I famshmi Kanun i Lekė Dukagjinit mbėrriti edhe nė duart e japonezėve. Krahas gjuhėve angleze, italiane, gjermane, etj., kodet mesjetare tė Shqipėrisė sė Veriut, u pėrkthyen edhe nė gjuhėn e Japonisė sė largėt, duke zgjeruar kėshtu gjeografinė e vendeve ku njihet ky kanun.

Ėshtė pikėrisht studiuesi japonez Kazuhito Yamamoto, pėrkthyesi i ligjeve tė Malėsisė sė Veriut.

Sipas Radio Kosovės, Yamamoto ishte pjesėmarrės nė Seminarin pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn shqiptare qė u mbajt kėto ditė nė Prishtinė e ku merrnin pjesė njė numėr i madh i albanologėsh dhe studiuesish tė gjuhės, letėrsisė e kulturės shqiptare.

Nė mesin e tyre ishte edhe studiuesi japonez Kazuhito Yamamoto i cili ėshtė njė nga studiuesit mė tė zellshėm tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit.

Ai i ka kushtuar disa studime ligjeve tė mbledhura fillimisht nga Shtjefėn Gjeēovi.

Kėshtu, njė syresh ėshtė “The Tribal Customary Code in High Albania: a Structural Analysis of the Ethics”. Njė fjalim ky i mbajtur disa vite mė parė nė Kongresin e dytė Ndėrkombėtar tė Antropologjisė nė Gjermani.

Si studiues dhe pėrkthyes i Kanunit, por edhe si pjesėmarrės nė seminarin e Gjuhės, Yamamoto pati njė takim me zv.ministren kosovare tė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Angjelina Krasniqi.

Nė takim mori pjesė edhe akademiku Mark Krasniqi. Zėvendėsministrja Krasniqi e falenderoi z. Kazuhito Yamamoto pėr interesimin e tij pėr kulturėn shqiptare si dhe pėr ndihmėn qė qeveria japoneze po jep pėr Kosovėn.

Gjatė bisedės, mėsohet se Yamamoto, u interesua edhe pėr pėrkthimin nė gjuhėn japoneze tė fjalimit tė akademikut Mark Krasniqi, tė mbajtur nė Senatin belg mė vitin 1992 ku jepet njė histori e shkurtėr e Kosovės dhe i represionit serb mbi popullsinė shqiptare nė Kosovė. Sipas Departamentit pėr Marrėdhėniet me Publikun, pranė Ministrisė sė Kulturės tė Kosovės, nė takim mori pjesė edhe z. Selaudin Velaj, njė shqiptar me origjinė nga qyteti i Vlorės, i shpėrngulur nė Amerikė nė kohėn e Fan Nolit, i cili ėshtė njė letėrkėmbyes i rregullt me Kazuhito Yamamoton.


Marre tek: http://www.a1tv.com.al