Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 31
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079

    Schumaher triumfon ne Shangai.

    Gare e shkelqyer nga Shumi fillimisht duke u kualifikuar ne vend te gjashte (Bridgestone me i afert ishte ne vend te 15) me pas duke parakaluar Barrichelo, Button, Fisichella. Renault dhe Alonso duhej ta kishin fituar pa problem kete gare pasi dukeshin me te shpejte ne piste te thate dhe shume me te shpejt ne piste te lagur. Por gabimet trashanike fillimisht duke nderruar vetem dy gomat e perparme dhe humbur 20 sekondat e diferences, pastaj me pitstopin e dyte duke humbur dhe 12 sekonda te tjera i dhane fitoren kundershtarit. Dy gara nga fundi, Shumi arrin Alonson ne renditje (ne fakt e kalon ngaqe ka nje fitore me teper).

    Pas nje jave eshte Suzuka dhe ngelet per tu pare nese Renault eshte vertete me e shpejte se Ferrari ne piste te thate, apo Shumaker thjesht po ruante makinen dhe avantazhin prej rreth 30 sekondash ne ato 15 xhiro te fundit. Sidoqofte duke pas parasysh qe nga tre garat e fundit, Shangai llogaritej te favorizonte Renault, Suzuka Ferrarin kurse Brazili i barabarte per te dy, Shu & Ferrari kaluan me sukses pengesen me te veshtire per me teper ne motin me pak te pershtatshem.

    Ndersa nga Alonso & Renault (deri para gares se sotme te pakten) nuk mbaj mend ndonje gare ku mund te merrnin me teper se c'moren, Shumi & Ferrari kane bere disa gafa pa te cilat pothuaj duhet ta kishin siguruar nderkaq titullin:
    1. Australi - gabim i Shumit teksa humb kontrollin e makines dhe perplaset me murin duke dale jashte gare ndersa perpiqej te kapte Button i cili ishte rreth 1 sek me ngadale. Nje podium ose minimumi nje vend i katert i humbur.
    2. Monako - incidenti i pole position. Me nje start minimalisht nga vendi i dyte ose i trete, mund te merrte 2-3 pike me teper se 4 piket e vendit te peste.
    3. Hungari - nje pitstop ne 5-6 xhirot e fundit per te nderruar gomat e konsumuara, i jepte te pakten nje vend te peste, 3 pike me teper se vendi i tete ku perfundoi.
    4. Turqi - ne rast se sakrifikohej Masa per Shumakerin, do nderrohej pozicioni me Alonson ne 1-2, nga 3-2 qe perfundoi, pra 4 pike me teper.

    Ne total 14-18 pike me teper ndaj Alonsos me dy gara para perfundimit. Mgjth, prandaj eshte gare me makine dhe jo llogari numrash,
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dr Rieux : 01-10-2006 mė 04:31
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  2. #2
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Komunisti ne Shangai Michael Scumaher,ne garen me kritike ne nje piste aspak fovorizuese,ne nje nisje nga vendi i gjashte piloti me i MADH i gjithe koherave,tregoi sot karakterin e tij te madh,SHTATE shpirtra,aq sa titujt mban mbi supe.

    Nje parakalim pompoz si dikur ne paradat famekeqe te Mao Che Dung.
    Ne kampet sharlatane te Renault-Briatore dhe Alonso-Marionetes ka rene zia.
    Jane lagur nga rikthimi i bujshem i GJERMANIT lart e poshte.
    Le te presim dy garat e fundit,me shpresen dhe besimin se lamtumira e nje prej sportisteve me te medhenj te gjithe koherave,ne te gjitha llojet e sporteve do jete e shoqeruar me titullin e tete,dicka mitike,per nje sportist qe kalon mes kufijve te nje legjende.

    Kete fitore ja dhuroj Darwino-Kompanise forumore,qe te mekur nga bemat e Gjermanit 37-vjecar,kane marre lopatat e historise sportive dhe germojne se cfare ka ndodhur vite me pare.

    "Germo Tare germo......................."lol
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  3. #3
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Schumacher shkelqeu....

    Alonso ka shume pak shanse kete vit
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  4. #4
    SPHINX
    Anėtarėsuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835

    Ja u thashe po nuk me besuat

    ne tema Shumi vs. Alonso ku Davius hapi sondazh:

    Citim Postuar mė parė nga Isomer937
    Fiton Shumakeri; sepse po vijne disa gara qe favorizojne SHUMIN dhe MAKINEN e KUQE. Per 5 gara mendoj qe Shumi do jete ne krye te renditjes.
    c'te them me shume; fjalet e shumta jane fukarallek.
    Liberty, if it means anything, is the right to tell people what they don't want to hear.
    WCC 2006 ITALY

  5. #5
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anėtarėsuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Urime per Schumin,vertet nje gare fenomenale.
    Punė, djersė, dashuri mes njerėzve dhe ndaj atėdheut.

  6. #6
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    hallall qe prisha gjumin ate dite .....

    Kur pashe qe po binte shi , shpresoja qe Shumi te kapte ndonje vend te 4 ,sepse 2 Reno dhe Kimi ishin te pakapshem me gomat e shiut ....

    Ferrari dhe Schumi bene nje gare perfekte ...asnje gabim....
    Decizive pit stopi dyte ... Qendroi ne piste me shume se Alonso dhe priti qe pista te thahej me shume ....
    Deciziv parakalimi SUPER i Schumit ndaj Fisicheles ...natyrisht qe Schumi ishte predhe ne ato momente , ndersa Fisiko qerre se sapo kishte dale nga pit stop ...por i guximshem Schumi qe nxori 2 gomat jashte piste ne parakalim dhe kapi kreun ....



    Nga ana tjeter Renault gabime pafund.... Gabim nderrimi i 2 gomave te para te Alonsos ne pit stopin e pare (ka faj dhe Alonso ) ...Gafe tjeter ne pit stopin e dyte ku ja futen 10 sekonda me shume Alonsos ....


    Nje fitore e merituar e Schumit dhe Ferrarit ne nje piste ku Reno ishte favorite...


    2 pistat e tjera ku do garojne me duket se Ferrari eshte superiore ..megjithate te shofim ...

    Schumi dhe Alonso jane baraz pike , por Schumi ka 1 fitore me shume e kjo eshte decizive nese pas 2 garash ngelen baraz...Renault ka 1 pike me shume ne renditje ....
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  7. #7
    Alessandro Del Piero Maska e Juventus
    Anėtarėsuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Aty ku Shqiptaret po vuajne.
    Postime
    1,500
    Schumi i tregoji birit te tij se ceshte F1.Alonso ka per te mesuar edhe shum.....
    Team: That team in Italy with 29 titles. Or was it 30?

  8. #8
    Che sarą... Maska e anka
    Anėtarėsuar
    14-01-2006
    Vendndodhja
    ku dua
    Postime
    35
    Akoma nuk ka dal ne pension Schumi?

  9. #9
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anėtarėsuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Mos ja qaj hallin se do i dali pensioni i madh shum atij. Se kundershtaret e tij zdo arrijne as me plotesu vitet per pension.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MICHI : 03-10-2006 mė 13:07

  10. #10
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    2 pyetje te thjeshta per tifozet e Shumit, pa u marre hollesisht me ato qe keni shkruar..

    1) Gjate ketyre 2 viteve te fundit, kush ka gabuar me pak midis Alonsos dhe Shumit?

    Alonso, 1 here vjet ne Kanada.. (nese e kam gabim, me korrigjoni)

    Shumi, nja 4 here vetem kete vit.


    2) Atehere, kush e meriton nga te dy?
    Prektora

  11. #11
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Schumacheri......

    Rendesi kane rezultatet e jo gabimet!
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga darwin
    2 pyetje te thjeshta per tifozet e Shumit, pa u marre hollesisht me ato qe keni shkruar..

    1) Gjate ketyre 2 viteve te fundit, kush ka gabuar me pak midis Alonsos dhe Shumit?

    Alonso, 1 here vjet ne Kanada.. (nese e kam gabim, me korrigjoni)

    Shumi, nja 4 here vetem kete vit.


    2) Atehere, kush e meriton nga te dy?
    Kjo pyetje me te vertete e fyen edhe inteligjencen e ketij forumi.....

    Populli thote: "Kush punon ... gabon"

    Pra Schumi mund te gaboje sepse rrezikon e lufton, po te rrije si m..., ne dore te makines, atehere kthehet ne anonim.
    Askush nuk ka talentin, as fantazine, as guximin e as perfeksionin e Scumit!

    Si ka surrat Alonso me pretendue kampionat kur ka tash 6-7 gara qe numeron piket si koprraci, a i dalin apo jo deri ne fund te kampionatit.

    Schumi nuk din hesape bakallit, Schumi din me nise makinen, aty s'ka dale kush ne historine e F1 qysh prej krijimit me ju afrue sadopak.

    Kijeni inat... po jepjani hakun, e konsiderojeni veten me fat qe jetuat ne kete brez, qe pat mundesine me e perjetue garimin e ketij piloti te pathyshem.

    Kur te plakeni keni me u mburre per kete... hahaha

  13. #13
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Citim Postuar mė parė nga darwin
    2 pyetje te thjeshta per tifozet e Shumit, pa u marre hollesisht me ato qe keni shkruar..

    1) Gjate ketyre 2 viteve te fundit, kush ka gabuar me pak midis Alonsos dhe Shumit?

    Alonso, 1 here vjet ne Kanada.. (nese e kam gabim, me korrigjoni)

    Shumi, nja 4 here vetem kete vit.


    2) Atehere, kush e meriton nga te dy?


    Ah te kishe ca qereste...........................

    Thellohu mer trim,dhe mos harro Schumaheri nuk eshte anetar i PS se Rames.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e mr.Hoti
    Anėtarėsuar
    08-09-2006
    Vendndodhja
    Ilirid
    Postime
    43
    SCHUMASCHEResht pak te flasesh per at sepse ai neve adhuruesve te tij ket vit te fundit do tna gezoi me titullin e 8 kampion bote ku nuk jemi shum larg edhe dy gara dhe pas atyreNEW WORLD SHAMPION SHIP is MICHAEL SCHUMASCHER............."The RECORDMEN"
    Shkau i ri e shkau i vjeter,
    Ska ma marveshje tjeter.

  15. #15
    Che sarą... Maska e anka
    Anėtarėsuar
    14-01-2006
    Vendndodhja
    ku dua
    Postime
    35
    Citim Postuar mė parė nga darwin
    2 pyetje te thjeshta per tifozet e Shumit, pa u marre hollesisht me ato qe keni shkruar..

    1) Gjate ketyre 2 viteve te fundit, kush ka gabuar me pak midis Alonsos dhe Shumit?

    Alonso, 1 here vjet ne Kanada.. (nese e kam gabim, me korrigjoni)

    Shumi, nja 4 here vetem kete vit.


    2) Atehere, kush e meriton nga te dy?
    Jepi Lonso!

  16. #16
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anėtarėsuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Ju keni ik per lesh mer . Shifrat flasin vete. Vetem senna i afrohet atij ai ka qen guximtar edhe guximi ja hengri koken me 300 ne ore i ra murit. Ene schumi ka qen pas tij. Ska si schumi mer i ka dhen gjalleri ke lezet te shofesh f1 kur eshte ai kujtoni luften qe beri bente me mika hakinen e spektaklet qe ka dhuruar. Alonso eshte boring.

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Dhe une jam tifoz i Shumakerit, por duhen pranu dy gjera.

    E para qe Alonso eshte pilot i mire dhe i ka te gjithe gjasat per tu bere nje pilot i madh. Qe Shumaker eshte baraz me pike me Alonson ka pas dhe ndihmen e fatit. Arritja nga vendi i 16 (me duket) ne vend te pare ne Hungari (piste e parakalueshme ne te thate) apo nga i teti ne te tretin ne Monza, ne te dyja rastet para se ti pishej motorri ne te dyja rastet, per mua te pakten eshte shume domethenese.

    E dyta qe Shumakeri kete vit ka bere ca gabime, si ne Australi apo Hungari. Sidomos ajo e Hungarise ishte shume nerva-cfilitese, mund ti vesh dicituren "tahmaja e madhe, bela e te zot". Por kur mendon qe ne ate gare ishte 11 pike prapa, mund ta kuptosh se pse po perpiqej aq shume. Nga ana tjeter dhe Alonso beri nje goxha gabim ne gjykim kete here duke nderruar gomat e perparme. Me po ato goma Fizikella vazhdoi pa problem. Po ashtu perpara se te hynte ne pitstopin e pare, pa qene fare nen presion pati dhe nje dalje nga pista qe i kushtoi 5 sekonda. Pa ate dalje mbase mund te kishim pare nje beteje ne xhiron e fundit te gares, gjithmone duke menduar se Shumaker nuk ishte thjesht duke ruajtur makinen pas atij avantazhi 25+ sekonda.

    Ne Suzuka, statistikisht Shumakeri eshte piloti me i suksesshem i te gjithe koherave, 6 fitore & 7 pole position. Ka humbur dy kampionate '98 & '99 (kete te fundit per llogari te Irvine) ndaj Hakinen dhe ka fituar po dy ne '00 dhe '03. Sesa po e shfrytezonte Shumaker motorrin pas pitstopit te dyte nuk dihet, por me aq sa u pa, Renault ngjante me e shpejte se Ferrari ne kohe te thate ne fund te gares, ndersa ne sesionet e provave qe u bene ne te thate ishin aty-aty. Strategjite e ekipeve me pilotet e dyte, Fizikellen dhe Masen do jene vecanerisht per tu pare, pas shfaqjes treshe Fizi-Alonso-Shumi per plot kater xhiro. Po ashtu menyra sesi Fizikela ne vend te dyte vendosi "te ruante makinen" pasi u parakalua nga Shumaker. Po ti kishte bere Ferrari keto gjera do kishte plas rremuja. Ose me mire KUR i ka bere Ferrari ka plas rremuja, sepse Ferrari i ka bere ashiqare fare ne kthese te fundit dhe ska qene fund kampionati kurse Renault kete here as nuk u mor njeri fare me kete pune. Nejse, sidoqofte ishte shume emocionues ai dueli tresh.

    Shumaker nuk e pati mundesine te garonte kunder Senes per kampionat, as ne qe ti shihnim te dy perballe njeri tjetrit, keshtu qe pyetja kush ishte me i madhi nga keta te dy ngelet pa pergjigje direkte. Ne 92 Shumaker fitoi vendin e trete para Senes ne te katertin, ne 93 ishte Sena para Shumakerit (vend i dyte me te katert me duket). '94 qe po dukej si viti kur te dy do ishin kundershtaret kryesore mbaroi ashtu sic dihet me tragjedine e Imolas (gara e trete). Alonso, qe bashke me Raikonen duken si dy kundershtaret direkt te se ardhmes se Formula 1, ka mundesine te munde ne perballje direkte me te madhin e kohes se vet dhe mbase me te madhin e te gjithe koherave. Asnje titull i mepasshem qe mund te fitoje nuk ka per te qene (hipotetikisht) si ky i kesaj rradhe per Alonson. Po ashtu Shumaker, ne te vetmen here qe ka pas mundesine e nje permbysjeje te madhe (ne '98, 22 pike pas Hakinen ne mes te sezonit) deshtoi ne garen e fundit, ndersa tani ka mundesine te largohet si kampion i padiskutueshem ne menyren me te bujshme te mundur. Per ne si tifoze sigurisht qe do te thote emocion i vecante.

    Me pak se kater dita nga Suzuka ...
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    Shumaker ka qene , eshte dhe do mbetet mbreti i F1...
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

  19. #19
    Che sarą... Maska e anka
    Anėtarėsuar
    14-01-2006
    Vendndodhja
    ku dua
    Postime
    35
    Koha do bej te veten, brezat do zevendesohen, e kampionet do zevendesohen po ashtu. Ka dhe do kete pilote te tjere te afte , talente te reja e rivalitete te reja….iku koha e Shumit.

    (megjithse nuk kam qene kurre fanse e tij, me vjen keq qe po largohet)

  20. #20
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar mė parė nga Labeati
    Kjo pyetje me te vertete e fyen edhe inteligjencen e ketij forumi.....



    Populli thote: "Kush punon ... gabon"

    Pra Schumi mund te gaboje sepse rrezikon e lufton, po te rrije si m..., ne dore te makines, atehere kthehet ne anonim.
    Pra, pilotet e tjere presin te gjithe tu serviret dreka, dhe nuk japin 100%.. dmth, Raikkonen dhe Alonso nuk ngasin makinat ne maksimum, prandaj nuk gabojne.. keshtu?

    Askush nuk ka talentin, as fantazine, as guximin e as perfeksionin e Scumit!
    Ehe.. shoket e tij e deshmojne.. Patrese, Verstappen, Herbert, Irvine, Barrichelo, Massa.. te gjithe legjendare.. por askush si Komisari!


    Ne fakt edhe kjo gara:



    (me siguri qe nga kjo gara nuk te kujtohet fare nxjerrja ne bar e Barikel -"Namik Dokles", kur ky i fundit kujtoi se u be deti kos sepse thjesht mendoi te fitonte garen..)




    a) Si ka surrat Alonso me pretendue kampionat kur ka tash 6-7 gara qe numeron piket si koprraci, a i dalin apo jo deri ne fund te kampionatit.

    b) Schumi nuk din hesape bakallit, Schumi din me nise makinen, aty s'ka dale kush ne historine e F1 qysh prej krijimit me ju afrue sadopak.

    a) Nuk eshte i njejti pilot, qe fitoi kampionatin e pare me Ferrarin vetem sepse digjej motori mercedes i Hakkinen?

    b) Schummy nuk di hesape? Keshillohu njehere me kete imazhin e meposhtem:




    he, tu kujtua frenimi i mrekullueshem qe (u detyrua te bente)/beri Barrichello?

    Kijeni inat... po jepjani hakun, e konsiderojeni veten me fat qe jetuat ne kete brez, qe pat mundesine me e perjetue garimin e ketij piloti te pathyshem.
    Adhurojeni, po jepini hakun.. deri ne fund.. jo thjesht perralla "Me i madhi i te gjitha koherave.."

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -


    Citim Postuar mė parė nga Dr Rieux
    Dhe une jam tifoz i Shumakerit, por duhen pranu dy gjera.

    E para qe Alonso eshte pilot i mire dhe i ka te gjithe gjasat per tu bere nje pilot i madh. Qe Shumaker eshte baraz me pike me Alonson ka pas dhe ndihmen e fatit. Arritja nga vendi i 16 (me duket) ne vend te pare ne Hungari (piste e parakalueshme ne te thate) apo nga i teti ne te tretin ne Monza

    me se fundi doktor, se te ai shkrimi i pare the se ishte Schummy ai qe kishte humbur pike ne Hungari..


    Strategjite e ekipeve me pilotet e dyte, Fizikellen dhe Masen do jene vecanerisht per tu pare, pas shfaqjes treshe Fizi-Alonso-Shumi per plot kater xhiro. Po ashtu menyra sesi Fizikela ne vend te dyte vendosi "te ruante makinen" pasi u parakalua nga Shumaker. Po ti kishte bere Ferrari keto gjera do kishte plas rremuja.
    jo dhe aq..sepse Ferrari (e komanduar nga piloti i saj) ka bere shume me keq se aq (Suzuka 97, Malajzi 99, Austri 02 - shembujt me skandaloze)

    Per te tjerat, korrekt doktor (realisht, gare e shkelqyer nga Schummy)


    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -


    Kolomb.. kam idene se kur te mbaroje kampionati dhe te sistemosh kupat e tij te bufeja, me siguri do mbushesh nje elegji te plote per komisarin, "te pa-arritshmin" dhe do e hedhesh ketu.. do ta lexoj dhe do te te pergjigjem pastaj.
    Prektora

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gradacela mė e mirė e vitit ėshtė ndėrtuar nė Shangai
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-11-2008, 10:48
  2. Ēmimi i Madh i San Marinos - M.Schumacher triumfon
    Nga mad nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 31-05-2006, 17:39
  3. Propaganda greke triumfon nė SHBA
    Nga BesnikRuka nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 06-09-2003, 19:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •