Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986

    Aristidh Kola

    Njė studim i Aristidh P.Kolės

    Ē‘JANė KOSOVARėT PėR GREKėT

    Arkadė, ose Arktanė dhe Dardanė


    Kėto ditė (mars 1998) u bėmė pėrsėri dėshmitarė tė egėrsisė sė forcave shtypėse serbe kundėr kosovarėve, tė cilėt kėrkojnė tė drejtat themelore qė i takojnė ēdo populli. Tė drejtat pėr liri dhe arsimim.

    Kosovarėt pėrbėjnė mbi 90 pėr qind tė popullsisė sė Kosovės dhe nė periudhėn e pushtetit tė Titos, nė pėrgjithėsi gėzonin disa tė drejta si shtetasit e tjerė jugosllavė. U qe dhėnė njė formė autonomie, universitet nė gjuhėn shqipe, shkolla, etj. Pas vdekjes sė Titos, kosovarėt njohėn shpėrthimin e nacionalizmit serbomadh, shprehės i tė cilit ishte Sllobodan Millosheviēi. Ndoshta ėshtė e para herė kur njė udhėheqės komunist u pėrpoq t‘u vinte popujve tė Jugosllavisė tė dy kėmbėt nė njė kėpucė, domethėnė edhe fanatizmin nacionalist, edhe komunizmin e pastėr. "Marshimi i madh" i Millosheviēit dhe ndjekėsve tė tij pėr njė Jugosllavi serbe filloi pikėrisht nga Kosova dhe prej andej u pėrhap nė shtetet e bashkuara tė Jugosllavisė sė vjetėr, tė cilat, siē ishte e natyrshme, i kundėrshtuan kėto ide dhe, siē pritej, shpėrtheu lufta e pėrgjakshme, e cila ēoi nė shpėrbėrjen e Federatės. Nga Kosova nisi "marshimin" e tij Sllobodan Millosheviēi dhe, pėr mendimin tim, 1) atje do tė mbyllet edhe kjo kryqėzatė e egėr.

    Serbėt kėmbėngulin tė provojnė se Kosova ėshtė "djepi i popullit serb". Kėtė argument johistorik, nė periudhėn e epshit grek pėr Serbinė (1991-‘94) e mbėshtetėn, pėr fat tė keq, edhe shumė mjete tė informimit publik kėtu. Shkencėtarė "seriozė" grekė, por edhe mjeranė tė shkallėve tė dyta, shumė jerarkė dhe kryejerarkė fetarė, me kryesorin tė ndjerin Sebastjano, i cili kryesonte propagandėn antishqiptare, u pėrpoqėn ta mbėshtetnin me forcė kėtė ide serbe.

    Isha, ndoshta, i vetmi atė kohė kur shihja tė kryhej njė masakėr tragjike kombėtare, nė emėr tė popullit grek dhe udhėheqjes sė tij politike. Jo se nuk kishte grekė qė denonconin mbėshtetjen qė u jepej pa tė drejtė serbėve nė luftėn e egėr tė ish-Jugosllavisė! Tė tillė pati disa, madje u shkruan edhe 4-5 libra prej tyre. Ndryshimi ishte sepse unė kisha njohur:

    1) Lidhjen mes propagandės filoserbe dhe antishqiptare si dy anėt e sė njėjtės medalje.

    2) Kisha dokumentuar publikisht se kur dhe si kishte shtrirė grackėn e tij Millosheviēi nė tė gjithė udhėheqjen politike dhe kishtare greke.

    3) Kisha njohur relativizmin dhe distancėn e vėrtetė tė "problemit maqedonas". "Maqedonia" e Shkupit ishte i vetmi shtet shumetnik nė tė cilin Millosheviēi nuk ndėrhyri asnjėherė, madje ishte i pari shtet tė cilin e njohu menjėherė, megjithė kundėrshtitė e rekomandimet e Bashkimit Evropian. Natyrisht, Millosheviēi atėherė kur nuk ia kishte mė nevojėn pėrkrahjes greke. Siē ishte e natyrshme, udhėheqja politike greke "u zgjua", por tanimė ishte disi vonė. Tė gjitha kėto ngjarje i pata shėnuar dhe parashikuar nė librin tim "Greqia nė grackėn e serbėve tė Millosheviēit". Por ato kohė tė flisje kundėr serbėve, tė konsideronin kėtu tė paktėn...tradhtar tė kombit!

    4) Edhe pas atij denoncimi tė politikės greke, e cila rezultoi e gabuar dhe katastrofike, propozova njė tjetėr sjellje politike. Por nuk mė dėgjuan.

    Libri im, megjithatė pati njė dėshtim tė parashikuar. Asnjė gazetė, asnjė gazetar nuk shkroi pėr tė. Ē‘tė shkruanin! "Do tė ishte njėsoj sikur tė bėnin autogol nė portėn e tyre!" - mė tha njė ditė me ironi njė miku im. Atė libėr, megjithatė ua kushtoj politikanėve grekė. I drejtohet vėrtetė sė kaluarės politike, por besoj se i takon edhe sė ardhmes sė Greqisė.

    Qė tė rikthehemi edhe njė herė prapa nė kohė dhe nė lartėsitė e Kosovės, le tė hedhim njė vėshtrim nė tė gjithė rajonin qė i takon Maqedonisė sė vjetėr, e cila banohej lashtė nga Arkanėt, ose Arkadėt dhe Dardanėt. Profesori dhe akademiku M.Saqellariu e vendos stanin (kėtu ka kuptimin vendbanimin, M.Q.) e Dardanėve brenda kufijve etnikė tė shtetit tė sotėm grek, ("Historia e kombit grek", vėll.I, faqe 368), por unė mendoj se zona pėrreth dy Prespave dhe liqenit tė Ohrit duhet tė ketė qenė qendra e parė e vendosjes sė Dardanėve dhe jo mė nė jug.

    Pas njė katastrofe natyrore, siē shėnojnė burime tė lashta, shumė Arkadė dhe mjaft Dardanė, tė cilėt banonin nė zonat pėrreth liqeneve tė Prespės dhe Ohrit, u detyruan tė shpėrnguleshin drejt Jugut, madje nga frika e njė pėrsėritjeje tė saj u shtynė edhe mė poshtė, drejt qendrės sė Peloponezit. Tė ardhurit e rinj i dhanė zonės atje emrin Arkadia. Njė tjetėr rrymė tė shpėrngulurish u drejtua pėr nga lindja. Pėrshkuan krahinėn e Samotrakės dhe s‘andejmi u gjendėn nė Azinė e Vogėl. Kur ndodhi kjo katastrofė? Askush nuk mund ta pėrcaktojė me siguri. Por siē dihet, tė dy Prespat dhe liqeni i Ohrit lidhen nėntokė me njėri-tjetrin. Kjo ėshtė pikėrisht shenja e dukshme e kėsaj katastrofe. Ndoshta gjeologjia mund tė na e shpjegojė disi mė mirė se kur ka ndodhur kjo.

    Sipas mitologjisė greke, Arkadėt konsiderohen si fisi mė i lashtė i pellazgėve. Po tė kemi parasysh faktin se Troja e lashtė ka lulėzuar sė paku 3000 vite para Erės sė Re dhe se emėrtori i saj ka qenė nipi i mitikut, Dardanit, atėherė mundemi tė kemi njė ide pėr kohėn pėr tė cilėn flasim. Kjo do tė thotė se Dardanėt kanė mbėrritur nė Azinė e Vogėl tė paktėn disa shekuj para kėtyre 3000 viteve, ndėrsa katastrofa nė vendin e tyre duhet tė ketė ndodhur gjithashtu shumė kohė mė pėrpara. Siē theksuam, stacioni i parė i tyre ka qenė Samotraka. Do tė kalonin shekuj qė ata tė shtyheshin mė nė jug. Tė gjitha kėto natyrisht nuk e ndriēojnė krejtėsisht problemin, por vendosin njė pėrfytyrim kohor tė pėrafėrt.

    Nė zonėn e banuar nga Dardanėt dhe Arktanėt ose Arkadėt ishte krijuar atėkohė qytetėrimi pellazgjik ballkanik, falė kushteve tė veēanta klimaterike dhe pasurive nėntokėsore. Mijėra vite mė parė, siē dihet, u zhvillua kultura Minoike, egjiptiane dhe shkrimi sumerik, por duhet ditur se Dardanėt kishin pasur po atė kohė jo vetėm shkrimin e tyre, por shkrimin linear.

    Kėto tė dhėna nuk janė rezultat i fantazisė sime. I kanė zbuluar arkeologėt evropianė nė zonėn poshtė Beogradit, ndėrsa grekėt i zbuluan nė vitin 1994 nė liqenin e Kastorias, (Kosturit -M.Q.) ku bashkė me njė vendbanim liqenor arkeologu Hurmuziadhis solli nė dritė njė mbishkrim, i cili datohet rreth 5250 vjet para Erės sė Re me shkronja tė veēanta. E zbuluan, por tė ndodhur nė qorrsokakun e fantazisė shkencore indoevropiane, nuk e kuptuan se ēfarė zbuluan. Kėshtu, atė qytetėrim, i shtrirė nga jugu i Beogradit dhe qė mbaron nė Halkidhiqi, e emėrtuan... "qytetėrim tė Vincės", sepse nė fshatin Vinca, nė jug tė Beogradit, u gjetėn pėr herė tė parė tė dhėnat pėr atė qytetėrim.

    Veē fakte e gjetje pėr atė qytetėrim - dhe kėtė e dinė shkėlqyeshėm arkeologėt - ka nė tė gjithė Epirin. Kanė qenė tė njohura kėto edhe nė Shqipėri, sė paku nga shekulli i kaluar, (shek. XIX - M.Q.), por askush nuk mund t‘i zbėrthente. Njė i ditur i asaj kohe ia tregoi disa nga mbishkrimet historianit dhe filologut gjerman Georg von Hahn, i cili, kur botoi veprėn e tretė tė "Albanesische Studien", nė vitin 1854, nė qytetin Jena, shėnoi se kishte zbuluar shkrimin pellazgjik. Por e gjithė teza e tij u kundėrshtua sepse me mbishkrimet e gjetura nuk mund tė ndėrtohej alfabeti i plotė i asaj gjuhe. E vėrteta ishte se, megjithė tė dhėnat e pakta, Hahn arriti pėrfundime tė shkėlqyera, madje sendėrtoi njė alfabet, tė cilin e emėrtoi "shqiptar" dhe e identifikoi me pellazgjishten.

    Arkeologėt kanė sjellė tanimė nė dritė afėrsisht 200 simbole lineare, tė cilat mund tė jenė germa, pėrfshirė patjetėr edhe numra. Kėto simbole u emėrtuan nga Harald Haarmann "fillimi i shkrimit linear", nga Winn "pararruga e shkrimit horizontal" dhe nga Masson (1984) si "parastadi i shkrimit linear". Interesante ėshtė se disa simbole lineare tė alfabetit tė Hahn, janė tė njėjta me ato qė zbuluan arkeologėt nė Vinca. Kėshtu i ka publikuar tė paktėn H.Haarmann nė veprėn e tij "Universalgeschichte Der Schrift". Mbishkrimin e Kastorias nuk e kam tė njohur nga ndonjė punim shkencor tė derisotėm.

    Nė mitologjinė greke, e cila pėr mua nuk ėshtė pėrrallė, por njė histori e kodifikuar, i mbiquajturi udhėheqėsi i popullsisė dardane, Dardani, nuk mund tė jetė njė personazh i rastėsishėm, por bir i Dia-s (Zeusit-M.Q.), dhe i Elektras, ose Elektrionit, vėlla i Harmonisė, gruas sė Kadmit dhe tė Jassionas, emra kėta qė lidhen me kultivimin e grurit, adhurimin e drithėrave e ā€¦ tė mistereve. Dardani, pėrsėri sipas mitologjisė greke, ėshtė i pari evropian qė kaloi nė kontinentin aziatik, e banoi dhe e shumoi atė vend, e bėhet udhėheqės dhe ndėrtues i shumė qyteteve, popujve dhe etnive. Bash pėr kėtė ėshtė quajtur edhe "Poliarkis". Nipi i tij, Troa, do tė bėhet emėrvėnės i qytetit tė famshėm tė Trojės dhe deri nė epokėn e Homerit mbretėrit e kėtij qyteti-mit do tė quheshin edhe Dardanė. Sikundėr kam pėrmendur edhe nė librin tim "Arvanitėt dhe origjina e grekėve", botim i vitit 1983, trojanėt ishin edhe ata njė fis pellazgjik dhe aspak tė huaj ndaj Akejve tė Heladės, sikundėr e pėrshkruan kėtė fakt vetė Homeri dhe sikundėr e vėrtetojnė gėrmimet arkeologjike. Kisha emėrtuar Luftėn e Trojės "tė parėn luftė civile ndėrpellazgjike". Ishte mė shumė njė luftė midis pellazgėve veriorė dhe jugorė, pavarėsisht se pėrplasja ndodhi nė Azinė e Vogėl. Nė atė luftė Akejt sunduan Trojėn, por ishin jo aq fitues. Pas shkatėrrimit tė qytetit vazhdoi invadimi i atij vendi nga fise pellazgjike nga veriu dhe kėshtu nisi shpėrbėrja dhe pastaj shuarja e regjimit akean.

    Gjurmėt e dardanėve mund tė hasen sot qė nga Ballkani deri nė Indi dhe disa dijeni pėr kėtė tė vėrtetė historike duhet tė kishte edhe Aleksandri i Madh i Maqedonisė, por tė dhėna me peshė prej tij nuk jepen. Nė kulmin e lulėzimit tė Maqedonisė dardanėt kishin rėnė disi nė pėrparimin e tyre. Por duke pasur parasysh lavdinė e dikurshme stėrgjyshore, jo vetėm nuk e pėrkrahėn Aleksandrin e Madh nė fushatat e tij, por ndjenin pėr maqedonasit nė pėrgjithėsi njė ndjenjė antipatie. Nė asnjė rast nuk mund tė prisnim nga Aleksandri qė ai tė pohonte se kishte ndjekur rrugėt e stėrlashta tė tyre drejt Azisė, madje se i njihte mirė ekspeditat e Heraklive dhe Dionisėve drejt atyre vendeve. Unė, veēse, pas atyre ekspeditave mitologjike tė Herakliut dhe Dionisit shoh vetėm Dardanėt dhe Karetė. Nė librin tim "Zeusi pellazgjik dhe mashtrimi indoevropian", qė pres tė botohet sė shpejti nga shtėpia botuese "Thamiris", kam theksuar se banorėt e vendit qė mė pas do tė quhej Ballkan, kanė qenė djepi i qytetėrimit botėror.

    Shkaku qė i bėri Dardanėt tė shquhen aq tepėr me rolin e tyre nė Ballkan, por edhe pothuajse nė tė gjithė Azinė, ishte jo vetėm kultivimi i grurit, por kryesisht pėrvetėsimi prej tyre i teknikės sė nxjerrjes e shkrirjes sė metaleve, e cila u jepte mundėsinė tė prodhonin mjete mbrojtėse e sulmuese dhe tė pushtonin ekonomikisht kėshtu lehtėsisht Lindjen. Ky ndoshta do tė ishte cepi i fillit tė Arjanės, qė do tė shėnonte nisjen e krijimit tė dhjetėra e dhjetėra gjuhėve tė gjalla edhe sot, apo tė vdekura, tė cilat do tė fliteshin nga India e do pėrfundonin nė Evropė. Pėr fat tė keq, shkencėtarėt evropianė, duke studiuar kėto fakte, janė tė detyruar tė devijojnė nga e vėrteta historike pėr shkak tė tezės fantaziste tė indoevropanizmit. Kjo tezė, duke lėvizur nga qorrsokaku nė qorrsokak, krijon gjithmonė sensacione impresionante. Megjithatė, indoevropanizmi nuk mund tė bindė edhe ata qė kanė mendimin tjetėr pėr kėtė ēėshtje.

    Fama e Dardanėve dhe identifikimi i tyre i lashtė me pėrdorimin e metaleve, mbetėn tė tillė derisa edhe popuj e vise tė tjera e pėrvetėsuan kėtė teknikė. Nė periudhėn e ngjitjes sė Maqedonisė sė Aleksandrit tė Madh, ata ishin nė kulmin e nxjerrjes sė metaleve, ndonėse "politikisht" nuk bėnin pjesė nė lavdinė e pushtuesit tė ri. Shprehja "Tri krijesa tė menēura quhen dardanė", tregon se sa lartė vlerėsohej kjo gjini njerėzore nė lashtėsi. Nė mitet e Maqedonisė, Trakės, Azisė sė Vogėl, por edhe tė Atikės gjithmonė e mė shumė zejet e metaleve lidhen me dardanėt. Nė mitet trojane, Erihthoni konsiderohet djalė i Dardanit, por edhe nė mitet e Atikės Erihthoni, apo Erehtheos, lidhet me nxjerrjen dhe pėrpunimin e metaleve. Ky ishte i pari qė krijoi yzengjitė metalike tė kalit, ose peshoren e kalorėsit, siē quhej. Ai solli nė Athinė nga Lavrio tė parėn copė prej argjendi dhe po i pari preu monedhat e argjendta.

    Ndėrsa popujt e tjerė tė Ballkanit lėvizin kryesisht drejt jugut dhe perėndimit, dardanėt lėvizin nė pėrgjithėsi drejt lindjes. Qė nga kohėt e lashta, banorėt e Mbimaqedonisė nė lėvizjet e tyre emigratore kanė pasur si stacion tė parė bregdetin perėndimor tė Azisė sė Vogėl dhe bregdetin e Pontit tė Detit tė Zi. Azia e Vogėl nis e banohet kėshtu, dalėngadalė, nga mbishtresa tė popujve pellazgjikė tė ardhur nga Ballkanet. Jo vetėm dardanėt historikė, por edhe Frigėt, Karet, Lelejėt, Kadmėt, si edhe Ionėt, Dorėt, Eolėt, madje deri vonė, nė kohėn e shtrirjes sė Perandorisė Romake kėtu. Banorėt e sotėm, trashėgimtarė tė Dardanėve, kosovarėt, edhe ata qė banojnė nė shtetin e Shkupit, (Maqedonisė - M.Q.) si stacion tė parė ndėr shekuj do tė kenė pėrsėri Azinė e Vogėl. Pak prej tyre do tė preferojnė tė zbresin nė Greqinė e Jugut. Po tė vihen re me kujdes rrugėt qė ndoqėn pėr emigrim dardanėt e lashtė dhe shqiptarėt e sotėm, do tė shohim jo pa habi se ato janė tė njėjta....

    Po tė rikthehemi edhe njė herė nė fillim tė kėtyre faqeve, do tė kujtojmė se serbėt janė sllavė dhe kanė ardhur nė kėto troje vetėm nė shekullin e 7-tė tė Erės sė Re, kėshtu qė nuk kanė tė drejtė ta quajnė Kosovėn djepin e tyre. Dhe kėtu, nė Ballkan, ata gjetėn shumė popuj tė lashtė, midis tyre edhe shqiptarėt, fatkeqėt malazezė, natyrisht, tė cilėt, kushedi sesi, ardhacakėt lindorė manovruan pėr t‘u quajtur edhe ata sllavė.

    Kėto tė vėrteta, tė cilat shumė grekė tė sotėm i mohojnė, i patėn njohur shumė mirė politikanė grekė tė shekullit tė kaluar, (shek.XIX-M.Q.) kur pohonin me zė tė lartė se serbėt nuk kanė asnjė tė drejtė mbi Kosovėn sepse... "ai rajon banohet nga shqiptarėt, bashkėpatriotė pellazgjikė, stėrgjyshėrit tanė bashkėluftėtarė".
    O malet' e Shqipėrisė, qė mbani kryet pėrpjetė,
    Tėmerr e frikė pėrhapni, pėrpini qiejt e retė!

  2. #2
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    /Shkėputur prej librit "Arvanitasit dhe prejardhja e grekėve" nga Aristidh Kola/



    NJĖ LIBĖR QĖ DUHEJ BOTUAR MĖ PARĖ

    nga Ndriēim Kulla


    Emrin e studjuesit Aristidh Kola e kam ndeshur pėr herė tė parė nė librin "Kombi" para disa vitesh, duke lexuar esenė historike tė tij "Diaspora shqiptare nga pikėpamja historike". Mė tėrhoqi vėmendjen kultura e lartė e kėtij tė panjohuri, stili i tė shkruarit, aftėsia qė ai paraqiste nė shtrimin e problemeve historike shqiptare, por mbi tė gjitha dashamirėsia qė shprehte pėr shqiptarėt. Mė vonė mė tėrhoqi pėrsėri vėmendjen, por tashti jo mė thjesht si studjues, por si njeri social, me mbrojtjen qė ju bėri emigrantėve shqiptarė, qė kishin shkuar pėr tė punuar nė Greqi, prej diskriminimit tė hapur social qė iu bėnte politika e shtetit grek, por edhe vet opinioni grek. Por aftėsinė e tij kulturore dhe politike si dhe guximin e tij si qytetar tė lirė e ndjeva kur lexova librin e shkruar prej tij "Greqia nė kurthin e serbėve tė Milosheviēit". Nėpėrmjet botimit tė kėtij libri Aristidh Kola ishte dhe mbeti intelektuali i parė dhe i vetėm nė Greqi, qė doli publikisht kundra politikės anakronike sllavo-ortodokse tė shtetit grek nė luftėrat e pėrgjakshme tė shpėrbėrjes sė Jugosllavisė. Ky libėr duke vlerėsuar rolin e Shqipėrisė nė Ballkan nė mėnyrė realiste dhe me njė vizion perspektiv, shprehte alarmin, se ashtu si edhe nė disa herė tė tjera politika greke ka rėnė nė kurthin e shovinizmit serb, e fajtor pėr kėtė ėshtė pikėrisht shovinizmi grek.

    Me vonė mėsova se Aristidhi, qė mezi kishte pritur tė hapej Shqipėria nga vetė-izolimi i hekurt dhe i betontė i krijuar nga regjimi politik komunist, kishte ardhur disa herė nė Shqipėri, duke shpresuar jo shumė gjėra, por tė paktėn atė inkurajim moral qė nuk e kishte gjetur nė Greqi, ta gjente nė vendin e origjinės sė tij, tė cilit i kishte kushtuar edhe jetėn. Por, si duket edhe pėr shkak tė vėshtirėsive tė mėdha politike, ekonomike dhe rėnies sė pėrgjithshme morale tė njerėzve, njerėzit dhe institucionet kulturore e shkencore, nuk patėn qetėsinė dhe normalitetin e duhur, qė t'i kushtonin vėmendje qėllimeve tė mira tė udhėtimeve tė tij. Herėn e parė kam patur rast ta takoj atė nė pranverėn e vitit 1997 kur Shqipėria pothuajse e gjitha ishte pėrfshirė nė krizėn e madhe tė anarkisė, qė krijuan revoltat popullore tė shkaktuara nga rėnia e skemave piramidale. Me shumė dashamirėsi i njohuri im, shkrimtari minoritar qė tashti banon nė Athinė Spiro Xhai, e njėkohėsisht mik i tij, mė shpuri nė zyrėn e shkrimtari nė katin e gjashtė tė njė pallati shumėkatėsh, diku pranė ambasadės amerikane nė Athinė. Menjėherė sa hapi derėn e studios ku punonte, vura re praninė e simboleve tona, tė varura nė muret e saj, kur nė mes tė gjithave dallohej njė shqiponjė e argjendtė. Nė mikpritjen e tij kishte njė cilėsi tė veēantė. Pėrveē qetėsisė, urtėsisė dhe ngrohtėsisė, ai tė shprehte edhe njė vėmendje tė veēantė si bashkėbisedues.

    Librat e shumtė e voluminoz qė kish hapur mbi tavolinėn e punės tė vendosura njėra mbi tjetrėn e tė shoqėruara me skeda tė mbushura dėshmonin sigurisht pėr njė studiues serioz. Mes mijėra vėllimeve tė vendosura nė raftet e shumta tė bibliotekės, qė pėrdoret si referenca nė punėn e tij shkencoree tė sistemuara nė njė vend tė veēantė, mė zunė sytė Asdrenin, Ēajupin, Nolin, Kadaren, Sabri Godon, por ajo qė mė bėri pėrshtypje mė shumė ishte njė libėr shumė i vjetėr i Kristo Flloqit dhe disa libra tė tjerė tė rallė me vlerė albanologjike, qė ndoshta mund tė mos i gjesh edhe nė bibliotekat tona mė tė ruajtura. Kur e pyeta se si ishte e mundur kjo gjė, mė foli gjatė pėr arkivin shumė tė pasur tė bibliotekės sė arvanitasve nė Greqi, e cila megjithė pakujdesinė e qėllimshme qė ėshtė orientuar kundra saj nga shteti dhe kisha greke ka patur duar tė kujdesshme, qė e kanė grumbulluar dhe ruajtur. Nga prezantimi i parė qė bėra me tė ndjeva se ai kishte njė dėshirė, qė ambiciet pėr botimin e librave, qė kishte publikuar nė Greqi, por edhe ato tė cilat po vazhdonte tė shkruante, donte t'i bisedonte edhe me mua. Nė kėtė dėshirė tė tij, ai pėrfshinte qartė gjithēka qė kishte shkruar, por librin "Arvanitasit dhe origjina e grekėve" e quante si njė domosdoshmėri. Kjo vepėr voluminoze me mbi 500 faqe, botuar 9 herė deri nė atė kohė qė biseduam nė Greqi ėshtė njė epope historike e bashkėkombasve tė tij, e arbėreshve tė Greqisė, ose siē u flasin zakonisht nė kėtė vend, Arvanitėve.

    Suksesi i jashtėzakonshėm i kishte sjellė kėnaqėsinė e madhe tė arritjes sė njė qėllimi tė hershėm, pėr tė cilin kishte mbėrritur deri atje sa ta braktiste edhe profesionin e vet, qė jepte aq shumė para, duke i sjellur ndėrkohė edhe telashe tė mėdha nė jetėn e pėrditshme. Ai ishte nga ata dijetarėt bashkėkohor tė Greqisė nacionaliste, qė preferoi qė nė fatin e tij tė zgjidhte atė tė tė ecurit kundra kėsaj rryme. Libri "Arvanitasit dhe origjina e grekėve" ėshtė njė vepėr qė i ka kushtuar pėrveē shumė problemeve, qė i ka hapur me politikėn, kishėn dhe historiografinė greke i ka marrė shumė kohė dhe i ka kushtuar mjaft mundim. Pėr veprėn ėshtė pėrgatitur dhe e ka shkruajtur kur Shqipėria jetonte nėn diktaturėn komuniste dhe vendi ku jetonte ai, Greqia, i kishte ndėrprerė marrėdhėniet me tė, pėr shkak tė ligjit absurd grek tė luftės, por edhe pėr arsye tė armiqėsive ideologjike dhe politike. Aristidh Kola e ushtroi veprimtarinė e tij si studiues dhe historian nė kushte specifike tė veprimtarisė pėr njė mendimtar tė lirė. Greqia vėrtetė, qė ishte njė vend qė perėndimi kishte sakrifikuar jo pak pėr ta mbajtur nė krahun e tij ndryshe nga kampi, qė kishte mbetur Shqipėria, ku me njė ndryshim prej saj, gjeje liri, ku tė shprehje mendimet dhe idetė e tua.

    Por nė rastin konkret me Greqinė ishte sikur tė luaje me zjarrin. Nuk ishte e lehtė qė tė bėje beteja tė tilla teorike dhe tė mbrojė ato qė kishin tė bėnin me njė problem etnik e shpirtėror nė njė kohė kur Greqia me altoparlant tė tipit Sebastianos "vajtonte" pėr fatin e mjerė tė tokave tė saj, qė gjoja kishin mbetur pėrtej kufijve tė saj dhe betohej e hakėrrehej se do tė vinte koha qė ti pėrfshinte me forcė nė territorin e saj. Nė kėtė realitet ai punoi dhe me pėrpjekje shkencore e guxim heroik u dha frymėmarrje arkivale jetės kulturore-historike tė arvanitasve, duke e ringjallur atė. Edhe pse dora e tij pas gjithė atyre gjėrave qė kanė ndodhur me Arvantinė nė Greqi ėshtė si e akullt, si e padukshme diku nė shkėputje e diku nė thermim, ajo ka me vete forcėn e sė vėrtetės historike, qė tė rrėmbej stafetėn e brezave paraardhės, stafetėn e djemve tė Shqipėrisė, qė i dhanė lirinė Greqisė sė re moderne. Me kėmbanėn e tij, qė ėshtė e vėrteta historike e njė populli me vlera tė larta liridashėse dhe paqedashėse dhe me kontribut tė pazėvendėsueshėm nė lirinė dhe prosperitetin e Greqisė sė re, ai kėrkon qė tė tėrheq vėmendjen e gjeneratave pasardhėse pėr tė vėrtetėn qė ka ndodhur, pėr masakrėn e programuar historike, qė ėshtė kryer nė kurriz tė kėtij populli.

    Libri qė ka pėr objekt prejardhjen e arvanitasve tė Greqisė dhe origjinėn e grekėrve tė sotėm ėshtė nė tė vėrtetė njė histori profesionale, me referenca tė shumta dhe me konkluzione korrekte. Sigurisht qė nė libėr, ka edhe pėrfundime tė veēuara pėr tė cilat mund tė mos ndash tė njėjtin mendim me autorin, tė cilat mund tė lidhen me subjektivizmin e tij si pasojė e ndonjė problemi tė paverifikuar mirė, por nė pėrgjithėsi vepra ėshtė njė vlerėsim pėr historinė e kombit shqiptar prej nga nis edhe historia e kėtyre njerėzve, qė ka pėr objekt ky libėr. Nė njė qiell tė veshur me shumė re, nė njė terren tė vėshtirė politik dhe etnonacionalist ai bėri publike studimet e tij shumė vjeēare, duke replikuar jo vetėm me historiografinė greke, qė po bėn rolin e tė paditurit mbi identitetin e arvanitasve, por dhe me politikanė dhe qeveritarė grekė, tė cilat nuk kanė guxuar as tė belbėzojnė, pale ta pranojnė realitetin historik tė pranisė etnike tė shqiptarėve nė Greqi.

    Rėndėsia kryesore e librit ėshtė se ai ka njė karakter shumėdimensional. Problemi themelor i librit ėshtė vėrtetė prejardhja e arvanitasve, qė ai e zė nga rrėnjėt dhe e ēon deri tek trungu i saj i mohuar kriminalisht nė fshehtėsi nga kisha dhe shteti grek nėpėr shekuj. Por kėtė absurditet historik, qė vė pėrballė lidhjeve dhe afėrsisė qė kanė ekzistuar sa smbahet mend ndėrmjet grekėrve dhe shqiptarėve. Kėtė arsyetim ai nuk hallakatet qė ta kėrkoj sa andej-kėndej, por i rezulton nga faktet historike, i vjen natyrshėm nga historia. Po tė hetohen qorrsokaket dhe antitezat e historianėve n[ lidhje me pellazgėt do tė kuptojmė se atje ka njė handikap, ku e para gjė qė tė shkon nė ndėrmend ėshtė se aty ka hije politika, e cila historinė, nė kėtė kapitull tė saj e ka kthyer nė pseudohistori. E njėjta gjė dhe i njėjti keqkuptim shtyhet dhe sofistikohet edhe sot, kur nga njėra anė thuhet se shqiptarėt dhe grekėrit vijnė nga pellazgėt dhe nga ana tjetėr bėhet e pamundura pėr tė vėnė kufinj tė kėqinj, duke u ējerrur tė shkėputin Epirin e Veriut se ėshtė helen. Pėr pellazgėt qė na flasin ata gjigandėt e Rilindjes Kombėtare Shqiptare tė shekullit tė kaluar s'bėhet me fjalė. Ndėrsa historianėt neogrekė as duan t'i pranojnė ata, ku sipas tij, herė janė helenė dhe herė para helenė. Domethėnė, herė te bardhė e herė te zezė.

    Por sipas analizės sė autorit pellazgėt nuk janė plangprishės, qė t'i nxjerrin nga horizonte dhe gjėrat tė shkojnė nė vendin e vet dhe kėshtu ne tė qetėsohemi. Pellazgėt nuk janė miza nė qumėshtin tonė, qė na kanė rėnė brenda dhe sipas njė arsyetimi tė keq tė historiografisė greke, ne duhet qė tė nxjerrim mizėn dhe tė pimė qumėshtin. Ata gjenden kudo, sipas autorit. Gjenden nė gjuhėn shqiptare dhe nė gjuhėn greke. Gjenden nė peripecitė dhe pėrpjekjet tona. Gjenden nė atė qė na vė nė lėvizje tė marrim rrugėt dhe tė bredhim nė ēdo kėnd tė botės, tė krijojmė atje, por edhe tė kthehemi si Odiseja nė Itakė. Gjenden nė adhurimet midis feve qė na imponuan. Gjenden nė levenderine, krenarinė, egoizmin, dinjitetin, gjenialitetin, nė aftėsinė tė ekzistojmė dhe ta bėjmė tė ndjeshme prezencėn tonė, me gjithė kushtet e vėshtira qė jetojmė. Ekzistojnė nė marrėzinė tonė, kur pėrpiqemi tė bėjmė tė pamundurėn, kur luftojmė atje ku nuk e dimė se do t'ia dalim mbanė. Gjenden nė guximin dhe marrėzinė tonė, kur shpesh themi jo, kur tė tjerėt thonė po.

    /vazhdon/

  3. #3
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Pėrpjekjet pėr zhdukjen e komunitetit tė madh arbėresh (arvanitas) tė Greqisė janė njė krim i shėmtuar i Greqisė sė re, e cila i ka hedhur pėr rreth 4-5 shekuj baltė pėrsipėr sistematikisht me qėllimin e pėrcaktuar pėr ta mbuluar. Ai ka marr pėrsipėr, qė me kurajo ta ēvarrosė shkencėrisht kėtė krim. Dhe filozofia e arsyetimit tė tij bėri fajtor pėr kėtė kishėn, shtetin dhe jo komunitetin arvanitas, qė ėshtė rrezikuar seriozisht nga asimilimi, duke u transformuar tragjikisht nė njė komunitet linguistikė. Shqiptarėt e Shqipėrisė dhe shqiptarėt e Greqisė nuk kanė qenė kurrė tė pėrfaqėsuar nė njė bashkim tė vėrtetė shpirtėror. Edhe nė ato momente tė historisė kur kufinjtė kanė qenė tė hapur, kėtė pėrfaqėsim e kanė penguar herė forcat e njė ideologjie tė frymėzuar me shpifje, dezinformime dhe herė forca e ligjit dhe hakmarrjes shtetėrore pėr tė shuar forcėn e rracės dhe pėr tė mos thėnė qetėsisht kush ishe, nga vjen dhe kujt origjine i pėrkisje. Fitime, humbje, lavdi e disfatė, gėzime dhe hidhėrime dhe shumė peripeci, mbetėn epopeja e largėt e njė rrace tė gjallė, e cila pėr t'i shpėtuar ndėshkimit tė njė pushtuesi ra nėn thundrėn fatale tė njė shtypėsi tjetėr. Libri nė fjalė ėshtė njė vlerėsim i teorisė sė helenologut tė madh gjerman Falmerajer pėr kontributin e shqiptarėve, duke u mbėshtetur nė teorinė e Falmerajerit, por edhe duke mbėshtetur atė me fakte tė tjera. Shqiptarėt, pėrtej tė qėnit gjithmonė njė ishull midis kombeve tjera, duke pėrballuar tė gjitha llojet e pushtimeve nė vitet pas klasike mbeten gjithmonė njė popull i pacenuar dhe i paprekuar nga ēdo ndikim dhe influencė e huaj. Dhe mėnyra e ndėrtimit tė shoqėrisė sė tyre, sipas fisesh dhe klanesh sė bashku me karakterin e ashpėr e tė panėnshtrueshėm tė tyre, iu siguroi mbijetesėn pėrtej shekujve, gjė qė Falmerajeri e pranon dhe konfirmon plotėsisht.

    Duke kuptuar faktin se shqiptarėt ishin tė detyruar pėr shekuj me radhė tė jetojnė nėpėr male me armė nė dorė, pėr tė ruajtur parimet e tyre tė trashėguara, tė lirisė, krenarisė, mosbindjes dhe pastėrtisė sė rracės, deri nė ditėt e sotme, kuptohet edhe konservatorizmi i tyre.

    Tuqididi ka thėnė se helenėt janė shumė tė afėrt dhe tė njė gjaku me ilirėt. Sigurisht, qė historiani i lashtė e ka pas fjalėn pėr grekėt e lashtė. Por, sidoqoftė nė Greqinė e sotme ekzistojnė forca shkencore dhe politike, qė s'lenė gjė pa bėrė pėr t'i shkatėrruar ekspozimet e tilla. Mbi tė gjitha, historianėt grekė kanė folur shumė me heshtjen e tyre, ku me anė tė sė cilės kanė patur gjithmonė si qėllim qė ta shmangin shqyrtimin e problemit arvanitas. Momente historike, tė cilat dikur ishin realitete tė gjalla, ku Athina kryeqyteti i Greqisė gėlonte nga komplekset e helenizmit dhe shqiptarizmit, pra nė ishe grek apo shqiptarė, ishin tė frikshme pėr t'u kujtuar, pa lėre mė pėr ta pėrsėritur nė Greqi. Pikėrisht kjo hamėndje paranojake frymėzoi organizimin e luftės sė fshehtė, tė heshtur dhe sistematike disa shekullore, kundra gjakut shqiptarė nė Greqi, i cili mė sė shumti identifikohet me arvanitėt; luftė, qė me themelimin e shtetit shqiptar u shoqėrua edhe me tė ashtuquajturėn "megalloide", e cila sot herė bėn sikur fle e herė zgjohet, por gjithsesi ujėrat e miqėsisė midis dy popujve po i trazon dhe po i turbullon pėr mrekulli.

    Libri "Arvanitėt dhe origjina greke" ėshtė njė libėr pėr tė cilin unė kam menduar se duhej tė kishte parė dritėn e botimit qė mė parė nė Shqipėri. Kėtu nuk ėshtė fjala pėr tė nderuar figurėn e respektuar tė njė personaliteti, i cili i ka mbrojtur publikisht shqiptarėt nė momente tė vėshtira, duke e identifikuar veten hapur me ta, por edhe vlerat e rėndėsishme historike, politike dhe estetike qė ka pėr ne. Kėtė dėshirė, qė kishte edhe autori qė ziente pėrbrenda mė tha qė nė takimin e parė. Nė takimin e dytė qė bėra rreth 3 vjet mė vonė ai mu drejtua drejtpėrdrejtė pėr tė botuar librin e tij nė Shqipėri. E kishte humbur besimin tek njė botues tjetėr, qė e kishte marrė pėrsipėr 4 vjet mė parė dhe ndoshta ishte trembur nga leverdia ekonomike por qė ēuditėrisht refuzimin e kishte shprehur me heshtje dhe shmangie. Nė brendėsinė e kėsaj periudhe 3 vjeēare kishin kaluar shumė ngjarje. Shqipėria kishte kapėrcyer hendekun e madh tė krizės sė vitit 1997 dhe NATO kishte sulmuar ushtarakisht Serbinė e Milosheviēit, pėr tė shpėtuar shqiptarėt e Kosovės nga gjenocidi masiv. Pjesėmarrja aktive e Aristidhit nė debatet televizive nė Greqi rreth ngjarjeve tė Kosovės, tregoi qartė shpirtin e shqetėsuar tė tij, pėrcolli nė opinionin grek tė vėrteta historike, sikurse ato qė pėrshkruhen nė kėtė libėr, tė cilat edhe pse tė pėrbaltura nė sipėrfaqe, aty thellė nė thellėsi tė shekujve, ato janė mbetur tė paprekura, prandaj kanė dhe do kenė pėrkrahėsit e tyre tė denjė.

    Por herėn e dytė qė u takova me tė, ai mu drejtuar personalisht pėr ta bėrė tė mundur botimin e tij. Gjendja ime financiare si botues nuk ofronte kėtė mundėsi pėr tė botuar njė libėr voluminoz me format tė madh dhe me mbi 500 faqe. Botues matrapazė, qė librin e kanė vetėm si koperturė pėr t'i rrėmbyer shtetit tenderat, tė lidhur me pushtetarė, duke na i grabitur pothuaj shumicėn e ndihmės qė japin fondacionet para shtetėrore, siē ėshtė fondacioni "Fan Noli" dhe mundėsi tė tjera, qė tė jep shteti na i kanė bėrė mė tė vėshtirė periudha e tranzicionit. Pėr kėtė arsye i shpreha dėshirėn time pėr tė bėrė diēka, por nuk ja mora pėrsipėr. Nė kėtė udhėtim nė Greqi unė isha pjesėmarrės nė njė Panair Ndėrkombėtar Libri nė Athinė dhe mendova, se do shiheshim pėrsėri nė Stendėn e Shtėpisė Botuese "Phoenix", tė cilėn e drejtoj unė, ose nė promovimin e librit tė bėrė prej tij, qė ia kushtonte Antonio Belushit, aktivitet ky qė ishte planifikuar pėr t'u bėrė nė njė nga ditėt e kėtij panairi. Por, ndėrsa unė e prisja me kėnaqėsi qė tė vizitonte pėr herė tė parė librin shqip, njė ditė me vjen miku i tė dyve, shkrimtari Spiro Xhai dhe me thonė se Aristidhi ishte shtruar papritur nė spital dhe gjendja e tij ishte e rėndė. I shkoj pikėrisht atė mbrėmje nė spitalin shtetėror "Vangjelizmo" nė qendėr tė Athinės dhe krevatin e tij e gjej nė gjendje tė mjerė nė njė nga koridoret e katit tė gjashtė pranė njė pike telefonike, ku flisnin tė sėmurėt. Nuk mu duk e rastėsishme, qė nuk u gjend njė dhomė pėr tė nė atė zheg tė nxehtė tė asaj vere pėr njė njeri, qė kishte bėrė revolucion nė mendimet e shumė njerėzve me njė libėr tė tillė nė Greqi. U takuam dhe biseduam, pranė krevatit tė tij. Biseda nė gjuhėn shqipe po tėrhiqte vėmendjen e mjekėve qė kalonin nga dhoma nė dhomė. Megjithatė, ne vazhduam bisedėn nė shqip.

    "Mik i dashur Ndriēim" - mė tha gjatė bisedės. Nė qoftė se unė do tė bėhem pėrsėri mirė do tė bėjmė gjėra tė bukura bashkė, por mė kujtoi sėrish librin".

    Kuptova se diēka serioze kishte ndjerė pėr shėndetin e tij dhe nė fund tė bisedės i thashė se nuk ishte keq tė kisha librin e tij nė dorė. Mbas dy ditėsh ai del nga spitali i "Vangjelizmo", i sėmurė nė gjendje jo tė pėrshtatshme pėr tė lėvizur dhe shkon nė zyrėn e tij, merrė atė pjesė tė librit tė pėrshtatur nė shqip dhe me dorėzon mua. e mora librin duke menduar shumė kohė pėr botimin e tij. Autori mbas dy-tre muajsh vdiq tragjikisht nėpėr korridoret e spitaleve tė Athinės, si njė njeri i braktisur, nė njė moshė qė ishte pėrgatitur pėr tė shkruar. Kėrkova por nuk arrita qė tė siguroj njė ndihmė tė thjeshtė financiare pėr botimin e kėtij libri. Shteti i sotėm injorant shqiptar, ja ka mbyll portėn fare publikimeve tė letėrsisė klasike dhe tė mendimit shqiptar. Thonė se aktualisht burokracia jonė shtetėrore po pėrgatitet ta nderoj me njė dekoratė kėtė personalitet tė shquar shqiptaro-grek, i cili megjithėse nė rrethana dhe nė njė terren tjetėr mė kujton klasikun De Rada. Sigurisht se nga halli, edhe kėtė mund ta quanim njė gjė tė mirė. Por mendoj se pėrpara kėtij nderimi duhet tė ishte bėrė njė projekt pėr botimin e librave tė tij, tė cilat i bėjnė shėrbime Shqipėrisė dhe kombit shqiptar ose t'i ishte vėnė emri i tij njė shkolle, ose ndonjė rruge nė Tiranė apo nė qytetet e tjera tė Shqipėrisė.

  4. #4
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Pėr njė emėr qė nuk fshihet nga kujtesa

    Friday, 08 June 2007

    Ėshtė publikuar sė fundi nė Tetovė dhe ka mbėrritur edhe nė libraritė e Tiranės vepra biografike “Aristidh Kola dhe shtypi shqiptar”, me autor Arben Llalla. “I nisa kėrkimet e mia pėr biografinė e Aristidh Kolės gjatė kohės kur ai ishte gjallė. Mblidhja ēdo faqe gazete qė mė binte nė dorė ku shkruante ai ose shkruhej pėr tė. Por kur zilja e telefonit ra atė fillim tetori dhe mė thanė qė Aristidhi kishte vdekur mu duk e pabesueshme, e padrejtė, qė njė njeri i mirė, njė shkencėtar iku nga kjo jetė nė njė moshe tė re, nė kulmin e karrierės sė tij shkencore.Prej nesh po ndahej njė njeri qė i kishte dhėnė vlera jetės sonė kulturore dhe shkencore. Kur e keqja vjen duhet t’i hapim derėn, nuk mund ta ndalojmė, por mundemi tė mbajmė gjallė punėn, kujtimin e mirė tė njerėzve qė e meritojnė”- shkruan nė parathėnie autori, Arben Llalla. Botues i veprės ėshtė shtėpia botuese “ARS ZZ”, Tetovė, qershor 2007.

    Libri u sponsorizua pjesėrisht nga Ministria e Kulturės sė Republikės sė Maqedonisė. E ndarė nė kapituj, vepra nis sė pari me biografinė e A.Kolės, mė pas me kapitullin “Kujtimet e mia- Takime me Aristidhin”, pėr tė vazhduar me ngjarje tė shėnuara pėr jetėn e shkencėtarit nė kapitullin “Kosova nderon Aristidh Kolėn”, “Letėrkėmbime” me figura tė kohės, qė nga politikanė e krerė shteti si E. Hoxha, pėr tė kaluar mė pas nė njė album fotosh tė Kolės dhe miqve tė tij, studiuesve e njerėzve tė shquar tė kohės. Por kapitulli qė tė bie mė shumė nė sy dhe mjaft i gjetur nga autori, ėshtė ai me “Vargje kushtuar Aristidh Kolės”, qė spikat me “Rrugė tė mbarė, Ari!”, “Arvanitasit Aristidh Kola”, “Krenarisė sė kombit, Aristidh Kola”, “Pėrcjellje pėr Aristidh Kolėn” etj. Diku, autori pėrshkruan momentet e fundit tė jetės sė A.Kolės: “Mė 25 maj 2000, Aristidhi mė ftoi pėr tė marrė pjesė nė prezantimin e librit tė tij kushtuar arbėreshit tė shquar papa Antonio Bellushit, libėr ky nė gjuhėn greke, me titull “Antonio Bellushi dhe magjia e kulturės popullore”. Pavarėsisht se unė jetoja larg Athinės, e kisha vendosur qė nė prezantimin e librit tė mikut tim tė isha i pranishėm. Mė 22 maj mė telefonon kushėriri i Aristidhit, Babis Malesis dhe mė thotė: Aristidhi ėshtė shtruar urgjentisht nė njė nga Spitalet e Athinės. Ky lajm mė preku shumė.”

    Biografia e Aristidh Kolės nė faqet e librit

    Aristidh Kola lindi mė 8 korrik tė vitit 1944, nė njė fshat tė banuar me arvanitas, Kaskaveli (sot Leondari) tė rrethit tė Tebės nė Greqi. Fėmijėrinė e kaloi nė fshatin e lindjes sė tij pranė gjyshit dhe gjyshes qė i mėsuan gjuhėn e vatrės, arbėrishten. Nė vitin 1968, mbaron Fakultetin Juridik, duke vazhduar mė vonė punėn si avokat nė Athinė. Mbas disa vitesh do tė njihej me Nansin, e cila u bė gruaja e tij dhe do t'i dhuronte dy fėmijė tė mrekullueshėm, Poliksenin dhe Panajotin. Nė vitet 1980 Aristidhi e braktis profesionin e tij tė avokatit pėr t'u marrė me studimet historike, folklorike dhe gjuhėsore, tė arvanitasve tė Greqisė. Nė vitin 1983 do tė anėtarėsohej nė shoqatėn “Lidhja e Arvanitasve tė Greqisė” (Arvanitikos Syndesmos Elladas) dhe do tė zgjidhet disa herė kryetar i saj. Nė vitin 1983 do botonte librin e tij tė parė me titull “Arvanitasit dhe origjina e grekėve”, njė libėr i ringjalljes sė vetėdijes pėr arvanitasit nė Greqi, qė do tė ribotohej edhe nėntė herė tė tjera nė gjuhėn greke. Nė vitin 1985, ishte organizatori kryesor i koncertit tė parė nė Greqi me kėngė arvanitase, ku me Dhimitėr Lekėn dhe kėngėtarin Thanasi Moraitin, bėnė tė mundur nxjerrjen e diskut CD me kėngė arvanitase. Nė vitin 1989, boton librin “Gjuha e Perėndive”, dhe mė 1995, Aristidhi themelon shtėpinė botuese “Thamiras”, me qėllim qė tė botojė veprat e autorėve arvanitas, por edhe tė autorėve tė tjerė shqiptar. Po atė vit do tė botonte librin mė tė suksesshėm nė gjuhėn greke dhe shqipe “Greqia nė kurthin e serbėve tė Millosheviēit”. Njė libėr qė tregon pėr komplotet dhe masakrat ēnjerėzore serbe kundėr kombeve tė ish- Federatės Jugosllave dhe kryesisht tė shqiptarėve. Nė kėtė libėr Aristidh Kola do tė paralajmėronte pėr masakrėn qė po pėrgatiste Millosheviēi dhe bashkėpunėtorėt e tij kundėr popullit shqiptar tė Kosovės. Me punėn e tij tė palodhshme, nė ndihmė tė ēėshtjes shqiptare tė Kosovės, ai informonte publikun e painformuar drejtė grek, pėr dramėn e dhimbshme qė po kalonin shqiptarėt nė Kosovė. Pėr kėtė shkak, akuza dhe “shigjeta me helm” do tė hidheshin kundėr tij. Mė 24 maj 2000, njė ditė pėrpara prezantimit tė librit tė tij, kushtuar arbėreshit tė njohur uratė Antonio Belushit, me titull “Antonio Belushi dhe magjia e traditės popullore”, Aristidh Kola do tė shtrohet urgjentisht nė njė spital tė Athinės i sėmurė rėndė. Veprimtaria pėr prezantimin e librit tė tij u bė pa tė, pa frymėzuesin e atij takimi. Njė sėmundje e pashėrueshme po pėrparonte me shpejtėsi pėr t’i marrė jetėn njeriut tė mirė nė mbrėmjen e 11 tetorit 2000, nė spitalin Evangjelizmos nė Athinė, ku ai rėnkonte prej njė muaji dhe ku u nda nga jeta.

    Gazeta Sot
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 13-10-2010 mė 19:09

  5. #5
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531

    Takime me Aristidhin

    Me Aristidh Kolėn jam njohur nga afėr nė vitin 1998,
    nė kohėn e vėshtirė qė po kalonte populli shqiptar i Kosovės.
    Mė parė e njihja nga shkrimet e botuara nėpėr faqet e shtypit
    shqiptar nė fillimet e viteve 1990, rreth ēėshtjeve tė arvanitasve
    tė Greqisė. Nė vitin 1998 botohet libri i tij i parė nė gjuhėn
    shqipe “Greqia nė kurthin e serbėve tė Millosheviēit”.
    Me kėto njohuri, pėr kėtė studiues dhe mbrojtės tė
    ēėshtjes shqiptare kisha shumė dėshirė tė njihesha edhe nga
    afėr. Disa miqve tė mi qė jetonin dhe punonin nė Athinė u
    kėrkova tė mė gjenin numrin e tij tė telefonit. Dhe mbas njė
    jave kisha numrin e Aristidhit. Mė kujtohet ajo telefonata e
    parė, kur e mora dhe i fola nė greqishten e ēalė qė e flisja unė
    atė vit, ndėrsa ai mė tha: “Shqiptar je ti? Mė flit nė gjuhėn e
    mėmės”! Kėshtu midis nesh qė nga ajo kohė do tė lindte njė
    miqėsi. Do tė shkėmbenim mendime tė ndryshme pėr ngjarjet
    historike, pėr tė shkuarėn dhe tė tanishmen qė kishin lidhje me
    kombin e arbėrit.
    Me fillimin e bombardimeve tė NATO-s, mbi ish-
    Jugosllavinė, nėpėr kanalet televizive greke filluan emisionet
    debatet pėr luftėn nė Kosovė. Atė, dhe shumė arvanitas tė tjerė i
    shikonim tė dilnin nėpėr kanalet kryesore greke, pėr tė
    informuar opinionin qytetar grek pėr tė vėrtetėn e asaj qė po
    ndodhte me popullin shqiptar tė Kosovės. Nė kėto debate
    televizive ishin tė ftuar deputet, gazetarė, analistė, profesorė
    universiteti etj., grekė tė cilėt ishin rreshtuar pėr tė mbrojtur
    Millosheviēin dhe regjimin e tij racist. Pėrballė kėtyre
    intelektualėve grekė ishin emigrantė, studentėt shqiptar, si dhe
    shumė intelektualė arvanitas tė cilėt mbronin tė drejtat e
    shqiptarėve tė Kosovės. Nė mesin e kėtyre intelektualėve
    arvanitas ishte rreshtuar edhe Aristidh Kola i cili nė ēdo
    mbrėmje mbronte nėpėr kanalet televizive ēėshtjen madhore tė
    Kosovės. Kėshtu nė kėtė mėnyrė Aristidhi jepte ndihmėn e tij
    pėr luftėn e drejtė tė Kosovės. Shpeshherė ai brutalisht
    sulmohej me fjalė nga deputetėt grek deri nė akuza si “agjent i
    Shqipėrisė, Amerikės dhe NATO-s”. U hodh shumė baltė mbi
    personalitetin e tij, por ai i gėlltiti tė gjitha, pėr hir tė sė
    vėrtetės.
    Duke ndjekur kėto emisione dhe duke i njohur mirė
    skenarėt greke u shqetėsova shumė dhe e kėshilloja Aristidhin
    qė tė mos shkonte mė nė ato emisione televizive sepse po
    rrezikonte shumė dhe se ēėshtja e Kosovės tashmė ishte nė
    duart e SHBA-ve. Por ai mė butėsi mė tha: “dikush duhet tė
    informojė opinionin grek pėr tė vėrtetėn e Kosovės dhe dikush
    prej nesh duhet ta bėjė qė tė del e vėrteta, pėr tragjedinė qė po
    ndodh pėrpara syve tė botės”. Ai ishte i vetėdijshėm, se kur
    shkruante nėpėr gazeta dhe dilte nė TV shkonte nė shtigje me
    rreziqe tė mėdha, por i kishte marrė parasysh tė gjitha dhe gjėnė
    mė tė keqe...!
    Me mbarimin e bombardimeve tė NATO-s, Aristidhi
    mė shprehu dėshirėn se donte tė vizitonte Kosovėn e lirė. Donte
    tė takonte miqtė e tij tė vjetėr qė dikur i kishte takuar nė
    Kosovėn e robėruar. I premtova se do tė shkonim bashkė, por
    dėshira e tij nuk u plotėsua. Kosova e lirė mbeti ėndėrr nė
    zemrėn e Aristidhit.
    Me rastin e 35 vjetorit tė vdekjes sė Fan Nolit, nė 13
    mars 2000, shoqata e emigrantėve shqiptar “Shqiptarėt e
    Selanikut”, ku unė isha sekretar i pėrgjithshėm i saj e ftoj
    studiuesin, Aristidh Kolėn, tė merrte pjesė nė kėtė aktivitet.
    Ngarkesa e madhe e punėve qė kishte ai, nė pamundėsi tė
    ardhjes, mė dėrgoi 200 kalendarė tė vitit 2000 me pamje nga
    jeta kulturore shqiptare qė i kishte botuar “Lidhja e Arvanitasve
    tė Greqisė”, pėr t’ju dhuruar pjesėmarrėsve nė shenjė
    pėrshėndetje.
    Mė 25 maj 2000, Aristidhi mė ftoi pėr tė marrė pjesė nė
    prezantimin e librit tė tij kushtuar arbėreshit tė shquar papa
    Antonio Bellushit, libėr ky nė gjuhėn greke, me titull “Antonio
    Bellushi dhe magjia e kulturės popullore”. Pavarėsisht se unė
    jetoja larg Athinės, e kisha vendosur qė nė prezantimin e librit
    tė mikut tim tė isha i pranishėm. Mė 22 maj mė telefonon
    kushėriri i Aristidhit, Babis Malesis dhe mė thotė: Aristidhi
    ėshtė shtruar urgjentisht nė njė nga Spitalet e Athinės. Ky lajm
    mė preku shumė. Me tė mbėrritur mė 25 maj nė Athinė, shkoj
    nė spital pėr tė parė Aristidhin. Nė katin e gjashtė, nė sallonin
    kryesor tė spitalit ishte i shtrirė nė krevat i rrethuar nga tė
    afėrmit e familjes dhe miqtė e tij. Nė korridor njerėzit
    qarkullonin rrėmujshėm, dera e ashensorit hapej e mbyllej dhe
    nė kėtė rrėmujė njerėzish ishte vendosur krevati i tė sėmurit
    Aristidh Kola. A thua kaq i “vogėl” ishte ky spital sa qė nuk
    kishte dhomė ku tė shtrihej pacienti?! Nė ato ēaste mė kapi njė
    ndjenjė trishtimi duke parė njė ambient tė tillė ku i sėmuri ishte
    nėpėr kėmbėt e njerėzve qė lėviznin. Sa mė pa buzėqeshi, dhe
    mė bėri shenjė qė tė afrohesha. Ishte takimi ynė i parė nga afėr,
    dhe ky takim bėhej nė sallonin e spitalit ku miku im dhe i gjithė
    shqiptarėve vuante nė shtrat. U pėrqafuam dhe mė tha: “Mė
    vjen keq qė po takohemi kėtu”... Folėm gjatė, por mė shumė mė
    pyeti pėr Kosovėn dhe gjendjen atje.
    Aristidhi u thoshte njerėzve tė familjes qė tė merrte
    pjesė nė prezantimin e librit tė tij, por grupi i mjekėve qė
    ndiqnin shėndetin e tij kishin thėnė nė asnjė mėnyrė tė mos tė
    del nga spitali. Kėshtu mbrėmja kulturore e librit tė Aristidhit u
    bė pa autorin. Nė atė mbrėmje kishin ardhur shumė njerėz tė
    kulturės greke, italiane dhe shqiptare. Tė gjithė i kishte
    mbledhur atė mbrėmje Aristidhi dhe tė gjithė kėta kishin midis
    tyre njė gjė tė pėrbashkėt. Se rridhnin nga njė fis, nga njė gjak,
    nga gjaku i Skėnderbeut, nga gjaku i Arbėrisė.
    Pas dy muajsh u takuam pėrsėri nė qytetin e Selanikut
    ku unė punoja dhe jetoja. Ai bashkė me gruan dhe djalin Panon,
    kishin ardhur pėr tė bėrė plazh nė Kalkidhiki. Dhe qėndruan njė
    natė nė Selanik. Mė telefonojnė nipat e Arit, Babis dhe Dimitri,
    pėr tu takuar me tė qė na priste tek Hotel “Filipi”. Vėrejta qė
    pėrpara kisha njė Aristidh tė dobėt, sėmundja e kishte rėnduar
    shumė. Kuvendojmė pėr shėndetin e tij dhe nė pėrgjithėsi. Ishte
    shumė i sėmurė, nė fytyrėn e tij nuk vėrehej mė ėmbėltia e njė
    njeriu tė mirė dhe tė dashur. Ai vetė e ndjente qė nuk ishte mirė
    dhe nuk i kishte mbetur shumė jetė nė kėtė botė. Mundohej qė
    tė buzėqeshte, por buzėqeshja e tij ngrinte nė mes nga dhimbjet
    qė ndjente nė trup. Pasi kuvenduam pėr dy orė, na ftoi tė
    gjithėve si ishim pėr darkė. Na ftoi nė njė tavernė tė bukur nė
    lartėsinė e Kalasė sė Selanikut. Ishte njė mbrėmje e bukur,
    qyteti i Selanikut shikohej nė pėllėmbė tė dorės. Aristidhi
    ndoshta e ndjente qė mund tė ishte takimi i fundit me nipat e tij
    dhe donte qė t’i qeraste pėr herė tė fundit. Gjatė darkės
    kuvendonim pėr historinė, pėr Kosovėn. Nė njė ēast mė thotė:
    “Kėtė Selanik nė vitin 1912 Pashai i ushtrisė turke qė ja dhuroi
    grekėve, ishte shqiptar dhe varri i tij ndodhej dikur nė varrezat
    e shqiptarėve qė tashmė janė prishur nga Qeveria greke nė vitin
    1976”. Vėrtetė ashtu ishte, qytetin e Selanikut gjenerali Hasan
    Tahsin Pasha ua dorėzoi grekėve gjatė, pėrpjekjeve pėr ta marrė
    Serbėt dhe Bullgarėt.
    Pasi hėngrėm darkė Aristidhi mė thotė: “Eja tė mė takosh nė
    Kalkidhiki se tė kam sjellė disa gjėra tė bukura”.
    Mbas tri ditėve, ditė e shtunė, mė 19 gusht, marr rrugėn
    pėr nė qytetin bregdetar tė Kalkidhikis. Shkoj nė Hotelin ku
    pushonte miku im. Duke pirė kafe i them qė do tė dėshiroja tė
    incizoja njė bisedė tė lirė me tė. Ai pranoi me gjithė kėnaqėsi.
    Mė pas Aristidhi mė sjell nė sallonin e pritjes sė hotelit
    njė ēantė tė madhe me libra, revista, kalendarė, kaseta me
    kėngė arvanitase. Ishte njė arkiv e mirė me botime tė
    arvanitasve tė Greqisė qė nga viti 1983 e deri nė vitin 2000. U
    gėzova shumė. Nuk dija se si ta falėnderoj. Ishte njė arkiv i tėri
    origjinal dhe kėto miku im Aristidh Kola mi besoi mua. Nuk e
    di se ē’e shtyu tė mė dhuronte kėto gjėra me vlera historike pėr
    kombin shqiptar.
    Tė nesėrmen, e diel 20 gusht, Aristidhi mė fton pėr
    darkė bashkė me konsullin e pėrgjithshėm tė atėhershėm
    shqiptar nė Selanik prof.dr. Nikolla Dhamo.
    Ishte darka e fundit qė haja me mikun tim, me njeriun
    qė do mė jepte forca pėr tė vazhduar qė tė merrem me studimet
    historike pėr arvanitasit..
    Mbas tri ditėsh mė 23 gusht, Aristidhi mė njofton se nga
    ora 17.20 do nisej me tren pėr nė Athinė dhe dėshironte tė
    takoheshim. Nuk e lėshova kėtė rast. Ulemi nė njė kafene pranė
    stacionit tė trenit pėr tė pritur orėn e nisjes. Bėmė rreth dy orė
    bisedė tė kėndshme. Pasi treni jep sinjalin e nisjes ndahem me
    mikun tim dhe familjen e tij. Ai hipi nė tren dhe unė e
    shoqėroja me sy deri sa u ul nė kabinė. Ishte takimi i fundit,
    ishte ndarja nga njeriu i mirė qė punoi pėr bashkėjetesėn e tė
    gjithė popujve tė Ballkanit.
    Me Aristidhin flisnim nė telefon shpesh herė. Njė ditė
    tetori mė thotė se ishte shumė i sėmurė, dhe i paralizuar i tėri.
    Kur mė tha kėto fjalė mė kapi njė trishtim i thellė, mbeta i
    hutuar me telefonin nė dorė. Nuk mund tė besoja qė po dėgjoja
    fjalėt nga vetė ai se po shuhej.
    Mė 12 tetor rreth orės 11 paradite mė telefonon
    sekretarja e Aristidhit, Albana dhe mė thotė: “Aristidhi vdiq
    mbrėmjen e 11 tetorit nė orėn 22.30 minuta”. Njerėzit e afėrt tė
    Aristidhit e prisnin qė ai do vdiste. Sepse ai vuante nga njė
    sėmundje qė nuk kishte shėrim.
    Pėr arsye tė punės time nuk munda tė isha nė varrimin e
    miku tim, atė ditė tė zezė tetori tė vitit 2000, nuk munda atė ditė
    t’i jepja pėrshėndetjen e fundit vėllait tonė arvanitas. Kėshtu
    Aristidh Kola mbeti nė kujtesėn time i gjallė si atė ditė qė
    biseduam nė Selanik dhe u pėrshėndetėm nė stacionin e trenit,
    ai pėr nė Athinė e unė pėr tė vazhduar rrugėn pėr studimet
    historike tė shqiptarėve tė Greqisė, Arvanitasit.

    (Marrė nga libri i Arben Llallės "Aristidh Kola dhe shtypi Shqiptar"
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  6. #6
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Koha ndonjehere ngaterron adresat. Dhe hedh shpirtra te nje kohe dhe bote ne nje kohe dhe nje bote tjeter. Dhe atehere ndodh qe shpirtra fisnike te lindin ne kohera dhe ne bote banale. Dhe atehere keta shpirtra quhen RILINDAS.
    Shpesh kombet shpetojne nga "nje rastesi fatlume". Pikerisht fale ketyre shpirtrave me adrese te gabuar.
    Ne France Zhan d`Ark.
    Ne Amerike Linkolni dhe F.D.Ruzvelt.
    Ne Shqiperi.....Skenderbeu, Naim Frasheri, Ismail Qemali.
    Nder arbereshet e Italise De Rada dhe Dh.Kamarda.
    Ne pjesen arberore, matane kufirit, Aristidh Kola.

    Keta njerez nuk kane nevoje per Panteona apo Mauzeoleume.
    Shpirtrat Fisnike nuk kane nevoje per aureola mermeri.
    -

  7. #7
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    A ka dijeni dikush nė qoftė se gjendet ndonjė materjal i Aristidh Kolės nė Anglisht?
    Ėshtė shumė e rėndėsishme, nė qoftė se dikush ka dijeni do tu lutesha tė mė kontaktonit!
    Ju faleminderit
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  8. #8
    Nė kėrkim tė njė bashkimi kombėtar

    Nga Aristidh KOLA

    Dhe kush mund t’ua tregojė kėtė rrugė? Kush ka detyrė dhe obligim, por dhe mundėsinė pėr t’u treguar rrugėn e shumėdėshiruar? Ja njė pyetje qė u vihet sot intelektualėve, si atyre qė ndodhen Brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Ėshtė ndoshta e hidhur tė konstatoj se nė shekujt e kaluar, intelektualė tė lavdishėm me origjinė shqiptare, jo vetėm qė nuk luftuan pėr t’i treguar rrugėn e bashkimit kėtij populli tragjik, por bėnė ēmos pėr tė ndarė nga kombi pozitėn e tyre. Shumė fshihnin edhe origjinėn e tyre….
    Intelektualėt e rinj, nuk mund tė kenė tė njėjtėn pikėpamje, sepse janė tė ndėrgjegjėsuar pėr problemin dhe mendojnė se do t’i japin shpejt a vonė llogari historisė qė nuk korruptohet, qė mban pendė pėr tė shkruar.
    Nėpėrmjet njohurisė tė historisė sė vėrtetė dhe parahistorisė tė popullit dhe tė shkaqeve qė e kanė ēuar nė fatin e keq tė sotėm, do tė fillojė tė lėshojė filiza vizioni dhe shpresa pėr tė ardhmen e tij. Por historia e popullit shqiptar akoma nuk ėshtė e shkruar. Akoma mbeten tė panjohura shumė shkaqe dhe shumė prirje tendencione, nga tė cilat disa konsiderohen tė justifikuara, tė tjera tė pajustifikuara, me gjithė qė unė personalisht nuk pranoj as edhe njė justifikim nė fshehjen ose shtrembėrimin e historisė. Si arritje, si dėshtimet janė tė dobishme si pjesė didaktike tė historisė sė njė populli.
    Nga njohja e thellė e historisė sė vėrtetė do tė ndėrgjegjėsohej populli jo vetėm pėr virtytet e tij, por kryesisht pėr tė metat e tij dhe do tė gjejė mėnyrėn t’i kapėrcejė tė metat dhe tė kultivojė virtytet. Dhe ky obligim ndodhet kryesisht nė supet e intelektualėve. Nė mėnyrė e veēantė, intelektualėt e diasporės edhe pse ndodhen larg atdheut tė tyre, kanė avantazhin tė shohin ēka ndodh atje me qartėsi mendore mė tė madhe dhe mė objektivisht, prej pėrvojės qė kanė nga kontakti me popujt e tjerė pėr zgjidhjen e problemeve kombėtare tė rėndėsishme.
    Detyrė tė rėndėsishme pėr intelektualėt e diasporės do tė konsideroja kultivimin adekuart tė ndėrgjegjėsimit dhe pėrqendrimin nė gjetjen e lidhjes sė hallkave tė humbura tė zinxhirit kombėtar. Ēfarė duhet kuptuar me kėtė?
    Pėr sa u pėrket atyre qė janė Brenda Shqipėrisė, intelektualė, artiste dhe nė pėrgjithėsi njerėzit e mendjes dhe tė artit, kuptohet se ata kanė peshėn mė tė madhe. Periudhat e kryengritjeve, e ndėrrimeve me dhunė tė sistemit, ose dhe tė ndėrrimeve tė thjeshta nė strukturat sociale-ekonomike tė njė shteti, mbartin njė rrezik qė nuk duket menjėherė. Brenda njė nate, njė jave ose njė viti, mund tė pėrmbysen dhe tė rrėzohen vlera shekujsh me ndėrgjegje ose pa ndėrgjegje.
    Populli shqiptar me “kokėfortėsinė” qė e karakterizon konservatorizmi, arriti tė ruajė vlera ideale dhe modele kulturore nėpėr shekuj. Besa, sedra, krenaria, drejtėsia, sensibiliteti gjithashtu dhe shumėllojshmėria e madhe e formave tė artit popullor dhe tė kulturės, rrezikohen tė rrafshohen brenda njė minimumi kohe.
    Shqipėria del nga njė periudhė e gjatė izolimi dhe e lirive tė kufizuara, nė njė botė ku mbisundon gjuetia e pasurimit tė lehtė dhe e lavdisė sė lehtė. Ndjen se ka aftėsi tė futet nė kėtė lojė, ku nuk ekzistojnė ligje, rregulla humanizmi dhe sensibiliteti si dikur nė kohėrat e shkuara.
    Shqiptari i sotėm nuk ka mundėsi kohore, as edhe luksin tė adoptojė kėtė gjueti me masat tradicionale, pėrkundrazi rrezikon tė adoptohet, gjė qė u duk nė mjaft raste tek refugjatėt e viteve tė fundit.
    Ky “karakteri i ri” i refugjatėve do tė transferohet sigurisht dhe nė Shqipėri, siē pėrhapet njė sėmundje epidemike. Kush do t’i konstatojė kėto rreziqe dhe si do tė bindet populli t’i verė frerin kėsaj tė tatėpjete tė rrezikshme qė kėrcėnon tė shndėrrojė shqiptarin nė njė ujk tė uritur pėr bashkėqytetarin dhe bashkėpatriotin e tij?
    Nga ana tjetėr, kjo liri e befasishme mbas gjysmė shekulli primitivimi dhe izolimi nga modernizimet kulturore dhe artistike, e ka shndėrruar zemrėn e tij nė njė arė tė etur qė ėshtė gati tė pranojė jo vetėm shiun e pastėr dobiprurės, por edhe ēdo lloj ujėrash tė qelbura.
    Me njė predispozitė tė tillė psikologjike si mund tė rezistojė ndaj “imperializmit kulturor” qė ndodhet nė kulmin e tij? Si mund tė rezistojė ndaj shndėrrimit tė tij kulturor nė rast se artistėt dhe intelektualėt e mėdhenj shqiptarė, vetėm konstatojnė rreziqet, pa sugjeruar masa efikase? Frymėzimet e tyre duhet t’i marrin nga burimi shumė i pasur dhe i pashfrytėzuar gjer mė sot i artit dhe historisė sė popullit tė vet.
    Kultivimi i njė trungu kombėtar kulturor ėshtė i domosdoshėm dhe i nevojshėm, njėsoj i barazvleshėm me forcimin ushtarak tė mbrojtjes sė njė kombi, tė njė populli sot e pėrherė. Popujt qė humbėn identitetin e tyre kulturor shpejt u zhdukėn. Tek shumė intelektualė dhe artistė qė kanė ardhur si emigrantė nė Greqi, e kam konstatuar kėtė rrezik dhe u them se nuk mė intereson nė qoftė se kanė aftėsinė tė kėndojnė bukur si Maikėl Xhekson ose tė lozin veglat muzikore si Luis Amstrong ose Pavlo Kazals ose tė pikturojnė si Pikaso ose Dali, por duhet tė jenė tė aftė tė krijojnė vepra qė tė kenė personalitetin dhe identitetin shqiptar.
    Nuk mė intereson tė kenė aftėsinė e mimetismit, por aftėsinė e krijimtarisė me kuptimin e termit tė vjetėr grek krijimtari, krijoj, krijues. Rrjedhimisht krijues ėshtė ai qė bėn vepėr, qė frymėzohet nga populli i tij dhe i drejtohet popullit tė tij.
    Nė qoftė se kjo vepėr ėshtė me tė vėrtetė e madhe do tė ketė dhe rrezatim botėror. Ata qė nisen anasjelltas, d.m.th me synimin tė bėjnė vepra botėrore, duke mos shikuar popullin e tyre kanė simptoma patologjike tė njė personaliteti tė turbulluar.
    Gjithė kėto sigurisht “Ia them nuses qė t’i dėgjojė vjehrra”. Dhe nė kėtė rast “vjehrra” ėshtė udhėheqja politike e Shqipėrisė qė i uroj tė mos ketė “vesh tė rėndė”

    Milosao
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  9. #9
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Hmmm, cudi qė libri "Greqia nė kurthin Serb" ėshtė botuar vetėm nė 500 kopje, dhe si nė shqipėri si nė greqi ėshtė i pagjetshėm!
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #10
    "Mos u ēuditni me kundėrshtinė, pėrplasjet dhe urrejtjen midis kėtyre tri feve: judaizmit, krishterimit dhe myslimanizmit. Kundėrshtitė e tyre tė brendshme ideologjike janė shumė herė mė barbare se ēdo tjetėr. Tė gjithė rivendikojnė pėr veten e tyre dhuratėn e perėndisė, tė pagabueshmen, uniken, duke i konsideruar tė tjerėt “dhen flijimi”, ndėrsa vetveten shpėtimtarė tė perėndisė. Fanatizmi i tyre i drejton drejt veprės qė pėlqehet nga zoti i secilit qė tė tė “shpėtojnė” me ēdo mėnyrė, qoftė dhe me prerje koke!"
    — Aristidh Kola

    "Pėr shqiptarin, liria ėshtė tejet e vyer. Krishterimi e zhvendos problemin e lirisė nė botė tė pėrtejme dhe tė pasigurta. Liri do tė thotė atje nėnshtrim ndaj zotit, siē na tregojnė fletushkat e krishtera. Shqiptarėt nuk e kuptojnė kėtė dhe mė kot do tė lodheni t'ua shpjegoni."
    — Aristidh Kola

    "Fetė orientale karakterizohen nga reja e madhe e zotave hakmarrės e tė tmerrshėm, prej tė cilėve njeriu ėshtė i varur nė pėrjetėsi. Njerėzit atje janė tė detyruar tė kėrkojnė mėshirėn e shpirtmadhėsisė sė zotit, nėn hijen e shpatės sė tij, sė cilės nuk i shpėton dot askush."
    — Aristidh Kola

    "Feja e krishterė, myslimane, judaike, madje dhe ajo indiane, bazohen nė ideologjinė e mėshirės. Mendoj se mėshira ėshtė alfa dhe omega e feve me prejardhje judaike. I luten me pėrulėsi mėshirės sė "zotit", qė do tė thotė se i luten me pėrulėsi dhe mėshirės sė kundėrshtarit, tė fuqishmit, tė pushtuesit."
    — Aristidh Kola
    Revolution 1848

  11. #11

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Emigrimet e Arbereshve ne Krete,Zakinth,Qefaloni,Korfuz dhe Qipro(1)
    Nga Aristidh Kola
    http://img213.imageshack.us/img213/1483/skanna0003.jpg
    http://img203.imageshack.us/i/skanna0003.jpg/
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 16-10-2010 mė 09:04

  13. #13
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet nė Bllog
    7

    Pėr: Aristidh Kola


Tema tė Ngjashme

  1. Si mund tė ulet ndikimi grek nė shqipėri ?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. "Aristidh Kolėn e vranė shėrbimet sekrete greke"
    Nga ALBA nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 28-09-2009, 18:51
  3. Aristidh Kolja-Arvanitasat
    Nga gega nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-03-2008, 08:06
  4. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Botimi i Kolise
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 29-07-2002, 10:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •