Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Shtatore ... shtatore

    Shtatore... shtatore

    Historia moderne e njerėzimit njeh dy periudha demokracie, njėra nė Greqinė e vjetėr, fundin e tė cilės e vulosi Aleksandri i Madh dhe tjetra dyqind vitet e fundit. Historia e shqiptarve njeh po dy periudha demokracie e para nė vitet 20 tė shekulli tė kaluar dhe e dyta nė vitet 90 e nė vazhdim.
    Viti 514 para Krishtit, Greqia e vjetėr. Harmodiusi dhe Aristogeitoni vranė vėllain e njė tirani. Ata u ngritėn nė qiell nga demokracia; thėnė me fjalėt e Arsitotelit, mėsuesit tė Aleksandir tė Madh, tek Retorika: “...shtatoret e tyre ishin tė parat qė u ngritėn nė pazar.” Ky shėmbull pason pėrgjithėsimin se duhet tė lartojmė “... tė vetmin apo tė parin, ose thuajse tė vetmin qė ka bėrė diēka apo qė e ka bėrė mė mirė se kushdo tjetėr...” na bėn tė qartė meritėn e tyre dhe na le tė mendojmė se njerėzit i lartonin nė shtėpi, siē thotė populli i kishin mbi krye e sipėr.
    Viti 2000 mbas Krishtit, Tirana ... jo dhe aq e re. Ngrihet shtatorja e zotėruesit tė saj tė shekullit tė XVII-tė. Tirani dhe Tirana nuk janė dhe aq njė koinēidencė e pakėndėshme gjuhėsore, po tė mendosh se demokracia(!) ngre nė qiell njė pasha, njė pėrfaqsues tė sundimit monarkik(?), veprim si prej arsenalit sfidues tė pasardhėsve tė Zogut I. Kjo ėshtė demokraci me kokė poshtė, demokraci e pėrmbysur. Katėr vjet mė vonė prej pesė presidentėsh tė shteteve ballkanikė pėrurohet nė Tiranė shtatorja e Nėnė Terezės. Nė njė shesh tė rėndėsishėm por nė cep, e ngjashme me njė shtatore tė Gandit nė Union Square, Nju Jork, me pėrmasa natyrale e veshje indiane dhe pothuaj pa piedestal.
    Heshtja e shtatoreve nuk kaloi nė heshtje. Pluhuri i tė parės u bė barut pėr Maks Velon qė nėn titullin “Tė hiqet monumenti i Sulejman Pashės” tek Shekulli i 26/01/2004 dha kushtrimin nė ato qė duhen quajtur Retorikat Shqiptare, tė cilat kulmuan epikisht me pėrleshjen identitare tė Ismail Kadaresė dhe Rexhep Qoses; Nėnė Tereza e lumnuar nuk mundi ti shuante siē pati bėrė nė lindje: kapedanėt janė shqiptarė, ēetat tė ngjeshura. Janė retorika sepse tė gjithė (ndonėse virtualisht) kėrkonin tė na bindnin pėr bindjen e tyre, ato janė larg debatit sepse palėt nuk rrahėn mendimet e dolėn diku, por nuk janė as polemika, jo pėrsa fjala mbart rrėnjėn polemos-luftė, por se polemist quhet ai qė shkon kundra rrymės, sinonim ka kontraversialin. I tillė dhe po kalon viti 2006, vit kur retorika zėvendėson kallashin, por dhe vit kur demokracia vazhdon shtatorimin e harmodiusėve dhe aristogenėve tė kohės sė saj pa pasur rregulla e zbatuar kritere, pa filtruar e ftohur emocionet, me njė vėshtrim aksonometrik, ku ē’ėshtė mė e afėrt duket mė e madhe.
    Qė tash e tutje Qėndra Ndėrkombėtare e Kulturės quhet Arbnori. Pėr ēfarė meritash tė veēanta ėshtė lartuar sa njė piramidė Pjetėr Arbnori? Pėrse njė margaritar i byzylykut arkitektonik nė bulevardin Dėshmorėt e Kombit, njė vepėr e denjė pėr Shėn Pjetrin i jepet Pjetrit!? Pėr socialdemokracinė para tij ishte Musine Kokalari, nė letėrsi mbeti shkrimtar minor dhe jo i ndėrkombėtarizuar si Ismail Kadareja, nė politikė nuk pati njė “shkollė” tė tijėn, nuk dėgjuam kėnd ta citonte por pamė termometrin e zgjedhėsve tė tij tė binte nė kallkan. Nė pranojmė meritė tė qėnit Kryetar i Kuvendit kjo nuk i takon as kujt u zgjodh nė demokracinė e parė, por atij tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, demokracia nis atje. Ndryshe dhe Pallati i Kongreseve emėrtohet sipas njė kryetari a kryetareje me emėr a mbiemėr tė bukur, e ku i dihet, ngjit si stadiumi Qemal Stafa. Njė padrejtėsi korigjohet, nuk ballancohet me njė padrejtėsi tė re.
    Pėrse tė mos kompensohet komuniteti katolik, mė i pėrndjekuri, me “piramidėn” e tė ngrejė Katedralen Shėn Tereza e Tiranės, selia e njė kardinali shqiptar, nė tė cilėn njerzit tė hedhin qindarka nga kursimet e tyre pėr tė vazhduar misionin e nisur prej Nėnė Terezės. Ky ėshtė hapi i parė dhe nuk ėshtė fantazi qė meshėn e parė ta mbajė Papa i Romės teksa nga kėmbanat tė kumbojė Himni i Europės. Mund tė mos jemi tė pasur sa tė blemė pėr 20 milion Pallatin Scanderbeg nė Romė se e shohin turistėt siē kėrkon emnaku im Pollovina tek Korrieri, por duhet tė jemi aq tė ditur sa Pallatin Skėnderbeu dhe turistėt ti kemi nė rrugėt tona. Sa pėr Pjetėr Arbnorin e cilindo kryetar tjetėr brenda mureve tė kuvendit mund tė vendoset koka e tij, e pėr ta bėrė kėtė traditė presidentėt tė kenė nga njė bust brenda presidencės, e kryeministrat nga njė tabllo korridoreve tė kryeministrisė.
    Azem Hajdari sė shpejti do tė ketė po aq vende publike pėrkujtimi sa Avni Rustemi, tre: varrin ku prehet, monumentin tek vendi ku u qėllua dhe shtatoren qė po i ngrihet; debati nuk ėshtė nė duhet ngritur apo jo, por ku duhet ngritur. Avni Rustemi ekzekutoi Esad Pashė Toptanin nė mes tė Parisit, me dorėn e tij dhe mendjen e tij; Azem Hajdari tok me tė tjerėt, lejoi metamorfozėn e Ramiz Alisė nga vėlla i tiranit nė presidentin e parė tė demokracisė tė pas ’90. Tė dy heronj, njėri vrasės, tjetri viktimė. Avniu e bėri veten hero, ėshtė fati dhe fati i keq qė e veēon Azemin prej dhjetoristėve, por fati s’ėshtė meritė. Shoqata Azem Hajdari, mishėrimi dhe vazhdimėsia e tij dikton se ku duhet tė ngrihet shtatorja. Kjo ėshtė njėlloj sikur ta kėrkojė Azemi vetė. Njė prej atyre qė u sulėn tė pėrmbysin dhe pėrmbysėn shtatoren e tiranit tė mendojė pėr piedestalin ku do tė ngrihet shtatorja e tij. Si tek Luftėtari Kombėtar i Odhise Paskalit Azemi mund tė jetė fytyra e monumentit tė studentit, dhjetoristit, sa lider aq dhe pjesė e valės studentore tė atij lumi tė rrėmbyeshėm qė zbriti me rrapėllimė prej Qytetit Studenti, kėto detaje janė si guri qė orakulli Odhise i ka vėnė nėn kėmbė luftėtarit, zhvendoseni piedestalin ku tė doni, kėmba e tij mbi gur jep mesazhin qė e bėn fjalė Ali Asllani “Koha ėshtė e maskarenjve, por Atdheu i shqiptarve.”
    Njė pjesė e qeveritarėve pėrgjegjės dhe grupeve tė interesit pėr kėto ngritje nė qiell as nuk i nderojnė nėpėr shtėpitė e tyre tė lartpėrmendurit: zor se kanė ndonjė libėr tė Pjetėr Arbnorit apo ndonjė fotografi tė Azem Hajdarit; pėrkundrazi, humbja e rėndėsisė tė tė parit dhe vdekja e parakohėshme e tė dytit i kanė hipur nė karrige. Mos i lartojnė pėr kėtė? Atėhere pėrse ja nxjerin popullit nė pazar? Ē’kėrkon kjo qeveri demokratėsh liberale tė na qeverisė dhe ndjenjat dhe nderimin. A nuk ėshtė i saji slogani i ballinės sė Democratic Review (1837-1859): “Qeveri e mirė ėshtė ajo qė qeveris mė pak” qė Thorau e vazhdoi “...qė nuk qeveris fare” e nė kėtė rast bėhet “Qeveri e mirė ėshtė ajo qė nuk ngre fare shtatore.” Populli tė ngrejė monumentet qė do: njė Skėnderbe, Ismail Qemal a njė tė barabartė pėr nga pėrmasat, matur me kutin e tij e peshuar nga supet e tij. Demokratėt, jo pseudot me kostum demokrati, duhet t’ja heqin vetes kėtė “kompetencė” qė s’ju takon. Kur lartėsimi pėr bashkėpuntorėt e Sali Berishės ka tė tilla pėrmasa, shtatoren e tij nuk ka pėr ta nxėnė qielli. A nuk bėri kėshtu tirani duke lartuar shokėt e vdekur tė armėve?
    Duhet tė ndalemi tek monumentet e heronjve tė demokracisė sonė tė parė: t’ju fshijmė pluhurin, ti nderojmė. Pėr asnjė rast dhe asnjė arsye njė bėmė e heronjve tė kohės sonė nuk mundet tė parakalojė njė bėmė tė ngjashme tė heronjve tė paraardhėsve tanė. Heronjtė e paraardhėsve tanė ishin tė parėt por ishin dhe tė vetmit, heronjtė e kohės sonė janė tė dytėt nė kuadrin e tabllosė shqiptare dhe pothuajse tė fundit nė kuadrin e tabllosė sė perandorisė komuniste; heronjtė tanė nuk janė as tė vetmit, ata kanė shembullin e paraardhėsve fillo prej Harmodiusit dhe Aristogeinit, por ata janė pjesė e Lėvizjes sė Dhjetorit. Por dhe bėmat e heronjve tė pasardhėsve tanė nė demokraci do tė jenė mė tė mėdha se bėmat e heronjve tanė, tė ndryshme nga modeli qė Noli e jep “se i vogli shtrin tiranin/dhe i shtypuri viganin” dhe pėr kėta njerėz tė sė ardhmes duhen lėnė sheshe bosh e shkolla pa emėr.
    Shtatore... shtatore. Shtatore qė ikin, shtatore qė vijnė, shtatore kėtu shtatore atje, shtatore pėr kėtė shtatore pėr atė. Surealizmi Pezak (togfjalėsh i Velos: Shekulli i 29/03/06) po pushton heshturazi hapėsirėn publike, veēanėrisht tė Tiranės. Vėrtet shoqėria e sotme ėshtė shumėdimensionale por hapėsira publike ngrihet mbi po atė shesh. Qytetarėt, si nė metamorfozėn kafkiane tė Velos sa mė shumė do tė kalojnė vitet aq mė pak do tė ndjehen njerėz e aq mė shumė do tė ndjehen bronz. Ismail Qemali nė Vlorėn e flamurit, e Bajram Curri nė Bajram Curr nuk janė plotėsorė pėr kėtė demokraci tė varfėr qė morri trashėgim 700 mijė bunkerė dhe po le trashėgim 70 mijė lapidare, buste, shtatore, tė fundit atė tė Fan Nolit thuajse laik e sikur tė ishte babai i abetares tek oborri i shkollės qė mban emrin e tij. Kryemerita e Nolit ėshtė Kisha Autoqefale e Shqipėrisė, njė monument i shkėlqyer, qė ne tė sotmit i sillemi si guake; nė i duhet bėrė shtatore i duhet bėrė pėr kėtė, me veshjen e artė ceremoniale tė Kryepeshkopit tė tė gjithė Shqipėrisė, tė parit, tė pėrndriturit.
    Nė kohė ... tė gjitha kėto shtatore do tė kenė fatin e pashmangshėm qė jepet nė vargjet e Persi Bishi Shellit:
    “Dy kėmbė tė mėdha dhe patrup prej guri
    Qėndronin nė shkretėtirė. Pranė tyre nė rėrė
    Gjysėm zhytur njė fytyrė...
    Dhe nė piedestal lexoheshin kėto fjalė:
    Mė quajnė Ozimandias, mbret mbi mbretėrit:
    Shikomi bėmat, i madhėrishėm, dhe dėshpėrohu!”
    Merrni guximin tė pyesni: Ēdo tė bėnin heronjtė tanė me shtatoret? Pashai i Tiranės do t’ju kishte kėputur qafėn atyre qė e kryqėzuan mes trafikut. Nėnė Tereza e Kalkutės do kishte ngritur vėlla Lazarin nga varri, do tė ngarkonte shtatoren dhe patjetėr do tė bėnte atė qė bėri me limuzinėn e bardhė tė Papės kur ky ja dhuroi, do ta shiste pėr tė mbajtur hapur Shishu Bhavanin a Shanti Nagarin. Mermeret e bardha tė Pjetėr Arbnorit do skuqen prej turpit e mbase do thonė me humor: Ma nxitė faqen. Futėt balenėn nė kanaēe. Sa pėr atė qė do tė thotė Azem Hajdari nuk mund tė shkruaj mė mirė se Orion Dyrrahu nė poezinė Piedestali:
    “Ku dreq ėshtė ai piedestal
    T’i hidhem e t’i ve shqelmin!”
    Kush ėshtė ky? E si mund ta njohin o yll, o mik i dashur Petraq Kolevica kur shqiptarėt nuk kanė ende, jo veprėn por... asnjė libėr nė qarkullim prej Lasgushit (pėrjashto Vepra 2, Publicistikė!?). Ajo pėr tė cilėn ka nevojė Pogradeci dhe ne tė tjerėt nuk janė “Dy shtatore tė larta pėr Poradecin dhe Kutelin” o i shtrenjti Pėllumb Kulla, janė vepra e tyre, arti i tyre; rilexoni sonetin 55 tė Shekspirit: “As tė mermertat, as tė artat monumente tė princėrve s’do rrojnė me shumė se kjo rimė e fuqishme.” Poradeci, i fshehur dhe i thyer shkruante Bardhyl Berberi mė 08/04/2006 tek Shekulli, ... i ndarė mė tresh, ... fshihej nė dhomėn e pastruesve tė Pallatit tė Kulturės. Paratė duhen pėrdorur pėr veprėn e tyre me shpirt e gojė e mandej, mbase, ndoshta, edhe pėr njė masė bronzi pėr tė apasionuarit pas fotografisė.
    Ti vesh nė dukje gabimet qė lidhen me pėrjetėsinė ėshtė tejet e vėshtirė, ti korigjosh si gabimet e tė pėrditėshmes nuk ėshtė e lehtė, por tė mos i thellosh gabimet ėshtė plotėsisht e mundėshme. Bota nderon ata qė ndruan fatet e njerėzimit me bėma gjeniale nė varreza, pėrse nuk e bėjmė ne kėtė. Pėrse elita jonė bėn tė sajin njė zakon tė keq tė masės, ngritjen e lapidarėve pėr ēdo viktimė aksidenti kur duhet tė ndodhė e kundėrta, masa tė marrė njė zakon tė urtė prej saj: njė varr, kur mundet edhe monumental. Ju lutem skulptorė: lėmoni artin, mos gdhėndni historinė! Demokracia jonė ėshtė ende tek ABC-ja, shkolla e saj ka njė shtator, oborri shumė shtatore. Do tė duhen tė kalojnė shumė shtatore qė ne tė adhurojmė vetėm njė shtatore: Demokracinė.
    wrong verb

  2. #2
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Nga Korrieri

    Nje bust qe s’duhet ngritur
    E Enjte, 30 Nentor 2006
    Nga Fatos Lubonja

    Besoj se Edi Rama ben kalkulime te sakta elektorale kur kundershton ngritjen e nje busti te Azem Hajdarit mu ne zemer te Tiranes ne Parkun “Rinia”. Dhe keto kalkulime, sipas meje, pavaresisht se ai nuk i thote publikisht, nuk lidhen thjesht me faktin se eshte apo nuk eshte marre leje nga Bashkia, por me nje kundershtim shume me te thelle e me te gjere qe ka ngritja e nje monumenti te tille ne qender te Tiranes e qe besoj se e ndan shumica e banoreve te qytetit.

    Ngritja e nje monumenti te tille ndeshet para se gjithash me historine. Pergjithesisht kudo ne bote perpara se te ngrihen monumente te kesaj rendesie duhet pritur qe historia t’i mbylle disa cikle te vetat e ne kete menyre te beje edhe vleresimet e veta per te vene ne vendin e vet figurat qe e kane bere ate, disa ne piedestale nderi e te tjere ne shtylla turpi apo harrese. Kurse rasti i ngritjes se nje monumenti te tille eshte pjese e nje procesi historik ne vazhdim, e nje turbullire ne vazhdim, qe nuk eshte kthjelluar ende e qe kerkon distance historike te kthjellohet. Nxitimi per te ngritur monumente te tille tregon papjekurine tone historike, por edhe shpjegon pse shume monumente qe kemi ngritur jane rrezuar apo kane mbetur monumente te vdekur apo te urryer.

    Ne kete kontekst eshte interesant te dallosh ndryshimin midis PS dhe PD lidhur me politikat e ngritjes se monumenteve apo venies se emrave rrugeve apo shkollave gjate kohes se pushteti te tyre. PS nuk ka bere tjeter gjate tete vjeteve qe qe ne pushtet, vecse eshte kenaqur me monumentet e vjetra, duke ruajtur kryesisht ato te Luftes. Ne fakt pak gje te lavdishme, pervec korrupsionit, mund te gjesh ne historine e re te asaj partie. Por edhe sikur te kete, eshte shume heret per ta dalluar. Nje bust i Fatos Nanos, i cili deklaroi edhe vete se prapa e ndiqte historia, ndoshta edhe mund te ngrihet, por do te duhet qe ai me se pari, larg qofte, te vdese e pastaj te presim filtrimin qe do t’i beje historia, proces qe, sipas meje, zor se do ta nxjerre ne ndonje piedestal nderi. Ne kete aspekt PS-ja duket se eshte treguar me e duruar. Nuk duhet te harrojme gjithashtu se, per fat te keq, ajo nuk ka dashur te vleresoje ato figura te shquara qe gjate 50 vjeteve sundim te partise nga ka dale kane qene demonizuar. Historine ajo ka vazhduar ta lexoje me syzet qe i ka lene Enver Hoxha, e keshtu ka mbetur tek Lufta Nacional-Clirimtare.

    Kurse PD duket se ka gjetur me shume veshtiresi ne nevojen per simbole. Ato te luftes ajo nuk ka dashur t’i pranoje si simbole te vetat, meqenese ishin te kundershtarit. Por, per padituri apo pse dega me e trashe ne pemen e saj eshte po ajo e dale nga trungu i Partise se Punes (kjo veshtire te ndahet), edhe ajo, me perjashtime te pakta, nuk ka pasur fort qejf te vleresoje e ngreje monumente te atyre figurave qe ka demonizuar diktatura e as te antikomunisteve te persekutuar e pushkatuar nga regjimi. Ne mungese te historise, pra, duket se ajo gjykon se nje monument i Azem Hajdarit mund te ishte me i pershtatshmi per te.

    Por mu ketu qendron i tere problemi, tek nje koncepsion i tille mbi ngritjen e monumenteve. Kur gjykimi politik neperkemb gjykimin historik, kur pastrohen apo ngrihen monumente qe i sherbejne nje pjese kunder nje pjese tjeter apo kur tentohet te ngrihen monumente fitimtaresh te nje lufte qe s’ka mbaruar - sepse lufta jone sot nuk eshte midis dy partish, por per demokraci, - ceshtja rrezikon te degjeneroje.

    Kjo vlen edhe per rastin e Azem Hajdarit. Me se pari, jemi ende larg mbarimit te procesit gjykues e vleresues te historise per figuren e tij. Ai, pa dyshim, eshte nje nga lideret e levizjes studentore dhe ideja e ngritjes se bustit te tij me 10 dhjetor duket sikur lidhet me kete, por nga ana tjeter, nuk mund te mohohet se jeta dhe kontributi i tij ne vitet ne vazhdim eshte me dritehije te pasqaruara ende nga historia, mbi te gjitha vrasja e tij me 1998, ngjarja qe shenjon jeten e tij me fort sesa viti 1991. Kjo vrasje ka mbetur fatkeqesisht ende ne terr. PD akuzon se e ka vrare PS-ja, kurse ne kohen e kesaj u be nje proces qe nuk nxorri shkaqe te qarta. Do te ishte me mire te sqaroheshin e vertetoheshin shkaqet para se gjithash.

    Jo vetem, por qysh prej asaj kohe, Hajdari eshte perdorur si flamur i revanshizmit te PD-se. Dhe pikerisht ky revanshizem, sipas meje i gabuar ne thelbin e vet, sepse pergjegjesja kryesore per tragjedine e vitit 1997 dhe per pasoje humbjen e pushtetit te saj ishte vete PD-ja, e komprometojne shume idene e vendosjes se nje monumenti simbol te PD-se mu ne qender te Tiranes. Vendosja e nje monumenti te tille nuk do te mund te behet kurre simbol i levizjes studentore, por do te mbetet monument i luftes politike midis dy partive kryesore. Ajo do te interpretohet si nje imponim me dhune i dickaje qe te pakten gjysma, sipas meje edhe me shume, nuk e pranojne. Levizja studentore do te meritonte ndonje skulpture jo personale qe do te figuronte ate moment. Nje monument qe te evokonte energjine, rebelimin, por edhe shpresen per liri e demokraci te popullit ne ato dite, e meriton te ngrihet ndoshta ne qender te Tiranes, pasi monumente te tilla duhet te jene monumente qe ndahen nga te gjithe ose nga shumica me e madhe e banoreve lokale apo kombetare. Kurse figura e Azem Hajdarit eshte nje figure ndarese. Ne kete rast kemi te bejme me nje simbol qe e ngre nje force politike qe mendon se, meqenese eshte fitimtare, ajo edhe ben historine apo e rishkruan ate, ajo edhe ngre simbolet e saj. Mirepo ky eshte stili qe na lane trashegim komunistet i ngritjes se monumenteve, sipas te cilit historia fillon me ta dhe shkruhet nga ata. Pa harruar se nese do te duhet t’i ngrinte PD-ja nje monument atij qe i dha fitoren me 2005, ky do te ishte monumenti i korrupsionit te Fatos Nano dhe i te tijve, kurse por te ktheheshim te votonim vitet 1997-1998, kur Hajdari u be simbol i revanshizmit te dhunshem te PD-se, ajo do te dilte humbese. Ky sipas meje eshte kalkulimi elektoral qe ben sakte Edi Rama.

    Koha ka treguar se perkujtimoret e ngritura pa perfillur distancat qe imponon historia per te kthjelluar ngjarjet e saj apo te perdorura politikisht nga nje pale kunder nje pale tjeter, jane te destinuara heret ose vone te lene kujtim te keq, prandaj mendoj se ky bust nuk duhet ngritur.
    wrong verb

  3. #3
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Ne vazhdim dhe ... pamundesi per ta sjelle ketu, ne lidhjen me poshte editoriali i gazetes Tema nga Andi Bushati:

    http://www.gazetatema.net/editorial.html
    wrong verb

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    lubonja.. e urren azemin.. pothuasjse pathologjikisht sikurse ruci bracja dadja edvini ramizi jaho salihi jakupi qosja petro korabi etj..
    ne 97-ten lubonja ju bashkua atyre qe e futen ne biruce.. u be ushtar legen i asaj nomenklature kanibale ne luften e tyre te ndyre per te perdhunuar dhjetorin e drites e lirise.. pra per ti groposur idealet e dhjetorit dhe bartesit e tyre..
    arsyet i di ai por ketu ..ne ceshtjen azem.. ai perseri i bashkohet totalisht atyre qe lubonjen e futen ne biruce cun te ri dhe e lan te dale.. (jo nga qejfi i tyre por nga dara qe po i shtrengohej pasusve te enverit nga perendimi.. ) tullac te fishkur e shpirt katranosur..
    tek lubonja eshte me i sakte ai sindromi i stokholmit qe quhet ne psikoanalize..
    ai hedh mendime se pse edvini nuk e do bustin e azemit dhe hedh fall se do jet x a po y arsye.. se kinse edvini po pret historine ta thot fjalen e saje.. per azemin..

    te jete kaq i shkundur lubonja sa te fantazoje keshtu per edvinin..

    edhe bufi tashme e di se..edvini pa doreza fare trumbeton.. o ju horra kriminele xhelate te enverit ju ndyresira te atij regjimi ju me te poshtrit e me rafinatot.. ju kelyshet e tyre me te zinj se gjysherit tuaj.. bashke me tere kuc e macin tuaj.. shushunja e zhapike krokodile e cakej.. ku ini e ku sjini.. jam me ju jam i juaji jam ai qe keni dashur..jam enveri juaj i ri.. eja pra ta permbysim saliun..

    dhe ky edvin nuk pret historine.. per azemin..
    ai e lexon urrejtjen shtazarake per azemin ne syte e tere atyre qe militojne ne partine kanibale ps.. ne partine e tije ne falangat e tija vampire.. dhe ata jane vota..jan shkalla qe do ta cojne edvinin atje ne pushtetin totalitar qe ai kerkon ta vendose ne tere shqiperine (sepse ne tiran e ka vendosur tash 8 vjet..) dhe edvini ska se si te lejoje bustin e azemit.. armikut te urryer te stalino kanibaleve te enverit.. te cilet tashme jan rreshtuar gati per te shkrumbuar dhe nji here dhjetorin e 3 korrikut..

    pikerisht edvinit i duhet nje beteje nekrofile kunder te ndjerit azem.. qe ti celnikose me fort radhet e falangave kanibale..

    dhe tosi bashkohet me ata vampire per te dyten here..

    ska turp..

    shqiptaret e mire.. jo ne bahce te shtetit po dhe ne te vetmin ballkon apo dhom qe kane do ta kishin per nder ta kene bustin e clirimtarit..

    paskan mbjelle lule socialistet..thot lubonja..

    kan mbjelle kan mbjelle o tos.. po i kan mbjelle per te mbuluar ate mbjelljen e vertete.. mbjelljen e gratacielave qe mafia e edvinit i ka ngritur pikerisht mbi bar e lule..
    dikur po vet tosi u cua kunder masakres qe bente edvini.. neper tirane.. pra ai mire e di se ska hall te ruaje gjelberime stalini i bashkise.. por sic duket 3 korriku e ka zgjuar tek lubonja.. ate.. 97-ten.. gjakatare..
    ai smund te ndahet nga llogorja ku militoi qe nga 91-shi deri ne 97-ten.. nga llogorja me luizat caushet rucet gjoleket e vampiret e tjere.. nga llogorja e nexhmijes..


    edepseza..



    and bushati.. dhe ai.. ne gjurmet e gjyshes.. shoqes vito..
    shko and shko.. se aty te cojne tera rruget.. tek biroja.. tek blloku..

  5. #5
    Jo pothuajse patologjike Brari, por teresisht urrejtje patologjike!

    Nuk eshte as e para e as e fundit here qe shprehet nje urrejtje patologjike ndaj te ndjerit Azem Hajdari e as ndaj te gjalleve qe i perkasin te njejtes krahine.
    Ky eshe turpi shqiptar i shekullit te 21-te, kur pretendohet hyrja ne BE, ne Shqiperi e nder shqiptare ende ka vend per urrejtje krahinore a thua se shqiptaret jetojne ende ne Mesjete.
    Azemi duhet te ishte si Rama, si Klosi, si Gonxhe, si Bracja, si Majko, si Meta, si dreqi e i biri vec tropojan te mos ishte! Keshtu mendojne ata qe e urrejne Azemin! Nje tropojani t'ja vendosim bustin ne parkun Rinia!? Le t'ja bejne ne Tropoje shpreheshin anetaret e forumit te PS!?
    Atehere kur Azemi dilte ne balle te turmave qe kerkonin "Shqiperine si gjithe Europa", Edi ishte ne Greqi se perndryshe ai do te ishte kreu i Levizjes se Dhjetorit!?
    Po te mos ishte Azemi, ndoshta do te ishte dikush tjeter, por ja qe koha nxori pikerisht ne skene Azem Hajdarin dhe se si cdo njeri dhe ai kishte te mirat dhe te metat e tij.
    Azemi nuk ishte as si Rama, as si Klosi, as si Bracja, as si Majko, as si Meta, por ishte nje djale malesori i rritur dhe i edukuar me traditat malesore te mosperkuljes para askujt dhe te lirise se pakufishme, si shqipet ne bjeshket e Alpeve Shqiptare.

    Azemi meriton respekt nga te gjithe shqiptaret, per kurajon dhe guximin qe te perballet me te keqen, per kurajon qe te zeje ne goje Kosoven qe deri atekohe ishte nje tabu, per kurajon qe t'ju prije shqiptareve ne betejen paqesore kunder krimit komunist 50 vjecar!


    I paharruar qofte kujtimi i tij!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 01-12-2006 mė 18:03

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    D.i.a.b.o.l.i.s

    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS
    Jo pothuajse patologjike Brari, por teresisht urrejtje patologjike!

    Nuk eshte as e para e as e fundit here qe shprehet nje urrejtje patologjike ndaj te ndjerit Azem Hajdari e as ndaj te gjalleve qe i perkasin te njejtes krahine.
    Ky eshe turpi shqiptar i shekullit te 21-te, kur pretendohet hyrja ne BE, ne Shqiperi e nder shqiptare ende ka vend per urrejtje krahinore a thua se shqiptaret jetojne ende ne Mesjete.
    Azemi duhet te ishte si Rama, si Klosi, si Gonxhe, si Bracja, si Majko, si Meta, si dreqi e i biri vec tropojan te mos ishte! Keshtu mendojne ata qe e urrejne Azemin! Nje tropojani t'ja vendosim bustin ne parkun Rinia!? Le t'ja bejne ne Tropoje shpreheshin anetaret e forumit te PS!?
    Atehere kur Azemi dilte ne balle te turmave qe kerkonin "Shqiperine si gjithe Europa", Edi ishte ne Greqi se perndryshe ai do te ishte kreu i Levizjes se Dhjetorit!?
    Po te mos ishte Azemi, ndoshta do te ishte dikush tjeter, por ja qe koha nxori pikerisht ne skene Azem Hajdarin dhe se si cdo njeri dhe ai kishte te mirat dhe te metat e tij.
    Azemi nuk ishte as si Rama, as si Klosi, as si Bracja, as si Majko, as si Meta, por ishte nje djale malesori i rritur dhe i edukuar me traditat malesore te mosperkuljes para askujt dhe te lirise se pakufishme, si shqipet ne bjeshket e Alpeve Shqiptare.

    Azemi meriton respekt nga te gjithe shqiptaret, per kurajon dhe guximin qe te perballet me te keqen, per kurajon qe te zeje ne goje Kosoven qe deri atekohe ishte nje tabu, per kurajon qe t'ju prije shqiptareve ne betejen paqesore kunder krimit komunist 50 vjecar!


    I paharruar qofte kujtimi i tij!

    D jalli

    I dealist

    A lbanez

    B ashkimi

    O rganikal

    L evizja

    I ntergitetit

    S ojalkomutnist

Tema tė Ngjashme

  1. Skenderbeu mė nė fund edhe nė Shkup
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 06-12-2006, 08:19
  2. Shenjtėrimi i Nėnė Terezės - Gonxhe Bojaxhiut
    Nga dodoni nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 18-01-2004, 06:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •