Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110

    Lexoni > Sekretet e Ahmet Zogut

    Ps:
    Lexoni ēfarė thonė ata qė ishin afėr tij, lexoni pėr arsimimin e Ahmet Zogut, pėr besėn e tij, pėr vrasjen e patriotit AVINI RUSTEMI dhe mė gjėrė.

    Sekretet e Ahmet Zogut

    Kujtimet e diplomatit dhe ish mikut te ngushte te Zogut, Catin Saraci. Per vite te tera ishte prane tij. E pershkruan si njeri brenda te cilit triumfoi perfundimisht e liga. Kurthet, intrigat, vrasjet, perfitimet e frikshme ne rryshfete te padegjuara dhe shitja e nje vendi, ne rrefimin e rralle te Saracit

    nga Alqi Kociko

    Ne fillim ishin tre: Ahmet Zogu, Catin Saraci dhe Jak Koci. Nje triumvirat pushteti qe ne fakt, rrenjet i kishte vite me pare se Zogu te behej njeshi i padiskutueshem, ne nje Shqiperi feudale te cilen europianet e njihnin shume me pak se vendet afrikane. Por sa me shume Zogu kapej pas pushtetit, aq me shume zbulohej karakteri dhe synimet e tij te verteta ne syte e diplomatit dhe artistit aristokrat shkodran: Saraci kishte zbuluar pak nga pak gjate viteve, “njeriun e lig Ahmet Zogu, qe shtiu ne dore frenat e nje kombi dhe e shpuri ate ne zgrip te shkaterrimit…”. Nje kendveshtrim nga brenda i jetes dhe karakterit te nje njeriu qe percaktoi fatin e nje vendi per gati 20 vjet, vjen per lexuesin shqiptar te shekullit te 21-te ne nje menyre gati aventurore qe te kujton legjendat me pirate, harta e thesare te vjeter. Doreshkrimet e Catin Saracit, per fat te keq te parealizuara dot ne forme finale si liber voluminoz, ishin mbyllur ne nje kasete bankare te Londres per te rene ne dore ne albanologut Robert Elsie, e prej ketej per t’iu dhuruar Bibliotekes Kombetare ne Tirane. Perkthimi dinjitoz nga anglishtja prej Virgjil Mucit, ishte hapi i fundit qe vulosi fatin e kujtimeve te Catin Paskal Saracit (1902-1974) mbi mbretin Zog: Ato tashme jane liber. E megjithe pro-te dhe kundra-t qe jane thene ne dekada per Ahmet Zogun, doreshkrimet me pershtypjet e nje njeriu per te cilin Zogu ka ushqyer njeheresh besim, respekt dhe madje drojtje prej intelektit te tij, do te zene padiskutim nje vend te vecante.

    I lindur ne nje familje te vjeter tregtare borgjeze te Shkodres, Catin Saraci ndoshta nuk do ta kishte shkuar ne mendje se do ta kalonte gjysmen e dyte te jetes si tij si artist, piktor i njohur dhe frekuentues i rregullt i rretheve mondane te Londres. Ishte ekuivalenti europian i Faik Konices ne Shtetet e Bashkuara: Ambasador dhe aristokrat ne sjellje, komunikim, erudicion, ne nuhatjen e politikes. Ndersa mbi nje shekull nga lindja e tij, na vjen edhe si deshmitar kyc i nje epoke, per nje arsye shume te thjeshte: Ndryshe nga kritiket e shumte te Zogut, Saraci nuk ishte ne anen tjeter te barrikades. “Zogu i Shqiperise ka pase qene nje burre po aq i poshter sa edhe cdo cub tjeter i madh ne Europe, vetem se skena e teatrit ne te cilin ai luajti ishte me e vogel. E quaj fat qe e kam pase njohur si askush tjeter ne kete bote. Duke qene ne sherbim te tij, kam udhetuar poshte e perpjete neper ambasada e kryeqytete te Europes, ndaj dhe kam mundur te shoh e te degjoj nje pjese te mire te asaj cfare po ndodhte, nderkohe qe ai njeri i pashoq per nga ligesia po ngjitej ne maje te pushtetit…”

    Dhe Saraci e nis rrefimin e tij nga fillimi. Ahmet Zogu, i kurorezuar me vone mbret i Shqiperise me lejen e Musolinit, lindi rreth vitit 1893. Asokohe Shqiperia ishte province turke dhe turqit nuk e kishin me detyrim regjistrimin e lindjeve ne asnje vis te perandorise. Nderkohe qe te krishteret shqiptare regjistroheshin ne librin e kishes, krahina e Zogut nuk e njihte kete lloj regjistrimi sepse ishte kthyer en bloc ne fene muhamendane ne vitin 1851. Kur mbushi tete vjec, Zogu u dergua ne Kostandinopoje ku kreu shkollen fillore dhe mesoi turqisht ne mejtep. Gjate gjithe jetes se tij, Zogu ka kryer vetem keto tri klase shkolle: Nga Shqiperia kishte marre me vete nje tutor, Abdurrahman Krosi (Lale Krosi), njeri krejt analfabet, bemat dhe krimet e te cilit nuk lane pa prekur as njerezit e familjes (dihet se cyti vrasesit e te vellait). Saraci sakteson se ngaqe nuk e mesoi kurre gramatiken e shqipes, Zogu nuk ia ka shkruar kurre njeriu asnje leter me doren e vet, por i ka diktuar ato.

    Ne vitin 1917, kur ndodhej ne Vjene me studime pas nje burse te qeverise austriake, ndodhi dhe takimi i pare i Catinit me Ahmetin. Atehere Austria ndihmonte ne arsimim nje grusht shqiptaresh te spikatur, pasi kishte plane per kete vend te vogel. Ndersa mbi dy te tretat e Shqiperise ndodheshin nen pushtimin austriak, 70 kryetare fisesh u nisen ne Vjene t’i paraqesnin nderimet Kajzerit, mes tyre dhe Zogu. “Me lane pershtypje te thelle fjalet patriotike qe dilnin nga goja e nje muhamedani shqiptar”, thote per Zogun Saraci. Takimi i dyte tre vjet me vone ne Tirane, e bindi Saracin se nje njeri me entuziazem te tille i duhej Shqiperise, ndaj “u betova ta ndihmoj me mish e me shpirt”. Dhe viti 1920 e gjen Shqiperine me kete pasqyre politike: Klasa sunduese ishin bejleret, ndersa Zogu ishte ne opozite, i perkrahur nga rinia. “Ai ishte tipi ideal per udheheqje, po te kemi parasysh se asnje katolik nuk mund ta reformonte vendin pa shkaktuar nje konflikt serioz fetar”. Saraci vuri re se si kryeminister, Zogu mori disa reforma drastike duke tronditur keqaz doket kanceroze aziatike: I ktheu varrezat muhamedane ne parqe, u dha mundesine grave myslimane te merrnin iniciativen ne duar, ndaloi me ligj poligamine, fete nuk duhej te perziheshin ne punet e shtetit. “Atehere vendosa te predikoj per te ne zonen e Shkodres, ku Zogu njihej shume pak”, thote Saraci, duke shtuar se qyteti i tij i lindjes ishte de fakto kryeqytet per Shqiperine e vogel. Por ketu mbarojne pershtypjet e tij te mira per Ahmetin, i cili te vetmen histori qe kishte mesuar edhe ne detajet me te hollesishme, ishte ajo e Napoleon Bonapartit.

    Ja si e pershkruan Catin Saraci situaten e nxehte te viteve 1922-1924, e paperseritshme ne historine shqiptare qofte dhe per faktin se mes vrasjesh e betejash politike, mori jete foshnja e parlamentarizmit shqiptar: Shefqet bej Verlaci ishte kryetari i shtetit skeletik shqiptar. Cifligari me i madh i vendit me mbi 40 mije ha toke te punueshme ne Shqiperine e jugut pa llogaritur siperfaqet e shitura, ai kishte gjithmone njerez te gatshem per ta ndjekur. Zogut i duhej kjo force, ndaj ne 1923-shin fejohet me vajzen e Verlacit. Pas kesaj, ky i fundit i jep gjithe votat e perkrahesve ne parlament dhe stabilizon situaten e dobet financiare te dhendrrit duke i paguar rreth 18 mije paunde (Saraci flet gjithmone me monedhen britanike). Nje vit me vone, Zogu kryeminister plagoset nga Beqir Valteri dhe si i pamundur per disa jave, ia delegon pushtetin vjehrrit. Nderkaq, thurr planin me ndihmen e perhershme te Lale Krosit dhe kryen shpagimin e gjakut duke vrare Avni Rustemin, pa llogaritur ndoshta se me kete do te ndizte revolucionin. I lutet vjehrrit ta ndihmoje ne konflikt me te holla e njerez, por Shefqet beu qe nuhat rrezikshmerine e situates, rreket per kompromis me kryengritesit nga frika e humbjes se pasurise. “Atehere ne morem rruget dhe u larguam, ndersa kur Zogu hyri pas gjashte muajsh triumfator ne Tirane, e la menjane Verlacin, duke ia kthyer edhe 10 mije paundet e dhena nga ish vjehrri pas fejeses”.

    Sa per pergatitjet e rikthimit, pervec faktit te njohur se Ahmet Zogu u ndihmua nga kryeministri serb Pashic me te holla (250 mije paunde) e njerez, duke i falur ne kembim Jugosllavise kullotat e pasura te Vermoshit dhe Shen Naumin, Saraci nenvizon se ajka e ushtrise se “Legalitetit” ishin rreth 500 oficere bjelloruse nga mbeturinat e Vrangelit qe u thyen nga Ushtria e Kuqe, eksperte ne luftimet frontale dhe ne armet automatike. Keta udhehiqnin rreth 5 mije shqiptare te Kosoves, te cilet marshuan drejt nje kundershtari po aq te forte, por te pajisur keq. Dinakeria e Zogut inicioi edhe nje levizje mashtruese per qeverine e Fan Nolit. Ai bashke me shpuren e vet, bene nje udhetim corodites nga Beogradi ne Vjene e ne Prage, per te dhene idene e ikjes. Ne Vjene gjeti dhe bukuroshen Francy, e cila per ca kohe me pas, jetoi si mantenute ne Tirane, ku pat ardhur me dy valixhe te vogla dhe u largua me dy kamione plot baule te reja dhe nje dore te mire parash.

    Hapat e pare te Ahmet Zogut pas fitores? “Shpallja e vetes president e me pas mbret me bekimin e Italise, eliminimi sistematik i armiqve politike dhe marrja e masave per t’u rrethuar gjithmone e me teper nga nje bande njerezish injorante e analfabete qe e levdonin ore e cast, kryenin cdo porosi dhe vidhnin pa pushim shtetin”. Te cilet pershkruhen keshtu nga Zogu ne nje rrefim intim: “Ky eshte cirku im. Ajo cfare ata dine ose ndjejne nuk me intereson hicfare. Per aq kohe sa i nenshtrohen kamxhikut tim dhe nuk hedhin vickla, une jam i kenaqur me ta dhe i mbaj”.

    Megjithate, me Catin Saracin dhe Jak Kocin, Ahmet Zogu do te ruante nje marredhenie te vecante. E kerkonte mendimin dhe keshillen e tyre, packa se shume here degjonte prej tyre kritika. Por sipas Saracit, dy ishin synimet e tij te fshehta dhe finale: Te pasurohej sa me shpejt dhe sa me shume, dhe te shtypte e poshteronte cdo atdhetar e patriot me mjetet e pushtetit. Nga ana tjeter, Zogu nuk hezitoi aspak ta vinte vendin nen zgjedhen e ekonomike italiane me Traktatin e pare te Tiranes, me dekretin per krijimin e Bankes Kombetare te Shqiperise me kapital italian (duke ia nenshtruar fqinjit te madh gjithe jeten ekonomike e financiare ne vendit), me firmosjen e borxhit prej 50 milione franga ari ne kembim te ndertimit nga italianet te porteve e rrugeve strategjike qe do pergatisnin pushtimin e Shqiperise po prej tyre, me Traktatin e dyte te Tiranes etj.

    Dhe vijojne deshmite tronditese te Catin Saracit: Ahmet Zogu jo vetem qe ka marre mite (rryshfet), por ne cdo rast ishte ai vete qe percaktonte sasine qe i duhej. I pajisur me pasaporte diplomatike dhe dokumente extra, tutori i moshuar i Zogut largohej nga vendi me kamione te ngarkuar me valute, i shoqeruar nga roje te armatosura. Keto udhetime kryheshin rregullisht kurdohere qe Zogu kishte hedhur nenshkrimin mbi ndonje akt te ri, ndersa itinerari i rendomte ishte: Durres-Bari, e prej andej ne Gjeneve te Zvicres. Sapo parate siguroheshin ne nje banke te huaj, percillej urdher me shkrim qe te transferoheshin ne nje vend edhe me te sigurte se i pari. “Per rrjedhoje, pjesa me e madhe e ketyre parave gjendet ne Lloyd’s Bank te Londres. Une vete me doren time, kam shkruar nje sere urdhrash te kesaj natyre si dhe i kam ardhur ne ndihme tutorit analfabet per te mberritur ne kufi ne Zvicren”, shkruan Catin Saraci. I cili shton se si tutori Lale Krosi, edhe Zogu, i kishin thene se ne ato kamiona ndodheshin dokumente shteterore me rendesi jetike, “cka une fillimisht e besoja”. Dhe parate shtese perfitoheshin ne njemije menyra, pervec rroges zyrtare prej 35 mije paundesh ne vit. Nje shembull: Rrogat e 5 mije mercenareve qe e sollen ne pushtet, vileshin rregullisht ne cdo fundmuaji nga Zogu, pavaresisht se ata ishin larguar shume heret nga Shqiperia. Nje tjeter shembull i paskrupulltesise: Zogu-Saracit, “Catin, ne jemi vend bujqesor pa kembe kapitalisti, ndaj e kam fjalen te hapim negociata me sovjetiket dhe t’ua permbushim kerkesat qe nuk arriten te realizojne permes Fan Nolit. Por me nje kusht: Sovjetiket te me paguajne ne dore 300 mije paunde…” Saraci nuk e kreu kurre nje negociate te tille, por Zogu kish nevoje per para. Trilloi nje histori sikur prijesit e Veriut po rebeloheshin se nuk qene paguar per ndihmen qe i dhane dhe kerkoi nga italianet 200 mije paund. Por dhe kur i mori parate, nuk shperndau asnje kacidhe.

    Shembulli i fundit persa u perket parave, sepse te tilla Saraci ka shume, vjen pas krijimit nga italianet te Bankes sone Kombetare. Myfit bej Lobohova “gjysme cerkez e gjysme shqiptar”, ishte ne ate kohe i falimentuar, dhe dihej nga te gjithe se ky minister Financash kishte lene peng gjithe pasurine per 80 mije luigje ari. “Mbasi statuti i Bankes u miratua, Myfiti jo vetem qe lau gjithe borxhet e veta, por i tepruan para edhe per te blere nje alamet pallati ne Rome dhe nisi te jape para me interes”. Dhe kur Saraci merr vesh ne Rome se Zogu per kete rast special kishte perfituar 5 milione franga ari, niset per Tirane ku pas nje bisede te gjate me Zogun, degjon nga ky i fundit se kishte marre vetem dy milione?!

    Nje pjese te vecante Catin Saraci i kushton ne doreshkrimet e veta, eliminimit qe Zogu u beri kundershtareve te vet. Vrasja e Luigj Gurakuqit ne vitin 1925 ne Bari te Italise nga djali i tezes (Balto Stambolla, emrin Saraci nuk e permend) i paguar nga Zogu, ndodhi kur vete Catini ishte ne Bari, ku sapo kishte marre detyren e konsullit. Shume zera ia atribuojne organizimin e vrasjes vete Catinit, por ja cfare thote ai: “Ironia eshte se vrasesi, nje dite me pare me takoi ne zyren time duke me thene se kishte ardhur per te kryer nje veper te madhe patriotike. E njihja mire qe nga koha e shkolles, qe nje aventurier e burracak i pashoq, prandaj dhe nuk e mora mundimin ta lajmeroja udheheqesin e opozites, me te cilin vijoja ta mbaja ende marredhenie te mira personale. Nje vit me pare kisha mundur t’i shpetoja jeten viktimes po ne Bari, ndaj ai vete dhe familja me paten shprehur mirenjohjen. Asokohe mendoja se vete Zogu nuk ishte i lidhur direkt me keto gjema”. Pas eliminimit te Gurakuqit, Saraci niset urgjent per ne Tirane, ku gjen Zogun dhe kunatin e tij Ceno Beg Kryeziun (me serb nga vete serbet) shend e vere. Historia vazhdon me vrasjen e Bajram Currit po nga trupat e Ceno Begut, ne fakt ushtare serbe te maskuar. Sa i perket Zogut, Saraci thekson se qe kur Bace Bajrami mori malet me 500 vete, Ahmeti e dinte se nuk kishte c’ti bente sado ushtare te niste, ndaj vendosi ta linte ne fatin e vet. Por misionin do ta permbushte kunati Ceno Beg atehere minister i Brendshem, “ndoshta”, thekson Saraci, “si pjese e marreveshjes qe ishte bere me Pashicin per te vrare luftetaret e Kosoves”. Ironikisht, Ceno Begu e pa me sy shume te keq afrimin e Zogut me Italine, sepse atij po i minohej misioni projugosllav. Nje oficer shqiptar i rrefen Saracit se Ceno ishte shprehur ne rreth te ngushte per “tradhtine e Zogut ndaj miqve qe e ndihmuan”. Catini ia shtie ne vesh Ahmetit dhe pas kesaj Ceno Begu ballafaqohet koke me koke me Zogun. Rezultati: Ftohja perfundimtare, aq sa Ceno filloi te ruhej me roje te armatosur nga frika e kunatit. Me pas largohet nga Shqiperia drejt Prages si ambasador, por me 14 tetor 1927 qellohet per vdekje ne kafe Passage nga studenti shqiptar 23 vjec, i quajtur Alqiviadh Bebi prej Elbasani. Vrasesi nuk tregoi asgje, por Catini vjen nga Vjena ne Prage per te asistuar bash ne deklaraten e vellait te Cenos, Gani beg Kryeziu, qe sapo kishte ardhur nga Beogradi, para kufomes se byrazerit: “Zogu ka per ta paguar kete nje dite”.

    Catin Saraci flet per shume ceshtje te erreta apo te ditura te jetes se Zogut. Flet dhe per personazhin enigmatik Jak Koci, “nje nga mendjet me te zhdervjelleta te vendit tone, ndonese makiavelist e ndjekes fanatik”. Treshja Zogu-Koci-Saraci kishin rene dakord per punet e tyre te ardhshme t’i ndanin fitimet 20%-Jaku, 10%-Catini dhe pjesa tjeter, Ahmeti. Por Zogu gjithmone i fshihte perfitimet per te mos u lene pjese dy aventuriereve te tjere, cka inicioi edhe nje sherr mes Jakut dhe Zogut. Sa per martesen e famshme te Ahmet Zogut, ajo nisi si deshire per t’u martuar me bijen e mbretit Viktor Emanueli III, kerkese qe i gajasi hierarket e larte fashiste dhe mikun e ngushte te Saracit, nensekretarin fashist per Kolonite Alessandro Lessona, nje mik i ngushte i Musolinit. Ky i fundit i raporton Duces se “maloku analfabet na dashka nuse te larte”, vijon nje refuzim deshperues per Zogun, pastaj kohe me vone nisin tratativat qe bitisen me princeshen hungareze Aponnyi.

    Libri qe perftohet prej shkrimeve te Catin Saracit, eshte i paperfunduar ndersa shenimet e fundit duhet te jene aty rreth vitit 1940. Ne fakt, disa prej temave qe ai nuk i shtjelloi dot, jane tejet intriguese: Zogu si oficer austriak, Zogu i internuar ne Vjene, Vrasja e Esat pashes, Vrasja e Avni Rustemit, Gjithe Shqiperia kunder Zogut, Zogu merr 250 mije sterlina per grushtin e shtetit, Veprat kriminale te motrave te Zogut, Lessona na dorezon 5 milione lira te mbyllura ne valixhe, Mita e dyte prej 10 milione frangash ari, Revolta e pare kunder Zogut, Vrasja e Hasan Prishtines, Kriza e pare nervore e Zogut etj etj. Per Aurel Plasarin, autorin e parathenies se librit, eshte per te ardhur keq qe keto ceshtje nuk u shtjelluan. Por konkluzioni i ketij libri packa se te pambaruar, eshte i vete Saracit: Mustafa Qemali, ishte shqiptari qe shpetoi kombin turk, ashtu si Ahmet Zogu, nje mendesi anadollake qe shkaterroi Shqiperine.

    “Une Catin Saraci, te akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhtar te atdheut tend, si vrases e hajdut. Shqiperia ka pare pushtues edhe me te fuqishem se keta te sotmit. Do te ikin edhe keta, por emri yt s’ka per te figuruar gjekundi. Synimi i kesaj letre eshte te te paralajmeroje per here te fundit te mos ngaterrohesh me me Shqiperine, ndryshe do te detyrohem t’u tregoj dicka me shume francezeve dhe anglezeve. Bankenotat false qe me dhe si dhe letrat e tua te fundit, po i ruaj si dokument i pandershmerise sate…Catin Paskal Saraci, London, 21 A.Stratford Rd.”

    Klan

    Ps>
    Lexoni ēfarė thonė ata qė ishin afėr tij, lexoni pėr arsimimin e Ahmet Zogut, pėr besėn e tij, pėr vrasjen e patriotit AVINI RUSTEMI dhe mė gjėrė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Humdinger : 01-10-2006 mė 13:16

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjė
    Postime
    947
    thua te jene te verteta te gjitha keto?
    sejfi vllamasi e tregon me mire me duket figuren zogut kurse ky fliska vetem keq.
    gjith ato kamione me pare dhe familja e tije mbeti si puna emigranteve te 1991.
    po te kishin pase aq shum lek nuk do ngelshin si mbeten pa kokerr leku.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17
    Kujtimet e diplomatit dhe ish mikut te ngushte te Zogut, Catin Saraci. Per vite te tera ishte prane tij. E pershkruan si njeri brenda te cilit triumfoi perfundimisht e liga. Kurthet, intrigat, vrasjet, perfitimet e frikshme ne rryshfete te padegjuara dhe shitja e nje vendi, ne rrefimin e rralle te Saracit
    Catin Saraci nuk ishte nje "mik i ngushte i Zogut" por nje vartes i tij qe sa ishte ne Tirane nuk nxorri nje fjale te keqe per punedhenesin e tij, por kur emigroi drejt Anglise, per te punuar ne radion "BBC shqip" se bashku me Tajar Zavalanin, e ka sulmuar dhe ofenduar me fjalet dhe trillimet me te hidhura mbretin Zog.

    Lexoni biografine e anglezit Jason Tomes http://www.amazon.com/King-Zog-Alban...e=UTF8&s=books qe te mesoni mbi jeten dhe vepren e mbretit Zog.

    Catin Saraci eshte ekuvalenti i Zef Brozave te sotem qe sulmojne nga Amerika punedhenesin e tyre te dikurshem, qe e beri dikushi nga askushi. Ashtu sikur askush nuk do ta njihte Zef Brozin sot po te mos e kish emeruar presidenti i atehershem Kryetar te Gjykates Kasacionit, ashtu edhe puna e Saracit qe kerkon te jete dikushi duke kafshuar doren qe e beri dikushi.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 02-10-2006 mė 23:54

  4. #4

  5. #5
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Ky dallkauk saraci siduket paska qene rekrutu ne sigurimin e Enverit.

    Duket se ka qene tip me komplekse kryqtare qe kur thote se Zogu me pelqeu athere kur nisi te beje reforma kundra islamit..

    Eshte normale qe te jesh figure politike dhe te pergojohesh.Per Zogun jane shkrujt shume materiale.Ky shkrim eshte thjesht nje pjese e vogel e shkrimeve per Zogun..
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar mė parė nga FLORIRI
    Duket se ka qene tip me komplekse kryqtare
    Po te ishte i tille s'do ishte i implikuem ne vrasjen e Luigj Gurakuqit.

  7. #7
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Po ta lexojsh icik ma kjart Catini thote:Se besojsha qe nji tip aventurieri si puna e atij (e kish fjalen per atentatorin) te krynte nje gja te tille,pranej qe nuk e njoftova luigjin..qe simbas saracit,me Luigjin paska pas mbajt lidhje miqsore edhe pse kundershtare ne politike..

    Ne fjalt e tij nuk del i implikum ne vrasje te Luigjit..
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar mė parė nga FLORIRI
    Po ta lexojsh icik ma kjart Catini thote:Se besojsha qe nji tip aventurieri si puna e atij (e kish fjalen per atentatorin) te krynte nje gja te tille,pranej qe nuk e njoftova luigjin..qe simbas saracit,me Luigjin paska pas mbajt lidhje miqsore edhe pse kundershtare ne politike..

    Ne fjalt e tij nuk del i implikum ne vrasje te Luigjit..
    Nuk ka prova, por as fjala e tij s'merret per baze.
    Ma poshte ka nji kujtim te personave te pranishem si edhe telegramin e vrasesit ku permendet Ēatini.

  9. #9
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Ket pra po them un..qe nuk merret per baze gjithcka qe shkruhet

    Nji nder shkrimet qe jane ba per Zogun asht dhe ky i Catinit por se sa perputhet me realitetin asht komplet ceshtje tjeter..
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    “Ai ishte tipi ideal per udheheqje, po te kemi parasysh se asnje katolik nuk mund ta reformonte vendin pa shkaktuar nje konflikt serioz fetar”. Saraci vuri re se si kryeminister, Zogu mori disa reforma drastike duke tronditur keqaz doket kanceroze aziatike: I ktheu varrezat muhamedane ne parqe, u dha mundesine grave myslimane te merrnin iniciativen ne duar, ndaloi me ligj poligamine, fete nuk duhej te perziheshin ne punet e shtetit.
    Vetem ky fakti i mesiperm vlen sa 1000 Catina

    lexojeni mire kete citimin e meposhtem
    Shume zera ia atribuojne organizimin e vrasjes vete Catinit, por ja cfare thote ai: “Ironia eshte se vrasesi, nje dite me pare me takoi ne zyren time duke me thene se kishte ardhur per te kryer nje veper te madhe patriotike. E njihja mire qe nga koha e shkolles, qe nje aventurier e burracak i pashoq, prandaj dhe nuk e mora mundimin ta lajmeroja udheheqesin e opozites, me te cilin vijoja ta mbaja ende marredhenie te mira personale
    Sa kontradiktor eshte me fjalet e tij :
    ne fillim thote qe nuk ja tregoj misionin i cili ishte mision patriotik por me poshte pohon vete qe ja ka treguar misionin e vrasjes duke thene qe nuk i mori parasysh ato qe i tha dhe nuk e lajmeroi.

    Pra me kete ai konfirmon qe ishte ne dijeni te atentatit por don te dale i lare dhe ben te paditurin duke fshehur koken si struci ne shkretetire.

    kaq lexova per sot .
    larguar forever

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar mė parė nga dardajan
    Sa kontradiktor eshte me fjalet e tij :
    ne fillim thote qe nuk ja tregoj misionin i cili ishte mision patriotik por me poshte pohon vete qe ja ka treguar misionin e vrasjes duke thene qe nuk i mori parasysh ato qe i tha dhe nuk e lajmeroi.

    Pra me kete ai konfirmon qe ishte ne dijeni te atentatit por don te dale i lare dhe ben te paditurin duke fshehur koken si struci ne shkretetire.
    Per ma teper takohet me Gurakuqin ne vendin e vrasjes pak minuta ma perpara.

    Per ma teper vrasesi prej burgut ban telegram tue kerkue se ku shkoi burrnija e Ēatinit qe s'po e nxjerr prej aty.

  12. #12
    Citim Postuar mė parė nga Humdinger
    Ps:
    [b][i] Kur mbushi tete vjec, Zogu u dergua ne Kostandinopoje ku kreu shkollen fillore dhe mesoi turqisht ne mejtep. Gjate gjithe jetes se tij, Zogu ka kryer vetem keto tri klase shkolle: Nga Shqiperia kishte marre me vete nje tutor, Abdurrahman Krosi (Lale Krosi), njeri krejt analfabet, bemat dhe krimet e te cilit nuk lane pa prekur as njerezit e familjes (dihet se cyti vrasesit e te vellait). Saraci sakteson se ngaqe nuk e mesoi kurre gramatiken e shqipes, Zogu nuk ia ka shkruar kurre njeriu asnje leter me doren e vet, por i ka diktuar ato.

    Ne vitin 1917, kur ndodhej ne Vjene me studime pas nje burse te qeverise austriake, ndodhi dhe takimi i pare i Catinit me Ahmetin. Atehere Austria ndihmonte ne arsimim nje grusht shqiptaresh te spikatur
    Shume kontradiktor por njekohesisht ziliqar , egoist, xheloz. GJithmone njerezit e paafte e fillojne fillin e bisedes tek shkollimi aty ku atyre u ka hasur sharra ne gozhde.
    __________________________

    ec me shpejt ai qe ecen vetem...

Tema tė Ngjashme

  1. Sekretet e vullnetit
    Nga Mina nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 09-01-2019, 19:07
  2. Sekretet ! Si mendoni ju?
    Nga BvizioN nė forumin Votime dhe sondazhe
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 27-04-2006, 08:52
  3. Mbi sekretet berthamore izraelite
    Nga MtrX nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-04-2004, 04:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •