Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    SPIRITUALITETI: Kapitulli III - Virtytet

    Virtytet


    Pėrveē lumurimeve tė Jisuit, ka shumė fryte tė Shpirtit tė Shenjtė tė numėruara nė shkrimet apostolike dhe tė paraqitura nė shkrimet e shenjtorėve tė Kishės. Kėto fryte tė Shpirtit quhen shpesh virtytet e krishtera, qė fjalė pėr fjalė do tė thotė ato fuqi dhe zotėrime tė mendjes dhe tė zemrės, tė cilat tė gjithė njerėzit duhet t'i kenė, nėse ata janė me tė vėrtetė njerėzorė, duke i pėrmbushur vetet e tyre si tė krijuar nė shėmbėlltyrėn dhe ngjashmėrinė e Perėndisė.

    Duke folur nė pėrgjithėsi, tė gjitha virtytet njerėzore janė veti tė Perėndisė Vetė. Ato janė karakteristikat e Jisu Krishtit, Birit hyjnor tė Perėndisė nė trup njerėzor. Ato janė cilėsitė qė duhet tė jenė nė tė gjithė personat njerėzorė nga dhurata e Perėndisė nė krijim dhe shpėtim nėpėrmjet Jisu Krishtit.

    Ėshtė thėnė dhe ėshtė e vėrtetė, se virtytet e krishtera nuk janė tė gjithė veēanėrisht "tė krishtera", nė kuptimin qė vetėm tė krishterėt i njohin ato dhe janė tė pėrkushtuar pėr t'i arritur ato. Shumica, nėse jo tė gjitha, nga virtutet e krishtera janė nderuar, respektuar dhe kėshilluar nga tė gjithė mėsuesit e mėdhenj tė jetės shpirtėrore. Kjo, nė asnjė mėnyrė, nuk i heq nga vlera dhe e vėrteta e tyre e krishterė, sepse Krishti dhe apostujt dhe shenjtorėt e tij nuk kanė mėsuar dhe praktikuar diēka tjetėr nga ajo qė tė gjithė njerėzit duhet tė mėsojnė dhe praktikojnė. Si pėrmbushja e tė gjitha aspiratave dhe dėshirave pozitive njerėzore, ėshtė krejtėsisht e kuptueshme se Jisu Krishti, "njeriu prej qiellit" i pėrsosur dhe "Adami i fundit" (1 Korinthianėt 15:45-47,. Romanėt 5:14), duhej tė pėrmbushte dhe realizonte nė Veten e Tij atė qė tė gjithė njerėzit e diturisė dhe vullnet-mirė kanė kėrkuar dhe kanė dėshiruar nė mendjet dhe zemrat e tyre, tė ndriēuara nga Perėndia.

    Sepse me tė vėrtetė, ēfarėdo qė gjendet tek njeriu: e mirė, e bukur dhe e vėrtetė, gjendet atje pėr shkak tė Perėndisė dhe ėshtė nga Perėndia. Kjo ėshtė e vėrteta, qoftė e realizuar ose jo, "sepse ēdo dhėnie e mirė dhe ēdo dhuratė e pėrsosur vjen prej sė larti dhe zbret nga Ati i dritave" (Jakovi 1:17), dhe ėshtė Vetė Krishti, Biri i pėrjetshėm dhe Fjala e Perėndisė, qė ėshtė drita dhe jeta e ēdo njeriu qė ka jetuar ndonjėherė dhe ėshtė ndriēuar nė kėtė tokė (Kr. Joani 1:1-10). Kėshtu Apostull Pavli i kėshillon besnikėt e Krishtit:

    Sė fundi, vėllezėr, tė gjitha gjėrat qė janė tė vėrteta, tė gjitha gjėrat qė janė tė ndershme, tė gjitha gjėrat qė janė tė drejta, tė gjitha gjėrat qė janė tė pastra, tė gjitha gjėrat qė janė tė dashura, tė gjitha gjėrat qė janė me famė tė mirė, nėse ka ndonjė virtyt dhe nėse ka ndonjė lėvdim, kėto mendoni (Filipianėt 4:8).

    Kur ne "mendojmė kėto", ne do t'i referohemi mėsimit tė vetė apostullit dhe tė tė gjithė apostujve dhe mėsuesve tė besimit tė krishterė, tė cilėt ishin ndriēuar dhe frymėzuar nga Perėndia, nėpėrmjet Zotit Jisu Krisht, me anė tė fuqisė sė Shpirtit tė Shenjtė nė jetėn e Kishės.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Besimi


    Themeli i ēdo virtyti dhe jete tė krishterė ėshtė besimi. Besimi ėshtė zotėrimi natyral i tė gjithė njerėzve qė janė tė menēur dhe tė virtytshėm. Sepse; nėse njė njeri nuk ka besim nė aftėsinė e njeriut pėr tė njohur, pėr tė bėrė mirė dhe pėr tė gjetur kuptimin e jetės; nėse ai nuk beson se kjo ėshtė e mundur, pėrfituese dhe e vlefshme pėr pėrpjekjet e njeriut, atėherė asgjė e menēur ose e virtytshme nuk mund tė arrihet. Karakteristika mė e dallueshme e tė gjithė profetėve tė shkatėrrimit, apostujve tė dėshpėrimit dhe predikuesve tė absurditeteve ėshtė mungesa e besimit nė aftėsitė e njeriut pėr mirėsi dhe tė vėrtetė dhe mungesa e besimit nė kuptimin dhe vleftėn e jelės. Eshtė, gjithashtu, njė mungesė besimi nė Perėndinė.

    Besimi nė Perėndinė ėshtė virtyti themelor i tė gjithė shenjtorėve (Kr. Hebrejtė 11). Prototipi i besimtarit nė Perėndinė ėshtė Abrahami, ati i Izraelit.

    Nė fakt, premtimi pėr tė qenė trashėgimtar i botės nuk iu bė Abrahamit dhe pasardhėsve tė tij nėpėrmjet ligjit, por nėpėrmjet drejtėsisė sė besimit.

    Prandaj trashėgimia ėshtė nėpėrmjet besimit; nė kėtė mėnyrė ajo ėshtė nėpėrmjet hirit, me qėllim qė premtimi tė jetė i siguruar pėr tė gjithė pasardhėsit. . . atė qė vjen nga besimi i Abrahamit, i cili... ėshtė ati i tė gjithė neve para Perėndisė qė ai besoi, i cili i jep jetė tė vdekurve dhe thėrret gjėrat qė nuk janė sikur tė ishin.

    Madje, as nuk dyshoi nga mosbesimi nė lidhje me premtimin e Perėndisė, por u pėrforcua nė besim duke i dhėnė lavdi Perėndisė, plotėsisht i bindur se atė qė ai kishte premtuar ishte edhe i fuqishėm ta bėnte. Prandaj edhe "kjo iu numėrua atij pėr drejtėsi"
    (Zanafilla 15:6). E po nuk u shkrua vetėm pėr tė, qė "kjo i ishte numėruar", por edhe pėr ne, tė cilėve do tė na numėrohet, neve qė besojmė nė atė qė ka ringjallur prej tė vdekurve Jisuin, Zotin tonė, i cili u dha pėr shkak tė fyerjeve tona dhe u ringjall pėr shfajėsimin tonė (Romanėt 4:13-25).

    Besimi nė Perėndinė ėshtė themeli pėr jetėn shpirtėrore. Dhe tė besosh nė Perėndinė do tė thotė tė besosh, gjithashtu, nė Birin e Tij Jisu Krisht.

    Zemra juaj mos u trondittė; besoni nė Perėndi dhe besoni edhe nė mua. (...) Mė besoni se unė jam nė Atin dhe se Ati ėshtė nė mua; nė mos, mė besoni pėr shkak tė vet veprave (Joani 14:1,11).

    Besimi nė Jisuin si "Krishti, Biri i Perėndisė sė gjallė", ėshtė qendra e jetės sė krishterė dhe themeli i Kishės (Matheu 16:16). Ky ėshtė burimi i ēdo diturie, fuqie dhe virtyti. Ėshtė mjeti me anė tė cilit mund tė njohėsh dhe t'i bėsh tė gjitha gjėrat, sepse "tė gjitha gjėrat janė tė mundshme pėr atė qė beson" (Marku 9:23, Matheu 17:20).

    Qėndroni nė mua dhe unė do tė qėndroj nė ju; sikurse shermendi nuk mund tė japė fryt nga vetja, po qe se nuk qėndrbn nė hardhi, ashtu as ju, nėse nuk qėndroni nė mua. Unė jam hardhia, ju jeni shermendet; kush qėndron nė mua dhe unė nė tė, jep shumė fryt, sepse pa mua nuk mund tė bėni asgjė (Joani 15:4-5).

    Besimi, para sė gjithash, ėshtė "siguria e gjėrave qė shpresohen, tregimi i gjėrave qė nuk shihen" (Hebrenjtė 11:1).

    Eshtė besimi nė aftėsitė shpirtėrore tė njeriut dhe nė mirėsinė dhe fuqinė e Perėndisė. Ėshtė ngjitja intelektuale dhe besimi ekzistencial i pėrditshėm nė premtimet dhe dhuratat e Perėndisė, dhėnė botės nė krijim dhe shpėtim nė Krishtin dhe Shpirtin e Shenjtė. Besimi vetė ėshtė njė "dhuratė e Perėndisė" dhėnė tė gjithėve dhe pranuar nga tė varfėrit nė shpirt dhe tė pastėrit nė zemėr, tė cilėt janė tė hapur ndaj aktivitetit tė Perėndisė nė jetėn e tyre (Efesianėt 2:8).

    Besimi i vėrtetė nuk ėshtė njė kėrcim i verbėr nė errėsirė, njė pranim irracional dhe i paarsyeshėm i paarsyeshmėrisė dhe absurdit. Besirni i vėrtetė ėshtė shumė i arsyeshėm; ėshtė i rrėnjosur dhe i bazuar nė natyrėn e arsyeshme tė njeriut e bėrė nė shėmbėlltyrėn e Perėndisė. Tė mos besosh, sipas shkrimeve dhe shenjtorėve, ėshtė pėrmbledhja e absurditetit dhe marrėzisė.

    Tha i marri nė zemėr tė tij: "Nuk ka Perėndi". Janė tė korruptuar, bėjnė gjėra tė neveritshme; nuk ka asnjė qė tė bėjė tė mirėn.

    Perėndia shikon nga qielli bijtė e njerėzve, pėr tė parė nėse ndonjė prej tyre ka mend dhe kėrkon Perėndinė (Psalmi 14:1-2; 53:1-2).


    Njeriu u krijua qė tė ketė besim nė Perėndinė. Tė mos besosh nė Perėndinė ėshtė njė perversion i natyrės njerėzore dhe shkak i tė gjitha tė kėqiave. Dobėsia dhe mungesa e besimit nė Perėndinė ėshtė rrėnjosur nė mėkat, ndyrėsi dhe krenari. Ajo nuk ėshtė kurrė, thjesht, njė rezulatat i njė gabimi intelektual ose pėshtjellimi mendor. Ėshtė gjithmonė rezultat i shtypjes sė tė vėrtetės nėpėrmjet ligėsisė, ndėrrimit tė sė vėrtetės sė Perėndisė me njė gėnjeshtėr, kundėrshtimi, me ndėrgjegje ose pa ndėrgjegje, pėr tė njohur Perėndinė me nderim dhe falėnderim (Kr. Romanėt 1).

    Ju do tė dėgjoni, por nuk do tė kuptoni, do tė vėshtroni, por nuk do tė shikoni. Sepse zemra e kėtij populli ėshtė bėrė e pandjeshme, ata janė bėrė tė rėndė nga veshėt dhe kanė mbyllur sytė, qė nuk shohin me sy dhe nuk dėgjojnė me vesh, dhe nuk gjykojnė me zemėr e nuk kthehen, qė unė t'i shėrroj. (Isaia 6:9-10, Matheu 13:14-15).

    Personi shpirtėror jeton "nė besimin e birit tė Perėndisė, qė mė deshi dhe dha Veten pėr mua" (Galatianėt 2:20). Personi shpirtėror ėshtė ai qė, me hirin e Shpirtit tė Perėndisė, ėshtė besnik nė ēdo gjė.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Shpresa


    Virtyti i shpresės shkon sė bashku me fuqinė e besimit. Patrilcu Abraham "duke besuar kundėr ēdo shprese, besoi pėr t'u bėrė ati i shumė kombeve" (Romanėt4:18). Dhe shpresa, ashtu si besimi, ėshtė nė atė qė nuk shihet.

    Sepse me shpresė ne shpėtuam; por shpresa qė duket nuk ėshtė shpresė, sepse atė qė dikush e sheh, si mundet edhe ta shpresojė? Por nė qoftė se ne shpresojmė atė qė s'e shohira, atė gjė e presim me durim (Romanėt 8:24-25).

    Shpresa ėshtė siguria e rezultatit tė mirė tė jetės sonė tė jetuar nga besimi nė Perėndinė. Shpresa ėshtė fuqia e njė bindjeje tė sigurtė qė jeta e ndėrtuar nė besimin do tė prodhojė frytet e saj. Shpresa ėshtė siguria, e cila pėrbuz ēdo errėsirė dhe mėkat, drita e faljes plot dashuri e Perėndisė ėshtė mbi ne, pėr tė bėrė me ne dhe pėr ne, ēfarė ne vetė nuk mund ta bėjmė.

    Shpirti ynė pret Zotin; Ai ėshtė ndihma jonė dhe mburoja jonė. Po, zemra jonė do tė gėzohet tek Ai, sepse kemi besim, nė emrin e tij tė shenjtė. Mirėsia jote qoftė mbi ne, o Zot, sepse kemi pasur shpresė te ti (Psalmi 33:20-22).

    E kundėrta e shpresės ėshtė shkurajimi dhe dėshpėrimi. Sipas traditės shpirtėrore tė Kishės, gjendja e shkurajimit dhe dėshpėrimit ėshtė mė brengosėsja dhe gjendja mė e tmerrshme qė njė person mund tė jetė. Ėshtė mė e keqja dhe mė e dėmshmja e gjendjeve mėkatare tė mundshme pėr shpirtin.

    Humbja e shpresės ėshtė gjendja mė e keqe e mundshme, sepse pa shpresė, asgjė tjetėr nuk ėshtė e mundshme; sigurisht jo besimi. Nėse njė person ėshtė pa besim, ai mund tė dėnohet dhe tė bindet. Nėse njė person ėshtė krenar, ai mund tė pėrulet; i papastėr, ai mund tė pastrohet; i dobėt, ai mund tė fuqizohet; i keq, ai mund tė bėhet i drejtė. Por, nėse njė person ėshtė i shkurajuar dhe i dėshpėruar, vetė gjendja e sėmundjes sė tij ėshtė e tillė qė zemra dhe shpirti i tij janė tė vdekur dhe nuk i pėrgjigjen hirit tė Perėndisė dhe ndihmės sė vėllezėrve tė tij.

    ... forca e dėshpėrimit... e dėrrmon atė dhe e shtyp shpirtin e tij; dhe ky ėshtė njė shijim i ferrit, sepse shkakton mijėra tundime: pėshtjellim, acarim, duke protestuar dhe duke u ankuar pėr fatin e tij, mendime tė gabuara, bredhje nga njė vend tek tjetri dhe kėshtu me radhė (Shėn Isaak Siriani, shek 6, Drejtime mbi Stėrvitjen Shpirtėrorė).

    Demoni i dėshpėrimit, i cili quhet "demoni i mesditės" (Psalmi 91:6) ėshtė mė i rėndi nga tė gjithė tė tjerėt. (...) Ai ngjall nė atė acarim dhe bezdisje kundėr vendit, kundėr vetė mėnyrės sė jetesės dhe kundėr punės sė tij, duke shtuar se nuk ka mė dashuri ndėrmjet vėllezėrve dhe asnjė qė ta ngushėllojė atė. (. . .) Atėherė provokon tek ai njė dėshirė pėr vende tė tjera... (Evagri i Pontit, shek. 4, Anatolit: Mbi Tetė Mendimet).

    I vetmi ilaē pėr dėshpėrimin ėshtė pėrunjėsia dhe durimi, duke u mbajtur fort nė jetėn e besimit, edhe pa bindje ose ndjenja. Duhet thjeshtimi i jetės, duke e kaluar ēdo ditė, njė e nga njė, nė zbatimin e vazhdueshėm, qoftė edhe tė jashtėm, tė leximeve nga shkrimet, tė adhurimit liturgjik, te agjėrimit, lutjes dhe punės. Sipas kėshillės sė Shėn Benediktit (shek. 6), duhet tė mbetesh i qėndrueshėm nė njė vend dhe "nė atė qė po bėn", aq sa mundesh, me tė gjithė vėmendjen e mundur. Sipas kėshillės sė Shėn Serafimit (shek. 19), duhet tė takohesh me miqtė shpirtėrorė, me ata qė janė plot shpresė, tė mėshirshėm, tė gėzuar dhe tė fortė. Duhet tė qėndrosh i fortė deri nė fund edhe kur kalon nė thatėsirė dhe errėsirė, derisa tė gjendet drita e shpresės sė bekuar dhe ngushėllimi. Nuk ka rrugė tjetėr dhe "ata qė e gjejnė janė pak" (Matheu 7:14). Por, kur njė "lufton dhe fiton kundėr shkurajimit dhe dėshpėrimit, kjo luftė pasohet nga gjendje plot paqe dhe shpirti mbushet me njė gėzim tė pashprehur" (Evagri, Anatolit: Mbi Tetė Mendimet).

    Kur ne sulmohemi nga demoni i dėshpėrimit - mė i rėndi nga tė gjithė, por qė mė tepėr se tė gjithė e bėn shpirtin me pėrvojė - le ta ndajmė shpirtin tonė nė dy, duke e bėrė njėrėn pjesė ngushėlluesin dhe tjetrėn tė ngushėlluarin, le tė mbjellim ne vetet tona farėn e shpresės sė mirė, duke kėnduar me psalmistin David: "Pėrse je i hidhėruar o shpirti im dhe pėrse turbullohesh brenda meje" Shpreso nė Perėndinė; sepse unė do ta lavdėroj pėrsėri Atė, shpresėn time dhe Perėndinė tim" (Psalmi 42:5; Evagri i Pontit, Anatolit: Tekste mbi Jetėn Aktive).

    Ndonjėherė, njerėzit mendojnė se njėfarė "mungese e shpresės" ėshtė njė virtyt i krishterė. Ata mendojnė se duke shpallur se "gjithēka ėshtė humbur" ata po i pėlqejnė Perėndisė nga pėrunjėsia dhe vuajtja e tyre pėr mėkatet e tyre dhe tė botės. Ata mendojnė se sa mė shumė ata pėrqėndrohen nė ligėsitė e njerėzve, sa mė shumė ata lartėsojnė fuqinė e tė keqit, sa mė shumė ata psherėtijnė dhe thonė: "Nuk ka shpresė pėr ne tek Perėndia!", aq mė shumė ata bėhen tė drejtė dhe tė devotshėm. Por e gjitha kjo ėshtė gabim. Nuk ka tė bėjė aspak me vuajtjen plot durim nga duart e tė keqit dhe me luftėn plot durim kundėr fuqive tė sė keqes, qė tė drejtėt duhet tė durojnė, duke qenė absolutisht tė sigurt pėr fitoren e tyre pėrfundimtare dhe tėrėsore nė Perėndinė, burimin e shpresės dhe fuqisė sė tyre.

    Nuk ėshtė virtyt tė ndjehesh i dobėt dhe i pashpresė nė praninė e sė keqes. Nuk ėshtė virtyt ta konsiderosh veten krejtėsisht nė mėshirėn e sė keqes dhe tė mėkatit. Por ėshtė virtyt qė gjithmonė tė jenė "tė gėzuar nė shpresė, tė qėndrueshėm nė shtrėngime", duke e ditur dhe duke besuar se fitorja finale ėshtė e Perėndisė (Romanėt 12:12).

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Njohja


    Besimi dhe shpresa shkojnė sė bashku me njohjen. Ato janė ndėrtuar nė njohjen dhe tė ēojnė nė njohje. Sepse ajo qė "nuk shihet" besohet mbi bazėn e asaj qė shihet. Dhe kuptimi i asaj qė shihet varet nė besimin dhe shpresėn e asaj qė nuk shihet. Besimi dhe shpresa e dikujt nė aftėsinė pėr tė njohur, pėr t'u besuar shqisave tė tij, mendjes sė tij dhe zbulesės sė Perėndisė sė tij, janė baza e ēdo njohurie.

    Njeriu u krijua qė tė njohė Perėndinė; jo vetėm tė besojė nė Atė dhe tė shpresojė nė Atė, por ta njohė Atė dhe kėshtu ta dojė Atė dhe t'i shėrbejė Atij. Njohja e Perėndisė ėshtė drejtimi dhe synimi i jetės sė njeriut, qėllimi i krijimit tė tij nga Perėndia.

    Dhe kjo ėshtė jeta e pėrjetshme, tė tė njohin ty, tė vetmin Perėndi tė vėrtetė, dhe Jisu Krishtin qė ti ke dėrguar.

    O Atė i drejtė, bota nuk tė ka njohur, por unė tė kam njohur; dhe kėta e kanė njohur se ti mė ke dėrguar. Dhe unė i kam bėrė tė njohin emrin tėnd dhe do tė bėj ta njohin akoma, qė dashuria, me tė cilėn ti mė ke dashur mua, tė jetė nė ta dhe unė nė ta (Joani 17:3, 25-26).

    Besimi, dhėnė si njė dhuratė nga Perėndia, pėrfundon nė njohjen e Perėndisė. Zoti dėshiron qė njeriu "ta njohė tė vėrtetėn" dhe kėshtu tė ēlirohet nga ēdo verbėri, padituri dhe mėkat (Joani 8:32). Ky ėshtė mėsimi qendror i Zotit Jisu Krisht, i ligjit dhe profetėve tė Dhiatės sė Vjetėr dhe i apostujve dhe mėsuesve tė Kishės.

    Fjalėt e urta tė Solomonit, birit tė Davidit, mbret i Izraelit, pėr tė njohur diturinė dhe pėr tė mėsuar gjykimet e mėnēura; pėr tė ditur si tė veprosh me urti, me drejtėsi, me gjykim dhe ndershmėri, pėr t'u dhėnė shkathtėsi njerėzve tė thjeshtė, njohje dhe reflektim tė riut... Frika e Zotit ėshtė fillimi i njohjes; por njerėzit e pamend pėrēmojnė diturinė dhe arsimin. (Fjalėt e urta 1:1-7).

    Nė tė gjitha letrat e tij, Apostull Pavli lutet pėr besnikėt, duke iu drejtuar atyre "qė tė mbusheni me njohjen e vullnetit tė tij me ēdo urtėsi dhe mėnēuri frymėrore, qė tė ecni nė mėnyrė tė denjė pėr Zotin, qė t'i pėlqeni atij nė ēdo gjė, duke sjellė fryt nė ēdo vepėr tė mirė dhe duke u rritur nė njohjen e Perėndisė", meqenėse "Perėndia dhe Shpėtimtari ynė dėshiron qė gjithė njerėzit tė shpėtohen dhe t'ia arrijnė njohjes tė sė vėrtetės" (Kolosianėt 1:8-9; 1 Timotheu 2:4).

    Nė tė gjitha shkrimet e tij, apostulli ngulmon, gjithashtu, qė besnikėt tė kenė "tė gjitha pasuritė e sigurisė sė plotė tė zgjuarsisė pėr tė njohur misterin e Perėndisė... ku janė fshehur tė gjitha thesaret e diturisė dhe njohjes," dhe qė "njeriu shpirtėror" ka "mendjen e Zotit... mendjen e Krishtit" (Kolosianėt 2:2-3; 1 Korinthianėt 2:6-16).

    Apostulli Joan jep tė njėjtėn doktrinė si tė Shėn Pavlit kur shpall se "Shpirti i sė Vėrtetės" tė cilin Krishti e ka dhėnė me qėllim qė "t'ju mėsojė ēdo gjė" dhe "t'ju prijė nė ēdo te vėrtetė" (Joani 14:26,16:13), po jeton me tė vėrtetė nė mes tė besimtarėve.

    . . . ju keni vajosjen nga i Shenjti dhe dini ēdo gjė. Nuk ju shkrova juve, sepse nuk e njihni tė vėrtetėn, por, sepse ju e njihni dhe, sepse asnjė gėnjeshtėr nuk del nga e vėrteta. Kush ėshtė gėnjeshtari, veēse ai qė mohon se Jisui ėshtė Krishti?

    Ju shkrova kėto gjėra pėr ata qė kėrkojnė t'ju gėnjejnė. Dhe, sa pėr ju, vajosja qė keni marrė prej tij qėndron nė ju dhe nuk keni nevojė qė ndokush t'ju mėsojė; por, duke qenė se vajosja e tij ju mėson ēdo gjė dhe ėshtė e vėrtetė e nuk ėshtė gėnjeshtėr, qėndroni nė tė ashtu sikurse ju mėsoi (1 Joani 2:20-27).

    Ky mėsim i Shėn Joanit ėshtė nė pėrmbushjen e profecisė sė Isaisė, cituar drejtpėrdrejt nga Vetė Jisui, se nė Kohėn Mesianike tė kishės sė besėlidhjes sė re "... ata do tė jenė tė mėsuar nga Perėndia" (Joani 6:45; Isaia 54:13).

    Nė traditėn shpirtėrore tė Kishės, njohja e Perėndisė dhe e vėrtetės sė Tij ėshtė qėllimi kryesor i jetės. "sepse ē'kuptim do tė kishte pėr krijimin," pyet Shėn Athanasi i Madh (shek. 4), "nėse njeriu nuk do ta njihte Perėndinė?" (Mbi Mishėrimin, Libri I). Njohja e Perėndisė, vetė njohja e vėrtetė, sipas shkrimeve dhe shenjtorėve, nuk ėshtė thjesht "njohje rreth" diēkaje, njohje abstrakte e informacionit dhe problemeve racionale, e zhveshur nga pėrvoja e gjallė. Njohja ėshtė, kryesisht, njė bashkim esencial dhe ekzistencial, njė ngjitje sė bashku e njeriut shpirtėror me objektin e njohjes sė tij. Shėn Grigori i Nisės (shek.4) thotė: "Zoti nuk thotė se ėshtė e bekuar tė njohėsh diēka rreth Perėndisė, por ta zotėrosh Perėndinė nė vetvete" (Mbi Lumurimet, Predikimi 6). Pasja e Perėndisė brenda mendjes dhe zemrės ėshtė njohja e vėrtetė e Perėndisė. Ajo vjen me anė tė besimit dhe pendimit nė jetėn e Kishės. Ajo vjen tėrėsisht nėpėrmjet pastrimit tė hirshėm nga tė gjitha pasionet e mėkatshme. Shėn Joani i Shkallės (shek. 6) shkruan:

    Rritja e frikės ėshtė fillimi i dashurisė, por njė gjendje e plotė e pastėrtisė ėshtė baza e ēdo njohurie hyjnore.

    Ai, i cili i ka bashkuar pėrsosmėrisht ndjenjat e tij tek Perėndia, udhėhiqet mistikisht prej Atij nė njė kuptim tė fjalėve tė Tij. Por, pa kėtė bashkim njė nuk mund tė flasė rreth Perėndisė...

    Fjala e mbjellė (Jakovi 1:21) e pėrsos pastėrtinė ... dhe nxėnėsi i njohjes hyjnore ndriēohet. (...) Por, ai qė nuk ka arritur ta njohė Perėndinė thjesht teorizon.

    Pastėrtia bėn njė teolog (d.m.th. njė qė e njeh Perėndinė), i cili nga vetja kap mėsimin e Trinisė (Shkalla e Ngjitjes Hyjnore, shkalla 30).

    Pėrfshirja e njohjes nė listėn e virtyteve tė njeriut ėshtė e njė rėndėsie vendimtare, sepse nė kohėn e sotme ekziston njė bindje mjaft e pėrhapur, se njeriu nė fushat e fesė dhe tė jetės shpirtėrore ėshtė dėnuar nė paditurinė. Ndėrkohė shumica e njerėzve do tė pranonte se njohja ėshtė e mundur nė fushėn e shkencave natyrore, po ata do ta mohonin njohjen e vėrtetė nė fushėn e Frymės. Ata do tė thonin se njė mund tė njohė gjėrat e kėsaj bote fizike, por nuk mund tė njohė misteret e Perėndisė dhe Vetė Perėndinė. Kėshtu feja bėhet njė ēėshtje e zgjedhjeve personale dhe e shijes subjektive, e zhveshur nga ēdo kėrkim pėr tė vėrtetėn objektive dhe njohjen reale. Siē e kemi parė, pikėrisht, ky nuk ėshtė mėsimi i Shkrimeve dhe i shenjtorėve.

    Sepse zemėrimi i Perėndisė zbulohet nga qielli pėr ēdo pabesi e padrejtėsi tė njerėzve, qė mbysin tė vėrtetėn nė padrejtėsi, meqenėse ajo qė mund tė njihet prej Perėndisė ėshtė bėrė e dukshme nė ta, sepse Perėndia ua ka shfaqur atyre. Nė fakt, cilėsitė e tij tė padukshme, fuqia e tij e pėrjetshme dhe hyjnia e tij, duke qenė tė dukshme nėpėrmjet veprave tė tij qė nga krijimi i botės, shihen qartė, me qėllim qė ata tė jenė tė pafalshėm. Sepse, megjithėse e njohėn Perėndinė, nuk e pėrlėvduan as e falėnderuan si Perėndi, pėrkundrazi u bėnė tė pamend nė arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre pa gjykim u errėsua. Duke e deklaruar veten tė urtė, u bėnė tė marrė, dhe e shndėrruan lavdinė e Perėndisė sė pakalbshėm nė njė shėmbėllim tė ngjashėm me atė tė njė njeriu tė kalbshėm, tė shpendėve, tė kafshėve katėrkėmbėshe dhe tė rrėshqanorėve. Prandaj Perėndia ia dorėzoi papastėrtisė nė epshet e zemrave tė tyre, pėr tė ēnderuar trupat e tyre nė mes vetė atyre, qė e ndryshuan tė vėrtetėn e Perėndisė nė gėnjeshtėr dhe adhuruan dhe i shėrbyen krijesės nė vend tė Krijuesit, qė ėshtė i bekuar pėrjetė! Amin (Romanėt 1:18-25).

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Dituria*


    Virtyti i diturisė ndryshon nga njohja nė atė qė dituria ėshtė kuptuar normalisht si depėrtim i drejtpėrdrejtė brenda gjėrave, si kuptimi dhe kapja praktike e asaj qė ėshtė e vėrtetė dhe e drejtė nė shprehjen dhe formėn e saj tė gjallė. Njeriu i urtė ėshtė ai qė sheh qartė dhe thellė nė misteret e Perėndisė. Ėshtė ai qė mund tė japė njė kėshillė konkrete nė problemet e pėrditshme tė jetės, ai qė mund tė tregojė vullnetin e Perėndisė tek njeriu qė po pėrballet aktualisht me probleme dhe vendime. Eshtė ai, i cili, ashtu si Jisui, njeh jo vetėm atė qė ėshte nė Perėndinė, por "ēfarė ėshtė nė njeriun" (Kr. Joani 2:250).

    Nė Dhiatėn e Vjetėr, u zhvillua njė grup i tėrė i literaturės nė lidhje me temėn e diturisė (urtėsisė) hyjnore (Shih Vėllimi III, Bibla dhe Historia e Kishės). Psalmet, Fjalėt e urta dhe shkrimet e tjera tė urtėsisė tė tilla, si: Kishtari, Urtėsia e Salomonit dhe Jisui, Biri i Sirakut, e tregojnė qartė se ēfarė dituria ėshtė, dhe ēfarė ėshtė pėr tė qenė i ditur.

    A nuk bėrtet vallė dituria dhe maturia, a nuk e bėn zėrin e saj tė dėgjohet? Ajo qėndron nė kėmbė mbi majėn e lartėsive, gjatė rrugės, nė kryqėzimet e rrugėve; bėrtet pranė portave, nė hyrje tė qyteteve, nė prag tė dyerve; "Ju drejtohem juve, o njerėz dhe zėri im u drejtohet bijve tė njeriut. Kuptoni, o njerėz tė thjeshtė, maturinė, dhe ju, njerėz pa mend, kini njė zemėr tė urtė. Mė dėgjoni, sepse do tė flas pėr gjėra tė rėndėsishme dhe buzėt e mia do tė hapen pėr tė thėnė gjėra tė drejta. Sepse goja ime do tė shpallė tė vėrtetėn; pabesia ėshtė e neveritshme pėr buzėt e mia. Tė gjitha fjalėt e gojės sime janė tė drejta, nė to nuk ka asgjė tė shtrembėr dhe tė ēoroditur. Janė tė gjitha tė drejta pėr atė qė ka mend dhe pėr ata qė kanė gjetur dijen. Pranoni mėsimin tim dhe jo argjendin, dijen nė vend tė arit tė zgjedhur, sepse dituria vlen mė tepėr se margaritarėt, tė gjitha gjėrat qė dikush mund tė dėshirojė nuk barazohen me tė. Unė, dituria, rri me maturinė dhe e gjej dijen nė meditim. Frika e Zotit ėshtė tė urresh tė keqen; unė e urrej kryelartėsinė, arrogancėn, rrugėn e keqe dhe gojėn e ēoroditur. Mua mė takon mendimi dhe dituria e vėrtetė; unė jam zgjuarsia, mua mė pėrket forca" (Fjalėt e urta 8:1-14).

    Nė Dhiatėn e Re, dituria hyjnore gjendet nė Jisu Krishtin, qė ėshtė Vetė, "dituria e Perėndisė" (1 Korinthianėt 1:24).

    ... flasim dituri nė mes njerėzish tė pjekur, por jo diturinė e kėsaj kohe dhe as tė pushtetarėve tė kėsaj kohe, qė nuk arrin asgjė, por flasim diturinė e Perėndisė tė fshehur nė mister, qė Perėndia e kishte paracaktuar pėrpara kohėrash pėr lavdinė tonė, tė cilėn asnjė nga pushtetarėt e kėsaj kohe nuk e ka njohur; sepse, po ta kishin njohur, nuk do tė kishin kryqėzuar Zotin e lavdisė. Por, sikurse ėshtė shkruar: "Ato gjėra qė syri nuk i ka parė dhe veshi nuk i ka dėgjuar dhe nuk kanė hyrė nė zemėr tė njeriut, janė ato qė Perėndia ka pėrgatitur pėr ata qė e duan atė" (Isaia 64:4. 65:17). Po Perėndia na i ka zbuluar me anė tė Frymės sė tij. (...) Pėr kėto edhe flasim, por jo me fjalė tė mėsuara nga dituria njerėzore, por tė mėsuara nga Fryma e Shenjtė, duke i krahasuar gjėrat frymėrore me fjalė frymėrore (1 Korinthianėt 2:6-15).

    Nė tėrė Shkrimet, Shpirti i Zotit ėshtė quajtur "fryma e diturisė dhe e kuptimit, fryma e kėshillės dhe e fuqisė, fryma e njohjes dhe e frikės sė Zotit" (Isaia 11:2). Ėshtė kjo Frymė qė Zoti u jep atyre qė besojnė nė Atė.

    Sepse Perėndia, me gjithė urtėsinė dhe menēurinė, bėri tė njohur tek ne misterin e vullnetit tė tij sipas pėlqimit tė tij, qė ai e kish pėrcaktuar me veten e tij qė, kur tė plotėsoheshin kohėrat, t'i sillte nė njė krye tė vetėm, nė Krishtin,tė gjitha gjėrat, ato qė janė nė qiejt dhe ato qė janė mbi dhe.

    Prandaj edhe unė... nuk pushoj sė falėnderuari pėr ju dhe duke ju kujtuar nė lutjet e mia, qė Perėndia i Zotit tonė Jisu Krisht, Ati i lavdisė, t'ju japė juve Frymėn e diturisė dhe tė zbulesės, nė njohurinė e tij, dhe t'u ndriēojė sytė e mendjes suaj, qė tė dini cila ėshtė shpresa e thirrjes sė tij dhe cilat janė pasuritė e lavdisė sė trashėgimisė sė tij nė shenjtorėt, dhe ciia ėshtė madhėshtia e jashtėzakonshme e fuqisė sė tij ndaj nesh, qė besojmė...

    Pėr kėtė arsye unė, Pali... ju shkrova ... pėr t'u manifestuar tė gjithėve pjesėmarrjen e misterit, i cili nga epokat mė tė lashta qe fshehur nė Perėndinė, i cili krijoi tė gjitha gjėrat . . . qė nėpėrmjet kishės, nė kohėn e tashme u manifestohej . . . dituria e shumėllojshme e Perėndisė (Efesianėt 1:9-10,15-19,3:1-10).


    Nė Kishė, ashtu si thotė Shėn Pavli, dituria hyjnore i jepet personit shpirtėror. Njeriu i ditur, qė zotėron Frymėn e Perėndisė, mund t'i tregojė "popullit tė tij njohjen e shpėtimit . . . pėr tė ndriēuar ata qė dergjeshin nė errėsirė dhe nė hijen e vdekjes, pėr tė udhėhequar hapat tona nė udhėn e paqes" (Lluka 1:77-79). E kundėrta e diturisė hyjnore ėshtė marrėzia e mėkatshme, e cila e sjell njeriun nė fatkeqėsi, vuajtje, shkatėrrim dhe vdekje (Kr. Fjalėt e urta 10-14). Nė jetėn shpirtėrore tė Kishės, janė njerėzit e urtė, mjeshtėrit shpirtėror dhe mėsuesit e shenjtė, tė cilėt kanė fituar diturinė hyjnore dhe kėshtu ata janė bėrė tė aftė pėr tė drejtuar dhe udhėhequr fatin e shpirtrave tė pavdekshėm tė njerėzve. Pėr kėtė arsye tė gjithė njerėzit duhet t' i nėnshtrojnė vetvetet tek mėsimet dhe rregullat e tyre.



    * Mund tė ishte pėrdorur edhe fjala urtėsi.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Ndershmėria

    Njeriu i ditur qė ka njohuri jeton sipas vėrtetėsisė me anė tė njė jete krejtėsisht tė ndershme. Ndershmėri do tė thotė, para sė gjithash, tė flasėsh tė vėrtetėn dhe kurrė tė mos "japėsh dėshmi tė rreme" (Eksodi 20:16).

    Zoti i urren kėto gjashtė gjėra, madje shtatė janė tė neveritshme pėr tė: sytė krenarė, gjuha gėnjeshtare, duart qė derdhin gjak tė pafajshėm, zemra qė kurdis plane tė kėqia, kėmbėt qė turren shpejt drejt sė keqes, dėshmitari i rremė qė thotė gėnjeshtra dhe ai qė shtie grindje midis vėllezėrve (Fjalėt e urta 6:16-19; Kr. 11:1, 12:17. 17:4, 21:28,25:14,18).

    Ky mėsim themelor i Shkrimit ėshtė, gjithashtu, ai i apostujve.

    Edhe i lutem Perėndisė qė tė mos bėni ndonjė tė keqe . . . por qė ju tė bėni atė qė ėshtė e mirė, edhe sikur ne tė ishim tė pėrjashtuar. Ne, nė fakt, nuk kemi asnjė forcė kundėr sė vėrtetės, por vetėm pro sė vėrtetės (2 Korinthianėt 13:7-8).

    Ndershmėri do tė thotė, gjithashtu, tė veprosh sinqerisht dhe hapur, pa shtirje apo paraqitje tė njė figure tė rreme pėr veten. Do tė thotė, me njė fjalė, tė mos jesh njė hipokrit.

    Mbi tė gjitha gjėrat, Krishti Zoti urren dhe dėnon hipokrizinė, gėnjeshtrėn dhe mashtrimin. Ai e akuzoi vetė djallin, pikėsėpari, si mashtrues dhe gėnjeshtar, qė pretendon tė jetė tjetėr nga ēfarė ai ėshtė, qė e paraqet veten dhe mėsimin e tij si krejtėsisht tjetėr nga fallsiteti dhe ligėsia qė aktualisht ky mėsim ėshtė (Kr. Joani 8:44-47). Kjo ėshtė mėnyra e tė gjithė profetėve tė rremė dhe e vetė antikrishtit.

    Sepse nė botė kanė dalė shumė mashtrues, tė cilėt nuk rrėfejnė se Jisu Krishti ka ardhur nė mish; ky ėshtė mashtruesi dhe antikrishti (2 Joani 7).

    Ruhuni se mos ju mashtron ndokush! Sepse shumė do tė vijnė nė emrin tim, duke thėnė: "Unė jam Krishti" dhe do tė mashtrojnė shumė njerėz. (. . .) Dhe do tė dalin shumė profetė tė rremė, dhe do tė mashtrojnė shumė njerėz. (...) Sepse do tė dalin krishtėr tė rremė dhe profetė tė rremė, dhe do tė bėjnė shenja tė mėdha dhe mrekulli tė tilla aq sa t'i mashtrojnė, po tė ishte e mundur, edhe tė zgjedhurit (Matheu 24:4,11,24).

    Nė dėnimin e tij tė fortė tė ligėsisė sė shkronjėsve, farisejve dhe ligjtarėve, Krishti ishte mė i ashpėr kundėr hipokrizisė sė tyre. Nga tė gjitha tė kėqiat e njerėzve, mė e liga nė sytė e Zotit ėshtė pa dyshim hipokrizia.

    Mjerė ju, skribė dhe farisenj hipokritė! Sepse pastroni anėn e jashtme tė kupės dhe tė pjatės, ndėrsa pėrbrenda janė plot me grabitje dhe teprime. Farise i verbėr! Pastro mė parė pėrbrenda kupėn dhe pjatėn, qė edhe pėrjashta tė jetė e pastėr.

    Mjerė ju, o skribė dhe farisenj hipokritė! Sepse u ngjani varreve tė zbardhuara (me gėlqere), qė nga jashtė duken tė bukur, por brenda janė plot eshtra tė vdekurish dhe gjithfarė papastėrtish. Kėshtu edhe ju nga jashtė u paraqiteni njerėzve si tė drejtė; por pėrbrenda jeni plot hipokrizi dhe paudhėsi (Matheu 23:25-28).

    Personi shpirtėror nuk ėshtė njė hipokrit. Ai e paraqet veten ndershmėrisht, ēfarė ai ėshtė dhe nuk pretendon tė jetė ēfarė ai nuk ėshtė. Ai e tregon veten tek tė gjithė saktėsisht ashtu si ėshtė. Ai nuk thotė se as nuk bėn ndonjė gjė qė do t'i ēonte njerėzit nė njė pėrshtypje tė rreme pėr tė ose pėr ndonjėrin apo ndonjė gjė. Ai ėshtė tėrėsisht i ndershėm dhe i pastėr nė gjithēka qė ai mendon, thotė dhe bėn, duke e ditur se Perėndia shikon gjithēka dhe i gjykon me drejtėsi tė gjithė ata qė "ecin nė ndershmėri" (Kr. Psalmi 26:1,11).

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Pėrunjėsia


    Nė traditėn orthodhokse, pėrunjėsia ėshtė quajtur shpesh "nėna e tė gjitha virtyteve" dhe krenaria ėshtė emėruar "shkaku i tė gjitha mėkateve." Person i ditur dhe i ndershėm ėshtė ai qė ėshtė i pėrunjur.

    Pėrpara shkatėrrimit vjen kryelartėsia dhe pėrpara rrėzimit fryma krenare.

    Mė mirė tė kesh frymė tė pėrulur me tė mjerėt sesa tė ndash prenė me krenarėt.

    Kryelartėsia e njeriut e ēon poshtė atė, por ai qė ka njė shpirt tė pėrvuajtur do tė ketė lavdi (Fjalėt e urta 16:18,16:19, 29:23).

    Sipas Ungjillit, nė Kėngėn e Virgjėreshės, Zoti i shpėmdan krenarėt nė mendimet e zemrave tė tyre dhe i lartėson ata qė janė tė pėrunjur dhe tė butė (Kr. Lluka 1:51-52). Ky ėshtė mėsimi i saktė i Jisuit.

    Sepse kushdo qė e larton veten do tė pėrunjet, dhe kush e pėrunj veten do tė lartohet (Lluka 14:11,18:14, Fjalėt e urta 3:34).

    Pėrunjėsia nuk ka kuptimin e degradimit ose vrasjes sė ndėrgjegjes. Ajo nuk ka kuptimin tė shkaktojė njėfarėlloj poshtėrimi tė sjelljes sė jashtme. Ajo nuk do tė thotė ta konsiderosh veten si mė tė poshtrin dhe mė tė neveritshmin e krijesave. Vetė Krishti ishte i pėrunjur dhe Ai nuk e bėri kėtė. Perėndia Vetė, sipas traditės shpirtėrore tė Kishės, ka pėrunjėsinė e pėrsosur dhe Ai, sigurisht, nuk vepron nė kėtė mėnyrė.

    Pėrunjėsi e vėrtetė do tė thotė tė shohėsh realitetin, ashtu si ai ėshtė aktualisht nė Perėndinė. Do tė thotė tė njohėsh veten dhe tė tjerėt, ashtu si njihen nga Perėndia - njė fuqi, sipas Shėn Isak Sirianit, mė e madhe se tė ngjallėsh tė vdekurit! I pėrunjuri lė mėnjanė ēdo kotėsi dhe mashtrim nė shėrbimin e krijesės mė tė vogėl tė Perėndisė dhe nuk e konsideron asnjė akt tė mirė nėn dinjitetin dhe nderin e atij qė e bėn ose tė atij qė i bėhet. Pėrunjėsia ėshtė tė njohėsh veten, pa hirin e Perėndisė, si dhe, mėkatar dhe i vdekur.

    Perėndia ėshtė i pėrunjur, sepse ai pėrkujdeset pėr mė tė voglin: zogjtė e qiellit, barin e fushės, mė tė keqin e mėkatarėve (Kr. Matheu 6:25-30). Krishti ėshtė i pėrunjur, sepse Ai shoqėrohet me tė thjeshtėt, duke u bėrė shėrbėtori i tė gjithėve nė marrjen mbi Vete tė mėkateve tė botės.

    Nė qoftė se unė, Zoti dhe Mėsuesi, ju kam larė kėmbėt, edhe ju duhet t'i lani kėmbėt njėri-tjetrit. Unė, nė fakt, ju kam dhėnė shėmbullin qė ashtu siē kam bėrė unė, bėni edhe ju (Joani 13:14-15).

    Ju e dini se tė parėt e kombeve i sundojnė ato dhe tė mėdhenjtė pėrdorin pushtet mbi ato, por midis jush kėshtu nuk do tė ndodhė; madje secili prej jush qė do tė dojė tė bėhet i madh, le tė jetė shėrbėtori juaj; dhe kushdo prej jush qė do tė dojė tė jetė i pari, le tė jetė skllavi juaj. Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi qė t'i shėrbejnė, por pėr tė shėrbyer dhe pėr tė dhėnė jetėn e tij si ēmim pėr shpengimin e shumė vetėve (Matheu 20:25-28).

    Tė gjithė tė krishterėt duhet tė ndjekin shembullin e Krishtit nė pėrunjėsinė e Tij hyjnore. Shėn Pavli mėson:

    Mos bėni asgjė pėr rivalitet as pėr mendjemadhėsi, por me pėrulėsi, secili ta ēmojė tjetrin mė shumė se vetveten. Mos mendojė secili pėr interesin e vet, por edhe atė tė tė tjerėve. Kini nė ju po atė ndjenjė qė ishte nė Jisu Krishtin, i cili, edhe pse ishte nė trajtė Perėndie, nuk e ēmoi si njė gjė ku tė mbahej fort pėr tė qenė barabar me Perėndinė, por e zbrazi veten e tij, duke marrė trajtė shėrbėtori, e u bė i ngjashėm me njerėzit; dhe duke u gjetur nga pamja e jashtme posi njeri, e pėruli vetveten duke u bėrė i bindur deri nė vdekje, deri nė vdekje tė kryqit. Prandaj edhe Perėndia e lartėsoi madhėrisht dhe i dha njė emėr qė ėshtė pėrmbi ēdo emėr, qė nė emėr tė Jisuit tė pėrkulet ēdo gju i krijesave (ose gjėrave) qiellore, tokėsore dhe nėntokėsore, dhe ēdo gjuhė tė rrėfejė se Jisu Krishti ėshtė Zot, pėr lavdi tė Perėndisė Atė (Filipianėt 2:3-11).

    Lartėsimi i Jisuit si njeri varej, krejtėsisht nė pėrunjėsinė e Tij vetė-zbrazėse. Madhėshtia e vėrtetė, madhėshtia hyjnore, ėshtė aftėsia pėr t'u bėrė mė i vogli dhe tek mė i vogli, me sigurinė absolute se ėshtė e rėndėsishme, konkretisht dhe hyjnishmėrisht, se ėshtė njė imitim i Vetė Perėndisė.

    Pėrunjėsia e vėrtetė pėr njeriun mėkatar ėshtė tė njohė se me tė vėrtetė, sipas mundėsive dhe dhuratave tė gjithsecilit, gjithsecili ėshtė me tė vėrtetė i pari dhe mė i madhi i mėkatarėve (Kr. 1 Timotheu 1:15), sepse, gjithsecili ka mėkatuar nė mėnyrėn e tij "si asnjė tjetėr" (Shėn Andrea i Kretės, shek. 7, Kanoni Pendimtar). Personi metė vėrtetė i pėrunjur ėshtė ai qė, duke rrėfyer mėkatet e tij, ėshtė "besnik nė tė paktat" dhe duke bėrė kėshtu, lartėsohet nga Zoti dhe "vendoset mbi tė shumtat". Vetėm njė person i tillė do tė "hyjė nė gėzimin e tė Zotit tė tij" (Matheu 25:14-23, Lluka 19:17).

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Bindja


    Duke folur pėr pėrunjėsinė e Krishtit, Shėn Pavli thotė se Jisui ishte i bindur tek Perėndia Ati i Tij "deri nė vdekje, deri nė vdekje tė kryqit" (Filipianėt 2:8). Me tė vėrtetė, Jisui iu bind Perėndisė nė tė gjitha gjėrat qė bėri.

    Sepse unė kam zbritur nga qielli jo pėr tė bėrė vullnetin tim, por vullnetin e Atij qė mė ka dėrguar. Ky ėshtė vullneti i Atit qė mė ka dėrguar: qė unė tė mos humbas asgjė nga tė gjitha ato qė Ai mė ka dhėnė, por t'i ringjall nė ditėn e fundit (Joani 6:38-39).

    Gjithēka qė Jisui ka dhe ėshtė, Ai e ka marrė nga Perėndia Atė. Prej pėrjetėsisė, Biri e ka dėgjuar Atin qė tė bėjė punėn e Tij dhe tė kryejė vullnetin e Tij. Vullneti i Perėndisė ėshtė qė Biri duhej tė bėhej njė njeri, tė merrte mbi Vete mėkatet e botės dhe tė vdiste nė mish, me qėllim qė tė ngjallej sė vdekurish, qė "asgjė tė mos humbiste". Jisui e kreu kėtė nė bindjen hyjnore dhe tė pėrsosur, duke dhėnė shembullin pėr tė gjithė.

    Ati im, nė qoftė se ėshtė e mundur, largoje prej meje kėtė kupė; megjithatė, jo si dua Unė, por si do Ti... nė qoftė se nuk ėshtė e mundur qė kjo kupė tė largohet prej meje pa u pirė prej meje, u bėftė vullneti Yt (Matheu 26:39,42).

    Nuk ka degradim nė bindjen tek Perėndia, as ndonjė turp apo poshtėrim. Pėrkundrazi, tė bėsh vullnetin e Perėndisė ėshtė lavdi dhe nder. Ėshtė dinjiteti mė i lartė i njeriut, gėzimi dhe kėnaqėsia e tij mė e madhe (Kr. Psatmi 119). Ėshtė rruga e pėrsosjes pėr tė gjithė, edhe pėr Vetė njeriun Jisu.

    Edhe pse ishte Bir, mėsoi tė jetė i bindur nga ato qė pėsoi, dhe, si u bė i pėrkryer, u bė vepronjėsi i shpėtimit tė amshuar pėr tė gjithė ata qė i binden (Hebrenjtė 5:8-9).

    Mosbindja ndaj Perėndisė dhe Birit tė Tij Jisu Krisht ėshtė burimi i tė gjitha mėkateve. Refuzimi i nėnshtrimit ndaj Perėndisė nė tė gjitha gjėrat ėshtė shkaku i tė gjitha vuajtjeve dhe vdekjes. Ata qė dėgjojnė Ungjillin dhe nuk arrijnė qė tė hyjnė nė prehjen e pėrjetshme tė Perėndisė, nuk hyjnė vetėm "pėr shkak tė mosbindjes" (Hebrejntė 5:6, Kr. Ligji i Pėrtėrirė 4:29-31).

    Nė traditėn shpirtėrore orthodhokse, bindja ėshtė njė virtyt themelor: bindja tek Zoti, tek Ungjilli, tek Kisha (Matheu 18:17), bindja tek udhėheqėsit e Kishės (Hebrenjtė 13:7), bindja tek prindėrit dhe pleqtė, tek "ēdo pushtet njerėzor" (1 Pjetri. 2:13, Romanėt 13:1) "tek njėri-tjetri me frikė Perėndie" (Efesianėt 5:21). Nuk ka jetė shpirtėrore pa bindje, as edhe liri apo ēlirim nga pasionet dhe epshet e mėkatshme. T'i nėnshtrohesh disiplinės sė Perėndisė nė tė gjitha format e saj njerėzore, ėshtė e vetmja mėnyrė pėr tė hyrė nė "lirinė e lavdisė sė bijve tė Perėndisė" (Romanėt 8:21). Perėndia na disiplinon si fėmijėt e Tij nga dashuria e madhe pėr ne. "Ai na qorton pėr tė mirėn tonė, qė ne tė mund tė marrim pjesė nė shenjtėrinė e Tij" (Kr. Hebrenjtė 12:3-11). Bindja jonė ndaj urdhėrimeve dhe disiplinės sė Perėndisė ėshtė shenjė ekskluzive e dashurisė sonė pėr Atė dhe pėr Birin e Tij.

    Kush ka urdhėrimet e mia dhe i zbaton, ėshtė ai qė mė do; dhe kush mė do mua, Ati im do ta dojė; dhe unė do ta dua dhe do t'i dėftehem atij. (. . .) Nėse ndokush mė do, do ta zbatojė fjalėn time; edhe Ati im do ta dojė dhe ne do tė vijmė tek ai dhe do tė bėjmė banesėn tek ai. Kush nuk mė do, nuk i zbaton fjalėt e mia; dhe fjala qė po dėgjoni nuk ėshtė imja, por e Atit qė mė ka dėrguar (Joani 14:21-24).

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Durimi


    Qė tė jesh i bindur nė tė gjitha gjėrat tek Perėndia kėrkohet virtyti i durimit. Shėn Pavli e vendos kėtė virtyt nė listėn e "fryteve tė Shpirtit tė Shenjtė" (Galatianėt 5:22) Krishti Vetė nė bindjen e Tij tė pėrunjur ndaj Perėndisė, ishte jashtėzakonisht i duruar.

    Tė jesh i duruar fjalė pėr fjalė do tė thotė tė vuash dhe tė durosh. Do tė thotė tė presėsh nė Zotin, nėpėr tė gjitha sprovat dhe mundimet, me kurajo dhe shpresė. Do tė thotė tė pėrshtatesh me veten dhe me tė tjerėt, tė rritesh shkallė-shkallė nė hirin e Perėndisė me anė tė pėrpjekjeve tė pėrditshme pėr tė mbajtur urdhėrimet e Tij dhe pėr tė kryer vullnetin e Tij. Vetėm ata qė janė tė duruar, sipas Krishtit, japin fryte nga farat e Fjalės sė Perėndisė qė janė mbjellė nė zemrat e tyre.

    Dhe ato nė tokė tė mirė, janė ata qė e dėgjojnė Fjalėn dhe e ruajnė nė zemėr tė mirė e bujare dhe japin fryte me qėndrueshmėri (Lluka 8:15).

    Nė kohėt e persekutimit, kur tė krishterėt dorėzoheshin tė pėrgjigjeshin pėr Krishtin, duke qenė "tė urryer nga tė gjithė pėr shkak tė emrit tim", Zoti i kėshillonte pasuesit e Tij: "me durim, shpėtoni ju shpirtrat tuaj" qė do tė thotė, "me durimin tuaj ju do t'a fitoni jetėn tuaj" (Lluka 21:19).

    Tani, pra, vėllezėr, jini tė durueshėm deri nė ardhjen e Zotit; shikoni si e pret me durim bujku frytin e ēmuar tė tokės, derisa tė marrė shiun e parė dhe tė fundit. Jini tė durueshėm edhe ju dhe forconi zemrat tuaja, sepse ardhja e Zotit ėshtė afėr. Mos u ankoni nga njėri-tjetri, vėllezėr, qė tė mos dėnoheni; ja, gjykatėsi ėshtė te dera. O vėllezėr tė mi, merrni si shembull vuajtjeje dhe durimi profetėt, qė folėn nė emėr tė Zotit. Ja, ne shpallim tė lum ata qė duruan; ju keni dėgjuar pėr durimin e Jobit, dhe e keni parė fatin pėrfundimtar qė Zoti i rezervoi, sepse Zoti ėshtė plot mėshirė e dhembshuri (Jakovi 5:7-11).

    Shpesh njerėzit e futur nė jetėn shpirtėrore e harrojnė se durimi ėshtė njė virtyt, dhe kjo, pėr shkak tė lirisė sė njeriut, pėrpjekja pėr tė pastruar jetėn nga mėkati ėshtė e lodhshme dhe e gjatė. Gjithēka pritet tė bėhet menjėherė, me pak luftė dhe pak pėrpjekje.

    Shpesh, njerėzit, gjithashtu, qė dėshirojnė tė jenė tė duruar e harrojnė se virtyti ėshtė njė hir i Perėndisė dhe njė fryt i Shpirtit. Ata mendojnė se mund ta arrijnė durimin me vetet dhe me tė tjerėt vetėra nga forca e vullnetit; nga arsyetimet dhe konsiderimet njerėzore. Njerėz tė tillė kurrė nuk gjejnė paqe nė shpirtrat e tyre.

    Virtyti i durimit gjendet nė qėndrueshmėrinė e fortė tė dhėnė nga Perėndia. Ėshtė fuqia "pėr tė ndenjtur nė kryq" s'ka rėndėsi se ēfarė, duke bėrė vetėm vullnetin e Zotit. Durimi bashkohet me besimin, shpresėn, dashurinė, pėrunjėsinė dhe bindjen, qė i vetėm sjell forcėn pėr tė vazhduar. Ai duhet tė rinohet pėrditė nėpėrmjet agjėrimit, lutjes dhe kungimit me Perėndinė nė Kishė. Ai gjendet kur dikush e stėrvit veten tė kujtojė Perėndinė, tė banojė nė Krishtin dhe t'i shikojė tė gjitha gjėrat nė dritėn e Mbretėrisė sė Perėndisė. Nėse njė dėshiron tė jetė i duruar, ai duhet tė bashkohet me Krishtin dhe tė jetojė nga fuqia e Shpirtit. Sipas mėsuesve shpirtėrorė nuk ka rrugė tjetėr.

    Asnjė tundim nuk ju ka gjetur juve, pėrveēse tundimi njerėzor; por Perėndia ėshtė besnik dhe nuk do tė lejojė qė t'ju tundojnė pėrtej fuqive tuaja, por me tundimin do t'ju japė dhe rrugėdalje, qė ju tė mund ta pėrballoni (1 Korinthianėt 10:13).

    Hidh mbi Zotin barrėn tėnde, dha ai do tė tė mbajė; ai nuk do tė lejojė kurrė qė i drejti tė lėkundet (Psalmi 55:22; Kr. 1 Pjetri. 5:7).

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Kuraja


    Virtyti i kurajės dhe i qėndresės duhet ta shoqėrojė durimin. Vetėm ai qė ka kurajė mund jetė me tė vėrtetė i duruar nė ēdo gjė. Tė jesh kurajoz do tė thotė, thjesht, tė mos trembesh. Shumė herė nė Ungjill, Krishti flet pėr kėtė virtyt dhe ia porosit atė nxėnėsve tė Tij. Duke bėrė kėshtu, Ai ndjek shembullin e Dhiatės sė Vjetėr.

    Zoti ėshtė drita ime dhe shpėtimi im; nga kush do tė kem frikė? Zoti ėshtė kėshtjella e jetės sime; nga kush do tė kem frikė?

    Ki besim tė madh te Zoti; ji i fortė, ki zemėr; ki besim tė madh te Zoti (Psalmi27:l, 14; Psalmi 31:24).

    Mos ki frikė, o tufė e vogėl, sepse Atit tuaj i pėlqeu t'ju japė Mbretėrinė.

    Po ju them juve, o miq tė mi, tė mos keni frikė nga ata qė vrasin trupin, por pas kėsaj nuk mund tė bėjnė asgjė tjetėr. Unė do t'ju tregoj prej kujt duhet tė keni frikė: druani nga ai qė, pasi ka vrarė, ka pushtet tė tė hedhė nė ferr; po, po ju them, nga ai tė keni frikė (Lluka 12:32,12:4-5).

    Nė botė do tė keni mundime, por merrni zemėr, unė e munda botėn (Joani 16:33).



    Apostujt ishin krejtėsisht kurajoz dhe i kėshillonin tė gjithė tė ndiqnin shembullin e tyre.


    Rrini zgjuar, qėndroni tė palėkundshėm besim, silluni si burrat, jini tė fortė (1Korinthianėt 16:13).

    Forcohuni nė Zotin dhe nė forcėn e fuqisė sė tij. Vishni gjithė armatimin e Perėndisė qė tė mund tė qėndroni... (Efesianėt 6:10).

    Ti, pra, biri im, forcohu nė hirin qė ėshtė nė Krishtin Jisu . . . Ti, pra, duro pjesėn tėnde tė vuajtjeve, si njė ushtar i mirė i Jisu Krishtit (2 Timotheu 2:1-3; Kr. Hebrenjtė 11:32-38).


    Virtyti i kurajės shprehet jo vetėm nė kohėn e persekutimit dhe vuajtjes, por, gjithashtu edhe pėrballė talljes dhe pėrbuzjes. Ai shprehet, po ashtu thjesht, nė gjėrat mė tė vogla dhe mė tė zakonshme tė jetės sė pėrditshme. Nė parabolėn e Krishtit tė talentave, njeriu me pak humbi edhe atė pak qė ai kishte dhe u hodh nė errėsirėn e jashtme, sepse ai dėshtoi ta pėrdorte dhuratėn e tij tė vogėl ngaqė i mungonte kuraja: "pata frikė dhe e fsheha talentin tėnd nėn tokė" (Matheu 25:25-30). Personi me kurajė i pėrballon tė gjitha me qėndresė dhe jeton ēdo ditė, nė ēdo gjė tė vogėl, me fuqinė e Krishtit. Tė jesh "besnik nė tė paktat" ėshtė njė shenjė e njė kuraje tė madhe. Shenjtorėt ishin shumė kurajoz nė jetėn e tyre dhe e konsideronin kėtė virtyt si qendror nė jetėn shpirtėrore.

    Kuraja, sipas Shėn Grigorit tė Sinait, ėshtė i pari nga "tė katėr virtytet fillestare", njė nga "tė katėr burimet qė i pėrmbajnė dhe i pėrbėjnė tė gjitha tė tjerat" (Shėn Grigori i Sinait, shek. 14, Instruksione tek Hezikastėt).

    Nėse do tė dėshirosh tė bėsh njė fillim tė mbarė nė veprimtarinė tėnde shpirtėrore, mė parė pėrgatite veten pėr tundimet qė do tė bien mbi ty. Sepse djalli ka zakonin t'i vizitojė me tundime tė tmerrshme ata tė cilėt ai i sheh se po fillojnė njė jetė tė drejtė me njė besim tė zjarrtė. (. . .) Prandaj, pėrgatite veten t'i takosh trimėrisht tundimet qė sigurisht do tė tė sulmojnė dhe vetėm atėherė fillo t'i praktikosh ato (Shėn Isaku i Sirisė, shek. 6, Porosi mbi Stėrvitjen Shpirtėrore).

    Nėse do tė ndjekėsh virtytin . . . ka shumė mundėsi tė sulmohesh shumė nga frika . . . njė njeri i tillė duhet tė bėjė ēdo pėrpjekje pėr tė mundur frikėn, kėtė bijė tė pabesimit dhe kėtė pjellė tė mburrjes.

    Frika ėshtė njė qėndrim foshnjarak nė njė . . . shpirt mburravec . . . i rėnė nga besimi qė vjen nga pritja e tė papriturės... njė provim i rrezikut para kohe nė frikė, njė humbje e sigurisė.

    Njė shpirt krenar ėshtė njė skllav i frikės; ai mė kot mbėshtetet nė veten dhe trembet nga ēdo hije dhe zė i krijesave.

    ... tė gjithė njerėzit frikacakė janė mburravecė ... dhe shpesh kanė tronditje mendore ...

    Ai qė ėshtė bėrė shėrbėtor i Zotit i trembet vetėm Zotit tė tij, por ai qė nuk i trembet Atij ka frikė shpesh nga vetė hija e tij.


    Ai qė e ka mundur frikėn e ka pėrkushtuar jetėn dhe shpirtin e tij qartėsisht tek Perėndia (Shėn Joani i Shkallės, shek. 7, Shkalla e Ngjitjes Hyjnore, shkalla 21).

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Besnikėria


    Sipas shkrimeve, njė nga karakteristikat e Perėndisė ėshtė besnikėria e Tij absolute. Ky virtyt tek njeriu ėshtė konsideruar, gjithashtu tė jetė njė nga "frytet e Shpirtit tė Shenjtė" (Galatianėt 5:22).

    Tė jesh besnik do tė thotė tė jesh absolutisht i vėrtetė nė fjalėt e tua, tė jesh krejtėsisht besnik nė pėrkushtimin tėnd, tė jesh krejtėsisht i qėndrueshėm dhe i palėkundur nė thirrjen dhe prirjen tėnde. Do tė thotė gjithashtu, tė mbetesh i pėrunjur nė shėrbim, nė tė vėrtetė dhe dashuri, pavarėsisht nga kushtet ose pasojat. Tė jesh besnik do tė thotė tė jesh kurajoz dhe tė jesh e tė bėsh atė qė duhet tė jetė dhe duhet tė bėhet nga vullneti i Perėndisė, pavarėsisht nga ēdo kundėrshtim nga tė tjerėt dhe pavarėsisht nga ēdo mungesė njohje dhe vlerėsimi.
    Vetė Perėndia ėshtė pėrsosmėrisht besnik. Ai ka bėrė premtime dhe ka deklaruar besėlidhje, duke e mbajtur fjalėn e Tij pavarėsisht se ēfarė bėn njeriu. Kur njerėzit janė kurorėshkelės dhe tė pabesė, Perėndia mbetet besnik (Kr. Jeremia 3, Ezekieli 16); sepse "Zoti ėshtė betuar dhe nuk do ta ndryshojė mendjen e Tij" (Psalmi 110:4, Hebrejtė 7:21).

    Po ta mohojmė, edhe Ai do tė na mohojė. Nėse jemi tė pabesė, Ai mbetet besnik, sepse Ai nuk mund tė mohojė Vetveten (2 Timotheu 2:12-13).

    Krishti ėshtė besnik deri nė fund tek Ati i Tij dhe tek krijesat e Tij. Ai nuk shmanget nga misoni i Tij, por pėrmbush gjithēka qė Perėndia Atė i ka dhėnė Atij pėr tė bėrė (Kr. Joani 17:4). Sipas librit tė Zbulesės, emri i Jisuit, Fjalės sė Perėndisė, ėshtė "Besniku dhe i Vėrteti"; Ai ėshtė quajtur "dėshmitari i vėrtetė" nga Shėn Joani (Zbulesa 19:11, 1:5).

    Njeriu shpirtėror ėshtė ai qė ėshtė besnik nė thirrjen e tij, qė pėrmbush ēdo vendim tė mirė dhe qė jep fryte me durim prej dhuratave dhe talenteve tė dhėna nga Perėndia. Njeriu shpirtėror ėshtė besnik nė ēdo gjė tė vogėl - ēdo mendim, ēdo fjalė, ēdo vepėr- "sipas masės sė besimit qė Perėndia i ndau secilit" (Romanėt 12:3), "sipas masės sė dhuntisė sė Krishtit" qė i ėshtė "dhėnė secilit" (Efesianėt 4:7). Njė besnikėri e tillė ėshtė mėsimi kryesor i parabolės sė talentave. Ai qė besnikėrisht dhe pa frikė zhvillon dhe rrit me atė qė Zoti i ka dhėnė, ai ėshtė ai qė dėgjon zėrin e Zotit tė tij.

    Mirė, o shėrbėtor i mirė, sepse ke qenė besnik nė gjėra tė vogla (Lluka 19:17); Unė do tė tė vė mbi shumė gjėra; hyr nė gėzimin e zotit tėnd (Matheu 25:21).

    Armiqtė mė tė mėdhenj tė besnikėrisė sė Perėndisė dhe njeriut janė krenaria, lakmia, frika, zilia dhe kundėrshtimi pėr tė shėrbyer pėrunjėsisht atje ku ai ėshtė, me kushtet dhe dhuratat qė Perėndia i ka dhėnė. Mosbesnikėria lind kur njė "e vlerėson veten mė shumė se sa duhet ta ēmojė" (Romanėt 12:3), trembet se nuk mund tė bėjė asgjė me atė qė Perėndia i ka dhėnė, lakmon talentet dhe dhuratat qė kanė tė afėrmit e tij dhe bredh nga vendi nė vend, duke kėrkuar tė kėnaqet dhe tė ngopet me gjėrat e kėsaj bote.

    Besnikėria karakterizohet nga qėndrueshmėria e trupit dhe e shpirtit; kundėrshtimi absolut pėr tė lėvizur ose pėr tė qenė i lėvizur pėr ndonjė arsye tė padenjė; pėrkushtimi i plotė ndaj asaj qė Perėndia i jep dikujt pėr tė bėrė, me besimin, hirin dhe fuqinė qė Perėndia tė jep pėr ta bėrė atė. Ashtu si ėshtė shkruajtur nė thėniet e etėrve tė shkretėtirės: "Ashtu si njė pemė nuk mund tė japė fruta nėse ajo shkulet dhe mbillet nė njė vend tjetėr shpesh, po ashtu nuk mund tė japė edhe njė murg (ose njeri) qė e ndryshon mendjen e tij shpesh dhe lėviz nga njė vend nė tjetrin." E vetmja mėnyrė pėr tė fituar "kurorėn e jetės" ėshtė tė jesh "besnik deri nė vdekje" nė vendin ku Perėndia na ka vėnė (Zbulesa 2:10). Mėnyra e vetme pėr tė gjetur gėzim, dituri dhe paqe ėshtė tė jesh besnik ndaj unicitetit tė secilit, duke e ditur se ēdo person ka jetėn dhe thirrjen e tij tė veēantė nga Perėndia qė asnjė tjetėr nuk e ka; misionin e tij tė veēantė qė asnjė tjetėr nuk mund ta kryejė. Njeriu shpirtėror e zhvillon jetėn e tij nė besnikėri, pa zili dhe frikė dhe kėshtu pėrmbush dhe bėhet ēfarė Perėndia ka dashur pėr atė para agimit tė krijimit.

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Vetė-Pėrmbajtja


    Vetė-pėrmbajtja vendoset, gjithashtu, nga Apostulli Pavėl nė listėn e "fryteve tė Shpirtit tė Shenjtė" (Galatianėt 5:22). Ky virtyt ėshtė ai, i cili nuk arrihet shpesh lehtė, sepse njerėzit harrojnė se, ashtu si durimi, ai ėshtė njė hir i Perėndisė dhe ata duhet ta kėrkojnė atė nga Zoti. Por ata mendojnė se mund tė vijė vetėm nga pėrpjekja njerėzore dhe nga fuqia e vullnetit.

    Vetė-pėrmbajtja ėshtė njė nga karakteristikat kryesore tė Perėndisė dhe ėshtė njė nga dhuratat kryesore tė njeriut si i krijuar sipas shėmbėlltyrės sė Perėndisė. Sipas shenjtorėve, vetė-pėrmbajtja ėshtė njė nga elementėt kryesorė tė shėmbėlltyrės hyjnore tek njeriu, bashkėekzistues me dhuratėn e lirisė, e cila shpesh ėshtė shpjeguar si elementi themelor dhe bazik i ngjashmėrisė sė njeriut me Krijuesin e tij. Kur njė ėshtė pėrsosmėrisht i lirė nga hiri i Perėndisė - "atje ku ėshtė Fryma e Zotit, atje ėshtė liria" (2 Korinthianėt 3:17) - ėshtė, gjithashtu, edhe kontrolli i pėrsosur ndaj vetes.

    Njeriu e humbet vetė-pėrmbajtjen kur ai e shet veten nė mėkatin dhe bėhet njė skllav i prishjes sė pasioneve tė tij mishore. Njė njeri i tillė ėshtė karakterizuar mirė nė letrėn e dytė tė Shėn Pjetrit.

    ... ata qė shkojnė pas mishit nė lakminė e fėlliqėsisė dhe e pėrbuzin pushtetin . . . tė paturpshėm, arrogant . . . shtazė pa mend, tė lindura nga natyra qė tė kapen dhe tė shkatėrrohen, flasin keq pėr gjėrat qė nuk i dinė . . . janė njolla dhe fėlliqėsi, dhe lėshohen pas mashtrimeve tė tyre . . . Sytė i kanė plot me kurorėshkelje dhe nuk pushojnė sė mėkatuari... kanė zemėr tė stėrvitur nė lakmime... e lanė udhėn e drejtė... Kėta janė burime pa ujė, re qė shtyhen nga furtuna... Sepse duke mbajtur ligjėrata jashtė mase tė fryra dhe tė kota bėjnė pėr vete, me anė tė pasioneve tė mishit dhe tė paturpėsisė, ata qė me tė vėrtetė kishin shpėtuar nga ata qė jetojnė nė gabim; ndėrsa u premtojnė atyre liri, ata vetė janė skllevėr tė prishjes, sepse njė bėhet skllav i atij qė e mundi (2 Pjetri. 2:10-19).

    Njeriu pa vetė-pėrmbajtje ėshtė i skllavėruar. Ai ėshtė rob i mėkatit, instrument i gatshėm i pasioneve mishore, viktimė e ēdo marrėzie dhe ligėsie. Ai ėshtė i kapur nė mendjen dhe zemrėn e tij nga "lakmia e mishit, lakmia e syve dhe krenaria e jetės" (1 Joani 2:16). Ai ėshtė njė "bir i djallit" (Joani 8:44, Veprat 13:10, 1 Joani 3:10) dhe ka njė "mendje mishore" (Romanėt 8:7).


    ... keni ecur dikur, sipas ecjes sė kėsaj bote, sipas prijėsit tė pushtetit tė erės, sipas frymės qė vepron tani nė bijtė e mosbindjes, ndėrmjet tė cilėve edhe ne dikur jetuam nė lakmitė e mishit tonė duke i plotėsuar dėshirat e mishit . . .(Efesianėt 2:3-4, Romanėt 1:18-32).


    Vetė-pėrmbajtja, sipas traditės shpirtėrore tė Kishės, ėshtė kontrolli shpirtėror mbi lakminė e mendjes dhe tė mishit. Eshtė quajtur shpesh "papasionshmėri" nga mjeshtėrit shpirtėror. Papasionshmėria (apathia) nuk do tė thotė shkatėrrimi i shtysave dhe dėshirave natyrale tė trupit dhe tė shpirtit, si: nevoja pėr gjumė, ngrėnie dhe pirje; ose tė emocioneve, si: dėshira shpirtėrore, zelli, entuziazmi, gėzimi, mrekullimi, keqardhja ose frika. Por, do tė thotė kontrolli i ndjenjave qė nuk janė natyrale, normale dhe tė shėndetshme, si edhe vdekėsimi i ndjenjave qė janė tė kėqia dhe tė liga.

    E keqja duhet tė shihet jo nė natyrėn e krijesave, por nė veprimet e tyre tė gabuara dhe irracionale.

    Papasionshmėria ėshtė njė gjendje paqeje e shpirtit, nė tė cilėn ai nuk mund tė shtyhet lehtė nė tė keqen.

    Nė shpirt janė fuqitė e tij shpirtėrore. Nė trup janė shqisat dhe gjymtyrėt e tij. Rreth personit janė ushqimet, pasuritė, paraja, etj. Njė pėrdorim i drejtė apo i gabuar i gjėrave dhe efektet qė rezultojnė na tregojnė ne nėse janė tė virtytshme apo mėkatare.

    Shkrimet... nuk e ndalojnė tė hash apo tė lindėsh fėmijė, ose tė kesh para dhe t'i shpenzosh drejt, por ato ndalojnė grykėsinė, kurvėrinė dhe kėshtu me radhė. Madje ato nuk na ndalojnė ne tė mendojmė rreth gjėrave tė tilla ... por vetėm na ndalojnė tė mendojme pėr to me pasion dhe lakmi.

    Kur mendja nuk ėshtė zotėruesi, ndjenjat e marrin kontrollin dhe si rregull, ndjenjat pėrzihen me fuqinė e mėkatit qė, nėpėrmjet kėnaqėsisė, e sjell shpirtin nė mėshirėn e mishit ... Si rezultat, ai ndėrmerr, sikur tė ishte natyrale tė bėjė kėshtu, njė pėrkujdesje pasionante, epshore dhe kėnaqėsi-dashėse pėr mishin qė e largon njeriun nga jeta e vėrtetė natyrale, duke e shtyrė njeriun tė bėhet pėr veten e tij nxitėsi i sė keqes ...

    E keqja pėr njė shpirt tė arsyeshėm ėshtė tė harrojė tė mirėn e tij natyrale, si pasojė e njė qėndrimi pasionant ndaj mishit dhe botės. Kur mendja bėhet zotėruesi, ajo e heq njė qėndrim tė tillė . . . duke e interpretuar drejt origjinėn dhe natyrėn e botės dhe tė mishit...

    Kur mendja i mban pasionet nėn pushtetin e saj i bėn ndjenjat instrumente tė virtytit, ndėrsa kur pasionet e robėrojnė mendjen i shtyjnė ndjenjat nė mėkat. Ėshtė e nevojshme tė shihet sesi shpirti duhet tė mbajė njė mėnyrė tė pėrshtatshme veprimi, duke pėrdorur pėr virtytet ēfarė pėrdorej mė parė pėr mėkatin.

    Njė shpirt vepron nė mėnyrė tė arsyeshme kur fuqia e tij dėshiruese ka fituar vetė-kontrollin, fuqia e tij eksituese pėrpiqet tė arrijė dashurinė ... dhe fuqia e tij mendore qėndron nė Perėndinė nga lutja dhe soditja shpirtėrore (Shėn Maksim Konfesori, shek. 7).


    Kėshtu, ėshtė vetėm kungimi me Perėndinė, me anė tė Krishtit dhe Shpirtit tė Shenjtė, ai qė u jep fuqinė e vetė-pėrmbajtjes krijesave tė arsyeshme tė Perėndisė.

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Mirėdashja


    Njeriu shpirtėror ėshtė mirėdashės. Ai kurrė nuk e praktikon egėrsinė nė asnjė nga format e saj, por ėshtė gjithmonė i dashur nė lidhjet e tij me tė tjerėt. Mirėdashja, sipas Apostullit Pavėl, ėshtė, gjithashtu, njė "fryt i Shpirtit tė Shenjtė" (Galatianėt 5:22).

    Sipas shkrimeve, Vetė Perėndia ėshtė mirėdashės. Megjithė zemėrimin dhe inatin kundėr mėkateve tė njerėzve, Zoti ėshtė "mirėdashės me mosmirėnjohėsit dhe tė mbrapshtėt" (Lluka 6:35).

    Sepse e madhe ėshtė mirėdashja e tij e mėshirshme ndaj nesh, dhe besnikėria e Zotit vazhdon pėrjėtė. Aleluja (Psalmi 117:2; Kr. Psalmi 31:21,119:76).

    Tė krishterėt janė thirrur tė ndjekin pas Perėndinė nė mirėdashjen e Tij dhe tė bėjnė ēdo gjė me butėsi dhe dhembshuri. Sidomos kur i qortojnė dhe i ndreqin tė tjerėt, njeriu shpirtėror duhet tė jetė mirėdashės.

    ... shėrbėtori i Zotit nuk duhet tė zihet, por tė jetė i butė me tė gjithė, i aftė pėr tė mėsuar njerėzit dhe i durueshėm, duke i mėsuar me butėsi kundėrshtarėt... (2 Timotheu 2:24; Kr. Galatianėt 6:1).

    Sidomos prindėrit kėshillohen tė mos i "provokojnė fėmijėt nė zemėrim" nga egėrsia dhe mosbutėsia (Efesianėt 6:4, Kolosianėt 3:21).

    Shumė shpesh ndodh qė njerėzit tė jenė tė sjellshėm me tė huajt dhe me ata qė kanė vetėm njė lidhje kalimtare, por me personat qė kanė lidhje tė gjata dhe tė thella - familja, tė afėrm, bashkėpuntorė, anėtarėt e tė njėjtės kishė - pandehet se ata mund tė jenė tė pasjellshėm dhe madje, sikur ata kanė njėfarė tė drejte tė veprojnė pa kujdes dhe me ashpėrsi. Ky ėshtė njė tundim i madh. Familjariteti dhe kontakti i pėrditshėm nuk i jep dikujt tė drejtėn tė veprojė nė mėnyrė tė pasjellshme ose tė sillet me vrazhdėsi. Tek mė tė afėrmit dhe tek mė tė ngushtėt, nevoja pėr butėsi, mirėsjellje dhe dhembshuri tė vazhdueshme nė ēdo veprim dhe fjalė, ėshtė, veēanėrisht, e domosdoshme. Nuk ka justifikim pėr pandjeshmėrinė dhe ashpėrsinė, ēfarėdo qofshin lidhjet. Njerėzit shpirtėrorė duhet "t'u bėjnė mirė tė gjithėve, por nė radhė tė parė atyre qė janė nė familjen e besimit" (Galatianėt 6:10).


    . . . sepse jemi gjymtyrė, njėri me tjetrin. Zemėrohuni dhe mos mėkatoni; dielli tė mos perėndojė mbi inatin tuaj; dhe mos i jepni vend djallit (Kr. Psalmi 4).... Asnjė fjalė e keqe le tė mos dalė nga goja juaj, por ajo qė ėshtė e mirė pėr ndėrtimin, sipas nevojės, qė t'u japė hir atyre qė dėgjojnė . . . Le tė flaket larg jush ēdo hidhėrim, zemėrim, inat, trazirė dhe shpifje me ēdo ligėsi. Por jini tė mirė dhe tė mėshirshėm njėri me tjetrin, duke e falur njėri-tjetrin, sikurse edhe Perėndia ju ka falur nė Krishtin (Efesianėt 4:26-32).

    Mirėdashje nuk do tė thotė t'i mbikalosh fajet e njerėzve; por do tė thotė t'i falėsh ato. Mirėdashja nuk do tė thotė, gjithashtu, "tė jesh i mirė" me tė gjithė, kushdo ata qofshin dhe ēfarėdo qė ata bėjnė. Nuk do tė thotė "tė jesh dakort" me tė tjerėt nė ēdo gjė. Njė njeri mirėdashės do t'i qortojė tė tjerėt, nėse do tė jetė nevoja dhe mirėdashja e tij, do tė tregohet nga kujdesi dhe interesimi i tij pėr mirėqenien e bashkė-krijesės sė tij "pėr tė cilin Krishti vdiq" (Romanėt 14:15).

    Por nė qoftė se vėllai yt ka mėkatuar kundėr teje, shko dhe qortoje vetėm pėr vetėm; nė qoftė se tė dėgjon, ti e fitove vėllanė tėnd (Matheu 18:15).

    Qortimi nga njė njeri mirėdashės nuk ėshtė kurrė me pėrbuzje ose egėrsi. Ai kurrė nuk tall, poshtėron ose dėnon. Por gjithmonė nxit dhe ndėrton me butėsi dhe kuptim.

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Mirėnjohja


    Njeri shpirtėror ėshtė ai qė ėshtė mirėnjohės pėr gjithēka. Ai ėshtė njė qė pret gjithēka me falėnderim dhe qė e di se ai nuk ka asgjė, pėrveē atyre qė ka marrė nga Perėndia (Kr. Joani 3:27).


    Dhe ne tė gjithė morėm, prej mbushullisė sė tij, hir mbi hir (Joani 1:16).


    Nė Dhiatėn e Vjetėr, falėnderimi ishte qėndror nė jetėn e popullit tė Perėndisė. Litugjia e Tempullit blatonte flijime falėnderimi dhe lavdėrimi dhe vazhdimisht i kėndoheshin psalme falėnderimi Perėndisė.


    Kėndoni lavdėrime Zotit, o ju shenjtorėt e Tij dhe falėnderojeni emrin e Tij tė shenjtė.


    Le tė vijmė nė praninė e Tij me falėnderime. Le tė hyjmė nė portat e Tij me falenderime dhe nė oborrin e Tij me lavdėrim. Falėnderojeni Atė, bekoni emrin e Tij!
    Ėshtė mirė t'i falemi nderit Zotit dhe ta kėndojmė emrin Tėnd, o i Lartė, tė japim zė nė mėngjes pėr mėshirėn tėnde pėr natė.


    O falėnderojeni Zotin se ėshtė i mirė, se pėrdėllimi i Tij mbetet pėrjetė. (Psalmet)


    Nė Dhiatėn e re, falėnderimi ėshtė esenca e jetės sė Kishės. Fjala eukaristi do tė thotė falėnderim dhe qendra e adhurimit liturgjik tė Perėndisė nė Kishė ėshtė kur, nė pėrkujtim tė tė gjitha veprimeve tė Tij shpėtimtare nė Krishtin, besnikėt "i ngrenė lart zemrat dhe "falėnderojnė Zotin."

    Shkrimet apostolike dhe jetėt e shenjtorėve janė tė mbushura me falėnderime ndaj Perėndisė pėr gjithēka.


    As ndonjė papastėrti, as kurnacėri tė mos zihet nė gojė midis jush; as pandershmėri, as tė folur pa mend e tė pėrqeshur, tė cilat nuk kanė hije, por mė tepėr tė ketė falėnderime . . . duke e falėnderuar vazhdimisht pėr ēdo gjė Perėndinė dhe Atin, nė emėr tė Zotit tonė Jisu Krisht (Efesianėt 5:4, 20).

    Jini gjithmonė tė gėzuar. Lutuni pa pushim. Pėr ēdo gjė falėnderoni, sepse i tillė ėshtė vullneti i Perėndisė nė Krishtin Jisu pėr ju (1 Selanikasit 5:16-18).

    Gėzohuni gjithnjė nė Zotin; po jua them pėrsėri: Gėzohuni! (...) Mos u shqetėsoni pėr asgjė, por, nė ēdo gjė, ia parashtroni kėrkesat tuaja Perėndisė me anė lutjesh dhe pėrgjėrimesh, me falėnderim. Dhe paqja e Perėndisė, qė ia tejkalon ēdo zgjuarėsie, do tė ruajė zemrat tuaja dhe mendjet tuaja nė Krishtin Jisu (Filipianėt 4:4-7).

    Njeriu shpirtėror ka falėnderim dhe mirėnjohje nė ēdo rrethanė, nė ēdo gjė dhe pėr ēdo gjė. Falėnderimi ėshtė rrėnjosur nė bindjen e fortė pėr pėrkujdesjen e mėshirshme tė Perėndisė nė tė gjitha gjėrat, nė besimin e palėkundur se "Perėndia vepron nė gjithēka pėr tė mirėn e atyre qė e duan Atė" ose, si mund tė thuhet ndryshe, se "tė gjitha gjėrat bashkėveprojnė pėr tė mirė pėr ata qė e duan Perėndinė" (Romanėt 8:28).

    Mėsuesit shpirtėrorė, veēanėrisht Shėn Joan Gojarti (shek. 4), janė shumė tė rreptė nė kėtė mėsim. Njeriu shpirtėror nuk e falėnderon Perėndinė vetėm pėr ēfarė ai konsideron tė jetė e mirė. Por ai e falenderon Perėndinė pėr gjithēka, edhe pėr ēfarė duket si e keqe, duke e ditur se kujdesi i dhėmbshur i Perėndisė ėshtė mbi gjithēka dhe se e keqja e kėsaj bote - e cila ėshtė gjithmonė e pranishme dhe e pashmangshme (Kr. Joani 17) - mund tė bėhet vetė mjet pėr rritjen shpirtėrore dhe pėr shpėtimin, nėse kuptohet drejt dhe mposhtet nga hiri i Perėndisė.

    E kundėrta e mirėnjohjes ėshtė zemėrimi dhe ankimi; ėshtė vajtimi rreth fatit nė jetė pėr shkak tė krenarisė dhe lakmisė. Ajo shkaktohet nga mungesa e mbėshtetjes sė pėrunjur nė Zotin. Ėshtė rrėnjosur nė njė qėndrim jete qė nuk e lejon njeriun tė thėrrasė me Jobin e drejtė:


    Lakuriq dola nga barku i nėnės sime dhe lakuriq do tė kthehem. Zoti ka dhėnė dhe Zoti ka marrė. Qoftė i bekuar emri i Zotit (Jobi 1:21).


    Tė falėnderosh Perėndinė nė ēdo gjė dhe pėr ēdo gjė ėshtė rezultat i besimit dhe besnikėrisė nė Perėndinė. Ėshtė rezultat i mbėshtetjes absolute nė Zotin, qė e di mė mirė se ēfarė ne kemi nevojė pėr shpėtimin tonė dhe bėn gjithēka qė mundet brenda kushteve tė kėqia tė botės pėr tė na sjellė nė jetėn e pėrjetshme, nė paqen dhe gėzimin. Ėshtė produkt i besimit, qė sė bashku me Isainė, Fjala e Ēliruesit thotė:

    Tė kam braktisur pėr njė ēast tė shkurtėr, por me dhembshuri tė pamasė do tė tė mbledh. Nė njė shpėrthim zemėrimi tė kam fshehur pėr njė ēast fytyrėn time, por me njė dashuri tė pėrjetshme do tė kem dhembshuri pėr ty, thotė Zoti, Ēliruesi yt.
    Duke qenė se mendimet e mia nuk janė mendimet tuaja, as rrugėt tuaja nuk janė rrugėt e mia, thotė Zoti. Ashtu si qiejtė janė mė tė lartė se toka, kėshtu edhe rrugėt e mia janė mė tė larta se rrugėt tuaja dhe mendimet e mia janė mė tė larta se mendimet tuaja.

    Sepse ju do tė niseni me gėzim dhe do t'ju kthejnė nė paqe. Malet dhe kodrat do tė shpėrthejnė nė britma gėzimi pėrpara jush dhe tėrė drurėt e fushave do tė duartrokasin.

    Respektoni tė drejtėn dhe zbatoni drejtėsinė, sepse shpėtimi im ėshtė duke ardhur .. . (Isaia 54:7-8; 55:8-9,12; 56:1).


    Njė njeri ėshtė mirėnjohės nė shkallėn qė ai beson nė Zotin dhe ka dashuri pėr Perėndinė dhe njeriun.

Tema tė Ngjashme

  1. Ėndėrrat dhe interpretimi i tyre
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 13-09-2017, 03:53
  2. E pėrbashkėta midis Islamit dhe Krishtėrimit
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 25-11-2013, 09:24
  3. Nena Tereze vleresohet per shpirtin e saj apo per famen e saj?
    Nga fisniku-student nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 19-03-2009, 20:47
  4. Thomas Hopko: "Besimi Orthodhoks" (4 volume)
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 24-02-2009, 05:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •