Close
Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 21
  1. #1
    Drinbach Maska e DYDRINAS
    Anėtarėsuar
    17-02-2005
    Postime
    8,082
    Faleminderit
    57
    44 falenderime nė 43 postime

    Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.

    ..Njė ndėr krimet mė tė njohura tė regjimit komunist nė Shqipėri, me karakter sa ekonomik aq edhe politik, ėshtė edhe grabitja e madhe e floririt qė ndodhi kryesisht nė vitet e para tė regjimit, nėn justifikimin e "tatimit tė jashtėzakomshėm tė luftės". Kjo grabitje masive pėrveē shkatėrrimit shoqėror solli edhe pasojėn e paevitueshme tė shkatėrrimit ekonomik, duke i hequr vendit njė shans jo tė vogėl nė rimėkėmbjen ekonomike dhe kombėtare tė tij. Duke qenė se organet e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme kanė deklaruar si shumė tė grabitjes sė tyre shifrėn e 43.816.682 monedhave tė sekestruara, dhe duke pasur parasysh se hyrjet e arit nė Thesarin e Shtetit kanė qenė tė vogla apo tė papėrfillshme, formulohet natyrshėm pyetja se ku shkoi gjithė ajo sasi ari qė grabitėn komunistėt pas lufte. Dhe jo vetėm kaq por edhe sepse njė pjesė e konsiderueshme e kėtij ari, nė periudha tė ndryshme ka shkuar pėr llogari tė udhėheqjes sė lartė komuniste, nė majat e sė cilės ndodheshin padyshim Enver Hoxha, Hysni Kapo dhe mė pas edhe Ramiz Alia. Ky dossier merr pėrsipėr tė zgjidhe sa ėshtė e mundur enigmėn e madhe tė grabitjes sė arit shqiptar nga komunistėt. Pėr tė pasur njė vizion sa mė tė plotė historik, nuk do tė lemė jashtė vėmėndjes edhe ndriēimin e tė vėrtetės nė lidhje me falsifikimin e historiografisė komuniste qė ka akuzuar Mbretin Zog si "vjedhės tė floririt mė 7 prill 1939".

    Po ashtu nuk do tė lemė jashtė objektit tė dosserit edhe historinė e arit qė u ruajt nga gjermanėt nė vitet e Luftės sė Dytė Botėrore. Po kėtu do tė botojmė edhe marrėveshjen e qeverisė shqiptare dhe tė asaj gjermane mė 6 prill 1944 nė lidhje me kėtė ar.

    Sigurisht qė trajtimi i kėtij dosseri nė formėn e mėsipėrme ndėr tė tjera merr pėrsipėr tė tregojė se nuk ka qenė e vėrtetė qė Shqipėria ka qenė njė vend i varfėr apo i shkatėrruar siē i interesonte ta paraqiste regjimi komunist. Njė vend i mbuluar me njė sasi tė madhe floriri nuk mund tė quhet kurrsesi vend i varfėr.

    -SHQIPERIA, VENDI I FLORIRIT

    Pas shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė, fondet monetare tė ngelura nė qarkullim (duke pėrfshirė kėtu edhe depozitat) ishin ato tė trashėguara nga sistemi monetar i Perandorisė Osmane, i pėrshtatur ky qė nga viti 1844 e mbrapa. Monedha ishte Lira Otomane ari qė vlerėsohej nė 100 grosh argjent (pjastres argent). Pėr shkak tė situatave tė paqėndrueshme dhe pėr shkaqe tė luftrave tė ndryshme, nė Shqipėri edhe pas vitit 1913 e deri nė vitin 1926 qarkulluan monedha tė shteteve tė ndryshme.

    Kėto monedha kanė qenė me vlerė dhe emėritim tė ndryshėm si menduhie, 5 frangėshe, 10 frangėshe, 20 frangėshe (napoloni), lira angleze (25 franga) lira turke (22 franga)

    Nė fillimet e stabilitetit tė shtetit shqiptar, mė 6 maj 1920, Kėshilli i Ministrave me anė tė vendimit nr. 273 vendosi pėr herė tė parė nxjerrjen e monedhės shqiptare nė bazėn e frangut tė arit. Mbi bazė tė njė kursi tė caktuar filloi edhe grumbullimi i monedhave tė huaja. Kėshtu njė stėrlinė u vlerėsua me 25 franga ari, njė lirė otomane me 22 franga ari etj.

    Nė vitin 1922, profesor Kalmes paraqiti para Lidhjes sė Kombeve nė Gjenevė me kėrkesė tė kėsaj tė fundit, njė raport tė rėndėsishėm tė Komisionit Financiar tė Lidhjes, ku ndėr tė tjera nė lidhje mė Shqipėrinė thuhej:

    "....Shqipėria zotėron njė stok tė rėndėsishėm metalesh tė ēmuara tė vlerėsuara 50 - 100 milion frangash ari, pa marrė parasysh arin e investuar nė stolira...." (shih dosjen nr 2 tė Fondit tė Bankės sė Shtetit). Sipa librit "Financa dhe krediti nė RPSH", nė vitet 1922 - 1925, nė Shqipėri kishte nė qarkullim e nė thesar njė sasi prej 100 milion frangash ar. E pėrkthyer ndryshe, shifra e mėsipėrme ka si minimum tė saj njė sasi prej 320 tonėsh ar.

    Pėrsa i takon disiplinimit monetar situata pati njė ndryshim tė dukshėm nė vitin 1926 kur hyri nė fuqi ligji organik i Bankės Kombėtare tė Shqipėrisė dhe ai i rregullimit tė monedhės i miratuar mė 12 korrik 1925 nga Dhoma e Deputetėve. Ndonėse u pėrjashtua plotėsisht pėrdorimi i monedhave tė huaja nė marrėdhėniet zyrtare, pati mjaft individė qė pėlqyen tė ruajnė njė sasi jo tė vogėl tė kėtyre monedhave. Nė vitin 1926 u vunė nė qarkullim monedhat metalike me vlerė 100 franga ar, dhe njė vit mė pas ajo me vlerė prej 20 franga ari.

    Nė vitet 1935 dhe 1937 pati njė hedhje nė qarkullim tė mbi 1,5 milion monedhash qė nė shumicė pėrbėheshin nga argjendi, ari dhe pak nga bronxi.

    Sipas dokumentave shtetėrore nė fund tė vitit 1938 gjendeshin nė thesarin e shtetit 2400 kg ar (ose 378 mijė napolona sipas kursit 1 napolon baraz me 20 franga ari).

    Sikurse vihet re me lehtėsi, qytetarėt shqiptarė zotėronin shumė herė mė tepėr ar (mbi 100 herė) sesa kishte thesari i shtetit.

    Pėrshtypje tė veēantė i kishin lėnė Viktor Emanuelit tė III-tė gjatė vizitės qė ai kreu nė Shqipėri nė maj 1941, zbukurimet e shumta qė pėrdornin shqiptarėt nė rrobat e tyre mė ar. Pėr vetė Emanuelin kjo kishte qenė njė befasi e madhe dhe e paimagjinueshme.

    Po ashtu nė kohėn e Luftės sė Dytė Botėrore, tregėtarėt shqiptarė ruajtėn dhe i forcuan pozitat e tyre ekonomike. Nė mbarim tė luftės, Shqipėria rezultonte si vendi mė i pasur i Ballkanit sidomos pėrsa i takonte rezervave tė arit dhe rezervave tė tjera ekonomike. Po ashtu rezultonte se nė pushtet kishte ardhur klasa mė kriminale politike qė kishte pasur ndonjėherė vendi.

    -E VĖRTETA NĖ LIDHJE ME THESARIN E "GRABITUR" NGA MBRETI ZOG

    Regjimi komunist u shqua pėr shumė gjėra tė mbrapshta nė Shqipėri. Njė ndėr punėt mė tė mbrapshta tė tij ishte edhe grabitja masive e arit qytetarėve shqiptarė, burgosja apo pushkatimi i tyre. Nga ana tjetėr pėr tė dhėnė njė imazh krejt tjetėr tė hajdutit, pėr 50 vjet me radhė u pėrhap gėnjeshtra e madhe e "vjedhjes sė thesarit tė shtetit" nga Mbreti Zog nė kohėn kur ky i fundit, i diktuar nga rrethanat ndėrkombėtare, dhe me vendim tė parlamentit shqiptar, kishte lėnė Shqipėrinė tė nesėrmen e 7 prillit 1939. Dhe njė gėnjeshtėr tė tillė e fabrikonin dhe e mbronin pikėrisht ata qė kishin vjedhur njė sasi ari qė llogaritet nė 320 tonė. Nė fakt askush nga propaganduesit e kėsaj teze nuk e ka ditur qė thesari i shtetit shqiptar nė kohėn kur bėjmė fjalė ndodhej nė Romė dhe jo nė Tiranė.

    Sipas dokumentave zyrtare, ministri i Financave Kolė Thaēi (1886 - 1941) ka tėrhequr sipas tė gjitha rregullave shtetėrore, me autorizimet 2031/65 dhe 2031/79 (tė datave 31 mars dhe 3 prill 1939), shumėn e 448.535 frangave ari, tė cilat ishin nė llogari tė Mbretit Zog. Nė lidhje me kėtė drejtori i thesarit Kel Naraēi nė relacionin 73/1 tė datės 6 qershor 1939, thotė:

    "I nėnshkruemi Kel Naraēi dhe arkėtari i pėrgjithshėm Ramadan Berberolli pritshin nė zyrė sipas telefonatės tė ish kryeministrit (Kostaq Kotta). Pas pak arriti nė bankė njė automobil i pallatit i shoqnuem nga dy ushtarė e njė toger i gardės i quajtur Selim Gjoci, i cili .......ftoi tė nėnshkruemin (K.N) dhe arkėtarin e pėrgjithshėm qė ta shoqėronin tek Mbreti Zog me tė gjithė gjendjen e monedhave tė arit qė u nxorrėn nga arka nėn vrojtimin e togerit Selim Gjoci, i cili fut nė strajca sasinė e tregueme mė sipėr (448.535 franga ari), e cila sipas thėnieve tė ish ministrit Kolė Thaēi do tė merrej nė dorėzim me proces - verbal tė nėnshkruem prej pjestarėve tė Kėshillit Ministror qė ishte mbledhur nė shtėpinė e z.Kostaq Kotta, ku gjetėm Mbretin Zog, midis ministrave Musa Juka, Ekrem Libohova, Faik Shatku dhe Abdurrahman Matit, Xhaferr Ypit, Sotir Martinit, Allaman Ēupit, Ndoc Kurti, Jani Dallamanga, Milto Noēka etj.......Nė prani tė tyne i lėshuem pėr anė ku kishte ndenjė Mbreti Zog tė 13 strajcat qė mbajshin monedhat e arit nė llojet e sasitė e tregueme nė konfirmacionet bashkangjintur............Nė shtėpi ndėgjoheshin telefonime, urdhna, nervozitet e qėndrime luftarake nė njė rrėmujė e tension tė papėrshkuem........Ndėrkohė meqė aeroplanėt po fluturonin pėrsipėr, Mbreti Zog me pjestarėt e Kėshillit qė kish pėr anė, shkoi te shtėpia e vėllait tė vet Xhelalit, ngutėsisht tue marrė me vete dhe arin qė ish nė saketa nė anė tė tij. Nė kėtė rast arkėtarit Ramadan Berberolli iu tha tė shkonte pėrsėri nė zyrė i shoqnuem prej togerit Selim Gjoci pėr t`i dhėnė edhe ē`ndodhje tjetėr nė arkė si monedha, banknota, ar, etj, nė dorėzim te Mbreti Zog dhe pėr t`i ēuar nė shtėpinė e Xhelalit. Z.Ramadan Berberolli dorėzoi nė shtėpinė e zotit Xhelal Zogu 118.195 franga ari dhe qėndroi deri nė orėn 16.00 nė shtėpinė e zotni Xhelalit pėr me mujtė me marrė ndonjė dėftesė nga Mbreti Zog pėr tė gjithė sasinė e arit e tė monedhave qė arrijshin 566.975 franga ari. Vetėm pas numėrimit e nė ikje e sipėr, pas shumė pėrpjekjesh, iu mor major Allaman Ēupit, adjutant favorit i Mbretit, qė tė nėnshkruante pėr tė, njė dėftesė (dorėmarrje) si kopja bashkėngjitur".

    Nė tėrėsi duhet thėnė se Mbreti Zog tėrhoqi nga arka e shtetit shqiptar nė prani dhe me miratim tė Kėshillit tė Ministrave, shumėn e pėrafėrt tė 567 mijė frangave ar qė pėrbėnin 183 kilogram ar. Duhet kujtuar se rroga vjetore e Mbretit Zog ishte 500 mijė franga ari. Po ashtu duhet tė kemi parasysh se nė favor tė tij shkonte edhe shuma e pėrfituar nga shitja e njė pylli nė Mat. Siē edhe shikohet Mbreti Zog ka marrė me vete pak mė shumė se rrogėn e njė viti. Kjo sasi monetare ėshtė pėrdorur nė masėn mė tė madhe pėr tė paguar rrogat e personave qė shoqėruan Mbretin dhe diplomatė si Faik Konica etj. Ky i fundit ka qenė edhe ndėr njerėzit mė tė paguar (mė 13 korrik 1942 pėr shėmbull ka marrė njė mijė dollarė). Si provė pėr kėtė kemi mundur tė gjejmė edhe njė pjesė tė dėftesė pagesave tė pėrdorura atėherė. Nė kėto deftesė pagesa figurojnė ndėr emrat mė njohur edhe Mirash Ivanaj, Mehmet Konica, Abaz Kupi, Hiqmet Delvina, Qemal Butka, Peter Kolonja, Nikola Prifti etj,

    Pėr t`u kujtuar ėshtė gjithashtu fakti qė pushteti i ri i vendosur pas 7 prillit 1939, sekuestroi edhe shumėn e 20 mijė frangave ari tė Mbretėreshės Geraldinė, shumė e cila ndodhej nė Bankėn e Shqipėrisė dhe qė nuk ishte tėrhequar nga poseduesja. Dekreti i ministrit sekretar shteti pėr Drejtėsinė doli mė 16 shtator 1939 dhe u botua nė "Fletorja Zyrtare" mė 5 dhjetor 1939, pasi ėshtė mbajtur si "sekret" pėr disa javė.

    -E VĖRTETA E "RRĖMBIMIT" TĖ ARIT SHQIPTAR NGA GJERMANĖT NĖ VITIN 1944

    Ėshtė folur shumė herė pėr "grabitjen" e arit shqiptar nga gjermanėt nė prag tė mbarimit tė Luftės sė Dytė Botėrore. Sasia e arit prej 2454 kilogram e 874,5 gram u konfiskua nga britanikėt nė kriporen Merkers tė Gjermanisė pas mbarimit tė Luftės sė Dytė Botėrore. Mė pas lindi ajo histori qė tashmė njihet midis Shqipėrisė dhe Britanisė sė Madhe pas incidentit tė kanalit tė Korfuzit, mė 22 tetor 1946. Britania e Madhe si njė nga fituesit e Luftės sė Dytė Botėrore kėrkoi nga pala shqiptare, pranimin e fajit dhe pagimin e dėmshpėrblimit, gjė qė u refuzua nga udhėheqja e atėhershme komuniste.

    Sasi e lartpėrmendur e arit ishte marrė nė Romė pas kapitullimit tė Italisė nė "Banka d`Italia" dhe nė kushtet e luftės sė pėrbotshme ishte administruar nga gjermanėt pa u keqpėrdorur nga ata. Gjermanėt e kishin marrė sasinė e arit nė mėnyrė qė ai tė mos binte nė dorė tė aleatėve.

    Nė lidhje me kėtė ēėshtje, mė 16 shtator 1943, Ambasada Gjermane nė Romė, me anė tė njė telegrami tė shifruar tė nėnshkruar nga Vishter, njoftonte Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Gjermanisė pėr aksionin e marrjes sė arit shqiptar nė Romė. Ndėr tė tjera nė telegram thuhet:

    "Konfiskimi i rezervave tė arit dhe tė devizave, u bė me njė aksion tė befasishėm tė njė komande tė SS-it, e ku ishte i pranishėm njė nėpunės i shėrbimit tė politikės sė jashtme. Ėshtė konfiskuar kjo pasuri: Kartmonedha shqiptare nė apoena prej 5 dhe 10 lekėsh, si dhe apoena prej 5, 20, 100 frangash shqiptare, me vlerė tė pėrgjithshme 120.513.902 franga shqiptare; monedha tė farkėtuara tė arit tė paketuar nė 23 thasė tė vegjėl, me vlerė 435.070 franga shqiptare. Ka 49 shufra tė paketuara tė arit dhe 29 shufra tė paketuara nė sėnduqe qė sipas vlerėsimeve italiane kanė vlerė 7.627.765,90 franga shqiptare. Sasia e pakove nė kartmonedha si dhe e thasėve tė vegjėl nė sėnduqe me shufra tė arit, nuk qe e mundur tė numėrohet nė mungesė tė kohės. Ėshtė fjala pėrafėrsisht pėr 3 tonė ar dhe pėr 12 ton kartmonedha. Nėse ka mundėsi ai do tė transportohet nesėr mė 17 shtator udhės ajrore pėr nė Berlin, me njė apo dy aeroplanė specialė, ku do tė jetė nė pėrcjellje njė oficer, tė cilit i ėshtė dhėnė urdhėr qė arin ta bartė me mbrojtje ushtarake nė Minisrinė e Punėve tė Jashtme dhe t'i drejtohet sekretarit shtetėror ose zėvendėsit tė tij nė lidhje me vendin se ku duhet ta dorėzojė atė. Njė pjesė e kartmonedhave do tė bartet nė Tiranė me aeroplanin e pėrmendur nė fillim dhe atje do tė deponohet nė konsullatėn e Pėrgjithshmė nė dispozicion tė Nojbarherit......Nė bazė tė asaj qė thotė Drejtoria e Bankės Kombėtare tė Shqipėrisė, shteti shqipar nė Romė nuk ka asnjė makinė speciale pėr shtypjen e kartmonedhave, por ka vetėm klishetė me ndihmėn e tė cilave janė shtypur kartmonedhat shqiptare nė makinėn e shtetit italian. Pėr kėtė shkak, sidomos pas lajmit se Musolini mori qeverinė, ėshtė e vėshtirė tė konfirmohen makinat pėr shtypjen e kartmonedhave. Ėshtė dhėnė premtimi se klishetė do tė dėrgohen. Ato do tė barten nesėr nga Akvila, vend rreth 100 km nė verilindje tė Romės, nė ambasadė....Organet italiane kanė deklaruar se kartmonedhat shqiptare do tė mund tė shtypeshin edhe mė tej pa probleme nė shtypshkronjėn shtetėrore italiane. Nesėr do tė fillojnė hulumtimet rreth rezervave devizore tė Bankės Kombėtare tė Shqipėrisė. Domosdoshmėria e kėtij aksioni ėshtė arsyetuar nga organet zyrtare italiane me atė se qeveria e Rajhut, pėr interes tė zhvillimit tė mėtejshėm tė luftės, ėshtė e detyruar qė rezervat monetare, qė janė tė ruajtura nė Itali, t'i sigurojė pėr tė mos rėnė eventualisht nė dorė tė armikut....".

    Sikurse shihet kėtu nuk kishim tė bėnim aspak me grabitje apo rrėmbim, por me njė lėvizje tė nxitur nga zhvillimet e pėrgjithshme botėrore. Cilėsimi i gjermanėve si "grabitqarė" tė arit ėshtė theksuar mė tė madhe edhe nė librin e Enver Hoxhės "Rreziku anglo-amerikan pėr Shqipėrinė"(Tiranė 1979) dhe nė botime tė tjera tė kohės sė komunizmit, qė ndikoheshin si zakonisht nga ish udhėheqėsi komunist.

    Nė tė vėrtetė ka pasur njė marrėveshje midis qeverisė shqiptare dhe asaj gjermane, marrėveshje e cila gjendet nė librin e dr.Hakif Bajramit "Dokumente tė institucioneve gjermane pėr historinė shqiptare 1941-1944", botuar nė Prishtinė nė vitin 1998 dhe qė pėrmban dokumenta gjemane tė nxjerra nga autori i librit nė arkivat gjermane. Nė dy dokumentat e nxjerrė nga ky libėr duket qartė se nuk ėshtė ndryshuar aspak pronėsia e shtetit shqiptar mbi arin. Pra ari nuk ėshtė grabitur nga gjermanėt por vetėm ėshtė marrė nė mbrojtje nga rrethanat e vėshtira tė luftės kundrejt njė garancie tė plotė. Pėr mė tepėr lexoni marrėveshjen e nėnshkruar nė fillim tė prillit 1944 midis zv/ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė Vehbi Frashėri dhe pėrfaqėsuesit gjerman Viehl.

    Ja marrėveshja gjermano-shqiptaro e 6 prillit 1944 pėr arin shqiptar

    Berlin 6 prill 1944

    Shtojca 1

    Qeveria e Shqipėrisė dhe qeveria e Gjermanisė u morėn vesh sa vijon:

    1-Ari qė i ėshtė dorėzuar pushtetit gjerman nga Kėshilli Drejtues i Bankės Kombėtare Shqiptare nė Romė, e qė nė aktualisht ndodhet nė njė depozitim tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme nė Rajhsbank-un gjerman nė Berlin, nga ana e qeverisė gjermane do t`i dorėzohet qeverisė shqiptare. Proces-verbali pėr regjistrimin e gjendjes sė arit , i hartuar sot nga pėrfaqėsuesit e Rajhsbank-ut gjerman dhe tė Bankės Kombėtare Shqiptare ėshtė bashkangjitur si shtojcė. Me kėrkesė tė qeverisė shqiptare, sasia e inventarizuar e arit sipas kėtij proces-verbali, ėshtė deponuar nė depozitim tė mbyllur nė Rajhsbank-un gjerman nė emėr tė Drejtorisė tė Bankės Kombėtare Shqiptare nė Tiranė. Marrėveshja teknike pėr ruajtjen e depozitimit do tė hartohet ndėrmjet Rajhbank-ut gjerman dhe drejtorisė Qendrore tė Bankės Kombėtare nė Tiranė.

    2-Kėtė sasi ari do tė mund ta ketė nė dispozicion vetėm Drejtoria Qendrore e Bankės Kombėtare nė Tiranė pėrmes pajtimit me shkrim tė qeverisė kombėtare tė shtetit shqiptar. Qeveria kombėtare e shtetit shqiptar, para se t'ia japė Drejtorisė Qendrore tė Bankės Kombėtare Shqiptare tė drejtėn pėr njė disponim tė tillė me arin, do tė arrijė njė marrėveshje me Ministrinė e Punėve tė Jashtme nė Berlin.

    3-Pėr aq kohė qė sasia e arit do tė ndodhet nė Rajhsbank, qeveria gjermane merr me vete garantimin e plotė pėr ēdo lloj rreziku, i cili do tė mund tė lindė pėr shkak tė ndonjė veprimi armiqėsor, duke rėnė dakort se nė rast tė asgjesimit tė arit shqiptar, Rajhu gjerman obligohet qė kėtė sasi ari ta kompesojė nė tė njejtėn sasi dhe nė tė njejtėn pėrbėrje. Kufizimet e pėrgjithshme gjermane nė lėmin e disponimit me arin, e veēanėrisht nė lėmin e eksportit, nuk kanė tė bėjnė me kėtė sasi ari, as tani e as nė tė ardhmen.

    Nėnshkruar nė dy tekste origjinalė nga Vehbi Frashėri pėr qeverinė shqiptare dhe nga V.Viehl pėr qeverinė gjermane".

    Ari i bllokuar nė Londėr pėr shumė vite, pėrbėhej nga 198 kallėpe ari, 7 copė thupra, 2 copa ari dhe 22 qese monedha ari. Tė gjitha sasitė ishin nė flori aliazh dhe flori safi. E gjithė sasia u bart nė 55 arka tė fashuara me ēelik.

    Po ashtu duhet theksuar se nė 10 muajt e parė tė vitit 1944, nga ana e gjermanėve ju shitėn Bankės Kombėtare Shqiptare 272.555 copė napolona qė pėrbėnin 1.758 kg ar. Nga kjo sasi ju shit popullatės 254.463 copė napolona qė pėrbėnin 1.641 kg ar.

    -ENVER HOXHA DHE HISTORIA E TIJ PERSONALE ME FLORIRIN E SHTABIT

    Njeriu qė do tė drejtonte Shqipėrinė nė mėnyrėn mė shkatėrrimtare pėr mėse 40 vjet Enver Hoxha, qysh gjatė kohės sė luftės dha shembullin vetjak kur vodhi floririn e shtabit tė pėrgjithshėm tė "ushtrisė". Natyrisht mė gjatė pėr kėtė temė kemi shkruar nė gusht 2000. Ajo ēka duam tė kujtojmė sot ėshtė fakti se vitin 1943 nė Labinot, Enver Hoxha mori nga Fetah Ekmeēiu 4 qese lėkure me florinj dhe i groposi bashkė me Sami Bahollin. Nė atė kohė Fetah Ekmeēiu ishte ingarkuari i shtabit me ēėshtjet e financės. Pak kohė mbas ngjarjes sė sipėrpėrmendur Fetah Ekmeēiu u zhduk nė mėnyrė tė mistershme dhe trupi nuk ju gjet kurrė. Nė librat e ndryshėm tė historiografisė komuniste apo nė kujtime tė bashkohėsve nuk thuhej kurrė e njejta gjė rreth fundit tė jetės sė Fetah Ekmeēiut. Herė thuhej qė ra nė greminė, herė thuhej qė ra nė pėrpjekje me gjermanėt, etj. Askush nuk e thotė pse ishte gjendur i vetėm njeriu mė i rėndėsishėm i shtabit tė pėrgjithshėm tė ushtrisė. Ishte e qartė qė Enver Hoxha e kishte kėrkuar vjedhjen e brendshme tė floririt pėr tė pasur njė lloj sigurie pas lufte nėse nuk do gjendesh atje ku mendonte. Floriri i groposuar mė 1943 do tė nxirrej nga Sami Baholli nė vitin 1959 me porosi tė Enver Hoxhės. Kuptohej qė Hoxha nuk kishte pse nxitohej nė vitet e para pas lufte me kėtė flori qė pėr tė tashmė ishte kthyer nė simbolik. Ai vetėm sa dha njė shembull tė parakohshėm nė vitet e luftės se ēdo tė bėhej me floririn e madh pa lufte.

    -JA CILA KA QENĖ "PASURIA" E ISH-MINISTRAVE TĖ FINANCAVE, SOKRAT DODBIBA DHE ET'HEM CARA

    Nė periudhėn 5 nėntor 1943 - 17 qershor 1944, ministėr i Financave nė Shqipėri ka qenė Sokrat Dodbiba. Pikėrisht nė mandatin e tij u bė edhe marrėveshja pėr arin me palėn gjermane. Ky ministėr pas lufte u dėnua nga "gjyqi special" me burgim tė rėndė dhe vdiq mė pas nė burgun e Burrelit. Rreth njė vit mė parė tradhėgimtarėt e tij trashėguan llogarinė tij bankare tė hapur qysh nė kohėn e kuftės nė Gjermani. E gjithė llogaria e ish ministrit bashkė me interesat 50 vjeēare ishte diēka mė pak se 2 mijė dollarė.

    Nė periudhėn 6 shtator - 25 tetor 1944, (para se ta merrnin pushtetin bandat komuniste) ministėr i fundit i Financave tė Shqipėrisė ka qenė Et'hem Cara. Sipas "Gazetės Zyrtare", datė 23 mars 1946, nė Bankėn e Shtetit, Et'hem Cara kishte njė llogari prej 155 frangave ar, e cila i ishte sekuestruar nga komunistėt.

    Llogarisni tė nderuar lexues se sa e lartė ka qenė ndershmėria e kėtyre njerėzve tė respektuar nė kohėn mė tė vėshtirė qė kalonte vendi. Megjithėse kishin ēdo mundėsi pėr t'u pasuruar ata zbatuan me pėrmikmėri ligjet e shtetit tė tyre.

    -REGJIMI KOMUNIST GJEN NE BANKEN E SHTETIT 90 KG AR. NJE SASI SHUME HERE ME E MADHE GJENDEJ NE DUART E POPULLATES

    Pas ardhjes mė dhunė nė pushtet pėrmes luftės civile, si pasojė e lėvizjeve tė sipėrpėrmendura, forcat komuniste gjetėn nė Bankėn Kombėtare Shqiptare sasinė e 90 kg ar. Kjo provohet nga proces-verbali i nėnshkruar nga zotėrinjtė Dhimitėr Pasko (Mitrush Kuteli) dhe Abdyl Kėllezi. Ndonėse nė Thesarin e Shtetit ndodheshin vetėm 90 kg ar, nė duar tė popullatės shqiptare ndodheshin rreth 320.000 kg ar (ose 320 ton ar). Njė pasuri e tillė e pakrahasueshme, natyrisht qė do tė mund tė rimėkėmbtė edhe shtetin mė tė shkatėrruar e jo mė Shqipėrinė. Mjaftonte tė vazhdonte procesi i nisur nga Mbreti Zog dhe sistemi finaciar shqiptar do tė bėhej mjaft i fuqishėm. Pikėrisht kėtu tragjedia do tė pėrhapej nė njė plan tjetėr.

    -"LIGJI" NR. 37 PER "TATIMIN E JASHTZAKONSHEM TE FITIMEVE TE LUFTES"

    Pas marrjes me dhunė tė pushtetit, komunistėt u kujdesėn qė tė justifikonin veprimet e tyre tė karakterit ordiner dhe terrorist me anė tė njė pudre ligjore qė pėrcaktohej nga njė organ thellėsisht i paligjshėm dhe ordiner si Kryesia e Kėshillit Antifashist Nacional-Ēlirimtar (KANĒ), organ ky qė ishte vėnė nė rolin e njė presidence tė vetėshpallur nė kongresin komunist tė Pėrmetit, nėn shembullin jugosllav tė Mbledhjes sė Dytė tė AVNOJ-it. Pėr tė justifikuar grabitjen dhe vjedhjen (qė realisht kishte filluar muaj mė parė), KANĒ-i nxori "ligjin" nr 37 pėr tatimin e jashtėzakonshėm pėr fitimet e luftės. Ky "ligj" pėrbėhej nga 19 nene. Nė nenin 1 tė tij thuhej se "fitimet e mėdha tė realizuara nga shtetasit e tė huajit nė Shqipėri" nė aktivitete "tregėtare, industriale dhe ndėrmjetėse" nga 7 prilli 1939 e deri mė 31 dhjetor 1944, i nėnshtroheshin "njė tatimi tė jashtėzakonshėm sipas dispozitave tė kėtij ligji". Tatimet kishin pėrqindje qė filloni nga 15, 20, 30, 45, 60, 70, dhe 80 %. Nė nenin 3 tė kėtij "ligji" pėrcaktohej masa e tatimit pėr shumėn 500 - 100 mijė frangave ari, e cila tatohej me 10%, e duke u ngritur deri nė 80% pėr shumat 2 - 4 milion frangave ari. Sigurisht kjo ishte ana teknike e problemit pasi grabitja qė kishte nisuar tė zbatohej nuk kishte nevojė aq shumė pėr pėrcaktime tė tilla "ligjore".

    Nė nenin 4 tė "ligjit", detyroheshin tė gjithė personat objekt tatimi qė brenda 10 ditėve tė deklaronin me shkrim fitimin e tyre nė kohėn e lartpėrmendur, deklarim i cili dėrgohej nė zyrėn e tatimit.

    Komisioni Tatimor formohej pranė ēdo Kėshilli NĒ tė prefekturės ose tė n/prefekturės, i pėrbėrė nga:

    -3 anėtarė tė Kėshillit NĒl tė prefekturės ose n/prefekturės.

    -njė delegat i ushtrisė i caktuar nga autoriteti i lartė ushtatrak.

    -njė anėtar i Bashkimit tė Rinisė Antifashiste

    -3 tregėtarė nga kategoritė e ndryshme tė caktuar nga Komiteti Ekzekutiv i KNĒl-sė sė lokalitetit.

    -njė teknik pėr konstruksione.

    -njė delegat i sindikatave tė punėtorėve

    -njė ose dy persona njohės tė tregut.

    Duke qenė se kėto "komisione" pėrbėheshin nga 11 - 12 veta masa e zullumit tė tyre ishte mė e lartė nga ē'mund tė mendohej.

    Nė nenin 9-tė tė "ligjit" nė fjalė i lihej nė dorė "komisionit" tė caktonte sa tė donte tė ashtuqujturin tatim qė s'ishte gjė tjetėr veēse njė vjedhje ordinere e kryer nga njė regjim i instaluar banditėsh dhe kusarėsh. Kur nuk arihej dot nxjerrja e "tatimit", "ligji" parashikonte edhe sekuestrimin e ēdo pasurie tė personit qė tatohej.

    -PER TE MBESHTETUR "TATIMIN E JASHTZAKONSHEM" DOLI EDHE "LIGJI" "PER KONFISKIMIN E PASURIVE PRIVATE "

    Njė ditė mė vonė nga miratimi i "ligjit" tė sipėrpėrmendur, doli "ligji pėr konfiskimin e pasurive private", i cili do tė mbėshteste tė gjitha boshllėqet qė mund tė lindnin nga zbatimi i "ligjit" pėr "tatimin e jashtėzakonshėm". Nė bazė tė kėtij "ligji", komitetet ekzekutive fitonin tė drejtėn qė me anė tė njė vendimi tė bėnin sekuestrimin e ēfarėdolloj pasurie. Nė kėtė mėnyrė shumė pasuri tė tundshme apo tė patunshme si objekte, toka bujqėsore, troje, gjė e gjallė, mall bujqėsor apo industrial etj, u sekuestruan pėr tė zbatuar "ligjin" qė hartonin banditėt e veshur vetė me pushtet.

    Pėrfytyroni pėr njė ēast Shqipėrinė e 1997 dhe kohėn kur tipat e Zan Ēaushit gjobisnin tregėtarėt apo njerėzit e dyshuar me bindje tė djathta. Nė qoftė se do tė zgjasnim kujtesėn, tė njejtėn gjė bėnė edhe ata qė vinin "gjoba" nė formėn e "tatimit tė jashtėzakonshėm" nė vitet e para tė vendosjes sė regjimin komunist nė Shqipėri. Nė vitin 1997 Zan Ēaushi thjesht sa kopjoi njė model tė gatshėm banditėsh.

    -BASHKIMI DOGANOR ME JUGOSLLAVINE DHE ZHVLEFTESIMI I LEKUT

    Mė 27 nėntor 1946 u nėnshkrua nė Beograd traktati "Mbi koordinimin e planeve ekonomike, bashkimin doganor dhe barazimin e monedhave nė mes Republikės Popullore tė Shqipėrisė dhe Republikės Federative Popullore tė Jugosllavisė". Ky traktat u nėnshkrua nga presidenti i Kėshillit Ekonomik, president i Kėshillit tė Planit dhe ministėr i Ekonomisė Nako Spiru dhe presidenti i Kėshillit Ekonomik dhe ministėr i Industrisė Boris Kidriē dhe u ratifikua nga Kuvendi Popullor mė 2 dhjetor 1946. Ėshtė pėr t'u kujtuar se nėnshkrimi i kėtij traktati nė njė datė tė tillė, ishte njė sfidė ndaj traktatit tė 20 vjetėve mė parė midis Shqipėrisė dhe Italisė qė njihet si Pakti i Parė i Tiranės.

    Nė artikullin 2 tė traktatit tė sipėrpėrmendur, vendosej qė brenda tre muajsh nga dita e nėnshkrimit tė traktatit, dinari tė barazohej me lekun. Pėrveē shumė tė kėqijave qė solli ky traktat nėpėrmjet dėmeve tė drejpėrdrejta qė ju shkaktuan ekonomisė shqiptare, u krijua edhe njė rrugė tjetėr pėr kalimin pa bujė tė njė rezerve tė caktuar ari nė Jugosllavi, masė e cila ėshtė e vėshtirė tė llogaritet. Pėr tė kaluar kufirin, sipas traktatit tė sipėrpėrmendur nuk kishte asnjė pengesė ligjore, pasi realisht nuk ekzistonin kufijtė midis Shqipėrisė dhe Jugosllavisė.

    Nga ana tjetėr barazimi i lekut me dinarin nė fakt ishte zhvleftėsim pėr lekun dhe vlerėsim pėr dinarin e dobėt.

    -KU SHKOI SASIA E 43.816.682 MONEDHAVE ARI TE GRUMBULLUARA NGA SIGURIMI I SHTETIT

    Ka hapur njė polemikė jo tė vogėl nė vitet e tranzicionit njė artikull i botuar vite mė parė nė revistėn "Nė shėrbim tė popullit" (organ i dikurshėm i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme), nga Nuri Mehmeti me titull "Kur hidheshin themelet ekonomike tė pushtetit popullor". Ky shkrim ėshtė botuar nė faqet 14 - 15 tė numrit tė gushtit 1984 nė revistėn nė fjalė me okelion "40 vjet ēlirim, rrugė lufte e fitoresh".

    Polemikat e mėvonshme nė lidhje me kėtė artikull lindėn pasi shifra prej 43.816.682 monedhash ari qė pėrmendej nė artikull, e grabitur nga Sigurimi i Shtetit ishte njė shifėr zyrtare. Ndėr tė tjera autori Nuri Mehmeti nė shkrimin e tij thotė:

    "....Pushteti i ri i vendosur menjėherė pas ēlirimit tė atdheut, qė nisi tė kryente funksionet e tij si diktaturė e proletariatit, kėrkonte patjetėr edhe bazėn ekonomike........Nė janar tė vitit 1945 doli ligji i mbi konfiskimin e pasurisė sė shtetasve italianė e gjermanė. Gjithashtu nė janar doli ligji i tatimit tė jashtėzakonshėm mbi fitimet e luftės. Ky ligj godiste veēanėrisht atė pjesė tė borgjezisė qė kishte grumbulluar pasuri tė mėdha.......Nė shumė raste elementėt e tatuar nuk pranonin tė paguanin shumėn e caktur, me preteksin se nuk e kishin atė....disa u pėrpoqėn tė nxirrnin ar e sende tė tjera jashtė shtetit......Veprime edhe mė tė vėshtira iu deshėn tė bėnin organeve tė punėve tė brendshme, veēanėrisht atyre tė policisė pėr tė zbuluar arin qė kishin fshehur kapitalistėt e tregėtarėt. Pėrvoja ishte e paktė, por ndihma e popullit qe e madhe. Ndihmuan puntorėt e specialistėt qė kishin marrė pjesė nė ndėrtimin e depove tė kasafortave dhe qė kishin bėrė fshehjen nė vende tė panjohura, ndihmuan ata qė kishin shėrbyer si shegertė e argatė pranė kapitalistėve tė kaluar etj. Kėshtu u arrit tė zbulohen depo tė nėndheshme nė parcelat e oborret e kapitalistėve, bejlerėve e tregėtarėve. U gjetėn qypa me flori jo vetėm nė betonime tė thella tė nėndheshme e nė muret e shtėpive, por edhe nėn rrėnjėt e pemėve e nėn sipėrfaqet e puseve me ujė tė pijshėm si nė Durrės, Tiranė, etj.

    Nė Elbasan u zbulua njė sasi e madhe mallrash tė tregtarit H.B. nė njė depo tė nėndheshme, pėrsipėr sė cilės ishin mbjellė presh e perime tė ndryshme. Zbulime tė tilla u bėnė edhe nė Shkodėr, Durrės, Korēė. Deri nė fund tė vitit 1948 u zbuluan 43.816.682 monedha ari, pa pėrmendur shufrat e stolitė e florinjta. Organet e punėve tė brendshme ndoqėn gjithė zhvillimet e ngjarjeve duke bėrė njė luftė kėmbėngulėse kundėr elementėve spekulativė e matrapazė.......".

    Por ndėrsa nga komunistėt pranohet njė shifėr e tillė sekuestrimesh, tė dhėnat e tjera zyrtare janė krejt kontradiktore. Kėshtu sipas njė shkrese sekret tė nėnshkruar nga drejtori i Thesarit, Fahri Hoxha mė 16 janar 1992, merret vesh se sasia e arit tė hyrė nė Thesar nga sekuestrimet nė periudhėn 1 dhjetor 1944 - 31 dhjetor 1990 ėshtė vetėm 3.029 kg.

    Ndėrsa nė periudhėn 1 dhjetor 1944 deri nė 31 dhjetor 1990 nė Thesarin e Shtetit kanė hyrė gjithsej 8.749 kg ar dhe kanė dalė 7.600 kg ar. Mirėpo shifra e 43.816.682 copė monedhave nuk ėshtė baraz me 3.029 kg ar, por me minimumi 320 ton ar. Atėherė vetiu lind njė pyetje qė do pėrgjigje: ku shkoi gjithė kjo sasi ari? Kush e mori? Pse ka diferenca tė mėdha midis shumave.

    -TREGTARET E GRABITUR TE KORĒES

    Njė ndėr autorėt e parė qė u mor nė fillesat e pluralizmit politik nė Shqipėri me ēėshtjen e thesarit tė grabitur nė shtypin shqiptar me disa shkrime nė gazetėn "Rilindja Demokratike" ishte i ndjeri Teodor Keko.

    Nė shkrimin "Arkivat rreth enigmės sė floririt", datė 15 qershor 1991, Keko ėshtė bazuar nė tė dhėnat e arkivit tė Komitetit Ekzekutiv tė Kėshillit Popullor tė Korēės. Sipas dosjes nr 34 tė seksionit tė Financės, nė bazė tė relacionit tė datės 15 maj 1945, mėsohet se tregėtarėve korēarė iu ishte caktuar njė "tatim" (lexo grabitje) prej 86.685.968 frangash ari, nga cila deri nė kėtė periudhė ishte vjelė rreth gjysma e saj. Sipas historikut lokal tė policisė sė Korēės mėsohet se vetėm nė kėtė qytet ishin grabitur 400 kg ar dhe 48 mijė napolona flori pa pėrmendur stolitė e tjera tė vjedhura nga banditėt. Pėr tė ilustruar "masakrėn e verdhė", Teodor Keko paraqet edhe njė listė tė 32 familjeve korēare tė cilave ju grabitėn pėrveē dyqaneve dhe shtėpive edhe njė sasi e konsiderueshme florinjsh. Ndėr emrat mė kryesorė kėtu mund tė pėrmendim familjet Qirjako, Abeshi, Cingu, Plasati, Katro, Gjezi, Samara, Qirinxhi, Ēekani, Pepo, Lako, Turtulli, Jani, Stase, Mborja, Bino, Terova, Mulla, Nora, Pilika, Ballauri, Peēo, Serani, Katundi, Zahara, Pllaha, Bicolli, Thomo, Barēe etj. Ndėr tė grabiturit kryesorė ėshtė Kristaq Cingo me 9.002.500 franga ari.

    Po nė numrin e sipėrpėrmendur tė gazetės, dėshmitari Paskal Andoni, ish punonjės nė degėn e tretė tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, dėshmon sė kur ishte dashur tė hapej, kasaforta e Hysni Kapos kishte qenė e mbushur plot me flori.

    Lista e familjeve mė tė grabitura nė Korēė ėshtė kjo:

    1-Vėllazėria Qirjako

    2-Vėllazėria Abeshi

    3-Vėllazėria Stase

    4-Kristaq Cingo

    5-Thoma Plasati

    6-Vėllazėria Katro

    7-Hari Kristo Samara

    8-Vėllazėria Gjezi

    9-Vėllezėrit Qirinxhi

    10-Ligor Jani

    11-Vėllazėria Plasa

    12-Vėllazėria Lako

    13-Vangjel e Gaqo Turtulli

    14-Vėllazėria Balli

    15-Vasil Pepo

    16-Jankulla Ēekani

    17-Sotir Mborja

    18-Dhimitėr Bino

    19-Refail Terova

    20-Pandi Mulla

    21-Pandeli Nora

    22-Anastas Pilika & Angjeli Stavraq Ballauri

    23-Dhimitėr Peēo

    24-Vangjo Serani

    25-Vėllezėrit Katundi

    26-Llambi Kiēo Zahara

    28-Vėllezėrit Pllaha

    29-Sotir Bicolli

    30-Vėllezėrit Terova

    31-Thoma Thomo

    32-Vėllazėria Barēe

    Kėtu mund tė shtojmė se vetėm Rexhep Merdanit i janė marrė 450 kg ar, nga tė cilat arkivi i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme ka tė shėnuar vetėm 29 kg. Tė tjera familje tė grabitura nga Korēa janė familjet Ypi, Ziko, Bopi, Fundo, Kondi, Opari, etj.



    -TE GRABITURIT NE ELBASAN

    Edhe Elbasani mbahet si njė ndėr qytetet mė tė grabitura nga banda kriminale qė erdhi nė pushtet nė vitin 1944. Pėrveē sekuestrimeve tė shumta, komunistėt ashtu si nė mbarė Shqipėrinė nuk harruan tė pėrdorin format e tjera qė kishin tė bėnin me dhunėn dhe torturėn.

    Njė praktikė e njohur pėr njerėzit e Sigurimit tė Shtetit pėr tė nxjerrė sasinė e duhur tė floririt ishte arrestimi dhe tortura. Kėshtu shumė tregėtare iu nėnshtruan burgosjeve dhe torturave nga mė ē'njerėzore. Nė Elbasan tė vdekur nė burg pėr shkak tė floririt janė disa. Sulejman Domi, Xhaferr Ēelirama, Mateo Papajani, Refik Myftiu etj, vdiqėn nė burgjet e komunizmit pėr shkak tė mosdorėzimit tė floririt tė kėrkuar prej banditėve komunistė.

    Pėr t'u kujtuar ėshtė se floriri i Refik Myftiut u zbulua krejt rastėsisht kur nė Ebasan u ndėrtua shkolla e muzikės. Sasia jo e vogėl e floririt ishte e groposur nė rrėnjėt e njė shege.

    Natyrisht shembulli mė tipik i dhunės sė ushtruar ndaj tregėtarėve, ishte vdekja nga torturat e rėnda tė njėrit prej tregėtarėve mė tė njohur tė Elbasanit si Sulejman Domi, i cili vdiq nė qelinė e improvizuar tė "Grand Hotelit" nė Elbasan mė 11 prill 1948 pas 11 ditėsh tortura. Ndonėse kishte dorėzuar dy herė "tatimin" qė i kishin caktuar, grabitqarėt nuk u mjaftuan me kaq por i rrėmbyen dhe atė sasi ari qė ai kishte nė shtėpi. Ėshtė pėr t'u theksuar se nė arkivin e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme nuk gjendet asnjė lloj dokumenti nė lidhje me marrjen e arit tė tė ndjerit Sulejman Domi, ndaj tė cilit janė ushtruar torturat mė ē`njerėzore si ato tė futjes nė dimėr deri nė fyt nė ujė tė ftohtė, ato tė hedhjes nga njė lartėsi e madhe nė tokė, tė shkuljes sė thonjve tė duarve apo tė kėmbėve etj, etj. Pėr shkak tė kėtyre tortuarave trupi i tregėtarit tė ndershėm Sulejman Domi nuk duroi dot. Ai vdiq nė moshėn 58 vjeēare. Edhe sot e kėsaj dite atij nuk i dihet varri. Persekutorėt kurrė nuk e treguan atė. Fotoja e Sulejman Domit qė po botojmė ėshtė marrė nga dosjet e sigurimit, dhe e tregon atė njė ditė para vdekjes. Sa tė tillė nė mbarė Shqipėrinė kanė pėsuar fatin e tij?

    Tė treguar me gisht si persekutorė nė Elbasan janė emrat e Petrit Hakanit, Haki Mahmutajt (qė njihet edhe me mbiemrin Tepelena dhe ishte pėrgjegjės i Seksionit tė Financės nė Elbasan), Mehmet Tepelenės, Riza Tiranės, Adem Demirit, Thanas Cakut, e shumė e shumė tė tjerė. Natyrisht kėtu shquhej edhe prokurori Josif Taja. Pėr tė mėsuar mė tepėr pėr floririn e Sulė Domit, Sigurimi i Shtetit hartoi edhe njė plan sipas tė cilit njė person u maskua si djali i Sulė Domit, Mahiri. Ky person qėndroi tek shkallėt e qelisė nė distancė nga Sulė Domi duke u lutur nga larg qė ky i fundit tė dorėzonte floririn. Sipas dosjeve tė Sigurimit, personi qė "imitoi" tė ndjerin profesor Mahir Domi, ishte i urryeri Thanas Caku.

    Nė procesin e vjedhjes sė floririt nė Elbasan vend tė rėndėsishėm zinin vėllezėrit Mahmutaj, tė cilėt pėr shkak tė ngatėrrimit tė mbiemrit tė tyre me produktin jashtqitės tė njeriut, e ndryshuan atė (mbiemrin) nga M... nė "Tepelena". Tė dy vėllezėrit ishin nga Rabija e Tepelenės. Ndėrsa sot nė Kuvendin e Shqipėrisė deputetja socialiste me mbiemrin Tepelena ėshtė nuse nė shtėpinė e tė lartpėrmendurve. Me sa duket "tradita" vazhdon.

    -FAMILJET E TJERA KRYESORE TE GRABITURA NE MBARE SHQIPERINE

    Procesi sekuestrivo-grabitqar natyrisht qė ishte masiv nė tė gjithė Shqipėrinė. Barra mė e rėndė nė kėtė proces rėndoi mbi familjet tregėtare tė qyteteve kryesore tė vendit. Nėse do tė bėnim njė renditje tė pėrgjithshme tė familjeve mė tė sekuestruara ato do tė ishin:

    Nė Berat: Hoxha, Hushi, Ēullaku, Dardha, Konicoti, Kuēi, Vrioni etj.

    Nė Durrės: Dovana, Shijaku, Dibra, Dushi, Hamdija, Zagoridha, Mushketa, Leka, Dakoli, Manushi, Nushi, Vangjeli, Beshiri, etj.

    Nė Elbasan: Domi, Kazazi, Bakalli, Mehja, Velencja, Miraku, Hastopalli, Kopili, Bebi, Kulla, Dodbiba, Shkodra, Shiku, etj,

    Nė Gjirokastėr: Liti, Mezini, Omari, Toila, Tushe, Selfo, Ēoēoli, Xhiko, Totozani, etj.

    Nė Vlorė: Bisholli, Bezani, Bitri, Busheka, Ēili, Hoxha, Shuka, Sorra, Levi, Jakseli, Strati, Jonuzi, Gurabardhi, Qazimi, etj.

    Nė Shkodėr: Pistuli, Topalli, Muka, Kaēulini, Vjerdha, Rroji, Anamali, Bakalli, Bushati, Kraja, Dabėrdaku, Koka, Hoti, Gjoka, Luka, Mati, Sokoli, Karehamni, Pogu, Tahiri, Tepelia, Serreqi, Luka, Mati, Pogu etj, etj.

    Nė Sarandė: Ēelo, Harito, Llambro, Rushiti, Muzina, etj.

    Nė Ministrinė Punėve tė Brendshme ishte ngritur njė degė e posaēme qė merrej me arin e qė drejtohej nė atė kohė nga Maqo Ēomo (qė u bė pak mė vonė edhe zv/ministėr i Punėve tė Brendshme). Mbas grabitjes sė arit nė njė rreth tė caktuar pranė kėsaj dege sillej njė proces - verbal i posaēėm, pėrveē dy tė tjerėve qė shkonin nė bankė dhe degėn lokale tė Punėve tė Brendshme.

    Ndėr grabitjet mė tė mėdha mund tė veēojmė vėllezėrit Jonuz dhe Nexh Shijaku nga Durrėsi, tė cilėve ju janė grabitur 45 mijė napolona flori, njė kamion i ngarkuar me flori dhe disa diamantė tė ēmuar. Aristidh Lekės nga Durrėsi i janė grabitur 45 mijė napolona flori dhe disa kunjtal tė tjerė ar dhe stoli. E thėnė ndryshe, Aristidh Leka dorėzoi 432 kg flori, ndėrsa nė arkivin e MPB, atė tė Shtetit, dhe atė tė Thesarit shėnohet pėrafėrsisht shifra e 17 kg. Nuk mjaftoi vetėm kjo por Aristidh Leka pėrballoi edhe vuajtjet e qelisė deri nė vdekje.

    Pepe Levit dhe Refael Jakselli nga Vlora i janė grabitur 42 milionė franga ari duke paguar rreth 100 mijė napolona. Madje Levi pas daljes nga burgu ju mor edhe 38 kg flori.

    Pėr tė gjitha kėto raste dokumentacioni nė Ministrinė e Punėve tė Brendhsme ėshtė mjaft i copėzuar dhe jo i plotė.

    Kėshtu pėr shembull Alfons Dovanės nga Durrėsi i janė marrė 516 kg ar, ndėrsa nė arkiva ėshtė regjistruar 58 kg.

    Abdulla Kazazit nga Elbasani i janė marrė 42 kg ar ndėrsa nė arkiva ėshtė regjistruar shifra 12 - 14 kg.

    Ibrahim Velences nga Elbasani i janė marrė 39 kg ar, ndėrsa nė arkiva janė regjitruar vetėm 0.3 kg. Pėr mė tepėr sipas dokumentit tė Bankės sė Shtetit tė Elbasanit datė 2 maj 1949, Ibrahim Velences gjoja i janė kthyer 6 monedha tė dėmtuara, a thua se organet e sekuestrimit kishin ndonjė ndjenjė mirėsjelljeje ndaj personave qė grabisnin.

    Mihal Dilos nga Gjirokastra i janė rrėmbyer 100 kg ar, ndėrsa nė arkiva ėshtė regjistruar vetėm 0.013 kg.

    Ndėr tregtarėt e tjerė qė ju ėshtė marrė njė sasi e madhe floriri dhe qė nuk iu ėshtė regjistruar asgjė, ėshtė edhe Harallamb Papa me 258 kg ar.

    Vala e sekuestrimeve dhe grabitjeve skandaloze nuk kurseu as atė pjesė tė popullsisė qė nuk prekej nga i ashtuquajturi "tatim i jashtėzakonshėm". Ka mjaft raste qė vėrtetojnė se vala e grabitjes ėshtė pėrhapur edhe mbi qytetarė qė kishin njė sasi simbolike floriri. Edhe nė kėto raste dokumentacioni ėshtė i mangėt apo me ndryshime tė mėdha.

    -JA CILAT FAMILJE U GRABITEN TE PARAT NE TIRANE

    Ndėr qytetet qė pati numrin mė madh tė familjeve tė grabitura ishte edhe Tirana. Brenda pak ditėsh nga dalja e "ligjit tė tatimit tė jashtėzakonshėm", Komisioni Tatimor i Tiranės hartoi listat me viktimat e tij. Nė gazetėn "Bashkimi" tė datės 22 mars 1945, botohet lista e familjeve qė ishin caktuar pėr t`u grabitur nga regjimi komunist. Kjo listė shoqėrohej me disa tė dhėna nė lidhje me "fitimin gjatė luftės", shumėn pėr t`u tatuar si dhe me tatimin e vėrtetuar. Mė poshtė po botojmė listėn e familjeve si dhe "tatimin e vėrtetuar".

    1-Vllazėn Kazazi............................16.430.000

    2-Vllazėn Ēoka...............................14.990.000

    3-Murat Begeja & vėllezėrit............5.774.000

    4-Hysen Ali Mehmeti........................3.902.000

    5-Osman Vaqarri................................1.440.000

    6-Besnik Tugu.......................................614.000

    7-Ramazan Konēi...............................1.946.268

    8-Ymer & Sali Beqiri............................614.000

    9-Sadik Kazazi......................................398.00 0

    10-Abdulla Turkeshi..........................2.433.200

    11-Ismail Fortuzi..................................224.000

    12-Qamil Dibra..................................1.870.290

    13-Bijtė e Gaqi Oparit.........................371.000

    14-Manol Kume.................................6.832.400

    15-Vllazėn Tase................................3.974.000

    16-Jusuf Kruja....................................3.830.000

    17-Vllaznia Mehmeti.............................126.000

    18-Ramazan Zdrava...............................130.850

    19-Halit Mani........................................143.00 0

    20-Vath Baroni......................................130.85 0

    21-Abdulla Alliu & nipat......................163.250

    22-Mehmet Tugu................................2.750.000

    23-Mezini & Kasmi...............................126.800

    24-Qamil Hoti........................................264.50 0

    25-Hysen Drishti...................................143.000

    26-Filip Korra.....................................2.259.00 0

    27-Fetah Kasmi......................................126.800

    28-Mustafa Kasmi.................................224.250

    29-Vllazėn Loxha..................................749.000

    30-Ramazan Berberolli..........................622.100

    31-Mersin Konēi...................................668.000

    32-Sefedin Zhubi...................................159.200

    33-Qamil Zhubi.....................................203.750

    34-A.Qoshja & I.Deliu.......................1.566.000

    35-Mehmet Kasmi & vėllezėrit..........830.000

    36-Vėllezėrit Dushi..........................1.606.320

    37-Gjon Laca.........................................884.0 00

    38-Vllazėn Spahija...............................325.250

    39-Kasmi & Ferra..................................252.250

    40-Iliaz Dajēi.........................................126. 800

    41-Xhevat Gabeci..................................830.000

    42-Xhundi Sheko & bijtė................27.950.000

    43-Pashuk Bib Mirakaj......................1.755.000

    44-Xhemal Begeja.................................143.000

    45-Ibrahim Begeja..............................1.440.000

    46-Qamil Shtiza....................................126.000

    Shuma gjithsej e "tatimit tė vėrtetuar" 112.469.828 franga ari

    -PSE SHKOI ARI NE BASHKIMIN SOCJETIK

    Njė tjetėr problem qė ka tė bėjė me arin shqiptar ėshtė edhe sasia e arit qė ka shkuar nė Bashkimn Sovjetik nė vitin 1954 nė shkėmbim tė njė sasie gruri. Njė praktikė e tillė, qė mbase mund tė ketė ndodhur edhe herė tė tjera me Bashkimn Sovjetik, thuajse nuk ka ndodhur kurrė pėr blerje marrrash ushqimorė. Kėshtu sipas vendimit nr 144, datė 2 shkurt 1954 "Mbi imporitim mallrash pėr tregun special", tė Kėshillit tė Ministrave, nė Bashkimin Sovjetik ka shkuar njė sasi prej 224,4 kg ar. Vlen tė theksohet se e gjithė procedura e kalimit tė arit nė Bashkimin Sovjetik ka qenė tejet sekrete. Pse duhej tė ishte sekrete, nga kush ruheshin udhėheqėsit komunistė?

    Nė vendimin nė fjalė thuhet:

    "1-Ministria e Tregėtisė dhe Komunikacioneve tė importojė mallra nga BRSS pėr tregun special pėr njė vleftė prej 1.000.000 (njė milion rubla).

    2-Ministria e Financave ngarkohet tė bėjė likujdimin e shumės sė sipėrme nė kundravlerė me monedha ari.

    3-Ky vendim hyn nė fuqi menjėherė".

    -RELACIONI SEKRET I BANKES SE SHTETIT SHQIPTAR ME 27 DHJETOR 1954

    Nė lidhje me ketė Banka e Shtetit Shqiptar, nė relacionin tepėr sekret dėrguar Kėshillit tė Ministrave thotė:

    "Nė bazė tė vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nr 144, datė 2 shkurt 1954, ėshtė vendosur qė tė importohen nga BRSS mallna pėr tregun special pėr njė shumė rreth 1.000.000 rubla. Vlefta e mallnave do tė likuidohet me monedha ari. Sipas tė dhėnave kontabėl, vlefta e mallnave tė mbėrritura kapin shumėn prej 945.615,58. Nga ana jonė para se tė bėhej likuidimi i vleftės sė mallnave tė mbėrritura pėr tregun special, i kemi kėrkuar Bankės sė BRSS-sė ēmimin e blerjes sė arit, e cila njofton me letrėn e saj datė 10 prill 1954, nr 75001 se 1 gram ar 1000/000 ėshtė 4.45 rubla.

    Nė bazė tė ēmimit tė ofruar nga Banka e BRSS-sė ėshtė llogaritur vlefta e 1.000.000 rublave. Pėr likuidimin me ēmimin 4.45 rubla 1 gram ar fino, nevojiteshin 38.701.75 napolona ari me peshė nominale bruto 6.4516 gr baraz me gram ar 1000/000; 5.80645.

    Nė bazė tė urdhrit tuaj ėshtė pėrgatitur njė fuēi e cila pėrmbante 39 qese, prej tė cilave 38 qese pėrmbanin 1000 copė napolona dhe qesja nr 39 pėrmbante napolona copė 701.75 me njė peshė kompesive bruto 250.679 gr dhe me peshė neto nominale 249.691 fuēia ka qenė e vulosur nė rregull.

    Sipas marrėveshjes qė kemi patur me pėrfaqėsinė tregėtare tė BRSS-sė, ja dorėzuam personalisht kapitenit tė vaporit Chiaturi, i cili na dorėzoi konoshamenton tė firmosur rregullisht pėr marrjen nė dorėzim. Banka e BRSS-sė na konfirmon marrjen nė rregull tė fuēisė me telegramin e saj datė 6 tetor 1954.

    Banka e BRSS-sė me letrėn e saj datė 3 dhjetor 1954, na njofton marrjen e fuēisė si dhe gjetjen nė rregull tė sasisė sė arit tė dėrguar me kėto diferenca.

    a-Pėrsa i pėrket qeseve ishin nė rregull me pėrmbajtjen e tyre si copė, dmth se ka marrė nė dorėzim copė napolona 38.700, 75 me tė vetmin ndryshim se nuk ka marrė pėr bazė peshėn nominale por peshėn efektive, kėshtu qė ka rezultuar njė diferencė ma pak gram ar bruto 850.907 (me pėrmbajtje 900/1000) baraz me ar 1000/1000 gram 765.81. Nėnkuptohet se prej pėrdorimit napolonat kanė njė konsumim, rregullisht duhet tė merret pesha e tyre efektive dhe jo njė nominale, kėshtu qė ēdo napolon ar ka njė konsum peshe prej 0.022 me pėrmbajtje 900/100.

    b-Kalkulimi i arit tė marrė nė dorėzim nga Banka e BRSS-sė nuk e ka llogaritur me ēmimin qė na ka ofruar bazė letrės sė saj datė 10 prill, dmth i gram ar 1000/1000 rubla 4.45, por 4.50.

    Banka e BRSS-sė pėr 38.701,75 napolona ar duke u bazuar nė peshėn efektive, nxjerr si pėrfundim 223.956 gram ar 1000/1000 me ēmimin rubla 4.50 grami baraz rubla 1.007.803,98.

    Vlefta e mallnave tė importuara ėshtė 945.615,98

    Kemi pėr tė marrė rubla....................... 62.188,40

    Por si pėrfundim i kėtij veprimi kemi kėto rezultate:

    Napolona 38.701,75 x 326 lek = 12.616.770,50 lekė.

    Konvertimi nė rubla 1.007.803,98 = 12.597.500.

    Diferenca nė disfavor tonė 19.220,50 lekė

    Sigurimi i arit $ 282 x 50.....lekė 14.100.

    Diferenca dhe shpenzime totale lekė.....33.320,50

    Si konkluzion i zbatimit tė marrėveshjes dhe tė likujdimit kemi kėto rezultate:

    a-Sasia e arit u pėrllogarit me ēmim 4.50 grami dhe jo 4.45.

    b-U likujdua detyrimi kundrejt BRSS-sė dhe mbetet nė favorin tonė njė sasi rublash prej 62.188,40 pėr tė cilėn ju lutemi na njoftoni qė t`i mbajmė nė rubla tė lira apo t`i kėrkojmė Moskės konvertim nė dollarė.

    c-Midis ēmimit tonė tė blerjes sė napolonave ari dhe ēmimit tė shitjes kemi njė humbje prej lek 19.220,50 nė gjithė sasiėn e shitur.

    ē-Pėr likujdimin e detyrimit jemi ngarkuar edhe me shpenzime sigurimi tė arit deri nė destinacion, mbasi shitja ishte dorėzim Moskė.

    d-Llogaria e Ministrisė sė Financave paraqitet me njė tepricė kreditore rubla prej 62.188,40. Nė rast pėrdorimi do tė kreditohet me kundėrvlerėn nė lekė, ose nė rast shitje (konvertim nė dollarė ose franga zvicerane) nė kėtė mėnyrė mbyllet llogaria nė fjalė.

    e-Pėrsa i pėrket shpenzimeve tė sigurimit si dhe diferenca e peshės, kemi debituar llogarinė e Ministrisė sė Financave (Llogari provizore nė lekė)

    BANKA E SHTETIT SHQIPTAR

    Drejtoria e Pėrgjithshme

    Tiranė mė 27 dhjetor 1954.



    - A ESHTE DEPOZITUAR NJE PJESE E ARIT NE BASHKIMIN SOVJETIK

    Ish z/drejtori i Bankės sė Shtetit nė vitet 1947 - 1950, Pjetėr Deda, nė vitin 1991 ka botuar disa artikuj nė gazetėn "Republika". Nė njėrin nga kėto artikuj, atė tė datės 12 maj 1991, ai hedh dyshime rreth sasisė sė arit tė ndodhur nė Thesarin e Shtetit nė vitin 1949. Sipas tij, sasia qė ai ka parė kėtė vit ka shumė herė mė e vogėl se sa mund tė ishte apo mund tė mendohej. Vetė zoti Deda shtron pyetjen se ku ka qenė depozituar gjithė ajo sasi floriri tė sekustruar. Sipas tij enigma zgjidhet nga vetė Banka e Shtetit Shqiptar po tė verifikohen tė gjitha hyrje - daljet e Thesarit.

    Po ashtu ai thotė se nė vitin 1948 ka pasur fjalė se thesari ishte depozituar nė Bashkimin Sovjetik pėr shkak tė sigurisė dhe pozicionit gjeografik tė Shqipėrisė. Si argument shtesė z.Deda pyet se pse u tregua aq i mirė Hrushovi me Shqipėrinė nė vitin 1959 kur i fali tė gjitha borxhet.

    -A IA FALI HRUSHOVI VERTET BORXHET SHQIPERISE

    Mė 25 maj - 4 qershor 1959, sekretari i pėrgjithshėm i Partisė Komuniste tė Bashkimit Sovjetik dhe kryeministėr i kėtij vendi, Nikita Sergejeviē Hrushov, nė krye tė njė delegacioni partiak dhe qeveritar sovjetik bėri njė vizitė nė Shqipėri. Nė kėtė vizitė Hrushov u shoqėrua nga Muhitdinov (anėtar i Presidiumit dhe sekretar i KQ tė PKBS-sė), R. Malinovski (ministėr i Mbrojtjes), N. Firjubin (zv/ministėr i Punėve tė Jashtme), A. Bulgarov (sekretar i KQ tė Bashkimeve Profesionale), F. Dumbatze (sekretare e KQ tė PK tė Gjeorgjisė), D. Rasulov (sekretar i KQ tė Taxhikistanit), S. Vizarov (zv/kryeministėr i Azerbaxhanit) dhe I. Vinogradov (zv/drejtor drejtorie nė MPJ).

    Para ardhjes sė delegacionit tė lartė sovjetik, kishte qenė nė Bashkimin Sovjetik edhe njė delegacion i lartė partiak dhe qeveritar nga Shqipėria. Pikėrisht me rastin e vitit tė ri 1959, Enver Hoxha e pėrmend kėtė fakt nė pėrshėndetjen qė ai i drejtoi popullit shqiptar. Nė lidhje me kėtė dhe me sasinė e rublabve tė kredituara nga Bashkimi Sovjetik, ndėr tė tjera Enver Hoxha thotė nė pėrshėndetjen e tij:

    "....Javėt e fundit njė delegacion i partisė dhe i qeverisė sonė ishte nė Moskė. Ai u prit kurdoherė me njė dashuri tė jashtėzakonshme nga Komitetit Qendror i Partisė Komuniste tė Bashkimit Sovjetik dhe qeveria sovjetike. Mė lejoni t'ju komunikoj se u desh vetėm gjysėm ore bisedim nė mes tė delegacionit tonė dhe tė shokėve sovjetikė me nė krye shokun tonė tė shtrenjtė Nikita Sergejeviē Hrushovin, qė tė gjitha kėrkėsat tona shumė tė mėdha pėr ndihmė nga ana e Bashkimit Sovjetik pėr 5-vjeēarin e tretė tė zgjidheshin plotėsisht dhe nė mėnyrė tė kėnaqshme. Bashkimi Sovjetik pėrveē ndihmave kolosale qė i ka dhėnė vendit tonė nė tė kaluarėn, pėr tė cilat ju jeni plotėsisht nė dijeni, na dha njė kredi tė re prej 300 milion rublash pėr 5-vjeēarin e tretė, ai na akordoi edhe 35 milion rubla tė tjera vetėm pėr zhvillimin e naftės gjatė kėtyre dy vjetėve tė fundit tė 5-vjeēarit tė dytė si dhe njė seri dhuratash pėr zhvillimin e ekonomisė dhe tė kulturės qė vlerėsohen nė 10 milionė rubla. Kjo ndihmė kolosale, bujare, internacionaliste, nuk mund tė jepet veēse frymėzuar nga ndjenja e lartė internacionaliste dhe nga dashuria e zjarrtė qė ushqejnė populli sovjetik dhe Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik pėr popullin dhe pėr partinė tonė. Kjo ndihmė ėshtė garanci jashtėzakonisht e madhe pėr zhvillimin nė njė shkallė tė gjerė tė ekonomisė dhe tė kulturės sė vendit tonė, ashtu siē ka thėnė shoku Hrushov, njė kopėsht tė lulėzuar. I gjithė populli ynė me mirėnjohje tė pakufishme, i drejton sot falenderimet mė tė zjarrta Bashkimit tė lavdishėm Sovjetik, partinė mėmė komuniste tė Bashkimit Sovjetik, Komitetit Qendror tė saj dhe shokut Nikita Hrushov. Ne i sigurojmė popujt vėllezėr se me ta jemi tė lidhur pėrjetė me njė miqėsi dhe besnikėri qė nuk do tė ketė mortje kurrė...." (marrė me shkurtime nga gazeta "Zėri i Popullit"-sė e datės 1 janar 1959).

    Pikėrisht nė njė atmosferė tė tillė pritej tė zhvillohej vizita e Hrushovit nė Shqipėri. Ajo qė tė ēudit nė kėtė rast ėshtė deklarimi nga ana e Enver Hoxhės e njė shumė kreditimi prej 300 milion rublash pėr 5-vjeēarin e tretė teorikisht fillonte nė vitit 1961. Pėrsa i takon "faljes" e borxheve Shqipėrisė nga Hrushovi gjatė vizitės sė fundit nė Shqipėri duket qė ėshtė fjala pėr shumat e tjera qė pėrmend Enver Hoxha.

    Kėtu kemi parasysh faktin se pėr 1 milion rubla, nga Thesari i Shtetit shqiptar dolėn 224,4 kg ar. Po tė vazhdojmė me tė njetėn logjikė i bie qė pėr 35 milion rubla tė paguhen 7.854 kg ar. Po tė shtojmė kėtu edhe 10 milion rublat e tjera qė thotė Enver Hoxha, atėhere i bie qė pėr kėto dy "kredi", Bashkimi Sovjetik t`i ketė marrė Shqipėrisė rreth 10 ton ar. Mund tė duket shumė njė sasi e tillė ari, por gjithsesi nė raport me minimumi 320 ton ar tė grabitur nga komunistėt pas lufte, ajo ėshtė vėrtet e vogėl.

    Qysh ditėn kur erdhi Hrushovi nė Aeroportin e Rinasit Enver Hoxha deklaroi:

    "Miqėsinė me Bashkimin Sovjetik populli shqiptar e ēmon si thesarin mė tė shtrenjtė....Miqėsia jonė ėshtė e fortė si graniti dhe e pėrjetshme si malet tona.....". (gazeta "Zėri i Popullit" 26 maj 1959).

    Sikurse shihet pėr Enver Hoxhėn nuk ka mė rėndėsi thesari i vėrtetė sepse thesar pėr tė na qenka "miqėsia e pėrjetshme" me Bashkimin Sovjetik. Dhe kjo pėrjetėsi u pa shpejt.

    Nė atė kohė kur Hrushovi vizitoi Tiranėn pala shqiptare nė bisedime pėrbėhej nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Beqir Balluku, Gogo Nushi, Spiro Koleka, Liri Belishova, Manush Myftiu, Koēo Theodhosi, Abdyl Kėllezi, Adil Ēarēani, Maqo Ēomo, Behar Shtylla dhe nga ambasadori shqiptar nė BS, Nesti Nase.

    Pas bisedimeve dhe viztave tė ndryshme nė mbarė Shqipėrinė, mė 30 maj 1959 Hrushovi u shpall qytetar nderi i Tiranės dhe mė 3 qershor 1959 vuri gurin e parė nė Pallatin e Kulturės nė Tiranė ku u vendos dhe njė pllakatė me fjalėt: "Kėtu mė 3 qershr 1959, udhėheqėsi i madh i popullit sovjetik dhe miku i shtrenjtė i popullit shqiptar, shoku Nikita Sergejeviē Hrushov, vuri gurin e parė nė themelet e Pallatit tė Kulturės, simbol i pėrjetshėm i miqėsisė sė pathyeshme e tė pėrjetshme shqiptaro-sovjetike".



    Marrja e njė sasie tė sipėrpėrmendur tė arit nga ana e Bashkimit Sovjetik ėshtė edhe njė tregues tjetėr qė tregon nga njera anė mungesėn e solidaritetit nė kampin socialist dhe nga ana tjetėr dijeninė qė kanė pasur sovjetikėt pėr arin shqiptar. Gjithashtu ėshtė pėr t'u kujtuar qė fill pas prishjes sė madhe shqiptaro-sovjetike, nuk u pa ndonjė presion i madh pėr tė kėrkuar "borxhet" nga ana e Bashkimit Sovjetik. Ndonėsė publikisht u tha se ato u falėn nė vitin 1959, prap mund tė ishte ndonjė sasi tjetėr e marrė pas kėtij viti duke pasur arin nė mes. Duket qė tė dy palėt nuk kanė dashur tė bėhet publike ēėshtja e arit pasi ishte e dėmshme pėr tė dyja palėt. Pėr palėn shqiptare merrej vesh dėrgimi i arit nė Bashkimin Sovjetik dhe pėr palėn sovjetike dilte nė pah pazari pėr tė marrė arin shqiptar.

    -KU SHKUAN 8 TON AR DHE ARGJEND NE VITIN 1968

    Nė vitin 1968 ka qenė i vetmi moment kur regjimi komunist preu monedhat pėrkujtimore prej ari dhe argjendi nė kuadėr (siē u tha) tė 500 vjetorit tė vdekjes sė Skėnderbeut. Nė lidhje me kėtė Presidiumi i Kuvendit Popullor nxorri njė dekret tė posaēėm mė 16 janar 1968.

    Nė lidhje me kėtė pikė u bė ky diskutim nė Presidiumin e Kuvendit Popullor:

    Haxhi Lleshi:......Mendoj qė si pikė tė parė tė fillojmė me shqyrtimin e projektdekretit pėr prerjen e monedhave pėrkujtimore prej ari dhe argjendi, mbasi kemi edhe Aleks Verlin (nė atė kohė ministėr i Financave - shėnim).

    Tonin Jakova: Ky italiani qė e merrr pėrsipėr kėtė (prerjen - shėnim) sa fiton? A ėshtė nė marrėveshje se sa do tė fitojė? Cili ėshtė ēmimi i arit monedhė nė drejtim me monedhėn e zakonshme? A do tė bėhen edhe medalione tė tjera pėrkujtimore apo vetėm nė kėtė rast? Pastaj kush do t`i shesė, do t`i shesė ai nėn kontrollin tonė?

    Gogo Nushi: Ky propozim pėr shembull qė bėn ai, a janė tė lidhura si numur e si vlerė? A ėshtė sugjerim i yni apo i atij? Ata janė ekspertė, janė specialistė pėr kėto punėra, prandaj njė gjė duhet ta dijmė qė tė jemi tė ndėrgjegjshėm se nuk i hyjnė kėsaj pune pėr tė popullarizuar Skėnderbeun. Pėr shembull ata i lidh interesi i fitimit.

    Aleks Verli: Kėsaj pune i hyjmė pėr herė tė parė. Duke parė qė shpesh herė tė huajt na kanė kėrkuar tė tilla monedha pėrkujtimore, jo vetėm prej ari por edhe prej argjendi e bakri na nxiti qė t`i hyjmė njė pune tė tillė. Nga propozimi i bėrė nga ky pamė mundėsinė qė mund t`i hynim njė pune tė tillė. Nga propozimi i bėrė nga ky pamė mundėsinė qė mund t`i hynim dhe ēdo gjė dhe se kjo mund tė jetė me leverdi pėr ne. Ky i merr tė gjitha pėrsipėr, ndėrsa nga ne kėrkohet autorizim zyrtar. Tani e kujt ėshtė leverdia mė e madhe? - Kuptohet e atij, kėtė e dimė dhe jemi koshientė sepse ai niset nga qėllimi i fitimit, pasi kėto monedha shiten dyfishin e vlerės apo mė shumė. Pėr shembull 10 lekėshi nė qoftėse e ka vlerėn 1 dollar, ai do ta shesė 4 dollarė. Kėta bėjnė katalogon e monedhave tė ndryshme qė i shpallin me vleftėn pėr seicilėn monedhė. E mbajnė vlerėn e monedhės sipas kursit zyrtar. Leku jonė ėshtė 0.177 tė mijtat e gramit ar, dmth me kursin ligjor kėshtu llogaritet, por qė kėtu nuk e kemi shpallur se pse monedha ari nė para nuk kemi. Po kėshu edhe vendet socialiste nuk e kanė.....

    Haxhi Lleshi: Po vendet e tjera socialiste kanė nxjerrė tė tilla?

    Aleks Verli: Nuk na del qė tė kenė nxjerrė. Na del qė tė ketė nxjerrė Mao Ce Dunin, por nė medalion ėshtė ndryshe, nuk i japin llogari askujt. Ndėrsa pėr tė nxjerrė para nuk mund tė bėjnė shtypjen nė qoftėse nuk marrin autorizimin nga vendi pėrkatės. Sipas llogaritjeve del qė 30% tė fitimeve ai na i jep neve, 20% i ka shpenzime, pastaj bankat, rushfetet qė kanė etj.

    A mund tė bėjmė monedha tė tjera pėrveē kėtyre? Mund tė bėjmė. Tani pėr tani kėto menduam. Nė lidhje me afatin e shitjes ai na kėrkon afat 4 - 5 vjet, ndėrsa ne i thamė deri nė 3 vjet. Mendojmė se brenda 3 vjetėve mund tė shiten.

    Tonin Jakova: Sa ėshtė gjithsej sasia e arit?

    Aleks Verli: Ėshtė rreth 80 - 82 kv ar. Tani nga ana teknike a i kemi mundėsitė qė tė mos abuzojmė? Nė nė marrėveshje kemi arritur qė kėto monedha tė dalin nga 5 shtėpi tė njohura, dy nė Itali, njė nė Francė, njė nė Zvicėr dhe njė nė Gjermaninė Perėndimore. Tė drejtėn e kontrollit e kemi, por ka njė gjė tjetėr se kėto ruhen shumė nga komprementimi.

    Tonin Jakova: Nė qoftė se i kemi mundėsitė, a nuk mund t`i bėjmė vetė kėto monedha?

    Aleks Verli: Vetė nuk i kemi mundėsitė. E kemi tė zorshmė se ėshtė hera e parė qė bėhet, pastaj kėto janė shoqėri qė njihen, kanė degėt e tyre, kanė agjentėt e tyre, njihen me gjithė bankat e botės.

    Haxhi Lleshi: Shpjegimet mė duket janė tė qarta. Kėta tė financės e kanė parė, qeveria e ka parė, interes siē paraqitet kemi. Prandaj mendoj qė duhet ta aprovojmė dekretin...".

    Nė lidhje me kėtė kemi shfletuar edhe "Gazetėn Zyrtare" tė vitin 1968, e cila qysh nė numrin 1 tė saj nė faqet 2 dhe 3 tė saj pėrmban dekretin nr 4358 "Mbi prerjen e monedhave pėrkujtimore prej ari dhe argjendi". Sipa neni 1 tė kėtij dekreti autorizohej Banka e Shtetit Shqiptar tė priste njė seri tė jashtėzakonshme monedhat pėrkujtimore prej ari dhe argjendi. Sipas nenin 2 kėto monedha kishin "kurs ligjor dhe fuqi ēliruese pėr rregullimin e tė gjitha detyrimeve, obligacioneve dhe transaksioneve publike e private. Nė nenin 3 tė dekretit, monedhat prej ari do tė priteshin me pėrmbajtje ari tė thjeshtė 900/1000 dhe lidhje argjendi e bakri 100/1000. Kėto prerje do tė ishin 20, 50, 100, 200 dhe 500 lekė. Nga ana tjetėr monedhat prej argjendi me pėrmbajtje argjendi tė thjeshtė 1000/1000 ishin tė prerjeve 5, 10 dhe 25 lekė.

    Nga pesha bruto nė gram e monedhave vihet re se mė tepėr peshon monedha 500 lekėshe me 98.74 gram dhe me diametėr 55 milimetra. Pėr kėto monedha neni nr 5 i dekretit nė fjalė parashikonte numrin progresiv nga 1 - 12.000.

    I gjithė procesi i prerjes sė monedhave dhe mė pas i shitjes sė tyre ka kaluar nėpėrmjet njė labirinthi aspak tranparent. Tė bėn pėrshtypje fakti qė pėr njė ngjarje tė tillė simbolike nuk shpenzohet njė sasi simbolike ari por njė sasi e tillė qė afėrsisht ėshtė sa e gjithė sasia e arit qė ka hyrė nė thesar nga viti 1944 e deri nė fund tė viti 1990. Kėshtu duhet tė pohojmė qė shuma totale e arit tė futur (zyrtarisht) nė thesar ėshtė 8.839 kg, nga e cila mė 31 dhjetor 1990 kishin ngelur 1.239 kg.

    Nė asnjė vend tė botės nuk ėshtė parė shpenzimi total i thesarit pėr tė prerė monedha nė njė rast tė caktuar festiv. Aq mė tepėr qė monedha nė fjalė i ėshtė shmangur tėrėsisht qarkullimit tė brendshėm.

    -KUSH E KA DEPOZITUAR ARIN NE PERENDIM

    Vlerat monetare tė familjes Hoxha i ka qarkulluar nė perėndim dhe mė tutje njė njeri i afėrt i djalit tė Enver Hoxhės, Sokolit. Ky njeri quhej Shkėlzen Doēi. Ai brodhi pėr shumė vjet nė Francė, Kanada dhe Amerikėn e Jugut pėr tė qarkulluar dhe depozituar vlerate thesarit shqiptar nė emėr tė famijles Hoxha. Nė vitin 1983, Shkėlzen Doēi arrestohet sė bashku me dirigjentin Gaspėr Ēurēia si "falsifikator i biletave tė trenit". Shkėlzen Doēi nė gjyq nuk foli thuajse fare. Nė pėrfundim ai dhe Gaspėr Ēurēia u dėnuan me vdekje. Pikėrisht zbulimi mė i madh rreth personit tė Shkėlzen Doēit do tė hedhė mė tepėr informacion rreth vendit se ku ndodhet njė pjesė jo e vogėl e floririt tė grabirur tė shqiptar. Po ashtu nuk janė tė pakta informacionet qė qarkullojnė se pėr Amerikėn e Jugut njė rol jo pa rėndėsi ka edhe komunisti veteran Zhoao Amazonas, njeriu qė ishte i pranishėm mė shumė se kushdo nė kongreset e Partisė sė Punės.

    Nė Zvicėr ndodhet vetėm njė sasi e caktuar e arit shqiptar. Ajo me e madhja ka kapėrcyer oqeanin.

    -KUSH E KA KONTROLLUAR KAMBIZMIN? A MUND TE ISHTE KJO FORMA PER TE SIGURUAR LLOGARI TE TJERA BANKARE NE PRAG TE FALIMENTIMIT TE REGJIMIT KOMUNIST

    Me anė tė vendimeve nr 5, 430 dhe 84 tė datave 7 janar 1988, 7 dhjetor 1988, dhe 8 mars 1989, janė transferuar jashtė shteti pėr qėllime kambizmi 4.072 dhe 13.193 kg argjend. Njė shumė e tillė e justifikuar pėr kambizėm ėshtė pamundur tė ketė shkuar e gjitha nė destinacionin qė thuhet. Pėr skandalin nė fjalė ka shkruar mė 26 qershor 1991 edhe gazeta "RD". Sipas gazetės, specialistėt e Fondit Monetar Ndėrkombėtar kishin zbuluar se llogaritė e bilancit valutor nuk rakordonin. Gazeta kritikon gjithashtu heshtjen e drejtorit tė Bankės sė Shtetit Niko Gjyzari dhe tė drejtorit pėr marrėdhėnie me jashtė Kamber Myftari. Po nė kėtė artikull bėhet fjalė se njeriu qė ėshtė marrė me "kambizmin" ėshtė Dhimitėr Gazhda, i cili sipas gazetės kishte dy muaj qė jetonte nė Greqi. Humbjet qė kishte pasur shteti shqiptar nė njė rast tė tillė sipa gazetės ishin rreth 200 milion dollarė.

    Padyshim qė i ashtuquajturi "kambizėm" nė prag tė kapitullimit tė regjimit komunist nuk ka qenė gjė tjetėr veēse maskim i kalimit tė llogarive nė favor tė udhėheqėsve tė lartė komunistė.

    Me anė tė njė shkrese sekret tė datės 6 tetor 1987, ministri i Financave Andra Nako, njofton Ramiz Alinė dhe Adil Ēarēanin sa mė poshtė:

    "Njoftimi mbi llogarinė bankare 01 mė 30 shtator 1987, arriti rreth 17 milionė dollarė. Gjatė tremujorit tė 4-t tė vitit 1987, para shikohen nė kėtė llogari edhe shumat qė vijojnė:

    -Nga interesat bankare pėr llogaritė nė valutė qė mbahen pranė bankave tė huaja - 200 mijė dollarė.

    -Nga shkėmbimet valutore duke shfrytėzuar konjukturat, parashikimi ėshtė pėr 5 milionė dollarė, por do tė pėrdoren rreth 1.4 milion dollarė pėr blerje tė ndryshme sipas vendimit tė Kėshillit tė Ministrave .... 3.6 milion dollarė.

    -Nga shoqėritė komisionere 400 mijė dollarė".

    Nga shikimi i gjithė procesit tė "kambizmit"vėrehet se autoritetet komuniste kanė dashur tė humbin me dėshirė. Edhe ashtuquajtura "humbje" nuk ėshtė gjė tjetėr veēse forma mė ideale pėr tė justifikuar depozitimin e njė sasie tė caktuar ari.

    Nga ana tjetėr sipas njė dėshmie qė ka dalė edhe nė shtyp 11 vjet mė parė, Banka e Shtetit Shqiptar pėr periudhėn 1983 - 1987 ka porositur 396 copė arka qė shėrbejnė pėr transportimin e arit. Nga kėto vetėm nė vitin 1983 janė porositur 196 copė, ndėrsa pjesa tjetėr nė vitin 1987. Kjo sasi arkash sipas specialistėve mund tė shėrbente vetėm pėr njė sasi prej 180 ton ar.

    -TE HETOHEN EDHE INVESTIMET NE NDERMARRJET ME HUMBJE NE FUND TE VITEVE 80-TE

    Njė tjetėr formė e pėrdorur pėr kalimin e sasive tė arit ose e tė ardhurave valutore nė perėndim, ėshtė ajo e pėrdorur nė fund tė viteve 80-tė nėpėrmjet firmave tė ashtuquajtuara "perėndimore", nė uzina apo kombinate qė tradicionalisht kishin dalė me humbje. Njė investimi tillė ėshtė vėnė re edhe Kombinatin Metalurgjik "Ēeliku i Partisė" nė Elbasan, nė vitin 1990 ku nė Uzinėn 12 dhe atė tė Nikel - Kobaltit janė "investuar" 40 milionė dollarė nė bashkėpunim me njė firmė gjermane krejtėsisht tė panjohur si ajo "Salsiger". Ky skandal ėshtė denoncuar qysh mė 11 maj 1991 nė sallėn e Kuvendit tė Shqipėrisė nga deputeti i Elbasanit Argjir Panariti (shih pėr kėtė "Punime tė Kuvendit, viti 1991", nr 1, faqe 529). Njė shumė e tillė maramendėse nuk mund tė jetė kurrsesi e investuar nė njė shifėr tė tillė. Firma nė fjalė duke qenė anonime nė kėtė fushė, si duket ka luajtuar rolin e pastruesit tė parasė. Kėtu ia vlen tė thuhet se dhe njė firmė tjetėr anonime si ajo "Rukert" nė periudhėn nė fjalė ėshtė marrė me kambizėm dhe ka konvertuar njė shumė prej 45 dollarėsh nė dojēmarka. Nuk dihet a mund tė ketė apo jo njė lidhje midis shumės sė "investuar" nė metalurgjik me shumėn e pėrdorur nga firma "Rukert" pėr llogari tė udhėheqjes komuniste.

    Po ashtu mundt tė kujtojmė se njė firmė e njohur pėr lidhjet e saj tė ngushta me klanin Hoxha ishte edhe ajo qė drejtohej nga Hajdin Sejdia me emrin "Iliria Holding".

    Sigurisht jashtė vėmėndjes nuk duhet lėnė as borxhi i jashtėm qė krijuan komunistėt (nė kundėrshtim me kushtetutėn e tyre) nė fund tė viteve 80-tė dhe qė arriti nė rreth 500 milion dollarė.

    -KU KA SHKUAR ARI I RUBIKUT

    Pėrveē grabitjes masive sė arit tek qytetarėt shqiptarė njė grabitje e pėrmasave tė padukshme ėshė edhe ajo e ndodhur nė uzinėn e Rubikut ku prodhohej njė sasi jo e vogėl ari. Ndėrsa nė Tiranė funksiononte njė sektor i posaēėm i pranimit tė arit tė Rubikut qė nė njė kohė tė konsiderueshme dhe delikate drejtohej nga Reshat Alia, qė ishte xhaxhai i Ramiz Alisė dhe babai i Teuta Hoxhės, qė ishte gruaja e djalit tė madh tė Enver Hoxhės, Ilirit.

    Nė mungesėn e plotė tė ēdo lloj tranparence, vit pas vit ėshtė arritur tė pėrfitohet njė sasi e madhe ari nė Rubik, nė njė kohė qė Thesari i Shtetit ka pėrfituar njė sasi krejt tė papėrfillshme tė tij. Ish ministri i Financave Andrea Nako, me anė tė njė njoftimi sekret tė datės 9 tetor 1987, njoftonte kryeministrin se nga prodhimi i Rubikut sigurohen rreth 120 - 130 kg ar nė vit. Pėr vitet 1968 - 1990 duke marrė si prodhim minimal shifrėn e 120 kilogramėve nė vit, janė siguruar rreth 2.640 kg ar. Ndėrsa sipas dokumentave shtetėrore figuron qė tė jenė dorėzuar nė thesar vetėm 1.777 kg ar. Largėsia midis dy sasise ėshtė 873 kg ar. Mirėpo kėto duhet tė kemi parasysh se pėr tė tillė sektorė komunistėt kishin njė mobilizim tė paparė qė nuk njihte as turne, e as ēdo gjė. Kjo tė ēon nė pėrfundimin qė sasia e arit tė Rubikut mund tė jetė edhe mė e madhe.

    -HAPIN E PARE E HODHI KOMISIONI I PERKOHSHEM PARLAMENTAR I VITIT 1992

    Pas shumė shkrimeve nė shtypin e opozitės, nė vitin 1991 u pa e rėndėsishme qė ky proces tė shkonte mė tej.

    Pėr tė verifikuar Thesarit e Shtetit nga vitit 1938 - 1990 si dhe procesin e sekuestrimeve nė vitet e para tė regjimit komunist, nė fund tė vitit 1991, me nismėn e Partisė Demokratike u ngrit njė komision i pėrkohshėm parlamentar i cili kishte kėtė pėrmbėrje:

    1-Blerim Ēela PD - deputet i Shkodrės (kryetar i komisionit)

    2-Gėzim Luli PD - deputet i Shkodrės

    3-Behadin Bakalli PD - deputet i Shkodrės

    4-Vehbi Gruda PD - deputet i Shkodrės

    5-Teodor Keko PD - deputet i Tiranės

    6-Qemal Disha PS - deputet i Matit

    7-Sami Kushta PS - deputet i Librazhdit

    8-Shkėlqim Cani PS - deputet i Ersekės

    9-Thoma Miēo "Omonia" - deputet i Sarandės

    Pas njė pune jo tė vogėl, deputeti Blerim Ēela lexoi mė 22 janar raportin nė emėr tė komisionit. Pas njė argumentimi tė hollėsishėm, deputeti Ēela nė emėr tė komisonit parashtroi kėto pėrfundime:

    "1-Nė Shqipėri ka pasur disa dhjetėra tonelata ar nė qarkullim dhe tė thesarizuara nga popullata para datės 28 nėntor 1944.

    2-Ish Mbreti Zog ka marrė me firmė 183 kg ar si tė ardhura personale tė oborrit nga diferencat e kėmbimeve valutore me doganat.

    3-Ministria e Punėve tė Brendshme ka sekuestruar forcėrisht sipas ligjeve tė luftės, arin e popullit, por pa mbajtur dokumentacion tė dyanshėm nė momentin e sekuestrimit. Kėto sasira janė mbajtur njė herė nė degėt e Punėve tė Brendshme, pastaj nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme e mė pas janė dorėzuar nė thesar siē argumentuam mė lart dhe shtojmė se kėto diferenca tregojnė vetėm majėn e ajsbergut sepse ngelen mbi 650 persona tė paidentifikuar qė kanė dorėzuar ar, tė cilit nuk i ėshtė bėrė hyrje nė thesar.

    4-Nė dokumentat e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme ("Historiku i Armės sė Policisė"), pohohet me shkrim se janė sekuestruar 43.816.682 monedha tė arta pa futur shufrat dhe bizhutė e arta. Vetėm ato bėjnė 283 ton flori. Nė fakt nė thesar janė futur nga sekuestrimet vetėm 3.029 kg ar....Mungojnė 280 ton ar.

    5-Gjatė kohės sė diktaturės komuniste janė bėrė dalje 7.600 kg ar.. Kjo sipas tė dhėnave tė mara nga drejtori i thesarit tė shtetit...dhe janė pėrdorur pėr tė blerė grurė 224 kg; janė pėrdorur pėr dikasteret e ndryshme 37 kg; janė humbur nė kambizėm 4.072 kg; janė dhėnė pėr tregėtinė e jashtme 3.200 kg pėr blerje mallrash. Asnjė pėrgjegjėsi nuk ėshtė mbajtur pėr humbjet nė kambizėm pėr 4 ton ar me vlerė 60 milion dollarė. Thesari i Shtetit ėshtė i shenjtė, me tė nuk mund tė luhet, ndryshe kushdo qė e prek duhet tė pėrgjigjet me kokė. Se si ėshtė pėrdorur 3.200 kg pėr blerje mallrash, kjo kėrkon njė kontroll tė dytė nga organe tė specializuara me autorizim tė paramentit.

    6-Duhet tė ngrihen grupe hetuesish me specialistė tė aftė pėr tė nxjerrė se ku shkon ari nė sasi prej 280 ton duke ballafaquar fatkeqėt e grabitur me grabitėsit e veshur me rrobėn e shtetit......

    7-Duhet bėrė kontroll nė uzinėn e Rubikut me mandat parlamentar e tė qeverisė pėr tė kontrolluar sasinė e arit tė prodhuar nė se pėrputhet me atė tė futur nė thesar.

    8-Tė kontrollohet i gjithė dokumentacioni dhe thesari nė ruajtje kudo qoftė nga specialistė tė Bankės sė Shtetit duke nxjerrė gjendjet e lėvizjet e arit nė thesar, nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme si dhe atė tė dėrguar jashtė shtetit".

    -PSE U PA ME FRIKE XHON MEKGOU

    Mė 24 shkurt 1992, TVSH nė emisionin e lajmeve trensmetoi njė intervistė tė njė qytetari tė huaj qė quhej Xhon Mekgoi, intervistė qė ishte marrė 4 ditė mė parė. Mekgoi nė kėtė intervistė deklaroi se nė fund tė vitit 1990 e nė fillim tė vitit 1991 kishte qenė dėshmitar i transferimit nga Shqipėria nė Zvicėr i 10 tonėve ar. Ai theksonte se vetėm nė nėntor - dhjetor 1990 janė dėrguar nė Zvicėr nga Tirana dy avionė tė posaēėm dėrgesa e tė cilėve, ari, ka pėrfunduar nė bankėn "Strase". Sipas tij njė pjesė e kėtij ari pėrbėnte edhe kapitalin bazė tė njė banke shqiptaro-zvicerane qė ekzistonte nė Tiranė. Banka nė fjalė ishte "Iliria Suisse Bank". Perveē kėsaj Mekgoi shfaqi dyshimet e tij pėr firmėn "Iliria Holding" e cila edhe nė mjedise politike tė kohės pėrflitej si e lidhur me familjen Hoxha, pėr tė mos thėnė qė menaxhonte tė ardhurat e kėsaj familje.

    Kėto deklarime tė Mekgoit shkaktuan njė pėrshtjellim tė madh tek politika e majtė nė Tiranė. I pari reagoi presidenti komunist Ramiz Alia, i cili siē dihet ka qenė njė ndėr njerėzit mė tė afėrt tė klanit Hoxha. Vetėm njė ditė mė pas, Ramiz Alia i kėrkoi kryeprokurorit tė pėrgjithshėm Petrit Serjani "verifikimin e fakteve tė mėsipėrme" dhe procedimin penal tė Mekgoit "nėse lajmi ėshtė i rremė". Si kuptohet nga deklaratat e rastit, Xhon Mekgoi kishte vizituar edhe me personalitete tė tjera tė shtetit duke pėrfshirė kėtu edhe kryeministrin Vilson Ahmeti. Ky i fundit sipas "ZP"-sė i ėshtė drejtuar Mekgoit me kėto fjalė: "Mos lėshoni tullumbace tė tilla". Nga ana e tij drejtori i Thesarit tė Shtetit, Fahri Hoxha, i pyetur pėr kėtė problem nga "ZP" mė 26 shkurt 1992 ndėr tė tjera deklaron:

    "Ne nuk dimė asgjė pėr sasinė e arit tė pėrmendur nė intervistėn e transmetuar nė televizion. Nga Thesari i Shtetit ka dalė ar nė bazė tė vendimeve tė Kėshillit tė Ministrave. Pa kėto vendime nuk del asnjė gram ar nga Thesari. Ari ka filluar tė dalė nga Thesari duke filluar nga viti 1988. Mė parė nuk ishte e nevojshme me ndonjė pėrjashtim tė rrallė, sepse nevojat tona mbuloheshin nga eksportet. Qė nga viti 1988 ka dalė gjithsej 7.2 ton ar. Nga kėto 4.07 ton ka qenė pėr kambizėm, 1.8 ton pėr tregėtinė e jashtme dhe 1.3 ton pėr nevojat e shtetit. Nė vitin 1988 kemi marrė njė avion tė posaēėm jashtė linje me tė cilin kemi nxjerrė jashtė shtetit 2 ton ar. Sasira tė tjera mė tė vogla janė dėrguar me avionėt e linjės..... Ne nė Thesar nuk kemi pasur kurrė 10 ton ar".

    Askush nuk donte nė atė kohė tė merrej me thelbin e problemit por vetėm me mbulimin e tij. Kėshtu shtypi socialist filloi hapur fushatėn antiamerikane tė tij. Gazeta socialiste "24 orė", nė vazhdė tė solidaritetit komunist dhe duke u mbėshtetut mbi parrullėn "Vjetnami do fitojė", botoi njė foto tė Xhon Megkoit nė kohėn kur ky luftonte kundėr komunistėve nė Vjetnam. Mė larg akoma shkoi gazetari i "ZP"sė L.R. (sot ministėr), i cili e konsideroi Mekgoin "mercenar amerikan" (shih "ZP" 26 shkurt 1992). Askush nga kėta nuk pa tek Mekgoi njė dėshmitar tė vlefshėm pėr zbardhjen e enigmave tė arit, por pa vetėm njė kundėrshtar politik, apo mė keq akoma njė armik tė Vjetnamit. Askush nga kėta nuk donte zbardhjen e tė vėrtetės.

    Ditė mė vonė mė 19 mars 1992, gjatė njė interviste nė TVSH, presidenti Ramiz Alia hodhi dyshime mbi qytetarin zviceran Xhon Mekgoi. Ndėrsa pranoi daljen e 3.2 tonėve ar "pėr qėllime shtetėrore", Alia u tall me humbjen e 270 tonėve ar. Si edhe herė tė tjera ai mbrojti "pikpamjen" se nuk ka ekzistuar kurrė njė shifėr e tillė.

    Sikurse dihet Ramiz Alia ėshtė person kuē nė tė gjitha zhvillimet polike tė Partisė sė Punės. Aktualisht ai ėshtė personi qė ka mė tepėr dijeni se kushdo pėr arin e grabitur shqiptar. Pėrgjigjet e tij nė rastin konkret tė bindin akoma mė tepėr pėr pėrzierjen e tij nė ēėshtjen e floririt.

    -CILAT KANE QENE LEVIZJET E HAKI TOSKES, ĒELESIT TE DEPOZITAVE TE ENVER HOXHES NE PERENDIM

    Siē kemi shkruar edhe mė parė, depoziatat mė tė rėndėsishme tė udhėheqjes komuniste nė perėndim i kishin tre persona. Ata ishin:

    -Enver Hoxha

    -Hysni Kapo

    -Mehmet Shehu

    Pas goditjes sė Mehmet Shehut dhe marrjes sė depozitave tė tij, vendin e tij e zuri pasardhėsi i Enver Hoxhės, Ramiz Alia. Ky i fundit ėshtė edhe njeriu qė drejtoi lėvizjet e arit nė vitet e fundit tė regjimit komunist.

    Depozitat e udhėheqjes sė lartė komuniste ishin justifikuar nė rangjet sekrete si depozita tė partisė pėr nevojat e shėrbimit sekret, pėr nevoja tė financimit tė lėvizjes marksiste - leniniste nė botė dhe pėr nevojat e partisė nė rast luftė nė Shqipėri.

    Ēelėsi i depozitave tė Enver Hoxhės nė perėndim ishte Haki Toska. Ndėr detyrat ekzekutive mė tė rėndėsishme tė Toskės ka qenė ajo e zv/kryeministrit nė periudhėn 16 shtator 1966 - 18 nėntor 1970 dhe ajo e ministrit tė Financave nė qeverinė e fundit tė Mehmet Shehut.

    Ministra tė tjerė tė Financave qė kanė pasur informacion pėr arin kanė qenė:

    -Ramadan Ēitaku (ministėr nga viti 1944 e deri mė 5 shkurt 1948).

    -Abdyl Kėllezi (23 korrik 1948 - 16 korrik 1962).

    -Aleks Verli (17 korrik 1962 - 27 tetor 1974).

    -Lefter Goga (28 tetor 1974 - 26 dhjetor 1978).

    -Haki Toska (27 dhjetor 1978 - 14 janar 1982).

    -Qirjako Mihali (15 janar 1982 - 19 shkurt 1987).

    -Andrea Nako (20 shkut 1987 - 22 shkurt 1991).

    Sot me pėrjashtim tė Qirjako Mihalit tė tjerėt kanė vdekur tė gjithė. Sidomos dėshmitarė tė rėndėsishėm pėr arin kanė qenė Ramadan Ēitaku qė vdiq i denigruar nga Enver Hoxha dhe Abdyl Kėllezi qė u pushkatua nga ai si "tradhėtar" dhe "sabotator" nė vitin 1976. Sipas tė gjitha mundėsive Kėllezi u zhduk mė tepėr si njė njeri i rrezikshėm qė kishte dijeni pėr floririn e fshehur.

    Por mendohet gjithashtu se mandat ministerial jo pak i rėndėsishėm ka qenė ai i Haki Toskės nė kohėn e ngjarjeve qė pėrfunduan me vrasjen e Mehmet Shehut dhe "konfiskimin" e llogarisė sė tij bankare nė perėndim.

    Sipas dėshmitarėve, edhe nė vitet 60-tė, 70-tė apo 80-tė tė shekullit tė kaluar, ka pasur kalim tė sasive tė arit nga porti i Durrėsit. Kjo ka ndodhur nė kohėn kur kryetarė tė degėve tė Punėve tė Brendshme nė kėtė rreth kanė qenė Lilo Zeneli, Kopi Niko (burri i tezes sė Fatos Nanos, i njohur si persekutor profesionist) dhe Kapllan Shehu.
    -SASITE E FUNDIT TE ARIT QE KA IKUR NGA SHQIPERIA

    Nė prag tė kapitullimit tė regjimit komunist, Ramiz Alia ndoqi edhe njė taktikė qė kishte tė bėnte me sigurimin e dytė financiar tė klasės sė tij politike. Nė periudhėn 1988 - 1990 kanė lėnė Shqipėrinė sasi tė tjera ari qė kanė ikur kryesisht nga aeroporti i Rinasit. Mė 7 qershor 1992, presidenti Berisha me anė tė njė letre i kėrkoi autoriteteve zvicerane ndihmesėn e tyre nė lidhje me arin shqiptar qė ndodhej nė Zvicėr. Pėr kėtė qėllim guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, Ilir Hoti, autorizoi mė 1 mars 1993, firmėn ligjore "Poncet Varluzer" dhe partnerėt anėtarė tė Avokaturės sė Gjenevės, qė tė vepronin nė emėr tė autorizuesit pėr tė zbardhur llogaritė e hapura nga Banka e Shqipėrisė nė Zvicėr.

    Avokatėt e marrė me kėtė ēėshtje ishin Charles Poncet, Dominique Varluzel, Ereic Alves De Souza, oliver Peclard, Didier Bottge, Alan Levy, Izabel Hagman dhe Gisele Stanislas.

    -RAPORTI I POLICISE SE SHTETIT TE ZYRIHUT NE LIDHJE ME ARIN E TRANSFERUAR NGA SHQIPERIA NE VITIN 1989

    Policia e aeroportit tė Zyrihut, divizioni kriminal, mė 11 mars 1993 kanė hartuar raportin pėr Jann Corrodi-n me lėndė "Ndriēime nė lidhje me dhėniet e arit me prejardhje nga Shqipėria me fluturimet e Svissair SR 459 tė 3 korrikut 1989 dhe 19 shkurtit 1991". Ky raport ndėr tė tjera ka kėtė pėrmbajtje:

    "Hetimet nė lidhje me ēėshtjen e pėrmendur mė sipėr pranė Shėrbimit tė Sigurimit tė Aeroporit kanė dhėnė rezultatet e mėposhtme:

    -Mė 3 korrik 1989 me fluturimin SR 459 nga Tirana kanė mbėrritur 3.100 kg ar. Kjo dėrgesė ishte pritur dhe depozituar nga Shėrbimi i Sigurimit.

    -Mė 5 korrik 1989, kjo dėrgesė u transportua nė MAT SE CURITAS dhe u zhdoganua nga kjo e fundit. Hetimet pranė MAT kanė treguar se dėrgesa ishte zhdoganuar duke pėrmbajtur lingotat e arit dhe tė argjendit si monedhat me njė vlerė prej 19,7 milion frangash. Gjithė dėrgesa u ēua me urdhėr tė "Union De Banque" Zvicėr nė Edelmetallschmelzerei nė Mendrision/TI.

    Dispozita finale: e 11 marsit 1993......".

    Nė lidhje me datėn 19 mars 1991, Policia e Shtetit tė Zyrihut deklaroi se nuk pasur fluturime nga Tirana nė Zyrih. Nė dy data e tjera tė fluturimeve, 18 dhe 21 shkurt 1991, nuk kishte tė dhėna pėr depozitim ari.

    Mė 23 mars 1993, me anė tė njė letre dėrguar nė Tiranė, Charles Poncet (doktor nė drejtėsi nė Avokaturėn e Gjenevės), njoftoi autoritetin mė tė lartė tė shtetit shqiptar se pas njė korrespondence me gjyqtarin Dieter Jann Corradi, disa sasi ari kanė kaluar tranzit nga Zvicra.

    Anėtari tjetėr i firmės ligjore "Poncet Varluzer" Oliver Peclard (avokat i Kolegjit tė Gjenevės) me anė tė njė korrespondencė tė njejtės datė (23 shkurt 1993), pasi ka grumbulluar tė dhėnat nga Policia e Shtetit tė Zyrihut, i drejtohet kėshtu gjyqtarit tė sipėrpėrmendur:

    "Rezultati i hetimeve paraprake tė Policisė sė Shtetit tė Zyrihut nė lidhje me dhėnien e arit me prejardhje nga Shqipėria mbi fluturimet e Svissair RS 459 tė 3 korrikut 1989 dhe tė 19 shkurtit ėshtė tepėr intereant. Tė dhėnat dhe dokumentat qė kanė qenė tė mundur tė mblidhen nga Shqipėria dhe pėr tė cilat bėhej fjalė nė kuadrin e hetimit, nė fakt nxjerrin nė pah trasferime tė shumta ari nga Tirana nė Zyrih ndėrmjet viteve 1988 - 1991. Pra duket se del qartė nga hetimi zviceran se sasi tė konsiderushme ari tė cilat dukej se kishin lėnė Tiranėn, nė fakt asnjėherė nuk kishin arritur nė Zyrih.....".
    -ĒFARE TREGUAN KETO HETIME

    Ndonėse hetimet nuk u ēuan si duhet deri nė fund pėr shkak tė kohės sė gjatė qė kėrkohet nė raste tė tilla dhe pėr shkak tė ndryshimit tė pushtetit nė Shqipėri, ato provuan se nga Shqipėria kanė lėvizuar sasi jo tė pakta ari nė fund tė viteve 80-tė, kur po dukej akoma mė qartė falimentimi i regjimin komunist nė mbarė lindjen dhe veēmas nė Shqipėri. Ajo qė ia vlen tė theksohet ėshtė fakti se nuk ėshtė vetėm Zvicra foleja e fundit e njė pjese tė arit shqiptar. Ajo ka qenė edhe vend tranzit i kėtij ari. Nė vendet e Amerikės latine apo nė Kanada ndodhet njė sasi jo e vogėl ari, e cila ka bėrė "borgjezė" pinjollėt e grabitqarėve tė dikurshėm, pinjollėt e shtresės mė ordinere qė ka pasur ndonjėherė Shqipėria.
    Ē'NXJERRIM SI PERFUNDIM

    Nė fund tė kėtij cikli arrijmė nė pėrfundime pėrfundimet e mėposhtme:

    1-Ari i shqiptarėve i grabitur nga komunistė pėrgjithėsisht nuk ėshtė pėrdorur pėr qėllime shtetėrore, por:

    a-Ėshtė vjedhur nga ata qė kanė marrė drejtpėrdrejt nė grabitje.

    b-Ka shkuar pėr llogari tė udhėheqjes sė lartė komuniste si nė Zvicėr apo Amerikėn e Jugut apo tė Veriut. Ndėr njerėzit mė tė pasuruar me arin shqiptar janė klani Hoxha, klani Kapo dhe klani Alia (si degė autonome e klanit Hoxha).

    c-Ėshtė transportuar nė vende tė tjera si nė BS dhe gjetkė.

    2-Pėr arin qė ėshtė prodhuar nė Rubik rezulton tė mos ketė hyrė nė thesar njė pjesė e mirė e tij.

    3-Nė vitet e fundit tė regjimit komunist ka kaluar kufirin njė pjesė jo e vogėl ari e cila ėshtė depozituar nė perėndim si pjesa tjetėr

    4-Njė pjesė e parave tė ardhura nga ari shqiptar kanė ardhur nė Shqipėri nė formėn e OJQ-ve apo atė tė investimeve qė duket se nuk janė fitimprurėse.


    Nga Kastriot Dervishi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 29-09-2006 mė 14:15

  2. #2
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,900
    Faleminderit
    122
    65 falenderime nė 61 postime
    Ku shkoi floriri?Floriri u perdor fillimisht per te kenaqur pushtetaret e rinj me vila,makina,mobilje te shtrenja etj.. Nje pjese u perdor per te kenaqur ata qe i sollen ne pushtet,pra miqte e tyre serbo-jugosllave.Nje pjese u perdor per te blere armatim,nje pjese u perdor per ndertimin e bunkereve ku nje nder ideatoret e tyre eshte sot presidenti yne "moderator",nje pjese tjeter u perdor per te paguar grupet marksiste-leniniste qe mbanin gjalle propaganden e ketij shteti qesharak neper bote,nje pjese tjeter e ruajten per nje dite te keqe,dhe kjo dite e keqe ishte kur president ishte Rexhep Mejdani.Nuk besoj se e paskeni harruar kaq shpejt vjedhjen me te madhe qe ju be thesarit ne Krrabe ne mes dites me diell.Keto jane gjera qe dihen,por pyetja eshte se ku shkuan miliona dollare te firmave piramidale qe qeveria socialiste premtoi se do ti kthente me transparence te plote.Ku jane paret e rruges Durres-Morine qe qeveria Majko filloi ti mblidhte nga populli.Per gjashte vjet nuk u ndertu as nje kilometer rruge.Ku jane lulishtet qe Edi do tja kthente qytetareve?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,892
    Faleminderit
    59
    119 falenderime nė 109 postime
    murik..

    te jemi te drejte.. mos ti shtojme kusure njerzve per ato gjera qe sjan pergjegjes..
    kjo ka rendesi..
    nuk eshte moisiu ideatori bunkereve..
    ai eshte nje oficer i ushtrise se athershme qe zbatonte urdherat..
    dhe urdherat per bunkera i dha enveri me ate byron e tij te ngushte..

    moisiu duhet gjykuar per taraflleqet qe ben sot ne mbrojtje te mafies..
    psh

    i kish dal nami nje gjinekologu ne tirane.. si i zoti dhe e kishin ber drejtor materniteti....nje far me mbiemer kosova..
    dhe cefesht soliset me urdher te nanos a meto pandushave.. e heqin dhe ven drejtor-eshe.. te bijen e moisiut.. te sapo bere president..
    dhe ajo paftyresisht e pranoj kte legenllek..
    ktu ne forum un shkruajta athere per faqezezllekun e ksaj rubenes..

    dhe sot kur dalin albatroset kuptojme se qenkan mafio-zuar me kohe familja e moisit me rreth te vet..

    ne teme tani...

    shpesh kadareja e permend punen e floririt..

    rubiku ka prodhuar shum flori..
    ku ka vajtur..

    ??

    po kerkonte ramizi.. aeroplan special te vente ne helsinki.. thosh nje dizaj nje far ish prokurori qe sot eshte ne amerik.. por qe ka punuar ne ceshtjen e bllokmeneve dhe kafeve te nexho ramizave..
    un thoshte ki teodori.. punoja ne qeverri athere dhe me erdhi porosi ti paguaja ramizit nje shum euro dallaresh.. per udhetimin..
    nuk ja dhash thot ki..sepse shteti ishte aq keq sa smund te behej nje luks i tille per ramizin e sapo bere president nga votimet e para pluralo m.utoiste..
    mirpo edhe se un sja dhashe.. ramizi ushetoj me nje aroplan special per helsinki..
    un si i qeverise thot ki.. u habiti se ku i muarr parate ram -o -izi..
    pra kan thas tjera me para klika enveroiste..

    po ne shqiperi..thone disa se eshte derdhur flori i madh neper kallupa apo skulptura dhe eshte nisur jashte..prej sherbimeve sekrete te ramizave..

    nuk mbrohet kot egersisht sallaku..

    nuk eshte pare kot sallaku me mejdanin qofte naten qe u vra genci.. qofte keto dite..
    dhe mejdani pa bere cu cu me mizin nuk rri asnje nate besoj..

    kan mistere keta..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,668
    Faleminderit
    20
    72 falenderime nė 57 postime
    Kėtu mund tė shtojmė se vetėm Rexhep Merdanit i janė marrė 450 kg ar, nga tė cilat arkivi i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme ka tė shėnuar vetėm 29 kg...
    Me se fundmi, si shperblim e internuan(e me pas burgosen, sikur te mos mjaftonte e para) me soj e sorrolloper nga pas...nen titullin legjendar te asokohe: armik i perbetuar i popullit (marxisto-enverian)

    puro kafsheri!

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    Po thesarin e krrabes kush e ???

    Po thesarin e krrabes kush e vodhi dhe me e rendishmja eshte se kush do te

    marre pesiper ta zbardhe kete gabitje ???
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 19-12-2012 mė 14:06

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,128
    Faleminderit
    65
    785 falenderime nė 643 postime
    Komunistėt grabitėn1863 kg ar nė vitet e para tė ēlirimit

    Aida Tuci

    Historia e konfiskimit tė pronės dhe grabitjes sė arit dhe mėnyra sesi ndodhėn ato nė Shqipėri nė vitet 1944-1955, u bazua nė modelin sovjetik dhedownload (3) jugosllav. Kundėrshtarėve politikė iu konfiskuan pasuritė e tundshme qė pėrfshinin paratė, monedhat e ēmueshme prej ari dhe argjendi, stolitė, mallrat dhe pasuritė e patundshme ku bėnin pjesė tokat e pronarėve tė mėdhenj e tė mesėm, shtėpitė, fabrikat, qė u morėn nga shteti. Kundėrshtarėt politikė ishin tė njė spektri tė gjerė qė pėrfshinte: administratėn e mėparshme tė Mbretit Zog, qeveritė gjatė okupacionit italian dhe gjerman, Ballin Kombėtar, gradat e ushtrisė dhe xhandarmėrisė sė mėparshme, pėrfaqėsuesit e sistemit tė drejtėsisė, nėpunėsit e zyrave dhe kancelarive, tregtarė e bejlerė. Gjatė viteve nė kėtė spektėr u pėrfshinė edhe pjesėmarrėsit nė lėvizjet antikomuniste, partitė dhe organizatat politike, pjesėtarėt e komuniteteve fetare, “sabotatorėt ekonomikė” e gjithashtu u prekėn tė gjitha shtresat e shoqėrisė. Pėr konfiskimin e pronės dhe arit u ngrit Komisioni i Konfiskimit tė pasurive tė tė arratisurve dhe tė dėnuarve politikė pranė Ministrisė sė Drejtėsisė, qė drejtohej nga Gogo Nushi.

    Grabitja e arit

    Grumbullimi i arit filloi mė 15 dhjetor tė vitit 1944 dhe vazhdoi deri nė vitin 1955. Pėr sa i pėrket monedhave tė arit dhe stolive nuk disponohen procesverbale sekuestrimi tė viteve 1945-1946. Nė vitet 1947-1948 ato ishin tė mangėta edhe pse kishin peshėn kryesore, dhe kishte raste qė nuk pėrmbanin as emrin e personit tė sekuestruar. Nė vitin 1949 ekzistojnė procesverbale tė shoqėruara me fletė kontabiliteti pėr hyrjen e monedhave nė Arkėn e Shtetit, ku shėnohet numri dhe data e vendimit gjyqėsor tė konfiskimit tė arit dhe pasqyra me emrat e tė sekuestruarve. Monedhat, kryesisht tė arta dhe tė argjendta, ndaheshin nga stolitė nė zarfe ose kuti tė veēanta, secila me emrin e tė sekuestruarit dhe datėn. Pakot e monedhave i kalonin Thesarit, ndėrsa arka e stolive shkonte nė llogari tė Ministrisė sė Financave. Sekuestrimi i monedhave tė arta dhe tė argjendta si dhe stolive e objekteve tė tjera prej metali tė ēmuar qė iu konfiskuan tė burgosurve dhe tė arratisurve politikė, u pasua me sekuestrimin e sasive tė mėdha tė arit tė tregtarėve dhe nė kuadrin e grumbullimit tė arit u shtri edhe mbi njerėz nga tė gjitha shtresat shoqėrore qė dispononin rezerva ari dhe argjendi. Kategoritė qė u dėnuan me konfiskimin e arit dhe stolive ishin: figura kombėtare tė arratisura dhe tė burgosura, bashkėpunėtorė me okupatorin, tė dėnuar nga gjyqi special, nga Balli Kombėtar dhe Legaliteti, deputetė opozitarė, familje tė pasura tė lidhura me politikėn, pjesėtarė tė katėr komuniteteve fetare, tregtarė, tė akuzuarit pėr veprimtari anglo-amerikane dhe spiunazhi, tė kapur nė tentativė arratisjeje. Madje disa prej deputetėve dhe mbėshtetėsve tė Grupit tė Deputetėve Opozitarė iu sekuestruan edhe rrathėt prej floriri (unazat), gjė qė duhet tė jetė kryer para pushkatimit. Vlerat nė ruajte prej ari dhe argjendi qė i arrinin Bankės sė Shtetit ishin pako me monedha ari, argjendi, sermi dhe gurėsh tė ēmuar, ku pėrfshiheshin stoli tė mbyllura me dyllė tė kuq qė ishte vula qė u vihej mallrave tė sekuestruara. Tek stolitė pėrfshiheshin varėse, byzylykė, sahate prej ari, karfica, gjerdanė, gurė tė ēmueshėm, diamante, veshje ose ēanta tė qėndisura me ar, komplete servisesh etj. Mė 13 prill 1951, Dega e Punėve tė Brendshme Tiranė i dorėzoi Degės sė Bankės Tiranė 28 napolona ari, 25 paund, 9 lira turke, 1 mbajtėse monedhash ari e stolish, si dhe 113.590 lekė, 30 kartėmonedha italiane nga 1000-30.000 lireta qė u ishin konfiskuar tė ekzekutuarve tė akuzuar pėr bombėn nė Ambasadėn Sovjetike: Lluka Raskoviē, Tefik Shehu, Haki Kodra, Reis Selfo, Manush Peshkėpia, Ali Qoralliu, Qemal Kasoruho, Petro Konomi, Hekuran Treska, Mehmet Ali Shkupi, Reshit Shima, Sabiha Kasimati dhe Pandeli Nova. Nė listėn e vitit 1949, me 135 emra tregtarė e tė dėnuar politikė, Banka jep edhe sasinė e arit dhe argjendit tė sekuestruar, qė ėshtė 252 kg e 837 gr. ar. Nė vitin 1950 ishin konfiskuar 337 kg e 27 gram ar, nė vitin 1951 ishin konfiskuar 259 kg e 617 gr. ar, nė 1952 ishin konfiskuar 853 kg e 780 gr. ar. Lista e vitit 1953 pėrmban 283 emra, tė cilėve u ishin sekuestruar 149 kg e 568 gr. ar dhe ka mė pak emra tregtarėsh. Nė listėn e personave tė vitit 1954 shėnohen 17 emra, tė cilėve u janė sekuestruar vetėm 12 kg e 169 gr. ar. Nė vitin 1954 u futėn nė Thesarin e Shtetit 7 kg dhe 870 gr. ar, i cili u ishte konfiskuar diversantėve Zenel Shehu dhe Hamit Matjani.

    Tregtarėt, nėn tortura tregonin arin e fshehur

    Raportet e komunistėve me shtresėn e tregtarėve qė nė disa raste i kishin mbėshtetur gjatė luftės ose nuk ishin pajtuar me ta, kishin qenė qė nė vigjilje tė ēlirimit tė Tiranės mjaft konfliktuale. Partizanėt i futėn qė nė fillim nė listėn e zezė tė “kriminelėve tė luftės”, ndaj dhe filluan t’i eliminonin fizikisht, siē ėshtė rasti i Lluka Xhumarit nga Durrėsi, sipėrmarrės i shoqėrisė automobilistike “SAKT”, i cili ishte kthyer nė ikonė tė biznesit si investitor dhe bamirės. Ai u pushkatua nė tė njėjtėn ditė me Isuf Allamanin dhe Ali Panaritin qė jetonte mes Durrėsit dhe Tiranės dhe merrej me ndėrtimin e rrugėve. Qėllimi nė disa raste ishte se duke i quajtur tregtarė tė lidhur me kundėrshtarėt e tyre politikė dhe si bashkėpunėtorė me okupatorin, t’u bėnin njė proces gjyqėsor dhe t’i dėnonin qė t’u konfiskonin pasuritė. Njė rast i tillė ishte ai i vėllezėrve Jonuz dhe Nexhmi Shijaku, sipėrmarrės nga Dibra e Madhe. Ata u dėnuan me burg pėr tradhti ndaj atdheut me procese tė inskenuara. Procesverbalet e vitit 1950 regjistrojnė shifrėn e 25 mijė napolonave tė sekuestruar. Por kjo familje ishte ndoshta familja e tregtarėve qė dispononte ndėr rezervat mė tė mėdha tė arit nė Shqipėri, me 57 mijė napolona ose rreth 50 mijė napolona ari, pa pėrmendur kėtu stolitė me barasvlerė sa njė kamion plot me flori, siē e dėshmon tregtari Cen Alimehmeti. Qenė dhe tregtarė tė tjerė qė u dėnuan me konfiskim pasurie, ndėr tė cilėt Faik Merlika, Veliko Malile, Sabri Shtino, Haki Omari. Musafer Shehu, Gug Ali e djemtė, Manol Kume etj. Faza e parė e mbledhjes sė arit kishte qenė hartimi i deklaratės sė pasurisė pėr ēdo tregtar dhe pagesa e tatimit tė jashtėzakonshėm me monedha ari dhe argjendi shqiptare dhe tė huaja krahas pagesės me franga ari. Mbledhja e mallrave tė fshehura u shoqėrua dhe me zbulimin e arit tė fshehur me tė gjitha mėnyrat dhe me torturat pėr nxjerrjen e tij. Pėr kėtė qėllim u krijua dhe sektori i tretė i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme. Faza e parė e grumbullimit tė arit tė tregtarėve u krye nė vitet 1946-1948, kurse faza e dytė nė vitet 1950-1952. Kundėrshtarėve politikė qė u dėnuan iu konfiskua ari dhe pasuria nė mėnyrė tė vazhdueshme gjatė gjithė dhjetėvjeēarit tė parė. Nė vitet 1952-1954, sekuestrimi i arit u shtri edhe mbi shtresa tė tjera tė shoqėrisė. Sipas njė raporti nga policia e Korēės, tregtarėve nė kėtė qytet u ishin marrė 400 kg flori dhe 48 mijė napolona ari. Pasojat e ushtrimit tė forcės pėr nxjerrjen e arit tė fshehur sollėn dhe burgosjen e tyre. Ata u lanė pa ushqim dhe pėr muaj tė tėrė jetuan me bukė thatė. Madje nė Durrės, tregtarėt i zhytėn me tė gjithė trupin nė tokė dhe iu la vetėm koka jashtė derisa tė dorėzonin arin. Si pasojė, nė Elbasan vdiqėn nė burg pa e treguar floririn e fshehur tregtarėt Sulejman Domi, Xhaferr Ēelirama, Mateo Papajani, Refik Myftiu etj. Nė Tiranė, Cen Alimehmeti u detyrua tė dorėzonte 3000 napolona ari nė vitin 1946 dhe shuma tė tjera nė vitin 1951, ku u mbajt nė Degėn e Brendshme pėr tė nxjerrė se ku e mbante floririn e fshehur. Ai nuk rezistoi dhe tregoi vendin ku mbante tė fshehur 900 napolona tė tjerė. Tė njėjtin fat pati edhe tregtarin Tod Ēoka, qė vdiq nė torturat sepse nuk pranoi tė tregonte ku e kishte fshehur arin. Tregtarė tė tjerė qė dorėzuan arin ishin Hoē Kėllėzi, babai i ish-ministrit tė Financave dhe zv/ kryeministrit Abdyl Kėllezi etj. Tregtarėt u bėnė gjithashtu viktima tė kėnetės sė Maliqit nėn kėrcėnimin qė tė tregonin floririn, ose do tė vdisnin nė kėnetė. Tregtarėt qė vdiqėn nė kėnetė ishin Sotiraq Lako, si dhe Kosta Fundo, Bexhet Frashėri, kurse Koēi Misrasi vari veten dhe dhėmbėt prej floriri iu shkulėn pas vdekjes.

    Franēeskanėve iu morėn edhe gjylet e rrethimit tė Shkodrės


    Procesi i konfiskimeve u drejtua edhe mbi pasuritė e komuniteteve fetare. Kėtyre institucioneve iu morėn pronat dhe pasuritė pėr t’iu hequr ēdo mjet financiar siē kishte ndodhur me kundėrshtarėt politikė dhe iu hoq e drejta e pėrgatitjes sė klerikėve, u mbyllėn dhe shkollat dhe kolegjet me frymė fetare. Nė inventarin e Urdhrit Franēeskan dhe jezuitėve pėrveē pasurive tė paluajtshme citohen objekte muzeale tė konfiskuara ku u pėrfshinė 1387 punime artistike argjendarie, 1463 kupa me forma tė ndryshme, pajisjet e muzeut tė zoologjisė, laboratorė tė kimisė, fizikės, farmacisė dhe objekte antike zbukurimi, si 25 copa metali me imazhe pėr stolisje dhe 35 gurė me piktura, njė obelisk egjiptian, 90 monedha antike, tangar bronzi, gjyle nga rrethimi i Shkodrės etj. Nė inventar ishte dhe procesverbali pėr makineritė e shtypshkronjės “At Gjergj Fishta”. Nė tė njėjtėn situatė u gjendėn edhe shkollat e administruara nga urdhrat fetarė nė zona tė tjera. Nga pasuria e klerit katolik tė konfiskuara ėshtė dhe ajo e franēeskanėve tė kishės sė Shna Ndout nė Laē, ku mes tė tjerave iu sekuestruan 83 monedha argjendi, dhe 3842 franga. Sekuestrimet vazhduan nė Lezhė, Rrėshen, Fushė-Krujė, Vlorė, Durrės, nė institutet e tri komuniteteve fetare.

    Kakofonia e shifrave zyrtare tė Bankės sė Shtetit

    Studimi mbi arin e sekuestruar ka filluar nė vitin 1991, ku u dha njoftimi qė tregtarėt e sekuestruar tė sillnin dėshmitė e tyre nė lidhje me kėtė argument. U paraqitėn 90 deklarata tė tregtarėve dhe rezultoi se vetėm atyre u ishin konfiskuar 3.584 kg ar dhe 300 mijė dollarė stoli. Vetėm 14 prej tyre kishin deklaruar 1.913 kg, ndėrkohė qė dokumentet dėshmonin pėr hyrje nė Thesar tė 3.029 kg ar pėr 1700 tė sekuestruar. P.sh nga familja e tregtarit Alfons Dovana u deklarua se i ishin sekuestruar 516 kg ar, ndėrsa nė Arkivin e Shtetit dhe nė Thesar rezultonin 58.3 kg ar;Aristidh Lekės, siē deklarojnė familjarėt, i janė sekuestruar 432 kg ar, ndėrkohė qė nė Thesar dhe nė arkivin e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme shėnohej 17 kg. Kėtyre rasteve u bashkėngjiten edhe shumė tė tjerė. Pėr arin e sekuestruar nuk disponohen tė dhėna pėr vitet ‘45 dhe ’46, por nė njė pasqyrė pėrmbledhėse tė viteve 1945-1953 tė dhėnat dėshmojnė se nė vitin 1945 kishin hyrė nė Bankėn e Shtetit 563 kg dhe 635 gram ar, nė vitet 1946-1948 depozita ishte 1.265 kg dhe 638 gr. ar, kurse nė vitin 1953 ishin sekuestruar 116 kg e 744 gr. ar. Nė total deri nė vitin 1953 arka e arit numėronte 4.348 kg e 315 gr. ar.

    Nga pasuria e Ahmet Zogut tek ajo e Abaz Kupit

    Nė qendėr tė vėmendjes sė sekuestrimit tė komiteteve ekzekutive ishin figurat mė tė rėndėsishme tė shtetit shqiptar tė para mbarimit tė Luftės, qė ishin shpallur si kriminelė lufte dhe bashkėpunėtorė me pushtuesin. Shumica prej tyre morėn dėnime kapitale, burgim tė pėrjetshėm ose heqje lirie qė u shoqėrua me konfiskim tė pasurisė. Tė parėt, qė iu konfiskua pasuria, ishin Ideomeno Kosturi, Maliq Bushati, Zef Kadare, Mark Kodheli nga Shkodra dhe Ymer Fortuzi nga Tirana. Shtėpitė e 30 personaliteteve politike tė arratisur u morėn nga klasa e re politike. Ligji i konfiskimit aplikohej edhe pėr njerėz qė ishin vrarė nga partizanėt ose tė vetėvrarė gjatė Luftės, si Xhafer Ypi, Safet Butka dhe Ethem Maliq Frashėri. Me vendim tė veēantė u sekuestruan njė pjesė e pasurive tė Shefqet Vėrlacit nė Llakatund tė Vlorės, ku pėrfshiheshin njė ēiflig, 250 ullinj, 400 plepa, disa shtėpi dhe dy magazina druri nė fshatin Mifol. Ish-kryeministrit tė burgosur Koēo Kotta iu sekuestruan shtėpia nė Korēė, tokat, 500 franga ar (vlerė aksionesh tė kafesė, sallonit tė kinemasė “Majestik”) dhe objekte me vlerė antike muzeale, deri servise pjatash argjendi etj. Vendimet e sekuestrimit tė datės 26 tetor 1945 tregojnė pėr konfiskimet e pasurive tė disa figurave tė rėndėsishme tė Krujės, si Ahmet Zogut, Abaz Kupit, Sulejman dhe Tahip Merlikės, Shaban Kupit, Haki Hoxhės, Islam Hoxhės, Preng Previzit dhe Ymer Merlikės. Kėto konfiskime u realizuan mė 1945, por u bėnė publike vetėm mė 8 gusht tė vitit 1946. Shkodra ka pasur njė numėr tė madh konfiskimesh tė figurave tė saj dhe tė krerėve tė lėvizjeve antikomuniste. Ndėr emrat e tė konfiskuarve nė Shkodėr figurojnė Ejėll Ēoba, Ernest Koliqi, Gjon Marka Gjoni, vėllezėrit Halit dhe Jup Kazazi, Maliq Bushati, Zef Kadare, Musa Gjylbegu, Shuk Gurakuqi, Patėr Anton Harapi si dhe tė huajt Leopold Dvorak dhe Andro Lubo Petriviq. Tė arratisurit ishin njerėzit e parė tė cilėve iu konfiskua prona dhe ari. Konfiskimi i pasurive tė tė arratisurve, pėrfshiu dhe industrinė dhe fabrikat qė mė parė ishin pasuri e tyre. Ndėr konfiskimet e para qė u vunė nė zbatim qe dhe fabrika e cigareve “Gera” nė Shkodėr. Fabrika e cigareve “Vora”, me qendėr nė Lushnjė, pronė e tė arratisurit Ahmet Resuli, tė cilit i ishin konfiskuar edhe Fabrika e Miellit nė Bishqethem tė Bubullimės dhe pronat bujqėsore nė Lushnjė. Qemal Vrionit nė Berat iu konfiskuan aksionet nė fabrikėn e miellit “Myzeqeja”. Kėtij tė fundit iu konfiskua edhe shtėpia nė Durrės, qė ishte nė emrin e Mediha Libohovės. Nė qendėr tė konfiskimeve ishin dhe pasuritė private jashtė Shqipėrisė, por kėto ligje mund tė aplikoheshin vetėm brenda kampit socialist. Mė 1946 Zyra e Likuidimeve tė Ministrisė sė Kulturės njoftoi Bankėn e Shqipėrisė se kishte gjetur qenien e njė llogarie bankare nė Bukuresht tė Dhimitėr Beratit. Banka shqiptare i shkruan pa hezituar bankės rumune “Banca de Credit Roman” nė Bukuresht, se llogaria prej 2 milionė e 75 mijė lei e Dhimitėr Beratit tė rihapej si e re nė emėr tė Ministrisė sė Financave tė Shqipėrisė, pasi ai ishte i arratisur politik dhe ēdo aktivitet i konfiskohej. Ari dhe sendet e ēmueshme qė i ishin lėnė nė ruajtje Bankės Kombėtare nga klientė shqiptarė dhe tė huaj para ēlirimit nuk iu kthyen pronarėve tė tyre dhe as qė iu dha ndonjė shpėrblim, por u vendosėn nė arkėza me emrin e secilit prej tyre, sė bashku me arin e sekuestruar tė tė dėnuarve dhe tė arratisurve. Hynė nė Bankėn e Shtetit edhe objekte me vlerė tė tė sėmurėve tė Spitalit Neurospikiatrik nė Vlorė, si stoli, unaza, sahate ari, kuti argjendi etj.

    Ari i sekuestruar nga viti 1949-1954

    Nuk ekzistojnė evidenca nga viti 1944-1948

    Nė vitin 1949, ishin konfiskuar 252 kg e 837 gr ar

    Nė vitin 1950 ishin konfiskuar 337 kg e 27 gr ar

    Nė vitin 1951 ishin konfiskuar 259 kg e 617 gr ar

    Nė vitin 1952 ishin konfiskuar853 kg e 780 gr ar

    Nė vitin 1953 ishin sekuestruar 149 kg e 568 gr ar

    Nė vitin 1954 ishin sekuestruar vetėm 12 kg e 169 gr ar.


    MAPO

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,128
    Faleminderit
    65
    785 falenderime nė 643 postime

    Pėr: Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.

    Fevziu: Zogu mori me vete 11 valixhe me 178 kg flori

    “UET Press” dhe “Klan” hedhin nė treg “100 vjet (1912 – 2012)”

    “Zogu la nė heshtje shumė firmėtarė, Enver Hoxha mbuloi emrat e kundėrshtarėve me njė foto”

    Fjalimi i fundit i Mbretit dhe largimi nga Shqipėria.

    “Zogu mori me vete 11 valixhe me 178 kg flori”
    “Me kursin e sotėm, ka marrė me vete 5.6 milionė euro”

    Pas suksesit tė librit bestseller “Enver Hoxha”, Blendi Fevziu vazhdon sėrish nė fushėn e historisė. Nė kėtė 100-vjetor tė shtetit shqiptar, Fevziu boton “100 vjet (1912 – 2012)- Njė ekskursion 100-vjeēar nė politikėn shqiptare”. Libri, i cili prej ditės sė sotshme ėshtė nė treg, vjen sėrish nėn siglėn e UET Press dhe TV Klan. Nė kėtė botim, Fevziu pėrshkruan gjithė etapat mė tė rėndėsishme ku ka kaluar vendi ynė nė kėtė shekull. Ai e nis pikėrisht me Shpalljen e Pavarėsisė, udhėtimin e Ismail Qemalit, ngritjen e flamurit, listėn e firmėtarėve, njohjen nga fuqitė e mėdha, falsifikimet qė i janė bėrė Aktit tė Pavarėsisė nga shtetarėt gjatė historisė, Zogu dhe Enver Hoxha, pėr t’u ngjitur shkallė-shkallė te Princ Vidi, Mbreti Zog, pushtimi italian, largimi i Mbretit bashkė me gjithė ē’kishte arka e shtetit, pėr tė ardhur te Lufta Antifashiste, krijimi i Partisė Komuniste, dalja nė skenė e emrave qė do tė bėheshin mė pas protagonistė tė historisė sė diktaturės 50-vjeēare. Faqe pas faqeje fillon dhe konturohet qartė portreti i Enver Hoxhės, por edhe antagonistėve tė tij, eliminimet e kundėrshtarėve politikė, por edhe i rivalėve tė mundshėm. Kjo atmosferė do tė sundonte qė para vendosjes sė diktaturės, deri nė vdekjen e Hoxhės. Ndonėse me tone mė tė zbutura, edhe pasardhėsi i tij, Ramiz Alia, vijoi tė njėjtėn politikė, tė cilėn u detyrua ta lėshojė, kur nė tė gjitha vendet e Europės Lindore tashmė ishin pėrmbysur diktaturat. Nė vitet ’90 njė erė e re po frynte pėr Shqipėrinė. Tė tjera ngjarje dhe tė tjera personazhe. Janė plot 22 vjet tė cilat mbyllen me zgjedhjen President tė Republikės sė Bujar Nishanit.

    Falsifikimi i historisė

    Historia e pavarėsisė u manipulua shpesh gjatė 100 viteve. Nė vitin 1937, nė njė biografi zyrtare tė Mbretit Zog, u nėnvizua fakti qė Mbreti kish qenė nė Vlorė dhe kish firmosur dokumentin mė tė rėndėsishėm tė historisė sonė. Nė fakt, firma e Zogut nuk figuron nė dokument, ndėrkohė qė procesverbali i mbledhjes sė fundit tė Kuvendi, mė 7 dhjetor 1912 shėnon:
    “Lajmėrohet tė ardhurit e delegatėve tė Ohrit, Hamdi Beu dhe Dervish Hima; nga Starova Z. Hajdar Blloshmi dhe Mustafa Efendiu dhe nga Mati, Ahmet Muhtar Beu, Riza Beu dhe Kurt Agai”!
    Pra Ahmet Zogu kish mbėrritur me mandatin e Matit, plot 9 ditė me vonesė. Siē dėshmon edhe ai vetė nė njė telegram tė datės 2 dhjetor 1912 pėr Ismail Qemalin, nisur nga Tepelena:
    “U sgjodha pėrfaqėsues i Matjes. Ndėshkruani pėr mua vendimet e kongresit. Tė nisem pėr aty apo jo? Pres me nxitim urdhėnin tuaj.”
    Zogu la nė heshtje shumė firmėtarė qė ishin kundėrshtarė tė tij. Po kėshtu veproi Enver Hoxha qė mbuloi emrat e kundėrshtarėve politikė me njė foto tė pleqėsisė qė u vendos mbi dokument. Nė vitin 1982, Hoxha deklaroi se xhaxhai i tij, Hysen Hoxha kishte qenė atje. Filmi “Nėntori i dytė” paraqet mbėrritjen e Ismail Qemalit nė anėn tjetėr tė Urės sė Mifolit, mė 27 nėntor 1912 dhe njė person qė i prezantohet: “Hysen Hoxha, delegat i Gjirokastrės”. Por Hysen Hoxha nuk u bė dot firmėtar i Pavarėsisė. Firma e tij nuk ėshtė nė dokument dhe njė procesverbal i mbledhjes sė datės 3 dhjetor 1912 sqaron:
    “Sot ardhnė delegatėt e Gjinokastrės, emrat e tė cilėve janė kėto: Myfit Bej, P. Poga, Jan Papadhopullo, Hysen Efendi Gjinokastra dhe Veli Bej Klisura”
    Hysen Hoxha, po ashtu si Ahmet Zogu, kish ardhur me vonesė! Pavarėsisht kėsaj, tė dy ata qenė delegatė tė zgjedhur nė atė Kuvend.

    Largimi i Zogut
    Nė mbrėmje herėt, Mbreti qėndroi pak kohė nė shtėpinė e Mehdi Frashėrit, ish-kryeministrit tė tij. Nė orėn 19:00, pikėrisht nė atė minutė qė skadonte ultimatumi italian, ai lexoi nė Radio Tirana kėtė deklaratė me zėrin e tij:
    “Italia i ka bėrė Shqipėrisė disa kėrkesa qė, nėse do tė plotėsoheshin, do t’i hiqnin vendit tonė pavarėsinė.
    Unė dhe qeveria ime nuk do tė pranojmė kurrė kushte tė tilla qė kanė pėr qėllim minimin e lirisė sė fituar me gjakun e popullit. Pėrballė pushtimit, e ftoj popullin shqiptar tė bashkohet sot, nė kėtė moment rreziku, tė mbrojė sigurinė e vendit dhe pavarėsinė e tij deri nė pikėn e fundit tė gjakut. Unė jam i bindur se populli shqiptar, i vogėl nė numėr por i madh nė shpirt e guxim, do tė dijė tė tregojė ato ndjenja tė larta nacionaliste qė kanė frymėzuar atė dhe paraardhėsit e tij. I bindun, qė njė komb i bashkuar nė kėtė frymė, do tė ketė mbėshtetjen e Zotit, u bėj thirrje tė gjithė shqiptarėve tė mos e humbin guximin dhe dashurinė pėr atdheun. Rroftė Shqipėria! Rroftė Populli shqiptar!
    Zogu I, Mbret i shqiptarėve, 6 prill 1939″
    Ishte komunikimi i fundit publik i Mbretit me shtetasit. Ishte deklarata e tij e fundit si kreu i shtetit shqiptar. Pak orė mė pas, afėr mesnatės, komandanti i Pėrgjithshėm i Mbrojtjes Kombėtare, Xhemal Aranitasi, kėrkoi njė takim urgjent me Mbretin. Ai i vendosi mbi tavolinė njė zarf. Ishte dorėheqja nga detyra. Po ato momente qė Ushtria italiane, e hipur nė anije, qe nisur drejt bregdetit shqiptar.
    Nė orėn 4 tė mėngjesit tė datės 7 prill 1939, Mbretėresha Geraldinė, nė gjendje tė rėnduar shėndetėsore, Princi i sapolindur Leka dhe njė numėr i madh shoqėruesish u nisėn pėr nė Korēė. Parlamenti kishte aprovuar nisjen e tyre, pak pas mesnate. Ai pati autorizuar qė nė kushte mė tė vėshtira, Mbretėresha tė largohej jashtė vendit pėr nė Greqi. Njė makinė “Mercedez” u adoptua me njė barelė ku qėndronte Geraldina dhe karvani mori rrugėn e Elbasanit.
    Zogu i pėrcolli vetė dhe vijoi tė shėtiste ende nė oborr me Kryeministrin Koēo Kota dhe ministrin e Jashtėm, Eqrem Libohova. Ende nuk ishte zbardhur kur ai mori raportet e para nga rojet kufitare. Teksti dhe shėnimet e tyre tė marra me nxitim e sipėr nė telefon ishin kėto:
    “Saranda raporton: Flota italiane hyri nė Portin e Sarandės dhe filloi shkarkimin nė tokat tona. Kam nė dispozicion vetėm njė togė, ushtarė tė rojės sė kufirit. Luftėn e fillova. Kam pėr tė bėrė detyrėn, pėr tė vdekur pėr Mbret e atdhe. Rroftė Mbreti e rroftė Shqipėria! Toger Taifur Dibra!
    Vlora raporton: Flota italiane tani filloi bombasdimet prej detit e ajrit dhe shkarkoi nė Portin e Vlorės e Karaburun. Luftėn e fillova vetėm me njė kompani ushtarake tė Rojeve tė Kufirit nėn komandėn e kapiten, Dodė Nikollės e 50 xhandarėsh. Asnjė fuqi tjetėr akoma nuk kam. Jam duke u tėrhequr ndėr shpatet e Sevasterit e tė Llogorasė, pėr sistemimin e ndėrlidhjeve me fuqitė tona qė po i presim orė mė orė. Rroftė Mbreti, Rroftė Shqipėria! Kolonel Ali Rizaja.
    Durrėsi raporton: “Flota italiane ka rrethuar Durrėsin dhe hyri nė port. Janė mė se 30 copė anije nė Durrės, Porto Romano e zonat e Banjavet. Nuk patėm kohė pėr tė minuar portin. Ne do tė bėjmė detyrėn, aviacioni po na dėmton shumė. Urdhėroni komandėn e Shijakut qė tė na vijnė nė ndihmė, e sidomos tė sigurojė zonjėn e Banjavet. Tani qė po raportoj filloi bombardimi dhe mitralozat, dhe u ndėrpre telefoni. Lufta vazhdon por menjėherė dėrguam njė stacion radio R3 nė Shijak. Major Abaz Kupi”
    Shėngjini raporton: “Flota italiane filloi shkarkimin nė zonat e Shėngjinit, luftėn e filluam me njė togė ushtarėsh tė rojeve tė kufirit, nėn komandėn e toger Mark Jakut dhe 30 xhandarėve. Jemi nė pritjen e ndihmave dhe jemi duke luftuar nė afėrsi tė Kokarriqit. Do ta vazhdojmė deri nė fund. Rroftė Mbreti! H.Bekteshi dhe toger M.Jaku”.
    Njė numėr i vogėl xhandarėsh, rojesh bregdetare dhe pak vullnetarė arritėn tė luftojnė atė ditė pėr thuajse 10 orė. Njė mbrojtje mė e organizuar mund tė kishte qenė katastrofė pėr Italinė dhe do ta kishte ngritur lart emrin e Shqipėrisė. Gjithsesi, trupat e Musolinit u pritėn me luftė. 11 ushtarė italianė u vranė dhe dhjetėra tė tjerė u plagosėn atė ditė nė portet shqiptare. 21 ushtarė dhe vullnetarė shqiptarė humbėn jetėn. Shqipėria u bė vendi i parė i Europės qė iu pėrgjigj me armė njė agresioni! Austria dhe Ēekosllovakia pėrpara saj, nuk kishin rezistuar.
    Nė orėn 6:30 tė datės 7 prill, Eqrem Libohova njoftoi Fuqitė e Mėdha dhe Lidhjen e Kombeve pėr sulmin. Ai nuk mori asnjė pėrgjigje. Madje as konfirmimin se telegramet u vendosėn mbi tryezat e punės sė Kryeministrave tė Europės. Por nėse tė gjitha fuqitė botėrore mbyllėn sytė, aprovuan nė heshtje apo me miratim tė hapur pushtimin e Shqipėrisė, shtypi botėror, nė tė gjithė kontinentet u vu nė mbrojtje tė saj. Siē dėshmojnė kėto copa gazetash:
    Journal Des Debats – “Vėrtetohet sot se megjithėse lajmet qė vijnė nga Italia pėrpiqen t’i paraqesin operacionet tė pėrfunduara pa asnjė kundėrshtim, trupat Italiane pėrkundrazi, gjetėn njė qėndresė tė rreptė kur mbas shkatėrrimit tė qyteteve tė zgjedhura si pika zbarkimi, filluan tė zbresin nė tokė”
    Le Journal – “Njė fuqi detare e rėndėsishme, e pėrbėrė prej 180 anijesh dhe 200 mijė ushtarėsh pushtoi tė gjitha pikat kryesore tė bregdetit shqiptar dhe vazhdon pėrparimin nė thellėsi. Aviacioni italian, i pėrbėrė prej 400 aeroplanėsh, bombardoi rreptėsisht qytetet, duke vrarė e masakruar gratė, fėmijėt dhe pleqtė e pambrojtur. Disa qytete janė krejtėsisht tė shkatėrruara”
    Nga zelli pėr t’i dalė nė krah Shqipėrisė, disa prej tyre botuan edhe reportazhe tė ekzaltuara si ky i “The Times”:
    “Mbreti Zog i Shqipėrisė, i veshur me kostum kombėtar, udhėhiqte sot Ushtrinė e tij nė njė luftė qė do t’u ndalonte italianėve zbarkimin nė Durrės. Zėra nga Tirana thanė se shqiptarėt po qėndrojnė heroikisht dhe nė shumė vende italianėt janė detyruar tė kėrkojnė shpėtim nė det. Duket se tratativa e parė italiane pėr tė zbarkuar ka qenė dramatike. Afro 20 oficerė italianė zbritėn nga njė varkė e njė kryqėzori qė ndodhej jashtė portit. Kur u kėrkuan dokumentet, ata u pėrgjigjėn: Kemi ardhur ta pushtojmė vendin tuaj. Disa pushkė u dėgjuan dhe u ndalua kalimi. Mbas kėsaj, lufta filloi”.
    Por gazeta si “The Daily Telegraph” qė akuzuan ashpėr Kryeministrin britanik Cambėrlen pėr dorėzimin e Shqipėrisė, i dedikuan asaj njė editorial qė fillon me kėto fjalė:
    “Shqipėria foli me njė gjuhė tė cilėn Europa e kish humbur zakonin ta dėgjonte. Shqiptarėt refuzuan tė nėnshtrohen dhe po vazhdojnė luftėn. Pushtuesit u pėrballėn me njė qėndresė tė fortė, por dje, sipas njoftimeve tona, po pėrparonin nė thellėsi tė vendit.”
    Nė orėn 11:30 nė Pallatin e Mbretit erdhi njė telegram nga Musolini, nė pėrgjigje tė njė kėrkese tė Mbretit Zog. Ai i kėrkonte Mbretit tė dėrgonte pėrfaqėsues pranė gjeneral Guxonit nė Durrės pėr t’u marrė vesh. Ekziston ende mundėsia pėr njė marrėveshje, shkruante Musolini. Mbreti Zog nisi ministrin e Ekonomisė, Rrok Gerėn dhe kolonel Sami Kokėn. Forcat e Mbrojtjes nė Shijak u njoftuan tė lejonin delegacionin tė kalonte pėr Durrės. Gjeneral Guxoni u sqaroi dy pėrfaqėsuesve tė Mbretit se kishte urdhėr qė tė priste deri nė orėn 6:00 plotėsimin e kushteve tė Musolinit.
    Nė orėn 5:00 pasdite trupat italiane, qė tashmė kishin zbarkuar nė Durrės, ēanė mbrojtjen nė Shijak ku u zhvilluan luftimet mė tė ashpra dhe u nisėn drejt Tiranės. Por hedhja nė erė e urės mbi Erzen i vonoi disa orė. Nė orėn 7:00 Parlamenti u nis me kamionė drejt Korēės.
    Mbreti Zog qėndroi ende, sipas kujtimeve tė vetė atij, deri nė datėn 8 prill nė orėn 3 tė mėngjesit. Qė nė mbrėmje, Parlamenti kishte votuar spostimin e Mbretit dhe Oborrit nė qytetin e Korēės. Parlamenti kishte shpallur Korēėn kryeqytet tė pėrkohshėm tė Mbretėrisė. Korēa do tė qėndronte kryeqytet pėr 4 ditė! Zogu bashkė me tė qeverinė mbėrriti nė Pogradec nė orėn 10:00 tė mėngjesit.
    Po atė ditė, herėt nė mėngjes, pak orė pasi Zogu kish ikur, trupat italiane hynė nė Tiranė nė njė atmosferė tė qetė. Akti i vetėm heroik i ditės ishte ai i Mehdi Frashėrit, njė zyrtari tė moshuar, ish-kryeministėr, qė u mbyll nė godinėn e Bashkisė prej nga u drejtoi qytetarėve njė fjalim prekės, patriotik dhe frymėzues nė radio. Nė kujtimet e tij, Mehdi Frashėri e pėrshkruan kėshtu kėtė moment:
    “Atė ēast pėrpilova njė thirrje pėr gjithė popujt e botės nė gjuhėn frėnge, tė cilėn intelektualėt qė u mblodhėn rreth meje e pėrkthyen nė dhjetė gjuhė njėherėsh. Radioja zuri ta pėrhapė nė gjithė botėn…”
    Pa e ditur edhe vetė, Mehdi Frashėri po luante rolin e njė Kasandre. Fjalimi i tij drejtuar botės, qė kishte frymėzuar atė ditė shqiptarėt, ishte njė paralajmėrim qė u vėrtetua shumė shpejt:
    “Njė popull prej 44 milionėsh sulmoj sot mė ora 4:30 tė mėngjezit njė popull prej njė milionėsh, qė po qėndron me trimėri. Armiku me gjithė forcėn e tij ka pasur katėr humbje gjer mė tani nė Sarandė, Vlorė, Durrės e Shėngjin.
    Nofta armiku do ta fitojė luftėn por do tė marshojė mi kufomat e tė gjithė shqiptarėve, burra dhe gra. Popull i botės! Ngrihuni kundėr barbarėve modernė se nesėr do tė jetė rrezik pėr tė gjithė por do tė jetė edhe vonė. Ajo qė na ngjet ne sot, do t’ju ngjasė tė tjerėve nesėr”
    I pajisur me njė pistoletė, bashkė me disa djem tė rinj, Mehdi Frashėri rezistoi edhe pak kohė, derisa kėrkoi strehim politik nė Ambasadėn Turke. Nė kujtimet e tij ai shpreh keqardhjen pėr mungesėn e organizuar tė qėndresės:
    “…Gjithė populli bėrtiste se donte armė tė luftonte. Pėr fat tė keq Mbreti, ministrat dhe servilėt e tij kishin frikė pėr kokat e tyre, U diftua edhe njė herė nė faqen e botės historike se despotizma ėshtė tradhtar i kotė e gjithnjė ka frikėn e tij…”
    Gjesti i Mehdi Frashėrit befasoi edhe vetė italianėt, qė i premtuan se do ta falin dhe mė pas e internuan nė Itali. Ai do tė luante sėrish njė rol nė vitet 1943 – 1944.
    Mbreti Zog pati me sa duket edhe njė shpresė tė fundit. Ai dhe Kryeministri Koēo Kota tentuan gjithė kohėn tė lidhen me Kryeministrin grek Metaksas. Mė 9 Prill 1939, ora 19:00, eskorta e Mbretit, Qeveria e Shqipėrisė, deputetėt e Asamblesė, njė pjesė e Gardės, thuajse 1300 veta nė total, dolėn nga kufiri shqiptar nė doganėn e Kapshticės. Autokolona ndali njė moment aty. Garda u rreshtua, flamuri shqiptar u ul dhe Mbreti e vendosi nė makinėn e tij. Pastaj iku tej, pa e ditur qė kjo ishte ikja e fundit e tij nga Shqipėria, ku nuk do tė kthehej mė kurrė! Madje as i vdekur.
    Nė autokolonėn e Mbretit udhėtonin edhe 11 valixhe me afro 178 kg flori qė ai kishte marrė me vendim tė Kėshillit tė Ministrave mbrėmjen e datės 6 prill 1939. Historia e floririt qė Zogu mori me vete ka qenė gjithnjė objekt debati. Dokumentet e Arkivit tė Shtetit sqarojnė se nė datėn 6 Prill 1939, rreth orės 21:00 Mbreti urdhėroi ministrin e Financave, Kol Thaēi, qė e gjithė gjendja e Thesarit tė Shtetit t’i bėhej atij prezente. Nė fakt, ari i Shqipėrisė ruhej kryesisht nė Banka di Napoli (2 454 kg ar) dhe vetėm njė pjesė e vogėl floriri (afro 178 kg) gjendej nė kasafortėn e Bankės sė Shqipėrisė. Arkėtari i Pėrgjithshėm, Ramadan Berberolli, sipas urdhrave tė qeverisė, i dorėzoi Mbretit shumėn prej 448 535 monedhave ar nė shtėpinė e Koēo Kotės dhe afro 118 195 monedha, vonė nė mesnatė nė shtėpinė e vėllait tė Mbretit nė afėrsi tė stadiumit tė sotėm “Qemal Stafa”. Zogu i zhvillonte mbledhjet e qeverisė aty. Sipas dokumenteve, Mbreti Zog tėrhoqi nė total 566 975.5 franga ari. Thuajse gjithė atė qė kishte nė dispozicion thesari shqiptar. Nisur nga llogaria qė njė napolon flori pėrbėhej nga 20 franga ar, Mbreti kish marrė me vete njė shumė prej 27 848 napolonash flori. E kalkuluar me kursin e floririt tė sotėm (Kursi i datės 20 gusht 2012), rezulton se Mbreti Zog kish marrė me vete, njė shumė tė barabartė sot me 5 milion e 630 704 euro. Nė kujtimet Mbreti sqaron se pjesa kryesore u shpėrnda nėn kujdesin e njė komisioni prej 7 vetash pėr zyrtarėt e dalė nė Larisa, Follorinė dhe Beograd. Por askush nuk di tė thotė sot se sa mund tė ketė qenė sasia e arit qė Mbreti posedonte personalisht dhe qė e ruante nė kasafortėn e tij nė Pallat, por ashtu si edhe bizhuteritė dhe gjėrat e tjera me vlerė.
    Mbreti dhe Mbretėresha u takuan nė Larisa tė Greqisė. Udhėtimi i tyre i pėrbashkėt zgjati plot 22 vjet, ndėrsa ai i Oborrit Mbretėror, 63. Ata shkuan fillimisht nė Stamboll ku qėndruan 2 muaj; mė pas u nisėn pėr Francė duke kaluar nėpėr Rumani, Poloni, Lituani, Suedi, Norvegji, Belgjikė dhe mbėrritėn nė Paris nė shtator 1939. Pėr qėndrimin e tij dhe tė 115 vetave qė e shoqėronin, Zogu mori me qira nga ish-Mbreti i Anglisė i abdikuar, kėshtjellėn “De la Maye” nė Versajė. Por ai do tė qėndronte aty pak muaj, deri nė qershor 1940. Kur Franca u pushtua nga gjermanėt, arriti tė largohet me anijen e fundit pėr nė Londėr.

    BLENDI FEVZIU


    Burimi: Panorama

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,128
    Faleminderit
    65
    785 falenderime nė 643 postime

    Pėr: Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.

    “Ramiz Alia urdhėroi tė luhej nė bursė, humbi 4072 kg ar”

    Vitet e liderit tė fundit komunist nė librin e Fevziut.

    “Ramiz Alia urdhėroi tė luhej nė bursė, humbi 4072 kg ar”

    “Humbja e shtetit shqiptar nga kėto operacione nė tregun botėror ishte 158 milionė e 624 mijė USD”

    Me vetėvrasjen e kryeministrit Mehmet Shehu, pėr tė u hap udha si pasardhės. Ramiz Alia do tė ishte njeriu qė do tė udhėhiqte vendin pas vdekjes sė diktatorit Enver Hoxha, deri nė ndėrrimin e sistemeve. Nė librin e tij, “100 vjet 1912-2012″, gazetari Blendi Fevziu rendit se cilat ishin lėvizjet e gabuara dhe shanset e humbura tė Ramiz Alisė, si e humbi shansin pėr t’iu bashkuar Perėndimit pėrpara rėnies sė Murit tė Berlinit, pėrse nuk pranoi ndihmėn gjermane dhe tentativat e dėshtuara pėr tė dalė nga rrėnimi ekonomik, ku ishte zhytur vendi. Njė lojė nė bursė, do ta dėrrmonte edhe mė tej arkėn e shtetit. Nga hetimet e bėra nė fillim tė viteve ’90, “humbja e shtetit shqiptar nga kėto operacione nė tregun botėror ishte 4072 kilogramė ar ose 158 milionė e 624 mijė dollarė amerikanė me kursin e sotėm”. Rėnia e diktaturave lindore dhe dilema pėrpara liderit tė fundit komunist nė Europėn Lindore. al.mi

    Pas vdekjes sė Mehmet Shehut, ai ishte marrė fare pak me punėt e shtetit. Vendin e drejtonte zėvendėsi i tij, Ramiz Alia, i cili qė prej vitit 1982 mbante edhe postin e kryetarit tė Presidiumit tė Kuvendit Popullor. Hoxha e kishte parė fillimisht Alinė nė vitin 1942, nė shtėpinė e Syrja Selfos, njė mikut tė tij qė e pushkatoi gabimisht pas lufte, siē dėshmon edhe njeriu qė mė pas ia prezantoi atė, Zeqi Agolli. Ata u takuan pikėrisht nė shtėpinė e tij:
    “Ne po rrinim nė oborr bashkė me Ramiz Alinė kur Enveri, qė nga kati i dytė i banesės na shikonte me vėmendje. Pasditen qė ai e vrojtoi Ramizin teksa bisedonte me mua nė oborr, mė thotė:
    - Atė djalin e imėt e kam parė dhe njė ditė te shtėpia e Selfajve, qė pozonte pėr bustin e tė vėllait tė vdekur tė Syrjait. Kush ėshtė ai?
    Enveri shkonte shpesh tek Selfot. Njė ditė ai kish parė Ramizin qė po pozonte nė oborr pėr njė bust pėr vėllain e vdekur tė Syrjait. Ramizi ngjante jashtėzakonisht shumė me tė vėllain e Selfos, qė i kishte vdekur.
    - Quhet Ramiz Alia, – i thashė unė. – Ėshtė me origjinė nga Shkodra dhe shok dhe djalė i shkėlqyer… Ėshtė prush kur bie fjala pėr pushtuesit italianė. Nė mėsime ėshtė absolut. Ėshtė tip inteligjent, i zgjuar dhe shumė i gojės.”
    Hoxha u takua me Alinė dy ditė mė vonė. As njėri dhe as tjetri, nuk mund ta merrnin me mend se 43 vjet mė pas, ata do tė bėnin rokadėn e madhe tė pushtetit.

    Burimi: Panorama
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,128
    Faleminderit
    65
    785 falenderime nė 643 postime

    Pėr: Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.

    Cani: Si humbi shteti 120 milionė USD me kambizėm nė vitet ‘80, goditja e fundit e sistemit

    Ish-guvernatori konfirmon faktet e Blendi Fevziut.

    Cani: Si u humbėn 120 milionė USD me kambizėm nė vitet ’80.

    “U spekulua pėr tė fituar, por rezultoi tė ishte goditja e fundit pėr sistemin”

    Ish-guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, Shkėlqim Cani, kujton humbjen e shumės prej 120 milionė dollarėsh nė fund tė viteve ’80 nga kambizmi nė kėtė Bankė. Sipas tij, shkak pėr kėtė humbje ishte keqpėrdorimi dhe spekulimi qė iu bė operacioneve financiare pėr tė nxjerrė fitim pėrmes shitblerjeve tė valutės.
    Nė librin e Blendi Fevziut paraqiten fakte qė lidhen me humbjen e njė sasie tė madhe tė rezervės valutore nė ar tė Shqipėrisė, rreth 150 milionė dollarė, gjatė kohės sė monizmit pėrmes kuotimeve nė bursa. Ju keni qenė drejtor nė Bankėn e Shqipėrisė nė atė kohė, keni dijeni pėr kėtė fakt?
    Po ėshtė e vėrtetė dhe ky aksion financiar nuk ėshtė bėrė nė fshehtėsi. Nė atė kohė, nė Bankėn e Shqipėrisė ka pasur njė ekip qė merrej me kėtė punė, ka qenė njė departament i veēantė nė Bankė qė merrej me kėto operacione financiare. Edhe atėherė, edhe tani qė flasim, rezerva valutore, qoftė dollar apo euro, investohet jashtė shtetit pėr tė marrė interes dhe pėr tė pėrfituar prej saj. Nė atė kohė u krijua njė departament qė merrej vetėm me kambizmin ose arbitrazh, nė gjuhėn akoma mė teknike, siē edhe ka sot njė drejtori nė Bankėn e Shqipėrisė, siē ka dhe nė tė gjitha bankat e botės.

    “100 vjet”, libri i fundit i gazetarit
    Fevziu: Ramiz Alia urdhėroi tė luhej nė bursė, humbi 4072 kg ar


    Gazetari i njohur Blendi Fevziu nė librin e fundit tė tij, “100 vjet”, ku trajton personazhet kryesore tė Shqipėrisė nė 100 vitet e fundit, sjell fakte tė reja tė kėsaj historie. Sipas Fevziut, nė fund tė viteve ’80, Ramiz Alia urdhėroi luajtjen nė bursė tė rezervave valutore tė Shqipėrisė. “Nė vitet 1988-1989, Alia tentoi disa lėvizje ekonomike qė mund tė pėrmirėsonin ose lehtėsonin disi situatėn ekonomike nė vend, por pa rezultat. Mė 7 janar dhe 7 dhjetor 1988 dhe, mė pas nė 8 mars 1989, Banka e Shqipėrisė autorizoi njė prej drejtuesve tė saj tė quajtur Dhimitėr Gazhga tė luante nė bursat ndėrkombėtare. Sipas tė dhėnave tė njė komisioni hetimor tė ngritur pas vitit 1992, humbja e shtetit shqiptar nga kėto operacione nė tregun botėror ishte 4072 kilogramė ar ose 158 milionė e 624 mijė dollarėve amerikanė me kursin e sotėm (kursi i gushtit 2012). Po i njėjti komision dokumentoi se gjatė viteve tė regjimit komunist nė Shqipėri qenė nxjerrė jashtė vendit 7600 kg ar. Njė pjesė e tij qe depozituar nė Zvicėr”, shprehet Fevziu nė librin e tij.

    Burimi: Panorama

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,665
    Faleminderit
    23
    14 falenderime nė 14 postime

    Pėr: Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.

    Pershendetje, A ka nje ligj qe trajton rikthimin e pasurive te luajteshme? Ne ate liste dhe une bej pjese me 1.606.320 franga dhe do te isha i interesuar perte ditur dicka me shume per trajtimin e kesj pasurie.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,142
    Faleminderit
    434
    518 falenderime nė 436 postime

    Pėr: Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.

    Eh,sa historira ka dhe floriri shqiptar....

  12. #12
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,653
    Faleminderit
    633
    178 falenderime nė 161 postime

    Pėr: Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.

    Historia e atij te Krrabes akoma nuk dihet ku ka perfunduar....

  13. #13
    Super Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,750
    Faleminderit
    68
    191 falenderime nė 177 postime

    Pėr: Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Cani: Si humbi shteti 120 milionė USD me kambizėm nė vitet ‘80, goditja e fundit e sistemit

    Ish-guvernatori konfirmon faktet e Blendi Fevziut.

    Cani: Si u humbėn 120 milionė USD me kambizėm nė vitet ’80.

    “U spekulua pėr tė fituar, por rezultoi tė ishte goditja e fundit pėr sistemin”

    Ish-guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, Shkėlqim Cani, kujton humbjen e shumės prej 120 milionė dollarėsh nė fund tė viteve ’80 nga kambizmi nė kėtė Bankė. Sipas tij, shkak pėr kėtė humbje ishte keqpėrdorimi dhe spekulimi qė iu bė operacioneve financiare pėr tė nxjerrė fitim pėrmes shitblerjeve tė valutės.
    Nė librin e Blendi Fevziut paraqiten fakte qė lidhen me humbjen e njė sasie tė madhe tė rezervės valutore nė ar tė Shqipėrisė, rreth 150 milionė dollarė, gjatė kohės sė monizmit pėrmes kuotimeve nė bursa. Ju keni qenė drejtor nė Bankėn e Shqipėrisė nė atė kohė, keni dijeni pėr kėtė fakt?
    Po ėshtė e vėrtetė dhe ky aksion financiar nuk ėshtė bėrė nė fshehtėsi. Nė atė kohė, nė Bankėn e Shqipėrisė ka pasur njė ekip qė merrej me kėtė punė, ka qenė njė departament i veēantė nė Bankė qė merrej me kėto operacione financiare. Edhe atėherė, edhe tani qė flasim, rezerva valutore, qoftė dollar apo euro, investohet jashtė shtetit pėr tė marrė interes dhe pėr tė pėrfituar prej saj. Nė atė kohė u krijua njė departament qė merrej vetėm me kambizmin ose arbitrazh, nė gjuhėn akoma mė teknike, siē edhe ka sot njė drejtori nė Bankėn e Shqipėrisė, siē ka dhe nė tė gjitha bankat e botės.

    “100 vjet”, libri i fundit i gazetarit
    Fevziu: Ramiz Alia urdhėroi tė luhej nė bursė, humbi 4072 kg ar


    Gazetari i njohur Blendi Fevziu nė librin e fundit tė tij, “100 vjet”, ku trajton personazhet kryesore tė Shqipėrisė nė 100 vitet e fundit, sjell fakte tė reja tė kėsaj historie. Sipas Fevziut, nė fund tė viteve ’80, Ramiz Alia urdhėroi luajtjen nė bursė tė rezervave valutore tė Shqipėrisė. “Nė vitet 1988-1989, Alia tentoi disa lėvizje ekonomike qė mund tė pėrmirėsonin ose lehtėsonin disi situatėn ekonomike nė vend, por pa rezultat. Mė 7 janar dhe 7 dhjetor 1988 dhe, mė pas nė 8 mars 1989, Banka e Shqipėrisė autorizoi njė prej drejtuesve tė saj tė quajtur Dhimitėr Gazhga tė luante nė bursat ndėrkombėtare. Sipas tė dhėnave tė njė komisioni hetimor tė ngritur pas vitit 1992, humbja e shtetit shqiptar nga kėto operacione nė tregun botėror ishte 4072 kilogramė ar ose 158 milionė e 624 mijė dollarėve amerikanė me kursin e sotėm (kursi i gushtit 2012). Po i njėjti komision dokumentoi se gjatė viteve tė regjimit komunist nė Shqipėri qenė nxjerrė jashtė vendit 7600 kg ar. Njė pjesė e tij qe depozituar nė Zvicėr”, shprehet Fevziu nė librin e tij.

    Burimi: Panorama
    Shteti ne ato vite ishte pothuaj drejt paralizimit,sepse punonjesit ne shtet
    6 ore merreshin me pune te tyren personale dhe 2 ore punonin per shtetin.
    Shteti ishte drejt kolapsit.ne 1990 ndodhi kolaps i plote,shteti u shkatterrua ra ne gjunje si rezultat i mis manaxhimit
    te kohes dhe resorseve,mungeses se disiplines drejtimit te keq etj etj dhe kjo coi ne kolaps ekonomik.
    Kolapsi nuk ndodhi per shkaqe ideologjike sic mendojne shumica por per shkaqe probleme serioze
    ne drejtim ne shtet ne ekonomi per shkak te injorances se drejtusave dhe mungese
    kompetence ne drejtim te ekonomise.Edhe Kina ishte dhe vazhdon te jete regjim diktature por
    nuk pesoi asnjehere kolaps ekonomik,perkundrazi vazhdon te mbetet
    superfuqi ekonomike dhe kjo fale disiplines inteligjences dhe punes se palodhur,nejse.
    Ato 120 milione dollare humbje qe permenden ishin faji i vete shtetit
    qe lejoi nje tufe aventurieresh hajdutesh dhe alabakesh te kembenin valute
    para bankes.Kulmi i papergjegjshmerise nga shteti dhe kulmi i karagjozllikut.
    Per pasoje fituan hajdutet ordinere dhe alabaket dhe humbi banka.
    Banka humbi sepse i mbante cmimet e shitjes me lart se sa rruga, dhe cmimet e blerjes se valutes me te uleta se sa rruga,keshtu qe robt
    shkonin per te shkembyer te alabaket e rruges para bankes dhe nuk futeshin ne banke fare.
    Inkompetence e plote e bankes.
    Nejse 120 milionshi eshte nje humbje teorike,humbja ne potencial nga banka si pasoje e humbjes
    se klienteve,klientet i mori kambizmi i rruges.
    Nejse,lejimi i kambizmit te rruges nuk ishte komplet fenomen negativ,ishte "blessing in disguise" si i thone shprehjes,
    nje bekim i maskuar pasi ky kambizem lejoi nje grup shqiptaresh te vinin kapital,krijoi biznesmenet e pare shqiptare qe me vone
    lanchuan firma private ndertimi,firma tregetare dhe krijo kushte edhe per investime...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 01-04-2015 mė 00:07
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  14. #14
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime nė 479 postime

    Pėr: Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.

    Ato 120 milione dollare humbje qe permenden ishin faji i vete shtetit
    qe lejoi nje tufe aventurieresh hajdutesh dhe alabakesh te kembenin valute
    para bankes.Kulmi i papergjegjshmerise nga shteti dhe kulmi i karagjozllikut.
    Per pasoje fituan hajdutet ordinere dhe alabaket dhe humbi banka.
    Banka humbi sepse i mbante cmimet e shitjes me lart se sa rruga, dhe cmimet e blerjes se valutes me te uleta se sa rruga,keshtu qe robt
    shkonin per te shkembyer te alabaket e rruges para bankes dhe nuk futeshin ne banke fare.
    Inkompetence e plote e bankes.
    Nejse 120 milionshi eshte nje humbje teorike,humbja ne potencial nga banka si pasoje e humbjes
    se klienteve,klientet i mori kambizmi i rruges.
    Nejse,lejimi i kambizmit te rruges nuk ishte komplet fenomen negativ,ishte "blessing in disguise" si i thone shprehjes,
    nje bekim i maskuar pasi ky kambizem lejoi nje grup shqiptaresh te vinin kapital,krijoi biznesmenet e pare shqiptare qe me vone
    lanchuan firma private ndertimi,firma tregetare dhe krijo kushte edhe per investime...
    Po ngaterron periudhen kohore. Behet fjale perpara viteve 90-te. Pra nga mesi i 80-es deri sa filloi demokracia. Ne ate kohe jo vetem qe nuk konceptohej te behej kambizem rrugeve, po sigurimi te tridhte topet po te te kapte duke shkembyer ndonje 10 apo 20 $ ne treg te zi. Shteti ta blinte dollarin atehere me 70 leke te vjetra. Ndersa tregu i zi (ai fare pak qe ekzistonte dhe qe perfaqesohej kryesisht nga shoferat e TIR dhe marinaret e anijeve tregtare qe dilnin jashte) e blinte me 200 leke te vjetra (ne mos gabohem). Kambizmi qe flitet ne teme eshte kambizem shteteror. Pra nje lloj FOREX qe ne ate kohe behej nepermjet burses duke shkembyer direkt flori me dollar dhe manovruar me rritjen e zbritjen respektive. Ketu (nga paaftesia) shteti humbi miliona.

  15. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Darius pėr postimin:

    martini1984 (01-04-2015)

  16. #15
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,653
    Faleminderit
    633
    178 falenderime nė 161 postime

    Pėr: Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.

    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Po ngaterron periudhen kohore. Behet fjale perpara viteve 90-te. Pra nga mesi i 80-es deri sa filloi demokracia. Ne ate kohe jo vetem qe nuk konceptohej te behej kambizem rrugeve, po sigurimi te tridhte topet po te te kapte duke shkembyer ndonje 10 apo 20 $ ne treg te zi. Shteti ta blinte dollarin atehere me 70 leke te vjetra. Ndersa tregu i zi (ai fare pak qe ekzistonte dhe qe perfaqesohej kryesisht nga shoferat e TIR dhe marinaret e anijeve tregtare qe dilnin jashte) e blinte me 200 leke te vjetra (ne mos gabohem). Kambizmi qe flitet ne teme eshte kambizem shteteror. Pra nje lloj FOREX qe ne ate kohe behej nepermjet burses duke shkembyer direkt flori me dollar dhe manovruar me rritjen e zbritjen respektive. Ketu (nga paaftesia) shteti humbi miliona.
    Nuk i heq asnje presje shkrimit,pervecse ka qene me 80 leke te vjetra,te pakten ato qe i kam nderruar personalisht!Tregu i zi ekzistonte vetem ti dhe une, se fuksat te rrasnin brenda dhe haje 3-7 vjet burg per agjitacion dhe propagande!

  17. #16
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,142
    Faleminderit
    434
    518 falenderime nė 436 postime

    Pėr: Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.

    70 lek e mbaj mend dhe une,mbase 80 lek eshte bere nga vitet 87-88... (70 lek dhe 25 lek per te denuarit politik..)

    Mbase u be 80 leke ne kohen kur u hap dyqani qe shiste "mallra" me dollare.

  18. #17
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime nė 479 postime

    Pėr: Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.

    Sakte. Nga 70 u be 80 kur u hap dyqani i valutes. Dhe kjo ka qene mbas 87-es.

  19. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Darius pėr postimin:

    martini1984 (01-04-2015)

  20. #18
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,653
    Faleminderit
    633
    178 falenderime nė 161 postime

    Pėr: Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.

    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    70 lek e mbaj mend dhe une,mbase 80 lek eshte bere nga vitet 87-88... (70 lek dhe 25 lek per te denuarit politik..)

    Mbase u be 80 leke ne kohen kur u hap dyqani qe shiste "mallra" me dollare.
    Sakte ne ato vite.....dhe dollaret nuk i merrje cash me perpara por leke!

  21. #19
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,142
    Faleminderit
    434
    518 falenderime nė 436 postime

    Pėr: Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.

    Citim Postuar mė parė nga martini1984 Lexo Postimin
    Sakte ne ato vite.....dhe dollaret nuk i merrje cash me perpara por leke!
    Tani e kuptova,se mu dukte habi qe ne ato vite te "thyente" njeri dollar ne bank...I paske pasur "ēek"...Paske qen i detyrum.

  22. #20
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,653
    Faleminderit
    633
    178 falenderime nė 161 postime

    Pėr: Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.

    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Tani e kuptova,se mu dukte habi qe ne ato vite te "thyente" njeri dollar ne bank...I paske pasur "ēek"...Paske qen i detyrum.
    Kjo nuk ka rendesi Serafim,por mendoj qe rendesi do kishte ku ka <fluturuar> ari ose floriri i Krrabes.
    Kete nuk e di se ku!!!

Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kėshtu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Kryepeshkopi Anastas ende pret nėnshtetėsinė shqiptare
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 08:39
  3. Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 24-12-2006, 01:46
  4. Ervin Hatibi
    Nga erzeni nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  5. Konferenca Islamike + Terrorizmi ne Shqiperi
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 16-04-2003, 15:48

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •