Vdiq shkrimtari dhe pėrkthyesi Adhurim Lako.
Kėshtu iku dhe njė pjesė tjetėr nga jeta jonė dhe jeta e Tiranės. Pėr ne ai ishte shembulli se si mund tė pėrballohet dėshpėrimi me dėshpėrim, me dashuri dhe me bukurinė e fjalės
Ka personazhe nė jetėn e njė qyteti qė edhe pse janė pjesė me rėndėsi e kulturės dhe jetės shpirtėrore tė tij, mbeten pak ose aspak tė njohur. Ka personazhe tė cilėt poetėt dhe artistėt i njohin mirė, por ngaqė nuk dinė ose nuk duan tė dalin nė publik si kėta, mbeten tė panjohur, edhe pse kanė qenė ushqim shpirtėror pėr tė parėt.
I tillė ishte Adhurim Lako qė humbi jetėn pardje nė njė aksident banal automobilistik: nuk gjen fjalė tjetėr veēse banal, pėr njė gjė e cila brenda dhjetė sekondash arrin tė shuajė njė botė tė tillė aq tė pasur e aq tė veēantė si ajo e Adhurimit. Vdekja s’mund tė jetė e kundėrta ose kundėrpesha e jetės, sepse kjo nuk ishte vdekja pėr Laken dhe nuk kishte tė bėnte gjėkundi me jetėn e tij, e cila ishte kaq e ndėrlikuar nga pikėpamja intelektuale dhe kaq e pastėr si lėndė shpirtėrore, saqė s’ka asnjė lidhje me njė furgon qė tė vjen pėrballė dhe tė ndalon frymėn.
“Simfonia” i thoshin disa vajza tė klasės sonė, ato mė tė hijshmet, sepse kishte ndodhur qė kur mbushnin ndonjėherė ujė te burimi i zborit, ky “petronins” u recitonte femrave tė “Ismailit” Migjenin:
“Tė lutem, o Perėndi,
pėr njė simfoni
plot dashuni
tė nxehtė si tu vasha gjitė
kur vlojnė ndjesitė... ”
Adhurimi mė ka ngjallur i pari shijen e poezisė sė bukur (edhe vetėm pėr kaq i detyrohem kėto fjalė), pasi isha ngopur gjithė fėmininė me prozė aventurash e dashurie. Nuk e dija qė Esenini, Ricosi, Don Baki, Bekoja mund tė tingėllonin aq bukur nė shqip, ca tė pėrkthyera nga tė tjerėt ca tė pėrshtatura nga Lakja. Dhe as kishte nevojė ta mbante librin nė dorė kur mė deklamonte pėrmendėsh atė kėngėn e gruas qė i ka ikur rinia, nga “Rrugėt e botės” tė Janis Ricos.
Ishte po ky Adhurim qė na sillte nėn dorė “Harkun e Triumfit” dhe samizdate tė tjera prej mikut tė tij Shvarc dhe kudo tjetėr ku zbulonte letėrsi tė mirė tė pabotuar.
Sot kur dėgjon pėr aq shumė disidentė tė asaj kohe, nuk do qė ta pėrdorėsh kėtė fjalė tė zhvlerėsuar pėr Adhurim Lakon, megjithėse ky ishte personifikimi i disidencės kulturore (pa pasė nevojė tė flasė ndonjėherė “kundėr qeverisė”) nė Tiranė, me 4-5 tė tjerė e shumta. Shija e hollė dhe kultura e vjetėr qytetėse e familjes sė tij na e bėnte si njė tregues pėr letėrsinė e mirė, pėr filmin e mirė, pėr kėngėt e mira e tė gjitha me radhė. Dhe ngaqė kishte atė pėrēmim natyror pėr 99% tė asaj letėrsie shqipe qė botohej pėrreth, kur shkruante vetė, arrinte vetėm tė qeshte e tė tallej. Me dėshpėrimin e tij tė butė, tė thellė dhe tė shtrirė nė kohė si rrugėt e lagura tė Tiranės pasi pihej konjaku me shije ēokollate dhe flitej pėr ndonjė femėr tė paarritshme kryeqytetase.
Natyrisht nė lėvizjet centrifuge tė poetėve dhe prozatorėve provincialė qė na zunė frymėn deri ditėn e kthesės (por edhe mė vonė), pėr Adhurim Lakon nuk kishte vend, as nė studime tė larta e as nė jetėn “publike”. Ai mbeti po njėsoj, me shkrime dhe pėrkthime tė pabotuara, bile deri nė ditėt tona, me njė pauzė disavjeēare nė Itali, qė e bėri ta donte edhe mė shumė Tiranėn e tij me gjysmerrėsirat e poezisė. E kishte tmerr t’i lutej dikujt pėr t’i botuar diēka, kėshtu qė i kanė mbetur nėpėr sirtare deri dhe romane kryevepra si “Piove sul diluvio” i Tonino Guerras ose “Legjenda e pijanecit tė shenjtė” e Joseph Rothit. Kur ulej tė shqipėronte diēka, nuk bėnte njėherė llogarinė, si shumica jonė, por punonte pse e kishte mrekulluar letėrsia. Ndaj jam i sigurt se s’iu ndodhėn ndonjėherė nė xhep, ashtu si dikur nė gjimnaz, mė shumė para sesa mjaftonin pėr tė ndenjur 2-3 orė me miqtė nė tryezė, ku ringjallte me aftėsi tė jashtėzakonshme personazhet mė pikantė tė Tiranės, njė art qė do t’ia kishte zili edhe i vėllai, Bujar Lako. Botoi e shumta shqipėrime tek “Drita” nė fund tė viteve ‛80 dhe nė fillim tė viteve ‛90, si dhe poezi nė dy antologji: Hans Reimond “Kėndej nuk kalon askush” dhe poetė modernė spanjollė te “Kitarė apo hėnė”. Kohėt e fundit mė fliste edhe se shkruante prozė dhe do tė jetė patjetėr diēka e veēantė, derisa arriti tė fliste pėr tė. Pak orė mė parė miq tė tij mė dhanė njė ditar dhe disa tregime, prej tė cilėve zgjodha tė mėposhtmin.
Kėshtu iku dhe njė pjesė tjetėr nga jeta jonė dhe jeta e Tiranės. Pėr ne Adhurim Lako ishte shembulli se si mund tė pėrballohet dėshpėrimi me dėshpėrim, me dashuri dhe me bukurinė e fjalės.
Marrė nga Shekulli i dates 12 Gusht, 2006
Krijoni Kontakt