Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 54
  1. #31
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    O deshmues djali,kush po te gjykon ty?
    Shprehja "ruaju prej atij qe ka lexuar vetem nje liber" nuk eshte nje shprehje qe te drejtohet ty personalisht,por eshte nje shprehje qe me fjale te tjera do te thote qe ruaju prej atyre qe shohin vetem bardh e zi,qe jane fanatike dhe nuk shohin asnje alternative tjeter pervec bindjeve te tyre.Ti e paske ndjere veten ne shenjester,eshte puna jote.E dyta ti po me pergjigjesh me ne fund pasi ke fshire dy tre mesazhe te mia,te cilat ne thelb nuk ndryshojne me mesazhet e tjera qe kam postuar.Kjo eshte pozitive qe te pakten po "denjon"te debatosh me nje injorant si une.Ti me percakton si dikush qe anon me shume nga myslimanizmi.Une nuk jam pjestar i asnje grupi fetar ne perkufizimin e asaj qe ti percepton si fe.Une besoj ne Zot,ne menyren time.Nuk kam deshire te percaktohem i asnje feje specifike,por kjo nuk do te thote se e kam te ndaluar te lexoj biblen ose kuranin,ose edhe libra te tjere dhe te nxjerr konkluzione vete pa ndihmen e "vellezerve".
    E vetmja arsye qe nderhyra ne kete debat eshte se me duket e habitshme qe njeriu te jete kaq i indoktrinuar sa qe literalisht te besoje c'do gje qe shkruhet ne nje liber,qofte ky liber bibla e shenjte.Pse je kaq i sigurte ne pagabueshmerine absolute te asaj qe ti beson?
    Te shoh nje kilometer larg se c'fare do pergjigjesh,por perpara se te pergjigjesh mundohu te kuptosh pyetjen njehere.Sidoqofte eshte e drejta jote te besosh c'te duash,por mos u mundo te bindesh njerezit me zorr se ti ke monopolin e dijes dhe te tjeret jane ne erresire te plote.

    p.s. nga e nxorre shifren 2 milione e gjysem per izraelitet?

  2. #32
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Vella Deshmues,

    Sipas liderave fetare te krishtere, duke futur ketu dhe Papen, te krishteret, izraelitet dhe muslimanet, besojne tek i njejti Zot, por vecse me disa ndryshime ne menyren se si ky Zot konceptohet.

    Pra, keto tre fe Monoteiste jane pak a shume e njejta FE, e shprehur ne tre forma te ndryshme, sipas tre kulturave te ndryshme. (Evropiane, Izraelite dhe Arabe).

    Do isha i interesuar te di mendimin tend ne lidhje me kete.
    (Sepse nqs kjo eshte e sakte, atehere nuk ka kuptim te lutesh per Izraelin, por nqs kjo nuk eshte e sakte, atehere puna ndryshon)

    Te pershendes ne Krisht!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #33
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anėtarėsuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perėndinė
    Postime
    1,257
    Vėlla Dėshmues.


    E kisha lexuar ēdo shkrim tėndin por i fundit mu duk i ēuditshėm ndaj edhe shkruajta nė atė mėnyrė. Nuk e di se ēfarė bėhet nė kishat nė Amerikė, por kėtu ku jetoj nuk kam dėgjuar asnjė kishė tė jetė proislamike dhe kundėr Izraelit. Kur them proislamike e kam fjalėn proterrorizmit. E vėrteta ėshtė qė besimtarėt kėtu luten pėr Izraelin sepse e dimė se Izraeli e kundėrshtoi Krishtin dhe vazhdon ta mohojė.


    Por thirrja pėr mosshkatėrrimin e Izraelit mė bėri pėrshtypje. Shumė do tė pėrpiqen ta shkatėrrojnė Izraelit dhe i fundit do tė jetė Antikrishti. Prandaj tė thashė qė tė lexoje pjesėt nga Bibla. Pėr Perėndinė Izraeli ėshtė populli i zgjedhur qė nė kohėt e lashta. Dhe pėr tė bėrė tė kuptueshėm qėllimin e Perėndisė pėr tė gjithė, i cili ishte njohja e emrit tė Perėndisė ndėr popujt e tjerė.


    Duket se pas pėrmbytjes nuk kemi njė shfaqje tė Perėndisė ndėr njerėz deri nė momentin qė Perėndia i flet Abramit [Zanafilla, kap. 12 (Abrahamit)]. Kėtu kemi edhe premtimin e Perėndisė pėr njė popull i cili do jetė bekim pėr popujt e tjerė. Dhe kėtė premtim Perėndia ia jep Abramit pasi ai ka dalė nga Ur i Kaldeasve.




    Nėn Hirin e Tij,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtė I Shenjtė...

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Citim Postuar mė parė nga Matrix
    Vella Deshmues,

    Sipas liderave fetare te krishtere, duke futur ketu dhe Papen, te krishteret, izraelitet dhe muslimanet, besojne tek i njejti Zot, por vecse me disa ndryshime ne menyren se si ky Zot konceptohet.

    Pra, keto tre fe Monoteiste jane pak a shume e njejta FE, e shprehur ne tre forma te ndryshme, sipas tre kulturave te ndryshme. (Evropiane, Izraelite dhe Arabe).

    Do isha i interesuar te di mendimin tend ne lidhje me kete.
    (Sepse nqs kjo eshte e sakte, atehere nuk ka kuptim te lutesh per Izraelin, por nqs kjo nuk eshte e sakte, atehere puna ndryshon)

    Te pershendes ne Krisht!
    Vella Matrix.

    E megjithse duhet ti pergjigjem Tonit, simbas radhes, po ndalem pak tek pyetja jote. Mendoj se meriton nje vemendje teper te madhe.

    Nuk po paragjykoj pyetejn tende, por po jap mendimin tim gjithmone te bazuar ne fjalen profetike. Aspak nuk eshte e vertete qe myslimanet besojne te njetin Zot ku besojne te kishteret dhe Judenjte. Une nuk e di se cfare do te thote per ty personalisht, te besosh ne Zotin e Vertete, por bibla ne menyre te plote na tregon se kush eshte Perendia i Vertete. Vertetesia e Perendsie nuk varet nga cka ne themi, por nga cka Ai na refehet, te cilin dhe ne e deshmojme.

    Tek letra e Hebrenjve Pali na jep nje zbulese te plote dhe mjaft fondamentale, rreth pyetjes qe ti ben. Pali na deshmon se dy jane momentet qe Perendia ju zbulua dhe i FOLI njeriut, ne menyre qe njeriu ta NJOHE te VERTETEN dhe ta BESOJE. Po ndalem tek vargu i pare i kapit.1 tek letra e Hebrenjve. Ja si thote Pali:
    " Perendia mbasi ju FOLI se lashti shume here dhe ne shume menyra eterve me ane te profeteve,se FUNDI na ka folur me ane te Birit..."

    Pra ne LASHTESI, qe eshte dhe momenti i pare, Perendia ju foli eterve te Izraelit, permes gojes profetike. Asnje komb, pervec Izraelit, mbi dhe nuk ka pare dhe digjuar Bemat dhe Zerin e Perendise. Momenti i dyte, thote Pali, eshte momenti kur se FUNDI, Perendia na foli permes Birit. Pra Pali e quan "se FUNDI", cka do te thote se pas Krishtit dhe pervec Krishtit, nuk ka me asnje menyre per te njohur, pare dhe besuar Zotin e vertete, Perendine, emri i te cilit eshte UNEJAM.

    Ka plot te krishtere, sidomos ata qe mbeshteten ne mesimin religjionoz , te cilet thone se, ne nje Zot besojme dhe pak rendesi ka nese je i krishtere, jude apo mysliman. Ky pohim nuk vjen nga goja e Perendise. Nese ne kohet e hershme, Perndia i foli eterve dhe Izraelit perems gojes profetike, sot , qe eshte dhe hera e dyte dhe e FUDNI, Ai i foli mbare njerzimit me ane te Birit. Perse Jezusi tha: Kush me ka pare mua ka pare Atin? Si dhe, perse Judenjte e quanin nje deshmi te tille blasfemi? Pikerisht kjo ka lidhje me te gjitha ato qe une kam thene ne kete teme per Izraelin, te cilen shume te krishtere nuk duan ta pranojne. Izralitet, i quanin deshmi blasfemuese fjalet e Krishtit, kjo sepse atyre Perendia ju ishte refyer dhe folur eterve permes gojes profetike. Pra judenjte nuk ishin nje komb pagan te cilet nuk e njihnin Perendine. Por perse Jezusi ju tha judenjve se, kush shihte ate kishte pare Atin? Pikerisht ky mesazh deshmon te VERTETEN, dhe Jezusi ju deshmoi judenjve permbushjen e preofecive, ku nje nder to ishte dhe profecia e Mojsiut, i cili ju tha izrailiteve se, ne kohet e fundit Perendia do te ngrere nje PROFET prej Vellezerve te tyre, dhe ky ishte Jezusi Nazarenas. Po keshtu deshmija e Jezusit, eshte nje deshmi fondamentale per Kishen, prandaj dhe Pali thote: se Fundmi Perendia i foli njerzimit mbare, ne menyre qe mbare njerzimi te shohe dhe te besoje ne Perendine e Vertete UNE JAM.

    Tani vijme tek myslimanet. Nuk kam qellim ti gjykoj as te krijoj polemika. Simbas mesimit qe Perendia me jep ne fjalen e tij profetike, dhe ne refim te Frymes se Shenjte, Perendia me deshmon se, pervec Birit, nuk ka asnje mundesi te njohesh, te shohesh dhe te besosh tek Perendia i Vertete. Nuk dua te gjykoj nese eshte apo jo Muhameti profet. Po keshtu nuk dua te gjykoj nese eshte kurani fjale e vertete apo jo. Une fondamentalisht Besoj Krishtin. Perse? Sepse Ai tha: Une jam rruga e verteta dhe jeta... Ai tha: Kush me ka pare mua ka pare Atin. Mos valle Jezusi ketu flet per pamjen e tij fizike?? Une jam i palekundur dhe i bindur se, edhe ne shohim dhe besojme te njejtin Jezus qe pane dhe besuan Apsotujt, pasi kete mundesi na e jep I njejit Fryme dhe i Njejti Ate, dhe kjo vjen nga Perendia dhe jo nga njeriu.

    Ne Amerike para shume vitesh, shume te krishtere rane ne te njetin kurth ku edhe sot shume kisha besjone se te gjithe besojme tek i njeti Perendi. Besim do te thote te shohesh Perendine e Vertete ne VEPRIM, ne DASHURI, ne MESHIRE, ne HIR, dhe SHPETIM. Pyetja ime eshte: A i sheh ti Vella personalisht keto Fakte ne jeten tende, apo i perjeton ato si nje emocion fetar? Ketu ndahet i verteta nga fallcua, i rilinduri nga i vdekuri. Shiko deshmite e Palit dhe do te bindesh se cdo te thote te Besosh ne Perendine e Vertete. Pali kur ishte nen regullat fatere, mendonte se e njihte Perendine dhe bente vullnetin e Tij. Por tek Filipjanet.3. Pali deshmon se cdo te thote te BESOSH konkretisht ne Perendine e vertet dhe te gjalle. Cdo i krishtere duhet te vije ne nje "PRAG" te tille, te cilin duhet ta kaloje, dhe keshtu te takoje personalisht Krishtin. Vetem pasi ta kete KRYER kete gje, ai eshte ne gjendje te deshmoje plotesisht se co te thote te besosh ne Perendine e Vertet dhe te plotfuqishem.

    Ne shkrimi tim te mesiperm e kam theksuar faktin se, Judenjte dhe te Krishteret, besojne tek i njeti Perendi i gjalle dhe i Vertete. Por ndryshimi mids tyer eshte se Judenjte ende nuk pranojne se Perendia se fundi Foli me ane te Birit. Sa per Myslimanet, ata as e kane njohur Perendine ku ne besojme, dhe askane per ta njohur. Perse? Sepse kush ka Birin ka dhe Atin. Ne doktrinen e tyre, myslimanet kundershtojne Birin dhe Atin, dhe nuk besojne se Perndia eshte Ate dhe Jezusi i vetmelinduri Bir i Atit. Pergjigjen jepe vete.

    Kjo teme qe une kam sjelle, eshte nje teme mjaft e rendesishme. Edhe pse disa mendojne se une bej politike pro izrailte, e tjera, kjo nuk eshte e vertete. Une kam nje mesazh per kishen, dhe e jap, cdo kush e mer simbas perzgjedhjes qe ben.

    Vella Matrix.
    Te inkruajoj te qendrosh ne fjalet e shedosha te Krishtit, pasi vetem aty ka siguri. Une do te kisha deshire qe ti dhe gjithe te tjeret te kuptojne se, ky shkrim nuk ka ne qellim te tij te ngreje IZraelin si nje super komb dhe ta perkrahe ate ne rreuget e tij te gabuara. I gjithe qellimi im eshte, se, si duhet ta shohe IZraelin kisha: si nje komb i rene te cilin Zoti e hodhi tutje pergjithmone, apo si nje komb i cili qendron ende para syrit te Zotit, dhe kjo per shkak te premtimit dhe jo veprave? Per kete pyet Perendine, dhe Zoti do te te jape pergjigje. Zbulesa me e plote vjen pikerisht nga Pali i cili thote tek Romaket:
    " persa i perket UNGJILLIT, ata( izraeli) jane armiq, per Hirin tuaj. Por persa i perket ZGJEDHJES, jane te DASHUR per HIR te eterve..'

    Pra nese Izraeli eshte i DASHUR para syrit te Zotit, si duhet ta shohe kisha ate???

    Te siguroj se nuk merem me politka amerikane e tjera, "politka" ime eshte vetem Besa ne Krisht.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Peniel : 27-09-2006 mė 10:48

  5. #35
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Faleminderit vella per pergjigjen. Pershendetje ne Krisht
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-11-2005
    Postime
    14
    Deshmues,duhet te besh kujdes kur flet.
    Zoti ne te cilin besojme ne eshte vetem nje dhe nuk behen dot 2,3 apo sipas qejfit.Zotin e besojme te gjithe ne.Ne momente te veshtira,te gjithe therrasin brenda shpirtit te tyre:Zot me ndihmo,si ateisti,pagani,kristiani,cifuti dhe myslimani.
    Ne gjendje normale,kur flasim per krijimin tone,per detyrat qe zoti ka vene mbi ne,jemi vetem ne besimtaret e tre feve qe e besojme ate.E besojme si nje Zot qe na ka krijuar dhe ka vene detyra mbi ne.
    Dallimi midis nesh(myslimane) dhe jush,eshte ne cilesite qe i vishen All-llahut xh.sh
    Per ju eshte nje zot qe lind;kurse per ne,eshte nje All-llah qe nuk e ka lindur ate askush;asnje nuk eshte i barabarte me te;dhe ai nuk ka lindur asnje.Mrekullia e lindjes se Isa a.s(Jezu-Krishti),per ne,eshte si mrekullia e Krijimit te babait te pare te njerezimit Adem a.s,pa nene e pa baba dhe mrekullia e krijimit te gruas se tij Hava nga Ademi.Ai eshte nje profet qe foli qe ne djep si nje deshmi per ta shfaqesuar mamane e tij,nga thashethemet qe u perhapen rreth moralit te saj.
    Ne e nderojme si profet Isa a.s(Jezu-Krishti) dhe ka shume musliman me kete emer: Isa.
    Per ju Isa a.s ka vdekur,por per ne si mysliman,nuk ka vdekur.E presim,natyrisht nuk them brezi im(qejfi do ma kishte);por ne brezat me vone.Do vij dhe do vendosi drejtesine ne toke;do luftoj me antikrishtin;ne toke do mbreteroje besimi;ai do permbyshe detyren,misionin qe nuk ia lane cifutet,jehudet per ta permbushur.
    E shikon deshmues se sa lart eshte i ngritur ky profet tek myslimanet?
    Nuk do vazhdoj me shume sepse keni per ta fshire qe te mos e lexojne te tjeret dhe nuk dua te harxhoj kohen,kur e di qe do ma fshini.
    Por genjeshtra nuk me pelqen.

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-11-2005
    Postime
    14
    kontrollova faqen e pare kesaj teme ku ka shkruar ne fillim,me te vertete qe mi paskeni fshire.Hajde tolerance hajde.Dhe pastaj merziteni,cirreni,bertisni se ne myslimanet jemi tolerantet e vertete,qe ju leme te derdellisni cfare te doni.

  8. #38
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga Peniel
    Shumė do tė pėrpiqen ta shkatėrrojnė Izraelit dhe i fundit do tė jetė Antikrishti.
    Per Izraelin e vjeter apo te ri po behet fjale ketu?
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  9. #39
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar mė parė nga besimja
    kontrollova faqen e pare kesaj teme ku ka shkruar ne fillim,me te vertete qe mi paskeni fshire.Hajde tolerance hajde.Dhe pastaj merziteni,cirreni,bertisni se ne myslimanet jemi tolerantet e vertete,qe ju leme te derdellisni cfare te doni.
    Keto e kane fshi edhe pyetjen time e cila ishte " A luteni keshtu sic luteni per Izraelin edhe per kosoven me mar pavarsi?!!! "
    Dhe pergjigja ishte , nuk diskutohet " BUtoni shly mesazhin"
    WE WILL NOT GO DOWN!

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Citim Postuar mė parė nga FireSoul
    Keto e kane fshi edhe pyetjen time e cila ishte " A luteni keshtu sic luteni per Izraelin edhe per kosoven me mar pavarsi?!!! "
    Dhe pergjigja ishte , nuk diskutohet " BUtoni shly mesazhin"
    Fire soul.
    Duhet te dish se, une nuk fshij asjne shkrim dhe asnje fjale nga ato qe ju shkruani. Kete detyre e ka moderatori. Ti dhe kushdo tjeter duhet te dije regullat e ketij forumi, dhe nese del jashte regullave, natyrisht qe moderatori do te kryeje detyren.
    Tani le te vij tek pergjigja e pyetjes suaj, ku ti pyet?:a lutesh per Kosoven?
    Nese do te thosha vetem nje ,PO, mendosj se do te ishte shume pergjigje e thate. Ai qe eshte i krishtere dhe qe jeten e tij e ka vendosur ne doren e Krishtit, lutet per te gjithe, pa perjashtim. Lutja ime hereheres eshte e specifikuar, dhe here here rutinore. Ne lidhje me kosven une lutem vazhdimisht qe populli im te kete paqe ne Krishtin. Une lutem qe Kisha e Krishtit ne Kosove te rritet cdo dite, dhe te jete nen mbrojten e Zotit. Tani e di se ti do te me thuash, po per myslimanet e kosoves a lutesh? Se pari te them se nuk kam aspak qellim te gjykoj profetin tuaj dhe besimin tuaj. Per mua ka nje te vertete dhe ky eshte vetem Krishti. Kjo per mua do te thote se, cdo gje qe eshte jashte tij, eshte jo e vertete. Tani a mund te lutem une qe njerzit te ecin ne kete pavertetesi??? Kjo i ngjan nje udherefyesi, detyra e te cilit eshte tju tregon drejt rrugen njerzve qe kane humbur drejtimin. A mund te kryente drejt detyren e tij ky udherefyes, nese do ti conte njerzit ne rrgen e gabuar? Une dhe cdo i krishtere ka pergjegesi para Perendise per ate cka thote dhe deshmon. Detyra ime eshte, te shpall Jezusin, si te vetemin Zot e Shpetimtar. Tani nese ti apo dikush tejter nuk e pranon, ketu mbaron detyra ime. Une te dhashe mundesine qe te vish te Krishti, por ti je ai qe do te maresh kete vendim nese do apo jo. Ja pra lutja ime per Kosoven dhe per mbare kosovaret, nuk eshte thjesht vetem qe ata te marin nje pavaresi, por qe ata te MARIN dhe pranojne te Verteten, shpetimtiarin Jezus Krisht. Ashtu si dikur te paret tane. Kjo nuk eshte as politike serbe apo ruse. Nuk jam duke folur per politika te tilla. Nese serbet apo rruset jane orthodhokse, kjo nuk duhet ngatruar me politikat shoviniste. NJerzit me influence mund te marin kete influence dhe ta keqperdorin, duke vrare e prere nje komb, dhe te gjithe kete ta bejne nen petkun fetar, qofte dhe i kreishtere. Jo. Jezusin qe une njoh dhe Besoj, me meson qe ne shpritin tim te km DASHURI, qofte kjo dhe ndaj armikut tim.
    Nese do te dush jam gati te lutem dhe per ty, por jo qe ti te shkosh drejt humbjes, por qe ti te vish drejt Shpetimit, dhe i vetmi emer qe ju dha njerzve mbi kete toke per shpetim, eshte JEzus Krishti. Perpiqu te xhvishesh nga perktesia e religjionit qe i perekt, dhe kerko me zemer te hapur Zotin e Vertete, dhe Jeuzsi shume shpejt do te flase ne jeten tende. Kete eksperinece e kam kaluar plot 16 vjet peprara, une dhe e gjithe familja ime.
    Te pershendes.

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kredia e Bankės Islamike, Shqipėria bojkoton Izraelin
    Nga alproud nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 17-03-2009, 19:16
  2. Rroli i Bibles ne mbeshtetjen Amerikane per Izraelin
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-08-2006, 02:18
  3. Vazhdojne luftimet ne rripin e Gazes
    Nga StormAngel nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 22-04-2006, 08:44
  4. Per ata qe e krahasojne Kosoven me Izraelin
    Nga panchovilla nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 15-03-2006, 05:04
  5. Beko o Zot Perendi Izraelin.
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 04:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •