kacavirrej.
    Padiskutim qe Paradhoma mund te klasifikohej si nje tjeter paradoks mendim provokues i piramides ne te cilen kompleksiteti i struktures ishte i kombinuar me funksionin e dukshem te pakuptimte.

    Nje tunel dales, i te njejtit lartesi dhe gjeresi si tuneli hyres, i linjezuar me granit te kuq solid te nxirrte nga muri jugor i Paradhomes (po ashtu i bere nga granit solid por i nderthurur ne maje te tij me nje shtrese guri gelqeror te trashe 12 inc). Me tej, perreth 9 kembe, tuneli dilte ne Dhomen e Mbretit, nje dhome masive e kuqe dhe e zymte e bere e gjitha prej graniti dhe qe rrezellonte nje atmosfere energjie dhe force te jashtezakonshme.

  2. #82
    ENIGMAT E GURTA




    Leviza per ne qendren e Dhomes se Mbretit, boshti qendror i te ciles ishte orientuar me perfeksion nga lindja ne perendim ndersa boshti i shkurter ishte i orientuar ne menyre te barabarte nga veriu ne jug. Dhoma ishte saktesisht 19 kembe 1 inc ne lartesie dhe formonte nje drejtkendesh perfekt me permasa 34 kembe 4 inc te gjate dhe 17 kembe 2 inc te gjere. Me nje dysheme te perbere nga 15 pllaka masive graniti dhe muret e perbera nga 100 blloqe gjigande graniti, sejcili me peshe 70 ton ose me pashe dhe te vendosur ne pese sera dhe me tavanin e pershkuar horizontalisht nga nente blloqe te tjere graniti, sejcili me peshe rreth 50 ton, efekti qe te krijonte ishte ai i nje ndrydhje te paimagjinuar.

    Ne fundin perendimor te Dhomes ishte nje objekt i cili nese besojme egjyptologet, ishte arsyeja pse ishte ndertuar Piramida e Madhe. Objekti, i gdhendur nga nje cope ne ngjyre cokollate te erret graniti dhe qe permbante grimca shpatoreje, kuarci dhe mike ishte arkivoli pa kapak qe mendohet se ka qene sarkofagu i Khufus. Permasat e tij te brendeshme ishin 6 kembe 6.6 inc ne gjatesi, 2 kembe 10.42 inc ne thellesi dhe 2 kembe 2.81 inc ne gjeresi. Permasat e jashteme ishin 7 kembe 5.62 inc ne gjatesi, 3 kembe 5.31 inc ne thellesi dhe 3 kembe 2.5 inc ne gjeresi, nje inc me i gjere sesa hyrja per ne korridorin ngjites.

    Ne dimensionet e sarkofagut ishin ndertuar disa lojra rutine matematikore. Per shembull, kishte nje volum te brendeshem prej 1166.4 litrash dhe nje volum te jashtem prej saktesisht dyfishin e kesaj shifre, 2332.8 litra. Nje koincidence e tille precize nuk mund te jete arritur aksidentalisht: muret e arkivolit ishin prere me nje saktesi te makinave moderne prerese nga zejtare shume te afte dhe me eksperience. Per me teper, sic pranoi Flinders Petrie me nje lloj shushatje mbas vezhgimit te kujdesshem te Piramides se Madhe, dukej sikur keta zejtare kane patur akses ne mjete ‘te njejta me ato qe kemi ne sot...’

    Petrie ekzaminoi sarkofagun nga afer dhe raportoi se duhet te jete prere nga blloqet rrethuese te granitit me sharra te drejta ‘8 ose me shume kembe te gjata’. Duke qene se graniti ishte shume i forte ai thjesht ngriti hipotezen qe sharrat kane patur tehe prej bronzi (metali me i forte qe mendohet se ka ekzistuar ne ate kohe) i pajisur me ‘dhembeza prerese’ te bera nga gure te cmuar edhe me te forte: ‘Natyra e punes duket se indikon perdorjen e diamantit duke qene se ky ploteson kushtet e nje guri te cmuar preres; dhe vetem marrja parasysh e ekzistences se rralle te ketij guri dhe mungeses totale ne Egjypt, nderhyn me kete konkluzion...’ Nje mister edhe me i madh rrethon gdhendjen nga brenda te sarkofagut, pa diskutim nje ndermarrje shume here me e veshtire sesa shkeputja e tij nga blloku i granitit. Ketu Petrie doli ne konkluzionin se Egjyptianet duhet te:

    Kene adaptuar parimin e sharrimit nga forma e drejte ne ate rrethore, duke e lakuar tehun perreth nje tubi si sonde e cila germonte gurin ne forme rrethore dhe ne kete menyre duke therrmuar shtresat e mbetura ne vendin e germuar ata ishin ne gjendje te hapnin vrima te medha me nje minimum krahu puune. Keto sonda germuese varionin nga ¼ inc ne 5 inc ne diameter dhe nga 1/10 inc ne 1/5 inc ne trashesi...

    Natyrisht sic pranoi Petrie asnje sonde me gure te cmuar apo sharre nuk eshte gjetur nga egjyptologet. Kjo evidence e dukshme e ketij lloj germimi dhe sharrimi qe eshte bere e shtyne ate te pranonte se sidoqofte instrumenta te tille duhet te kene ekzistuar. Ai pati nje interes shume te madh ne kete fakt dhe zgjeroi studimet e tija per te perfshire jo vetem sarkofagun e Dhomes se Mbretit por dhe shume artifakte te tjera prej graniti dhe ‘mbetjet e therrmuara te granitit te cilat i mblodhi ne Giza. Sa me shume thellohej studimi i tij aq me shume shtohej misteri i teknologjise se prerjes se gurit nga Egjyptianet e Lashte:

    Sasia e presionit qe tregohet nga shpejtesia me te cilen sondat dhe sharat pershkonin gurin e forte eshte e befasueshme; mbase nje ngarkese prej te pakten nje ose dy ton ishte vendosur mbi sonda prej 4 inc qe prisnin granitin. Ne zemer te granitit numer 7 spiralja e prerjes thellohet 1 inc ne perimetrin e 6 inc, nje vlere spastrimi qe eshte mahnitese... Keto vrima spirale nuk mund ti atribohen asgje tjeter pervec shpimit te sondes ne granit nen ushtrimin e nje presioni te jashtezakonshem...

    A nuk eshte e pazakonte qe ne te pretenduarin agim te civilizimit njerezor, me shume se 4500 vjet me pare, Egjyptianet e Lashte kishin perftuar ate qe duket si nje sonde e epokes sone te industrializuar duke ngjeshur me shume se nje ton gjera dhe e afte qe te pershkonte guret e forte si nje thike e nxehte gjalpin. Petrie nuk mund te jepte asnje shpjegim per kete rebus. Sic nuk ishte ne gjendje te shpjegonte llojin e instrumentave te perdorur per te gdhendur hieroglifet ne tasat prej dioriti te cilat i perkisnin Dinastise se Katert te gjetur prej tij ne Giza: ‘hieroglifet jane gdhendur me nje maje shume te mprehte; ato nuk jane nxjerre ne siperfaqe dhe as gervishtur por jane stampuar ne brendesi te dioritit...’

    Kjo i shkaktonte bezdi nje njeriu llogjik si Petrie pasi ai e dinte shume mire se dioriti eshte njeri nga guret me te forte ne Toke, shume me i forte se dhe vete hekuri. E megjithate ja ku ishin ne Egjyptin e Lashte, te prera me nje force dhe precizion shume te madh nga nje mjet preres ende i paidentifikuar:

    Duke qene se vijat jane vetem 1/150 inc te gjera atehere maja prerese duhet te kete qene shume me e forte se kuarci, aq e forte dhe rezistente sa te mos thyhej kur krijonte buze jo me te gjera se 1/200 inc. Vijat paralele jane gdhendur vetem 1/30 larg nga qendra ne qender.

  3. #83
    Me fjale te tjera, ai po pershkruante nje instrument me nje maje te holle dhe te mprehte i nje fortesie te pabesueshme, ne gjendje per te penetruar dhe gdhendur me lehtesi dioritin si dhe e afte qe te perballonte presionin e madh qe ushtrohej gjate punes. Cfare lloj instrumenti ka qene ai? Ne cfare menyre eshte aplikuar presioni? Si eshte arritur te ruhet saktesia ne hartimin e vijave paralele me intervale prej 1/30 inc?

    Te pakten ishte e mundur qe te krijohej nje imazh mendor i sondave rrethore me dhembeza prej guri te cmuar te cilat Petrie supozoi qe duhet te jene perdorur per te germuar ne sarkofagun e Dhomes. Por nuk mund te konsiderohet njesoj e thjeshte te shpjegohet instrumenti i panjohur qe ka qene i afte per te gdhendur hieroglife ne diorit ne vitin 2500 p.e.s. dhe shpjegimi mund te thjeshtohet vetem nese marrim si te qene ekzistencen e nje teknologjie shume te larte nga ajo qe jane te gatshem te pranojne egjyptologet.

    Por nuk ishin as disa hieroglife apo disa vazo prej dioriti. Gjate udhetimeve te mija ne Egjypt kisha ekzaminuar shume ene prej guri – te cilat ne disa raste datonin qe ne kohet para dinastike – te cilat ishin gerryer ne menyre misterioze ne nje sere materialesh si dioriti, bazalti, kristali i kuarcit dhe rreshpes metamorfike. Per shembull, me shume se 30 mije ene te tilla jane gjetur ne dhomat poshte Piramides me Shkalle te Dinastise se Trete te Zoserit ne Saqqara. Kjo do te thote se ato ishin te vjetra te pakten po aq sa dhe vete Zoseri (rreth 2650 p.e.s.). Teorikisht ato mund te kene qene edhe me te vjetra se kjo date pasi ene te tilla identike ishin gjetur ne shtresat para dinastike qe datojne 4000 p.e.s. madje dhe me heret dhe per shkak te zakonit te trashegimit te gjerave te vyera nga gjenerata ne gjenerate i cili ka qene thellesisht i ngulitur ne Egjypt qe nga kohet qe nuk mbahen mend.

    Pak rendesi ka nese jane bere ne vitin 2500 p.e.s. ose ne vitin 4000 p.e.s., enet prej guri nga Piramida me Shkalle ishin te vecanta per mjeshterine me te cilen ishin punuar dhe qe edhe njehere tregonin se ishin realizuar nga i njejti (ende i paimagjinueshem) instrument. Pse i paimagjinueshem? Pasi shume prej eneve ishin vazo te gjata me gryka te holla dhe elegante dhe me pjese te brendeshme te gjera te cilat shpesh permbanin vegje te gerryer totalisht. Asnje instrument i njohur per kohen nuk mund te kete qene ne gjendje te krijonte vazo te tilla pasi nje instrument i tille do te duhej te ishte mjaftueshem i ngushte qe te kalonte neper gryket e vazove dhe mjaftueshem i forte (dhe i formes se duhur) qe te gerryente vegat dhe brendesine e rrumbullaket te vazove. Dhe si eshte krijuar e me pas ushtruar presioni i duhur i jashtem dhe i brendeshem per te arritur efektet e deshiruara neper vazo?

    Vazot e gjata nuk ishin aspak te vetmet ene enigmatike te zbulura nga Piramida e Zoserit dhe nga nje numer tjeter vendesh arkaike. Kishte po ashtu dhe urna monolitike me vege delikate me ornamente te bashkangjitura nga jashte prej gedhendesve. Kishte tasa, serisht me gryka shume te ngushta ashtu si dhe vazot dhe me pjesen e mesit shume te gjere. Po ashtu kishte dhe tasa te hapur me shishka pothuajse mikroskopike dhe objekte me forma te cuditshme sferike te prera nga rreshpe metamorfike dhe me buze te kthyera nga jashte ne menyre kaq elegante sa dukeshin pothuajse te tejdukshme. Ne te gjitha rastet ajo qe te mahniste ishte precizioni me te cilen ishin bere pjesa e brendeshme dhe e jashteme e ketyre eneve ne menyre qe te korrespondonin harkim me harkim, teresisht te lemuara dhe te shkelqyeshme dhe pa gjurmen me te vogel te instrumentit me te cilin ishin bere.

    Nuk ka patur asnje teknologji te njohur ne dispozicion te Egjyptianeve te Lashte qe te kete qene ne gjendje te arrinte nje rezultat te tille. Madje edhe ne ditet e sotme asnje gurgedhendes nuk do ishte ne gjendje te krahasonte punen e tij te realizuar me mjetet me te mira te bera prej karbiti dhe tungsteni. Pra rezultati eshte i tille qe ne Egjyptin e Lashte eshte perdorur nje teknologji e panjohur dhe sekrete.






    CEREMONIA E SARKOFAGUT





    Duke qendruar ne Dhomen e Mbretit, me fytyre nga perendimi – drejtimi i vdekjes midis egjyptianeve te lashte dhe Majave – vendosa me kujdes duart mbi cepat prej graniti te sarkofagut per te cilin Egjyptologet ngulin kembe se ishte ndertuar per te mbajtur trupin e Khufu. Veshtrova ngultas thellesine e tij ku drita e zbehte elektrike e dhomes dukej se pershkonte me veshtiresi dhe pashe buleza pluhuri qe pluskonin ne nje re te arte.

    Natyrisht ishte thjesht nje truk drite dhe hije por Dhoma e Mbretit ishte e mbushur me iluzione te tilla. M’u kujtua qe Napoleon Bonoparti kishte pushuar aty per te kaluar nje nate te tere gjate pushtimit te tij te Egjyptit ne fund te shekullit te tetembedhjete. Ne mengjes ai ishte zgjuar i zbehte dhe duke u dridhur pasi kishte kaluar nje eksperience e cila e kishte shqetesuar ate thellesisht por qe per te cilen ai nuk foli kurre. Mos valle kishte provuar te flinte ne sarkofag?

    Duke reaguar ne menyre impulsive u ngjita ne arkivolin prej graniti dhe u shtriva me fytyren lart, kembet te vendosura drejt jugut dhe koken drejt veriut. Napoleon ishte shtatshkurter dhe duhet te jete ndjere rehat aty. Edhe per mua kishte vend mjaftueshem. Por a ka qene dhe Khufu aty? U rehatova dhe provova te mos e vrisja mendjen per mundesine qe ndonje nga rojet e piramides mund te vinte dhe te me gjente ne kete pozicion qesharak madje mbase dhe te jashteligjshem. Me shpresen se do qendroja i pashqetesuar per disa minuta, kryqezova duart ne gjoks dhe leshova nje tingull zanor te nje diapazoni te ulet, gje qe e kisha provuar disa here ne pika te tjera ne Dhomen e Mbretit. Ne ato raste, ne qender te dyshemese kisha vene re se muret dhe tavani dukej se mblidhnin tingullin dhe e aplifikonin ate duke e kthyer mbrapsht tek une ne menyre qe te ndjeja vibracionin nga koka tek kembet.

    Tani ne sarkofag provoja te njejten ndjesi por te amplifikuar dhe koncentruar disa here me shume. Ishte sikur gjendeshe ne nje kabine pulti te ndonje instrument muzikor gjigand te dizajnuar per te prodhuar perjetesisht te njejten note muzikore. Tingulli ishte i thelle dhe mjaft shqetesues. E imagjinoja te ngrihej qe nga arkivoli dhe te perplasej ne muret dhe tavanin prej graniti te kuq te Dhomes se Mbretit dhe me pas duke gjetur shteg neper tunelet e ‘ajrosjes’ veriore e jugore te perhapej neper luginen e Gizes si nje re zanore ne formen e kerpudhes. Me kete vizion ambicioz ne mendje dhe me tingullin tim te tonalitetit te ulet qe me ushtonte ne vesh dhe qe shkaktonte dridhje ne sarkofagun perreth meje, mbylla syte. Kur i hapa ato mbas disa minutave u gjenda perpara nje pamje turbulluese: gjashte turiste japoneze te moshave dhe sekseve te ndryshme ishin mbledhur rreth sarkofagut – dy prej tyre duke qendruar ne lindje, dy ne perendim dhe nga nje ne veri e ne jug.

    Ata te gjithe dukeshin te... cmeritur. Dhe une ndiheshe i cmeritur nga prania e tyre. Per shkak te sulmeve te fundit te ekstremisteve te armatosur islamike nuk kishte pothuajse fare turiste ne Giza dhe shpresoja se do e kisha Dhomen e Mbretit te gjithen per vete. Si mund te reagoje dikush ne nje situate te tille? Duke u munduar te tregohesha dinjitoz sa te kisha mundesi u ngrita ndenjur duke buzeqeshur dhe shkundur pluhurin nga rrobat. Japonezet ben nje hap mbrapa ndersa une dola nga sarkofagu. Me nje pamje te natyrshme sikur te ishte dicka qe e beja gjithmone dhe ne gjera te tjera ju avita mesit te dhomes ne nje pike qe ishte rreth dy te tretat e rruges pergjate murit perendimor te Dhomes se Mbretit ku ndodhet ajo qe egjyptologet i referohen si ‘tuneli verior i ajrosjes’ dhe fillova ta studioj me vemendje.

    Rreth 8 inc i gjere dhe rreth 9 inc i larte dhe me shume se 200 kembe ne gjatesi, sic e dija, ky tunel e kishte daljen ne ajer te paster diku aty ne seren 103 te Piramides. Natyrisht me shume si dizajn sesa rastesi tuneli shikonte drejt rrajoneve rrethpolare te qiejve veriore ne nje kend prej 32° 30’. Kjo ne Epoken e Piramidave rreth 2500 p.e.s. do te thoshte qe drejtohej ne kulmimin e siperm te Alfa Drakonis, nje yll i spikatur ne konstelacionin e Drakos.
    Per fatin tim te mire japonezet e plotesuan viziten e tyre ne Dhomen e Mbretit dhe u larguan pa me hedhur syte fare. Sapo ata iken kalova per nga pjesa tjeter e dhomes per te vezhguar tunelin jugor. Qe nga hera e fundit qe kisha qene ne kete vend disa muaj me pare kishte ndryshuar ne menyre te temerrshme. Gryka e tij tashme permbante nje pajisje elektrike ajri te kondicionuar te instaluar nga Rudolf Gantenbrink i cili tani po kthente vemendjen e tij drejt tuneleve te shperfillur te Dhomes se Mbretereshes.

    Duke qene se egjyptologet ishin kenaqur me faktin qe tunelet e Dhomes se Mbretit ishin ndertuar per qellime ajrosje, e kishin gjykuar me vend permiresimin e tyre nepermjet teknologjise moderne. Por sidoqofte a nuk do kishin qene me frutdhenes dhe me te thjeshte tunele te ndertuar horizontalisht ne vend te atyre te pjerret nese qellimi kryesor do ishte ai i ajrosjes? Pra nuk ishte aspak rastesi qe tuneli jugor i Dhomes se Mbretit shenonte qiejte jugore ne nje kend prej 45°. Gjate Epokes se Piramidave kjo ishte vendndodhja per tranzitin e meridianit te Zeta Orionis, ylli me i poshtem nga tre yjet e Rripit te Orionit – nje rreshtim te cilin e zbulova rastesisht dhe qe rezultoi te ishte nga me kuptimplotet ne kerkimet e mija te metejshme mbi piramiden.

  4. #84
    MJESHTRAT E LOJES




    Tani qe e kisha Dhomen te gjithen per veten time eca drejt murit perendimor ne krahun me te larget te sarkofagut dhe i ktheva fytyren lindjes. Dhoma gjigande kishte nje kapacitet te pafund per te gjeneruar tregues te lojrave matematikore. Per shembull, lartesia e saj (19 kembe 1 inc) ishte saktesisht gjysma e distances nga dyshemeja diagonale (38 kembe 12 inc). Per me shume, duke qene se Dhoma e Mbretit formonte nje drejtekendesh perfekt 1 x 2 a mund te jete e besueshme qe ndertuesit e piramides nuk kishin patur dijeni qe ata kishin arritur te shprehnin dhe krijonin seksionin e ‘arte’?

    I njohur si phi, seksioni i arte ishte nje tjeter numer irracional si pi i cili nuk mund te perftohet aritmetikisht. Vlera e tij ishte rrenja katrore e 5 plus 1 e ndare ne 2, ekuivalente me shifren 1.61803. Kjo doli te ishte vlera limituese e raportit midis numrave pasues ne serine e Fibonaccit – seria e numrave qe fillonte me 0, 1, 1, 2, 3, 5, 8, 13 – ne te cilen cdo numer eshte shuma e perbashket e dy numrave pararendes. Phi mund te perftohet ne menyre sistematike duke ndare nje vije A-B ne nje pike C ne menyre te tille qe e gjithe vija A-B te jete me e gjate sesa pjesa e pare A-C, ne te njejtin proporcion si pjesa e pare, A-C te ishte me e gjate se pjesa mbetese B-C. Ky proporcion i cili eshte provuar te jete vecanerisht harmonik dhe i kendeshem per syrin supozohet se eshte zbuluar per here te pare nga Pitagoreanet Greke te cilet e perfshine ne Partenonin e Athines. Por nuk ka asnje dyshim qe phi u ilustrua dhe perdor te pakten 2000 vjet perpara ne Dhomen e Mbretit ne Piramiden e Madhe te Gizes.






    Per te kuptuar sesi eshte realizuar duhet perfytyruar dyshemeja drejtkendore e dhomes si e ndare ne dy katrore imagjinare te te njejtes madhesi, me gjatesine e aneve te sejcilit katror te perfaqesuar nga vlera 1. Nese sejcili nga keta katrore do ndahej ne gjysem duke formuar keshtu dy drejtekendesha te rinj dhe nese diagonalja e drejtkendeshit qe ndodhet me afer me vijen qendrore te Dhomes se Mbretit do vendosej poshte ne baze, pika ku maja e tij do takonte bazen do te ishte phi ose 1.618 ne marrdhenie me gjatesine e anes (per shembull 1) te katrorit origjinal. (Nje menyre alternative per te perftuar phi, po ashtu e ndertuar ne dimensionet e Dhomes se Mbretit eshte paraqitur ne figuren e mesiperme).

    Egjyptologet e konsideruan te gjithe kete fakt thjesht si nje rastesi. Por ndertuesit e piramides nuk kane bere asgje rastesisht. Kushdo te kene qene ata, e kisha te veshtire te imagjinoja njerez me mendje me sistematike dhe matematikore. Per ate dite me mjaftonin lojrat e tyre matematikore. Ndersa largohesha nga Dhoma e Mbretit nuk mund te harroja faktin qe ndodhej ne ne vije te drejte me seren e 50-te te gureve te Piramides se Madhe, nje lartesi pothuajse 150 kembe nga toka. Kjo do te shoshte se, sic u vu ne dukje me habi nga Flinders Petrie, qe ndertuesit ja kishin dale mbane qe ta vendosnin ‘ne ate nivel ku seksioni vertikal i Piramides ndahej pergjysem, ku zona e seksionit horizontal ishte gjysma e atij te bazes, ku diagonalja nga kendi ne kend ishte e barabarte me gjatesine e bazes dhe ku gjeresia e faqes ishte e barabarte me gjysmen e diagonales se bazes’.

    Ne menyre konfidente dhe eficente duke u sorrollatur me me shume se gjashte milion ton gure, duke krijuar galeri dhe dhoma dhe tunele e korridore pak a shume sipas deshires, duke ja dale mbane te krijonin pothuajse me perfeksion nje simetri, kende te drejte pothuajse perfekte, dhe rreshtim pothuajse perfekt te pikave kardinale, ndertuesit misterioz te Piramides se Madhe gjeten kohen qe te luanin shume truke te tjera ne dimensionet e monumentit madheshtor. Pse funksiononin ne kete menyre mendjet e tyre? Cfare donin te benin ose te thonin ato? Dhe pse kaq mijera vjet me mbrapa mbasi eshte ndertuar, monumenti vazhdonte te ushtronte nje influence kaq magnetike mbi nje numer kaq te madh njerezish, nga shtresa te ndryshme shoqerore te cilet binin ne kontakt me te?

    Gjendej nje Sfink aty ne afersi dhe vendosa qe keto gjegjeza tja drejtoja atij...

  5. #85
    KAPITULLI I TRIDHJET E NENTE




    VENDI I FILLIMIT




    Giza, Egjypt, 16 Mars 1993, 3:30 p.m.

    Kur u largova nga Piramida e Madhe tashme ishte pasdite vone. Duke ndjekur te njejten rruge qe une dhe Santha kishim bere naten e meparshme kur iu ngjitem monumentit vazhdova te ecja drejt lindjes pergjate faqes veriore, ne jug pergjate ijes se faqes lindore, duke u ngjitur neper pirgjet me mbeturina dhe varret e lashta qe ndodheshin te grupuar ne afersi te kesaj pjese te nekropolit dhe u gjenda prane nje shtrati te gurte prej guri gelqeror te mbuluar nga rera te Pllajes se Gizes e cila pjerresohej drejt jugut dhe lindjes.

    Ne fund te kesaj pjerresire te bute dhe te gjate, rreth gjysem kilometri nga qoshja jug-lindore e Piramides se Madhe, Sfinksi kruspullosej mbi piedestalin e tij te latuar ne gur. Gjashtedhjet e gjashte kembe i larte dhe me shume se 240 kembe i gjate, me nje koke prej 18 kembe 8 inc te gjere ai sipas nje vleresimi te konsiderueshem eshte skulptura me e madhe dhe me e famshme ne bote:

    Nje forme me trup luani dhe koken e nje njeriu
    Nje veshtrim pa shprehje dhe i pameshirshem si dielli.

    Duke ju afruar monumentit nga krahu veri-perendimor pershkova rrugen antike te kalldremte qe lidhte Piramiden e Dyte me te ashtuquajturin Tempullin e Lugines te Khafre, nje strukture e pazakonte qe ndodhet vetem 50 kembe ne jug te vete Sfinksit, ne skajin lindor te nekropolit te Gizes. Ky tempull prej kohesh besohet se eshte shume me i vjeter se koha e Khafre. Ne fakt gjate pjeses derrmuese te shekullit te nentembedhjete konsensusi midis shkenctareve ka qene se ai eshte ndertuar ne prehistorine e larget dhe nuk ka te beje fare me arkitekturen e Egjyptit Dinastik. Ajo qe ndryshoi cdo gje ishte zbulimi i nje numri statujash me mbishkrime te Khafre ne rrethinat e Tempullit. Shumica ishin shume te demtuara por njera e gjetur me koke poshte ne nje grope te thelle ne nje paradhome ishte pothuajse e paprekur. Me permasa reale dhe e gdhendur me hijeshi ne nje diorit te zi te cmuar ajo tregonte faraonin e Dinastise se Katert te ulur ne fronin e tij me nje veshtrim te qete dhe indiferent drejt pafundesise.

    Ne kete pike arsyetimi i prere i Egjyptologjise u vu ne pikepyetje dhe nje zgjidhje pothuajse brilante dhe mahnitese u gjet menjehere: statujat e Khafre u gjeten ne Tempullin e Lugines dhe si rezultat Tempulli i Lugines eshte ndertuar nga Khafre. Flinders Petrie, normalisht i ndjeshem ndaj ketij subjekti, ben kete permbledhje: ‘Fakti qe te vetmet objekte te datueshme te gjetura ne Tempull ishin statujat e Khafre tregon se i perket periudhes se tij; pra ideja qe ai ka pervetesuar nje ndertim me te hershem nuk ka vend.’

    Por a ishte kaq pa vend kjo ide?

    Gjate gjithe historise se Egjyptit Dinastik shume faraone kane pervetesuar ndertesat e paraardhesve te tyre, ndonjehere duke zevendesuar ne menyre te vullnetshme gjurmet e ndertuesve fillestare me ato te tyret. Nuk kishte asnje arsye te mjaftueshme qe te pretendohej se Khafre duhet te kete qene i patunduar per te lidhur ndertimin e Tempullit te Lugines me emrin e tij, vecanerisht nese ne mendjen e tij nuk ishte asociiuar me ndonje sundues pararendes por me vete ‘zotat’ me te medhenj qe sic thuhej nga Egjyptianet e Lashte, kishin sjelle civilizimin ne Luginen e Nilit ne nje epoke te larget dhe mitologjike te cilen ata e quanin Epoka e Pare. (Ne lidhje me termin Epoka e Pare kam bere nje shpjegim te detajuar ne temen qe eshte per pyetje ne lidhje me librin. Mund te klikoni ketu: Epoka e Pare - Darius) Ne nje vend kaq arkaik dhe me fuqi misterioze me te cilin ai duket se nuk ka nderhyre ne ndonje menyre, Khafre mund te kete menduar se duke vendosur statuja te bukura dhe te permasave reale te vetvehtes mund te sillnin perfitime te perjetshme. Dhe nese ne rradhen e perendive Tempulli i Lugines eshte asociiuar me Osiris ( i cili ishte objekt i cdo faraoni qe ti bashkohej ne jeten e pertejme), perdorimi i statujave nga ana e Khafre per te falsifikuar nje lidhje te forte simbolike merr kuptim edhe me shume.





    TEMPULLI I GJIGANDEVE




    Mbasi pershkova rrugen me kalldrem, drejtimi qe kisha zgjedhur per te mberritur ne Tempullin e Lugines me coi neper pirgjet e rrenojave ne fushen e mastabave ku personalitete me pak te rendesishme te Dinastise se Katert ishin varrosur neper katakombe te nendheshme nen cdo platforma te gurta ne formen e stolave (mastaba eshte fjala moderne arabe qe do te thote stol prandaj edhe varret u quajten te tille). Eca pergjate murit jugor te vete Tempullit duke sjelle nder mend se kjo ndertese e lashte ishte pothuajse e orientuar ne perfeksion nga veriu ne jug sic ishte dhe Piramida e Madhe (me nje gabim prej vetem 12 hark minutash).

    Tempulli kishte nje siperfaqe katrore, 147 kembe i gjate ne cdo ane. Ishte ndertuar ne rreze te nje pllaje e cila ishte me larte ne perendim sesa ne lindje. Si rezultat ndersa muri perendimor lartohej vete mbi 20 kembe, ai lindor i kalonte 40 kembe lartesi. E pare nga jugu te krijonte pershtypjen e nje strukture ne forme pyke, te kruspullosur dhe te pushtetshme qe qendronte me vendosmeri ne shtratin e gurte. Nje ekzaminim me nga afer nxirrte ne pah faktin qe ai permbante disa karakteristika tejet te huaja dhe te pashpjegueshme per syrin modern te cilat duhet te jene dukur po aq te huaja dhe te pashpjegueshme edhe per syrin e Egjyptianeve te Lashte. Si fillim, kishte nje mungese te ndjeshme si nga brenda ashtu dhe nga jashte te mbishkrimeve dhe shenjave te tjera identifikuese. Nen kete kendveshtrim, gje qe edhe vete lexuesi do e vleresoje te tille, Tempulli i Lugines mund te krahasohet me disa monumente te tjera anonime dhe te padatuara te pllajes se Gizes, perfshi ketu piramidat e medha (si dhe strukturat misterioze ne Abydos te njohura si Osireion te cilat do i shqyrtojme me hollesi ne nje kapitull te ardhshem) te cilat po ashtu nuk permbajne asnje ngjashmeri me produktet tipike dhe te mirenjohura te artit dhe arkitektures se Egjyptianeve te Lashte – i cili eshte i dekoruar, zbukuruar dhe mbushur me se miri me mbishkrime.

    Nje tjeter vecori e rendesishme dhe e pazakonte e Tempullit te Lugines ishte ajo qe zemra e struktures ishte e ndertuar teresisht, teresisht nga megalite gjigande prej guri gelqeror. Pjesa me e madhe e tyre ishte rreth 18 kembe e gjate x 10 kembe e gjere x 8 kembe e larte dhe disa ishin edhe 30 kembe te gjate x 12 kembe te gjere x 10 kembe te larte. Me nje peshe qe i kalonte 200 ton, sejcili ishte me i rende se nje lokomotive moderne me nafte – dhe blloqe te tille kishte me qindra.

    A ishte ky fakt misterioz ne ndonje menyre?

    Duket se Egjyptologet nuk mendonin keshtu; madje disa prej tyre moren mundimin te komentonin ne lidhje me madhesine e frikshme te ketyre blloqeve si dhe te mjeteve te paimagjinueshme logjistike te perdorura per ti vendosur – por komentet ishin tejet siperfaqesore. Sic kemi pare, monolite deri ne 70 ton, sejcili i rende pothuajse sa 10 automjete te perdorimit familjar, ishin ngritur ne lartesine e Dhomes se Mbretit ne Piramiden e Madhe – por perseri pa provokuar shume komente nga bashkesia e egjyptologeve – pra mungesa e kuriozitetit ndaj Tempullit te Lugines nuk ishte ndonje gje shume e befasishme. Sidoqofte, madhesia e blloqeve ishte me te vertete e jashtezakonshme dhe te krijonte pershtypjen qe i perkiste jo vetem nje tjeter epoke por dhe nje tjeter etike – nje qe reflektonte nje estetike te pakuptueshme dhe ceshtje strukturale dhe qe sugjeronte nje shkalle perparesishe shume te ndryshme nga tonat. Per shembull, pse te ngulej kembe ne perdorimin e ketyre monoliteve te rende 200 tonesh kur shume thjeshte mund te coptohej sejcili prej tyre ne 10 ose 20 ose 40 ose 80 blloqe me te vegjel dhe me te manovrueshem? Pse ti benin gjerat kaq te veshtira per veten e tyre kur mund te arrinin pothuajse te njetin efekt vizual me shume me pak mundim? Dhe ne cfare menyre kishin arritur ti ngrinin ne nje lartesi prej me shume se 40 kembe ndertuesit e Tempullit te Lugines keto megalite kolosale?

    Aktualisht ekzistojne vetem dy vinca tokesore ne te gjithe boten ne gjendje qe te ngrejne peshe te renda te tilla. Ne kufijte e vertete te teknologjise ndertimore, keta te dy jane makina te industrializuara me krahe qe arrijne me shume se 220 kembe ne ajer, qe kerkojne nje peshe balancuese prej 160 ton ne menyre qe te mos lejoje permbysjen e tyre. Koha pergatitore per nje ngritje te vetme eshte rreth gjashte jave dhe kerkon pjesmarrjen e nje ekipi prej 20 njerezish te specializuar. Me fjale te tjera, ndertuesit moderne me gjithe avantazhet e inxhinjerise se teknologjise se larte qe kane ne dispozicion mezi arrijne te ngrejne pesha prej 200 ton. A nuk duket e befasueshme qe ndertuesit e Gizes kane ngritur pesha te tilla ne nje menyre pothuajse rutine?

    Duke ju afruar murit jugor te Tempullit qe shquhej turbullt me ra ne sy dicka tjeter ne lidhje me blloqet gjigande prej guri: ata jo vetem qe ishin jashtezakonisht te medhenj por sikur te donin ta komplikonin edhe me shume qenien e tyre, ata ishin prere dhe puthitur me njeri tjetrin me nje lidhje mozaiku jigsaw te ngjashem me ate te kryer ne strukturat prej guri ciklopik ne Sacsayhuaman dhe Machu Pichu ne Peru (shikoni Pjesen e II). Nje tjeter gje qe vura re ishte ajo qe muret e Tempullit dukeshin sikur ishin ndertuar ne dy faza. Faza e pare pjesa me e madhe e te ciles ishte e paprekur (ndonese thellesisht me erozion) perbehej nga berthama e forte dhe e rende e blloqeve te gurta prej 200 ton. Ne te dyja krahet e ketyre ishte shartuar nje fasade prej graniti e cila (sic do shohim me vone) ishte ne pjesen me te madhe e paprekur ne brendesine e nderteses ndersa jashte ishte pothuajse e rrezuar. Nje pamje me nga afer e disa prej blloqeve te mbetur ballore te pjeses se jashteme ku ata ishin shkeputur nga berthama, tregonte disa fakte interesante. Kur ishin vendosur aty ne lashtesi, pjesa e mbrapme e ketyre blloqeve ishte prere qe te puthitej ne dhe rreth gropave dhe zgavrave te thella te lena nga koha ne zemren e gurit gelqeror. Prania e ketyre dukej se linte te kuptonte qe blloqet e berthames duhet te kene ndejtur aty te ekspozuar ndaj elementeve per nje kohe shume te gjate perpara se te perballeshin me granitin.

  6. #86





    LORDI I ROSTAU



    Me pas leviza perreth hyrjes se Tempullit te Lugines qe ndodhej afer fundin verior te murit lindor prej 43 kembe te larte. Ketu pashe qe fasada e granitit ishte ne kushte perfekte qe konsistonin ne pllaka shume te medha me nje peshe midis 70 dhe 80 ton sejcila dhe qe mbronin shtresen e poshtme te blloqeve te gurit gelqeror si te ishte nje veshje e koracuar. Duke permbajtur nje korridor te larte, ngushte dhe pa tavan, kjo hyrje e erret dhe hijerende fillimisht shkonte nga lindja ne perendim dhe me pas kthehej me nje kend djathtas drejt jugut duke te cuar ne nje paradhome te bollshme. Kjo ishte dhoma ky ishte gjetur statuja me permasa reale prej dioriti e Khafre, me koke poshte dhe mesa duket e varrosur sipas riteve ne fund gropes se thelle.

    Nje mozaik madheshtor jigsaw prej blloqesh ballore graniti te lemuar (qe vazhdonte ne te gjithe ndertesen) vishte si astar te gjithe brendesine e paradhomes. Saktesisht si blloqet ne disa nga monumentet me te medha dhe te cuditshme para Inkase ne Peru keto permbanin kende te shumte te prere me finese qe puthiteshin me njeri tjetrin duke krijuar keshtu nje rutine komplekse te pergjithshme. E nje rendesie te vecante ishte menyra sesi disa blloqe harkoheshin neper qoshe dhe kjo forme i ishte dhene duke nderthurur kendet e prerjes me blloqet e tjere.

    Nga paradhoma kalova neper nje korridor elegant i cili te conte drejt perendimit ne nje hall te madh ne forme T-je. E gjeta veten duke qenduar ne krye te T-se me shikimin tej larg ne perendim pergjate shetitores madheshtore prej shtyllash monolite. Me nje lartesi pothuajse 15 kembe dhe 41 inc ne cdo ane keto shtylla mbeshtetese prej graniti ishin po ashtu 41 inc katrore. Nje rradhe prej gjashte shtyllash te tjera po ashtu mbeshtetese vazhdonin pergjate boshtit veri-jug te T-se; i gjithe efekti ishte ai i nje thjeshtesie masive por ne te njejten kohe te rrafinuar.

    Per cfare ishte kjo ndertese? Sipas Egjyptologeve te cilet ja atribuonin Khafe, qellimi ishte i qarte. Ishte dizajnuar, thone ata, si nje vend i qarte per pastrimin dhe rilindjen e ritualeve qe nevojiteshin per varrimin e faraonit. Por vete Egjyptianet e Lashte nuk kane lene asnje mbishkrim qe te konfirmonin kete ide. Ne te kunderten, e vetmja evidence e shkruar qe ka mberritur deri ne ditet tona tregon se Tempulli i Lugines nuk mund (padiskutim fillimisht) te kete patur fare te beje me Khafre per arsyen e thjeshte se ishte ndertuar perpara mbreterimit te tij. Kjo evidence e shkruar eshte Arkivi i Kollonave me Mbishkrime (i referuar ne Kapitullin e Tridhjet e Peste) i cili po ashtu tregon nje moshe shume me te madhe per Piramiden e Madhe dhe Sfinksin.

    Ajo qe thote Arkivi i Kollonave me Mbishkrime ne lidhje me Tempullin e Lugines ishte qe ato ekzistonin gjate mbreterimit te paraardhesit te Khafre, Khufu, dhe qe ne kohen e tij ato konsideroheshin jo si te vona por si ndertesa mjaft te nje lashtesie te hershme. Per me teper ishte e qarte nga konteksti qe nuk mendohej aspak se ishte puna e ndonje faraoni te meparshem. Ne fakt besohej se e kishte prejardhjen nga ‘Epoka e Pare’ dhe se ishte ndertuar nga ‘perendite’ te cilet u vendosen ne Luginen e Nilit ne nje epoke te lashte. Ketyre ndertimeve i referohej ne menyre shume eksplicite si ‘Shtepia e Osiris, Lordi i Rostau (Rostau eshte nje emer arkaik i nekropolit te Gizes)’. Sic do shikojme ne Pjesen e VII Osiris ne shume drejtime ishte personazhi Egjyptian i njejte me Viracochan dhe Quetzalcoatl, perendite civilizuese te Andeve dhe Amerikes Qendrore. Me ata ai jo vetem ndan te njejtin mision por dhe nje trashegimi te gjere simbolizmi te perbashket. Pra dukej me vend qe ‘Shtepia’ (ose tempulli, ose faltorja) e nje mesuesi kaq te ditur dhe ligjvenesi kaq te urte te vendosej ne Giza, brenda rrezes se shikimit te Piramides se Madhe dhe ne afersi te Sfinksit te Madh.




    TEJET LEGJENDAR, PABESUESHMERISHT I LASHTE




    Duke ndjekur drejtimet e dhena ne Arkivin e Kollonave me Mbishkrime – ku thuhet se Sfinksi gjendet ‘ne veri-perendim te Shtepise se Osiris’ – u drejtova per nga fundi verior i murit perendimor i cili mbyllte hollin ne forme T-je te Tempullit te Lugines. Kalona neper nje dere monoliti dhe hyra ne nje korridor te gjate dhe te pjerret me dysheme prej alabastri (po ashtu i orientuar veri-perendim) i cili te nxirrte ne fund te rruges se kalldremte qe te conte tek Piramida e Dyte.
    Nga cepi i kalldremit, menjehere drejt veriut tim kisha nje pamje te pakalueshme te Sfinksit. I gjate sa nje bllok qyteti, i larte sa nje ndertese me gjashtedhjet kate, ai orientohej ne perfeksion drejt lindjes dhe ne kete menyre perballte lindjen e diellit ne dy dite ekuinoksikale te vitit. Me koke njeriu, trup luani, i kruspullosur sikur te qendronte gati per te kryer levizjen e fundit me kofshet e fjetura prej mijevjecareve, ai ishte gdhendur ne nje pjese te vetme guri gelqeror ne nje zone qe duhet te jete zgjedhur me shume saktesi. Karakteristikat e jashtezakonshme te kesaj zone si dhe shikimi ne te gjithe Luginen e Nilit ishte ajo qe perberja e tij gjeologjike perfshinte nje kodrine prej guri te forte qe ishte te pakten 30 kembe mbi nivelin e pergjithshem te kreshtes prej guri gelqeror. Nga kjo kodrine ishte gdhendur koka dhe qafa e Sfinksit ndersa poshte shtratin i gjere drejtkendor i gurit gelqeror i cili do perbente pjesen e trupit qe do izolohej nga pjesa tjeter e shtreses se gurte. Ndertuesit e kishin realizuar kete gje duke germuar nje kanal prej 18 kembesh te gjere dhe 25 kembe te thelle perreth tij duke krijuar nje monolit ne gjendje te qendronte i pavaruar nga ambjenti rrethues.

    Pershtypja e pare dhe e fundit mbi Sfinksin dhe rrethimit te tij eshte ajo e nje vjetersie shume, shume te madhe – jo thjesht nje grusht mijevjecaresh si faraonet egjyptiane te Dinastise se Katert por tejet legjendare, pabesueshmerisht i vjeter. Ky eshte perkufizimi dhe menyra sesi konsideroheshin nga Egjyptianet e Lashte keto monumente te cilat ata besonin se ruanin “Vendin plot Shkelqim te Fillimit te Koherave’ dhe qe ata e konsideronin si fokusimi ‘i nje force te madhe magjike e cila shtrihej ne te gjithe rrajonin’. Sic e kemi pare, ky eshte ne pergjithesi mesazhi i Arkivit te Kollonave me Mbishkrime. Ne menyre me specifike eshte po ashtu dhe mesazhi i ‘Kollones me Mbishkrime te Sfinksit’ i ngritur ketu rreth 1400 p.e.s. nga Tutmesi IV, nje faraon i Dinastise se Tete. Ende duke qenduar midis putrave te Sfinksit, ky arkiv tabelash me mbishkrime thote se perpara se te mreteronte Tutmesi monumenti ka qene i mbuluar me rere deri ne qafe. Tutmesi e pastroi te gjithe reren dhe me pas ngriti kollonen per te perkujtuar punen e tij.

    Ne Luginen e Gizes nuk ka patur ndonje ndryshim te ndjeshem klimaterik gjate 5000 vjeteve te fundit. Si rezultat gjate gjithe kesaj periudhe rrethina e Sfinksit duhet te kete qene e ndjeshme ndaj mbulimit me rere sic ishte kur u pastrua nga Tutmesi – dhe ne fakt vazhdon te jete e tille. Historia e vonet na provon se rrethinat mund te mbushen shume shpejt nese nuk ju kushtohet perkujdesje. Ne vitin 1818 Kapiten Caviglia e pastroi reren qe te mund te kryente germimet e tij dhe ne vitin 1886 kur Gaston Maspero erdhi per te rigermuar ne zone ai po ashtu ishte i detyruar qe te pastronte reren serisht. Tridhjet e nente vjet me pas, ne 1925 rera u rikthye me me force dhe Sfinksi u varros nen te deri ne qafe gje qe e shtuy Egyptian Service des Antiquites te kryente nje pastrim dhe restaurim tjeter.

  7. #87
    A nuk sugjeron kjo faktin qe klima mund te kete qene shume e ndryshme kur u gdhend rrethina e Sfinksit? Cfare kuptimi do kishte te krijoje nje statuje kaq gjigande nese fati i saj do ishte ai i mbulimit nga rera levizese e Saharase lindore? Por duke qene se Sahara eshte nje shkretetire e re dhe duke qene qe zona e Gizes ne vecaneri ka qene e lagesht dhe pjellore 11.000 – 15.000 vjet me pare, a nuk do ja vlente te merrnim ne konsiderate nje tjeter skenar? A eshte e mundur qe rrethina e Sfinksit te jete gdhendur gjate ketyre mijevjecareve te larget, te gjelbert, kur dheu i siperfaqes ishte ende i mbushur me rrenje barerash dhe atehere kur ne vend te reres qe fryn terbimshem nga ererat e shkretetires kishte kushte te ngjashme me ato te savanave te Kenias dhe Tanzanise moderne?

    Nen kushte te tilla te perkryera klimaterike, krijimi i nje monumenti gjysem te nendheshem si Sfinksi nuk do e kalonte aspak normalitetin qe te ofron llogjika. Ndertuesit duhet te mos kene patur asnje arsye qe te ndalonin tharjen dhe shkretimin e ngadalte qe pasoi mbi pllaje. Pra eshte e pranueshme te mendosh se Sfinksi mund te jete ndertuar kur Giza vazhdonte te ishte e gjelbert, shume e shume kohe me pare? Sic do shohim me pas ide te tilla jane herezi per Egjyptologet moderne te cilet megjithate ishin te detyruar te pranonin (duke cituar Dr Mark Lehner, drejtorin e Projektit te Planifikimit te Gizes) se ‘nuk ka asnje menyre direkte qe te datohet Sfinksi pasi ai eshte gdhendur nga gur natyral.’ Ne mungese te testimeve me objektive Lehner vazhdon duke theksuar se arkeologet ishin te detyruar qe ‘te datonin gjerat nga konteksti’. Dhe konteksti i Sfinksit eshte qe nekropoli i Gizes – nje zone e mirenjohur e Dinastise se Katert – e ben te qarte faktin qe Sfinksi i perket po ashtu Dinastise se Katert. Nje arsyetim i tille nuk konsiderohej aspak si aksiomatik nga paraardhesit e mirenjohur te Lehner te shekullit te nentembedhjete te cilet ne ate kohe ishin te bindur qe Sfinksi e paradatonte shume kohe me pare Dinastine e Katert.





    PO I KUJT ESHTE SFINKSI ATEHERE?




    Ne Kalimin e Perandorive, publikuar ne vitin 1900, egjyptologu i mirenjohur francez Gaston Maspero i cili kreu nje studim special te permbajtes se Kollones se Sfinksit te ngritur nga Tutmesi IV ka shkruar:

    Kollona e Sfinksin mbart, ne rrjeshtin 13, ne mes te nje boshlleku, mbishkrimin e Kahfre... Aty besoj se ka nje tregues per nje restaurim dhe pastrim qe u krye ndaj Sfinksit nga ky faraon dhe ne vazhdim ka prova pak a shume te qarta se Sfinksi ka qene tashme i mbuluar me rere gjate kohes se Khufu dhe paraardhesve te tij...

    Auguste Mariette, i te njejtes fame si Maspero ra dakort menjehere pasi ai dhe zbuluesi i Arkivit te Kollonave me Mbishkrime (i cili sic e kami pare pohonte pa diskutim qe Sfinksi ka ekzistuar ne Luginen e Gizes kohe perpara kohes se Khufu). Ne te njejten vije ishin po ashtu dhe Brugsch (Egjypti nen Faraonet, Londer 1891), Petrie, Sayce dhe shume studiues te tjere dinjitoze te kohes. Shkrimtaret udhetues si John Ward pohuan se ‘Sfinksi i Madh duhet te jete pafundesisht me i vjeter se dhe vete Piramidat’. Dhe jo me vone se viti 1904 Wallis Budge, ruajtesi i respektuar i Antikiteteve Egjyptiane ne Muzeun Britanik nuk pati asnje hezistim te bente kete deklarate te pa ekuivokueshme:

    Statuja me e vjeter dhe me e famshme e nje luani me koke njeriu eshte ajo e Sfinksit ne Giza. Ky objekt i mrekullueshem ka ekzistuar ne kohen e Khafre, ndertuesi i Piramides se Dyte dhe ka shume mundesi qe te kete qene shume i vjeter edhe per ate periudhe te hershme... Sfinksi mendohej se ka qene i lidhur ne nje fare menyre me te huaj ose me nje fe te huaj e cilat daton ne kohet paradinastike.

    Midis fillimit dhe fundit te shekullit te njezete kendveshtrimi i egjyptologeve ne lidhje me vjetersine e Sfinksit ndryshoi ne menyre dramatike. Sot nuk ka asnje egjyptolog ortodoks qe te marri mundimin te diskutoje dhe jo me te konsideroje seriozisht mundesine qe, dikur ishte dicka e zakonshme, qe Sfinksi mund te jete ndertuar mijera vjet perpara mbreterimit te Khafre. Per shembull sipas Dr Zahi Hawass, drejtori i Gizes dhe i Saqqara-s per Organizaten e Antikiteteve Egjyptiane, shume teori te tilla kane dale po jane ‘larguar me eren’ pasi ‘ne Egjyptologet kemi prova te forta qe te deklarojme se Sfinksi eshte i datueshem ne kohen e Khafre.’ Ne te njejten menyre, Carol Redmont, nje arkeologe nga Universiteti i California, kampusi i Berkley tregoi mosbesim kur ju sugjerua se Sfinksi mund te jete me mijera vjet me i vjeter se Khafre: ‘Nuk asnje mundesi qe kjo te jete e vertete. Njerezit e asaj zone nuk kane patur teknologjine, institucionet drejtuese madje as vullnetin e duhur per te ndertuar nje strukture te tille mijera vjet perpara mbreterimit te Khafre.’

    Kur fillova te studioja mbi kete ceshtje supozova se, sic duket se deklaron Hawass, qe duhet te jene gjetur evidenca te reja te pakundershtueshme qe kane vulosur perfundimisht identitetin e ndertuesve te monumenteve. Por nuk ishte aspak ashtu. Ne fakt jane vetem tre arsye ‘kontekstuale’ pse ndertimi i Sfinksit enigmatik, te papershkrueshem dhe anonim i atribuohet me kaq konfidence Khafre:

    1. Per shkak te mbishkrimit te Khafre ne rrjeshtin e 13 ne Kollonen e Sfinksit te ngritur nga Tutmesi IV: Maspero ka dhene nje shpjegim shume te arsyeshem per pranine e ketij mbishkrimi: Tutmesi ka qene restauruesi i Sfinksit duke vazhduar keshtu nje restaurim me te hershem te monumentit – nje te kryer gjate Dinastise se Katert nga Khafre. Ky shpjegim qe permban implikimin e qarte te faktit se Sfinksi duhet te kete qene patjeter i vjeter ne kohen e Khafre eshte refuzuar nga egjyptologet moderne. Me mendjen e tyre te zakonshme telepatike ata tani bien dakort se Tutmesi ka vendosur mbishkrimin ne kollone per te perkujtuar Khafre si ndertuesin origjinal (dhe jo thjesht nje restaurues). Qe nga ajo kohe ai mbishkrim ka qene i vetmi dhe duke qene se gjate germimeve te kollones nuk u gjeten tekste te tjere a nuk eshte paksa e pamatur te dilet ne konkluzione te tilla kaq te forta? Cfare lloj ‘shkence’ eshte kjo qe lejon pranine e nje mbishkrimi te nje faraoni te Dinastise se Katert (ne nje kollone te ngritur nga nje faraon i Dinastise se Tete) te vendosi identifikimin e tere te nje monumenti anonim? Per me shume tani edhe vete mbishkrimi eshte i zhvoshkur dhe nuk mund te ekzaminohet me...

    2. Per shkak se dera tjeter e Tempullit te Lugines i atribohet Khafre: Ky atribuim (i bazuar ne statujat te cilat shume mire mund te jene te futura aty) eshte me e pakta i lekundshem. Por megjithate ka marre mbeshtetjen e te gjithe egjyptologeve te cilet gjate procesit vendosen ti atribojne shte Sfinksin Khafres (pasi Sfinksi dhe Tempulli i Lugines jane te lidhur qartesisht me njeri tjetrin).

    3. Per shkak se fytyra e Sfinksit mendohet se i ngjan statujes se pacenuar te khafre te gjetur ne grope ne Tempullin e Lugines: Kjo natyrisht qe eshte nje ceshtje opinionesh. Nuk kam pare asnjehere as ngjashmerine me te vogel midis dy fytyrave. Madje as artistet apo ekspertet kriminalistike te Departamentit te Policise se New York-ut te cilet kohet e fundit u sollen qe te mund te ndertojne nje identikit krahasimor midis Sfinksit dhe statujes (sic do shohim ne Pjesen e VII).

    Sidoqofte, ndersa qendroja perballe Sfinksit ne ate pasdite te vone te 16 Marsit 1993, merrja ne konsiderate faktin qe juria vazhdonte te ishte e gabuar ne atribuimin qe i bente ketij monumenti – si me Khafre nga njera ane si dhe me arkitektet e nje civilizimi te nje lashtesie parahistorke nga ana tjeter. Ska rendesi se cfare muaji (apo shekulli) e vendosnin ate Egjyptologet, ajo qe ka rendesi eshte se te dy skenaret jane te mundshem. Ajo qe duhej ishte gjetja e nje evidence teresisht te qarte dhe te pakundershtueshme qe te vuloste perfundimisht kete ceshtje qofte nga nje krah qofte nga krahu tjeter.

  8. #88
    PJESA VII



    LORDI I PERJETESISE



    EGJYPT 2






    KAPITULLI I DYZETE




    A KANE MBETUR ME SEKRETE NE EGJYPT?





    Gjate oreve te para te mbremjes ne 26 Nentor 1922 arkeologu britanik Howard Carter sebashku me sponsorizuesin e tij Lordin Carvanon, hyne ne varrin e nje faraoni te ri te Dinastise se Tetembedhjete i cili sundoi Egjyptin nga viti 1352-43 p.e.s. Emri i atij faraoni i cili qe nga ajo kohe permendet vazhdimisht neper bote ishte Tutankhamun. Dy nete me pas, ne 28 Nentor ‘Thesari’ i varrit u dhunua. Ai ishte i mbushur me altar prej ari shume te madh qe te krijonte mundesine te hyje ne nje tjeter dhome nga mbrapa. Tejet e pazakonte, kjo dhome ndonese ishte e mbushur me nje sere artifakte te bukura dhe te cmueshme nuk kishte dere; hyrja e saj ruhej nga nje shembelltyre e mahnitshme si te ishte e gjalle e zotit te vdekjes me koke cakalli, Anubis. Me veshet e ngritur, perendia e kruspullosur si qen, me putrat e perparme te shtrira, qendronte mbi nje kapakun e nje piedestali prej druri te praruar rreth kater kembe te gjate, tre kembe te larte dhe dy kembe te gjere.


    Muzeumi Egjyptian, Kairo, Dhjetor 1993


    Ende i vendosur mbi piedestalin e tij, por tashme i mbyllur ne nje kuti vitrine te pluhrosur, Anubis me terhoqi vemendjen per nje kohe te gjate. Shembelltyra e tij ishte gdhendur nga dru i stukuar, i gjithi i mbuluar me rreshire te zeze e cila me pas ishte veshur me mjeshtri me flori, alabaster, kalcit, obsidian (xham vullkanik) dhe materiale te argjendta te cilat perdoreshin per efekte te vecanta ne syte te cilat shkelqenin ne shikimin e tyre me nje ndjesi te papershkrueshme mizorie dhe inteligjence te perqendruar. Ne te njejten kohe brinjet e tij te paraqitura me mjeshtri dhe fibrat muskulare i jepnin nje pamje force te kuptueshme, energjie dhe hijeshie.

    I pushtuar nga forca e kesaj pranie te fuqishme okulte mu kujtuan vrullshem mitet universale mbi precesionin te cilat i kisha studiuar gjate vitit te kaluar. Figurat kanine (qente) leviznin sa andej ketej ne keto mite ne nje menyre te tille qe ne momente te caktuara dukej sikur ishin vendosur aty ne menyre letrare. Kisha filluar te coja nder mend nese simbolizmi i qenve, ujqerve, cakejve e me tej, mund te ishte vendosur ne menyre te vullnetshme nga krijuesit e miteve tashme te vdekur prej shume kohesh, qe te udhehiqnin rishtaret neper nje mori informatash mbi rezervuaret sekrete te njohurise se humbur shkencore.

    Dyshoja se midis ketyre rezervuareve ishte miti i Osirisit. Me shume se nje mit ai ishte dramatizuar dhe luajtur cdo vit ne Egjyptin e Lashte ne formen e nje drame misterioze – nje artifakt i ‘komplotuar’ letrarisht, kaluar dore me dore si nje tradite thesari qe nga kohet prehistorike. Kjo tradite, sic pame ne Pjesen V, permbante vlera mbi kursin e levizjes precesionale te cilat ishin kaq te sakta dhe kaq te vazhdueshme sa nuk mund ti quaje te rastesishme. Po ashtu nuk dukej aspak nje rastesi qe perendise me koke cakalli i ishte caktuar nje rrol kryesor ne drame duke sherbyer si shpirti udhrrefyes i Osirisit gjate kalvarit te tij neper boten e nendheshme. Ishte shume mikluese te endeshe neper idete qe nese kishte ndonje kuptim pse Anubis ne kohet e lashta nga prifterinjte egjyptiane konsiderohej si ‘rojtari i shkrimeve sekrete te lashta’. Nje perkthim alternativ i teksteve te hieroglifeve na dhane kuptim tjeter si ‘ ai qe qendron mbi sekretet’ dhe ‘ruajtesi i sekreteve’.
    Po a kane mbetur me sekrete ne Egjypt?
    Mbas me shume se nje shekulli kerkimesh intensive arkeologjike a ka mundesi qe rera e kesaj toke kaq te lashte te mund te na ofroje surpriza te metejshme?




    GURET E PERENDIMIT DHE TE YJEVE TE BAUVAL




    Ne vitin 1993 u krye nje zbulim mahnites qe sugjeronte se kishte ende shume per te mesuar mbi Egjyptin e Lashte. Per me teper, zbuluesi nuk ishte ndonje arkeolog astigmatik qe sheshonte rrugen e tij neper pluhurin e epokave por nje krejt i huaj per kete fushe: Robert Bauval, nje inxhinjer ndertimi belg me nje prirje per astronomi i cili vezhgoi nje perputhje ne qiell e cila ju kishte shpetuar eksperteve te fiksuar me idene e te qendruarit me kembe ne toke. Ajo qe Bauval pa ishte kjo: Ndersa tre yjet e rripit te Orionit pershkonin meridianin ne Giza ato nuk ndodheshin ne nje vije fare te drejte ne qiejte jugore. Dy yjet me te poshteme, Al Nitak dhe Al Nilam formonin nje diagonale perfekte por ylli i trete, Mintaka, dukej te ishte i menjanuar ne te majten e vezhguesit qe i bie drejt lindjes.


  9. #89
    Cuditerisht (sic pame ne Kapitullin e Tridhjet e Gjashte) kjo ishte me saktesi planimetria e tre piramidave enigmatike te pllajes se Gizes. Bauval kuptoi qe nje shikim nga ajri i nekropolit te Gizes do tregonte qe Piramida e Madhe e Khufu zinte pozicionin e Al Nitak, Piramida e Dyte e Khafre do zinte pozicionin e Al Nilam ndersa Piramida e Trete e Menkaure do ishte e menjanuar ne lindje te diagonales qe formohej nga dy te tjerat – pra duke kompletuar ate qe dukej me nje shikim te pare si nje diagrame madheshtore e yjeve.

    A ishte me te vertete kjo ajo qe perfaqesonin piramidat e Gizes? E dija mire qe puna e mepasshme e bauval, e cila ishte vertetuar me realizem nga astronone dhe matematiciene, kishte lindur nga hovi i frymezimit te tij. Evidenca e tij (e pershkruar me hollesisht ne Kapitullin e Dyzet e Nente) tregoi se tre piramidat ishin nje harte e pabesueshme e sakte e tre yjeve te rripit te Orionit duke reflektuar me saktesi kendet midis sejcilit prej tyre madje (nepermjet madhesive te tyre respektive) duke paraqitur disa tregues te madhesise se tyre individuale. Per me teper kjo harte zgjerohej dukshem ne veri dhe ne jug per te qarkuar disa struktura te tjera te pllajes se Gizes – po ashtu me nje saktesi te pagabueshme. Sidoqofte surpriza e vertete e zbuluar nga llogaritjet astronomike te Bauval ishte kjo: pavaresisht nga fakti qe disa aspekte te Piramides se Madhe lidheshin astronomikisht me Epoken e Piramidave, monumentet e Gizes ne teresi ishin te rradhitura ne menyre qe te paraqesnin nje pamje te qiejve (te cilet e ndryshojne pamjen e tyre neper epoka si rezultat i ekuinoksit te precesioneve) jo sic jane dukur ne Dinastine e Katert rreth 2500 vjet p.e.s. por sic jane dukur – dhe vetem sic jane dukur – rreth vitit 10.450 p.e.s.

    Kisha ardhur ne Egjypt qe te shkoja ne zonen e Gizes me Robert bauval dhe ta pyesja ate mbi teorine ne lidhje me yjet. Po ashtu doja te kisha nje ide me te qarte mbi kendveshtrimin se cfare lloj shoqerie njerezore, nese ka patur ndonje, mund te kete patur njohurine dhe eksperiencen teknologjike kaq shume kohe me pare qe te maste me saktesi lartesine e yjeve dhe te hartonte nje plan kaq matematikor dhe ambicioz si ai i nekropolit te Gizes.

    Po ashtu kisha ardhur te takoja nje tjeter studiues i cili kishte sfiduar kronologjine ortodokse te Egjyptit te Lashte me nje deklarate te mbeshtetur me se miri per gjetjen e nje evidence te nje civilizimi shume te avancuar ne Luginen e Nilit ne vitin 10.000 p.e.s. ose dhe me heret. Ashtu si dhe te dhenat astronomike te Bauval, evidenca ka qene gjithmone e disponueshme por ska terhequr vemendjen e Egjyptologjise se Vendosur. Njeriu pergjegjes per sjelljen tani te ketij fakti perpara publikut ishte studiuesi Amerikan, John Anthony West i cili debatonte se specialisteve ju kishte shpetuar – jo sepse ata kishin deshtuar ta gjenin por sepse ata e ishin gjetur dhe kishin deshtuar ta interpretonin ne menyre te duhur.

    Evidenca e West fokusohej ne disa struktura kyce dhe ne menyre te vecante tek Sfinksi i Madh dhe Tempulli i Lugines ne Giza si dhe shume me tej ne jug, misteriozi Osireion ne Abydos. Ai debatonte se keto monumente te shkretetires tregonin shume shenja shkencerisht te pagabueshme te faktorit natyror uje, nje element eroziv ndaj te cilit ato mund te ishin ekspozuar ne sasi te mjaftueshme vetem gjate periudhes se shiut te rrembyer qe shoqeroi fundin e Epokes se Fundit te Akullnajave rreth mijevjecarit te njembedhjete p.e.s. Nderlikimi i ketij faktori kaq te vecante dhe tejet te qarte i efektit te rreshjeve masive ishte qe Osireion, Sfinksi dhe te tjera struktura qe kishin lidhje ishin ndertuar perpara 10.000 p.e.s. Nje gazetar britanik e permbledh keshtu efektin:

    West eshte me te vertete nje makth per akademiket pasi nje dite te bukur ai paraqet nje teori tejet te argument dhe te menduar me se miri, plot me te dhena te cilat ata nuk mund t’i kundershtojne dhe ju terheq qilimin poshte kembeve. Cfare te bejne ata ne kete rast? Ata e injorojne. Shpresojne se ai do largohet... por ai as qe ka nder mend.

    Arsyeja pse teoria e re nuk do largohet pavaresisht cdo lloj rrethane, pavaresisht nga refuzimi i turmes se ‘Egjyptologeve kompetente’ eshte se kishte fituar nje mbeshtetje te gjere nga nje tjeter krah shkencor studimor – gjeologjia. Dr Robert Schoch, nje profesor i Gjeologjise ne Universitetin e Bostonit kishte luajtur nje rrol shume te rendesishem ne vleresimin e pikepyetjes se ngritur nga West mbi moshen e vertete te Sfinksit dhe kendveshtrimet e tij ishin vertetuar nga pothuajse 300 kolege te tij ne 1992 ne mbledhjen vjetore te Geological Society of America. Qe nga ajo kohe, shpesh jashte syve te publikut, ka filluar nje debat i ashper midis gjeologeve dhe Egjyptologeve. Dhe ndonese fare pak njerez ishin te pergatitur qe te thonin po aq sa John West ajo qe ishte ne loje ne kete debat kishte te bente me nje permbysje totale ne kendveshtrimet e pranuara mbi evolucionin e civilizimit njerezor. Sipas West:

    Na kane thene se evoluimi i civilizimit njerezor eshte nje proces linear – qe fillon nga njeriu i pagdhendur i shpellave te ai i mencuri qe jemi ne me bombat tona te hidrogjenit dhe tubetat e pastes se dhembeve. Por prova qe Sfinksi eshte shume, shume mijera vjet me i vjeter edhe se Egjypti Dinastik do te thote qe duhet patjeter te kete ekzistuar ne nje pike shume te larget te historise nje civilizim shume i larte dhe i sofistikuar – ashtu sic konfirmojne te gjitha legjendat.

    Vete udhetimet dhe studimet e mija gjate kater viteve pararendese me kishin hapur syte per mundesine elektrifikuese qe ato legjenda mund te ishin te verteta dhe kjo ishte arsyeja pse kisha vendosur te kthehesha ne Egjypt per tu takuar me West dhe Bauval. Me kishte shtangur menyra sesi rruget e tyre tejet te ndryshme te hulumtimit ishin puthitur aq bindshem mbi ate qe duket te jene gjurmet astronomike dhe gjeologjike te nje civilizmi te humbur, njeri qe mund te ose te kete filluar ne Luginen e Nilit por qe duket te kete qene i pranishem ketu kohe me pare ne mijevjecarin e njembedhjete p.e.s.





    UDHA E CAKALLIT




    Anubis, ruajtesi i sekreteve, zoti i dhomes funerale, hapesi me koke cakalli i udhes se te vdekurve, udhrrefyesi dhe shoqeruesi i Osiris... ishte rreth ores pese te pasdites, koha e mbylljes se Muzeumit te Kairos kur u shfaq Santha ne dukje e kenaqur me fotot e bera shembelltyres se zeze misterioze. Poshte nesh rojet po fishkellenin dhe perplasnin duart sikur te kerkonin te mblidhnin turmen e vizitoreve te fundit neper holle por ne katin e dyte te nderteses nje qind vjecare ku kruspullosej Anubis me shikimin e tij mijevjecar pa shprehje, cdo gje ishte e qete. U larguam nga muzeumi i zhytur ne heshtje dhe ecem drejt drites se diellit qe vazhdonte te binte bute mbi Sheshin Tahrir te Kairos.

    Fillova te mendoja qe Anubis i kishte ndare detyrat e tij si udhrrefyes i shpirtrave dhe ruajtes i shkrimeve sekrete me nje tjeter perendi lloji dhe simboli i te cilit perseri kishte qene cakalli i quajtur Upuaut qe ne menyre letrare do te thote Hapes i Udhes. Te dyja keto perendi kanine kane qene te lidhura qe ne kohet qe nuk mbahen mend me qytetin e lashte te Abydos ne Egjyptin e Siperm perendia origjinale e te cilit, Khenti-Amentiu (cuditerisht i quajtur ‘Kryesori i Perendimoreve’) po ashtu ka qene i perfaqesuar si pjestar i familjes se qeneve, zakonisht i ulur kruspull dhe me ngjyre standarte te zeze.

    A kishte ndonje kuptim ne kete shfaqje te perseritshme ne Abydos te gjithe ketyre simboleve mitologjike te qenve me premtimin per zbulime te sekreteve te pathena qe presin te dalin ne drite? Dukej se ja vlente qe te kerkohej me tej per te zbuluar kete fakt pasi germadhat e shumta aty perfshinin strukturen e njohur si Osireion per te cilen kerkimet gjeologjike te West kishin treguar se mund te jete shume me e vjeter sesa mendonin arkeologet. Per me teper, tashme kisha caktuar nje takim me West mbas disa ditesh ne qytetin Luxor qe ndodhet ne Egjyptin e Siperm, me pak se 200 kilometra ne jug te Abydos. Ne vend qe te merrja avionin direkt per ne Luxor nga Kairo, sic kisha planifikuar, mendova se do ishte shume me interesante nese do udhetoja me makine dhe te vizitoja Abydos dhe nje sere zonash te tjera pergjate rruges.

    Shoferi yne, Mohamed Walili po priste per ne ne nje parking te nendheshem ne te dale te Sheshit Tahrir. Nje njeri gjenial, trupmadh dhe i moshuar, ai ishte pronar i nje taksie Peugeot te bardhe qe gjehej normalisht duke qendruar ne vargun e taksive jashte hotelit Mena House ne Giza. Gjate viteve te fundit ne udhetimet tona te shpeshta studimore ne Kairo ne kishin lidhur nje miqesi me te dhe tani ai punonte per ne sa here gjendeshim ne Egjypt. U hengrem per pak kohe mbi cmimin ditor te udhetimit te gjate nga Abydos per ne Luxor. Duheshin marre parasysh shume gjera pefshi ketu dhe disa zona neper te cilat do na duhej te kalonim dhe ku kohet e fundit kishin qene shenjester e sulmeve terroriste nga militantet islamike. Me ne fund rame dakort per cmimin dhe vendosem te niseshim te nesermen heret ne mengjes.

  10. #90
    KAPITULLI I DYZET E NJE




    QYTETI I DIELLIT, DHOMA E CAKALLIT





    Mohamed na mori ne hotelin tone ne Heliopolis ne oren 6 te mengjesit kur vazhdonte te ishte ende gjysem erresire. Pime nje kafe te trashe dhe te forte turke ne nje lokal buze rruges dhe ngame drejt perendimit ne Lumin Nil duke kaluar neper rruget e pluhrosura dhe pothuajse te shkreta te Kairos. I kerkova Mohamed qe te na kalonte nepermes Sheshit Maydan al-Massallah i cili ishte i dominuar nga obelsiku egjyptian me i vjetri dhe ne gjendje me te mire ne bote. Me nje peshe te perafert prej 350 ton ky monolit prej graniti ne ngjyre te trandafilte, 107 kembe i larte, ishte ngritur nga Faraoni Senuseret I (1971-1928 p.e.s.). Fillimisht kishte qene njeri nga dy obelisket e vendosur ne hyrje te Tempullit te madh Heliopolitan te Diellit. 4000 vjet qe nga ajo kohe vete tempulli ishte zhdukur teresisht sic ishte zhdukur dhe obelisku i dyte. Ne fakt pothuajse cdo gjene Heliopolisin antik tashme eshte zhdukur, shkaterruar per guret e mrekullueshem dhe materialet ndertimore te gatshme nga gjeneratat e pafund te qytetareve te Kairos.

    Heliopolis (Qyteti i Diellit) ne Bibel quhet si On por fillimisht nga gjuhen egjyptiane njihej si Innu ose Innu Mehret – qe do te thote ‘shtylla’ ose ‘shtylla veriore’. Ka qene nje distrikt shume i shenjte i lidhur me nje grup te cuditshem prej nente perendishe diellore dhe yjore dhe qe ka qene tejet i vjeter edhe ne kohen kur Senuseret e zgjodhi si vend per obeliskun e tij. Ne fakt sebashku me Gizen (dhe qytetin e larget jugor te Abydos) Innu/Heliopolis besohej se ka qene pjese e tokes se pare qe doli nga ujrat prehistorike ne momentin e krijimit, toka e ‘Kohes se Pare’ ku perendite kishin vendosur zoterimin e tyre ne toke.

    Teologjia heliopolitane bazohej ne nje mit krijimi i perbere nga nje numer vecorish unike dhe interesante. Ai meson se ne fillim universi ka qene i mbushur me erresire, nje boshllek te ujshem i quajtur Nun. Nga ky oqean inert kozmik (i pershkruar si ‘pa forme, i zi me te zezen e nates me te zeze’) u ngrit nje koder toke e thate mbi te cilet Ra, Perendia Diell u materializua ne formen e tij te vetkrijuar si Atum (ndonjehere i pershkruar si nje njeri ne moshe dhe me mjeker i mbeshtetur ne nje shkop):

    Qielli nuk ishte krijuar, toka nuk ishte krijuar, bijte e tokes dhe reptilet nuk ishin vendosur ende ne te... Une, Atum, kam qene i vetem... Nuk ekzistonte askush qe te punonte me mua...

    I ndergjegjshem per vetmine e tij, kjo qenie e bekuar dhe e pavdekshme gjeti menyren sesi te krijonte dy passardhes te shenjte, Shu, zoti i ajrit dhe thatesires dhe Tefnut, perendesha e lageshtires: ‘shtrengova organin tim seksual midis duarve te mbyllura. E bera faren time qe te dilte ne duart e mija. E hodha ne vete gojen time. E nxorra ne formen e Shu dhe i kalova uje ne formen e Tefnut.’ Pavaresisht nga ky fillim ne dukje jo i mbare, Shu dhe Tefnut (te cilet gjithmone pershkruheshin si ‘Binjake’ dhe shpesh ne formen e luaneve) u rriten ne moshe te pjekur, u bashkuan dhe linden pasaardhes te tyre: Geb, zoti i tokes dhe Nut, perendesha e qiellit. Keta te dy po ashtu u bashkuan duke krijuar Osiris dhe Isis, Set dhe Nepthys duke plotesuar keshtu Ennead, shoqerine e plote te Nente Perendive te Heliopolisit. Nga te nente, Ra, Shu, Geb dhe Osiris thuhej se sunduan Egjyptin si mbreter, te pasuar nga Horus, dhe se fundi – per 3226 vjet – nga perendia e urtesise me koke Ibisi, Thoth.

    Kush ishin keta njerez – ose krijesa, ose qenie, ose perendi? Ishin ata produkt i fantazise prifterore, apo simbole e shifra? A ka qene historite e thena per ta nje memorie te gjalla mitike te ngjarjeve te verteta te cilat kishin ndodhur mijera vjet me pare? Apo mbase ata ishin pjese e nje mesazhi te koduar te lene nga antiket qe eshte transmetuar vete pa nderprerje neper epoka – nje mesazh qe vetem tani ka filluar te zbulohet dhe te kuptohet?

    Nocione te tilla dukeshin fantastike. Sidoqofte e kisha te veshtire te harroja qe e njejta tradite Helipolitane, miti i madh i Isis dhe Osiris kishte rrjedhur duke transmetuar fshehurazi nje njehsim te sakte per vleren e levizjes precesionale. Per me teper prifterinjte e Innu, pergjegjesia e te cileve ka qene ruajtja dhe ushqimi i traditave te tilla, jane nderuar ne te gjithe Egjyptin per urtesine e tyre te madhe dhe saktesine e madhe ne profecite, astronomi, matematike, arkitekture dhe artet magjike. Ata po ashtu kane qene te famshem per zoterimin e nje objekti te shenjte dhe te fuqishem te njohur si Benben.

    Egjyptianet e quanin Heliopolisin Innu, shtylla, pasi tradita thoshte qe ne kohet e lashta para dinastike aty ishte mbajtur Benben kur ishte balancuar mbi majen e nje shtylle te bere nga nje gur i latuar ashper. Benben besohej se kishte rene nga qielli. Fatkeqesisht kishte humbur prej kohesh keshtuqe paraqitja e tij nuk mbahej me mend ne kohen kur Senuseret mori fronin ne vitin 1971 p.e.s. Ne ate periudhe (Dinastia e Dymbedhjete) ajo qe mbahej mend me qartesi ishte se Benben kishte patur forme piramidale duke dhene si rezultat (sebashku me shtyllen mbi te cilen qendronte) nje prototip per formen e obeliskut te ardhshem. Po ashtu emri Benben u aplikua per piramidonin ose gurin boshtor qe zakonisht vendosek ne maje te piramides. Ne nje kuptim simbolik ka qene po ashtu i lidhur ngushte dhe direkt me Ra-Atum per te cilin tekstet e lashta thonin: ‘Ti u bere i gjate ne lartesi; ti u ngrite lart si guri Benben ne Shtepine e Madhe te Feniksit...’

    Shtepia e Feniksit pershkruante tempullin origjinal ne Heliopolis ku Beben ishte vendosur. Ai reflektonte faktin qe objekti misterioz po ashtu kishte sherbyer si nje simbol i qendrueshem per Feniksin mitik, zogu hyjnor Bennu shfaqja dhe zhdukja e te cilit besohej se lidhej me cikle te dhunshme kozmike dhe me shkaterrimin dhe rilindjen e epokave ne toke.




    LIDHJE DHE NGJASHMERI




    Duke ngare midis lagjeve periferike te Heliopolisit ne oren 6:30 te mengjesit, mbylla syte dhe u perpoqja te krijoja nje pamje te peisazhit sesi mund te jete dukur ne Kohen e Pare mitike mbasi Ishulli i Krijimit – kodra parahistorike e Ra-Atum – ishte ngritur nga ujrat permbytese te Nun. Ishte joshese te shikoje nje lidhje midis ketij imazhi dhe tradites se Andeve qe flisnin per daljen e zotit civilizues Viracocha nga ujrat e Liqenit Titikaka mbas nje permbytje qe shkaterroi boten. Per me shume ishte per tu marre ne konsiderate dhe figura e Osiris – nje figure dukshem mjekerroshe, si Viracocha dhe po ashtu Quetzalcoatl – te mbajtur mend per shfuqizimin e kanibalizmit ne rradhet e egjyptianeve, per te mesuaren atyre te bujqesise dhe zbutjen e kafsheve dhe prezantimin e tyre me artet si e shkruara, arkitektura dhe muzika.

    Ngjashmerite midis traditave te Botes se Vjeter dhe te Re ishin shume te veshtira qe mos ti shikoje por edhe me te veshtira qe ti shpjegoje. Ka mundesi qe ato te jene thjesht nje sere rastesish te genjeshterta. Nga ana tjeter eshte e mundur qe ato te mund te zbulojne gjurmet e nje civilizimi te lashte global te paidentifikuar – gjurme te cilat ishin po aq esenciale kur u shfaqen ne mitet e Amerikes Qendrore apo ne Andet e larta, apo ne Egjypt. Prifterinjte e Heliopolisit kane dhene mesime mbi krijimin por kush i ka mesuar ata? Ata mbine nga asgjeja apo ka shume me teper mundesi qe doktrina e tyre me gjithe simbolizmin e saj kompleks te kete qene produkt i ideve fetare te perpunuara prej kohesh? Dhe nese ishte keshtu atehere ku ishin zhvilluar keto ide?

    Kur ngrita syte pashe se ishim larguar nga Heliopolis dhe kishim marre rrugen drejt rrugeve te zhurmeshme e te mbushura te qendres e Kairos. Kaluam mbi bregun perendimor te Nilit nepermjet Ures 6 Tetori dhe shume shpejt mbas saj hyme ne Giza. Pesembedhjet minuta me pas duke kaluar trupin madheshtor te Piramides se Madhe ne te djathten tone u kthyem ne jug per ne rrugen drejt Egjyptit te Siperm, nje rruge e cila ndiqte drejtimin meridional te rrjedhjes se lumit te me gjate ne bote, permes nje peisazhi palmash dhe fushash te gjelbera te cekura nga boshlleku i kuqerremte i shkretetirave pa fund. Ideja e prifterinjeve te Helopolisit kishte influencuar cdo aspekt te jetes sekulare dhe fetare ne Egjyptin e Lashte por a ishin zhvilluar lokalisht ato ide apo ishin prezantuar ne Luginen e Nilit nga diku tjeter? Traditat e Egjyptit paraqesin nje pergjigje te paqarte ndaj pyetjeve te tilla. E gjithe dituria e Heliopolisit ishte nje trashegimi thonin ata dhe kjo trashegimi i eshte dhene njerezimit nga perendite.

  11. #91
    DHURATA E PERENDIVE?




    Rreth dhjete milje ne jug te Piramides se Madhe ndaluam ne rrugen kryesore per te vizituar nekropolin e Saqqara-s. E ngritur ne buze te shkretetires zona ishte e dominuar nga nje shkallezim prej gjashte grupesh, piramida me shkalle e Faraonit Zoser te Dinastise se Trete. Ky monument madheshtor pothuajse 200 kembe i larte, ishte datuar rreth 2500 p.e.s. Lartohej perbrenda struktures se tij i rrethuar nga nje mur elegant permbylles dhe nga arkeloget pranohej si ndertesa me e hershme masive prej guri qe eshte ngritur ndonjehere nga njerezimi. Traditat thone se arkitekti i saj ishte legjendari Imhotep, ‘I Madhi i Magjise’, nje prift i lart i Heliopolisit qe njihej dhe me emra te tjere si i Urti, Magjistari, Astronomi dhe Doktori.




    Ne nje kapitull te mevonshem ne do te na duhet perseri te flasim per piramiden me shkalle dhe ndertuesin e saj por ne kete rast nuk kisha ardhur ne Saqqara per te pare ate. Objektivi i vetem i imi ishte te shpenzoja disa momente ne dhomen Muret e kesaj dhome te cilat i kisha vizituar disa here me pare ishin te mbushura me mbishkrime nga dyshemeja ne tavan, nga me te lashtat Tekste te Piramides, nje ekstravagance e vertete mbishkrimesh hieroglife te cilat i jepnin ze nje sere idesh te mrekullueshme – ne kontrast te menjehershem me brendesine e memecte dhe te padekoruar te piramidave te Dinastise se Katert ne Giza.

    Nje fenomen ekskluziv per Dinastine e Peste dhe te Gjashte (2465-2152 p.e.s.) Tekstet e Piramides ishin shkrime te shenjta, nje pjese e te cilave mendohej se jane hartuar nga prifterinjte Heliopolitane ne fund te mijevjecarit te trete p.e.s. dhe pjese e te cilave eshte marre dhe pasuar prej tyre qe nga kohet paradinastike. Ishin pjeset e mepasshme te ketyre Teksteve te cilat datonin ne nje lashtesi shume te madhe te dhe pa penetrueshme ato qe zgjuan kureshtjen time ne menyre te vecante kur kisha filluar t’i studioja disa muaj me pare. Po ashtu isha mahnitur – madje edhe pak intriguar – nga menyra e cuditshme qe arkeologu francez i shekullit te nentembedhjete dukej se ishte drejtuar per tek dhoma e fshehte e Teksteve te Piramides nga nje ‘hapes i rrugeve’ mitologjik. Sipas raporteve te arsyeshme shume mire te dokumentuara, nje kryepuntor egjyptian i germimeve ne Saqqara ishte zgjuar ne te gdhire dhe e kishte pare veten ne ane te piramides se rrenuar duke pare drejt ne syte e shndritshme te nje cakalli te vetmuar te shkretetires:

    Dukej sikur kafsha po tallej me veshtruesin e saj njeri... dhe e ftonte njeriun e hutuar qe ta ndiqte. Ngadale cakali u zbyth drejt faqes veriore te piramides, ndaloi per nje moment perpara se te zhdukej ne nje vrime. Arabi i shtangur vendosi te ndiqte gjurmet e tij. Mbasi rreshqiti neper vrimen e ngushte ai e gjeti veten duke u zvarritur ne brendesine e erret te piramides. Shpejt ai doli ne nje dhome dhe ndersa ngrinte driten pa se muret ishin te mbushura nga dyshemeja ne tavan me mbishkrime hieroglife. Ato ishin te skalitura me shije mjeshterore ne gur gelqeror solid dhe me pas ishin lyer me ngjyre te bruzte e te arte.

    Ne ditet e sotme dhoma e mbushur me hieroglife poshte rrenojave te Piramides se Unas vazhdon te kete si rruge te vetme ate te faqes veriore neper kalimin e gjate zbrites qe grupi arkeologjik francez germoi menjehere mbas zbulimit mahnites te kryepuntorit. Dhoma perbehet nga dy dhomeza drejtkendore te ndara nga nje pjese muri ne te cilin ishte vendosur nje dere e ulet. Te dyja dhomat ishin te mbuluara nga nje tavan kulmor te vizatuar me nje mori yjesh. Duke dale nga kalimi i ngushte Santha dhe une u futem ne njeren nga dhomat, ajo e para dhe kaluam nepermjet deres lidhese ne dhomen e dyte. Kjo ishte dhoma e varrimit, me akrivolin masiv prej graniti te zi te Unas ne krahun perendimor si dhe prania e cuditshme e Teksteve te Piramides te cilat shfaqeshin ne cdo mur.

    Duke na folur direkt (ne vend te gjëegjëzave dhe xhonglerizma matematikore si muret e padekoruara te Piramides se Madhe) cfare thonin hieroglifet? E dija qe pergjigja ne nje fare menyre varej nga cfare menyre perkthimi perdor pasi dhe vete gjuha e Teksteve te Piramides permban shume forma arkaike dhe shume aluzione te panjohura mitologjike saqe studiuesit kane qene te detyruar qe te mbushin boshlleqet e njohurive te tyre me hamendje. Sidoqofte eshte pranuar gjeresisht se i ndjeri R.O. Faulkner, nje profesor i Ancient Egyptian Language ne University College ne Londer ka prodhuar versionin me autoritar. Faulkner, perkthimin i te cilit e kam studiuar rrjesht per rrjesht, i pershkruan Tekstet si te perbenin ‘trupin me te vjeter te literatures fetare dhe funerare te ruajtur te Egjyptit’ dhe shtoi se ‘ato jane nga me te paprekurat nga ky koleksion si dhe te nje rendesie themelore per studentet e religjionit Egjyptian...’ Arsyeja pse Tekstet ishin kaq te rendesishme (sic kane rene dakort shume studiues) ishte qe ato perbenin kanalin e fundit te hapur teresisht qe lidh periudhen relativisht te shkurter te se kaluares e cila mbahet mend nga njerezimi me periudhen shume here me te larget e cila eshte tashme e harruar: ‘Ato turbullt na zbulojne nje bote te humbur mendimi dhe fjale, e fundit nga epokat e panumerta ne te cilat ka kaluar njeriu parahistorik deri sa ai... hyri ne epoken historike.’

    Ishte e veshtire qe te mos bije dakort me ndjenja te tilla: Tekstet zbulonin nje bote te humbur. Por ajo qe me intrigonte me shume ne lidhje me kete bote ishte mundesia qe te kete qene e banuar jo vetem nga njerez te eger primitive (sic mund te pritet nga prehistoria e larget) por ne menyre paradoksale nga burra e gra mendja e te cileve ka qene e ndricuar nga nje kuptim shkencor i kozmosit. Pamja e pergjithshme ishte ekuivokale: kishte elementa te paster primitive te ngerthyer ne Tekstet e Piramides sebashku me nje sekuence idesh te larta. Sidoqofte cdo here qe e ‘zhysja’ veten ne ate qe Egjyptologet e quajne ‘keto formula te lashta magjike’ mrekullohesha nga paraqitja e cuditshme e asaj qe dukej si nje inteligjence jo e thjeshte dhe qe shkonte pertej kufijve te te kuptuarit duke raportuar mbi eksperiencat qe ‘njeriu prehistorik’ duhet te kishte kaluar kurre dhe shpreh nocione qe ai nuk duhet te kishte qene kurre i afte t’i formulonte. Shkurtimisht, efekti qe krijonin Tekstet nepermjet hieroglifeve ishte i njejte me ate qe krijonte Piramida e Madhe nepermjet arkitektures. Ne te dyja rastet pershtypja dominuese ishte ajo e nje anakronizmi – te nje procesi te avancuar teknologjik i perdorur ose i pershkruar ne nje periudhe te historise njerezore kur supozohet se nuk duhet te kete patur fare teknologji...

  12. #92
    KAPITULLI I DYZET E DY




    ANAKRONIZMA DHE ENGIMA





    Shikova perreth dhomes me mure gri te Unas, lart e poshte neper rregjistrat e gjate te hieroglifeve ne te cilat qene gdhendur Tekstet e Piramides. Ato ishin shkruar ne nje gjuhe te vdekur. Megjithate afirmimi konstant qe perseritej parreshtur ne kete perberje te lashte ai i jetes – jetes se perjetshme – e cila arrihej nepermjet rilindjes se faraonit si yll ne konstelacionin e Orionit. Sic duhet t’i kujtohet dhe lexuesit nga Kapitulli i Nentembedhjete (ku krahasuam besimet egjyptiane me ato te Meksikes se Lashte) kishte disa shprehje te cilat vinin ne dukje kete afirmim ne menyre eksplicite:

    Oh Mbret, ti je ne kete Yll te Madh, Shoqeruesi i Orionit, i cili pershkon qiellin
    Me Orionin... ti u ngrite nga lindja e qiellit duke u riperterire ne stinen e duhur
    Dhe u perterive ne kohen e duhur...

    Ndonese me nje bukuri te pamohueshme nuk kishte asgje te pazakonte ne lidhje me keto ndjenja dhe padyshim ishte aspak e pamundur qe tja atribuoje njerezve qe sipas arkeologut frances Gaston Maspero ‘kishin qene gjysem te eger’. Per me teper duke qene se Maspero ishte egjyptologu i pare qe hyri ne Piramiden e Unas dhe konsiderohej nje autoritet i madh mbi Tekstet, eshte tejet e cuditshme qe opinionet e tij te kene latuar te gjitha pergjigjet akademike mbi kete literature qe kur ai filloi t’i publikonte te perkthyera prej tij ne vitin 1880. Maspero (me pak ndihme nga nje cakall) kishte nxjerre para botes Tekstet e Piramides. Me pas dominimi i paragjykimeve te tija te vecanta ne lidhje me te kaluaren kishte funksionuar si nje filter mbi diturine, duke frenuar interpretimet e ndryshme te shprehjeve me misterioze dhe te paqarta. Kjo mua me dukej me e pakta si nje fatkeqesi. Kuptimi ishte qe pavaresisht nga pikepyetjet teknike dhe shkencore te ngritura nga monumente si Piramida e madhe ne Giza, studiuesit kishin injoruar nenkuptimet e disa frazave shume te rendesishme ne Tekste.

    Keto fraza tingellonin me dyshim si nje perpjekje per te shprehur nje shembelltyre teknike dhe shkencore nepermjet nje gjuhe teresisht te papershtatshme. Mbase ishte nje rastesi por rezultati ngjasonte me ate qe do merrnim ne ditet e sotme nese do perpiqeshim qe te perkthenim Teorine e Relativitetit te Einstein ne Anglishten Kauceriane ose te pershkruanim avionet supersonik me nje fjalor te dale nga nje Gjerman i Mesem i Larte.




    IMAZHE TE COPEZUARA TE NJE TEKNOLOGJIE TE HUMBUR?





    Le te marrim si shembull disa nga pajisjet dhe mjetet e vecanta te dizajnuara per perdorim nga ana e faraonit gjate kalvarit te tij per ne vendin e perjetshem te prehjes midis yjeve:

    Keto perendi te cilet jane ne qiell jane sjelle tek ty, zotat qe jane ne toke jane bashkuar per ty, ata vendosin duart e tyre nen ty, ata bejne nje shkalle per ty ne menyre qe ti te ngrihesh ne qiell, dyert e qiellit hapen tej e tej per ty, dyert e kupes se shndritshme qiellore eshte hapur tej e tej per ty.

    Faraoni ne ngritje identifikohej shpesh si ‘nje Osiris’. Vete Osiri, sic kemi pare, shpesh lidhej dhe asociohej me konstelacionin e Orionit. Osiris-Orion thuhej se kishte qene i pari i cili ju ngjit shkalles se madhe qe kishin bere perendite. Dhe disa shprehje nuk linin asnje dyshim se kjo shkalle nuk ishte zgjatuar nga poshte, nga toka ne qiell por se larti, nga qielli ne toke. Ajo pershkruhej si nje shkalle-litar dhe besohej se varej nga nje pjate metalike e cila qendronte pezull ne qiell.

    Mos valle jemi duke trajtuar thjesht imagjinime te cuditshme prifterinjsh gjysem te eger? Apo ka ndonje shpjegim tjeter per aludime te tilla? Ne shprehjen/rrjeshtin 261, ‘Mbreti eshte nje flake qe leviz perpara eres drejt fundit te qiellit dhe fundit te tokes... Mbreti udheton ne ajer dhe pershkon token... aty atij i eshte sjelle nje menyre sesi te ngjitet ne qiell...’ Duke ndryshuar dialogun, Shprehja 310 proklamon: ‘Oh Ju vizioni i te cileve eshte ne fytyren e tij dhe vizioni i te cilit eshte mbrapa kokes se tij, silleni ate tek une!’


    ‘Cfare anije duhet sjelle tek Ju?’

    ‘Me sillni: “Fluturo – dhe – Ndizu”. ‘



    Shprehja 332 qe supozohet se eshte thene nga vete Mbreti thote se ‘ Jam ai qe kam ikur nga gjarperi i perdredhur, U ngjita siper duke e shnderruar veten ne nje shkulm zjarri. Dy qiejte erdhen tek une.
    Ndersa ne Shprehjen 669 ai pyetet, ‘Me cfare mund te fluturoje Mbreti?’. Pergjigja qe jepet ishte: ‘Tek ju duhet te sillet HNW –anija (fjala e pare eshte e paperkthyeshme) dhe... (mungon teksti) dhe HN-zog (perseri fjala e pare e paperkthyeshme). Ju duhe te fluturoni me te... Ju duhet te fluturoni siper e poshte.’

    Edhe fraza te tjera mua me duken se ja vlejne qe te studiohen me shume sesa vemendja qe i eshte kushtuar nga studiuesit. Ja disa shembuj:

    Oh babai im, Mbreti i Madherishem, hapja e dritares-qiell eshte gati per ty.

    Dera qiellore ne horizont hapet per ty, perendite jane te kenaqura qe te takojne
    ... Qofsh ulur ne fronin tend te hekurt si i Njeshi i Madh i cili eshte ne Heliopolis.

    Oh Mbret mund te ngrihesh...qielli rrotullohet per ty, toka dridhet per ty, Yjet e Pazhdukshem kane frike nga ty. Kam ardhur tek ti, Oh Ti ndenjeset e te cilit jane te fshehta dhe te mund te te perqafoj ne qiell...

    Toka flet, porta e perendise se tokes eshte hapur, dyert e Geb jane te hapura per ty...
    Mund te spostosh veten tende ne qiell mbi fronin tend te hekurt.

    Oh babai im Mbret, keshtu eshte largimi yt kur iken si nje perendi... udhetimi jot si nje qenie qiellore... ti qendron ne Keshillin e Fshehte te horizontit... dhe ulesh ne kete fron te hekurt ndaj te cilit perendite mrekullohen...

    Referencat konstante ndaj hekurit ndonese jane te thjeshta te vihen re perseri jane misterioze. E disa se hekuri duhet te kete qene nje metal i rralle ne Egjyptin e Lashte, sidomos ne Epoken e Piramidave kur mendohet se ka qene i disponueshem ne forme meteoriti. E megjithate ketu, ne Tekstet e Piramides duket se ka patur nje sasi te madhe hekuri, pjata hekuri ne qiell, frone te hekurt, dhe diku tjeter nje skepter prej hekuri (Rrjeshti 665C) madje edhe eshtra hekuri per Mbretin (Rrjeshti 325, 684 dhe 723). Ne gjuhen e Egjyptit te Lashte emri per hekurin ka qene bja, nje fjale qe ne kuptimin e plote do te thote ‘metal i qiejve’ ose ‘metali hyjnor’. Pra njohuria mbi hekurin ka qene e konsideruar si nje dhurate e perendive...

  13. #93
    DEPO TE NJE SHKENCE TE HUMBUR?




    Cfare tjeter gjurme gishterinjsh duhet te kene lene nga mbrapa keto perendi neper Tekstet e Piramides?
    Gjate leximeve te mija midis Rrjeshtave me arkaike – kisha hasur disa metafora qe dukeshin se i referoheshin kalimit te epokave te kohes precesionale. Keto metafora dalloheshin nga materiali tjeter pasi ato ishin shprehur ne nje terminologji qe tashme per mua ishte bere familjare: ate te nje gjuhe shkencore arkaike te identifikuar nga Santillana dhe von Dechend ne Mullirin e Hamletit.

    Lexuesit duhet ti kujtohet qe nje ‘diagrame’ kozmike e kater mbeshtetesve te qiellit ishte njera nga idete standarte te perfshira ne ate gjuhe te lashte. Qellimi i saj ishte qe te asistonte vizualizimin e kater vijave imagjinare te menduara si nje skelet, duke suportuar dhe percaktuar epoken precesionale boterore. Keto ishin ato qe astronomet i quajne ‘kolure ekuinoksial dhe solsticial’ (kolure sipas gjuhes se astronomise eshte njeri nga dy rrathet e medhenj te sferes qiellore qe nderthuren me njeri tjetrin ne pole, njeri qe kalon neper dy ekuinokset ndersa tjetri neper dy solsticet - Darius) dhe qe shiheshin sikur kercenin poshte nga veriu qiellor i cili per nje periudhe prej 2160 vjet cdo kohe, dielli do lindte gjithmone ne ekuinokset pranverore dhe vjeshtore si dhe solsticet verore dhe dimerore.

    Tekstet e Piramides duket se permbajne disa versione te kesaj diagrame. Vec kesaj, sic ndodh shpesh me mitet parahistorike te cilet transmetojne te dhena te forta astronomike, simbolizmi precesional eshte i gershetuar ngushte me imazhe te dhunshme shkaterrimesh tokesore – sic eshte dhe sugjerimi qe ‘prishja e mullirit te qiellit’ i cili eshte ne tranzicion cdo 2160 vjet nga nje epoke zodiakale ne tjetren, mund te sjelle nen kushte te caktuara influenca katastrofike ne ngjarjet tokesore. Per kete arsye thuhej se:

    Ra-Atum, zoti i cili krijoi vetveten, fillimisht ishte mbret mbi perendite e njerezit sebashku por njerezimi u rebelua ndaj mbreterimit te tij pasi ai po plakej, kockat e tij u bene argjend, mishi i tij u be ar ndersa floket u bene lapis lazuli.

    Kur ai e kuptoi se cfare po ndodhte, Perendia e moshuar Diell (kaq i ngjashem me Tonatiuh, Dielli i Peste gjakpires i Actekeve) vendosi qe ai do ndeshkonte kete rrebelim duke vrare pjesen me te madhe te njerezimit. Mjeti qe ai zgjodhi per hakmarrjen e tij ne ate kohe u simbolizua me nje luaneshe te terbuar per gjak dhe po ashtu si perendesha e frikshme me koke luani Sekhmet e cila ‘villte zjarr nga goja dhe masakronte njerezimin me nje ekstaze mizore.’

    Shkaterrimi i frikshem zgjati pareshtur per nje kohe te gjate. Me ne fund Ra nderhyri per te shpetuar jetet e ‘ te mbeturve’, paraardhesit e njerezimit te sotem. Kjo nderhyrje u be ne formen e nje permbytje te cilen luanesha e etur e shijoi dhe me pas ra ne gjume. Kur u zgjua ajo nuk ishte me e interesuar te vazhdonte shkaterrimin dhe me ne fund paqja ra mbi boten e shkaterruar. Nderkohe Ra kishte vendosur qe ‘te largohej’ nga ajo qe kishte mbetur prej krijimit te tij: ‘Tani qe largohem e kam shpirtin te merzitur nga qendrimi me Njerezimin. Vrava pothuajse te gjithe deri ne fund dhe numri i [paperfillshem] i te mbeturve nuk eshte me problemi im...’

    Me pas Zoti Diell i ngjit ne qiell mbrapa perendeshes – qiell Nut e cila (per hir te metafores precesionale qe eshte gati te perdoret) kishte transformuar veten ne nje lope. Perpara shume kohe – ne nje analogji te afert me ‘pemen – bosht’ qe ‘dridhej’ duke xhiruar me terbim tek mulliri i Hamletit - lopa ‘filloi te kishte marramendje dhe te dridhej pasi ajo ishte shume lart mbi toke.’ Kur ajo u ankua tek Ra per kete vendosje te rrezikshme te saj ai urdheroi, ‘Le te vendoset djali im Shu poshte Nut qe te ruaje ate ne mbeshteteset qiellore – te cilat ekzistojne ne mugetire. Vendose ate mbi koken tende dhe mbaje aty.’ Sapo Shu kishte zene vend poshte lopes dhe e kishte stabilizuar trupin e saj per disa momente, ‘qiejt siper dhe toka posht u bene nje qenie e vetme’. Ne te njejten kohe, ‘kater kembet e lopes, sic komentoi egjyptologu Wallis Budge ne studimin e tij klasik Perendite e Egjyptianeve, ‘u krijuan kater mbeshteteset e qiellit ne kater pikat kardinale’.

    Si shumica e studiuesve, Budge ne menyre te kuptueshme supozoi se ‘pikat kardinale’ per te cilat i referohej ne kete tradite te Egjyptit te Lashte kishte nje konotacion strikt tokesor dhe se ‘qielli’ nuk perfaqesonte asgje me shume se qielli siper kokave tona. Ai e mori per te qene se pika e metafores eshte perdorur per ne qe te perfytyrojme kater kembet e lopes si te pozicionuara ne kater pikat e busulles – veri, jug, lindje dhe perendim. Ai po ashtu mendoi se – madje edhe sot e kesaj dite vetem disa egjyptologe mund te mos bien dakort me te – prifterinjte mendjethjeshte te Heliopolis faktikisht kishin besuar se qielli kishte kater qoshe te cilat mbaheshin mbi kater kembe dhe se Shu, ‘qiellmbajtesi par exellence’ qendronte palevizur si nje shtylle ne qender te te gjithe nderteses.

    E riinterpretuar nen driten e gjetjeve te Santillanas dhe von Dechend, Shu dhe kater kembet e lopes qiellore duken shume si komponentet e nje simboli shkencor arkaik qe pershkruan skeletin e nje epoke precesionale boterore – boshtin polar (Shu) dhe koluret (kater kembet ose shtyllat qe percaktojne pikat kardinale ekuinoksikale dhe solsticiale vjetore perreth diellit). Per me teper eshte tunduese te spekullosh se kush nga epokat boterore po sinjalizohej ketu...

    Me perfshirjen e nje lope mund te kete qene Epoka e Demit ndonese egjyptianet e kane ditur mire ndryshimin midis demit dhe lopes. Por nje pretendues me i mundshem – natyrisht ne nje kuptim simbolik – eshte Epoka e Luanit nga rreth 10.970 deri ne 8810 p.e.s. Arsyeja eshte se Sekhmet, agjenti i shkaterrimit te Njerezimit per te cilin kemi referencen ne mit, ka patur forme luaneshe. Ska menyre me te mire sesa te simbolizosh lindjen e veshtire te epokes se re boterore te Luanit duke e pershkruar ardhjen e saj si nje luan mizor, vecanerisht kur Epoka e Luanit perputhet me shkrirjen e befte perfundimtare te Epokes se fundit te Akullnajave gjate te ciles nje numer shume i madh lloje kafshesh ne gjithe globin u zhduken dhunshem dhe krejt papritur. Njerezimi i mbijetoi permbytjeve gjigande dhe termeteve si dhe ndryshimeve te menjehershme klimaterike por ka mundesi qe te mbijetuarit dhe rrethanat ishin shume te kufizuara ne numer.

  14. #94
    TRENI I DIELLIT DHE BANORET E SIRIUS





    Natyrisht qe aftesia per te njohur dhe percaktuar epokat precesionale boterore ne mite le te kuptohet se Egjyptianet e Lashte zoteronin nje astronomi me te mire vezhguese dhe nje kuptim me te sofistikuar te mekanikes se sistemit diellor sesa cdo popullsi tjeter e lashte e cila eshte konsideruar si e afte per te bere nje gje te tille. Nuk ka asnje dyshim se dituria e nje kalibri te tille, nese ka ekzistuar, duhet te jete respektuar shume nga Egjyptianet e Lashte te cilet me pas e transmetuan nga gjenerata ne gjenerate ne nje menyre sekrete. Ne fakt kjo detyre e ruajtes se ketij misteri te madh duhet ti jete besuar rendit prifteror elitar te Heliopolis dhe duhet te kete kaluar brez pas brezi nepermjet nje tradite gojore dhe rishtare. Nese e ka gjetur rrugen e saj tek Tekstet e Piramides a nuk eshte e drejte te mendojme se forma e saj duhet te jete fshehur nepermjet perdorimit te metaforave dhe alegorive?

    Eca ngadale permes dyshemese te pluhrosur te dhomes varr te Unas duke vene re qetesine qe mbizoteronte ne ajer dhe duke hedhur syte mbi mbishkrimet e zbehta ne ngjyre blu dhe te arte. Te shprehura ne nje gjuhe te koduar me mijera vjet perpara Kopernikut dhe Galileos, disa nga frazat e gdhendura ne keto mure dukeshin se ofronin informacione mbi natyren e vertete heliocentrike te sistemit diellor. Per shembull ne njeren prej tyre, Ra, Perendia Diell, ishte pershkruar si e ulur mbi nje fron te arte te rrethuar nga perendi me pak te fuqishme te cilat leviznin perreth tij pa nderprerje dhe qe thuheshin se ishin ‘ne trenin e tij’. Po ashtu ne nje fraze tjeter, Faraonit te vdekur i luteshin ‘qe te qendronte ne kembe ne krye te dy gjysmave te qiellit dhe te peshonte fjalet e perendive, ato te moshuarit qe vertiten rreth Ra-se.

    Nese ‘te moshuarit’ dhe ‘perendite rrethuese’ qe vertiteshin perreth Ra-se do provohen te jene pjese e nje terminologjie qe i referohet planeteve te sistemit tone diellor, autoret origjinale te Teksteve te Piramides duhet te kene patur akses ne disa te dhena astronomike jashtezakonisht te avancuara. Ata duhet te kene ditur qe toka dhe planetet rrotullohen perreth diellit dhe jo e anasjellta. Por ketu del nje problem pasi as Egjyptianet e Lashte ne cdo etape te historise se tyre dhe as pasuesit e tyre, Greket apo dhe me pas me europianet deri ne Rilindje, nuk kane patur ne zoterim te dhena kozmologjike te cilat mund ti afroheshin sadopak atyre qe permendem. Pra si mund te shpjegohet prania e tyre ne nje perberje e cila daton ne kohe ne agimin e civilizimit Egjyptian?

    Nje tjeter (dhe mbase ka lidhje) mister ka te beje me yllin Sirius te cilin Egjyptianet e identifikonin me Isis, motren dhe bashkeshorten e Osiris dhe nenen e Horus. Ne nje fraze qe i drejtohet vete Osiris, Tekstet e Piramides thone:

    Motra jote Isis erdhi tek Ty per te bashkuar dashurine e saj per ty. Ti e ule ate mbi veten tende dhe bashkove trupin tend me te dhe ajo u mbars me nje djale si ylli Sept (Sirius, Ylli Qen), Horus-Sept erdhi tek ti ne formen e Horus, banor i Sirius.

    Natyrisht qe shume interpretime te kesaj fraze jane te mundeshme. Ajo qe me intrigoi ishte implikimi i qarte qe Sirius konsiderohej si nje qenie e dyfishte, ne nje fare menyre e krahasuar me nje grua ‘te madherishme me nje femije’. Per me shume mbas lindjes (apo mbarsjes) me ate djale, teksti ben nje percaktin duke na kujtuar se Horus mbeti nje ‘banor ne Sept’ duke sugjeruar mundesisht se ai ndejti afer nenes se tij. Sirius eshte nje yll i pazakonte. Ky yll i shndritshem, sidomos ne muajt e dimrit ne qiejt e nates se hemisferes veriore, perbehet nga nje sistem binar yjesh. Dhe ne fakt sic sugjerojne dhe Tekstet e Piramides, eshte nje ‘qenie e dyfishte’. Perberesi kryesor, Sirius-A eshte ai qe shohim ne. Sirius-B, ylli xhuxh qe vertitet rreth Sirius-A eshte absolutisht i padukshem me sy. Ekzistenca e tij u be e njohur per shkencen perendimore vetem ne vitin 1862 kur astronomi amerikan Alvin Clark e zbuloi me ndihmen e teleskopit me te avancuar te asaj kohe. Si ka mundesi qe shkruesit te cilet hartuan Tekstet e Piramides te kene patur informacion qe Sirius ishte dy yje ne nje?

  15. #95
    Tek Misteri i Sirius, nje liber i rendesishem i botuar ne vitin 1976 e dija se autori amerikan Robert Temple kishte ofruar disa pergjigje te jashtezakonshme ndaj kesaj pyetje. Studimi i tij perqendrohej ne besimet tradicionale te tribuse se Dogoneve te Afrikes Perendimore – besime ne te cilet natyra binare e Sirius ishte e pershkruar me hollesi dhe ne te cilen detaji i sakte i pesedhjet viteve jepej per periudhen e orbites se Sirius-B perreth Sirius-A. Temple debaton me bindje se ky informacion teknik i nje cilesie te larte kishte kaluar tek Dogonet nga Egjyptianet e Lashte nepermjet nje procesi shkrirje kulturale dhe se jane Egjyptianet e Lashte ata te cilet duhet ti studiojme me vemendje per te marre pergjigje ndaj misterit te Siriusit. Ai po ashtu konkludon se Egjyptianet e Lashte duhet ta kene marre informacionin prej qenieve inteligjente nga rrajoni i Sirius.

    Ashtu si dhe Temple, une kisha filluar te dyshoja se elementat e sofistikuar dhe te avancuar te shkences Egjyptiane merrnin kuptim veten nese ato shiheshin si pjese e nje trashegimie. Por ne ndryshim nga Temple nuk mendoja me urgjence qe kjo trashegimi duhej ti atribuohej jashtetokesoreve. Ne mendjen time njohuria e pazakonte mbi yllin qe mesa duket kae patur prifterinjte Heliopolitane shpjegohej me llogjikisht si nje trashegimi e nje civilizimi te humbur njerezor i cili ne kundershtim me historine aktuale, kishte arritur nje nivel te larte avancimi teknologjik ne nje lashtesi shume te hershme. Mua me dukej se ndertimi i nje instrumenti ne gjendje qe te dallonte Sirius-B nuk duhet te kete qene pertej mundesive te eksploratoreve te panjohur nga te cilet buruan dhe hartat mahnitese te botes prehistorike te diskutuara ne Pjesen e Pare. Po ashtu, astronomeve dhe matesve te panjohur te kohes te cilet i lane si trashegim Majave te Lashte nje kalendar te nje kompleksiteti magjepes, nuk duhet ti kete trembur aspak krijimi i nje sere te dhenash mbi levizjen e trupave qiellore gje e cila duhet te kete qene patjeter rezultat i nje vezhgimi mijera vjecar dhe nje monument me numra shume te medhenj te cilet dukeshin me te pershtatshem per nevojat e nje shoqerie komplekse teknologjike sesa per ato te ‘mbreterise primitive te Amerikes Qendrore’.





    MILIONA VJETE DHE LEVIZJA E YJEVE




    Po ashtu numra shume te medhenj paraqiten dhe ne Tekstet e Piramides, si per shembull ne simboliken e ‘lundres se miliona viteve’ ne te cilen Perendia Diell thuhej se udhetonte neper hapesiren boshe dhe pa ajer nderyjore. Thoth, perendia e urtesise (‘ai qe llogarit ne qiell, numeruesi i yjeve, matesi i tokes’) ne menyre specifike i ishte dhene fuqia qe te perjetesonte me miliona vjet jete faraonin e vdekur. Osiris, ‘mbreti i perjetesise, lordi i perhershem’, pershkruhej sikur gjate jetes se tij kalonte me miliona vjete. Dhe numra si ‘dhjetra miliona vjet’ (si dhe shifra te frikshme si nje milion miliona vjet) shfaqeshin aq shpesh sa te sugjeronin se te pakten disa elementa te kultures se Egjyptit te Lashte duhet te kene evoluar si nevoje e njerezve me mendje shkencore dhe gjate kalimit te nje kohe te pamase.

    Njerez te tille natyrisht qe duhet te kene patur nevoje per kalendare te persosur – ne gjendje qe te thjeshtezonte llogaritje komplekse dhe te sakta. Pra nuk ishte aspak surprizuese te mesoje se Egjyptianet e Lashte ashtu si dhe Majat kane qene ne zoterim te nje kalendari te tille dhe se e kuptuara e ketij kalendari prej tyre me kalimin e epokave duhet te kene shkuar drejt zbehjes ne vend qe te ndricohej me shume. Ishte joshese te shikoje gjithe kete skenar si nje erozion gradual te nje korpusi diturie te trasheguar jashtezakonisht shume kohe me pare, nje pershtypje e mbeshtetur nga vete Egjyptianet e Lashte te cilet nuk e fshihnin aspak faktin qe kalendari ishte nje trashegim te cilin ata e kishin marre ‘nga perendite’.

    Ne kapitujt e ardhshem do i shqyrtojme me me detaje identitetin e mundshem te ketyre perendive. Kushdo te kene qene ata duhet te kene shpenzuar nje sasi shume te madhe te kohes se tyre duke vezhguar yjet dhe ne vecanti arriten te grumbullonin dhe themelonin nje dije te avancuar dhe te specializuar mbi yllin Sirius. Nje evidence e metejshme ne lidhje me kete erdhi ne formen e dhurates me te dobishme kalendarike qe sic supozohet ju dha Egjyptianeve nga perendite: Cikli Sothic (ose Sirian).

    Cikli Sothic bazohej ne ate qe ne zhargonin teknik quhet ‘kthimi periodik i lindjes heliakale te Siriusit’, e cila eshte shfaqja e para e ketij ylli mbas nje mungese sezonale, duke lindur ne agim vetem pak para diellit ne pjesen lindore te qiellit. Ne rastin e Siriusit intervali midis nje lindje te tille dhe tjetres perputhet saktesisht me 365.2 dite – nje numer harmonikisht matematikor i pakomplikuar nga pika te tjera decimale dhe qe eshte vetem 12 minuta me i gjate se viti diellor.

    Gjeja interesante ne lidhje me Sirius eshte se midis 2 mije yjeve te llogaritur qe shihen me sy ne qiell, ai eshte i vetmi i cili lind ne menyre heliakale ne kete interval te rrumbullakosur preciz prej 365 e nje cerek ditesh – nje prodhim unik i ‘levizjes se tij’ (shpejtesia e vete levizjes se tij ne hapesire) e kombinuar me efektet e precesionit te ekuinokseve. Vec kesaj dihet se dita e lindjes heliakale te Sirius – Dita e Vitit te Ri ne kalendarin e Egjyptianeve te Lashte – tradicionalisht llogaritej ne Heliopolis ku ishin hartuar Tekstet e Piramides dhe lajmeruar para kohe tek te gjithe tempujt me te medhenj poshte e larte rrjedhes se Nilit.

    Me kujtohej se Sirius ne Tekstet e Piramides i referohej si ‘emri i saj i Vitit te Ri’. Sebashku me fraza te tjera shume kuptimplote (p.sh. 669) kjo konfirmonte faktin se kalendari Sothic ishte te pakten po aq i vjeter sa dhe vete Tekstet dhe se origjina e tyre shtrihej mbrapa ne kohe, ne thellesine e madhe te lashtesise. Pra kjo eshte enigma e madhe: ne nje epoke kaq te hershme, kush mund te kete zoteruar mjetet dhe menyren e duhur per te vezhguar dhe mbajtur shenim mbi koincidencen e periudhes prej 356.25 dite me lindjen heliakale te Sirius – nje koincidence e pershkruar nga matematicieni francez R.A. Schwaller de Lubicz si nje ‘fenomen i jashtezakonshem teresisht qiellor’ ?

    Nuk na mbetet gje tjeter vecse te admirojme nje shkence ne gjendje qe te zbuloje nje koincidence te tille. Ylli i dyfishte i Sirius ishte zgjedhur pasi ishte i vetmi yll qe pershkon distancen e duhur dhe ne drejtimin e duhur ne ndryshim nga yjet e tjere. Ky fakt, i njohur mijera vjet para epokes tone dhe i harruar deri ne ditet tona, natyrisht qe kerkon nje vezhgim te jashtezakonshem dhe tejet te zgjatur.

    Ishte nje trashegim i tille – i perftuar neper shekuj gjate vezhgimeve precize astronomike dhe dokumentim shkencor – qe mesa duket ka perfituar Egjypti qe nga fillimi i periudhes historike dhe qe u paraqit dhe ne Tekstet e Piramides. Edhe ketu kemi te bejme me nje mister...

  16. #96
    KOPJE APO PERKTHIME?




    Ne 1934, viti i vdekjes se tij, Wallis Budge, ish Ruajtesi i Antikiteteve Egjyptiane ne Muzeumin Britanik dhe autori i nje fjalori autoritativ mbi hieroglifet gjate nje shkrimi te tij ben kete deklarate pohuese:

    Tekstet e Piramides jane te mbushura me veshtiresi te cdo lloji. Kuptimi i sakte i nje numri te madh fjalesh te gjetura ne to eshte i panjohur... Ndertimi i fjalise shpesh shkaterron cdo perpjekje per perkthim dhe kur permban fjale te tera te panjohura atehere shnderrohet ne nje gjeagjeze te pazgjidhshme. Eshte e arsyeshme vetem te supozosh se keto tekste jane perdorur rendom per qellime funerale por eshte shume e qarte se periudha e perdorimit te tyre ne Egjypt ishte dicka me shume se njeqind vjet. Pse u filluan te perdoren krejt papritur ne fund te Dinastise se Peste dhe u nderprene se perdoruri ne fund te Dinastise se Gjashte, kjo eshte e pashpjegueshme.

    A ka mundesi qe pergjigjia te jete qe ato ishin kopje te nje literture me te hershme te cilen Unas, faraoni i fundit i Dinastise se Peste, sebashku me disa nga pasardhesit e tij te Dinastise se Gjashte u perpoqen ti perjetesonin ne gur ne dhomat varre te piramidave te tyre? Budge mendon qe po dhe po ashtu mendonte se evidencat sugjeronin se te pakten burimi i disa nga keto dokumenta duhet te kete qene jashtezakonisht i vjeter:

    Disa rrjeshta permbajne evidenca se shkruesit qe nxorren kopjet te cilat u perdoren per tu gdhendur nuk kuptonin ate qe shkruanin... Pershtypja e pergjithshme eshte se prifterinjte te cilet hartuan kopjet kane nxjerre pjese nga dokumenta te ndryshme te epokave te ndryshme dhe qe kane patur permbajtje te ndryshme...

    E gjitha kjo te nxjerr ne konkluzionin se dokumentat origjinale, cfaredo te kene qene ato, duhet te kene qene shkruar ne nje forme arkaike te gjuhes se Egjyptit te Lashte. Por sidoqofte ishte dhe nje mundesi tjeter alternative te cilen Budge deshtoi ta merrte ne konsiderate. Po sikur te supozojme se detyra e prifterinjve ishte jo vetem te kopjonin materialin por edhe ta perkthenin ate ne tekste hieroglife i cili fillimisht ka qene i perbere sebashku me nje gjuhe tjeter? Nese kjo gjuhe kishte perfshire nje terminologji teknike dhe referenca ndaj artifakteve dhe ideve per te cilat nuk ekzistonte ndonje term ekuivalent ne gjuhen e Egjyptit te Lashte atehere kjo do shpjegonte faktin e pershtypjes se cuditshme qe te krijonin disa nga shprehite. Per me shume nese kopjimi dhe perkthimi i dokumentave te burimit origjinal eshte kompletuar ne fund te Dinastise se Gjashte atehere eshte e lehte te kuptohet pse nuk u gdhenden me ‘Tekste Piramide’: projekti u perfundua kur arriti qellimin e tij – qe duhet te kete qene krijimi i nje dokumenti te perhershem ne hieroglife te nje literature te shenjte e cila ishte shume e vjeter edhe ne kohen kur Unas mori fronin e Egjyptit ne vitin 2356 p.e.s.





    DOKUMENTAT E FUNDIT TE EPOKES SE PARE?





    Per shkak se donim te pershkonim pjesen me te madhe te rruges per ne Abydos perpara se te binte nata, Santha dhe une vendosem me kembengulje qe t’i riktheheshim udhetimit. Ndonese fillimisht patem si qellim te kalonim vetem pak minuta, vrengesia solemne dhe zerat e lashte te dhomes varr te Unas kishte pergjumur ndjesite tona dhe qe nga momenti i mberritjes kishin kaluar pothuajse dy ore. U larguam nga varri duke u ngjitur neper kalimin e ngushte dhe te shkallezuar qe te conte drejt daljes ku ndaluam per nje hop qe te na mesoheshin syte me driten e forte te mesdites. Ndersa benim kete gje pata mundesi t’i hidha nje sy dhe vete piramides e cila ishte katandisur ne nje gjendje te rrenuar dhe te mjeruar saqe forma e saj origjinale mezi sa shquhej. Pjesa qendrore, e katandisur dicka me shume se nje grumbull i papershkrueshem rrenojash, dukej qarte qe ishte e nje kualiteti te dobet madje edhe blloqet ballore – disa prej te cileve ishin ende te paprekur – ju mungonte eleganca dhe artizanati i kujdesshem i demonstruar tek piramidat me te vjetra te Gizes.

    Kjo ne terma konvencionale historike ishte e veshtire per tu shpjeguar. Nese procesi normal evolutiv qe mbizoteron zhvillimin e aftesive arkitektonike dhe ideve ka qene i pranishem ne Egjypt atehere duhej pritur qe e verteta te ishte krejt e kunderta: dizajni, inxhinjeria dhe ndertimi i Piramides se Unas duhet te ishte superiore nga ato te grupit te Gizes qe sipas kronologjise ortodokse ishin ndertuar dy shekuj perpara.

    Fakti aspak komfortues qe ishte e kunderta (p.sh. Giza ishte ‘me mire’ se Unas dhe jo e anasjellta) kishte sjelle sfida te veshtira per Egjyptologet dhe ngrinte pyetje per te cilat nuk eshte dhene asnje pergjigje e kenaqshme. Per te perseritur problemin kryesor: cdo gje ne lidhje me tre piramidat mahnitese dhe madheshtore te Khufu, Khafre dhe Menkaure deshmonte qe ato ishin frut i nje eksperience inxhinjerike dhe arkitektonike te akumuluar per qindra e mbase dhe per mijera vjet. Kjo nuk mbeshtetej nga evidencat arkeologjike gje qe nuk le asnje dyshim se ato ishin midis piramidave me te hershme te ndertuara ne Egjypt – me fjale te tjera, ato nuk ishin produkt i nje faze pjekurie te eksperimenteve te ndertimit te piramidave te atij vendi por ne menyre jo normale ishin krijim i hapave te pare te zhvillimit te tij.

    Po ashtu nje tjeter mister shfaqej hapur duke kerkuar pergjigje. Ne te treja piramidat e medha te Gizes, Dinastia e Katert e Egjyptit kishte lartesuar ndertime te perjetesise - monumente te gurte te paprecedente dhe te paarritshem, me qindra kembe te larte, me peshe disa miliona tone sejcila dhe qe permbante shume detaje jashtezakonisht te avancuara. Qe nga ajo kohe nuk u ndertua me ndonje piramide qe mund te krahasohet me to. Por vetem pak kohe me pas, poshte superstruktures me te vogel dhe te rregjosur te piramidave te Dinastise se Peste e te Gjashte, u krijua ne dukje ne menyre te vullnetshme nje Dhome Arkivore: nje ekzibicion permanent i kopjeve ose perkthimeve te dokumentave arkaike gje qe ne ate kohe ka qene nje kryeveper e pakrahasueshme dhe e paarritshme arti shkrimor dhe hieroglifor.

    Shkurtimisht, ashtu si dhe piramidat ne Giza, duket se Tekstet e Piramides u shfaqen pa asnje paraardhes te dukshem dhe zinin vendin kryesor per te pakten njeqind vjet deri sa ‘pushuan se ekzistuari’ per te mos u perdorur me kurre. Me sa duket mbreterit dhe dijetaret te cilit kishin stisur keto gjera kane patur dijeni se cfare po benin? Nese eshte keshtu atehere mendjet e tyre duhet te kene patur nje plan dhe ata duhet te kene patur si qellim qe te shfaqnin nje lidhje te forte midis piramidave komplet pa mbishkrime te Gizes ( por teknikisht shume me te avancuara) me piramidat e Dinastise se Peste dhe te Gjashte. Po ashtu dyshoja se te pakten nje pjese e pergjigjes per kete problem mund te ndodhej ne fushe-piramiden e Dahshur te cilen e kaluam pesembedhjete minuta mbasi kishim dale nga Saqqara. Ketu ishin lokalizuar te ashtuquajturat Piramida e Perkulur dhe ajo e Kuqe. Ato i atriboheshin Sneferut, babait te Khufu dhe keto dy monumente (sipas cdo standarti nga me te ruajturat mire) ishin mbyllur per publikun vite me pare. Perreth tyre ishte ndertuar nje baze ushtarake dhe prej nje kohe te gjate eshte e pamundur qe te vizitohen – pa marre parasysh asnje rrethane, asnjehere...

    Ndersa vazhdonim udhetimin tone drejt jugut, permes ngjyrave te ndezura te asaj dite Dhjetori, u pushtova nga ndjesi imponuese qe Lugina e Nilit ka qene skena e ngjarjeve dhe momenteve madheshtore per njerezimin kohe perpara sesa te fillonte historia e rregjistruar e njerezimit. Te gjitha dokumentat dhe traditat me te lashta te Egjyptit flisnin per ngjarje te tilla dhe i lidhin ato me epoken gjate te ciles zotat kishin sunduar token: perrallorja Epoka e Pare, e cila quhej Zep Tepi. Ne dy kapitujt e ardhshem do na duhet te hulumtojme keto arkiva.

  17. #97
    KAPITULLI I DYZET E TRE





    DUKE PARË PER EPOKEN E PARE





    Ketu eshte ajo qe Egjyptianet e Lashte kane thene ne lidhje me Epoken e Pare, Zep Tepi, kur zotat sundonin vendin e tyre: Ata thoshin se ishte nje epoke e arte gjate te ciles ujrat e pafundme u mpaken, erresira e qemotshme u zhduk dhe njerezimi duke dale ne drite ju ofruan dhuratat e civilizimit. Ata po ashtu flisnin per qenie te ndermjetme midis zotave dhe njeriut – Urshu, nje kategori me e ulet perendish emri i te cilave do te thoshte ‘Vezhguesit’. Dhe ata ruanin ne menyre te vecante kujtese te gjalle te vete perendive, qenie te fuqishme dhe te bukura te quajtura Neteru te cilet jetonin ne toke sebashku me njerezimin dhe ushtronin pushtetin e tyre nga Heliopolis dhe sanktuare te tjera poshte e larte Nilit. Disa prej ketyre Neteru ishin meshkuj e te tjere femra por te gjithe zoteronin nje sere fuqishe te mbinatyrshme ku perfshiheshin aftesia per tu shfaqur sipas deshires si, meshkuj ose femra, kafshe ose zogj ose reptile, peme ose bime. Ne menyre paradoksale fjalet dhe detyrat e tyre duket se kane reflektuar pasionet dhe shqetesimet njerezore. Ndonese ata paraqiteshin me te fuqishem dhe inteligjent se humanet, besohej se ata mund te semureshin – madje edhe te vdisnin ose te vriteshin – ne rrethana te caktuara.





    DOKUMENTA TE PREHISTORISE






    Arkeologet jane te paepur qe epoka e zotave sic quanin Epoken e Pare Egjyptianet e Lashte nuk asgje me shume se nje mit. Por Egjyptianet e Lashte te cilet kane qene me shume te informuar per te kaluaren e tyre sesa ne, nuk ndanin te njejtin opinion. Dokumentat historike qe ata i ruanin ne tempujt me te respektuar permbanin nje liste te detajuar te te gjithe mbreterve te Egjyptit: lista qe emeronin cdo faraon te cdo dinastie dhe qe pranohen si te tilla dhe nga studiuesit sot. Disa nga keto lista shkonin mbrapa ne kohe edhe me shume duke mberritur pertej horizontit historik te Dinastise se Pare, ne thellesite e papershkueshme te nje lashtesie tejet te madhe. Shkaterrimit te epokave i kane mbijetuar dy lista te tilla dhe u hoqen nga Egjypti. Sot ato ruhen neper muzeumet Europiane. Me vone ne kete kapitull do na duhet ti shqyrtojme keto lista me me hollesi. Ato njihen respektivisht si Guri i Palermos (qe daton nga Dinastia e Peste – rreth shekullit te njezet e peste p.e.s.) dhe Papirusi i Torinos, nje dokument tempulli i Dinastise se nentembedhjete i gdhendur me nje forme kursive hieroglifesh e njohur si hieratike dhe qe daton ne shekullin e trembedhjete p.e.s.

    Per me teper kemi deshmine e nje prifti Heliopolitan i quajtur Manetho. Ne shekullin e trete p.e.s. ai hartoi nje histori te zgjeruar dhe te respektuar te Egjyptit e cila paraqiste nje liste te zgjeruar te mbreterve per te gjithe periudhen dinastike. Ashtu si Papirusi i Torinos dhe Guri i Palermos, historia e Manethos shkonte shume mbrapa ne te kaluaren duke folur per nje epoke te larget kur zotat sundonin ne Luginen e Nilit. Teksti i plote i Manethos nuk ka mberritur tek ne por mesa duket kopje te tij kane qene ne qarkullim deri ne shekullin e nente te e.s. Per fat te mire disa fragmente ishin ruajtur ne shkrimet e kronikanit cifut Josephus (60 e.s.) dhe e shkrimtareve kristiane si Africanus (300 e.s.), Eusebius (340 e.s.) dhe George Syncellus (800 e.s.). Keto fragmente, sipas fjaleve te te ndjerit Profesor Michael Hoffman i University of South Carolina pajisin ‘strukturen per qendrimet moderne ne studimet e te kaluares se Egjyptit’.

    Dhe kjo eshte shume e vertete. Sidoqofte Egjyptologet jane te pergatitur qe te perdorin Manethon vetem si burim per periudhen historike (dinastike) dhe refuzojne depertimin e cuditshem qe ai ben ne prehistori kur flet per nje epoke te larget te arte te Epokes se Pare. Pse duhet te jemi kaq selektiv ne besimin ndaj Manethos? Ku qendron llogjika kur pranojme tridhjet dinasti ‘historike’ nga ai dhe mohojme cdo gje tjeter qe ai thote per epoka me te hershme? Per me teper duke qene se ne e dime qe kjo kronologji eshte perligjur nga arkeologet, a nuk eshte paksa e papjekur per ne qe te pretendojme se kronologjia e tij para dinastike eshte e gabuar pasi germimet deri tani nuk kane nxjerre asnje prove qe ta konfirmoje?





    PERENDI, GJYSEMPERENDI DHE SHPIRTRAT E TE VDEKURVE





    Nese do mundesonin qe Manetho te fliste per veten e tij, nuk kemi zgjidhje tjeter vecse te kthehemi tek tekstet ne te cilat ruhen fragmentet e vepres se tij. Nje nga me te rendesishmet e ketyre eshte versioni Armen i Chronica te Eusebius. Fillon duke na informuar se ajo eshte nxjerre ‘nga Historia Egjyptiane e Manethos, i cili hartoi vepren e tij ne tre libra. Ato trajtojne Perendite, GjysemPerendite, Shpirtrat e te Vdekureve dhe mbreterit e vdekshem te cilet sunduan Egjyptin...’ Duke cituar direkt Manethon, Eusebius fillon me paraqitjen e nje liste zotash e cila konsiston ne thelb me shume te njohurit Ennead te Heliopolis – Ra, Osiris, Isis, Horus, Set dhe me tej:

    Keta ishin te paret qe ndikuan ne Egjypt. Me pas mbreterimi kaloi nga njeri tek tjetri ne menyre te panderprere... gjate 13.900 viteve - ... Mbas Perendive, GjysemPerendite mbreteruan per 1255 vjet: dhe perseri nje tjeter linje mbreterish sundoi per 1817 vjet: me pas erdhen tridhjet mbreter te tjere te cilet sunduan per 1790 vjet: e perseri me pas erdhen dhjet mbreter qe sunduan per 350 vjet. Kjo u pasua nga sundimi i Shpirtrave te te Vdekurve... per 5813 vjet...’

    Shuma e pergjithshme e te gjitha ketyre periudhave arrin ne 24.925 vjet dhe na con mbrapa ne kohe shume me teper se data biblike e krijimit te botes (qe vendoset diku ne mijevjecarin e peste p.e.s.). Por duke qene se e nxirrte gabim kronologjine biblike, kjo krijonte veshtiresi per Eusebius, nje komentues i patundur kristian. Por duke u menduar per nje moment ai arriti ta anashkalonte kete veshtiresi me nje menyre me te vertete frymezuese: ‘Viti qe e marr si vit henor perbehet nga 30 dite: ajo qe ne sot quajme muaj nga egjyptianet perdorej ne menyre formale si vit...’ Natyrisht qe ata nuk vepronin aspak keshtu. Por nepermjet ketij manovrimi Eusebius dhe te tjere ja dolen mbane qe te rrudhnin hapesiren e madhe kohore prej pothuajse 25.000 vjet ne nje shifer te mjerueshme prej pothuajse pak me shume se 2.000 vjet gje qe perputhej pa problem me kronologjine biblike ortodokse prej 2242 vjet, hapesire qe lejonte distancen midis Adamit dhe Permbytjes.

    Nje teknike e ndryshme per te anashkaluar problemet shqetesuese qe dilnin nga kronologjia e evidencave te Manethos u vu ne jete nga murgu George Syncellus (800 e.s.). Ky komentues i cili bazohet vetem ne shkrime ofenduese shkruan, ‘Manetho, kryeprifti i tempujve te mallkuar te Egjyptit [na thote] per zota qe nuk kane ekzistuar kurre. Ata, thote ai, mbreteruan per 11.895 vjet...’

    Disa numra te tjere interesante dhe kontradiktore shfaqen neper fragmente. Ne vecanti, Manetho thuhet se ne menyre te vazhdueshme ka paraqitur shifren madheshtore prej 36.525 vjet per te gjithe kohezgjatjen e civilizimit te Egjyptit, nga koha e zotave deri ne fund te dinastise se tridhjete (dhe e fundit) te mbreterve te vdekshem. Kjo shifer natyrisht qe perfshin 365.25 dite te vitit Sothic (intervali midis dy lindjeve te njepasnjeshme heliakale te Sirius, sic pershkruhet ne kapitullin e fundit). Me shume qellimisht sesa rastesisht kjo po ashtu perfaqeson 25 ciklet e 1460 viteve Sothice dhe 25 cikle prej 1461 citeve kalendarike (pasi kalendari civili i Egjyptit te Lashte ishte ndertuar per te paraqitur nje vit prej 365 ditesh saktesisht).

    Pra cfare do te thote kjo? Eshte e veshtire te flasesh me siguri. Por ne morine e numrave dhe interpretimeve ka nje aspekt ne mesazhin origjinal te Manethos i cili na vjen i qarte dhe i forte. Ne ndryshim nga cdo gje qe na kane mesuar ne lidhje me renditjen progresive te historise, ajo qe duket se na thote eshte se qenie te civilizuara (zota ose njerez) kane qene te pranishem ne Egjypt per nje kohe jashtezakonisht te madhe perpara fillimit te Dinastise se Pare rreth vitit 3100 p.e.s.

  18. #98
    DIODORUS SICULUS DHE HERODOTI




    Ne daklaratat e tij Manetho gjen shume mbeshtetje ne rradhet e shkrimtareve klasike. Per shembull ne shekullin e pare p.e.s. historiani grek Diodorus Siculus vizitoi Egjyptin. Me te drejte ai pershkruhet nga C.H. Oldfather, perkthyesi i tij me i fundit, si nje ‘hartues jo kritik i cili perdori burimet e duhura duke i riprodhuar ato me besnikeri’. Ne nje gjuhe me te qarte kjo do te thote se Diodorus nuk eshte perpjekur qe te ushtronte paragjykimet dhe konceptet e tij ne materialet qe mblodhi. Per kete arsye ai eshte shume i vlefshem per ne pasi informatoret e tij perfshijne prifterinjte egjyptiane te cilet ai i pyeti ne lidhje me te kaluaren misterioze te vendit te tyre. Kjo eshte ajo qe ata i thane atij:

    Fillimisht zotat dhe heronjte sunduan Egjyptin per me pak se 18.000 vjet, zoti i fundit qe sundoi ishte Horus, biri i Isis... Te vdekshmit kane qene mbreter te vendit te tyre, thone ata, per me pak se 5.000 vjet...

    Le ti analizojme keto numra ma paragjykime dhe te shikojme se cfare nga sjellin. Diodorus shkroi ne shekullin e pare p.e.s. nese do udhetonim nga ky vit per 5.000 vjet kohe gjate te ciles ‘mbreterit te vdekshem’ mendohet se sunduan atehere arrijme deri ne vitin 5100 p.e.s. Nese shkojme edhe me shume mbrapa ne ohe ne fillimin e epokes se ‘zotave dhe heronjve’ gjejme se kemi mberritur ne vitin 23.100 p.e.s. kur bota vazhdonte te ishte e ngerthyer ne Epoken e Akullnajave. Kohe perpara Diodorus, Egjypti u vizitua nga nje tjeter historian i shquar grek, i madhi Herodot i cili jetoi ne shekullin e peste p.e.s. Edhe ai duket se u takua me prifterinjte dhe ja doli mbane qe te mesonte mbi traditat te cilat flisnin per pranine e nje civilizimi te larte ne Luginen e Nilit ne nje epoke te papercaktuar te larget. Herodoti i nenvizon keto tradita si nje periudhe tejet prehistorike ne civilizimin egjyptian ne Librin II te Historise. Ne te njejtin dokument ai po ashtu na ka paraqitur pa asnje koment, nje pjesez te cmuar informacioni i cili e ka origjinen tek prifterinjte e Heliopolisit:

    Gjate kesaj kohe, thane ata, ishin kater raste kur dielli lindi pertej vendit te tij te zakonshem – dy here lindi aty ku tani perendon dhe dy here perendoi aty ku ai tani lind.

    Cfare kuptimi ka kjo?
    Sipas matematicienit Schwaller de Lubicz ajo qe Herodoti na transmeton (mbase ne menyre te pavullnetshme) eshte nje reference e mekur dhe e vaget e nje periudhe kohore – e cila eshte koha qe i duhet diellit te linde ne ekuinoksin vernal per te precesuar kundrejt hapesires qiellore nepermjet nje cikli e gjysem zodiaku. Sic kemi pare, dielli ekuinoksinal shpenzon rreth 2160 vjet ne sejcilin nga dymbedhjete konstelacionet zodiakale. Si rezultat nje cikel i plote i precesionit te ekuinokseve kerkon pothuajse 26.000 vjet qe te kompletohet (12 x 2160 vjet). Dhe nga kjo llogari del se nje cikel e gjysem kerkon perafersisht 39.000 vjet (18 x 2160 vjet).

    Ne kohen e Herodotit dielli ne ekuinoksin vernal lindte pikerisht ne lindje pra ne agim duke patur ne sfond konstelacionin e Dashit kur ne te njejtin moment konstelacioni i Peshores ishte ne ‘krahun e kundert’, pra pikerisht ne perendim ku diellit do t’i duhej te perendonte dymbedhjete ore me pas. Nese e kthejme mbrapsht me gjysem cikli oren e precesionit - pra gjashte pjese te zodiakut ose rreth 13.000 vjet – do gjejme se mbizoteron nje konfigurim i kundert: tani dielli vernal lind pikerisht ne lindje te Pesohres ndersa Dashi gjendet pikerisht ne krahun e kundert, pra ne perendim. Edhe 13.000 vjet te tjera, situata permbyset perseri me diellin vernal qe lind ne Dashin dhe me Peshoren ne krahun e kundert.

    E gjithe kjo llogari na con 26.000 vjet perpara kohes se Herodotit. Nese bejme nje hap mbrapa me 13.000 vjet te tjera, nje tjeter gjysem cikli precesional shkojme 39.000 perpara Herodotit, lindja vernale e diellit rikthehet tek Peshorja dhe Dashi perseri shkon ne krahun e kundert. E gjithe ideja eshte qe: me 39.000 vjet ne kemi nje hapesire kohore ne te cilen dielli mund te pershkruhet sikur ‘lind dy here aty ku tani perendon’, per shembull tek Peshorja ne kohen e Herodotit (dhe perseri tek 13.000 dhe tek 39.000 vjet me heret) dhe sikur ‘perendon dy here aty ku tani lind’, per shembull tek Dashi ne kohen e Herodotit (dhe perseri ne 13.000 dhe 39.000 vjet me heret). Nese interpretimi i Schwaller eshte korrekt – dhe ne fakt jane te gjitha mundesite qe te mendojme keshtu – atehere na sugjerohet se informacioni i prifterinjve i dhene historianit grek duhet te kete patur akses ne dokumenta shume te sakta mbi levizjen precesionale te diellit duke shkuar mbrapa 39.000 perpara kohes se tyre. Fotoja e meposhtme e tregon qarte







    PAPIRUSI I TORINOS DHE GURI I PALERMOS






    Numri prej 39.000 vjetesh perputhet cuditerisht shume afer me deshmine e Papirusit te Torinos (njera prej dy listave te mbijetuara te listes se mbreterve te Egjyptit te Lashte qe shkon mbrapa ne kohet prehistorike perpara Dinastise se Pare).
    Fillimisht ne koleksionin e mbretit te Sardenjes, papirusi i brishte dhe pothuajse ne gjendje te therrmuar 3000-vjecar u dergua ne nje kuti, pa u paketuar, ne shtepine e tij aktuale, Muzeu i Torinos. Sic mund te parashikohet fare lehte ai mberriti aty i therrmuar ne pjese te panumerta. Studiuesit u detyruan te punojne me vite te tera per ti bashkuar pjeset dhe te nxirrnin nje kuptim te asaj qe mbetej dhe ne fakt ata kane bere nje pune te admirueshme. Sidoqofte me shume se gjysma e permbajtjes se ketij dokumenti te cmuar ishte e pamundur qe te rindertohej.

    Cfare mund te kishim mesuar ne lidhje me Epoken e Pare nese Papirusi i Torinos do kishte mbetur i pademtuar?

    Pjeset e mbijetuara jane ne fakt te mundimshme. Per shembull ne nje rregjister lexojme shpesh emrin Neteru, ku sejcili emer eshte i gdhendur ne nje tubi (permbyllje vezake) ne te njejten menyre si ajoo e adobtuar ne periudha te mevonshme per mbreterit historik te Egjyptit. Numri i viteve qe mendohej se cdo Neteru kishte mbreteruar po ashtu ishte i shkruar por shumica e tyre tashme mungojne nga dokumenti i demtuar. Ne nje tjeter kolone duket nje list e mbreterve te vdekshem te cilet sunduan ne pjesen e siperme dhe te poshteme te Egjyptit pas zotave por me pare se i supozuari unifikim i mbreterise nen drejtimin e Menes, faraoni i pare i Dinastise se Pare ne vitin 3100 p.e.s. Nga fragmentet e mbijetuara eshte e mundur qe te arrihet te percaktohet permendja e nente ‘dinasstive’ te ketyre faraoneve para dinastike midis te cileve ishin ‘te Pernderuarit e Memphis’, ‘te Pernderuarit e Veriut’ dhe se fundi, Shemsu Hor (Shoqeruesit ose Bashkudhetaret e Horus) i cili sundoi deri ne kohen e Menes. Dy rrjeshtat e fundit te kolones te cilat duket sikur perfaqesojne ose permbledhin cdo gje, jane tejet provokuese. Ato lexojne; ‘...te Pernderuarit Shemsu Hor, 13.420 vjet; Mbreterime perpara Shemus Hor 23.200 vjet; Totali 36.620 vjet’.

    Lista tjeter e mbreterve qe trajton kohet prehistorike eshte dhe Guri i Palermos i cili nuk na con dhe aq mbrapa ne kohe si Papirusi i Torinos. Rregjistri i mbijetuar i tij me i hershem rregjistron mbreterite e 120 mbreterve te cilet sunduan Egjyptin e poshtem dhe te larte ne nje periudhe me te vonet pre-dinastike: shekujt menjehere perpara bashkimit te vendit ne vitin 3100 p.e.s. Perseri e themi qe nuk kemi asnje ide sesa informacion te metejshem, mbase qe i referohet nje periudhe edhe me te hershme, mund te jete shkruar fillimisht ne kete shtylle enigmatike prej bazalti te zi pasi edhe ky vete ne ditet tona nuk ka mberritur i pacenuar. Qe nga viti 1887 pjesa e vetme me e madhe ruhet ne Muzeumin e Palermos ne Sicili; nje pjese e dyte eshte ne Muzeumin e Kairos ne Egjypt; nje pjese e trete fare e vogel eshte Petrie Collection ne Universitetin e Londres. Keto pjese nga arkeologet pranohen se jane shkeputur nga qendra e nje monoliti i cili duhet te kete qene shtate kembe i gjate dhe dy kembe i larte (duke u lartuar ne anen e tij me te gjate). Gjithashtu, sic ka vezhguar nje autoritet:

    Ka mundesi – madje me probabilitet te madh – qe nese do dinim se ku te kerkonim mund te gjenim pjese te tjera te ketij monumenti te pacmueshem. Ne gjendjen qe eshte ne perballemi me nje njohuri te mundshme qe nje dokument me emrat e cdo mbreti te Periudhes Arkaike ka ekzistuar, sebashku me numrin e viteve te mbreterimit perkates dhe ngjarjet kryesore qe kane ndodhur gjate mbajtjes se fronit. Dhe keto ngjarje ishin te hartuara ne Dinastine e Peste, vetem 700 vjet mbas Bashkimit, pra shkalla e gabimit sipas probabilitetit duhet te kete qene shume e vogel...

    I ndjeri Profesor Walter Emery fjalet e te cilit sapo i shkruajta me siper ishte i interesuar ne lidhje me mungesen e detajeve kaq te nevojeshme qe kishin te benin me Periudhen Arkaike, 3200 p.e.s. deri ne 2900 p.e.s. pasi ishte dhe fokusi i interesit te tij te vecante. Duhet te permendim dhe faktin se cfare do te na kishte treguar Guri i Palermos mbi epoket e hershme nese do ishte i pacenuar dhe sidomos mbi Zep Tepin – epoken e arte te zotave.

    Sa me shume penetrojme ne mitet dhe kujtesen e te kaluares se larget te Egjyptit dhe sa me shume i afrohemi Epokes se Pare, aq me i cuditshem behet terreni qe na rrethon... sic do shohim.

  19. #99
    KAPITULLI I DYZET E KATER





    PERENDITE E EPOKES SE PARE




    Sipas teologjise Heliopolitane nente perendite fillestare qe u shfaqen ne Egjypt gjate Epokes se Pare ishin Ra, Shu, Tefnut, Geb, Nut, Osiris, Isis, Nepthys dhe Set. Femijet e tyre perfshijne figurat shume te njohura si Horus dhe Anubis. Per me teper, shoqerues te tjere te perendive qe njiheshin sidomos ne Memphis dhe Hermopolis ku kishte kulte te lashte dhe te rendesishem te dedikuara Ptah dhe Thoth. Keto perendi te Epokes se Pare ishin me plote gojen ne nje menyre ose tjetren zota te krijimmit te cilet i dhane forme kaosit nepermjet vullnetit te tyre hyjnor. Nga ky kaos ata formuan dhe populluan token e shenjte te Egjyptit ne te cilen per mijera vjet mbreteruan midis njerezve si faraone hyjnore. Cfare ishte ‘kaos’ ?

    Prifterinjte Heliopolitane te cilet folen me historianin grek Diodorus Siculus ne shekullin e pare p.e.s. thonin, ne nje menyre qe te provokonte mendime te thella, se ‘kaosi’ ishte nje permbytje – e identifikuar nga Diodorus me permbytjen qe shkaterroi token te Deukalionit, figura greke per Noah.

    Ne pergjithesi ata thone se nese gjate permbytjes e cila ndodhi ne kohen e Deukalionit shumica e gjallesave u shkaterrua, ka mundesi qe banoret e Egjyptit Jugor te kene mbijetuar me shume se cdo pjese tjeter... Ose nese, sic pretendojne disa, shkaterrimi i gjallesave u kompletua dhe ne toke u krijuan forma te tjera jetesore, perseri edhe ne nje rast te tille te supozuar gjenerata e pare e cdo gjeje te gjalle lidhet ngushte me kete vend...

    Pse duhet te kete qene Egjypti kaq i bekuar? Didodorus iu tha se kishte te bente me vendndodhjen gjeografike, me ekspozimin e madh te rrajoneve jugore te saj ndaj nxehtesise se diellit dhe me shtimin e madh te rreshjeve te cilat sic thone mitet kishin qene prezent ne te gjithe boten mbas permbytjes: ‘Kur lageshtira nga rreshjet e shumta te cilat rane mbi njerezit e tjere u perzje me te nxehten e madhe e cila dominon ne Egjypt... ajri u be mese i pershtatshem per gjeneraten e pare te cdo gjallese...’

    Eshte interesant fakti qe Egjypti gezon nje pozicion te vecante gjeografik: sic dihet shume mire, vijat e gjatesise dhe gjeresise gjeografike nderthuren poshte Piramides se Madhe (30° ne veri dhe 31° ne lindje) dhe pershkojne me shume toke te thate se cdo tjeter. Po ashtu eshte interesant fakti qe ne fund te Epokes se fundit te Akullnajave kur miliona milje katrore akujsh shkriheshin ne Europen Veriore, kur ngritja e nivelit te detrave permbyste zonat bregdetare ne te gjithe globin dhe kur volume gjigande lageshtie ngriheshin ne atmosfere nepermjet avullimit te fushave te akullta dhe shnderrohej ne rreshje, Egjypti per mijera vjet perfitoi nje lageshti dhe klime pjellore te jashtezakonshme. Nuk eshte aspak e veshtire te kuptohet sesi nje klime e tille duhet te jete kujtuar si ‘shume e pershtatshme per gjeneraten e pare te cdo gjallese’.

    Pra lind pyetja: ne lidhje me te kaluaren, informacionin e kujt jemi duke marre nepermjet Diodorus dhe a eshte nje koincidence pershkrimi i klimes se favorshme te Egjyptit ne fund te Epokes se Fundit te Akullnajave nje rastesi apo eshte transmetimi i nje tradite jashtezakonishte e lashte – nje kujtese mbase per Epoken e Pare?





    AFSHI I GJARPERIT HYJNOR





    Ra mendohet se ka qene mbreti i pare i Epokes se Pare dhe mitet e lashta thone se persa kohe ai ishte i ri dhe i fuqishem, mbreteroi paqesisht. Por kalimi i viteve bene punen e tyre dhe si rezultat ne fund te sundimit te tij ai pershkruhet si i moshuar, i rrudhur, me trup e goje qe i dridhej dhe jargavitej pa pushim. Ra u pasua nga Shu si mbret ne toke por mbreterimi i tij ishte i tronditur nga komplotet dhe konfliktet. Ndonese ai i eleminoi armiqte e tij, ne fund ai ishte kaq i drobitur nga semundjet sa dhe me besniket e pasuesve te tij ngriten krye: ‘I lodhur nga mbreterimi Shu braktisi fronin duke ja kaluar ate djalit te tij Geb dhe u largua per ne qiej mbas nje stuhie te temerrshme e cila zgjati nente dite...’

    Geb, faraoni i trete i shenjte ja doli mbane me sukses te mbante fronin e Shu. Po ashtu mbreterimi i tij ishte i tronditur dhe disa nga mitet duke pershkruar ate qe ndodhi reflektojne idiomen e cuditshme te Teksteve te Piramides ne te cilat duket se nje fjalor jo teknik perballet me nje shembelltyre komplekse teknologjike e shkencore. Per shembull, nje tradite vecanerisht e spikatur flet per ‘kutine e arte’ ne te cilen Ra kishte depozituar nje sere objektesh – te pershkruara respektivisht si ‘shkopi’ (ose bastuni) i tij, nje tufe nga floket e tij dhe uraeusi i tij (nje kober fishkellyese me kapucin e zgjatur, e realizuar ne ar dhe qe ishte e vendosur ne kapelen mbreterore).

    Nje talisman i fuqishem dhe i rrezikshem, kjo kuti sebashku me permbajtjen e saj te cuditshme mbeti e mbyllur ne nje fortese ne ‘kufirin lindor’ te Egjyptit deri shume vjet mbas shkuarjes se Ra-se ne qiell. Kur Geb mori fuqine ai urdheroi qe kutia t’i sillej atij dhe te hapej ne praninen e tij. Ne momentin qe kutia u hap nje shkreptime zjarri ( i pershkruar si ‘afshi i gjarperit hyjnor’ la te vdekur ne vend gjithe shoqeruesit e Geb dhe e dogji keq mbretin-zot.

    Eshte tunduese te mendosh qe ajo te cilen po hasim ketu mund te jete arkivimi i historise se keqfunksionimit te nje aparature te bere nga njeriu: nje permbledhje e konfuzuar dhe e cmeritur e nje aparature monstruoze e dizajnuar nga shkenctare te nje civilizimi te zhdukur. Ky spekulim shtohet edhe me shume nese marrim parasysh qe kjo nuk eshte e vetmja kuti e arte e botes antike e cila funksiononte si nje makine e paparashikueshme vdekjeprurese. Ka nje sere ngjashmerish me Arken e Marrveshjes (Ark of the Covenant) te cifuteve (qe po ashtu leshonte shkreptima zjarri duke lene te vdekur njerez dhe qe po ashtu ishte e veshur me ar dhe qe thuhej se nuk permbante vetem dy tabelat me Dhjete Urdheresat (Ten Commandments) por dhe ‘pocen e arte e cila kishte fuqi magjike dhe shkopin e Aaron.’)

    Nje veshtrim i kujdesshem i pasojave te ketyre kutive te cuditshme e te mrekullueshme (dhe artifakteve te tjera ‘teknologjike’ qe gjejme ne traditat e lashta) eshte pertej qellimit te ketij libri. Por ajo qe ka rendesi per materialin qe trajtojme eshte nje atmosfere e vecante rreziku dhe pothuajse magjie teknologjike e cila duket se rrethon shume nga zotat e Enneades Heliopolitane. Per shembull Isis (gruaja dhe motra e Osiris dhe nena e Horus) rrethohet nga nje atmosfere laboratori shkencor. Sipas Papirusit te Chester Beatty ne Muzeun Britanik, ajo ishte ‘nje grua e mencur... shume me inteligjente se shume perendi... ajo dinte cdo gje ne toke dhe ne qiej.’ E njohur per aftesite e saj ne perdorimin e magjise dhe te shtrigonerise Isis kujtohet ne menyre te vecante nga Egjyptianet e Lashte si ‘e forte nga gjuha’ qe do te thote se komandonte me forcen e fjaleve ‘te cilat ajo i dinte ti thoshte sakte dhe nuk ngecte asnjehere ne fjalimin e saj dhe ishte perfekte ne te dyja, te jepte komanda dhe te thoshte fjale’. Me pak fjale ajo besohet se vetem nepermjet perdorimit te zerit te saj ishte ne gjendje qe te perkulte realitetin dhe ndryshonte ligjet e fizikes.

    Te njejtat aftesi ndonese shume here me teper i atribohen dhe perendise se urtesise Thoth i cili ndonese nuk ishte nje anetar i Enneades Heliopolitane, ne Papirusin e Torinos dhe ne shkrime te tjera te lashta njihet si faraoni i gjashte (ndonjehere si i shtati) hyjnor i Egjyptit. Shpesh i perfaqesuar ne muret e tempujve dhe varreve si nje ibis ose nje njeri me koke ibisi, Thoth nderohej si nje force rregulluese pergjegjese per llogaritjet qiellore, si lordi dhe shumezuesi i kohes, shpikesi i alfabetit dhe zoteruesi i magjise. Ai ne vecanti ishte personifikimi i astronomise, matematikes, vezhgimin e yjeve dhe matesin e tokes’. Ai po ashtu konsiderohej si nje perendi e cila kishte kuptuar misteret e ‘cdo gjeje qe eshte fshehur nen kupolen qiellore’ dhe qe kishte aftesine te pasonte urtesine dhe dijen e tij ne individe te caktuar. Thuhej se ai i kishte shkruar dijet e tij ne libra sekrete dhe fshehur ne toke ne menyre qe te perdoren nga gjeneratat e ardhshme por qe te gjehen ‘vetem nga ata qe ja vlejne’ – te cilet do i perdornin zbulimet e tij per te miren e njerezimit.

    Pra ajo qe del me qarte per Thoth, pertej kredencialeve te tij si nje shkenctar antik eshte rroli i tij si nje bamires dhe civilizues. Ne kete pikepamje ai ngjan shume me paraardhesin e tij Osiris, perendia e larte e Teksteve te Piramides dhe faraoni i katert hyjnor i Egjyptit ‘emri i te cilit u be Sah [Orion] kemba e te cilit ishte e gjate dhe hapi i madh, Presidenti i Tokes se Jugut...’

  20. #100
    OSIRIS DHE LORDET E PERJETESISE





    Zakonisht i quajtur neper tekste si neb tem ose ‘mjeshtri universal’ Osiris pershkruhet si nje human por edhe si superhuman qe vuan por qe ne te njejten kohe komandon. Gjithashtu ai shpreh dualizmin e tij thelbesor duke sunduar ne qiell (si konstelacioni i Orionit) dhe ne toke si nje mbret ne rradhet e njerezve. Ashtu si Viracocha ne Andet dhe Quetzalcoatli ne Ameriken Qendrore rruget e tij jane delikate dhe misterioze. Ashtu si dhe ata, ai eshte jashtezakonisht i gjate dhe pershkruhet gjithmone me nje mjeker rrethore hyjnie. Dhe po ashtu si ata, ndonese ka ne dispozicion fuqi te mbinatyrshme, ai eviton perdorimin e forces kudo ku eshte e mundur.

    Ne Kapitullin e Gjashte pame se Quetzalcoatl, perendia-mbret i meksikaneve besohej se u largua nga Amerika Qendrore nepermjet detit duke lunduar mbi nje lunder gjarperinjsh. Pra eshte e veshtire qe te menjanosh nje ndjesi deja vu kur lexojme ne Librin Egjyptian te te Vdekurve qe banesa e Osiris qendronte po ashtu ‘mbi uje’ dhe qe kishte mure te bere nga ‘gjarperinj te gjalle’. Me e pakta, konvergjenca e simbolikes qe lidh keto dy perendi dhe dy rrajone shume larg njeri tjetrit eshte e habitshme. Por ka dhe paralele te tjera te qarta.

    Detajet qendrore te historise se Osiris jane permendur ne kapitujt e me parshem dhe ska nevoje qe ti permendim ato perseri. Lexuesi nuk mund te kete harruar qe kjo perendi – perseri si Quetzalcoatl dhe Viracocha – kujtohej ne rradhe te pare si nje bamires i njerezimit, si prures i ndricimit dhe si nje lider i madh civilizues. Per shembull ai kreditohej sikur kishte ndaluar kanibalizmin dhe thuhej se kishte paraqitur agrikulturen tek Egjyptianet – ne vecanti kultivimin e grurit dhe te elbit – dhe qe i kishte mesuar ata artin e perpunimit te produkteve bujqesore. Duke qene se ai kishte nje preference per vererat e mira (mitet nuk thone se ku e mori ai kete preference) ai vendosi ‘t’i mesonte njerezimit kulturen e veres si dhe menyren sesi te mbillnin rrushin dhe te ruanin veren...’ Plus dhurates se jeteses se mire qe ai i solli subjekteve te tij, Osiris i ndihmoi ata qe te largoheshin nga ‘zakonet e tyre barbare dhe te mjera’ duke i pajisur me kode ligjesh dhe peruruar kultin e perendive ne Egjypt.

    Kur kishte vendosur cdo gje ne rregull ai i dorezoi kontrollin e mbreterise Isis, u largua ne Egjypti per shume vjet dhe shetiti neper bote me qellimin e vetem, sic ju tha Diodorus Siculus,

    Qe te vizitonte te gjithe token e banuar dhe te mesonte rracen e njeriut sesi te kultivonin veren dhe shinin grurin e elbin; pasi sic supozonte ai qe nese e bente njeriun qe te hiqte dore nga egersia e tyre dhe te adoptonin nje menyre me te hijshme jetese atehere ai do merrte nderimin e pavdeksise per shkak te diapazonit te bamiresive te tij...

    Fillimisht Osiris udhetoi ne Etiopi ku i mesoi si te levronin token dhe te administronin prodhimet gjuetareve primitive qe takonte. Ai po ashtu nderrmori nje sere punimesh ne shkalle te gjere inxhinjerike dhe hiddraulike: ‘Ai ndertoi kanale, me porta mbyllese dhe rregullatore... ai ngriti brigjet e lumenjve dhe mori masa qe te ndalonte Nilin te permbyste...’ Me pas ai u drejtua per ne Arabi dhe qe aty ne Indi ku themeloi shume qytete. Kur shkoi ne Thrake ai aty vrau nje mbret barbar i cili refuzoi qe te adoptonte sistemin e tij te qeverisjes. Kjo ishte jashte karakterit te tij; ne pergjithesi Osiris kujtohet nga egjyptianet si person qe:

    nuk kishte detyruar kurre njeri qe te pranonte mesimet e tij por nepermjet bindjes dhe miresjelljes dhe thirrje te perdorimit te arsyes ai ja doli mbane qe ti bente ata qe te vinin ne jete ate qe ai predikonte. Shume nga keshillat e tij te urta i transmetoheshin degjuesve te tij ne forme himnesh dhe kengesh te cilat kendoheshin nen shoqerimin e instrumentave muzikore.’

    Perseri ngjashmerite me Quetzalcoatl dhe Viracocha jane te veshtira per tu menjanuar. Gjate nje kohe erresire dhe kaosi – ka shume mundesi qe te jete per shkak te nje permbytje – nje perendi mjekroshe ose njeri materializohet ne Egjypt (ose Bolivi, ose Meksike). Ai eshte i pajisur me nje pasuri te tere njohurishe praktike dhe aftesi shkencore, ato te nje lloji qe mundesohen vetem nga nje civilizim shume i avancuar, te cilat ai i perdor ne dobi te njerezimit. Ai, instiktivisht eshte i sjellshem por edhe i afte per ashpersi kur lind nevoja. Ai eshte i motivuar nga nje ndjenje e forte dhe mbasi ngriti shtabin e tij te pregjithshem ne Heliopolis (ose Tiahuacano, ose Teotihuacan) ai largohet me nje grup te zgjedhur shoqeruesish per te vendosur rendin dhe rivendosur balancen e humbur neper bote.

    Duke e lene menjeane per momentin ceshtjen nese ne kete rast jemi duke trajtuar figurat e perendive apo njerezve, me nje pjelle imagjinate primitive apo me qenie te verteta prej mishi e kockash, mbetet fakt qe mitet flasin po ashtu per nje grup civilizuesish: Viracocha kishte ‘shoqeruesit’ e tij, sic i kishin dhe Quetzalcoatl dhe Osiris. Ndonjehere ka konflikte te egra te brendeshme midis ketyre grupeve dhe mbase dhe nje lufte per pushtet: betejat midis Seth dhe Horus dhe ato midis Tezcatlipoca dhe Quetzalcoatl jane shembuj te qarte. Gjithashtu pavaresisht se ku zhvillohen ngjaret mitologjike, ne Ameriken Qendrore, ne Ande apo ne Egjypt, rezultati eshte gjithnje i njejte; civilizuesi behet pre e nje komploti dhe ose perzihet ose vritet.

    Mitet thone se Quetzalcoatl dhe Viracocha nuk u kthyen me asnjehere (ndonese, sic e kemi pare, kthimi i tyre ne Amerike pritej ne kohen e pushtimit spanjoll). Nga ana tjeter Osiris u kthye. Ndonese ai u vra nga Set menjehere mbas perfundimit te misionit te tij ne mbare boten qe ta bente njeriun qe ‘te hiqte dore nga egersia e tij’, ai fitoi perjetesi nepermjet ringjalljes ne konstelacionin e Orionit si zoti i plotfuqishem i te vdekurve. Qe nga ky moment duke gjykuar shpirterat dhe dhene nje shembull te pavdekshem te nje pergjegjesie dhe mbreterimi dashamires, ai dominoi fene (dhe kulturen) e Egjyptit te Lashte per te gjithe periudhen e historise se njohur te tij.






    STABILITET I QARTE






    Kush mund te imagjinoje se mund te kene arritur civilizimet e Andeve dhe te Meksikes nese dhe ato do perfitonin nga nje vazhdimesi kaq e fuqishme simbolike. Por sidoqofte nen kete kendveshtrim Egjypti mbetet i vecante. Ndonese Tekstet e Piramides dhe dokumenta te tjera deshmojne per nje periudhe percarje dhe tentativa uzurpimi nga Set (dhe shtatedhjet e dy konspiratoret e tij ‘precesionale’ ) ato po ashtu pershkruajne tranzicionin e mbreterimeve te Horus, Thoth dhe te faraoneve hyjnore me te vonet si relativisht te bute dhe te paevitueshem. Ky tranzicion u imitua gjate mijera vjeteve nga mbreterit e vdekshem te Egjyptit. Qe nga fillimi deri ne fund ata e pane veten si pasardhes te vijueshem dhe perfaqesues te gjalle te Horus, djali i Osiris. Ndersa gjeneratat zevendesonin njera tjetren supozohet se cdo faraon i vdekur ringjallej ne qiell si ‘nje Osiris’ dhe se cdo pasues ne fron behej nje ‘Horus’.

    Skema e thjeshte, e sterholluar dhe stabel ishte tashme e evoluar plotesisht dhe me baza te forta ne fillim te Dinastise se Pare – rreth 3100 p.e.s. Studiuesit pranojne kete; pjesa me e madhe po ashtu pranojne se ajo qe kemi perpara eshte nje fe e sofistikuar dhe shume e zhvilluar. Por cuditerisht vetem fare pak egjyptologe ose arkeologe kane drejtuar pyetjen se nga dhe kur mori forme kjo fe. A nuk eshte mohim llogjik te supozosh se idete e mireformuara sociale dhe metafizike si ajo e kultit te Osiris ishin te formuara teresisht ne vitin 3100 p.e.s. kundrejt pretendimit te egjyptologeve qe thone se kjo mori forme gjate 300 vjeteve? Duhet te kete qene nje periudhe shume here me e madhe qe te mundesonte kete zhvillim, e perhapur ne mijera vjet dhe jo vetem disa qindra vjet. Gjithashtu sic kemi pare, cdo dokument i mbijetuar ne te cilin Egjyptianet e Lashte flasin direkt rreth te kaluares se tyre, specifikon qe civilizimi i tyre ishte nje trashegimi i ‘zotave’ te cilet ishin ‘te paret qe u vendosen ne Egjypt’.

    Dokument ne brendesi nuk jane konsistente: disa i atribojne civilizimit egjyptian nje vjetersi me te madhe se te tjerat. Po sidoqofte te gjitha ne menyre te qarte dhe bindshem e drejtojne vemendjen tone ne nje epoke te larget, larg ne te kaluaren – nga 8000 deri pothuajse ne 40.000 vjet perpara themelimit te Dinastise se Pare. Arkeologet ngulin kembe se ne Egjypt nuk eshte gjetur asnjehere artifakt material qe te sugjeroje ekzistencen e nje civilizimi te zhvilluar ne nje kohe kaq te hershme por kjo ne fakt nuk eshte teresisht e vertete. Sic pame ne Pjesen VI nje grush objektesh dhe strukturash ekzistojne dhe qe nuk jane datuar ne menyre konkluzive nga asnje menyre shkencore. Qyteti i lashte i Abydos mban te fshehur nje nga me te jashtezakonshmet e ketyre enigmave te padatuara...

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjurmët - Legjend e Rock-ut shqiptar
    Nga ILovePejaa në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 12-06-2019, 11:32
  2. Pyetje mbi librin Gjurmët e Civilizimeve të Zhdukura
    Nga Darius në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 24-10-2009, 09:25
  3. Plan per te humbur gjurmet e kufirit Shqiperi - Kosove
    Nga brooklyn në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 02-02-2007, 22:51
  4. Në gjurmët e arkeologjisë otomane
    Nga Davius në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-02-2007, 10:52
  5. Hapet dosja e rrugëve të zhdukura.
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-09-2005, 13:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •