Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Era Rusi, gati pėr Festivalin Mesdhetar

    Kėngėtarja e re, do tė pėrfaqėsojė Shqipėrinė nė edicionin e katėrt tė Festivalit tė Muzikės Mesdhetare qė do tė zhvillohet nė Antalia


    Pas Eurosongut nė pranverė, muzika e lehtė shqiptare, do tė ketė njė tjetėr ballafaqim nė skenat ndėrkombėtare. Do tė jetė Festivali Mesdhetar i Muzikės, qė do tė zhvillohet nė datėn 21 shtator nė Antalia tė Turqisė, ku Shqipėria do tė pėrfaqėsohet me kėngėtaren 20-vjeēare Era Rusi, e cila do tė interpretojė kėngėn, "Nuk je ėndėrr", me muzikė tė Edmond Zhulalit dhe tekst tė Agim Doēit, mė tė cilėn u vlerėsua me ēmim tė dytė nė Festivalin Kombėtar tė RTSH-sė edicionin e fundit. Kėshtu, dyshja e autorėve, Zhulali-Doēi, do tė kenė njė tjetėr ballafaqim ndėrkombėtar, pas Festivalit Evropian tė Kėngės, tre vjet mė parė, ku u pėrfaqėsuan me Anjeza Shahinin dhe arritėn njė sukses jo tė vogėl, duke zėnė vendin e 7-tė. Kėsaj radhe, sfidantja do tė jetė po njė kėngėtare e re, Era Rusi, e cila ėshtė afirmuar pėr herė tė parė nė festivalin e fundit, duke lėshuar sinjalet e njė kėngėtareje me tė ardhme pėr vokalin e saj tė veēantė dhe cilėsinė e interpretimit. Era Rusi, e cila studion pėr muzikė nė Greqi, pritėt tė vijojė studimet nė Amerikė dhe, Festivali Mesdhetar, ėshtė pėr tė, pika mė e lartė ku ka mbėrritur nė raport me moshėn dhe karrierėn e saj ende tė papėrfillshme. Sipas drejtorit tė Radio Tiranės dhe njėherėsh Festivalit nė RTSH, Gėzim Podgorica, kėnga ėshtė dėrguar tek organizatorėt e Fest-Meditterano, tė cilėt paraprakisht kanė dhėnė vlerėsime pozitive. Ajo ėshtė regjistruar nė studiot e radios me njė kualitet tė lartė e interpretuar anglisht, sipas pėrkthimit tė Xhuli Myftarit. Anglisht, tha Podgorica, ajo ka dalė shumė e bukur dhe sipas vlerėsimit qė ka dhėnė pėr tė, autori i tekstit, Agim Doēi. Por nė evenimentin e Antalias, interpretimi do tė jetė live. Pėr kėtė, kėngėtarja Era Rusi, po bėn pėrgatitje maksimale, sė bashku me kompozitorin Zhulali.

    Fest-Meditterano, do tė jetė njė tjetėr provė pėr muzikėn e lehtė shqiptare. ekskluzivitetin e pėrfaqėsimit aty e ka RTSH-ja, ashtu si nė Eurosong. Festivali Mesdhetar, ėshtė njė ekuivalent i Eurosongut, por jo nė ato pėrmasa. Aty marrin pjesė tė gjitha vendet qė lagen nga ujėrat e Mesdheut, mė shumė se gjysma e vendeve qė pėrfaqėsohen nė Festivalin Evropian. Evenimenti ishte planifikuar tė organizohej nė datėn 8 shtator, por u shty pėr mė datėn 21, si pasojė e konfliktit mes Izraelit e Libanit, ku tė dyja vendet janė pjesėmarrėse. Juria e Festivalit do tė jetė e pėrbėrė nga pėrfaqėsues tė tė gjitha vendeve, e Shqipėria do tė pėrfaqėsohet nga drejtori i Festivalit Kombėtar tė fundvitit, Gėzim Podgorica. Ai u shpreh, se ndryshe nga pjesėmarrja nė Eurosong, kėsaj here nuk ekzistojnė problemet e fondeve qė do tė kondiciononin suksesin apo dėshtimin e kėngės pėrfaqėsuese. "Pėrfaqėsimi do tė jetė nė nivelet mė tė larta, sipas pėrgatitjeve qė janė bėrė dhe mbetet sė ē`vlerėsim do tė japė juria", tha Podgorica.

    Si rregull, pjesėmarrja nė Fest-Meditterano, i takon kėngės sė dytė fituese nė Festivalin Kombėtar. "Nuk je ėndėrr", u rendit e dyta nė Fest-in e fundit, pas "Zjarr e ftohtė" e interpretuar nga Luiz Ejlli, e cila la njė shijė tė hidhur nė pėrfaqėsimin e saj nė Eurosong. Drejtori Podgorica tha se ishte Fest- Meditterano ofron njė shans pėr njė pėrfaqėsim sa mė dinjitoz tė muzikės sė lehtė shqiptare, ndonėse maksimalja e vlerėsimit nė kėtė eveniment, ka qenė pėr Eneida Tarifėn, qė zuri vendin e 5-tė nė edicionin e vitit tė kaluar. Shqipėria nuk ka marrė pjesė vetėm nė edicionin e parė. Nė tė dytin u pėrfaqėsua me Ardian Trebickėn, ndėrsa nė tė tretin, me Eneida Tarifėn. Ky i sivjetshmi ėshtė i katėrti edicion. Fest-Meditterano, ėshtė njė eveniment i ri muzikor evropian, qė tenton tė bėhet traditė e pėrvitshme. Tė pėrbashkėt me Eurosongun, ka organizimin e natės finale dhe mėnyrėn e vlerėsimit tė kėngėve. Por ndryshon skema e vendorganizimit, ku ėshtė lėnė si rregull qė festivali tė organizohet vetėm nė Turqi, qė ėshtė dhe vendi iniciator i kėtij evenimenti.

    Gazeta Shqip

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anėtarėsuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    me pelqen Era dhe kenga e saj qe zuri vendin e 2

    shpresoj dhe uroj per nje cmim ne Fest-Meditterano
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    suksese Era Rusi

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet nė Bllog
    17
    Flet pėr “Tema” pėrfaqėsuesja e Festivalit Mesdhetar tė Kėngės qė zhvillohet nė Turqi deri mė 21 shtator

    Era Rusi: “Ndoshta edhe kėsaj radhe sjell fitore”

    Shqipėria po pėrfaqėsohet nė Festivalin Mesdhetar tė Kėngės qė po zhvillohet nė Turqi, nga data 14 deri mė 21 shtator 2006, me kėngėtaren Era Rusi, me kėngėn “Nuk je endėrr”. Kėnga ėshtė kompozim i Edmond Zhulalit me tekst tė Agim Doēit dhe e pėrkthyer nė anglisht nga June Taylor. Era ka besim se do bėj njė pėrfaqėsim tė denjė, sepse sipas saj “kėnga ėshtė madhėshtore”. Era Rusi ėshtė pėrballur me konkurset qė nė moshėn 10 vjeēare dhe nė repertorin e saj kishte vetėm kėngė tė emrave tė mėdhenj tė tė muzikės italiane (Ivana Spanja) ashtu dhe asaj amerikane (Tyna Tvvrner). Era Rusi u largua nga Shqipėria kur ishte 14 vjeē, kur fitoi njė tė drejtė studimi nė Institutin “Filipos Nakas” nė Athinė, ku edhe studion aktualisht. Ajo ka pėrfaqėsuar Shqipėrinė nė Festivalin Europian tė fėmijėve me kėngėn “Ėndrra jote” duke fituar ēmimin e madh “Grand Prix”. Nė vitin 1998 e pret njė tjetėr garė ajo e Festivalin Botėror (Egjypt-Kairo) dhe pėrsėri nuk vjen pa njė ēmim duke rrokur atė tė vendit tė 5-tė. Me pėrfaqėsinė e Era rusit, kjo ėshtė hera e tretė qė Shqipėria merr pjesė nė kėtė eveniment tė kėngės mesdhetare, pas debutimit tė kėngėtarit Ardian Trebicka dhe Eneida Tarifa.

    Intervista

    A varet suksesi i njė kėngėtari nga imazhi i tij?

    Suksesi i njė kėngėtari varet nga shumė gjėra qė janė tė lidhura me njėra-tjetrėn. Nė rradhė tė parė ėshtė imazhi i tij. Domethėnė njė figurė shoqėrore dhe artistike e dashur, e mirėpritur e kulturuar, e respektuar. Dhe sė dyti janė zgjedhjet e pėrshtatėshme dmth pershtatja e stilit tė kėngėve, teksteve, lookut etj,etj., gjetjet e veēanta, pėrshtatja e shijeve tė publikut, por edhe duke edukuar shije tek publiku.

    Vini e sigurt nė fillimet e karrierės suaj, a tė tremb ajo?

    Pyetje e vėshtirė. Nėse karriera varet nga performanca ime, pėrpjekjet pėr tė arritur mė tė mirėn me zėrin dhe interpretimin tim, kjo nuk mė tremb. Jam munduar shumė pėr tė arritur kėtu ku jam sot dhe do tė vazhdoj tė punoj.

    Megjithatė tė kesh karrierė tė sukseseshme do tė thotė tė kesh publik tė gjerė dhe kompozitorė tė aftė, ose kjo kėrkon fat nė gjetjen e njė manaxheri tė sukseseshėm, i cili e pėrdor zėrin tėnd si njė veēori pėr tė prodhuar njė produkt muzikor tė veēantė tė pėlqyeshėm nga publiku.

    Erdhėt nė Tiranė qė nga Greqia pėr tė punuar pėr fenstivalin?

    Unė pėrfaqėsoj Shqipėrinė nė Festivalin Mesdhetar tė Kėngės qė po zhvillohet nė Turqi nga data 14 deri mė 21 shtator 2006 me kėngėn “Nuk je endėrr”. Ėshtė njė kompozim i Edmond Zhulalit, me tekst tė Agim Doēit dhe e pėrkthyer nė anglisht nga June Taylor. Kam besim se do bėjmė njė pėrfaqėsim tė denjė, sepse kėnga ėshtė me tė vėrtetė madhėshtore.

    Mendon se do tė vish me fitore?

    Kur isha e vogėl ėndėrroja mė shumė, ndėrsa tani jam mė me kėmbė nė tokė. Nuk e di se si do ndihesha vėrtet, por do ishte fantastike pėr mua, pėr punėn qė kemi bėrė dhe orėt e vona nė studio. Por mbi tė gjitha si perfaqėsuese e vendit tim do tė bėja krenar gjithė Shqipėtarėt kudo nėpėr botė. Sigurisht qė edhe humbja ėshtė sukses se fiton njė eksperiencė, sado qė kjo mund tė jetė edhe me humbje. Faktikisht unė kam fituar njė gjė shumė tė madhe, pjesėmarrjen nė njė Festiaval ku marrin pjesė 39 shtete. Ėshtė njė mundėsi fantastike pėr mua pėr t’u dėgjuar nga njė auditor kaq i madh dhe pėr tė dėgjuar e mėsuar eksperienca ndėrkombėtare. Ēdo konkurim ėshtė njė sfidė ndėrsa vlerėsimi ėshtė shumė kompleks. Unė kam besim tek kėnga dhe tek interpretimi im. Nuk mund tė them se do tė kthehemi nė Shqipėri me trofe, pasi nuk i kam dėgjuar kėngėt e tjera konkuruese, por mendoj se kemi realizuar diēka tė bukur dhe qė do tė vlerėsohet. Do tė jem shumė e lumtur nėse Shqipėria do tė bėjė dallim atje.

    A ke patur eksperienca konkurrimi mė parė?

    Po, disa tė tilla pasi unė kam marrė pjesė nė shumė konkurse kombėtare dhe ndėrkombėtare nė Shqipėri, nė Greqi, nė Egjypt dhe kam fituar.... Ndoshta edhe kėsaj radhe sjell fitore?!...

    Punon shumė?

    Pa diskutim, unė gjithmonė punojė e jo mė pėrpara njė evenimenti tė tillė qė ritmi i tyre shtohet. Pėr 5 vjet rresht kam punuar intensivisht nė 2 shkolla njėkohėsisht, paradite dhe pasdite, prova, koncerte. Kur kthehesha nė mesnatė nė shtėpi isha kaq e lodhur sa e vetmja dėshirė ishte njė dush i ngrohtė dhe pak gjumė.

    Ēfarė tė tremb?

    Asgjė. Nė kėtė kohė jam e plotėsuar mė tė gjitha elementėt pėr tė mos mė trembur asgjė.

    Pse zgjodhe Greqinė pėr tė studiuar?

    Unė isha vetėm 14 vjec pėr tė jetuar vetėm nė njė vend tjetėr. Nė Greqi kisha tė afėrmit e mi, me tė cilėt kam jetuar gjatė kėsaj periudhe dhe qė shpreh rastin pėr ti falenderuar, duke qenė artist kishin lidhje me rrethet artistike atje.

    Si vendose tė konkurosh nė festivalin e fundvitit nė Tiranė?

    Skena shqiptare mė ka munguar jashtė mase nė kėto 6vjet qė jam larguar, sepse unė e kam shijuar nė tėrė dimensionet e saj magjinė e skenės sė Pallatit tė Kongreseve qė nė Festivalin Europian dhe deri nė interpretimin nė edicionin e parė tė Kėngės Magjike nė vitin 1999. Unė isha vetėm 14 vjeē dhe konkuroja me tė mėdhenjtė e muzikės shqiptare dhe largimi im ishte si ndėrprerja e njė fluturimi. Pėrgatitesha pėr edicionin e dytė tė Kėngės Magjike 2000 pas prezantimit nė TVSH, kur mora vesh se mė kishin pranuar nė shkollėn e muzikės nė Athinė. Kėshtu qė e lashė konkurimin nė mes…Qysh prej asaj kohe nuk kam marrė pjesė nė asnjė eveniment nė Shqipėri pėr arsye tė angazhimeve tė ngryshme nė Greqi dhe jashtė, por pjesėmarrja nė Festival ka qenė njė pikėsynim qė jo vetėm e realizova, por po mė shpie nė njė eveniment tjetėr si ky i fundit.

    Era, duke ju uruar fitoren, ēfarė mund tė thoni pėr kėngėn tuaj?

    Kėnga qė do tė interpretoj unė nė festival ėshtė ėshtė njė kėngė e mbėshtetur nė njė tekst emocionant qė ka mendim dhe ndjenjė nė shkallėn sipėrore. I kėndohet dashurisė, ndjenjės mė madhėshtore njerėzore…Kėshtu qė edhe muzika e pėrputhur mrekullisht me njė tekst tė tillė e duke mbajtur parasysh edhe karakteristikat e zėrit tim, ėshtė si njė himn…Tė paktėn ashtu e ndjej unė…Shpresoj qė kėtė kėngė ashtu si e priti publiku shqiptar, ta presė edhe publiku turk, duke arritur jo vetėm misionin e saj, por edhe ambicjet e tė gjithė popullit tonė.

    Tema

Tema tė Ngjashme

  1. Bujar Alimani, 3 ēmime nė Festivalin e Filmit nė Greqi
    Nga Albo nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-11-2022, 20:31
  2. Sindromi mesdhetar (mediteranien) a e keni degjuar dhe si e kuptoni.
    Nga Marya nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 10:24
  3. Vajza e Kerrit nė Prishtinė pėr Festivalin e Filmit
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 17-11-2004, 10:04
  4. Shqiperia ne Festivalin Boteror te Teatrit Eksperimental
    Nga Fiori nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-08-2002, 12:50
  5. Filmi shqiptar, substancė kulture dhe integrimi
    Nga Blendi nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-07-2002, 22:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •