Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1

    PHP - Skript për vargje të rastit

    Pershendetje! Desha te kerkoj nga ju qe njihni gjuhet programuese per Web Dizajn nje kod qe une nuk kam arritur ta krijoj por as ta gjej te gatshem.

    Behet fjale per nje kod qe kane shum web site qe ben te mundur zgjedhjen e nje teksti me rastesi ose sipas radhes dhe teksti ne fjale ndryshohet cdo here qe hapet web sajti ose me Refresh. Konkretisht kesi lloj tekstesh perdorin web sajtet www.vetevendosje.org, www.rruzull.net, www.albasoul.com etj, dhe keto perdorin per te vendosur fjale te urta ne nje tabele te vogel ose per te ndryshuar menyne ne menyre automatike siq ben rruzull.net psh.

    Psh fjalet e urta qe ndryshojne ne cdo refresh.

    Interesant qe nuk e di nese behet me PHP HTML, JAVA SCRIPT apo me cfare se di.

    Une njoh HTML mjaft mire dhe PHP deri dikund por sdi si ta bej kete kod.

    Besoj e keni te qarte per cfare behet fjale por sidoqofte munde ta sqaroj nese me kerkohet.

    Faleminderit paraprakisht nese dikush merr mundimin te me gjej apo programoj kete.

  2. #2
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Së pari duhet të zgjedhësh ku do ruash informacionin (fjalet e urta, vargjet, etj.). Informacionin mund ta ruash ne nje databazë (sqlLite, MySql) ose në një skedar të thjeshtë me tekst.

    Më poshtë ke një shembull që i ruan fjalët e urta në skedarin fjalet_e_urta.txt të ndara me ===.

    Skedari fjalet_e_urta.txt

    Kodi:
    Ruaju 3 gjërave në jetë....zjarrit, ujit dhe qeverisë
    --- Populli
    ===
    Te degjuarit eshte nje politese qe nje njeri i zgjuar i ben shpesh nje budallai, por qe ky i fundit nuk ia kthen asnjehere.
    --- Gregoire
    ===		
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilin ai tallet.
    --- Goethe
    ===		
    Burrat, ma chere, jane si balonat. Sa me teper tu japesh fill, aq me kollaj i mban.
    --- Dumas
    ===		
    Njohja per njeriun eshte nje mjet i mrekullueshem per te shkaterruar veten.
    --- Nietzsche

    Skedari fjalet_e_urta.php
    Kodi PHP:
    <?php

    ////////////////////////////////////////////////////////////////////////////
    // Hap skedarin, perdor ndaresin per ta ndare ne vargje
    // dhe kthen nje nga keto vargje rastesisht. 
    //
     
    function merrVargunERastit ($emriSkedarit$ndaresi) {

        
    // nese nuk ekziston skedari, nuk kthejme asgje
        
    if (!file_exists($emriSkedarit)) {
            return 
    ''
        }
        
        
    // lexojme te dhenat e skedarit
        
    $teDhenat file_get_contents($emriSkedarit);
        
        
    // i copetojme te dhenat 
        
    $copat explode($ndaresi$teDhenat); 
        
        
    // marrim nje numer te rastit midis 0 dhe numrit te copave
        
    $nrRastit rand(0count($copat) - 1); 
        
        
    // kthejme copen e rastit    
        
    return $copat[$nrRastit]; 
        
    }


    $EMRI_SKEDARIT 'fjalet_e_urta.txt'
    $NDARESI '==='

    $fjalaERastit merrVargunERastit($EMRI_SKEDARIT$NDARESI); 

    echo 
    $fjalaERastit

    ?>

    Si ta vësh në punë

    Vendosi të dy skedarët në të njëjtën dosje. Sa herë që hap faqen PHP, do shikosh një fjalë të urtë të rastësishme.

    Edi

  3. #3
    Te Lumte Edspace. Une e dija qe duhej te vendoseshin fjalet ne txt document edhe qe duhej ne te njejten dosje. Thjesht nuk munde te programoja scripten PHP. Tash e pashe si behej. Te Faleminderit shume.

    Une kam profesion rrjetet kompjuterike mirepo mirrem me web si hobi. Kisha pyetur nje koleg gjerman ne firmen ku punoj per te me bere kete script. Ai e ka profesion PHP dhe per kete pune paguhet, ben web sajta. Mirepo mua sme tregoi, bile kur i thosha une se kjo behet me PHP, thoshte nuk eshte e mundur sepse kinse ai njeh mire PHP. Tani do ti them qe shqiptaret dijne me mire hahaha.

    Faleminderit - Respekt

  4. #4
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Gëzohem që mësove diçka të re. Të këshilloj të lexosh temat e tjera në lidhje me PHP për të mësuar edhe më shumë. Mos nguro të pyesësh po të kesh paqartësira.
    Edi

Tema të Ngjashme

  1. Kur “të gjithë” i dhuronin vargje Enver Hoxhës
    Nga Coli-i-vogël në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 22:20
  2. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  3. Shqipëria përballë ndërgjegjes së gjymtuar të saj
    Nga Shën Albani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 22-09-2005, 12:27
  4. Kur “të gjithë” i dhuronin vargje Enver Hoxhës
    Nga Diabolis në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 21-04-2005, 10:00
  5. Njëtrajtshmëri
    Nga SkenderRusi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-12-2004, 06:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •