O deshmues djali,kush po te gjykon ty?
Shprehja "ruaju prej atij qe ka lexuar vetem nje liber" nuk eshte nje shprehje qe te drejtohet ty personalisht,por eshte nje shprehje qe me fjale te tjera do te thote qe ruaju prej atyre qe shohin vetem bardh e zi,qe jane fanatike dhe nuk shohin asnje alternative tjeter pervec bindjeve te tyre.Ti e paske ndjere veten ne shenjester,eshte puna jote.E dyta ti po me pergjigjesh me ne fund pasi ke fshire dy tre mesazhe te mia,te cilat ne thelb nuk ndryshojne me mesazhet e tjera qe kam postuar.Kjo eshte pozitive qe te pakten po "denjon"te debatosh me nje injorant si une.Ti me percakton si dikush qe anon me shume nga myslimanizmi.Une nuk jam pjestar i asnje grupi fetar ne perkufizimin e asaj qe ti percepton si fe.Une besoj ne Zot,ne menyren time.Nuk kam deshire te percaktohem i asnje feje specifike,por kjo nuk do te thote se e kam te ndaluar te lexoj biblen ose kuranin,ose edhe libra te tjere dhe te nxjerr konkluzione vete pa ndihmen e "vellezerve".
E vetmja arsye qe nderhyra ne kete debat eshte se me duket e habitshme qe njeriu te jete kaq i indoktrinuar sa qe literalisht te besoje c'do gje qe shkruhet ne nje liber,qofte ky liber bibla e shenjte.Pse je kaq i sigurte ne pagabueshmerine absolute te asaj qe ti beson?
Te shoh nje kilometer larg se c'fare do pergjigjesh,por perpara se te pergjigjesh mundohu te kuptosh pyetjen njehere.Sidoqofte eshte e drejta jote te besosh c'te duash,por mos u mundo te bindesh njerezit me zorr se ti ke monopolin e dijes dhe te tjeret jane ne erresire te plote.
p.s. nga e nxorre shifren 2 milione e gjysem per izraelitet?
Krijoni Kontakt