Close
Faqja 11 prej 11 FillimFillim ... 91011
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 214 prej 214
  1. #201
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Oto Baric, mik ne stolin e Olimpikut

    E Enjte, 31 Maj 2007


    Ne ndeshjen e djeshme, Oto Baric e ka humbur disa here durimin. Ne pjesen e pare, "armiku i tij" ka qene anesori Doda, qe e ka nevrikosur ne disa raste kroatin, ndersa ne te dyten, Baric harrohej ne ecjen e tij dhe e shikonte shpeshhere veten ne zonen e stolit te Olimpikut te Tiranes.

    Kombetaren e viziton Indrit Fortuzi

    E Enjte, 31 Maj 2007


    Skuadra kombetare ka pasur nje vizite te kendshme dje gjate ndeshjes miqesore me Olimpikun. Indrit Fortuzi ka befasuar lojtaret e kombetares me prezencen e tij dhe eshte takuar permallshem me Haxhin, Bushin e shume te tjere. "Zogu" ka ardhur ne Tirane per arsye personale. I pyetur nga "K.J" rreth nje transferimi te mundshem te skuadra e Tiranes, Fortuzi ka buzeqeshur, duke deklaruar se gjithcka do ta vendose pas 30 qershorit.

    Baric i ben hesapet pa Bogdanin ne sulm

    E Enjte, 31 Maj 2007


    "Bogu" ka vetem 1% shanse qe te jete prezent ne fushen e lojes kunder Luksemburgut. Kete e konfirmon fizioterapisti i skuadres kombetare, Akim Bulinger. Bogdani eshte stervitur lehte dje paradite dhe po te njejten gje ka bere edhe ne stadium, perpara miqesores Kombetarja-Olimpik. Bulinger ka pohuar se Bogdani nuk ka gjendje te mire fizike dhe kjo vjen si pasoje e nje problemi ne kofshe. "Bogdani eshte kontrolluar dhe kemi vene re se ka nje problem ne kofshe. Gjithcka eshte bazuar ne seanca te lehta stervitjeje, vrapime apo ushtrime te ndryshme. Prezenca e tij ne fushe do te ishte nje mrekulli. Nuk besoj se ai do te jete ne gjendje per t'u riaftesuar per ndeshjen e pare ndaj Luksemburgut. Nese gjithcka do te shkoje mire, ai do te jete i gatshem per sfiden e dyte ndaj Luksemburgut diten e merkure."

    Duka-lojtare, premiot sjellin ngricen

    E Enjte, 31 Maj 2007


    Ka qene e paparashikuar nga lojtaret e kombetares kuqezi ajo qe ka ndodhur dje. Nje dite me pare ata ishin njoftuar se do te merrnin kestet e premiove te premtuara per dy ndeshjet ndaj Sllovenise dhe Bullgarise, por jane befasuar kur kane pare se per Bullgarine jane shperblyer me nje 1000 euro per koke, ndersa ndaj Sllovenise nuk kishin fare shperblim. Lojtaret i kane kerkuar llogari arketares se federates per kete arsye, sepse presidenti Duka u kishte premtuar te gjitheve nga 2000 euro per barazimin, por realisht ata kane marre vetem gjysmen e premtimit te bere, ndersa per barazimin ndaj Sllovenise, pika e marre nuk eshte vene fare ne hesap nga drejtuesit e federates. Erion Bogdani i ka kerkuar Altin Haxhit, ne cilesine e kapitenit te kombetares, dhe Lorik Canes, qe te bejne nje liste emerore per premiot e Bullgarise dhe kete ceshtje ta sqarojne me presidentin Duka. Lojtaret kuqezinj jane shfaqur shume nervoze dje nga kjo ngjarje dhe kane biseduar gjate me njeri-tjetrin.

    Lorik Cana ne 11-shen e vitit te prestigjiozes "L'Equipe"

    E Enjte, 31 Maj 2007


    Qe Cana eshte me shume sesa nje lider ne skuadren tone kombetare, kjo tashme dihet nga te gjithe. Por si per t'i vene kapak dyshimeve te ndonje skeptiku, ka menduar prestigjiozia franceze "L'Equipe", qe e ka perfshire mesfushorin e kombetares sone dhe te Marsejes ne formacionin e vitit. Kosovari eshte perkrah dy shokeve te tij te skuadres, Nasri dhe Niang, si dhe ndan repartin me Mavuba, Diot dhe Maluda. Loriku u shpreh shume i kenaqur per kete vleresim qe iu be atij dhe ne perfundim te 45 minuteshit te pare ne miqesoren me Olimpikun, u shpreh: "Jam vertet shume i lumtur qe kam marre kete vleresim. Ajo qe me mbetet mua, eshte te mos e le vetem me nje vit, por te perpiqem qe te marr nje vend ne formacionin e vitit edhe here te tjera." Ne skuadren e vitit te "L'Equipe" ishin perfshire: Landru (Paris SG), Sanja (AJ Okser), Skilaci (Lion), Kris (Lion), Belhazh (Sedan) - Dido (Ren), Mavuba (Bordo), Cana (OM), Maluda (Lion), Nasri (OM), Niang (OM).

    Ndersa per sa i perket ballafaqimit te radhes me Luksemburgun, ai nenvizoi faktin se fitorja nuk duhet vene ne diskutim dhe se pavaresisht emrit apo nivelit te kundershtarit, duhet te arshivohet fitorja ne takimin e pare per te pretenduar te njejtin rezultat edhe ne takimin e kthimit: "Takimi eshte delikat, por ne duhet te fitojme dhe te mos e diskutojme marrjen e 3 pikeve. Nje fitore ne kete takim, na hap rruge per te kerkuar te njejtin rezultat 4 dite me pas."

    Kuqezinjte s'meshirojne Olimpikun, 13-0

    E Enjte, 31 Maj 2007


    Kombetarja e Shqiperise zhvilloi dje nje ndeshje miqesore me ekipin e Olimpikut te Tiranes ne stadiumin "Selman Stermasi" te kryeqytetit. I gjithe takimi perfundoi ne shifrat 13-0 ne favor te kuqezinjve. Trajneri Oto Baric, ne pjesen e pare aktivizoi keta lojtare: Beqaj, Dede, Dallku, Curri, Haxhi, Skela, Duro, Cana, Berisha, Bushi dhe Kapllani. Njeshi i bankines sone, ka gjasa qe te perdore kete 11-eshe edhe ne ndeshjen me Luksemburgun. Pjesa e pare e takimit ka perfunduar ne shifrat 7-0 ne favorin e perfaqesueses. Goli i pare eshte shenuar nga Bushi dhe ka vijuar me kater gola te Kapllanit. Me pas, ka qene Skela dhe ne fund e ka mbyllur Kapllani, i cili ka shenuar edhe golin e peste ne 45 minuteshin e pare. Ne pjesen e dyte te takimit, Baric ka ndryshuar te gjithe kombetaren me perjashtim te Dallkut, i cili ishte i vetmi qe ka luajtur 90 minuta. Ne kete 45 minutesh, ne porte ishte Hidi, ne mbrojtje Rustemi, Vangjeli, Vrapi, ne mesfushe, Ahmataj, Dallku, Murati, Bulku dhe Muka, ne sulm u aktivizuan Salihi dhe Xhafaj. Kjo pjese e dyte kishte edhe 6 gola te tjere. I pari ishte goli i Hamdi Salihit, qe me pas u pasua me ate te Xhafajt, Ahmatajt dhe perseri Xhafaj. Me vone edhe dy gola te tjere nga shkodrani Salihi, qe shenoi tre te tille ne 45 minuta. Kjo ndeshje miqesore ishte me qellimin e vetem, qe Baric te testonte 11-shen e duhur per Luksemburgun.

    Bushi: Boll te shtyjme topin ne rrjete

    E Enjte, 31 Maj 2007


    Duket se te gjithe kuqezinjte jane me nje mendje me trajnerin Baric: Luksemburgu duhet te mposhtet qe ne fillim, me pas nuk do te jete kaq e lehte! Kete opinion ndan edhe Alban Bushi, sulmuesi qe aktivizohet ne radhet e Apollon Kallamariase ne kampionatin grek. Dje, ne perfundim te pjeses se pare mes Shqiperise dhe Olimpikut, Alban Bushi ka dhene nje prononcim per mediat, duke e etiketuar ndeshjen ndaj kombetares luksemburgase te veshtire dhe nje takim qe duhet zgjidhur sa me shpejt nga kuqezinjte. "Ne jemi Shqiperia dhe me ekipe te vogla gjithmone kemi vuajtur shume. Ndeshja me Luksemburgun nuk eshte aq e lehte sa duket. Personalisht, kam kujtime te keqija nga ajo skuader, sepse disa vite me pare kemi barazuar 0-0 ne Luksemburg. Ata jane nje skuader qe luajne me nente lojtare ne mbrojtje dhe kjo ta ben ndeshjen shume te veshtire. Megjithate, ne duhet te luajme fort qe ne fillim e te kryejme nje volum te madh pune nga krahet ne drejtim te sulmit", ka deklaruar kryegolashenuesi i skuadres kuqezi.

    Por "Loku", i thjeshteson akoma me shume gjerat, kur deklaron se per Shqiperine, gjerat do te ishin shume te lehta nese do te mjaftohej gjate 90 minutave me nje detaj, te shenonte nje gol. "Duke ditur se cfare veshtiresish ka takimi, per ne do te ishte me se e mjaftueshme ta shtynim topin ne rrjete. Me pas gjerat do te vinin natyrshem", kembenguli Bushi ne idene e tij.

    Gjithashtu, biseda me goleadorin kuqezi, nuk u ndal vetem ne pergatitjet anti-Luksemburg. Bushit i ka perfunduar kontrata me skuadren e tij aktuale, Apollon Kallamaria, dhe eshte ne tratativa me PAOK. Bushi nuk jep detaje konkrete rreth transfertes se radhes, por dicka e ka te qarte: do te shkoje te skuadra qe ofron me shume. "Aktualisht jam ne tratativa me disa skuadra, por ende nuk kam vendosur gje. Presidenti i Apollonit nuk po ofron te njejten shume si PAOK dhe une jam ende ne dileme. Gjithsesi, situata do te marre trajte me te plote ne ditet ne vazhdim", perfundoi deklaraten e tij Alban Bushi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 31-05-2007 mė 01:18
    #VamosArgentina

  2. #202
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Dallku si te tjeret, do gol te shpejte

    E Premte, 01 Qershor 2007


    Duket se ne kampin kuqezi opinioni eshte i njejte: per te fituar duhet te shenojne qe ne fillim! Edhe Dallku ndan te njejtin mendim me trajnerin apo me lojtaret e tjere, por ndryshe nga ata, jep nje interval kohor. Ai mendon se gjithcka do te jete me e thjeshte nese do te zhbllokohet rezultati qe ne 15 minuteshin e pare te takimit, por tregohet i kujdesshem kur thote se, me e rendesishme eshte fitorja sesa realizimi i shume golave. “Asnjehere perpara nje sfide ne futboll nuk flitet per goleada. Shqiperia nuk e ka luksin te hyje ne fushe me kete ide. Harruat qe Holanda e madhe fitoi vetem 1-0 me Luksemburgun dhe kete rezultat e arriti vetem ne fundin e takimit? Paresore mbetet fitorja, pasi ajo vlen tre pike. Keto dy dite trajneri yne ka kembengulur fort ne perqendrimin e lojes nga krahet. Ata grumbullohen para zones dhe carja e tyre ne qender mbetet e veshtire. Te gjitha ushtrimet taktike kane synuar ne nje numer sa me te madh krosimesh ne zone, se aty kemi sulmues te afte qe te shenojne”, ka thene mbrojtesi i kombetares, qe me pas ka shtuar: “Besimi ne fitore mbetet nje faktor psikologjik i domosdoshem, por nuk mundet te shkohet me idene se e kemi fituar takimin pa filluar ai. Une besoj e shpresoj, qe brenda 10 apo 15 minuteshit te pare te mundet te shenojme. Po e beme kete, atehere fitorja behet me e lehte e pse jo, edhe te kerkojme te shenojme edhe gola te tjere”.

    Gjithashtu, Dallku nuk harron te komentoje edhe situaten te klubi i tij ukrainas, Vorskla Poltava. “Nuk kemi pasur nje sezon te mire, megjithate ne shtate javet e fundit, nuk kemi pesuar asnje humbje. Kur kane mbetur edhe dy jave, na duhet vetem nje barazim e besoj se 99% jemi te shpetuar. Besoj se treshja jone e shqiptareve, me mua, Currin e Jonuzin, kemi luajtur mjaft mire, por ekipi ka qene pa fat. Trajneret kane vleresuar mjaft paraqitjen e talentit Ahmed Jonuzi. Ai djale, nese vazhdon keshtu, ka nje te ardhme te mire”, perfundon deklaraten e tij Armend Dallku.
    #VamosArgentina

  3. #203
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Bogdani: Trajneri te me llogarise dhe mua

    E Premte, 01 Qershor 2007


    Sulmuesi me i mire aktual i ekipit tone kuqezi, Erjon Bogdani, shprehet optimist per gjendjen e tij pas demtimit te pesuar nje jave me pare ne kampionatin italian ne kuader te ndeshjes Katania-Kievo 1-0. Gjendja e “Bogut” ka qene shqetesimi kryesor i trajnerit Baric, por sulmuesi kuqezi qeteson te gjithe futbolldashesit, duke deklaruar se do te jete i gatshem per kroatin ne ndeshjen ndaj Luksemburgut. “Jam drejt rikuperimit te plote, pavaresisht se ndjej ende nje dhimbje te lehte ne kofshe. Jam duke u stervitur me kujdes dhe besoj se te shtunen do te jem ne dispozicion te trajnerit Oto Baric. Ndoshta nuk mundet ta filloj nga minuta e pare, por me siguri do te jem ne stolin e rezervave. Kjo eshte deshira ime, por mos harroni se vendos trajneri. Gjithsesi, trajneri Baric, duhet te me llogarise edhe mua”, perfundon deklaraten e tij shtatlarti i sulmit kuqezi.
    #VamosArgentina

  4. #204
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Dede: Deklarata e Baric? Luaj 90 minuta
    Jeton Selimi
    E Premte, 01 Qershor 2007


    Mbrojtesi shprehet per kundershtarin dhe komenton deklaratat e trajnerit

    Eshte nje nder lojtaret e perzgjedhur nga kampionati yne, por nuk ndjehet i atij niveli. Nevil Dede, mbrojtesi i Tiranes dhe i Kombetares, ka nje ide fikse ne koke: te fitoje ndeshjen me Luksemburgun! Ne intervisten dhene per “K.J”, mbrojtesi bardheblu ka komentuar situaten ne skuader ne kete prag ndeshjeje, por gjithashtu edhe deklaraten e trajnerit Baric, sipas te cilit lojtaret e kampionatit shqiptar kane nje disnivel te madh me ata qe aktivizohen jashte.

    Nevil, si ju duket situata ne grup ne kete prag-ndeshje me Luksemburgun?

    Shume mire, jemi stervitur mire dhe jemi perpjekur qe te zbatojme me perpikmeri ate qe na ka kerkuar trajneri.

    Bogdani eshte ne dyshim?

    Une shpresoj qe te rikuperohet, sepse kemi nevoje per te, por sido te jete, duhet te japim maksimumin.

    Te gjithe lojtaret e kombetares thone se Luksemburgu mbrohet me 9 lojtare dhe se kjo perben veshtiresi per ekipin tone ne shenimin e golit.

    Ashtu eshte vertet. Madje do te thoja se skema e tyre eshte 1-10, portieri dhe te tjeret ne mbrojtje. Per ne do te jete e veshtire te shenojme, por nuk do te jete kaq e veshtire per te thelluar rezultatin nese shenojme nje gol. Ata do te hapen menjehere pas pesimit te golit.

    Cfare strategjie do te ndiqni per te arritur objektivin tuaj?

    Do te luajme nga krahet. Ne stervitje kete kemi bere gjate ketyre diteve dhe kjo do te jete strategjia jone. Natyrisht, nuk perjashtohet ndonje ndryshim me pas nga ana e trajnerit.

    Meqe dolem te trajneri. Baric i ka akuzuar lojtaret e kampionatit shqiptar, si pak te stervitur dhe se nuk jane ne gjendje per te perballuar 90 minuta loje. Ju jeni nje perfaqesues i kampionatit shqiptar ne kombetare. C’mendim keni?

    Jam perfaqesues i kampionatit shqiptar, por jo nje nga ata qe mund te kete pasur ne mendje trajneri. Une luaj 90 minuta ne cdo takim dhe besoj se kjo provon te kunderten.
    #VamosArgentina

  5. #205
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Ervin Skela

    ---------------------------------------------------------

    Dita e fundit ne Kaizerslautern, me shiritin ne krah rate edhe ju me skuadren ne Bundesliga 2?

    “Mos doni te thoni qe e kisha une fajin? Jo nuk mendoj keshtu, vertet nuk bera nje sezon te madh, por disa trajnere u nderruan dhe po kaq here nderronte edhe pozicioni im ne fushe. Sigurisht qe nuk ka qene nje sezon me fat”.

    Pse u larguat qe andej?

    “Nje dite pas ndeshjes se fundit trajneri me tha: Nuk mund te mbajme dot sepse je i kushtueshem, pervec kesaj tifozet nuk te duan me. Te kjo e fundit u shokova dhe te them te drejten u habita”.

    Pse nuk e kishit ndjere nje gje te tille?

    “Jo, madje me ta kisha raporte korrekte, mendoj se shumica e tyre me donin, kam luajtur shpesh si kapiten, kam shenuar disa gola dhe ata nuk me kane kontestuar. E perseris nuk eshte sezoni im me i mire, por nuk isha edhe aq keq ne krahasim me pjesen tjeter te skuadres”.

    Me pas erdhi vera me e gjate e karrieres suaj. Me parametra zero, me te shkuar te shkelqyer, shume i njohur, si ka mundesi nuk gjenit dot skuader?

    “Kur e mendoj tani them se ishte ceshtje fati, menaxhimi dhe kohe te nderthurura bashke. Kur ke shume kohe ne dispozcion ndonjehere i le gjerat per minuten e fundit dhe ndoshta nuk ben zgjedhjen e duhur. Te them te drejten nje oferte e majme ne Katar me mbajti peng ne ate periudhe. Prandaj nuk vendosja dot”.

    U tha edhe te Tirana?

    “(qesh) Nuk kam asgje me Tiranen perkundrazi me kete skuader jam edhe pak tifoz pas Flamurtarit sepse aty eshte edhe shoku im i ngushte Ylli, por nuk besoj se e shikoja si mundesi rikthimin ne Shqiperi”.

    Po qe te linit fare futbollin?

    “Jo se kam menduar kurre, e dija qe mund te isha ende i vlefshem per ndonje skuader te madhe”.

    Megjithate u shkruajt shume per skuadrat qe ju kerkonin?

    “Po, si atehere kur vajta ne Frankfurt per te pare ndeshjen e kesaj skuadre me Mainzin ne javen e dyte te Bundesliges dhe vetem se u ula ne tribunen vip te gjithe thane se Skela do kthehet ne Frankfurt. Ne fakt une isha vetem si visitor aty”.

    Pse Askoli?

    “Sepse e para ishin oret e fundit te merkatos, por jo vetem kaq. Ishte Seria A, me impresionte shume”.

    Po me vone gjerat u perkeqesuan?

    “Nga niveli i futbollit taktik Italia eshte me lart se Gjermania ndersa po t’i referohesh infrastruktures mund te them se Gjermania eshte e perkryer. Trajneret ama ne Itali jane me te afte dhe te qendrojne me afer. Mbaj mend qe kam luajtur nje ndeshje ne San Siro dhe them se kam bere nje praqitje te kenaqshme kunder Milanit. Me pas gjerat u veshtiresuan, une nuk luaja ne rolin tim, skuadra luante shume ne mbrojtje dhe me te drejte trajneri nuk guxonte qe te bente ndryshime perpara”.

    Po jeta ne Itali?

    “Kam kaluar ndoshta muajt me interesante. Pas gjithe atyre viteve ne Gjermani une dhe bashkeshortja ime shijuam Italine. Veren, pijen te cilen e kam per zemer dhe nje klime fantastike dhe shume vende per t’u pare. Le ta konsiderojme kete periudhe si pak turizem, pse jo (qesh)”.

    Firma me Kotbusin dhe semundja e verdhezes?

    “Une do te doja t’i ndaja ne fakt, sepse kur u largova nga Askoli mbaj mend qe marredheniet e mia me drejtuesit italiane ishin te shkelqyera dhe kete e tregon edhe fakti qe u largova pa asnje demshperblim. Kotbusi isht nje shans i mire. Bera analizat, por nderkohe kisha firmosur. Kur mbaruan analizat doktori ka ardhur prane meje dhe me ka thene: me analizat e tua ka nje problem serioz. E pranoj qe me dolen lot prej sysh, me ters se kaq nuk kishte ku te shkonte, kam qare ne heshtje. Me pas jam irrituar keq sepse doktori ka nxjerre direkt ne shesh faktin qe isha me verdhez nderkohe qe nuk kishte pse ta bente sepse keto jane gjera private. U tregua nje amator. Por ne fakt klubi me ka qendruar shume shume prane. Te gjithe mendonin qe Kotbus do prishte kontraten me mua per shkak te ketij problemi, por ata se bene perkundrazi e konsideruan si nje gje normale dhe vijuan te me jepnin dore edhe gjate kesaj kohe qe isha ne klinike. Me shume se ata ne lidhje me kete periudhe dua te falenderoj shume familjen time. Mariola, bashkeshortja ka qene shume prane meje, megjithese ne ate kohe sapo mesuam qe ajo do te priste edhe femije. Mendoj se gjerat kane ndryshuar. Tani kam filluar te luaj ne menyre me te rregullt te Kotbus, skuadra ka shpetuar, do te qendroje serish ne Bundelsie 1 dhe une kam edhe 2 vite kontrate. Nuk kam ndermend te ndryshoj asgje. Pas asaj qe kam kaluar do isha cmendur te mos preferoja pak me shume stabilitet ne te gjitha aspektete jetes sime”.

    Skela eshte nje lojtar i shkelqyer golfi: Ne fillim nuk e kuptoja, por ne Frankfurt u bera si i cmendur pas golfit dhe luaja ne menyre konstante. Bilardo? Kam deshire te luaj por jam ne nivele amatore, miqte e mi shqiptare gjithnje me mundin.

    Alkoli

    Jo ndonje lidhje te vecante, perkundrazi duke hequr menjane ndonje gote vere ne raste te vecanta marredhenia e tij me alkolin eshte pothuaj inekzistente: Qe femije kam mesuar vetem te mos abuzoj me keto gjera.

    Duhani

    “No Smoking”. Asnjehere dhe ne asnje situate.

    Interneti

    Eshte i lidhur me internetin dhe i kushton shume rendesi faqeve sportive. “Une ne fakt edhe futboll ne TV ndjek shume, jam i lidhur per cdo gje me futbollin. Dua te mesoj lajmet e fundit, jo vetem per mua, por ne pergjithesi, nuk besoj se kjo me ben te vecante, shumica e atyre qe merren me sport duan te dine se cfare shkruhet”.

    Jeta e nates

    “Per hir te se vertetes edhe kur isha i pamartuar nuk eshte se kam pasur ndonje jete nate aktive. Sigurisht qe festat apo organizimet e ndryshme nuk i kam injoruar por te shkoj cdo mbremje te pi dhe te abuzoj, kete gje se kam bere as kur kam qene i vogel”.

    Trajneret

    Skela nuk e ka te veshtire te zgjedhe ne planin personal: “Brigel ishte me afer me mua. Te kuptohemi ne kohen kur luaja me Brigelin isha ne kulmin e formes nuk mungoja kurre dhe me trajnerin flisja per cdo gje si nje mik. Baricin e respektoj shume si per karrieren ashtu edhe per aftesite, po me te kam pasur me pak kontakte, ngaqe nuk kam qene ne tre gurmbullimet e fundit. Gjithsesi ne fushe apo ne performance te gjitha keto vlejne pak”.

    Familja

    “Falenderoj Zotin qe e kam, mbi te gjitha dua te pershendes bashkeshorten time e cila vertet me ka qendruar prane ne momentet me te veshtira. Se shpejti do te behem me djale dhe ky eshte nje nga momentet me kyce te jetes sime personale. A do behet futbollist? S’e di, si gjak vlonjat qe eshte duhet ta provoje apo jo”. Skela posedon gjithashtue dhe nje pasaporte italiane pervec asaj shqiptare.

    Miqte

    Ketu nuk ka asnje dyshim. Miku i tij me i ngushte te cilin ai e konsideron edhe si nje pjestar te familjes eshte Ylli Mihali, masazhatori i Tiranes dhe i skuadres perfaqesuese. Cdo dite flasin ne menyre te dendur me njeri tjetrin ne telefon nderkohe qe sa here vjen ne Shqiperi Skela konsumon shume kohe me te. Skela gjithashtu eshte shume i kenaqur qe ne momentet e veshtira qe ka pasur ne kohen e semundjes miqte i kane ndejtur praen: “Ndoshta edhe une me sjelljen time ne te shkuaren i kam lejuar vetes nje gje te tille”.

    ---------------------------------------------------------
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga zeus : 01-06-2007 mė 04:56
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  6. #206
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Kombetarja U-21

    -------------------------------------

    Per ndeshjen e dites se neserme midis U-21 te Italise dhe Shqiperise trajneri italian Pierluigi Casiraghi eshte shprehur:
    "Shqetesimi me i madh qendron ne faktin se e njohim pak Shqiperine, duke qene se ka luajtur vetem dy ndeshje kunder Maqedonise dhe Malit te Zi dhe nuk e kemi pasur te lehte te gjejme informacione me te detajuara. Eshte e sigurt qe ata do te japin gjithēka per tu paraqitur mire, do te jene shume te motivuar sepse ndjekin kampionatin tone dhe dine gjithēka per ne. Do te jete nje ndeshje delikate. Per ata eshte nje derby dhe ne nuk duhet te shperqendrohemi per asnje moment".

    -------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  7. #207
    Betimi i Hipokratit
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    u munden keq shpresat sot 4 me 0.3 gola qe ne pjesen e pare.

    ishalla fiton paster kombetarja a neser.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  8. #208
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    U21-shi i Italise poker ndaj taneve

    E Shtune, 02 Qershor 2007


    Skuadra kuqezi e U21-it eshte mposhtur me rezultatin e thelle 4-0 nga skuadra italiane, ne kualifikimet e Euro 2008-es ne grup. Ndeshja qe u zhvillua ne vendin fqinj u dominua nga te zotet e shtepise. Goli i pare ka ardhur ne minuten e 10 te takimit, ku autor ishte Robert Akuafreska. Pas shtate minutash, ishte Daniele Desena qe dyfishoi rezultatin dhe ne minuten e 35-te Domeniko Kriscito ka realizuar golin e trete dhe te fundit per pjesen e pare. Ne 45 minutat e dyta Shqiperia e mblodhi veten dhe rrezikoi disa here, por nuk arriti te shenonte. Ne minuten e 82, Arturo Lupoli, shenoi golin e katert dhe te fundit persa i perket takimit, i cili foli me shume per italianet, gje qe e tregon edhe vete rezultati.
    #VamosArgentina

  9. #209
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Baric: Kunder Luksenburgut, loje ofensive
    Garip Troci
    E Shtune, 02 Qershor 2007

    Perfaqesuesja jone do te ndeshet sot ne oren 20:30 me kombetaren e Luksemburgut. Ndeshja do te luhet ne stadiumin kombetar “Qemal Stafa”. Pas 5 ndeshjesh te luajtur ne Grupin G te eliminatoreve te Evropianit 2008, qe do te zhvillohet vitin e ardhshem ne Zvicer dhe ne Austri, Shqiperia mban vendin e parafundit ne renditje, me 3 pike. Kombetarja kuqezi, e drejtuar nga kroati Oto Baric, arriti te merrte nje barazim 2-2 ne Minsk, ndaj Bjellorusise. Gjithsesi, vetem kater dite me vone ne Tirane, kuqezinjte u mposhten 0-2, perballe Rumanise. Gjerat ishin premtuese ne Holande, ku u larguan me nje humbje 2-1, por me nje paraqitje dinjitoze, ndersa pritej me shume nga sfida me Sllovenine ne Shkoder, qe u mbyll me rrjeta te paprekura. Por, skuadra reagoi vetem 4 dite me vone ne Sofje, qe luajti e disiplinuar dhe mori nje 1 pike mese te merituar ndaj Bullgarise. Tani radhen e ka sfida e dyfishte me Luksemburgun, ku perfaqesuesja kerkon te marre patjeter pike te plota ndaj ekipit te fundit te tabeles me 0 pike.

    Dje, trajneri Baric, doli ne konference per shtyp ku tha: “Kemi 11 dite se bashku me lojtaret e kombetares duke u pergatitur per ndeshjen me Luksemburgun dhe objektivi yne eshte qe te fitojme ndeshjen ne Tirane, por edhe ate ne Luksemburg. Ka rreth 2-3 muaj qe ekipi po ecen mire, ndaj une them se ne kete vazhdimesi pozitive, duhet te fitojme dhe shpresojme qe te arrijme keto dy fitore. Ne kete rast do t’ju deklaroj edhe formacionin: Beqaj, Dede, Dallku, Curri, Berisha, Duro, Cana, Skela, Haxhi, Bushi, Kapllani. Sulmuesi tjeter, Bogdani, ende nuk eshte mire, sepse po te ishte riaftesuar plotesisht, do te luante qe nga minuta e pare. Por fizioterapisti ka punuar shume me te dhe ka arritur qe ta beje te gatshem, te pakten per te qene ne gatishmeri ne stolin e rezervave dhe mendoj se mund te luaje pjesen e dyte, sepse per shkak te gjendjes se tij, Bogdani edhe stervitjen e ka bere te diferencuar keshtu qe nuk mund te luaje qe nga minuta e pare. Me Luksemburgun do te zhvillojme nje loje ofensive, por me nje sulm te kontrolluar pasi tre mesfushoret dhe tre mbrojtesit duhet te bashkepunojne shume midis tyre, ne menyre qe te mos pesojme gola. Mund t’ju them se atmosfera ne Kombetare eshte shume e mire dhe se duke e rinovuar skuadren po ndertojme nje Kombetare per te ardhmen qe do te jape rezultate. Salihi do te jete edhe ai ne stolin e rezervave dhe fakti qe une kam perzgjedhur ne sulm Bushin me Kapllanin eshte sepse Salihi luan prej 6 muajsh ne Austri, ku ka shenuar 5 gola, nderkohe qe Bushi ka bere 7 gola ne 8 ndeshje dhe Kapllani 17 gola. Po keshtu kampionati grek eshte i barabarte me ate austriak, ndersa Bundesliga 2 eshte me e forte se te dy kampionatet se bashku. Ne do te luajme me skemen 3-3-2-2 dhe te gjithe lojtaret kane detyre te shenojne sa me shume gola, por nuk e them kete se e nenvleresojme Luksemburgun”. Ne lidhje me te ardhmen e Kombetares, Baric ka thene:“Kur erdha per ne kete konference shtypi, u vonova pak, sepse kishte shume tifoze qe me ndalen rruges, duke me takuar apo duke me pyetur per Kombetaren. Une nuk jam i surprizuar nga kjo, por i kenaqur sepse keta njerez kane kuptuar qe ketu ka nje vizion dhe une do ta zbatoj deri ne fund vizionin tim. Dikur kishim nje Kombetare te vjeter, ndersa tani kemi 12 lojtare qe mund te luajne akoma nga 6 deri ne 10 vjet te tjera, gjithashtu jane edhe 5 apo 6 te tjere ne keto cilesi qe une do te luftoj per t’i marre. Nese vijne edhe keta lojtare atehere Kombetarja forcohet 30% me shume. Mund te them se ne kete menyre ne jemi me mire se perpara nje viti. Ne Greqi ishin dy lojtare te mire, ku njerin nuk e morem dot sepse ai kishte arsye familjare, ndersa tjetrin e humbem sepse u demtua rende. Nuk arritem te marrim edhe nje tjeter lojtar qe luan ne Greqi, Nini, i cili do te behet grek sepse kete ja ka kerkuar klubi Panathinaikos. Nderkohe, ne po luftojme fort per te marre nje futbollist 20-vjecar, shume te talentuar, qe luan me Eintrahtin e Frankfurtit, Toski, qe eshte konkurrent i Haxhit, apo me mire pasardhesi i tij ne ate pozicion, ku ne kemi me te vertete nevoje. Mund te them qe jane edhe 5 apo 6 lojtare te talentuar qe luajne ne Shqiperi por ata ende nuk jane aty ku duhet, sepse per te rritur nivelin e tyre duhet qe te rritet niveli i klubeve shqiptare. Une do te doja qe kur te largohesha, ta lija ekipin ne vendin e 60, por kjo nuk eshte kaq e thjeshte, sepse ekipet me te cilat perballemi jane me te forta nga ne,” ka perfunduar fjalen e tij trajneri i kuqezinjeve, Oto Baric.

    Euro 2008, Grupi G

    Skuadrat P

    1 Holanda 14

    2 Rumania 11

    3 Bullgaria 9

    4 Bjellorusia 7

    5 Sllovenia 4

    6 Shqiperia 3

    7 Luksemburg 0

    Ndeshjet e Shqiperise ne Grupin B

    Bjellorusi – Shqiperi 2-2

    Shqiperi – Rumani 0-2

    Holande – Shqiperi 2-1

    Shqiperi – Slloveni 0-0

    Bullgari – Shqiperi 0-0

    Sot

    Shqiperi – Luksemburg 20:30

    Formacionet

    Shqiperia: Beqaj, Curri, Dede, Dallku, Haxhi, Cana, Skela, Duro, Berisha, Bushi, Kapllani.

    Trajner: Oto Baric

    Luksemburgu: Joubert, Bigard, Kintziger, Plein, Hofman, Mutsch, De Sousa, Straser, Betmer, Demota, Ferreira.

    Trajner: Gay Heler
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    #VamosArgentina

  10. #210
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Albania [1 - 0] Luxembourg

    38' [1 - 0] E. Kapllani


    Min e 60te

  11. #211
    Albania [2 - 0] Luxembourg

    38' [1 - 0] E. Kapllani
    60' [2 - 0] Haxhi
    Eshte e vertete qe puna e fisnikeron njeriun, por shoqeria jone nuk ka nevoje per aristokrate.


  12. #212
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Urime per fitoren cunave te kombetares
    #VamosArgentina

  13. #213
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Urime urime urime gjithmone shkofte keshtu

  14. #214
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    24-04-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    222
    Ai BERISHA i Hamburgut ishte fantastik! E pashe kunder Anglise (B) dhe per pjesen e pare, padyshim ishte me i miri ne fushe.

    Luksemburgu eshte nje nder ekipet me te dobeta ne bote dhe nese sdo e rrahnim, turpi sdo ishte i permasave te vogla!

Faqja 11 prej 11 FillimFillim ... 91011

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  4. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •