Baric "ngaterron kartat"
8 Shkurt Kemi humbur ndaj Maqedonise dhe perseri ne nje ndeshje miqesore, edhe pse per te paren here ne Shqiperi. Por, problemi nuk qendron ketu. Kombetarja kuqezi, me eksperimentet e shumta te trajnerit kroat, Oto Baric, nuk tregoi asnje nga vlerat e saj te verteta. Ishte nje perballje testuese, e shoqeruar gjate gjithe kohes nga reshje te dendura shiu dhe nje ere e forte (ngadonjehere nuk munguan edhe fishekzjarret e ultraseve Dardane, per qejfin e te cileve gjyqtari Bertini ndaloi edhe lojen per disa minuta), por, pertej ketyre faktoreve te jashtem, perfaqesuesja nuk bindi edhe ne aspektet e tjera. U luajt ne Loro Borici te Shkodres dhe jo me kot, por pikerisht per tifozerine e zjarrte, qe duhet ti jepte zemer kuqezinjve, edhe pse nje gje e tille nuk ndodhi, pasi vetem zemer ne fushe nuk u pa ne kete sfide. Nje formacion miks, me pozicione te cakorduara te lojtareve, te cilin Baric pati kurajon edhe ta deklaronte nje dite me pare ne konferencen per shtyp, ne Hotel Adriatik. Mbrojtja, me Hasin ne qender, Beqirin ne te djathte dhe Deden ne te majte nuk eshte se skishte efikasitet. Por, kur shikoje mesfushen, me Dallkun (qe ne pjese te dyte kaloi krejtesisht ne sulm), Lalen si shkaterrues, Haxhin, Currin apo edhe Muken, pas sulmuesve Kapllani?Tare, sigurisht qe llogjika ta thoshte se duhet te kishte patjeter nje gabim. Nuk d e aktivizoj Currin, sepse nuk do te luaje ndaj Sllovenise, ka thene Baric nje dite me perpara, ndersa dje, Curri, jo vetem qe ka luajtur, por e ka bere kete per 90 minuta te plota. Si te mos mjaftonte mish?mashi i formacionit te se ardhmes te Baricit, ne te 30' demtohet edhe kapiteni Igli Tare, i cili per plot kater minuta (koha qe iu desh Maqedonise per te na ndeshkuar) ka qendruar ne fushe duke pritur nderrimin me Berishen. Pesimi i golit i hedh shqiptaret ne sulm, ne kerkim te barazimit, por dyshja Kapllani?Berisha (pervecse prisnin nga mesfusha, qe desh te bente gjithcka vete), nuk kuptoheshin, duke lene disa raste edhe te pashfrytezuara. Nga ana tjeter, Maqedonia vazhdonte te administronte rezultatin. Minuta e 45?te e ndeshjes do tu jepte fund vuajtjeve te kuqezinjve, duke i cuar ata ne dhomat e zhveshjes. Ne pjesen e dyte, Baric duket se ze mend dhe aktivizon Duron, Bogdanin dhe Ervin Bulkun, ne vend te Mukes, Kapllanit dhe Lales. Te fresketit nisin te shtyjne perpara skuadren, teksa ndermarrin edhe shume aksione sulmuese, duke bere qe Maqedonia te terhiqet ne gjysmefushen e saj dhe te lidhet gardh ne prapavije, ne pritje te ndonje kundersulmi, me ane te shqiptarit te vetem te skuadres, Pollozhani. Mbrojtja maqedonase peson disa krisje momentale, si pasoje e organizimit te perfaqesueses sone (cka sjell edhe largimin nga pankina te trajnerit te Maqedonise, Katanec), por porta mbetet serish e paprekur dhe kjo nuk mund te justifikoje as goditjet e hidhura te Duros, as fintet e individualitetin e Berishes dhe te Currit, por as gjumin e Bogdanit ne disa raste. Duke pare qe rezultati spo ndryshonte, Baric mendon ti jape nje dore Hykes, per te marre nje tjeter sinjal prej tij, dhe e aktivizon ate ne vend te Haxhit. Talenti bind plotesisht me lojen e tij, por i vetem duket i pafuqishem per te bere dicka, edhe pse fantazia nuk i mungoi. Perfundimisht, Shqiperia humb ne miqesoren ndaj Maqedonise, duke treguar se nje formacion dhe impenjim i tille, ne ndeshjen ndaj Sllovenise, do te ishte vetevrasje. Spikaten Pandev dhe Ristic ? Dy sulmuesit maqedonas, autori i golit te fitores, Ristic, dhe Pandev, ishin me te miret ne fushe per te dy ekipet, duke bere diferencen me te tjeret. Sidomos ne pjesen e pare, ata kane qene shume te rrezikshem, duke vene ne alarm mbrojtjen tone. Hyka dhe Bulku ? Edhe pse nuk luajten nga minuta e pare, loja e te riut Hyka dhe e Bulkut u pelqye nga specialistet dhe u duartrokit nga publiku. Me paraqitjen e tyre, ata kane hedhur nje hap, per ta bindur Baricin per ndeshjet e ardhshme. Fokus n Edhe ne kete ndeshje nuk kane munguar grupet e tifozeve shqiptare nga Kosova dhe Maqedonia, ne mbeshtetje t- kombetares kuqezi. Madje, entuziazmi i tyre ka filluar shume ore perpara fillimit te ndeshjes, neper rruget e Shkodres. n Pasi arbitri italian ka nderprere ndeshjen, per hedhjen ne fushe te fishekzjarreve, ka nderhyre policia, e cila ka nxjerre nga stadiumi grupin e ultrasve Dardanet n Perpara ndeshjes, eshte mbajtur nje minute heshtje, ne nderim te ish?futbollisteve te kombetares shqiptare te ndare nga jeta, Bahri ishka dhe Arben Minga. n Dy futbollistet e grumbulluar, Memelli dhe Sukaj, e kane ndjkeur ndeshjne nga tribuna.
Krijoni Kontakt