Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Anetar i Rrezikshem Maska e kacaku basket
    Anėtarėsuar
    16-10-2002
    Vendndodhja
    Torino (Itali)
    Postime
    1,700

    Mole Antonelliana,sinagoga qe u be simboli nje qyteti.

    Mole Antonelliana,sinagoga qe u be simboli nje qyteti.

    Mole Antonelliana eshte nje struktur e ndertuar me mure guri,ndertimi i saj filloi ne vitin 1863 dhe eshte e lart 167 metra.Ne fillim duhet te ishte nje Sinagoge(ndertese reigjose hebraike):sapo ishte dhene leja e culteve jo katolike ne Itali dhe komuniteti Hebre deshironte te ndertonte nje tempull me shkolle brenda.Zgjedhja e Antonelli si arkitekt doli me shume probleme,ai propozoi nje seri modifikimesh qe do te ngrinin lartesine e ndertimit ne 113 metra,47 metra me teper nga kupola orgjinile.Keto modifikime,zgjatja e kohes se ndertimit dhe zhpenzimet e medha nuk u pertypen nga komuniteti Hebre,ne vitin 1869 vendosi te mbylle punimet me nje ēati provizore.Ne vitin 1873 u arrit marreveshja me komunen e qytetit te Torinos,e cila i dha komunitetit Hebre terren ndertimi per te ndertuar Sinagogen aktuale dhe mori persiper rifillimin e punive te Mole.Shkak i kesaj gjeje u be dhurata qe qyteti Torinos donte ti bente mbretit Vittorio Emanuele II.
    Antonelli rifilloi punimet me nje tjeter seri modifikimesh gjate punimeve qe cuan lartesine e Mole ne 146 metra,153 metra dhe ne fund 167 metra.Duke e bere Mole ndertesen me mure guri me te larte ne Europe.

    Per fat te keq Mole ka filluar te shfaqe problemet e saja struturale menjehere,duke pare dimensionet e saja aktuale, te vogla ne baze dhe peshen e madhe qe duhet te mbante.Terreni mbi te cilin ajo mbeshtetej ishte terreni i mureve te vjetra te qytetit te shembura nga Napoleoni ne fillim te '800,mendohet qe terreni te mos ishte shtypur akoma mire kur u ndertua Mole.
    Antonelli punoi per Mole deri ne fund te jetes se tij.Ishte bere legjendare nje tip ashensori i aktivizuar nga nje karrukull qe ēonte lart disa dhjetra metra gati 90-vjecarin arkitekt per te verifikuar personalisht zhvillimin e punimeve.Antonelli nuk arriti te shikoj vepren te perfunduar.
    Mbas vdekjes vendin e zuri djali i tij Costanzo,ndersa Annibale Rigotti dekoroi muret e brendshme nga viti 1905 deri me 1908.

    Mole nuk ka patur kurre jeten e lehte.Gjate ndertimit te saj,Torino u godit nga nje termet i fuqishem ishte dt 23 shkurt 1887, i cili detyroi arkitektin te modifikonte projektin per ta forzuar.
    Gjeniu qe u vendos ne maje te Mole u shemb ne 11 gusht 1904 nga nje stuhi dhe u zevendesua me nje yll i cili ka nje diameter rreth 4 metra.Gjeniu mund te shikohet akoma ne brendesi te Mole dhe shpesh here shkembehet nga vizitoret per nje Engjell.
    23 maj 1953 nje tjeter stuhi e fuqishme e shoqeruar nga erera te forta,ben qe te shemben plot 47 metra nga maja e Mole.Ne 1961 filloi rindertimi i pjeses se shembur por kete here jo ne mur por me nje strukture metalike e veshur me gure.Gjate punes se perforzimit ishte vendosur qe ne brendesi te ndertoheshi harqe te medha betoni per te mbajtur peshen e madhe te Mole.Keto harqe i hoqen bukurine vepres dhe u kritikuan ashper nga kritiket dhe kjo gje mund ti shkaktone edhe probleme elasticiteti vepres.

    Nga vitet '60 deri ne vitet '90 Mole u perdor si ballkon mbi qytetin fale ashensorit qe te dergonte deri ne 70 metra lartesi ku ndodhet nje verande e vogel per te pare Torinon.Mgjth Mole sa po vinte dhe po humbte interesin e qytetit dhe duhej nderhyre per te afruar dhe nje here vizitoret,torinezet nen kembet e Mole.
    Pas disa vitesh mbyllje te Mole,per restaurim e ashensorit (keto te nevojshme) dhe eleminimin e disa harqeve prej betoni,Mole u be Muzeumi Kombetar i Kinematografise.
    Tashme ne te ndodhen makina fotografike pre-kinematografike te quajtura lanterne magiche,pjese te filmave te pare italian dhe boteror,dhe nje riveshje e brendshme metermend mahnitese.
    Qe nga viti 1998 me rastin e mbarimit te ndricimit te jashtem dhe lindjen e manifestimit "Luci d'Artista" ne krah te Mole munde te shikohet qarte nje instalim me drita nga Mario Merz,quajtur "Il volo dei numeri"(fluturimi i numrave).

    Klodi

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kacaku basket : 05-09-2006 mė 19:49

  2. #2
    Anetar i Rrezikshem Maska e kacaku basket
    Anėtarėsuar
    16-10-2002
    Vendndodhja
    Torino (Itali)
    Postime
    1,700
    Ky eshte Ylli qe ndodhet momentalisht ne majen e Mole Antonelliana.Simbol i Torinos.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #3
    Anetar i Rrezikshem Maska e kacaku basket
    Anėtarėsuar
    16-10-2002
    Vendndodhja
    Torino (Itali)
    Postime
    1,700
    Nr e instaluar nga Mario Merz.
    Aty ku mbarojne numrat eshte dhe ballkoni ku te ngjit dhe ashensori.



    Nje pamje nga larg e Mole Antonelliana.


  4. #4
    Anetar i Rrezikshem Maska e kacaku basket
    Anėtarėsuar
    16-10-2002
    Vendndodhja
    Torino (Itali)
    Postime
    1,700
    Kavot e ashensorit dhe maja e kupoles ku eshte dhe kapolinea e tij.
    Ashensori te dergon ne lartesine 85 metra ne per nje kohe prej 59 secondash.
    Gjante ngritjes mund te shikosh nga afer veshjen e kupoles qe eshte dicka perrallore.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Tema tė Ngjashme

  1. Simboli i shqiponjės me dy koka nė flamurin tonė kombėtar
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 464
    Postimi i Fundit: 17-06-2023, 04:16
  2. Dardani apo Kosovė
    Nga Statovci nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  3. HISTORIA E QYTETEVE SHQIPTARE (edmondfieri)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 14:28
  4. Burreli, qyteti me mė shumė viktima nė ‘97
    Nga FLORIRI nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-05-2005, 08:24
  5. Del nga dheu qyteti 2000-vjeēar i Adrianopolit
    Nga shoku_sar nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-08-2003, 04:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •