Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704

    Intervistë me zëdhënësin e NATO-s gjatë bombardimeve në Kosovë

    EKSKLUZIVE: Intervistë me ish zëdhënësin e NATO-s Jamie Shea (1)


    Ruan kujtime të mira



    Prishtinë/Bruksel, 28 shtator – Në një intervistë ekskluzive për “Epokën e re”, ish zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea ka thënë se Zoti i ndihmon ata të cilët i ndihmojnë vetes.
    “Kampanja ajrore e NATO-së në vitin 1999 do të arsyetohej plotësisht vetëm nëse do të kemi eventualisht një Kosovë me të vërtetë të suksesshme në zemër të Evropës”, ka thënë ai


    Intervistoi Arsim Sinani


    EPOKA E RE: Z.Shea, që në fillim të bisedës sonë kisha dashur t’ ju uroj për punën e bërë për Kosovën. A mund të fillojmë duke u kthyer prapa në vitin 1999, në saktësisht në momentin kur është lansuar lajmi se Serbia do të sulmohet nga NATO-ja. A mund ta kthejmë shiritin mbrapa dhe të na tregoni nga këndvështrimi juaj se si e keni përjetuar kur ju është dashur ta jepni lajmin se bombardimet do të fillojnë?
    Shea: Vendimi për të filluar kampanjën ajrore është marrë shumë shpejt dhe njëzëri nga të gjitha vendet anëtare të NATO-së. Për këtë arsye ishte relativisht e thjeshtë për mua ta paraqes këtë vendim para mediave, sepse e dija se solidariteti dhe vendosmëria e Aleancës ishin prapa këtij vendimi. Po ashtu ekzistonte edhe një masë e madhe e paqartësisë. Çfarë do të ndodhte nëse Millosheviqi nuk do t’i pranonte kërkesat e NATO-së menjëherë? Sa do të zgjas kampanja ajrore dhe çfarë do të ndodhë? A do ta këtë NATO-ja përkrahjen e opinionit në vendet e saja anëtare? Aq më pak kur jeni i përfshirë në një krizë, ju nuk keni shumë kohë për të medituar në kësi lloj çështjesh. Ju duhet të vazhdoni dhe ta bëni punën më së miri që dini. Unë isha i bindur se NATO-ja ishte duke bërë gjënë e duhur dhe ndjeja se ishte përgjegjësi e imja, si zëdhënës, që të sigurohej se kjo do t’i komunikohej efektivisht publikut tonë. Ushtria kishte punën e tyre për të bërë në vazhdimin e kampanjës efektive ajrore ndërsa unë kisha për të bërë një punë efektive në një front medial, po ashtu të barabartë.

    Jam shumë mirënjohës se konferencat kanë pasur ndikim në mbajtjen e besimit në NATO

    EPOKA E RE: Gjatë asaj kohe ju ishit shumë të zënë me konferencat ditore për shtyp dhe ju ishit shpresa më e madhe për kosovarët. A e keni konsideruar se ishit një person i cili mbante gjallë shpirtin e një populli, i cili po kalonte nëpër momentet më të vështira të ekzistencës së tij?
    Shea: Nuk e kam pasur të qartë, deri pas përfundimit të kampanjës ajrore dhe vizitës sime Prishtinës në fund të qershorit 1999, se konferencat e shtypit të NATO-së kishin një ndikim te kosovarët, të cilët ishin në shtetrrethim brenda Kosovës. Natyrisht jam shumë mirënjohës se konferencat kanë pasur ndikim në mbajtjen e besimit në NATO dhe shpresën se NATO nuk do t’i dëshpërojë njerëzit në Kosovë, por do ta kryej punën.

    Kampanja mediale është betejë psikologjike

    EPOKA E RE: A ju kujtohet akoma deklarata juaj kur thatë se keni lajme të mira për Millosheviqin se moti ka filluar të ndreqet dhe se do të jetë lehtë që aeroplanët e NATO-së t’i sulmojnë pikat serbe. A e kujtoni këtë konferencë pas gjithë këtyre viteve të kaluara?
    Shea: Kampanja mediale është deri në një masë edhe betejë psikologjike. Ju nuk dëshironi vetëm t’i komunikoni faktet apo politikat, por edhe të ndryshoni sjelljen e kundërshtarit tuaj. Ndoshta është dashur të mendoj për disa formula më të mira dhe më elokuente. Por, kjo më ka ngjarë atëherë dhe sigurisht se nuk ndiej ndonjë keqardhje apo siklet për atë shkak edhe tani pas 7 vitesh.

    Jam i prekur shumë me progresin e arritur në Kosovë

    EPOKA E RE: Si ndjeheni tani kur e mendoni se Kosova është nisur përpara dhe vuajtjet kanë mbetur anash. A mendoni se populli i Kosovës ka akoma për të bërë për vetveten dhe për të mirën e vendit të tyre?
    Shea: Është e kuptueshme se jam i prekur shumë me progresin e arritur në Kosovë dhe mënyrën se si kosovarët kanë filluar t’i marrin përgjegjësitë për punët e tyre nëpërmjet të IPVQ-ve.
    E gjithë shoqëria njerëzore është një punë në progres e sipër, ndërsa reforma dhe ndryshimet janë në mënyrë konstante me ne. Për këtë shkak unë nuk pres që statusi t’i zgjidhë vetvetiu të gjitha problemet e Kosovës. Lidershipi i vendosur politikisht në ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe një ekonomie tregu, e cila është e hapur dhe tolerante ndaj grupeve të ndryshme etnike do të jetë i nevojshëm. Në anën tjetër, unë jam i impresionuar me energjinë dhe rininë të cilën e ka popullata e Kosovës dhe besoj se Kosova mund ta arrijnë pjesën tjetër të Evropës, por vetëm nëse shikon kah e ardhmja e jo drejt së kaluarës.

    Unë vazhdoj t’i jem mirënjohës Solanës për besimin që e ka pas në mua

    EPOKA E RE: Të kthehemi mbrapa në një moment shumë interesant. A mund të na tregoni se cili ishte bashkëpunimi i juaj me z. Solanën, sepse në opinion është krijuar një përshtypje se ju dy keni një bashkëpunim shumë të afërt. A mund të na e thoni ndonjë hollësi nga ato momente të rëndësishme që kishte NATO në vitin 1999?
    Shea: Havier Solana, natyrisht si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-së në atë kohë, dhe unë si zëdhënës i tij punoja shumë nën autoritetin dhe drejtimin e tij. Unë isha vetëm komunikuesi, sepse ai normalisht kishte rolin e rëndësishëm të menaxhimit të politikave dhe diplomacisë së kampanjës ajrore të NATO-së. Ju keni të drejtë kur thoni se kemi pasur marrëdhënie të afërta të punës dhe unë vazhdoj t’i jem mirënjohës atij për besimin që e ka pas në mua dhe vullnetin për të më përkrahur edhe gjatë disa momenteve të vështira kur gjërat nuk shkonin mirë siç ne shpresonim, për shembull në reagimin e incidenteve të vështira kur aeroplanët e NATO-së nuk i goditnin caqet e sakta, apo kur civilët e pafajshëm humbnin jetët.

    Bombardimet ndihmuan... drejtimin e Kosovës drejt ndërtimit të një shoqërie demokratike

    EPOKA E RE: A e ndani akoma mendimin se bombardimet e NATO-së kanë parandaluar një pastrim etnik në zemër të Evropës?
    Shea: Po, unë akoma shumë besoj edhe përkundër ngritjeve dhe rënieve të kampanjës ajrore dhe momenteve të vështira nëpër të cilat kaluam se aksionet e NATO-së ndihmuan në ndryshimin e drejtimit dhe drejtimin e Kosovës drejt ndërtimit të një shoqërie demokratike, edhe po qe se vizioni ynë për një Kosovë multietnike dhe prosperuese të integruar në pjesën tjetër të Evropës do të marrë kohë për t’u arritur. Krenaria nuk është fjalë e qëlluar, ka të bëjë më shumë më kryerjen e rolit dhe mund t’ju bëj me dije se roli im ka qenë më shumë modest, por, po unë jam mirënjohës se kam pas rastin ta luaj atë rol.

    Çfarë nevojitet për ta lëvizur Kosovën drejt statusit

    EPOKA E RE: Edhe sot Kosova është mike e juaja. Në të vërtetë më duhet t’ju pyes se çfarë janë ndjenjat tuaja kur vini në Kosovë. Ju ka ndodh që dikush t’ju thotë diçka dhe që ju ka lënë përshtypje gjatë asaj kohe sa keni qenë këtu?
    Shea: Është gjithnjë një kënaqësi për mua të vij në Kosovë dhe do të dëshiroja sikur të mundja të vij më shpesh. Unë jam gjithnjë i impresionuar me kujtesën që populli i Kosovës e ka dhe mënyrën se si ata mbesin lojal ndaj miqve të vjetër. Natyrisht, vizitat e mija të bëra Kosovës nuk janë thjeshtë për t’i ringjallur kujtimet e 1999 dhe kujtimet, të mira apo të këqija nga e kaluara. Kjo do të ishte shumë e lehtë. Preokupim imi i vërtetë është të shikoj kah e ardhmja dhe ta shoh se çfarë nevojitet të bëhet për ta lëvizur Kosovën drejt statusit, në mënyrë që të sigurohemi se ekziston një plan i mirëfilltë i reformave ekonomike dhe sociale kur kosovarët ta marrin kontrollin mbi fatin e tyre, dhe të sigurohemi se liderët kosovar janë duke punuar së bashku në mënyrë konstruktive.
    Për këtë shkak unë janë shumë i bindur se kampanja ajrore e NATO-së në vitin 1999 do të arsyetohej plotësisht vetëm nëse kemi eventualisht një Kosovë me të vërtet të suksesshme në zemër të Evropës. (VIJON)

    Kush është Jamie Shea?

    Jamie Shea është i lindur më 11 shtator të vitit 1953 në Londër, është i martuar dhe ka dy fëmijë.
    Shea është ligjërues në shumë universitete me renome botërore në lëmin e marrëdhënieve të jashtme dhe planifikimit, si në atë të Kembrixhit, Oksfordit, Universitetin Shtetëror të Miçiganit, Universitetin e Londrës etj.
    Shea në Aleancën Veriatlantike ka kryer detyra nga më të ndryshmet.
    Ai prej vitit 1993- 2000 ka kryer funksionin e zëdhënësit të NATO-së dhe zëvendësdrejtorit për Informim dhe Shtyp.
    Shea ka kryer detyrën e Drejtorit për Planifikim të Politikave në Zyrën Private të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, dhe ishte përgjegjës për të këshilluar dhe asistuar Sekretarin e Përgjithshëm, menaxhmentin e lartë të NATO-së dhe Këshillin e NATO-së deri në gusht të vitit 2005.
    Shea flet rrjedhshëm gjermanishten dhe frëngjishten.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    eh ta di xhim shia se kush eshte epoka zeze..

    pjes e rendesishme e shtabit polpotist..

    faqe zeze..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Intervista
    Zoti i ndihmon ata të cilët i ndihmojnë vetes


    Jamie Shea

    Z.Shea, që në fillim të bisedës sonë kisha dashur t’ ju uroj për punën e bërë për Kosovën. A mund të fillojmë duke u kthyer prapa në vitin 1999, në saktësisht në momentin kur është lansuar lajmi se Serbia do të sulmohet nga NATO-ja. A mund ta kthejmë shiritin mbrapa dhe të na tregoni nga këndvështrimi juaj se si e keni përjetuar kur ju është dashur ta jepni lajmin se bombardimet do të fillojnë?

    Shea: Vendimi për të filluar kampanjën ajrore është marrë shumë shpejt dhe njëzëri nga të gjitha vendet anëtare të NATO-së. Për këtë arsye ishte relativisht e thjeshtë për mua ta paraqes këtë vendim para mediave, sepse e dija se solidariteti dhe vendosmëria e Aleancës ishin prapa këtij vendimi. Po ashtu ekzistonte edhe një masë e madhe e paqartësisë. Çfarë do të ndodhte nëse Millosheviqi nuk do t’i pranonte kërkesat e NATO-së menjëherë? Sa do të zgjas kampanja ajrore dhe çfarë do të ndodhë? A do ta këtë NATO-ja përkrahjen e opinionit në vendet e saja anëtare? Aq më pak kur jeni i përfshirë në një krizë, ju nuk keni shumë kohë për të medituar në kësi lloj çështjesh. Ju duhet të vazhdoni dhe ta bëni punën më së miri që dini. Unë isha i bindur se NATO-ja ishte duke bërë gjënë e duhur dhe ndjeja se ishte përgjegjësi e imja, si zëdhënës, që të sigurohej se kjo do t’i komunikohej efektivisht publikut tonë. Ushtria kishte punën e tyre për të bërë në vazhdimin e kampanjës efektive ajrore ndërsa unë kisha për të bërë një punë efektive në një front medial, po ashtu të barabartë.

    Jam shumë mirënjohës se konferencat kanë pasur ndikim në mbajtjen e besimit në NATO



    Gjatë asaj kohe ju ishit shumë të zënë me konferencat ditore për shtyp dhe ju ishit shpresa më e madhe për kosovarët. A e keni konsideruar se ishit një person i cili mbante gjallë shpirtin e një populli, i cili po kalonte nëpër momentet më të vështira të ekzistencës së tij?

    Nuk e kam pasur të qartë, deri pas përfundimit të kampanjës ajrore dhe vizitës sime Prishtinës në fund të qershorit 1999, se konferencat e shtypit të NATO-së kishin një ndikim te kosovarët, të cilët ishin në shtetrrethim brenda Kosovës. Natyrisht jam shumë mirënjohës se konferencat kanë pasur ndikim në mbajtjen e besimit në NATO dhe shpresën se NATO nuk do t’i dëshpërojë njerëzit në Kosovë, por do ta kryej punën.

    Kampanja mediale është betejë psikologjike

    A ju kujtohet akoma deklarata juaj kur thatë se keni lajme të mira për Millosheviqin se moti ka filluar të ndreqet dhe se do të jetë lehtë që aeroplanët e NATO-së t’i sulmojnë pikat serbe. A e kujtoni këtë konferencë pas gjithë këtyre viteve të kaluara?

    Shea: Kampanja mediale është deri në një masë edhe betejë psikologjike. Ju nuk dëshironi vetëm t’i komunikoni faktet apo politikat, por edhe të ndryshoni sjelljen e kundërshtarit tuaj. Ndoshta është dashur të mendoj për disa formula më të mira dhe më elokuente. Por, kjo më ka ngjarë atëherë dhe sigurisht se nuk ndiej ndonjë keqardhje apo siklet për atë shkak edhe tani pas 7 vitesh.

    Jam i prekur shumë me progresin e arritur në Kosovë

    Si ndjeheni tani kur e mendoni se Kosova është nisur përpara dhe vuajtjet kanë mbetur anash. A mendoni se populli i Kosovës ka akoma për të bërë për vetveten dhe për të mirën e vendit të tyre?

    Shea: Është e kuptueshme se jam i prekur shumë me progresin e arritur në Kosovë dhe mënyrën se si kosovarët kanë filluar t’i marrin përgjegjësitë për punët e tyre nëpërmjet të IPVQ-ve.

    E gjithë shoqëria njerëzore është një punë në progres e sipër, ndërsa reforma dhe ndryshimet janë në mënyrë konstante me ne. Për këtë shkak unë nuk pres që statusi t’i zgjidhë vetvetiu të gjitha problemet e Kosovës. Lidershipi i vendosur politikisht në ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe një ekonomie tregu, e cila është e hapur dhe tolerante ndaj grupeve të ndryshme etnike do të jetë i nevojshëm. Në anën tjetër, unë jam i impresionuar me energjinë dhe rininë të cilën e ka popullata e Kosovës dhe besoj se Kosova mund ta arrijnë pjesën tjetër të Evropës, por vetëm nëse shikon kah e ardhmja e jo drejt së kaluarës.

    Unë vazhdoj t’i jem mirënjohës Solanës për besimin që e ka pas në mua


    Të kthehemi mbrapa në një moment shumë interesant. A mund të na tregoni se cili ishte bashkëpunimi i juaj me z. Solanën, sepse në opinion është krijuar një përshtypje se ju dy keni një bashkëpunim shumë të afërt. A mund të na e thoni ndonjë hollësi nga ato momente të rëndësishme që kishte NATO në vitin 1999?

    Shea: Havier Solana, natyrisht si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-së në atë kohë, dhe unë si zëdhënës i tij punoja shumë nën autoritetin dhe drejtimin e tij. Unë isha vetëm komunikuesi, sepse ai normalisht kishte rolin e rëndësishëm të menaxhimit të politikave dhe diplomacisë së kampanjës ajrore të NATO-së. Ju keni të drejtë kur thoni se kemi pasur marrëdhënie të afërta të punës dhe unë vazhdoj t’i jem mirënjohës atij për besimin që e ka pas në mua dhe vullnetin për të më përkrahur edhe gjatë disa momenteve të vështira kur gjërat nuk shkonin mirë siç ne shpresonim, për shembull në reagimin e incidenteve të vështira kur aeroplanët e NATO-së nuk i goditnin caqet e sakta, apo kur civilët e pafajshëm humbnin jetët.

    Bombardimet ndihmuan... drejtimin e Kosovës drejt ndërtimit të një shoqërie demokratike

    A e ndani akoma mendimin se bombardimet e NATO-së kanë parandaluar një pastrim etnik në zemër të Evropës?

    Shea: Po, unë akoma shumë besoj edhe përkundër ngritjeve dhe rënieve të kampanjës ajrore dhe momenteve të vështira nëpër të cilat kaluam se aksionet e NATO-së ndihmuan në ndryshimin e drejtimit dhe drejtimin e Kosovës drejt ndërtimit të një shoqërie demokratike, edhe po qe se vizioni ynë për një Kosovë multietnike dhe prosperuese të integruar në pjesën tjetër të Evropës do të marrë kohë për t’u arritur. Krenaria nuk është fjalë e qëlluar, ka të bëjë më shumë më kryerjen e rolit dhe mund t’ju bëj me dije se roli im ka qenë më shumë modest, por, po unë jam mirënjohës se kam pas rastin ta luaj atë rol.

    Çfarë nevojitet për ta lëvizur Kosovën drejt statusit

    Edhe sot Kosova është mike e juaja. Në të vërtetë më duhet t’ju pyes se çfarë janë ndjenjat tuaja kur vini në Kosovë. Ju ka ndodh që dikush t’ju thotë diçka dhe që ju ka lënë përshtypje gjatë asaj kohe sa keni qenë këtu?

    Shea: Është gjithnjë një kënaqësi për mua të vij në Kosovë dhe do të dëshiroja sikur të mundja të vij më shpesh. Unë jam gjithnjë i impresionuar me kujtesën që populli i Kosovës e ka dhe mënyrën se si ata mbesin lojal ndaj miqve të vjetër. Natyrisht, vizitat e mija të bëra Kosovës nuk janë thjeshtë për t’i ringjallur kujtimet e 1999 dhe kujtimet, të mira apo të këqija nga e kaluara. Kjo do të ishte shumë e lehtë. Preokupim imi i vërtetë është të shikoj kah e ardhmja dhe ta shoh se çfarë nevojitet të bëhet për ta lëvizur Kosovën drejt statusit, në mënyrë që të sigurohemi se ekziston një plan i mirëfilltë i reformave ekonomike dhe sociale kur kosovarët ta marrin kontrollin mbi fatin e tyre, dhe të sigurohemi se liderët kosovar janë duke punuar së bashku në mënyrë konstruktive.

    Për këtë shkak unë janë shumë i bindur se kampanja ajrore e NATO-së në vitin 1999 do të arsyetohej plotësisht vetëm nëse kemi eventualisht një Kosovë me të vërtet të suksesshme në zemër të Evropës.

    Korrupsioni asnjëherë nuk mund të arsyetohet, sepse ai përhapet si kancer

    Analisti amerikan Janosh Bugajski në një intervistë për pat thënë se zyrtarët e korruptuar nuk janë patriot, por tradhtar? Çfarë mendoni për korrupsionin i cili është përhapur në Kosovë. Në fakt, është bërë një modë të jesh një zyrtar i korruptuar këtu?

    Shea: Korrupsioni asnjëherë nuk mund të arsyetohet, sepse ai përhapet si kancer dhe njëherë kur del jashtë kontrollit është shumë i vështirë për ta luftuar. Korrupsioni është një pengesë e hatashme në rrugën drejt integrimit në BE apo në NATO. Ai, po ashtu do ta vështirësojë tërheqjen e ndihmës së huaj dhe investimeve dhe pa investimet e huaja nuk mund të ketë prosperitet të qëndrueshëm. Korrupsioni po ashtu do të thotë se një pakicë e vogël do të përfitojë, por vetëm në kurriz të shumicës, të cilëve iu duhet të paguajnë më shumë ndërsa do t’u duhet ta pranojnë një standard të reduktuar të jetesës. Pra, po, pajtohem se është një prioritet urgjent ekspozimi dhe luftimi i korrupsionit.

    Statusi nuk është një zgjidhje magjike për të gjitha problemet

    Çfarë është mendimi në selinë e NATO-së sa i përket çështjes së Kosovës. A jeni të kënaqur me arritjet e Kosovës?

    Shea: Siç edhe e thashë, mendoj se Kosova tani gjendet në rrugën e duhur dhe se kosovarët janë të vetëdijshëm se statusi nuk është një zgjidhje magjike për të gjitha problemet, por do të sjellë përgjegjësi dhe përparësi. Njerëzit do të fokusohen më pak në politikë ndërsa më shumë në kushtet ekonomike dhe sociale, dhe se liderët politikë kosovarë do të duhej t’i adresonin këto çështje. Por, unë jam i kënaqur se liderët e Kosovës janë plotësisht të vetëdijshëm për nevojën e posedimit të një plani për ditën pas statusit dhe për të fituar besimin e bashkësisë ndërkombëtare. Unë jam i bindur se organizatat, sikurse NATO dhe BE do të mbeten ngushtë të angazhuara, posaçërisht gjatë periudhës transitore pas statusit me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe të ndihmojnë ndërtimin e institucioneve.

    Megjithatë, unë jam besimtar i flaktë i principit se “Zoti i ndihmon ata të cilët i ndihmojnë vetes”, dhe sa më shumë që liderët politikë të Kosovës do të mund të marrin vendime të vështira për çështjet sikurse reforma ekonomike dhe ndërtimi i një shoqërie multietnike, aq më lehtë do të jetë për bashkësinë ndërkombëtare t’i ndihmojë.

    Do të ishte arrogante të jap këshilla për liderët e Kosovës

    Si i vlerësoni detyrat e liderëve kosovar. A mendoni se ata janë duke i përmbushur detyrat e tyre si duhet apo keni ndonjë vërejtje për ata?

    Shea: Do të ishte arrogante nga unë të jap këshilla për liderët e Kosovës, por nga biseda të cilën kisha fatin ta kem para do kohësh me kryeministrin Çeku dhe kontaktet me liderët e tjerë politik të Kosovës, jam i bindur se ata kanë një vizion pozitiv për të ardhmen e Kosovës, dhe përvojë, kontakte të mira ndërkombëtare që të mund ta lëvizin këtë vizion përpara.

    Çështja më e rëndësishme është lëvizja nga gjendja e tanishme e status quo-s

    Pasi po flasin për Kosovën, është e pashmangshme pyetja lidhur me statusin e Kosovës. Si e gjykoni vazhdimin e bisedimeve dhe çfarë prisni nga këto bisedime?

    Shea: Besoj se çështja më e rëndësishme është lëvizja nga kjo gjendje e tanishme e status quo-s, sepse është më se e qartë se mungesa e vendimit për statusin i frustron njerëzit dhe bënë shumë të vështirë që Kosova t’i tërheqë investimet e huaja apo të vazhdojë me reformat ekonomike dhe sociale. Mendoj se kjo është e pranuar plotësisht nga bashkësia ndërkombëtare sot, dhe kjo është arsyeja pse Grupi i Kontaktit ka kërkuar nga presidenti Ahtisari t’i prezantojë rekomandimet e tija për statusin para fundit të këtij viti.

    Shikoni Francën dhe Gjermaninë sot

    Një ish zyrtar amerikan, i nderuari profesor Henry Peritt thotë se i duket se politikanët ekstremist në Serbi i bëjnë të pamundur liderëve serb të pajtohen me pavarësinë e Kosovës. Megjithatë, dëgjohen disa zëra nga serbët dhe ata përkrahin të vërtetën: se Serbia e ka humbur Kosovën, çfarë mendoni ju për këtë?

    Shea: Unë nuk besoj në fatalitetin historik; e as nuk besoj se popujt janë të ndëshkuar ta urrejnë njëri tjetrin apo të jenë në konflikt të përjetshëm. Ne kemi në Evropë shumë shembuj të kundërshtarëve të cilët me kohë kanë zhvilluar një marrëdhënie krejtësisht ndryshe dhe janë shndërruar në miq të ngushtë. Shikoni Francën dhe Gjermaninë sot, përkundër tri luftërave të pamëshirshme të bëra kundër njëra tjetrës pas 1870. Është mirë se në ditë të sotme këto rivalitete të vjetra luhen në ndeshje futbolli e jo në fushëbeteja. Besoj se statusi do t’i bëjë njerëzit e këtij regjioni të shikojnë kah e ardhmja dhe do ta fillojnë procesin për ndërtimin e marrëdhënieve të reja, thjesht sepse situata do të jetë më stabile dhe më e qartë se sot kur është një gjendje fluksi. Natyrisht për vallëzim duhen dy veta kështu që kosovarët duhet të shtrijnë dorën kah serbët si dhe anasjelltas. Njëra palë nuk duhet gjithnjë të pres që pala tjetër ta bëjë hapin e parë. Suksesi po ashtu e shumon suksesin. Sa më shumë që Kosova ta ketë një ekonomi tregu të reformuar me institucione të qëndrueshme, sistem te mirë arsimimi dhe mundësi të mira punësimi, aq më shumë serbët do të dëshirojnë të jetojnë këtu. Suksesi ekonomik është një integrues i shkëlqyeshëm i grupeve të ndryshme, siç e shohim edhe nga përvoja e SHBA-ve. Pra, edhe pse unë nuk i nënvlerësoj vështirësitë në një periudhë afatshkurtër, besoj se me lidership të mirë dhe me politika të urta nuk ekziston asnjë arsye pse të gjitha entitetet e Ballkanit nuk do të mund të bëheshin fqinjë të mirë në të ardhmen.

    Ajo çfarë më ka pëlqyer është dinamizmi dhe çiltërsia e të rinjve të Kosovës

    Çfarë ju ka pëlqyer dhe çfarë jo në Kosovën e pasluftës?

    Shea: Ajo çfarë më ka pëlqyer është dinamizmi dhe çiltërsia e të rinjve të Kosovës, entuziazmi i tyre i flaktë që të jenë pjesë e Evropës. Ajo çfarë nuk më ka pëlqyer janë incidentet etnike dhe jotoleranca. Gjithmonë e kam shprehur se NATO e ka zhvilluar kampanjën ajrore për ta ruajtur Kosovën multietnike. Por duke pas parasysh përmasat enorme të rinisë në popullsinë e Kosovës sot jam i bindur se e ardhmja do të mbizotërojë mbi të kaluarën.

    Suksesi i një vendi varet nga qeverisja e mirë

    z. Shea, Kosova tanimë ka marrë drejtimin, i cili me shpresë do ta dërgojë drejt ndërtimin të subjektivitetit të saj. A mendoni se e ardhmja e Kosovës është prosperuese?

    Shea: Këtë që e shohim sot tregon se suksesi nuk varet nga madhësia e vendit apo materiali i papërpunuar. Suksesi i një vendi varet nga qeverisja e mirë, me të cilën nënkuptoj institucione solide, sistem të mirë edukimi dhe politika ekonomike të prekshme. Po ashtu ju mund të jeni shumë të suksesshëm edhe pse jeni të vegjël, siç mund të shohim sot shumë vende evropiane. Pra. Resursi më i madh i Kosovës është populli i saj dhe çelësi është që energjia e tyre të përdoret për qëllime konstruktive, jo për politika shkatërrimtare. Por nëse më pyesni se a jam i bindur në këtë, përgjigjja është po.

    Kush është Jamie Shea?

    Jamie Shea është i lindur më 11 shtator të vitit 1953 në Londër, është i martuar dhe ka dy fëmijë.

    Shea është ligjërues në shumë universitete me renome botërore në lëmin e marrëdhënieve të jashtme dhe planifikimit, si në atë të Kembrixhit, Oksfordit, Universitetin Shtetëror të Miçiganit, Universitetin e Londrës etj.

    Shea në Aleancën Veriatlantike ka kryer detyra nga më të ndryshmet.

    Ai prej vitit 1993- 2000 ka kryer funksionin e zëdhënësit të NATO-së dhe zëvendësdrejtorit për Informim dhe Shtyp.

    Shea ka kryer detyrën e Drejtorit për Planifikim të Politikave në Zyrën Private të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, dhe ishte përgjegjës për të këshilluar dhe asistuar Sekretarin e Përgjithshëm, menaxhmentin e lartë të NATO-së dhe Këshillin e NATO-së deri në gusht të vitit 2005. Shea flet rrjedhshëm gjermanishten dhe frëngjishten./Intervista është marrë nga gazeta Epoka e Re/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anëtarësuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Intervista e Xhimi Shia-s nuk tregon asnje fjale korekte...kush ishte NATO ne Luften e Kosoves.Kete eshohim ne Librin e Wesley Klarck-ut i cili e qet zdeshur turpin dhe demagogjine e NATO-s ne sulmet ajrore kunder Kosovareve ne Kosove dhe kunder objekteve te thata te pushtuesit serb poashtu ne Kosove!
    Hajt bre...palle gomar se del bar-e!

Tema të Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  3. Përgjigje: 168
    Postimi i Fundit: 03-09-2013, 16:18
  4. Albin Kurti: "Të gjithëve na mungojnë"
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 25-01-2006, 22:29
  5. Intervistë me Kadare për gjendjen në Kosovë
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-03-2005, 06:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •