Postuar më parë nga
Kryeplaku
Tema i'a vlen megjithese hyrja u be disi gabim, me mitologjine.
Po te me kishe pyetur para tre vjetesh sigurisht qe do u lodhje se me lexuari (per me teper hidh nje sy nga firma ime).... po c'ti bejme, mendje eshte e shkreta nga nje ane hyjne nga ana tjeter dalin (sidomos tani qe nuk na len puna kohe per te rikujtuar historite).
Megjithate po i hyj njecik ngacmimit, keshtu per qejf te historise:
Greqia e Lashte:
Epaminonda (kthehu Thiven ne shtetin me te forte te Greqise, u vra ne lufte dhe deshira e tij e fundit sipas gojedhenave: "ndaloni luften").
Filipi i Dyte (Maqedonia qe ishte vasale e Thives dhe viktime e Illireve u kthye ne shkatruesin e Thives dhe te Illireve dhe ne sunduesin e gjithe Grekeve.... i vogel ishte rob i Illireve, i ri u be topall nga shpata e illireve dhe vdiq ne kulmin e fuqise se tij i tradhetuar nga nje ish dashnor por edhe mbase edhe nga vet Aleksandri).
Aleksandri i Madh ( me i madh nuk behet, gjeti rrugen e hapur nga babai i vet dhe me Greket nen urdherat e tij arriti deri ne Indi ne nje moshe teper te re.... ishte, eshte dhe do te mbetet frymezimi i gjithe strategeve. I paperseritshem!).
Rome
Oktaviani (ate qe nuk arriti Jul Cezari me fjale e arriti Oktaviani me shpate.... fatkeqesisht romanca shekspiriane e ktheu ne personalitet te urryer per shkak te nje dashurije midis Kleopatres dhe Markantonit).
Deokliciani dhe Konstandini i Madh te dy me prej'ardhje illire. ( i pari u be i njohur midis urrejtjes i dyti midis largpamesise, realizmit dhe finokerise.... megjithate para se te arrij te behet i politikan i madh ishte ushtarak i denje dhe thehu kundershtaret duke u bere keshtu sunduesi i vetem i Romes).
Bizanti
Justininiani i Madh pa dyshim perandori me i rendesishem i Bizantit, arriti te rikthej gjithe Mesdheun nen kthetrat e Romes se Re/Konstandinopojes. Ishte illir ne prej'ardhje por vetem latinisht fliste.
Belisari dhe Narsi "i tredhuri". Dy ushtaraket qe thyen Vandalet e Afrikes Veriore, Ostrogot'thet e Italise, Visigot'thet e Iberikut etj. etj. Nuk i dihet se si do ishte shkrujtur emri i Justinianit sot nese nuk kishte keta te dy.
Herakliu nje jete duke munudur armiq te panumert, me ne fund pasi kishte nenshtruar bullgaret, abaret, oniguret e sa e sa te tjere dhe pasi kishte shpetuar Konstandinopojen nga orvatje armiqsh te panumert arriti te hyje triumfues brenda ne Ktisifonen perse (fuqia me e madhe pas Bizantit). Vdiq i hidheruar kur pa se mundimi i nje jete shkoi dem perpara surprizave arabe.
Barbare:
Alarihu
Attila
Teodorihu
etj.
Arabe:
Khaled ibn Ualid (brenda nje periudhe te shkurter shpartalloi Persine madheshtore, pushtoi Irakun dhe pothuajse te gjithe Lindjen e Mesme humbi vetem nje beteje me Bizantinet dhe fitoi 10 te tjera pavarsisht se Arabet kishin deve ne vend kuajve, tekstil ne vend te mburojes dhe nga nje shpate qe per Bizantinet me shume ngjante me thike!).
Muauijeh Ibn Abu Sufian (Moavija)... brenda nje periudhe te shkurter i nisi nje fushate e cila perfundoi me krijimin e nje perandorie qe e kishte fillimin ne Marok dhe fundin ne Singapor (sidoqofte pas'ardhesit e tij i humben brenda dy shekujsh keto perfitime dhe si perfundim i mbyllen ne Spanje/Andaluzi nga frika e dinastise abaside). Ne 678 rethoi Konstandinopojen, pa sukses.
Salah Al Din (Saladini). E verteta eshte se nuk ishte arab por kurd, shporri kryqezatoret dhe u kthye ne tmerrin e Europianeve.
Kristiane:
Europen nga pushtimi arab me
Karolus Martelus, mbrojti Europen nga pushtimi arab me betejen e Puatjes(300 KM J.P.te Parisit.ne shek. XIII-të.
Karlomagnus, ndertoi perandorine e shenjte romake me keshillat e Papes sigurisht
Ferdinandi i Spanjes, bashkoi Spanjen e copetuar, shporri Arabet dhe Hebrenjte dhe u kthye ne triumfuesin e Europes (por edhe te Amerikes qe vet e zbuloi)
Filipi i Portogalise
Mongole:
Cejngis Kani
Tamerlani, i tregoi botes se Cejngi vdiq por mund te ringjallej prape
Osmane:
Bajazidi
Mehmeti
Selimi i Dyte
Historia moderne:
Nilson
von Hidenburg
Ludendorf
Rommel
Patton
Hajzenhauer
*persa i perket Hitlerit dhe Napoleonit eshte tragjedi historike qe i referojne per stratege te medhenje! Kishin veti te pamohueshme por vetem se historikisht eshte treguar se kane bere gabime te pafalshme ne temat luftarake, arritjet e tyre pushtuese nuk dedikohen tek aftesia e tyre strategjike por tek aftesia e tyre te kthejne popuj te tere ne makineri luftarake!
** Persa i perket Ruseve/Sovjetikeve kane fituar shume luftra por gjithmone kane pasur numrin me te madh te te humburve (saqe Gjermanet sa here qe dergonin trupa ne Rusi i llogarisnin 1 gjerman = 4 ruse). Kam mendimin se fitoret ruse nuk ishin rezultat i aftesive te tyre luftarake.
flm
Krijoni Kontakt