Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 21
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    "Historia e njeres nga ato"-Dy vitet e mia ne semafor.

    BERAT/ Nafije Prendi u riatdhesua dje. Policia kap tutorin

    Riatdhesohet prostituta: Dy vitet e mia nė semafor


    Zylyftar Plaku

    BERAT

    Pas dy vjetėve prostitutė rrugėve tė Milanos, dje nėna e katėr fėmijėve ėshtė kthyer nė shtėpinė e burrit tė saj nė fshatin Dushnik tė Beratit.

    Pėrmes njė ankthi dhe dhimbjeje tė pafund, 40-vjeēarja Nafije Prendi ka treguar para bluve gjithė dramėn e saj, e cila ka vėnė nė pranga shtetasin Kujtim Zdrava. "Kam hequr njė torturė tė vėrtetė. Mė mirė bukė e kripė nė shtėpi sesa prostitutė nė Itali", thotė Prendi duke kujtuar atė tė shkuar tė zezė pėrtej Adriatikut. Historia e Prendit ėshtė njė copėz nga ato historitė e pafund tė femrave fatkeqe. Njė shitėse qumėshti e cila bridhte gjithė ditėn pėr bukėn e fėmijėve, pa pritur ka pėrfunduar nė trotuaret e vendit fqinj. Burime nga Policia e Beratit pohojnė se Prendi, nėnė e katėr fėmijėve, ėshtė riatdhesuar dje sapo ka mbėrritur nė Rinas. Sipas bluve, viktima ka denoncuar tutorin e saj, Kujtim Zdrava, i cili nė vitin 1999 e ka shfrytėzuar dhe pastaj e ka shitur pėr dy milionė lekė tė vjetra te kushėriri i tij Bedri Zdrava nė Kuēovė.

    Ky i fundit (ish polic nė degėn e rendit nė Kuēovė, i ēmobilizuar pasi dyshohej si i implikuar nė trafikun e prostitucionit) e ka shoqėruar viktimėn nė Itali ku e ka detyruar qė tė punonte prostitutė nė Milano. Sipas denoncimit tė vetė viktimės, gjatė dy vjetėve qė ajo ka punuar prostitutė nė Milano ėshtė torturuar rregullisht dhe ėshtė detyruar qė tė dorėzonte gdo natė tek Bedriu jo mė pak se njė milion lireta. Nga 350 milionė lireta tė fituara me prostituim, shtetasja Prendi pohon se nuk ka marrė asnjė lek. Tani pas kthimit nė Shqipėri ajo ka denoncuar tė dy kushėrinjtė, tė cilėt e shkėputėn nga bashkėshorti dhe fėmijėt e saj dhe e dėrguan prostitutė nė Itali. E ndihmuar nga njė tjetėr fatkeqe e rrugėve nė Lion tė Francės, nėna e katėr fėmijėve, Nafije Prendi, ka trokitur nė derėn e burrit. Ajo kėmmbėngul se ėshtė mashtruar nga Kujtimi, i cili i ka premtuar martesė.
    ________________________________________
    ________________________________________

    Oj sharki e lehete si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-08-2002
    Postime
    495
    Nuk e di mbase jam gabim, por keto historira me duken pak si te njeanshme....Ne shkrim thuhet:
    "E ndihmuar nga njė tjetėr fatkeqe e rrugėve nė Lion tė Francės, nėna e katėr fėmijėve, Nafije Prendi, ka trokitur nė derėn e burrit. Ajo kėmbėngul se ėshtė mashtruar nga Kujtimi, i cili i ka premtuar martesė" ...d.m.th. se ajo paska qene e pakenaqur nga kjo martese apo ku di une sa mendjelehte paska qene, se te jesh nene me 4 femije, edhe Brixhit Bardoja me qene nuk vje njeri me te kerku martese...nuk po marr ne mbrojtje tutoret, ato eshte t'i varesh prej aty ku u dhemb me shume, por kam pershtypje se edhe keto gra apo vajza jane nje cike si shume te lehta nga trute e kokes. Mbase jam gabim, une kur jam larguar nuk kishte plasur prostitucioni ne kete fare feje...por fakti qe keto gjera me teper ndodhin ne fshat e ne familje tejet te varfera, sikur thote dicka...Flas per sa kohe nuk ke kaluar detin, se po vajte andej mori fund cdo gje, edhe femra me guximtare do ta kishte shume te veshtire te shpetonte. S'para kam degjuar historira te tilla per kusherirat apo komshijet apo shoqet e mia...keto i degjoj vetem nga gazetat. Do te mireprisja mendimet e juaja per kete problem.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Beqari !


    Kur prure lajmin per nafijen duhej dhe te postoje lajmin se Vangjeli , burri i Nafijes e pranon Nafijen ne Shtepi.

    Kjo eshte mrekullia qe vangjeli nji njeri i thjeshte eshte me i emancipuar se shume Kollarexhinj te Beratit e Tiranes.

    Ai nuk kap kallashin po i hap deren e Shpise nenes se femijve, viktimes Nafije.

    Mos harrojme se Berati e vdiq para nji jave nji viktime tjeter me llafet dhe thashethemet tradicionale.

  4. #4
    alvi
    i/e ftuar
    UN se merrsha mrapc sikur 150 kalamoj te kisha me ate femer.
    JO per gjo kundra asaj, po nuk do e durosha dot vete, faktin qe ajo kishte flejt me qindra te tjere.
    Fatkeqesi, thuj qe mos na rente kurr ne koke, se robit ca nuk i ndodh.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-08-2002
    Postime
    495
    Jo mo Corazon se une s'banoj ne Shqiperi, prandaj varem vetem nga gazetat dhe telefonatat e ca thashetheme andej kendej.

  6. #6
    Nafija e kerkoj vet ate qe e gjeti.
    Te ishte vajze e re mund ta besoja se u mashtrua, po 1 grua 40 vjecare me 4 femij,pak si zor.
    Nafija bente mire te shiste at qumesht e te kujdesej per femijet.
    Pranimi i saj ne shtepi, me ben te mendoj qe e gjith kjo histori ka qen e planifikuar me pare.Kthimi Nafijes pa asnje leke ne xhep i ka nxehur dy bashkeshortet ,dhe kan vendosur te hakmerren duke denoncuar tutoret.
    :^zilet

  7. #7
    ......................... Maska e Pogradecari
    Anėtarėsuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    a
    Postime
    540
    MI CORAZON
    mjaft se na hape barkun ne cplanet jeton ti i ke mbushur 15
    arsyeja qe po te flas keshtu eshte sepse une kam punuar si badigar ne bordellot e Athines dhe cfare sme kane pare syte
    Kam pare burre qe sillte te shoqen dhe hidheroshe kur ajo kishte kaluar vetem 30 meshkuj ne 6 ore por gezoheshe kur e shoqja kalonte mbi 50 meshkuj.
    ka pare me syte e mij femer qe fluturonte nga gezimi dhe e tregonte me mburje qe kishte kaluar 14 meshkuj ne me pak se nje ore aman mos mi kujto se me vjen ndot

    shendet e para


  8. #8
    ......................... Maska e Pogradecari
    Anėtarėsuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    a
    Postime
    540
    lum si ti qe rron me filma
    kjo teme eshte per jeten e perditeshme jo per filmat

    shendet e para


  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-08-2002
    Postime
    495
    Me duken te pabesueshme keto qe thua o Pogradecar....shume e trishtueshme, nuk e di por nuk ka fjale per t'u thene per keta monstra, se ata cdo gje mund te jene por vetem njerez nuk jane.

  10. #10
    i regjistruar Maska e rezi_Mynihut
    Anėtarėsuar
    13-10-2002
    Vendndodhja
    Munich, Germany
    Postime
    367
    Pogradecar edhe une kam qene dikur afer me djem te Italise te cilet kane femra qe u punojne.
    Te gjitha gjerat qe tregove ti me siper jane me vend, kush te kundershton ty ai nuk e ka pare ndonjehere nga afer situaten me prostitutat shqiptare.
    Ngadale njehere bre djema me fjalet ata jane monstra......
    Prit njehere se me keshtu edukate u rritem qe ne kohen e Enverit ata qe qeveria nuk i donte apo shoqeria, i quante monstera armiqt e pushtetit popullor, por ja qe im ate i njohu ata neper burgjet politike te asaj kohe dhe ishin te gjithe intelektuale qe kishin mbaruar neper universitete qe ju tani sa i keni filluar neper bote.
    Me kete mendim u nisa dhe une kur bera muhabet me djem padron te Italise, i kujtoja se do me dilnin monstrat qe me kishin thene........
    jo or jo djem normal me dolen si ju e si mua qe jeten e bejne ne ate menyre me femra.........
    a mos valle jane ata qe banojne ne Shqiperi e qe merren me njeqind e nje pislliqe e krime qe nga baza poshte e deri politikanet jomonstra???
    Monstra ketu e monstra andej......
    E kam te qarte qe nje dite sikur te kthehet regjimi perseri totalitar ne Shqiperi dhe qe sot e tutje kush eshte larg Atdheut do konsiderohet Armik i popullit, rinia do na cilesoj edhe ne monstera......si ta edukojne "Te diturit" andej.....

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-08-2002
    Postime
    495
    O Rezo, s'po e marr vesh se s'i te erdhi qe je tu fol per burgjet e Enver Hoxhes apo per politikanet e shqiperise...nuk me duket se aludova ndonje gje per ta e as per shkaqet e prostitucionit, une po diskutoja per prostitutat e Shqiperise bashke me tutoret e tyre aq me teper kur ata jane burrat e tyre. Une nuk e kundershtova Pogradecarin por thashe me duket e pabesueshme, ose skandaloze ose cfaredolloj superlativi qe te te pelqeje ty. Edhe vertet po ta them perseri ata jane monstra e kaluar monstrave humori i te cileve varet nga numri i burrave me te cilet shkojne grate e tyre. Nuk besoj se qenke civilizuar aq shume sa qe kjo jete te te duket normale...une s'po i dal ne mbrojtje politikaneve te Shqiperise, as qe dua te di per ta, prandaj dhe kam ikur e s'dua t'i shoh syte...por kur degjoj gjera te tilla qe ndodhin midis cifteve shqiptare, ngelem e shokuar...dhe me vjen turp edhe pse s'kam bere ndonje gje per t'u turperuar.
    Prandaj i dashur Rezi, ne se ty te eshte tekur te rrish e te shash politikanet e Shqiperise apo sistemin e Enver Hoxhes, shko andje nga tema Per Ideal te Partise a ku di une se c'jane ca tema te tilla. Hajt me krahe te lehta...

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    DI 68 pajtoj me ju se kete teme dhe qeshtje fatale per bashkkombasit dhe bashkkombaset tona ne duhet kuptuar tamam ashtu si duhet,duhet analizuar asyhtu si e meriton kjo qeshtje e jo te bejme shaka ose te tallemi me te,se per mendimin tim kur Rezo rezonon ai duhet kuptuar realitetin ton te hidhur e jo te behet me perendimor se perendimoret,te kuptoje jeten ton te kuptoj moralin ton.
    Mendoj se ketu nuk kemi te bejem me "Emancipim" por kemi te bejm me degjenerim shoqeror te qenjeve njerezore.Se nuk mund ti themi emancipim prostitucionit por ai eshte nje e keqe e madhe te cilen ne e morem nga jashta.
    Kete probelamtike do ta kete rrahur ne shkrimete tija edhe poeti yn me i madh i MJERIMIT , Migjeni kur thot:

    Mjerimi terbohet ne dashuri epshore.
    Neper skaje t errrta, bashk me qeje,mij
    mica,
    mbi pecat e mykta,te qelbta,te ndyta,
    te lagta
    lakuriqen mishnat,si zhange,te verdhe
    e pisa,
    kaperthehen ndjenja me fuqi shtazore,
    kafshojne,perpijne,thithen,puthen
    buzet e ndragta
    edhe shuhet uja dhe fashitet etja
    n epshin kaperthyes,ku mbytet vetevetja.

    E mendoj se edhe sot kjo e zeze e madhe po rendon mbi familjetr tona,mbi motrat dhe vajzat tona.
    Mendoj se nuk eshte mire qe te jemi ata qe mbeshtesim kete,por duhet te jemi ata qe do gjykojme dhe ndihmojm ne eleminimin e kesaj te zeze.

    ____________________________________
    ____________________________________

    Oj sharki e lehete si era , a ka ardhur en Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  13. #13
    *Forever* Maska e malli
    Anėtarėsuar
    24-09-2002
    Vendndodhja
    Antwerpen
    Postime
    668
    ne radhe te pare me vjen keq per te gjithe vajzat shqiptare qe kane rene viktime nga keto meshkuj mashtrusa
    nje gje e tille i ka ndodhur edhe shoqes time , sic me ka treguar ka hequr shume cunat shkonin e pinin ne lokale dhe fillonin , ajo e imja ka bere kaq lek , dhe fillonin me radhe te gjithe , dhe kur shkonte kingu ne shtepi e rrihte vajzen sepse e dashura e shokut te tij kishte bere me shume lek.
    nuk e di por djemte shqiptare kane bere nje mekat te madh dhe po bejne ,
    por ta dine se nje dite do ta paguajne nuk hahet leku i femres
    sidomos leku i prositucionit
    kaq kisha ciao
    **Gezimi , lumturia, deshperimi dhe loti im varet nga ti.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-10-2002
    Vendndodhja
    far away from the things that i love
    Postime
    42
    Nuk e di nga ka dalur gjithe ky mllef i shqiptareve me shfrytezuar femrat por di te them qe po mbajne rekord kudo ne evrope. Une degjova ne radio tirana nje nate qe italianet cilesonin qe te gjithe meshkujt shqiptare shesin motrat ose grate e veta per para. A ka gje me te ulet dhe me poshteruese se kjo!!!!
    Un bacio crea una bella storia d'amore, ma la poesia la rende infinita!!!!

  15. #15
    *Forever* Maska e malli
    Anėtarėsuar
    24-09-2002
    Vendndodhja
    Antwerpen
    Postime
    668
    ke te drejte ( sweet eyes) e kush po merr vesh
    **Gezimi , lumturia, deshperimi dhe loti im varet nga ti.

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Sa shume bandite ka?
    Kush i polli tere keta?


    ............

    Ėngjėlli ėshtė dėnuar me 18 vjet burg pėr grabitjen me armė tė pagave tė punėtorėve tė Komanit
    Interpoli ekstradon shkodranin

    Leonard Ėngjėlli, 31-vjeē, u arratis nga burgu qysh nė trazirat e vitit 1997

    Aleksandra Bogdani
    TIRANĖ- Ekstradohet nga Italia 31 -vjeēari shkodran i dėnuar me 18 vjet heqje lirie. Sipas burimeve nė Ministrinė e Rendit Publik mėsohet se paraditen e djeshme ka mbėrritur i prangosur nė Rinas, i shumėkėrkuari Leonard Ėngjėlli. Ekstradimi i tij nė Shqipėri ėshtė bėrė i mundur nga agjentėt e interpol Tiranės, tė cilėt muaj mė parė kanė shpallur nė kėrkim ndėrkombėtar 31- vjeēarin. Ėngjėlli kėrkohej nga policia shqiptare pėr veprat penale tė vjedhjes me armė dhe armėmbajtjes pa leje. Por krimi qė e ka pozicionuar Leonard Ėngjėllin nė listėn e "kriminelėve vip", ka qėnė grabitja spektakolare e pagave tė punėtorėve tė Komanit, ngjarje kjo e ndodhur nė vitin 1996. Nė kėtė vit ėshtė bėrė i mundur edhe arrestimi i parė i Ėngjėllit, i cili mė pas ka pėrfunduar nė burg. Gjykata e Shkodrės e ka dėnuar atė me 18 vjet heqje lirie, pėr grabitjen e pagave tė punėtorėve tė Komanit. Por gjatė trazirave tė vitit 1997, Ėngjėlli ėshtė arratisur nga burgu. Sipas burimeve policore, mėsohet se ai ka qėndruar pėr pak kohė nė Shqipėri, dhe mė pas ėshtė larguar nė drejtim tė Italisė. Ndėrsa policia shqiptare ėshtė detyruar ta shpallė pėr sė dyti Leonard Ėngjėllin nė kėrkim, pėr tė njėjtėn vepėr penale qė i kishte dhėnė atij dėnimin prej 18 vjetėsh burg. Emri, fotografia dhe dosja e Ėngjėllit ka kaluar kufijtė shqiptarė dhe ka pėrfunduar nė "duart" e 172 policive tė vendeve tė ndryshme, tė cilat kanė filluar mė pas kėrkimet pėr 31- vjeēarin shkodran. Por sipas tė dhėnave qė policia shqiptare ka pasur, Leonard Ėngjėlli ishte larguar nė drejtim tė Italisė, vend nė tė cilin edhe u arrestua. Leonard Ėngjėlli ėshtė arrestuar pak muaj mė parė, nga policia e Romės. Ndėrsa menjėherė pas kėtij arrestimi, janė lajmėruar agjentėt e Interpol Tiranės, tė cilėt kanė filluar procedurat pėr ekstradimin e Ėngjėllit. Gjatė paradites sė djeshme, ai ka mbėrritur nė aeroportin "Nėnė Tereza" tė Rinasit me linjėn ajrore "Albania Airlines". Ndėrsa nė aeroport ai ėshtė pritur nga forcat e policisė sė Shkodrės, tė cilat kanė bėrė tė mundur transportimin e Ėngjėllit, nė kushte tė larta sigurie, drejt komisariatit tė policisė sė Shkodrės. Pritet qė Leonard Ėngjėlli tė paraqitet edhe njė herė para gjykatės sė Shkodrės, e cila do t'i komunikojė atij masėn e sigurisė. Ndėrkohė, pas kėsaj proēedure, 31 -vjeēari i ekstraduar nga Roma pritet tė dėrgohet nė qelitė e njėrit prej burgjeve tė vendit, ku do tė vuajė pjesėn e mbetur tė dėnimit prej 18-vjetėsh heqje lirie, pėr veprėn penale tė grabitjes me armė tė pagave tė punėtorėve tė hidrocentralit tė Komanit.

    .........
    VENDIMI
    Gjykata vendosi dje masėn e sigurisė arrest me burg pėr grupin qė kishte planifikuar pengmarrjen

    Burg pa afat pėr 5 "rrėmbyesit" e Beckhamit

    LONDĖR- Pesė personat e arrestuar pėr tentativėn e rėmbimit tė Victoria Beckhamit do tė qėndrojnė nė burg pa afat. "Horseferry Road Magistrates Court" (njė nga gjykatat e Londrės), ka vendosur dje masėn e sigurisė pėr tė arrestuarit. I njohuri si Luli Azem Grifsha, 30- vjeēar, banues nė Londėr, emri i vėrtetė i tė cilit ėshtė Lulzim Balliu; Joseph Rivas, 24- vjeēar nga Londra; Adrian Razvan Pasareanu, 28- vjeēar rumun, banues nė Londėr; Rusu Sorin, 31- vjeēar, rumun, banues nė Londėr dhe Alin Turcu, 18- vjeēar rumun, banues nė Londėr, janė tė arrestuarit. Ata do tė pėrgjigjen pėr akuzėn e vjedhjes sė bizhuterive dhe veprave tė artit ndėrkohė do tė hetohen edhe pėr rrėmbimin e dėshtuar tė Victoria Beckham dhe tė dy fėmijėve tė saj. Lajmi ėshtė pohuar dje nga agjencia e lajmeve Reuters. Fillimisht policia angleze arrestoi nėntė persona nė lidhje me kėtė ēėshtje. Mė pas rezultoi se njė grua, e cila ishte akuzuar sė bashku me bandėn, ishte e pafajshme dhe u la e lirė. Ndėrkohė, tre personat e tjerė, edhe pse u lanė tė lirė nga policia angleze, janė ende nėn hetim pėr kėtė ēėshtje. Policia angleze nuk ka shumė prova konkrete pėr tentativėn e rrėmbimit por disponon tė dhėna pėr aktivitetin tjetėr kriminal tė grupit. Pesė personat akuzohen pėr vjedhjen e njė ēallme me gurė tė ēmuar me vlerė 250 mijė stėrlina, qė i takonte shoqėrisė sė ankandeve Sotheby dhe pėr komplot pėr tė grabitur njė person qė punonte pėr Sotheby. Gjatė kohės qė pesė tė arrestuarit do tė qėndrojnė nė burg pėr akuzat e mėsipėrme, policia angleze shpreson tė ketė grumbulluar prova edhe nė lidhje me tentativėn pėr rrėmbim. Kjo nuk ėshtė hera e parė qė familja Beckham bėhet objekt i tė tilla ngjarjeve. Nė fillim tė vitit 2000 ata punėsuan njė truprojė pasi zbuluan se disa persona kishin planifikuar rrėmbimin e Victorias. Dy vjet mė parė, njė person u arrestua pasi kishte prerė fijen e frenave tė "Ferarit" tė familjes Beckham. Nė postėn e tyre ishin gjetur edhe disa plumba. Korrikun e kaluar njė fanse e ēmendur e ēiftit hyri me forcė nė rezidencėn e tyre dhe rrėmbeu postėn e familjes. Kėto ngjarje e kanė shtyrė ēiftin qė tė harxhojė 233 mijė dollarė amerikanė pėr tė blerė njė Mercedes nė gjėndje tė pėrballojė plumbat, sulmet me gaz madje edhe minat e vendosura nė tokė.
    E.Janina



    ........
    Balliu ėshtė nga fshati Labinot-Fushė, ai u largua nga Shqipėria mė 1993, pasi ishte skeduar nė listat e policisė
    Elbasanasi, kreu i rrėmbyesve tė Viktorias

    Kosovari i identifikuar si Luli Azem Krifsha, ėshtė emri i rremė i 30-vjeēarit Lulėzim Balliu

    Nė krye tė grupit qė do tė kryente njė nga pengmarrjet mė spektakolare nė historinė e Britanisė rezulton tė ketė qenė shtetasi shqiptar Lulzim Balliu, 30-vjeē, nga fshati Labinot-Fushė i rrethit tė Elbasanit. Lajmi ėshtė konfirmuar dje nga burime tė sigurta tė prokurorisė shqiptare dhe Interpolit. Nė median angleze Balliu ėshtė identifikuar me emrin Luli Azem Krifsha, 30-vjeē nga Kosova dhe banim nė Londėr. Nė tė vėrtetė, dokumentet qė elbasanlliu ka pėrdorur gjatė qėndrimit nė Angli dhe marrjes sė azilit, mbajnė identitet tė rremė. Sipas burimeve tė cituara dje nga gazeta "Shekulli", rezulton se Lulėzim Balliu nuk ka qenė njė personazh i panjohur pėr policinė shqiptare. Balliu ka qenė i skeduar si element kriminal nė skedarėt e policisė sė Elbasanit, ku dyshohej si i implikuar nė trafiqe tė ndryshme, sidomos nė trafik prostitucioni dhe prostitutash. Ai ėshtė larguar nga Shqipėria nė vitin 1993, dhe ka qėndruar pėr disa kohė nė Itali. Mė pas Balliu ka falsifikuar dokumentet e identifikimit dhe ka emigruar nė Londėr, duke u paraqitur si shtetas jugosllav me kombėsi shqiptare. Dokumentet e falsifikuara e kanė ndihmuar Balliun tė pėrfitojė statusin e azilantit dhe tė lėvizė i lirė nė ishullin britanik me dokumente tė njė emigranti kosovar. Mė poshtė po botojmė tė plotė artikullin e gazetės britanike News of the World, reporterėt e sė cilės ndihmuan nė zbulimin dhe parandalimin e kėtij akti kriminal.
    "Ne e ēojmė atė nė njė vend tė sigurt, njė shtėpi nė Brikston dhe tė presim derisa paratė tė transferohen nė llogarinė tonė bankare",- thotė emigranti shqiptar Lul Azem Krifsha. Njė anėtar tjetėr i kėtij grupi, njė rumun i quajtur Xhei Sorin, i thotė njeriut tonė se: "Nėse fėmijėt janė me tė ėshtė mė mirė. I kėrkojmė Devid Bekam 5 milionė stėrlina. Ėshtė njė qind pėr qind e sigurt qė ai do tė paguajė. Por nėse ndodh diēka dhe ai nuk paguan, Viktoria do tė vdesė".
    Hetuesi jonė kupton qė nga fillimi pėr operacionin qė ishte duke u pėrgatitur. Ishin gjithė ato detaje, mė parė plani, survejimi, kapja dhe pagesa pėr projektin, qė kėtė plan e veēon nga rastet e tjera tė grabitjes sė njerėzve tė njohur. Ky plan ishte me tė vėrtetė serioz dhe ishte gati tė vihej nė jetė. Kjo u bė mė e kuptueshme kur njė informator na kėrkoi tė futej nė njė bandė kriminale, e krijuar mė sė shumti nga rumunė dhe shqiptarė, qė tė gjithė azil kėrkues. Ishte njė "detyrė tepėr e vėshtirė". Operatori jonė hyri nė kėtė bandė rreth tre javė mė parė.
    Burgu
    Pėr njeriun tonė siguruam njė CV qė pėrfshinte shumė raste kriminale plus emrin e "arbitrit" brenda nė burgun e Strainxhueis tė Manēesterit i cili do tė ishte ndėrlidhėsi pėr njeriun tonė. Ky "arbitėr" do tė priste njė takim me njė nga anėtarėt e kėsaj bande gjatė orarit tė vizitave. Njė hetues i dytė, i cili kishte po tė njėjtėn biografi krimi si i pari, do tė pretendonte se ishte krahu i hetuesit tė parė. Na thanė qė tė paktėn njėri nga anėtarėt e bandės rrinte gjatė gjithė kohės i armatosur. Ēdo takim mund tė kishte pėrfunduar me ndonjė fatkeqėsi. Por grupi jonė mori vesh qė ata ishin aty, kur, tre tė shtuna mė parė, udhėheqėsi i bandės Luli ra dakord tė takonte njė njeri, i cili ishte po hetues i joni, nė hotelin Kulla e Londrės, e cila gjendet ngjitur me Kullėn e Urės. Ai donte tė diskutonte shitjen e njė kurore me xhevahire me origjinė arabe qė kushtonte rreth 250 mijė stėrlina, kjo ishte vjedhur nė shtėpinė e ankandeve Sothesby. Ai ishte krenar ndėrsa tregonte diamantet. "Kėto stoli janė tė shekullit XVIII dhe vijnė nga Sothesby. Vlejnė rreth 4 milionė stėrlina dhe nuk duhet tė tregohen se janė tė vjedhura". Ai gjithashtu tha se kishte njė pikturė tė shekullit XVII e pikturuar nga njė mjeshtėr hollandez plus dhe libra tė rrallė. "Kėto mund t'i keni vetėm pėr 45 mijė stėrlina", tha ai. Njeriu ynė i kėrkoi kohė pėr tė menduar pėr kėtė marrėveshje. Shtėpia e ankandeve Sotheby nuk dinte gjė pėr vjedhjen e stolive derisa i thamė ne. Por grabitja e Viktoria Bekam ishte projekti i tyre mė ambicios. Njerėzit tanė ishin tė tmerruar nga fakti qė ky plan ishte planifikuar me gjakftohtėsi. Vetė Luli na shpjegoi planin e kapjes. "Tė kapėsh Viktorian do tė jetė e vėshtirė. Duhet tė jemi tė sigurtė qė do tė marrim paratė, kjo ėshtė pjesė mė e vėshtirė. Nuk e besoj qė sigurimi i saj ėshtė kaq i keq. Kam njė shok tek parukeria ku Viktoria bėn flokėt. Nė kėtė rast truproja e saj do tė jetė jashtė dyqanit". Plani ishte qė tė hyhet me forcė dhe tė bllokojmė secilin me kloroformė tip sprai, i cili ishte blerė nė Itali. "Nėse nuk ia drejtoni sprain nė fytyrė ai gjithsesi funksionon", - ka shpjeguar Luli, i cili banonte nė njė apartament nė Batersia, nė jug-perėndim tė Londrės.
    Shishet
    "Do tė duhet rreth tre sekonda punė dhe personi do tė flejė pėr rreth gjysėm ore". Xhei, i cili ishte me tė nė takim, theksoi se: "Kur e hidhni atė, do tė duket si gaz. Terroristėt e pėrdorin atė. Atė e merrnin gjithashtu nė shishe tė vogla, nėse do i thyeni ato, gjithėsecili do tė bjerė nė gjumė". Nga aty Viktoria sė bashku me dy fėmijėt, tre vjeēarin Broklin dhe Romeon dy muajsh, nėse ata do tė jenė me tė, do tė transferohej nė makinėn e bandės nė njė shtėpi nė Brikston, nė jug tė Londrės, ku njė dhomė e siguruar mirė do t'i presė ata. Nė kėtė moment do tė hynte nė aksion njeriu ynė. Xhei shtoi: "Ajo duhet tė zhduket, askush nuk mund tė shohė fytyrėn e saj, asgjė. Viktoria dhe Bekam janė ēifti mė i dashur nė Britanik. Ne mund tė jemi tė sigurtė qė policinė do ta kemi nga pas". "Do tė presim nė Brikston derisa paratė tona do tė transferohen nė njė llogari bankare diku jashtė", - thotė Luli.
    Specialiteti i Xheit ishte tė kujdesej pėr transferimin e parave. "Nėntėdhjetė e tre pėr qind tė grabitėsve kapen kur ata pėrpiqen tė marrin paratė",- tha Xhei, i cili kishte dy shtėpi nė Uest Kroidon. Ndėrsa ne pėrgatisnim takime me anėtarėt e tjerė tė grupit, duke krijuar lidhje dhe besim. Njė nga takimet e para u bė pak kohė mė vonė, ndėrsa kishte mbaruar marrėveshja pėr stolitė e Sothesby. Ai takim u zhvillua nė lokalin "Princi i Uellsit" nė Brikston. Aty shoferi ynė u takua me tė dhunshmin Xhozef Rivas. Ai na pa me dyshim, por gjithsesi na pranoi. Gjatė kėsaj kohe ne vazhdonim dialogun me Lulin dhe zbulonim mė shumė rreth komplotit. Takimi i dytė u bė pas pak kohe nė lokal tjetėr nė jug tė Londrės. Kėtė herė ne takuam Adrianin, njeriun e armatosur. "Ai do tė na japė jetėn, jo vetėm paratė e tij, pėr gruan e tij",- tha Adriani. Mė vonė na tregoi armėn 9 milimetėr. "Kjo ėshtė shoqja ime mė e mirė, e mbaj gjithnjė me vete, ėshtė njė mauzer, tepėr e besueshme, e fuqishme dhe nuk bėn shumė zhurmė". Ndėrsa na foli pėr planin na tha se "Shefi ka pranuar se ju do tė merrni 15 mijė stėrlina secili".
    Rreziku
    Mbasditen e sė martės sė kaluar u bashkuam me shokun e Lulit, Xhei, dhe dy nga anėtarėt e tjerė tė bandės duke pėrdorur emrat Peter dhe Xhon dhe u nisėm pėr njė shėtitje nga Saubridgjeuorth nė Hertfordshire. "Kemi vetėm tre sekonda kohė pėrpara se ajo tė kuptojė se ēfarė po i ndodh", - tha Xhei. Javėn e kaluar, gjithashtu, njė njeri i gazetės "News of the World' ishte paraqitur kur Luli dhe banda e tij mbajtėn njė takim tek njė restorant i quajtur Atoka nė Uandsuorth, nė jug tė Londrės. "Do t'i kėrkoj Bekamit 5 milionė stėrlina, pėr tė janė sikur po harxhon pak peni pėr njė kafe",- tha Luli. Njė rumun i quajtur Adrian propozoi qė t'i kėrkohej njė milion, shumė e cila duhet tė paguhej shumė shpejt. "Ata do tė paguajnė nė mė pak se 24 orė",- tha ai. Luli qeshi me propozimin. "Ti mendon se do tė rrezikoj burgun vetėm pėr njė milion stėrlina. Njerėz si ata mund tė transferojnė menjėherė miliona nga numri i llogarisė". Adriani ia ktheu: "paratė nuk janė problem pėr ta, ne e dimė tashmė. Problemi ėshtė si t'i marrim paratė". Xhozefi, i cili kishte pėrfshirė nė vjedhjen nė Sothebai, tha i vendosur: "Ne do t'i kėrkojmė 5 milionė stėrlina". Me kėtė takim pėrveē Xheit ishte dhe anėtari mė i ri i bandės Aliu 19- vjeēar. "Aliu do tė na ndihmojė pėr tė ruajtur Viktorian", shpjegoi Xhei. "Ai ėshtė shumė i mirė nė kėtė detyrė". Grabitėsit u kapėn kur policia e shėrbimit sekret pėrgjoi telefonatat mes anėtarėve tė bandės. Ēifti Bekam, i cili ka njė pasuri prej 30 milionė stėrlinash u vu nė dijeni pėr kėtė plan. Banda kishte vendosur ta grabiste Viktorian pėrpara Krishtlindjeve.

    .............
    I KĖRKUARI
    Kapet nė Rinas tutori nga Berati

    TIRANĖ- Kėrkohej nga policia e Beratit pėr shfrytėzim prostitucioni, arrestohet nė aeroportin e Rinasit . Sipas Drejtorisė sė Policisė sė Tiranės, mėsohet se paraditen e djeshme, ka pėrfunduar nė prangat e policisė 25- vjeēari Arben Eshaj.Ky person ėshtė riatdhesuar nga Zvicra, me linjėn ajrore Crossair Zyrih, pasi ėshtė kapur nė kėtė shtet pa dokumente. Por sapo ka mbėrritur nė aeroportin "Nėnė Tereza" tė Rinasit, Eshaj ėshtė pėrballur edhe njė herė me forcat e policisė. Uniformat blu tė policisė sė Rinasit kanė mundur tė verifikojnė emrin e 25- vjeēarit nė listat e personave tė shpallur nė kėrkim, pėr veprėn penale tė shfrytėzimit tė prostitucionit pėr qėllime pėrfitmi. Eshaj ėshtė shpallur nė kėrkim nga policia e Beratit, ndėrsa gjykata e kėtij rrethi ka dhėnė masėn e sigurisė "arrest me burg" nė mungesė pėr tė. Ndėrsa menjėherė pasi ėshtė arrestuar nė Rinas, Arben Eshaj ėshtė transportuar nė drejtim tė Beratit, ku edhe ka kryer veprėn penale. Ndėrsa pritet qė ai tė paraqitet para gjykatės, ku do t'i komunikohet masa e sigurisė e dhėnė nė mungesė.
    A.B

    .............
    Autori i krimit ėshtė larguar nė drejtim tė paditur. Policia: ishte i paarsimuar dhe i padalė


    Ekzekuton kushėririn se i vrau qenin


    Viktima ishte duke lojtur futboll me shokėt kur u qėllua me njė plumb nė bark


    KUKĖS- Vret kushėririn se i kishte vrarė qenin. Krimi i kryer pėr njė motiv banal ka ndodhur nė orėt e vona tė sė dielės nė fshatin Kostur, tė rrethit tė Hasit. Burime tė policisė sė Hasit thanė pėr gazetėn se Ylli Gjoni, 28 vjeē, ėshtė viktima e tij. Si autorė tė kėsaj vrasjeje policia ka akuzuar Shpėtim Gjonin, 22 vjeē, banor i fshatit Kostur. Sipas burimeve tė policisė, 22-vjeēari i identifikuar si autor i krimit ėshtė larguar nė drejtim tė paditur, ndėrkohė qė forcat e policisė sė komisariatit tė Hasit po punojnė pėr kapjen e tij.
    Konflikti qė ēoi nė vrasje
    Viktima Ylli Gjoni, para disa ditėsh, i kishte vrarė qenin kushėririt tė tij, Shpėtimit. Qė nga ai moment, midis viktimės dhe tė dyshuarit si autor i vrasjes kishin filluar konfliktet tė cilat sa vinin e acaroheshin. Burime tė policisė sė rrethit tė Hasit, duke iu referuar hetimeve tė para lidhur me kėtė ngjarje, thanė pėr gazetėn se Shpėtim Gjoni ishte pėrgatitur pėr tė kryer krimin dhe pėr tė realizuar atė priste momentin e duhur. Viktima Ylli Gjoni ka qenė duke luajtur futboll me njė grup shokėsh, ku nė afėrsi tė vendit ku ata po luanin ėshtė afruar kushėriri i tij Shpėtim Gjoni. Sipas burimeve tė policisė qė i referohen edhe dėshmive nė vendngjarje, 22-vjeēari mbante njė automatik kallashnikov qė e kishte fshehur poshtė xhupit dhe priste momentin e volitshėm pėr tė gjetur shkak dhe pėr ta shkrehur atė nė drejtim tė kushėririt. Por edhe pėr kėtė ai kishte menduar. Autori i vrasjes ėshtė futur nė fushėn e lojės, duke e prishur atė, ndėrkohė qė pėr kėtė veprim ka hasur nė reagimin e kushėririt tė tij, viktimės Ylli Gjoni i cili ka thėnė qė tė dilte jashtė fushės dhe tė mos i pengonte nė lojėn e tyre. Kaq i ėshtė dashur autorit tė krimit qė tė nxjerrė menjėherė kallashnikovin qė e kishte fshehur poshtė xhupit, duke e shkrehur nė drejtim tė kushėririt tė tij. Njė plumb e ka goditur nė bark Shpėtim Gjonin duke e lėnė tė vdekur nė vend. Po sipas burimeve tė policisė qė i referohen dėshmitarėve okularė, autori i vrasjes ka hedhur xhupin dhe me automatik nė krah ėshtė larguar me qetėsi nga vendi i ngjarjes. Punonjės tė policisė sė Hasit, tė cilėt kanė qenė nė vendngjarje bėjnė tė ditur se nė tė dyja familjet, mbizotėronte njė varfėri e madhe. Tė njėjtit punonjės policie bėjnė tė ditur se autori i vrasjes ishte person i paarsimuar, i padalė. Viktima kishte njė vėlla emigrant nė Itali dhe pėr kėtė qėllim, varrimi i tij ėshtė shtyrė deri nė ardhjen e vėllait nga Italia.
    Bashkim Shala



    ............

    Prej 8 ditėsh nuk kishte shkuar nė shtėpi. Prindėrit e dinin nė punė


    Gjendet i varur bariu 16-vjeēar

    SKRAPAR - Gjendet i vetėvarur njė bari 16- vjeēar, i cili prej 8 ditėsh nuk kishte shkuar nė shtėpinė e tij. Fatjon Musaj banor i fshatit Vendreshė, ėshtė gjetur i varur nga barinjtė e dhenve tė fshatit Ēėrravė, 18 km nė jug tė qytetit; thanė pėr gazetėn burime tė policisė qė shkuan nė vendngjarje pas njoftimit tė marrė. Adoleshenti ėshtė gjetur i varur nė njė degė lisi dhe ai ėshtė identifikuar menjėherė nga barinjtė qė e kanė parė. Mė pas barinjtė kanė lajmėruar familjarėt si dhe policinė e cila sė bashku me grupin e ekspertėve ka mbėrritur nė vendngjarje. Familjarėt, sipas burimeve tė policisė, kanė pohuar se djali i tyre kishte 8 ditė qė nuk ishte kthyer nė shtėpi, ndėrsa prindėrit e dinin se ai ishte nė punė nė familjen Hataj nė Munushtir, ku ishte punėsuar pėr tė ruajtur kopenė e dhenve. Burime tė policisė thanė se nė vendngjarje ka mbėrritur edhe grupi i prokurorėve, tė cilėt po punojnė pėr tė zbuluar shkaqet e vėrteta qė e detyruan 16-vjeēarin qė t'i japė fund jetės. Megjithėse ende nuk dihet motivi i vėrtetė i kėsaj vetėvarjeje 16-vjeēari Fatjon Musaj kishte pėrdorur si mjet t'u varur bluzėn e tij.
    Mėsohet se kufoma e adoleshentit ėshtė pėrcjellė pėr nė morgun e spitalit. Mėsohet gjithashtu se kishte filluar dekompozimi i organeve tė brendshme dhe mendohet se ai ka 3 ditė qė ėshtė vetėvarur. Gjithashtu mėsohet se nė trupin e tij nuk ka pasur asnjė shėnjė dhune. Me rastin e djeshėm shkon nė dy numri i tė vetėvarurve nė komunėn e Vendreshės, pas asaj tė 15-vjeēares M.C qė u var nė kasollen e bagėtive. Ndėrsa numri i tė vetėvrarėve nė qarkun e Beratit shkon nė 18 vetė, mes tyre 4 vajza. I pyetur nga gazeta mjeku psikiatėr Miltjadh Veveēka thotė se "shkak i vetėvrasjeve janė depresionet e ndryshme tė shkaktuara qoftė edhe nga njė grindje e ēastit ose nga shkaqe madhore nė familje, tė cilat janė problemet sociale, ekonomike, shoqėrore, etj".
    Sulo Gozhina

    ........

    Sa mire do qe te varin veten keta banditet. Eh sa e duan koken e tyre. Te mencur jane.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Odisea e Nafijes, nga Dushniku Beratit ne Cote d' Azur.



    .................................................. ..........................................

    Shekulli/ Viktima e prostitucionit i kėrkon drejtėsisė qė tė ndėshkojė tutorin dhe t'i kthejė gjysmat e lekėve tė fituara


    Nėna e 4 fėmijėve rrefen sesi u bė prostitutė


    Dėshmia; "Si mė shndėrroi nė prostitutė klienti qė e furnizoja me qumėsht ēdo ditė"

    BERAT - Njė 35- vjeēare qė ėshtė trafikuar nė Itali ka dėshmuar dje pėrpara hetuesve tė Beratit duke treguar edhe tutorin e saj tė vėrtetė. Ndėrsa pėr kėtė rast policia ka arrestuar pak ditė mė parė Kujtim Zdravėn, denoncuesja ka thėnė se njėriu qė e bėri atė prostitutė ėshtė Bedriu, vėllai i tė arrestuarit. Burimet nga prokuroria thanė pėr gazetėn se Nafije Koxhaj, nėnė e 4 fėmijėve dhe banore e fshatit Dushnik, nė prezencė tė burrit tė saj Vangjelit, ka rrėfyer me hollėsi tė gjithė itinerarin dhe peripecitė qė kishte kaluar gjatė qėndrimit nė Itali, por nuk ka nguruar tė flasė edhe pėr gazetėn. Ajo ka treguar se familja me 6 pjesėtarė mbahej gjallė vetėm me 2000 lekė pension invalidi, qė merrte i shoqi si dhe me tė ardhurat qė ajo fitonte nga shitja e qumėshtit. Ndėrsa bėn fajtor pėr trafikimin e saj Bedri Zdravėn, nėna e 4 fėmijėve tregon se nė kėtė familje ēonte ēdo ditė nga 2 bidona koka-kola me qumėsht. "Ishin klientėt mė tė rregullt qė kisha. Ēdo ditė mė jepnin paratė nė dorė, por njė ditė Kujtimi nuk kishte lekė nė xhep dhe mė tha qė tė shkoja tek shtėpia pėr t'i marrė. Mė futi nė shtėpi dhe mė serviri njė kafe. Vėllai i tij Bedriu mė propozoi tė shkoja nė Itali, ku ai kishte mundėsi tė mė siguronte njė punė. Mė premtoi se tė gjitha shpenzimet e rrugės do t'i paguante ai",- thotė ajo. 35-vjeēarja tregon se duke qenė e varfėr e pranoi kėtė ofertė, ndėrsa kurrė s'e kishte menduar se do tė punonte si prostitutė. Denoncuesja kujton se ishte maji i vitit 2000 kur ajo ka ikur me njė skaf nga Vlora pa i thėnė gjė burrit tė saj. "Me njė skaf nga Vlora, mbėrritėm atje, nė fillim nė Milano. Tė nesėrmen Bedriu mė tha se qė nga ajo ditė unė do tė bėja ēdo mė thoshte ai. Ditėn e parė mė siguroi 11 klientė, qė nuk di sa paguanin. Mė pas pėr ēdo natė mesatarisht vinin 15 klientė. Fitoja 1 milion lireta nė natė. Por mua nuk mė binte asnjė lekė nė dorė. Bedriu nuk ishte i kėnaqur. Ai mė torturonte dhe kėrkonte qė unė tė fitoja 1.5 milionė, ndėrsa mė kishte premtuar se tė gjitha fitimet do t'i ndanim nė mes. Do tė rrinim atje, pėr sa kohė tė vinim njė sasi tė mirė parash. Mė pas do tė ktheheshim tė dy nė Shqipėri, ku secili do tė shihte hallet e tij. Nė Milano qėndruam vetėm pėr 3 muaj. Pastaj shkuam nė Xhenova ku dhe policia nuk na bezdiste shumė, madje kishte dhe policė qė bėnin dashuri me ne prostitutat, vazhdon tė rrėfejė ajo. Unė vetė nuk pata ndonjė rast tė tillė. Nga fundi i vitit 2001 vendosa tė kthehem sepse mė kishte marrė malli pėr fėmijėt. Kėta ia thashė edhe Bedriut. I kėrkova tė mė jepte lekėt, por ai nuk pranoi. Madje, mė kėrcėnoi se nėse do tė ikja me kokėn time ai do tė mė vriste. Deri atėherė, kisha bėrė 350 milionė lireta qė i administronte Bedriu. Njė shoqe mė ndihmoi tė ikja nė Francė, ku dhe qėndrova 6 muaj. Njė familje nė Lion tė Francės, mė mbajti nė shtėpi pėr humanizėm. Mė trajtoi si njeriun e saj dhe kur ika mė dha njė sasi tė konsiderueshme frangash qė me tonat bėnin rreth 5 milionė lekė. Pėrpara se tė nisesha fola me burrin nė telefon. E pyeta nėse do tė mė pranonte mė pėr grua. Kishin mbi 2 vjet pa folur me njėri-tjetrin dhe ai mė dinte tė vdekur. Sapo mbėrrita kėtu, e denoncova tutorin tim. Tutori im ishte Bedri Zdrava dhe jo vėllai i tij Kujtimi qė policia e arrestoi pak ditė mė parė. Nė prokurori kėrkova tė ndėshkohet ligjėrisht dhe tė mė kthejė gjysmat e parave, pėrfundon rrėfimin .

    Sulo Gozhina
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  18. #18
    ......................... Maska e Pogradecari
    Anėtarėsuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    a
    Postime
    540
    Nė prokurori kėrkova tė ndėshkohet ligjėrisht dhe tė mė kthejė gjysmat e parave, pėrfundon rrėfimin .

    KERKON ME GJYQ GJYSMAT E PARAVE TE FITUARA NE MENYRE TE PALIGHESHME

    O e shkreta shqiperi per shqiptaret qe ke

    shendet e para


  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Rrėfimi i Sotirit: Mė mungojnė miqtė dhe paratė pėr dasmėn

    Dhėndri i jetimores: Nuk kam shtėpi pėr nusen


    --------------------------------------------------------------------------------

    Ilir Bushi

    Mė 28 dhjetor do tė martohem, por dasma ime do tė jetė e ndryshme nga ato tė qytetarėve tė Tiranės, sepse unė jam jetim dhe nuk kam shtėpi ku tė pres dasmorėt".

    Kjo ėshtė fjalia e parė me tė cilėn nis ligjėrata e 37-vjeēarit Sotir Neēka, i cili klasėn e parė e ka filluar nė Pogradec, ndėrsa klasėn e katėrt e ka mbaruar nė Korēė. Mė tej, Sotiri ka nisur klasėn e shtatė nė Sarandė dhe ka dhėnė provimet e lirimit nė kryeqytet. Ky ka qenė edhe intinirari i transferimeve tė tij, nėpėr befotrofet e Shqipėrisė, qysh kur babai i tij braktisi tė jėmėn dhe sidomos qysh kur nėna e tij u largua pėrgjithmonė nga djali i dyvjeēar, pėr tė filluar jetėn e saj nga e para.

    Dasma
    "E veēanta e dasmės time qėndron nė faktin se ajo do tė zhvillohet vetėm tė shtunėn dhe vetėm nė familjen e vajzės". Kėshtu shprehet djaloshi i jetimores, i cili megjithatė ka dėshirė qė tė organizojė njė dasėm tė thjeshtė, ku tė ftojė tė gjithė jetimėt e Shqipėrisė, por i mungojnė tė ardhurat financiare. Ai nuk ka shtėpi dhe as punė. Megjithėse ėshtė njė djalė punėtor dhe inteligjent, pėrsėri, nuk ka mundur tė integrohet nė jetėn sociale deri nė atė masė sa tė garantojė bukėn e pėrditshme. "Kjo ka ndodhur sepse fėmijėt e befotrofėve nuk kanė shanse tė barabarta me fėmijėt e tjerė, pėr tė fituar vendet e punės apo tė drejtat e shkollimit", thotė ai. Aktualisht ka mundur tė sigurojė pėrkohėsisht njė dhomė nė rrugėn e Kavajės, por kjo dhomė ėshtė nė katet pėrdhese dhe pa banjo. Dhoma nuk ka as ēezėm dhe as dritare. Sa herė qė Sotiri ndjen qė ka pėr tė kryer nevojat personale vrapon drejt Ushtarit tė Panjohur, ose pranė rrugės sė trenit, ku ai e di se ndodhet njė banjo pa pagesė. Por paradokset nuk kanė tė mbaruar. Sotiri dėshėron tė martohet, ashtu si tė gjithė moshatarėt, por nuk ka kushte ku tė vendosė familjen e tij tė re. "Vajza ėshtė nga njė familje shumė e mirė nė Bėrxull tė Tiranės dhe unė besoj se do tė ndėrtoj njė tė ardhme tė lumtur me tė, por aktualisht gjendem nė pozitė tė vėshtirė pėr tė blerė mobiljet dhe pėr tė gjetur njė apartament modest", shton Sotiri.

    E diela
    Sotiri ka parashikuar qė nė mbrėmjen e sė shtunės tė paraqitet i vetėm nė shtėpinė e nuses, sepse ai nuk ka asnjė marrėdhėnie me nėnėn dhe babanė e tij. "Nėna mė ka mbajtur deri nė moshėn 2-vjeēare, ndėrsa babai nuk mė ėshtė afruar kurrė", thotė Sotiri. Ai tregon se dy-tri herė ka qėlluar pėrballė tij dhe ka dashur qė t'i flasė, por pastaj ėshtė tėrhequr sepse i ruhej ndonjė incidenti tė pakėndshėm. "Nderi i dasmės e kėrkon qė unė tė paraqitem nė tryezė me njerėzit e mi, por jam i vetmuar dhe pa asnjė pėrkrahje", shpjegohet ai, pėr tė shtunėn. Ndėrsa tė dielėn, daullja dhe gėrneta do tė heshtin. Sotiri nuk ka mundėsi tė organizojė as edhe njė darkė modeste. Pastaj pasmesnate, kur bota e tėrė tė bjerė nė qetėsi, ai do t'i tregojė nuses sė tij, dhomėn e vjetėr, duke i paraqitur emrat e njerėzve, tė cilėve do tė mund t'i kėrkojė ndonjė lekė borxh.

    Jetimėt, mirėnjohje pėr Xhoanėn dhe Lidrėn


    --------------------------------------------------------------------------------

    "I kėrkoj zonjave, Xhoana Nano dhe Lidra Meidani tė ndikojnė me influencėn e tyre pėr tė ndihmuar jetimėt e moshave tė rritura nė integrimin social". Kėshtu ėshtė shprehur, Sotir Neēka, i cili ka falenderuar dy gratė e politikanėve tė lartė, tė cilat janė tė njohura pėr kontributin e tyre publik ndaj jetimėve. Me kėtė rast ai ka pėrmendur ndihmėn ekonomike tė Xhoanės ndaj jetimores, si edhe dy fėmijėt e shkollės "Zyber Halluni", tė cilėt trajtohen ekonomikisht nga familja Meidani.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Minorenja flet nė gjyq

    "Si mė shfrytėzuan dy vjet nė Greqi"


    --------------------------------------------------------------------------------

    fa.po

    ELBASAN

    "Unė nuk e tėrheq denoncimin, sikur tė ma presin mishin me thikė, siē bėjnė shumė tė tjera qė kanė pasur fatin tim". Kėshtu ėshtė shprehur dje nė sallėn e gjyqit 17-vjeēarja E.D. nga Topojani i Gramshit. Ajo ishte e thirrur si dėshmitare e akuzės nė procesin gjyqėsor tė sapofilluar, nė ngarkim tė 32-vjeēarit Andrea Llani, tė cilin ajo e ka denoncuar pėr shfrytėzim prostitucioni. Llani, nga Sheqerasi i Korēės, sė bashku me Florian Nasufin, Besnik Kishtėn, Miranda Kishtėn e Bardhyl Sollakun, tė cilėt gjykohen nė mungesė, e kanė mashtruar vajzėn, duke e ēuar nė Sheqeras. Dhe, pasi e kanė torturuar pėr disa ditė, e kanė nisur pėr nė Greqi, ku ia kanė shitur njė tjetri.

    "Mė thanė se do takohesha me njė njeri, i cili mė kėrkonte. Sapo shkova nė Sheqeras, filluan torturimet nga tė gjithė dhe pas dy apo tri ditėsh mė nisėn nė Greqi. Atje mė shitėn te Vasil Lila, i cili ndodhet nė burg, nė Greqi, i dėnuar me 17 vjet". Kėshtu ka thėnė vajza dje nė gjykatė, e cila pėr njė vit e gjysėm ka prostituuar rrugėve tė Athinės. "Sapo u arrestua Lila, unė u ktheva nė Shqipėri, ka treguar 17-vjeēarja. Denoncova atė qė ma bėri kėtė tė keqe. Kam pasur shumė kėrcenime pėr ta tėrhequr denoncimin, por kėtė nuk kam ndėrmend ta bėj, qė tė shpėtoj njė herė e mirė".

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. 5 vjetori i ndarjes nga jeta e Gramoz Pashko
    Nga PRI-LTN nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 204
    Postimi i Fundit: 21-07-2011, 02:06
  2. Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Nano
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 571
    Postimi i Fundit: 20-09-2007, 11:46
  3. Gjysma e viktimave tė luftės sė Kosovės nuk janė gjetur akoma
    Nga NoName nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-12-2006, 15:45
  4. Tragjedi tjetėr nė det, 21 tė mbytur e 7 tė humbur
    Nga ALBA nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 162
    Postimi i Fundit: 24-05-2004, 15:03
  5. BESIMI , SHKRIMI dhe TRADITA.
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 09-07-2002, 00:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •