Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 26 prej 26
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498
    vazhdimi...
    Ecja mbi borë e mbi akull….

    Të nesërmen,porsa zbardhi drita,filluam të ecnim në një farë drejtimi duke patur si udhëheqës tri katundarët nga katundi i Valbonës,por bora e madhe dhe akulli na pengonin dhe nuk na linin të ecnim si duhej.Aty nga orët e vona të pasdites, pasi nuk na nxori askund drejtimi që kishim marrë,u kthyem dhe zumë vend në stanet e bjeshkës së Bujanës,afërsisht 3-4 orë mbi stanet e Geg Hysenit,konaku i parë i yni dhe aty kaluam natën.Kjo ishte nata e tretë që nuk kishim futur bukë në gojë e as gjum në sy.Ditën e katërt vazhdojmë rrugën e ashpër duke çarë dëborën me këmbë dhe akullin me kazma e lopata që kishim marrë me vete në Markaj për të luftuar me furinë e natyrës.Veriu i fortë i janarit,duke krijuar grumbuj,mbetje e pengesa prej dëborës,e bënte udhëtimin tonë aq dëshpërimisht të vështirë e të ngadalshëm saqë na detyroi të linim mbi dëborën e ngrime edhe kuajt e ngarkuar me veshje e çfarë kishim gjëra të vlefshme.E kujt i binte ndërmend për plaçka e sende materiale?! Kishte arritur çasti të mendoje vetëm për shpirtin!



    AKTI I TMERRSHEM I TRAGJEDISE



    Tashmë kishte filluar akti më i tmerrshëm i tragjedisë sonë,sepse shumica e shokëve, duke parë udhëtimin e ndjekur pa një drejtim të caktuar dhe pa shpresë, arriti një çast që kishin filluar të demoralizoheshin si mos më keq dhe pak pa u errur, sapo mbërritëm në një vend të quajtur maja e Maraçit,

    dëshpërimi arriti kulmin.Kishte qysh prej mesditës e mbrapa që plakun idealist po e mbanim përkrahësh ndër të përpjeta e të tatëpjeta.Trupi i tij vigan sa një lis mali,i rënduar prej viteve e vuajtjeve,kishte nisur të jepte shenjat e lodhjes.Pëshpërisnim midis shokëve: “Ku po vemi?Kemi hyrë në shteg pa shteg… do të mbarojmë mbi borë!Etje.”Filluan tronditjet thellësisht shpirtit të secilit udhëtar! Ishin çaste paniku e trishtimi që provojnë edhe njerëzit më të nxitur nga durimi dhe guximi…Ishte muzgu i mbrëmjes,kur Prijësi i madh,ulur përbri një shkëmbi,na u drejtua të gjithëve me këto fjalë:-“Djelmosha trima!Deri këtu erdhëm me gajret dhe me besim se po gjejmë një rrugë, një shteg daljeje për me kalue në Dragobi prej andej në Valbonë, ku do të gjenim strehë sa me kapërcye dimnin e me arritjen e pranverës mandej do të përgatiteshim për çlirimin e Shqipnisë nga zgjedhja e Tiranit.Por… vaj medet!Nuk paska qenë e thanë që unë ta vazhdoj rrugën këtë herë bashkë me ju deri në fund dhe t’ia arrijmë qëllimit sëbashku.Por,ju që jeni të rinj e të fortë prej këmbësh-vazhdoi Plaku Za madh-mos e humbni kurajën dhe uzdajën në të ardhmen e Shqipnisë që asht krijue me shumë sakrifica t’gjakut për t’a gëzue shqipëtarët e kombit,as të huejt,jo, kurrë për këtë jetë….Mue më lini në këtë vend-vijoi Trimi me një zë që nuk shfaqte aspak shenjë ligështie e dëshpërimi-se nuk po mundem me ba asnji kambë ma tej,as me shkue përpara,as me u kthye pas…Ndoshta këtu paska ken e shkrue me vdekë për mbi borë dhe ju si të rinj e trima që jeni,me armë në dorë,do të mundeni me kthye e me kalue prapë nëpër Krasniqe dhe në fillim të Pranverës me ba atë qe prêt atdheu prej shqipëtarëve. Ma bani hallall djelmosha e ….lamtumirë!…Kini besim në veten tuej e në fatin e Shqipnisë s’dashtun!-përfundoi Bajram Curri.

    Ndërsa Heroi i Maleve tona po shqiptonte këto fjalë që i dilnin plot forcë nga thellësia e shpirtit të tij të madh,të gjithë ne të tjerët ia nisëm vajit me ngashërim e zumë të përshëndetemi me njëri –tjetrin…Skena ishte tepër tragjike…Të lodhur për ujë e gjum,reshkur prej të ftohti e prej veriut të malit që të merrte shpirtin,ishte e pamundur të vijje rrugën.Por nuk ishte edhe punë që bëhej duke u ndarë prej Atij që ishte e vetmja shtyllë mbi të cilin mbështetej uzdaja e kombit për rifitimin e lirisë së munguar.Ah!A mundet të mendohet një çast më i tmerrshëm për një bir shqiptari? Njeriu i mjerë veç një shpirt ka me dhënë!…Më kot u mundua I mjeri Bajram Curri që të na bindte me e lanë vetëm në atë majë të malit…më kot…por se kjo do të kishte qënë turpi më i madh që do ti mbetej fisit të shqiptarit. Të frymëzuar nga kjo ndjenjë dashurie e sacrifice,nëntë vetë prej nesh vendosëm të ndanim me plakun,fatin e tij tragjik,qoftë edhe duke vdekur mbi borë e akull: 1)Hysen Breça 2)Ismajl Ahmeti 3)Rexhep Brahimi nga Valbona 4)Kup Hazifi 5)Nuredin Sulçja nga Gjakova 6)Shevket Draga nga Mitrovica 7)Hysen Bajrami nga Vokshi 8) Met Vejseli nga Krasniqi dhe 9) Tahir Zajmi Fill pasi u ndamë prej shokëve që u vunë për rrugë që të kthehen edhe ne të dhjetë,me Plakun në krye,filluam të ecim….jo gjithaq se shpresonim me mbërritë ku dëshironim,por sepse të qëndronim mbi borë,të rrahur prej erës së stuhishme që po bënte grumbujt si orteku kur lëshohet prej malit. Ishte një punë e padurueshme për ne.E Plaku,ndonëse i lodhur në trup dhe kishte nevojë për ndihmën tonë,nuk jepte asnjë shenjë demoralizimi dhe vazhdonte gjithnjë të na nxiste për të vazhduar ecjen.Fenomenet e natyrës sikur donin të mateshin në egërsi e të konkuronin njëra me tjetrën : bora e madhe,akulli, era e malit dhe errësira e natës së dimrit…të gjitha këto ishin pengime të pakapërcyeshme në drejtim të cakut që ne ndiqnim.Asnjë pyll.asnjë trup lisi nuk dukej në atë vend të zhveshur që të mundeshim me u strukë e me e ndez një zjarrm.

    A dini të na tregoni or Rexhep! Në ç’vend jemi?- pyet Bajram Bregu.-Në majë të Hekurave,tungjatjeta…-përgjigjet Rexhep Brahimi.E maja e Hekurave, e mbuluar me borë të amsueshme nuk ishte për të thënë pak vendi i përshtatshëm për të strehuar njerëzit në stinën më të ashpër të motmotit!…



    Nxitjet e plakut



    E vazhdojmë rrugën, sikurse shënova edhe më sipër, jo se ishim duke ndjekur një drejtim të njohur dhe të saktë e as se kishim shpresa për të mbërritur në cak,por sepse nuk mundeshim të qëndronim në vend.E pra,prej të ftohtit,prej të dridhurave,na ishte e domosdoshme me ecë, me lëvizë e shpirtërisht mandej kishim nevojë disi të gënjenim vetëveten,si të them,të shkundnim dëshpërimin.Uria,të ftohtit, terri i natës,mjegulla,pamundësia të ndiznim një zjarr për t’u ngrohur e të koteshim pak ,pas kaq ditësh e netësh mbetur pa gjum, e bënte për herë e më tepër të pangjashme qëndresën tonë dhe besimin për t’u gjallëruar më në këtë jetë,ishte një punë thuajse krejt e kotë. Tani, shokët,përgjithësisht kishin zënë të moliseshin krejt dhe disa prej tyre, si për çudi,i zinte gjumi e shtriheshin mbi borë për të fjetur.-Mos i lini bre djelm!:-na briti Plaku.-Tek janë mërdhi të shkretët,mos i lini pra ,të ndehen përmbi borë! Njimend,sikur,mos të ishte ndërhyrja e disave që ende zotëronin një farë force në trup,ata do të vdisnin aty për aty, të mërdhimë mbi borë.

    Bajram Beu,nuk nguronte të na jepte zemërani gajret djelmosha-na thoshte se tash shpejtë po gjejmë ndonji pyll e po ndezim nji zjarrm për tu ngrohun.Por kot… rranxat e majës së Hekurave,krejt të zhveshura prej druri,sidomos në këtë stinë,nuk paraqitin kushte të jtesës as për bishat e egra…



    Një amanet orës së Shqipnisë

    Dias hapa pas nesh ka ngelur një shok, i cili nuk mund të bëjë më asnjë lëvizje më tej: trupi i dridhet si thupra dhe dhëmbët i kërcasin në një mënyrë të tmershme, sikur të ishte duke përtypur copa gastaresh.I shkreti shoku ynë! Ishte shtrirë me vdekjen përmbi borë.

    Gajret bre Hysen!:- I thërret Plaku-por ai,Hysen Bajrami i Vokshit nuk mundet më me folë… një rrënqethje e fortë ia tronditi trupin dhe pas dy minutash të dridhurat e trupit i ndalin fare.Mjegulla dhe terri i natës nuk na lanë t’ia shohim fytyrën.I thërresim disa herë por më kot…ai nuk na përgjigjet më.Menjëherë ndezim një shkrepëse,por ç’të shohim?!…I shkreti Hysen Bajrami kishte mbyllur sytë për të mos i çelur më.Trupi i Hysenit tashmë ishte qetësuar i gjithi.Ai nuk ndjente më as uri për bukë,as nevojë zjarrm,as sende të tjera…Ai po flinte tashmë në gjumin e përjetshëm,i qetë dhe i kënaqur se kishte larë borxhin e natyrës në shërbim të atdheut të dashur.Trupin e këtij dëshmori që vjenë t’i shtohet vargut të gjatë të të rënëve në altarin e atdheut, po ia lëmë amanet Orës së Shqipërisë.:- thotë Prijësi i Madh- se neve të gjallëve na duhet me vazhdue rrugën…Por mirë e dinim se dhe ne të gjallëve po na kanosej vdekja e zezë!

    Aty nga mesnata, u kapëm në një faqe të shpatit, ku me shumë vështirësi e ngjitëm Plakun e lodhur.Rrokullisja nga shkrepa,poshtë,por ishte e thënë që tragjedia jonë të mos mbaronte vetëm me kaq…Fati i zi na kishte rezervuar edhe të papritura të tjera: pas katër ditë e netë vuajtjesh të papërshkrueshme dhe luftërash të dëshpërueshme me furinë e pamëshirshme të natyrës rreth malit më të lartë që ka Shqipnia,tash na kishin mbërdhi edhe këmbët dhe çdo hap që bënim ishte sikur me shkelë mbi gjilpëra.Kishte mbërritur çasti që të lakmonim fatn e të mjerit Hysen Bajrami!

    Midis të tjerëve,Rexhep Brahimi,Hysen Breça dhe unë,ishim ata që ndjenim disi veten më pak të lodhur e si të tillë,ne të parët çanim e shkelnim borën për t’u çelë udhën shokëve që vinin prapa.Ndërsa po ecnim kështu instiktivisht vetëm sa për të lëvizur trupin dhe rastësisht për të gjetur ndonjë shtegëdalje,në një farë vendi që ishte si rrafshinë e që na dukej se do shtrihej edhe më tutje.Papritmas Hysen Breça,unë e Ismaijl Ahmeti mbërrijmë pa e kuptuar në të rrafshtë dhe vazhduam ecjen e …rrëshkitëm e ramë poshtë,njëri pas tjetrit,që të tre,duke u përplasur nëpër cepa,të cilët po të mos kishin qenë të mbuluar trashë me borë,gjallë asnjë prej nesh nuk do të shpëtonte…Të thyeje qafën e të rrokulliseshe prej një lartësie afro 200 metrash e të mos bëheshe copë e grimë nëpër ata shkëmbinj, kjo nuk ishte gjë tjetër veçse një mrekulli e Zotit.Po si na i mori Zoti mendtë e kresë dhe nuk i thërritëm i pari të dytit se kishim mbërritur në skaj të rrafshit!…

    Hysen Breça dhe unë nga rrokullisjet,morëm disa plagë jo fort të rënda,por Ismaijl Ahmeti,i shkreti,ishte dërrmuar aq fort saqë nuk mund të luante vendit.Qysh prej atij çasti,mbetëm edhe të çarmatosur sepse armët pasi u hodhën në ajër,u coptuan fare.

    Bajram Bregu,i cili po vinte me shokët pak më mbrapa,e ndjeu britmën tonë dhe krismën e përplasjes nëpër ato cepa dhe menjëherë lëshoi një zë të fortë duke thirrur shpëtuat gjallë, ore?

    Duke mbledhur veten që mos të kuptonin se ç’rrezik i zi na kishte gjetur,u përgjigjëm menjëherë e u treguam se sa i thyeshëm e i rrezikshëm ishte ai vend duke i këshilluar që derisa të zbardhte drita,për të mos pësuar fatin tonë,lipsej që të qëndronin në vend ose të ndiqnin një drejtim tjetër.Diku më vonë,duke mos duruar dot erën e ftohtë që frynte atje lart dhe duke kaluar nëpër një shteg tjetër,ranë poshtë e u bashkuan me ne edhe Nuredin Sulçja e Kup Hafizi.







    Ndarja mos m’u pa më kurrë



    Edhe Plaku i ngatë,vet’i katërti,duke mos mundur edhe ata të duronin erën e furishme në atë majë,filluan të ecin në një drejtim tjetër…E kështu, për ironi të fatit tragjik u ndamë prej shoku-shokut për të mos u bashkuar më kurrë njëri më tjëtrin!…

    Tetë ditë më vonë,Salih Mani,Barajktari i Krasniqes me shokë, kishin dalë në kërkim të Prijësit të tyre dhe shkojnë e gjejnë Bajram Currin bashkë me Shevket Dragën e Met Vejselin,një luginë mbi Dragobi që çon në Curraj të Nikaj,të strukur nën një shkëmb të madh që i mbronte nga të dy anët,ndërsa në anën tjetër,priste forcën e erës një trine prej thuprash që vetë Trimi revolucionar e kishte thurur me duart e tij.Deri atëherë nuk kishin mundur të hynin brenda në katund,pasi një kompani mersenarësh, e komanduar prej Muj Hoxhës s’Gashit, kishte okupuar Dragobinë qysh para një jave dhe nga ky shkak kishin ngelë për shumë ditë pa bukë.

    Prej këndej, shkojnë në një shpellë guri të quajtur Gryka e Matinës, mbi katundin e Valbonës,ku jetojnë thuajse dy muaj deri në ditën e zezë të 29 Marsit tragjik.

    Merret me mend se çfarë do të thotë të kalosh dimrin në ato shpella të akullta,primitive e plot lagështirë që edhe në vapën e gushtit janë të pabanueshme.

    Por stoicizmi i Plakut legjendar nuk ka cak e mbarim dhe ai i duronte të gjitha: mizerjen,sëmundjet,vuajtjet e ndryshme si edhe pak gjum pa shtroje… e të tjera dhembje që nuk mund të përshkruhen.Të gjitha këto i duronte Fatosi i Maleve,me shpresë se një ditë do të përdorte prapë armët e tij ngadhënjyese për të mirën e Shqipnisë që e donte aq me zemër dhe e adhuronte mbi çdo gjë tjetër.Por,edhe trimave që i kishte afër vetes, u duhej të ecnin një ditë ose dy ditë larg prej atij vendi,duke çarë dëborën,shteg e pa shteg,nëpër male e me shkue çak në Vuthaj të Gucisë për të kërkuar bukë,vetëm e vetëm që të mos dukeshin apo hetoheshin prej ndokujt a të ndjellë ujkun në vathë,si i thonë një fjale…Ishin ditë të vështira, ditë provash në të cilat shqiptari,tepër i dhënë e i hutuar pas pares dhe fitimeve materiale,kishte filluar të dobësohej nga morali dhe nga besa e burrnia.Nuk ishin pak 3.000 napolona ari për të prishur moralin e të korruptonte shpirtin e një njeriu që mund të pasurohet vetëm duke i treguar qeverisë vendin se ku jetonte Bajram Curri,i cili e dinte mirfilli dhe ai vetë,se kërkohej prej dy mbretëriverej agjentëve të shitur të qeverisë shqiptare dhe prej spiunëve të Jugosllavisë së Aleksandrit;ëndërrat e këqija që ai shikonte natë më natë,ndjekjet e forta nga ana e mercenarëve dhe pikat e zeza në shpatullën e dashit që kishte bërë e kulla e Bajraktarit,ia forconin gjithnjë dyshimin.

    Djallëzia e Pashiqit

    Ndërkohë, edhe Pashiqi plak,atje në breg të Savës,duke njohur mirë karakterin e paqëndrueshëm të mikut të tij,Ahmet Zogut,kërkonte që t’i krijonte atij një rival.Por si ta shtinte në dorë e ta bënte për vete armikun e tij të papajtueshëm, Bajram Curri?!

    Mendon e shmendon dhe më në fund i shkruan një letër drejt për së drejti,Patriotit të madh të Shqipërisë,letër që përcillet me ndërmjetësinë e nënprefektit serb të Gjakovës,Mira Protiç dhe Qazim Curri,duke iu dërguar me anën e Jusuf Hamzës nga Krasniqa, bashkë me një çek e këtë porosi e premtim verbal:-“Bajram Currit i vihen në dispozicion dy million dinarë dhe i jepet liri banimi ku të dëshirojë ai vetë në një qytet të Jugosllavisë dhe disa privilegje të tjera, në qoftë se pranon një marrëveshje dhe pushon kundërshtimet kundër Jugosllavisë”!

    Mbas shumë ditë përpjekjesh dhe kërkimesh,Jusuf Hamza mbërrin tek shpella dhe ja dorëzon plakut letrën bashkë me fjalët e mbajtura amanet prej nënprefektit të Gjakovës,por i shkreti malësor pati nje qortim shumë të rreptë prijësi i fisit të tij,i cili pezmatuar tepër prej atij kuvendi,ngrysur vetullash e rrudhur buzësh,ia pret shkurt:”Shko thuaju atyre faqezezve me i çue fjalë asaj dhelpnës plakë të shumadisë se Bajram Curri nuk është burrë ai që për të shpëtue nji shpirt,të korit vendin dhe të tradhtojë atdhenë”.

    I dëlirtë mbi të dëlirtë

    Me këtë përgjigje e me këtë porosi,u kthye sërish në Gjakovë.I mjeri Jusuf,uli kryet poshtë,i penduar e i idhnuar deri ne kulm kundra vetvetes dhe plot mllef kundër atyre që ia kishin vënë barrë për të paraqitur atë propozim pazarllëk të poshtër,kryetarit të madh të fisit…

    E pra ky nuk kishte në xhep në atë kohë veçse një napolon ari që kishte ngelur sa për fara dhe ndodhej në kushte dhe rrethana aq të dëshpërueshme që vetem ai mundej ti duronte e askush tjetër.

    Një ditë prej ditësh,aty nga mbarimi i marsit,kur ata ngelën pa ushqim,kishin dërguar dy djem ndër katunde të largëta për të kërkuar bukë.Kështu,marrin vesh se një kompani shëtitëse e komanduar prej Kadri Mehmetit kishte hyrë në grykë të Dragobisë dhe shpërndarë anësh për të gjurmuar të arratisurin e rrezikshëm të Republikës shqiptare

    Per koicidencë të çuditshme- siç më tregonte mandej Salith Mani – edhe plaku vetë kishte parë atë natë një ëndërr të keqe dhe plot kujdes po mendonte a mos u ka ndodhur ndonjë rrezik Rexhep Abdullahut e Maxhun Nimanit që i donte sikur të ishin djemt e vet,djem të cilët kishin shkuar për të marrë bukë nëpër katunde e Vuthaj por ende nuk ishin kthyer.

    Çohu bre Bajraktar – i thotë Salih Mani – e del e shiko njëhere a duket kund tue ardh Rexhep e Maxhuni…dhe Bajraktari merr dylbit e del nga shpella…

    Por,ç’të shohi i mjeri Bajraktar!…atje poshtë në zalle të bardhë ku rrjedh argjend ujët e Valbonës,duken grupe njerëzish me rroba të zeza që ngjajnë si të jenë ushtarë dhe me vrap kthehet në shpellë për të dhënë shenjën e alarmit.

    Bajraktari,duke e ditur mirë se Bajram Bregu nuk mund ti lëvizte këmbët, mendoi ta largonte nga shpella duke i dhënë me vete Shevket Dragen e Met Vejselin…Menjëher u dha urdhër djemve që të rroknin armët dhe të dilnin shpejt të zinin pritë në drejtim të grykës së Valbonës.

    -Si qoft thanë ashtu u baftë!-fshani Kreshniku- e i lumi zot na daftë më faqe të bardhë.

    Dëshironte edhe ai vet që mos të ndahej prej të rinjve të cilët kishin shtrënguar armët për tu ndeshur me mercenarët gjakësorë,por këmbët e mbërdhitura nuk i punonin dhe duke mos dashur të përbuzte dëshirën të ishte me shokë,të cilët insistonin të largohej prej andej,u nis luginës përpjet ndërsa Bajraktari me nipat e tij,Ademin dhe Abdiun etj,vrapuan të zinin pritë mbrapa një shkëmbi që dominonte krejt grykën kah Valbonës.

    Pa kaluar shumë kohë,filluan të dukeshin xhandarët e Kadri Mehmetit, të cilët,të ndarë në çeta-çeta,ngjiteshin me ngut grykës përpjetë,në drejtim të shpellës dhe porsa iu afruan pritës,filloi pushka.

    -Ku po veni bre tradhtarë të shitun?-bërtet Salih Mani dhe mbas pak minutash çeta e parë e njerëzve vetasgjësohet.

    Afrohen çeta të tjera,të hedhur në sulm të tërbuar dhe lufta vazhdon e përgjakshme për disa orë pa pushim,por prita nuk kalohet;luftëtarët trima,zogj besnikë të Prijësit të tyre të madh po prisnin me armë për faqe,sulmet e kundërshtarve,të sigurt se ana e shpellës dhe vendit për ku ishte nisur Plaku do të ishte e pa trazuar dhe e pa arritshme.

    Por djallëzia e tradhetarit Kadri Mehmeti nuk kishte fjetur dhe si strateg i stërvitur,kishte shpërndarë të armatosur shumë grupe dhe në të gjitha anët.Ora tragjike po afrohej…

    Bajram Curri.mbështetur në një shkëmb po mendonte se çpo bëhej atje poshtë,në log të luftës dhe bisedonte me Shevket Dragën do ma mbash besën qi ma ke dhanë,or Shevket?-I thotë dhe ai ia kthen menjëherë-Mos e kërkoni atë punë prej meje,lum Bajram Bregu,se më parë vras veten time,se sa mundem me vu pushken mbi juve!…

    I mjeri Plak i kish kërku Shevket Dragës që nëse do ndeshen me mercenarët dhe ai nuk vritet në ndeshje e sipër,ta vriste vet Shevketi që mos të zihej i gjallë prej mercenarëve.Por Shevket Draga i shkretë,djalosh e trim i pashoq,pa u trishtuar aspak ndukte gishtat e mbërthitur e të kalbur të këmbëve dhe i hidhte përdhe sikur nuk ishin copa mishi të trupit të tij..nuk mund të ishte aq zemërgur sa të qëllonte me dorë të vet,pushkë,atij që adhuronte si sytë e ballit…


    vazhdon....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bajraku : 19-10-2012 më 02:25

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498
    vazhdimi...
    Mbarimi heroik i Prijësit.

    Ne perëndim të diellit kur hijet e natës ende nuk kishin filluar të shtriheshin në atë log zanash,një zë i vrazhdë gërthet prej një shkëmbi atje sipër ;-Kush asht atje?Lidhuni shpejtë!…;-u dëgjua një zë së largu-mue njëherë mka lidh nana,bre tradhtar i shitur, se Bajram Curri gjallë nuk dorëzohet kurrë-bërtet Fatos i maleve dhe gryka e Valbonës ushton prej gjëmës së pushkëve në të dyja anët.

    Gati një orë,lufta vazhdonte e ashpër dhe ndërsa të kuqtë e qiellit po zhdukej në horizontin e largët për të mbuluar siërfaqen e tokës me errësirë,një plumb kobtar qëllon mu në ball dhe eklipson jetën e atij që veç nder e lavdi i kish sjellë Shqipërisë e kombit Shqipëtar…e lufta më!…

    Me të marrë fund,tragjedija e kumti zi përhapet si rrufeja në katër anët e Shqipërisësht vra Bajram Curri.Patriotët e Shqipnis dhe shqipëtarët e Kosovës,qesin futën e zezë…

    Kryetari i shtetit në Tiranë ,qet kafe e shërbet,ndërsa Nikolla Pashiqi në Beograd,lëmon mjekrën prej gëzimit për zhdukjen e një armiku të dashur!

    Kryeministri i Shqipëris,Koço Kota,i cili njëkohësisht ishte edhe Ministri i Brëndshëm,i drejton këtë telegram urimi Prefektit te Kosovës në Krumë:

    -“Në emër të qeverisë Shqiptare ju falenderoj dhe ju përgëzoj për veprën patriotike që keni kryer duke zhdukur nga faqja e dheut njeriun e shpellave që kërcënonte qetësinë e Shqipnisë!…”

    Tahir zajmine 25 mars te cdo viti do shkruaj per Barjam Currin

    Shkrim I botuar ne bruksel nga Tahir Zajmi

    Më Mars 1958 mbushën 33 vjet që nër malet e Kosovës ishte vrarë Bajram Curri.

    Atë ditë kobi e zit kombëtare në të cilën me rrufe u përhap lajmi i zi,zanat e maleve dhe vashat shqiptare të Kosovës,filluan gjëmën e përmotshme për të vajtuar dëshmorin Zamadh që me vdekjen e tij,pikëllonte zëmrat e patriotëve të Shqiprisë dhe mjeronte popullin e viseve shqiptare të robëruar…”E shitoftë Zana O Zot dorën e mallkueme të atij gjaksori-qanin e gërthinin bijat e malësive e të krahinave të Kosovës-qi vra zemrat e shpresën e vendit tonë,Bajram Bregu dalëzotsin e Shqiprisë etnike dhe në qytet na la jetime në zi e nën zgjedhën e Shevqet barbare!”

    Kujtonin kërcut e mjera se vetëm Bajram Curri dhe kurrkush tjetër mund ta shpëtonte Kosovën nga zgjedha Jugosllave të cilët kishin një popullsi shumë më të madhe se Shqipnija:besimi i popullit ishte bërë një lloj misticizmi dhe shpresa e tij ishte mishëruar në Orën e Prijsit sa herë ngadhënjyes ndër fushë të luftës vra Bajram Curri –thoshin të mjerat vasha-u vra Ora e Kosovës dhe malsive shqiptare!…

    Kur i kujtohen njëriut ditët e zeza e të pikëllueme sikur se brendia e atij marsi tragjik të vitit 1925 .ofshan!U rrëzuan përdhe dy nga më të fortët,dy shtyllat e godinës kombëtareajram Curri e Luigj Gurakuqi! AH!!!E njëriu mjerisht mendonte se jemi shumë larg për të mos thënë të padenjë për ti shijuar ato pemë të këndëshme që quhen liri e pavarsi Kombëtare!

    Një popull i cili ushqen në gji të vetë tradhtarë dhe njërëz bastardë e gjakësorë,të cilët për egoizëm vetjak ose për shpërblim material,duke u bërë vegla të armiqve,vrasin pionerët dhe flamurtarët e lirisë së kombit të vetë –Ah ..sa gjë e hidhur të pohosh një të vërtet kaq tragjike!Ai popull është i destinuar mjerisht të vuaj e të duroj gjithnjë mjerimin e në fatkeqsi dhe mos të gëzoi kurrë një ditë të bardhë e të lumtur.

    E sikur të mos mjaftonte që Plaku i Kosovës,i cili gjithë jetën e tij kish punuar e i kish shërbyer atdheut,vuante tmerrësisht e duronte me një stoicizëm spartan ndër shpella të ftohta plot lagështirë e akull,pa i patur mjetet më elementare si me thënë bukën e gojës dhe barnat e nevojshme për të mjekuar trupin e këmbët e mbërdhitura mbi borë,por po priste me padurim diellin e pranverës për të ngrohur trupin e ndoshta për ti provuar edhe njëherë armët e tij në shërbim të Shqipnis,të cilës i ishte imponuar me forcën e huaj një regjim tiranësh,por gjurmohej ditë e natë derisa jeta e tij të përfundonte në tragjedin e Dragobisë,sepse ashtu e kishte pas kërkuar nevoja…”Për të siguruar qetësin e Shqipëris e të mbretërisë Jugosllave !”,siç deklaronte në atë kohë zyrtarisht në shtypin e Beogradit nje ministër fatzi i Republikës Shqiptare.Por shumë me vënd ka thënë nje dijetar i shquar:-“Njerëzit e mëdhenj fillojnë të jetojnë që prej ditës që ata vdesin fizikisht…”Sigurisht i frymzuar nga ky realitet edhe shkrimtari e poeti ynë i zëshëm vazhdon...

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498
    vazhdimi....
    Fan.S.Noli,në elegjin e tij kushtuar Bajram Currit shprehet kështu:

    “Thonë se u shtri e thonë se u vra,

    Por tis’vdiqe ,or baba!

    As te shpell’e Dragobisë,

    As te zemër e djalëris.

    As je vrar, e as po vritesh

    Legjendar,Ante po rritesh

    Trim,Tribun i vegjëlisë,

    Tmerr,panik i mizorisë…”

    Tani të analizojmë disa episode të jetës së Plakut Zamadh në fushën e përpjekjet kombëtare.

    Hijerëndë me një shtat vigani që bënte për vete zemrat e njerëzve që në takimin e parë,Bajram Curri ishte krijesa më e bukur dhe personaliteti fizik më i përsosur

    që mund të përfaqsojë rracën iliriane.I zgjuar dhe i shkathët,i urtë dhe gojëmbël,trim dhe luftëtar,i patrembur,i ndershëm dhe modest sa për ti dhënë arsye me i lëshu rrugën edhe kundërshtarët e tij më të humbur.Ai filloi të dallohej e të bëhej i shquar qysh në rininë e tij,si ndër mbledhje të burrave dhe ndër kuvende shoqërore e krahinore .Ndërhyrjet e tij të guximshme kundër padretësive dhe kundër influencës së disa personaliteteve feudale mbi turmën e dobët të vegjëlisë e kishin rritur e zmadhuar aq fort popullaritetin e tij sa të luante rolin e albitrit në çdo rast të çështjeve krahinore,i pajisur me një edukatë të lartë e me cilsina të rralla.Ai qe simboli më i bukur i urtësis dhe burrnis shqiptare.

    Po patriotizmat e tij?

    Edhe i ndjeri Faik Konica,i cili s’ia kursente kritikat e thumbat as njerëzve të urtë e të moderuar,duke folur njëherë për disa personalitete të larta shqiptare që për mirë a për keq kanë luajtur një rol të dorës së parë në punët e Shqipnisë thoshte:-“As nuk kishte zotsin e iksit e t’ypsilonit ,as patriotizmën e Bajram Currit…”

    Gjithmonë vrapoi i pari atje ku e lipte nevoja dhe interesi i atdheut.

    Ndër lëvizjet intelektuale e kulturale,ndër mbledhjet për zbërthimin e problemeve shoqërore e kombëtare ashtu edhe ndër përpjekjet revolucionare me një fjalë e me armë kundër pushtuesve të huaj,ishte kurdoherë ai që hidhej i pari e me guxim të pakrahasueshem.

    Ndër kryengritje të Kosovës kundër të huajve që mëse një herë i pati drejtuar vetë,objektivi i tij ka qenë përherë çlirimi i atdheutr dhe pavarsia kombëtare.

    Duke qenë vet i pashkollë,si një idealist i flaktë,ai mendonte dhe parashikonte të ardhmen e atdheut.Dërgonte në Shkup e në qendra të tjera,rininë e Kosovës,nëpër gjimnaze normale e nëpër gjimnaze ushtarake për ti përgatitur shpejt e shpejt Shqipnis një sërë mësuesish për shkollat e para shqipe(siç e promovoi puna e Shqipnis së lirë që vitet 1913-1914 dhe në Kosovë në vitet 1916-1918)si edhe oficerët e rinj të cilët do të shërbenin në ushtritë kombëtare si roje besnike të kufijve të atdheut.

    Mbas shpalljes se kostitucionit turk ,më 1908 në Kongresin e Manastirit,ku do vendoseshin themelet e para të alfabetit shqip,Bajram Cyrri përfaqsohej nga nipi i tij,Hysni Cyrri dhe në anën tjetër,në bashkpunim me atdhetarët e tjerë,krijoi në Shkup Shoqërin e Bashkimit si dhe shkolla shqipe në normalen e Elbasanit,dërgon menjëherë disa të rinj bashkë me nipin e vet Asllan Currin.

    Në lidhjen e në bashkpunimin e vazhdueshëm me Luigj Gurakuqin dhe me krerin katolik-gurrë e pashtershme e përpjekjeve për lëvrimin e gjuhës dhe lartësimin e kulturës e të letërsisë shqipe,ashtu si qëndruan gjithmon edhe çerdhe veprimtarie pozitive ,prej na frymëzoheshin lëvizjet kombëtare për fitimin e pavarsisë së atdheut-Prijsi i Kosovës kishte fituar një besim e një simpati kaq të madhe në fiset e maleve tona ,saqë mjaftonte një shenjë e tij për ta çuar atë popull në këmbë e në kryengritje.

    Ndonjë kombëtar i tij deshi ta cilësoi atë si njeri të pashkollë dhe injorant.E pra,shumë pak mund të jenë ndër intelektual shqptar që ta kenë njohur ose ta njohin historinë e vjetër e të re të kombit tonë e ti kenë shërbyer atdheut si ai,me vepra gjithmonë pozitive që mund të analizohen përmbledhtas me pak fjalë…-Sa e lumtur do të kish qenë Shqipnija sikur të kishte patur disa “injoranta” si Bajram Curri,Oso Kuka e Ali Pashë Guci..Isa Boletini e Ded Gjon Luli dhe sa e sa heronj të tjerë të veriut e të jugut,të cilët në luftërat e përpjekjet e tyre,shkruan epopenë shqiptare për t’u bërë kështu të pavdekshëm!…

    Duke lënë vënd në një rast tjetër të flas për rolin e Bajram Currit në kryengritjen e fundit të Kosovës,përshkrimi i së cilës do të bëhej objektiv në një artikull tjetër,do të rreshtojmë këtu,siç kemi shprehur edhe më sipër,disa episode të veprimtarisë patriotike të protagonistit tonë,Plakut të Maleve.

    Në pranverën e vitit 1913,kur caktimi i kufijve tanë të veriut ishte në bisedim e sipër dhe diplomacia europiane e hutuar por e influencuar nga propaganda tepër aktive e fqinjve tanë,të cilët shpiknin e trillonin gjithë të zezat kundër kombit shqiptar për të penguar këtë me çdo mënyrë në themelimin e një shteti të lirë,po çonin drejt një krimi tjetër …aktimin e një kufiri të ri që do ti shkëpuste shqipëris malet e Kosovës dhe të Dibrës,për t’ia dhënë mbretëris serbe.Bajram Curri,bashkë me Isa Boletinin,organzuan me shpejtësin e rrufes një sulm kundër garnizonit serbo-malazez të gjakovës dhe ndërsa qyteti për pak pushtohej nga luftëtarët shqiptar,trupa të reja ushtarake serbe e malazeze mbërrijnë në vendin e luftës dhe kalojnë në kundërsulm të tërbuar duke djegur e rënuar krejt Malsin e Gjakovës.Por tokat e dy Prefekturave shqiptare shpëtojnë nga cungimi i ri që po përgatiste komisioni i komisionerve të shteteve të mëdha mbledhur në Firence ku po priste ta shtinte në dorë,për ta bërë operacionin e dytë mbi trupin e atdheut tonë të pambrojtur.

    Në kohën e Luftës së Parë Botërore(1915-1918)kur Kosova ndodhej nën perandorin austro-humgareze,ata elementësh të rinjsh qe ishin përgatitur në sajë të inisiativës dhe shtytjeve të Bajram Currit,e lehtësuan shumë hapjen,fuksionimin e shkollave shqipe dhe të administratës shqipëtare në të gjitha krahinat që sot përbëjn Shqipnin e robnuar.

    Dihet mirfilli se shërbimet dhe sakrificat e kosovarëve për forcimin e konsolidimin e shtetit të ri shqiptar dhe për të mbrojtur kufijt e atdheut kaq herë të cënuar e të sulmuar nga fqinjt tanë të veriut,të cilët nuk kanë lën rast të kalojë,as mjete të pa përdoruara veç si e si të përgjonin zhvillimin dhe përmirsimin e këtij vëndi të prosalindur .Me 1914,kur ky shtet shqiptar kërcënohej dhe rezidenca e mbretëris,Durrësi sulmohej nga rebela fanatik të Shqipënisë se Mesme ,Bajram Curri e Isa Boletini me kosovarët e Mirditës,ishin të parët që luftuan dhe derdhën gjakun e tyre për mbrojtjen e të parës mbretëri shqiptare.Ne vitin 1920,Bajram Curri është në krye të operacionit për të shtypur lëvizjen sadiste në Shqipnin e Mesme,ndërhyrja e tij energjike me luftëtarë kosovarë e krutanë,shpëtoi edhe gjëndjen kritike në luftën e Koplikut që pati vend në gusht të po atij viti.Roli i tij këtu ishte vemdimtar,sikurse vendimtare ishte edhe veprimtaria tjetër në shuarjen e lëvizjes dhe në paksimin e popullit të Mirditës.më 1921,jo duke vënë në punë forcë e armë por urti e këshilla vllazërore,duke shmangur kështu gjakderdhje të kota.Senator i zgjedhur në Kongresin e Lushnjes dhe ministër pa portofol në qeverin e kryesuar prej Sulejman Delvinës,punues e këshillues i rinisë shqiptare:Vëlla i Madh;Babë;sikur e quanin studenta të Vjenës të cilët në atë kohë përfaqsonin lëvizjet intelektuale më të shkathta të djalërisë shqiptare .

    Ne fillim Beogradi nuk i dha rëndësi kryeengritjes së Drenicës dhe sikurse kujton Sekretari iPërgjithshëm i Lidhjes së dytë të Prizrenit (1943”Tahir Zajmi”…ky zjarr i rezistencës shqpitare mund të shtypej e mund të shuhej shpejt e shpejt,por tue pa se brigadat sulmuese të operacionit po shkatërroheshin njëra pas tjetrës zu m’u trondit mjaft,aqë sa po kërcënohej edhe kryeqëndra e Kosovës ,Prishtina dhe organizoi fuqina të reja në nji masë serjoze tue dergu Brigada mbas brigadash që humbsnin efektivët e tyre në një mënyrë të tmerrshme sa me habit e shqetsue Shtabin e Madhnue,i cili vu në veprim edhe me aviona ajror bombardimi dhe kishte urdhnue komandën e operacioneve për masakrime në masë dhe djegie e rrënime katundesh e shtëpijash shqiptare.Thuhet se në kët rasë u dogjën e u ban hi e pluhun 44 katunde të Drenicës dhe krejtë gjëja e gjallë e pasunija e tundshme e banorëve u plaçkit dhe u mbajt nga fuqi qeveritare.

    Numri i të ramvet ndër ndeshjet e kësaj lufte dhe ajo të pushkatuemvet kalon 5000 vetët,ndërsa edhe ajo e partizanvet komunist flitet me siguri se nuk ka qënë më e pakët.Kah mbarimi i marsit në nji ndeshje e sipër vritet edhe udhëheqsi i pafat i kryengritjes,Shaban Polluzha dhe krahu i djathte i tij kapiteni Mehmet Gradica me shokë të tjerë trima dhe kështu merr fund qëndresa e Drenicës,për të vazhdue më tej tragjedija në vende e në kohë të tjera.Edhe Salih Bajraktari i Drenices bashkë me shokët të tjerë prej rrahjeve e torturave kanë vdek ndër burgje,kurse 160 luftëtarë të tjerë,djelmosha dhe burra të plagosun e të merdhim kambësh në luftën e Drenicës,kanë vdek ndër male pa pasun mundësi as mjetët ma elementare me i mjekue plagët e tru- pave të tyre.N’atë kohë asht vra edhe Shaban Sadik Gjurgjeviku bashkë me disa shokë të tij në nji përpjekje me partizanët komunist.”

    Sadik Rama në vitin 1899 së bashku me shumë krerë të Kosovës,mori pjesë në Kuvendin e Besëlidhjes Shqiptare të Pejës,në kullën e Haxhi Zekës.Ne kryengritjen e vitit 1906-1908 kundër turqve,mori plagë të rënda.Ka qënë pjesëmarës i Lidhjes së Junikut dhe një ndër udhëheqësit e kryengritjes shqiptare te vitit 1912 në Rrafshin e Dukagjinit.Ashtu sikurse Mucius Scevola i Romës antike,që vuri dorën në zjarr,për t’i treguar armikut se sa të vendosur ishin romakët në mbrojtjen e atdheut të tyre,ashtu edhe Sadik Rama dhe më pas Ukë Sadiku dhanë shëmbullin e trimërisë shqiptare që pushtuesit serbomalazez,italianë ta njohte kudo që kaloi,nëpër çdo fushë e male,ku jehoi pushka e rezistencës antifashiste e antisllave.



    Pregatiti per DIELLIN, Bujar Lulaj shtator 2012

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2009
    Postime
    280
    Histori e trishtuar e heronjve te Shqiperise . Sot po i thuren lavde e po ngrihen ne piedestal tradhetaret e tipit Zogolli.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Për: Bajram Curri, tribun i vegjelisë

    Bajram Curri - Target, RTK

    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Për: Bajram Curri, tribun i vegjelisë

    ''Bajram Curri i Dragobisë'' - Dokumentar

    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Historiku i vrasjeve ne Tropoje
    Nga MaDaBeR në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 14-08-2012, 12:42
  2. Përgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  3. Bajram Curr: Një ushtri bën thirrje për bashkim
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2003, 12:21
  4. Vrasja e tretë e Bajram Currit
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-04-2002, 03:51

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •