Shtator 28, 106
Polemikat nE Vatikan/Selia e Shenjtė kundėr lėvizjes sė re tė priftėrinjve tė martuar
Shqiptarja zhvesh priftin italian
Papa shkishėron arkipeshkvin, bekoi priftėrinjtė e martuar
Selia e Shenjtė pėrfundon sėrish nė qendėr tė debateve dhe kėsaj here nė mes ėshtė edhe njė shqiptare. Polemikat janė rikthyer ditėt e fundit, kur u zbulua se njė arkipeshkv afrikan ka pagėzuar katėr priftėrinj tė martuar, njė prej tė cilėve me njė vajzė shqiptare. Albana Ruci, nga Shqipėria, ėshtė bashkėshortja e Giuseppe Serrone, njėrit prej priftėrinjve tė pagėzuar sė fundmi nga imzot Milingo, njė akt qė ka shkaktuar zemėratėn e Kishės Katolike. Pjesėtar i njė lėvizjeje tė re brenda kishės katolike, "Married Priests Noė", Serrone ka bėrė vazhdimisht thirrje pėr t'i dhėnė fund paragjykimeve ndaj priftėrinjve tė martuar dhe diskriminimit tė familjeve tė tyre. Por, pikėrisht pagėzimi i tij dhe priftėrinjve tė tyre ka rėnė pre e kėtij paragjykimi, qė ka sjellė pėr pasojė shkishėrimin e tyre dhe arkipeshkv Milingos, duke shkaktuar njė debat tė gjerė nė Kishėn Katolike dhe duke nxitur reagime nė tė gjithė botėn.
Pėrjashtimi
Vendimi ėshtė komunikuar tė martėn nga Vatikani: arkipeshkvi Milingo, njė ndėr praktikuesit mė tė njohur tė dekadave tė fundit, ėshtė pėrjashtuar nga kisha bashkė me katėr priftėrinjtė qė kishte pagėzuar nė Amerikė. "Vendimi ėshtė dhėnė nė bazė tė pikės 1382 tė Kodit tė sė Drejtės Kanonike", thekson deklarata e Selisė sė Shenjtė. Nė tė thuhet se "Milingo ka shkelur nė mėnyrė tė vazhdueshme lidhjen e tij me kishėn, pasi ka pėrkrahur njė lėvizje priftėrinjsh tė martuar, duke mbjellė pėr?5arje dhe pakėnaqėsi mes besimtarėve". Deklarata thekson gjithashtu se "pėr sa i pėrket katėr priftėrinjve, tė gjithė anėtarė tė lėvizjes "Married Priests Now", tė themeluar nga prifti rebel afrikan nė Nju Jork nė korrikun e kaluar, Selia e Shenjtė nuk njeh pagėzime tė tilla dhe nuk i pranon kėta elementė nė komunitetin e saj".
Historia
Historia e vajzės shqiptare me priftin italian, Giuseppe Serrone, ėshtė njėra nga historitė e priftėrinjve tė martuar qė tashmė protestojnė kundėr diskriminimit tė familjeve tė tyre. Serrone ėshtė i martuar prej katėr vitesh me vajzėn shqiptare, Albana Ruci, falė njė dispozite tė posaēme tė Papa Gjon Palit tė II qė shfuqizoi detyrimin e beqarisė dhe tė drejtėn e meshės, por i lejoi priftėrinjve tė martohen, nė rast se duan njė gjė tė tillė. Pavarėsisht nga ky vendim i papės liberal, komuniteti i priftėrinjve tė martuar vazhdon tė jetė njė ndėr mė tė paragjykuarit dhe tė diskriminuarit. "I kėrkojmė papės dhe parlamentit tė ndėrhyjė. Nuk duam qė ne dhe familjet tona tė diskriminohen. Ne jemi tė detyruar tė mos pėrdorim energjinė dhe pėrgatitjet tonė nga njė klauzolė qė s'ka arsye fetare", - deklaroi Serrone disa muaj mė parė, nė njė protestė tė organizuar nė Itali. Gazeta italiane "La Repubblica", shkruante nė atė kohė se ishte shumė e vėshtirė gjendja e grave si shqiptarja Albana, qė pėr dashurinė zgjodhėn bashkimi nė martesė me priftėrinjtė. Vajza shqiptare ka dėshmuar se shpesh ka qenė viktimė e agresionit dhe diskriminimit nė qendrėn e vogėl tė Lazios, ku jeton bashkė me tė shoqin. Pėr tė pėrforcuar fushatėn e tij, ēifti organizoi njė javė mė parė nė Nju Jork konferencėn e priftėrinjve tė martuar, ku bėhej thirrje pėr t'i dhėnė fund diskriminimit tė familjeve tė kėtyre priftėrinjve.
Krijoni Kontakt