Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Bujar Alimani, 3 çmime në Festivalin e Filmit në Greqi

    “Gaz” i Bujar Alimanit, sfidon në festivalin grek


    Shekulli

    Festivali i Dramës

    Filmi “Gaz” i regjisorit Bujar Alimani fiton tre çmime në Festivalin Kombëtar të Filmit me metrazh të shkurtër në Drama të Greqisë. Janë çmimet për Regjinë më të Mirë të Festivalit dhënë nga Qendra Kinematografike Greke, Çmimi i Filmit më të mirë dhënë nga shoqata e kritikëve të filmit të shtypit grek dhe Çmim Special i Jurisë. Për herë të parë ndodhi më 23 shtator që një regjisor shqiptar, prej 14 vjetësh jeton në Greqi, fiton tre çmime të rëndësishme duke marrë vlerësimin e publikut dhe kritikës njëherësh në një festival të huaj 29-vjeçar e për më tepër nacional ku konkurrojnë prodhimet vendase. “Gaz” është prodhim i Radio-Televizionit Grek, dhe nuk ka të bëjë aspak me Shqipërinë apo me një temë shqiptare. Nuk është i rastit ky sukses i Alimanit në vendin ku ka emigruar. Katër vite të shkuara ai është pritur shumë mirë dhe vlerësuar me çmime në Greqi me filmin tjetër “Katoi” ku trajton një temë sociale, atë të fateve të pashmagshme në rrjetën e të cilave bien fqinjët shqiptarë e grekë.

    Regjisori Bujar Alimani prej pak javësh mbylli xhirimet në Shkodër për filmin “Busulla”, një tjetër metrazh i shkurtër. Do të jetë një prodhim përgjysmë shqiptar. Tema është ajo e daljes nga ngushticat sociale, një prej tyre është gjakmarrja, ku një vajzë e re gjen forcë për të vënë në punë ekuilibrat e amortizuar në një provincë shqiptare. “Busulla” do të shfaqet premierë në Shqipëri pranverën e vitin që vjen.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Bujar Alimani, 3 çmime në Festivalin e Filmit në Greqi



    Jonida Podcast - Bujar Alimani

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Bujar Alimani, 3 çmime në Festivalin e Filmit në Greqi



    Fluturat - Bujar Alimani

    Dokumentari i realizuar nga regjisori i mirënjohur Bujar Alimani, rrëfen historitë e 21 vajzave që i mbijetuan internimeve me breza në Gradishtë e Savër të Lushnjës.

    “Fluturat” është i pari i një serie dokumentarësh që trajtojnë diktaturën komuniste në vend, duke vlerësuar mendimin ndryshe dhe dinjitetin njerëzor.

Tema të Ngjashme

  1. Festivali i 12-të i filmit shqiptar: 2-9 tetor,2006
    Nga Fiori në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 28-10-2006, 15:17
  2. Festivali i Filmit Shqiptar
    Nga Albo në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 01:02
  3. Exit": Filmi shqiptar, më i miri në Nju Jork
    Nga PORTI_05 në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2005, 19:46
  4. Vajza e Kerrit në Prishtinë për Festivalin e Filmit
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 17-11-2004, 10:04
  5. Filmi shqiptar, substancë kulture dhe integrimi
    Nga Blendi në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-07-2002, 22:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •