Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 135 prej 135
  1. #121
    Ne Himare mund te kete edhe minoritar, ashtu sic mund te kete edhe ne zona te tjera te Shqiperise. Une kam njohur minoritar qe kane jetuar edhe ne Kukes edhe ne Shkoder. Mos duhet t'i quajme edhe keto zona minoritare?!!

    Himaren e ben "greke" nje shkolle, aq sa ben Italine "myslimane", nje xhami...

    Pavarsisht nga deshira e Greqise, Himara mbetet historikisht toke shqiptare e banuar nga shqiptar.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #122
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17
    Citim Postuar më parë nga shigjeta
    Himaren e ben "greke" nje shkolle, aq sa ben Italine "myslimane", nje xhami...
    Kush ka thene ne kete teme qe Himara eshte greke? As Tanhauzeri nuk ka thene qe Himara eshte greke, dhe ai eshte minoritar vete.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e Arcas
    Anëtarësuar
    10-11-2005
    Postime
    162
    Shigjeta, te faleminderit per kete shigjete te vertete patriotike, qe koincidon me ardhjen perseri ne forum te nje antari qe nuk meriton te jete pejse e ketij forumi. Falemnderit qe e nxorre perseri ne aktualitet kete teme qe as nuk vlen te debatohet.


    Citim Postuar më parë nga Albo
    Kush ka thene ne kete teme qe Himara eshte greke? As Tanhauzeri nuk ka thene qe Himara eshte greke, dhe ai eshte minoritar vete.

    Albo
    Citim Postuar më parë nga Tannhauser
    Jo, Himarjotet nuk kane asnje te drejte te hedhin parulla antishqiptare, apo te shprehen se Himara eshte greqi. Himara eshte Shqiperi, por himarjotet (jo leberit e ardhur) jane pjese e minoritetit grek.
    Pra Himara eshte edhe Shqiptare, por edhe e populluar me Greke. Dhe duke qene se jetojme ne Ballkan, dhe jo ne Amerike, me rregull treshi del qe Himara eshte Greke, jo vetem Greke, por nje bastion i vertete i fuqishem i Greqise qe lundron ne territoret shqiptare.

    Ja se sa i fuqishem duhet te jete(pasi nuk eshte akoma) ky bastion. Shikohet nga adresimi qe erresira mbasa fshatareske dropulljote, mbase mesjetare i behet nje antari te ketij forumi. Nese paraardhesit e Cyclos na qenkerkish Greke(e me sa kam lecitur ky as do qe ti shohi me si), atehere ata qe kane ngrejtur flamurin atje, ka mundesi mund te kene jetuar qysh ne kohen e Homerit ne ato treva, se pak a shume llogjika atje te con.

    Citim Postuar më parë nga Tannhauser

    Me te vertete me ty nuk do kasha dhe shume qejf te debatoja ne kete teme pasi do gjendesha ne poziten e rende te te tregoja se je grek, pjelle grekesh qe po peshtyn ne origjinen tende. Nga ata bile qe ishin neper beden ne vitet 1914-20 qe mbajten Himaren Autonome. Po kjo eshte teme tjeter.

    Citim Postuar më parë nga Tannhauser
    Jo, une nuk jam perfaqesues i Greqise, as i minoritetit grek ne Shqiperi, jam perfaqesues i vetes.

    Citim Postuar më parë nga Albo

    Kush ka thene ne kete teme qe Himara eshte greke? As Tanhauzeri nuk ka thene qe Himara eshte greke, dhe ai eshte minoritar vete.
    Albo
    Tani e morrem vesh pse nje person i tille nuk mund te perjashtohet. Falemnderit per kete informate te cmuar edhe pse diheshe prej kohesh, por ndryshe eshte kur e degjon nga nje person me "autoritet".

  4. #124
    DIZER_7 Maska e dizer7
    Anëtarësuar
    24-05-2006
    Vendndodhja
    EARTH
    Postime
    176
    Zoti Albo....... nuk eshte gje e bukur te shuash postimet qe bejme.

    Bile eshte turp nga ana jote qe jo vetem i heq, po nuk jep dhe asnje shpjegim.

    Mos eshte e vertete ajo qe thone se ky forum ka qellim te perhapi propaganden greke?

    Se une asnjehere nuk shaj apo ofendoj njeri, vetem shpreh mendimet e mia.

    I vetmi shkak qe te ka bere te shuash postimin tim, mesa duket ka qene nga qe thuhet e verteta e verteta.

    Une thashe qe himarjotet jane tradhtare,dhe kjo te ngacmoka ty?po kjo dihet nga te gjithe!!!!!! Dihet gjithashtu qe jane Shqiptare me kombesi Shqiptare,po me nje nivel te ulet aftesie.Te deshtuar nga vetja e tyre ata bejne vetem nje gje,ndryshuan objektin e patriotizmit, sepse shpresojne mbase jevget grek i ndihmojn per ti bere njerez.

    Po eshte e sigurt se ata kaq shpej sa u kthyen nga greku,aq shpejt do kthehen te shqiptaret. Ata pseudo grek qe me zor flasin greqisht,nuk e kane te gjate kete ofendim qe i bejne shqiperise sone.kaq me keta.

    Sa per ty albo, eshte shume e keqe te shuash postimet.Tani e shof qe kane te drejte anetaret e tjere qe jane ankuar.
    Ti po do te jesh nje admin i sakte,nuk duhet te mbash ane,po te sigurosh lirine dhe bisedimin demokrat ku secili ka drejten e shprehjes dhe sidomos ketu,duhet qe faktori shqiptar te jete kryesori(prandaj quhet dhe FORUMI SHQIPTAR)

    Mua kjo sjellja jote me duket shume e dyshimte.Me siguri qe ti ke nje shkak qe flet per "orthodhoksine" dhe per pseudo greket himarjote,
    Po ja qe ka plot ketu qe e dine shume mire historine,edhe me te lexuar,edhe me dokumenta edhe me gojedhena,dhe keto mjaftone per ti mbyllur gojen edhe tanhuzerit edhe ty.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dizer7 : 04-10-2006 më 23:42
    Po Do Paqe, Behu Gati Per Lufte!

  5. #125
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967
    Cka ka rendesi cfare jane ata me origjin?
    Rendesi ka qe ata jetojn ne Himar dhe Himara ndodhet ne Shtetin SHQIPTAR dhe Hymin duhet te jete SHQIP se pari,,,,,,,

  6. #126
    Perjashtuar Maska e Zëu_s
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Minoritare greke ka ne Dropull, ka ne Gjirokaster, ka ne Sarande, ka ne Permet, ka ne Himare, ka ne Tirane, ka ne Vlore, ka ne Skrapar (Polican), ka ne Kolonje/Erseke, dhe nuk dallohen nga emri i fshatit, por dallohen nga gjuha greke qe e kane gjuhe te nenes.

    Nese ne Himare nuk do te kish minoritare greke, nuk do te kish as shkolle greke sot, nuk do te kish as teme e debat ne kete forum per Himaren.

    Nacionalizmi juaj fshatarak qe kerkoni ti beni te gjithe shqiptare me zorr, kur ata ua thone me plot goje qe nuk jane shqiptare por minoritare greke, eshte nje lloj skizofrenie kronike. As nuk e kam kuptuar, as nuk do ta kuptoj ndonjehere.

    Albo
    Po po, "Grek" jan ata, mire e ke ti sepse ata vet po thone me plot gojen qe jan "Grek", sikur disa Shqiptar te Maqedonise qe po thone me plot gojen qe jan Turq vetem pse jan te lindur si musliman dhe marin para te majme nga Turkia dhe nga Sllavomaqedonet (Bullgaret) qe te thone me plot gojen se na qenkan Turq e jo Shqiptar, per interesa politike te atyre qe i paguajne, vetem se eshte pak problematike qe ata jan shumica Bjond me sy te kaltert, duken si Shqiptar por jan "turq origjinal", sikur Himariotet qe jan "Grek origjinal" sepse jan orthodoks dhe marin para te majme nga "Greqia" dhe nga disa Greko-Amerikan (qe per fat te keq shume prej atyre Greko-Amerikanve ishin shqiptar orthodoks nga "Greqia" te blere me para nga Greku, e sot pasardhesit e tyre luftojne me mish e me shpirt si patriot "Grek" kunder neve, kunder atije populli qe i perkisnin stergjysherit e tyre, kunder gjakut te vet).

    Citim Postuar më parë nga Albo
    - Politika - Thone qe une "merrem me politike" megjithese une nuk e kuptoj se si une mund te merrem me politike kur nuk jam politikan.
    Te besoi plotsisht kur thua qe ti nuk je politikant, mirpo kjo nuk do te thot qe ti nuk je i politizuar.

    Mos i mer keto si fjale te keqe, se nuk eshte sulm, por eshte vetem nje keshille, sepse ne Kosove, Maqedoni dhe Mal te Zi ka patur shume Shqiptar qe ishin politizuar, manipuluar dhe shfrytzuar shume keq nga regjimet Jugosllave per interesa te tyre kunder Shqiptarve. Te gjith sot e kan kuptuar se çka kan bere dhe i kan ato gabime plage ne zemer deri sa te vdesin, por eshte pak si vone per pendim, se ai dem i madh qe iu be popullit Shqiptar per mes tyre nuk falet leht, nuk iu falet leht as pasardhseve te tyre, pra kujdes.

  7. #127
    ... pak si vone per pendim, se ai dem i madh qe iu be popullit Shqiptar per mes tyre nuk falet leht, nuk iu falet leht as pasardhseve te tyre, pra kujdes.
    Asnjehere nuk eshte vone per pendese, dhe per te falur nuk eshte e lehte - ai qe fal eshte me i fuqishem dhe me i lehtesuar, eshte i bekuar.

    Mbase nuk eshte tamam tema, por tani qe po shkohet ne zgjedhje lokale, a do te behet prap koalicion me Omonian e PBDNJ?

    Mos e kane radhen socialistet per te bere aleance me ta, apo do ta mbaje prap aleancen demokratikja?

    Se me qe ra fjala, edhe ne Korce na u hap nje shkolle greke, shkoni edhe atje beni aleance me Omonian.

  8. #128
    Perjashtuar Maska e Zëu_s
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Citim Postuar më parë nga Xhuxh Xhumaku
    Asnjehere nuk eshte vone per pendese, dhe per te falur nuk eshte e lehte - ai qe fal eshte me i fuqishem dhe me i lehtesuar, eshte i bekuar.
    Ne ndoshta ua falim, edhe pse eshte shume vone per t'jua falur, por a do te munden ata t'ia falin vetvetes dhe a do t'ia fale Zoti ato mekate qe i bene kunder popullit Shqiptar ...

  9. #129
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    DYSHTETËSIA” GLLABËRUESE GREKO-SHQIPTARE



    Në Greqi u shpall ligji për t’u dhënë masivisht shtetësinë dhe pasaporta greke qindra mijëra emigrantëve shqiptarë që do të quhen vorioepirotë, ose “grekë homogjenë” me prejardhje nga Shqipëria. Pra nën pretekstin e dhënies së shtetësisë një numër shumë i madh shqiptarësh, që tashmë i janë nënshtruar etapës së parë për greqizimin nëpërmjet kthimit në fenë ortodokse e marrjes së emrave grekë, do të bëhen nënshtetas grekë, pa humbur nënshtetësinë e Shqipërisë.

    Në kohën kur çdo shqiptar me të drejtë do të priste një reagim serioz kundërshtues nga qeveria e Shqipërisë me habi mësuam se qeveria jonë kishte qenë paraprakisht në ujdi të plotë me këtë veprim të qeverisë greke dhe dëgjuam vetë kryeministrin Berisha të shqiptonte fjalët më të mira për këtë hap të qeverisë së Athinës.

    Voluntarizmat dhe amatorizmat e Berishës i paguajnë shtrenjt shteti e kombi.

    Kryeministri i sotëm i Shqipërisë, Sali Berisha, edhe më parë, kur ishte Presidenti i Shqipërisë, ka bërë veprime të pamatura me rrjedhoja të dëmshme kombëtare për shkak të voluntarizmit të tij të theksuar politik dhe të amatorizmit të dukshëm në fushën e diplomacisë e të drejtës ndërkombëtare. Ndër këto veprime të pamatura ka qenë edhe premtimi që bëri gjatë një vizite të tij në SHBA për t’u dhënë nënshtetësinë e Republikës së Shqipërisë gjithë shqiptarëve që jetonin në vende të tjera si nënshtetas të atyre vendeve, por që nuk kishin nënshtetësinë e Republikës së Shqipërisë. Shumë shqiptarë në Amerikë morën nënshtetësinë e Shqipërisë që nuk u ka hyrë në punë atyre dhe nuk i ka sjellë ndonjë dobi Shqipërisë.

    Dihet mirë se edhe në fillim të viteve 1990 në botë kishte më shumë kombas shqiptarë që nuk kishin nënshtetësinë e Republikës së Shqipërisë. Sëpari kjo vinte për arsye të dhimbshme historike, sepse më shumë se gjysma e popullsisë shqiptare mbeti jashtë kufijve të shtetit të cunguar shqiptar, kur u njoh ndërkombëtarisht ky shtet në vitin1913 dhe u krijua për herë të parë për shqiptarët edhe nocioni e instituti juridiko-ndërkombëtar e i “nënshtetësisë shqiptare”, krahas nocionit dhe institutit të “kombësisë shqiptare”. Kjo dukuri u theksua më vonë për arsye të emigrimeve të vazhdueshme të shqiptarëve nga shteti shqiptar dhe nga trevat etnikisht shqiptare që mbetën nën robërinë e shteteve fqinj me shqiptarët.

    Numri i shqiptarëve të shpërndarë nëpër botë u shtua shumë për shkak të eksodeve masive nga Shqipëria pas rënies së komunizmit dhe si rrjedhojë e heqjes së autonomisë së Kosovës nga Serbia pas vitit 1989. Të mërguarit e shumtë nga Shqipëria ndikuan në uljen e numrit të banorëve të Shqipërisë, por nuk ndikuan në pakësimin e nënshtetasve të Republikës së Shqipërisë, sepse edhe atje ku shkonin ata e ruanin këtë nënshtetësi. Numri i nënshtetasve shqiptarë pas largimeve masive megjithatë është zvogëluar se një pjese e tyre, ende e kufizuar, kanë lënë nënshtetësinë shqiptare. Këto largime ende nuk kanë dhënë pasojat e pakësimit të kombasve shqiptarë, sepse kombësia nuk ndërron as me largimin nga vendi, as me lënien e nënshtetësisë së atij vendi. Por me ndërrimin e brezave këto largime do të ndikojnë edhe në pakësimin e kombasve shqiptarë, siç kanë ndikuar për shembull valët e mëhershme të emigrimeve nga trojet shqiptare drejt Turqisë apo Greqisë, ku sot jetojnë miliona turq e grekë (arvanitas) me origjinë shqiptare, apo drejt SHBA (amerikano-shqiptarët e brezit të tretë e të katërt).

    Kurse largimet e reja të shqiptarëve nga Kosova dhe vise të tjera shqiptare të pushtuara rrisnin numrin e atyre që mund të dëshironin të fitonin nënshtetësinë e Shqipërisë, pavarësisht se jetonin në Europë, Amerikë, Australi apo gjetkë. Prandaj duhej trajtuar me kujdes e maturi problemi i dhënies së një nënshtetësie shqiptare gjithë atyre shqiptarëve që banonin në katër anët e botës. Por ish-Presidenti i Shqipërisë e trajtoi këtë çështje jo me logjikë shtetërore dhe sipas parimesh të rrepta juridike, por sipas tundimesh emocionale e pragmatiste, më shumë si mjet për vetëreklamë atdhetarizmi, madje vuri në përdorim edhe terma të pasaktë: gjithë shqiptarëve do t’u japim dyshtetësinë.



    Si do ta pësojë Shqipëria nga “dyshtetësia”



    Tani ky termi “dyshtetësi” po i kthehet si bumerang shtetit e kombit shqiptar, pikërisht në një kohë kur Sali Berisha është kryeministër. Pushtetarët grekë kanë shpallur se do t’u japin nënshtetësinë greke të gjithë emigrantëve “grekë homogjenë” me prejardhje nga Shqipëria, por duke ruajtur këta edhe nënshtetësinë shqiptare. Kështu Greqia po krijon një “dyshtetësi masive”, që edhe sikur të bëhet me ato qëllime të mira që përmend qeveria greke, si thonë grekofonët e spiunët grekë në Shqipëri, siç përbetohet fort vetë kryeministri shqiptar Berisha, përsëri kjo “dynënshtetësi greko-shqiptare”, artificiale e arbitrare për grekët nga Shqipëria do të sjellë rrjedhoja të dëmshme dhe jo mirësira në marrëdhëniet shqiptaro-greke.

    Këto rrjedhoja do të jenë shumë të rënda po të mbajmë parasysh se qeveria greke po vepron me qëllime shumë djallëzore dhe sipas një plani të përpunuar mirë e me kohë për greqizimin hap pas hapi të popullsisë shqiptare, sidomos nën lumin Shkumbin dhe për aneksimin e mëvonshëm të territorit të sotëm shqiptar. Për këtë i duhet Greqisë krijimi i “nënshtetësisë së dyzuar shqiptaro-greke” për nënshtetasit shqiptarë dhe jo për të bërë ato mirësitë që reklamon matrapazi i vogël politik Vangjel Dule e llafazanë të tjerë të hipokrizisë grekomane në Shqipëri, që për fat të keq gjejnë mbështetje politike pushtetore nga vetë kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, që e zbukuron me zell vendimin grek, si dhe ambasadori shqiptar në Athinë Vili Minarolli që me gili-vili justifikuese për hapin e Athinës mashtron shqiptarët.



    Pak teori juridike për shtetësinë e “shtëtesinë e dyfishtë”



    Për të mos e lënë lexuesin nën ndikimin e keqkuptimeve teorike mbi natyrën dhe rrjedhojat juridike e juridiko-ndërkombëtare të nënshtetësisë e vlen të bëjmë një paraqitje fare të shkurtër teorike të problemit, duke iu referuar “Fjalorit të marrëdhënieve ndërkombëtare” (autorë amerikanët Xhek C. Plano dhe Roi Olton), që institutet e ndryshme të marrëdhënieve e të drejtës ndërkombëtare i trajton thjesht, qartë e në mënyrën më të përmbledhur, pa qenë nevoja të përkulemi kështu mbi turrat e librave profesionalë ku këto çështje analizohen me hollësi. Në këtë fjalor shpjegohet se me “nënshtetas” kuptohet “një status ligjor i individit që i sjell këtij si të drejta dhe përgjegjësi(detyrime) si pjesëtar me të drejta të plota në shtet”.

    Edhe në këtë fjalor, si në çdo tekst të së drejtës ndërkombëtare publike, shpjegohet se nënshtetësia fitohet qysh në lindjen e personit, ose dhe më vonë me anë të natyralizimit. Kur lind një person ai mund të bëhet nënshtetas i vendit ku ka lindur, sipa “parimit të truallit” (jus soli) edhe sikur prindërit e tij të mos jenë nënshtetas të vendit ku u lindi fëmija. I sapolinduri merr nënshtetësinë e prindërve sipas “parimit të gjakut” (jus sanguinis) pavarësisht se ku ka lindur, kur shteti i prindërve i përmbahet këtij parimi. Ka vende, si SHBA, që ndjekin një “parim të përzier”, i quajtën shtetas të tyre të gjithë ata që lindin në truallin e tyre, pavarësisht nga nënshtetësia e prindërve dhe të gjithë fëmijët e lindur nga nënshtetas të tyre, pavarësisht se në truallin e cilit shtet është lindur fëmija.

    Shteti shqiptar qysh nga fillimi në legjislacionin e tij të brendshëm ka pranuar parimin e truallit, sipas të cilit është nënshtetas shqiptar çdo fëmijë i lindur nga nënshtetas shqiptarë pavarësisht nga vend-lindja. Pra, edhe fëmijët e minoritarëve grekofonë të Shqipërisë, pavarësisht se ku lindin, janë nënshtetas shqiptarë. Grekofonët e Shqipërisë që kanë emigruar në Greqi, Amerikë e gjetkë mbeten nënshtetas shqiptarë, kurse shqiptarët nga Kosova që kanë emigruar në të njëjtat vende nuk bëhen dot nënshtetas shqiptarë pa kaluar nëpër një procedurë të caktuar. Grekët nga Shqipëria mund të bëhen nënshtetas grekë dhe shqiptarët nga Kosova mund të bëhen nënshtetas shqiptarë vetëm me anë të asaj mënyre që në të drejtën ndërkombëtare quhet “natyralizim”, që do të thotë “vendosje e një lidhje të re juridike të një individi me një shtet me të cilin nuk ka pasur më parë lidhje të tillë, për t’u barazuar në të drejta e detyrime me nënshtetasit e këtij shteti”. Fitimi i nënshtetësisë me anë të “natyralizimit” kuptohet që është më i vështire dhe kërkon procedura më të ndërlikuara.

    E drejta ndërkombëtare përcakton rregullat e kriteret e përgjithëshme lidhur me problemet e nënshtetësisë, kurse zgjidhja e tyre konkrete vendoset në legjislacionet e brendëshme të shteteve që nga ana e tyre duhet të mbajnë parasysh rregullat e përgjithëshme ndërkombëtare për të shmangur vështirësitë që mund t’u krijohen qytetarëve dhe për të mënjanuar fërkimet që krijohen në raste të ndryshme midis vetë shteteve.

    Është vënë re në praktikën e gjatë ndërkombëtare se nuk mund të ketë zgjidhje të përsosur, as nga legjislacioni i brendshëm i shteteve, as nga normat dhe kriteret e të drejtës ndërkombëtare për të shmangur plotësisht vështirësitë që dalin, sherret që krijohen lidhur me trajtimin e nënshtetësisë dhe të situatave të veçanta që njihen me emrat “pashtetësi”, “shtetësi e dyzuar (dyfishtë), lidhur me dhënien e heqjen e shtetësisë, plotësimin ose refuzimin e kërkesave për natyralizim etj. Gjendja e quajtur “pashtetësi” dhe “nënshtetësi e dyzuar” nuk janë gjendje normale, por anomali, në jetën ndërkombëtare. Ato krijohen për shkak se jeta e individëve dhe veprimtaria e shteteve është shumë më e larmishme se çdo zgjidhje ligjore. Ato krijohen për shkak të përplasjeve ndërmjet normave ligjore të legjislacioneve të shteteve të ndryshme dhe pamundësisë për të mënjanuar këto përplasje me rregulla të forta ndërkombëtare, përplasjeve për shkak të spekulimeve që bëjnë individët e shtetet për interesa të veçanta me rregullat e njohjes e mosnjohjes së shtetësisë, dhënies e heqjes së shtetësisë, kërkesave e refuzimit për ndërrime shtetësie.

    Pashtetësia e nënshtetësia e dyzuar në asnjë mënyrë nuk duhet të krijohen me dashje e qëllimisht me ligj, por duhet të jenë objekt rregullimesh të tilla ligjore brenda vendit e në shkallë ndërkombëtare që të parandalojnë ose mënjanojnë anomali të tilla. “Nënshtetësi e dyzuar (dyfishtë)”, sipas Fjalorit të marrëdhënieve ndërkombëtare do të thotë “i njëjti person është njëkohësisht nënshtetas i më shumë se një shteti”. Një person i tillë mund të përfitojë mbrojtje e privilegje nga dy shtete, por ka dhe detyrime ndaj dy shtetesh. Personit mund t’i ndodhë që zbatimi me besnikëri i detyrimeve ndaj njërit shtet e vë në armiqësi me shtetin tjetër ndaj të cilit ka të njëjtat detyrime. Më të dukshme dhe të rrezikshme bëhen këto përplasje detyrimesh kur është fjala për të kryer shërbimin ushtarak, sidomos në rast lufte midis këtyre dy shteteve, sepse besnikëria ndaj njërit e vë personin në pozitën e tradhtarit ndaj tjetrit.

    Prandaj, në të drejtën ndërkombëtare theksohet se duhen bërë rregullime të tilla ligjore në legjislacionet e shteteve që të shmangin dhe jo të nxisin rastet e nënshtetësisë së dyzuar. Sheteteve u rekomandohet të arrijnë ujdira për të shmangur e paksuar rastet e dyshtetësisë. Kurse qeveritë e Greqisë e Shqipërisë kanë mbajtur qëndrime që bëjnë të kundërtën, që çojnë në shumimin e rasteve të dyshtetësisë, madje kjo bëhet me dhënien e nënshtetësisë greke në mënyrë masive e selektive nga Greqia për nënshtetas shqiptarë dhe me angazhim të qeverisë shqiptare që të mos bëjë asnjë veprim për të ndrequar këtë anomali që dëmton rëndë interesat e kombit e të shtetit shqiptar dhe favorizon ambiciet ekspansioniste të Greqisë brenda territorit të shtetit shqiptar.



    Vendimi grek duhet kundërshtuar mbi baza dhe me logjikë politike



    Prandaj kishin të drejtë dy deputetët shqiptarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Pëllumb Xhufi e Sabit Brokaj, kur thanë se vendimi i qeverisë greke vë në rrezik sigurinë e Shqipërisë. Kjo natyrisht është argument politik e jo juridik për të kundërshtuar. Por kundërshtimi i veprimit të Greqisë mund të bëhet pikërisht mbi bazë argumentesh politikë e jo juridikë, sepse në pikëpamje juridike Greqia mund të veprojë si t’ia dojë qejfi në legjislacionin e vet. Ishte absurd argumenti që përdori Sabri Godo se Greqia ka shkelur kushtetutën e Shqipërisë duke u dhënë nënshtetësinë greke minoritarëve. Nuk e vlen fare të merremi me kërkimin e shkeljeve të tilla që paskan shqetësuar Godon, sepse kushtetuta e Shqipërië vepron vetëm në territorin e Shqipërisë e jo të Grqeisë, sepse për Greqinë kushtetuta e Shqipërisë vlen sa një top letër higjienike, aq sa vlen edhe kushtetuta e Grqeisë për Shqipërinë, sikur Shqipëria të kishte një qeveri si ajo e Greqisë që mbron me fanatizëm, deri në çmenduri interesat e ambiciet e shtetit të vet.

    Pra, i vetmi shkak për të cilën politika shqiptare duhet të reagojë është se vendimi i Greqisë kërcënon rëndë sigurinë, kompaktësinë dhe personalitetin shtetëror e kombëtar shqiptar. Këtu nuk ka vend për betejë juridike, por politike.

    Godo në vend që të hiqet si mbrojtës i kushtetutës së Shqipërisë nga një vendim që bëjnë grekët në territorin e tyre duhet të përgjigjet pse u bë bashkëautor me politikanët e juristët grekë për të hartuar në vitin 1998 një kushtetutë greke për Shqipërinë, sipas oreksit të grekëve.

    Ministrja e jashtme e Greqisë, Bakojani, e mbrojti vendimin e qeverisë greke duke thënë se “dyshtetësinë e lejon dhe kushtetuta e Shqipërisë”. Përsëri nuk e vlen të rrëmojmë shumë nëpër nenet e kësaj kushtetute që e hartoi greku Likurezos, avokati i Karaxhiçit. Kur djersinte Likurezosi të përpilonte një kushteutë si i duhej Greqisë në Shqipëri Godo i bënte fresk për t’ia hequr lodhjen. Tani Godos i ardhka keq që Greqia po shkel kushtetutën që i imponoi Shqipërisë! Kështu e pëson kur kryetar komisioni për hartimin e kushtetutës nga grekët shqiptarët caktuan një tregtar frutash e perimesh të kohës së komunizmit, Sabri Godon dhe një aktor të dështuar teatri, Arben Imamin, që politikën më të madhe e bëri në vitin 1997 kur shkoi në Grqei të vishej gjeneral i rebelimit të armatosur që u bë në Shqipri me nxitjen greke. Pse të mos tallet zonja Bakojani e të thotë se Greqisë ia lejon kushtetuta e Shqipërisë që me një vendim të qeverisë greke nënshtetasit shqiptarë t’i shpallë edhe nënshtetas grekë me kombësi greke (homogjenë grekë)!

    Godo më mirë të ishte fshehur gjëkundi e të bëhej si i sëmurë se të dilte i pari në ekranet televizive për të dhënë “mendje juridike” se çfarë natyre ka e ku synon vendimi i Greqisë për të bërë shqiptarët edhe nënshtetas grekë. Na bëri të gajasemi Godo kur deklaroi me “urti plaku” se qeveria e Shqipërisë duhej të reagonte menjëherë , duhej të kërkonte ballafaqim me qeverinë greke, madje t’i drejtohej me ankesa edhe Europës. Po pse nuk e di Godo se çfarë qeverie ka Shqipëria? Ku e gjeti Godo këtë qeveri që të bëjë trimëri të tilla, kur qeveria vetë ishte marrë vesh paraprakisht me Greqinë.

    Ndërsa Godo bënte në ekran palaçollëqe të tilla politiko-juridike, sikur të ishte në pazar për shitje qepësh e patatesh, kur ai drejtonte ndërmarrjen e tregtimit të fruta-perimeve, kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha paraqitej gjithashtu në ekran dhe përshkruante me ngjyrat më të bukura vendimin e Greqisë, u jepte shqiptarëve garanci se Greqia këtë po e bënte për të mirën e shqiptarëve e të Shqipërisë. Hajde merre vesh, çfarë politikanësh ka Shqipëria. Godo i binte thumbit e Berisha patkoit. Pse të mos talleshin në Athinë! Pse të mos tallej dhe këlyshi i Janullatosit, Vangjel Dule, duke u treguar shqiptarëve përralla për mirësitë që vinin nga vendimi i Greqisë? Pse të mos kacagjelej dhe një spiun grek në emisionin e TV “Teuta” të Durrësit në bashkëbisedimet mëngjezore të Bashkim Hoxhës me teleshikuesit, për t’i paraqitur shqiptarët si torollakë që nuk dinë të kuptojnë se vendimi i Greqisë po i fut në Europë, paçka se këtë Greqia po e bën duke i kthyer më parë shqiptarët në grekë. Në emisionin e vonë të “Vizion Plus”më 9 nëntor 2006 e dëgjuam historianin politikan Pëllumb Xhufi që me një zë të mekur mundohej para fodullit Vangjel Dule ta theksnonte këtë fakt se Greqia po e shpërdoron mizorisht varfërinë e çoroditjen e shqiptarëve për t’i imponuar Shqipërisë planet e Megaliidesë së vjetër, se ndihma e Greqisë për të futur shqiptarët në Europë po kthehet në mësymje të Greqisë për të greqizuar më parë shqiptarët.

    Por si Xhufi dhe kolegu i tij partiak Brokaj( të vetmin që e morën guximin të flisnin në parlament) nuk shkonin dot më tej se qortimet e rënda për Berishën ( kuptohet për qëllimet e tyre partiake, jo për hir të mbrojtjes së Shqipërisë) dhe se propozimet e fryra në dukje, por fyçkë brenda, që Shqipëria të kërkojë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit dhe parlamenti shqiptar të miratonte për inat një rezolutë për çështjen çame. U ra mendja vonë se parlamenti shqiptar duhet të mbajë qëndrime për çështjen çame. Edhe në rastet kur është shtruar një ide e tillë në parlament ka mjaftuar një shtrëngim dhëmbësh në Athinë dhe një shfaqje diplomatësh grekë në lozhat e sallës së parlamentit që deputetët shqiptarë të bëhen si pula të lagura e të mos bëjnë asnjë veprim. Kurse kësaj radhe është idiotësi politike dhe juridike dhe tallje me çështjen çame që kjo çështje të përdoret sa për një reagim inatçor ndaj dhënies së nënshtetësisë greke minoritarëve grekofonë të Shqipërisë. Edhe sikur Greqia të rrijë urtë e të mos ngacmojë Shqipërinë çështja çame meriton gjithë vëmendjen e politkës shqiptare e të diplomacisë së Tiranës.

    As mekanizmat europiane as Këshilli i Sigurimit nuk do t’ia varnin teneqenë ndonjë demarshi shqiptar pranë tyre për punën e nënshtetësisë greke të grekofonëve të Shqipërisë. Ende nuk e paskan mësuar dy “deputetët më të vendosur” të parlamentit shqiptar. Xhufi e Brokaj, dhe “plaku dhelpër” i politikës shqiptare se Europa e ka gati pëgjigjen që ka dhënë edhe herë të tjera se “për çështjen çame duhet të bisedojnë midis tyre shqiptarët e grekët”?! Ende nuk paskan mësuar ata se Këshilli i Sigurimit nuk merret me punë dhëniesh e heqiesh të nënshtetësisë, pa u krijuar për këtë shkak ndonjë rrezik për paqen e sigurinë ndërkombëtare? Po si mund të shkohet me ankesë në Këshillin e Sigurimit kur vetë kryeministri i Shqipërisë e përshëndet dhe e lavdëron veprimin e Greqisë?

    Edhe pse bënë mirë që i përplasën pak këmbët në emër të shqiptarëve dy deputetët e partisë së Ilir Metës dhe “plaku Godo”, që ëndërron të bëhet president i Shqipërisë, (që e bëri për pak reklamë edhe një riosh kozmopolit, drejtuesi i “Mjaftit”, Erion Velia vetëm pëer të tëhequr ca pjesëmarrës në një miting të tij kundër Berishës), të gjithë dëshmuan varfëri mendimi politik e juridik dhe në fakt nuk krijuan asnjë bezdi për qëndrimet e qeverisë shqiptare që praktikisht është bërë mercenare e politikës së qeverisë greke për këtë çështje. Madje dhe atë qëndrimin që mbajtën Xhufi e Brokaj e zhvleftësoi pas dy ditësh vetë kryetari i partisë së tyre Ilir Meta. Ndonëse mësuesi partiak i Ilir Metës, Servet Pëllumbi, sapo e kishte cilësuar Ilirin “nevrik që ka ditur të bëjë një parti të fortë”. Iliri gjatë një vizite në Gjirokastër u bë pulë e lagur pa nerv fare para grekëve dhe u shpreh se vendimi i qeverisë së Athinës nuk duhet keqinterpretuar, se qeveritë e dy vendeve duhet të ulen përsëri në tryezë dhe këtë vendim ta shtrijnë për ghjithë shqiptarët. Kështu kryetar Iliri ua rrojti thatë “mjekrën patriotike” që kishin vënë dy ditë më parë zëvendësi i tij Xhufi dhe kolegu i tij Brokaj në parlament për punën e dynënshtetësisë greke. Meta kohët e fundit është munduar të hedhë krahëve një pelerinë nacionaliste,por si duket u kujtua se kur ishte kryeministër i Shqipërisë gjatë një vizite në Athinë kishte marrë angazhim para homologut grek Simitis se do ta shpartallonte nacionalizmin në Shqipëri. Meta edhe tani e respekton më shumë angazhimin që kishte marrë në Athinë se “mjekrën patriotike:” që vunë Xhufi e Brokaj.



    Sfida greke duhet kundërshtuar vendosmërisht me logjikë e me dinjitet



    Por çfarë mund të bëhet vallë në një rast si ky, nëse Shqipëria do të kishte një pushtet normal, që të mos ishte aq vajtueshëm në vartësi të mbështetjes greke për t’u mbajtur në këmbë, sikur të kishte një opozitë normale që të mos tregonte aq gatishmëri për të shkuar pas qerres së politikës greke vetëm për të bezdisur pushtetin shqiptar?

    Në rast se do të kishim një gjendje të tillë në Shqipëri veprimet e Greqisë duhej t’i prisnim me gjakftohtësi, t’i vlerësonim me arsye dhe t’i kundërshtonim me qetësi, por me vendosmëri. Sëpari nuk i duhet kontestuar e drejta Greqisë që t’i bëjë si t’ia dojë qejfi ligjet e saj për nënshtetësinë.Grekët le t’ia japin kujt të duan e t’ia heqin kujt të duan shtetësinë në Greqi. Kjo nuk është puna e shqiptarëve. Grekët po deshën le t’i bëjnë nënshtetas grekë të gjithë shqiptarët që punojnë e jetojnë në Greqi, siç propozoi Ilir Meta në Gjirokastër, apo dhe shqiptarët në Shqipëri që e kanë hallin vetëm të marrin një pasaportë për të gjezdisur nëpër Europë. Grekët po deshën le ta detyrojnë qeverinë e Berishës që çdo shqiptari në Shqipëri kur shkon në sportelet e policisë për të nxjerrë pasaportën ndërkombëtare shqiptare, t’i japin gratis me zor edhe një pasaportë vorioepirote, d. m. th. greke. Shqiptari nuk ka përse mërzitet në këtë rast sepse pasaportën greke mund ta grisë aty për aty.

    Por ajo që ka rëndësi është që shqiptarët të kuptojnë mirë se duke marrë një pasaportë greke bëjnë një hap për t’u lidhur në besnikëri politike e juridike me Greqinë, bëjnë njëkohësisht një hap drejt dobësimit të lidhjeve të kësaj natyre me Shqipërinë. Bota kështu është ndërtuar kudo dhe nuk mund të jetë ndryshe për shqiptarët në Greqi.

    Greqisë i duhet thënë se Shqipëria kërkon marrëveshje për të ulur rastet e dyshtetësisë dhe jo për t’i shtuar ato. Shqipëria duhet të reagojë duke marrë masa për të përshtatur ligjet e praktikat e saj me situatat që krijohen, në mënyrë që Greqia të mos nxjerrë përfitime nga spekulimet që bën. Sëpari Shqipëria duhet të kërkojë sa më shumë reciprocitet në marrëdhëniet me Greqinë, pavarësisht se do të jetë Shqipëria që do të ndodhet në pozita më të vështira. Duhen vendosur vizat për hyrjen e nënshtetasve grekë në Shqipëri, sepse edhe nënshtetasit shqiptarë hyjnë me vizë në Greqi. Sëdyti Shqipëria duhet të miratojë dispozita që kufizojnë sa më shumë rastet e dyshtetësisë.

    Duhet zbatuar si në vende të tjera rregulli që brenda një afati të caktuar të arsyeshëm kush merr një nënshtetësi të huaj duhet të lërë nënshtetësinë shqiptare. Kjo të vlejë për të gjithë, edhe për shqiptarët, edhe për ata “grekët homogjenë”. Shqipëria duhet të bëjë një verifikim të posaçëm për të saktësuar emrat e të gjithë personave që kanë ndërruar emrin e fenë nën trysninë greke dhe janë deklaruar vorioepirotë dhe të shpallë listat e tyre për të zhvleftësuar çdo spekulim që bëjnë grekët për t’i shpallur ata “grekë homogjenë” që marrin edhe nënshtetësinë greke.

    Trajtimin e posaçëm të shtetasve të huaj me kombësi shqiptare Shqipëria mund ta bëjë pa qenë nevoja t’u jepet atyre nënshtetësia shqiptare, siç bëri Berisha në periudhën e presidencës së tij, por duke i quajtur ata si të huaj që gëzojnë trajtim të barabartë me shtetasit shqipar kur hyjnë ose qëndrojnë në Shqipëri, pra t’u njohur regjimin nacional.Duhet kërkuar patjetër njohje nga Greqia të minoritetit shqiptar në Greqi. Për këtë minoritet po mendon më shumë diplomacia amerikane se ajo shqiptare. Është skandaloze që diplomacia e Tiranës në vend që të mbështesë me veprimet e saj diplomacinë amerikane bën lëvizje që i shërbejnë diplomacisë greke për t’iu kundërvënë asaj amerikane. Tani duket qesharak Preç Zogaj që doli të mburrej para disa ditësh se diplomacia shqiptare me mjeshtri kishte bërë që në kuadër të miqësisë shqiptaro-greke të sensibilizohej diplomacia ndërkombëtare për çështjen çame. Preçi tani duhet ta shohë se diplomacia e qeverisë së tij i është kundërvënë haptazi vlerësimit që ka diplomacia amerikane për trajtimin e minoritetit shqiptar në Greqi.



    Pse Greqia e bëri sfidën pikërisht tani?



    E vlen të përmenden ngjarjet që kanë ndodhur kur grekët shpallën vendimin për dyshtetësinë. Ishin ditët kur duhej të merrej vendimi për statusin e Kosovës, kur Serbia e përfshiu Kosovën si pjesë përbërëse në kushtetutën e saj. Në rrethana të tilla Greqia do të bëjë patjetër hapa që i shërbejnë Serbisë duke krijuar telashe për Shqipërinë.

    Në rrethana të tilla propozimi për t’iu drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB për çështjen e dyshtetësisë së kurdisur nga Greqia do t’i bënte shqiptarët qesharakë para botës, sepse Këshilli i Sigurimit merrej me çështjen e Kosovës, ndërsa shqiptarët do të dukeshin si ai që vë karrocën para kuajve.

    Vendimi grek u mor në një kohë kur në Shqipëri ishte acaruar grindja politike. Greqia në raste të tilla hedh benzinë në zjarrin e sherreve midis partive shqiptare. Qysh kur u bë ndërrimi i kuajve në karrocën e qeverisjes shqiptare në shtator të vitit 2005 Greqia ka bërë lojë të ndyrë për të nxitur shumicën e pakicën parlamentare në Shqipëri në një garë për të fituar mbështetjen e Greqisë. Pushtetarët e Athinës e zvarritën dhe bënë tërkuzë vizitën e Berishës në Athinë të cilën kryeministri shqiptar e kërkonte me çdo çmin si shenjë të garancisë se Athina është me të dhe jo me opozitën. Opozitarët e Berishës kanë marrë shpesh “poza patriotizmi” duke i kërkuar Berishës të bënte gjeste më atdhetare ndaj disa veprimeve të pahishme të grekëve si ata në Himarë, Kosinë të Përmetit, ku grekët vodhën edhe eshtrat e të vdekurve. Berisha ka pasur si shqetësim kryesor të mos binte në këtë kurth, të mos bënte asgjë që t’i japë shkas Athinës të zemërohet me të dhe t’ia shkelë syrin me dashuri opozitës socialiste. Në këtë vështrim mbase Berisha ka bërë mirë. Por gjithësesi grekët nga kjo kanë përfituar shumë, sepse Berisha u ka bërë lëshim pas lëshimesh.

    Kjo ndodhi edhe me ujdinë për dyshtetësinë. Bakojani u mburr se gjithçka është bërë në marrëveshje me qeverinë shqiptare. Berisha e ka pranuar këtë me kënaqësi duke shprehur vlerësime të larta për vendimin grek. Tani del qartë fare se ujdia është përfunduar gjatë vizitës së Berishës në Athinë. Berisha u kujdes që në sytë e shqiptaëve ta mbante fshehur arritjen e kësaj ujdie, sikurse ka mbajtur ujdinë për të lejuar varrezat pushtuese greke në Shqipëri, ujdinë për të mos hetuar krimin e Kosinës të bërë nga priftërinjtë e Janullatosit dhe agjentura greke, për të toleruar provokimet greke në Himarë etj. Para se të shkonte për vizitë zyrtare në Athinë Berisha vizitoi Turqinë dhe prej andej shkoi tek grekët, me sa duket këtë itinerar e ndoqi sa për t’i thënë opinionit publik shqiptar se nuk është dhe aq vasal ndaj Greqisë. Por vendimi i fundit që shpalli Athina duke implikuar në të shumë haptazi Berishën dëshmon se në Turqi Berisha paska shkuar vetëm për të bërë “kakarisjen diplomatike” për “vezën diplomatike” që do ta lëshonte në “furrikun grek”.



    Odiseja e “vezës së artë” shqiptare në “furrikun grek”



    Ishet paralajmëruar shumë herët, qysh para 13 vitesh, se këtë “vezë të artë diplomatike” për Greqinë, lejimin e miratimit të greqizimit të shqiptarëve, “gjeli i politikës shqiptare”, Sali Berisha, do ta lëshonte në “furrikun grek”.

    Greqia e ka kërkuar me këmbëngulje të madhe këtë “veze gjeli” nga qeveria shqiptare, aq sa në fillim të vitit 2006 një deputet minoritar grek me emrin Vangjel Tavo, omonist-socialist jo nga PBDNJ e Dules, nga ekrani i një televizioni shqiptar e kërcënoi kryeministrin e Shqipërisë: Sali Berisha mbaje fjalën që i ke dhënë Greqisë për të lejuar shqiptarët ta zgjedhin vetë kombësinë”. Për t’i dhënë kohë të përgatitej për mbajtjen e fjalës qeveritare dhënë Athinës grekët e shtynë vizitën e Berishës në Athinë për muaj të tërë. Edhe tani pas 13 vitesh “kuislingëzimi grek” të politikës e të qeverisjes në Shqipëri, Berisha nuk e kishte aq të lehtë të bëntë për Greqinë atë që nuk e bëri dot bashkë me Aleksandër Meksin, Pjetër Arbnorin, Eduard Selamin, Azem Hajdarin, Ali Spahinë, Tritan Shehun, Zef Brozin e shumë të tjerë drejtues politik të PD-së dhe deputetë omonistë në prill të vitit 1993 kur u hodh poshtë në parlament me votat e Abdi Baletës, Shefqet Hoxhës dhe Uran Butkës dispozita djallëzore që u lejonte nënshtetasve shqiptarë të zgjidhnin vetë kombësinë që donin t’i përkisnin, që i mundësonte Greqisë me marifetet që di ajo që qindra mijë shqiptarë t’i shpallte grekë edhe pa u dhënë nënshtetësinë greke.

    Greqia kurrë nuk hoqi dorë nga ai plan. Berisha i provoi me shumë dhimbje dhe zemërimin e Akilit grek edhe dinakërinë e Odiseut grek për atë dështim, derisa më në fund ia shembën pushtetin rebelët e armatosur që i kurdisi dhe i ndërseu Grqeia në fillim të vitit 1997. Berisha e pagoi me një robërim të ri paqsor politik e shpirtëror grek dështimin e atëhershëm, sepse iu nënshtrua plotësisht platformës së Nikolas Geixhit nga viti 2000 e këndej dhe filloi të plotësonte çdo dëshirë greke që të rikthehej në pushtet. Grekët asnjëherë nuk hoqën dorë nga kërkesa e tyre kryesore që nuk e arritën në vitin 1993, nga hapja e rrugës që shqiptarët të kthehen në grekë. Kjo duket ka qenë kërkesa kryesore përderisa Vangjel Tavo publikisht kërcënoi Berishën se që të qëndronte në “tavën politike” greke duhej të mbante premtimin e dhënë Athinës që shqiptarët të bëheshin me dëshirë grekë.

    Vangjel Tavo po luante në teatrin politik shqiptar rolin e “Akilit grek”. Por sërish më i suksesshëm doli “Odiseu grek” që nuk e dimë se si e kishte emrin aktorial që e zgjidhi “rrethimin Trojës” shqiptare ku Sali Priami i lodhur ishte gati të pranonte hyrjen e”Kalit të Drunjtë”. “Odiseu grek” e shpëtoi Berishën nga halli, nuk kërkoi më (hë për hë se më vonë nuk i dihet) një dispozitë ligjore si ajo që propozoi Makariadhi në prill të vitit 1993. Grekët u treguan këtë radhë më elastikë, kërkuan nga Berisha vetëm një pëlqim për vendimin e njëanshëm që do të merrte Greqia për t’u dhënë “grekëve homogjenë” nga Shqipëria nënshtetësinë greke. Grekët i kërkuan Berishës si nder vetëm një mirëkuptim të “pabezdisshëm” për Shqipërinë, të premtonte se këtyre”grekëvë homogjenë” që bëhen nënshtetas grekë, nuk do t’u hiqet shtetësia shqiptare.

    Kjo ishte vërtetë një “dhuratë greke” që më sa duket Berisha e çmon shumë për vete, por që Shqipërisë do t’i kushtojnë tej mase. Berisha hë për hë ka shpëtuar nga sikleti. Grekët morën atë që deshën. Berisha nuk u detyrua të bëjë atë që s’donte, dispozitën ligjore të dështuar në vitin1993. Për të miratuar një dispozitë të tillë Berishës do t’i duhej të ndryshonte atë kushtetutën greko-socialiste të Likurezos, Cacos, Janullatosit, Godos e Imamit, të cilën Berisha e mbron me fanatizëm megjithëse PD votoi kundër saj.

    Grekët edhe tani e thanë se për të mos pasur shqiptarët asnjë shqetësim nga vendimi që mori Greqia për dyshtetësinë, mjafton të bëhet “një ndryshim i vockël” në kushtetutën shqiptare. Ne në Shqipëri nuk mund ta kuptojmë menjëherë se ku duhet bërë e si duhet bërë ky ”ndryshim i vockël” në kushtetutë, por grekët e dinë për bukuri, sepse e kanë bërë vetë kushtetutën tonë. Godo dhe Imami kanë qenë thjesht jallanë shahitë në krye të Komisionit kushtetues kur punonte Likurezos. Por Berisha do ta kishte shumë të vështirë t’i hynte punës për atë “ndryshimin e vockël” që e përmendin grekët, edhe pse për shef kabineti ka pikërisht Imamin dhe këshilltar më të afërt në prapaskenë ka Godon që e mban në rrethin e kandidatëve për president republike.

    Për të bërë atë “ndryshimin e vockël” që thonë grekët, Berishës do t’i duhej të hapte shishen e shejtanëve të polemikave me socialistët në vitin 1998 rreth asaj dispozitës që thoshte se “minoritarëve u lejohet të shprehin lirisht përkatësinë e tyre kombëtare”. Në vitin1998 PD e Berisha iu vërsulën keq Partisë Socialiste se me këtë dispozitë po shisnin Shqipërinë, po shkatërronin kompaktësinë kombëtare. Po të hapej tani ky diskutim socialistët mund të zbaviteshin shumë duke cituar atë propagandë pëdëiste të atëhershme.

    Për të shpëtuar nga kujtimet rreth atij të mallkuar “amendamenti Makariadhi” që u rrëzua në vitin 1993 dhe atyre debateve me socialistët në vitin 1998 Berisha i ka munduar shumë disa vjet sharlatanët e propagandës së tij që të paraqisnin krejt ndryshe ato që kishin ndodhur dhe të largonin prej tij përgjegjësinë që nuk u tregua i zoti në vitin 1993 të mbante fjalën që u kishte dhënë grekëve (bashkë me Meksin). Njëri nga sharlatanët më të besuar propagandistikë të Berishës, Mero Baze, duke përdorur pseudonimin “Kastriot Myftaraj” në muajt e fundit të vitit 2004 tentoi nëpërmjet gazetës “Tema” të krijonte në opinionin e lexuesve përshtypjen se grekët asnjëherë nuk kishin dashur që në Shqipëri të miratohej dispozita që shqiptarët të ndërronin kombësinë, se grekët nuk donin që të bënin edhe më shqiptarë grekë, pasi mjaft i kishin arvanitasit, por gjithë kjo histori kishte qenë e kurdisr nga Abdi Baleta në bashkëpunim me grekët e socialistët shqiptarë vetëm për të bezdisur Sali Berishën.

    Mirëpo kërcënimi i Tavos në fillim të vitit 2006 dhe vendimi i Greqisë për të bërë nënshtetas grekë “minoritarët homogjenë” nga Shqipëria që kanë shkuar në Greqi provojnë edhe një herë se Greqia e kishte synim parësor të hapte rrugën ligjore për të bërë shqiptarët grekë. Kësaj here grekët u treguan më dinakë. Nuk tentuan më rrugën e vështirë të miratimit të një dispozite në legjislacionin shqiptar, por e zgjidhën punën me një ligj grek, që jo vetëm nuk kudërshtohet nga qeveria e Sali Berishës, por lavdërohet nga kryeministri i Shqipërisë dhe paraqitet si nder që po ia bën Greqia Shqipërisë, si një ndihmë që Greqia po u jep shqiptarëve të hyjnë në Bashkimin Europian si “nënshtetas grekë”.



    Shqiptarët mund të hyjnë në Europë vetëm nëpërmjet greqizimit



    Ligji grek u shpall pikërisht në kohën kur Bashkimi Europian njoftoi se do të ngrinte për disa vjet bisedimet për pranime të reja, duke bllokuar kështu punën për pranimin e vendeve që emërtohen tashmë si Ballkani Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Dhe pikërisht në këtë kohë kur shqiptarët i mbyt pezmatimi se nuk po realizohet ëndrra e tyre e madhe e anëtarsimit në BE, të cilën shqiptarët e kuptojnë më shumë si mundësi për të lëvizur më lirisht në Europë, sepse u telendisën dhe i ropën nga paratë ambasadat e huaja, duke ua shitur vizat kontrabandë, në skenë del “shpëtimi grek”.

    Greqia njoftoi se i ka gati pasaportat e saj për shqiptarët që do të quhen “grekë homogjenë nga Shqipëria” dhe këta me të shtënë në dorë atë pasaportë magjike mund të lëvizin lirshëm nëpër Europë si grekë. Pëllumb Xhufi po i thoshte me dëshpërim Vangjel Dules në studion e “Vizion Plus” se për një pasaportë të tillë shqiptarët, që tashmë kanë ndërruar në numër të madh fenë dhe emrat do të ishin të gatshëm të vetëquheshin “vorio-epirotë” , “grekë homogjenë”nga Shqipëria. Grekët ka vite që kanë bërë përgatitje, qysh kur sajuan atë emërtimin “grek homogjen nga Shqipëria” dhe prodhuan e shpërndanë një dokument identifikimi të veçantë për këta grekë, ndryshe nga emigrantët e tjerë shqiptarë.

    Në Shqipëri kanë qenë gjithsej 60 000 grekofonë. Kjo shifër tashmë është dhjetëfishuar në Greqi nëpërmjet shpërndarjes se dokumenteve “grekë homogjenë nga Shqipëria”. Kjo shifër mund të rritet me shpejtësi, sidomos tani që Sali Berisha, kryeministri i Shqipërisë, po i bën aq lëvdata të pamata ligjit që ka miratuar Greqia, pra po inkurajon me të madhe shqiptarët që janë në Greqi të vetëdeklarohen “grekë homogjenë nga Shqipëria”.

  10. #130
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-07-2009
    Postime
    15
    himara po ta maresh ne aspektin e pergjithshem te problemeve te kombit shqipetare eshte problemi me i vogel qe munde ti bezdise shqipetaret tani per tani duke pasur parasyshe problemet e medha shqipetare siq eshte qeshtja e kosoves qe ka ngecur me njohje te reja siq eshte problemi i pa zgjidhur i shqipetarve ne presheves metvegjes dhe bujanocit
    siq jane problemet e pa zgjidhura te shqipetareve te maqedonis qe edhe pse luftuan nuk moren gje prej gjeje po ashtu edhe problemi i shqipetarve te malit te zi qe deshem apo nuk deshem ne eshte nje problem qe na perkete neve te gjithve dhe se fundi duke e pasur parasyshe plagen e madhe te shqipetarve qe jetojen ne liri per ate pjese qe kur flasim per te na dhemb shpirti dhe qe kjo plage e jona quhet QAMERI un mendoje se himara ne mese te ketyre problemeve qe ceka me larte eshte shume e vogel vetem per nje fakte se kjo qyteze fatmirsishte eshte hijeshuar ne mese te shqiperise ku jo greki por per veqe perendise qe e ka krijuar me kaqe bukuri nuk do kete fuqi qe munde ta mare.

  11. #131

    O muniritari tanhauser...ja shih pak cthote konsulli austrohungarez ne ate kohe

    Citim Postuar më parë nga Tannhauser Lexo Postimin
    E di shume mire qe nuk eshte keshtu. Himarjotet kur mesuan se do perfshihen ne shtetin e ardhshem shqiptar derguan nje leter Fuqive te Medha (25/11/1913) ku midis te tjerash thuhej: θα φονευθώμεν πάντες, αλλ' η Χειμάρρα ενωθείσα μετά της Ελλάδος δεν θα λεχθή ότι υπεδουλώθη εις Αλβανούς. E kupton shume mire c'do te thote kjo. Kurse Himarjotet ishin nga te paret qe dolen ne protestat kur mesuan se do perfshihen ne shtetin e ri shqiptar (protestat e medha ne 17 Qershor te 1913). Ti them te gjitha keto, qe te shikosh se klima per bashkim me greqine kishte filluar para se te filloje levizja e armatosur, pra pa patur ndihme nga Greqia, dhe nuk kishte te bente me turqit. Edhe te mos harrohet se Himara ishte e para qe shpalli autonomine, duke krijuar perkohesisht krahinen autonome te Himares.

    Eshte e vertete qe ne Himare zbarkoi nje force vullnetare greke por ajo u prit si clirimtare nga Himarjotet. Edhe nuk eshte e rastit qe komandanti i autonomisteve, Spiromilua, ishte nga Himara. E konsideronte veten shqiptar qe luftonte kunder turqve?

    Dhe Himarjotet ishin ata qe luftuan edhe shqiptaret e cregullt edhe ata te rregullt te ushtrise shqiptare te Vidit (te organizuara nga oficere hollandeze).

    Keto i pranojne edhe historjanet shqiptare (mund te lexosh Historine e Shqiperise, v. III) por i karakterizojne si grekomane, apo grekomedhenje, apo filogreke. Si mund ti karakterizosh te tille kur ata luftojne duke thene se jane greke?



    Po thellesisht i ndikuar nga kultura bizantine ka qene gjithe Jugu i Shqiperise, si psh krahina e Lunxherise, e Zagorise, te Permetit etj por keto krahina nuk flasin greqisht, as kerkuan ndonjehere autonomi as pretendojne sikur kane minoritet. Dhe te vertetoj se kane ndjenja te thella shqiptarizmi. Une permenda vetem tre fshatra qe nga eksperienca ime (duke i vizituar, duke folur me njerez), edhe duke lexuar kronika te vjetra udhetaresh rezultojne fshatra me minoritet grek. Une nuk them qe nuk ka familje qe flasin shqip apo jane shqiptare, une them qe shumica dermuese, si para rregjimit komunist, si dhe tani jane pjese e minoritetit grek.
    ....para se te te jap infot me video ,me lejo dicka te te them nga ana e mallakastres ore tanhauser ty dhe gjithe evgjteve te tjere pseudogreke....
    TE KATERMBEDHJETAT ---(NGA LABERIA)....
    ... ME TEPER RESPEKT LAB KETE HERE...
    KETU VIDEOT E HAPI SYTE ORE QORR JEVGU GERXHE I LASHTE:






  12. #132
    Ja edhe Cubi i Himares Spiromidhonai kush ishte....




    ....ja edhe Cubat qe vrane ne pabesi ne Peshkepi...ketu keni emrat dhe mbiemrat e "palleKAReve" Himarjote qe vrane ne pabesi ne Peshkepi...


  13. #133
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Ky boljano po rri si pule e lagur tashi me duket.do miratohet ligji per emrat ne shqip te shkollave te huaja dhe ndryshimi i toponimeve nga gjuhe te huaja ne shqip.shpresojme te behen realitet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga skampin : 14-08-2009 më 21:32
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  14. #134
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    ajaja veq kur pi lidhin aspiratt e tyne me ato endra helene phaa po qa ka t'boj mor vlla grerkt e sodit me helent e vjeter ? :S
    We are all Aliens

  15. #135
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    ate thuaj, greket e sotem, nuk kane te bejne me ata te vjetrit. Keta jane shqiptare, aziatike dhe sllave.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Tema të Ngjashme

  1. Minoriteti grek në Himarë falënderon kryeministrin Berisha
    Nga lushnjar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 11:56
  2. Nikolas Geixh, vizita në Himarë dhe fshatrat minoritare
    Nga forum126 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 22:36
  3. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  4. Historia e Himarës Shqiptare
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 22-12-2004, 19:54
  5. Himare: Votimet perfundojne, arrestimet fillojne
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 25-11-2003, 03:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •