Mendoj se duhet te perkujtojme herojt e martirat e kombit shqiptar ku pa dyshim vend te nderuem zen edhe prifti ortodoks Papa Kristo Negovani, i cili pagoi me jeten e vet ne moshen 30 vjecare dashunine per atdheun dhe Gjuhen SHQIPE.
Te gjithe jane te mirepritun me sjelle materiale e komente. Po ja filloj une me nje shkrim te marrun prej www.albanovaonline.com :
PAPA KRISTO NEGOVANI
(1875-1905)
Jetėshkrimi
Papa Kristo Negovanimartyri dhe prinjėsi shpirtėror i Shqipėrisė pėr krah tė cilit mbas njėzet e katėr vjetėve u rreshtua martyri i madh i Veriut At Shtjefėn Gjeēovilindi nė katundin Negovan tė Maqedhonisė nė vitin 1875. Negovani, katund nė rrethet e Florinės, ėsht i banuar krejt nga Shqiptarė e thuhet se kėta, bashkė me ata tė katundit Bellkamen, kanė vajtur atje dyke u ēpėrngulur nga katundi Plikat i Kolonjės sė Korēės njėqind e pesėdhjetė e ca vjet mė parė.
Kristua nė fshatin e vet mbaroi shkollėn fillore greke edhe pastaj pėr mėsime mė tė lartėra hyri nė gjymnas tAthinės. Mbas tre vjetve u shtėrngua ta lėrė shkollėn, sepse atin e tij i a vranė kusarėt dyke i marrė tėrė pasurinė edhe tė riut i u desht tė kujdesohej pėr ushqimin e familjes sė vet.
Mė 1890 nė Negovan e emėruan si mėsonjės tė shkollės greke. Nė kėtė kohė filloi veprimtarija e tij atdhetare: Shqiptarėt e Negovanit edhe tė Bellkamenit, tė rrethuar vetėm nga armiqtė, po kėrcėnoheshin nga njė mijė tė zeza, qė tė humbisnin gjuhėn, zakonet dhe tė harronin fare Mėmėdheun e tyre tė vėrtetė: nėn rrogozė e sheshazi Patrikana e Fanarit me agentat e saj e me andarėt e maleve bėnte ēmos pėr ti greqizuar kėta Shqiptarė tė kulluar. Kundrejt kėtij rreziku nisni luftėn e parė Mėsonjėsi i ri i shkollės sė Negovanit: Kultura greke nuk i dha asnjė valė ideali helenik, rroga e saj nuk e embėlsoi aspak: Kristua vendosi tė krijojė nato katunde tė vetėmuara ēerdhen e vėrtetė tė shqiptarizmės. Dyke u mėsuar nxėnėsvet alfavitėn greke, nuk rreshti fshehurazi e ku sheshazi tu predikojė tė rinjvet e bashkėfshatarėve tė vet dashurinė pėr Mėmėdheun e vėrtetė: Pėr mbi ēdo gjė gjuha shqipe ishte ajo qė duhej mėsuar, sa mė parė, i thoshtė or e ēast, kujdo e kudo.
Kristua mėsonjės kishte dije tė plotė pėr zulmėn e madhe tė stėrgjyshėrve tanė, ndoqi kėmba-kėmbės lėvizjen e madhe tė Rilindjes Kombėtare pas Lidhjes sė Prizrendit, u thith nga veprimtarija e Shoqėrisė sė Stambollit tė vitit 1879 e nga ajo e shoqėrisė Drita tė Bukureshtit tė viti 1881 edhe u familjarizua me udhėheqėsit mė nė zė tė lėvizjes shqiptare tė asja kohe. Por kishte formuar besimin e patundur se nėn petkun e zķ do ti sillte shėrbimet mė tė mėdha Kombit tė vet tė robėruar, prandaj, edhe nė marrėveshje me mėmėdhetarėt e mėrgimit, mė 1892 mėsonjėsi i ri shkelmoi dėfrimet e djalėrisė dhe u bė prift i katundit dyke u bėrė njėkohėsisht pararendėsi, frymėzonjėsi dhe krijonjėsi i Kishės sė mė vonėshme Orthodokse Autoqefale Shqiptare.
Edhe punės i dha zjarr: nė shtėpin e vet hapi njė shkollė shqipe tė natės:
...O djem, o vashė, vraponi
Nd i bekuar mėsim!
Gjuhėn e Mėmės mėsoni
Me dėshir e mallėngjim!
Sepse:
Mėsimi do tshpėtonjė
tė varfrėnė Shqipėri!... [1]
u bėnte thirjen Shqiptarėvet kudo e veēanėrisht bashkėfshatarėvet tė vet.
Puna ideale mori rrugėn e mbarė: njėqind djem e vajza katundare natė pėr natė nė kėthinėn e ngushtė tė shtėpisė sė tij mėsonin abecenė shqipe dhe historinė lavdi-plote kombtare nga goja e At Kristos. Pėr mėsimin e gjuhės shqipe i mungonin tė gjitha, por prifti-mėsonjės-idealist i plotėsonte me shpenzimet e veta edhe or e ēast shkruante me duart e veta abetaren nepėr fletore edhe u ēpėrndante nxėnėsvet.
Mė vonė gjuhėn shqipe filloi ta pėrdorė dalė ngadalė nė kishė: sė pari e kėndonte shqip vetėm ungjillin, pastaj shtoi lutje tė vogla e sė fundi meshėn e tėrė. Kisha dhe shtėpija e tij u bėnė ēerdhe kombtare: Aty grumbulloheshin tė mėdhenj e tė vegjėl pėr tė marrė kungatėn e shqiptarizmės nga Papa Kristo Negovani, i cili me veprat e gjalla e me ligjėrata e shumta i nxiste pėr tė ruajtur si syt e ballit gjuhėn e zakonet, kėngėt dhe vallet thjesht shqiptare edhe tė bėnin theror ēdo gjė, sa edhe jetėn pėr tė fituar lirinė e vetėm lirinė!
E Negovanėsit dhe Bellkamenėsit u magjepsėn aqė fort nga vepra e nga fjale e Atit tė Mirė sa qė ēdo botim, qė dilte nepėr kolonitė shqiptare, me njė herė fluturonte nepėr kėto vėnde me aqė ankth e dashuri sa edhe njė abetar vetėm shėtiste me njėzet vetė sa grisej e bėhej lėvere!
Ketė propagandė tėrė flakė atdhedashurije Papa Kristua e pėrhapte edhe ndėr zemrat mė tė strukura shqiptare me anėn e libravet tė tija qė botonte, si edhe me anėn e shkrimevet tė tjera tė shumta qė shkruante nepėr fletoret dhe nepėr tė pėrkohėshmet.
As kėrcėnimet e Mitropolitit tė Kosturit, as ato tė komandantit tė komitetit grek Pavllo Mellajt edhe as ngatėrresat e parreshtura tė atdhemohonjėsvet edhe tanmiqėvet tė tjerė nuk e trembėn Atin e Bekuar.
Emri i Shenjtorit e i Mėsonjėsit idealist mori dhenė nepėr Shqipėri si prinjės i lirisė, ndėrsa u ēfaqej si fantomė tmerri armiqėvet. Por atdhemohonjėsit edhe armiqt e Kombit nuk lanė dy gurė bashkė gjer sa e vunė nė vijė punėn e tradhėtisė: Papa Kristo Negovani ishte halė nė sy, luftėtari mė i rrezikshėm edhe armiku mė i math i tyre, prandaj duhej ēdukur! Vepra e shėmtuar e trathėtisė nuk vonoi shum:
Nė natėn e errėt tė 12 Shkurtit tė vitit 1905, atėherė kur Shenjtori-Mėsonjės ēpėrndante naforėn nė kishė, njė grup njerėzish tė panjohur e rrėmbyen nga shtėpija dhe e shpunė jashtė katundit.
Atje u zhvillua tragjedija mė ēnjerėzore: Gjakpirėsit sė pari me sopata e me thika i a copėtuan trupin e pastaj me tehin e pėrgjakur tė sopatės mė tė rėndė i a ēanė kryet nė dysh e i a derdhėn trutė dyke e pėrcjellur gjakėsin e tyre me fjalėt therėse:
Shko tani tė bėsh propagandė pėr lirin e Shqipėrisė e ta thuash ungjillin shqip!
E:
...Papa Kriston e vranė,
dhe sra pėr tė njė kėmbanė!...
Por zemra e pėrvėluar e Kombit e vajtoi me dėnesė:
...E gjithku nė Shqipėri,
Mbajėn e rin ndė zi;
Cilido si pėr njė bir,
Ēė la jetėn me pa-hir;
Cilido si pėr njė vlla,
Ēė nga Grekėrit u vra;
Jo nė luftė e jo pėr ftesė,
Po ndė fshehie e me pa-besė;
Jo te sheshi i burrėris,
Po te prita e kuseris!...
e qau me plot vrer Poeti i math arbėresh Zef Skiroi.
Edhe gjaku i martyrit dhe i Shenjtorit-mėsonjės-idealist Papa Kristo Negovanit rrodhi rrėke nė moshėn tridhjetė vjeēare pėr tė zbukuruar e pėr tė kristalizuar pėr jetė tė jetėvet lulen e lirisė Kombtare.
Papa Kristua shum shkrime e vjersha tė tija i ka nėnshkruar me shkronjat P.H. H. N., ase P.
Pėrgatiti: Sterjo Spasse
SHKRIMTARĖT SHQIPTARĖ, II, Tiranė, 1941.
Pregatiti: Arben Marku (Ndreca)
www.albanovaonline.com
Krijoni Kontakt