
Postuar mė parė nga
Albo
Se pari, te jesh lindur ne nje familje qe ka tradite ne nje fe te caktuar, cilado qofte ajo, nuk eshte ne vetvete nje "pengese" apo dicka "negative". Perkundrazi, duhet ta konsiderosh si nje pikenisje dhe eksperience jete qe do te ndihmoje me vone per te eksploruar shpirtin tend dhe besimet e tjera. Fakti qe ti rrjedh nga nje familje muslimane do te thote qe ti njeh dy gjera: a) njeh fene islame ne teresi b) njeh shembullin e besimit apo mosbesimit te familjes tende. Keto jane nje pikenisje per ty qe do te ndihmojne te krahasosh moralin familjar te ngritur mbi fene islame me moralin qe ti mund te hasesh neser ne nje fe tjeter. Kontrasti te ndihmon te besh zgjedhjen e duhur.
Se dyti, ajo qe duhet te kuptosh eshte qe cdo njeri eshte nje person unikal ne mbarre historine e njerezimit qe do te thote se ti je i lire jo thjeshte sipas ligjeve natyrore apo njerezore por je i lire sipas ligjeve te vete Perendise. Vete Perendia nuk deshiron qe ti imponohet njeriut me force, por pret qe njeriu te zgjedhi ti afrohet vete me deshire Perendise ne menyre qe te njihet me Te. Pra kjo do te thote, qe cdo njeri eshte i lire te besoje ne ate fe qe ai zgjedh te besoje pa u ndikuar aspak nga mentalitetet apo presionet familjare apo te jashtme.
Se treti, feja eshte si puna e asaj fares se vogel qe nuk ta mbush syrin qe mund ti japi jete nje peme shtatlarte frytedhenese me frytet e te ciles mund te ushqehen breza te tere. Keshtu qe mos e nenvlefteso rolin e fese ashtu sic nenvlefteson ate faren e vogel. Ajo qe duhet te besh eshte te vezhgosh rritjen dhe shijosh frytet e besimit. Dhe shembulli me i mire per kete jane te gjitha ato familje shqiptare ku prinderit i perkasin besimeve te ndryshme. Femija, produkti i dashurise se dy prinderve, eshte gjykatesi me i rrepte dhe me i drejte i besimit te dy prinderve te tij: ai arrin te shohi, vleresoje, beje per vete, frytet e ketij besimi qe ai keput nga jeta e prinderve.
Dhe se fundmi, me e rendesishme se zgjedhja e nje besimi eshte kureshtja per te njohur Perendine. Pa kete te fundit nuk ka as besim e as jete shpirterore. Nese ti zgjedh te besosh e praktikosh X fe, ndryshe nga tradita familjare, eshte deshmia me e mire se ti e ke nisur rrugen pa kthim mbrapa te njohjes se Perendise: njohja e Perendise per ty eshte me e rendesishme se presioni familjar apo shoqeror.
Albo