Close
Faqja 11 prej 17 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 164
  1. #101
    Perjashtuar Maska e Trimi81
    Anėtarėsuar
    15-01-2007
    Vendndodhja
    Mbi Toke
    Postime
    65
    Ne kete teme qe ne fillim ka dicka qe nuk shkon. Ajo hapet me titullin "Kalimera Himara". Dikush ketu mund ta justifikoje se keshtu eshte shkruajtur ne gazeta dhe sa kam shkruajtur une kete artikull. Ne gazete shkruhen shume gjera por te gjithe e dime se shume nga keto gjera jane ose te ndikuara politikisht ose shpifje ose informacion i gabuar. Aq me teper po te marrim parasysh gazetat shqiptare qe shquhen per gafat e tyre. Gjithsesi me behet qejfi qe ka kaq shume shqiptare qe luftojne fort gjithe keto ide se paska toka greke ne Shqiperi. Pershendetje.

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjė
    Postime
    947
    ata nuk e duan afrimitetin me ne ata duan qe te jene pronari dhe ne skllavi,prandaj nuk lene gur pa levizur per te na lene mbrapa.zgjidhja per mendimin tim eshte qe dy partite ps dhe pd te bashkohen dhe te bien dakord qe pbdnj leshit te mos kete asnje deputet ne parlament dhe parti si ajo e Nard Ndokes me gjith lsi mos i bejne aq reklame nje partie fantazem si pbdnj me pakte dhe marreveshje.
    per nje miting 300 vetash jepet aq jehone sikur ishte miting ne Tirane apo ne ndonje qytet tjeter te madh me mire mos ti japim kaq jehone se i rritet mendja dules dhe kujton se ishte miting 30000 vetesh pastaj.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  3. #103
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Citim Postuar mė parė nga tani 26
    Do ta popullojme me shqiptar serish, pastaj vetem 3 fshatra jane grekofone te tjeret jane shqiptare.

    Te zhvillohet dhe pak Shqiperia dhe do kujdesemi qe Himaren ta mbushim me tropojane
    Mund te te duket paradoksale, por shteti shqiptar nuk mund te nderhyje ne rendin demografik ne zonat minoritare.

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anėtarėsuar
    13-11-2005
    Postime
    290

    Himara, parajsa e "pensionisteve"

    Himara, parajsa e "pensionisteve"

    Shkruan : Ben Andoni

    Gjėja mė e jashtėzakonshme pėr njerėzit e moshės sė tretė nė Himarė ėshtė qė tė mos marrin pensionin e akorduar nė Greqi. Kjo epidemi e "ėmbėl", qė filloi pas dallgėve tė para tė njerėzve qė shkelėn nė vendin fqinj, tashmė i ka "molepsur" tė gjithė himariotėt. Qė pavarėsisht nėse janė apo jo banues nė kėtė vend, minoritarė apo shqiptarė, kanė rendur duke pėrgatitur tė gjithė dokumentacionin e duhur pėr tė marrė pensionin. E tashmė mund tė numėrohen me gishta, ata tė moshuar qė nuk e kanė. Por, kur i flet, qė kjo ėshtė e pandershme, sepse ata janė nėnshtetas shqiptarė, pėrgjigja ėshtė e thatė: "T'i lemė, atėhere, dhe tė rrimė me 3.000 lekėt e Shqipėrisė"?!

    Pensionet e himariotėve
    Nė kėtė hapėsirė pėrfitimi, bėri llogaritė e tij edhe Telo B, me kombėsi shqiptare. Banor, i njėrit prej fshatrave tė Bregut, 46-vjeēari, vendosi qė pasi tė gjente njė punė nė Greqi nuk do ishte keq, qė t'i siguronte dhe pensionin tė jėmės nė fshat. Me kėtė shpresė kishte lėnė fshatin, aty ndanė Jonit dhe bashkė me tė shoqen dhe vajzėn, ishin bindur se nuk ia vlente qė tė mbaheshin mė nė vendlindje me bagėtinė dhe me ullinjtė. Si ata, tė tjerė para tyre, tashmė kishin ngritur shtėpitė me punėn nė Greqi, por shumė i kishin pajisur dhe pleqtė me pensionin e bujkut tė vendit fqinj.
    Por, nė fillim, nuk ishte e lehtė pėr himariotėt. Tė pamėsuar mirė me gjuhėn, vetėm tre nga vendet e Himarės e flisnin greqishten (edhe kėtė me njė dialekt tepėr arkaik), ndėrsa tė tjerėt e kishin vėshtirė. Ēuditėrisht, nė ndihmė, u erdhėn njerėz, qė duket se ishin tė interesuar qė pleqtė himariotė mos "tė vuanin". Plaka e Telos, ashtu si gjithė tė tjerėt, kishte mbushur njė vandak me dokumente: Emrin, fshatin, vendbanimin nė Greqi, pasaportėn shqiptare, kontratėn e shtėpisė, vėrtetimin e tatim-taksave. "Ta kisha ditur, mos tė kisha ardhur fare", i kishte thėnė plaka, kur shikonte sfilitjen e tė birit. "E kanė marrė tė gjithė. Do e marrim edhe na", i thoshte i biri. E vjetra, rendte tė kėrkonte vdekjen nė shtėpi, paēka se edhe pensioni i pėlqente. Mė pas, tė dy kishin shkuar nė O.G.A, njė zyrė pensioni e fshatarėsisė, pranė minibashkisė ku jetonin dhe, pasi kishin paraqitur dokumentet kishin pritur sa t'u dilte emri. "Plakėn e pyetėn ku donte qė t'ia sillnin pensionin nė shtėpi apo do vinte vetė". E gjora, sikur ta dinte, na e la ne ta merrnim, tregon Telo, qė tash ulur para njė gotė rakie, shikon valėn e detit nė njė dimėr, qė e ka mbuluar me errėsirė Jalin nė Vuno. Nė fakt, ashtu si bėri plaka e Telos, njė banor duhet qė tė plotėsojė 65 vitet dhe mė vonė, pas njė kėrkese dhe njė sėrė parametrash duhet tė paraqitet nė O.G.A (Zyra e pensioneve tė fshatarsisė). Pastaj janė ata qė shqyrtojnė dhe pasi marrin dhe adresėn procedojnė, nėse duhet dhėnė apo jo. Autoritetet greke janė tė kujdesshme, qė nga koha kur ėshtė bėrė kėrkesa, deri nė momentin qė del, tė paguhet, mė shpjegon njė pensionist, qė shfaqet papritur.
    Askujt nuk i bėn mė pėrshtypje, kjo nė Himarė, ndėrsa aspekti politik, pėr ta kthehet nė humor, sepse pėr shumė kohė kanė manovruar nė mes tė dy vendeve, pa pėrfshirė kėtu vetėm kohėn e pas Luftės sė Dytė Botėrore. Tallen me grekėt dhe njėsoj me pensionin e Shqipėrisė.
    Procedura e pensioneve ėshtė e njėjtė. Bėhet njė kėrkesė pranė minibashkisė ku jeton i interesuari nė vendbanimin e tij tė Greqisė dhe pastaj plotėsohen dokumentat. Nga vendlindja, dikush duhet tė konfirmojė ekzistencėn tėnde. Kanė prioritet ata, qė janė nė hapėsirėn e ashtuquajtur Vorio-Epir. Deri mė tani, kėtė e kanė bėrė funksionarėt e OMONIA-s, ndėrsa tani ėshtė vetė ambasada me strukturat e saj, qė e shikon. Nė Greqi, pastaj, tregohet vendi ku banon dhe njeriu pėrgjegjės pėr ty ( nė rastin e pensionistėve tė vjetėr) dhe pastaj, nė rast se aprovohet, merret pensioni...Ai ėshtė 200 Euro dhe nė kohėn e Krishtlindjeve merret dhe njė rrogė plus. Veprimet bėhen nė OGA, qė ėshtė njė zyrė pėr pensionet bujqėsore dhe qė nė rastin e banorėve shqiptarė, nė zonėn e ashtuquajtur tė Vorio-Epirit, akordohet si ndihmė pėr Diasporėn.

    Si aplikojnė
    Nė fillim, banorėt qė kishin vendqėndrimin nė Himarė, duhet qė tė konfirmonin vendqenėsinė e tyre nė fshatrat e Bregdetit, falė zyrave tė Omonias nė Himarė. Kėto tė fundit dėrgonin njė faks nė ambasadė, ku provohej qenėsia e tyre. Mė pas, kur u shtuan pa fund himariotėt, diplomatėt grekė vendosėn, qė pasi dokumentet tė liheshin nė ambasadė, tė vazhdohej me vetė instancat e tyre, qė tė bėnin kontrollin. Nė fakt, lista e tyre po shtohej dhe shtohej pa fund dhe kjo i bėri autoritetet tė ishin mė tė kujdesshėm ndaj pėrfituesve "tė padrejtė..". Himariotėt i shmangen sa munden muhabetit tė pensioneve, ndėrsa tė gjithė kanė nė gojė njė justifikim tė njėjtė:" pensioni qė marrim andej, ėshtė ku e ku me atė qė marrim ne kėtu. Fshatarėt marrin 2.700-3.000 lekė. E mban dot frymėn me kėtė", mė thotė njė i moshuar. Falė dokumentit nė Greqi, ka shkuar deri tek e bija nė Gjermani, i patrazuar nga askush, ndryshe nga shqiptarėt qė prisnin nė radhė, mė shpjegohet krenar.
    Nuk duhet shumė pėr ta kuptuar qetėsinė, por edhe boshnajėn e tyre. Ato pensione shėrbejnė pėr t'i mbajtur nė vendin e tyre, qė me ikjen e moshave tė treta, po tretet. Ashtu si mė parė, portokallet kanė marrė fushėn pas bregut, ndėrsa nuk ka mė kush t'i mbledhė. Pėr ēdo ditė, banorėt e pakėt tė fshatrave tė Bregut (me kėtė konvencion gjeografik njihen shtatė fshatrat e Rivierės, nėn Himarėn) bėjnė njė lloj apeli se kush ėshtė gjallė. Plakat e pakta, ndonjėrėn syresh qė mund tė hasėsh rastėsisht me ndonjė krah dru, mbajnė tė gjitha nga njė celular nė qafė, ku nė butonin e vetėm qė dinė tė pėrdorin-u del i biri qė u kėrkon nėse janė ende gjallė, apo se duhet tė dalin nė xhade, qė tė marrė evrot e pensionit."Unė e shkruajta kombėsinė shqiptare. Njė dreq e di se kush e vuri greke", mė thotė me ēapkėnllėk Pavllo A., 68 vjeē. Eshtė afruar dalėngadalė, por nuk e ka ngritur zėrin. Sapo ka ardhur nga peshkimi. "Nuk do mė gjeje duke gjuajtur, mė thotė, ndėrsa me pensionin nė kooperativė mezi marr 3.000 lekė", mė sqaron. Janė nga tė paktit nė fshat, kurse bashkė me tė shoqen kanė njė shtėpi qė po e rregullojnė pak nga pak. Gati 120-vjeēare, ajo nuk do t'ia dijė pėr kohėn dhe vitet, ndėrsa me pensionin qė i lihet tek i biri nė Pire, ka mbledhur njė sasi lekėsh. Jeton i patrazuar me tė shoqen dhe qė sė fundi edhe i ka dhėnė mundėsi tė fusė banjon brenda shtėpisė. "E kam ngjitur rėrėn nga fshati me kafshė, mė thotė. E di sa lekė duhen? Shyqyr, o Zot, qė na i kanė dhėnė ato evro". Nė fakt, nuk ėshtė se beson shumė. Ashtu si shumė fshatarė tė tjerė nė fshatrat e Bregut, i besojnė mė shumė politikės sė tyre dhe rregullsisė sė dokumentacioneve. "Kartat i kemi prej kohėsh dhe jemi tė rregullt me to. Ndryshe, nuk gjeje kėtu". Por besimi nuk i ka afruar aq me kishėn, sepse atė kanė filluar qė ta braktisin pak dhe nga pak. Vendin e besimit, qė ėshtė liruar, tashmė e kanė zėnė argumentet e pafundme pėr politikėn dhe politikat sociale tė vendit fqinj. "Pėr fundvitin morėn njė pension shtesė pėr Krishtlindje dhe njė gjysmė pėr Vitin e Ri. Kėto na interesojnė. Tė tjerat?! Le t'i zgjidhin vetė", mė shpjegon Pavllo.
    "Ne kėtu nuk jemi as nė Shqipėri dhe as nė Greqi", mė tregon Taso V., 72 vjeē. Eshtė i ngeshėm dhe duket se e ruan kohėn e tokės, qė ta ketė mbase dhe pėr andej. "Nė kohė tė Zogut, - pauzon gjatė - letrat na vinin nė adresė tė Korfuzit, dhe qė andej kėtu". Nga Petro Marko di se Zogu shkoi dhe mė tej, teksa u pėrpoq qė emrat e fshatrave tė Bregut t'i zėvendėsonte mė tė tjera syresh. Nuk ia doli, por njerėzit e Bregut e panė se edhe me qeveritė e tyre nuk do e kishin mirė. Jo mė kot vazhdoi kėshtu edhe me luftėn. Luftuan, ndėrsa tė tjerė rrinin dhe shulloheshin. Ky pasivitet i ndoqi dhe pas lufte, por nė kėto vende dolėn njė sėrė njerėzish tė lidhur me pushtetin, qė edhe pse bėnė fare pak pėr fshatrat e tyre, i lanė atij "autonominė". Vazhdoi deri nė kapėrthimin e dy sistemeve, kohė kur bregdetasit duket se gjetėn aleaten e tyre tė vjetėr, Greqinė. "Ne jemi prej mė shumė se 100 vjetėsh nė Greqi dhe njerėzit e mi, -mė thotė Petro M., 40-vjeēar, kanė bėrė pėr Greqinė shumė mė tepėr se grekėt qė kanė jetuar dhe nuk kanė lėvizur andej. Ishin me kolonelėt. I bėn zap punėt dhe i zbardhėn faqen Greqisė". Ndaj, sipas tij, Greqia e ka mirė qė jep pensionet pėr njerėzit e tyre, qė e kanė ndihmuar. "Ore, ata i japin dhe nė Aleksandri tė Egjiptit. Eshtė fond pėr Diasporėn, mė shpjegon burri i ri, qė kapardiset nė fshat. Janė zyrat e minibashkive qė japin kėtė pension pėr njerėzit e diasporės, qė paguhen shumė mė pak se vendasit".
    Kėshtu janė grekėt matanė dhe shqiptarėt kėtej. Nostalgjikė dhe hipokritė pafund pėr jetėn... "Kėshtu jetohet nė kėto bokėrrima", e mbyll edhe Telo rrėfimin e tij, qė pas njė jave do jetė sėrish nė Athinė... nė vendin e tij tė ri tė punės.

    Ben Andoni

  5. #105
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anėtarėsuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Une habitem or vellezer nga gjith himariotet qe kam takuar nje pjese e vogel deklarojne qe jane grek pjesa tjeter jane shqiptar dhe nacionalista biles.Nuk kam arritur ta kuptoj akoma, mos valle na e ka me te futur dhe shteti shqiptar, se nuk shpjegohet ndryshe.

    Dhe kur fola me gjyshin e nje shokut tim i cili me fliste greqisht me tha: jam alvanos po lere se c`thone greket, ne u marim ndonje lek dhe u themi qe jemi grek. Per preardhjen me tha se e kishte nga laberia sikurse te gjith pothuajse himariotet pervec 4-5 fiseve te cilet mi permendi dhe me emra. ndersa dhermiasit jane nga kruja me tha.

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar mė parė nga Tannhauser
    Mund te te duket paradoksale, por shteti shqiptar nuk mund te nderhyje ne rendin demografik ne zonat minoritare.
    Degjo o profesor....

    Ne radhe te pare shteti shqiptar ben cfare te doje ne territorin e tij pa i dhene llogari askujt e ne radhe te pare Greqise.....


    Ne radhe te dyte Himara nuk eshte zone minoritare dhe Himaritet kane kombesi shqiptare, 3 fshatera jane greqishtfolese ose grekofone por jo greke..


    Greqia i ka mbushur gjithe territoret e saj ne Thrake me rusoponde te ardhur nga Rusia dhe nuk i dha llogari askujt, as Turqise e as BE.....


    Himara eshte dhe do te mbetet nje krahine e paster shqiptare....
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  7. #107
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anėtarėsuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    Tannhouser!
    Nuk po flet sinqerisht dhe s'te lejohet.
    Ndersa per :
    ''Πάλιν δε Ξέρξου γράψαντος πέμψον τα όπλα, αντέγραψε, μολών λαβέ ''

    Shqiperoje kete(me aq sa e lejon niveli juaj) dhe do te behesh rezil.
    Ke ndonje ide kush nga (gr apo alb)ka zgjedhur armet(luften) si mjet per te ligjeruar fqinjesine e mire ne fillim te mijevjecarit te trete? Ndersa per ta tu grapsimatos para se te zhdukeshin greket nuk kishte asnje konkurent, kete e dine te gjithe.
    Respekte demokratike .
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

  8. #108
    I come back
    Anėtarėsuar
    01-10-2005
    Postime
    345
    Eshte e vertete se nga Elbasani deri ne Athine ndodhej Epiri. Himariotet, banoret e Janines, Permetit, Artes, etj, etj kane qene banore te shtetit te vjeter Epir. Por per fatin e keq te grekeve epiriotet kane folur gjithmone shqip , ata s'kane folur kurre greqisht. Pjesa e jugut te Epirit iu dha padrejtesisht Greqise ne 1825-en.
    Puna eshte se sot ne Shqiperi nuk ka greke ose numri i tyre eshte shume i vogel. Asgje per tu shqetesuar.
    Greket akoma kane shprese te ndajne veriun nga jugu por kjo tentative deshtoi ne 97-en. Shqiptaret po piqen tani dhe nuk bien me pre e grekut, serbit apo dikujt tjeter.

  9. #109
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Citim Postuar mė parė nga tani 26
    Ne radhe te pare shteti shqiptar ben cfare te doje ne territorin e tij pa i dhene llogari askujt e ne radhe te pare Greqise.....
    Ne radhe te pare, nga momenti qe shteti shqiptar njeh zona minoritare eshte i detyruar sipas ligjeve nderkombetare qe te ruaje edhe rendin demografik. E kunderta e kesaj quhet gjenocid. Politike 'keshtu me do qejfi' nuk u perdor as nga diktatura per statutin e minoritetit (pervec krahines se Himares), ska pse te perdoret ne demokraci.

    Ne radhe te dyte Himara nuk eshte zone minoritare dhe Himaritet kane kombesi shqiptare, 3 fshatera jane greqishtfolese ose grekofone por jo greke..
    Qe te mos e gjej veten te perjashtuar, per te njejten teme (Himaren) te rekomandoj te lexosh postimin tim (me fakte nga AQSH) ne temen per shkollen. Ose meso te pakten se historia e Himares, eshte shumeshekullore, nuk fillon me 1946 (te te kujtoj se me 1946 iu hoq statusi i minoritetit). Pse para ketij viti Himara gezonte te drejtat e minoritetit (me shkolla greke etj)?

    Greqia i ka mbushur gjithe territoret e saj ne Thrake me rusoponde te ardhur nga Rusia dhe nuk i dha llogari askujt, as Turqise e as BE.....
    Ne Thrake nuk ka minoritet kombetar por fetar. Dhe nga sa di une ata qe shtohen jane myslymanet.

    Himara eshte dhe do te mbetet nje krahine e paster shqiptare....
    Ke vajtur ndonjehere ne Himare? Mos flasim per ndonje krahine tjeter? Se mesa pash une ne Gusht kete pasterti qe po me thua e prishnin disa greke...

    Citim Postuar mė parė nga Arben Kote
    Shqiperoje kete(me aq sa e lejon niveli juaj) dhe do te behesh rezil.
    Eja ti marresh! (me te gjitha kuptimet)

  10. #110
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Njoftim !!! Peticion

    --------------------------------------------------------------------------------

    PETICION
    Drejtuar :
    Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė Z. Alfred Moisiu,
    Kryeministrit tė Republikės sė Shqipėrisė Z. Sali Berisha,
    Deputetėve tė Kuvendit Popullor tė Republikės sė Shqipėrisė

    Para pak kohėsh qeveria greke ka marrė vendimin pėr dhėnien e nėnshtetėsisė greke tė gjithė shqiptarve qė pajisur ose qė do tė pajisen me kartėn e homogjenisė. Vitet e fundit, nėn presionin e vazhdueshėm grek, njė pjesė e mirė e emigrantėve shqiptarė nė Greqi ndryshuan emrat dhe fenė e tyre pėr tė mundur tė qėndrojnė e punojnė atje. Sot duke reklamuar fundin e kalvarit tė tyre shumėvjeēar, shteti grek u kėrkon tė ndėrrojnė edhe kombėsinė. Nesėr kėta shqiptarė e pasardhėsit e tyre nuk do tė konsiderohen mė si tė tillė, por si grekė, duke qenė se nė pasaportat greke preēizohet kombėsia. Ne ju kėrkojmė tė keni parasysh se:

    rritja e shumėfishtė dhe artificiale e minoritetit grek nė Shqipėrinė e Jugut.
    ndėrtimi i varreve te ushtarėve grekė nė katėr pikat e kufirit tė tė ashtuquajturit prej tyre, Vorio Epir, tė mbushura me eshtrat e bijve tė Ilirisė.
    hapja dhe ndėrtimi i shkollave ne gjuhėn greke nė fshatra shqiptare ku shteti ynė nuk ėshtė i zoti tė mbajė nė kėmbė shkollat shqipe.
    greqizimi i Kishės Autoqefale Shqiptare.
    nuk tregojnė gjė tjetėr , pėrveēse tendencėn e shtetit grek pėr ta bėrė realitet ėndrrėn e vjetėr tė qarqeve ekstremiste greke, « greqizimin e Epirit tė Veriut ».

    Duke marrė parasysh qė njė politikė e tillė mbi kombin tonė, ne rastin me ekstrem mund tė na kushtojė njė humbje tė re tė territoreve tė Shqipėrisė ne kerkojmė qė qeveria shqiptare :

    Tė ndalojė njė fenomen tė tillė, me anė tė njė ligji sipas tė cilit ēdo qytetar shqiptar duhet ta vėrtetojė pranė organeve shqiptare qė i pėrket njė kombėsie tjetėr.
    Te sensibilizojė mbarė opinionin kombėtar pėr diferencėn midis dyshtetėsisė/nėnshtetėsisė dhe ndėrrimit tė kombėsisė, nė mėnyrė qė askush tė mos mendojė se do mund tė quhet Shqiptar (me kombėsi) nqs merr kartėn e homogjenisė.
    Tė kėrkojė me ngulm qė qeveria greke tė respektojė tė drejtat e emigrantėve dhe ajo pjesė e tyre qė ka plotėsuar vitet e qėndrimit, tė marrė dyshtetėsinė pa ndryshuar emrat e kombėsinė.
    Tė denoncojė politikėn greke pranė autoriteteve ndėrkombėtare.

    Faleminderit tė gjithė nėnshkruesve tė kėtij peticioni pėr kohėn qė do i kushtojnė ēėshtjes shqiptare


    per me shume www.peticioni.org

    behuni dhe ju pjese e ketij peticioni .
    __________________

Faqja 11 prej 17 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Minoriteti grek nė Himarė falėnderon kryeministrin Berisha
    Nga lushnjar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 11:56
  2. Nikolas Geixh, vizita nė Himarė dhe fshatrat minoritare
    Nga forum126 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 22:36
  3. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  4. Historia e Himarės Shqiptare
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 22-12-2004, 19:54
  5. Himare: Votimet perfundojne, arrestimet fillojne
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 25-11-2003, 03:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •