Kombetarja, Armando Duka ne konflikt interesi

E Diele, 03 Shtator 2006

Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve i kerkoi dje Presidentit te Federates Shqiptare te Futbollit te clirohet menjehere nga konflikti interesave: Duka duhet te terhiqet ose nga Supersport-i i tij ose nga posti i kreut te FSHF

Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve i kerkoi dje Presidentit te Federates Shqiptare te Futbollit, Armando Duka ti jape fund konfliktit te interesit lidhur me qenien e tij te njekohshme drejtues i FSHF-se dhe aksioner, nepermjet pjesetareve te familjes, ne kompanine Supersport qe transmeton ndeshjet e Shqiperise. ZMQ po ndjek me vemendje debatin ne lidhje me poziten juridike te lidershipit te futbollit shqiptar, marredhenieve financiare, interesave te publikut dhe Kombetares se futbollit, thuhet ne deklaraten e Zyres per Mbrojtjen e Qytetareve, ndersa perfaqesuesja e futbollit shqiptar luajti ne Bjellorusi per ndeshjen e vlefshme per eliminatoret e Kampionatit Europian.

Megjithe vemendjen dhe audiencen e miliona shqiptareve brenda dhe jashte Shqiperise, procesi i transmetimit te ndeshjes Bjellorusi-Shqiperi eshte zhvilluar ne nje mungese te plote transparence. Keto dite shume qytetare kane komunikuar me Zyren per Mbrojtjen e Qytetareve per te shprehur indinjaten e tyre te thelle ne lidhje me arrogancen e Federates Shqiptare te futbollit mbi vendimin per te kontraktuar per transmetimin e ndeshjes ne platformen dixhital SUPERSPORT, thuhet ne njoftimin e Zyres se drejtuar nga Kreshnik Spahiu.

Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve beri te ditur se ka te dhena dhe informacione te besueshme se ne kompanine dixhitale te quajtur Supersport ka aksione familja e kreut te federates se futbollit Armando Duka. Kontrata e transmetimit te ndeshjes Bjellorusi-Shqiperi do te kishte qene e padiskutueshme ne cdo lloj rasti me perjashtim te prezences se interesave te kreut te FSHF Armando Duka. Vetem prezenca e kreut te FSHF e ben kete kontrate te pavlefshme juridikisht, thuhet ne deklarate. Ne te kundert, sipas ZMQ-se, Supersporti gezon te drejtat e plota ligjore per te qene pjese e ketij konkurrimi.

Gjithashtu, ne kushtet e krijuara pas nje analize te hollesishme te legjislacionit per konfliktin e interesave, Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve veren se kemi te bejme me nje skandal te rende, i cili po cenon rende parimet juridike te ligjit procedural administrativ si dhe ligjit per konfliktin e interesave. Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve veren se kontrata per transmetimin e nje shfaqje shume te rendesishme televizive sic eshte ndeshja Bjellorusi-Shqiperi eshte realizuar nen nje ndikim te forte te interesave nga kreu i Federates se Futbollit Armando Duka. Nepermjet ketij veprimi financiar kreu i federates se futbollit ka cenuar cdo standard etik, administrativ dhe juridik per shkak te keqperdorimit te autoritetit te tij drejtues ne favor te interesave te familjes se tij, thuhet ne deklaraten e djeshme.

Ne te njejten kohe, Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve kerkoi zgjidhjen e menjehershme te ketij konflikti, i cili ka krijuar precedent tejet negativ. Kjo situate ka krijuar parakushtet e nje konformizmi te gjere institucional, nepermjet nje heshtje te papranueshme nga qeveria shqiptare, e cila ka shpallur si prioritet luften ndaj ketij fenomeni. Ne kete kompromis te heshtur fatkeqesisht kane rene edhe shume faktore te tjere qeveritare dhe joqeveritare, vlereson ZMQ. Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve vleresoi se ne keto kushte do te sugjerohej menjehere nje zgjidhje alternative, e cila nuk do te lejonte agravimin e situates.

Per keto arsye Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve i beri thirrje kreut te Federates Shqiptare te Futbollit, z.Armando Duka te clirohet menjehere nga konflikti interesave. Z.Armando Duka duhet te terhiqet ose nga Supersport-i i tij ose nga posti i kreut te FSHF, shprehet ZMQ. Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve shprehu bindjen se institucioni i doreheqjes nuk e riparon demin e shkaktuar miliona teleshikuesve dhe sportdashesve, por krijon nje premise per te shmangur ne te ardhmen ekspansionin e konfliktit te interesave.

S.E

Korrieri