Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Pirro Rajsa, shqiptari që përpiloi hartën e Antarktidës që më 1513

    Admirali shqiptar, Pirro Rajsa kishte përpiluar një hartë të saktë të Antarktidës, 300 vjet para se të zbulohej kontinenti.

    Në 1929 në arkivat e pallatit të sulltanëve - Top Kapi- në Stamboll, u gjet një pergamen i vjetër, i mbështjellë në formë ruloni dhe krejt i mbuluar nga pluhuri. Pergamenit iu hoqën vulat e mbylljes dhe para syve të historianëve u shfaq një dokument i çuditshëm, një hartë e plotë dhe e saktë e Antarktidës.

    Historiani turk, Et‘hem Halili, e studioi me kujdes hartën dhe deshifroi vulën e firmën e autorit të këtij dokumenti: Kryeadmirali dhe komandanti i flotës së Perandorisë Turke, Pirro Rajs, viti 1513 ose 919 sipas kalendarit mysliman. Studimi i kujdesshëm i hartës tregoi se admirali kishte shfrytëzuar mbi 20 burime paraardhëse dokumentesh. Në njërin nga mbishkrimet ai vërtetoi se e kishte kopjuar hartën, se ai e dinte shumë mirë që Toka është e rrumbullakët. Boshti i Tokës Jug-Veri ishte i zhvendosur me 5 gradë nga koha e të dhënave fillestare dhe Poli i Veriut e Poli i Jugut ndodheshin në pozicione të tjera nga ato të tanishmet. Këto të dhëna shkenca mundi t‘i vërtetonte në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të, por si mundi shqiptari Pirro Rajs t‘i formulonte në shekullin e 16-të, në një kohë kur në Evropë nuk kishte lindur akoma Galileu, Xhiordano Bruno, Koperniku etj., dhe kisha nuk lejonte as idenë se Toka mund të ishte e rrumbullakët.

    Pirro Rajs (Rajca)

    Pirro Rajs ishte një feudal shqiptar, i cili u vu në fund të shekullit të 15-të në shërbim të sulltanit si studiues hartografik, ku shkëlqeu në këtë fushë dhe u mbiquajt "arnauti" (shqiptari). Për rezultate të shkëlqyera në lundrim shumë shpejt mori titullin admiral dhe më vonë u emërua si kryekomandant i flotës luftarake perandorake. Udhëhoqi flotën turke në shumë beteja fitimtare në Mesdhe, projektoi anije dhe përgatiti atlase që u përdorën gjatë 200 vjetëve nga lundruesit venecianë dhe norvegjezë, që në shekullin e 16-të u përmblodhën në veprën madhore "Kutabi Barine" dhe që u përdor në të gjithë Evropën.

    Zbulimi i hartës së Pirro Rajsit e futi shkencën në një debat të vështirë. Harta e admiralit shqiptar është shumë më e saktë se harta e shekullit të 20-të për Antarktidën. Në hartë janë shënuar me saktësi kufijtë, kontinentet, malet, qafat, gjiret, lumenjtë e lagunat, që sot janë të mbushura me akull, janë përshkruar me hollësi brigjet e Antarktidës Jugore. Vetëm me studime intensive u arrit në vitin 1956 të vërtetohej se në Antarktidë, nën shtresën kolosale të akullit, dikur kanë rrjedhur lumenj dhe ka pasur lugina të gjelbëruara. Kufiri i plotë i kontinentit u saktësua pas studimesh të shumta (përfshi dhe ato satelitore) në vitin 1998. Punuan ekspedita të fuqishme amerikane, franceze, gjermane dhe belge, të pajisura me aparatura gjeofizike dhe sisteme kompjuterike të fjalës së fundit të shkencës.

    Dhe përfundimi:

    Harta e admiralit shqiptar, e firmosur në vitin 1513, ishte absolutisht e saktë. Si është e mundur? Shkencëtarët anglezë thanë: "Një rebus dinamik oriental", francezët "Mistifikim" etj., por fakti mbeti i patundur. Me një studim të imët mbi origjinën e pergamenit dhe shkrimeve mbi hartë u vërtetua autenciteti i saj. U arrit në përfundim se harta ka qenë e madhe dhe se kjo është vetëm një pjesë e saj, pjesa tjetër ka humbur.

    Historiani gjeografik, Çarls Hepgud, ua dha një kopje të hartës studiuesve të Specialistëve të aviozbulimit të SHBA-së, pa iu thënë se përse ishte fjala. Këta ekspertë punuan me përgjegjësi dhe arritën në këtë përfundim: harta është përgatitur nga specialistë shumë kohë më parë dhe për ta realizuar kishin përdorur metodat e gjeometrisë sferike. Harta është përgatitur përpara se kontinenti i Antarktidës të mbulohej nga akulli. Njerëzit që e kanë përgatitur këtë hartë (dhe patjetër harta të tjera të globit që kanë humbur) duhet të kenë pasur njohuri të thella në gjeometri, matematikë, astronomi, topografi dhe dispononin mjetet e duhura për zbatimin e këtyre shkencave në praktikë. Dhe kjo duhet të ketë ndodhur 12000 vjet më parë. Nga llogaritjet e sotme del se 15-20 mijë vjet më parë polet e tokës kanë qenë në një pozicion tjetër dhe Antarktida ka qenë një kontinent i gjelbëruar, ndërsa pjesët e tjera të globit tokësor, të mbuluara me akullin polar. Qytetërimi njerëzor ishte në një nivel të lartë dhe dihej se toka ishte e rrumbullakët, dinin të matnin diametrin e saj dhe të kryenin llogaritje e projeksione ekuidistanciale. Në hartën e Pirro Rajsit është hequr drejtimi Jug-Veri, vija kalon nëpër Asuan-Delta e Nilit dhe rrafshnaltën e Gizës, ku më vonë egjiptianët ndërtuan me saktësi astronomike piramidat e famshme.

    Shqiptari Pirro Rajs ka lënë sqarimet e tij në polet e hartës, ku shënon se ka kopjuar dokumente të vjetra të para 1500-2500 vjetëve të trashëguara nga Biblioteka e Aleksandrisë. Këto dokumente kanë qenë të kopjuara nga dokumente akoma më të vjetra, që të çojnë deri në 12000 vjet më parë. Me shkatërrimin e Bibliotekës së Aleksandrisë shumë shkencëtarë mundën të fshehin dhe të ruajnë harta e dokumente të rëndësishme që ua linin trashëgim pasardhësve. Shumë vonë është gjetur harta e Evropës Veriore, e cila datohet të paktën të jetë 9 mijëvjeçare. Hulumtimet astronomike dhe klimatike, si dhe legjendat që qarkullojnë në popujt e lagunës së Nilit, në rrafshinën e Judit, në malet e Andeve etj., dëshmojnë se në mijëvjeçarin XII-XI para erës së re në tokë ndodhi një katastrofë globale, kataklizma, që quhet përmbytja e Noes, për shkak të ndryshimeve të theksuara të klimës, masat e akujve shkrinë dhe niveli i oqeaneve e deteve u rrit aq shumë sa përmbyti qendrat e banimit në ultësira. Duke pasur parasysh këtë katastrofë natyrore, paraardhësit e hershëm të qytetërimit morën masa për ruajtjen, ndër të tjera dhe të dokumenteve shkencore, të cilat kopjoheshin dhe transmetoheshin brez pas brezi. Pas zbulimit të hartës së Pirro Rajsit kërkimet shpunë dhe në zbulimin e dy hartave të tjera te ngjashme. Harta e dytë, e përpiluar nga Orontus Finus, gjeograf dhe matematikan italo-francez, është e vitit 1531 dhe tregon Antarktidën të lirë nga akulli. Sipas analizës, del se kjo hartë bazohet në të dhëna akoma më të vjetra se të Pirro Rajsit. Harta e tretë e përgatitur nga akademiku Filip Buashe në shekullin e 18-të është po aq e saktë sa harta e përgatitur në 1956 nga gjeofizikanët modernë dhe e saktësuar nga studimet satelitore. Këto vërtetojnë se kapitenët e qytetërimit super të lashtë 12-15 mijëvjeçarë kanë kryer zbulime po aq të mëdha e të lavdishme sa edhe pasardhësit e tyre të kohëve moderne e ishin po aq të zotë në njohjen e botës e shfrytëzimin e shkencave dhe u lanë trashëgim qytetërimeve pasardhëse (egjiptianëve, sumerianëve etj., njohuritë në lundrim, astronomi, matematikë, ndërtim, hartografi.

    M. HABILI

    Gazeta SHQIP
    05-09-2006

  2. #2
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690

    Piri Reisi Pirat

    Per Piri Reis-in dhe Harten e tij kam degjuar dhe e kam pare pertejse para 20 vjetesh.
    Se ishte Admiral i Flotes Turke, -kete nuk e kisha te njohur!
    Une e kam ditur se ka qene Pirat e Renegat deti.

    Mirepo ket' se ishte shqiptar tani po e degjoj per te paren here!

    Pirro, Rrasja sa te mundesh miko, po a ke ndonje te dhene a reference ne baze te se ciles Piri Reisi deshmohet si shqiptar, arnaut, alban, a ckado. Se keshtu nuk na hacen larg.

    E megjithe kete une e quaj si teme interesante dhe jashtezakonisht te rendesishme (po qe se dikush bjen fakte qe dokumentojne origjinen e Piri Reisit)

    Faleminderit qe ma kujtuat kete kuriozitet pas kaq shume kohesh, se isha nje femi i mitur athere dhe vertete cuditem si e kam mbajtur mende kaq gjate.


    :')
    Ndryshuar për herë të fundit nga Baptist : 07-09-2006 më 06:36 Arsyeja: reformat

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Redmond, WA, USA
    Postime
    181
    Nga erdhi mbiemri Rajs. Uh, q'më nervozoni me këto bastardime. As nuk shkruhet ashtu e as nuk tingëllon ashtu. Gazetarët si M. HABILI do ta quajn edhe Kapetan Orizi, ose Kapetan Pasuli me këto mend që i kanë.

    Atë e paskan thirrur Reis që në turqisht do të thotë kaptan anije dhe shqiptohet njësoj si në shqip reis

    Emri i vërtetë i tij qenka Muhiddin Piri i biri i Haxhi Ali Mehmetit (Haci Ali Mehmed).

    Këto informata i gjeta këtu:
    http://www.prep.mcneese.edu/engr/eng...afet/afet2.htm
    Life And Work of the Turkish Admiral: Piri Reis
    THE OLDEST MAP OF AMERICA,
    DRAWN BY P1RI REIS
    by
    Prof. Dr. Afetinan
    Translated
    by:
    Dr. Lenian Yolac
    TURK TARIH KURUMU BASIMEVI -- ANKARA
    1954

  4. #4
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    une shkrova saktesisht ashtu si e mbaj mend te shqiptohej dhe kjo ishte Piri Reisi, dhe jo Rajs!
    Ndersa fakti se une e mbaj mend per Pirat ta thote vete se e afron edhe me teper gjasen per te qene ndonje esnaf i pasur shqiptar i cili ne nderkohe ka rene ne kundershtim me imperializmin turk

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2005
    Postime
    117
    Citim Postuar më parë nga Agron_ca
    Nga erdhi mbiemri Rajs. Uh, q'më nervozoni me këto bastardime. As nuk shkruhet ashtu e as nuk tingëllon ashtu. Gazetarët si M. HABILI do ta quajn edhe Kapetan Orizi, ose Kapetan Pasuli me këto mend që i kanë.

    Atë e paskan thirrur Reis që në turqisht do të thotë kaptan anije dhe shqiptohet njësoj si në shqip reis

    Emri i vërtetë i tij qenka Muhiddin Piri i biri i Haxhi Ali Mehmetit (Haci Ali Mehmed).

    Këto informata i gjeta këtu:
    http://www.prep.mcneese.edu/engr/eng...afet/afet2.htm
    Life And Work of the Turkish Admiral: Piri Reis
    THE OLDEST MAP OF AMERICA,
    DRAWN BY P1RI REIS
    by
    Prof. Dr. Afetinan
    Translated
    by:
    Dr. Lenian Yolac
    TURK TARIH KURUMU BASIMEVI -- ANKARA
    1954
    Me shume se kombesia e personit qe ka bere harten ka rendesi permbajtja e hartes.
    Jeta eshte e shkuter, dita eshte e gjate.

  6. #6
    Me kishte shpetuar kjo teme pa e pare. Per Piri Reis kam lexuar shume madje ne nenforumin e shkences eshte kjo teme Gjurmet e Civilizimeve te Zhdukura ku ne shkrimin #2 flitet pikerisht per kete admiral dhe harten e tij. Se dija qe ishte shqiptar por qe mbahet si hartuesi ose me sakte mbledhesi i materialeve me te cilat hartoi nje harte qe paraqet brigjet e Amerikes Jugore dhe pjesen veri perendimore te Antarktikes (ndonese ka mendime nga specialiste qe e kundershtojne kete fakt). Pretendohet si burimet e perdorura jane marre ne biblioteken e pasur te Kostandinopojes si dhe nga lundrues te tjere. Po ashtu keto burime i referoheshin te tjerave shume me te lashta pasi paraqitja e brigjeve te Antarktides eshte bere e tille qe e tregon ate ma akull, me masive tokesore madje male dhe lumenj. Ketu qendron dhe problemi me harten e tij pasi ky kontinent dihet qe ka me qindra mijera vjet qe eshte i mbuluar nga akulli. Qe mos dal nga tema (te interesuarit mund te ndjekin link qe paraqita) admirali Piri Reis (mesa di une Piri do te thote admiral ne gjuhen osmane) eshte bere i njohur ne histori sidomos per kete fakt.

  7. #7
    Larguar Maska e lone_star
    Anëtarësuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Houston, TX
    Postime
    222
    Me duket se ka nje gabim ketu.

    Emri ne osmanllisht eshte Piri Reis qe me turqishten qe kam me duket se do te thote dicka si kapiten ose komandant (Edhe Piri edhe Reis kane kuptime te ngjashme me kryetar ose komandant)
    Emrin e plote e ka patur Haxhi Muhiddin Piri Ibn Haxhi Mehmed. Prandaj kapercimi nga Piri ne Pirro dhe sidomos nga Reis ne Rrajca me duket i pa studiuar mire dhe i nxituar. Nuk eshte cudi qe te kete qene shqiptar vec sepse shumica e komandanteve te flotes se perandorine osmane ishin me origjine jo turke. Pervoje lundrimi kishin greket dhe popujt e tjere perreth.

  8. #8
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Bera nje kerkim per Piri Reis , por nuk munda te gjej as dhe nje referim te vetem per origjinen e tij Shqiptare. Do te ishte interesante te kishte ndnj link referimi per origjinen e tij Shqiptare por me sa duket z.Habili e ka bazuar çdo gje ne hamendjen e tij. Pak a shume te gjitha materialet mbi Piri Reis bazohen ne biografine e
    Dr Prof Afetinan i publikuar me 1954.
    ftp://www.prep.mcneese.edu/preis/preis.pdf
    Liberté, égalité, fraternité

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Pirro Rajsa, shqiptari që përpiloi hartën e Antarktidës që më 1513

    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Tema të Ngjashme

  1. Roli i UNMIK në Kosovë
    Nga Hyllien në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 26-11-2009, 01:04
  2. Nacionalizmi si nocion dhe zbatimi i tij ne praktike!
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 14-09-2009, 17:27
  3. Shqiptari shmang tragjedine
    Nga AjSi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-04-2009, 22:36
  4. Shqiptari i ri
    Nga ZANOR në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 12-11-2008, 03:08

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •