Close
Faqja 1 prej 4 123 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 68
  1. #1
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Mosha
    39
    Postime
    3,143
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime

    Do tė ndahet Maqedonia?

    Antare te nderuar te ketij forumi,
    Po hap kete teme per te diskutuar mbi nje ceshtje (pak) te vjeter.
    T'ju perkujtojme, kur erdhi ne pushtet Bashkimi Demokratik per Integrim dhe SDSM pas konfliktit te armatosur ne Maqedoni, z. Arben XHAFERI dhe me te besuarit e tij ne Parti filluan te perhapin IDENE E NDARJES SE MAQEDONISE.

    Nje mungese vullneti per bashkejetese dhe nje lloj problemi me kohezionin e brendshem te dy etniteteve ishin nder shkaqet te cilat permendte z. Xhaferi.
    Per here te pare kete ide e kam degjuar ne emisionin SHQIP te Rudina XHUNGES ne TopChannel.

    Pyetja per diskutim:

    Tani qe PDSH eshte ne pushtet dhe qe e ka "kontrollin" e qeverise, ashtu si e kishte BDI para 4-5 vjetesh, a do ndahet Maqedonia sipas idese se XHAFERIT, apo ajo ide e ndarjes eshte harruar me te vene prapanicen ne karriget e pushtetit???

    Ndani mendimet tuaja me ne!
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-08-2006
    Postime
    63
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    ndarja e maqedonise !

    Ndarja e maqedonise do te behet , kurre nuk e din askush , pyetja jote eshte me bisht
    une do pergjigjem gjithashtu me bisht:

    Ne konventen parazgjedhore ALI AHMETI duke e perqafuar CANE ARSOVIN ( kandidat per deputet i BDI-se ) tha :

    "VMRO dhe PDSH deshirojne ta ndajne maqedonine , por Cane nuk e lejon nje gje te tille "

    Ndoshta Arben Xhaferi eshte tremb nga Komandant CANE ARSOV-i

  3. #3
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Mosha
    39
    Postime
    3,143
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime

    Exclamation

    Citim Postuar mė parė nga zoro2006
    Ndarja e maqedonise do te behet , kurre nuk e din askush , pyetja jote eshte me bisht
    une do pergjigjem gjithashtu me bisht:

    Ne konventen parazgjedhore ALI AHMETI duke e perqafuar CANE ARSOVIN ( kandidat per deputet i BDI-se ) tha :

    "VMRO dhe PDSH deshirojne ta ndajne maqedonine , por Cane nuk e lejon nje gje te tille "

    Ndoshta Arben Xhaferi eshte tremb nga Komandant CANE ARSOV-i
    zoro2006,
    Dua ta perkujtojme Arben XHAFERIN per ato qe ka thene dikur dhe te shohim mos ka harruar se duhet ndare (sipas tij).

    Nuk thashe qe Ali AHMETI do e ndaje apo do e shpetoje... nuk thashe qe eshte me i mire Ali AHETI por po pyes thjeshte per te zbuluar nje te vertete te dikurshme e cila ka te beje me "liderin politik te shqiptareve te Maqedonise" (ndodh si shpesh me politikanet tane) sapo behen pjese e qeverise, harrojne. Premtime parazgjedhore te mbuluara nga pluhuri i hareses qellimisht dhe qe shkunden nga pluhuri njehere ne kater vite kur vjen koha per te marre votat e popullit
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  4. #4
    Alessandro Del Piero Maska e Juventus
    Anėtarėsuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Aty ku Shqiptaret po vuajne.
    Mosha
    32
    Postime
    1,504
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Do te ndahet, por jo pse ka thene nje politikan, se kto politik e kane, ndersa ndarjen do e beje dikush tjeter, por pas rregullimit te ceshtjes se Kosoves, dhe disa problemeve tjera ne Ballkan.
    Team: That team in Italy with 29 titles. Or was it 30?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Mosha
    44
    Postime
    707
    Faleminderit
    0
    28 falenderime nė 28 postime
    Danaj: Maqedonia do tė ndahet

    --------------------------------------------------------------------------------

    Intervistė me analistin Koēo Danaj (1)

    Danaj: Maqedonia do tė ndahet...


    Arsim Sinani

    Tiranė, 8 gusht – “Nė vitin 2013 Maqedonia do tė ndahet pa dhimbje, ndėrsa pjesa e mbetur e saj do tė integrohet nė BE” ka thėnė analisti dhe njohėsi i mirė i rrethanave nė Ballkan, Koēo Danaj nė njė intervistė ekskluzive pėr “Epokėn e re”. Danaj nė kėtė intervistė flet pėr zhvillimet politike nė Maqedoni, hyrjen nė qeveri tė PDSH-sė, tėrheqjen e paralajmėruar tė Arbėn Xhaferit nga politika, pėr Ali Ahmetin, Gruevskin, Georgievskin, politikėn e “bishtave” qė bėjnė partitė shqiptare nė Maqedoni...

    Fytyra e qeverisė Gruevski e atillė qė shqiptarėt i konsideron banorė dhe jo popull

    EPOKA E RE: Si e shihni Maqedoninė pas zgjedhjeve tė fundit parlamentare mund tė na thoni sa mendoni se mund tė jetė e qėndrueshme qeveria e re e Shkupit?
    Danaj: E shoh me njė fytyrė tė re dhe me parashikimin e njė thelbi tė ri. Cila ėshtė kjo fytyrė do tė thoni? Po ėshtė fytyra e braktisjes sė Marrėveshjes sė Ohrit, ėshtė fytyra e heqjes dorė nga identiteti kombėtar shqiptar nė emėr tė njė jete mė tė mirė. A nuk do tė thotė kėtė Gruevski kur deklaron se ekonomia do tė jetė prioriteti i tij. Qė do tė thotė sipas nxėnėsit tė Dimovskės dhe mikut tė Georgievskit se pėrkatėsia etnike nuk ka rėndėsi, rėndėsi ka buka e gojės. Pra, fytyra e qeverisė Gruevski duket qė do tė jetė fytyra e atij qė shqiptarėt i konsideron banorė dhe jo popull.

    Mjerisht politikanėt shqiptarė nė Maqedoni kanė harruar se nė shtetet shumetnike ka dy opozita

    EPOKA E RE: Ali Ahmeti edhe pse fitoi nė kampin politik shqiptar mbeti jashtė qeverisė sė Maqedonisė. Mendoni se janė tė qėlluara protestat e filluara nga BDI-ja?
    Danaj: Protesta ėshtė njė mjet i luftės politike. Dhe sa kohė qė ajo nuk ėshtė e dhunshme, ėshtė normale. Ahmeti dhe partia e tij po ndėshkohen nga ajo pjesė e pa zbatuar e Marrėveshjes sė Ohrit, ku edhe BDI-ja ka pėrgjegjėsinė e saj kryesore krahasimisht me PDSH-nė.

    EPOKA E RE: Cila ėshtė kjo?
    Danaj: Ėshtė ajo pjesė, e cila partitė politike shqiptare i trajton si bisht tė politikės maqedonase dhe jo pjesė pėrbėrėse e politikės sė Maqedonisė. Qysh nga viti 1991 qė tė gjithė, Haliti, Imeri, Xhaferi, Ahmeti, Vejseli nė kohė tė caktuar kanė pranuar tė jenė bisht i politikės sė Maqedonisė.

    EPOKA E RE: Ēfarė doni tė thoni me kėtė?
    Danaj: Dua tė them se pėr partitė politike shqiptare nė Maqedoni nuk ka pasur rėndėsi se sa vota kanė marrė nga elektorati i tyre, por sa vota ka marrė partia maqedonase me tė cilėn ata kanė pasur atė qė ata e quajnė pėrputhje tė bindjeve politike. Dhe kėtu qėndron demagogjia e partive politike shqiptare nė Maqedoni pėrballė shqiptarėve. Kur ka qenė momenti pėr pushtet dhe karrige pushteti, krerėt e kėtyre partive kanė nxjerrė nė plan tė parė bindjet politike tė majta apo tė djathta. Ndėrsa kur ka qenė momenti pėr kredibilitet politik pėrballė shqiptarėve ata kanė nxjerrė nė plan tė parė gjoja patriotizmin.
    Ėshtė njė hendikep i madh i politikės shqiptare nė Tetovė. Ėshtė njė dyfytyrėsi, qė ēėshtjen shqiptare pranon ta lerė nė harresė. Duke u kthyer te pėrgjigja e pyetjes suaj do tė thosha se Ali Ahmeti ėshtė pjesė e kėsaj politike dhe kėtij mentaliteti. Teza e tij mbi kombin politik ėshtė njė tezė qė nuk pėrkon asfare me ēėshtjen shqiptare. Ėshtė njė tezė internacionaliste. Pėr katėr vjet, Ahmeti as nuk e parashtroi ndonjėherė tezėn se koalicionet qeveritare nė Maqedoni duke qenė nė thelb etnike, nuk krijohen mbi pėrputhshmėri politike, por mbi sasi votash nga secila etni. Ndėrsa maqedonasit janė mė tė zgjuar. Ata i pėrdorin tė dyja edhe pėrkatėsinė etnike edhe bindjet politike, me synim qė tė mos kėrcėnohen nga votat e shqiptarėve. Qė ėshtė kėshtu mjafton fakti qė “djathtisti” Gruevski pėr tė bėrė shumicėn nė Parlament ka thirrur nė qeveri “majtistin” Petkovski, “djathtistin” Xhaferi etj. Mjerisht politikanėt shqiptarė nė Maqedoni kanė harruar se nė shtetet shumė etnike ka dy opozita: Njėra ėshtė opozita etnike dhe e dyta ėshtė opozita politike. Ato plotėsojnė njėra tjetrėn, por nuk e pėrjashtojnė njėra-tjetrėn siē kanė vepruar politikanėt shqiptar nė Maqedoni gjatė 15 vjetėve.

    Sfidat e qeverisė sė re tė Maqedonisė

    EPOKA E RE: Cilėt janė sfidat me tė cilat do tė ballafaqohet qeveria e re e Maqedonisė dhe cili mendoni ju se do tė jetė pozicioni i PDSH-sė nė kėtė qeveri. Mendoni se PDSH-ja bėri kompromis pėr tė hyrė nė qeveri?
    Danaj: Ka njė kamuflim diabolik tė qeverisė sė Nikolla Gruevskit. Ai flet pėr njė program ekonomik ambicioz, i cili ka filluar tė evidentohet edhe nga PDSH-ja. Por problemi themelor i Maqedonisė nuk ėshtė programi ekonomik, por ai etnik. Spostimi qė po i bėn Gruevski aspektit etnik dhe pėrkrahja qė po merr nė kėtė diabolizėm politik nga shqiptarėt ėshtė paralajmėrimi i destabilizmit dhe ndarjes sė Maqedonisė. Problemet nuk eksportohen atje ku dėshiron dikush apo disa, por ato zgjidhen atje ku janė. Pikėpamja e parė ėshtė Ēeguevarizėm, e dyta ėshtė realizėm. Ēeguevaristi i VMRO-sė, Gruevski ėshtė ai qė sė bashku me 443 mijė maqedonas ka votuar kundėr Marrėveshjes sė Ohrit nė referendumin famėkeq. Kėtė e di gjithkush nga shqiptarėt dhe politikanėt e tyre. Atėherė: A janė ata dakord me kėtė Marrėveshje, apo pushteti vlen mė shumė se njė Marrėveshje? Ndėrsa lidhur me atė se a bėri apo jo kompromis PDSH-ja, kjo ėshtė fare e thjeshtė: PDSH-ja ka bėrė kompromis, por se ēfarė synon kjo do tė duket tė paktėn pas njė viti. Uroj tė jenė nė tė mirė tė ēėshtjes shqiptare.

    Deklarata e ēuditshme e Arbėn Xhaferit

    EPOKA E RE: Arbėn Xhaferi ka paralajmėruar tėrheqjen nga politika nėse PDSH-ja hyn nė qeveri. Si e shihni tė ardhmen e kėsaj partie pa Xhaferin?
    Danaj: Ėshtė njė deklaratė e ēuditshme dhe me shumė pikėpyetje nga pas, pėr ata qė kanė kohė qė e njohin Arbėn Xhaferin. Por ėshtė e drejta e tij tė tėrhiqet tani qė rimori pushtetin. Por personalisht nuk mė duket njė mendim i qėlluar dhe nė kohėn e duhur.

    EPOKA E RE: Pse e thoni kėtė?
    Danaj: Sepse po ta pranojmė si tė saktė pohimin e tij qė do tė tėrhiqet nga politika tani qė PDSH-ja hyri nė qeveri, kjo ėshtė komprometuese pėr vetė Xhaferin.

    EPOKA E RE: Pse ėshtė e tillė?
    Danaj: Sepse do tė na duhet tė pohojmė se e gjithė lufta politike e Arbėn Xhaferit pėr ēėshtjen shqiptare paska qenė e pa vėrtetė, se Arbėn Xhaferi nuk na qenka ideologu i ēėshtjes kombėtare shqiptare, por njė ideolog pushteti, se ai paska luftuar thjeshtė pėr tė avancuar nė pushtet disa nga njerėzit e tij etj., etj. Ky ėshtė problemi i parė dhe mė kryesor. Tė tjerat nuk kanė rendėsi fare.

    EPOKA E RE: Besoni nė kėtė lloj arsyetimi?
    Danaj: Personalisht nuk e besoj kėtė lloj arsyetimi, sepse e njoh mirė Arbėn Xhaferin. Por nuk do tė thotė aspak se meqė nuk e besoj unė qė njoh Xhaferin, problemi nuk ekziston nė vetvete. Zėvendėsimi i ideologut kombėtar me pushtetarin provincial ėshtė njė problem nė tėrėsi pėr ēėshtjen shqiptare nė tė gjithė hapėsirėn shqiptare. Edhe kur kėrkon tė jesh ideolog i tė gjithėve siē ka vepruar Xhaferi, nuk tė lėnė tė tjerėt. Ndoshta ėshtė njė deklaratė nėn trysni. Por le tė presim.



    Nesėr lexoni:
    - Ēka mendon analisti Danaj pėr zėnkat ndėrshqiptare nė Maqedoni dhe si duhet tė zgjidhen ato?
    - Pse mosrealizimi i marrėveshjes sė Ohrit nėnkupton ndarje tė Maqedonisė.
    - A e ekziston edhe sot formula e ndarjes sė Maqedonisė?.
    - A po i ikėn marrėveshjes sė Ohrit, Nikolla Gruveski me programin e tij tė rremė ekonomik pėr zhvillim tė Maqedonisė?
    - Pse Koēo Danaj mendon se e ardhmja e kėsaj Maqedonie qė ėshtė sot duket se do tė jetė ndarja e saj nė vitet 2010-2012 pavarėsisht kundėrshtimeve tė Ali Ahmetit...



    BOX

    Koēo Danaj ka lindur mė 1 Prill 1951 nė Tepelenė, ku ka mbaruar shkollimin fillor dhe gjimnazin. Studimet e larta pėr Filozofi i ka kryer nė Tiranė. Mė 1986 merr titullin Doktor i Shkencave Politike. Nė fillim tė viteve 90-ta bashkėpunon me disa gazeta si Analist Politik i Pavarur, ndėrsa mė 1992 detyrohet tė largohet nga Shqipėria dhe qėndron nė Zvicėr deri nė shtator tė vitit 1997. Gjatė kėsaj periudhe, bashkėpunon ngushtė me redaksinė e gazetės “Zėri i Kosovės” dhe shkruan nė disa revista dhe gazeta tė diasporės. Pas kthimit nė Shqipėri, vazhdon tė punojė si Analist Politik i Pavarur. Nė nėntor tė vitit 1999 fillon punėn si Shefi i Kabinetit dhe Kėshilltar Politik i Kryetarit tė Partisė Socialiste Shqiptare, Fatos Nano, ndėrsa prej shtatorit 2000 deri nė Shkurt 2002 punon si Kėshilltar Politik i Kryeministrit tė Shqipėrisė tė asaj kohe, Ilir Meta, e mė pas edhe si Kėshilltar i kryeministrit Pandeli Majko.
    Ėshtė autor i njė mori librash dhe analizave politike, si: “Koha e demokracisė apo shpėtimit kombėtar” (1993); “Tragjiket e Evropės” (1994); “50 vjet histori e pahumbur (Enigma e Madhe)” (1995); “Totalitarizmi nė marrėdhėniet Ndėrkombėtare” (1996); “Ndėrgjegjja e vrarė” (1997); “Popull i tradhtuar” (1998); “UĒK dhe cinizmi i politikės” (1998); “Idealistet kėta tragjikė qė bėjnė histori” (2000); “Doktrina Kinton dhe shekulli i 21” (2001), etj.
    Aktualisht ėshtė Drejtor i Institutit tė Prognozave Politike dhe Sociale dhe agjencisė sė lajmeve Lajme.Net (ALN).

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Mosha
    44
    Postime
    707
    Faleminderit
    0
    28 falenderime nė 28 postime
    SPECIALE: Intervistė me analistin Koēo Danaj (2)

    DANAJ: Mė mirė njė president, njė kryeministėr dhe 15 ministra shqiptarė, sesa 2 presidentė, 2 kryeministra, 3 zv/kryeministra, 30 ministra dhe 70 zėvendėsministra sa janė sot nė Shqipėri, Kosovė e Maqedoni

    - Politikanėt shqiptarė nė Maqedoni tė braktisin bajraktarizmin
    - E ardhmja e Maqedonisė ėshtė ndarja nė vitet 2010-2012 pavarėsisht kundėrshtimeve tė Ali Ahmetit


    Arsim Sinani

    Tiranė, 9 gusht - Nė vazhdimin e dytė tė intervistės ekskluzive pėr “Epokėn e re”, analisti politik Koēo Danaj thotė se moszbatimi i Marrėveshjes sė Ohrit do tė thotė ndarje e Maqedonisė. Kėtė e kėrkoi me kushte tė pafavorshme Ljubēo Georgievski, por nuk e pranoi Arbėn Xhaferi nė vitin 2001, thotė Danaj. Ndėrsa pėr ndarjen e Maqedonisė ai mendon se kjo do tė ndodh nė vitin 2010-2012 edhe pse Ali Ahmeti mund tė mos pajtohet me kėtė. Bajraktarizmi, mendon Danaj, ėshtė ai qė e dėmton politikėn shqiptare nė Maqedoni, sepse asnjėri nuk pranon tė jetė i dyti.

    Moszbatimi i Marrėveshjes se Ohrit do tė thotė ndarja e Maqedonisė

    EPOKA E RE: Ēka mendoni se duhet tė bėhet qė t'u iket zėnkave brenda korpusit politik shqiptar nė Maqedoni?
    Danaj: Ėshtė e thjeshtė. E para dhe e fundit: politikanėt shqiptarė nė Maqedoni kanė nevojė tė heqin dorė nga mentaliteti bajraktar se kush ėshtė i pari. Pas kėsaj ēdo gjė ėshtė shumė e thjeshtė. Pėr vendin e dytė nuk lufton njeri deri nė mėri apo grindje.

    EPOKA E RE: Mė herėt keni deklaruar se moszbatimi i Marrėveshjes sė Ohrit do tė thotė ndarje e Maqedonisė. Mund ta elaboroni mė shumė kėtė tezė tuajėn?
    Danaj: Po e kam thėnė nė njė analizė tė botuar kohėt e fundit. Mendoj se edhe nė politikė dhimbja e sė vėrtetės ėshtė mė e lehtė se dhimbja e mashtrimit. Prandaj po e ritheksoj se moszbatimi i Marrėveshjes se Ohrit do tė thotė ndarja e Maqedonisė. Duket se ky do tė jetė edhe qėllimi i koalicionit qeveritar nė Maqedoni. Nė mars-prill 2001, regjisori-kryeministėr i Maqedonisė, Ljubēo Georgievski kėrkoi ndarjen e saj nė kushte tė favorshme pėr atė dhe tė pafavorshme pėr shqiptarėt. Por Arbėr Xhaferi nuk e pranoi kėtė tezė. Ndėrsa nė maj 2001 kur UĒK-ja kishte zotėruar Luginėn e Vardarit, Georgievski u tėrhoq vetė dhe ngarkoi Akademinė e Shkencave pėr tė mbajtur gjallė tezėn e ndarjes sė saj. Gazeta “Veēer” e datės 25 maj 2001 botonte hartėn e ndarjes sė Maqedonisė. Janė tė njohura arsyet pėrse nuk u realizua ky skenar atė vit. Por skenari ekziston akoma.

    Maqedoninė do ta qeverisin ata qė ishin dhe janė kundėr Marrėveshjes sė Ohrit

    EPOKA E RE: Pėrse ekziston ky skenar sipas mendimit tuaj?
    Danaj: Sepse Maqedoninė do ta qeverisin ata qė ishin dhe janė kundėr Marrėveshjes sė Ohrit, vartėsit e Lube Boshkovskit dhe Ljubēo Georgievskit. Dhe nė thelb Marrėveshja e Ohrit ėshtė shumė herė mė dimesionale se sa ėshtė trajtuar deri mė sot. BDI nė mjaft raste e harroi kėtė tipar tė saj dhe e trajtoi si marrėveshje tė njėanshme.

    EPOKA E RE: Mendoni se kjo marrėveshje ishte vetėm pėr shqiptarėt?
    Danaj: Kjo Marrėveshje nuk ishte vetėm pėr shqiptarėt. Ėshtė njė kamuflim i gabuar trajtimi i saj si marrėveshje vetėm pėr shqiptarėt. Pėr mė shumė, kjo marrėveshje qė pas disa ditėsh ka 5 vjetorin shpėtoi Maqedoninė nga shpėrbėrja. Tė harrosh kėtė thelb tė marrėveshjes do tė thotė t’i hapėsh rrugė shpėrbėrjes sė Maqedonisė aktuale.

    Marrėveshja e Ohrit - mėsim i madh pėr gjithė politikanėt nė Ballkan

    EPOKA E RE: Mendoni se Marrėveshja e Ohrit ishte njė mėsim qė duhet ta mėsojnė edhe maqedonasit dhe polikanėt e Shkupit?
    Danaj: Marrėveshja e Ohrit ishte edhe njė mėsim i madh, jo vetėm pėr shqiptarėt dhe maqedonasit dhe politikanėt e tyre, por edhe pėr tė gjithė politikėn nė Ballkan, mbi atė se si bėhet dhe duhet bėrė kompromisi dhe dialogu. Pėr tė arritur deri te Marrėveshja e Ohrit, politikanėt maqedonas dhe ata shqiptarė u mėsuan tė bėjnė dialog me kėdo, dialog pėr gjithēka pėr tė arritur deri te kompromisi. Dhe duhet thėnė se politikanėt maqedonas dhe shqiptar, kompromisin e realizuan nė fund.

    EPOKA E RE: Po, ēka mendoni ju pėr kėtė kompromis?
    Danaj: Kompromisi i tyre nuk ishte thjesht i detyruar siē ka ndodhur shpesh nė mjediset politike ballkanike. Kompromisi i detyruar mbartė nė thelb trysninė ndėrkombėtare, prandaj edhe ėshtė shkelur nė mjaft raste. Ndėrkaq kompromisi i dėshiruar, mbart edhe nevojėn e popujve, etnive, komuniteteve apo bashkėsive etj. pėr tė jetuar sė bashku, pėr tė rregulluar sė bashku mosmarrėveshjet. Marrėveshja e Ohrit ėshtė njė kompromis jo vetėm i detyruar nga bashkėsia ndėrkombėtare, por edhe i dėshiruar nga bashkėsia maqedone, shqiptare etj., etj.. Gruevski po i ikėn Marrėveshjes sė Ohrit. Dhe kjo do tė thotė se po i hap rrugė shpėrbėrjes sė Maqedonisė.

    Dosja Kosovė...

    EPOKA E RE: Pse nuk u nda Maqedonia nė vitin 2001?
    Danaj: Nuk u nda, sepse ende nuk ishte hapur “Dosja Kosovė”, qė ėshtė dosja kryesore jo thjesht ballkanike, por mė shumė se kaq. E tani kjo dosje ėshtė nė pragun e mbylljes. Duke qenė kėshtu, nė qeverinė e Maqedonisė duhet tė ishte dhe ėshtė njė parti politike shqiptare me prirje nacionaliste siē ėshtė PDSH-ja dhe jo njė parti me prirje qytetare si BDI-ja. Por nė qoftė se dikush thotė se si do tė qėndronte Maqedonia pa njė tė tretėn e saj, mė duhet tė pohoj se pėrderisa BE-ja dhe SHBA-ja pranuan tė formohet njė shtet me 600 mijė banorė si Mal i Zi, pse tė mos pranojnė edhe njė shtet maqedonas me mbi njė milion banorė. Por, pėrsėri, nė qoftė se dikush do tė mė thotė se ēfarė do tė bėhet me mbi 600 mijė shqiptarė, aq sa ėshtė i gjithė Mal i Zi, pėrsėri do tė mė duhet tė pohoj se edhe ky ėshtė njė problem i zgjidhur. Ata do tė jenė tė lirė ose tė bashkohen me mėmėdheun qė ėshtė Shqipėria ose me njė pjesė tė atdheut qė ėshtė Kosova.

    EPOKA E RE: Mendoni ju se kjo ėshtė nacionalizėm?
    Danaj: Pėrsėri edhe nė qoftė se dikush apo disa do tė thonė se kjo pikėpamje ėshtė njė nacionalizėm i hapur, do tė mė duhet tė pohoj se sa kohė qė ēėshtja shqiptare vazhdon tė jetė e hapur, aq kohė mendimet pėr zgjidhjen e saj nuk mund tė jenė nacionalizėm, por realizėm dhe europianizėm i kulluar. Po sjell njė shembull nė vėmendjen tuaj: Deri mė sot 5 shtete qė jetojnė ne rajonin e Ballkanit nė tė cilat ka edhe shqiptar diku si shtet, diku si mazhoritet dhe diku si minoritet, janė ndėrtuar mbi shtatė marrėveshje ndėrkombėtare. Por qė asnjėra prej tyre nuk ėshtė bėrė natyrale, por vazhdojnė tė mbeten artificiale. Mbi kėtė bazė njohjeje, ėshtė normale qė shumėkush tė jap mendime dhe gjykime pėr njė marrėveshje pėrfundimtare lidhur me kėto 5 shtete ku jetojnė shqiptare, e cila marrėveshje tė jetė natyrale. Jam i bindur se edhe bashkėsia ndėrkombėtare do tė dėshironte njė gjė tė tillė. Do tė mjaftonte vetėm njė shembull pėr t’u bindur kushdo se bashkėsia ndėrkombėtare do tė ishte dakord me atė qė thashė mė lartė.

    EPOKA E RE: Po cili ėshtė shembulli Danaj?
    Danaj: Sot nė hapėsirat shqiptare ka dy presidentė, njė nė Shqipėri dhe njė nė Kosovė, dy kryeministra, njė nė Shqipėri dhe njė nė Kosovė, 3 zėvendėskryeministra, njė nė Shqipėri, njė nė Kosovė, njė nė Maqedoni, 30 ministra, nga tė cilėt 14 nė Shqipėri, 11 nė Kosovė, 4 nė Maqedoni dhe njė nė Mal tė Zi. Pa folur pėr mbi 70 zėvendėsministra. Kushdo nga bashkėsia ndėrkombėtare do tė pranonte mė mirė vetėm njė president, njė kryeministėr dhe 15 ministra.

    E ardhmja e Maqedonisė ėshtė ndarja nė vitet 2010-2012 pavarėsisht kundėrshtimeve tė Ali Ahmetit

    EPOKA E RE: Cila ėshtė e ardhmja e Maqedonisė, sipas jush?
    Danaj: E ardhmja e kėsaj Maqedonie qė ėshtė sot siē thashė edhe mė lartė, duket se do tė jetė ndarja e saj nė vitet 2010-2012, pavarėsisht kundėrshtimeve tė Ali Ahmetit. Ndėrsa e ardhmja e Maqedonisė qė do tė mbetet pas kėtyre viteve do tė jetė integrimi evropian i saj. Ndėrsa e ardhmja e njė tė tretės sė Maqedonisė qė do tė jenė shqiptarėt do tė jetė pėrsėri shpresėdhėnėse. Ata shpresoj se nė vitin 2013 do tė jenė tė gjithė tė integruar nė Shqipėrinė natyrale. Dhe pėr ta mbyllur do sillja nė vėmendjen tuaj disa vargje nga eposi i ditėve tė fundit tė krahinės sė Himarės: Ne ėndėrr tė madhe nuk kemi; Veē folenė ku fle Shqiponja ; Shqipėrinė Natyrale; Katėr Vilajetet tona. (fund)

  7. #7
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    17,485
    Faleminderit
    22
    103 falenderime nė 97 postime

    Wink Hmmm

    Edhe une mendoj se Maqedonia do te ndahet por kur dhe ne cfare menyre se di po shpresojme qe te ndahet ne menyren me te mire per gjithe shqiptaret e Maqedonise

  8. #8
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Mosha
    39
    Postime
    3,143
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Kete te ejte ne emisionin SHQIP ne Top Channel perseri i ftuar z. Xhaferi... le te shohim mos do perserise idene e ndarjes apo do e kete harruar...
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  9. #9
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    17,485
    Faleminderit
    22
    103 falenderime nė 97 postime
    Do e shikojme emisionin me vemendje

  10. #10
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Mosha
    32
    Postime
    5,654
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Nėse ndaheni nga Maqedonia me kėnd do tė bashkoheni??
    Se me sa pashė nga postimet e Adriano10 ju qenkeni nji grup snobėsh, qė saherė flisni pėr neve thuani "kėta kosovarėt".Ndėrsa tė qėndroni shtet mė vete nė atė luginė tė vockėl mė duket e pamundur.

  11. #11
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Mosha
    36
    Postime
    6,849
    Faleminderit
    0
    24 falenderime nė 24 postime
    Per cilen Maqedoni po flisni ju, dhe cka prisni te ndahet?
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  12. #12
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    C'ja futni kodra pas bregut dhe ju. Shifni more Kosoven mos na ndahet po Maqedonia nuk ndahet e nuk e lene te medhenjt te ndahet.

  13. #13
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Mosha
    39
    Postime
    3,143
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime

    Thumbs down

    Citim Postuar mė parė nga Alienated
    Kete te ejte ne emisionin SHQIP ne Top Channel perseri i ftuar z. Xhaferi... le te shohim mos do perserise idene e ndarjes apo do e kete harruar...
    z. Xhaferi nuk permendi ndarjen e Maqedonise ne Emisionin SHQIP te dates 05.10.2006. U be nje debat ku flitej per terrorizmin dhe rrezikun nga terrorizmi ne Shqiperi.
    Me sa duket do e kete harruar punen e Ndarjes te cilen e permendte vend e pa vend gjate qendrimit ne Opozite

    Shikoni ketu emisionin SHQIP te dates 5 Tetor
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  14. #14
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    [I]Edhe me u nda nuk u be kjameti, nje gje dihet ne Europe do te hyme te bashkuar te gjithe trevat Shqipetare qe do te thote SHQIPERIA dhe Shqipetaret te bashkuar sikur asnjehere.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dibrani2006 : 06-10-2006 mė 17:40

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-08-2006
    Postime
    63
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Alienated
    z. Xhaferi nuk permendi ndarjen e Maqedonise ne Emisionin SHQIP te dates 05.10.2006. U be nje debat ku flitej per terrorizmin dhe rrezikun nga terrorizmi ne Shqiperi.
    Me sa duket do e kete harruar punen e Ndarjes te cilen e permendte vend e pa vend gjate qendrimit ne Opozite

    Shikoni ketu emisionin SHQIP te dates 5 Tetor

    Hahahahahahah

    Tema e emisionit te lartepermendur eshte : " RREZIKU NGA TERORIZMI "
    Besoj se mjafton vetem titulli i emisionit

  16. #16
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    Citim Postuar mė parė nga zoro2006
    Hahahahahahah

    Tema e emisionit te lartepermendur eshte : " RREZIKU NGA TERORIZMI "
    Besoj se mjafton vetem titulli i emisionit

    Po pse ty apo frigohesh nga terorizmi, ajo qe ndodhi ne shqiperi para 4 ditesh ishte per ti provokuar shqipetaret.asgje tjeter

  17. #17
    Perjashtuar Maska e Okki
    Anėtarėsuar
    13-02-2006
    Vendndodhja
    G-land-G...Middle East / Central Asia
    Postime
    70
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Maqedonia per momentin nuk duhet te ndahet per disa arsye.
    -Duhet te kaloj kohe qe shqiptaret ne Maqedoni te shumohen dhe te behen shumice ne disa qytete si Kumanove, Shkup etj.
    -Duhet te kaloj kohe te sherohen dhe rehabilitohen plaget Ballkanike (Kosova, Bosnia, Kroacia, Vojvodina, Sanxhaku, Serbia)
    -Duhet te kaloj kohe pas pavarsimit te Kosoves, derisa te behet e fort ekonomikisht dhe anetare e strukturave euroatlantike.
    E me pas pasi qe te jen pjekur keto kushte ateher qe sigurisht pjesa me shumice Shqiptare ne Maqedoni se bashku me Luginen e Presheves duhet t'i bashkangjiten Kosoves, dhe me von duhet behet edhe bashkimi i Kosoves me Shqiperin.
    Mirepo duhet ditur qe kjo kalon nje periudhe afatgjate prej 20 deri ne 50 vite, dhe kjo sigurisht do te realizohet pasi qe parashihet qe pas dy deri tri dekadave Shqiptaret do te jen populli shumice ne Rajon.

  18. #18
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    Ca je tu thane ja ke fut kot ti or djal ke treguar nje peralle per bebet OKIDOKI

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-08-2006
    Postime
    63
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga dibrani2006
    Po pse ty apo frigohesh nga terorizmi, ajo qe ndodhi ne shqiperi para 4 ditesh ishte per ti provokuar shqipetaret.asgje tjeter
    Une nuk kam frike nga terorizmi , sepse vete jam terorist


    sa vjecar je ti me axhen ?

  20. #20
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Mosha
    39
    Postime
    3,143
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime

    Post

    Citim Postuar mė parė nga zoro2006
    Hahahahahahah

    Tema e emisionit te lartepermendur eshte : " RREZIKU NGA TERORIZMI "
    Besoj se mjafton vetem titulli i emisionit
    Keni te drejte... mjafton titulli i emisionit sepse nuk i vjen mire z. Xhaferi te permend ndarjen, por ta mbani mend se nuk harrohen te thenat... Edhe para tre-kater vitesh, kur hodhi idene e ndarjes ne emisionin SHQIP, nuk flitej per ndarjen apo mosndarjen e Maqedonise, por z. Xhaferi s'lente forum televiziv, s'lejonte t'i ikte asnje mbledhje, asnje brifing pa mos permendur ndarjen e Maqedonise si te vetmin shpetim per kete vend... por do ja kujtojme...

    Citim Postuar mė parė nga Okki
    Maqedonia per momentin nuk duhet te ndahet per disa arsye.
    -Duhet te kaloj kohe qe shqiptaret ne Maqedoni te shumohen dhe te behen shumice ne disa qytete si Kumanove, Shkup etj.
    -Duhet te kaloj kohe te sherohen dhe rehabilitohen plaget Ballkanike (Kosova, Bosnia, Kroacia, Vojvodina, Sanxhaku, Serbia)
    -Duhet te kaloj kohe pas pavarsimit te Kosoves, derisa te behet e fort ekonomikisht dhe anetare e strukturave euroatlantike.
    E me pas pasi qe te jen pjekur keto kushte ateher qe sigurisht pjesa me shumice Shqiptare ne Maqedoni se bashku me Luginen e Presheves duhet t'i bashkangjiten Kosoves, dhe me von duhet behet edhe bashkimi i Kosoves me Shqiperin.
    Mirepo duhet ditur qe kjo kalon nje periudhe afatgjate prej 20 deri ne 50 vite, dhe kjo sigurisht do te realizohet pasi qe parashihet qe pas dy deri tri dekadave Shqiptaret do te jen populli shumice ne Rajon.

    O ti, seriozisht e ke??? Mos do thuash se Maqedonia duhet te prese integrimin ne Evrope te tere dynjase... mos valle do presim dhe Izraelin te behet pjese e BE-se... Sipas kesaj qe thua ti... NE KEMI PER TA PA STAMBOLLIN PERPARA SE TE SHOHIM BASHKIMIN KOMBETAR.... Ishalla e lexon z. Xhaferi kete shkrimin tend qe te nxitoje pak me ndarjen se do mbetemi te fundit ne te mjerret
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

Faqja 1 prej 4 123 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sllavomaqedonizimi i historisė shqiptare
    Nga Artti nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-06-2012, 17:46
  2. Danaj: Maqedonia do tė ndahet
    Nga babadimri nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 29-04-2010, 18:22
  3. Maqedonia e “Sėmura e re e Ballkanit“
    Nga Henea nė forumin Shqipe nga Maqedonia
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-06-2009, 19:05
  4. Ndodhitė nė Maqedoni
    Nga babadimri nė forumin Shqipe nga Maqedonia
    Pėrgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25
  5. Maqedonia e don Kosovėn, por jo edhe sovranitetin e saj
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 13:59

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •