Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet nė Bllog
    17

    SPIRITUALITETI: Kapitulli I - Spiritualiteti Orthodhoks

    Spiritualiteti

    Spiritualiteti nė Kishėn Orthodhokse ėshtė aktiviteti i jetės sė pėrditshme nė kungim me Perėndinė. Termi spiritualitet nuk i referohet thjesht vetėm veprimtarisė shpirtėrore tė njeriut, mendjes sė tij, zemrės dhe shpirtit, po i referohet, gjithashtu, gjithė jetės sė njeriut tė frymėzuar dhe drejtuar nga Shpirti i Perėndisė. Ēdo veprim i njė tė krishteri duhet tė jetė njė veprim shpirtėror. Ēdo mendim duhet tė jetė shpirtėror: ēdo fjalė, ēdo punė, ēdo veprim i trupit dhe ēdo veprim i personit. Kjo do tė thotė se gjithēka qė njė person mendon, thotė e bėn duhet tė frymėzohet dhe drejtohet nga Shpirti i Shenjtė, kėshtu qė vullneti i Perėndisė Atė tė mund tė pėrmbushet ashtu siē ėshtė zbuluar dhe mėsuar nga Jisu Krishti Biri i Perėndisė.

    ... tė gjitha t'i bėni pėr lavdinė e Perėndisė (1 Korinthianėt 10:31).

    Tė bėsh gjithēka pėr lavdinė e Perėndisė ėshtė kuptimi dhe substanca e jetės pėr njė qenie njerėzore. Kjo "bėrje" ėshtė ajo ēfarė ėshtė spiritualiteti i krishterė.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet nė Bllog
    17
    Perėndia

    Spiritualiteti i krishterė pėrqendrohet nė Perėndinė; nė fakt, qėllimi i tij i vėrtetė ėshtė kungimi ose bashkimi me Perėndinė, i cili arrihet nėpėrmjet pėrmbushjes sė vullnetit tė Tij. Tė jesh ēfarė Perėndia do qė ne tė jemi dhe tė bėsh ēfarė Perėndia do qė ne tė bėjmė ėshtė i vetmi qėllim i ekzistencės sonė njerėzore. Pėrmbushja e lutjes "U bėftė dėshira Jote" ėshtė zemra dhe shpirti i ēdo pėrpjekje dhe aktiviteti shpirtėror.

    Nė ligjin e Dhiatės sė Vjetėr ėshtė shkruar:

    Unė jam Zoti Perėndia juaj; shenjtėrohuni, pra, dhe jini tė shenjtė, sepse Unė jam i shenjtė (Levitiku 11:44).

    Nė Dhiatėn e Re, letra e parė e Shėn Pjetrit i referohet kėtij urdhėrimi themelor tė Perėndisė.

    ... ashtu si ėshtė i shenjtė Ai qė ju thirri, tė jini edhe ju tė shenjtė nė gjithė sjelljen tuaj, sepse ėshtė shkruar: "Jini tė shenjtė, sepse Unė jam i shenjtė" (1 Pjetri" 1:15-16).

    Qė qeniet njerėzore duhet tė jenė tė shenjta, duke marrė pjesė nė lumturinė e Vetė Perėndisė, ky ėshtė qėllimi i bashkimit me Perėndinė. Tė gjithė janė "thirrur tė jenė shenjtorė" (Romanėt 1:7) duke u bėrė "pjesėmarrės tė natyrės hyjnore" (2 Pjetri. 1:4). Kėtė kuptonte Jisui kur tha nė Predikimin nė Mal: "Jini, pra, tė pėrsosur, ashtu siē ėshtė i pėrsosur Ati juaj qiellor" (Matheu 5:48).

    Mėsimi se njeriu duhet tė jetė i shenjtė dhe i pėrsosur si Vetė Perėndia nėpėrmjet kryerjes sė vullnetit tė Tij ėshtė mėsimi qendror i besimit tė krishterė orthodhoks. Ky mėsim pohohet nė shumė mėnyra tė ndryshme nė traditėn shpirtėrore orthodhokse. Shėn Maksim Konfesori (shek. 7) e thotė nė kėtė mėnyrė: "njeriu ėshtė thirrur tė bėhet nga hiri hyjnor gjithēka qė Vetė Perėndia ėshtė nga natyra." Shumė thjesht kjo do tė thotė se Perėndia i dėshiron dhe i ndihmon krijesat e Tij tė jenė ashtu siē ėshtė Ai dhe ky ėshtė qėllimi i qenies dhe jetės sė tyre. Ashtu si Perėndia ėshtė i shenjtė, njeriu duhet tė jetė i shenjtė. Ashtu si Perėndia ėshtė i pėrsosur, njeriu duhet tė jetė i pėrsosur, i pastėr, i mėshirshėm, i duruar, i butė, i dashur, i lirė, vetė-vendosės, pėrherė-ekzistues dhe gjithmonė, pėrjetėsisht realizimi absolut i mbibollshėm i gjithēkaje tė mirė nė plotėsinė dhe pasurinė e pashtershme... kėshtu duhet tė jetė edhe njeriu nė kėtė mėnyrė, gjithmonė duke u rritur dhe duke u zhvilluar nė virtytin dhe pėrsosjen hyjnore pėr jetė tė jetėve, me anė tė vullnetit dhe fuqisė sė Vetė Perėndisė. "Pėrsosja" e njeriut ėshtė rritja e tij nė pėrsosjen pambarim tė Perėndisė.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet nė Bllog
    17
    Krishti

    Spiritualiteti i krishterė ėshtė pėrqendruar nė Krishtin. Jisu Krishti ėshtė Biri hyjnor i Perėndisė, i Cili u lind si njeri nga Virgjėresha Mari pėr t'i dhėnė njeriut jetėn e pėrjetshme nė kungim me Perėndinė Atin e Tij.

    Nė Jisu Krishtin "tėrė plotėsia e hyjnisė banoi trupėrisht" (Kolosianėt 2:9). Nė Atė ėshtė "plotėsia" e "hirit dhe e sė vėrtetės" (Joani 1:16-17) dhe "tėrė plotėsia e Perėndisė" (Kolosianet 1:19). Kur dikush sheh dhe njeh Jisuin, ai sheh dhe njeh Perėndinė Atė. (Joani 8:19, 14:7-9) Kur dikush ėshtė nė kungim me Jisuin. ai ėshtė nė bashkim tė qėndrueshėm me Perėndinė (Kr. Joani 17, Efesianėt 2, Romanėt 8, 1 Joani 1).

    Qėllimi i jetės njerėzore ėshtė qė tė jesh vazhdimisht "nė Krishtin". Kur dikush ėshtė "nė Krishtin", sipas Shėn Joanit, ai bėn vullnetin e Perėndisė dhe nuk mėkaton.

    Dhe ju e dini se Ai (Jisui) u shfaq pėr tė hequr mėkatet tona; dhe nė tė nuk ka mėkat. Kush qėndron nė tė nuk mėkaton; kush mėkaton nuk e ka parė dhe as nuk e ka njohur... ai qė zbaton drejtėsinė ėshtė i drejtė, ashtu sikur ėshtė i drejtė Ai... Kush Iindi nga Perėndia nuk kryen mėkat, sepse fara e Perėndisė qėndron nė tė dhe nuk mund tė mėkatojė, sepse lindi nga Perėndia. Prej kėsaj njihen bijtė e Perėndisė dhe bijtė e djallit; kushdo qė nuk praktikon drejtėsinė nuk ėshtė nga Perėndia, dhe i tillė nuk ėshtė as ai qė nuk do vėllanė e vet (1 Joani 3:4-10).

    Jisu Krishti ėshtė "Udha, e Vėrteta dhe Jeta" (Joani 14:6).

    Ai flet fjalėt e Perėndisė. Ai bėn punėn e Perėndisė. Personi qė i bindet Krishtit dhe ndjek udhėn e Tij bėn ēfarė Ai bėn, do Perėndinė dhe kryen vullnetin e Tij. Tė bėsh kėtė ėshtė esenca e jetės shpirtėrore. Jisui erdhi qė ne tė mund tė bėhemi tė ngjashėm me Atė dhe tė bėjmė nė jetėt tona, me anė tė hirit tė Tij, ēfarė Ai Vetė bėri.

    Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them: kush beson nė mua do tė bėjė edhe ai veprat qė bėj unė; madje do tė bėjė edhe mė tė mėdha se kėto, sepse unė po shkoj tek Ati (Joani 14:12).

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet nė Bllog
    17
    Shpirti i Shenjtė

    Njė person mund tė banojė nė Krishtin, tė kryejė urdhėrimet e tij dhe tė jetė nė kungim me Perėndinė Atė vetėm me anė tė pranisė dhe fuqisė sė Shpirtit tė Shenjtė nė jetėn e tij. Jeta shpirtėrore ėshtė jetė nė dhe me anė tė Shpirtit tė Shenjtė tė Perėndisė.

    Nėse mė doni (thotė Krishti), zbatoni urdhėrimet e mia. Dhe unė do t'i lutem Atit dhe Ai do t'ju japė njė Ngushėllues tjetėr, qė do tė qėndrojė pėrgjithmonė me ju, Frymėn e sė Vėrtetės, qė bota nuk mund ta marrė, sepse nuk e sheh dhe nuk e njeh; por ju e njihni, sepse qėndron me ju dhe do tė jetė nė ju (Joani 14:15-17).

    Por, kur tė vijė Ai, Fryma e sė vėrtetės, Ai do t'ju prijė nė ēdo tė vėrtetė. . . Ai do tė mė pėrlėvdojė, sepse do tė marrė prej meje dhe do t'jua kumtojė. Tė gjitha gjėrat qė ka Ati janė tė miat... (Joani 16:13-15).

    Shpirti i Shenjtė buron prej Atit dhe ėshtė dėrguar nė botė me anė tė Krishtit, kėshtu qė personat njerėzorė mund tė pėrmbushin vullnetin e Perėndisė nė jetėt e tyre dhe tė bėhen tė ngjashėm me Krishtin. Etėrit shpirtėrorė tė Kishės Orthodhokse thonė se Shpirti i Shenjtė i bėn njerėzit qė tė jenė "krishtėra", domethėnė, bijtė "e lyer"* tė Perėndisė. Ky ėshtė, gjithashtu, mėsimi i apostujve nė shkrimet e Dhiatės sė Re.

    Por ju keni vajosjen nga i Shenjti dhe dini ēdo gjė ... vajosja (krisma) qė keni marrė prej tij qėndron nė ju... vajosja e tij ju mėson ēdo gjė dhe ėshtė e vėrtetė e nuk ėshtė gėnjeshtėr, qėndroni nė tė ashtu sikurse ju mėsoi (...). Dhe prej kėsaj ne dimė se Ai qėndron nė ne: nga Fryma qė Ai na dha (...). Nga kjo ne njohim se qėndrojmė nė tė dhe Ai nė ne, sepse Ai na ka dhėnė nga fryma e tij (I Joani 2:20-27,3:24, 4:13).

    Mėsimi i Shėn Joanit ėshtė i njėjti me mėsimin e Shėn Pavlit.

    Sepse dashuria e Perėndisė ėshtė derdhur nė zemrat tona me anė tė Frymės sė Shenjtė qė na ėshtė dhėnė (...). Nėse Fryma e Perėndisė banon nė ju, ju nuk jeni mė nė mish, por nė Frymė. Por, nė qoftė se ndokush nuk ka Frymėn e Krishtit, ai nuk i pėrket atij. Nėse Krishti ėshtė nė ju, trupi patjetėr ėshtė i vdekur pėr shkak tė mėkatit, por Fryma ėshtė jetė pėr shkak tė drejtėsisė. Dhe nė qoftė se Fryma e atij qė ringjalli Krishtin prej sė vdekurish banon nė ju, Ai qė e ringjalli Krishtin prej sė vdekurish do t'u japė jetė edhe trupave tuaj vdekatarė me anė tė Frymės sė tij qė banon nė ju . . . sepse, po tė rroni sipas mishit, ju do tė vdisni; por, nėse me anė tė Frymės i bėni tė vdesin veprat e trupit, ju do tė rroni. Sepse tė gjithė ata qė udhėhiqen nga Fryma e Perėndisė janė bij tė Perėndisė (Romanėt 5:5, 8:9-14; Kr. 1 Korinthianėt 2, 6, 12-14;Galatianėt5).

    Ky ėshtė mėsimi klasik i Kishės Orthodhokse, i bėrė popullor kohėt e fundit nga Shėn Serafimi i Sarovit (shek. 19), qė esenca e vėrtetė e jetės shpirtėrore tė krishterė, esenca e vėrtetė e vetė jetės, ėshtė "pėrftimi i Shpirtit tė Shenjtė tė Perėndisė". Pa Shpirtin e Shenjtė, nuk ka jetė tė vėrtetė pėr njeriun.

    Pavarėsisht nga mėkatshmėria jonė, pavarėsisht nga errėsira qė i rrethon shpirtrat tanė, Hiri i Shpirtit tė Shenjtė, i dhėnė nė pagėzim nė emrin e Atit dhe Birit dhe Shpirtit tė Shenjtė, ndriēon akoma nė zemrat tona me dritėn e pashuar tė Krishtit.., dhe kur mėkatari kthehet nė rrugėn e pendimit drita fshin ēdo gjurmė tė mėkateve tė kryera, duke e veshur mėkatarin e mėparshėm me rroben e paprishjes, endur nga Hiri i Shpirtit tė Shenjtė. Ėshtė ky pėrftim i Shpirtit tė Shenjtė pėr tė cilin unė po flas... (Shėn Seraflmi i Sarovit. Biseda me Motovilovin).[



    * Kuptimi i fjalės hebraike Mashiah, nė greqisht Kristos, do tė thotė i lyeri, i vajosuri, domethėnė i vajosur nga Perėndia, pra, plot me Shpirtin e Shenjtė.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet nė Bllog
    17
    Njeriu

    Njeriu, sipas shkrimeve, ėshtė krijuar "nė ngjashmėrinė e Perėndisė" (Zanafilla 1:26-27). Tė jesh i ngjashėm me Perėndinė, nėpėrmjet dhuratės sė Perėndisė, ėshtė esenca e jetės dhe e qenies sė njeriut. Nė shkrimet thuhet se Perėndia fryu nėn jeriun "frymėn e jetės" (Zanafilla 2:7). Ky mėsim hyjnor ka bėrė qė nė Kishėn Orthodhokse tė lindė kuptimi se njeriu nuk mund tė jetė me tė vėrtetė njerėzor, me tė vėrtetė vetvetja, pa Shpirtin e Perėndisė. Kėshtu thotė Shėn Ireneu (shek. II) nė thėnien e tij tė famshme, tė cituar shpesh nga autorėt orthodhoksė, se "njeriu ėshtė trup, shpirt dhe Frymė e Shenjtė." Kjo do tė thotė, se, qė njeriu tė pėrmbushė veten si i krijuar nė shėmbėlltyrėn dhe ngjashmėrinė e Perėndisė - domethėnė, tė jetė si Krishti i cili ėshtė i pėrsosur, hyjnor dhe Shėmbėlltyra e pakrijuar e Perėndisė - ai duhet tė jetė tempulli i Frymės sė Perėndisė. Nėse njeriu nuk ėshtė tempulli i Frymės sė Perėndisė, atėherė e vetmja altemativė pėr tė ėshtė qė tė jetė tempulli i frymės sė keqe. Rrugė tė mesme nuk ka. Njeriu ose ėshtė nė njė proces jete dhe rritje pambarim nė bashkim me Perėndinė me anė tė Shpirtit tė Shenjtė, ose ai ėshtė nė njė proces prishje dhe vdekje pambarim, duke u kthyer nė dheun e asgjėsė nga i cili u formua, nga fuqia shkatėrruese e djallit. Kėshtu i interpreton tradita shpirtėrore orthodhokse "dy rrugėt" e ligjit tė Moisiut.

    Unė marr sot si dėshmitarė kundėr teje qiellin dhe tokėn, qė unė tė kam vėnė pėrpara jetės dhe vdekjes, bekimit dhe mallkimit; zgjidh, pra, jetėn qė tė mund tė jetoni ti dhe pasardhėsit e tu, dhe tė mund ta duash Zotin, Perėndinė tėnd, t'i bindesh zėrit tė tij dhe tė qėndrosh i lidhur ngushtė me tė, sepse ai ėshtė jeta jote (Ligji i Pėrtėrirė 30:19-20).

    Ėshtė i njėjti mėsim qė Shėn Pavli jep nė doktrinėn e tij tė "dy ligjeve" qė veprojnė nė jetėn e njeriut.

    Nė fakt, unė gjej kėnaqėsi nė ligjin e Perėndisė sipas njeriut tė brendshėm, por shoh njė ligj tjetėr nė gjymtyrėt e mia, qė lufton kundėr ligjit tė mendjes sime dhe qė mė bėn skllav tė ligjit tė mėkatit qė ėshtė nė gjymtyrėt e mia (...). Sepse ligji i Frymės i jetės nė Jisu Krishtin mė ēliroi nga ligji i mėkatit dhe i vdekjes (...). Sepse ata qė rrojnė sipas mishit e ēojnė mendjen nė gjėrat e mishit, por ata qė rrojnė sipas Frymės nė gjėrat e Frymės. Nė fakt, mendja e kontrolluar nga mishi prodhon vdekje, por mendja e kontrolluar nga Fryma prodhon jetė dhe paqe (Romanėt 7:22-23, 8:2,5-6).

    Ēdo qenie njerėzore pėrballet me kėto dy mundėsi, pėrfundimisht tė vetmet dy mundėsi tė ekzistencės njerėzore. Ose njė person zgjedh jetėn prej Hirit tė Perėndisė dhe fuqinė e Shpirtit - "jetėn e pėrjetshme" dhe "tė bollshme" tė dhėnė nga Perėndia nė krijimin dhe shpėtimin nėpėrmjet Jisu Krishtit - ose personi zgjedh vdekjen. I tėrė pathosi i ekzistencės njerėzore qėndron nė kėtė zgjedhje, ėshtė ose jo personi i vetėdijshėm pėr kėtė. Jeta shpirtėrore e krishterė varet nė zgjedhjen e ndėrgjegjėshme tė [I]"rrugės sė jetės". [/I]"Tė zgjedhėsh jetėn" dhe tė ecėsh nė "rrugėn e jetės" ėshtė rruga qė njeriu e tregon veten tė jetė nė shėmbėlltyrėn dhe ngjashmėrinė e Perėndisė.

    Sepse nga duart e Atit, domethėnė nga Biri dhe nga Fryma e Shenjtė, njeriu, dhe jo njė pjesė e njeriut, u bė nė ngjashmėrinė e Perėndisė . . . sepse njeriu i pėrsosur qėndron nė pėrzierjen dhe bashkimin e shpirtit qė merr Frymėn e Atit dhe natyrėn mishore qė ėshtė modeluar, gjithashtu, sipas shėmbėlltyrės sė Perėndisė... njeriu bėhet shpirtėror dhe i pėrsosur pėr shkak tė derdhjes se Frymės dhe ky ėshtė ai qė ishte bėrė nė shėmbėlltyrėn dhe ngjashmėrinė e Perėndisė.

    Nėse nė njė njeri Fryma nuk ėshtė bashkuar me shpirtni, ky njeri nuk ėshtė i pėrsosur. Ai mbetet gjallėsor dhe mishor. Ai vazhdon ta ketė shėmbėlltyrėn e Perėndisė nė mishin e tij, por ai nuk e merr ngjashmėrinė hyjnore nėpėrmjet Frymės sė Shenjtė (Shėn Ireneu,
    shek. II, Kundėr Herezive).

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet nė Bllog
    17
    Mėkati

    Mėkati, sipas shkrimeve, ėshtė "paligjshmėri" dhe "paudhėsi" (1 Joani 3:4, 5:17). Tė bėsh paudhėsi dhe tė bėsh padrejtėsi do tė thotė tė mėkatosh. Nė greqisht, fjala mėkat nė kuptimin origjinal kishte kuptimin e "mos-qėllimit nė shenjė", domethėnė tė shkoje nė drejtimin e gabuar, drejt qėllimeve dhe synimeve tė gabuara, Do tė thotė tė zgjedhėsh dhe tė shkosh nė rrugėn e vdekjes dhe jo nė atė tė jetės.

    Ka shumė shprehje nė shkrimet pėr mėkatin, gjithsecila prej tyre presupozon njė drejtėsi dhe mirėsi fillestare. Fjala rėnie tregon lėvizjen poshtė dhe larg nga njė gjendje fillestare tė lartė dhe tė ngritur. Fjala njollė zbulon se ishte nė fillim njė pastėrti fillestare qė u ndy mė vonė. Fjala shkelje do tė thotė njė lėvizje kundėr asaj qė ishte nė fillim e drejtė. Fjala faj zbulon pafajėsinė e parė. Fjalėt tjetėrsim dhe largim, ndarje tregojnė se nė fillim ishim "nė shtėpi" duke jetuar nė njė gjendje tė shėndoshė dhe tė plotė. Fjala shmangie do tė thotė se ka ndodhur largimi nga rruga e parė.

    Nuk ka fjalė pėr mėkatin qė tė mos zbulojnė nė vetė fjalėn se mėkati ėshtė njė gjendje jonatyrale e njeriut, njė gjendje e sjellė nga shkatėrrimi, shtrėmbėrimi dhe humbja e diēkaje tė mirė qė fillimisht ishte e pranishme. Ēdo mėkat dhe dobėsi ekziston vetėm nga qė jeta dhe qenia e njeriut janė natyralisht pozitive dhe tė mira. Ēdo e keqe dhe mėkat vepron vetėm si "parazit" nė atė qė fillimisht ishte e pėrsosur dhe e shėndetshme. Kėshtu, nė traditėn orthodhokse, mėkati nuk konsiderohet tė jetė normal dhe pjesė natyrale e qenies a e jetės njerėzore. Tė jesh njerėzor dhe tė jesh njė mėkatar ėshtė kontradiktore. Mė saktė, tė jesh me tė vėrtetė njėrėzor duhet tė jesh i drejtė, i pastėr, i vėrtetė dhe i mirė. Jeta shpirtėrore, nė kėtė kuptim, pėrbėhet vetėm nga njė gjė: tė mos mėkatosh. Tė mos mėkatosh do tė thotė tė jesh i ngjashėm me Perėndinė dhe Birin e Tij Jisu Krisht. Ky ėshtė qėllimi i jetės njerėzore.

    Kush bėn mėkat, bėn edhe shkelje tė ligjit; dhe mėkati ėshtė shkelje e ligjit. Dhe ju e dini se Ai u shfaq pėr tė hequr mėkatet tona; dhe nė tė nuk ka mėkat. Kush qėndron nė tė nuk mėkaton; kush mėkaton nuk e ka parė dhe as nuk e ka njohur. Djema, kurrkush mos ju mashtroftė: ai qė zbaton drejtėsinė ėshtė i drejtė, ashtu sikur ėshtė i drejtė Ai. Kush kryen mėkat ėshtė nga djalli, sepse djalli mėkaton nga fillimi; prandaj ėshtė shfaqur Biri i Perėndisė: pėr tė shkatėrruar veprat e djallit. Kush lindi nga Perėndia nuk kryen mėkat, sepse fara e Perėndisė qėndron nė tė dhe nuk mund tė mėkatojė, sepse lindi nga Perėndia. Prej kėsaj njihen bijtė e Perėndisė dhe bijtė e djallit; kushdo qė nuk praktikon drejtėsinė nuk ėshtė nga Perėndia, dhe i tillė nuk ėshtė as ai qė nuk do vėllanė e vet (1 Joani 3:4-10).

    Tė mos mėkatosh ėshtė qėllimi i jetės njerėzore. Por, nė fakt, tė gjithė njerėzit mėkatojnė. Pėr kėtė arsye ėshtė (ekziston) mundėsia pėr t'u ēliruar nga mėkati dhe pėr ta mundur atė qė vjen nėpėrmjet veprės shpėtimtare tė Krishtit, i cili fal fajet e botės. Ėshtė pėr kėtė arsye qė mundėsia pėr t'u ēliruar nga mėkati dhe pėr ta mundur atė vjen nėpėrmjet veprės shpėtimtare tė Krishtit, i cili fal fajet e botės.

    Po tė themi se jemi pa mėkat, gėnjejmė vetveten dhe e vėrteta nuk ėshtė nė ne. Po t'i rrėfejmė mėkatet tona, Ai ėshtė besnik dhe i drejtė qė tė na falė mėkatet dhe tė na pastrojė nga ēdo paudhėsi. Po tė themi se s'kemi mėkatuar, e bėjmė atė gėnjeshtar dhe fjala e tij nuk ėshtė nė ne. Djema tė mi, ju shkruaj kėto gjėra qė tė mos mėkatoni; dhe nė qoftė se ndokush mėkatoi, kemi njė mbrojtės te Ati, Jisu Krishtin tė drejtin. Ai ėshtė shlyesi pėr mėkatet tona; dhe jo vetėm pėr tonat, por edhe pėr ata tė tė gjithė botės... Nga kjo e njohim se jemi nė tė. Ai qė thotė se qėndron nė tė, duhet tė ecė edhe vetė, sikurse ka ecur Ai (Joani 1:8-2:2-6).

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet nė Bllog
    17
    Djalli

    Shkrimet dhe jetėt e shenjtorėve tė Perėndisė sjellin dėshminė e ekzistencės sė djallit. Djalli ėshtė njė frymė e rėnė pa trup, njė engjėll i krijuar nga Perėndia pėr shėrbimin dhe lavdėrimin e Tij. Sė bashku me djallin, ėshtė ushtria e tij e fuqive tė kėqia engjėllore qė u rebeluan kundėr mirėsisė sė Perėndisė dhe kėrkuam tė prishnin dhe shkatėrronin krijimin e mirė tė Perėndisė.

    Po si ke rėnė prej qiellit, o Lucifer, ylli i Ditės, bir i Agimit (Isaia 14:12)?

    Dhe engjėjt qė nuk e mbajtėn pozitėn e tyre por e lanė banesėn e tyre, janė mbajtur nga ai nė pranga tė pėrjetshme nė errėsirė pėr gjyqin e ditės sė madhe ... (shih Juda 6, 2 Pjetri. 2:4).


    ... dhe djalli, satani, qė mashtron tėrė dheun, u hodh mbi tokė; me tė u hodhėn edhe engjėjt e tij (Zbulesa 12:9).

    Nė Dhiatėn e Re Zoti Jisu flet pėr djallin, tė cilin e quan "princ i kėsaj bote" (Joani 12:31,14:30,16:11), nė kėtė mėnyrė:

    Ai ishte vrasės qė nga fillimi dhe nuk qėndroi nė tė vėrtetėn, sepse nė tė nuk ka tė vėrtetė. Kur thotė tė rrema, flet nga vetvetja, sepse ėshtė gėnjeshtar dhe ati i rrenės (Joani 8:44).

    Djalli dhe shumica e frymėrave tė kėqija tė tij, "principatat . .. pushtetet. . . sunduesit e botės sė errėsirės tė kėsaj epoke . . . frymėrat e mbrapshta nė vendet qiellore" (Efesianėt 6:12). luftojnė kundėr njeriut, duke kėrkuar ta shkatėrrojnė atė me anė tė kapjes nė lakun e mėkatit.

    Kundėrshtari juaj, djalli, sillet rreth e qark si njė luan vrumbullues, duke kėrkuar cilin mund tė pėrpijė (1 Pjetr. 5:8).

    Krishti e ka shkatėrruar fuqinė e djallit. Ai erdhi nė botė, pikėrisht, pėr kėtė arsye. Nėse dikush ėshtė "nė Krishtin" ai ėshtė jashtė tundimit dhe ėshtė i ēliruar nga i ligu. Nėse dikush ėshtė nė Krishtin, djalli, i cili quhet, gjithashtu, Satan, qė do tėthotė Kuadėrshtari, i cili "shndėrrohet nė engjėll drite" (2 Korinthianėt 11:14), nuk mund ta mashtrojė ose ta dėmtojė atė. Tė jesh fitimtar mbi tundimet joshėse dhe mashtruese tė djallit, ky ėshtė qėllimi i jetės shpirtėrore.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet nė Bllog
    17
    Bota dhe Mishi

    Nė shkrimet dhe nė traditėn shpirtėrore tė Kishės, shprehja "bota" ka dy kuptime tė ndryshme. Nė tė parin, "bota" ėshtė shprehja e tė gjithė krijimit tė Perėndisė. Si e tillė ajo ėshtė fryt i mirėsisė sė Perėndisė dhe objekt i dashurisė sė Tij.

    Sipas shkrimeve, Perėndia e krijoi botėn dhe gjithēka qė ėshtė nė atė. Ai krijoi qiejt dhe tokėn si shpallje e lavdisė sė Tij (Psalrni 19:1). Ai i krijoi tė gjitha gjėrat e gjalla, kurorėzuar nga krijimi i njeriut nė shėmbėlltyrėn dhe ngjashmėrinė e Tij. Sipas tregimit tė shkrimit, Perėndia e quajti krijimin e Tij "tė mirė... shumė tė mirė" (Zanafilla 1:12, 18, 25, 31). Dhe sipas Ungjillit, Krishti ka ardhur si "shpėtimtari i botės". (Lluka 2:11, Joani 4:42).

    Sepse Perėndia e deshi aq botėn, sa dha Birin e tij tė vetėmlindurin, qė, kushdo qė beson nė tė, tė mos humbasė, por tė ketė jetė tė pėrjetshme. Sepse Perėndia nuk e dėrgoi Birin e vet nė botė qė ta dėnojė botėn, por qė bota tė shpėtohet prej tij(Joani 3:16-17).

    Pėrveē kėtij kuptimi skriptural pozitiv tė "botės", ėshtė, gjithashtu, edhe njė pėrdorim negativ i shprehjes, qė ka shkaktuar njė pėshtjellim pėr kuptimin e duhur tė besimit dhe tėj etės sė krishterė. Ky pėrdorim negativ i termit "botė" ėshtė paraqitur jo si objekt i dashurisė sė Perėndisė, por si krijimi nė rebelim kundėr Perėndisė. Kėshtu foli Krishti:

    Nėse bota ju urren, ta dini se mė ka urryer mua para jush. Po tė ishit nga bota, bota do tė donte tė vetėt; por, sepse nuk jeni nga bota, por unė ju kam zgjedhur nga bota, prandaj bota ju urren (Joani 15:18-19; Kr. Jakovi 4:4).

    Shėn Joani vazhdon tė flasė pėr armiqėsinė ndėrmjet Krishtit dhe "botės" nė letrėn e tij tė parė, ku ai i jep tė krishterėve porositė e mėposhtme.

    Mos e doni botėn, as gjėrat qė janė nė botė. Ne qoftė se ndokush do botėn, dashuria e Atit nuk ėshtė nė tė, sepse gjithēka qė ėshtė nė botė, lakmia e mishit, lakmia e syve dhe krenaria e jetės, nuk vjen nga Ati, por nga bota. Dhe bota kalon me lakminė e saj; por ai qė bėn vullnetin e Perėndisė mbetet pėrjetė (1 Joani 2:15-17).

    E njėjta dykuptimėsi nė lidhje me "botė" ekziston edhe nė shprehjen "mish". Nė disa raste termi "mish" ėshtė pėrdorur nė njė sens pozitiv, duke kuptuar plotėsinė e ekzistencės njerėzore, vetė njeriun. Kėshtu shkruhet rreth mishėrimit tė Krishtit se "Fjala u bė mish dhe banoi ndėr ne, plot me hir e tė vėrtetė" (Joani 1:14). Shkruhet, gjithashtu, se nė ditėn e Rushajeve, Perėndia derdhi Shpirtin e Tij tė Shenjtė "mbi ēdo mish" (Veprat 2:17, Joeli 2:28). Fjala "mish" nė kėtė sens nuk mbart asnjė kuptim negativ. Por mė tepėr ėshtė pohim i karakterit pozitiv tė qenies sė krijuar materiale dhe fizike, ilustruar nga Krishti qė "u bė mish" dhe i urdhėron njerėzit "hani nga mishi im" (Joani 6:53-56).

    Pėrsėri nė shkrimet, veēanėrisht nė shkrimet e Shėn Pavlit, shprehja "mish" pėrdoret nė tė njėjtėn mėnyrė negative si botė . Ajo ėshtė pėrdorur si moto pėr ekzistencėn e pabesė dhe joshpirtėrore.

    Sepse ata qė rrojnė sipas mishit e ēojnė mendjen ne gjerat e mishit, por ata qė rrojnė sipas Frymės nė gjėrat e Frymės. Nė fakt, mendja e kontrolluar nga mishi sjell vdekje, por mendja e kontrolluar Fryma sjell jetė dhe paqe. Nė fakt mendja e kontrolluar nga mishi ėshtė armiqėsi kundėr Perėndisė, sepse nuk i nėnshtrohet ligjit tė Perendisė dhe as nuk mundet. Prandaj ata qė janė nė mish nuk mund t'i pėlqejnė Perėndisė (Ronianėt 8:5-8).

    Kėtu, pėr Shėn Pavlin, termi "mish" nuk ėshtė sinonim pėr trupin e njeriut, i cili ėshtė i mirė, dhe apostulli e bėn kėtė tė qartė nė shkrimet e tij.

    Trupi nuk ėshtė pėr kurvėri, po pėr Zotin, dhe Zoti pėr trupin. (...) A nuk e dini ju se trupat tuaj janė gjymtyrė tė Krishtit? (...) A nuk e dini se trupi juaj ėshtė tempulli i Frymės sė Shenjtė qė ėshtė nė ju, tė cilin e keni nga Perėndia, dhe se nuk i pėrkitni vetvetes? Sepse u bletė me njė ēmim! Pėrlėvdoni Perėndinė, pra, nė trupin tuaj dhe nė frymėn tuaj, qė i pėrkasin Perėndisė (1 Korinthianėt6:13-20).

    Nė traditėn shpirtėrore tė Kishės dykuptimėsia rreth shprehjeve "botė" dhe "mish" ėshtė trajtuar me kujdes. Ajo ėshtė shpjeguar pa u ngatėrruar nga mėsuesit shpirtėror dhe ėshtė shpallur qartė nė misteret e Kishės. Krijimi i mirė i Perėndisė nuk ėshtė i keq. Ekzistenca materiale nuk ėshtė e keqe. Trupi mishor i njeriut nuk ėshtė i keq. Vetėm pasionet mėkatare dhe epshet janė tė kėqia. Ato janė tė kėqia, sepse ato e trajtojnė botėn e krijuar dhe trupin mishor tė njeriut si qėllime nė vetvete, si objekte adhurimi idhujtar dhe dėshira tė paudha. Ato janė tė kėqia, sepse, siē e shpjegon Shėn Agustini, ato shprehin "adhurimin e krijesės mė tepėr se tė Krijuesit".

    Nga natyra shpirti ėshtė pa pasione tė mėkatshme. Pasionet janė diēka e shtuar te shpirti nga gabimet e tij . .. Gjendja natyrale e shpirtit ėshtė e ndritshme dhe e pastėr nėpėrmjet absorbimit tė dritės hyjnore ...

    Gjendja e kundėrt me natyrėn . . . gjendet nė njerėzit e pasionuar qė i shėrbejnė pasioneve.

    Kur ju dėgjoni se ėshtė e nevojshme pėr t'u tėrhequr nga bota ... pėr tė pastruar veten nga ajo qė ėshtė nga bota, ju duhet tė kuptoni termin botė. "Botė" ėshtė njė emėr kolektiv qė pėrfshin ato qė janė quajtur pasione. Kur ne flasim pėr pasionet nė mėnyrė kolektive, ne i quajmė ato botė ... bota ėshtė jeta mishore dhe pėrkujdesja pėr mishin (Shėn Isaku i Sirisė, shek. 6, Stėrvitja Shpirtėrore).

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet nė Bllog
    17
    Kisha

    Jeta e re dhe e bollshme, dhėnė njeriut nga Perėndia nėpėrmjet Krishtit dhe Shpirtit tė Shenjtė nė krijimin dhe shpėtimin, ėshtė jeta e Kishės sė Krishterė. Jeta e Kishės ėshtė jeta e dėshiruar fillimisht pėr njeriun dhe botėn e tij nga Perėndia. Ajo ėshtė jeta e Vetė Perėndisė e dhėnė fillimisht nė krijimin. Ajo ėshtė jeta shpirtėrore.

    Nuk duhet menduar jeta shpirtėrore e Kishės si njė lloj i veēantė i "jetės fetare", e ndryshme nga vetė jeta qė ne kemi marrė nė krijimin tonė prej Perėndisė. Nuk ka "dy jetė", njė "natyrale" dhe njė "fetare". Por ka vetėm njė jetė qė ėshtė reale, e pastėr dhe e vėrtetė. Ajo ėshtė jeta me Perėndinė, jeta e Kishės. Ēdo jetė tjetėr nuk ėshtė aspak jetė: ajo ėshtė rruga e vdekjes.

    Ajo qė e bėn tė ndryshme jetėn e Kishės nga jeta e "kėsaj bote", e quajtur, gjithashtu, jeta "sipas mishit", ėshtė vetėm mėkati dhe e keqja. Ēdo gjė pozitive ėshtė jetė e krijuar, tė cilėn Perėndia e ka quajtur "tė mirė... shumė tė mirė", ėshtė ajo qė ėshtė shpėtuar dhe shenjtėruar nė jetėn e Kishės. Vetėm fallsiteti dhe ligėsia pėrjashtohen - sigurisht jo vetė krijimi.

    Nė traditėn orthodhokse, Kisha ėshtė quajtur Mbretėria e Perėndisė nė tokė, "rikrijimi i botės" (Shėn Grigori i Nisės, shek. 4, Mbi Kantikėt). Nė Dhiatėn e Re ėshtė quajtur, gjithashtu "krijimi i ri" (2 Korinthianėt 5:17), Trupi dhe Nusja e Vetė Krishtit (Romanėt 12:5; 1 Korinthianėt 12:27; Efesianėt 5:23 e vazhdim; Zbulesa 21:1 e vazhdim).

    ... Perėndia vuri ēdo gjė nėn kėmbėt e Krishtit, edhe ia dha Atė krye pėrmbi ēdo gjė kishės, e cila ėshtė trupi i tij, plotėsia e atij qė mbush ēdo gjė nė tė gjithė (Efesianėt 1:22-23).

    Apostull Pavli i referohet, gjithashtu "shtėpisė sė Perėndisė, qė ėshtė kisha e Perėndisė sė gjallė, shtylla dhe mbėshtetja e sė vėrtetės" (1 Timotheu 3:15).

    Jeta e vėrtetė dhe reale nė pėrsosje dhe begati, gjendet vetėm nė Kishėn e Krishtit. Njerėzit qė nuk janė zyrtarisht nė Kishė, po jetojnė me tė vėrtetė vetėm pėrsa ata ndjekin ligjin e Perėndisė "tė shkruar nė zemrat e tyre" nga Shpirti i Perėndisė nė krijimin (Romanėt 1:12-16), qė ėshtė i njėjti ligj i zbuluar qartėsisht dhe i dhėnė nė Krishtin dhe Kishėn. Dhe ata njerėz qė janė zyrtarisht anėtarė tė Kishės, po jetojnė me tė vėrtetė, vetėm pėrsa ata po e jetojnė aktualisht jetėn e Kishės. Sepse ekziston fakti i trishtuar qė dikush mund tė jetė zyrtarisht anėtar i Kishės dhe tė jetojė ende sipas ligjit tė mishit, ligjit tė mėkatit dhe vdekjes dhe jo sipas atij tė Krishtit. Prandaj, jeta shpirtėrore, qėndron nė pėrjetimin aktual tė jetės sė Kishės.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet nė Bllog
    17
    Misteret

    Jeta shpirtėrore e Kishės i ėshtė dhėnė njerėzve nė misteret. Ato quhen misteret e shenjta dhe e gjithė jeta e Kishės konsiderohet tė jetė mistike dhe misterore (shih Vėllimi II, Adhurimi).

    Jeta e re nė Krishtin, jeta e vėrtetė e Perendisė, i jepet njeriut nė pagėzimin, lindja e re dhe krijimi i ri i njeriut nė Krishtin me anė tė Shpirtit tė Perėndisė. Nė pagėzimin personi e mohon Satanin dhe tė gjithė veprat e tij tė kėqia dhe pranon Krishtin dhe dhuratėn e jetės sė pėrjetshme, vdes dhe ngjallet pėrsėri me Jisuin nė "risinė e jetės".

    Po a nuk e dini se ne tė gjithė qė u pagėzuam nė Jisu Krishtin, u pagėzuam nė vdekjen e tij? Ne, pra, u varrosėm me tė me anė tė pagėzimit nė vdekje, qė, ashtu si Krishti u ringjall prej sė vdekurish me anė tė lavdisė sė Atit, kėshtu edhe ne gjithashtu tė ecim nė risinė e jetės. (...) Kėshtu edhe ju, mbajeni veten tė vdekur pėr mėkatin, por tė gjallė pėr Perėndinė, nė Jisu Krishtin, Zotin tonė (Romanėt 6:3-11; Kr., gjithashtu Kolosianėt 2-3, Galatianėt 3).

    Jeta e re nė Krishtin e dhėnė nė pagėzim - njė vdekėsim i vazhdueshėm dhe ngjallje e pėrditshme me Jisuin - ėshtė bėrė e mundur nė njeriun me anė tė "vulės sė dhuratės sė Shpirtit tė Shenjtė" nė misterin e mirosjes (Kr. 2 Korinthianėt 1:22, Efesianėt 1:13). Mirosja bėhet pas pagėzimit dhe ėshtė e lidhur esencialisht me atė, ashtu si Shpirti i Shenjtė vjen me Krishtin, Pentekostia me Pashkėn, dhe jeta vjen me lindjen. Nuk ka jetė tė re nė njerishmėrine e re tė fėmijėrisė hyjnore nė Jisuin pa Shpirtin jetėbėrės te Perėndisė. Ėshtė Shpirti i Shenjtė nė mirosjen qė e bėn tė mundur dhe tė fuqishme jetėn shpirtėrore nė tė cilėn njerėzit kanė lindur nė pagėzimin e krishterė.

    Jeta e re nė Krishtin dhe Shpirtin e Shenjtė nė Kishė ushqehet dhe mbahet nė misterin e eukaristisė - Kungimin e Shenjtė. "Darka mistike e Birit tė Perėndisė" ėshtė qendra e jetės shpirtėrore. Pėr tė krishterėt nuk ka aspak jetė pa atė:

    Unė jam buka e jetės . . . nėse njė ha nga kjo bukė do tė jetojė pėrjetė; buka qė unė do tė jap ėshtė mishi im, qė unė do ta jap pėr jetėn e botės.

    Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them se, po tė mos hani mishin e Birit tė njeriut dhe tė mos pini gjakun e tij, nuk keni jetėn nė veten tuaj. Kush ha mishin tim dhe pi gjakun tim, ka jetė tė pėrjetshme, dhe unė do ta ringjall atė nė ditėn e fundit. Sepse mishi im ėshtė me tė vėrtetė ushqim dhe gjaku im ėshtė me tė vėrtetė pije. Kush ha mishin tim dhe pi gjakun tim, mbetet nė mua dhe unė nė tė. Sikurse Ati i gjallė mė ka dėrguar dhe unė jetoj pėr shkak tė Atit, ashtu edhe ai qė mė ha mua do tė jetojė edhe ai pėr shkakun tim . . . kush ha kėtė bukė do tė jetojė pėrjetė (Joani 6:32 e vazhdim).

    Kur njė person largohet nga jeta e Perėndisė nė Kishė, ai ose ajo mund tė ribashkohet me Krishtin me anė tė ripajtimit nėpėrrnjet rrėfimit pendimtar. Mėshira e madhe e Perėndisė banon nė Kishė me anė tė pranisė sė Krishtit, dhe Zoti qė
    "nuk dėshiron vdekjen e mėkatarit", por qė ai tė mund "tė kthehet nga paudhėsia dhe tė jetojė" (Ezekieli 18:32,3:14) do t'i falė ata qė vijnė tek Ai nė pendim (Kr. Joani 6:37). Pendimi i vazhdueshėm nga mėkati ėshtė njė element qendror nė jetėn shpirtėrore tė njerėzve qė kanė zgjedhur jetėn nė Perėndinė, por qė vazhdojnė, nė mėnyrė tė Pashmangshme, tė mėkatojnė.

    Po tė themi se jemi pa mėkat, gėnjejmė veten dhe e vėrteta nuk ėshtė nė ne. Po t'i rrėfejmė mėkatet tona, Ai ėshtė besnik dhe i drejtė qė tė na falė mėkatet dhe tė na pastrojė nga ēdo paudhėsi. Po tė themi se s'kemi mėkatuar, e bėjmė atė gėnjeshtar dhe fjala e tij nuk ėshtė nė ne (1 Joani 1:8-10).

    Nė kėtė jetė akoma tė lidhur nga mėkati i botės, njeriu nė mėnyrė tė pashmangshme vuan dhe vdes. Natyra e tij e jashtme po humbet, ndėrkohė qė natyra e tij e re nė Krishtin ėshtė duke u pėrsosur. Misteri i vajimit tė shpirtit dhe trupit tė njeriut tė sėmurė ėshtė shenjtėrimi i "natyrės prishėse" tė njeriut, qė "natyra e vdekshme" e tij tė mund "tė veshė pavdekėsinė" (1 Korinthianėt 15:51 e vazhdim). Nėpėnnjet vajimit tė shenjtė njė personi i jepet hiri i Shpirtit pėr ta bėrė sėmundjen dhe vdekjen e tij njė akt fitoreje dhe jete.

    Nėse ne vdiqėm me tė, me tė edhe do tė rrojmė; nė qoftė se vuajmė, do tė mbretėrojmė bashkė me tė... (2 Timotheu 2:11, Kr. Jakovi 4:13 e vazhd.).

    Edhe nė kėtė jetė Perėndia ka krijuar qenie njerėzore nė shėmbėlltyrėn dhe ngjashmėrinė e Tij hyjnore si meshkuj dhe femra. Bashkimi nė dashuri ndėrmjet njė burri dhe njė gruaje pėrjetėsisht ėshtė shprehja e dashurisė sė pėrsosur tė Perėndisė pėr krijesat e Tij. Misteri i martesės ėshtė shėmbėlltyra njerėzore e "misterit tė madh""Krishtit dhe Kishės" (Efesianėt 6:21-33). Nė misterin e martesės, dashuria njerėzore bėhet e pėrjetshme dhe hyjnore nga hiri i Shpirtit tė Krishtit. Nuk ka ndarje as nė vdekje, por pėrmbushje nė Mbretėrinė e Perėndisė.

    Tė gjitha misteret e Kishės kryhen nė Kishė nėpėrmjet misterit tė priftėrisė sė dorėzuar. Peshkopėt dhe priftėrinjt janė shėrbyesit brenda bashkėsisė tė cilėt garantojnė realitetin e jetės mistike tė Kishės nė tė gjitha kohėt dhe vendet. Nėpėrmjet shėrbyesve tė dorėzuar brenda kungimit tė Kishės, Vetė Krishti ėshtė i pranishėm dhe i fuqishėm nė plotėsinė e aktivitetit tė Tij shpėtimtar.

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet nė Bllog
    17
    Mbretėria e Perėndisė

    Dhurata e Perėndisė e jetės sė pėrjetshme nė Krishtin dhe Shpirtin e Shenjtė ėshtė Mbretėria e Perėndisė. Jisui e solli Mbretėrinė e Perėndisė nė botė nėpėrmjet Shpirtit nė Kishė. Jeta shpirtėrore ėshtė jetė - tani aktuale - nė Mbretėrinė e Perėndisė.

    Mos ki frikė, o tufė e vogėl, sepse Atit tuaj i pėlqeu t'ju japė mbretėrinė. Shitni pasurinė tuaj dhe jepni lėmoshė! Bėni pėr vete trasta qė nuk vjetrohen, njė thesar tė pashtershėm nė qiejt, ku vjedhėsi nuk arrin dhe tenja nuk bren. Sepse atje ku ėshtė thesari juaj, atje do tė jetė edhe zemra juaj (Lluka 12:32-34).

    Tė jetosh tani aktualisht nė Mbretėrinė e Perėndisė ėshtė tė jetosh i ēliruar nga mėkati dhe vdekja nė jetėn e hirshme tė Krishtit nė Kishė. Njė person qė ka vdekur te mėkati me Krishtin nė pagėzim; dhe ėshtė vulosur me dhuratėn e Shpirtit tė Shenjtė nė mirosje; dhe qė merr pjesė nė trupin dhe Gjakun e Krishtit nė eukaristi, ėshtė tashmė njė anėtar i Mbretėrisė sė Perėndisė.

    ... sepse pėrmes tij qė tė dy kemi hyrje tek Ati nėpėr njė Frymė tė vetme. Ju, pra, nuk jeni mė tė huaj, as bujtės, por bashkėqytetarė tė shenjtorėve dhe pjesėtarė tė familjes sė Perėndisė, tė ndėrtuar mbi themelin e apostujve dhe tė profetėve, duke qenė Jisu Krishti vetė guri i qoshes, mbi tė cilin gjithė ndėrtesa, e lidhur mirė, rritet pėr tė qenė njė tempull i shenjtė nė Zotin, nė tė cilin edhe ju jeni bashkėndėrtuar pėr tė qenė njė banesė e Perėndisė nė Frymė (Efesianėt 2:18-22).

    Kisha ėshtė quajtur Mbretėria e Perėndisė nė tokė; dhe prania dhe fuqia e Mbretėrisė ėshtė identifikuar me banimin e Shpirtit tė Shenjtė qė banon te besimtarėt, duke sjellė tek ata praninė dhe fuqinė e Perėndisė Atė nėpėrmjet Birit tė Tij Jisu Krishtit.

    Kėshtu ka thėnė Apostulli Pavėl: "Mbretėria e Perėndisė ėshtė... drejtėsi, paqe dhe gėzim nė Frymėn e Shenjtė. Sepse ai qė i shėrben Krishtit nė kėto gjėra, ėshtė i pėlqyer nga Perėndia dhe i miratuar nga njerėzit" (Romanėt 14:17-18). Edhe Shėn Grigori i Nisės (shek. 4) duke cituar traditėn mė tė hershme tė tė krishterėve thotė thjesht: "Mbretėria e Perėndisė ėshtė Shpirti i Shenjtė . . . Mbretėria e Atit dhe Vajimi i Birit." Ka qenė kuptuar gjithmonė nė traditėn shpirtėrore tė Kishės Orthodhokse, se nė masėn qė dikush ėshtė mbushur me Shpirtin e Perėndisė, nė atė masė ai ėshtė bashkuar me Krishtin dhe ėshtė nė kungim me Atin, duke u bėrė fėmija e Tij dhe njė anėtar i Mbretėrisė sė Tij. Nė kėtė kuptim ėshtė mėsimi se "pėrftimi i Shpirtit tė Shenjtė""kėrkimin nė fillim tė Mbretėrisė sė Perėndisė dhe drejtėsisė sė Tij" (Matheu 6:33) ėshtė qėllimi dhe pėrmbajtja e vetme e jetės shpirtėrore tė njeriut. Pėr kėtė, dhe vetėm pėr kėtė, njeriu ėshtė krijuar nga Perėndia.

    ... Ecni sipas Frymės dhe nuk do tė pėrmbushni dėshirat e mishit, sepse mishi ka dėshira kundėr Frymės, dhe Fryma ka dėshira kundėr mishit; dhe kėto janė tė kundėrta me njėra-tjetrėn, qė ju tė mos bėni ato qė dėshironi. Por nė qoftė se udhėhiqeni nga Fryma, ju nuk jeni nėn ligj. Dhe veprat e mishit janė tė zbuluar dhe janė: kurorėshkelja, kurvėria, ndyrėsia, shthurja, idhujtaria, magjia, armiqėsimi, grindjet, xhelozitė, mėritė, zėnkat, pėrēarjet, tarafet, smira, vrasjet, tė dehurit, grykėsia dhe gjėra tė ngjashme me kėto... se ata qė i bėjnė kėto gjėra nuk do tė trashėgojnė Mbretėrinė e Perėndisė (Galatianėt 5:16-21).

Tema tė Ngjashme

  1. Ėndėrrat dhe interpretimi i tyre
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 13-09-2017, 03:53
  2. E pėrbashkėta midis Islamit dhe Krishtėrimit
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 25-11-2013, 09:24
  3. Thomas Hopko: "Besimi Orthodhoks" (4 volume)
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 24-02-2009, 05:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •