Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 130
  1. #21
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Antarsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime n 479 postime
    BIJTE E DIELLIT TE PESTE



    Si shume njerez dhe kultura te ndryshme para tyre ne Meksike dhe Azteket besonin qe universi operon ne cikle te medhenj. Prifterinjte deklaronin si fare te thjeshte faktin qe kane ekzistuar kater cikle te tille ose ‘Diej’ qe nga krijimi i rraces njerezore. Ne kohen e pushtimit spanjoll ishte Dielli i Peste. Dhe eshte i njejti Diell i Peste ose epoke ne te cilen jeton sot njerezimi. Citimi i meposhtem eshte marre nga nje koleksion i rralle i dokumentave azteke te njohura si Vaticano-Latin Codex:

    Dielli i Pare, Matlactli Atl: kohezgjatja 4008 vjet. Ata qe jetuan ne kete periudhe u ushqyen me miser uji te quajtur atzitzintli. Ne kete epoke jetuan gjigandet... Dielli i Pare u shkaterrua nga uji ne shenjen e Matlactli Atl (10 Ujrat). U quajt Apachiohualiztli (permbytje, vershim), arti i magjise i shiut te perhershem. Njerezit u kthyen ne peshq. Disa thone se vetem nje cift shpetoi, te ndihmuar nga nje peme e vjeter ne afersi te ujit. Te tjere thone se ishin shtate cifte te cilet u fshehen ne nje shpelle deri sa permbytja mbaroi dhe u ul niveli i ujrave. Ata me pas ripopulluan token dhe u adhuruan si perendi ne vendet e tyre...

    Dielli i Dyte, Ehecoatl: kohezgjatja 4010 vjet. Ata qe jetuan ne kete periudhe u ushqyen me frutin e eger te njohur si acotzintli. Ky Diell u shkaterrua nga Ehecoatl (Gjarperi i Eres) dhe njeriu u kthye ne nje majmun... Nje burre dhe nje grua, duke qendruar mbi nje shkemb, arriten te shpetonin nga shkaterrimi...

    Dielli i Trete, Tleyquiyahuillo: kohezgjatja 4081 vjet. Njeriu, pasardhesi i ciftit qe shpetoi ne Diellin e Dyte ushqehej me nje frut te quajtur tzincoacoc. Ky Diell i Trete u shkaterrua nga zjarri...

    Dielli i Katert, Tzontlilic: kohezgjatja 5026 vjet... njeriu vdiq nga uria mbas nje permbytje gjaku dhe zjarri...


    Nje tjeter ‘dokument kulturor’ i aztekve qe i mbijetoi mizorise se pushtuesve eshte ‘Guri i Diellit’ i Axayacatl, perandori i gjashte i dinastise mbreterore. Ky monolit gjigand ishte prere nga nje bazalt solid ne vitin 1479 e.s. Peshon 24.5 ton dhe perbehet nga nje sere rrathesh te koncentruar te gdhendur dhe sejcili prej tyre permban formulime simbolike te nderlikuara. Ashtu si dhe ne codex, keto formulime e fokusojne vemendjen ne besimin qe bota ka kaluar tashme nepermjet kater epokave ose Diejve. I pari dhe me i largeti perfaqesohej nga Ocelotonatiuh, perendia jaguar: ‘Gjate ketij Dielli kane jetuar Gjigandet te cilit ishin krijuar nga perendite por qe me pas u sulmuan dhe gllaberuan nga jaguaret.’ Dielli i Dyte perfaqesohet nga koka prej gjarperi e Ehecoatl, perendia e ajrit: ‘Gjate kesaj periudhe rraca njerezore u shkaterrua nga erera te forta dhe hurrikane dhe njerezit u shnderruan ne majmune.’ Simboli i Diellit te Trete eshte nje koke e perbere nga shiu dhe zjarri qiellor: ‘Ne kete epoke cdo gje u shkaterrua nga shiu dhe zjarri qe ra prej qiellit si dhe formimi i llaves. Te gjitha shtepite u dogjen. Njerezit u shnderruan ne zogj per ti shpetuar katastrofes.’ Dielli i Katert perfaqesohet nga koka e perendeshes se ujit Chalchiuhtlicue: ‘Shkaterrimi erdhi ne formen e shiut me rrebesh dhe permbytjeve. Malet u zhduken dhe njeriu u transformua ne peshk.’

    Simboli i Diellit te Peste, epoka jone aktuale, eshte fytyra e Tonatiuh, vete perendia Diell. Gjuha e tij, e pershkruar me saktesi si nje thike obsidiane, varet jashte e uritur duke sinjalizuar nevojen e tij per tu ushqyer me gjak dhe zemra njerezore. Tiparet e tij jane te rrudhura per te treguar moshen e tij te thyer dhe ai po ashtu shoqerohet nga simboli i Ollin qe perfaqeson Levizjen. Pse Dielli i Peste percaktohet si ‘Dielli i Levizjes’ ? Sepse, ‘te mocmit thone: gjate ketij dielli do kryet nje levizje e tokes dhe nga kjo levizje te gjithe ne do shfarosemi.’

    Po kur do ndodhi kjo katastrofe? Sipas prifterinjve azteke, SHPEJT. Ata besojne se Dielli i Peste ka qene i vjeter dhe duke ju afruar fundit te ciklit te tij (kjo eshte arsyeja e rrudhave ne fytyren e Tonatiuh). Traditat e lashta meso-Amerikane e datojne lindjen e epokes sone ne nje periudhe te larget qe korrespondon me mijevjecarin e katert p.e.s. te Kalendarit Kristian. Metoda e llogaritjes se fundit te tij prej aztekeve tashme ishte harruar. Ne mungese te ketij informacioni kaq thelbesor u kryen sakrificat njerezore me shpresen se do ndalonin apo shtynin ne kohe katastrofat. Ne fakt azteket e konsideronin veten e tyre si njerez te zgjedhur; ata ishin te bindur se ishin caktuar me nje mision te shenjte per te zhvilluar lufra dhe ofruar gjakun e roberve per te ushqyer Tonatiuh duke ruajtur keshtu jeten e Diellit te Peste.

    Stuart Fiedel, nje autoritet ne prehistorine e Amerikes, e permblodhi te gjithe kete dokumentin ne keto fjale: ‘Azteket besonin se per te ndaluar shkaterrimin e universit, i cili kishte ndodhur kater here te tjera ne te kaluaren, perendite duhen furnizuar me nje diet te perhershme prej zemrave dhe gjakut njerezor.’ I njejti besim me disa ndryshime spikatese gjehet ne te gjitha civilizimet e Amerikes Qendrore. Ashtu si dhe Azteket, disa nga njerezit e hershem kishin llogaritur me saktesi se kur do ndodhi levizja e madhe e tokes dhe qe shkaktoje fundin e Diellit te Peste.



    PRURESIT E DRITES


    Nga epoka e Olmeceve skemi asnje dokument pervec skulpturave te erreta dhe kercenuese. Por Majat, ne menyre te justifikueshme te konsideruar si civilizimi me madheshtor qe ka ekzituar ndonjehere ne Boten e Re, kane lene nje numer te madh e me vlere dokumentash kalendarike. I shprehur ne terma te nje sistemi datimi modern, keto simbole enigmatike mbartin nje mesazh kurioz: Dielli i Peste duket se do perfundoje ne 23 Dhjetor, 2012.
    Ne klimen intelektuale rracionale te fundit te shekullit 20-te eshte aspak e modes te marresh seriozisht profeci per fundin e botes. Konsensusi i pergjithshem eshte qe ato jane produkte te mendjeve supersticioze dhe qe mund te injorohen me lehtesi. Sidoqofte ndersa udhetoja perreth Meksikes, here pas here bezdisesha nga nje ngacmim intuitiv qe zerat e urtesise se lashte ne fund te fundit meritojne te pakten te degjohen. Dua te them qe le te mendojme per nje moment qe keto nuk jane zerat e cmendur te disa supersticiozeve te eger sic mendojme ne se ishin. Le te supozojme se ata dinin dicka qe ne se dime? Dhe ne vecanti, le te supozojme data e projektuar e tyre per fundin e Diellit te Peste del te jete e sakte? Me pak fjale le te supozojme se disa katastrofa gjeologjike jane duke u shfaqur ne thellesi te tokes sic parashikuan njerezit e urte te Majave?

    Ne Peru dhe Bolivi me rane ne sy dhe terhoqen vemendjen llogaritjet obsesive te kohes te kryera nga Inkasit dhe paraardhesit e tyre. Tani, ne Meksike zbulova qe Majat, te cilet besonin se kishin arritur te gjenin daten e fundit te botes, kane qene te poseduar nga i njejti impuls. Ne te vertete per keta njerez cdo gje ishte e permbledhur tek numrat, kalimi i viteve dhe manifestimi i ngjarjeve. Besimi ka qene qe nese numrat te cilet ndodhen midis manifestimeve mund te kuptohen drejte atehere eshte e mundur qe te parashikohen me sukses momentet e vete ngjarjeve. U ndjeva aspak i gatshem qe te injoroja implikimin e dukshem te shkaterrimeve te meparshme te njerezimit, te pershkruara me kaq gjalleri ne traditat e Amerikes Qendrore. Se bashku me gjigandet dhe permbytjet, keto tradita ishin cuditerisht shume te ngjashme me te tjerat, shume larg zones se Andeve.

    Nderkohe isha mese i vendosur qe te ndiqja nje tjeter linje hetimi, te lidhur ngushte me kontekstin e materialit te mesiperm. Interesimi per perendine lekurbardhe dhe me mjeker te quajtur Kecalkoatli (Per efekt te origjinalit do ja le emrin Quetzalcoatl –Darius) i cili besohej se ka lundruar per ne Meksike nga pertej detrave ne nje kohe shume te larget. Quetzalcoatl i eshte dhene merita e shpikjes se matematikes se avancuar dhe formulave kalendarike te cilat u perdoren me pas nga Majat per te llogaritur diten e fundit te botes. Ai po ashtu kishte nje ngjashmeri te madhe me Viracochan, perendine fytyrzbehte te Andeve i cili erdhi ne Tiahuanaco ‘ne kohen e erresires’ duke sjelle dhuraten e drites dhe civilizimit.

  2. #22
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Antarsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime n 479 postime
    KAPITULLI I KATERMBEDHJETE



    POPULLI I GJARPERIT



    Mbasi shpenzova kaq kohe i zhytur ne traditat e Viracochas, perendia mjekroshe e Andeve te largeta, u ndjeva i intriguar qe te zbuloja qe Quetzalcoatl, perendia kryesore e panteonit te lashte Meksikan, ishte i pershkruar ne terma te cilat dukeshin shume familjare.
    Per shembull, nje mit pre-Kolumbian i gjetur ne Meksike nga nje kronikan spanjoll i shekullit te gjashtembedhjete, Juan de Torquemada, thote se Quetzalcoatl ishte nje njeri me paraqitje kuqalashe te celet dhe me mjeker te gjate. Nje tjeter e pershkruan ate si era Hombre blanco; nje njeri trupmadh, muskuloz, i nxire nga dielli, me sy te medhenj, floke te gjate dhe mjeker te madhe te rrumbullaket la barba grande y redonda. Ndersa nje tjeter e pershkruan si:

    nje person misterioz... nje njeri i bardhe me nje trup te fuqishem, ball te gjere, sy te medhenj dhe mjeker qe i valevitej. Ai ishte i veshur me nje mantel te gjate qe i arrinte deri tek kembet. Ai denoi sakrificen njerezore, pervec ate te frutave dhe luleve dhe ishte i njohur si perendia e paqes... Kur i drejtoheshin per subjektin e luftes, ai pershkruhet sikur ka mbuluar veshet me duart e tij.

    Sipas nje tradite te vecante te Amerikes Qendrore, ky mesues i urte...

    erdhi nga pertej detit ne nje lunder qe levizte vete, pa rrema. Ai ishte i gjate, me mjeker dhe i bardhe dhe ju mesoi njerezve sesi te perdornin zjarrin per gatim. Po ashtu ai ndertoi shtepi dhe ju tregoi cifteve sesi mund te jetonin bashke si burre e grua; dhe duke qene qe ne ato kohe njerezia shpesh bente luftra midis njeri tjetrit, ai ju mesoi atyre sesi te jetonin ne paqe.



    BINJAKU MEKSIKAN I VIRACOCHAS



    Lexuesit duhet ti kujtohet qe Viracocha gjate kalvarit te tij neper Ande, eshte quajtur me disa emra. Po ashtu dhe Quetzalcoatl. Ne disa pjese te Amerikes Qendrore (sidomos midis Quiche Maya) ai eshte quajtur Gucumatz. Ne vende te tjera, ne Chichen Itza per shembull ai njihej si Kukulkan. Kur te dyja keto fjale u perkthyen ne anglisht kuptimi i tyre doli te ishte i njejte: Gjarper me Pupla ose me Pende. Ky ishte po ashtu dhe kuptimi i Quetzalcoatl.
    Sidomos midis Majave ka patur dhe perendi te tjera identiteti i te cilave duket se i afrohet shume atij te Quetzalcoatl. Njeri ishte Votan, nje civilizues i famshem i cili pershkruhej me lekure te bardhe, me mjeker dhe i veshur me nje mantel te gjate. Studiuesit nuk jane ne gjendje te japin nje perkthim per emrin e tij por simboli i tij kryesor, ashtu si dhe ne rastin e Quetzalcoatl, ishte gjarpri. Nje tjeter figure e perafert ishte Itzamana, perendia e sherimit tek Majat i cili paraqitet si nje individ me mjeker dhe pelerine te gjate dhe simboli i te cilit ishte po ashtu gjarperi (me zile).

    Ajo qe doli nga e gjitha kjo sic bien dakort dhe autoritetet studiuese ishte qe legjendat meksikane te mbledhura dhe pasuara nga kronikanet spanjolle gjate kohes se pushtimit, shpesh jane ngaterruar dhe kane perzjere tradita te ndryshme si rezultat i kalimit te tyre goje me goje gjate brezave. Por pertej ketij fakti duket qe duhet te kete nje realitet historik solid. Sipas gjykimit te Sylvanus Griswold Morley, eksperti i studimeve te Majave:

    Perendia madheshtore Kukulkan, ose Gjarpri me Pende ishte homologu i Quetzalcoatl tek Aztecet, perendia meksikane e drites, dijes dhe kultures. Ne panteonin Maja ai konsiderohej te kete qene nje drejtues i madh, themeluesi i qyteteve, hartuesi i ligjeve dhe mesues i kalendarit. Ne te vertete atributet e tij dhe historia e jetes jane kaq njerezore sa nuk eshte aspak e pamundur qe ai te kete qene nje karakter historik, nje ligjvenes dhe organizues i madh, memoria per bamiresite e te cilit vazhduan te jetonin per nje kohe te gjate mbas vdekjes se tij dhe qe coi ne transformimin e personit te tij ne nje perendi te vertete.

    Te gjitha legjendat ne menyre te padiskutueshme thone se Quetzalcoatl/Kukulkan/Gucumatz/Votan/Itzamana kane ardhur ne Ameriken Qendrore nga nje vend i larget (pertej Detit Lindor) dhe per trishtimin e madh te te gjitheve u largua perseri duke lundruar per ne drejtimin nga kishte ardhur. Legjendat shtojne qe ai kishte premtuar me solemnitet qe nje dite do kthehej nje eko e qarte e Viracochas dhe do ishte nje perversitet i vertete ta konsideroje kete deklarate dhe ngjashmerine e saj me ate te Viracochas si nje koincidence. Per me shume duhet te kujtojme qe largimi i Viracochas nepermjet ujrave te Oqeanit Paqesor eshte portretizuar ne traditat e Andeve si nje ngjarje e mrekullueshme. Largimi i Quetzalcoatl nga Meksika ka nje ngjashmeri te madhe: per te thuhet se ai lundroi mbi nje grumbull gjarperinjsh.

    Ne teresi ndjeva qe Morley ka patur te drejte ne kendveshtrimin e tij si nje fakt historik ne sfondin e miteve meksikane dhe atyre maja. Ajo qe traditat duket se indikojne eshte qe i huaji me mjeker dhe fytyrzbehte i quajtur Quetzalcoatl (ose Kukulkan apo ndryshe) nuk ka qene vetem nje person por ka mundesi qe te kene qene nje grup njerezish te cilet erdhen nga i njejti vend dhe qe i perkisnin te njejtit tip etnik jo indian (me mjeker, lekure bardhe etj). Kjo nuk sugjerohet vetem nga ekzistenca e familje me lidhje te qarta por edhe nga zota paksa te ndryshem te cilet ndanin te njejtin simbol, ate te gjarprit. Quezalcoatl/Kukulkan/Itzamana eshte portretizuar ne shume doreshkrime maja dhe meksikane si person qe ka qene i shoqeruar nga ndihmes apo asistente.

    Disa mite qe gjehen ne tekstet fetare te Majave te Lashte te njohur ndryshe si Libri i Chilam Balam thone se banoret e pare te Jukatanit ishin Populli i Gjarprit. Ata erdhen nga lindja me lundra me te cilat pershkuan ujrat e largeta sebashku me liderin e tyre Itzamana, Gjarprin e Lindjes, nje sherues i cili mund te kuronte vetem duke mbeshtetur duart e tij dhe qe mund te ngjallte te vdekurit.
    Nje tjeter tradite thote se Kukulkan erdhi me nentembedhjete shoke, dy prej te cileve ishin perendi te peshqeve, dy te tjere perendi te agrikultures dhe nje tjeter perendi e bubullimes... Ata qendruan 10 vjet ne Jukatan. Kukulkani krijoi ligje te urta dhe me pas ai lundroi duke u zhdukur ne drejtimin qe lind djelli...

    Sipas kronikanit spanjoll Las Casas: Vendasit tregonin se ne kohet e lashta ne Meksike erdhen 20 njerez, kryetari i te cileve quhej Kukulkan... Ata mbanin te veshura rroba te lirshme dhe ne kembet e tyre sandale, kishin mjekra te gjata dhe kokezbuluar... Kukulkani i mesoi njerezve artin e paqes dhe ndihmoi ne ndertimin e shume godinave...
    Nderkohe Juan de Torquemada rregjistroi kete tradite specifike qe i perkiste kohes perpara pushtimit dhe qe fliste per nje te huaj i cili kishte ardhur ne Meksike sebashku me Quetzalcoatl:

    Ata ishin njerez me paraqitje te mire, te veshur mire me rroba te gjata prej liri te zi, te hapura perpara dhe pa kapele, te prera shkurt tek qafa, me menge te shkurtra qe nuk arrinin as tek berrylat... Keta ndjekes te Quetzalcoatl ishin njerez me nje dituri te madhe dhe artist e mjeshtra ne cdo lloj zanati.

    Te njejte si me disa binjake te Viracochas, perendia lekurebardhe dhe mjekroshe e Andeve, Quetzalcoatl pershkruhej sikur kishte sjelle ne Meksike te gjitha artet dhe shkencat e nevojshme per te krijuar nje jete te qyteteruar duke sjelle ne te njejten kohe nje epoke te arte. Ai besohej se kishte sjelle shkrimin ne Ameriken Qendrore, qe kishte shpikur kalendarin dhe mjeshtrine e ndertimit duke i mesuar njerezit sekretet e muratorit dhe te arkitektures. Ai ishte babai i matematikes, metalurgjise dhe astronomise dhe thuhej se kishte matur dhe token. Ai po ashtu themeloi agrikulturen produktive dhe raportohet se kishte zbuluar dhe treguar njerezve misrin i cili ka qene nje nga dritherat kryesore per keto toka te lashta. Ai po ashtu ishte nje doktor i persosur dhe mjeshter i medikamenteve, zot i sheruesve dhe zbuloi para njerezve misteret e aftesive sheruese te bimeve. Me tej atij i atribuohen aftesite e hartuesit te ligjeve, mbrojtesit te zejtareve dhe i te gjitha arteve.

    Sic mund te pritet nga nje individ i tille kaq i kulturuar dhe i fisem, ai ndaloi praktiken mizore te sakrifikimit te qenieve njerezore gjate periudhes se qendrimit te tij ne Meksike. Mbas largimit te tij ritualet gjakatare rifilluan me me egersi. Sidoqofte edhe vete azteket qe mbahen si nga praktikuesit me fanatike te sakrifikimit njerezor, e kujtojne kohen e Quetzalcoatl me nostalgji. Ai ishte nje mesues, thuhet ne nje legjende, i cili ju mesoi njerezve qe asnje gje e gjalle nuk duhej demtuar dhe se sakrifikimet nuk duhet te beheshin me qenie njerezore por me zogj dhe flutura.


    Ky shenim eshte jashte teme dhe nuk ben pjese ne liber por duke qene se flet per Quetzalcoatl kam nje foto artistike qe tregon sesi pershkruhet Quetzalcoatl nga azteket. Fotoja eshte thjesht artistike.
    Fotografit e Bashkngjitura Fotografit e Bashkngjitura  

  3. #23
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Antarsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime n 479 postime
    BETEJE KOZMIKE



    Pse u largua Quetzalcoatli? Cfare ndodhi?
    Legjendat Meksikane na japin pergjigjet per keto pyetje. Ato thone se mbreterimit paqesor dhe te ndritshem te Gjarperit me Pende i erdhi fundi nga Tezkatilpoca, nje perendi e lige emri i te cilit do te thote “Pasqyra Tymosese” dhe kulti i te cilit kerkonte sakrifikime njerezore. Duket sikur midis forcave te drites dhe atyre te erresires ka ndodhur nje beteje pothuajse kozmike ne Meksiken e Lashte dhe ku forcat e erresires triumfuan...
    Koha kur kane ndodhur keto ngjarje, tanime e njohur si Tula, ka qene sic besohet jo shume e vjeter, rreth 1 mije vjet me pare pro sidoqofte legjendat qe jane te lidhura me te padyshim vijne nga nje epoke shume me e larget. Ne ato kohera, pertej historise se rregjistruar, kjo njihej me emrin Tollan. Te gjitha traditat bien dakort qe ne kohen e Tollan Tezkatilpoka mposhtuar Quetzalcoatl dhe e ka detyruar ate te largohet nga Meksika.





    GJAPERINJTE E ZJARRIT



    Tula, Provinca Hidalgo

    Isha ulur ne nje majen e sheshte te nje piramide qe eshte quajtur thjesht Piramida B. Dielli i vonet i pasdites rrezellente ne qiellin e kalter ndersa une i ulur me fytyre nga jugu veshtroja pejsazhin perreth.
    Ne bazen e piramides, drejt verilindjes, ndodheshin murale qe pershkruanin jaguare dhe shqiponja te cilet gllaberonin zemra njerezish. Ndersa mbrapa meje ndodheshin kater shtylla dhe kater idhuj te frikshem prej graniti, sejcili 9 kembe i larte. Ne te majten time, perpara, shtriheshe nje tjeter piramide ende e pa germuar e quajtur Piramida C, nje koder e mbuluar nga kaktuset dhe e larte 40 kembe ndersa mbrapa saj kishte pirgje te tjera dheu te pa hetuara ende nga arkeologet. Ne te djathten time ndodhej nje shesh ne forme rrethore. Dhe aty, ne aren e tij te stergjatur dikur, ne kohet e lashta jane zhvilluar lojrat e tmerrshme te gladiatoreve. Grupe ose nganjehere dy individe viheshin perballe njeri tjetrit dhe ndesheshin per te kontrolluar nje top prej kaucuku; humbesit i pritej koka.

    Idhujt ne platformen mbrapa meje kishin nje pamje solemne dhe frikesuese. Skulptori i kishte pajisur me fytyra te ashpra, me shprehi te paharrueshme, hunde me kurriz dhe sy te zbrazet dhe ato dukeshin si qenie pa shprehje dhe emocione. Ajo qe me interesonte me shume nuk ishte pamja e tyre mizore por objektet qe shtrengonin ne duar. Arkeologet bien dakort ne faktin qe nuk jane ne gjendje te thone se cfare perfaqesojne keto objekte por megjithate jane bere perpjekje per ti identifikuar. Ky identifikim rezultoi me konkluzionin qe objekti ishte nje hark qe mbahej ne doren e djathte te idhujve ndersa ne doren e majte ishin shigjetat me kukuren. Ne kete pike mesa duket per ta spara kishte rendesi fakti qe objekti nuk dukej fare as si atl-atls dhe as si shigjeta apo kukuren ku ato futen.

    Fotot e Santha Faiias do ndihmojne lexuesin qe te krijoje pershtypjen e tij personale mbi keto objekte kaq te vecanta. Ndersa studioja vete objektet pata nje ndjesi te vecante qe ato sihin krijuar per te paraqitur mekanizma prej metali. Mekanizmi i dores se djathte i cili dukej sikur dilte nga milli ose dora e mbledhur grusht kishte nje forme rombi me pjesen e poshtme te lakuar. Mekanizmi i dores se majte mund te ishte nje instrument ose ndonje lloj arme. Mu kujtuan legjendat te cilat thonin se perendite e Meksikes se Lashte ishin te armatosur me xiuhcoatl, ‘gjarperinjte e zjarrit’. Keto arme mesa duket leshonin rreze te afta qe te pershkonin dhe copetonin trupin e njeriut. Mos ishin valle ‘gjarperinjte e zjarrit’ ata qe idhujt e Tulas mbanin ne duar? Dhe nese po, atehere cfare ishin keta ‘gjarperinj zjarri’ ?
    Cfaredo qe te kene qene, te dyja mekanizmat dukeshin si dicka teknologjike. Dhe e nje fare menyre te dyja dukeshin te ngjashme me objektet misterioze qe mbanin ne duar idhujt ne Kalasasaya ne Tiahuanaco.



    FALTORJA E GJARPERINJVE




    Santha dhe une kishim ardhur ne Tula/Tollan pasi ka qene i lidhur ngushte me Quetzalcoatl dhe armikun e tij Tezcatilpoka, Pasqyren Tymuese. Me rini te perjetshme, i plotefuqishem dhe i kudondodhur dhe mendjendritur, Tezcatilpoka neper legjenda asociohet me naten, erresiren dhe jaguarin e shenjte. Ai ishte ‘ i padukshem dhe i paepur, duke u shfaqur perpara njerezve ndonjehere si hije fluturuese e disa here si monster e frikshme’. Shpesh i pershkruar si kafke vezulluese, per te thuhej se ishte poseduesi i objektit misterioz, Pasqyra Tymuese per shkak te te ciles i ishte vene i njejti emer dhe qe ai e perdorte per te pare nga larg veprimet e njerezve dhe te perendive. Studiuesit ne menyre racionale supozojne se objekti duhet te kete qene nje gur primitiv obsidian nga ata te fallit: ‘Obsidiani ka patur nje shenjteri te vecante per meksikanasit pasi nga ky gur prifterinjte perftonin thikat per ceremonite e sakrifikimeve...Bernal Diaz (kronikan spanjoll) deklaron se ata e quanin kete gur “Tezcat”. Po nga ky gur vullkanik nxirrej dhe pasqyra, mjeti divin i perdorur nga shtriganet.’

    Perfaqesuesi i forcave te erresires dhe djalli i pangopur Tezcatilpoka, thuhet neper legjenda se ishte perfshire ne nje konflikt me Quetzalcoatl, konflikt i cili ka zgjatur ne nje hark kohor shume te madh. Njehere dukej sikur njeri fitonte dhe here te tjera dukej sikur fitonte tjetri. Me ne fund beteja kozmike perfundoi kur i miri u mund nga djalli dhe Quetzalcoatl u perzu nga Tollan. Me pas, nen influencen e kultit makaber te Tezcatilpokas u rikthyen sakrificat njerezore neper te gjithe Ameriken Qendrore.

    Sic e pame Quetzalcoatli besohej se ishte larguar per nga bregdeti dhe me pas kishte marre detit i hipur mbi nje tufe gjarperinjsh. Nje legjende thote: ‘Ai dogji shtepite e tija te ndertuara me argjend dhe guacka, varrosi thesaret dhe mori Detin e Lindjes i ndjekur nga pasuesit e tij te cilit ishin shnderruar ne zogj te shndritshem.
    Ky moment kaq prekes i largimit supozohet se ka ndodhur ne nje vend te quajtur Coatzecoalcos, qe do te thote Faltorja e Gjarperinjve. Ne kete faltore, perpara se te merrte detin e hapur Quetzalcoatl i premtoi pasuesve te tij se nje dite ai do kthehej per te rrezuar kultin e Tezcatilpokas dhe do peruronte nje epoke kur perseri perendite ‘do pranonin sakrifica lulesh’ dhe do i jepte fund etjes se tyre per gjak njerezor.

  4. #24
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Antarsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime n 479 postime
    KAPITULLI I PESEMBEDHJETE



    BABELI MEKSIKAN



    U drejtuam ne juglindje per ne Tula duke kaluar Meksiko City. Rruga na coi mbi maja malesh te mbuluara nga pisha, pertej debores se Popocatepetl dhe me pas ne rruge te rrethuara nga peme dhe ferma. Pasdite vone mberritem ne Cholula, nje qytet i fjetur me 11 mije banore dhe me nje shesh te gjere. Mbasi u kthyem ne lindje duke ndjekur rruget e ngushta, kaluam vijen hekurudhore dhe ndaluam nen hijen e tlahchiualtepetl, ‘mali i bere nga dora e njeriut’ per te cilin kishim ardhur deri ketu.

    Ky vend njehere e nje kohe ka qene i shenjte per kultin paqesor te Quetzalcoatl por qe tani ishte i mbuluar nga nje kishe katolike, ky ndertim madheshtor renditet midis projekteve me te medha dhe ambicioze te kryera ndonjehere ne boten antike. Dhe me te vertete, me nje nje shtrirje prej 45 akrash dhe nje lartesi prej 210 kembe, eshte tre here me masive se Piramida e Madhe e Egjyptit. Ndonese konturet e saj tashme jane te zbehura nga koha dhe anet jane mbushur me barera te egra, perseri mund te dalloje qe dikur ka qene nje ndertim madheshtor qe lartohej drejt qiellit me kater anet e saj. Me nje gjatesi prej pothuajse gjysem kilometri ne cdo krah ne baze ja kishte arritur te ruante nje bukuri dhe elegance mahnitese.

    E kaluara ndonese shpesh e thate dhe e pluhrosur, te shtang. Ndonjehere mund te te flasi me pasion. Me dukej sikur kjo po ndodhte tani si nje deshmitar i degradimit fizik dhe psikologjik qe u imponua tekk popullsia vendase e Meksikes kur konkuistadoret spanjolle me Hernan Cortez ne krye pothuajse ‘i prene koken nje kulture te tere, njesoj si keput harabeli faren e lulediellit’. Ne Cholula, nje qender madheshtore pelegrinazhi me nje popullate prej 100 mije banoresh ne kohen e pushtimit, ky shkaterrim i traditave te lashta dhe menyra e jeteses kerkuan qe dicka e vecante dhe perulese duhej bere ne malin e krijuar nga dora e njeriut te Quetzalcoatl. Zgjidhja ishte qe prishej dhe demtohej tempulli i cili njehere e nje kohe lartohej ne maje te malit dhe te zevendesohej me nje kishe.

    Kortezi dhe njerezit e tij ishin vetem disa ndersa Cholulans ishin shume. Kur ata marshuan drejt qytetit, spanjollet kishin nje avantazh te madh: mjekra dhe lekure te zbehte, te veshur me parzmore te ndritshme, ata dukeshin komplet si permbushja e profecise e cila thoshte se Quetzalcoatl, Gjarperi me Pende do kthehej nje dite ‘nga pertej Detit te Lindjes’ me turmen e perndjekesave te tij.
    Per shkak te ketij besimi, Cholulanet naive dhe besimtare i lejuan konkuistadorve te ngjiteshin neper shkallet e piramides dhe te hynin ne kopeshtin e madh te tempullit. Aty trupat spanjolle u priten me valle dhe kenge nga nje grup vajzash bukuroshe te cilat luanin dhe instrumenta te ndryshem muzikore ndersa sherbyes te shumte leviznin sa brenda jashte duke sjelle pjatanca me ushqim te bollshem dhe te pasur per te gjithe.
    Njeri nga kronikanet spanjolle, deshmitar i ngjarjeve qe pasuan, raporton se djemte e qytetit, te te gjithe rangjeve, te paarmatosur dhe me fytyra te qeshura e te gezuara u grumbulluan per te degjuar se cfare do thoshte njeriu i bardhe. Duke nuhatur qe qellimet e tyre nuk ishin kuptuar, Spanjollet mbyllen dhe vendosen roje ne te gjitha hyrjet, nxorren armet e tyre te celikta dhe vrane te ftuarit. Gjashte mije veta vdiqen ne kete masaker te temerrshme e cila per nga mizoria mund te krahasohet vetem me ritualet me gjakderdhese te Aztekeve: ‘Ata nga Cholula u kapen ne befasi. Ata qendronin te paarmatosur dhe te mikeprites perpara spanjollve. Dhe keshtu u theren pa asnje paralajmerim. U vrane ne tradheti te plote.’

    Mendova sesa ironike ishte fakti qe pushtuesit spanjolle kishin shfrytezuar avantazhin qe ju jepnin legjendat lokale dhe profecite per rikthimin e zotit mjekerosh dhe fytyrzbehte. Nese ky zot ka qene ne fakt nje qenie njerezore e hyjnizuar sic duket vazhdimisht nga analizat qe i bejme atehere ai duhet te kete qene nje person i nje civilizimi shume te zhvilluar dhe me nje karakter ekzemplar, ose mbase dy njerez te ndryshem por me prejardhje te njejte, njeri qe punonte ne Meksike duke na dhene keshtu modelin e Quetzalcoatl dhe tjetri ne Peru duke dhene modelin per Viracocha. Ngjashmeria siperfaqesore qe kishin Spanjollet me keta dy te huaj te lashte, hapi shume dyer te cilat ne kushte te tjera do kishin qendruar te mbyllura per kedo. Ne kundershtim me paraardhesit e tyre te mencur dhe bamemires, Pizarro ne Ande dhe Kortezi ne Ameriken Qendrore ishin ujqer te vertete te terbuar. Ata perpine tokat, njerezit dhe kulturat e tyre. Ata shkaterruan pothuajse cdo gje...



    LOTE PER TE KALUAREN



    Spanjollet me syte e tyre te verbuar nga injoranca, fanatizmi dhe babezia, kur erdhen ne Meksike fshine nje trashigimi te cmuar te njerezimit. Duke vepruar ne kete menyre ata i deprivuan te ardhmes cdo detaj njohurie ne lidhje me civilizimet brilante dhe te spikatura qe njehere e nje kohe lulezuan ne Ameriken Qendrore.
    Per shembull, kush ka qene historia e vertete e ‘idhullit’ ndricues qe qendronte ne vendin e shenjte kryeqytetin Achiotlan te Mixtec? Njohurite per kete objekt kurioz i kemi nga shkrimet e deshmitarit okular At Burgoa:

    Materiali ishte i nje vlere te madhe pasi emeraldi kishte nje madhesi sa te nje pjepri te arrire mbi te cilin ishte gdhendur me nje mjeshri te pashoqe nje zog i vogel dhe me te njejten mjeshtri ishte gdhendur nje gjarper i tkurrur gati per sulm. Guri ishte kaq transparent saqe shkelqente nga brendesia e tij me driten e nje flake qiriri. Guri i cmuar ishte shume i vjeter dhe nuk ka asnje tradite aktuale qe te flasi per origjinen e adhurimit dhe venerimit qe i behej.

    Cfare mund te mesojme sot nese arrijme te analizojme gurin e cmuar shume te vjeter? Dhe sa i vjeter ka qene ky gur? Ka shume mundesi qe kete gje te mos e mesojme kurre pasi At Benito, misionari i pare ne Achiotlan e konfiskoi gurin nga indianet vendas: ‘Ai e fshehu dhe ndonese nje spanjoll i ofroi 3 mije dukate ari per tja blere, prifti nuk ndryshoi mendje...’
    I njejti fat qe paten objektet e tjera te trashigimise azteke pesuan dhe dy dhuratat e cmuara qe ju dhane Kortezit nga perandori aztek Montezuma. Keto ishin dy kalendare rrethore te medhenj sa rrota e nje qerreje, njera prej argjendi solid ndersa tjetra prej ari solid. Te dyja ishin te mbushura me hieroglife shume te bukura te cilat mund te kene permbajtur materiale me shume interes. Por Kortezi urdheroi qe ato te shkriheshin dhe me to beri lingota.

    Ne menyre me sistematike, ne te gjithe Ameriken Qendrore ka patur arkiva te cilat kishin akumuluar dijen e popujve qe nga kohet e lashta por qe fatkeqesisht u gjeten dhe u dogjen nga prifterinjte xheloze dhe fanatike. Per shembull ne Korrik te vitit 1562 ne sheshin kryesor te Mani (ne jug te Meridas moderne ne Provincen e Jukatanit) At Diego de Landa dogji me mijra kodekse te Majave, vizatime historike dhe hieroglife te shkruara mbi lekure dreresh. Ai po ashtu shkaterroi nje numer te madh ‘idhujsh’ dhe ‘altaresh’ te cilet u quajten si ‘veper e djallit dhe te hartuara nga djalli per te mashtruar indianet dhe ti ndalonte ata qe te pranonin Krishterimin...’ Kudo qe shkoi ai kreu te njejten masaker:

    Ne gjetem nje numer te madh librash [te shkruara me germat e indianeve] por duke qene se ato nuk permbajne asgje pervec se supersticioneve dhe mashtrimeve te djallit ne i dogjem te gjitha gje qe u pa nga vendasit dhe i shkaktoi atyre nje dhimbje shume te madhe.

    Jo vetem vendasit e kane ndjere ate dhimbje por cdo njeri, atehere dhe tani ndjen kete dhimbje te madhe pasi do kishim patur mundesine te mesonin te verteten per te kaluaren.
    Disa nga ‘njerezit e tjere te Perendise’ u treguan akoma dhe me barbare e mizore sesa Diego de Landa. Ata moren pjese ne misionin satanik te Spanjolleve per te zhdukur kujtesen madheshtore te Amerikes Qendrore. Nga me te njohurit midis tyre ishte Juan de Zumarraga, peshkopi i Meksikes i cili mburrej se kishte shkaterruar mbi 20 miije idhuj dhe 500 tempuj indiane. Ne nentor 1530 ai dogji ne turren e druve nje aristokrat Aztek te kristianizuar vetem e vetem sepse ky i fundit mendohej se i ishte falur ‘perendise-shi’. Me pas ne nje shesh tregu ne Texcoco ai ndertoi nje vater zjarri ku u dogjen me mijera dokumenta astronomike, piktura, doreshkrime dhe tekste me hieroglife te cilat pushtuesit spanjolle i kishin grabitur forcerisht nga Azteket gjate 11 viteve. Ndersa ky thesar i pazevendesueshem njohurie dhe historie zhdukej ne flaket e zjarrit, u zhduk per gjithmone dhe mundesia e fundit per njerezimin qe te shkundej nga amnezia kolektive dhe te shperndante rete e harreses qe kane mbuluar te kaluaren e tij te larget.

    Por cfare mbetet per ne nga dokumentat e shkruara te njerezve te lashte te Amerikes Qendrore? Fale kafsherise spanjolle pergjigja eshte: vetem 20 kodekse dhe doreshkrime.
    Ne menyre orale te dhenat qe kemi sot konfirmojne se dokumentat te cilat u shkrumbosen nga prifterinjte permbanin arkiva te epokave te kaluara.
    Cfare thonin keto arkiva? Cfare sekretesh mbanin ato?

  5. #25
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Antarsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime n 479 postime
    NJEREZ GJIGANDE ME SHTAT TE DEFORMUAR




    Edhe gjate kohes qe zhvillohej orgjia e djegies se librave, disa nga spanjollet filluan te kuptonin se ne Meksike perpara Aztekeve kishte ekzistuar nje civilizim me te vertete madheshtor. Cuditerisht njeri nga te paret qe e kupto kete ishte Diego de Landa. Ai duket se ka kaluar nje eskperience te tipit “Rruga e Damaskut” gje qe ndryshoi qendrimin e tij. Ne vitet e mepasshme ai ishte vendosur per te shpetuar cfare te mundte nga pasuria e lashte, nje pasuri te cilen ishte nga me te zellshmit ta shkaterronte. Ne kete menyre ai u shnderrua ne nje mbledhes te kujdesshem te traditave dhe historive gojore te vendasve te Jukatanit.

    Bernardino de Sahagun, nje prift Franceskan ka qene kronikani te cilit ne i detyrohemi shume. Nje gjuhetar i madh, per te thuhet se ‘ka pyetur vendasit me te mesuar dhe te vjeter ne moshe dhe ju ka kerkuar atyre qe te pikturojne shkrimet e tyre azteke, sa me shume qe te kujtonin nga historia, feja dhe legjendat Azteke.’ Ne kete menyre Sahagun ka qene ne gjendje te akumulonte nje informacion te detajuar mbi antropologjine, mitologjine dhe historine sociale te Meksikes se Lashte te cilen me pas e perpiloi ne nje material prej 12 volumesh. Ky material u bllokua nga autoritetet spanjolle por fatmiresisht nje kopje e tij ndonese jo e plote mbijetoi.

    Diego de Duran, nje mbledhes i ndergjegjshem dhe kurajoz i traditave te indigjeneve, ka qene nje tjeter Franceskan qe luftoi per te mbledhur dijen e humbur te te kaluares. Ai vizitoi Cholula ne vitin 1585, nje kohe kur ndodhen ndryshime te shpejta dhe katastrofale. Aty Duran intervistoi nje te moshuar te veneruar nga i gjithe qyteti dhe qe ishte ne moshe mbi 100-vjec. Ai i tregoi Duran nje histori sesi u ndertua monumenti i madh:

    Ne kohet e hershme, perpara se drita e diellit te ishte krijuar, ky vend, Cholula, ka qene ne erresire dhe terr te plote. Cdo gje ishte e sheshte pa asnje koder apo te ngritur ne toke dhe e rrethuar me uje nga te gjitha anet, pa peme apo krijesa. Menjehere sapo drita dhe dielli u ngriten ne Lindje u paraqiten njerez gjigande me nje shtat te deformuar te cilet zoteronin token. Te dashuruar mbas drites dhe bukurise se diellit ata vendosen te ndertonin nje kulle aq te larte sa maja e saj duhet te arrinte qellin. Duke mbledhur materiale per te ndertuar kete kulle ata hasen nje argjil shume elastik dhe bitum me te cilet vendosen menjehere te ndertonin kullen...dhe e lartesuan ate deri ne qiej. Zoti i Qiejve kur e pa u zemerua dhe ju drejtua atyre qe jetonin ne qiej me te: ‘A e keni pare sesi ata te Tokes kane ndertuar nje kulle te larte dhe arrogante pasi jane dashuruar mbas drites se diellit dhe bukurise se tij? Le te shkojme e ti ngaterrojme ata pasi nuk eshte e drejte qe ata nga toka, qe jetojne ne mish e kocka, te maten me ne’. Menjehere banoret e qiellit zbriten furishem ne toke si drita e shkrepetimave dhe shkaterruan cdo ndertim ndersa ndertuesit e tyre i shperndane neper bote.

    Kjo ishte historia qe eshte teresisht e ngjashme me rrefenjen biblike mbi Kullen e Babelit (kjo histori eshte marre nga nje tradite e vjeter e Mesapotamise) dhe qe me detyroi te vija ne Cholula.
    Gojedhenat e Lindjes se Mesme dhe ato te Amerikes Qendrore dukeshin qarte qe ishin te lidhura ngushte me njera tjetren. Dhe me te vertete ngjashmeria eshte shume domethenese qe te mund te injorohet. Natyrisht qe ngjashmeria mund te jete si rezultat i kontakteve te pa rregjistruara pre-Kolombiane midis kulturave te Lindjes se Mesme dhe Botes se Re por ishte dhe nje menyre per te shpjeguar ngjashmerine dhe ndryshimet ne nje teori te vetme. Le te supozojme se dy versionet e legjendave kane evoluar ne menyre te pavarur per mijera vjet por perpara kesaj te dyja kane rrjedhur nga i njejti burim i lashte.



    MBETJET



    Ja se cfare thote Libri i Zanafilles ne lidhje me ‘kullen qe arriti qiellin’:

    Neper gjithe token njeriu fliste te njejten gjuhe dhe te njejtin fjalor. Ndersa levizen drejt lindjes ata gjeten nje lugine ne token e Shinarit ku u vendosen. Aty ata ju drejtuan njeri tjetrit, ‘Ejani te prodhojme tulla dhe pjekim ato ne zjarr.’ Ne vend te gureve perdoren tulla dhe ne vend te llacit perdoren bitum. ‘Ejani, thane ata, le te ndertojme per veten tone nje qytet dhe nje kulle me majen e te ciles te arrijme qiellin. Le te krijojme nje emer per veten tone dhe ne kete menyre ti shpetojme shperndarjes neper bote.’

    Tani Yahewh [Zoti i cifuteve]zbriti ne Toke per te pare qytetin dhe kullen qe kishte ndertuar biri i njeriut. ‘Pra keta jane nje popull i vetem me nje gjuhe te vetme!’ tha Yahweh. ‘Ky eshte vetem fillimi i nderrmarjes se tyre! Asgje sdo jete me e veshtire per ta. Ejani, le te zbresim poshte dhe ti perzjejme gjuhen ne menyre qe ata mos te kene mundesi te kuptojne njeri tjetrin.’

    Yahewh i shperndau ata mbi faqen e dheut dhe ata ndaluan se ndertuari kullen. U quajt Babel, pasi aty Yahewh perzjeu gjuhet e gjithe tokes. Prej nga aty Yahew i shperndau ata ne gjithe faqen e tokes.


    Vargu i cili me interesonte me shume ishte padyshim i qarte qe ndertuesit e lashte te Kulles se Babelit moren persiper nje mision per te krijuar nje monument kushtuar vetes se tyre dhe ne kete menyre emri i tyre nuk do harrohej edhe sikur civilizimi dhe gjuha qe i perkisnin te harrohej. A eshte e mundur qe e njejta gje te ishte aplikuar dhe ne Cholula?

    Vetem nje numer i vogel monumentesh ne Meksike mendohen nga arkeologet se i perkasin periudhes me shume se 2 mije vjecare si vjetersi. Cholula ka qene padyshim njera prej tyre. Dhe me te vertete askush nuk mund te thote me siguri se ne cfare epoke te larget kane filluar te hidhen themelet e saj. Me mijera vjet perpara zhvillimit dhe zgjerimit te vendqendrimit qe filloi ne 300 p.e.s, dukej sikur disa struktura te tjera me te vjetra kane qene te pozicionuara ne vendin ku tashme ngrihet monumenti madheshtor i Quetzalcoatl.
    Ka patur nje precedent per kete gje i cili me pas forcoi mundesine intriguese qe rrenojat e nje qyteterimi shume te lashte m und te vazhdojne te dergjen perreth Amerikes Qendrore dhe qe presin te njihen si te tilla. Per shembull, pak me ne jug te godinave universitare ne Meksiko City, sapo del nga rruga kryesore qe lidh kryeqytetin me Cuernavaca, gjendet nje piramide rrethore me shkalle qe paraqet nje kompleksitet madheshtor (me kater galeri dhe nje shkalle kryesore). Kjo piramide eshte germuar pjeserisht ne vitin 1920 poshte mantelit te llaves. U kerkua prania e gjeologeve per te datuar vjetersine e llaves dhe qe te kryhej nje analizim i detajuar. Per habine e te gjitheve ata dolen ne konkluzionin se shperthimi vullkanik i cili kishte mbuluar komplet tre anet e piramides (dhe me pas kishte vazhduar duke mbuluar nje zone prej 60 milje katrore te territorit perreth) duhet te kete ndodhur te pakten 7 mije vjet me pare.

    Evidencat gjeologjike duket se jane injoruar nga historianet dhe arkeologet te cilet nuk besojne se ne Meksike mund te kete ekzistuar ndonje civilizim i afte per te ndertuar piramida ne nje epoke aq te hershme. Por ja vlen te permendet qe Byron Cummings, arkeologu amerikan i cili germoi i pari ne kete zone per National Geographic Society, ishte i bindur nga grupimi i qarte i kufizuar i shtresave poshte dhe siper piramides (te grumbulluara aty perpara shperthimit te vullkanit) qe ky ishte tempulli me i vjeter i zbuluar ndonjehere ne kontinentin Amerikan. Ai shkoi edhe me tej se gjeologet duke deklaruar ne menyre kategorike se ‘ky tempull u rrenua 8500 vjet me pare.’

  6. #26
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Antarsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime n 479 postime
    PIRAMIDA MBI PIRAMIDA



    Kur hyje brenda ne piramiden e Cholulas provoje nje ndjesi sikur po hyje ne nje mal te bere nga dora e njeriut. Tunelet (qe vazhdonin per me shume se 6 milje) nuk ishin te vjetra: ato ishin lene nga grupet e arkeologeve te cilit germuan me kembengulje nga viti 1931 deri ne vitin 1966 kur u mbaruan fondet. Ne nje fare menyre keto korridore te ngushta e me taval te ulet permbanin nje atmosfere vjetersie mbase per shkak te struktures qe i rrethonte. Te ftohta dhe te lageshtitura, keto tunele ofronin nje erresire ftuese dhe sekrete.

    Duke ndjekur driten e elektrikeve ecem me ne brendesi te piramides. Germimet arkeologjike kishin zbuluar ate qe kjo nuk ishte produkt i nje dinastie te vetme (sic mendohej se eshte me Piramiden e Gizes ne Egjypt) por qe eshte ndertuar per nje periudhe te gjate kohe – dy mije vjet e me shume (sipas nje llogaritje konservative). Me fjale te tjera ka qene nje projekt kolektiv i krijuar nga nje pune shume brezash dhe e hartuar nga kultura te ndryshme, Olmec, Teotihuacan, Toltec, Zapotec, Mixtec, Cholulan dhe Aztec qe kane kaluar neper Cholula qe nga lindja e civilizimit ne Meksike.

    Ndonese nuk dihet se kush kane qene ndertuesit e pare te ketij monumenti eshte bere e mundur qe te gjehet se kush eshte ndertesa e pare ne kete objekt dhe qe mendohet se ka qene nje piramide e larte konike me formen e nje kove me koke poshte dhe e sheshte ne kulm ku ishte ndertuar dhe nje tempull. Shume kohe me vone nje strukture e dyte e ngjashme u vendos ne maje te ketij pirgu dheu te lashte, nje tjeter kove e permbysur argjili si dhe nje gur kompakt qe ishte vendosur direkt mbi te parin duke e ngritur platformen e tempullit ne me shume se 200 kembe mbi terrenin rrethues. Qe nga ky moment, gjate 1500 vjeteve te ardhshme eshte llogaritur se kater ose pese kultura te tjera kane kontribuar ne paraqitjen perfundimtare te monumentit. Kete gje ata e realizuan duke zgjeruar bazen ne disa faza sikur te kishin patur nje master plan i cili po vihej ne jete, mali i bere nga dora e njeriut i Cholula gradualisht fitoi karakteristikat e tij ate te piramides me kater ane. Sot anet e saj ne baze jane pothuajse 1500 kembe te gjata, pothuajse dyfishi ne gjatesi i aneve ne Piramiden e Gizes dhe volumi i saj i pergjithshem eshte llogaritur te jete 3 milion metra kub. Keto dimensione e bejne kete monument sic eshte shprehur nje autoritet ne fushen e arkeologjise, “Strukturen me te madhe te ndertuar ndonjehere ne Toke.”

    Pse?
    Pse gjithe ky mundim?
    Cfare emri donin ti krijonin vetes se tyre banoret e Amerikes Qendrore?

    Duke ecur neper morine e tuneleve dhe kalimeve dhe duke thithur ajrin e ftohte dhe te lageshtitur ne menyre te pavetedijshme isha i ndergjegjshem per peshen dhe masen e piramides qe lartohej mbi mua. Ishte ndertesa me madhe ne bote dhe ishte vendosur ketu per te nderuar nje perendi te Amerikes Qendrore per te cilen nuk dihet pothuajse asgje.
    Na u desh te falenderonim konkuistadoret dhe Kishen Katolike qe na lane kaq ne erresire mbi historine e vertete te Quetzalcoatl dhe pasuesve te tij. Shkaterrimi dhe gjymtimi i ketij tempulli te lashte ne Cholula, shkaterrimi i idhujve, altareve dhe kalendareve dhe zjarret madheshtore te ushqyer me kodiket dhe papiruset me vizatime dhe hieroglife ja arriten pothuajse teresisht qellimit per te heshtur zerat e te kaluares. Por legjendat na ofruan nje pjese te fuqifshme grafike te te kaluares: nje kujtese te ‘njerezve gjigande me shtat te deformuar’ per te cilet thuhet se kane qene ndertuesit e pare.

  7. #27
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Antarsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime n 479 postime
    KAPITULLI I GJASHTEMBEDHJETE




    FALTORJA E GJARPRINJVE





    Nga Cholula u drejtuam per ne lindje, mbas qyteteve te begata te Publea, Orizaba dhe Cordoba, drejt Verakruz dhe Gjirin e Meksikes. Kaluam majat e mjegullta te Sierra Madre Oriental ku ajri ishte i paket dhe i ftohte dhe me pas zbritem drejt nivelit te detit ne fushat tropikale te mbushura me plantacione palmash dhe bananesh. Po shkonim ne zemer te civilizimit me te vjeter dhe misterioz te Meksikes: ate te ashtuquajtur Olmec (Olmek) emri i te cilit do te thote ‘njerezit e kaucukut’.

    Te datuar si pjese e mijevjecarit te dyte p.e.s., Olmecet pushuan se ekzistuari 1500 vjet me pare perpara ngritjes se perandorise Azteke. Sidoqofte azteket kishin ruajtur disa tradita gjuetie qe lidheshin me olmeket dhe madje ishin pergjegjes per emerimin e tyre si njerez te kaucukut pasi zona ku mendohet se ata kane jetuar ne brigjet e gjirit te Meksikes ka qene e njohur per prodhimin e kaucukut. Kjo zone shtrihet ne perendim midis Verakruzit modern dhe lindjes ne Ciudad del Carmen. Aty azteket gjeten nje numer te caktuar objektesh te lashta rituale dhe i vendosen ato ne tempujt e tyre si objekte te nje rendesie te madhe.

    Ndersa veshtroja harten arrija te dalloje vizen blu te Lumit Coatzecoalcos i cili rrjedh neper Gjirin e Meksikes pothuajse ne mes te venbanimit legjendar te Olmeceve. Tani ketu lulezon industria e naftes por dikur zona ishte e mbushur me peme kaucuku dhe bumi industrial e ka transformuar kete vend ne nje ferr te Dantes. Qe nga rritja e prodhimit te naftes ne vitin 1973 qyteti i Coatzecoalcos nga nje qytet dikur i mefesht dhe i thjeshte ishte transformuar ne nje qender rafinerie dhe transporti, me hotele me ajer te kondicionuar dhe nje popullate gjysem milionshe. Qyteti ndodhet ne afersi te nje toke te gjere industriale ku virtualisht cdo gje me nje interes arkeologjik qe i shpetoi shkaterrimit te pushtuesve spanjolle, u shkaterrua nga zgjerimi i biznesit te naftes. Me pak fjale nuk ishte me e mundur qe ne baze te evidencave te forta te konfirmoje ose kundershtoje sugjerimin intrigues qe na vjen nga legjendat: pra qe dikur ne kete zone ka ndodhur dicka e nje rendesie te madhe.





    Me kujtohej qe Coatzecoalcos do te thoshte ‘Faltorja e Gjarprinjve’. Ne nje te kaluar te larget ka qene ne kete vend ku Quetzalcoatls dhe shoqeruesit e tij thuhet se kane zbarkuar ne Meksike nga pertej detit me anije ‘anet e te cilave shkelqenin si luspat e lekures se gjarprinjve’. Dhe prej nga ketu mendohet se Quetzalcoatl ka lunduar (ne lundren e tij te gjarprinjve) kur u largua nga Amerika Qendrore. Faltorja e Gjarprinjve pak a shume filloi te tingellonte si emri i atdheut te Olmeceve qe perfshinte jo vetem Coatzecoalcos por edhe zona te tjera perreth, me pak te zhvilluar.

    Fillimisht ne Tres Zapotes, ne perendim te Coatzecoalcos adhe me pas ne San Lorenzo dhe La Venta, ne jug dhe lindje te tij, jane zbuluar pjese te panumerta skulpturash Olmece. Te gjitha ishin monolite te gedhendura nga bazalt dhe materiale te forta te ngjashme. Disa moren formen e kokave gjigande qe peshojne deri ne 30 ton. Te tjerat ishin gure masive ne te cilet ishin gdhendur skena takimet qe ne dukje tregonin dy rraca te ndryshme njerezore, asnjera prej tyre Amerikano-Indiane.

    Kushdoqofte prodhuesi i ketyre veprave madheshtore arti padyshim i perkiste nje civilizimi te avancuar teknologjikisht dhe te organizuar. Problemi i vetem eshte se pervec ketyre veprave te artit nuk ka mbetur asnje tjeter nga ku mund te deduktohet mbi karakterin dhe origjinen e ketij civilizimi. E vetmja gje qe duket e qarte eshte ajo qe ‘Olmeket’ (arkeologet jane te lumtur te pranojne emertimin e dhene nga Azteket) jane materializuar ne Ameriken Qendrore rreth vitit 1500 p.e.s me kulturen e tyre te evoluar plotesisht.



    SANTIAGO TUXTLA



    E kaluam naten ne portin e peshkimit te Alvarados dhe e vazhduam udhetimin tone diten e neserme. Rruga qe po ndiqnim hyne e dilte neper lugina pjellore duke na dhene shpesh pamje te Gjirit te Meksikes perpara se te futeshim ne thellesi te vendit. Kaluam livadhe te gjelberuara te mbushura me peme dhe fshatra te vegjel te fshehur midis barit te gjate. Vende vende pame kopshte personale ku dergjeshin derra neper pirgje me mbeturina shtepiake. Me pas kaluam mbi majen e nje kodre nga ku dukej nje pamje madheshtore fushash te mbeshtjella nga mjegulla mengjezore dhe konturi i zbehte i maleve ne largesi.

    Disa milje me tutje zbritem ne nje boshllek; ne fund te tij shtrihet qyteti i vjeter kolonalist i Santiago Tuxtla. Ky vend ishte nje perzjerie ngjyrash: verandat e dyqaneve me ngjyra te ndezura, cati te kuqe, kapelet konike ne ngjyre te verdhe, palmat a kokosit, peme bananeje dhe femije me rroba te shdritshme. Disa nga dyqane dhe kafenete luanin muzike me ze te larte. Ne Zocalo, sheshi qendror, ajri ishte i dendur me lageshtire dhe me zhurmen e kraheve te zogjve sy ndritur tropikal. Nje park i vogel i mbuluar me gjethe zinte qendren e ketij sheshi dhe ne mes te tij si nje talisman magjik ndodhej nje gur madheshtor ne ngjyre gri, pothuajse 10 kembe i larte, i gdhendur ne formen e nje koke afrikane me helmete. Me buze te trasha dhe hunde te gjere, sy te mbyllur qetesisht dhe me nofullen e poshtme te leshuar ne toke, kjo koke kishte nje pamje te rende e te ngrysur.

    Ketu ishte dhe misteri i pare i Olmeceve: nje pjese monumentale skulpture, me shume se 2 mije vjecare e cila portretizonte nje subjekt me tipare te pagabueshme negroide. Por natyrisht qe 2 mije vjet me pare nuk ka patur zezak afrikane ne Boten e Re dhe ata mberriten ketu vetem gjate tregetse se sklleverve kohe mbas pushtimit spanjoll. Megjithate ka te thene te padiskutueshme paleoantropologjike qe njeri nga emigrimet e shumta ne Amerikegjate periudhes se fundit te akullnajave ka konsistuar me njerez te rraces negroide. Ky emigrim ndodhi rreth 15 mije vjet p.e.s.

    I njohur si koka ‘Cobata’, fale emrit te prones ne te cilin u gjet, monoliti masiv ne Zocalo ishte me i madhi i gjashtembedhjete skulpturave te ngjashme Olmece qe ishin germuar ne Meksike. Por kjo statuje mendohej se ishte gdhendur jo me larg se koha e Krishtit dhe peshonte mbi 30 ton.

  8. #28
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Antarsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime n 479 postime
    TRES ZAPOTES



    Nga Santiago Tuxtla ngame makien perreth 25 km ne drejtim te jug-perendimit ne mes te nje rruge fshati drejt Tres Zapotas, nje qender e vonet kryesore e Olmeceve qe besohet se ka lulezuar rreth vitit 500 p.e.s dhe 100 e.s.
    Tashme e katandisur ne nje sere pirgjesh dheu te shperndara neper fushat e misrit, zona eshte bere shpesh objekt germimesh qe ne vitet 1939-1940 nga arkeologu amerikan Matthew Stirling. Me kujtohet ky dogmatist historik me kendveshtrimin e tij te bindur qe civilizimi i Majave ishte me i vjetri ne Ameriken Qendrore. Mund te jemi preciz ne lidhje me kete gje, argumentonin ata, pasi sistemi kalendarik prej pikash dhe vijash i Majave (i cili kohet e fundit eshte deshifruar) e ben te mundur nje datim te sakte te numrave te medhenj ne mbishkrimet ceremoniale. Data me e hershme e gjetur ne zonat e Majave korrespondon me vitin 228 e.s. te Kalendarit Kristian. Dhe ne fakt erdhi si nje dhurate nga qielli per status quo-ne akademike kur Stirling zhgroposi nje pllake me mbishkrime ne Tres Zapotes e cila permbante nje date edhe me te hershme. E shkruajtur me nje sistem te njohur pikash dhe vijash kodi kalendarik te perdorur nga Maya, korrespondonte me daten 3 Shtator 32 p.e.s.

    Ajo qe eshte shokuese mbi kete gje ishte fakti qe Tres Zapotas nuk eshte aspak nje zone e Majave, aspak nje e tille. Ka qene padyshim dhe me bindjen me te madhe nje vendbanim i Olmeceve. Kjo sugjeron faktin qe Olmecet dhe jo Majat ishin hartuesit e kalendarit dhe se Olmecet dhe jo Majat duhen quajtur si ‘kultura meme’ e Amerikes Qendrore. Pavaresisht nga kundershtimi i vendosur i atyre qe mbeshtesnin teorine e majave, e verteta qe perhapi Stirling dhe qe ishte zbuluar ne Tres Zapotes, gradualisht filloi te behej publike. Olmecet kane qene me te vjeter, shume me te vjeter se Majat. Ata kane qene nje cilizim i mencur me njerez te avancuar teknologjikisht dhe mesa duket ata jane shpikesit e sistemit pike/vize kalendarik me ditenisjen enigmatike 13 Gush 3144 p.e.s. dhe qe parashikon fundin e botes ne 2012 e.s.

    Shtrire perbri kalendarit ne Tres Zapotes, Stirling zhgroposi dhe nje koke gjigande. Dhe ne kete moment ndodhesha perballe kesaj koke. E datuar rreth vitit 100 p.e.s. kjo koke ishte rreth gjashte kembe e larte, 18 kembe ne perimeter dhe peshonte mbi 10 ton. Ashtu si dhe busti ne anen e kundert, ne Santiago Tuxtla, ishte padyshim koka e nje njeriu Afrikan i cili mbante nje helmete te puthisur mire dhe me rripa te gjate tek veshet. Bulezat e vesheve ishin te cpuara nga tapa; tiparet e theksuara negroide ishin te shoqeruara nga vija te thella te rrudhura ne te dyja anet e hundes dhe e gjithe fytyra ishte e koncentruar drejt buzeve te trasha dhe te harkuara per poshte. Syte ishin te hapur shume dhe zhbirues, ne forme bajame dhe te ftohte. Poshte helmetes se cuditshme vetullat e trasha dukeshin kercenuese dhe inatcore.

    Stirling ishte i mrekulluar nga ky zbulim dhe e raporton keshtu:

    Koka ishte vetem nje koke, e gdhendur nga nje masiv i vetem bazalti dhe dergjej mbi nje bazament te pergatitur nga blloqe guri te paperpunuara... E pastruar nga dheu perreth pamja paraqiste nje spektakel fantastik. Pavaresisht nga madhesia e saj gdhendja eshte bere me delikatese dhe me siguri, proporcionet jane perfekte. E vecante ne karakter ne mes te skulpturave aborigjene te Amerikes kjo statuje eshte mahnitese per paraqitjen reale. Tiparet jane te spikatura dhe ne menyre te habitshme negroide ne karakter...

    Mbas kesaj, shume shpejte arkeologet amerikane bene nje tjeter zbulim turbullues ne Tres Zapotes: lojra femiijesh ne formen e qenve me rrota. Keto artifakte te kendeshme binin ne konflikt me opinionin e meparshem arkeologjik qe pretendonte se rrota ka qene e panjohur per Ameriken Qendrore deri ne momentin e pushtimit spanjoll. Por ‘qente me rrota’ provuan se parimi i rrotes ka qene i njohur per Olmecet, civilizimin me te hershem te Amerikes Qendrore. Dhe nese njerez me kaq burime te pashtershme si Olmecet kane qene ne gjendje te perpunojne principin e rrotes, eshte e pamundur qe ata ta kene aplikuar kete thjesht ne lodrat e femijeve.

  9. #29
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Antarsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime n 479 postime
    KAPITULLI I SHTATEMBEDHJETE




    ENIGMA OLMECE





    Mbas Tres Zapotes ndalesa jone e ardhshme ishte San Lorenzo, nje tjeter zone Olmece qe ndodhej ne jug-perendim te Coatzecoalcos, ne zemer te ‘Faltores se Gjarperinjve’ per te cilin kishte referime ne legjenden e Quetzalcoatl. Ne San Lorenco eshte rregjistruar nga arkeologet nepermjet datimit te karbonit, zona me e vjeter e Olmeceve, rreth 1500 vjet p.e.s.. Sidoqofte kultura Olmece duket se ka qene ne kulmin e zhvillimit ne ate epoke dhe nuk ka asnje evidence qe evolucioni ka ndodhur ne afersi te San Lorenzos.

    Dhe ketu qendron misteri.

    Ne fund te fundit Olmecet kishin ndertuar nje civilizim domethenes dhe qe kishte realizuar ndertimi inxhinjerike te jashtezakonshme si dhe kishte zhvilluar aftesine per te gdhendur dhe manipuluar blloqe te medha guri (disa prej kokave monolite qe peshonin mbi 20 tone ose me shume ishin transportuar ne distanca prej 60 miljesh nga guroret ku ishin nxjerre). Pra nese jo ne San Lorenzon e lashte, atehere ku ishin eksperimentuar organizimet e sofistikuara dhe ekspertizat teknologjike qe sollen evolucionin dhe finesen ne punimin e gurit?

    Cuditerisht, megjithe perpjekjet e medha te arkeologjisteve, asnje shenje e vetme qe mund te quhej ose konsiderohej si ‘faza e zhvillimit’ te shoqerise Olmece nuk eshte zbuluar ne asnje vend ne Meksike (ose ne asnje vend tjeter te Botes se Re). Ata njerez te cilet e shprehnin ekspresionin e tyre artistik ne gdhendjen e kokave gjigande negroide, duket se kane ardhur nga asgjeja.




    SAN LORENZO



    Mberritem ne San Lorenzo pasdite vone. Ketu, ne agimin e historise ne Ameriken Qendrore, Olmecet kishin ngritur nje pirg artificial me te larte se 100 kembe si pjese e nje strukture rreth 4000 kembe ne gjatesi dhe 2000 kembe ne gjeresi. Ju ngjitem pirgut qe tashme eshte i mbuluar nga nje gjelberim tropical i dendur dhe qe nga maja e tij mund te shikonim nje pamje prej disa miljesh larg te zonave perreth. Nje numer i konsiderueshem pirgjesh te tilla mund te shikoheshin perreth dhe prane tyre shikoje po ashtu disa nga hendeqet e thella te germuara nga arkeologu Michael Coe ne ekspediten e tij te vitit 1966.

    Grupi i Coes realizoi nje numer gjetjesh ketu duke perfshire me shume se 20 rezervuare artificiale te lidhur me njeri tjetrin nepermjet nje sistemi te sofistikuar koritash te gerryera ne bazalt. Nje pjese e ketij sistemi ishte ndertuar ne nje kreshte dhe kur u rizbulua uji vazhdonte te rridhte neper te gjate shirave te dendur, ne te njejten menyre sic rridhte 3000 vjet me pare. Linja kryesore e drenazhimit kalonte nga lindja ne perendim. Nga kjo linje, te lidhura me ‘brryla’ dhe nepermjet nje dizajnimi shume te avancuar kanalizoheshin tre degezime suplementare. Mbas nje vezhgimi te detajuar te zones arkeologet ishin dakort me mendimin qe nuk mund te kuptonin arsyen e ndertimit te nje sistemi kaq te komplikuar kanalesh dhe vijash uji.

    Ata po ashtu nuk ishin ne gjendje te jepnin shpjegim per nje tjeter enigme. Kjo ishte varrosja e vullnetshme, se bashku me ravijezimet specifike, te pese nga skulpturat me masive te cilat permbajne tipare negroide qe tashme jane identifikuar gjeresisht si “koka Olmece”. Keto varre qe ishin dukshem te karakterit ritual permbanin me shume se 60 objekte te cmuara dhe artifakte ku perfshiheshin instrumenta shume te bukur te bere nga gure nefriti dhe statujeza te gdhendura me mjeshtri. Disa nga statujezat ishin gjymtuar sistematikisht perpara se te varroseshin.

    Menyra sesi ishin groposur statujat e San Lorenzos e benin jashtezakonisht te veshtire datimin e sakte te tyre ndonese fragmente te qymyr drurit u gjeten ne te njejten shtrese ku ishin objektet e varrosura. Ne dallim nga skulpturat keto copa qymyr druri mund te datoheshin nepermjet karbonit. Ato i perkisnin nje moshe 1200 vjet p.e.s. Por kjo sdo te thote se statujat ishin gdhendur ne vitin 1200 p.e.s. Ose mund te kene qene por ato mund te kene origjinen ne nje periudhe disa qindra, madje disa mijera vjet me te hershme. Nuk eshte aspak e pamundur qe vepra te tilla arti me bukurine e tyre te pashoqe dhe me nje pamje kaq te pushtetshme te mos jene ruajtur dhe veneruar nga kultura te ndryshme perpara se te groposeshin ne San Lorenzo. Qymyr druri i pranishem provon vetem se skulpturat mund te jene te pakten te vjetra qe nga 1200 p.e.s. dhe kjo gje nuk vendos asnje kufi ne vjetersine e tyre.




    LA VENTA




    Ndersa dielli po perendonte u larguam nga San Lorenzo duke u drejtuar nga qyteti i Villahermosa, me shume se 150 km ne lindje, ne provincen e Tabascos. Per te shkuar aty ne morem serisht rrugen kryesore qe vinte nga Acayucan per ne Villahermosa duke anashkaluar portin e Coatzecoalcos, nje zone e mbushur me rafineri nafte, kulla te larta dhe ura te varura supermoderne. Ndryshimi i paqes se zones se fjetur rurale ku gjendet San Lorenzo me zonen e zhvilluar industriale perreth Coatzecoalcos ishte trondites. Arsyeja e vetme qe ravijezimet e lashta te zones Olmece vazhdonin te ishin te dukshme ne San Lorenzo i dedikohet faktit qe aty nuk ishte gjetur ende nafte. Por per deshperimin e madh te arkeologjise dhe me nje humbje te pashoqe, ishte gjetur ne La Venta...

    Ne tashme po kalonim neper La Venta.
    Drejt veriut, paksa ne te dale te autostrades ky qytet i naftes ndriconte ne erresire si vizioni i erret i nje katastrofe berthamore. Qe nga viti 1940 ishte ‘zhvilluar’ parreshtur nga industria e naftes. Tashme aty ku dikur ndodhej nje piramide e pazakonte shtrihej nje piste aerodromi. Ne menyre te vajtueshme buldozeret e ndertuesve kishin rrafshuar virtualisht cdo gje me interes, perpara se te kryeshin germimet e duhura arkeologjike duke rezultuar ne nje mungese te plote eksplorimi te strukturave te lashta. Ne nuk do mesojme kurre se cfare do te mund te na thoshin ato struktura per njerezit qe i ndertuan dhe i perdoren.

    Matthew Stirling i cili kreu germimet ne Tres Zapotes arriti te bente te njejten gje dhe ne La Venta perpara se progresi dhe parate e industrise se naftes te fshinin cdo gje. Datimi nepermjet karbonit sugjeronte qe Olmecet ishin vendosur ne kete zone midis viteve 1500-1100 p.e.s. dhe kishin vazhduar te jetonin ne ate zone e cila konsistonte ne nje ishull qe dergjej ne brigjet lindore te lumit Tonala deri ne vitin 400 p.e.s. Me pas ndertimet ishin braktisur krejt papritur, te gjitha ndertesat ekzistuese ishin shperfytyruar ose shkaterruar ne menyre ceremoniale dhe disa koka gjigande guri si dhe pjese te vogla skulpturash isihin groposur ne menyre rituale ne varre te spikatura, ne te njejten menyre sic ishte vepruar ne San Lorenzo. Varret e La Ventas ishin hapur dhe pergatitur me kujdes te vijezuara nepermjet qindra pllakave te vogla ne ngjyre blu dhe me pas te mbushura me shtresa argjili shumengjyreshe. Ne nje vend rreth 15 mije kembe kub dhe ishte germuar per te krijuar nje pus te thelle. Shtrati i tij ishte mbushur me kujdes me blloqe serpentine dhe me pas dheu ishte hedhur perseri ne grope. Po ashtu ishin gjetur dhe tre trualle me mozaike te cilet ishin groposur ne menyre te vullnetshme me disa shtresa alternative argjili dhe qerpici.

  10. #30
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Antarsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime n 479 postime
    Piramida kryesore e La Ventas shtrihej ne fundin jugor te zones. Pothuajse rrethore ne bazen e saj piramida vazhdonte ne nje forme konike ku krahet e harkuar konsistonin ne dhjete ‘zhubra’ me kanale midis tyre. Piramida ishte 100 kembe e larte, pothuajse 200 kembe ne diameter dhe me nje mase ne teresi prej 300 mije kembe kub – nje monument ky impresionues nga te gjitha standartet. Pjesa tjeter zgjatohej per me shume se gjysem kilometri sebashku me boshtin qendror i cili tregonte saktesisht 8 ne perendim te veriut. I perqendruar ne kete bosht, me cdo strukture te linjezuar persosmerisht ishin disa piramida me te vogla dhe sheshe, plaforma dhe pirgje te cilat zinin nje haperise totale per me shume se 3 milje katrore.

    Por kishte dicka te shkeputur dhe te cuditshme me La Venten., nje ndjesi qe funksioni i saj origjinal nuk eshte kuptuar drejte. Arkeologet i referohen kesaj zone si ‘qender ceremoniale’ dhe ka shume mundesi qe te kete qene e tille. Por nese do ishim te ndershem do na duhej te pranonim qe mund te kete patur shume funksione te tjera. E verteta eshte qe asgje nuk eshte e ditur per organizimin social, ceremonite dhe sistemin e besimit te Olmeceve. Ne nuk e dime cfare gjuhe flisnin ata apo cfare traditash transmetuan ata tek femijet e tyre. Madje ne nuk dime as se kujt grupi etnik i perkisnin. Kushtet e jashtezakonshme te lageshta te Gjirit te Meksikes e kane bere te pamundur mbijetesen e qofte nje skeleti olmec. Ne realitet pavaresisht nga emrat qe ne i kemi dhene atyre dhe kenveshtrimet qe kemi formuar ne lidhje me ata, keta njerez jane teresisht misterioz per ne.

    Ka po ashtu shume mundesi qe skulpturat enigmatike qe “ata” lane mbrapa, per te cilat ne mendojme se paraqesin pamjen e tyre, nuk kane qene aspak vepra e ‘tyre’ por puna e nje grupi njerezish qe i perkasin nje kohe edhe me te hershme dhe tashme te harruar. Nuk ishte hera e pare qe e gjeja veten ne pozicionin duke vrare mendjen nese disa nga kokat e medha te gurta dhe artifakte te tjera jo te zakonshme qe i atribuohen Olmeceve mund te mos kene kaluar nga keta gjate mijera vjeteve tek kulturat e tjera te cilat eventualisht ndertuan pirgjet dhe piramidat ne San Lorenzo dhe La Venta.




    Nese eshte keshtu atehere per ke jemi duke folur kur themi ‘Olmec’ ? Ndertuesit e pirgjeve? Apo njerezit e pushtetshem dhe imponues me tipare negroide te cilen kane qene modelet mbi te cilat u bazuan statujat?
    Fatmiresisht rreth 50 pjese te skulpturave monumentale ‘Olmece’, perfshi ketu dhe tre kokat gjigande, u shpetuan ne La Venta nga Carlos Pellicer Camara, nje poet dhe historian i zones i cili nderhyri forcerisht kur zbuloi se germimet e naftes se kompanise PEMEX do demtonin rende rrenojat. Duke ju drejtuar politikaneve te Tabascos (pjese e te ciles eshte dhe La Venta) ai arriti te spostonte zbulimet ne nje park ne periferi te kryeqytetit te rrajonit Villahermosa.
    Duke i marre sebashku keto gjetje perbejne nje arkive shume te cmueshme dhe te pazevendesueshme, ose me sakte nje biblioteke e tere kulturore – e lene nga pas nga nje civilizim i zhdukur. Por askush nuk di si t’i lexoje keto arkiva.






  11. #31
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Antarsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime n 479 postime
    DEUS EX MACHINA



    Villahermosa, Provinca Tabasco

    Po veshtroja nje pamje relievi e cila ishte mbiquajtur nga arkeologet te cilet e zbuluan ne La Venta si ‘Njeriu ne Gjarper’. Sipas opinioneve te eksperteve kjo tregonte ‘nje Olmec qe kishte nje shami ne koke dhe mbante ne dore nje cante temjani te bere nga nje gjarper me pende’.
    Relievi ishte gdhendur ne nje rrase graniti solid me permasa kater kembe te gjere dhe pese kembe te larte dhe qe tregonte nje njeri te ulur me kembet e shtrira perpara tij sikur te perpiqej te arrinte pedale me shputat e kembeve. Ai mbante ne doren e djathte nje objekt ne formen e nje kove. Ndersa me doren e majte ai dukej sikur ulte dhe ngrinte nje leve. ‘Shami’ qe kishte vene ne koke kishte nje pamje dhe dekorim te cuditshem. Per syrin tim ajo ishte me shume funksionale sesa ceremoniale ndonese nuk mund te gjeja se cfare mund te kishte qene funksioni i sakte i saj. Ne te ose mbase mbi te, ne nje si panel siper ndodheshin dy kryqe ne forme x.

    E kalova vemendjen ne nje element tjeter te rendesishem te skulptures, ‘gjarpri me pende’. Ne nje fare niveli me te vertete qe pershkruante saktesisht ate: nje gjarper me pupla ose me pende, simbolin e lashte te Quetzalcoatl, te cilin me siguri Olmecet i jane falur (ose te pakten e kane njohur si perendi). Shkenctaret nuk e vene ne diskutim kete interpretim. Eshte pranuar gjeresisht se kulti i Quetzalcoatl ka qene jashtezakonisht i lashte dhe e ka origjinen ne kohet prehistorike te Amerikes Qendrore dhe me pas duke marre devotshmerine dhe venerimin e shume kulturave edhe gjate koheve historike.

    Gjarperi me Pende ne kete skulpture te vecante kishte sidoqofte disa karakteristika qe e benin me te dukshem. Dukej sikur ishte me shume se nje simbol fetar; ne fakt kishte dicka te serte dhe te strukturuar ne pamjen e tij dhe qe e bente te dukej pothuajse si nje makineri.



    PESHPERIMA PER SEKRETE TE LASHTA



    Pasdite vone gjeta strehe nen hijen gjigande qe leshonte njera nga kokat Olmece e cila ishte shpetuar nga Carlos Pellicer Camara ne La Venta. Ishte koka e nje njeriu te moshuar me nje hunde te gjere dhe te sheshte si dhe me buze te trasha. Buzet ishin paksa te hapura duke treguar keshtu nje sere dhembesh te forte dhe katrore. Shprehija ne fytyren e gurte sugjeronte nje urtesi te lashte ndersa syte dukej sikur tregonin nje mungese frike te perjetshme, te ngjashme me ate te Sfinksit te Madh ne Giza ne Egjyptin e Poshtem.

    Ne ate moment mendova se per nje skulpor do ishte e pamundur te krijonte nje kombinim kaq te ndryshem karakteristikash per nje tip autentik rracor. Por portretizimi i nje kombinimi autentik i karakteristikave rracore tregonte fuqishem qe per te ishte perdorur nje model njerezor.
    U solla verdalle perreth kokes disa here. Ishte 22 kembe ne diameter dhe peshonte 19.8 ton. Lartesohej per pothuajse 8 kembe dhe ishte gdhendur nga nje bazalt solid dhe paraqiste shume qarte ‘nje kombinim autentik karakteristikash rracore’. Padyshim, ashtu si dhe skulpturat e tjera qe kisha verejtur ne Santiago Tuxtla dhe ne Tres Zapotes, kjo skulpture paraqiste shume qarte nje zezak.

    Lexuesi mund te krijoje opinionin e tij ose te saj mbas ekzaminimit te vemendshem te fotove ne kete liber. Mendimi im personal eshte qe kokat Olmece paraqisnin perpara nesh imazhe fiziologjikisht te sakta te individeve reale nje rraces negroide (zezake) – njerez karizmatik dhe te fuqishem Afrikane prania 3000 vjecare ne Ameriken Qendrore e te cileve nuk eshte shpjeguar ende nga shkenctaret. Po ashtu nuk ka asnje siguri qe kokat jane gdhendur ne ate epoke specifike. Datimi nepermjet karbonit i fragmenteve te qymyr drurit te gjetura ne te njejten shtrese tregojne vetem moshen e qymyrit. Te llogaritesh lashtesine e vertete te vete kokave eshte nje ceshtje edhe me komplekse.

    Me mendime te tilla ne koka vazhdova te ecja ngadale midis monumenteve te cuditshme dhe te njejte kohe te mrekullueshme te La Ventas. Ato peshperisnin sekrete te lashta – sekretin e njeriut mbi makine... sekretin e kokave negroide... dhe se paku sekretin e legjendes te sjelle ne jete. E them kete te fundit pasi dukej sikur ne kockat mitike te Quetzalcoatl ishte vendosur mish dhe kjo mu be e qarte kur zbulova se disa nga skulpturat e La Ventas permbanin nje ngjashmeri reale jo vetem me zezaket por edhe me njerez te bardhe, te gjate dhe me tipare te mprehta, me floke te drejte dhe mjekra te rritura dhe te veshur me pelerina te gjera...

  12. #32
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Antarsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime n 479 postime
    KAPITULLI I TETEMBEDHJETE




    TE HUAJT E SHQUAR



    Matthew Stirling, arkeologu amerikan qe kreu germimet ne La Venta ne vitet 1940-te beri nje numer zbulimesh spektakolare aty. Dhe me spektakolarja nga te gjitha ishte Pllaka e Njeriut me Mjeker.
    Plani i vendbanimit te lashte te Olmeceve sic e kam thene shtrihet pergjate boshtit qe tregon 8 ne perendim te veriut. Ne jug te pjeses fundore te ketij boshti, 100 kembe e larte ravijezohej maja konike e nje piramide te madhe. Perbri saj, rrafsh me token ndohej dicka qe ngjasonte me nje bordure rreth nje kembe e larte qe mbyllte nje zone te bollshme drejtkendore, nje te katerten e madhesise se nje lagjeje te mesme qyteti. Kur arkeologet filluan te germonin borduren ata per habine e tyre me te madhe zbuluan qe ajo i perkiste pjeses se siperme te nje muri kollonash. Germime te metejshme ne shtresat e paprekura me pare te sfratifikimit te cilat ishin akumuluar shpalosen latersine e plote te kollonave qe ishte 10 kembe. Kishte me shume se 600 te tilla dhe ishin vendosur kaq prane njera tjetres sa formonin nje si gardh gati te pakalueshem. Gdhendur nga nje gur bazalti solid dhe e transportuar ne La Venta nga gurore me shume se 60 milje larg, kollonat peshonin rreth 2 ton sejcila.

    Pse gjithe ky mundim? Per cfare ishte ndertuar gardhi dhe cfare duhet te rrethonte?

    Edhe perpara se te fillonin germimet, maja e nje cope masive guri ishte e dukshme duke dale nga toka ne mes te nje zone te mbyllur, pothuajse 4 kembe me siper sesa vija e lakuar imagjinare dhe qe anohej nga perpara. Kjo cope guri ishte e mbuluar nga gdhendjet. Keto gdhendje vazhdonin poshte shtreses se dheut duke ju fshehur syrit dhe duke u zgjatuar nen token e lashte per me shume se 9 kembe.
    Stirling dhe grupi i tij punuan per dy dite per te nxjerre gurin e madh. Kur doli ne drite u pa qarte te ishte nje shtylle madheshtore guri me mbishkrime, 14 kembe e larte dhe 7 kembe e gjere dhe pothuajse 3 kembe e trashe. Gdhendjet tregonin takimin midis dy njerezve shtatelarte, te dy te veshur me veshje ceremoniale dhe me kepuce majat e te cilave ishin te kthyera me maje perpjete. Ose erozioni ose gjymtimi i vullnetshem (i praktikuar shpesh ne monumentet Olmece) kishte rezultuar ne nje shperfytyrim total te njeres prej figurave. Tjetra ishte e paprekur. Ne menyre te qarte ajo paraqiste nje mashkull te bardhe me nje hunde te drejte, mjeker te gjate dhe valevitese te cilet arkeologet te mahnitur e mbiquajten “Xha Semi”.

    Ecja ngadale perreth shtylles prej 22 ton duke sjelle nder mend qe kjo veper eshte dergjur per me shume se 3 mije vjet nentoke. Vetem ne me pak se gjysem shekulli, fale germimeve te Stirling kjo statuje pa perseri driten e diellit. Po kush do jete fati i saj tani? A do qendroje ketu per 30 shekuj te tjere si nje objekt admirimi dhe shkelqimi per brezat e ardhshem? Apo gjate kesaj kohe kaq te madhe mbase do ndryshojne rrethanat dhe statuja do groposet perseri?

    Mbase asnje gje e tille nuk do ndodhi. Mu kujtua sistemi i lashte kalendarik i Amerikes Qendrore, i filluar nga Olmecet. Sipas tyre dhe sidomos sipas pasardhesve te tyre me te famshem, Majat, nuk kishte aspak ndonje koheshtrirje te madhe, e jo me te thuash 3 mijevjecare. Delli i Peste eshte konsumuar plotesisht dhe termete te temerrshme po pergatiten te shkaterrojne njerezimin dy dite perpara Krishtlindjeve ne vitin 2012 e.s.

    E perqendrova perseri vemendjen tek kollona. Dy gjera dukeshin shume te qarta: skena e takimit e paraqitur aty duhet te kete patur nje rendesi shume te madhe per Olmecet dhe per kete arsye ishte zgjedhur nje kollone e nje dimensioni te tille si dhe ndertimi i gardhit madheshtor me kollonat plotesuese. Dhe ashtu si ne rastin e kokave te negroideve, ishte e qarte qe fytyra me mjeker e njeriut te bardhe mund te jete gdhendur vetem duke patur perpara modelin e gjalle njerezor. Detajet e medha rracore ishin kaq te medha saqe eshte e pamundur qe nje artist ti kete imagjinuar ato.

    E njejta gje vlen dhe per dy figurat e tjera te njerezve te bardhe te cilat isha ne gjendje qe ti identifikoja midis monumenteve te mbijetuara nga La Venta. Njera ishte gdhendur ne nje reliev te ulet mbi nje pllake te madhe dhe te rende guri pothuajse 3 kembe ne diameter. I veshur me dicka qe dukej si geta te trasha dhe te ngushta, tiparet e tij ishin ato te nje anglo-saksoni. Ai kishte nje mjeker te plote dhe me maje ndersa ne koke mbante nje kapele te cuditshme. Ne doren e majte ai kishte nje flamur ose mbase ndonje lloj arme. Ne te djathten te cilen e mbante ne mes te gjoksit nuk dukej te kishte asgje. Perreth pulsit te po te njejtes dore ishte e lidhur nje shirit i ndritshem. Njeriu tjeter i bardhe e cila ishte gdhendur ne anen e nje shtylle te ngushte permbante te njejtat vecori.

    Kush ishin keta te huaj te shquar? Cfare benin ata ne Ameriken Qendrore? Kur erdhen ata ketu? Dhe kush ishte marrdhenia qe ata kishin ata me te huajte e tjere te cilet ishin vendosur ne kete xhungel te lagesht kaucuku – ata te cilet u bene modelet e gjalle per kokat e medha negroide?

    Disa studiues radikale te cilet e kundershtojne dogmen ne lidhje me isolimin e Botes se Re perpara vitit 1492, kane propozuar ate qe duket nje zgjidhje rracionale te problemit: individet me mjekra mund te kene qene Fenikas nga Mesdheu te cilet kane lunduar nepermjet Shtyllave te Herkulit dhe permes Oqeanit Atlantik qe ne mijevjecarin e dyte p.e.s. Mbeshtetesit e kesaj teorie shkuan deri aty sa te sugjeronin qe zezaket e pranishem si statuja duhet te kene qene skllever te Fenikasve te cilet i kishin kapur neper brigjet e Afrikes Perendimore perpara se te nderrmernin kalimin neper Atlantik.

    Sa me shume i merrja ne konsiderate karakteret e cuditshme te skulpturave te La Ventas aq me shume nuk kenaqesha me ide te tilla. Mbase Fenikasit dhe njerez te tjere te Botes se Vjeter e kane kapercyer Atlantikun shume kohe perpara Kolombit. Ka evidenca te mjaftueshme per kete fakt ndonese paraqitja e tyre nuk eshte qellimi i ketij libri. Problemi ishte qe Fenikasit te cilet kane lene gjurme te pagabueshme te duarve te tyre ne shume vende te botes se lashte, nuk kane bere te njejten gje ne vendbanimin e Olmeceve ne Ameriken Qendrore. As kokat e zezakeve dhe as relievet te cilat portretizonin njerezit e bardhe me mjeker nuk tregonin as gjene me te vogel Fenikase ne stilin e tyre. Dhe me te vertete nga kendveshtrimi stilistik, keto vepra kaq te fuqishme arti duket se nuk i perkasin asnje kulture tradite apo zhanri te njohur. Ato duken sikur skane asnje precedent as ne Boten e Re dhe as ne ate te Vjetren.

    Ato duken sikur kane lindur nga asgjeja... dhe kjo natyrisht eshte e pamundur pasi cdo forme shprehie artistike ka rrenjet e saj diku.

  13. #33
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Antarsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime n 479 postime
    NJE FAKTOR I TRETE HIPOTETIK



    Me erdhi nder mend nje shpjegim i mundshem qe mund te gjendet ne nje teori “tjeter arsye hipotetike” qe per here te pare u hartua nga nje numer egjyptologesh te shquar per te shpjeguar njerin nga misteret me te medha te historise dhe kronologjise Egjyptiane.
    Evidencat arkeologjike sugjeronin se ne vend qe te zhvillohej ngadale dhe me ‘dhimbje’ si cdo shoqeri normale njerezore, civilizimi i Egjyptit te Lashte, ashtu si dhe ai i Olmeceve, lindi menjehere dhe totalisht i formuar. Dhe me te vertete periudha e tranzicionit nga nje shoqeri primitive ne ate te avancuar duket se ka qene shume e shkurter, kaq e shkurter sa nuk te kete asnje kuptim ne aspektin historik. Aftesite teknologjike per te cilat duhen me qindra e madje me mijera vjet qe te evolojne, u perdoren pothuajse brenda nates dhe pa asnje paraardhes te mundshem.

    Per shembull, mbetje nga periudha para dinastike rreth 3500 p.e.s. nuk tregon asnje shenje shkrimi. Por menjehere mbas kesaj date, ne menyre krejt te papritur dhe te pashpjegueshme, hieroglifet e shumta, kaq familjare per ne qe i gjejme neper rrenojat e Egjyptit te Lashte, u shfaqen ne nje forme te kompletuar dhe perfekte. Shume larg nga te qenit piktura te objekteve apo veprimeve, kjo gjuhe e shkruar ishte komplekse dhe e strukturuar ne maksimum, me shenja qe perfaqesonin tinguj dhe nje sistem te detajuar simbolesh numerike. Madje edhe hieroglifet me te hershme ishin te stilizuara dhe konvencionalizuara; pra eshte e qarte qe nje shkrim kursiv i avancuar ka qene ne perdorim te rendomte gjate agimit te Dinastise se Pare.

    Ajo qe eshte e vertete eshte fakti qe nuk ka asnje gjurme evolucioni nga me e thjeshta tek me e sofistikuara dhe e njejta gje eshte e vertete si per matematiken, mjeksine, astronomine dhe arkitekturen ne sistemin e pasur dhe te perzjere fetaro-mitologjik ne Egjypt (edhe permbajtje qendrore te nje vepre kaq te rrafinuar si Libri i te Vdekurve ekzistonte qe ne fillimet e periudhes se dinastive).
    Pjesa me e madhe e egjyptologeve nuk do i marrin ne konsiderate implikimet e sofistikimit te hershem ne Egjypt. Keto implikime, sipas nje numri te caktuar mendimtaresh te guximshem, jane befasuese. John Anthony West, nje ekspert ne historine e peridhes se hershme dinastike shtron pyetjen:


    Si ka mundesi qe nje civilizim kaq kompleks shfaqet i tille qe ne fillimet e tij? Le ti hedhim nje sy automobilit te vitit 1905 dhe ta krahasojme ate me ato te koheve tona moderne. Nuk mund te ngaterrosh procesin e ‘zhvillimit’. Por ne Egjypt nuk ka asnje paralel. Cdo gje eshte aty qe ne fillim.
    Pergjigja mbi misterin eshte e qarte natyrisht por, per shkak te neverise qe shkakton midis kastes se ‘mendimtareve’ moderne, merret rralle ne konsiderate. Civilizimi Egjyptian nuk ishte nje ‘zhvillim’, ishte nje TRASHEGIM !


    West eshte si te thuash gjembi ne mish per gjithe institucionin e egjyptologjise nder vite. Por ka dhe shume figura te tjera autoritare qe kane pranuar hutimin e tyre ne lidhje me menyren e papritur ne te cilen eshte shfaqur civilizimi Egjyptian. Walter Emery, profesori i te ndjerit Edward i fakultetit te Egjyptologjise ne Universitetin e Londres e permblodhi ketu problemin:

    Ne periudhen rreth 3400 vjet perpara Krishtit, ndodhi nje ndryshim i madh ne Egjypt dhe vendi kaloi me shpejtesi nga nje gjendje kulturore neolitike dhe me nje karakter kompleks tribal, ne nje monarki shume te organizuar...
    Ne te njejten kohe u shfaq arti i te shkruarit, arkitektura monumentale dhe artet dhe zejet u zhvilluan ne nje shkalle te pabesueshme dhe cdo evidence tregon ekzistencen e nje civilizimi luksoz. E gjitha kjo u arrit ne nje periudhe kohe relativisht te shkurter pasi duket sikur ka pak ose fare parapergatitje per zhvillime te tilla kaq themelore ne shkrim dhe arkitekture...


    Nje shpjegim i thjeshte mund te jete qe Egjypti e mori kolpon e papritur te civilizimit deciziv kultural nga nje tjeter civilizim i njohur i botes antike. Sumeret, ne Eufratin e Poshtem ne Mesapotami, jane kandidatet me te mundshem. Pavaresisht nga disa diferenca thelbesore, perdorimi i perbashket i disa teknikave dhe stileve arkitektonike sugjeron nje lidhje midis dy rrajoneve. Por asnje nga keto ngjashmeri nuk eshte aq e forte sa te jete decizive ne lidhjen e rastesishme dhe ne influencimin e njeres kulture mbi tjetren. Sic shkruan Profesor Emery eshte e kunderta:

    Pershtpyja qe ne na krijohet eshte ajo e nje lidhje indirekte dhe mbase ekzistenca e nje faktori te trete influenca e te cilit ndikoi si Eufratin ashtu dhe Nilin... Shkenctaret moderne kane tentuar te injorojne mundesine e emigrimit te civilizimit ne te dyja rrajonet nga nje zone hipotetike ende e pazbuluar. Sidoqofte nje faktor i trete arritjet kulturale te te cilit kaluan ne menyre te pavarur ne Egjypt dhe Mesapotami mund te shpjegojne me se miri tiparet e perbashketa dhe ndryshimet thelbesore midis dy civilizimeve.

    Nder te tjera kjo teori hedh drite mbi faktin misterioz qe banoret e Egjyptit dhe Sumeret e Mesapotamise duket se kane adhuruar virtualisht ne menyre identike te njejtat perendi Henore te cilat jane nga me te vjetrat ne panteonet e tyre respektive (Toth ne rastin e Egjyptianeve, Sin ne rastin e Sumereve). Sipas egjyptologut te shquar Sir E.A. Wallis Budge, ‘ngjashmeria midis dy perendive eshte shume e afert per te qene nje koincidence...Do te ishte e gabuar te thuhej qe Egjyptianet e huazuan ate nga Sumeret apo Sumeret nga Egjyptianet por mund te thuhet qe njerezit e urte te ketyre kulturave e huazuan sistemin e tyre teologjik nga nje burim i perbashket, shume shume i lashte.

    Si pasoje e ketij arsyetimi shtrohet kjo pyetje: cfare ka qene ‘burimi i perbashket por shume shume i lashte’, kjo zone hipotetike dhe ende e pazbuluar, ky faktor i trete kaq i avancuar te cilit i referohen Budge dhe Emery? Dhe nese lane nje trashegimi te nje kulture te larte ne Egjypt dhe Mesapotami, pse nuk bene te njejten gje dhe ne Ameriken Qendrore?

    Nuk eshte e mjaftueshme te debatosh faktin qe civilizimi u zhvillua shume me vone ne Meksike sesa ne Lindjen e Mesme. Ka mundesi qe impulsi fillestar mund te jete ndjere ne te njejten kohe ne te gjitha vendet por menyra e zhvillimit te tij mund te kete marre rruge te ndryshme.
    Sipas ketij skenari, civilizuesit duket se ja kane dale mbane per mrekulli ne Egjypt dhe ne Sumeri duke krijuar kultura te mrekullueshme qe lane gjurme kaq te forta. Nga ana tjeter, ne Meksike (dhe sic duket edhe ne Peru) ata paten deshtime serioze, mbase fillimi ishte i mbare po te konsiderosh kokat gjigande prej guri dhe njerezit me mjekra ne reliev por qe me pas mori tatepjeten. Drita e civilizimit mbase nuk kishte humbur per fare por sidoqofte civilizimi nuk u shfaq me aty deri ne vitin 1500 p.e.s. me te ashtuquajturin ‘horizontin Olmec’. Ne kete moment tashme kokat e lashta prej guri duhet te kene qene te vjetruara dhe te ‘thinjura’ nga mosha, reliktet antike te nje fuqie jashtezakonisht te madhe spirituale dhe origjina e tyre tashme e harruar u mbeshtollen me mitin mbi civilizuesit gjigande mjekroshe.

    Nese eshte keshtu atehere ka mundesi qe ne jemi duke pare ngulmueshem fytyra qe i perkasin nje kohe shume shume te larget, shume me teper sesa e mendojme, sidomos kur shikojme syte e bajamte te njeres nga kokat e negroideve apo tiparet spikatese kaukaziane te ‘Xha Semit’. Eshte padiskutim e pamundur qe keto vepra madheshtore ruajne imazhet e njerezve te nje civilizimi te zhdukur i cili perfshinte disa grupe etnike.
    Kjo eshte praktikisht teoria e faktorit te trete qe aplikohet per Ameriken Qendrore: civilizimi ne Meksiken e Lashte nuk lindi pa ndihmen nga jashte dhe nuk lindi si rezultat i influences nga Bota e Vjeter; ne fakt disa kultura ne Boten e Vjeter dhe ne Boten e Re mund te kene marre influencen dhe idete e nje trashegimie te nje faktori te trete ne nje kohe shume te larget.

  14. #34
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Antarsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime n 479 postime
    NGA VILLAHERMOSA NE OAXACA



    Perpara se te largoheshim nga Villahermosa vizitova CICOM qe eshte Qendra per Studimin e Kulturave te Olmeceve dhe Majave. Doja te mesoja nga studiuesit nese kishte apo jo ndonje vendbanim tjeter interesant te Olmeceve ne ate rrajon. Per habine time ata me sugjeruan qe te shkoja me larg. Ne Monte Alban, ne provincen Oaxaca qe ndodhet me qindra kilometra ne jugperendim ku mesa duket arkeologet kishin zbuluar artifakte “olmece” dhe nje numer relievesh qe mendohej se perfaqesonin vete Olmecet. Une dhe Santha kishim ndermend qe te shkonim ne Gadishullin e Jukatanit i cili ndodhet ne verilindje. Udhetimi per ne Monte Alban do te thoshte nje ndryshim shume i madh ne intenerarin tone por perseri ne vendosem qe te shkonim aty duke shpresuar qe mund te hidhnim me shume drite ne misterin Olmec. Per me shume vete udhetimi premtonte te ishte shume i bukur, me rruge midis malesh dhe ne mes te luginave te fshehura ne zemer te te cilave shtrihet qyteti Oaxaca.

    U drejtuam per nga perendimi duke kaluar venbanimin e humbur te La Venta-s, lame mbrapa perseri Coatzecoalcos dhe pershkuam Sayla dhe Loma Bonita ne nje rruge qe kryqezohej nga qyteti Tuxtepec. Ndersa udhetonim shikonim pejsazhet e fshatrave dhe periferive te qyteteve te nxira dhe ndotura nga industria e naftes, kalonim neper kodra te kadifejta te mbushura me bar te gjelber dhe po ashtu fusha te tera me te mbjella.

    Ne Tuxtepec, aty ku fillojne me te vertete luginat, u kthyem drejt jugut duke ndjekur autostraden 175 per ne Oaxaca. Ne harte dukej me pak se gjysma e distances qe na u desh per te ardhur ketu qe nga Villahermosa. Por rruga doli te ishte me e komplikuar dhe me zigzage dhe me ulje ngritje ne maje te kodrave qe na lodhen nga nervat dhe perqendrimi i muskujve. Rruga na coi neper nje pejsazh te mbushur me vegjetacion alpin ndersa ne majen e mbuluar nga rete te kodrave madheshtore mund te dallohej bimesia gjigande gje qe krijonte nje pamje surreale. Na u desh pothuajse 12 ore per te pershkuar 700 km nga Villahermosa ne Oaxaca. Ne momentin qe udhetimi perfundoi duart e mija ishin mbushur me flluska nga shtrengimi i tensionuar i timonit neper rrugen e rrezikshme. Syte e mij ishin te lodhur dhe vazhdimisht me faniteshin humnerat e frikshme neper te cilat gjarperonte autostrada 175 si dhe malet ku gelonte bimesia e pazakonte.

    Qyteti i Oaxacas eshte i famshem per kerpudhen magjike, marihuanen dhe D.H. lawrence (i cili shkroi dhe hartoi pjese te noveles se tij Gjarperi me Pende ne vitin 1920). Vendi perseri te krijon nje ndjesi boheme dhe deri naten vone neper rruge ndihej dhe shikohej nje eksitim qe gjallonte neper turmat qe mbushnin kafenete, rruget e ngushta, ndertesat e vjetra dhe sheshet e bollshme.
    Zume ven ne Hotelin las Golondrinas. Krevati ishte i rehatshem dhe nga dritarja mund te shikohej qielli magjik i nates. Por ndonese isha shume i lodhur nuk arrija dot te flija. Ajo qe me mbante zgjuar ishte ideja e civilizuesve... perendite mjekeroshe dhe shoqeruesit e tyre. Ne Meksike, ashtu si dhe ne Peru ato dukej se kishin hasur deshtim. Kjo ishte qe ajo dilte nga legjendat dhe mbasi vizitova Monte Alban te nesermen ne mengjes zbulova qe nuk ishin vetem legjendat qe pohonin kete gje.

  15. #35
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Antarsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime n 479 postime
    KAPITULLI I NENTEMBEDHJETE




    AVENTURAT NE BOTEN E NENDHESHME, UDHETIM TEK YJET




    Teoria e ‘faktorit te trete hipotetik’ shpjegon ngjashmerite dhe ndryshimet themelore midis Egjyptit te Lashte dhe Mesapotamose se Lashte duke propozuar ate qe te dyja moren trashegimine e perbashket e civilizimit nga i njejti paraardhes i lashte. Asgje sugjerim serioz nuk eshte bere per vendndodhjen e ketij civilizimi te lashte, natyra e tij apo koha se kur u zhvillua. Kjo gje e njejta me nje vrime te zeze ne kozmos, nuk mund te shikohet. Por perseri prania e tij mund te deduktohet nga efektet mbi gjerat qe mund te shikohen – ne kete rast civilizimet e Sumereve dhe Egjyptit. A eshte e mundur qe i njejti paraardhes misterioz, i njejti burim i padukshem influence, te kete lene gjurmet e tij edhe ne Meksike? Nese eshte keshtu atehere duhet te presim qe te gjejme ndonje ngjashmeri kulturore midis civilizimit te lashte te Meksikes dhe atyre te Sumereve dhe Egjyptit. Po ashtu mund te presim qe te perballemi me diferenca shume te medha qe rezultojne nga nje periudhe e gjate evolucioni divergjent i cili i ka ndare te gjitha zonat ne kohera historike. Por sidoqofte mund te presim qe ndryshimet midis Sumerise dhe Egjyptit te jene me te pakta per shkak te kontaktit te rregullt me njeri tjetrin gjate periudhave historike sesa midis dy kulturave te Lindjes se Mesme dhe kulturave te te largtes Amerike Qendrore e cila gezoi te pakten nje kontakt sado te vogel perpara ‘zbulimit’ te Botes se Re nga Kolombi ne vitin 1492 e.s.

    Ngrenesit e te vdekurve, monstrat e tokes
    Mbreter te yjeve, shkurtabiqe dhe relative te tjere

    Per disa arsye te cuditshme qe nuk jane shpjeguar, Egjyptianet e Lashte kane nje simpati dhe nderim te vecante per xhuxhet. Po ashtu dhe njerezit e civilizuar te Amerikes Qendore te Lashte qe ne kohen e Olmeceve. Ne te dyja rastet xhuxhet favorizoheshin si kercimtare dhe kjo eshgte paraqitur dhe ne veprat e artit. Ne periudhen e hershme dinastike te Egjyptit, me shume se 4500 vjet me pare nje Ennead prej nente perendish te plotfuqishme nderohej ne menyre te vecante nga prifterinjte e Heliopolisit. Po ashtu ne Ameriken Qendore, si Acteket dhe Majat besonin ne nje sistem te fuqishem prej nente perendish.

    Popol Vuhk, libri i shenjte i te lashteve Quiche Maya te Meksikes dhe Guatemales, permban disa pasazhe te cilet tregojne me qartesi nje besim ne ‘rilindjen yjore – misherimin e te vdekurve si yje. Mbasi ata ishin vrare, per shembull Binjaket Heronj te quajtur Hunahpu dhe Xbalanque ‘u ngriten lart ne mes te drites dhe menjehere u ngriten ne qiell...Me pas harku i qiellit dhe faqja e tokes u ndricuan. Dhe ata u bene banore te qiellit. Ne te njejten kohe qe Binjaket ngriheshin ne qiell, 400 prej shokeve te tyre ishin vrare dhe ne kete menyre ata u bene shoke te Hunahpu dhe Xbalanque dhe u shnderruan ne yje ne qiell.’

    Pjesa me e madhe e traditave per Perendine-Mbret Quetzalcoatl, sic e kemi pare, fokusohet ne detyrat dhe mesimet e tij si civilizues. Pasuesit e tij ne Meksiken e Lashte besonin po ashtu qe manifestimet e tija humane kishin kaluar eksperiencat e vdekjes dhe mbas kesaj ai kishte rilindur si yll. Si rezultat eshte interesante qe te zbulohet ne Egjypt qe ne Epoken e Piramidave, me shume se 4 mije vjet me pare, struktura fetare vertitej rreth besimit qe faraonet e vdekur rilindnin si yje. Ritualet magjike kendoheshin me qellimin e vetem per te lehtesuar rilindjen e shpejte ne qiell te mbreterve te vdekur: ‘Oh mbret, ti je ky Yll i Madh, Shoqeruesi i Orionit qe pershkon qiellin me Orionin... Ju u ngritet ne qiell ne anen lindore dhe u rinovove ne fund te stines tende dhe rinove kur erdhi fundi i kohes tende...’ E kemi hasur konstelacionin e Orionit me pare ne pllajen e Nazcas dhe do e gjejme serisht me vone...

    Nderkohe le te marrim ne konsiderate Librin e te Vdekurve te Egjyptit te Lashte. Nje pjese e perbajtjes se tij jane po aq te vjetra sa dhe vete civilizimi egjyptian dhe vlen si nje lloj udherrefyesi per transemigrimin e shpirtit. I meson te vdekurit si te perballoje rreziqet e jetes se pertejme, e ben ate te afte qe te perftoje formen e disa krijesave mitike dhe e pajis ate me fjalekalimet e duhura per te kaluar faza dhe nivele te ndryshme te botes se nendheshme.

    Eshte nje koincidence qe banoret e lashte te Amerikes Qendrore ruajten nje vizion paralel te rreziqeve te jetes se pertejme? Besohej gjeresisht qe bota e nendheshm konsistonte ne nente shtresa nepermjet te cilave i vdekuri duhet te udhetonte per kater vjet duke perballuar pengesat dhe rreziqet gjate rruges. Shtresat kishin emra qe shpjegonin me se miri kuptimin e tyre si psh ‘vendi ku malet perplasen me njeri tjetrin’, ‘vendi ku qellohet me shigjeta’, ‘mali i thikave’ etj. Si ne Ameriken Qendrore te Lashte ashtu dhe ne Egjyptin e Lashte besohej se udhetimi neper boten e nendheshme kryhej me varke, te shoqeruar nga varkare perendi te cilet mundesonin lundrimin nga niveli ne nivel. Varri i Combit te Dyfishte, nje sundues i qytetit Maja te Tikal ne shekullin e 8-te kur u zbulua u pa qe permbante nje skene te tille. Imazhe te ngjashme shfaqet ne te gjithe Luginen e Mbreterve ne Egjyptin e Siperm dhe ne menyre te vecante ne varrin e Tutmesit te III, nje faraon i Dinastise se 18-te. Eshte rastesi qe pasagjeret ne varken e faraonit te vdekur dhe ne kanoen ne te cilen Combi i Dyfishte kryen udhetimin e tij final, perfshijne (ne te dyja rastet) nje qen ose nje perendi me koke qeni, nje zog ose nje perendi me koke zogu dhe nje majmun apo nje perendi me koke majmuni?

    Shtresa e shtate e botes se nendheshme tek meksikanet e lashte quhej Teocoyolcualloya: ‘vendi ku bishat gllaberojne zemra’.

    Eshte koincidence qe njera prej shtresave apo niveleve te botes se nendheshme tek Egjyptianet e Lashte, ‘Holli i Gjykimit’ perfshin nje sere simbolesh pothuajse identike? Ne kete moment kaq kyc zemra e te vdekurit peshohej kundrejt nje puple. Nese zemra ishte e rende me mekate atehere do anonte peshoren. Perendia Toth do e vinte re ndryshimin ne panelin e tij dhe zemra do gllaberohej menjehere nga bisha e frikshme, gjysem krokodil, gjysem hipopotame dhe gjysem luan qe quhej “Ngrenesi i te Vdekurit”.

    Ne perfundim le te rikthehemi ne Egjyptin e Epokes se Piramidave dhe te pozicionit te privilegjuar te faraoneve te cilet i jepnin mundesi atyre qe te anashkalonin gjyqet e botes se nendheshme dhe ti bente te rilindnin si yje. Misherimi (inkarnimi) ritual ishte pjese e procesit. Po aq e rendesishme ishte dhe ceremonia misterioze e quajtur ‘hapja e gojes’ qe kryhej gjithmone mbas vdekjes se faraonit dhe qe nga arkeologet besohet se daton ne kohet para dinastike. Prifti i Larte dhe kater asistente merrnin pjese duke tundur peshenkhef, nje vegel ceremoniale prerese. Kjo perdorej per te ‘hapur gojen’ e te vdekurit Perendi-Mbret, nje veprim qe mendohej se ishte shume i rendesishem per te garantuar rilindjen e tij ne qiej. Relievet dhe skicat qe i kane mbijetuar kohes dhe qe tregojne kete ceremoni, nuk lene asnje dyshim qe trupi fizik goditej me force me peshenkhef. Kohet e fundit sipas evidencave te reja del se ka mundesi qe njera nga dhomat en Piramiden e madhe te Gizes mund te jete perdorur si vendi per keto ceremoni.

  16. #36
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Antarsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime n 479 postime
    E gjithe kjo praktike cuditerisht gjehet e binjakezuar me pak shtrembrime ne Meksike. Gjate faqeve te ketij libri kemi pare rendesine e madhe te sakrificave njerezore ne kohet para pushtimit spanjoll. Eshte nje koincidence qe vendi i zhvillimit te sakrifices ishte nje piramide, qe ceremonia kryhej nga nje Prift i Larte dhe kater asistente, qe mjeti preres, thika e sakrifices, perdorej per te goditur me force trupin e viktimes dhe qe shpirti i viktimes besohej se ngjitej menjehere ne qiell duke menjanuar rreziqet e botes se nendheshme?

    Ndersa ‘koincidenca’ te tilla vazhdojne te shtohen eshte e arsyeshme qe te mendojme ka ndonje lidhje midis te dyjave. Natyrisht bindja shtohet kur mesojme qe termi i pergjithshem per ‘sakrifice’ ne te gjithe Ameriken Qendrore te Lashte ishte p’achi qe do te thote ‘hapja e gojes’.

    A eshte e mundur qe keto fakte qe hasim ne dy zona gjeografike kaq te largeta dhe periudha te ndryshme historike, te mos jene thjesht nje sere rastesishe por nje gjurme e zbehte kujtese qe e ka origjinen ne nje kohe shume te lashte? Nuk duket sikur ceremonia Egjyptiane e hapjes se gojes ka influencuar direkt ceremonine Meksikane me te njejtin emer (ose e anasjellta). Dallimet thelbesore midis dy rasteve e perjashtojne kete mundesi. Ajo qe duket si e mundshme eshte qe ngjashmeria e tyre mund te jete pjese e nje trashegimie e marre nga nje paraardhes i perbashket. Banoret e Amerikes Qendrore me kete trashegimi ben nje gje ndersa Egyptianet nje gje tjeter por sidoqofte ruajten nje simbolizem dhe emertese te perbashket.

    Ketu nuk eshte vendi per te zgjeruar argumentin mbi lidhjet e lashta dhe te pakuptueshme qe dalin nga evidencat e Egjyptit dhe Amerikes Qendrore. Perpara se te vazhdojme mendoj se ja vlen te permend nje lidhje te ngjashme midis Meksikes pre-kolombiane dhe Sumerise ne Mesapotami. Perseri evidenca eshte me shume sugjestive ndaj nje paraardhesi te lashte te perbashket sesa nje influence direkte.

    Le te marrim rastin e Oannes per shembull.
    Oannes eshte perendia greke qe tek Sumeret e gjejme si Uan, emri i qenies amfibe e pershkruar ne Pjesen e Dyte dhe qe mendohet se ka sjelle artet dhe mjeshtrine e civilizimit ne Mesapotami. Legjendat te cilat datojne te pakten 5 mije vjet thone se Uan jetonte nen uje ne det dhe dilte cdo mengjes nga ujrat e Gjirit Persik per te civilizuar dhe mesuar njerezimin. Eshte nje rastesi qe uaana ne gjuhen Maja do te thote ‘ai qe banon nenuje’ ?

    Le te marrim ne konsiderate Tiama, perendeshen sumere te oqeaneve dhe, forcat primitive te kaosit qe paraqiten gjithmone si bisha gjakatare. Ne traditen e Mesapotamise Tiamat vihet kunder perendive te tjera dhe shkakton nje holokaust shkaterrimtar perpara se ajo vete te mundej nga heroi qiellor Marduk:


    Ajo hapi gojen e saj, Tiamat, per ta gelltitur ate.

    Ai fluturoi neper eren djallezore ne menyre qe ajo te mos mbyllte buzet e saj.

    Ererat e temerrshme mbushen barkun e saj. Zemra e saj u ngercua.

    Ajo mbajti gojen e hapur fort.

    Ai leshoi nje shigjete duke cpuar tejpertej barkun e saj.

    Ai i preu ne thela pjeset e brendeshme, ai ndau zemren e saj.

    Ai e beri ate te pafuqishme dhe shkaterroi jeten e saj.

    Ai coptoi trupin e saj dhe qendroi drejt ne kembe mbi te.


    Si mund ta beni nje akt te tille?
    Marduk e beri. Duke soditur trupin monstruoz te kundershtares se tij, ‘ai kreu nje veper arti’ dhe nje plan i madh per krijimin e botes filloi te hartohej ne mendjen e tij. Veprimi i tij i pare ishte coptimi i kafkes se Tiamat dhe prerja e arterjeve te saj. Me pas ai e ndau ate ne dy pjese si te ishte ‘nje pesh i thare’ duke perdorur gjysme per te mbuluar qiejt dhe gjysmen tjeter token. Nga gjinjte e saj ai krijoi malet, nga jarget e saj rete dhe drejtoi lumenjte Tiger dhe Eufrat te rridhnin nga syte e saj.

    Nje legjende e cuditshme dhe shume e dhunshme si dhe shume e vjeter.
    Civilizimet e lashte te Amerikes Qendrore kane patur versionin e tyre te kesaj historie. Ketu, Quetzalcoatl ne misherimin e tij si nje perendi krijuese, ze vendin e Marduk ndersa vendin e Tiamat e ze Cipactli, ‘Monstra e Madhe e Tokes’. Quetzalcoatl mbertheu gjymtyret e Cipactlit ‘ndersa ajo notonte ne ujrat e lashta dhe e ndau trupin e saj ne dysh, nje pjese formoi qiellin ndersa pjesa tjeter token’. Nga floket dhe lekura e saj ai krijoi barin, lulet dhe bimet; ‘nga syte e saj krijoi rreke dhe burime; nga shpatullat e saj krijoi malet’.

    A jane paralelet e azakonte midis miteve Sumere dhe Meksikane nje rastesi apo jane rezultat kultural i gjurmave te nje civilizimi te humbur? Nese eshte keshtu atehere fytyrat e heronjve te kesaj kulture te lashte duhet te jene gdhendur me te vertete ne gur dhe kaluar si dicka e vyer neper breza per mijera vjet, ndonjehere haptazi ndonjehere te varrosura deri sa ato u zhgroposen per here te fundit nga arkeologet e epokes sone dhe u mbiquajten si ‘Koka Olmece’ apo ‘Xha Sem’.
    Fytyrat e ketyre heronjve po ashtu gjenden dhe ne Monte Alban ku duket sikur tregojne nje histori te trishte.


  17. #37
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Antarsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime n 479 postime
    MONTE ALBAN: TATEPJETA E NJEREZVE AUTORITARE




    Nje zone qe mendohet se eshte mbi 3 mije vjecare, Monte Alban lartohet mbi majen e sheshuar gjere te nje kodre qe shikonte nga Oaxaca. Kjo konsistonte ne nje zone madheshtore ne forme drejtekendeshi, Sheshi i Madh qe kufizohej nga grupe piramidash dhe ndertesa te tjera te ndertuara ne nje raport gjeometrik preciz me njera tjetren. I gjithe vendi te krijon ndjesine e nje harmonie dhe proporcioni qe buron vrrullshem nga plani simetrik dhe shume i organizuar.
    Duke ndjekur keshillen e CICOM me te cilin fola perpara se te largohesha nga Villahermosa, kreva viziten time te pare ne kendin ekstrem jugperendimor te vendndodhjes se Monte Alban. Aty, te grumbulluara ne anen e nje piramide te ulet, ndodheshin objektet per te cilat kisha ardhur ti shikoja: disa duzina shtyllash te gedhendura ne te cilat pasqyroheshin zezake dhe kaukaziane... te barabarte ne jete... te barabarte ne vdekje.

    Nese me te vertete nje civilizim madheshtor ka humbur per historine dhe nese keto skulptura tregonin nje pjese te historise, mesazhi qe perceptohej ishte ai i nje barazie rracore. Askush nga ata qe ka pare krenarine ose ndjere karizmen e kokave madheshtore negroide te La Ventas nuk mund te mendoje qe subjektet origjinale te ketyre skulpturave autoritare mund te kene qene skllever. As njerezit me fytyre te ulur poshte dhe me mjeker nuk dukeshin se i ishin perulur ndonjerit. Edhe ata po ashtu dukej te kishin nje qendrim aristokrat.
    Por Monte Alban dukej se ishte gdhendur ne gur nje moment i tatepjetes se ketyre njerezve autoritare. Punimi nuk dukej te ishte bere nga e njeta dore si ajo ne skulpturat e La Venta. Standarti i mjeshteror ishte shume inferior me te. Sidoqofte nje gje ishte e qarte qe ndonese dora mjeshtrore nuk kishte forcen artistike dhe aftesite gdhendese te skulpturave te tjera perseri ajo ishte perpjekur te portretizonte te njejtat subjekte negroide dhe te njejtet kaukaziane me mjekra te mprehta, sic i kisha pare ne La Venta. Aty skulpturat reflektonin force, pushtet dhe gjalleri. Ketu ne Monte Alban te huajt e famshem dukeshin si kadavra. Te gjithe ishin lakuriq, shumica te tredhur, disa te mbledhur kruspull ne pozicionin e nje fetusi sikur te donin te evitonin morine e goditjeve ndersa te tjeret dergjeshin ne grumbull sa gjate gjere.

    Arkeologet jane shprehur se skulpturat tregojne kadavrat e roberve te kapur ne beteje.
    Po cfare roberish? Nga ku?

    Zona ne fund te fundit eshte Amerika Qendrore, Bota e Re, mijera vjet perpara Kolombit. Pra a nuk eshte e cuditshme qe imazhet e viktimave te betejave nuk tregonin asnje vendas amerikan por vetem dhe ne menyre ekskluzive tipe rracore te Botes se Vjeter?
    Per disa arsye akademiket ortodokse nuk e kane konsideruar te mistershem kete fakt ndonese ata kane pranuar qe gdhendjet jane shume te vjetra (datuar nga 1000-600 p.e.s.). Si ne vendndodhjet e tjera, kjo hapesire kohore eshte deduktuar nga testet e asociuara me materien organike dhe jo ne vete gedhendjet te cilat ishin realizuar ne pllaka graniti dhe si rezultat shume te veshtira per tu datuar me objektivizem.



    TRASHEGIMIA



    Ne Monte Alban eshte zbuluar nje shkrim hieroglifesh teresisht i nderlikuar dhe deri tani i padeshifruar. Shumica e tij eshte gdhendur ne te njejtat shtylla dhe pllaka ku ndodhen figurat e ashpra kaukaizane dhe negroide. Ekspertet kane pranuar faktin qe ky eshte shkrimi me i vjeter i njohur ne Meksike. Po ashtu eshte e qarta qe njerezit te cilet kane jetuar ketu kane qene ndertues te arrire dhe ne menyre te pazakonte te dhene mbas astronomise. Nje observator qe konsistonte ne nje strukture me forve te cuditshme shigjete gjendet ne nje kend prej 45 ne raport me aksin qendror ( i cili ne menyre te vullnetshme ishte anuar disa grade nga veriu ne jug). Ndersa zvarritesha neper kete observator pashe se ishte i mbushur me tunele te ngushta dhe shkalle te brendeshme te cilat te jepnin copeza te ndryshme te pjeseve te qiellit.

    Njerezit e Monte Alban ashtu si dhe njerezit e Tres Zapotes kane lene evidenca te forta te njohurive te tyre matematikore ne formen e pikave dhe vijave te njehesuara. Po ashtu ata kane perdorur nje kalendar te mrekullueshem i prezantuar nga Olmecet e me pas nga Majat te cilet parashikuan fundin e botes ne 23 Dhjetor 2012 te e.s.
    Nese kalendari dhe preokupimi me kohen kane qene pjese e nje trashegimie te nje civilizimi te lashte dhe te harruar atehere Majat duhet te renditen si trasheguesit me fanatike dhe frymezues te ketij trashegimi. ‘Koha’ sic shprehet arkeologu Eric Thompson ne vitin 1950, ‘ka qene nje mister suprem per besimin e Majave, nje subjekt i cili pushtoi teresine e mendimit ne ate shkalle sa nuk ka krahasim ne historine e njerezimit.’
    Ndersa vazhdoja kalvarin tim neper Ameriken Qendrore u ndjeva i terhequr akoma dhe me shume dhe me thelle ne labirinthet e ketij misteri sa te cuditshem aq dhe te mrekullueshem.

  18. #38
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Antarsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime n 479 postime
    KAPITULLI I NJEZETE



    BIJTE E NJERIUT TE PARE



    PALENQUE, PROVINCA CHIAPAS


    Mbremja po shtrohej kembekryq. U ula tamam poshte kendit verilindor te Tempullit e Mbishkrimeve te Majave dhe ngula syte drejt veriut ne xhunglen e erret ku tokat zgjatoheshin me shume drejt lugines se permbytur te Usumacinta.
    Tempulli perbehej nga tre dhoma dhe qendronte mbi nje piramide me nente platforma dhe pothuajse 100 kembe e larte. Linjat e pastra dhe harmonike te kesaj strukture te jepnin ndjesine e delikateses por aspak te dobesise. Lartohej ashtu e forte me rrenjet thelle ne toke dhe qendronte bindshem si nje krijese gjeometrike dhe imagjinate.
    Ne te djathten time mund te shikoja Pallatin, nje kompleks i bollshem drejtkendor me nje baze piramidale e dominuar nga nje kulle e ngushte me kater kate qe mendohej se mund te jete perdorur si observator nga prifterinjte Maja.

    Perreth meje ku gelonte moria e papagajve me pende te shndritshme dhe e makakeve qe zgerdhiheshin ne majat e pemeve, ndodheshin dhe disa ndertesa te tjera spektaktolare te perpira pergjysem nga pylli i dendur. Keto ndertesa ishin Tempulli i Kryqit me Gjethe, Tempulli i Diellit, Tempulli i Numerimit dhe Tempulli i Luanit, te gjithe emra te vendosur keto nga arkeologet. Cdo gje per te cilat Majat ishin perpjekur, kujdesur, besuar dhe trasheguar nga kohet e hershme kishte humbur pergjithmone. Ndonese ne kemi mesuar prej kohesh si te lexojme datat e tyre, vetem kohet e fundit kemi filluar te deshifrojme hieroglifet e nderlikuara te tyre.

    Ngjita shkallet e fundit per ne dhomen qendrore te tempullit. Te vendosura ne murin e fundit ndodheshin dy rrasa te medha ne ngjyre gri dhe te gdhendura ne to ne rradhe si katroret e nje shahu gjendjeshin 620 hieroglife te ndara Maja. Ato kishin formen e fytyrave, monstruose dhe njerezore sebashku me pamjen e frikshme kafsherore te krijesave mitologjike.



    Cfare thuhej ne to? Askush nuk e dinte me saktesi pasi gdhendjet, nje perzjerje fjalesh pikturash dhe simbolesh fonetike nuk ishin dekoduar plotesisht. Por sidoqofte ishte evidente qe nje numer i caktuar hieroglifesh i referohej epokave prej mijera vjetesh ne te kaluaren dhe flisnin per njerez dhe perendi te cilet kane luajtur rrolin e tyre ne ngjarjet prehistorike.



    VARRI I PACAL



    Ne te majte te hieroglifeve e lene ne pllakat gjigande prej guri te tempullit, ishte nje shkalle e brendeshme qe zbriste poshte. Kjo te conte ne nje dhome e groposur thelle ne brendesi te piramides ku gjendej varri i Zotit Pacal. Shkallet, te bera nga blloqe guri gelqeror shume te lemuar, ishin te ngushta, te rreshkitshme dhe te lagura. Duke u kthyer anash dhe marre nje pocizion kendor, ndeza elektrikun e dores dhe fillova te zbrisja neper erresire duke e mbajtur veten sa me afer murit anesor.

    Kjo shkalle zbritese ka qene nje vend sekret qe nga koha kur eshte mbyllur ne vitin 683 te e.s. deri ne Qershor te vitit 1952 kur arkeologu meksikan Alberto Ruz ngriti pllakat e gurta te dyshemese se tempullit. Ndonese nje varr i tille i dyte ishte zbuluar ne Palenque ne vitin 1994, Ruz pati nderin te ishte njeriu i pare qe zbuloi nje gje kaq te vecante ne brendesi te nje piramide ne Boten e Re. Shkalla, nga ndertuesit e saj ishte mbushur qellimisht me mbeturina dhe cakell dhe arkeologeve ju deshen edhe kater vjet te tjera qe ta pastronin dhe te arrinin komplet fundin.

    Kur ja arriten qellimit ata hyne ne nje dhome te ngushte si zgaver. Shperndare gjithandej ne dyshemene perballe tyre dergjeshin skeletet e kalbur te pese ose gjashte viktimave ne moshe te re te sakrificave. Nje rrase shume e madhe guri ne forme trekendeshe dukej ne fundin me te larget te dhomes. Kur u leviz nga vendi Ruz u ndodh perpara nje varri te mrekullueshem. Ai e pershkruan si “nje dhome madheshtore qe dukej si e gdhendur ne akull, nje lloj guve muret dhe tavani i te ciles dukej te ishin vendosur dhe planifikuar ne siperfaqe perfekte, ose nje faltore e braktisur kupola e te ciles ishte e mbuluar nga nje perde stalaktitesh dhe nga dyshemeja e te ciles lartohej nje grup stalagmitesh te trasha si kullimi i nje qiriu.

    Dhoma, tavani i te ciles ishte po ashtu si e para, ishte 30 kembe e gjate dhe 23 kembe e larte. Perreth mureve, ne nje reliev stukoje, mund te shiheshin figurat madheshtore te Zotave te Nates – Ennead, te nente perendive te cilat sundonin ne oret e erresires. Ne mes, duke pare nga keto figura, gjendej nje sarkofag gjigand monolitik i mbyllur nga nje rrase guri qe peshonte 5 ton dhe e zbukuruar me gdhendje. Brenda sarkofagut gjendej nje skelet i gjate i mbeshtjelle nga nje thesar i vertete ornamentesh me gure te gjelber. Nje mozaik maske vdekjeje me 200 fragmente guresh te gjelber ishte fiksuar mbi pjesen ballore te kafkes. Keto supozohet se ishin mbetjet e Pacal, sunduesi i Palenque ne shekullin e shtate te e.s. Shkrimet thonin se ky sundimtar ka qene 80-vjec ne kohen kur vdiq por skeleti i gjetur ne varr nga arkeologet duket se i perkiste nje njeriu te pakten sa gjysma e kesaj moshe.

    Ndersa kisha mberritur ne fund te shkalleve, rreth 85 kembe poshte dyshemese se tempullit, pershkova dhomen ku dergjeshin viktimat e sakrifikimeve te cilat shikonin ngultas drejt varrit te Pacal. Ajri ishte i lageshtitur, mbushur me myk dhe ere te keqe si dhe cuditerisht shume i ftohte. Sarkofagu i vendosur ne dyshemene e varrit kishte nje forme interesante me nje prerje te befte ne pjesen e kembeve si karkasa e nje mumje te Egjyptit te Lashte. Keto ishin bere prej druri dhe pajisur me bazament te gjere pasi duhej te rrinin gjithe kohes vertikalisht. Por arkivoli i Pacal ishte i bere nga nje gur solid ne qendronte horizontalisht. Po pse ishin munduar artizanet Maja te zgjeronin bazen e tij kur e dinin qe nuk vlente per asnje qellim? A mos valle ata kane kopjuar nje detaj dizajni nga ndonje model i lashte, shume kohe mbasi arsyeja per ta perdorur ate ishte harruar? Ashtu si dhe besimet qe lidhen me rreziqet e mbasvdekjes, a eshte e mundur qe sarkofagu i Pacal te jete nje shprehi e nje trashegimie te perbashket qe lidh Egjyptin e Lashte me kulturat e lashta te Amerikes Qendrore?

    Kapaku i rende prej guri ne forme drejtkendore i sarkofagut ishte 10 inc i trashe, tre kembe i gjere dhe dymbedhjete e gjysem kembe i gjate. Edhe ai dukej sikur te ishte modeluar sipas te njejteve blloqe te mrekueshme te perdorur per te njejtin qellim ne Egjyptin t Lashte. Dhe ne fakt nuk do dukej aspak pavend nese do e kisha pare ne Luginen e Mbreterve. Por kishte nje ndryshim shume te madh. Skena e gdhendur siper ne kapakun e sarkofagut ishte e pazakonte, ndryshe nga cdo gje qe eshte zbuluar ne Egjypt. Drejtova driten e elektrikut mbi te dhe pashe imazhin e nje nejriu te rruar per mrekulli dhe te veshur me ate qe dukej si nje veshje uniforme ngjitur pas trupit, menget dhe dollaket e te ciles ishin te shtrenguara tek kycet e duareve dhe te kembeve. Njeriu ndodhej gjysem i ulur ne nje karrige te myset e cila mbeshteste pjesen e poshteme te trupit dhe kofshet, qafa e tij qendronte natyrshem mbeshtetur ne nje lloj mbajtese per koken ndersa ai vete kishte nje pozicion te hepuar qellimisht perpara. Duart e tij dukej se ishin ne levizje sikur po perdornin leva dhe komanda ndersa kembet e zbathura ishin mbledhur siper dhe lirshem perballe tij.

    A mos valle ishte ky Pacal, Mbreti Maja?
    Nese eshte keshtu atehere pse ai eshte portretizuar sikur po perdor nje lloj makinerie? Majat nuk kane patur asnje makineri. Majde ata sduhet te kene patur dijeni as per rroten. Por perseri me panelet anesore, percinat, tubat dhe veglat e tjera, struktura e Pacal tregonte me kryenecesi nje mjet teknologjik, shume me teper se cmund te tregoje per idene e ‘tranzicionit te shpirtit te njeriut te gjalle ne mbreterine e te vdekureve’ sic ka deklaruar nje autoritet ne arkeologji, apo ‘mbreti qe bie ne nofullat kockore te monstrave te tokes’ sic ka deklaruar nje tjeter.

    Mu kujtua ‘Njeriu ne Gjarperinj’ relievi Olmec qe kam pershkruar ne kapitullin e shtatembedhjete. Edhe ajo dukej si nje pershkrim naiv i nje pjese teknologjike. Me tej, ‘Njeriu ne Gjarperinj’ kishte ardhur nga La Venta ku ishte bashkangjitur me disa figura mjekeroshe, ne dukje kaukazian. Varri i Pacal ishte te pakten disa mijera vjet me i ri se cdo thesar i La Ventas. Sidoqofte ne statuje e vogel prej guri te gjelber ishte zbuluar prane njerit skeletit te dergjej ne sarkofag dhe qe dukej te ishte shume here me e vjeter sesa sendet e tjera te vendosura aty. Ne te paraqitej nje kaukazian i moshuar, i veshur me nje toge te gjate dhe me mjeker me maje.

  19. #39
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Antarsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime n 479 postime
    PIRAMIDA E MAGJISTARIT



    Uxmal, Yucatan

    Ne nje pasdite te stuhishme, 700 km ne veri te Palenque fillova te ngjitem neper shkallet e nje tjeter piramide. Ishte nje ndertese e shkallezuar, ne nje plan me shume oval sesa katror, 240 kembe i gjate ne baze dhe 120 kembe i gjere. Ishte pak a shume e larte duke u lartuar 120 kembe mbi terrenin rrethues. Qe nga kohet qe nuk mbahen mend, kjo ndertese qe dukej si keshtjella e nje nekromani, eshte njohur me emrin ‘Piramida e Magjistarit’ si dhe ‘Shtepia e Xhuxhit’. Keto emra kane rrjedhur nga nje legjende Maja e cila thote se nje xhuxh me fuqi te mbinatyrshme kishte ngritur te gjithe ndertesen brenda nje nate.

    Ndersa ngjitesha, shkallet beheshin ne menyre perverse edhe me te ngushta. Instikti me thoshte qe te kerrusesha perpara drejt faqes se piramides dhe te ruaja cdo hap qe beja. Por ne vend te kesaj shikoja siper qiellin e ngrysur dhe te egersuar. Tufa te coroditura zogjsh klithnin zhurmshem ndersa kerkonin strehe sikur te ndjenin ardhjen e ndonje fatkeqesie ndersa masa e trashe e reve te uleta qe kishte zbehur diellin disa ore me pare tashme ishte e trazuar keqas nga ererat qe dukeshin sikur i gufonin edhe me shume.

    Piramida e Magjistarit pa dyshim ishte unike ne lidhjen e saj me fuqite e mbinatyrshme te xhuxhave, aftesite arkitekturale dhe ndertuese te te cileve ishte me fame ne Ameriken Qendrore. ‘Puna e ndertuesit ishte e thjeshte per ta’ shprehet njera nga legjendat Maja, ‘ajo cfare duhet te benin ata ishte vete te fishkellenin dhe guret do shkonin vete ne vend.’ Nje tradite tjeter shume e ngjashme, qe lexuesit duhet ti kujtohet, thote se blloqet gjigande te gurit ne qytetin misterioz Tiahuanaco ne Ande ishin transportuar nepermjet ajrit me tingullin e nje trumpete’.

    Si ne Ameriken Qendrore ashtu dhe ne rrajonet e largeta te Andeve, tinguj te cuditshem jane asociuar me ngritjen misterioze pezull te masiveve te gurit. Cfare duhet te mendoja nga ky fakt? Mbase eshte thjesht rastesi qe nje ‘fantazi’ kaq identike eshte zhvilluar ne dy zona te pavarura gjeografike. Por kjo nuk dukej dhe aq e mundur. Me te njejten vlere per tu marre ne konsiderate eshte dhe mundesia tjeter qe ky fakt mund te jete nje kujtese e perbashket e nje teknologjie te lashte ndertimi, e afte qe te ngrinte pezull nga toka masive gjigande guri dhe ti levizte ato me lehtesi te madhe. A ka kuptim qe keto memorie te mrekullive pothuajse identike ishin ruajtur dhe ne Egjyptin e Lashte? Aty, sipas njeres prej traditave tipike, nje magjistar thuhej se kishte ngritur ne ajer nje masiv gjigand guri 200 kubits te gjate dhe 50 kubits te gjere?




    Anet e shkalles ne te cilen po ngjitesha ishin te dekoruara me shije dhe me ate qe eksploratori amerikan i shekullit te nentembedhjete John Lloyd Stephens e pershkruajti si ‘nje lloj mozaiku te gdhendur’. Por cuditerisht, ndonese Piramida e Magjistarit eshte ndertuar shume shekuj me pare se Pushtimi Spanjoll, simbolet qe hasen me shume ne keto mozaike ishte nje perafersi e kryqit kristian. Ne te vertete ishin dy lloje te spikatura ‘Kryqesh Kristiane’: njeri me pjese te gjera ose croix-patte i perdorur gjeresisht nga Kaloresit e Tempullit dhe urdhera te tjere kryqezatash ne shekullin e dymbedhjete dhe te trembedhjete; tjetri ishte nje kryq ne forme X ose kryqi i Shen Andreas.

    Mbasi u ngjita edhe disa shkalle me siper arrita tempullin ne maje te Piramides se Magjistarit. Ai perbehej nga nje dhome e vetme nga tavani i te ciles vareshin nje numer i madh lakuriqesh nate. Ashtu si zogjte dhe rete ata dukeshin te shqetesuar nga ndjesia e stuhise qe po afronte. Duke krijuar nje masiv gezofi ata vareshin me koke poshte duke hapur dhe mbyllur krahet e tyre te vegjel.

    Vendosa te pushoja pak mbi platformen qe rrethonte dhomen. Nga aty, duke pare poshte mund te shikoja edhe me shume kryqe. Ata ishin gjithandej, praktikisht ne cdo pjese te kesaj strukture te cuditshme dhe te lashte. Mu kujtua Tiahuanaco, qyteti i Andeve dhe kryqet qe ishin gdhendur aty ne nje kohe te larget pre-kolombiane, ne disa nga blloqet madheshtore qe dergjen aty te shperndara perreth nderteses te njohur si Puma Punku. ‘Njeriu ne Gjarperinj’, skulptura Olmece nga La Venta po ashtu ishte e gdhendur me dy kryqe te Shen Andreas, shume kohe perpara lindjes se Krishtit. Dhe tani, ketu ne Piramiden e Magjistarit ne vendbanimin Maja te Uxmal u ndesha perseri me kryqe te tille.

    Njerez me mjekra...
    Gjarperinj...
    Kryqe...

    Cfare mundesie eshte qe te jete thjesht nje rastesi fakti qe simbole te tilla kaq te vecanta te perserisin vetvehten ne kultura kaq te ndara nga njera tjetra dhe ne epoka te ndryshme te historise? Pse keto simbole ishin kaq te pranishme ne ndertimet e sofistikuara artistike dhe arkitektonike?



    NJE SHKENCE PROFECIE



    Nuk ishte hera e pare qe dyshoja se po shikoja shenja dhe ikona te lena pas nga ndonje kult ose shoqeri sekrete te cilat ishin perpjekur te mbanin te ndezur driten e civilizimit ne Ameriken Qendrore (dhe mbase edhe diku tjeter) gjate epokave te gjata te erresires. Mendoja se eshte e dukshme qe motivet e njeriut mjekrosh, Gjarperit me Pende dhe kryqet, te gjitha tentonin te jepnin copeza te ekzistences se nje civilizimi te avancuar teknologjikisht por te paidentifikuar ende dhe qe njehere e nje kohe ka qene ne kontakt te drejtperdrejte me kulturat vendase. Dhe ne teresi te ketij kontakti ka nje ndjesi vjetersie shume te madhe ne epoka, sikur te kete ndodhur ne nje kohe kaq te larget sa tashme eshte pothuajse e harruar. Me shkoi perseri ne mendje menyra e papritur sesi u shfaqen Olmecet, rreth mijevjecarit te dyte p.e.s., nga vorbulla e mjegullt dhe e padepertueshme e parahistorise. Te gjitha te dhenat arkeologjike tregonin se qe nga fillimi ata kishin adhuruar koka masive te gurta dhe pllaka te gurta qe tregonin njerez mjekroshe. U ndjeva shume i intriguar nga mundesia qe disa prej ketyre pjeseve te mrekullueshme skulpturash mund te kene qene pjese e nje trashegimie te gjere te nje civilizimi te pasuara tek popujt e Ameriken Qendrore me mijera vjet perpara mijevjecarit te dyte p.e.s. dhe te besuara per tu ruajtur nga kultet sekrete te diturise, mbase kulti i Quetzalcoatl.

    Shume gjera kane humbur. Por sidoqofte tribute e ketij rrajoni – ne vecanti Majat, ndertuesit e Palenque dhe Uxmal – kane ruajtur dicka edhe me shume misterioze dhe te mrekullueshme sesa monolitet enigmatike, dicka qe e ka deklaruar veten me kokefortesi qe eshte trashegimia e nje civilizimi me te larte dhe me te vjeter. Ne kapitullin tjeter do te shohim qe ka qene nje shkence mistike e nje folklori te lashte qe ngulmon tek yjet, nje shkence e kohes dhe e matjeve dhe parashikimeve – nje shkence e profecive – te cilen Majat e kane ruajtur nga e kaluara me perfeksion. Sebashku me te, ata ruajten dhe kujtesen e nje permbytje te temerrshme qe ka shkaterruar token dhe nje trashegimi ideosinkretike te nje diturie empirike, dituri e nje rendi me te larte te cilet ata nuk e kishin, dituri te cilen ne e kemi arritur vetem kohet e fundit...

  20. #40
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Antarsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime n 479 postime
    KAPITULLI I NJEZET E NJE



    NJE KOMPJUTER PER TE LLOGARITUR FUNDIN E BOTES




    Majat e dinin se nga e kishte origjinen dijenija e tyre e avancuar. Ata thoshin se kjo dije ju tha nga Njeriu i Pare, krijesat e Quetzalcoatl, emrat e te cileve kane qene Balam-Quitze (Jaguari me nje te Qeshur te Embel), Balam-Acab (Jaguari i Nates), Mahucutah (Emri i Shquar) dhe Iqui-Balam (Jaguari i Henes). Sipas Popol Vuh keta paraardhes:

    ishin te pajisur me inteligjence; ata folen urte dhe menjehere munden te shikonin larg; ata ja dolen mbane te shikonin; ata ja dolen mbane te mesonin cdo gje qe ishte ne kete bote. Ata pane cdo gje te fshehur ne distance pa patur nevoje qe te levizinin...Madheshtore ishte urtesia e tyre; shikimi i tyre arriti pyjet, shkembinjte, liqenet, detrat, malet dhe luginat. E verteta eshte qe ata ishin njerez te admirueshem... Ata ishin te afte te dinin cdo gje dhe ekzaminuan te katra qoshet, te katra pikat e harkut te qiellit dhe te faqes se rrumbullaket te tokes.

    Sukseset e kesaj rrace zgjuan zilini e disa nga perendive me te fuqishme. ‘Nuk eshte mire qe krijesat tona te dine cdo gje,’ ishte opinioni i ketyre zotave, ‘A mund te jene ata te barabarte me ne, krijuesit e tyre qe mundt e shikojme larg, qe dime cdo gje dhe qe shikojme cdo gje?... A mund te jene dhe ata perendi?’
    Natyrisht qe nje gjendje e tille nuk mund te lejohej te vazhdonte. Mbas disa diskutimeve u dha nje urdher per te marre masat e duhura:

    Le te kufizojme shikimin e tyre qe te arrije vetem ate qe eshte afer; le te lejojme ata qe te shikojne pak nga faqja e tokes... Dhe me pas nga Zemra e Qiellit fryu nje ere ne syte e tyre e cila mjegulloi shikimin sic ndodh me pasqyren kur mbulohet nga avulli i frymarrjes. Syte e tyre u mbuluan dhe ata mund te shihnin vetem ate qe ndodhej afer, vetem ajo qe ishte e qarte per ta...Ne kete menyre urtesia dhe e gjithe dituria e Njeriut te Pare u shkaterrua...

    Kushdo qe eshte familjar me Testamentin e Vjeter do i kujtohet qe arsyeja pse Adami dhe Eva u perzune nga Kopeshti i Edenit kishte te bente me arsye te ngjashme. Mbasi Njeriu i Pare kishte ngrene fruten nga pema e diturise mbi te miren dhe te keqen,

    Zoti i Plotfuqishem tha, ‘Po shoh se njeriu eshte bere i njejte me ne, ai di te miren dhe te keqen. Tani qe ai mos te zgjase duart dhe te marre po ashtu nga pema e jetes dhe te haje dhe te jetoje pergjithmone, [le ta] dergojme ate jashte Kopeshtit te Edenit...’

    Popol Vuh nga te gjithe studiuesit eshte pranuar te jete nje burim i pashoq dhe i ‘pahelmuar’ i traditave pre-Kolumbiane. Si pasoje eshte enigmatike hasja e ngjashmerive te tilla midis ketyre traditave dhe ato te rregjistruara ne historine e Gjenezes. Pak a shume, si ne disa nga lidhjet midis Botes se Vjeter/Botes se Re ne kemi identifikuar, karakteri i ngjashmerive nuk eshte sugjestiv i asnje influence direkte te nje rrajoni mbi nje tjeter por dy interpretime te ndryshme mbi te njejten ngjarje. Si rezultat, per shembull:

    • Kopshti biblik i Edenit duket si nje metafore per gjendjen e hareshme, pothuajse gati hyjnore te diturise qe Njeriu i Pare i Popol Vuh dispononte.

    • Esenca e kesaj diturie ishte aftesia ‘per te pare cdo gje’ dhe ‘ditur cdo gje’. A ishte kjo saktesisht aftesia qe fitoi Adami dhe Eva mbasi hengren frutin e ndaluar i cili rritej ne deget e pemes se diturise mbi te miren dhe te keqen?

    • Se fundi ashtu sic u perzu Adami dhe Eva nga Kopshti ashtu dhe kater Njerezit e Pare te Popol Vuh u deprivuan nga aftesia e tyre per ‘te pare larg’. Qe nga ky moment ‘syte e tyre u mbuluan dhe ata mund te shihnin vetem cfare ishte afer...’

    Te dyja, Popol Vuh dhe Gjeneza tregojne historine e renies se njerezimit nga nje gjendje me superiore. Ne te dyja rastet kjo gjendje superiore eshte e lidhur ngushte me diturine dhe lexuesi ska me dyshim qe dituria ne rastin konkret ishte kaq e mahnitshme sa kushdo qe e posedonte, posedonte dhe fuqi te njejtat me ato te perendive.
    Bibla duke adoptuar nje ton zeri te erret dhe te mbytur e quan ate ‘dituria mbi te miren dhe te keqen’ dhe nuk shton asgje me shume. Ndersa Popol Vuh eshte shume me teper informuese. Ajo na thote se dituria e Njeriut te Pare konsistonte ne aftesine e te parit ‘te gjerave ne distance’, qe ata ishin astronome te cilet ‘ekzaminuan kater qoshet, kater pikat e harkut qiellor’ dhe qe ata ishin gjeografe te cilet ja arriten te masnin ‘faqen e rrumbullakte te tokes’.

    Gjeografia do te thote harta. Ne Pjesen e Pare ne pame te dhena qe sugjerojne qe kartografet e nje civilizimi ende te paidentifikuar mund te kene hedhur ne harte gjithe planetin ne nje kohe shume te hershme. A eshte e mundur qe Popol Vuh po na transmeton nje kujtese te ngaterruar te ndonje civilizimi kur flet ne menyre nostalgjike per Njeriun e Pare dhe njohurine e mrekullueshme gjeografike qe posedonte?
    Gjeografi do te thote harta dhe astronomia do te thote yje. Shume shpesh te dyja disiplinat ecin dore per dore me njera tjetren pasi yjet jane thelbesore per lundrimet e gjata zbuluese ne det (dhe lundrimet e gjata zbuluese ne det jane thelbesore per hartimin e hartave te sakta).

    A eshte thjesht aksidentale qe Njeriu i Pare i Popol Vuh kujtohet jo vetem per studimin e ‘faqes se rrumbullaket te tokes’ por edhe per soditjen e ‘harkut qiellor’? Dhe a eshte koincidence qe arritjet e padiskutuara te shoqerise Maja ishin ato te observimit astronomik mbi te cilin u bazua dhe llogaritja e avancuar matematikore dhe se fundi hartimi i nje kalendari jo vetem shume te sakte por edhe shume kompleks e te sofistikuar?



    DITURI KREJT PA VEND



    Ne vitin 1954 J. Eric Thompson, nje nga autoritetet me ne ze ne arkeologjine e Amerikes Qendrore shprehu nje ndjesi te madhe misteri mbi nje numer mosperputhjesh shtangese qe ai kishte identifikuar midis arritjeve aspak te jashtezakonshme te Majave ne pergjithesi dhe gjendjen tejet te avancuar te njohurise se tyre astro-kalendarike, ‘Cfare trukesh mendore’ pyet ai ‘e shtyne inteligjencen e Majave qe te hidhnin qiejte ne harte, por ne te njejten kohe te deshtonte ne zoterimin e principit te rrotes; te vizualizonte perjetesine si askush nga njerezit e tjere gjysem te civilizuar dhe ne te njejten kohe te injoronte hapin e shkurter nga ndertimi i nje gjysem harku ne harkun e vertete te murit; te numeronte deri ne miliona dhe ne te njejten kohe te mos mesonte kurre sesi te peshonte nje thes me miser?

    Mbase pergjigja per keto pyetje eshte shume me e thjeshte sesa mendonte Thompson. Mbase astronomia, kuptimi i thelle mbi kohen dhe perllogaritjet afatgjata matematikore nuk ishin aspak truke. Mbase ato ishin pjese perberese e nje teresi diturie koherente dhe shume specifike te cilen Majat e trasheguan, pak a shume te paprekur, nga nje civilizim me i vjeter dhe me i urte. Nje trashegimi e tille do shpjegonte kontradiktat e verejtura nga Thompson dhe se tani nuk ka me nevoje per asnje polemike mbi kete ceshtje. Ne tashme dime po ashtu qe Majat e moren kalendarin e tyre si nje trashegimi nga Olmecet (nje mije vjet me heret Olmecet perdornin saktesisht te njejtin sistem). Dhe pyetje e vertete duhet te jete, nga e moren Olmecet? Cfare niveli teknologjik dhe zhvillimi shkencor ishte i nevojshem per nje civilizim ne menyre qe ky i fundit te hartonte nje kalendar kaq te persosur sa ky?

    Le te shyqrtojme rastin e vitit diellor. Ne shoqerine moderne Perendimore ne vazhdojme te perdorim kalendarin diellor i cili u paraqit ne Europe ne vitin 1582 dhe qe eshte bazuar ne njohurine me te pasur shkencore te asaj kohe; kalendari i famshem Gregorian. Kalendari Junian qe u zevendesua nga Gregoriani e llogariste periudhen e orbitimit te tokes rreth diellit per 365.25 dite. Reforma e Papa Gregori XIII e zevendesoi me nje llogaritje edhe me te sakte: 365.2425 dite. Fale perparimit shkencor qe nga viti 1582 ne tani dime qe koha e sakte e vitit diellor eshte 365.2422 dite. Pra Kalendari Grigorian ka nje gabim fare te vogel, vetem 0.0003 dite, nje saktesi kjo e mahnitshme per shekullin e gjashtembedhjete.
    Cuditerisht ndonese origjina e tij eshte e mbeshtjelle nga mjegulla e lashtesise, shume me larg se shekulli i gjashtembedhjete, kalendari i Majave kishte arritur nje saktesi shume te madhe. E llogariste vitin diellor me 365.2420 dite me nje gabim prej 0.0002 ne dite.

    Ne menyre te njejte Majat dinin kohen qe i duhej Henes per te orbituar Token. Perllogaritja e tyre per kete kohe ishte 29.528395 dite qe eshte jashtezakonisht afer me vleren e vertete e cila eshte 29.530588 dite, llogari kjo e arritur me teknologjine me moderne. Po ashtu prifterinjte Maja kishin ne dispozicion tabela shume te sakta per te parashikuar eklipset henore dhe diellore dhe kishin dijeni te qarte qe ky fenomen mund te ndodhte vetem ne harkun kohor te plus/minus 18 diteve te pikes (kur orbita e Henes pershkon orbiten e Diellit). Perfundimisht Majat ishin matematicien te perkryer dhe te arrire. Ata zoteronin nje teknike te avancuar te llogaritjes metrike nepermjet perdorimit te nje tabele chequer (e ngjashme me kutine e shahut), mjet te cilin ne e kemi zbuluar (ose rizbuluar?) vetem ne shekullin e fundit. Ata po ashtu kuptuan dhe perdoren ne menyre perfekte konceptin abstrakt te zeros dhe kishin njohuri per numerimin vendor.
    Keto jane fusha ezoterike. Sic vuri re dhe Thompson:

    Shifra Zero dhe numerimet vendore jane kaq shume pjese e trashegimise sone kulturore dhe eshte nje komoditet kaq i qarte sa eshte e veshtire te kuptohet shkaku pse shpikja e tyre u vonua kaq shume. E megjithate as greket e lashte me matematikanet e saj te famshem dhe as Roma e lashte nuk kishte idene e zeros apo numerimit vendor. Qe te shkruaje 1848 ne sistemin numeror romak duheshin njembedhjete germa: MDCCCXLVIII. Ndersa Majat kishin nje sistem vlere-vend (shume te ngjashem me kete qe kemi ne ditet e sotme) romaket perdornin menyren e tyre trashanike.

    A nuk eshte paksa e cuditshme qe kjo tribu e pashquar e Amerikes Qendrore te kishte hasur ne kohe te hershme nje shpikje e cila sipas historianit te shkences Otto Neugebauer eshte quajtur si ‘shpikja me pjellore e njerezimit’?

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema t Ngjashme

  1. Gjurmt - Legjend e Rock-ut shqiptar
    Nga ILovePejaa n forumin Muzika shqiptare
    Prgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 12-06-2019, 12:32
  2. Pyetje mbi librin Gjurmt e Civilizimeve t Zhdukura
    Nga Darius n forumin Arkeologji/antropologji
    Prgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 24-10-2009, 10:25
  3. Plan per te humbur gjurmet e kufirit Shqiperi - Kosove
    Nga brooklyn n forumin shtja kombtare
    Prgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 02-02-2007, 22:51
  4. N gjurmt e arkeologjis otomane
    Nga Davius n forumin Arkeologji/antropologji
    Prgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-02-2007, 10:52
  5. Hapet dosja e rrugve t zhdukura.
    Nga Xhuxhumaku n forumin Tema e shtypit t dits
    Prgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-09-2005, 14:34

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •