Tek kjo teme mund te diskutojme pershtypjet tuaja ne lidhje me trajtimet e ndryshme te se njejtes histori. Me konkretisht mund te flasim ne lidhje me librat te cilat jane kthyer ne filma, drama, operistika etj (apo dhe e anasjellta).

Po e hap temen me nje lajm te ri ne lidhje me Librin "Verbimi" te Jose Saramago:

Regjizori brazilian Fernando Meirelles do te drejtoje filmin "Verbimi", bazuar në novelen e autorit portugez Jose Saramago, e cila fitoi cmimin Nobel per letersi ne vitin 1998. "Verbimi" do te jete filem i pavarur realizuar nga Britain Potboiler Productions me mbeshtetje te disa kompanive Braziliane, Kanadeze dhe Japoneze. Filmi do te filloje te xhirohet nga mezi i 2007 ne Toronto te Kanadase dhe Sao Paulo te Brazilit.

Libri ne vija te gjera flet per nje burre i cili verbohet rastesisht duke pritur me makine ne dritat e kuqe. Me pas te gjithe njerzit te cilet jane ne kontakt me te verbohen dhe rrjedhimisht gjithe qyteti preket nga kjo "epidemi".

Me shume mbi librin dhe filmin ne fjale mund te flasim nq se kini lexuar librin dhe sigurisht pasi te dale filmi i ri : ).



Pershendetje