Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Homazhe regjizorit tė parė shqiptar tė operas shqiptare, Luigj Gurakuqit

    Dje, me shumė dhimbje kolektivat artistike tė TKOB-it i dhanė lamtumirėn e fundit njėrit prej artistėve mė tė shquar tė kėtij institucioni, regjizorit tė mirėnjohur Luigj Gurakuqi. Nėndrejtore e TKOB-it, zonja Edit Mihali tha se “Luigj Gurakuqi pėrfaqėson brezin e artistėve qė sakrifikuan gjithēka pėr ecurinė e artit tonė skenik dhe atij operistik nė veēanti. Artist me njė bagazh e kulturė tė gjerė, korist, spiker, regjizor, pedagog, pėrkthyes, publicist, dhe mbi tė gjitha njeri. Luigji me veprėn e tij ka hyrė nė fondin e artė tė historisė 50-vjeēare tė Teatrit Kombėtar tė Operas dhe Baletit e mė gjerė”. Luigj Gurakuqi ndėrroi jetė nė mėngjesin e 13 shtatorit papritur. U lind nė Tiranė mė 13 janar 1928. Jetėn e tij artistike do ta fillonte nė vitin 1944 si korist pranė Korit tė Pėrgjithshėm tė Shtetit. Nė vitet 1950-1955, ka punuar nė korin e Ansamblit Artistik tė Ushtrisė, ndėrsa nė vitin 1956 fillon punė si sufler dhe konferiencer pranė Teatrit tė Operas dhe Baletit. Nė vitin 1959 do tė vazhdojė studimet e larta pėr regji opere nė Moskė, pranė Institutit Teatror GITSI. Pas ndėrprerjes sė studimeve nė Moskė i vazhdon ato nė Shkollėn e Lartė tė Aktorėve “Aleksandėr Moisiu” pranė Teatrit Popullor. Nė vitin 1964 mbron diplomėn me vėnien nė skenė tė operas “Peshkatarėt e Peralve” nė TOB. Pas mbarimit tė studimeve, Luigj Gurakuqi punon nė Teatrin e Operas dhe Baletit deri nė vitin 1978. Nė kėtė institucion ka vėnė nė skenė dhjetėra opera dhe opereta shqiptare dhe tė repertorit botėror. Regjizor i shumė veprave skenike nacionale si operave: “Mrika”, “Lulja e Kujtimit’, “Komisari”, “Skėnderbeu” (bashkėautor) etj, i disa operetave dhe i qindra e mijra koncerteve, spektakleve, bisedave e takimeve tė ndryshme, Luigj Gurakuqi krahas repertorit nacional me shumė sukses vuri nė skenėn e TKOB disa nga kryeveprat e operistikės botėrore si “Rigoleto’, “Peshkataret e perlave”, “Bohema”, etj. Ai ishte krijuesi i klasės sė operas nė Akademinė e Arteve, autor i qindra shkrimeve tė karakterit historik, problemor, e kritik, autor i librit “45-vjetori i TKOB” e tė tjera. “Familja humbi njeriun mė tė dashur, miqtė, shokėt dhe kolegėt humbėn artistin e shquar. Institucioni ynė humbi njė nga pionierėt dhe artistėt mė tė shquar tė tij. I paharruar qoftė kujtimi i tij”, tha Edit Mihali. E pranishme nė kėtė ceremoni zėvendėsministrja e Kulturės zonja Zana Turku tha se “Sot po ndahemi nga njė artist i shquar i artit dhe kulturės sonė kombėtare, njė nga regjizorėt mė nė zė tė Teatrit Kombėtar tė Operas dhe Baletit. Luigj gurakuqi u lind nė njė familje tė shquar shkodrane. Regjizori Luigj Gurakuqi ka qenė artist i gjithanshėm me njė kulturė tė gjerė profesionale. Zoteronte disa gjuhė tė huaja. Kishte prirje letrare, kritike dhe studimore. Ishte pėrkthyes i zoti dhe mbi tė gjitha ishte artist me njė disiplinė tė lartė artistike e shtetėrore. Krijuesi i klasės sė operės nė Akademinė e Arteve ku pėrgatiti me dhjetra studentė tė suksesshėm. Ai ishte i pranishėm nė sukseset e TKOB, gjatė 2 dekadave ku vendin e regjizorit nė teatėr, sot e ka i biri Nikolin Gurakuqi”. Zonja Turku pohoi se me vdekjen e tij arti dhe kultura jonė kombėtare humbėn njė njeri me vlera tė shquara. TKOB humbi njė artist tė madh...”.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ngushellime Familjes !

    Pra jan 2 Gurakuqa Luigj..

    Njeri .. ai i Pamvaresise e tjetri i viteve tona..i Muzikes..

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  3. Ku po shkon kombi shqiptar?
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 05:47
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Luigj Gurakuqi
    Nga Leila nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 30-09-2003, 02:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •