Ja si u ankua Esat Pasha tek Pashiqi

Astrit Kola

Paris, 20 janar 1920

(Private)
I dashuri im kryetar!
Tri herė kam ardhur nė vendqėndrimin e delegacionit (jugosllav-shėnim i A.K.), me shpresė qė tė takohem me Ju. Por nė gjitha rastet keni qenė shumė i zėnė dhe nuk kam patur mundėsinė t’u takoj. Megjithatė, kam patur njė bisedė tė gjatė me z.Trumbiē (ministri i Jashtėm jugosllav), i cili u njoh pakashumė me problemin pėr tė cilin i fola, dhe kėrkoi nga unė vendosjen e regjimit qė do tė mė mundėsojė shėrbesat dhe punėn pėr mbrojtjen e e interesave tė mia para komisionit (Komisioni pėr Reparacionet e LPB pranė Konferencės sė Paqes nė Paris 1919-1821).
Kam nderin qė, me kėtė rast, t’u dėrgoj edhe kopjen me pėrmbledhjen e problemeve qė kam e qė do t’u ndihmojė tė kuptoni arsyet qė mė shtyjnė t’u takoj.
Ju gjithashtu i dini mirė tė drejtat e mia, sikundėr edhe unė, por nė kėtė botė drejtėsia nuk fiton. Megjithatė, mbėshtetja qė Ju mė keni dhėnė, ngaherė ka qenė e mjaftueshme pėr tė ndrequr padrejtėsitė qė mė kanė bėrė Fuqitė e Antantės.
Por si gjithmonė, unė besoj nė premtimet qė mė ka dhėnė Madhėria e Tij Princi regjent, qeveria mbretėrore dhe Ju personalisht, se padrejtėsitė do tė ndreqen dhe se do tė flaken tej... Por duke mė njohur si ndihmėsin Tuaj, Ju e dini mirė se e drejta ime duket qartė se ėshtė dhe mbetet gjithmonė e konsiderueshme nė marrėdhėniet me Antantėn.
Nė memorandumet e ndryshme dhe nė kėtė notė qė Ju kam sjellė, kam folur pėr dėmet qė kam pėsuar gjatė kėsaj lufte. Nuk mund tė mbetem pa Ju kujtuar sesi trupat e mia, gjatė 4 vjetėve, luftuan kundėr armiqve tė pėrbashkėt, si nė frontin e Selanikut, ashtu edhe nė vijėn e parė tė llogoreve, 30 kilometra gjatėsi, duke kryer detyrėn e divizionit francez. Gjatė kėtyre 4 vjetėve, tė gjitha shpenzimet e ushtrisė dhe qeverisė sime, u pėrballuan prej meje.
Ėshtė e vėrtetė se qeveria Juaj mbretėrore m’i ka kompensuar ato nė masėn 80 %, por deri tek kjo ndihmė gjithēka ka qenė barra ime personale, ngaqė kam dashur gjithmonė t’u ndihmoj serbėve, dhe gjithmonė, pa u lodhur, tė luftoj pėr interesat e mbarė aleatėve tė tjerė.
Ata nuk mė njohin mė si aleat tė tyre, ndonėse pas kėsaj lufte nuk kam patur asnjė pėrfitim, nė territore apo benefice, sikundėr i meritoja. Pėrkundrazi, kam humbur atdheun tim, sikur tė bėhej fjalė pėr njė vend armik.
Nė rrethana tė tilla, tė cilat i konsideroj tė disfavorshme dhe aspak dinjitoze, komisioni Juaj (jugosllav) pėr Reparacionet pranė Komisionit tė Reparacioneve tė Konferencės sė Paqes, refuzoi propozimet dhe praninė time. Doni tė mė trajtoni kėshtu si vullnetar, apo si mercenar?
E di se delegacioni mbretėror jugosllav e dėrgoi komisionin pėr tė shqyrtuar problemet qė lidhen me dėmet e luftės dhe reparacionet, dhe se nė dokumentat e tij pėrmendem edhe unė, por vetėm nė mėnyrė sporadike.
Fuqia qė do tė fitojė mandatin mbi Shqipėrinė, sigurisht qė do ta ngrejė zėrin nė favor tė vendit pėr tė cilin do tė mandatohet, por kjo nuk i jep tė drejtė qė tė hedhė dyshime mbi mua dhe tė drejtat e mia, duke u sjellė me mua nė mėnyrė armiqėsore dhe duke mė shkaktuar kėsisoj dėmin mė tė madh tė mundshėm.
Kush do tė mė marrė tani mua nė mbrojtje, nėse nuk do ta bėni Ju?
Ju lutem tė mė falni qė Ju shqetėsoj me kėto probleme, por ky moment pėr mua ėshtė tejet kritik, teksa ndjehem i mvarur dhe Ju drejtohem pėr ndihmė miqve tė mi tė vetėm serbė!
Shpresoj para sė gjithash tek Zoti, pastaj tek Ju dhe gjithmonė llogaris mbėshtetjen Tuaj, e cila ėshtė e vetmja qė mundėson rikuperimin dhe kompensimin e dėmit...
***
Nė momentet e fillimit tė Luftės (sė Parė Botėrore), nė Shqipėrinė e Mesme kish shpėrthyer rebelimi kundėr Princ Vidit, i cili, siē dihet, u detyrua tė braktisė vendin mė 3 shtator 1914.
Duke kuptuar rolin qė vendi im duhet tė luante gjatė kėsaj lufte, braktisa Parisin, ku deri atėherė ndodhesha, dhe nėpėrmjet Dibrės u ktheva nė Shqipėri, dhe nė krye tė 10 mijė vullnetarėve marshova drejt Durrėsit, ku hyra pa asnjė tė shtėnė kundra meje, i mirėpritur nga banorėt dhe pėrfaqėsuesit e huaj.
Tė nesėrmen, Senati, njėzėri, mė zgjodhi si kryetar tė qeverisė.
Tė gjitha Fuqitė e Mėdha e pranuan kėtė zgjedhje dhe riakredituan pėrfaqėsuesit e tyre diplomatikė, tė cilėt kishin qenė tė akredituar mė parė pranė Princ Vidit.
Tė njėjtėn ditė qė hyra nė Durrės, ambasadori fuqiplotė i Austro-Hungarisė, nė emėr tė qeverisė sė tij mė kėrkoi hyrjen nė luftė si aleat i Bllokut Qendror, dhe insistoi nė pranimin e kėsaj oferte. Unė refuzova nė mėnyrė kategorike dhe nė tė njėjtėn mėnyrė, disa ditė mė pas, refuzova edhe ofertėn qė, me tė njėjtin qėllim, mė propozoi pėrfaqėsuesi diplomatik i Bullgarisė. Qėndrova nė krah tė Antantės: nė emėr tė Shqipėrisė i shpalla luftė Austrisė, duke pėrdorur tė gjitha mjetet qė ligji vendas dhe ligjet ndėrkombėtare mė lejonin si pėrfaqėsues i vendit tim nė postin e kryetarit tė qeverisė dhe autoritetit shtetėror mė tė lartė, nė emėr tė popullit tim me shumicė myslimane, duke iu pėrgjigjur edhe thirrjes sė pėrbotshme pėr hyrjen nė luftė, qė bėri Turqia.
Mė ndodhėn shumė fatkeqėsi, por arrita qė t’i dal nė fund kėsaj rruge tė nisur. Turqia nė atė kohė vendosi tė ndėrmarrė hapin e fundit. Mė dėrgoi mua pranė Italisė, (e cila asokohe ende nuk kish hyrė nė luftė), me mision sekret ushtarak, nėn udhėheqjen e Fuad Pashės, i cili besonte thellėsisht nė nderin, luajalitetin dhe ndjenjat e mia patriotike. Por kur unė refuzova propozimet e tij, ai mė mbajti mua si rob nė Oborr… Mė pas, Gjyqi Ushtarak nė Stamboll mė dėnoi me vdekje dhe me sekuestrimin e tė gjitha pasurive.
Nuk ėshtė nevoja tė flas pėr rolin tim dhe kontributet nė favor tė ushtrisė serbe dhe mbrojtjen e Durrėsit, nė bashkėpunim me trupat italiane. Si shpėrblim…, u dekorova me Kordonin e Madh tė Shėn Moris dhe Lazarenit. Kur qėndrimi im nė Durrės u bė i pamundur, unė e braktisa atė duke besuar nė fjalėn e pėrfaqėsuesit tė posaēėm diplomatik italian, i cili mė komunikoi nė mirėbesim tė plotė se, Italia, nga Fuqitė e Antantės, kish marrė detyrė tė siguronte ushtarakisht tėrheqjen time personalisht, tė qeverisė dhe ushtrisė time, me tė njėjtat kushte me tė cilat Franca veproi me qeverinė dhe ushtrinė serbe.
Unė shkova nė Itali dhe, nė pėrmbushje tė detyrės sė tėrheqjes sime ushtarake, u instalova nė ishullin e Ponsit, pranė Napolit.
Qeveria italiane mė deklaroi se, “de facto”, mė njihte si kryetar i qeverisė shqiptare, por bisedimet qė unė zhvillova me pėrfaqėsuesit e saj pėr ta formalizuar me shkrim kėtė njohje, nuk patėn sukses. Ndaj, pėr kėtė arsye unė refuzova tė pėrmbush kėrkesėn e z. Salandro, i cili me mirėsjellje mė kėrkoi miratimin, pasi mė vuri nė dijeni pėr vendimet e Paktit tė Fshehtė tė Londrės tė Prillit tė vitit 1915 mbi Shqipėrinė, ēka u bė shkak qė tė mė vendosnin nė njė situatė izolimi nė njė skutė tė Italisė, gjė qė ishte nė kundėrshtim flagrant me angazhimet reciproke qė ishin ndėrmarrė nga unė nė bashkėpunim me Fuqitė e Antantės.
Pėr kėtė arsye unė braktisa Romėn dhe shkova nė Paris. Por edhe bisedimet qė unė zhvillova atje me z.Titoni, ambasador i tanishėm i Italisė nė Paris, nuk patėn sukses.
Nė vazhdėn e kėtyre dėshtimeve nė Paris, presidenti i Republikės franceze mė shprehu mirėnjohjen pėr shėrbimet qė kisha bėrė pėr aleatėt deri nė atė kohė dhe pėr kėtė mė dekoroi me Urdhėrin e Madh tė Legjionit tė Nderit. Disa ditė mė pas, nė pėrgjigje tė ftesės sė qeverisė britanike shkova nė Londėr dhe, nga dora e vetė Mbretit, mora dekoratat e Urdhėrit tė Lartė tė Saint Michel dhe Saint Georges.
… Qeveria franceze mė kėrkoi bashkėpunimin dhe angazhimin ushtarak nė Frontin Lindor. Pas bisedave paraprake me qeverinė franceze dhe pėrfaqėsuesit diplomatikė tė qeverisė serbe, dhashė pėlqimin tim pėrfundimtar.
Nė muajin gusht 1916, shkova nė Selanik i shoqėruar nga zz.De Fonten, (ministėr fuqiplotė i Francės pranė qeverisė sime), nga z.Krajevski, (pėrfaqėsues i qeverisė franceze pranė Komisionit tė Kontrollit nė Shqipėri) dhe nga z.Gavrilloviē, (pėrfaqėsues i plotfuqishėm diplomatik i Serbisė). Mė pas, edhe Mbretėria e Greqisė emėroi pėrfaqėsuesin e saj diplomatik pranė qeverisė sime, dhe pas saj edhe Perandoria e Rusisė.
Ushtria ime, e cila asokohe ndodhej nė ishullin Pons tė Italisė, u zhvendos pėr nė frontin e Selanikut me ndihmėn e ushtrisė franceze dhe mė pas u vendos nėn komandėn e njė misioni ushtarak francez. Bashkė me mua, ushtria ime luftoi krahas njėsisė sė misionit ushtarak francez, nė tė njėjtin front, me gjatėsi prej 30 kilometrash deri nė bregdet.
Bashkėpunimi i suksesshėm i ushtrisė franceze me ushtrinė time, pėrmendet nė mjaft njoftime tė rėndėsishme ushtarake dhe shtypi, pėr ēka presidenti i Republikės franceze mė dėrgoi disa falenderime dhe pėrgėzime tė ngrohta, kurse gjenerali Franshe D’Eperi, komandant i Pėrgjithshėm i trupave aleate nė Frontin Lindor, mė siguroi se Franca kurrė nuk do t’i harronte shėrbimet qė unė i kisha bėrė asaj dhe aleatėve fitues tė Luftės.
Unė personalisht, sikundėr edhe shumė oficerė dhe luftėtarė shqiptarė, u dekoruam me Kryqin e Luftės pėr vepra trimėrore. Kjo dėshmon nė mėnyrė tė padiskutueshme qėndrueshmėrinė dhe heroizmin e luftėtarėve tė mi. Por shėrbimet e mia ndaj aleatėve tė Antantės, si dhe nė postin e kryetarit tė qeverisė shqiptare, patėn pėr mua pasoja tepėr tė rėnda. Kėshtu, dy herė radhazi, flota ushtarake austriake, nga bregdeti i Durrėsit bombardoi me topa tė rėndė dhe shkatėrroi ndėrtesat qeveritare tė qeverisė sime nė kėtė qytet, si dhe pronat e mia, duke i shkatėrruar plotėsisht ato. Nė pėrgjigje tė kėtyre sulmeve, artileria ime i shkaktoi humbje tė rėnda flotės armike, duke mbytur njė torpedinier dhe duke zėnė rob ekuipazhin e tij.
Mė vonė, njėsi tė bashkuara tė armikut sulmuan tė gjitha pronat e mia, grabitėn gjithēka, prenė dhe grabitėn pyjet e mia dhe bėnė shumė plaēkė nė kurriz tė pasurive personale, tė cilat i sakrifikova pa kurrfarė ngurrimi. Kėshtu, nė pėrfundim tė luftės, tė gjitha dėmet nė njerėz dhe pasuri, ushtarake dhe civile, mbetėn nė kurrizin tim. Franca, ushtrisė sime, kur luftonim nė frontin e Selanikut, i siguroi vetėm armė dhe ushqime. Duke mbajtur mbi kurriz tė gjitha shpenzimet dhe dėmet e shkaktuara, sot e kam tė vėshtirė tė siguroj edhe funksionimin normal tė qeverisė time, apo tė mbaj edhe njė pjesė tė ushtrisė, e cila bashkė me qeverinė mbeti nė Selanik.
Nė kohėn e aksioneve ushtarake, shumė luftėtarė shqiptarė vdiqėn, u plagosėn, u sakatuan.
Duke iu pėrmbajtur premtimeve ndaj tyre dhe familjeve tė tyre, vazhdoj tė paguaj rregullisht pensionet qė u takojnė. Mė pas, nė pėrfundim tė luftės, qeveria franceze, nė prani tė tė gjithė pėrfaqėsuesve diplomatikė mė dha mua urdhėrin ultimativ qė tė mos kthehem mė nė Shqipėri, madje edhe tė mos i afrohem asaj, derisa Konferenca e Paqes tė vendosė bazat e Statusit tė ardhshėm tė Shqipėrisė. Kjo sjellje e ka bazėn nė pakėnaqėsinė dhe dashakeqėsinė e njė Fuqie tė Madhe aleate, e cila ka si arsye pėr kėtė mosmbajtjen e premtimeve tė saj.
Tashmė ndjehem tejet i lodhur pėr tė vazhduar tė jetoj jashtė vendit tim, nė kushte shumė tė vėshtira materiale. Urdhėri pėr tė qėndruar larg vendit tim, ėshtė vendimi mė i habitshėm, qė mė ka mbyllur derėn e bashkėpunimit dhe komunikimit me vendin tim dhe bashkatdhetarėt…
Nė rrethana tė tilla kėrkoj tė mė premtohet kompensimi pėr humbjet e pėsuara, tė cilat mund tė vlerėsohen nė shumėn 10 milionė franga ari. Nuk ėshtė aspak e drejtė qė, nga tė gjithė aleatėt fitues, vetėm unė tė pėsoj dėme materiale e financiare.
Njė dėnim tė tillė, plotėsisht tė padrejtė, nuk guxoj as ta ēoj nėpėr mend, e jo mė ta pranoj.
Kėshtuqė kėrkoj nga Fuqitė aleate, qė tė pėrpiqen dhe tė marrin vendimet e merituara nė favor tė vendit tim, pa harruar edhe ato ēfarė unė kam bėrė pėr kauzėn e pėrbashkėt gjatė ditėve tė vėshtira kur unė ndodhesha nė anėn e tyre dhe kur me vullnet tė lirė u zgjodha kryetar i njė qeverie tė zgjedhur gjithashtu me vullnet tė lirė, tė cilėn aleatėt e njohėn njėzėri si tė tillė.
Kėrkoj gjithashtu qė tė mė kthehen tė gjitha tė drejtat qė kam patur e qė mė janė marrė e mohuar padrejtėsisht. Shpresoj se pas kėtyre kėrkesave, do tė mbahen premtimet e dhėna dhe do tė tėrhiqen deklaratat kategorike tė Francės, dhe ajo tė mbajė premtimet e saj, tė shtetarėve tė saj, dhe tė vazhdohen bashkėpunimi e marrėdhėniet me mua.

***
Nė rast se Konferenca e Paqes do tė marrė vendimin qė mandatin mbi Shqipėrinė t’ia besojė Italisė, sikundėr edhe mė rezulton nga informacionet e deritanishme qė kam siguruar, mė bėhet e qartė se, nė tė ardhmen, nuk do tė kem mė mundėsi qė tė kthehem nė vendin tim.
Armiqėsia qė Italia ka treguar dhe qė vazhdon tė tregojė ndaj meje, vetėm e vetėm duke u bazuar mbi disa fakte dhe ēikėrrima, ngaqė nuk kam pranuar urdhėrat e saj, apo ngaqė kam refuzuar izolimin tim tė plotė politik dhe ushtarak, i cili i interesonte politikės sė saj, po mė mbyllin pėrgjithmonė dyert e atdheut.
Ēfarė tė bėj nė tė tilla kushte tė rėnda politike e ekonomike, me pasoja pėr mua dhe ithtarėt e shumtė qė kam edhe nė Shqipėri?
E ardhmja ime po bėhet gjithnjė edhe mė e errėt, ndėrkohė qė ndjehem gjithnjė edhe mė mirėnjohės ndaj qeverisė serbe, e cila pėrherė mė ka patur nė mendje dhe ka treguar interesim ndaj meje.

Kryetari i qeverisė shqiptare

Esati

Gazeta Shekulli
18-09-2006


Duke lexuar kete leter, ndjen dhimbje per peruljen si te nje skllavi te Esat Pashes para kryeministrit serb Pashic e menjehere te shkon mendja tek e njeja sjellje prej skllavi e Enver Hoxhes ndaj Titos e te derguarve te tij ne Shqiperi para dhe pas Luftes se II-te Boterore.
Sjellje e njejte dhe fat i njejte!
Interesi personal, ambicja e shfrenuar per pushtet, i kane shtyre figura te tilla historike si Esat Pasha dhe Enver Hoxha te luajne rolin e nje skllavi deri ne poshterim!